2013-05-08

Shkruan Eugen SHEHU:ABAZ ERMENJI- PUSHKË E PENDË PËR SHQIPËRINË ETNIKE(1913 – 2003)

1 ermenji

Historitë e kombeve,janë në vetvete historitë e njerëzve të shquar të tij. Këto histori mbeten të pavdekshme,pothuajse të përjetshme duke u përcjellë nga brezi në brez, pikërisht sepse mbrohen me jetën,mendimin dhe veprën e burrave të shquar të vet.Në këto histori plazmohen jo vetëm të vërtetat e mëdha por edhe dramat dhe emocionet e mëdha,luftërat dhe përpjekjet, klithmat e nëntokës dhe gjurmë te vetëtimave në qiej. Një dimension i tillë do të përcillte të 90-të vitet e Abaz Ermenjit deri para pak viteve,kur ai do të mbyllte sytë përgjithmonë.Jeta mendimi dhe vepra e tij, gjithsesi do të mbeten të shenjta për të gjithë ne,pasi ato nën simbiozën e një bashkimi organik iu blatuan kurdoherë ardhmërisë shqiptare. Një jetë e jetuar vetëm me dashurinë e madhe për kombin, është e denjë të vendoset në piedestalet e nderit të këtij kombi.

Abaz Ermenji lindi më 24 dhjetor 1913,në fshatin e vogël e të largët të shtetit amë, në Gërmenj,midis maleve e krojeve të Skraparit e Gramshit. Midis atyre pyjeve e legjendave të kaçakëve shqiptarë,Abazi i vogël do të hidhte shtat me të vetmen ëndërr të bëhej kaçak,tëhidhte pushkën në krahe të luftonte çdokëmbë të huaji në viset etnike shqiptare. Prindëri u kujdesën që djali i tyre të shkonte në shkollë dhe ai mësimet e para doti merrte në shkollën pranë fshatit, në vitin1920. Qielli shqiptar flakëronte prej vetëtimave .Duhe shporrur italianin ga Vlora. Me qindra ishin edhe burrat nga Skrapari të cilë trrëmbyen armët dhe zunë kodrat e Vlorës.Kështu ndërsa mendimtarët shqiptarë përpiqeshin në Paris e gjetkë, për t’umbushur mendjen Fuqive të Mëdha të Evropës , se kufijtë shqiptarë nuk mund të cënohen mëtej , trimat në shtetin amë kanë rrëmbyer armët.Së toku me burrat e Ermenjit tëlargët, kaqenë edhe i jat i i Abazit tëvogël.Kur ai u kthye fitimtarë nga Vlora, e mori Abazin dhe e ngjiti lartë në Teqenë e famshme të Kulmakut në atë strehë trimash e burrash të vërtetë Babai i teqesë bektashiane, duke parë se si ndriqonin sytë e djaloshit 8 vjeçar nga Ermenji e mor pranë vetes duke pyetur ; Çfarë do të bëhesh kur të rritesh? -Kaçak!-Po pse nuk bëhesh mësues ?-Se dua të çliroj Atdhenë!
Burrat nuk kishin qeshur. Burrat ndjenin dhimbje për Kosovën, Çamërinë dhe Maqedoninë Shqiptare ndaj u vinte mirë që kjo dashuri e shenjtë përcillej nga gjenerata në gjeneratë . Abaz Ermenjii qe lutur të jatit që nëse do të shkonte sërish në Vlorë, ta merrte me vete dhe atë. Ndërsa vite më vonë lidhur me këtë luftë penda e mençur e tij do të shkruante: “Pasi krisi topi i Italisë,shqipot u hodhën në sulm më 5 Qershor të rreptë si breshëri , dhe i kapën një nga një postkumandat dhe pozicionet e jashtme të italianëve.Por këta u mbyllën brenda vijave të fortifikuara duke u mbrojtur me anë të mjeteve dhe të armatimit të rëndë. Morali i tyre u trondit që në fillim, sepse shqiptarët sulmuan befas dhe nga të gjitha anët menjë guxim të atillë që italianëve siukishte vajtur nëpërmend. Luftime heroike ngjajtën në Kotë, ku fshatarët trima të komanduar prej Ahmet Lepenicës u hodhën mbi tela duke vënë guna përsipër dhe iu hynë kazermavet brenda.Po në atë mënyrë u muarrën të gjitha pozicionet e forta të italianëve , Gjormi, Llogaraja , Tepelena, Drashovica. Në Tepelenë lufta vazhdoi e rreptë gjatë pesë ditëve,por me fuqitë që erdhën prej krahinave rreth e qark dhe disa qindra burra që komandonte Ali Këlcya u lirua më në fund edhe qyteti i Ali Pashës. Komisioni ushtrak shqiptar ngrehu qendrën e tij në Drashovicë. Komiteti i “Mbrojtjes Kombëtare” i kërkoi edhe një herë gjeneral Piacentinit dorëzimin e Vlorës. Mbasi ky nuk dëgjoi,uvendos që të sulmohej qyteti. Natën duke u gdhirë 12 qershori u hodhën si shqiponja mbi bregoret e Babicës në qafën e Koçiut,në fortesën e Kaninës dhe fitorja e tyre u vulos në ullishtat e Vlorës me gjakun Selam Musajt” (Abaz Ermenji“ Vendi që zë Skënderbeu në historinë e Shqipërisë” botim i Komitetit “Shqipëria e Lirë ”në mërgim vitit 1968, faqe 377 )

