2013-03-07

Hamdi Ndrecaj komandant Panteri pjesëmarrës i tri luftërave në Kosove Maqedoni dhe Preshevë i braktisur nga bashkëluftëtaret aktual në Qeveri po vdes nga një sëmundje e rënd !


Hamdi Ndrecaj komandant Panteri pjesëmarrës  i tri luftërave në Kosove Maqedoni dhe Preshevë  i braktisur  nga bashkëluftëtaret aktual në Qeveri po vdes nga një sëmundje e rënd !
Nga Asllan Dibrani
          art@asllandibrani.com


-Hamdi Ndrecaj komandant  me pseudonimin "PANTERI" po edhe pjesëmarrës i  katër luftërave me atë të Kroacisë.

-Letërthirrje -apel dhe reagim  të hapur organeve  shtetërore   në            tri shtetet shqiptare, nga Asllan Dibrani ,ish i burgosur politik, gazetar dhe publicist  anëtar i kryesisë se "Lidhjes së "Shkrimtarëve Artistë dhe Krijuesve  Shqiptar në Gjermani" veprimtar shumëvjeçar dhe humanist.

-Fillimi spontan i rrëfimit të luftëtarit  Hamdi Ndrecaj Komandant" Panteri"
intervistë!

-Letërthirrje -apel dhe reagim  të hapur organeve  shtetërore   në tri shtetet shqiptare, nga Asllan Dibrani ,ish i burgosur politik, gazetar dhe publicist  anëtar i kryesisë se "Lidhjes së "Shkrimtarëve Artistë dhe Krijuesve  Shqiptar në Gjermani" veprimtar shumëvjeçar dhe humanist.

-Letërthirrje -apel dhe reagim  të hapur organeve  shtetërore   në            tri shtetet shqiptare! 

-Histori e dhimbshme  mbi  sakrificat e   lavdishme te heroit tone Besim Ndrecaj dhe familjes Ndrecaj.

-Fetë dëshmi mbi  ndihmat   dhe solidariteti  me këtë familje  nga Diaspora shqiptare , klubi "Kadri Zeka  " nga Nurtingeni-Shtutgard.
-Ta spetojmë jetën  e komondantit  të nderuar  Hamdi   Ndrecaj-Komondant "Panteri


Biseda   dhe brengat tona mbi gjendjen  aktuale politike , ekonomike ,por edhe kulturore ishte biseda  me mikun tim, ish të burgosurin politik nga burgu  famëkeq i Nishit në Serbi.Biseda   spontane  na  përplasi edhe me gjendjen aktuale  të ish  "Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës" , sipas  Syle Mujës  qe me njoftoj për gjendjen e  komandantit ,pjesëmarrës i  katër luftërave, luftëtari  i sakrificave   që vetmohej veten me qindra  here  ku   gjendja e  tij   na   përpiu të gjitha  planet e këtyre ditëve qe u bë epiqendër  në shpirtin tonë  që vendosëm  me mikun tim Syle Mujën të komunikojmë ma për se afërmi me  ish këlshedrën  dhe luftëtarin  Hamdi Ndrecaj Komandant" Panteri"qe mbrojti me dinjitet   atdheun tonë  të shtrenjte nga  pushtuesit sllav por per fat te kqe plagët  e asaj lufte e solli deri në greminë të vdekjes.  Mjeti ma i shpejt ishte  faqja  e  FB- ja pë ta ndihmuar  që  përdorëm e ku  po e paraqes si fillim  komunikimin tonë  ,dialog  bisede    spontane me zotin Ndrecaj;
Asllan Dibrani dhe Sylë Muja  në dialog rrëfimi me luftëtarin e lirisë dhe komandantin  e BrigadësOperative të Batalionit të parë 112 "Mujdin Aliu" pas rënies heroike të bashke luftëtarit të tij komandant "Rokit"  merohet Hamdi Ndrecaj komandant  me pseudonimin "PANTERI" po edhe pjesëmarrës i  katër luftërave me atë të Kroacisë!
-Fillimi spontan i rrëfimit të luftëtarit  Hamdi Ndrecaj Komandant" Panteri" intervistë!
-Përshëndetje   miku im Asllan Dibrani,  posa morra një kërkesë për miqësi nga ju dhe me kënaqësi e pranova  dhe ju falënderoj për  interesin tuaj dhe të zotit  Sylë Muja  qe keni shpreh gatishmërinë  të përballeni me  gjendjen  time  shëndetësore .
Asllan Dibrani , Sylë  Muja: -Po  kemi nderin ,  zoti  Hamdi Ndrecaj të ndihmojmë  , dhe t'i ndajmë  dhimbjen dhe  sakrificat se bashku kur  veç  paka shumë mësuam për  përkushtimin tuaj   për çështjen e kombit, për     qëndresën tuaj, për ballë armiqve shekullor .  Mjafton kjo qe mësuam nga ju , meqë edhe ne ishim  pjesëtar   në shërbimin e atdheut    me shumë vite  i shëruam dhe po i shërojmë plagët  qe pësuam nga  Serbia  pushtuese, andaj  i kemi përjetuar  dhimbjet  për idealin e kombit,dhe për këtë kemi obligim vëllazëror ta ndihmojmë  njeri tjetrin, pikërisht në  situatën tuaj  që ke nevojë sot për neve!
-Hamdi Ndrecaj Komandant" Panteri"Miq të nderuar ,edhe  se me dhimbje të madhe po i  përjetoj këto çaste,  ju  them  se jeni njerëzit e parë  që po më afroni  ngrohtësi  edhe me anën  e fjalëve shërohen njerëzit ,por unë i kam humbur shpresat,  oh vëllezër    dhe  këto  dhimbje dhe sëmundja  qe me rrëmbeu  janë sinjalet e fundit për jetë  dhe     shume afër  vdekjes  , por megjithatë  po mi  zbutni këto  dhembje  me iniciativën e juaj   se kam dëshirë qe mos ta provojë  perëndia as  një njeri, me këtë sëmundje dhe  dhimbje , por nuk kisha dashtë të vdes si kafshë i përbuzur deri në këtë shkallë nga ata qe   i ngjeshëm armët   së bashku  kundër armiqve  në frontin  luftarak! Kam mbet rrugëve, pa bukë dhe dinjitet, sepse nuk ju desha dhe nuk   shkova mbrapa pas lufte, pas haraçeve të tyre dhe poshtërsive të pa fundme  qe   i bënë popullit zullumqaret dhe  uzurpuesit e "Qeverisë Aktuale" qe disa  kishin qenë  në frontin  luftarak vetëm spektator  dhe tani po   bëjnë folklor  me të kaluarën  tonë  dhe   sakrificat e UÇK-së, po edhe të popullit në tërësi qe emrat tonë përmendën vetëm sa për  te vjel vota  dhe për manipulime elektorale   në prag të zgjedhjeve..
-Kjo bisede     me ish  luftëtarin  Hamdi Ndrecaj Komandant" Panteri ishte shumë  rrëqethëse  dhe     shumë prekëse  me rastin e deklarimit të tij   dhe vazhduam epilogun e bisedës ma tutje qe na nxiti edhe për publikimin e këtij shkrimi duke ju bërë thirrje  për mes kësaj  letre , edhe institucioneve të  larta shtetërore  qe  sot janë ne sektorët e ndryshme     në shërbimin e atdheut ,por edhe atyre  uzurpatorëve qe i kanë zënë  vendet e huaja në kolltukët e  buta   me  vota të vjedhura , njerëz abuzues, injorant  të pa vetëdijshëm dhe antikombëtar,   qe po e injorojnë  progresin  drejt   një shteti    juridik kulturor dhe  ekonomik,  por edhe social   në rastin konkret  të  luftëtarit të lirisë  zotit Hamdi Ndrecaj Komandant" Panteri !
-Asllan Dibrani Sylë Muja:-Me keqardhje po  i  përjetojmë  rrëfimet e juaja zoti Hamdi, po e kuptojmë gjendjen tuaj , ju falënderojmë   dhe kemi nderin që bisedojmë   dhe komunikojmë me ju andaj  sakrificat  e juaja  dhe  atë qe e keni bërë ju për atdheun është    një krenari për ju dhe për  UÇK-në.  Or mik  i  bekuar  , me keqardhje po e përjetojmë  zhgënjimin tuaj  në klasën politike ,por shpresojmë se do te bëhet mirë  do të jesh  prapë  miku i tyre i armëve dhe i idealeve  kombëtare.
- Hamdi Ndrecaj Komandant" Panteri":-  Me keqardhje  po ju them se nuk më kanë  dhëne kurrfarë prove qe të më  dalin  në ndihmë     dhe do  të vdes me dinjitet,  se  unë skam luftuar  me plaçkit  e  robëruar ketë popull, po me çliruar .Dukuritë e tilla  po lansojnë  botëkuptime qe liria e tyre u vodh nga banditët  qe na e turpëruan edhe   uniformen ushtarake dhe idealin tone  për jetesë qe kishim me i  çliruar trojet tona nga pushtuesit  shekullore!. 
-Asllan Dibrani  Sylë Muja:-I nderuar   a mund të mësojmë diçka ma shume për sëmundjen tuaj  dhe problemet shëndetësor qe po ankoheni  ?
- Hamdi Ndrecaj Komandant" Panteri ": Po  miqtë e mi,ju jap  informata  dhe të dhëna të cilat me sollën në  buzë varri!. Kam bërë përpjekje shërimi që sa  kohë,  dhe diagnoza  është kjo :
-Jam shumë keq dhe i sëmur nga hepatiti. Do te thotë pjesa me e madhe e mëlçie është e dëmtuar në tërësi. diagnoza nje eshte kjo.
dg .heppatits obs hcv hbsag pozitiv,qe eshte vdekje prurëse dg hta.dislinidemia .hert lemis . Dhe se duhet mjekim i gjatë dhe i shtrenjtë, ndërsa unë nuk jam në gjendja as sa për një fotografim të thellë ta paguaj vet se jam i pa punë i braktisur  i harruar i sëmura  !. Kështu qe i kam quar duart,  nuk kam  forcë ma,  nuk kam shpresë ma, dhe kështu që  po dergjem dita ditës dhe po tretem , po i afrohem asaj qe   nuk e kam dëshiruar  të vdes kështu rrëfen nder të tjera zoti Hamdi Ndrecaj!...
-Asllan Dibrani  Sylë Muja:-A keni kërkuar ndonjë ndihmë  nga organet kompetente  qeveritare  , që je i sëmurë  ,një njëri i tri luftërave po edhe i asaj në Kroaci, keni lëne  gjurmë  veprimi dhe  me qe mësuam se edhe  keni pas një reputacion  dhe rol në "Ushtrinë Çlirimtare të Kovës" ,të asaj në Maqedoni dhe Preshevë besojmë në organet tona se  e gëzoni një respekt dhe  ju dëshmoni se jeni  kontribuuesi  i  arritjes së "lirisë", është edhe dhuratë e juaja  qe deputet  tanë qe janë ulur ne  karriget e buta   në funksione të ndryshme!!!
- Hamdi Ndrecaj Komandant" Panteri":- Po si skam kërkuar or miq , por  përgjegjëja është se  "kemi  punë ma të mëdha   dhe ma të  rëndësishme se e jotja"   kështu qe   jam pajtuar të vdes ,  pasi nuk  kam rrugë tjetër gjer me sot nga as kush nuk kam pranuar, apo marr ase një cent ndihmë apo diç tjetër ... Gjë që sëmurja ngadalë- ngadalë po më shkatërron, dhe nëse nuk i duhesh sot  dikujt , apo nuk je si më parë i fort të qarku,  të rrokulliset edhe dheu nder këmbë... Tash më, as kush nuk të respekton, as kush nuk të përkrah?!. Kjo është vërtet e tmerrshme të populli ynë, çlirimtarët  e  vërtet  mbesin  rrezginë e matrapazëve,  uzurpuesëve dhe  manipulanteve ordiner    në Kosovë, gjë që  vendi po shkon drejt greminës.  Ky popull nuk e ka meritua ,por edhe unë si pjesëtar i   luftës, aq ma pak qe  nuk i kam bishtnuar as edhe një here luftës,  as interesave kombëtare, as sot as në të kaluarën  unë si person ,por edhe familja ime ,   ka lënën gjurmë   ne favorin e këtij  populli që ndoshta  do te vjen një  ditë dhe do të bashkohemi   në një ombrellë qe e kemi pas ma herët gjatë historisë.

