2013-03-06

Përvojat evropiane ne protestimeve



Prof.dr.sc.Fadil Maloku


Atëherë, që në fillim duhet cekur se në gjithë Evropën është evident një dukuri e ndryshimit të perceptimit të politikes dhe ngjarjeve që kanë të bëjnë me problemet e natyrës se qëllimeve që po i poston politika e tanishme globale. Bile thuhet që ky perceptim, tanimë pas rënies se Murit e Berlinit (1989), moment ky që merret edhe si datëlindje nga disa sociolog , e globalizimit..dalëngadalë po e ndryshon gjithë botëkuptimin e të kuptuarit të politikes dhe qëllimeve të saja ne gjithë globin…
Për të argumentuar dhe pak a shume ilustruar tezen e me lart, ja vlen të përkujtojmë protestat në Londër viteve të kaluara….ku turma e madhe pa pas ndonjë shkak apo qellim të caktuar rrënoi gjithçka që iu gjet përpara…?! Ndërkaq, as sot e kësaj dite ekspertet e lemive te ndryshme nuk kuptuan se cili ne fakt ishte qëllimi dhe shkaku i vërtetë i organizimit të atyre protestave publike…. që shkaktuan aq dëme materiale dhe huti në publik.
Por, një analize e mëvonshme me koke të kthjellet, duket se gjeti fijet e gjithë atij protestimi të pakontrolluar i turmave dhe për disa edhe irracional edhe për faktin se preteksti askund nuk u shfaq si argument e motiv i fort që arriti të masivizoi aq shpejt pothuajse të gjitha shtresat sociale në këtë vend me traditë të gjatë demokratike dhe sosh sociale e kulturore. Në fakt, duket që atje, përveç që ndodhi një huti dhe një frustrim i masave të gjera, pra publikut të stratifikuar social dhe me përplot antagonizma dhe dallime: politike, etnike, gjinore, sociale, kulturore, ekonomike, edhe sosh racore, ndodhi edhe një proces i ri i vetekerkimit te preteksteve per te demonstruar pa paragjykime të apostrofuara me parë… Nder këto pretekste, ekspertet e lemive të ndryshme gjetën, apo me mire me thënë identifikuan, se protestat shkatërrimtare u bënë midis tjerash edhe për shkak të: dobësimit permanent te valutës(funtes) angleze, e cila përkundër ruajtjes se një lloj sovraniteti ekonomik ajo ne raport me EU, gjithnjë e me shumë kishte filluar të gërryhej nga konkurrenca me euron: preteksti tjetër, kishte të bënte edhe me pretendimin se Britania e madhe duhet të dal nga EU-ja, pretekst ky që e shtyri edhe qeverinë (kryeministrinë) aktuale ta thotë edhe publikisht se interesat Britaneze në kulmin e EU-s , kërkojnë një rishqyrtim urgjent!: pakënaqësisë me shkollimin e sistemit të Bolonjës…: pretekst ishte edhe ndaj intencës së Qeverisë e cila në sytë e demonstruesve…në fakt ishte gjoja një avokate e profiterëve të pronarëve të Bankave…: si edhe preteksti tjetër që ishte më tepër i karakterit tipik social, pra i kundërvënies së pretendimeve të magnatëve dhe kompanive të mëdha për t’i shpërngul fabrikat nëpër vendet aziatike(Kine sidomos!), një fenomen që e frymëzoi globalizmi(jo globalizimi!)…
2.Pretekstet e demonstrueseve Italian atyre Gjerman dhe Spanjoll
Tani, nëse i gjurmojmë ne vija te trasha motivet apo pretekstet për demonstrime si institucione te lejueshme demokratike neper vendet e mësipërme, do kuptojmë qe pretekstet janë me te artikuluar dhe me pak te sofistikuara se sa ne rastin e atyre ne Britani.
Ne horizont janë preteksti i fuqishëm (asnjëherë s’ka qene mi i fuqishëm qe nga ideja e formimit te EU-s!!!) kontestimit te , siç e quajnë ata” diktaturës se Brukselit”(!?), ku aludimi është se: Një shtet i përbashkët Evropian, me një strukture tipike apartcikesh (burokrate te llojit te vete) qe pretendon te
Caktoje: tarifat e pensioneve, kohen e punës, ndërsa te njëjtit vetes ti japin rroga te mëdha…është i pamundur! Rezistenca qe pretendojnë ta shtrijnë edhe ne vendet tjera te EU-s, për mendimin tim për nga ideologjia është tipike majtiste, pra grupet majtiste qe ne fakt janë avokate te pa diskutueshme te shtresave te gjera te kërcënuara nga: papunësia, shtrëngimet sociale ne shëndetësi, arsimim, pensione…etj.
Një tjetër pretekst qe duket se akoma s’ka dal ne publikun e gjere evropian padyshim është shqetësues edhe për faktin se përkrahet nga shtresa te rinjve gjithnjë e me shume…ajo kërkesë ka te beje me: mosperzirjen e SHBA-ve ne mekanizmat e sigurisë se kontinentit dhe kundër anëtarësimit te Evropës ne NATO….
3.Pervojat e Kosovareve ne protesta
Nëse flas pa censure dhe pa ndonjë pretendim qe te ia mbaje anën politikes apo publikut te gjere dhe logjikoje me logjiken e një njohësi modest i rrethanave sociale, politike dhe atyre kulturore ne Evrope, atëherë me duhet te thënë qe: përvoja e protestave dhe kërkimit te preteksteve per tu masivizuar ato ne vende dhe shtete te ndryshme me përvoja te ndryshme ne ndërtimin e kapaciteteve demokratike, është e ndryshme dhe natyrisht ngandonjëherë edhe identike?!
Pse e ndryshme? Po, me siguri qe përvojat e kosovareve për te demonstruar për nevojat dhe frustrimet nacionale janë te një natyre dhe nje domeni kisha me thënë specifike, edhe për shkakun se te gjitha protestat prej vitit 1968 (protestat për flamur) , ato te vitit 1981(kërkesat për barazim me republikat tjera ish Jugosllave, tanimë shtete te pavarura), 1989(protestat kundër vendimeve te ish regjimit serb qe te suspendohet edhe ajo pak autonomi ne kuadër te ish krijesës Jugosllave, dhe kundër bashkëngjitjes se dhunshme Serbisë), ishin protesta te natyrës politike
Tani, nëse u adresohemi protestave te këtyre ditëve, padyshim qe kuptojmë se ato ne sytë e tyre janë një teren i ri për publikun kosovar edhe për shkakun se: akoma është evident hezitimi për te demonstruar kundër shtetit…për te cilin ata sakrifikuan aq shume dhe…
Dmth, kur jemi tek diskursi mbi protestat, padyshim qe tani këtu duhet analizuar edhe një element te rëndësishëm, e ai është preteksti apo shkaku qe ne shume përvoja te vendeve dhe shteteve tjera ka shërbyer vetëm si shkëndije…apo si shkas (mund te jete edhe tërësisht sporadik..) për te përmbysur edhe qeveri te tera…!?
4. Modeli i protestimit “made in Kosova”, mund të prodhojë..
Tani protestat te njëjta …qe ne fillim s’kanë as qellim e as ndonjë shkak të fortë (në kuptimin e mobilizimit qytetarë) kujtoje qe munden realisht te ndodhin edhe ne Kosovë në të ardhmen….Shkaqet që eventualisht do të mund të mobilizojnë masën kritike për demonstrim, sic janë ato lidhur me : shkallëntejmase të papunësisë, pastaj perceptimin lidhur me korrupsionin dhe krimin e organizuar…: krizën gjithnjë e më të thelluar sociale dhe atë morale…etj.
Por, cfare mund te prodhojnë “pretekstet” e protestave qe tani për tani s’hetohet se kane ndonjë agjende apo objektiv final te qarte?
1. Pretekstet e protestave kosovare, duket qe përveç tjerash do te mund te prodhojnë edhe një fenomen te ri qe për mendimin tim, ka të bëjë me mundësinë e “ikjes” apo arratisjes se turmës se frustruar kritike nga mekanizmat e sigurisë qe i disponon shteti i Kosovës.
2. “Ikja” e pakontrolluar, për mendimin tim mund të rrezikojë të gjitha të arriturat e gjertanishme në sferat e ndryshme…por njëkohësisht mund edhe të hap tema të reja…që mund të vijnë adhoc…siç janë ajo e bashkimit kombëtarë…ajo e një rinkonfigurimi të ri gjeostrategjikë nëBallkan, pastaj edhe një manifestim tjetër eventual zingjiror për ndonjë rirregullim të ri social, politikë apo edhe ekonomik…
3. Thënë me thjesht, çështja është shumë më serioze se që po mendohet si nga: manifestuesit e këtyre demonstrimeve me pretekste tani për tani gjithsesi të fshehura…por që në një moment mund të masivizohen edhe si kërkesa nga më të ndryshmet…ashtu edhe nga ata që po heshtin…!!!
4. Por, protestat “made in Kosova”, mund të prodhojnë shumë më lehtë dhe më shpejt edhe situata të atilla ku një numër i madh i papërcaktuar qytetarësh duke dashur që të “solidarizohen” me kërkesat qytetare …mund të marrin në dorë ligjin e“drejtësisë…” së turmës! Turmë kjo që më pastaj nën ndikimin e histerisë së masës së pakontrolluar…dhe synimit se janë duke vepruar drejtë dhe në pajtim me kërkesat (në fakt pretekstet e kërkuara me qiri…(!!!)për të mobilizuar njerëzit në rrugë nuk veprojnë më sipas vullnetit të tyre individual, por sipas instinkteve dhe ndjenjave skajshmërisht ekstreme….për të mos thënë edhe anarkike!
Tani, kalimi i sjelljeve racionale në ato instiktive e protestuesve hipotetikë kosovar…ku mundësia e intoleracës, ndjenja e vetëflijimit do të rritej shpejt dhe me gjasa shkatërrimtare …me fakte dhe akte të krekosjes…lincimit dhe kërkimit të “kokave të Turkut”(një metaforë për iracionalitet dhe pandjeshmëri të shprehur), si edhe ndjenjës së forcës për pamposhtmërinë…
Tipi i protestimit ne Kosove, ne fakt mund te prodhojë tipin e turmës vepruese (acting crowd) të cilët si tërësi njerëzish të eksituar nga frustrimi i pamundësisë së të qenit qytetar me të drejta të plota të demonstrimit …. e që mezi presin te shpërthejnë jo shkaku edhe aq i kercnimit evident social, ekonomik, etj, sa shkaku i apatisë dhe indeferences që ata kanë nisë të ndertojne ndaje normave te reja shoqerore..Ky tip mund të sjellë edhe trazira të paparashikuara dhe një dëm të pariparueshëm të arriturave në Kosovë… !