Në fillim të viteve 20-të në shekullin që lamë pas,Abaz Ermenji vazhdon mësimet në gjimnazin e qytetit të Shkodrës ku për hirë të sëvërtetës duhet thënë se gjimnazi në fjalë ishte shndrruar në vatër të lëvizjes kombëtare shqiptare. Idetë që shpalosnin aty mësuesit shqiptarë për ti përcjellë tek gjeneratat e reja,përpiqen të artikulonin zgjimin e një fryme demokracie e prosperiteti në vetëdijen nacionale. Reformat arsimore të udhëhequra mençurisht prej ministrit të athershëm Mirash Ivanaj synonin të edukonin breznitë,së pari me dashurinë e shenjtë të trojeve etnikë shqiptarë. Abaz Ermenji do të edukohej e mëkohej pikërisht me këtë dashuri, duke qenë i bindur se vetëm
bashkimi i tokave të ndara shqiptare do të ishte ardhmëria e lume e kombit tonë. Në të njëjtën kohë rezultatet e larta të Ermenjit në gjimnazin e Shkodrës e detyruan shtetin shqiptarë të asaj kohe, ti akordonte djaloshit nga Ermenji i largët, bursë për të vazhduar studimet e larta në Francë.
Në Sorbonë, Ermenji nis studimet në fakultetin e letërsisë. Studimet do ta tërhiqnin së tepërmi dhe do të fitonte shumë shpejt admirimin dhe simpatinë e profesorëve francezë. Por sa më shumë mrekullohej prej historisë së letrave frënge, aq më shumë ideja kombëtare shndrrohej në forcë lëvizëse brenda tij. Në vitin 1933 i takon të njihet rastësisht me atdhetarin e shquar Mehdi Frashëri. Ky duke qenë ekspert i shkëlqyer në fushën e të drejtave ndërkombëtare, ishte dërguar aty nga vetë Mbreti Zog, për të marrë pjesë në debatin me përfaqësuesit e qeverisë greke, lidhur me dëbimin e shqiptarëve etnikë nga Çamëria, për në Anadoll. Studenti Ermenji do të mësonte nga goja e Mehdi Frashërit, jo vetëm tragjedinë e dhimbshme të banorëve të Çamërisë, por edhe të kaluarën e lavdishme të arvanitasve të djeshëm, të cilët i patën falur pavarësisë së Greqisë dhjetra mijra zemra shqiptare,ndërsa tani nëpërkëmbeshin për turp. Në kujtimet e tij, Mehdi Frashëri shkruan se i vetmi student shqiptari cili ishte i pranishëm në bisedimet e replikat e ashpra tonat me grekët, ishte Abaz Ermenji.Pamvarësisht se protokolli i bisedimeve e ndalonte studentin e letërsisë të fliste, unë e shihja në ndonjë rast se si i ndizeshin sytë nga zemërimi e urrejtja.Mbas mbarimit të studimeve në Sorbonë, Abaz Ermenji merr titullin “Akademik licencie as lettres” dhe dërgohet në Liceun francez të Korçës për të dhënë mësim. Nxënësit shqiptarë të këtij liceu, mbajnë mend mirë mësuesin e rreptë të letërsisë franceze, i cili dinte mjaft mirë dhe fliste rrejdhshëm edhe për letërsinë dhe sidomos historinë e Shqipërisë. Por këta nxënës nuk do të harrojnë kurrë profesorin e tyre,Ermenjin, në demostratën e organizuar në Korçë, më 28 nëndor të vitit 1939, i cili me flamurin kombëtar në
duar u printe nxënësve të vet duke kënduar vargjet e famshëm të këngës “Për Mëmëdhenë!” Ka qenë kjo arësyeja që vetëm katër ditë pas kësaj demonstrate,autoritetet italiane të pushtimit e arrestojnë Abaz Ermenjin dhe së bashku me Safet Butkën, Stavro Skëndin, Llazar Fundon, Selman Rizën, Fazlli Frashëri etj, i dërgojnë në burgun e Barit. Disa muaj më pas,duke i paraparë si element turbullues të regjimit të vendosur, gjykatat italine i internojnë këta burra në ishullin famëkeq të Ventotenës. Por vuajtjet aty nuk mundën ta ligështonin shpirtin e paepur të nacionalistit të madh. Prej Ventotene, Ermenji ndjek me vëmendje ngjarjet e trazuara në Evropë dhe parasheh në krejt këto trazime lëvizjet e mundshme të shqiptarëve drejt lirisë dhe prosperitetit të tyre.
Në vjeshtën e vitit 1941, ka qenë Mustafa Kruja, e cili ka detyruar palën italiane të çojë në Shqipëri dhjetra nacionalistë të ndershëm të cilët kishin mbushur burgjet italianë. Abaz Ermenji shkon së pari për tu shmallur me prindërit dhe dy javë më pas, në nëndorin e vitit 1941, takohet me Skënder Muçon, Hysni Lepenica dhe Safet Butkën. Midis këtyre burrave të shquar të Shqipërisë së jugut lidhet besa për të organizuar popullin e për tu hedhur në veprime luftarake konkrete kundër pushtuesve italianë. Në pranverën e vitit 1942, Ermenji thirret në Tiranë nga kreu i nacionalistëve shqiptarë Mid‘hat Frashëri dhe së bashku me Skënder Muçon e Zef Palin, përcaktojnë
në mënyrë përfundimtare veprimet luftarake e politikë sipas Dekalogut të Ballit Kombëtar. Ky Dekalog do të mbetet për burrin nga Ermenji, bibla e përjetshme deri në çastet e mbramë. Një prej pikave të këtij dekalogu parashihte çlirimin e trojeve shqiptare etnike nga thundra e huaj dhe vetvendosja sipas parimeve të Kartës të Gjenevës. Në këtë pikë, po realizohej profecia e tij, kur në moshën 7 vjeçare i thoshte babait të teqesë së Kulmakut se “do të çliroj Kosovën!”Abaz Ermenji, 30 vjeçar i doktoruar në Sorbonë në fushën e letrave, i apasionuar pas letësisë dhe historisë shqiptare, tani do të kalërojë nëpër jugun e Shqipërisë dhe së bashku me Muharrem Kapllanin, Tefik Çfirin ,Maliq Dusharin, Pasho Kolanecin dhe Nezir Muzhaqin në dimrin e vitit 1942-1943 do të ndërmarrin një varg luftimesh kundër forcave italiane. Pushka e nacionalistëve të Shqipërisë së jugut do të shkrepte për lirinë e shenjtë në Vlorë, Mallakastër, Tepelenë,Përmet, Skrapar, Kolonjë e Starovë. Profesori i dikurshëm i liceut të Koçës ishte vënë tani me radhët e para të këtyre formacioneve luftarake. Atdheu mbrohej me pushkë dhe pendë. Trimi i bën të dyja edhe
pushkën edhe pendën. Një varg dokumentesh italianë,na bëjnë me dije rreth luftimeve të ashpra të forcave të tyre me ato nacionaliste të komanduara prej Ermenjit, sidomos në vitin 1943. Këto beteja do të mbeteshin shëmbuj të shkëlqyer të historizmit në historinë e luftrave të kombit tonë.I orientuar drejt një civilizimi perëndimor, Abaz Ermenji do të bënte çmos të ndalonte gjakderdhjen e kotë midis shqiptarëve, sidomos midis nacionalistëve dhe komunistëve. Ai do të dinte të falte kurdoherë,kur fjala ishte për realizimin e ëndrrës së kahershme Shqipërisë Etnike. Rreth kësaj tragjedie më vonë ai do të kumtonte: “Balli Kombëtar ishte ndën kryesinë e Mid‘hat Frashërit, udhëheqës i provuar që përfaqësonte traditën e vërtetë nacionaliste dhe aspiratat e drejta të kombit shqiptar. Balli Kombëtar mundohej t‘i tregonte popullit se si qëndronte e vërteta se si paraqitëshin problemet dhe mundësitë e tij dhe si parashihej e ardhmja e Shqipërisë. Kurse partia komuniste i tregonte ëndrra fantastike, përralla fëmijësh, dhe gënjente në mënyrën më të paturpshme duke i thënë së bardhës “e zezë” dhe së zezës “ e bardhë”. Balli Kombëtar që mundohej të ruante kasollen e bujkut dhe të kursente deri pikën e gjakut shqiptar-prandaj e godiste armikun nëpër vende ku s‘mund të dëmtohëshin shtëpia dhe popullsia civile-ishte gjithmonë në kundërshtim me taktikën e komunistëve të cilët quanin “luftë” disa pushkë që hidhnin mbi forcat fashiste nëpër qendrat e populluara,me qëllim që armiku të bënte për hakmarrje djegjen e vrasjen në masë mbi popullin rreth e qark, se ashtu mund të shtohej numri i “proletarëve”, i të arratisurve që do të shumonte rradhët komuniste. Një tjetër problem që e vinte Ballni Kombëtarë në kundështim të papajtuarshëm me Partinë Komuniste ishte çështja e Shqipërisë Etnike. Dihet se Kosova dhe Çamëria kishin qenë shkëputur nga zgjedhja Jugoslave e greke prej fuqive të Boshtit, dhe se bashkimi i tyre me Shqipërinë nuk mund të quhej çështje e rregulluar. Balli Kombëtar ishte i pari që e kuptonte atë punë,dhe çlirimin e këtyre krahinave nuk e lidhte me rrethanën e një fitoreje të përkohshme të Gjermanisë naziste, por me të drejtën e vetvendosjes së popujve që mbahej si parimi themelor i Kartës së Atlantikut,shpallur prej Rosvelt-it dhe Churchillit më 14 Gusht 1941. Që popullsia e Kosovës edhe e Çamërisë, të ishin në gjendje për ta kërkuar dhe për ta mbrojtur atë të drejtë, duheshin organizuar dhe ndihmuar prej vëllezërve të tyre të Shqipërisë politike. Nëpër këtë rrugë e kuptonte Balli Kombëtar çlirimin e atyre krahinave dhe kjo ishte lufta që ky desh të bëntepër Shqipërinë Etnike”.(Abaz Ermenji “Vendi që zë Skënderbeu në Historinë e Shqipërisë” botim i Komitetit “Shqipëria e lirë” në mërgim 1968, faqe463-164).
Kapitullimi i ushtrisë italiane në shtatorin e vitit 1943 u duk se do të ndryshonte fatet e shqiptarëve të lidhur luftërash të pandërprera. Por në horizontet shqiptare u dukën ushtritë gjermane, të cilat ndonëse në qëllimet strategjike nuk përfshinin pushtimin e shtetit amë shqiptar, sidoqoftë nuk mund të mos kishin pasoja në trazirat ballkanike dhe ato evropiane. Pikërisht në atë shtjellë të fuqishme ngjarjesh, do të shfaqej dimensioni atdhetar i Abaz Ermenjit i cili do të prirej kurdoherë nga shqiptarizma. Në momentin kur klika komuniste e Tiranës, e udhëhequr nga Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha, urdhëroi të hapej zjarr i fuqishëm kundër nacionalistëve shqiptarë të cilët kërkonin Kosovën, Abaz Ermenji duke ruajtur formacionet e veta, iu shmang sa më shumë kësaj lufte.Në ndikimin e drejtpërdrejt dhe të mëdh të Mid‘hat Frashërit, burri i shquar i Ermenjit do të mund të ndalte flakën e luftës vëllavrasëse në Shqipëri, aq sa mundëte për të përcjellë në rreshtat e luftëtarëve nacionalistë, mesazhin e madh se Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e ortodoksve serbosllav apo grekë.Dhe kur lufta kundër gjermanëve po përfshinte shumë vise të Shqipërisë, duke i dhënë Evropës të kujtohej se nacionalizmi i kulluar shqiptar nuk kishte asgjë të përbashkët me nacionalsocializmin e Hitlerit, Abaz Ermenji ndërmerr një varg aksionesh kundër forcave gjermane, sidomos në Shqipërinë e Mesme. Pamvarëisht se historiografia shqiptare e ideologjizuar e ka lënë qëllimisht në harresë kët fakt, kjo nuk parakupton në asnjë moment parullën famëkeqe sipas së cilës Ermenji ka bashkëpunuar me armikun” Unë do të doja t‘iu sillja lexuesve tanë, vetëm një pasazh të shkurtër të librit të Julian Amerit,të këtij misionari britanik i cili kajetuar në vitet 1943-1944 në Shqipëri. Pos të tjerave ku autori shkruan: “ Me shpirt reformator, Abaz Ermenji gjente një farë shpëtimi në luftë, kundër komunizmi dhe pikërisht, për faktin që Balli Kombëtari ofronte një alternativë të tillë, Ermenji nuk e kursente as veten as njerëzit e tij. Mid‘hati dhe Abas Ermenji kishin ardhur si delegatë politik dhe ushtrak të Ballit Kombëtar për të na informuar zyrtarisht se gjithë Komiteti i tyre Qëndror ndodhej tani në mal dhe se kishin vendosur të fillonin operacionet kundërgjermanëve,qyshditënenesërme.AbazErmenjipërgatitej të fillonte betejën në një pritë në rrugën Tiranë-Shkodër ndaj, kërkoi që t‘i jepnin një oficerë britanik, për të parë qëndrimin e njerëzve të tij dhe për të vërtetuar rezultatet e aksionit. Ne pranuam përnjëherësh kërkesën e tij dhe Mereti u zgjodh si oficer ynë ndërlidhës pranë forcave të Ballit Kombëtar. Ditën e nesërme Abaz Ermenji zuri pritë ashtu siç ishte vendosur dhe, me një forcë prej dyqind burrash sulmuan papritmas një autokolonë gjermane të përbërë prej dyzetë kamionësh. Mereti na lajmëroi pastaj se tre kamiona ishin djegur, tetëmbëdhjetë plaçkitur dhe dëmtuar, tetë motoçikleta u shkatërruan dhe më tepër se tridhjetë gjermanë kishin mbetur t ëvrarë”. (I.Amery “Bijtë e Shqipes” shtëpia botuese“LumoSkëndo”Tiranë2002,faqe329-330)
Në nëndorin e vitit 1944, atëherë kur në Shqipëri vendosej pushteti i bolshevikëve ortodoks rusë, Abaz Ermenji do të shpallte përpara prijësve të nacionalizmit shqiptarë kredon e tij:”Pushkën nuk do t‘a lëshojmë, kush të dojë le të ndjekë!” Ç‘prej atij momenti e deri në vitin 1946, plot dy vjet me radhë,në bashkëpunim të ngushtë me vëllezërit Kazazi, Abaz Ermenji do t‘i bashkangjitej lëvizjes antikomuniste shqiptare, duke u shndrruar në interpret të aspiratave kulmore të popullit të vet për liri e demokraci.Luftimet në Bajzë e Koplik, në Postribë e Shalë, Orosh e Peshkopi, në Çerem e Golaj, do të ushëhiqeshin trimërisht nga Abaz Ermenji, i shpallur “kriminel lufte” prej regjimit komunist të Tiranës. Paradoksi qëndron në faktin se shpallej “bashkëpunëtor i italianëve dhe gjermanëve” pikërisht ai nacionalist i cili pat marrë titujt akademikë francezë, duke luftuar me armë në dorë, për vite të tërë, kundër italianëve dhe gjermanëve.Në vjeshtën e vitit 1946, atëherë kur repartet e divizionit të Mbrojtjes së Popullit po digjnin shtëpitë e Skraparit e Kolonjës ( pasi aty ish
strehuar Abaz Ermenji) nacionalisti i madh vendos të hidhet në Greqi. Ç‘prej vitit 1946-1949 Ermenji do të vuaj nëpër kampet famëkeq të Greqisë, madje jeta e tij do të virej në rrezik nga komunistët grekë. Ka qenë sigurisht ndërhyrja e angloamerikanëve me ç‘rast Abaz Ermenji dërgohet në Itali, posaçërisht për t‘u vënë në krye të forcave antikomuniste shqiptare në mërgim. Aty sërish fiton dimensioni i vet human, për t‘u rrethuar të gjithë në frontin antikomunist, pavarësisht se çfarë partie përfaqësoje apo çfarë ideje shpalosje.Viset etnike shqiptarë do të shërbenin kurdoherë për burrin e Ermenjit ashtu si konstelacione yjore që u rrëfenin në lashtësi udhën, detarëve trima. Edhe në vitin 1954 kur Abaz Ermenji viret në krye të Komitetit Kombëtar Demokrat “Shqipëria e Lirë” në Paris,vizioni për Shqipërinë Etnike do të mbetej i pandryshueshëm për të. Në mjaft takime, konferenca, biseda me politikanë të shquar perëndimorë, Ermenji do të përcillte idenë se një Shqipëri Etnike është faktor stabiliteti në Ballkan ose në të kundërt, një Shqipëri e copëtuar do të reflektonte një nënqiell të trazuar ballkanik për decenie të tëra.I ftuar nga organizma të paqes në Evropë e SHBA,profesor Abaz Ermenji do të kontribuonte duke rrëfyer se komunizmi kjo sëmundje e urryer për shqiptarët nuk kishte asgjë të përbashkët me kontinuitetin shpirtëror të bashkëkombasve të vet, përkundrazi ishte instaluar atje përmes lumenjve të gjakut të derdhur midis vëllezërve të një nëne. Ai do të merrte në New York dekoratën “Ajzenhaur” dhënë nga Presidenti i SHBA për luftën dhe përpjekjet e pandërprera kundër komunizmit.Por energjitë e këtij burri nuk mund të gjenin paqe edhe pas këtyre nderimeve, të vetmet që i bëheshin një shqiptari. Në kuvendin me rastin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në New York pos të tjerave professor Ermenji do të kumtonte: “Duhet të themelojmë një shtet shqiptarë të plotë që të jetë një faktorë përparimi dhe paqeje krahas me popujt e tjerë të Ballkanit. Në Shqipërinë politike dhe jashtë saj kemi sot afro pesë milionë shqiptarë që kanë një vetëdije kombëtare shumë më të zhvilluar se e kishin në kohën e Lidhjes së Prizrenit. Që e shikojnë me helm në zemër se Prizreni e Shkupi qëndrat e Shqipërisë së atëhershme nuk bëjne pjesë në Shqipërinë politike të sotme. Këta shqiptarë nuk do t‘i lëshojnë kurrë armët nga dora derisa të gjithë bijtë e kombit të mblidhen nën një atdhe të përbashkët. Me të gjitha mjetet brutale që përdorën armiqtë tanë, drita jonë nuk do të shuhet kurrë sepse nuk shuhet shpirti i një kombi. Jemi regjur me të gjitha vuajtje dhe përpjekjet prandaj vullnetin tonë s‘ka forcë që e thyen. Do të luftojmë të papërkulshëm derisa të kemi frymë dhe kanë për ta vazhduar luftën
të papërkulshëm ata që vijnë pas nesh. Drita jonë dhe armët tona do të shkojnë dorë më dorë, populli do e luftojë brez pas brezi gjersa parimet që vuri Lidhja e Prizrenit të bëhen realitet, derisa i tërë kombi shqiptar, kombi më i vjetër në Ballkan, të bashkohet në një shtet të plotë, në një shtet të lirë, që ta drejtojë vetë jetën e tij dhe të bëhet zot i fateve të tij”. (Marrë nga fjalimi me rastin e 100-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit” New York, 24 qershor 1978).