-Pas këtyre fjalëve   me Hamdi Ndrecaj Komandant" Panterin"  ne ngelem me  gojëhapur  duke  u shokuar dhe  me një  alarm shpirtëror    u  gjetëm në  një pozitë të pa lakmueshme,   gjë qe    mbetëm  pa koment?!...   -Nga   situata e parë  shumë alarmante  dhe  reale  u angazhuam që ta publikojmë    një shkrim  me  ushtarakun  dhe komandantin mbi gjendjen e tij   shëndetësore  shumë te rënd ,  po edhe   me një  kontonumër  që ta ndihmojmë edhe ashtu vepruam qe   këto dite është publikuar në   FB,  por   artikullin  qe po e shkruaj   i nxitur nga një padrejtësi  dhe çoroditje nga  ngërzit  kompetent në Kosove  vendosa tu   bëjë apel   dhe letër të hapur  komunikative  ,  organeve të   Kosovës dhe atyre   shqiptare   ma gjënë   me sa vijon drejtuar :
-Te respektuar dhe te nderuar   organe kompetente dhe drejtues të vendit ju drejtohem  me këtë letër-apel dhe reagim  të hapur: 



-Letërthirrje -apel dhe reagim  të hapur organeve  shtetërore   në tri shtetet shqiptare, nga Asllan Dibrani ,ish i burgosur politik, gazetar dhe publicist  anëtar i kryesisë se "Lidhjes së "Shkrimtarëve Artistë dhe Krijuesve  Shqiptar në Gjermani" veprimtar shumëvjeçar dhe humanist.



1. Zonjë e  nderuar Kryetarës së Republikës së Kosovës  zonjes Atifete  Jahjagaj.
2. Zotëri i  nderuar i Qeveritar - Kryeminstrit të Republikës së kosovës z. Hashim Thaqi.
3. Zotëri i  nderuar i Kuvendit Parlamentar - Kryeparlamentarit të Republikës së Kosovës z. Jakup Krasniqi.
4. Zotërinj të nderuar   të Administratës civile të OKB-së  e cila funksionon në Kosovë.
5. Zotëri të  nderuar   të Këshillit për të drejtat e njeriut në Kosovë dhe Bruksel
6. Zotëri të   nderuar  Kryetarëve të partive politike në Kosovë.
7. Zotërinj të nderuar  të Ministrisë se Shëndetësisë  në Kosovë Ferid  Agani.
8.  Zotërinj  të nderuar   nga  Qeveria, Parlamenti dhe organet  administrative të Shqipërisë .
9. Zotërinj të nderuar   dhe   bashkëluftëtar   i zotit  Hamdi Ndrecajt , zoti Ali Ahmeti  dhe  klasa politike  shqiptare  në Maqedoni .
10.Zotëri të   nderuar te  të  gjitha mediave elektronike në "Trojet Shqiptare" dhe  të diasporës që dha një            kontribut të madh në çlirimin e vendit  përmes kësajletër  bëjmë-apel dhe reagim  të hapur si ma poshtë: 


Nuk ishte e lehte  për të  shkruar as për të reaguar por gjaku  ,sakrificat dhe idealin   e djemve dhe vashave   të UÇK-së, ish të burgosurve politik  nuk me lanë  hapësirë të mbetem  spektator i   ngjarjeve të fundit që po ndodhin. Lufta dhe  vlerat e tyre qe i patën, duke i lëne edhe eshtrat për ta  çliruar vendin nga okupatori,nuk po na lënë të qetë ! 
-Me vjen keq qe  ka ardhë, deri të  një  reagim dhe  një luftënxitje ,   njeri kundër tjetrit ,  në mes shqiptarëve, po   për hire të idealeve dhe sakrificave qe i kam dhënë edhe vet si ish i burgosur politik  dhe veprimtar   shume vjeçar me pa  Kosovën të lirë,   pa nderskamza ,pa bashibozuk, pa injorant, pa  manipulues , pa  demagog dhe pa    njerëz të shitur , pa identitet qe i njollosin   institucionet tona  ato qe i ndërtuam me mund e me djersë, të shumë njerëzve siç është rasti i    zotit Hamdi Ndrecaj Komandant" Panterin" .  Mbetet  që të apelohet  që ta ndihmoni , ju njerëz që meritoni të jeni aty, në institucionet tona,   duke  i larguar ata që   e njollosën   komandantin e tri luftërave!.   Largoni ata që po shkelin në   gjakun e  dëshmorëve  , ata që po e  hanë djersën e popullit ,  ata që  nuk  janë ma tepër  se kukulla në qeverinë  aktuale  qe dirigjohet nga    mashe e huaj  sipas   orkestrimit  të  tyre, duke e lënë në baltë pjesën ma  vitale të kombit, familjaret e   dëshmove  ku do ta ndërlidhi me  biografinë  e   luftëtarit dhe trimit qe po i afrohet   momenti  të kaloj   në   botën tjetër  nga injorantet dhe   uzurpuesit  në qeverinë tonë dhe institucionet tona!
Me këso letrash  deri me tash,ju kemi drejtuar  okupatorit serb edhe nga burgjet për padrejtësitë që na u kanë bërë   të gjithë   bashkevuajtesve  të  mi dhe popullit të Kosovës,  duke filluar    nga ish të burgosurit politik  , nga  burgu i  Nishit me mbi 200 veta ,si Ali Lajqi, Berat Luzha , Sali Sefa, Gani Kocin Martin Çuni ,Bajram Kosumin,Sejdi Veseli ,Xajë Nura,Muhamet Rugova, Gani Krasniqi  Ramadan Pllana Rexhep Maqedanci  etj pa i përfshirë    ish të burgosurit  politik nga  burgjet   e Pozharevcit , Goniotokut, Vranjes , Leskovcit  , në Mitrovicen e Sremit , Idrizova  dhe dhjetëra e dhjetëra burgje tjera qe edhe i lanë eshtrat   në ato burgje nga torturat serbe në saje të kësaj beteje të deri tashme  pason  biografia e Hamdi Ndrecaj Komandant" Panterin" sa për njoftim   !

-Hamdi Ndrecaj Komandant" Panterin"   rrjedh nga një familje   e fshatit Maqitevë, në komunën e Therandes  (Suharekës)  . Familja e tij ishte njëra ndër familjet  ma me zë   në historinë e re qe  i shërbeu atdheut  dhe Kosovës  martire  nga e cila do ti hyjmë në hak kësaj familje, po qe se nuk do ti publikojmë vlerat  e saj  përmes  heroit   të Kombit Besim Ndrecajt  që i fali kjo  familje  Kosovës,   në  ngjarjen e vitit 1995. Bëri  jehonë të bujshme në opinionin  kombëtar     dhe dridhi themelet e   Jugosllavisë    sllaviste. Po  paraqesim ne pika të shkurta   biografinë e djalit të axhës se  Hamdi Ndrecajt  qe   duke     qene  i pa thyeshëm  la  gjurmë    edhe të   Hamdiu që aso kohe ishte  fare  i brishtë , po pasoj frymëzimi dhe    ideali  për kombin   rezultojë edukatën e tij që ti  ndjek,  pas hapat e të parëve tanë  , po edhe të   Besim Ndrecajt krenaria e kombit!

Histori e dhimbshme  mbi  sakrificat e   lavdishme te heroit tone Besim Ndrecaj dhe familjes Ndrecaj.


Besimi u lind në fshatin Maqitevë të komunës së Suharekës (Therandës) më 10.05.1956. Ai u lind në kohën e aksionit të armëve, ku me dhjetëra patriotë që donin lirin për atdheun e tyre gjeten vdekjen nën torturat nga më mizorët nga xhelatët me shpirt djalli Tito-Rankoviç dhe sahanlëpirësit shqipfolës të tyre. Në vitin 1956 lindi Besim Nrecaj, fëmija i tretë më radhë nga të shtatë fëmijët e babë Ademit dhe nënë Meleqes, e cila vdiq duke lënë jetim pesë djem e dy vajza.
-Kishte një dashuri të madhe për arsimin, në vitin 1971 mbaroi me sukses të shkëlqyeshëm shkollën fillore ”Vladimir I. Lenini” në fshatin Mushtisht të Therandës, pra ai për 8 vite me radhë kishte udhëtuar nga fshati i tij i lindjes Maqitevë për në shkollën e Mushtishtit, ndërsa shkollën e mesme të gjeodezisë në Gjakovë e mbaroi po me sukses të shkëlqyeshëm në vitin 1975, andaj ai edhe shkruante poezi e prozë. Më të mbaruar shkollën e mesme punësohet në Drejtorin e Gjeodezisë të Suharekës -Therandës, ku me ndërgjegje të lartë kombëtare mbronte të drejtat e klasës punëtore shqiptare në atë organizatë punuese.
. Ka dëgjuar e ka lexuar pastaj për të kaluarën e popullit shqiptar që ishte përplot vuajtje, nga mizoritë e pushtuesve më të egër e më barbar të jugosllavo-serbo-malazezo-maqedone,  duke i pas   edhe  ne kujtim  Turqinë pushtuese. Njëkohësisht kishte dëgjuar edhe për qëndresën heroike të trimave Tahir e Nebih Meha, Rexhep Mala e Nuhi Berisha dhe së fundit për bashkëveprimtarin e tij Alush Kryeziun etj.

Nga këto ide të tij përparimtare, drejtori serb kërkon që Besimi ta lëshoj vendin e punës, pas një konflikti verbal me këtë drejtor serb. Besimi me një shufër të hekurit e sulmon drejtorin duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Për këtë në vitin 1978 Besimi është dënuar nga Gjykata Komunale për kundërvajtje e Suharekës.

Në vitin 1979 familja e Besimit shpërngulet nga fshati malor i Maqitevës në fshatin "Malësi e Re" komuna e Prizrenit. Në ndërkohë po atë vit ai merr ftesën për të shkuar në shërbim ushtarak në armatën shoviniste jugosllave në Divule të Splitit në Republikën e Kroacisë.

Qysh në fillim të shërbimit në atë burg kolektiv, Besimi bie ndesh me oficerët neoçetnik të cilët i bëjnë presion psikologjik rekrutit të ri shqiptar, me qëllim që ta thyenin shpirtin e tij tejet atdhetar. Oficeri serb me bindje çetnike i fut në konflikt me Besimin dy ushtar serb, por me guximin dhe forcën fizike që kishte ky shqiptar sy patrembur është përleshur me oficerin dhe dy ushtarë të tjerë serb, ku oficerin e lëndon rëndë duke e therur me thikë dhe ushtarët kanë pasur lëndime paksa më të lehta. Për këtë ai është dënuar me 21 muaj burg të rëndë në qelit e burgut të Lepogllavës në Kroaci. Gjatë qëndrimit në burg ai kalitët edhe më shumë dhe krijon bindjen e tij se në krijesën artificiale të federatës jugosllave shqiptarët nuk kanë vendin dhe sa më pare shqiptarët duhet të dalin nga Jugosllavia e kalbur.
Në vitin 1982 Besimi është liruar nga burgu i Lepogllavës së Kroacisë  dhe arrin në burgun e madh të quajtur Kosovë ku populli shqiptar i Kosovës ishte ngritur kundër Federatës Jugosllave dhe haptas po kërkonin Shtetin e tyre Shqiptar "Kosovën Republikë"! Po këtë vit Besimi arrin të punësohet në Organizatën Bujqësore Industriale në Shirokë në sektorin e gjeodezisë. Bishat çetnike jugosllavo-serbe dhe tradhtarët shqipfolës, po e mbanin nën vëzhgim të përhershëm, ishte viti 1982 ku forca të shumta të milicisë Federative Jugosllave nën masa të jashtëzakonshme dhune e terrori mbanin nën çizmen pushtuese shqiptarët e Kosovës.
- Ky nga aktivitetet e përhershme   ilegale nderoj  strategjinë me 28 nëndori të vitit 1987, Lëvizja ndërron formën e veprimtarisë organizative në Lëvizje Guerile: ”Shqipet e Lirisë”, formohet brigade 28-128, ku Besim Nrecaj emërohet komandant i Njësitit Gueril për Suharekë, ”Zjarri 002”, dhe merr pseudonimin “Forca”, ku maturia, trimëria, dhe konspiracioni ishin virtytet të larta për Besimin.
Viti 1990 situata në Kosovë sa vjen e rëndohet, ngjarja e nxënësve të helmuar nëpër shkolla fillore e të mesme, nga ana e aparatit represiv të çetnikëve serb, i ka tronditur mbar shqiptarët, dhe situata gjithnjë e më tepër po dilte jashtë kontrollit. Besim Ndreca me bashkëveprimtarët e tij të lëvizjes çlirimtare kishin deklaruar në shumë vende se do të hakmerreshin dhe se ky do të jetë edhe fundi i Serbisë.
Një ditë si ato ditët  e pararendëse që mbretëronin nën dhunë e terror, milicia serbe në Suharekë kishte planifikuar arrestimin e Besimit në Stacionin e autobusëve. Aksionin për arrestimin e tij e kishte marrë një epror i milicisë së Stacionit të Suharekës me dy milic të tjerë. Përpara i del eprori dhe e urdhëron të ndalet, pas tij veprojnë edhe dy milicët tjerë të cilët tentojnë t'ia vejnë prangat, por sa hap e mbyll sytë, Besimi me zhdërvjelltësinë e tij arrin ti largon dhe për pak sekonda arrin ti dorëzohen  milicët që ndodheshin përpara tij. Ishte ajo revolja e Besimit që i kishte dozuar këto bisha të mjera. Ai e kishte tani tërësisht në dorë situatën ku urdhëroi milicët e çarmatosur ti dërgoj në drejtim të Stacionit të milicisë së Suharekës dhe kështu ai po i thoshte eprorit të dorëzuar se nuk është lehtë me ja marrë shqiptarit armën nga brezi. Më pas kur ka arritur të Stacioni i milicisë ka kërkuar të takohet me komandantin edhe pse asnjëherë më parë se ka njohur, komandanti i milicisë i habitur nga kjo situatë, ku Besimi i është drejtuar me fjalët: ”… Merri këta këlyshët e tu dhe kurrë më të mos më dalin përpara, kësaj radhe t'i dorëzova të gjallë, por po tentuan të më dalin në një rast tjetër përpara s'ke për t'i pare kurrë më të gjallë…”. Kjo ngjarje ishte akti më sfidues për pushtuesin, pas ngjarjes heroike të 13 majit të vitit 1981 ku nga pushkët e Tahir e Nebih Mehajt.