Fadil /Maloku, sociolog nga Prishtina

Arbana F. Xharra: Propaganda fetare antishqiptare!




Nuk pranon ta puthë kryqin dhe rrihet e i gërvishtet fytyra me thikë fëmijës 13-vjeçar shqiptar në Shkup, një veprim ky jo thjesht huliganësh maqedonas ndaj një fëmijëve shqiptarë. Incidenti nis me provokim fetar, reflektim i politikës reale anti- shqiptare, i cili nga shteti maqedon në mënyrë të institucionalizuar tenton të portretizojë shqipëtaret si ekstremistë islamikë.

Taktika më e mirë për të mos marrë reagime ndërkombëtare, edhe atëherë kur rrahen brutalisht të rinjtë shqiptarë si kalimtarë të rastit, bile edhe në prani të policisë maqedone, e cila dukej se e shijonte ngjarjen! Edhe pse shkelen të drejtat e tyre themelore, duke ushtruar dhunë, terror fizik dhe psikik, dhe jo vetëm të sulmuar nga grupe të rinjsh me maska, por edhe në mënyrë të institucionalizur, sistematikisht bëhet përpjekje që shqiptarët të heqin dorë nga të drejtat e tyre. Urrejtja e vazhdueshme ndaj shqiptarëve është duke u përcjellë me propaganda fetare për të reflektuar frikë te politika ndërkombëtare se “kemi të bëjmë me shqiptarët myslimanë terroristë”. Një krah të fortë paralelisht është duke i dhënë skena politike serbe, e cila ditë më parë e quajti organizatë terrorriste UÇPMB-në. Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, në Shkup deklaroi, se nuk do t’i lejojë shqipëtarët që të provokojnë Serbinë me memoriale për luftëtarët e UÇPMB-së, të cilët i krahasoi me Al Qaeda-n. “Kjo është njejtë sikur në New York të lejohet memorial i Al Qaeda-s”, kështu tha Daçiq.
Vitin e kaluar u mendua shumë mirë se si të përfitohej nga vrasja e pesë të rinjve maqedonas, pikërisht nga shteti i tyre maqedon, i cili në mënyrë perfekte tentoi që ta alarmojë botën se “terorristët shqiptarë po i vrasin të rinjtë maqedonas”. Duke e ditur shumë mirë se me këtë propagandë do të shkaktojnë dëm të pariparueshëm për shqiptarët, sepse thjesht si vrasje nuk do të merrte konotacion politik. Masat represive ndaj popullit shqiptar, aktet kriminale të cilat do të duheshin që të trondisin skenën ndërkombëtare, përkundrazi janë duke i hamendur nëse këta shqiptarë janë me Lindjen apo Perëndimin.
E gjithë kjo përpjekje e politikës antishqiptare, si në Beograd, ashtu edhe në Shkup, duke propaganduar në aspektin fetar nuk u ngrit asnjehrë ashpër nga skena politike shqipëtare. Loja kryesore në fazën e integrimit do të sillet rreth fesë për rrezikun që paska Evropa nga shqipëtarët myslimanë. Përjashtimi i shqiptarëve të mveshur me imazhin e “myslimanëve të rrezikshëm” do të thotë përjashtim nga Evropa dhe dëbim nga të drejtat bazë që u garantohen me konventat ndërkombëtare, shkollim, punësim dhe integrim. Kjo është karta me të cilën është duke luajtur shumë ashpër Maqedonia, e cila duke e ditur irritimin që shkakton aspekti fetar, nuk turpërohet për akte tronditëse kriminale të patolerueshme ndaj shqipëtarëve.
Pushteti maqedon në mënyrë konsistente është duke diskriminuar shqipëtarët në aspektin kulturor, social, me rrahje nga bandat e organizuara, por edhe me segregacion kombëtar dhe gjuhësor. Ministrja e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Gordana Jankullovska, e pyetur pse web faqja e MPBM-së është vetëm në gjuhën maqedone, deklaron: “Nuk ka nevojë që web faqja e MPBM të jetë edhe në gjuhën shqipe”.
E në kohën kur protesta e qindra të rinjve shqiptarë një ditë më parë kishte për qëllim shprehjen e revoltës për sulmet brutale ndaj të rinjve shqiptarë, sërish në Maqedoni nuk ka unitet politik mes shqipëtarëve. Ata shkojnë aq larg sa që janë në gjendje të akuzojnë njëra-tjetren për aksidentet e fundit. Deputetët e PDSH-së kanë kërkuar përgjegjësi nga BDI-ja, duke e quajtur rrahjen e shqiptarëve nga policia, si tradhti të BDI-së dhe Ali Ahmetit.
Kurse BDI për incidentet e fundit thonë se nuk bëjnë pjesë vetëm maqedonasit, duke i ndihmuar propagandës maqedone anti-shqiptare. Në periudhën kur diskriminimi ndaj shqipëtarëve ashpërsohet, partitë politike shqiptare e shfrytëzojnë për përfitime politike. Me apo pa vetëdije, ata janë duke u bërë pjesë e lojës se pamëshirshme maqedone