Nga fundi i viteve 80-të, të shekullit që lamë pas, kur e kam takuar për së pari profesor Abaz Ermenjin në Paris, më ka habitur jo vetëm kthjellësia e tij politike, por sidomos energjitë e mëdha dhe guximi për t‘i shkuar deri në fund ëndrrës së rinisë të tij,bashkimit të trojeve shqiptare. Në zhvillimet e reja evropinae, nacionalisti i madh, parashihte jo vetëm rrëzimin e komunizmit, si sistem i kalbëzuar ekonomik por edhe një frymë lirie e demokracie, ç‘ka nënkuptonte parashtrimin e ideve të Shqipërisë Etnike.Gjithashtu në fillim të viteve 90-të, Abaz Ermenji do të virej në krye të punëve të mëdha, për rikrijimin e Partisë “Balli Kombëtar” si në shtetin amë ashtu edhe në Evropë e ma gjërë. I fundmi nacionalist i madh i cili e pa Shqipërinë të lirë prej telave me gjemba të komunizmit, gjatë këtyre viteve u përpoq me mish e me shpirt, jo vetëm të evokonte të kaluarën e lavdishme të nacionalizmit shqiptar, por edhe të provonte se idetë e mëdha të Ballit Kombëtar, kanë qenë dhe mbeten tejpamëse deri në këto vite të milleniumit të ri. Ato ide mbijetuan dhe përcillen
ende sot, pasi janë shpresa e krejt shqiptarëve, kudo ku ata jetojnë në çdo çep të globit.Në kulmin e vrasjeve dhe dhunimeve serbe në marsin e vitit 1999, Abaz Ermenji kryetar i Partisë “Balli Kombëtar”, nëpërmjet adresës elektronike të tij në internet do t‘u drejtohej bashkëkombasve të vet:
“Thirrje gjithë shqiptarëvet!Sikurse e parashikonim serbët po zhdukin me rrënjë popullin e Kosovës duke vrarë burrat dhe duke hedhur jashtë kufijve gra, pleq e fëmijë në kushtet më barbare që mund të mendohet kanë shpërngulur gjer tani prej vatrave të tyre lart nga 1 000 000 frymë që banonin në ato vende qysh nga koha e ilirëve. Iu kanë marrë gjithçka kishin, iu kanë djegur shtëpitë, fshatrat dhe qytetet, i kanë hedhur në rrugë pa i lejuar të merrnin me vete as një copë
bukë. Prej këtyre, mbasi kanë kaluar ditë e net nëpër pyje me dëborë, më se 200.000 kanë ardhur në Shqipëri.Të tjerë kanë hyrë në Maqedoni dhe Mal të Zi, ku po heqin të gjitha të zezat. Të tjerë fshihen akoma në pyjet e Kosovës pa ushqim dhe veshmbathje.Jam kryelartë që po bën ç‘është e mundur për t‘i ndihmuar këta të mjerë, duke i marrë nëpër familje dhe duke e ndarë me ta kafshatën e bukës. Ky është një zgjim i ndjenjës kombëtare, një dashuri e hovshme për
Shqipërinë.Por duhet të bëjmë më shumë se kaq. Duhet të bëjmëtë gjitha përpjekjet tona, duhet të japim tërë ndihmën tonë për çlirimin e Kosovës dhe kthimin e këtyre vëllezërve të mjeruar në vendin e tyre. Kosovën duhet ta çlirojmë me doemos, ose duhet të vdesim të gjithë.
Një gjëmë kaq e rëndë sa kjo rrallë herë e ka goditur kombin shqiptar. Duhet ta përballojmë me guxim burrash.Ka të ngjarë që fuqitë e NATO-s të zbresin në tokën e Kosovës. Por tani për tani duhet t‘i japim tërë ndihmën tonë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Iu bëj thirrje të gjithë atyre kosovarëve që janë anëtarë të Ballit Kombëtar të bahskohen me UÇK-në. është koha o sot o kurrë, të sakrifikojmë gjithçka për Shqipërinë dhe për shpëtimin e kombit Shqiptar.Për çlirimin e Kosovës, “autonomia” e kosovarëve nuk do të ketë më asnjë kuptim, sepse këta nuk mund të jetojnë në një kuadër me Serbinë që po kërkon t‘i shfaros me rrënjë. Kosova do të bëhet e pavarur. Duhet të luftojmë dhe të punojmë të gjithë në këtë drejtim.Duhet ta mbajmë të bashkuar popullin e mërguar të Kosovës që të kthehet në vartrat e tij mbasi të çlirohet toka kosovare, nuk duhet të pranojmë asnjë ndarje të asaj toke që ka qenë përjetësisht e shqiptarëve. Mundohuni burra e gra ta arrijmë këtë qëllim të lartë kombëtar. Sepse vetëm atëhere do t‘i kemi kryer detyrat tonat të shenjta dhe do ta kemi ndërgjegjen të qetë.Abaz Ermenji” (Gazeta “Balli i
Kombit”, Tiranë 11 mars 1999) Në të njëjtën kohë ndonëse mosha po e mundonte së tepërmi Abaz Ermenji do të mbështeste pa rezerva edhe luftën e shqiptarëve etnikë në Maqedoni, në mbrojtje të të drejtave elementare dhe shtetformuese të tyre. Shqiptarët në Kumanovë,Shkup, Tetovë, Gostivarë, Kërçovë, Ohër dhe Strugë do t‘u jenë kurdoherë mirënjohës nacionalistit të madh Abaz Ermenjit. Ata si krejt shqiptarët do të dijnë të çmojnë veprën e komandanti legjendar të tyre, prijësit tejpamës politik, luftëtarit të pamposhtur për çështjen shqiptare. Muza e tij ashtu si kundër muza e Orfeut të lashtë gjallëron tashmë shpirtrat e trazuar të shqiptarëve kudo që janë. Prandaj krejt nacionalistët shqiptarë, që në Hagë të shekullit të kaluar e deri tek gjenerata e sotme do të dijnë të ndajnë jetën e tij fizike, nga ajo e përjetshmja e luftëtarit Abaz Ermenjit. Prandaj të gjithë Ballistët, duke përcjellë për në banesën e fundit do të rreshtohen me nderim duke i thënë :ishim dhe jemi krenar me veprën tënde patriotike e atdhetare,tani pusho i qetë,nën dheun që të lindi dhe për të cilin jetove dhe luftove tërë jetën,nacionalizmi yt është fanar për gjeneratat e sotme e të nesërmet.Kisha nderin dhe privilegjin të isha nën direktivat tuajanën mësimet e juaja,nën udhëzimet e juaja,dhe jo vetëm unë personalisht por dhe gjithë antarët e rimëkëbur të Ballit Kombëtar.Amanetet e juaja se “Penda e Pushka bëhen binjake kur e don Liria” mbeten të gdhendura në memorien e gjithë “Shërbestarëve të Shqipërisë”.

Shkruan: Eugen Shehu:AGIM RAMADANI- Nga Eposet e Karadakut

1 agim ramadani

Ka njerëz fisnikë që atdheun e tyre, atë qiell e mal që i rriti, ata gurrë dhe drurë që e rrethuan, atë djep të përkundur me ujvara eposesh të kahershëm, e kanë mbrojtur me pushkë. Ata janë thirrur në luftë dhe kanë dhënë jetën përmes krismash lirie. Ka të tjerë që e kanë dashur atdheun përmes imazheve të fuqishëm të artit, përmes magjisë së tingujve apo ngjyrave, përmes konotacioneve që ngjallin vargjet e një poezie. Edhe kjo është dashuri. Se dashuria e atdheut nuk matet me kut por me shpirt dhe shpirti dhëmb kurdoherë kur dhëmb zemra e kombit dhe,pashmangshmërisht, si prej një force kozmike edhe pushka edhe penda nisen njëherësh për në rrugëtimin e lodhshëm; të shuajnë brengat e Atdhuet.
Tek Agim Ramadani, deri në çastin e mbramë, kanë jetuar së bashku edhe poeti edhe luftëtari, edhe piktori i madh edhe patrioti i flaktë, por edhe shpirti guximtar. Inspirimin për artin ja ka falur natyra e bukur e Kosovës kreshnike, ai reliev i thyer dhe i blatur dhimbjesh të mëdha. Ai e ka ndjerë brengën e madhe të atdheut qoftë edhe kur merrte në duar penelin,qoftë edhe kur merrte penën të shkruante, qoftë edhe kur më pas, rroki armën. Tek karakteri i Agim Ramadanit, janë ndërthurur si tek pak kush prej nesh, qetësia dhe mendimi përpara fletës së bardhë apo tablos, me vrullin dhe dinamizmin e pa përmbajtur në beteja, atëherë kur ishte fjala për të mbrojtur nënën e babën,motrën e vëllanë, pyllin dhe malin, votrën dhe livadhin, shkurtAtdheun.
Lindur në bjeshkë të Kosovës martire, Agim Ramadani do të dallohej qysh në fëmijëri për ndjenjat e holla prej artisti: Më pas duke lexuar në gjuhën e bukur shqipe, duke ngarendur në malet e kodrat e Karadakut kreshnik, vetëdija e këtij djaloshi duket se u trondit prej një të vërtete të madhe. Mbi supe malesh e kodrash të Gjilanit, sikundër në supe malesh të krejt Kosovës martire, më shumë se rebeshe shirash, më shumë se mjegullnaja, vareshin epose kreshnikësh. Shpirti i Agimit, nuk mund të mos ndjente këto epose që vinin prej larg, për të shkuar sërish larg. Kumti i tyre do ftonte Agimin dhe krejt gjeneratën e vet t’i sendërtonte këto epose, t’i përcillte ata me po atë heroizëm që etnitë e lashta arbërore i patën lindur. Demonstratën e ditëve të para të prillit 1981, Agim Ramadani e përjetoi si një rizgjim i madh. Një paralele e çuditshme! Rizgjimi i natyrës, ai riciklim i njëmendë i natyrësh do të zgjonte në shpirtërat e gjeneratës studentore të Kosovës, shpresën e lirisë. Agim Ramadani ishte piktor.Ai mund të merrte telajon,penelat, bojërat dhe mund të ngjitej livadheve për të ngat jetuar pranverën. Agim Ramadani ishte poet. Ai mund të rrëmbente fletoren dhe lapsin duke medituar pranë lumenjëve a përrenjëve që i gëzoheshin shkrirjes së dëborërave.Agim Ramadani ishte luftëtar. Dijet e marra në shkollën ushtarake në Zagreb e shtynin të ishte në radhët e para të barikadave studentore. Ai nuk vonoi, ç’prej atij momenti Agim Ramadani do të ngarendëte në krejt viset e Kosovës kreshnike, do të fliste aq bukur, do të çonte peshë zemrat e gjeneratës së vet, do të organizonte, do të drejtonte luftën guerile që toka e qielli i Kosovës të ishin të lirë, që atdheu të mos frigohej prej kurtheve, planeve makabër dhe dhunës etnike të kalkuluar në qendrën e shovenizmit sllav, beograd. Kësisoj për të ardhur në pranverën e mënxyrshme të vitit 1999. Evropa (e pandërgjegjshme deri më atëherë) dhe krejt qytetërimi i saj, po përballeshin në shkurt-marsin e këtij viti me një nga shfaqjet më shnjerzore, më të shëmtuara, më primitive, të gjenocidit të egër shoven serbosllav ndaj racës së pastër shqiptare. Kryekrmineli i racës sllave, tashmë në gjygjin e Hagës, e shfrytëzoi periudhën tri javore, midis dy takimeve të Rambujes duke shpërndarë urgjnetisht forcat që do të realizonin spastrimin masiv ndaj shqiptarëve.