Po këtë vit një ditë gushti të nxehtë vere, ai ishte në një dasmë shqiptare, ku kishte një numër të madh dasmorësh, flamuri kombëtar shqiptar valëvitej në krye të dasmorëve. Forca të mëdha të milicisë në rrugën magjistrale Suharekë – Prizren afër fshatit Gjinoc i ndalojnë dasmorët dhe më dhunë ua marrin flamurin, Besimi shkon në drejtim të milicëve dhe pas një kacafytjeje me ta, ua merr flamurin dhe ua kthen dasmorëve, dhe Besimi për ta u bë hero.
Kështu vitet kalonin njëri-tjetrin Besimi u gjendej në ndihmë gjithë atyre njerëzve që kishin nevojë për të.
Viti 1995 këtë vit kishte marrë hov aksioni ushtarako-policor për grumbullimin e armëve, një dhunë dhe terror i tmerrshëm si dhe duke luajtur me nderin e shqiptarëve, po ndodhte si në kohën e satrapit Tito-Rankovq të viteve 1955-56. Soldateska fashiste e diktatorit Millosheviq po i keqtrajtonte çdo ditë me dhjetëra shqiptarë. Po thuaja se të gjitha fshatrat e komunës së Suharekës dhe një pjesë të fshatrave të Prizrenit ishin për çdo ditë në shënjestër të këtyre bandave neoçetnike të Millosheviqit dhe Sheshelit. Njëri ndër më të egrit dhe më mizorët ishte krimineli dhe komandanti i postëkomandës së milicisë në Lubizhd të Prizrenit, Dragan Shoshkiq i ardhur me detyrë në Prizren nga qyteti i Pejës, ky kishte çerdhen çetnike në Sredskë të Reçanit, ai me vartësit e tij e mjerisht me ta ishin edhe disa shqipfolës që ishin shitur tek serbi e malazezi, po ushtronin në popullatën shqiptare tortura nga më mizoret, ku përdorej elektroshoku dhe dajaku i bejsbollit dhe tortura tjera më çnjerëzore.  Këta neoçetnik gjakpirës, përkrahej haptas nga dy kriminel edhe më famëkeq të komandave policore të Prizrenit, komandant Petroviqi me bashkëpunëtor të tij dhe ai i Suharekës komandanti Millan Shipka, kuptohet me urdhër të aparati shtetëror të Serbisë po bëhej ky terror tejet i egër ndaj shqiptarëve të cilët kërkonin të drejta dhe liri kombëtare.
Më 3 Maj të vitit 1995, në orën 9 të mëngjesit një togë milicësh me në krye Dragan Shoshkiqin, ia mësyjnë për ta bastisur edhe shtëpinë e Besim Nrecës në fshatin Malësi e Re të Prizrenit. Lidhur më këtë rast rrëfen bashkëshortja e Besimit, Sheride Daka – Nrecaj, me të cilën Besimi u martua në vitin 1983 dhe i la amanet asaj gjashtë fëmijë. Albanin, i cili edhe pse i ri mori pjesë në luftën çlirimtare në UÇK dhe UÇPMB, Albanën, Hekuranin, Arbnorën, Granitin, dhe Malësorin. Ajo rrëfen ngjarjen: ”Një togë milicësh të armatosur deri në dhëmbë dhe të veshur me jelek antiblumb erdhën në shtëpinë tone në orën 9 të mëngjesit të 3 majit të vitit 1995 dhe kërkuan Besimin. Unë i thashë Hekuranit shko tregoju se ai është në punë në Shirokë.
Dragan Shoshkiqi, ka marrë për detyrë të shkoj tek personi i shumë kërkuar Besim Nrecaj, në pretekstin e konfiskimit të armës, të cilën e barte pa autorizim dhe nuk e hiqte asnjëherë nga brezi, më pas Shoshkiqi dhe milic tjerë, shkojnë në OBI, në Shirok në vendin e tij të punës, duke njoftuar edhe njësitet tjera të stacionit policor të Suharekës e në veçanti komandantin e milicisë kriminelin dhe çetnikun Millan Shipka i cili ishte edhe anëtar i “Crna Rukës” së Beogradit. Sapo kanë arritur në Shirok në vendin e tij të punës milicia i ka njoftuar rojet për aksionin e  milicisë , ngase janë në dijeni se Besimi bart armë pa leje me vete. Ai është gjetur me kolegë të tjerë në vendin e punës. Shoshkiqi ka kërkuar me emër Besimin dhe ai është përgjigjur, më pas është kërkuar nga punëtorët të lëshojnë zyrën e Besimit, ata të gjithë kanë dale, në mënyrë të befasishme vepron Besimi, nxjerr revolen e tij dhe e vret komandantin Dragan Shoshkiq, duke i thënë:”… se atë që ke kërkuar e gjete tani eh biri i shkinës…”, dhe plagos rëndë zv.kom. e Millan Shipkës, Dragan Dobrosavleviqin. Besimi ua merr armët të dyve dhe më shpejtësi rrufeje largohet nga vendi i tij i punës.
Kjo tregonte se pushtetit represiv jugosllavo-serb u kishte dalur situata nga dora, anipse kjo makineri vrastare këmbëngulte se sistemi i tyre gjenocidist kontrollonte gjithçka. Kështu atyre më propaganda nuk po u shitej në Kosovë, këtë rrenë propagandistike ua kishte prishur Tahir e Nebih Meha, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, Alush Kryeziu dhe së fundmi Besim Nrecaj, i cili u kishte krijuar një situate rrëmuje në radhët e pushtuesit jugosllavo-serb. Edhe pse atë ditë të 3 majit ende nuk e kishin shpallur gjendje të jashtëzakonshme, por shtet-rrethimi dukej hapur në hapësirat e mbarë Kosovës. S'ishte më një pamje e zakonshme kjo për komandantin kriminel Petroviq dhe Shipka, ishte kjo një situatë, ku ata dhe zagarët e tyre ndjeheshin tërësisht të frikësuar, kjo frikë shihej tek surratet e tyre. Kjo situate e papritur kishte shthurur mitin e federatës jugosllavo-serbe e cila ishte bërë si një kull prej letre. Më të dëgjuar se Besimi e kishte vrarë komandantin e stacionit të milicisë së Lubizhdës, Shoshkiqin, ky lajm i papritur, e ngriti në këmbë gjithë aparatin shtetëror terrorist serbo-malazez, kudo nëpër rrugët e Kosovës. Dëgjohej zhurma e makinerisë së rëndë ushtarako policore. Realiteti ndërroi formën e vetë, ata pushtuesit terrorist jugosllavo-serb, që mburreshin se nuk kanë frikë nga shqiptarët, tani i kishte kapluar frika dhe paniku, u vra komandanti që kishte krijuar famë në ndëshkimin e shqiptarëve. Tani po vajtonin djalin e vetëm "cërnagori dhe cërnagorka", ata tani po e shanin dhe mallkonin Jugosllavinë e Titos-Rankoviqit e Millosheviqit!
Po këtë ditë të 3 majit, vëllai i Besimit Xhemajliu rrëfen: ”… Aty kah ora 12 me tu kthyer nga puna në shtëpi më vërsulën afërsisht 300 milicë, më torturuan mizorisht duke më kërcënuar se nëse nuk dorëzohet Besimi të gjithë Nrecajt do ti vrasim…”. Besimi kishte arritur ti takonte bashkëshorten e tij dhe fëmijët duke i sugjeruar ata që të shkonin në Grykoc të tezja Sabrie, duke ia lënë amanet fëmijët bashkëshortes së tij dhe niset për të shkuar në shtëpi me i marr armët që kishte. Por, aty ishte vë një rrethim i hekurt dhe ai pozicionohet në disa llagëme të Fusha e Thatë mbi fshatin Legjendë dhe priste që ti afroheshin ato mijëra forca të cilat kishin bërë një shtet rrethim të hekurt në të dy zonat Suharekë e Prizren. Për dy orë rresht Besimi kishte bërë një luftë të hapur dhe të ashpër afërsisht me mbi 3000 forca ushtarko-policore të armikut, tre helikopter ushtarak ishin afruar istikamit të Besimit për ta zënë të gjallë, por trimit i punon fati dhe arrin ta plagos pilotin e njërit nga të tre helikopterët dhe ata mezi arrijnë të shpëtojnë, por nga dy helikopter të tjerë mitralohet nga lartë istikami i Besimit, zbrazin breshëri plumbash, por ama edhe Besimi zbraz plumbat nga armët e tij dhe qëllon pa mëshirë mbi gjakatarët pushtues dhe më në fund aty kah ora 15, Besimi bie heroikisht në fushën e nderit, duke luftuar si hero i vërtetë i legjendave tona shqiptare, luftoi një zemër heroi me mbi 3000 mijë ushtar e milic serbo malazez e me hafijet shqipfolës!

Më 5 Maj 1995 vargu i gjatë i mijëra pjesëmarrësve në kortezhin funeral, me dhjetëra kurora e buqeta lulesh ishin tubuar në fshatin Legjendë për ti dhënë lamtumirën e përjetësisë Besim Ndrecës. Trupi i tij mbështjellur me flamurin kombëtar shqiptar, po kalonte rrugës për në varrezat e Malsisë së Re, pranë tytave të shumta të forcave armike.
Në shtratin e tokës Shqipëri që aq shumë e deshi Besimi,u lëshua trupi i heroit, i mbuluar me buqeta lulesh që mbuluan me dheun e tokës mëmë heroin e pavdekësisë Besim Nrecën me te cilën u solidarizuan me mijëra njerëz  duke e ndihmuar  po edhe  nga diaspora shqiptare,  ku po i  sjell dëshminë  nga  klubi ynë SHKSH " Kadri Zeka"   në  rrethin e Shtutgardit në Nurtingen,  një ndihmë  solide  prej 1000 markave te atëherëshme   që i pranoj  Shehride  Ndrecaj shoqja e të  ndjerit nga Arban Hoxha .



Fletë dëshmi mbi  ndihmat   dhe solidariteti  me këtë familje  nga Diaspora shqiptare ,
klubi "Kadri Zeka  " nga Nurtingeni-Shtutgard.

Në shenjë respekti,  në vitin 1995,dhe te shqetësuar  me kryetar Xhafer Leci ,Arban Hoxha nënkryetar, Bedri Islami sekretar dhe Hajrullah  Matoshi arkëtar, Ndihma të tilla  ishin  anembanë diasporës.
Kjo ishte   historia  e familjes Ndrecja ,qe  kombit i dha   bijtë e vet  luftëtar  në mesin e tyre edhe  Hamdi  Ndrecaen legjendë e gjallë qe u përbuzën nga  bashibozuket   aksidental që gjenden sot  në qeverinë e Kosovës dhe i mohuan shërimin dhe ndihmën     hallexhiut,  Hamdi Ndreces!... Andaj   Lufta e Kosovës   e pa shmangshme   sipas  operacioneve antishqiptare serbosllave ,  kjo familje   nuk ju nda   synimeve për ta çliruar vendin  dhe   nga kjo familje  ju bashkangjten     luftës se  lavdishme të UÇK-së me dhjetëra  luftëtar ,   ku po e veçojmë Hamdi Ndrecaj Komandant" Panterin" po kësaj familje atdhetare.
  
Portret i  punuar  i heroit të popullit nga  artisti-piktor    Sylë Muja  Besimn Ndrecaj nga
Zvicra dhuruar  familjes Ndreca.