Reshat Kripa: Sindroma “komunizëm”




Çdo diktaturë kur përmbyset le pas vetes, për një farë kohe, sindromat e saj. Këto vazhdojnë për aq kohë sa do të jetë e aftë shoqëria dhe, sidomos, klasa politike t’i hedhë poshtë. Varet nga vullneti i saj. Një shtet që pretendon se, pas përmbysjes së diktaturës, po ndërton një rend demokratik dhe ligjor duhet që, brenda një kohe të shkurtër, t’i hedhë në koshin e plehrave sindromat e asaj diktature. Kështu vepruan, pothuajse, të gjitha shtetet ish-komuniste të Europës Lindore. Po vendi ynë? Kanë kaluar mbi njëzetedy vjet nga ato ditë të paharruara të përmbysjes së madhe. Sistemi komunist, që sundoi vendin për dyzetegjashtë vjet, tashmë është shembur. Në vend të tij po ndërtohet sistemi kapitalist. Sot janë fare të paktë ata që mund të flasin ende me keqardhje për sistemin e përmbysur. Vetëm disa trundryshkur nostalgjikë që u ka mbetur ora qysh me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore. Megjithatë vazhdon të jetojë ende sindroma “komunizëm”, një sindromë e tmerrshme, një gangrenë që po gryen vendin dhe nuk e le të ecë si motrat e saj europiane. Madje, në vend që të vijë duke u zhdukur, kjo gangrenë sikur po shtohet më tepër këto kohët e fundit dhe sidomos tani që fushata elektorale, megjithse e pashpallur ende, efektivisht ka filluar. Pikërisht për këtë sindromë dua të shkruaj edhe unë në këtë shkrim.

Çfarë është sindroma “komunizëm”? Është hymnizimi i idhuillit, servilizmi, hipokrizia, çveshja nga normat morale të jetesës, nënshtrimi ndaj së keqes, humbja e personalitetit të imtelektualit, humbja e dinjitetit njerëzor, dhe plot vese të tjera të mishëruara në atë që u quajt “Njeriu i ri socialist”. Këto vese shfaqeshin në të gjitha shtresat e shoqërisë si tek politikanët, intelektualët dhe deri te ata më të thjeshtit, punëtorët apo fshatarësia kooperativiste. Le t’i ilustrojmë këto me shembuj konkretë.

Një perëndi e re ishte krijuar në vendin tonë. Ishte numri një i shtetit, Sekretari i Parë i Komitetit Qëndror të Partisë. Ai ishte gjithçka. Parulla e tij ishte ajo e Luigjit të XIV-të “Shteti jam unë”. Ishte mjeku që shëronte plagët e vendit, profesori që u jepte leksionet e tij gjithë inteligjencës së vendit, mjeshtri që u mësonte zejtarinë zanatçinjve apo shkencat bujqësore dhe blegtorale fshatarësisë e të tjera, e të tjera “mrekulli” që vetëm ai ishte në gjendje të bënte. Sipas shembullit të tij, kjo gjë vazhdonte edhe në rangjet e tjera të shoqërisë shqiptare. Vazhdonte në sekretarët e parë të rretheve, sekretarët e partisë dhe drejtorët e institucioneve qëndrore dhe lokale, sekretarët e partisë dhe drejtorët e ndërmarrjeve shtetërore apo kryetarët e kooperativave bujqësore dhe shkallë-shkallë deri në një brigadjer brigate në qytet apo fshat. E gjithë kjo elitë kishte nën vete një numër të madh plebejsh që ishin te detyruar vetëm të brohorisnin për drejtuesit e tyre dhe t’u thurrnin lavde pa mbarim.

Servilizmi, kjo ishte karakteristika e të varturve ndaj vartësve. Një gjë të tillë e shihje kudo, në të vetmin radio-televizion apo nëpër faqet e shtypit të kohës. E shihje nëpër mbledhjet dhe konferencat e ndryshme. E shihje në çdo hap të jetës së përditshme. Shumë prej tyre e dinin që qëndrimi i tyre nuk ishte i drejtë, megjithatë vazhdonin sipas së njëjtës frymë. I tillë ishte regjimi. Megjithatë ndihej edhe zëri i së vërtetës. Ky kuptohej nëpërmjet barcaletave të ndryshme që qarkullonin gojë më gojë fshehtas. Më lejoni t’ju tregoj një rast të një servilizmi të pamoralshëm:

Një ish-funksionar i lartë i partisë, një ish-ministër i rënë nga fiku që ishte degdisur në një qytet të vogël të rrethit të Vlorës. Atë vit zhvilloheshin zgjedhjet për pushtetin lokal. Ish-funksionari u paraqit në qendrën e votimit. Në krye të sallës fotografia e diktatorit. Me një hap solemn, iu afrua, mori drejtqëndrim dhe duke nderuar me grusht thirri:

- Lavdi shokut… dhe përmendi emrin e diktatorit.

Nuk kaloi shumë kohë dhe funksionari u arrestua dhe u ekzekutua disa muaj më vonë. Ky ishte shpërblimi që diktatori i bëri ish-funksionarit të tij. Në këto kushte unë pyes:

- Çfarë e shtyu atë të brohoriste për diktatorin që e kishte degdisur në një vend të humbur

dhe po përgatitej ta zhdukte fare nga faqja e dheut?

Asgjë tjetër veçse ndjenja e servilizmit që kishte pushtuar ndërgjegjen e tij. Jam i sigurtë se në konditat në të cilat ai ndodhej, një njeri normal kurrë nuk do ta kishte bërë një veprim të tillë. Por ai nuk ishte njeri normal. Ishte, sikur edhe gjithë klani i tij, një lake i bindur që vepronte sipas shkopit të dirigjentit të tij diktator. Ai s’kishte ndërgjegje. Ishte “Njeriu i ri i socializmit”.

Hipokrizia dhe çveshja nga normat morale të jetesës. Njeriu ishte i detyruar të vinte një maskë të cilën e ndërronte sipas rrethanave. Ishte e pamundur të zbuloje se si e kishte fytyrën e vërtetë. Aktualisht njeriu nuk kishte fytyrë të tij. Ai fliste me gjuhën e idhullit të tij, shikonte me sytë e tij, dëgjonte me veshët e tij, nuhaste me hundën e tij. Për çdo nismë të dërguar nga idhulli ai do të ishte kurdoherë i gatshëm. Le të sjellim si shembull vitin 1966. Turma të tëra intelektualësh, si dhëntë që vihen përpara nga një bari i vetëm, në të gjitha qytetet e vendit derdheshin rrugëve duke thirrur:

- Leni zyrat burokratë, merrni rrugën për në fshat!

A thua t’iu kishte therur zemra për fshatin socialist që mbillte grurë dhe për vete hante misër, madje edhe ky i racionuar. Shikoni ku kishte arritur hipokrizia e njerëzve ndaj sistemit.

Nënshtrimi ndaj së keqes. Nuk janë të paktë ata që iu nënshtruan së keqes së madhe. Disa nënshkruan deklarata kapitulluese. Të tjerë denoncuan deri edhe shokët apo familjarët e tyre. Puna arriti deri aty sa babai të spiunonte djalin ose e kundërta dhe vëllai vëllain. Është e vërtetë që një pjesë e tyre u detyruan nga format më të egra të torturave fizike ose psikologjike të ushtruara mbi ta, por shumica një gjë të tillë e bënë vullnetarisht, thjesht për të përfituar diçka. Sidoqoftë ata kanë në ndërgjegjen e tyre peshën e rëndë të fajit.