Mbi 40 mijë trupa ushtarake pushtuese të rregullta, me dhjetra mijëra paramilitarë kriminele, 1 mijë tanke dhe 700 graka artilerie do të lëshoheshin si lukuni ujqish, ndaj popullsisë së pambrojtur shqiptare. Një zyrtar i lartë i OKB-së, Stefan di Nistoura, do të deklaronte; “Ajo që po ndodh sot në Kosovë është tragjedia humanitare më cinike, me e kalkuluar dhe planifikuar me një logjikë të akullt, të cilët unë, nuk e kam parë në asnjë rast, gjatë 29 vjetëve që punoj për Kombet e Bashkuara” (Gazeta “Ushtria”-Tiranë,12.03.1999).
Agim Ramadani së bashku me Rustem Berishën, Bislim Zyrapin, Sali Çekun, Naim Malokun, Ramush Haradinajn e dhjetra prijës të tjerë, patën organizuar dhjetra beteja, duke mos dashur të lënë nismën ushtarake në duart të pushtuesve shoven serbosllav. Fjalëpak por trim e patriot, Agimi do të jepte në këto luftime shembullin e vyer të një kuadri, i cili do të përballej vetë me armikun, në pozicionin më të vështirë, duke dashur të ruaj në çdo moment jetët e bashkëluftëtarëve të vet. Në Dukagjin a Drenicë, në disa prej aksioneve të kryera prej trimave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të binte në sy dëshira e Agim Ramadanit për të fituar me çdo kusht, për të shporrur saora bandat kriminele serbosllave nga toka arbërore. Shpirti i një luftëtari dhe artisti, në këtë rast dhemb dyfish.
Në marsin e vitit 1999, gjeografia e spastrimit etnik serbosllav kish përfshirë zona të tilla si: në Veri: Podujevë-Mitrovicë-Drenicë; në Perëndim: Pejë-Gjakovë-Deçan; në Jug: Malishevë-Suharekë-Prizëren. Ndër objektivat kryesore të beogradit shoven ishte egzodusi i dhunshëm i shqiptarëve etnik nga trojet e veta, për të afruar deri diku një ballancë banorësh me pakicat serbe etj. në Kosovë, ku më pas lehtësisht do të bëhej një referendum për shkrirjen e Kosovës në territorin serb. Ndaj gjatë egzodusit të paparë ndonjëherë, shqiptarëve u merreshin dokumentat e indentifikimit dhe hidheshin në zjarr me qëllim që këta mos të identifikoheshin si banorë të atyre viseve. Mërria e pushtuesve serb ka kaluar gjdo kufi. ”Aktualisht rreth 80 për qind e fshatrave të Kosovës janë mbështjellë me tym e flakë. Ky zjarr i është vënë Kosovës nga ushtria, policia dhe forcat paramilitare serbe me urdhër të Millosheviqit dhe me vendim të parlamentit të atij shteti. Politika e “tokës së djegur” nuk po zbatohet për herë të parë në Kosovë nga pushtuesi serb. Unë e njoh mirë historinë e popullit tim, atë e kam mësuar qysh në fëmijëri, në këngët e djepit kur gjyshja më thoshte: U bëfsh trim për Kosovën !” (“Burrat e Kosovës e kanë vendin në UÇK” intervistë e Kolonel Bislim Zyrapit. Gazeta “Ushtria”Tiranëmë8mars1999).
Agim Ramadani, në ditët e para të marsit 1999, gjendet në shtetin amë. Ndonëse nuk dinte gjë për fatin e prindërve të vet, ndonëse ndiqte me dëshprim eksodin biblik të bashkëkombasve të vet përmes zjarreve dhe krismave, ai me mprehtësinë e një ushtaraku të vërtetë, do të bashkohej rreth idesë së Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së për një operacion mësymës në shkallë të gjërë kundër makinës ushtarake pushtuese serbosllave. Ai do të organizonte luftëtarët e Brigadës 138, në rrethina të Kukësit dhe ndërkaq do të influenconte tek eprorët më të lartë të tij për fillimin e menjëhershëm të mësymjes, pasi kjo mësymje do të krijonte parakushte të favorshme për futjen e forcave të NATO-s në vise të Kosovës. Pikërisht në këto momente, falë guximit të Agim Ramadanit dhe qindra prijësve të tjerë të UÇK-së, Shtabi i Përgjithshëm hartoi planin për çlirimin e Kosovës, duke patur si bazë nisjeje, tokën kufitare ndërshqiptare. Ky plan mori emrin e koduar “Shigjeta” dhe përfshinte brezin e mësymjes: mali i Kallabakut – mali i Markofçes, Ferizaj-Prishtinë me dy drejtime operative. Drejtimi i parë; Padesh-Kosharë-Junik-Klinë. Drejtimi i Dytë; Helshan-Pashtrik-Rahovec-Malishevë-Prishtinë. Sipas të dhënave që ndodhen aktualisht në arkivin e ministrisë së Mbrojtjes, në Tiranë, operacioni në fjalë do të zhvillohej në tri faza. Faza e parë, do të ishte lufta në Koshare, e cila do të fillonte me futjen në luftim të trupave të përqëndruara në Papaj. Faza e dytë kish të bënte me kalimin në mësymje në drejtimet e Pashtrikut ndërsa faza e tretë do të ishte thellimi i mësymjes drejt Koritnikut dhe Kallabakut.
Në operacionin “Shigjeta” (po sipas të dhënave në Ministrinë e Mbrojtjes në Tiranë) parashikohej një bashkëveprim i ngushtë i forcave të UÇK-së që mësynin përballë, me ato që vepronin në shpinë të armikut, në mënyrë të veçantë në zonën e Pashtrikut dhe Dukagjinit. Për drejtimin e operacionit, në frontin e vështirë të Koshares dërgohet Brigada 138 e komanduar prej Rustem Berishës dhe Agim ramadanit. Ndërsa përfaqsues pranë këtij formacioni luftarak, nga ana e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së u dërgua Nasim Haradinaj. Në memoaret e luftës shënohet; ”Forcat e drejtimit të parë operativ, nën komandën e Rustem Berishës, me shef shtabi Agim Ramadanin, në mirëkuptim të plotë me përfaqsuesin e shtabit të Përgjithshëm Nasim Haradinaj, morën detyrën luftarake nga SH.P.UÇK-së me këtë përmabjtje, pasi të shpërthenin kufirin Shqipëri-Kosovë, të kapnin pikën strategjike Rasën e koshares dhe të hapnin korridorin e furnizimit, duke u lidhur me zonën e Dukagjinit, nën komandën e Ramush Haradinajt. Në të pastajmen, me krahmarrjen nga e majta, të rrethonin dhe asgjësonin forcat armike në qytetin e Gjakovës e rrethina dhe të vazhdonin mësymjen në drejtim të Klinës” (H.Katana “Tri dimensionet e luftës çlirimtare të Kosovës” Tiranë 2002 , faqe 69-70 ).

Në muzgun e ftohtë të 8 prillit 1999, Agim Ramadani do të shkonte pothuajse pozicion në pozicion ku rrinin të gatshëm bashkëluftëtarët, vëllezërit e tij. Ndonëse e dinte realisht çdo të ndodhte të nesërmen, ndonëse pati biseduar me komandant Rustemin për rreziqet që duhej të kalonin, përsëri në sytë e tij i ngazzëllente një dritë e çuditshme. Prej asaj drite buronin shpresë e besim që përcilleshin të tilla, tek luftëtarët në llogoret e Papajt. Prej asaj drite, 320 djemtë trima të UÇK-së, do të merrnin zemër e do të shndrroheshin në 320 shqiponja në mbrojtje të viseve arbërore. Ato biseda miqësore gati nën zë, ato rrahje shpatullash vëllezërore, ajo heshtje që jo rrallë, flet sa mijëra fjalë së bashku, do të ishin ndërkaq parathënie e një lirie që vinte mundimshëm tok me përrenjtë e gjakut.
Të nesërmen, ende pa zbardhur mirë, gurët dhe drurët e Koshares do të jetonin krismat e papara ndonjëherë të armëve të UÇK-së. Vonë, në mbrëmjen e asaj dite, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së do të njoftonte në Tiranë e ma gjërë se; ” Në orën 03:30, datë 9 prill 1999, forcat e UÇK-së, që veprojnë në rajonin e Junikut ndërmorrën një sulm të befasishëm kundër forcave serbe që ishin të stacionuara në fshatin Koshare dhe ato të Karakollit, 100 metër në perëndim të Kashares. Fillimisht u goditën forcat e karakollit, ku u vranë rreth 38 ushtarë serb dhe u rrethuan forcat serbe të strehuara në shtëpitë e fshatit Koshare. Në agim të ditës, forcave serbe u vinë në ndihmë forca të tjera nga fshati Batush, por tanket u goditën nga forcat tona dhe u asgjësua 1 tank, 1 transportues i blinduar dhe dy makina me ushtarë. Atëherë forcat serbe u tërhoqën në fshatin Batush dhe goditën me artileri forcat tona që kishin rrethuar fshatin Koshare të banuar nga ushtarët serb. Djemtë e Kosovës po luftojnë me kasapët e Serbisë që janë të veshur me blind dhe po fitojnë mbi këtë përbindsh me fytyrë njeriu. Fitojnë djemtë e Kosovës se luftojnë për lirinë e atdheut të tyre, ndërsa ushtarët serb u ngujuan në bodrumin e Karakollit dhe dridhen nga frika. Në këtë luftim prej disa orësh, na kanë rënë në fushën e nderit luftëtarët Bashkim Jashari, Agush Logu, Ramiz Krasniqi, Rifat Qehaj dhe na kanë plagosur Bujar Maloku e Smajl Trofaj. Forcat tona kanë bërë dy rrethime dhe një vijë mbrojtëse, për të mos mundësuar ardhjen e forcave serbe nga Batusha… Luftimet vazhdojnë” (Gazeta“Ushtari“më10prill1999).
Në luftimet e egra të 9 prillit, Agim Ramadani do të udhëhiqte grupin e tij të luftëtarëve, pikërisht në frontin më të rrezikshëm, aty ku makina ushtarake serbe mbrohej me të gjitha llojet e armëve. Luftëtari dhe artisti i madh, ndonëse e shihte se marrja e Koshares ishte tejet e vështirë, nuk u lëkund për asnjë çast edhe atëherë kur vrapoi për të mbyllur sytë e puthur në ballë bashkëluftëtarët e vet të rënë në fushë nderi, të rënë nga breshërit e armikut. Një ditë më pas, atëherë kur Beogradi shoven, e ndjeu se po i rrëshiqiste toka nën këmbë, u hodh në sulm me gjithë arsenalin e vet të forcave dhe mjeteve luftarake. Sërisht djemtë e Brigadës 138, bashkuan gjokset dhe supet duke u shndrruar në karakolle të përjetshëm lavdie dhe heroizmi për kombin e tyre. Por në këtë qëndresë emblematike, do të binte i përgjakur predhash, kryeqëndrestari, Agim Ramadani. Ai që e donte aq shumë jetën e kombit, falte tani jetën e vet, blatonte shpresën e madhe të artistit tek e nesërmja e atdheut. Fronti i çarë i koshares pati përparsitë e veta në ngjarjet që rrodhën më pas. Jehona e epopesë së Koshares u përcuall tejembanë viseve etnike shqiptare, madje kudo në çdo çip të globit ku shqiptarët ndiqnin me ankth në shpirt fatin e vëllezërve të tyre të UÇK-së. Thyrja e kufirrit shqiptaro-shqiptar, ishte mesazhi i madh i shpresës së popullit shqiptar, e sidomos atij të shpërngulur nga trojet arbërore të Kosovës, i cili tashmë shpresonte në kthimin e tij në vatrat e veta dhe bashkimit të trojeve etnike shqiptare. Luftëtarët e frontit të Koshares ishin të parët që dhuruan jo vetëm gjakun por edhe shpresën e madhe për popullin e Kosovës, në ato ditë të shpërnguljes masive: Kështu, ndërsa eksodi biblik i shqiptarëve ndalej, kortezhi pambarim i njerëzve i drejtohej qytetit të Bajram Curit me trupat pa jetë të trimave në krahë. E dhimbshme ajo ditë e 12 prillit 1999. E dhimbshme të mbaje në shpatulla trupin e burit të Karadakut. Qysh mund ta nxinte atë zemër të madhe, ay arkivol? Por zemra dhe amaneti i Agim Ramadanit nuk ka heshtur. Ajo rreh diku si dikur, në faqe të flamurit të lirisë së Kosovës. Përjetësia e burrit fitoi ardhmërinë sublime. Brigada 138 mori emrin Agim Ramadani, ndërsa Kosova tashmë nuk e ndjen këmbën e pushtuesve shoven serbosllav.Por thyerja e kufirit shqiptaro-shqiptar,që na patën rrethuar me gjëmba e mina komunistët serbosllav e shqiptar ende kolliten ,Shqipërisë i duhen gjymtyrët e saja,këto ishin amanetet e dëshmorëve.Kosova asht Shqipëri