Hamdi Ndrecaj Komandant" Panterin" po i kësaj familje atdhetare.  Edhe  ky  ka lindur me 31.01.1969, në fshatin Maqitevë, komuna e Therandës, shkollën fillore e ka  kryer në fshatin Mushtisht, dhe qe ne klasën e 8-te të shkollës fillore ka ra ndesh me regjimin serbo- jugosllav.  Ndëshkimi ishte largimi nga shkolla. Hamdiun e detyruan të shkoj në shkollën e fshatit Bukosh për ta mbaruar pjesën e mbetur, në atë kohë shpërndante  materiale, fletushka  me përmbajtje  nacionale qe pushtuesi i quante armiqësore dhe antijugosllave. Ishte në atë kohe në bashkëpunim me Fadil Ndrecajn  dhe Ali Botushen  i cili veç ishte në burg aso kohe ne vitin 83-të. Familja ra ne sytë e pushtetit gjë që zullumi kundër  tyre vazhdonte edhe pas   betejës   se Besimi Ndrecës    siç cekëm edhe ma lartë.   Familja u detyrua të  shpërngulem për në Ferizaj, ndërsa pjesëtaret tjerë te familjes ngeli në Malësi te re të Prizrenit. Si qellim i thyerjes se kësaj familje  edhe fizikisht , por morali   i kësaj familje sikur  e   indoktrinoj  luftëtarin  e tri luftërave  zotin Hamdi Ndrecajn, të  jetë në ballë të betejave   për   tokat shqiptare.
Në Ferizaj mbaroj  shkollën e mesme dhe ne vitin 88-të, ra në burg, si i burgosur  i  FB. 
Një pjesë të burgut e mbaroj  në Leskovc, pjesën tjetër në Dubarvë.
Gjithsejtë me 24 muaj burg, pas mbarimit të burgut  ju ngushta  ekzistenca dhe veprimtaria  e tij kundër pushtuesit. Atij si mbeti ma hapësire veprimi dhe u detyrua të shpërngulet nga Kosova në Kroaci dhe regjistroi fakultetin teknik, në Zagreb. Nuk pati fat, se veç filloj sh'thurja e asaj "PIS JUGOSLAVISË" në atë kohë. 

Nga Zagrebi iku  ne Buje dhe Piran  i cili  u aktivizua si aktivist i HDZ, në Kroaci  siç vepruan një numër i madh  shqiptarësh  qe ma në fund  u  keqpërdoren nga  pushteti i Kroacisë qe  edhe sot ka djem shqiptar,  nëpër burgje  si përgjegjës   gjeja      mbi( gjenocidin   kudër serbëve),  njëri ndër ta  Zenel Krasniqi i arrestuar nga Interpoli në  qytetin e Shtutgardit të Gjermanisë dhe nuk dihet fati i  tij   se sa vite  u dënuar!?...
Mirëpo gjithnjë duke parë jo perspektivë, Hamdiu  emigroj në Gjermani ku qëndroj  gjerë m e 27 nëntor të vitit 98-të, kur thirri zëri i atdheut   për ti dal zot Kosovës. Kryesisht  ai qëndroj në qytetin Hof  afër Munihut   në Republikën e  Baiernit. Edhe se e kishte   statusin e rregulluar   e lëshoj Gjermaninë  për t'u  kthyer në frontin e luftës në Kosovë. 

Hamdi  Ndrecaj komandant "Panteri" në frontin e  luftës  në Kosovë  nga e cila    tyta e pushkës së
   tij do ti vras ata të pa shpirtit  uzurpatorë e   vendeve   qeveritare dhe si dhanë ndihmë  luftëtarit
  dhe  çlirimtarit të Kosovës  pjesëmarrës  i  4  luftërave!

Hamdi Ndrecaj   në Kosovë  u  angazhua në brigadën 138-të njësiti mburoja me zjarr, si ushtar i cili morri me dhjetëra here    aksione    frontale kundër   pushtuesve që  dha  kontribute të mëdha  në Kosovë deri në mbarimin e luftës. Ai lente përshtypje të shokët  edhe në ngritjen e moralit,   ku ishte    zona ma e zjarrtë   me forcat çetnike, ju paraprinte   luftëtareve tjerë,   gjë qe    trimëria e tij  ishte evidente kudo. 



64523_4467908701179_1923987827_n


Hamdi  Ndrecaj komandant "Panteri" foto me shokët  e vet.


Pas përfundimit të luftës e Kosovës  ai  me një përgatitje profesionale të luftëtarit  dhe i frymëzuar  për lirimin e tokave  shqiptare nga çizmja e sllavëve  maqedon vazhdoj veprimtarinë e vet .    Ishte   organizator   për luftën në Iliridë, në "UÇK-ën "( Ushtrinë Çlirimtare  Kombëtare) në Maqedoni.  Ka qenë njëri nga bashkë themeluesit  e saj .  Ka shërbyer nga 14 marsi gjerë në marrëveshjen e kornizës së Ohrit, si komandant operativ i korpusit  të tretë dhe komandant i përgjithshëm për intervenime të shpejta, pas rënies se dëshmorit, komandant "ROKI", nga Kopernica e Kamenicës. Hamdi Ndrecaj ka marrë postin e tij si komandant operative i batalionittë parë  në Brigadën  112 ,   gjerë në mbarimin e Luftës  në Maqedoni.



Luftetari  Hamdi  Ndrecaj komandant "Panteri" foto me shokët  e vet tashme  një luftëtar  
me përvojë   në  pikat  strategjike duke mbrojtur vendin !



Ka shërbyer në UÇK në 2001 si komandant të Mujdin Aliu. Hamdi Ndrecaj komandant "PANTERI" e ka udhëhequr atë njësit i cili vepronte ne rajonin e Tetovës dhe me gjënë .Ishte i shquar  dhe i  nderuar nga bashke luftëtaret dhe qytetarët dhe të
gjithë bashkëkombësit .Për heroizmin e pashoq gjatë betejave të një pas njëshme përfitoj  një respekt të madh  në popull, po edhe në  spektrin ushtarak. Meritat dhe rezultatet e tij ishin  për ti admiruar dhe  komandant Panteri kishte  shprehur edhe mospajtimin dhe mosmarrëveshjeve  me disa anëtar të shtabit te përgjithshëm te USHTRISE ÇLIRIMETARE KOMBETARE .Ky këmbëngulte dhe nuk dëshironte qe marrëveshja e Ohrit të firmosej nga Shtabi i përgjithshëm, mirëpo pas disa trysnive kishte pranuar një marrëveshje te tillë, por vetëm në formën e një armëpushimi të qëndrueshëm .Komandant Panteri ka disa intervista  qe  u transmetonin në televizionet me prestigjioze te EU dhe botës . Shumë  botime ne gazetën tetovare FAKTI janë të arkivuara . Dy ditë para se te përfundoj lufta u plagos në kokë dhe i  theu dy brinje  po morri edhe plagë te rënda në krahun e majtë gjatë përplasjes në luftime në vendin Drenovc të Tetovës, ishin plagë  qe po  i kushtojnë shumë e shtrenjtë  sot  komandant Panterit në mungesën e kushteve  për shërim...




Ka shërbyer në UÇK në 2001 si komandant të Mujdin Aliu. Hamdi Ndrecaj komandant "PANTERI"
e ka udhëhequr atë njësit i cili vepronte ne rajonin e Tetovës dhe me gjënë!


  Ai pas kësaj lufte ,   ishte edhe  pjesëmarrës  në Luftën e  Preshevës  i cili as njëherë nuk ju nda aspiratave tona për çlirimin e vendit nga e cila  sot  ai është i zhgënjyer   në klasën politike në  te gjitha trojet shqiptare nga lidershipat  ,që   në    kohë paqe e rrezikojnë  tokën tonë të  përbaltet   akoma nga    armiqtë shekullor, ku si rast konkret është edhe   gjendja ma e re në Maqedoni që   shqiptarët  po   torturohen e vriten në tokat e veta  nga  uzurpatorët sllav , apo edhe rasti i Mitrovicës  qe  është një folklor  politik  edhe nga  faktori  shqiptar, pos ati serb!


Hamdi  Ndrecaj komandant "PANTERI"
Pra  me thirrjen e kushtrimit në Kosovë dhe Iliridë - Hamdi Ndrecaj, apo siç njihej me mirë Komandant Panteri ishte kyçur  në radhët çlirimtare për liri dhe bashkim në betejat kundër soldateskes karpatiane, duke luftuar fyt për fyt me bishat e egra djallëzore për të mbrojtur dhe  çliruar tokat tona shqiptare. Komandant Panteri – Hamdi Ndrecaj ishte çdo here aktiv aty ku u thirr kushtrimi për çlirim e liri, duke filluar nga lufta e Kroacisë, Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare 2001 ne Iliridë ne zonën e Tetovës.  Hamdi  Ndrecaj  nga  gjykatat sllavo maqedane është i dënuar politik në mungesë me burg kohëzgjatje  prej 22 vjetësh.

Hamdi  Ndrecaj   gjithnjë ne gatishmëri  për ta mbrojtur vendin nga agresoret sllav!

Hamdi  Ndrecaj  ka 4, fëmijë  të rritur  në shkolla .Dy  janë në fakultet ,një në shkollë të mesme  dhe një në shkollën  fillore, i pa punë i braktisur   i përbuzur nga  njerëzit kompetent në Kosovë  Maqedoni dhe  në Shqipëri? Nga pasojat e  plagëve   i  lartpërmenduri   përfitoj    sëmundje   kronike  qe u bë alarm në zemrat tona   nga e cila  dita ditës po  i rrezikohet jeta  qe tu përballoj dhimbjeve  të pa mëshirshëme, andaj bëjmë apel në te gjitha instancat e lartpërmendura  dhe qytetar qe ta ndihmojmë komandantin tonë me ndihmën  aq sa keni mundësi, po edhe  nga organet   kompetente qe  u përballë  me injorance kërkojmë përgjegjësi  , kush janë ata  i din   komandant Panteri   ne saje të kësaj shtrojmë    kërkesë - apel për ndihmë:
TA SHPETOJMË JETËN E KOMANDANTIT TE NDERUAR, KOMANDANTIT TONËHAMDI NDRECAJ – PANTERI:

Gjendja shëndetësore e Hamdi Ndrecaj – Komandant Panteri është e përkeqësuar vëllezër shqiptar dhe vullnetmirë, ndihma e juaj sot lypset-kërkohet për luftëtarin e lirisë i cili vuan nga një sëmundje e rëndë shëndetësore është duke u trajtuar pranë Qëndresë Klinike Universitare të Kosovës –Prishtinë.
Lutën të gjithë ata të cilët kanë mundësi, që sado pak me mjete financiare të ndihmojnë Hamdi Ndrecaj – Komandant Panteri, të kenë respekt për nderë të sakrificës së tij që e bëri ai për çlirim dhe bashkim të Kosovës dhe Trojeve Tona Etnike. Neve na kërkohet të kemi mëshirë,nderë,mirëkuptim, humanizëm për luftëtarin e lirës z.Hamdi Ndrecaj të cilët falë këtyre burrave jetësojmë "lirinë në Kosovën Shqiptare ajo qe është".  Pra sot këta burra na bëjnë të jetojmë të lirë dhe me dinjitet. Zoti i Bekoftë të gjithë ata qe shtrijnë dorën dhe i dalin në ndihmë z.Hamdi Ndrecajt i cili "o sot o kurrë" ka nevojë për neve .
Gjendja  aktuale shëndetësore e komandantit është shumë e dobët dhe ai më shumë se kurrë ka nevojë që populli i  tij ti dalë në ndihmë në mungesën e organeve kompetente  ti japin ndihmë ,tani qe janë  në gjahun e  plaçkës   dhe korrupsionit  që  e  injorojnë  arterien e  bazës kombëtare,  nga e cila  herëdokurdo  duhet  të japin llogari pranë këtij populli ,njerëz të pa ditur që   janë në ballë të shumë institucioneve!.

Lutën të gjithë ata të cilët kanë mundësi, që sado pak me mjete financiare të ndihmojnë Hamdi Ndrecaj - Komandant Panteri.
Përmes këtij shkrimi  e falënderoj edhe   spitalin   austriak , AKH  në qytetin e Linzit të  i cili gjeta  përkrahjen   e shërimit të Hamdi Ndreces ,duke ju falënderuar   dy aktivisteve  dhe   njerëzve human shqiptar, qifti bashkëshortor  zonja Adriana  dhe zoti  Nasr Sherifi  bashëkvendas të mi nga Dabisheci  i  Gallapit (Gollakut)  me projektin e tyre¨Edhe unë kam drejt shërimi¨ qe është parapare për ti ndihmuar të varfrit dhe invalid e luftës nga Kosova që në saje të  veprimtarisë se këtij  qifti  bashkëshortor  , organet  austriake  janë zotuar se do ti ndihmojnë  20 pacient kosovar  në vit.
Rrëfimi im të  zoti  Hamdi  Ndrecj ,  se unë  e gjeta lidhjen  dhe   duhet ti  përktheni  dokumentet  ne gjuhen angleze ose  ne atë gjermane  për  diagnozën  e sëmundjes tuaj  ai mu përgjigj.
-I nderuar miku Asllan Dibrani  je shume i nderuar,  por   unë kam harruar që ta them se unë    kam një fletëarrest ndërkombëtar  nga Interpoli  i lëshuar nga Maqedonia , ku  mbeta i shokuar,  prandaj shansi i  fundit të dashur  miq,  e vëllezër dhe motra, intelektual , bashkëluftëtar   ju njerëz  qe   keni ndërgjegjeje e pastër  që gjendeni  në Qeverinë aktuale  në të tri shtetet      ndihmoni     Hamdi  Ndrecajn përmes   edhe një euro të juaj ,  jeta e tij do të shpëtoj, përmes këtyre kontakteve  mesa vijon:
Kontaktet për informata  janë ma poshtë:


1.Tel. i Hamdi Ndrecajt  drejtpersedrejt:
00377-44727393
Email adresa ndrecaj40@hotmail.com


2.Asllan Dibrani Gjermani
Tel. 0049 - 711/54065201  
      0049 - 711/81477553
Mobil:   0049- 172/ 134 91 96
Mobil: 0049- 179/ 501 74 84

3. Sylë Muja Zvicër
Tel. 0041763240558 
 0041 919701645

Kontonummer  i djalit të  Hamdi Ndrecajt i Dardanoit  është  si ma posht:
 Account number: 13-04-0030039.62
Address of beneficiary: SHTIME
City: SHTIME Country: Kosovo
Bank name: Bank for Business
Address of the bank: str. UÇK, 41,
City: Pristina, Country: Kosovo
 ________INTERMEDIARY BANK___________
56A :Intermediary Bank Bank
Name: :DEUTSCHE BANK A. G.Frankfurt am Main, Germany
SËIFT: :DEUTDEFF
Account No. :DE8950070010093600580057A: :
BUNSRS21XXX:
BANK FOR BUSINESS:PRISHTINE KOSOVE:UÇK STR,41 :10000 PRISHTINE:KOSOVE
 -Letërthirrje -apel dhe reagim  të hapur organeve  shtetërore   në tri shtetet shqiptare, nga Asllan Dibrani ,ish i burgosur politik, gazetar dhe publicist  anëtar i kryesisë se "Lidhjes së "Shkrimtarëve Artistë dhe Krijuesve  Shqiptar në Gjermani" veprimtar shumëvjeçar dhe humanist.