Humbja e personalitetit te intelektualit dhe e dinjitetit të tyre. Një karakteristikë që përfshinte masën më të madhe të intelektualve. Këtë peshë ata e mbajnë ende në ndërgjegjen e tyre, njësoj si dhe ata që u thyen nga dhuna,

Këto ishin, pak a shumë, karakteristikat e sindromës “komunizëm” që u shfaq në atë kohë. Po sot a vazhdon ende kjo sindromë? Le ta analizojmë.

Sot në vendin tonë ekzistojnë, në mos e kam gabim, mbi gjashtëdhjetë parti politike. Përveç rreth dhjetë prej tyre që kanë një elektorat të caktuar, të tjerat janë fantazma. Madje ka parti që në zgjedhje nuk marrin as votat e familjarëve, por drejtuesit e tyre nuk luajnë prej vendit për vite të tëra qysh prej datës së themelimit. Janë bërë të pazëvendësueshëm. Madje nuk zhvillojnë as kuvende kombëtare për të bërë zgjedhje. Janë të zgjedhur të përjetshëm. Shqipëria është në botën e çudirave. Një historian i njohur i kohës së diktaturës është bërë edhe kryetar partie. Nuk mund ta kuptoj se si mund ta quajë veten historian një njeri i tillë. A mund të shkruajë ai një histori të vërtetë? Të gjitha këto si pasojë e sindromës “komunizëm” që vazhdon ende.

Sot janë një mori televizionesh dhe gazetash. Janë me dhjetra e dhjetra gazetarë, analistë, opinionistë. Disa janë të djathtë dhe disa të majtë. Të pavarur e quajnë veten shumica. Por të gjithë ligjërojnë sipas ritmit të daulles së idhullit të tyre. Fare pak janë ato kanale televizive që mund të shihen me kënaqësi. Të paktë janë ata gazetarë që mund të lexohen me ëndje. Të paktë janë ata analistë dhe opinionistë që mund të dëgjohen pa u shqetësuar nga dokrat e tyre. Në këtë kategori bëjnë pjesë edhe disa politikanë. Të verbuar nga karriera dhe ethet e ngritjes në detyrë, ata harrojnë pse janë zgjedhur, harrojnë se populli ua ka dhënë votat se ka patur besim te ta. Shembullin më të keq e ka dhënë një drejtues i një partie që megjithse humbi dy zgjedhje rresht nuk pranoi të jepte dorëheqjen në një kohë kur kjo parashikohej në statutin e partisë së tij. Por më e keqja është se edhe ndjekësit e tij nuk u kujtuan t’i kërkojnë një gjë të tillë dhe kjo do të ishte në nderin e tyre dhe të partisë. Ata dijnë vetëm t’i thurrin lavde drejtuesit të tyre të dështuar. A nuk është edhe kjo një shenjë e sindromës “komunizëm”?

Hipokrizia, humbja e personalitetit dhe dinjitetit ishte një karakteristikë e sistemit totalitar por, kur kjo shfaqet në një sistem demokratik, atëherë bëhet një gjë shumë e pështirë. Një gjë e tillë i ndodhi pas përmbysjes së madhe një tjetër funksionari të sistemit komunist të rënë nga fiku. Ishte pikërisht diktatori i dytë i atij sistemi që e kishte denigruar deri në burgosje. Por, çuditërisht pas ndryshimeve, ky fatkeq vazhdonte t’i lëpihej atij dhe të shoqërohej me të gati për çdo ditë në parkun e kryeqytetit sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Përse? Është përsëri sindroma “komunizëm” që e shtynte drejt humbjes së personalitetit të tij. Por ky fenomen nuk ndodh vetëm me këtë individ. Janë plot të tjerë që vijnë nga ai sistem dhe ruajnë ende sindromën e sipërpërmendur.

Le të shohim tani disa shfaqje të tjera të ndikimit të sindromës “komunizëm” në jetën e përditëshme në Shqipëri. Të gjithë i kemi parasysh ato ditë të stuhishme të viteve 90-të, kur i gjithë populli u ngrit kundër diktaturës. Midis tyre edhe ish-të përndjekurit politikë. Në shkurt u rrëzua monumenti i diktatorit, simboli i sistemit komunist, por nuk rrëzua sindromi “komunist” që vazhdoi të punonte, fshehtas si hajdut, për të përgatitur kasaphana të tjera si ajo e 97-ës. Një fjalë e urtë popullore thotë: “Deri sa ujku mbetet ujk, ai do plumb e jo pambuk”. Ne zgjodhëm pambukun se nuk donim më të derdhej gjak si dikur, se mendonim që djajtë do të ktheheshin në engjëj, gjë që nuk u realizua dhe nuk kishte si të realizohej pasi nuk i lejonte sindroma e mësipërme.

Kështu, me marrjen e pushtetit, djajtë filluan gjuetinë e shtrigave dhe mbi të gjitha kundër atyre që i kishin patur kundërshtarë të përjetshëm, ish të dënuarve të vërtetë politikë. Mosnjohje e statusit të tyre të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pushime nga puna dhe deri vrasje si ato të shtatorit 98-të. Filluan të nderoheshin figurat e krimit komunist. Me emrat e një pjese prej tyre filluan të emërtoheshin sheshet dhe rrugët kryesore të qyteteve. Një pjesë tjetër u shpallën “Qytetarë Nderi” nëpër komuna dhe bashki. Disa të tretë madje u dekoruan me tituj të lartë nga Presidenti i Republikës. Përmendim këtu emërtimin e njerit nga sheshet e qytetit të Durrësit me emrin e kryekomunistit Nako Spiru, shpalljen “Qytetar Nderi” të Mallakastrës të kryekriminelit Mehmet Shehu dhe dekorimin nga Presidenti i Republikës të gjykatësit që ende vazhdon të jetë në Gjykatën Kushtetuese, vrasësit të poetit Havzi Nela,

Një gjendje e tillë vazhdoi deri në vitin 2005 kur në krye të djajve doli një udhëheqës i ri në moshë, por me mendësi shumë më anarshiste dhe karrieriste se paraardhësi i tij. Ky klloun i politikës e futi partinë, që u bë pronë private e tij, në një rrugë pa krye, pa vizion, një rrugë që përveç se në anarshizëm nuk të çon asgjëkundi. Për më tepër ai, pa patur asnjë argument, vazhdon të ngulë këmbë në mos miratimin e tre ligjeve të vëna si kusht nga Bashkimi Europian për pranimin e Shqipërisë në gjirin e bashkësisë europiane. Në këtë rrugë pati ndihmën edhe të një “presidenti të djathtë” që, gati njëlloj me paraardhësin e tij, vazhdoi të njëjtën rrugë duke mos firmosur ligje themelore si ai i lustracionit, duke emëruar në shkallët e ndryshme të drejtësisë persona të përlyer me diktaturën, madje duke dekoruar edhe disa prej tyre dhe, më e rëndësishmja, duke përkrahur, në mënyrë të heshtur, nje revoltë antidemokratike dhe barbare si ajo e 21 janarit.

Këto janë disa nga pasojat e asaj që unë e kam quajtur sindroma “komunizëm”. Pa zhdukjen e saj shqipëria do të ketë gjithmonë ngjarje të jashtëzakonshme, të papranuara nga një vend demokratik. Kur do ta realizojë Shqipëria nje gjë të tillë? Nuk e di, por nuk besoj se kjo mund të realizohet në ditët e sotme. Per deri sa në vendin tonë ekzistojnë ende individë të inkriminuar me sindromën ”komunizëm”, një gjë e tillë është e pamundur. Duhet të kalojnë, ndoshta edhe më shumë se pesëdhjetë vjet, kur në vendin tonë të mos ekzistojë asnjë individ nga ky brez që Shqipëria të shpëtojë një herë e përgjithmonë nga sindroma ‘konunizëm”.