Shkruan :EugenShehu :KUJTESE-INDRIT CARA, BALLI I TRIMËRISË

1 Indrit

                Ne Foto: „Ushtar Kavaja“ 1971-1999

Në mbijetesën epokale të kombit tonë, shtjellë te trazuar erërash dhe fatesh ka patur një ngjashmeri të çuditshme midis kozminës ate së fatit dhe jetës fizike.Sa here që ka dhembur një gjymturë e trupit,gjymtyret e tjera janë përmbledhur për të përballuar dhembjen dhe per të parë më tej se vetë dhimbja.A nuk ngarenden fiset arberore nga Veriu ne Jug,nen udheheqjen e legjendarit,Gjergj Kastriotit Skenderbeut te mblidhen ne Lezhe dhe te japin besen e burrit?.A nuk shkuan burrat e Çamerise te merrnin pjese ne Kuvendin e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit? A nuk ishin Lumjanët dhe Dibranët që ranë me pushkë në dorë në Jugun e Shqiperise Etnike? Pamvaresisht se eshte kërcenuar vetem nje pjese e trupit,pamvaresisht se ka dhembur diku ne lindje a perendim,veri apo jug,gjaku arberor ka gurgulluar duke dashur të pushoje menjëherë gjdo dhimbje apo tragjedi.Kështu ndodhi edhe ne fundshekullin e kaluar,atëhere kur në Kosovën martire,makina e dhunes serbosllave nisi marrshimin e saj gjakatar duke perdhosur dhe njëhere e pergjithmone imazhin e nje Evrope qe ishte ne prag te qyteterimit modern.Nder ata bij të shqipes,të cilët ngarendën në fush të lirisë,nder ata trima, të cilet shperfillin edhe vetë vdekjen fizike,padyshim Indrit Cara ze vendin e vet te merituar.
Lindi ne qytetin e Kavajes me 11 korrik 1971.U rrit nepër ato rrugë të bukura dhe të vjetra të qytetit me dashuri per atdheun dhe flamurin,te cilen dashuri gjeneratat e Carajve e patën percjellë nga brezi ne brez,nga vitet e para te krijimit te shtetit shqiptar e deri ne ditet e mevonshme.Mustafa Cara ka qene i shquar ne Kavaje per perpjekjet e tij ne rrafsh kombetar.Duke iu bashkuar grupit te atdhetarëve shqiptarë,te cilët në vitet 1907- 1909 luftuan per shkrimin e gjuhës shqipe me alfabet latin,Mustafa Cara jo vetem propogandoj ne qytetin e Kavajes këte alfabet, por edhe u vu në konflikt të drejtpërdrejtë me një pjesë të klerit mysliman, te cilet perkrahnin ne popull idene e rrejshme se keto germa ishin te mallkuara nga Zoti. Ne vitet qe erdhën me pas,Mustafa Cara ne bashkepunim te ngushte me atdhetaret e tjere te Shqiperise se Mesme,iu bashkengjit levizjes autonomiste kombetare me c’rast fitoi simpatine e gjithe qytetit.Ne marrshimin epokal te Ismail Qemal Vlores drejt ngritjes se flamurit ne vjeshten e trete te vitit 1912, pikerisht ne qytetin e Kavajes ky u prit nga burrat me te shquar te qytetit.Aty,midis te tjerave,iu uroi mirseardhjen edhe Mustafa Cara duke e siguruar plakun e urtë se flamuri kuqezi do te valvitej ne Kavajë e rrethina ,në të mirë të ardhmerise të shqiptarëve.Ende sot ,ne memorien historike te ketij qyteti ka mbetur ne kujtese fakti qe me 28 nendor 1912,ate dite kur flamuri kuqezi u ngrit në Kavajë në qendër të qytetit,po aq madheshtor ai valoi edhe në shtëpinë e Mustafa Carës. Më tej ,traditat e shquara te familjes Cara do t’i çonte më perpara djali i Mustafait,Ymeri(gjyshi i Indritit)i cili do te dallohej për frymën nacionaliste dhe ëndrën per ta parë token arbërore brenda kufijve Etnike te saj.Janë disa figura të shquara te kësaj familjeje,të cilat duke jetuar me idenë e Shqiperise Etnike u renditën në formacionet antifashiste ne vitet 1943-1944,por që më pas u ndodhen të zhgenjyer prej internacionalizmit proletar të trumbetuar me aq forcë nga Tirana e Beogradi. Dihet tanime drama e madhe e viteve 1945-1990,jo vetem per familjen Cara por për gjithë familjet nacionaliste shqiptare,te cilat jetuan natën e gjate dhe të urryer të komunizmit pansllav.Ende i vogel,Indrit Cara do të rritej me deshirën për të qenë një ushtar i devotshem i atdheut.Ai,duke u nisur drejt Tirane,per te vazhduar mësimet në shkollën e mesme ushtarake “Skenderbej”,nuk mund ta kuptonte se diktatura komuniste shqiptare përgatiste kuadro për të zgjatur jeten e saj dhe aspak per idealin e shenjtë të Shqipërise Etnike.Megjithate Indrit Cara,tanime 16-17 vjecar ndihej krenar pasi thirrej skenderbegas dhe ky simbol i kryetrimit legjendar e mbushte me gezim.Poligonet e stervitjeve taktike dhe ato te perdorimit te armëve,u shndruan sakaq ne dimensione të reja për jeten e Indrit Carës. Ai do të ndronte pa asnjë mëdyshje jetën plot privacione në male me borë e mjergulla,me dëshirat e tjera të një adoleshenti. Ne shtator te vitit 1989,Indrit Cara fillon studimet e larta ushtarake ne Tirane.Tanime nuk ishte me ai djaloshi ënderimtar nga Kavaja por studenti truphedhur,i dashur e mbi të gjitha njohës i shkelqyer i Artit Ushtarak mbi luften popullore.Nderkaq erëra të tjera po frynin në gjithe Evropen Lindore,erëra që çonin stuhi ne Shqipërinë e kryqëzuar nga diktatura ortodokse sllave.Bashkimi i dy Gjermanive, menjëherë pas rrëzimit të murit të Berlinit,zgjoi tek mijëra shqiptarë ëndren e madhe të rrëzimit të murit midis shtetit amë dhe Kosoves.Indrit Cara ishte ndër të parët që shpresonte për ketë dhe nuk nguroi t’ua tregonte edhe shokëve të tij studentë. Por diktatura komuniste në Shqipëri i ngjante asaj bishës së plagosur,e cila pikërisht në çastet e agonisë tërhiqet zvarrë per të kafshuar deri në vdekje.Ne komanden e shkolles ushtarake,Indrit Cares i’u terhoq vëmendja pasi kishte komentuar hapur rënien e murit të Berlinit.Ndersa trimi nga Kavaja i ishte pergjegjur se ky ishte jo vetem nje lajm ogurbardhë por edhe shansi për shqiptarët.Në korrik të vitit 1990,në qytetin djep të demokracisë shqiptare,në Kavajë bie dëshmori i parë i demokracisë i riu Josif Buda.Plumbat e diktaturës nuk kursyen as jetën e një te riu, i cili pat ëndërruar kombin e vet të çliruar nga diktatura komuniste.Kjo ngjarje do ta hidhëronte pa masë Indrit Carën,i cili rendi drejt qytetit të lindjes,për të marre pjesë në varrimin e të parit dëshmor të demokracisë. Vjeshta e vitit 1990 do të vinte e trazuar përmes ngjarjeve të tjera politike në Shqipëri.Indrit Cara ,tanimë i rritur e burëruar do të fliste hapur midis shokësh se ata nuk mund të shndroheshin në ushtarë të verbër të diktaturës por në yje qe të ndrinin rrugën e ardhme të kombit.

Me 20 dhjetor të vitit 1990,atehere kur studentët e Tiranës u ngriten në demonstratë kunder regjimit të urryer komunist,komanda e shkollës së lartë ushtarake,si vegel e bindur e krimit komunist, urdhëroi armatosjen e studentëve ushtarak dhe dergimin e tyre për të shtypur demostratën.Kjo do të ishte një gjakderdhje e mbrame e komunistëve të Tiranës ,andaj Indrit Cara në mënyre demostrative flaku pushken dhe nuk pranoi t’i bindej këtij urdhri të verbër. Shembullin e studentit Indrit Cara ndoqën edhe dhjetra të tjerë, me ç’rast në mbrëmjen e 20 dhjetorit 1990 ,klika komuniste shqiptare po goditej aty,ne strofkën e vet.Tri ditë me pas, Indrit Carën dhe studentët e tjere ushtarak që i shkuan pas, e perjashtojnë nga shkolla.Ende sot ,ne arkivin e Ministrise se Mbrojtjes gjendet akti i firmosur për përjashtimin e Indrit Carës ,ai akt i turpshëm i bishës komuniste në agoni. “Studenti i vitit te dyte Indrit Cara ,përjashtohet nga shkolla sepse në vazhdimësi ka dashur te fyej udhëheqësin tonë legjendar shokun Enver Hoxha, ndërsa më 20 djetor 1990 nuk ka zbatuar urdhërin për të shkuar në qytetin “Studenti” pë të shtypur demostratën(Arkivi i Ministrisë së Mbrojtjes –Tiranë .”Akademia e F.T “Skënderbej”viti1990) .