“FLAMURI NE DEÇIQ” I PALOK TRABOINIT




Një libër me dëshmi historike për Kryengritjen e vitit 1911
 Në kuadrin e 100 vjetorit të pavarësisë vjen në botim libri “Flamuri në Deçiq” me autor Palok Traboini (Gojçaj). Gjithçka që ka të bëjë me krijimet e Palok Traboinit janë botuar pjesërisht më parë apo kanë mbetur në dorëshkrim dhe i takojnë viteve 1908-1911. Libri përfshin katër kapituj që paraqesin aspekte të ndryshme të krijimtarisë e të jetës së këtij autori që gjithashtu ka qenë një veprimtar i njohur në vitet e pavarësisë si  gazetar, mësues e si luftëtar. Ai ka qenë sekretar i Ded Gjo Lulit dhe i ngarkuar prej tij ka sjellë përmes Dalmacisë flamurin e porositur në Vjenë nga Alardo Kastrioti për kryengritësit shqiptarë të Malësisë së Veriut, flamur ky i njohur nga fotografia e Marubit fiksuar me emrin Flamuri i Deçiqit apo ndryshe Flamuri i Ded Gjo Lulit.
Kapitulli i parë përfshin veprimtarinë e Palok Traboinit si një ndër publicistët e parë të  pavarësisë me shkrimet në gazetën “Bashkimi” të Dom Ndoc Nikës, duke përshirë artikuj e kryeartikuj. Ndër to ka shkrime si “Lidhësia forcon kombin” në të cilën kërkohet një unitet kombëtar për të patur përparim në mes të kombeve të tjerë të Europës, shkrime mbi ilirët e pellazgët që evokohen qëllimisht për të ngjallur krenarinë si komb i lashtë, për përhapjen e arsimit e të dijes në popull apo edhe për plagën e thellë shoqërore të gjakmarrjes.
Në kapitullin e dytë me dorëshkrime shkollore vijnë të përkthyer nga frëngjishtja disa prej shkrimeve që mbajnë vitin 1908 si ai për Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, për Washington-in, Ligurkun si dhe disa ngjarje nga jeta në shkollën e mesme teknike italiane në Shkodër ku ai ka qenë student.
Padyshim interesin më të madh e ka poema “Lufta e maleve” e shkruar në Prizren në vitin 1911, në të cilën ai duke qënë pjesmarrës aktiv në Kryengritjen e Malësisë së Madhe e përshkruan këtë ngjarje të madhe historike me rreth 1700 vargje. Një poemë epiko-historike me ngjarje dhe heronj realë.
P.Traboini me Ded Gjo Lulin dhe At Gjergj Fishten

Padyshim kjo poemë veç vlerave artistike ka një rëndësi të veçantë se është shkruar nga një njeri që i ka parë ngjarjet me sy dhe ka qënë vetë në të gjitha betejat e zhvilluara. Aty gjen emra personazhesh historikë që nga Ded Gjo Luli, Nik Gjelosh Luli, Kol Ded Gjo Luli, Deli Meta, Mirash Luca, Tom Nika, Ded Preci, Gjelosh Gjoka e të tjerë. Por i thuret hymn edhe trimave që bien e ndër ta Kol Marash Vatës, Gjon Ujk Çekut e trimave të tjerë të rënë për liri.


Moment të veçantë në poemë zë ai kur Ded Gjo Luli u kërkon djemve të shkojnë e të vënë flamurin e Skënderbeut në maj të Bratilës së Deçiqit.





Shkrimet e studiueve Hamit Boriçi, Fran Camaj, Gjovalin Shkurtaj dhe Fatmir Terziu mbi disa tipare tipare të publicistikës dhe analiza të poemes historike të Palok Traboinit përbëjnë kapitullin e tretë të librit “Flamuri ne Deçiq”.

Kapitulli i katërt vijon me dëshmitë e ish-nxënësve dhe bashkkohësve mbi  veprimtarinë e mësuesit dhe luftëtarit të dy luftrave kombëtare duke përfshirë dhe luftën e Koplikut 1920, Palok Traboini e në vazhdim kujtimet e të birit Kolec Traboini, i cili, anipse i mbetur jetim që në moshë të vogël, nëpër vite ka arritur të mbledhë plot materiale e fakte mbi jetën e prindit të munguar. Shënimet e birit për Atin mbajnë titullin “Një kërkim që fillon e nuk mbaron kurrë”.

Libri mbyllet me një album fotografik të nxjerra nga Fototeka Marubi ku Palok Traboini shihet bashkë me Ded Gjo Lulin e krerët e Malësisë që në vitin 1908,  në mes të një grupi të vogël që Kel Marubi e ka shënuar “Disa luftëtarë të Deçiqit”, një foto tjetër ku Palok Traboini  është bashkë me At Gjergj Fishtën, At Anton Arapin, At Benardin Palaj,  At Martin Gjokën, At Marin Sirdanin, Simon Rrotën, Kol Gurashin, Kolë Kamsin, Ndue Palucën e të tjerë si trupa mësimore e shkollës së fretënve në vitin 1924. 

Dëshmitë që sillen në këtë libër plotësojnë një kuadër të munguar të ngjarjeve historike të Kryengritjes së Malësisë së madhe 1911, por edhe sjellin në vëmendje një figurë atdhetare të lënë në heshtje, publicistin, poetin, mësuesin e parë të Malësisë së Madhe, sekretarin e Ded Gjo Lulit dhe luftëtarin e flamurtarin e Deçiqit - Palok Traboini

Burimi:http://paloktraboini.blogspot.com/.

Atanackovic: Pupla dhe gjak


Artisti e pedagogu serb, Dejan Atanackovic, flet në Firence për aktorin e madh
“Imazhi i Bekim Fehmiut është ai i një legjende”

Nuk e meritoj të flas në inaugurimin e kësaj ekspozite dedikuar Bekim Fehmiut, në cilësinë e një njohësi të punës së tij. Sepse, përkundrazi, për mua imazhi i tij është ai i një legjende, i një fytyre të fëmijërisë, i një simboli “pop” të adoleshencës sime. Në fakt, ne dinim pak për të asokohe. Dihej se gjendej në ndonjë cep të botës duke ndjekur karrierën e tij ndërkombëtare dhe se rrethohej, si në një ëndërr, nga emra të mëdhenj, si Jon Huston, Ava Gardner, Dirk Bogard… Ky është kujtim i atyre kohëve, kur TV-ja ecte më ngadalë, por shumë më me seriozitet; kur flitej për kinemanë, duke transmetuar cikle të plota të një regjisori apo të një aktori dhe duke dhënë fragmente të tërë filmash pak a shumë të njohur. Madje, më së shumti filmat bëheshin të njohur fillimisht nga këto fragmente (jo nga trailer-ët publicitarë, si sot) dhe vetëm më pas i shihnim të plotë. Një skenë që kujtoj ta kem parë shumë herë në televizion, kohë përpara sesa ta shihja filmin e plotë, ishte nga “Skupljaci perja” [Mbledhësit e puplave) i Saša Petrovic.


Në atë skenë shohim një Bekim Fehmiu tragjik e në vuajtje, që bie në një trishtim të pafundëm dhe që përplas ballin e duart mbi gota të thyera, duke u çarë e gjakosur keq; i gjithë filmi pastaj luan me imazhin e gjakut që kontraston fort me atë të puplave. Janë dy materie: njëra e një peshe të pamatë dhe tjetra e një lehtësie onirike. Puplat të njollosura me gjak janë një kontradiktë par excellence, një kontradiktë që në të gjithë natyrën nuk shfaqet me aq vërtetësi sa në natyrën njerëzore, në variacionet e saj absurde dhe të rrezikshme. Sepse njeriu është vetëm pjesërisht një qenie natyrore, fati i tij është shënjuar prej kohësh të zvarritet në labirintet mbytëse të konstruksioneve të tij, të produkteve dhe të hijeve të tij të shumta. Njeriu është bërë një produkt dhe duket se Bekim Fehmiu, një ditë të jetës së tij, vendosi të tërhiqej nga ky produkt. Kujtoj mbi të gjitha shikimin e tij, një shikim i fortë dhe i trishtë, që ne asokohe na hiqte çdo kuptim dallimi nacional apo etnik. Ishte ai, së bashku me të mëdhenj të tjerë, si Rade Šerbedzija, Ljuba Tadic, Radko Polic, Relja Bašic - që recitonin në skenën e atij teatri që e quanim "Jugosllavia", i cili dinte të kalonte me lehtësi nga heroikja tek erotikja dhe nga ideologjikja te komikja. Ishte e qartë se herët a vonë - e thoshin shumë këtë - do t'i vinte radha edhe tragjedisë.