Përparim Hysi: Mirënjohja dhe mosmirënjohja(Tregim)


Diku e kam thënë:-Po harrova të ligën,le t’më nxjerrin një sy.Po harrova të mirën,të m’i nxjerrin që të dy. E solla këtë thënie jo pa qëllim.Para lexuesit,do të sjellë edhe mirënjohjen,po dhe mosmirënjohjen,për të treguar se të dyja janë pronë e njeriut.Dinjiteti i një njeriu varet se sa e vlerëson ai mirënjohjen. Por le t’i lëmë “paradigmat” e të futemi në temë.

* * *
Në vitin 1991,pas zgjedhjeve të para pluraliste, u emërova si kryetar i komitetit ekzekutiv pluralist për zonën Qëndër,në Fier. Kisha një zonë të gjërë elektorlae ku përfshihej ferma”Clirimi” nga më të mëdhatë e vëndit dhe c’ka e bënte të lakmueshme këtë zonë për të jetuar,qe fakti se dy lagje të kësaj zone qenë ngjitur me qytetin.Natyrisht,trysnia për t’u bërë banor,qe shumë e madhe.Unë u tregova pak dorëlëshuar dhe,megjithatë,kur e shihja se kërkesa qe e”përpjetë”-në mund të shprehem kështu- edhe e refuzoja.Por nuk kam se si mos sjellë për lexuesin dy raste pak të vecanta,që,gjithësesi, janë si një pasqyrë ku duket fytyra e bukur e mirënjohjes dhe e anasjelltas.
* * *
Sa do hyja në zyrë,më kish zënë pritë një burrë aty nga dyzet vjecët.
-Kam një hall,- më tha ai.
-Po hajde në zyrë,- i them.
-Jo,-më tha,- nuk dua që ta dëgjoj njeri tjetër (në zyrë me mua qe dhe një vajzë që qe sekretare e këshillit ,përfaqësuese e PS,kurse unë qeshë i PD ).
-Mirë,-i thashë,fol dhe ma trego hallin.
-Dua të më bëhet pasaportizimi në Sheq (lagja pranë qytetit) se aty kam gjetur shtëpi.
-Nuk ke pse vjen nga fshati në SHeq,se ferma sa vjen dhe është drejt mbylljes.
-Të lutem!- gati u përgjërua ai.Se kam hall të madh.
-Po cfarë halli të madh ke?
-Kryetar,-foli i panjohuri,-kam 15 vjet i martuar dhe nuk kemi patur fëmijë.Kështu që kemi marr një fëmijë.Ai sa vjen e rritet,por kam frikë se në fshat do zënë e t’ma “ngacmojnë” dhe merre me mend se sa në hall jam.
-Mirë,- i thashë,silli dokumentet dhe jepja sekretares.
Në mbledhjen e radhës,ia bëmë pasportizimin fatkeqit.Kur erdhi mori vendimin,na falnderoi. Po nuk mbaroi me kaq: i bërë me krahë,më futi krahun për t’më cuar në klub.Kur pa që hezitova,e zbrazi:-Aman,o kryetar,se cuni im rri me nënën time dhe ajo me timvëlla,të voglin,mos na ndaj se dhe shtëpinë në SHeq (lagje e Fierit ) e kemi marrë të madhe. U hepova një cast po kur mendoja se cfarë kisha hequr me vite për pasaportizim,ia bëra dhe të vëllait.
Sa u gëzua kur mori vendimin e dytë dhe,ashtu gazmor, më thotë:
-E di unë se ku e ke shtëpinë.Shelegu,në kasollen time, do bëhet si dash për vit të ri dhe se mos fut dorën në xhep për gjë tjetër,se nuk kemi vdekur ne !!!!. Dhe iku me një delir kënaqësie sic kanë të gjithë ata “zhurmues” që,sic kam vënë re,janë batakcinj.
Pas nderit që i bëra këtij”shelegut” -kështu po e quaj me plot gojën- unë dhashë dorëheqjen e parevokueshme nga pushteti,dhe “shelegu që do bëhej dash”,as që u duk më. Me siguri,do ketë thënë ato fjalët e atij cobanit që tha :-Stanin e nxora,marsin e pordha !!!
* * *
Sapo riktheheshin në shtëpitë e tyre,ata që diktatura i kish syrgjynosur.Qenë të shumtë dhe unë ua shpejtova”telashet zyrtare”shumëve prej tyre,se isha dhe vet një nga ata,që ndoshta,nuk më kishin internuar,më kishin parë me lente të zeza. Njëri syresh ngriti dhe një klub goxha mu përballë gjimnazit të vjetër të Fierit.Po mua rrallë më conte puna andej,se zyrat e arsimit ku punoja,pas dorëheqjes nga pushteti,ishin nga rruga për Patos dhe,kështu,ende s’e kisha uruar mikun që mbështeta. E mbaj mend se qe korrik dhe miku kish dy vjet që rimori banesën. Tek po shkoja për një kontroll rutinë në gjimnaz,u futa tek klubi i mikut. Më hodhi duarët në qafë dhe me tha: -Cfarë do marrësh? -Vetëm një ekspres. Ma solli dhe,tek ktheva godën me ujë,pashë që ujë qe i ngrohtë,në një kohë bënte ballë një frigorifer dykatësh. Unë vërtet që jam i ndjeshëm për hallet e nejrëzve dhe bëhem copë për t’i ndihmuar,po mosmirënjiohja më bën me stres dhe ca më shumë:shpërthyes. Kështu bëra dhe atë ditë tek lokali i “mikut”. Po e vë në thonjëza se mikun e humba. Më ndiqni !
-Ore,-i them, e di ti se ku banoj unë?
-Në Mbrostar-Ura.
-Dhjetra klube kam lënë për të ardhur tek ti. Ti nuk e ke për fis dhe unë kam bërë gabim që të ndihmova.Më nxjerr ujën mocal,kur frigoriferi është me dykanate.
-Më fal,-tha ai,-por radhhën tjetër nuk e bëj më.
-Aha,- i thashë,miku dhe peshku njëherë e kanë.se,pastaj,vijnë erë.
Të gjithë në klub qeshën me batutën time dhe miku u prish në cere.
* * *
“Shelegut që do bëhej dash”,i hëngra kakaadhitë. Ndershmërisht,po ta kishte sjellë, do ta pranoja me qejf se kisha 6 muaj që e kisha lënë detyrën. Por”miku” im më shumëzoi me zero,se ku do ta shihja më,vallë ? Viti i ri kish kaluar dhe nuk di pse do shkoja në gjëndje civile ku radha,sic vërejta,qe mjaft e gjatë.Si tek radha e qumështit që përshkruan miku im,Luan Cipi. Gjëndja civile qe në kat të dytë dhe,me që qe zona ime,hallexhinjtë,sa më panë,njëzëri, më hapën rrugë.
U njdeva pak me turp nga kjo sajdisje,por dikush ngulmoi:
-E meriton.Kështu ke qenë kur qe kryetar ! Hapa derën dhe nëpunsja,sa më pa,lëshoi një britëm gëzimi:
-O,kryetari ! Mirëse ke ardhur! Përse je munduar?
Ndërsa po matesha të kundërshtoja me politesë,hedh sytë mbi atë që kish radhën brënda. Qe ai “shelegu që do bëhej dash!!!”. Tani qe radha ime të lëshoja një britëm gëzimi.Gjahu më kish ardhur në shteg. U drodh kur më pa,por nuk kish nga ia mbante.Dhe unë hapa derën dhe e zbraza:
-Djali që ke të të bëhet 100-vjec e të ta ruaj Zoti! Ti dhejfshë gjak dhe dua të të shoh sa më keq. Sharlatan!- i bërtita duke treguar për”shelegun që po bëhej dash”. Tregova se si e kisha ndihmuar,pa treguar që fëmijën e kishte të marrë. Aty duke e demaskuar kam ngrënë mish të pjekur.
* * *
Qe nga “Kalaja e Dodës” dhe nata me shi në atë fund vjeshte e kish zënë në fshatin Petovë. Vjeshtave në Myzeqe bëhet “shkelja e reve” dhe ato shkarkojnë shi me gjyma.Malësorit iu lag dhe gjuha.. Pa një dritëz dhe tek u afrua,gjeti rojen e stallës së qeve që,më shumë tymosej,se sa ngrohej.Mysafiri qullë përshëndeti dhe u afrua të ngrohej.Roja e pa dhe i tha:-Mik,në do të mos e marrësh brinjë më brinjë,nisu drejt asaj dritës së madhe.Atje do gjesh shpëtim. Ashtu bëri dhe rrugëtari.Trokiti tek ajo derë dhe e pritën si një mik të vërtetë. I dhanë rroba të ndërrohej dhe aty,pas zjarrit dhe sofrës bujare,u lidh një miqësi e re.
Shumë vjet më pas nga kjo histori,miku nga Petova vdiq. Malësori erdhi për ngushëllim dhe,ndërsa ne,të tjerët hidhnim kush pesëqid e kush njëqind lekë,ai hodhi plot pesëdhjetë mijë të vjetra.
-Ja,kaq më ka ba darka asi moti!- foli malësori.
Skenën e pashë vet dhe qe viti 2000.
* * *
E di që mund të bëhen shumë hamëndësime për punën e “shelegut” .Por tej gjithë këtyre,po ju them paraprakisht vetëm kaq: e kam patur si parim që kurrë mos parnoj qoft dhe një lek se,po pranove lekë për iks punë që kryen si pushtetar,nëpunës apo dhe thjesht si qyetar,them që ke shitur shpirtin. Fukarallëkun dhe shpirtin askush nuk ma ble dot.Nuk ka ndodhur as dje dhe as sot. Për të qenë më i drejtpërdrejtë me lexuesin apo ata që më njohin,po lë të lirë e-mailin tim: perparimh@gmail.com.