Për gjashtë vjet rresht , sapo zbriste nga stacioni i trenit në Kavajë ,Indrit Cara kishte dëshirë të dilte në bulevardin kryesor të qytetit dhe i veshur me uniformën ushtarake të bashkëbisedonte me moshatarët e vet.Kesaj radhe uniformen nuk ia dhane dhe me nje xhakete te vjeter te nje miku,ai donte te shkonte sa me pare ne shtepi.Por veprimi prej shqiptari i studentit Cara kishte ngarendur ne krejt Shqiperine, ndaj ate e rrethuan per ne shtepine e vet dhjetra djem demokrate te Kavajes.Shtepia e Lulezim Cares u mbush sakaq me miq te rinj dhe akti i perjashtimit nga studimet e larta ushtarake u shndrua sakaq ne feste te vertete per gjithe rrugen ku ndodhet familja Cara.Ate e bir,ndonese nuk folen gjate u kuptuan me se mire.Dera e Carajve do te shendriste pas kesaj prej nje kombi te ri lirije. Ne pranveren e vitit 1991,zgjedhjet e reja ne Shqiperi u rrethuan prej zinxhirave te tankeve.Qyteti i Kavajes me voten e vet deshmoi guximin per te pare se si endra e vet per demokraci e prosperitet u shndrua ne nje realitet,ndonese te dhimbshem.Indrit Cara ishte ne radhet e para te qytetareve,te cilet luftonin dite dhe nate per te shporrur njehere e pergjithmone naten e gjate komuniste.Ai thirret disa here ne policine e qytetit dhe viret kesisoj ne shenjester te organeve policore-vegla te diktatures ne renie.Ka qene kjo aresyeja qe ne veren e vitit 1991,Indrit Cara largohet nga qyteti i lindje drejt Italise,per te ndertuar nje jetese te re,per t’iu larguar sadopak sketerres komuniste.Shpirti i tij,i ngjante shpirtit te nje zogu,te dashuruar kurdohere me dimensionet paskaj te lirise.Punon gati dy vjet ne Itali dhe prej andej shkon ne Londer.Ketu, krahas puneve te veshtira ndjek kursin e gjuhes engleze si dhe disa kurse kompjuteri.Ndjek me vemendje zhvillimet ne Shqiperi dhe gjithsesi ndihet i lumtur qe Kavaja,qyteti ku u lind dhe rrit,mbeti deri ne fund bashkeudhetare e demokracise se brishte shqiptare.Ne marsin e vitit 1997 merr kontaktet e para me disa djelmoshë te Kosoves,me c’rast meson per maltretimet e serbve si edhe vullkanin mbarepopullor qe po pergatitej te shperthente.Tashme Indrit Cara vendoset plotesisht prane qendres per grumbullimin e ndihmave per Kosoven duke kontribuar personalisht.Per me tej,fale shkalles se njohjes me shume bashkeatdhetare prej shtetit ame,Indriti mund te mbledhe sasi te konsiderueshme vlerash monetare dhe materiale qe merrnin udhen drejt Kosoves martire.Kredon e vet,besimin tek bashkekombasit,shpresen e madhe te lirise,Indrit Cara i ka percjelle ne nje leter derguar redaktoreve te gazetes’’Zeri i kosoves”,nga Londra me 8 dhjetor 1997.Ne kete leter shkruhet tekstualisht:”Eshte hera e pare qe po i drejtohem shtypit dhe kete po e nis me gazeten tuaj,te cilen e lexoj rregullisht.Ju lumshin duart juve, qe me punen tuaj te arte perpiqeni te rizgjoni ndergjegjen,shpresen dhe krenarine e kombit tone te shumevuajtur.Gjithashtu u lumte dora trimave te UCK-se qe vendit po i dalin zot me arme ne dore dhe jo me llafe.Aksionet e UCK-se e ngrene lart moralin dhe na bejne optimiste per te ardhmen e neve,shqiptareve,kudo qe jemi.Per 7 vjet me radhe populli i Kosoves priti me durim te madh nje zgjidhje me ane te bisedimeve,por me kot,se bota deshiren e madhe te popullit tone per paqe e mori per frike; po keshtu,me sa duket,do te jete interpretuar edhe nga serbet.Sic shihet,kane me teper efekt neper bote aksionet e UCK-se,se sa politika paqesore,perulese e nenshtrimit…. Franca dhe Gjermania jane te shqetesuara me te drejte,sepse e dine mire qe shqiptaret kane zore sa ta ngrihen,por,po u ngriten shqiptaret,dihet,flaka ka per ti dale Ballkanit. Shqiptareve dhe sidomos pjeses me nacionaliste te kombit tone,kudo qe ndodhen,iu them qe nuk eshte terrorizem te luftosh kunder pushtuesit,por nje detyrim i madh ndaj vetes,familjes dhe atdheut,per te gjithe ata,qe ne venat e tyre kane gjak shqiptari.Prandaj eshte obligim per ne qe te ndihmojme kete lufte clirimtare me c’te mundemi. Siç u pa ne ngjarjet e shkurt- marsit,Shqiperia eshte plot me arme,per te cilat populli i Shqiperise ka derdhur djerse.Ato armatime,sic edhe u pa,ishin te llogaritura per t’u armatosur te gjithe shqiptaret,bile edhe ato te Kosoves dhe viseve te saj.Kjo tregon se sa e interesuar ka qene,eshte dhe do te jete Shqiperia. Kete e them me bindje te plote per vete faktin se doktrina ushtarake shqiptare e asaj kohe e parashikonte nje lufte te mundshme me Jugosllavine dhe strategjia e taktikat qe do te ndiqte ushtria jone,nuk kishin vetem karakter mbrojtes por edhe teper sulmues karshi ushtrive te fqinjeve tane toksore“ Per te gjithe ne liria e Kosoves dhe bashkimi kombetar do te jene celesi i prosperitetit dhe i fuqizimit te kombit shqiptar.Me shpresen tek Zoti dhe me besim tek e ardhmja te punojme te gjithe ne shqiptaret si brenda dhe jashte kufijve,qe kete enderr te rilindasve tane ta bejme realitet.Eshte koha per veprim,mobilizim dhe bashkepunim,sakrifica dhe guxim,i cili kur nuk na ka munguar. Te ndihmojmeUCK-ne,kete filiz shprese,force dhe krenarie,qe te rritet e forcohet dhe si nje lis madheshtor t’i beje balle shtrengates serbe. Rrofte UCK-ja! (Gazeta Zeri i Kosoves” 12 dhjetor 1997).

C’prej ketij momenti e deri ne fund te jetes se vet fizike, Indrit Cara e vendosi veten e tij pikerisht ne ngjarjet dhe veprimtarine kryesore te luftetareve te lirise.Populli yne ndofta me i harruari ne kontinentin e vjeter,u vu befas ne qender te vemendjes se botes.Bota i ktheu syte nga ne vetem atehere kur mediat vizive shfaqen ne mes te dites viktimizimin e Kosoves,prej te fundit regjimin stalinist te Evropes.Ne kete vemendje te botes,djaloshi nga Kavaja nuk mund te rinte duke medituar.Ai takohet permallshem ne dhjetorin e vitit 1998 me vellane me te vogel,ne Londer duke i dhene porosi qe gjithcka qe te ndodhe ai duhet te ndjeke rrugen e vellait me te madh.Pas disa vitesh mergimi kthehet ne Kavajen e vet aq te dashur,se bashku me 3-4 luftetare te tjere nga Kosova. Ai nuk mund te shmallet gjate me prinderit dhe miqte pasi lufta ka ligjet e veta.Ne ditet e para te janarit 1999,Indriti pasi perqafohet permallshem me prinderit niset drejt Kukesit ne pikepjekje me eprore te UCK-se.Qendron aty vetem dy nete dhe me pas, ilegalisht futet ne token e pergjakur te Kosoves martire.Emocionet qe pati ndjere kur shkeli per te paren here ne Kosove,ia percolli te vellait,ne Londer me telefon.Ne komanden eprore te Pashtrikut,luftetaret kosovare ndenjen vetem pak dite per t’u larguar ne drejtim te zones operative te Llapit.Ndersa Indrit Cara, me deshiren e vet u caktua si instruktor i pergatitjes ne repartin e sigurimit te shtabit epror.Cilesite e larta prej ushtaraku te vertete,fryma e ngrohte e bashkepunimit,bene qe luftetaret e rinj te UCK-se te degjonin dhe percillnin me respekt cdo fjale te Indrit Cares.’’gjate dy muajve te qendrimit te tij ne kompanine e shtabit,Indriti u hyri ne zemer jo vetem bashkeluftetareve(mjaft prej te cileve u shpetoi jeten ne raste te ndryshme) por edhe te gjithe atyre qe e njohen ne krejt zonen ku vepronte kompania.E therrisnin ushtar ”Kavaja” (‘’Ushtar”Kavaja”-nderi,i ,kombit” Tirane2000,faqe20)
Ne menyre te vecante, ne marsin e vitit 1999 makina ushtarake serbe u leshua e verber ne synimet e saj per pastrimin etnik ne vise te Kosoves.Akademia e Shkencave ne Beograd,pati pergatitur opinionin e eproreve te larte jugosllave se kjo do te ishte padyshim beteja e fundit,pas se ciles asnje kembe shqiptari nuk duhej te gjallonte ne Kosove.Me 29 dhe 30 mars 1999 zona operative e Pagarushes u sulmua nga serbet ne tri drejtime kryesore, duke rrezikuar pos te tjerave vrasjen e qindra femijeve,grave dhe pleqve,si edhe djegien e shtepive.Pikerisht ne keto momente shtabi epror i UCK-se ne kete zone mendoi te jepte disa kundersulme deri ne arritjen e forcave te tjera.”Kur zhvilloheshin luftimet ne zonen e Pagarushes,mbaj mend se ne 31 mars kishin kerkuar perforcime dhe ishte vendosur qe te dergohej nje toge e kompanise se shtabit,pasi shtabi ishte shperndare neper zonat operative,per te qene sa me afer vijes se luftes qe te jepte ndihmesen e vet.Ushtar “Kavaja” nuk ishte pjestar i asaj toge por ishte lutur qe te shkonte me ta,sepse, sic thoshte vete “ishte merzitur pa luftuar”.(Gazeta “Shekulli” Tirane,14.prill.1999).
Ligjet e luftes jane te rrepte,por ushtaraket eprore,duke njohur aftesite luftarake dhe trimerine e ushtar ‘’Kavajes” jo vetem e pranuan ate te marre pjese ne aksion,por edhe e besuan ne misionin shume te veshtire.Se bashku me 7-8 luftetare te tjere te UÇK-se ai duhej te depertonte shume afer vijes se rethimit serb duke mundesuar çarjen e menjehershme te ketij rrethimi.Trim siç ishte,Indrit Cara zuri nje nga pozicionet me te veshtire duke dashur te lehtesonte sa te mundete veprimet luftarake te shokeve te vet.Ai vazhdoi ta mbroj me heroizem ate pozicion edhe atehere kur ne ate drejtim armiku ne erresiren e nates se 31marsit vazhdonttegodistemeartileri.
Pothuaj ishin mbyllur luftimet kur luftetaret e UÇK-se ngarenden ne pozicionin e ushtar “kavajes”.Ky,me gjokesin tere plage prej predhash serbe ishte shtrire ne boren e bardhe te malit,e cila nuk kishte pushuar se reni gjate gjithe dites.Dhimbja ne kete rast qe e madhe.Ata e muaren trupin pa jete te prijesit te tyre dhe u nisen drejt nje vendi me te sigurtë ku e mbuluan trimin e shtetit ame me batare pushkesh e lote te nxehte.Qajne edhe trimat ne dhimbje te medha.
Me 10 tetor 1999,avioni luftarak me trupin e Indrit Cares rrethohet ne Prizren nga dhjetra mijra vete.Prizrenasit dhe gjithe populli i Kosoves,perkedhelnin arkivolin ku flinte ushtar “Kavaja”.Pas disa ore homazhesh,avioni u ngrit fluturimthi per t’u ulur ne stadiumin e qytetit te Kavajes.Pat qene amaneti i Indritit që çfardo te ndodhte,ai donte te prehej ne qytetin ku u lind.Edhe ketu,mijra qytetare te Kavajes priten me nderime birin e tyre,engjellin e lirise,ballin etrimerise,IndritCaren.