Në shtëpinë time thuhej gjithmonë se do të kishte luftë. Por, këto figura, – aktorët, muzikantët jugosllavë kultura “e lartë” dhe “pop” e viteve 80 – mua ma bënin krejtësisht të pabesueshme realizimin e kësaj profecie. E megjithatë, lufta ndodhi. Bekim Fehmiu thotë në shkrimet e tij: “Këtu nuk mbyllet jeta pa të paktën dy apo tri luftëra”. Nuk e di nëse luftërat e viteve ’90 do të jenë të fundit në jetën time. Erdhën me radhë: Sllovenia, Kroacia, Bosnja, Kosova dhe e vetmja gjë e pranueshme që kishin ato qe se ne i humbëm ato të gjitha. Nuk e di se si do ta kisha pranuar një fitore. Në fund të viteve ’90, ndoshta mund të ma sillte rasti ta takoja Bekim Fehmiun. Banonte në një zonë afër shtëpisë sime. Sillesha shpesh andej nga Qendra e Dekontaminimit Kulturor, ku disa beogradas shkonin për të mos u çmendur apo për t’u çmendur së bashku. Por, nuk e takova kurrë. Në të vërtetë, siç munda të vija re asokohe, intelektualët dhe artistët jugosllavë i ruajtën kontaktet edhe gjatë luftës: ekzistonte një rrjet normaliteti, sado që shumë i brishtë. Normaliteti – kjo fjalë kyç, befas u bë kaq e çmuar. Por për ta jetuar nuk ishte e mjaftueshme të ishe një intelektual apo një artist. Sa shumë prej tyre ranë në meskinitetet dhe interesa private, duke u përlyer me gjak dhe llum. Edhe sot ekziston harta e normalitetit, një rrjetëzim i qyteteve të Jugosllavisë së asaj kohe, por është pak i dukshëm dhe i kuptueshëm për qytetarin e zakonshëm. Në Beogradin e viteve ’90 ndryshuan gjuhët, fytyrat, shikimet, deri edhe trupat. Nuk mund të rrihej më dhe kështu iku shkrimtari, aktori, muzikanti, miku, i panjohuri. Pak nga pak, Beogradin na e vodhi një provincializëm ambiciozësh me dhëmbë të mprehtë, një periferi që zaptoi qytetin, duke e kthyer këtë vetë pastaj përfundimisht në periferi, në një zgjatim të madh të abuzivizmit, të mungesës së rregullave. Me rënien e Miloševic-it u duk sikur u rivendos normaliteti. Befas, në televizionin që ndërkohë ishte bërë i shpejtë, filluan të shfaqen fytyra të njohura, miq që thoshin gjëra me kuptim. Por, kjo zgjati pak. Ndoshta Bekim Fehmiu e ka konsideruar atë vit, 2001-shin, si vitin e një fillimi të ri dhe prandaj vendosi të botonte autobiografinë e tij, që e kishte shkruar prej kohësh. Kur e pyetën: Pse tani?, ai u përgjigj: “Askush nuk e di në të vërtetë se pse lind, apo pse lind në një vend të caktuar. Lind dhe kaq”. Nuk fliste me shumë gazetarë dhe, kur fliste, recitonte shpesh poezinë e Dušan Vasiljev-it “Njeriu këndon pas luftës”. Një tekst i hidhur që një aktor i zoti e reciton i pushtuar nga ndjenja e turpit, e pafuqisë, e një habie të thellë me vetveten, me rënien e padurueshme që ka pësuar. Vasiljevi ishte vetëm 24 vjeç kur vdiq. Vitet e tij qenë ato që shoqëruan fillimin e shekullit XX, të cilit Bekim Fehmiu dhe ne së bashku me të i pamë fundin absurd. Një shekull gjaku dhe puplash. Në librin e tij “E ndritshmja dhe e tmerrshmja”, Fehmiu flet edhe për një të kaluar jugosllave, ku gjen pak trëndafila e lule – sa për të hequr çdo iluzion mbi faktin se ajo ka qenë një periudhë pa paragjykime. Nuk ishte kështu as koha përpara tragjedisë, që na duket si ajo më shembullorja e më pak e kritikueshmja. Ai kujton me shije të hidhur, se si presionet politike, me gjithë suksesin dhe popullaritetin, i kanë hequr çmimet më prestigjioze. Megjithatë, ai ka jetuar si jugosllav dhe besoj si jugosllav i bindur, duke e ditur se çdo teatër ka prapaskenën e tij dhe se përpara publikut të magjepsur zhvillohen gjithmonë së paku dy shfaqje, ndër të cilat vetëm njëra duket. Këto dy shfaqje, tek e fundit, mund të ndryshojnë shumë në cilësi, por ajo që mbetet e rëndësishme është të jesh gjithmonë recitues i asaj më të mirës. Dhe janë ata të recitimit më të mirë që na kujtojnë Jugosllavinë. Së fundi, meqenëse jam këtu, dua të them edhe diçka. Nuk duhet t’u besojmë atyre që thonë se luftërat në Jugosllavi i kanë bërë popujt, etnitë, dhe aq më pak fetë dhe ideologjitë. Nuk ishte kështu. Dhe as duhen mistifikuar konfliktet që ndodhën duke e lidhur apo zgjidhur gjithçka me interesat ndërkombëtare të fuqive botërore. Nuk ishte kështu. Është shumë, po, banalisht shumë më e thjeshtë: ishte një hakmarrje e njerëzve pa talent. E atyre të prapaskenës, që nuk dinin të bënin gjë tjetër veçse të fshiheshin, të cilëve u shfaqej përpara syve Sarajeva, Dubrovniku, Vukovari, Mostari dhe këta qytete, islame, austro – hungareze, veneciane ishin për ta prova e tmerrshme se nuk do të arrinin kurrë ta kuptonin botën në bukurinë dhe brishtësinë e saj më të thellë. Dhe prandaj qëndronin prapa kuintave, duke i dëgjuar duartrokitjet që u dedikoheshin të tjerëve me urrejtje në gjak.

Dejan Atanackovic

Përktheu nga italishtja Fatos Lubonja



“E njoha Shqipërinë të mbytur në gjak”

Një popull "nobel"


Trimëria e shqiptarëve nuk njeh kufi. Ata e përballojnë vdekjen dhe torturën pa asnjë hezitim. Fjala e tyre një herë e dhënë është më e shenjtë se betimi i dhënë te popujt e qytetëruar. Mikpritja e tyre s’ka të krahasuar. Ajo nuk pushon deri sa të mos ngelë gjë për të ndarë e për të dhënë.

Shqiptarët trashëgojnë pamundësinë për t’i fyer në nder. Kjo është një praktikë e përjashtuar, sepse po i fyeve do të përballosh në mënyrë të detyruar larjen e hesapeve me gjak.

Bajroni i ka bërë homazhe kësaj race shqiptare pse e njohu personalisht dhe jetoi midis këtij populli. Respekti për moshën është një nga karakteristikat e shqiptarëve. Ata janë korrektë, të dashur kundrejt tjetrit dhe reciprokisht të sjellshëm. Në momentet më të rënda ata janë plot respekt për superiorët e tyre. Ata zbatojnë urdhrin e tyre me saktësinë më të madhe. Fjalët e tyre dhe sjellja e tyre shoqërohen nga dinjiteti.

Siç kemi thënë më përpara, një fyerje ndaj tyre riparohet në mënyrë shumë të tmerrshme. Nuk lejojnë servilizmin, lajkatarinë ose mosobligimin në një punë që jepet fjala. Mikpritja gjen shprehjen më kuptimplotë në Shqipëri. Një fyerje që i bëhet një mysafiri kap jo vetëm të zotin e shtëpisë, por gjithë fisin. Ai që vret mysafirin dënohet nga fisi dhe vdekja e tij është e paevitueshme.

Shqiptarët janë të fuqishëm. Gegët e Veriut janë më të lartë në trup se sa toskët e Jugut. Ata janë gjithashtu më të rëndë, më kokëfortë dhe më këmbëngulës. Një shkrimtar kur flet për malësorët shqiptarë i krahason ata me drerët e malit që hipin në shkëmbinjtë më të thepisur dhe ecin nëpër ta, pa pasur frikën e rënies nëpër humnerat më të llahtarshme dhe asnjë i gjallë s’mund të futet atje pa ekspozuar humbjen e jetës. Besa ose fjala e nderit për shqiptarin është institucion i shenjtë. Një fjalë e dhënë, pa e detyruar tjetrin, e shoqëruar me besë, duhet të respektohet me çdo kusht dhe s’merret parasysh asnjë rrethanë. Një udhëtar i pajisur me besë gëzon mbrojtjen e të gjithëve, ai është i shenjtëruar.

***

Virtytet e femrës shqiptare janë unikale në botë. Kurvëria dhe tradhtia bashkëshortore ndëshkohen me vdekje. Në asnjë vend të botës një femër nuk gjendet në një siguri e mbrojtje më të madhe se sa në Shqipëri.

Ai që vret një grua dënohet me dënimin kapital. Femra në Shqipëri punon në shtëpi, por ajo është trajtuar me respekt dhe zë në shoqëri një vend më të nderuar se në vendet e Lindjes. Një shqiptare mund të udhëtojë nga një vend në tjetrin, në një siguri të plotë.

… Nënësia është shumë e nderuar dhe kurorëzon fisnikërisht jetën e femrës. Dashuria dhe bukuria luajnë një rol të vogël. Konsiderata për një femër rritet në përjetim me numrin e fëmijëve që ka.

***

Që të kemi një paqe komplete duhet të formohet një Shqipëri Autonome që të zotërojë lirinë në mënyrë më të plotë. Shqipëria nuk mund të ndahet midis fqinjëve, ashtu siç nuk mund të ndahet çdo vend i Europës.

Europa tashmë e ka krijuar Shqipërinë e pavarur dhe s’duhet të hedhë poshtë pemët e saja, prandaj ajo duhet ta mbështetë atë. Një Shqipëri e formuar mbi një plan federativ mund të jetë një kërcënim për planin e Ballkanit. Ajo s’mund të ketë marinë që të alarmojë Italinë ose Austrinë në Adriatik. Ndërtimi i rrugëve të hekurta dhe përmirësimi i porteve të Shqipërisë do t’i japin Serbisë një dalje në det, në Mesdhe. Ky rezultat mund të arrihet më me lehtësi në marrëveshje tregtare, miqësore edhe paqësore se sa me tentativë pushtimi. Një Shqipëri e pavarur do të inaugurojë një erë të re, duke zhvilluar normalisht dhe duke fituar prosperitetin për të cilin ajo ka të drejtë. Shqipëria do të zëvendësojë me rrugë të përshtatshme ato rrugë të këqija që ka sot. Ajo do të kthejë fshatrat në qytete dhe këto qytete do t’i kthejë në qytete të lulëzuara.

Shqiptarët nuk kanë vetëm të drejtë t’i kërkojnë Europës drejtësi, por t’i kërkojnë asaj edhe dëmshpërblim. Europa e krishterë është e përgjegjshme për robërinë dhe varfërinë e popullit shqiptar. Unë mund të dëshmoj që me gjithë protestat e mija, Europa e krishterë është shkaku i eksodit të dhimbshëm të 100.000 fshatarëve që duhet t’i linin vatrat dhe pasurinë e tyre dhe të vinin si refugjatë në Vlorë ku ata do të vdisnin nga uria dhe sëmundjet, pa numëruar ata që janë pa ndihmë dhe mbështetje.

***

Të krishterët europianë duhet të punojnë për të lehtësuar mizerjen nga skllavëria e pamerituar e shqiptarëve. Shtetet e Bashkuara që kanë fatin të kenë një qeveri që qeveris një shtet të lirë, i dalë nga vullneti i popullit sovran, qeveri që përpiqet nga dita në ditë që të sigurojë përparimin, lulëzimin dhe që ka dhënë mbi të gjitha dashurinë për të ardhmen, Shteteve të Bashkuara i bije për detyrë t’i rrethojë shqiptarët me këtë vëllazërim, me këtë dashuri njerëzore që s’e kanë njohur deri tani.

Kundër gjithë gënjeshtrave dhe akuzave se shqiptarët janë egërsira unë citoj fjalët e Eriksonit, këshilltar amerikan, që ata e kanë dashur dhe e duan, pse ai ka punuar e jetuar midis tyre. “Nuk ka popull më të dëshirueshëm dhe më të dashur në gjithë Europën se Shqiptarët. Ata kanë në të njëjtën kohë elementët e forcës, burrërinë, kurajon, të lidhura me devotshmërinë më të butë dhe më të ligjshme!”.

Njerëzit e Shqipërisë shohin te Krishti dhe Muhamedi dy profetë që i nderojnë si të tillë. Ç’fatkeqësi! Ata i thërrasin më kot! Si njeri e si tjetri të ndihmojnë vendin e tyre. O Krisht! O Muhamed! Kujt t’i drejtohen që të drejtat e tyre tashmë të njihen?

Jam i bindur se popujt që po luftojnë (në Luftën e Parë Botërore- MG) me aq ashpërsi, një ditë do ta përfundojnë atë, dua të them që këtij konflikti mizor do t’i vijë fundi. Ata duhet të dëgjojnë Zotin dhe duhet t’i sigurojë Shqipërisë lirinë.

Shpresat dhe sytë e së gjithë botës janë drejtuar drejt paqes, në bazë të së cilës duhet të krijohet një vëllazërim dhe kooperim intim i frymëzuar nga ndjenjat njerëzore e jo të forcës.

Kjo paqe do t’i njohë çdo race edhe çdo kombi të drejtën e ekzistencës. Në këtë mënyrë, nuk do të jenë më të penguar, nga barrikadat artificiale, të ngritura me vështirësi të pakapërcyeshme për mbrojtje dhe që për to popujt duhet të sakrifikojnë kohën e tyre më të mirë, paratë dhe shpirtin e tyre.

“L’Albania”, Zvicër, Nr. 7 16.12.1915

______



U mbushën 160 vjet nga lindja dhe 80 vjet nga vdekja e mikut të madh, atij që sakrifikoi gjithçka për Shqipërinë dhe kombin shqiptar, Xhorxh Fred Uilliams. Populli shqiptar me fisnikërinë, bujarinë dhe çështjen e tij të drejtë ka bërë shumë e shumë miq të sinqertë e të nderuar. Një nga këta është edhe Xhorxh Fred Uilliams (George Fred Williams), ish–ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Greqi e në Mal të Zi. (1913-1914)

Ai u njoh me çështjen shqiptare dhe e përkrahu Shqipërinë në periudhën më të zezë të historisë së saj, në vitin e kobshëm 1913. Erdhi për herë të parë në Shqipëri, në Vlorë, i thirrur nga miku dhe bashkëpatrioti i tij Dankon për të parë me sytë e vetë krimet çnjerëzore që kishin bërë shovinistët grekë kundër popullsisë së pambrojtur shqiptare. Pa fëmijë, gra e pleq të masakruar rrugëve dhe mbi 100.000 refugjatë shqiptarë nga krahinat jugore mbledhur në ullishtat e Vlorës. Këto krime të paimagjinueshme e revoltuan dhe e drithëruan shpirtin njerëzor e demokrat të Uilliamsit. Pas kësaj ai u kthye menjëherë në Athinë, ku mori takim me zyrtarët më të lartë qeveritarë të Athinës, duke protestuar ashpër, njoftoi qeverinë e tij në Amerikë dhe që nga ai çast nuk e ndërpreu veprimtarinë e tij në mbrojtje të Shqipërisë. I ngarkuar me cilësinë e vëzhguesit të qeverisë amerikane në Komisionin Ndërkombëtar për ndarjen e Kufijve të Shqipërisë, Uilliamsi ngriti zërin dhe protestoi ndaj planeve për copëtimin e Shqipërisë, duke thënë fjalën e vet me kompetencë si në mbledhje të ndryshme, edhe në shtypin e kohës që gazetat dhe revistat amerikane, greke dhe angleze, si dhe në shtypin shqiptar në Shqipëri dhe në atë të diasporës.