Kujtimit të Anita Bitrit*


Përparim Hysi

In memoriam

1.Tronditje
Ç’qe ky lajm kaq i keq dhe kaq i zi Që befas,fare befas,zëmrat na tronditi? Jo.Nuk është e mundur.Nuk ka se si? Si mund të ikë kështu,e bukura Anita Bitri? Monoksidi i karbonit ju “vrau” në gjumë Ju “mori” në gjumë dhe ju dërgoi në Parajsë
Zëmra më dhëmbi,sikur ma qëlluan me plumb Dhe ndjej aq dhëmbje,sa nuk ulëras…





2.Sa vdekje e hidhur dhe tragjike
Sa vdekje e hidhur! Sa vdekje tragjike
Tri shpirtëra,njëherësh,nisen për varrezë
Ç’bëre,o moj vdekje?Zot,më thuaj,ku ishe?
Si nuk e ndalove këtë vdekje kaq të zezë?.
I more të trija; sa e pamëshirë
Dhe kënga mbeti gjysëm,një këngë sa nisi
Sa mora vesh,veten s’e ndjej mirë
Po a pat vallë njeri që lot s’lëshoj nga syri?

I more të trija.Po Siborën si e more?
Qe si një lule që veç konxhen kish lidhur
Në shpirt për to kam të ftohtë prej bore
Vdekje je e ligë.Je pelinë e hidhur.
*Anita,e bija,Sibora dhe e ëma e Anitës kanë vdekur tragjikisht të asfiksuara nga monoksidi i karbonit më 20 tetor 2004

Mësuesit tim, Fatos Ymer Hoxhës

Mësuesi "kulak?!"(Tregim)







Nga Përparim Hysi


Sapo kisha filluar klasën e katërt fillore. Unë mezi prisja të fillonte shkolla, po kur qeshë në klasën e katërt, nuk shkoja vetëm me gëzim, po sikur fluturoja. Fluturoja nga gëzimi se, veç mësuesëve të tjerë që edhe këta më donin, por ky, i klasës së katërt më bënte me krahë. Qe i ri, i gjatë, bukurosh ( e me kë ta krahasoja nga bukuria se aq botë kisha parë), por me krahë nuk bëhesha se qe i bukur. Jo. Arsyeja qe më madhore: qe miku i familjes sonë. Kur i shihja prindërit e tij që jo vetëm na viziitonin, por priteshin si miq të veçantë, unë nuk kisha se si mos ndihesha ngrohtë nga mësuesi ynë, ky, djaloshi aq impozant. Natyrisht, kur hynte në mësim, ai nuk më drejtohej vetëm mua, por mua,ama, aq më bënte. Edhe kur bëhesha sy e veshë gjatë shpjegimit, në vetvete, mendoja: është kaq i mirë,se është miku i familjes sonë. Vetëm kështu e përfytyroja dhe, kur dilnim me shokët në pushim, thosha: është kushëriri im. Kushëri nuk e kishim, por doja ta veçoja se kisha frikë se mos dhe ndonjë prej shokëve do thoshte që e kishte mik. Sa për kushëri e gjeta si më lehtë. Se, këta, bashkëshokët ishin vëndas dhe unë i ardhur. Po dhe mësuesi im me familje qe i ardhur. Kështu që askush prej tyre nuk guxoi dhe të më pyeste: -Ore, po nga e gjete kushëri ti se je nga Skrapari dhe mësuesi as që dihet nga është, po nga Skrapari ama nuk është.

* * *

Kështu mendoja dhe aq e doja këtë mësues, sa kur shihja prindërit e tij, isha gati që të bëja lloj-lloj grimasash që t'u bija në sy. I shihja që vinin drejt shtëpisë dhe,menjëherë, hapja librin dhe lexoja me zë të lartë. Thosha: do më shohin që jam kaq i zellshëm dhe do t'i thonë atij, "kushëririt". Ndërsa ata kishih hyrë në oborr, unë e ngrija zënë edhe nja dy oktavë më lart ( këtë e bëja kot së koti, se e kisha mësuar përmëndësh mësimin) dhe po prisja fjalë lavdëruese nga ata, kur ndjej timatë që sokëlliu: -Mjaft na çave kokën ! Kujton se je në pyll. Apo nuk e shikon që po vijnë miq? Çfarë prisja dhe çfarë më doli. "Kushëriri" as do informohej për zellin tim. Qeshë gati për të qarë. Por dushi që më bëri babai, sikur më freskoi dhe, ndërsa ndërpreva punën time të "zellshme", po vëreja miqtë. Qenë prindërit e "kushëririt" tim. Por nga gjithë ata mysafirë që vinin ndër ne, këta dallonin nga të tjerët. Sado që kishin ardhur dhe qenë vendosur në fshatin tonë, ata qenë nga qyteti. Por dhe me këtë "nga qyteti", nuk jam plotësisht i sakt. Unë atëherë as që e dija në kishte kinema apo filma. Vonë, kur mbarova filloren dhe shkova në qytet, dëgjova ç'ishte kinemaja dhe filmi. Pra, prindërit e"kushëririt tim", dukeshin si artistë filmash. Mos kujtoni se po zmadhoi gjësendi. Përkundrazi ç'ka them, qëndron sa nuk e luan topi. Ne banonim në fshat dhe bashkëfshatarët sikur ishin të veshur njësoj: me rroba të vjetra dhe, kur vinin mik, huanin tek njëri-tjetri o këpucët, o xhaketën dhe, ndonjëherë, edhe pallton e madhe në se kishte ndonjëri në fshat. Kurse tek këta (prindërit e mësuesit tim "kushërii") të mbetnin sytë kur i shihje. Babai me kostum dhe me brosalino dhe me një bastun në dorë, kurse e ëma, edhe kjo me kostum dhe mbi kokë një kapele me pendë anash. Mua më dukej vetja si Liza në botën e çudirave. Dhe si në ato dasmat kur "hah-ha bëjnë krushqit dhe ha-ha bën nusja", edhe unë kisha se si t'u bëja karshillëk moshatarëve të mi: edhe mësues, edhe "kushëri" dhe,veç kësaj, po prindërit e mësusesit? Vallë, mund të barabitej ndonjë prej tyre që të kish kushërinj të tillë?!!! Dhe tjetra: tërë fshati i nderonte duke i thirrur: Ymer Efendi, të jatit. Zonja Sahime, të ëmës. Këto emërtime ishin vetëm për ta dhe për askënd tjetër. Edhe sot nuk e di pse ndodhte kështu. I thërrisnin kështu dhe qe bërë si normë. Dhashë e dhashë dhe pyeta gjyshen time:- Moj nëne,- i thashë,- po pse u thonë kështu? Ja, vjen dikush tjetër, dhe shumë-shumë, i thonë xhaje (po qe i vjetër), teto e ku të di unë.
Dëgjo,- më thotë gjyshja,- i thonë se kanë qenë qytetas dhe Efendiu ka punuar zyrtar në hyqymet. Pastaj a i ke parë se si vishen e sillen? Kanë parë botë ata dhe,qoft kur flasin, qoft dhe kur hanë, shquhen ndër të tjerët. Po veshjen a ua ke parë?

