PUSHOFSH NE PAQE, O YLBER I FJALES…
…Meditim, duke lexuar shkrimin e Kadri Ujkaj
ZEF PERGEGA
Ne njeren ane kam perballe shtypin e dites, qe me peshon si gur i rende mbi sup. Me duket se shinat e trenit jane deformuar dhe lokomotiven e jetes po e drejton lopata e mazutit te zi, qe zjarr te fote i jep furres dhe me tym te thinjur alarmon sirena…
Ne faqen e pare, fotografi me ngjyra, te lara ne ar dhe ne argjend, thurur me kordele te kuqe, qe paraqesin mbi nje tullumbace sapuni, si ne lojrat e femijeve, politikane shqiptar tek marrin dekorata te ndryshme “Qytetar Nderi”pa u njohur thembren e Akilit te nderit, meriten si doctor “Honoris Causa” pa patur as me te voglin shenje doktorate, te veshur me kapele te medha me shirita te verdhe, po na i verbojne syte me muzikalitetin e shterrur , edhe pse fotografet po mundohen mbi brengen e piskames se lirise tu japin driten e paditeshme…
Se c’eshte nje ethe e semure nje Zot e di!
Duhet kuptuar nga te gjithe, se kemba e suksesit te politikanit merr force jo kur ve doren mbi Bibel apo Kuran, por kur shkel mbi krena te diturise se kombit, mbi gjokset e bardha te kodikeve dhe korifejve te krijimtarise se elites intelektuale. Kjo semundje e pa sherueshme eshte semundje shqiptare. Hendek i pa mbyllur dhe i pa gjykuar. Se ende historia e jone e mberthyer ne darat e politikes konjukturale qe ben pazar me interesat me te larta e strategjike kombetare, nuk e ka gjykuar me realizem djegien e ne turren e druve te diktatures te literatures kishtare dhe te prelateve te saj. Politikane qe rranin per dekorata deri ne fiset e paqyeteruara te Afrikes se Jugut…politikane qe sundojne dhe ndryshojne pavionet e historise, sikur te jene padrone te saj. Jetojne ne pellgun e iluzionit pa hoje ne ngjitje dhe me ne fund ua zhvesh lekuren mallkimi ne zbritje…
Sot kam perballe nje shkrim te botuar ne “Albdreams. net” me autor z. Kadri Ujkaj, nje nga frymemarrjet me te pasterta te Malesise se Madhe ne fushen e kritikes se letersise shqipe. Ujkaj me nje deshire, profesionalizem, perkushtim dhe objekt te caktuar, i sjelle lexuesit ate qe i duhet ne momentin e duhur, ate qe i mungon, ate qe i nevojitet te vertetes, ne fytyren e kohes se turbullt nga euforia e fitimit dhe e mohimit, me se fundi ate qe gjeneratat duhet ta kene si busull ne udhen e tyre te kresherise dhe diturise se kombit, si nje busull orjentuese ne horizontin e gjere te interesave te tyre,.
Shkrimi i tij vital “Modeli i intelektualit qe na mungon” me zgjoi kujtimet e nxenesit per profesorin…
Profesoret e mi te leterise Neki Lezha, Fadil Kraja, Salami Tabaku…jane njerezit me te perkryer, jo vetem ne jeten e thjeshte njerezore, por edhe ate ne lartesimin me vlera te shkences shqiptare te letersise. Prurjet e tyre ne kete fushe, jane thesare ne detin e shpirtit te shqiptarit, por varketaret e keqinje qe kane veshur uniformen e balozave te zinje, po e vrasin kengen e valeve per te marre dekorata ne breg, ne syte e mjerimit te shqiptareve. Por me pare duhet te kalojne ne trupin e disa intelektualeve si Kadri ukjka, Sytki Ndrecaj… e plot krijueve e patrioteve te Malesise se Madhe…
Turpi dhe dekoratat e rreme jane sinonimi i mbrapshte i kohes, qe ende nuk po i gjykon deformuesit e saj!
Nje here trokita ne deren e shtepise se Neki Lezhes, ne Shkoder afer pazarit te saj. E zonja e shtepise, e celi deren dhe menjehere nga mosnjohja mori nje pamje te befte.
“A eshte profesor Nekiu ne shtepi!”- pyeta une.
“Prit nje minut!”- tha ajo dhe deren e la hapur. Degjova se ajo i tha burrit te saj se te kerkon nje fytyre e njohur dhe nje e panjohur qe kerkon te flase me ty. Profeson Nekiu ia ktheu: “Le te urdheroje brenda”
Ende pa bere dy tri hapa ne koridorin e shtepise m’u shfaq profesor Nekiu, me nje trup te gjate dhe elegant, me dy sy qe leshonin larg drite miresie, fytyre te qeshur, qe kurre nuk i thahej humori, me priti me dashamiresi te madhe. I thashe vetem emrin dhe se shkruaj ne gazeten “Koha Jone” te Tiranes, qe brumin e ka nga tharmi yne ne Lezhe. Elekuenca e prof. Nekiut, fjala e tij per gazetarine e re ne demokraci dhe misionin e madh te saj, njohurite e thella dhe te paimagjinueshme qe kishte ai per letersine dhe artin modern mu be se jam ne nje ore leksioni. Ai nuk me pyeti pse kisha trokitur ne deren e tij dhe as une nuk i tregova se me duheshin disa libra per letersine…
Ne shtepine e prinderve te mi ne Plazhin e Shengjinit trokiti dera. Bashkeshortja erdhi me te shpejte ne ballkonin e vogel me fytyre nga deti. Ishte fund pranvere. “Ka ardhur nje mik nga Shkodra!”- tha ajo me nxitim. Zemra me tha se mund te jete Neki Lezha. Studentat e Universitetit “Luigj Gurakuqi” po e prisnin bregut te detit. Bisedova me drejtorin e ndermarjes se peshkimit inxh Shtjefen Ndreu dhe ai na vuri ne dispozicion nje anije peshkimi per nje lundrim ne detin e hapur. Shkuam ne kryporen e Ishmit dikur ne Mesjete prone e familjes se Kastriotit, vizituam ne Kepin e Rodonint kalane dhe kishen katolike te Heroit tone kombetar, kaluam ne Gryken e Bunes, ne ishullin e Shen Jozefit, ne Malin e Recit, Pyllin e Zanave dhe Kodren e gurit te Nuseve…
C’ fare temash mund te rrokni?” – pyeti Prof Nekiu studentat. Ata kishin nje mori emocionesh dhe temash interesante, sic eshte jeta e peshkatareve nje minjere e pazbuluar. Nje dreke e paharruar me peshk e vere ne kuverten e peshkarexhes “Kepi i Rodonit”
Kur shkova ne Shkoder Prof. Nekiu kishte organizuar nje konkurs se cili nga studentet e kishte pershkruar me mire udhetimin ne Gjirin e Shengjinit. Ai me ftoj ne juri qe te jepja mendimin tim edhe si njohes i kesaj teme. Ka qene nje nga kenaqesite me te paharruara te jetes time…Ashtu po them me ndjenjen me te thelle:
“Pusho ne paqe Prof. Nekiu se detyren ndaj fjales dhe misionit te saj e ke kryer ne menyre shembullore dhe shpirti yt me trupin tend te radhiten tek shenjtoret e letersise dhe histories se Shqiperise. Kjo eshte dekorata q eta jep Dheu i Atit tend!”