Qëndrimi i Uilliamsit nuk i pëlqeu Europës dhe bënë ç’ishte e mundur për ta hequr qafe, duke e akuzuar se kishte thyer normat protokollare, nga që i kishte tërhequr vërejtjen qeverisë greke për masakrat në Shqipëri, duke mos e pasur këtë të drejtë si diplomat pa marrë më parë autorizimin e qeverisë së vet. Prof. G.F. Williams, si njeri me karakter dhe dinjitet, siç deklaron vetë, dha dorëheqjen nga karriera diplomatike me këto fjalë të shkruara me dorën e vet:

“Dukej një detyrë njerëzore, sheshazi për të shkye maskën që mbulonte diplomacinë europiane dhe për të ekspozuar fytyrën e saj, të luere me gjak patriotësh dhe shikimin e dobët të saj mbi dëshirat e zjarrta për liri të një race të fortë. U ktheva në Athinë dhe mbasi qeshë i shtrënguar, e tregova këtë panjerëzi dhe këtë padrejtësi të fuqive europiane dhe dhashë dorëheqjen si ministër i Amerikës në Greqi dhe në Mal të Zi, sikurse patjetër qesh i shtrënguar ta bënja. Drejtësia dhe e vërteta nuk janë mbrojtje në sallat e diplomacisë”.

Mbas këtij veprimi, Uilliamsi iu kushtua tërësisht çështjes shqiptare. Duke qenë dhe mik personal dhe i adhuruar i Presidentit Wilson, ai mundi që të sensibilizojë opinionin amerikan në mbrojtjen e çështjes shqiptare me motive fisnike tepër humane: “Me ndihmu një njeri është një bamirësi, me liru një popull nga zgjedha është një bamirësi e pavdekshme”.

Libri “Shqiptarët” është një ekstrakt i historisë shqiptare. U botua fillimisht në një revistë të kohës që më 1914-1915 dhe më 1919 si libër i veçantë. Derisa arriti në atë veprimtari, Uilliamsi u angazhua gjithashtu në një sërë mitingjesh në SHBA. Në të parin që u mbajt më 7 nëntor 1915, krahas shumë amerikanëve dhe shqiptarëve, midis të cilëve juristi Asa French, zonja dhe zoti Kenedi, të shquarit Fan Noli, Kristo Dako e Parashqevi Qirjazi ishte edhe G. F. Williams. Në fund të mitingut ai lexoi edhe rezolutën për mbrojtjen e çështjes shqiptare, botuar në anglisht dhe shqip.

Vepra e këtij miku të vërtetë të Shqipërisë gjithë kohën ka pasur dhe ka ruajtur vlerën e saj, por ajo ka një vlerë të jashtëzakonshme sot, kur çështja kosovare dhe çështja çame kanë dalë në evidencë dhe kërkojnë zgjidhje të drejtë dhe sa më të shpejtë, ndërkohë Europa, atë që gatoi mbrapsht tetëdhjetë vjet më parë, ka shansin tani ta rregullojë, duke larë kështu fajet e saj. Ndërkohë që Amerika jo vetëm me diplomatin Williams, por edhe me anë të vetë ish- presidentit Wilson e ka thënë fjalën e vet, që më se treçerek shekulli më parë, duhet ta thotë përsëri me forcë dhe përfundimisht. Çështja shqiptare duhet zgjidhur drejt, kombi dhe tokat shqiptare duhet të bashkohen. Këtë mesazh na dërgon e gjithë jeta dhe vepra e G.F. Williams, e cila përshkohet fund e krye nga lufta për të mbrojtur dhe respektuar të drejtat e njeriut, të cilat po ngrihen dhe mbrohen me aq shumë forcë, kur Shqipëria dhe populli shqiptar kudo që ndodhet nuk do as më shumë se çfarë thotë Karta e Helsinkit dhe ajo e Parisit për të drejtën e kombeve për vetëvendosje dhe për të drejtat e njeriut.

Prandaj ne shqiptarët e përkujtojmë dhe i përulemi me respekt këtij miku të madh, i cili më 10 korrik pati përvjetorin e 160 të lindjes dhe më 11 korrik edhe 80-vjetorin e vdekjes.

… Nuk vij të flas si mik i njerëzisë, por vij si mik dhe adhuronjës i racës shqiptare. Dashuroj Shqipërinë, dashuroj burrat e Shqipërisë, siç dashuroj Amerikën, siç dashuroj burrat që i kanë dhënë lirinë Amerikës. Shqipëria do të jetë e lirë. Shqipëria i ka dhënë pesë imperatorë Romës dhe gjaku i shqipeve ka forcuar kombet e tjerë. E lashë Shqipërinë në vuajtje dhe të mbytur në gjak nga faji i Europës, e cila tani po lan gjynahet e saj. Unë protestova kundër paudhësisë së Europës, kundrejt Shqipërisë, lashë vendin tim zyrtar dhe ju siguroj, që unë besoj sa ajo ditë që unë protestova për Shqipërinë, është dita më e lumtur e jetës sime… Tregtia e Amerikës duhet të jetë e lirë për kombin shqiptar, që është vëllai i kombit amerikan. Unë jam gati për çdo shërbim për lirinë dhe shpëtimin e Shqipërisë, edhe me jetën time.

(Në mitingun organizuar për të mbrojtur të drejtat e kombit shqiptar, Boston, 7 Nëntor 1915)

"Po të kishte çmim Nobel për luftë, do t’i takonte Adem Jasharit"



Kuvendi i Kosovës mbajti të enjten një seancë për nderë të 15 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë seancë u tha se rasti i flijimit të Familjes Jashari është unik në botë dhe si i tillë duhet kujtuar dhe ruajtur në vlerat më të larta të shtetit.

Seanca e Kuvendit të Kosovës në nderim të Epopesë së UÇK-së filloi me intonimin e himnit të Kosovës.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, i cili është edhe iniciues i kësaj seance tha se ky Kuvend dhe deputetët e kanë për obligim që të përulen me respekt për Epopenë e Jasharajëve në Prekaz më 5, 6 dhe 7 mars.

Selimi në Ditën e Mësuesit kujtoi edhe Shaban Jasharin, duke çmuar punën e tij.

Ai ka thënë se rasti i flijimit të Familjes Jashari është unik në botë dhe si i tillë duhet kujtuar dhe ruajtur në vlerat më të larta të shtetit, pasi ata janë realizuesit e lirisë.

“Sot, në 15 vjetorin e kësaj ngjarje të përmasave legjendare të sakrificës deri në flijim për lirinë e vendit, le të përpiqemi edhe njëherë ta kujtojmë porosinë e atyre që ranë të vetëdijshëm se mbi rëniet e tyre do të ringrihej liria e kombit. Kuvendi i Kosovës, sot po e bën një detyrë, detyre e cila i takoi ta bënte dhe duhet ta bëjë çdo vit, gjithmonë dhe pandërprerë, të përkulet para gjakut të dëshmorëve të atdheut dhe para sakrificave të të rënëve për Liri”, tha Selimi.

“Popujt dhe kombet kanë historitë e tyre, popujt dhe kombet luftuan dhe vazhdojnë të luftojnë ende për liri. Në historitë e tyre, kombet kanë bërë sakrifica të mëdha për liri. Por nuk ka komb në botë ta ketë një Adem Jashar ashtu siç e ka kombi ynë. Nuk ka komb në botë të ketë një Familje Jashari, siç e ka kombi ynë. Një diplomat, kur e pa Prekazin pat thënë: ‘po të ekzistonte çmimi Nobel për luftë, ai do t’i takonte Adem Jasharit…’ Ndoshta nuk ka çmim Nobel për luftën, por çmimin e lirisë, çmimin e luftës për liri Adem Jashari ia dhuroi kombit të vet”, u shpreh deputeti Selimi, shkruan Telegrafi.

Deputeti i Vetëvendosjes lexoi në seancën e Kuvendit edhe emrat e 57 të vrarëve në luftën e Jasharëve.

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se për dhjetë vite më radhë është gënjyer se Kosova është serbe dhe atë në deklarata dhe qëndrime zyrtare.



“Ne kemi qenë të gënjyer duke thënë se Kosova është e jona edhe atë në qëndrime zyrtare. Një qëndrim i tillë, nuk na ndihmon aspak. Presidenti i Serbisë nuk mund të shkojë në Kosovë, as kryeministri dhe as ndonjë ministër. Aq më pak policia dhe ushtria serbe”, ka thënë Daçiq për javoren serbe NIN, transmeton B92.

Daçiq, sipas këtij artikulli, thotë se Kosova për afro dhjetë vite ka qenë temë tabu dhe se, askush nga zyrtarët serb, nuk ka pasur guxim ta thotë të vërtetën. Sipas tij, serbëve të Kosovës i është lejuar vetëm ta lënë vendin.

Kryeministri ka thënë se, Serbinë e pret një punë e pa kryer që ka të bëj me caktimin e hapësirave të veta dhe ngritjen e kufijve aktual shtetëror. Daçiq ka shtuar se duhet shtuar përpjekjet e Beogradit zyrtar që të ruajnë çdo gjë që është e mundshme nga Kosova dhe t’ju mundësohet komunitetit serbë një jetë normale dhe një e ardhme më e qartë. “Në këtë mënyrë, do të ketë të ardhme edhe për vetë Serbinë”, ka thënë kryeministri serb.

Agjencia e lajmeve Reuters, e ka vlerësuar deklaratën e Daçiqit si një shenjë që Beogradi është pranë një hapi historik për të siguruar datën e fillimit të bisedimeve më BE-në.

Sipas kësaj agjencie thuhet se, Serbia nuk do ta njohë Kosovën, por se ndodhet para një presioni të madh ndërkombëtar që t’i përmirësojë marrëdhëniet, si kusht për dhënien e “dritës së gjelbër” për fillimin e negociatave me BE-në.

Urime i dashuri mësues 7 marsi!




Dita e mësuesit është një festë e cila i kushtohet personelit edukues. Gjatë sistemit komunist në Shqipëri deri ne vitet '90 për të nxitur mësimdhënien me cilësi më të lartë, mësuesve më të dalluar në rezultate i'u jepej dekorata e lartë Mësues i Merituar edhe Mësues i Popullit.


Më 7 mars të vitit 1887 në Korçë hapet mësonjëtorja e parë shqipe. Mësues dhe drejtori i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Veç tjerash kjo ngjarje ishte një fitore për popullin shqiptar ngase deri më atëherë mësimet mbaheshin nëpër shtëpi private në mënyrë të fshehtë. Kështu që prej kësaj dite festohet në Shqipëri 7 marsi si dita e mësuesit në përkujtim të kësaj ngjarje.


Edhe pse në kushte të vështira, kur ndalohej mësimi i gjuhës shqipe, ajo qëndroi e hapur për 15 vjet. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, etj.(Flori Bruqi,Floripress)

Te nderuar e te respektuar,mesuesit tone,kudo qe jetoni e punoni,gezuar 7 Marsin diten tuaj.Ne kete dite ne ju nderojme ju per punen e kontributin tuaj te madh qe keni dhene,jepni e do te jepni per mesimin e gjuhes sone te paster shqipe te asaj gjuhe qe na e lane amanet te paret dhe detyra jone eshte ta percjellim ashtu te paster tek brezat e ardhshem.


Ne jemi krenar me ju dhe ne me gjithe zemer ju urojme Gezuar festen tuaj,7 Marsin,duke ju uruar shendet e jete te gjate ne te mire te kombit e te atdheut tone te shtrejte.Ne e ruajme me nostalgji mesimet e keshillat qe na keni dhene mesuesit tone te shtrejte.Ndaj ne kete dite nje telefonate nje lule este ajo qe ju gezon dhe ju ben te lumtur ju,kujtimet per ju do ti ruajme te gjithe jeten tone.

Sot, 7 Marsi, Dita e Mësuesit, shënohet si një ngjarje me rëndësi kulturore në gjitha trojet tona shqipetare.Ne kete dite ne te gjithe se bashku kujtojme mesuesit tone te pare qe na mesuan shkonjat shqipe,na mesuan se si ta duam dhe ta respektojme atdheun.Na mesuan poezite e bukura te autorve tone te mrekullushem qe cdo fjale e varg i saj te mbetet e te ngulitet thelle ne mendjet tona.Me aq dashuri e respekt jane sjellur me ne per té na mesuar e kritikuar me ate metoden dashamise kur ne benim gabime.Mesimet e mesuesve tone u bene udherrefyes per rrugen tone ne te ardhmen.Ato mesime na ndjekin edhe sot qe kemi dale ne jeten tone te pavarur.Le t'ua dedikojmë suksesin tonë në jetë mesuesve tanë.