* * *
Tani sikur "kushlririn" tim zura ta doja dhe më shumë dhe, kur ndonjëri shfaqi dyshim në lidhje me këtë të "afërmin tim", thashë ato fjalë që m'i tha gjyshja dhe ua zura gojën. Po që qenë nga qyteti dukeshin ata, por si çdo e mirë që ka pas ndonjë të keqe, ndodhi dhe me ta. Mësuesi im, qe si një artist i vërtetë: në shpejgim qe jo vetëm një erudit, sikur e hipnotizonte klasën dhe,veçanërisht, mënd ngrinte klasën në këmbë, kur na bënte këngë. Sa bukur që këndonte! Pale kur vizatonte. Bënte një kafshë dhe aq e gjallë dukej në dërrasë,sa prisje që të lëshonte zë. Unë po bëhesha nur e dritë jo vetëm për këtë, por për faktin tjetër: kurrë nuk ndodhi të shikonte seç vizatoja unë. Të tjerëve, po. Pse kot thosha: - E kam kushëri! Epo gjaku nuk bëhet ujë. Shokët, sidomos ata dy të bankës sime, dëshmonin: hiç nuk ia hodhi sytë. E ka kushëri e pikë. Mua po "puplat" më bëheshin krahë. Zog që fluturoja. Sa i mirë ! Sa i dashur! Mësuesi im! "Kushëriri" im. Sa më bëhej qejfi kur vinin mik tek ne Ymer Efendiu me zonjën Sahime (gjithmonë të veshur si në ata filmat që pashë më vonë), aq dhe mërzitesha që nuk merrnin me vete dhe "kushririn" tim. S'ka gjë,- ngushëlloja veten,- zëre se ka ardhur. Janë ata dhe do t'i thonë. Do t'i flasin për mua: jo po sa mirë lexonte e ku të di unë. Por ata as që merreshin me mua, po kjo gjë nuk më pengonte që mos u bëja karshillëk atyre të tjerëve.

* * *
Një mbasdite, kur erdhi babai në shtëpi, dëgjova që t'i thotë gjyshes:
-Ymer Efendinë e bën kulak! Unë nuk e kisha dëgjuar këtë fjalë ndonjëherë dhe e mendova që kjo fjalë"kulak" është diçka e mirë, po se po, por dhe diçka që nuk është për të gjithë. Po për njerëz të një sëre tjetër, sidozot Ymer Efendiu dhe zonja Sahime! Po kur babai im po ia tregonte gjyshes ( se dhe ajo nuk e kish ndjerë kund), atëherë u ndjeva keq. Po qe kulak,- shpjegoi babai,- je armik dhe me kulakun as japim dhe as marrim. Po me mësuesin, ndërhyra unë tanimë i shqetësuar. Mësuesin, tha babai, ai, Fatosi i shkretë e ka dhe më keq. Tani kur babai tha që ai "Fatosi i shkretë e ka dhe më keq", mua desh më kapi të qarët.
-Bobo,- tha gjyshja,- po ku e gjetën "armikun" këta, mor bir?
-Është si hastallëku i pulave,- tha imatë. Ta merr shpirtin pak e nga pak. E bën kulak se vishej qytetëse dhe na mbaka borsalino. Është borgjez,- i kishin dhënë karar ata të partisë.

* * *
Mua tërë natën e natës nuk më zinte gjumi. Mallkoja atë fjalën e rëndë"Kulak" dhe kisha frikë për mësuesin tim. Babai im e dinte mirë, pa tha:- I shkreti Fatos! Në shkollë, mezi prisja që të fillonte mësimi, që ta shihja mirë këtë të "shkretin" Fatos! Kur ra zilja dhe ne u rreshtuam para shkollës, pamë përgjegjësin e shkollës (më i madh në moshë nga mësuesi im), që, kur pa që qemë rreshtuar të tërë sipas klasave, tha:
-Që sot e tutje Fatos Hoxha nuk do jetë mësues më pranë kësaj shkolle. Ai është "kulak" dhe e kemi dërguar tek "kulaku" (tha emrin e fshatit nga ishte një armik me nam). Tani mua nuk më ndalonin lotët. Shokët që e morën vesh se ç'do të thoshte "kulak", më thannë me atë naivitetin e tyre:
-E paske kulak kushrinë. Unë nuk u ndjeva, por ata,sado që kjo fjalë e re, e pandjerë deri atëherë, qe si një njollë mbi ballë, mësues Fatosin, kushërinë tim që u bë kulak, e donin. Ca më shumë mungesën e tij e ndjemë, kur e zëvëndësuan me një tjetër që vetëmë mësues nuk qe.

* * *
Mësues Fatosin e hoqën nga shkolla jonë duke e transefruar gati 30 km lrag në një fshat "kulakësh", por sa m'u bë qejfi, se kur vazhdoja shkolllën në qytet, tek e vetmja shtëpi kulture që kishte Fieri aso kohe, pashë që luante në piano, mësuesi im, "kushëriri" im, "kulaku". Siç duket, mbasi e pagoi rëndë "kulakllëkun", Ymer Efendiu kërkoi të drejtat e tij. Doli që jo vetëm nuk ishte armik (kulak), por patriot që duke qenë në" hyqymet" kur thoshte gjyshja ime, kish ndihmuar Bajram Currin dhe patriotë të tjerë. Mbasi fitoi të drejtat e tij, Ymer Efendiu me familje u vendosën në qytetin e Durrsit. Lidhjet me Petovën ku banuan u mbajtën deri sa vdiqën. Po edhe kur u vendosën në Durrës, ende i thërrisnin: Ymer Efendi dhe zonja Sahime. E,sa për "kushëririn tim" (se për të po e shkruaj tregimin) ju them se për shumë kohë ka qenë një emër i nderuar për arsimin e kulturën në Durrës. Ai qe i tillë se rridhte nga një familje fisnike dhe vet qe një mësues i përkryer. Kot nuk e kisha "Kushëri".
Nesër, është 7 marsi dhe i uroj atij jetë të gjatë dhe i them ( në se rastësisht i bie shkrimi në dorë) se e dua shumë: edhe si mësues, edhe si "kushri", po edhe si "kulak". Në se dikush që e njeh, le t'ia jap këtë tregim modest timin. Mezi pres që ta përqafoj pas gati 60-vjetësh.