MOS MË DIL MË PËRPARA SYSH

U2_ELI~2



Elida Buçpapaj


Mos më dil më përpara sysh
në rrugën time
virtuale
apo
reale
sepse
janë ca faza
kur njeriu
bëhet si sfungjeri i ngopur
dhe nuk e toleron më
pafytyrësinë



dhe pas kësaj
prit furtunë
jo furtunë në gotë
por furtunë
si shuplakë në fytyrë
me 200 kilometra në orë
furtunë që të merr
me vete
si rreckë
ashtu si je
fëlliqësirë



sepse gota
është mbushur
dhe ka kohë që derdhet lumë
e lumi tash është bërë det



mos më dil më përpara sysh
tani prit
vetëm
tolerancë zero
prej pafytyrësisë tënde
verdhacuke
nga overdoza
e ligësisë



tani mos prit
që t’i ngre kështjellë durimit
duke ulëritur me zorrët e barkut
e po lëre, varja
kaloje edhe kësaj here
bëj sikur nuk e vë re
ki mëshirë për mjerimin shiko sa për të qarë hallin është
bërë shkretia
sa nuk i hyn në sy asgjë
dhe shpirtin e ka të boshatisur
si kuti cironkash
në kazanin e mbetjeve
urbane



mos më dil më përpara sysh
ta them në emrin tim
e në emrin e të shumtëve
që i ke gërdisur
dhe kur u del
përpara
gjëja e parë mbyllin sytë
sa të kesh thyer qafën
gjëja e dytë
mbajnë frymën
që të mos i ndotësh
ajrin
me pisllëkun tënd
fytyrë miu



gjëja e tretë
nuk të durojnë më
s’ka më kurtuazi
hipokrite
mirësjellje
bajate
sensi i masës
është tejkaluar
durimi
është bërë kryengritës



tani prit atë që i ke gatuar vetes
në guzhinën e pisllëkut
të të derdhet mbi ty
e ti gjej vrimë ku të futesh…
vrimë miu
ashtu sa një grimë
që nuk të sheh
dot asnjë shpirt njeriu



shko në fundin e botës
shko në djall
shko në theqafje
në fund të fundit
shko ku të duash
veç mos më dil më përpara sysh

TA DUASH, TA NDËRTOSH DHE MBROSH TË VËRTETËN!


Nga Dr. PËRPARIM KABO*/
E vërteta ka dishepujt e vet, ka popullin e vet, ka kodet e saj, ka moralin dhe ruajtësit e saj të përditëshëm. Media dhe mediatarët janë vigjilentët e palodhur të së vëretës, ata që e duan atë, që e ndërtojnë dhe që e mbrojnë atë. E tillë është për mua gazetarja Elida (Skënderi) Buçpapaj./
Ky është më shumë se një postulat, është filozofi ekzistenciale që ndryshe konvertohet në atë që quhet cila është rruga, cilat janë parimet dhe ku fillon dinjiteti?! Marëdhënia me të vërtetën është më e vështira, aq sa dëshmori i saj në kryq e mbylli frymën në tokë duke mos u tërhequr nga thënia e tij: ”Thuajeni të vëretën që të ndjeheni të lirë!” Binomi e vërteta-liria, janë themeli i dinjitetit njerëzor dhe sfida e shoqërisë njerëzore në të gjitha kohërat. Demokracia në udhëtimin e saj kalvar deri sa mbërriti tek sistemi i sotëm i demokracisë që në qendër ka liritë dhe të drejtat e njeriut, është dashur që në frymë të saj të ketë treguar kujdes të thellë për të vërtetën dhe lirinë, për njeriun dhe individin, për autoritetin dhe mizorinë, për shpresën dhe për vrasjen e jetës, duke mbajtur në gji të vet gjithçka progresive dhe duke u ndehur e fituar me gjithçka autoritariste dhe antihumane.
Në këtë hulli kaq të vështirë dhe fisnike ecet edhe në ditët tona, sepse nuk ka një betejë të fundit që përcakton vijën e gjelbërt përtej së cilës ne themi se jemi duke mbretëruar në “ruajalitetin” e së vëretës që nuk rrezikohet!
Njeriu jeton edhe me jehonat e thella të brezave që nuk janë me fizikisht. Ai dhe institucionet qofshin edhe në ditët e sotëme, nuk janë të imunizuara në“eternita” si të parrezikuara nga gënjeshtra, fallciteti, imoraliteti apo informaliteti korruptiv! Një shoqëri e tillë sterile është pjellë e fantazisë fëminore.
E vërteta ka dishepujt e vet, ka popullin e vet, ka kodet e saj, ka moralin dhe ruajtësit e saj të përditëshëm. Media dhe mediatarët janë vigjilentët e palodhur të së vëretës, ata që e duan atë, që e ndërtojnë dhe që e mbrojnë atë. E tillë është për mua gazetarja Elida (Skënderi) Buçpapaj.

1 libritirii1a

Një sy vigjilent që nuk fle! Nje mendje qe punon pa u lodhur, sepse dashuron njeriun që ushqehet nga e vërteta. Një shpirt kritik që “rebelohet” krenarisht për të mbrojtur të vërtetat e rëndësishme principiale por edhe ato të voglat e përditëshme sepse “metri” i saj etik është dinjiteti njerëzor. Tek e lexon shkrimin e saj në faqet e bardha të jetës por edhe në dritëhijet e ndeshjes së përditëshme, ke arsye që të kujtosh një thënie të Nënë Terezës, që “në vend që të mposhtesh nga mërzia, ndiz një dritë të vogël të shpresës!”
E kam ndjekur Elidën në këto dy dekadat e fundit dhe libri që ajo sjell para lexuesit është një pjesë e jetës së saj të përditëshme në peshoren e shqetësimit njerëzor, civil dhe atdhetar, ku shtrirja është sa lokale aq edhe globale, sa institucionale aq edhe njerëzore, sa e ditës aq edhe anticipuese! Në librin e saj me publicistikë të përzgjedhur ne marrim në dorë si të thuash një ditar të pulsit të jetës, të fatit dhe sfidës, të shqetësimit dhe protestës, të oponencës dhe demaskimit, sepse Elida Buçpapaj jeton me shqetësimin e njeriut në nevojë, me brengën e lodhjes për fatin e shqiptares si universale, kudo ku ajo ndodhet; ajo është vigjilente për gjithçka që hidhet në harresën denigruese, dhe për atë që e pret të ardhmen e shoqërisë shqiptare kudo ku ata jetojnë si unitet kombëtar por edhe si segmente social dhe kulturor të bashkësive më të gjëra.
Në gjykimin tim personal Elida Buçpapaj në të gjithë “materien” e librit të saj ravijëzon një arkitekturë solide dhe me densitet, gati si një manual rrëfyes se si duhet të sillemi me faktin, me ngjarjen, me dukurinë, me realitetin, me kundërthënien, me informimin, me dizinformimin, me alternativën, me vijat e kithta të pseudoinformimit që shpërndajnë mjegull dhe iluzion. Në besë të kësaj sjelljeje ajo nuk shkon të vizitojë disa të vërteta që njihen dhe janë certifikuar e më tej të na i sjelli të spërkatura me “erëzat” dhe “salcat”pikante të “guzhinës” politike të protagonistëve të ditës që “bëjnë orgji” me disa media që vetëm të tilla nuk janë. Elida është besnike e të vërtetës që godet, që rrezikon, që shpotit, që rrëfen, që këlthet, që proteston, që paralajmëron dhe që me kurajo civile dhe me peshë “Sizifiane”, akuzon duke vënë gishtin mbi plagën. Në këtë kuptim ajo është një reportere në frontin e rrezikut dhe të ndeshjes.
Kjo do të thotë ta duash të vërtetën si veten dhe ta mbrosh atë jo për veten por për socialen, për publiken, për humanen, për zhvillimin, për dinjitetin. Në librin e saj ne ndeshemi me dukuri që kanë ndodhur kohë më parë por nëse arsyetimet e saj në të shumtën e rasteve kanë qenë parashijonjës dhe paralajmërues, kjo shpreh se analiza e saj, gjykimi dhe drejtpeshimet paskërkan qenë në ekuilibër dhe në zemër të ciklonit. Ajo ka folur, ka sjellë mesazhin e saj, si të thuash “ka folur dhe ka shpëtuar shpirtin e saj” – si thoshin latinët; por se ka dhënë kontributin si një “dishepulle e së vërtetës” që gjërat të ishin gjykuar dhe projektuar më mirë në kohën e duhur.
Besnikëria me të vërtetën është provë karakteri, është kujdes në vijueshmërinë që verifikon, është syçelësi në përplasje e papritura, dhe gjetje e peshores historike për gjithëkohësi. Në këtë gjithëgjykim, Elida ka treguar se nuk bën kompromise me konjunkturën, nuk lyp strehë alibish si kovalishencë të politikës së ditës dhe “kuajve të rradhës” mprehur në “karrocën e ekzekutivit” në kohën konkrete. Larg interesave të tilla ajo është e lirë të takojë lirinë, ajo është e lirë të na sjelli lirinë e informimit pa censurë dhe pa vetëcensurë, ajo është e lirë të gjykojë me kokën e saj dhe të peshojë me arsyen e saj pa tabu.
Një mediatare e tillë është e plotësuar me formimin intelektual, dhe adresuar në mënyrë speciale me kulturën publicistike, ku spikat fjala e gjallë, mendimi virulent, stili luftarak, forma joshëse, lundrimi me begati i fjalës, dhe dinamika e shpalosur “katër kanat” ku asgjë nuk fshihet, çdo gjë në dritë të diellit!
Ndokujt kjo kurajo dhe shpirt proteste nuk i ka pëlqyer, i ka krijuar bezdi dhe një lloj urrejtje shpagimi, por se ajo nuk është frikësuar nga sulmet e hapura apo të “ambalazhuara”, nuk është mikluar nga joshjet shkurajuese që dhurojnë“puthje jude”, nuk është tronditur në boshtet e saj edhe nga kundërshtimet arogante që jashtë kostumit zyrtar në pafuqinë e tyre sillen me arrogancën e (mos)kulturës së rrugës. Si një “skllave” e lirisë e dinjitetit dhe së vërtetës, ajo ka vijuar punën, duke ndërtuar profilin që ka sot.
Dinjitoze, e vëmendëshme në çdo grimë të kohës, mbajtëse e rregullt e bilanceve të ngjarjeve dhe një penë kurajoze që flet me zërin, që di të dëgjoj jehonën e vet por edhe të kombinohet në koralet serioze që media ka sot.
Gjeografia e këtj zëri është globale. Lëvizet në Shqipëri në meridianet dhe paralelelet gati kapilare të shoqërisë shqiptare. Në institucionet, partitë, aleancat, intrigat dhe poshtërsitë, në fitoret reale dhe arritjet e atdheut. Zgjerohte kjo gjeografi në Kosovë, dhe kudo ku janë shqiptarët. Elida është në Bruksel, në Strasburg, në Hagë apo në Paris, në Londër apo në New York, në Beograd apo Athinë, ajo është kudo me syrin e saj vigjilent ku globi përpiqet të çajë me kalimin e vështirësive drejt së ardhmes dhe paqes. Është atje ku institucionet ndërkomëbëtare rrahin mendimet, përballin versionet, dhe ndeshen pro dhe kundër në sitsteme ku” gijotina” e vetos ndal rrjedhat historike! Ky puls shqetësimi dhe ky kujdes qelibar e shembullor, e ka bërë punën e përditëshme të gazetares Elida Buçpapa një arkiv të çmuar të historisë së dy-tre dekadave të fundit. Në këtë këndëvështrim librin që kemi në duar dhe që do ta kemi si një alamanak në gjithëkohësin e pasme, do duhet ta çmojmë edhe si një lloj biografie të historisë sonë Brenda asaj 100 vjeçare të Shqipërisë si shtet i pavarur!
Vlerësoj tek Elida edhe kuptimin mbi kujtesën historike. Ajo e kombinon atë me qëndrimin kritik ndaj adresës historike. Elida është kundër amnezisë historike, jo në udhë dhe frymëzim të shpagimit për kalvarin e saj dhe të familjes gjatë rregjimit komunist! Kurrsesi jo në atë kahje! Ajo ka një bindje të thellë civile dhe formim intelektual që e mbajnë larg dallgëve të tilla turbullonjëse.
Për Elidën të mos harrosh do të thotë të njohësh rrethanat, subjektet, individët, protagonistët, xhelatët, spiunët, mashtruesit, “shumëfytyrësit” të cilët nuk kanë humbur, por se kanë ndryshuar kostumet dhe llojin e humorit. Nga ai i ziu tek ai rozi, nga ai gri tek ai laramani! Në këtë gjendje ajo nuk e fsheh neverinë e përligjur. E mbron me forcë të drejtën sepse ndryshe ne jemi në gënjeshtër të plotë me veten, me demokracinë, me të ardhmen.
Në lirinë e gjykimit secili ka në posedim të plotë veten dhe përjetimet e tij. Edhe kur të lexojë librin është i lirë të thotë me këtë jam në një mendje, me këtë nuk jam dakord, kjo më duket e motivuar, kjo nuk më bind.
Vetëm kështu jemi në ujërat e rrjedhave plurale dhe të diversitetit. Argument i autores është udhërëfyes, argumentet tanë janë komplementarë. Ne jemi të lirë të gjykojmë me mendjen tonë, por nëse jemi në sinergji me mesazhet që përcjell autorja Elida Buçpapaj, qoftë edhe si ndryshim qëndrimi dhe argument, edhe në këtë rast ne jemi në demokracinë e mendimit, të barabartë si të ndryshëm. Këtë kontrastim ia kemi për mirënjohje autores Elida Buçpapa dhe librit të saj.
* * *
Të sjellësh një libër në jetë është ngjarje për autorin/autoren. Në të gjen shqetësimin dhe jetën e saj në puls të shqetësimit qytetar dhe intelektual.
Bashkë me të ne si lexues marrim me vete edhe një pjesë të vet autorit që si peng respekti dhe miqësie na vjen për të nyjëzuar lidhjen reciproke.
Për ata që e kanë njohur me kohë Elidën (ky është rasti im) janë në gjendje të thellojnë miqësinë përmes prurjeve të reja të ndërsjellta dhe miqësi të tilla vjetrohen si vera. Për ata që njohjen e kanë të kohëfundit ky libër është një shans më shumë për komunikim që thellojnë njohjen sepse kështu bëhet e mundur që të bashkohen kontributet.
Për lexuesin që e takon autoren për here të parë, është e thjeshtë, nga dita që ai merr në dorë librin e saj ka mundësinë që të zgjerojë njohjen për problematikën e rrokur dhe të celebrojë një miqësi të re, sepse Elida është një personalitet mendjehapur, që i shton humanizmit nga humanizmi i saj bujar. Nga sot ne kemi një libër më shumë në qarkullim, pra një doracak më shumë në udhëtimin që për fatin tonë të mirë është i përbashkët.
Libri dhe shqetësimi i Elida Buçpapajt e ka brënda natyrshëm edhe këtë shqetësim apo mesazh, si do të jetë udhëtimi ynë i ardhshëm, le të mendojmë që sot në mënyrë që nesër të mos themi të zënë në përgjegjësinë e fajit të mosveprimit, përse nuk e bëmë dje këtë gjë!
Të faleminderit Elida!
Tiranë më 07.12.2012
*Parathënia e librit ‘Tirania e tranzicionit” të Elida Buçpapajt

