2013-03-06

Shqiptarët pasardhës të Ilirëve

Pasardhësit e ilirëve janë shqiptarët dhe gjuha shqipe vjen nga ilirishtja. Ndoshta debatet e fundit apo tezat e Oliver Shmidit që hedh dyshime mbi lidhjen ilirë-shqiptarë ka mbledhur dje në Muzeun Historik Kombëtar studiues dhe akademikë në simpoziuim shkencor “Rikthim në Iliri”.

Vërtetimi i prejardhjes së shqiptarëve dhe shqipes nga ilirët dhe ilirishtja, është një nga sfidat më të mëdha të studiuesve vendas dhe të huaj. Argumentet e historianëve dhe gjuhëtarëve që mbrojnë lidhjen mes ilirëve dhe shqiptarëve, duke kundërshtuar studiues të huaj që edhe sot nuk e pranojnë këtë tezë ishin në qendër të diskutimeve.

Vërtetimi “Shqiptarët pasardhës të Ilirëve” bëhet i vështirë për shkak të dhënave të pakta burimore, por edhe sepse risitë në këtë fushë janë të pakta. Për këtë arsye argumentet e studiuesve hodhën dritë në disa fusha si histori, arkeologji dhe gjuhësi. Vijimësia e shqiptarëve nga ilirët vashdon të vihet në pikëpyetje nga historianë të huaj.

Por emra të njohur të shkencës, si, Johan Hahn, Johan Tunman e shumë të tjerë, e kanë mbrojtur me studime të hollësishme lidhjen iliriko-shqiptare. Moikom Zeqo solli si argument një shkrim të viti 1935 të botuar në gazetën “Illyria” që mbante nënshrkimin e dr. Shyqri Demiri. T

itulli i shkrimit është “Arkeologjia dhe autoktoniteti Ilyro-shqiptarëve” sipas tij jep argumenta profesionalë për arkeologjinë që jepte të dhëna të pamohueshme në mbrotje të tezës së shqiptarët janë pasradhës të Ilirivë. Ai bazohej në disa zbulime arekologjike të atyre viteve.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...