Tiranë, 6 mars 2013

ALFATOKSINAT NË USHQIM DHE USHQIM PËR KAFSHË



VALBONA PALUKA



Ditët e fundit, opinioni publik, që edhe në Shqipëri po bëhet dita – ditës mjaft i ndjeshëm sa i përket problemeve të ushqimeve dhe sigurisë ushqimore, është perballur me deklarata e njoftime per praninë ose jo të Aflatoksines në qumësht. Kjo ka filluar me relatimin nga Autoriteti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë të Kosovës duke njoftuar prani të aflatoksines në qumështin e ardhur nga Kroacia, Bosnje Hercegovina, Kosova dhe Shqipëria. Ky konstatim e ka zanafillën në deklarimin e pranisë së Aflatoksines në qumështin Kroat, konstatim I bërë nga Autoriteti i Bosnje Hercegovines.
Këto deklarata dhe njoftime janë ende jo plotësisht të provuara nga laboratorë të speciaalizuar dhe akredituar europianë, por janë konstatauar nga analizat laboratorike vendase.
Me datën 01.03.2013 me deklaraten Nr.73, Ministria Federale e Ushqimit, Bujqesise dhe Mbrojtjes së Konsumatorit në Gjermani, informoi konsumatorin për faktin e provuar se ka përmbajtje të lartë të Aflatoksinës në misrin që origjinonte dhe ishte importuar nga Serbia për në Landin e Niedersachsen, por edhe shpërndarjen e këtij misri për ushqim për blegtorinë në landet e tjera. Komunikimi me konsumatorin është shumë i hapur, informues e jo paniksjelles, kur vërtetë dihen efektet dhe masat që do të merren në kontrollin e zinxhirit ushqimor.
Ushqimi i kafshëve me prani aflatoksine përbën rrezik për produkte që origjinojnë nga kafshët që prodhojnë ushqime si qumësht, djathë, vezë. Aflatoksinat kanë potencial të lartë kancerogjen. Nga një analizë e bërë në disa mostra qumeshti të papërpunuar rezultoi prania e aflatoksinës mbi normën europiane dhe kjo çoi në marrjen e masave urgjente për monitorim të riskut nga Instituti Federal për Vlerësimin e Riskut. Në deklaratë theksohet se një tejkalim i vogël dhe afatshkurtër i vlerave të aflatoksines nuk përbën ndonje rrezik të konsiderueshëm tek konsumatori por duhet shmangur me shpejtësi konsumi afatgjatë i produkteve me prani të aflatoksines mbi normat e caktuara.

Duke besuar se ka nevojë konsumatori shqiptar të dijë, po përpiqem të jap një shpjegim sa më të thjeshtë se ç’janë aflatoksinat në ushqim dhe në ushqim për kafshë, duke besuar se ushqimi, siguria ushqimore për një vend janë ku e ku më të rëndësishme se sa plot gjëra të tjera rutinë që vjedhin pa mëshirë vemendjen e publikut.

 Çfarë jane aflatoksinat?

Aflatoksinte gjenden ne natyre ne formen e mycotoxinave, të cilat mund të shkaktohen nga myku. Toksinat (e njohura si mycotoxina) janë te vjetra sa edhe vetë njerëzimi. Njihen më shumë se 300 mycotoxina qe shkaktohen nga më shumë se 250 lloje myqesh.
Mykotoksinat rrallë kanë efekte akute në shendetin e konsumatorit por shkaktojne probleme gjenetike dhe kanceroze. Megjithese ne vendet e Afrikes dhe Azisë janë regjistruar raste vdekje nga intoksikimi me produkte te kontaminuara te kikirikeve dhe prodhimeve me baze misrin. Prandaj edhe rregullat e kontrollit dhe caktimit te vlerave te lejueshme ne produkte ushqimore jane te rrepta.
Mykotoxinat mund të krijohen qe kur produkti eshte në fushë por edhe gjatë magazinimit te tij .Duhet te theksohet se nese ushqimi per kafshe përmban mykatoksina ( aflatoksina ), keto kalojne ne ushqimin per konsum njerezor ( i ashtuquajturi proces Carry over = mbetje).
Për shëndetin dhe mbrojtjen e konsumatorit, është thelbësore për të mbajtur vlera sa me te ulta te mundshme te aflatoksinave ne produkte ushqimore, vlera te percaktuar ne standarte. Kështu, përveç kontrollit e vetemonitorimit qe duhet te behet nga operatoret e biznesit, behet edhe kontrolli zyrtar per ushqimin per kafshe dhe ushqimin. Laboratoret e references bejne analizimin e produkteve per prani te aflatoksines dhe ne çfare mase.
Aflatoksinat zhvillohen në vende të ngrohta, në bimë me permbajtje te larte yndyre. Ketu perfshihen psh kikiriket, fistikë, lloje të tjera të arrave, miser etj.

 Si hyjne mykotoksina/aflatoksinat ne ushqimin per kafshe apo ushqim?

Aflatoksinat mundet kryesisht te krijohen si myqe gjate gjithe zinxhirit ushqimor, qe nga para korrjes ne fusha dhe më pas ne magazinim.
Por nje ndotje me myqe mund te ndodhe edhe ne fazat e ndermjetme te prodhimit, tregetimit dhe ruajtjes ne kushte shtepie.
Për më tepër, disa aflatoksina ose metabolite ( ndermjetes) merren nga mishi, qumështi apo vezët, kur kafshet jane ushqyer me ushqim me permbajtje mykotoxine. Ky proces është i njohur si "Carry over". Me përjashtim të aflatoxines M1 qe gjendet ne qumesht e transformuar nga aflatoxina B1, aflatoksinat e tjera gjenden ne produkte bimore si :
Patulin, gjendet në mollë dhe në produktet që rrjedhin nga mollët.
Ochratoxin A, fumonisins, deoxynivalenol dhe zearalenone janë zbuluar shpesh në grurë dhe misër, në kafe dhe fruta të thata
Ergot rritet kryesisht në thekër, por edhe grurë, elb dhe tërshëra.

 Si zbulohen mycotoxinat/aflatoksinat në ushqime?

Mycotoxinat nuk mund të shihen as te nuhaten.Ato mund të provohen vetem me anë të metodave analitike në laborator.
Mykotoksinat jane rezistente ndaj temperaturave te larta dhe nuk shkaterrohen me zjerje dhe pjekje.
Por nga ana tjeter nje produkt qe shfaq myk ne siperfaqe, jo domosdoshmerisht permban mykotoksine, sepse formimi i substancave toksike varet nga lloji i mykut. Ne industrine ushqimore perdoren lloje myqesh per prodhimin e disa lloj djathrave si Penicillium per djath Roquefort ose Camenbert.

 Masat për të zvogëluar nivelin e mycotoxinave

Eshte me një rëndësi themelore parandalimi i formimit të mycotoxinave përmes zbatimit te praktikave te mira bujqësore dhe praktikave të mira të prodhimit. Në shumë raste, ulja e lagështise në kultura bujqesore, rotacioni i kulturave bujqesore, perzgjedhja e varieteteve, ul ndjeshem pranine e mykotoxinave ne produktet bimore dhe si rrjedhoje edhe ne produktet shtazore qe kane burim kafshet qe ushqehen me keto kultura bujqesore.

 Çfarë duhet te respektojne konsumatorët në jetën e përditshme?

Ushqimet duhet gjithmonë të mbahen ne vende të thata dhe të fresketa. Nese konstatohen njolla myku ose aroma te pakendshme ne ​​arra, ato nuk duhet të konsumohen.
Ne rastet kur ka shfaqje te mykut ne siperfaqe te produktit ushqimor, nuk duhet kryer largimi me prerje me thike e siperfaqes se mykur por produkti nuk duhet te konsumohet. Perhapja e kerpudhes se mykut eshte e padukshme por e shperndare ne produkt. Edhe kur dyshohet se ka prani myku, me mire nuk konsumohet produkti i dyshuar.

Autorja është drejtoreshë gjenerale në Ministrinë e Bujqësisë -Tiranë
Agjencioni Floripress

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...