Peticioni për Rrugën e Arbërit- FIRMOSE EDHE TI!





Firmosin mbi 1000 qytetarë/

Peticioni do qëndrojë i hapur në faqen Change.org deri në zgjidhjen përfundimtare të ndërtimit të Rrugës së Arbërit. Firmos dhe shpërndaje te miqtë në rrjetet sociale. Së bashku do ta afrojmë ditën e përurimit të rrugës me standarde bashkëkohoreQë prej 18 marsit 2013, me nismën e profesorit të Universitetit të Birmingamit, dibranit Gëzim Alpion, në faqen e internetit “Change.org” është i hapur për të firmosur nga qytetarët një peticion, i cili do t’i dorëzohet qeverisë që do dalë pas zjedhjeve të 23 qershorit, për ndërtimin dhe përfundimin sa më shpejt të Rrugës së Arbërit, me cilësi dhe më standarde europiane.

Rruga e Arbërit është një projekt  që po bëhen dy dekada që po përmendet çdo ditë, por është zvarritur pambarim.
Peticioni tashmë është nënshkruar mbi 1000 vetë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe nga një numër i madh vendesh ku është shtrirë diaspora shqiptare.

Peticioni është nënshkruar edhe nga numër akdemikësh të huaj me reputacion ndërkombëtar dhe qytetarë të thjeshtë dashamirës të kombit shqiptar.

Ky nuk është peticion politik dhe nuk do të përdoret nga asnjë forcë politike në Shqipëri për qëllime fushate. Peticioni përfaqëson zërin e dibranëve të thjeshtë, të cilët do t’i kërkojnë qeverisë që do të dalë nga zgjedhjet e qershorit përfundimin sa më shpejt dhe me standarde të Rrugës së Arbërit.

Dibra është një nga krahinat më të pazhvilluara në Shqipëri.

Rruga e Arbërit do të lidhë Dibrën me rajonet e tjera të vendit duke i dhënë një shtytje shumë të nevojshme ekonomisë lokale.

Rruga do përmirësoj ndjeshëm infrastrukturën midis Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe për pasojë do të jetë një korridor shumë i rëndësishëm komunikimi për një numër shtetesh në këtë pjesë të Ballkanit.

Ishte shumë vështirë të firmosnin njëqind të parët, u bë më e lehte të firmosnin pesëqind dhe po shumë e lehte të firmosnin njëmijë! Tani, të gjithë së bashku do ta kemi më të lehtë t’i shtojmë firmëtarët, sepse nuk bëhet fjalë për çështje personale, por për një çështje që na përket të gjithëve! Jo vetëm për të sotmen, por edhe për të shkuarën me ëndërra dhe për të ardhmen me shpresë.

Të gjithe ata që nuk e kanë shënuar emrin e tyre, mund ta bëjnë tani! Asnjëherë nuk është vonë. Sa më shumë që të bëhemi, aq më shumë do dëgjohet zëri yt.
Bujar Karoshi
Gazeta ‘Rruga e Arbërit’


Ndiq hapat e mëposhtëme për të firmosur saktë:

1 – Kliko në faqen e web si më poshtë:

http://www.change.org/en-GB/petitions/complete-the-construction-of-the-arb%C3%ABri-road-nd%C3%ABrtoni-sa-m%C3%AB-shpejt-dhe-me-standarde-rrug%C3%ABn-e-arb%C3%ABrit?utm_campaign=petition_created&utm_medium=email&utm_source=guides
2- Lart, djathtas shfaqen kuadratet bosh.
Shkruaj Emrin, Mbiemrin, Adresën e emailit dhe Qyetitn tuaj. Pastaj klikon “Sign”.
Pas kësaj, ju do të merrni një mesazh falënderimi dhe konfirmimi që emri juaj u rregjistrua.
Për hollësi mund të vizitoni faqen e gazetës në Web: <www.rrugaearberit.com>
ose  në Facebook<facebook.com/gezim.alpion> ose<facebook.com/rruga.arberit>

Tags: 

Leter e Hapur per Z. Bujar Nishani


Tiranë, 3 Maj 2013

Letër e hapur


Z. Bujar Nishani
Presidenti i Republikës së Shqipërisë


I nderur Z. Nishani,

Mua më quajnë Gëzim Alpion. Po ju shkruaj si një dibran i thjeshtë, për të kërkuar ndihmën tuaj për sa vijon.

I shqetësuar për prapambetjen e krahinës së Dibrës, prapambetje që ka si burim edhe rrugën aktuale torturuese Tiranë - Dibër, më 18 Mars 2013 nisa një peticion online. Peticioni mund të nënshkruhet edhe në formular, përgatitur në përputhje me ligjet e shtetit shqiptar, për ata që nuk kanë mundësi ta bëjnë këtë gjë online.

Nëpërmjet këtij peticionit do t’i kërkohet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, që do të dalë nga zgjedhjet e qershorit 2013, përfundimi i Rrugës së Arbërit sa më shpejt dhe me cilësi, në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare.

Deri tani peticioni online është nënshkruar nga mbi 2000 vetë dhe është përkrahur apo përcjellë gjerësisht nga mediat në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Diasporë: Angli, SHBA, Kanada, Zvicër, Itali, Greqi dhe Rumani. Më shumë informacion në lidhje me peticionin dhe përkrahjen e tij deri tani, mund të gjeni në fund të kësaj letre.

Unë nuk jam njeri ‘politik’, por si intelektual nuk jam ‘apolitik’. Përkundrazi, unë mendoj se intelektualët duhet të bashkëpunojnë në mënyrë transparente dhe konstruktive me qeveri që rezultojnë nga zgjedhje demokratike apo forca politike, që, për qëllim parësor, kanë mbrojtjen e interesave të vendit dhe zhvillimin e tij.

Shpreh bindjen se Ju gjithmonë e keni përkrahur ndërtimin e Rrugës së Arbërit. Megjithatë, nëpërmjet kësaj letre të hapur do t’ju lutesha që, ashtu si nënshkruesit e shumtë shqiptarë dhe të huaj nga të katër anët e globit, edhe Ju ta dëshmoni këtë përkrahje publikisht, duke e firmosur personalisht peticionin.

Po kështu, jam i bindur se Ju e kuptoni domosdoshmërinë e përfundimit të këtij projekti jo vetëm në kuadrin e rolit pozitiv që do të ketë për Dibrën dhe dibranët, por edhe për kontributin e madh që Rruga e Arbërit, kjo nyje e rëndësishme infrastrukturore në Ballkan, do të luajë për të sjellë shqiptarët më pranë jo vetëm me njëri-tjetrin, por edhe me popujt dhe vendet fqinje. Rruga e Arbërit është një investim i pallogaritshëm për integrimin e mëtejshëm të Shqipërisë dhe Ballkanit në Evropë.

Peticioni nuk ka karakter politik dhe Ju siguroj se nuk do të përdoret nga asnjë institucion shtetëror apo forcë politike para dhe pas zgjedhjeve të qershorit. Unë do t’ju jem mirënjohës për çdo përkrahje që mund t’i jepni peticionit, i cili do të mbyllet vetëm kur të inaugurohet rruga Tiranë - Dibër.

Me shpresë se do të më mirëkuptoni dhe do ta përkrahni peticionin,

Miqësisht,

Gëzim Alpion (Dr)
Birmingham, Angli


Shënim:

E njëjta letër u është drejtuar sot edhe personave që vijojnë:
Z. Sali Berisha, Znj. Jozefina Topalli, Z. Edi Rama, Z. Ilir Meta,  Z. Shpëtim Idrizi,
Z. Bamir Topi dhe Z. Fatmir Mediu.

Kjo letër do t’u përcillet edhe mediave në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Diasporë.




Adresa e peticionit online:



Mediat që kanë përkrahur dhe përcjellë peticionin deri tani:










9.       http://revistajava.al
















--------------------------------------
SHËNIM I REDAKSISË FLORIPRESS PRISHTINË


Gëzim Alpion

 

Lecturer in Sociology

Department of Political Science and International Studies

Contact details

Telephone +44 (0)121 414 3241
Fax +44 (0)121 414 3496
Department of Political Science and International Studies
School of Government and Society
Muirhead Tower
University of Birmingham
Edgbaston, Birmingham,
B15 2TT, United Kingdom



Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...