Mesuesit shqiptare ne çdo kohe e ne çdo krahine, kane qene jo thjeshte profesioniste te arsimit, por ne rradhe te pare ishin patriote dhe njerez te emacipuar, agjitaore te shqiptarizmes dhe idealiste, humane dhe artiste te fushave te ndryshme. Cdo njeri nga ne , ka ne zemer monumentin e mesuesit te tij te preferuar, te cilit i falet me mirenjohje. Pra cdo njeri pavarsisht se cfare detyre ka sot, qofte ky minister apo politkan , biznesmen apo punetror, ka qne dikur nxenes, ka patur perballe Mesuesin, Mesuesen qe s'kursente kohen, frymen, pasionin, jeten, per te brumosur vogelushet me dije, me kulture dhe edukate.

Mesusit shqiptare kurre s'u shperblyn si duhet me paga, punuan ne kondita te veshtira, larg ne zona te thella, perballuan rreziqet, injorancen dhe kanunin, por i qendruan besnik misionit te tyre fisnik te arsimimit te brezave. Popolli yne halleshume, do te arrije prosperitetin qe aspiron, atehere kur mesuesit ne kete vend do te respektohen me teper ose aq sa politkanet me te larte te shtetit. Mesuesit shqiptare ishin mesues ishin edhe artiste, prinder, pajtimtare, shok edhe miq me te gjithe.

7 Marsi, Dita e Mësuesit, shënohet si një ngjarje me rëndësi kulturore në gjithë vendin, ndërsa në Kosovë për herë të parë, ka filluar të festohet puplikisht, vetëm pas viteve të '90-ta, ku mësuesi dhe shkollat shprehën gëzimin e tyre për një datë të shënuar që festohej prej katër dekadave në Shqipëri, kurse mësuesi kosovar para nxënsëve të tij nuk ka pasur mundësi të flasi haptas ngase regjimi komunist serb i kishte rrënjet edhe në shkollat shqipe.Por edhe pse regjimi serb ju a mbylli shkollat ato e vazhduan mesimin,ku populli hapi dyet e shtepive te veta qe femijet te mesonin gjuhen shqipe.


Shume mesues u denuan dhe u gjykuan nga regjimi serb,por asgje nuk e ndalte ne rrugen e diturise e te arsimimit te gjuhen ametare.Arsimi ne kosove i dha shume mesues luftes per lirine e kosoves.E sot ne kete dite ato kujtohen me respek nga nxenesit e tyre. Edhe njehere gezuar festen tuaj mesues te nderuar e te respektuar! (Luigj Shkodrani,shkrimtar i mirënjohur shqiptar nga Shkodra,tash më vendbanim në Danimarkë)


-------------------------



RIZA LAHI

MEDITIME NË DITËN E SHTATË MARSIT

ESSE

Unë e di se cfar ngjet në shpirtin e një mëusesi të ndershëm, kur shikon në Tv apo lexon në gazeta , “në rubrikën e zezë” emrin e ndonjë ishnxënësi të tij. Do të doja ta ilustroja këtë gjëndje me këtë poezi:

FËMIJË NËPËR PARK

Si lëbardhje manjolash fluturojnë nëpër park,
Si brofje trumcakësh, si rrëke dallandyshesh
Mes tyre – edukatorja soditë si hënë përqark,
Herë qeshë si shatërvan, herë si nënëgjyshe.

...Do fluturojnë me vitet, do bëhen gra e burra...
Kë do të dënojë jeta që kurr më të mos qeshë?
Mes tyre do ketë vartës kokëulur, pa vetura,
Mes tyre do të ketë parallinj dhe shefa.

Lus Allah, Krisht, vetë Djallin me zënë drejt kupës blu,
Me shpirt duke gulcuar, me të çjerrë, me të butë:
“Kur të plakem, Madhëri, m’i nxirr dy sytë e ballit,
të mos e shoh ndonjërin vrasës a prostitutë!”

Vrapojnë fëmijët e botës si pëllumba nëpër blu,
Vrapojnë të bardhë si becat, pa dryrë, pa sunduar...
...Rreth fletëve të mia një zog sillet përqark:
“Ciu – ciu, gëzo dhe ti! Përse je i menduar?”

xxx

7 marsi….


Unë e kujtoj përherë këtë ditë, kur tavolina e mësueses kujdestare – sidomos asaj – mbushej me lule dhe ajo kishte një gëzim të vecantë prej prindi, edhe nëse nuk e kishte provuar atë ndjenjë.
Kujtoj edhe ndonjë mësues që nuk I dhuronte lule askush dhe kishte fytyrën më të pikëlluar në botë atë shtatë mars. Kjo, derisa të vinte dita tjetër dhe ai apo ajo të vazhdonte natyrën e vet – të akullt, zyrtare deri në pashpirtësi apo, në formën më mëndjelehtë të sjelljes , atë të hakmarrjes për notën. Në kohën e sotme formave që nuk sjellin lule të pastra mbi tavolinë u janë shtuar edhe disa të tjera që kanë pamjen e neveritëshme dhe që u ngjasin minave me sahat ; që I japin mësuesit në përytyrimin e vetmisë së fëmijës formën e një djalli. E kam fjalën për ndyrjen e shënjtërisë së emrit mësues me variantet e rryshfetit; rryshfet që ka të bëjë me ndërrimin nderit të emrit të shënjtë të mësuesit mepotencën e parave apo karriges së babait të fëmijës.
Në marsin e vitit 1997, një ish mësues kish vendosur të mbronte ndërmarrjen private ku ishte punësuar tanimë, në një formë të thjeshtë – atë që I ofronin mundësitë e tij konkrete. Të rrinte në zyrë – I paarmatosur dhe pa para, që, ta zëmë, ja, mund të kompromentonte etjen e ndonjë grupi grabitësish, shumica prej të cilëve, ishin me maska.
Më së fundi banda e maskuar, iu vërsul ambienteve të ndëmarrjes në fjalë dhe, si fillim, djemtë zgjodhën zyrën e mësuesit.
“ U, zoti…..” , foli njëri nga maskat dhe i ftoi shokët të iknin të grabitnin diku tjetër, kudo tjetër, por jo atje ku ruante mësuesi I tij zemërbardhë, pasionant i mësimit dhe me nder të papërlyer.

Dëshëroj të vazhdoj meditimet me disa pjesë nga romani “Vorri I Ashikut”. Janë shënime të vetmisë së një poeti të fshehtë , që është goditur apo ndihmuar nga mësuesit e tij.

26 shtator

Sot mora një letër. E shkruante një dorë, që dukej hapur se dridhet nga pleqëria. Ma kish nisur mësuesi im i gjimnazit.. “Përse nuk erdhe në tridhjetepesë vjetorin e shkollës? Tjetër gjë, po të keshë qenë sëmurë. Unë dikur kam shpresuar se ti do të bëheshe poet i njohur në gjithë vendin, po nuk të kam lexuar askund deri tani. A shkruan më? Mos të ka mposhtur jeta? Askush nuk i do njerëzit e dërrmuar. Dua të di se ç’luftë ke bërë deri sa të vuri përposhtë jeta. Nuk e dëshëroj këtë. Më erdhi ligësht kur nuk të pashë. Mua më kishin ftuar. Më morën me makinë, se nuk lëviz dot ndryshe nga shtëpia. A do të vish ndonjëherë ta shikosh mësuesin tënd në shtëpi, para se të të vdesë?
Nëqoftë se të ka dërrmuar jeta, mos eja të më shohësh. Dua të të mbaj mend gazmor dhe plot hare, plot ëndrra dhe pasion për t’u bërë mirë të gjithëve. Ende ta kam ruajtur një hartim. I them mbesës sime të vogël të vijë të ma lexojë nganjëherë. Ti shkruaje se doje të bëheshe murator. Që të kapje lartësirat. Murator dhe poet... Mos të kanë mposhtur nëpunësit? Nëpunësit dhe ziliqarët? Poeti rus Nekrasov ka shkruar një ninullë, ku nëna i këndon foshnjës dëshirën e saj që ai të bëhet nëpunës. Nëpunësit dhe ziliqarët janë ata që hanë njerëz në emër të jetës. Ata hanë dhe ne u themi viktimave të tyre se i ka mposhtur jeta.
Nëqoftë se të ka mposhtur jeta, së paku, biri im, mos u bëj ziliqar.

Një atom lufton me tjetrin,
Një shpresë me një tjetër shpresë,
Siç lufton një burr i ndershëm
Me një tjetër të pabesë.

Mezi lëviz. Ah, pleqëria! Vdekje pastë, pleqëri mos pastë!
Mësuesi yt”.
….
KREU i KATËRMBËDHJETË

28 tetor

Në autobuz hyri duke e shtyrë, edhe një plakë.
Kam nisur të kërrusem dhe unë; më duket mua.
Asnjë nuk u ngrit t’i lëshonte vendin gruas plakë. Ajo u mbajt tek unë dhe ende dihaste. Mbase kishte vrapuar për të kapur autobuzin urban, ose vuan nga azma. Unë u ngrita t’i liroja vendin tim. Ajo u ul dhe, sapo nisi të merrte frymë qetë, më falenderoi edhe me fjalë.
Po e shihja me vëmendje. Kishte vetulla të ashpra, të dredhura dhe sikur qenë ujdisur në dy brazda të thella. Kur më tha “ju falemnderit”, vetullat iu ëmbëlsuan pak, por përsëri zunë vend në brazdat e tyre të rrepta. Në ato ullukë që ... mua më thërritën diçka në qenien time.
- Më falni! Mos keni qenë arsimtare, ... mësuese?
Vetullat e rrepta e zbutën.
- Po, zotëri.
- Mësuese letërsie?
- Nga e dini... Bir?!
Kjo “bir”, sikur i shpëtoi me sforco.
Erdhi fatorinoja dhe unë këmbëngula të paguaja të dy biletat.
Plaka futi në veprim vetullat e ashpra e të dredhura.
- Jo, zotëri, kjo nuk ka asnjë kuptim!
Nuk isha gabuar. Po ajo korrektësirë e frikëshme; e metaltë, e akullt, e pagabuar dhe sovrane. Me një sovranitet shqiponje; që nuk ka miqësi me askënd.
- Ju jeni mësuese Jorgjeta?
- Po ju, ndonjëri nga nxënësit e mi të dikurshëm?
- Po, mësuese.
- Nuk po ju njoh; nuk më kujtoheni.
Unë dallova në sytë e saj, që ajo po e uronte veten që nuk e kishte pranuar qerasjen time me një biletë autobuzi.
- Ju më keni dhënë mësim në vitin e fundit të gjimnazit. Dhe..., - u përpoqa të buzëqeshja me sa munda, - më keni vënë notë të dobët.
Mësuesja plakë pa me mirësi. Vetullat e rrepta u bënë të holla e u ngjitën nëpër sytë nën xhamet e syzeve.
- Mbase e ke merituar...bir!... Ku vazhdove pas gjimnazit?
Ndjeva që nisa të skuqesha. Unë ende vazhdoj të skuqem menjëherë, si një adoleshent.
- Unë e kisha mesataren e dobët. Të gjithë qenien time e kisha dhënë pas letërsisë. Madje, jo pas teorisë së saj, por vetëm... Por ju keni qenë e rreptë.
- E di... Kam qenë e rreptë, por e drejtë, bir.
- Po unë kisha njohur vetëm nënta dhe dhjeta në hartimet e mia, megjithëse bëja plot gabime ortografike. Kjo...derisa u bëtë ju mësuesja ime e letërsisë.
Duket që isha bërë flakë në fytyrë. Po lëndoja një njeri; një plakë, mbase me azëm. Për ca gjëra të shkuara.
Mësuesja as që e vuri re skuqjen time.
- Nuk kujtoj në jetën time t’i kem ngrënë hakun dikujt, zotëri.
Këtë radhë, ajo harroi të shtonte fjalën që e nxirrte me sforco, siç m’u ngja mua, “bir”. Vetullat i kish si në fillim, të trasha dhe të dredhura në ullukët e tyre. Dhe vështrimin, prej shqiponje. Që ecën e egër, e fortë, vetmitare përmes reve.
Ndenjëm pa folur, derisa autobuzi u ndal.
Nuk dëshëroi që ta ndihmoja. Jo nga ndonjë kompleks ndaj meje, po nga natyra e saj e fortë.
Kur u ndamë, e pashë në sy. Desha t’i thoja: “ ti ke vrarë një njeri, mësuesja ime. Dhe ky i vrarë jam unë”.
Po nuk i thashë. Sepse nuk doja që ta lëndoja.
Unë nuk dua që të lëndoj njeri. Mua më dhimbsen të gjithë. Mirëpo, unë kam një difekt, që nuk e ka asnjë burrë në botë në moshën time. Njerëzit, mjafton të më vështrojnë ca çaste me vëmendje, dhe menjëherë mund të lexojnë atë çfarë mendoj unë nëpër thellësirat e zemrës.
Mësuesja kafshoi buzën kur më tha me një mërmërimë “mirëmbetsh!”
Mërmërima e saj ngjante me mërmërimën e erës nëpër luginën e një përroi të tharë.”

RIZA LAHI

Presidenti amerikan Donald Trump do të shtyjë përpara marrëveshjet Kosovë-Serbi që përfshijnë interesat amerikane

                          Nga Flori Bruqi,PHD  Vuçiç është duke u përballur me protesta masive në Serbi. Sigurisht, ai ka interes që të shpë...