Disa ditë më parë në një "newsbrief" të Poetry International njoftohej që nga 11 deri 15 Qershor 2013, në Rotterdamse Schouwburg mbahet Festivali Ndërkombëtar i Poezisë, i 44-ti i radhës, ku janë ftuar dhe do prezantohen mjaft poetë nga mbarë bota, si psh. John Ashbery, Ken Babstock, Ester Naomi Perquin, Daniel Bănulescu, James Byrne, Kwame Dawes, Adonis, Elke Erb, Jan Glas, Karinna Alves Gulias, Roland Jooris, Ilya Kaminsky, Liu Waitong, Michèle Métail, Emmanuel Moses, Qin Xiaoyu, Mustafa Stitou, Yang Lian, Knut Ødegård etj. Sa për veten (në holandisht e anglisht) gjatë javës u "njoha me dosjet" e pothuaj të gjithë poetëve të sipërpërmendur, me këtë rast përzgjodha dy-tri poezi të poetes holandeze Ester Naomi Perquin... dhe me të cilat ju përshëndes. përzemërsisht, sguraziu Ester Naomi Perquin (Holandë, 1980) - Disa poezi, përkthyer nga S. Guraziu ...çdo gjë akoma ishte nga uji dhe rëra. Aq e ulët qe toka ku ëndrrat duhej ta preknin qiellin, aq bosh horizonti - ata me sytë ngulitur deri në ditën e tyre të re... ARKITEKTËT Sot dëgjuar se si dikur ata si fëmijë shpesh veç e ëndërronin një qytet, përgjatë një shtegu me baltë kulla ndërtonin me atë çfarë kishte në cep a në hendek. Asnjëri atëherë për grinë nuk mendoi, e të madhes boshësi të zymtë në të cilën ne i humbisnim shenjat, muret ku asnjë dorë pikëpamje nuk ofronte. Askush nuk i sforconte lakoret në ballinat e ndërtesave për zyrat. Çdo gjë akoma ishte nga uji dhe rëra. Aq e ulët qe toka ku ëndrrat duhej ta preknin qiellin, aq bosh horizonti - ata me sytë ngulitur deri në ditën e tyre të re. GJATË HËNËS SË PLOTË Mund ta shoh atë, siluetë e një burri në dritaren e banjos. Ai merret me diç në atë dritë. I lyen me sapun nofullat dhe pastaj me një brisk e rruan ujkun nga fytyra e vet. SHEMBULL Në një ditë të vetme mund t'i bësh të gjitha: të dashurohesh në një burrë, të buzëqeshësh dhe të tallesh me veten disa herë, të reflektosh mbi bardhësinë e dhëmbëve, fytyrën ta studiosh sikur vetë të ishe ai dhe hop sheh lart për të të parë ty. Vetja mund të të duket e shëmtuar ose e kundërta, dhe pyet veten për jashtë (puth diku, anipse njëkohësisht kokën tënde vetë me duar mban), ji zemërgjerë sa i përket formaliteteve që vetë i shpik - ku jeton ai, ku punon, në cilin bar pi - leksion vetes për vegëzat e mundshme, si indiferencë akoma pa formë, e pazhvilluar. Mund t'i falësh vetes keqardhje për ditën kur për njeriun për keqardhje u zhyte në dashuri. Mund dhe të të shkrepë: padyshim, s'ka asnjë alternativë për këtë përjetësi të përshkuar fals me reduktimin e saj në një ditë të vetme. © 2007, Ester Naomi Perquin - Nga: Servetten halfstok, Publikues: Van Oorschot, Amsterdam, 2007 Përktheu nga holandishtja: © S. Guraziu, Maj 2013 Ars Poetica - http://www.letrat.eu/alfa-sg_arspo_fp.php?id=334 |
2013-05-22
Ester Naomi Perquin (Holandë, 1980) - Disa poezi, përkth. nga S. Guraziu
"Katalizimi" (i rastësishëm) i dashurisë poetike
Më tepër fat (rastësi) se sa mençuri...("Katalizimi" i dashurisë poetike - Skice)
S. Guraziu
Thënia e poetit A. R. Holst: “Të shkruarit e një poezie të mirë është më tepër fat (rastësi) se sa mençuri” si e tillë mbetet tepër shumë abstrakte, si një mbështjellje e vrazhdtë... diç si lëmsh i ngjeshur rreth një boshti ideatik, i cili mund të zbërthehet për diskurse shumëdrejtimshe e për kuptime shumështresore - kështu siç është, si formulim abstrakt... na bëhet sikur prek vetëm sipërfaqësisht ndikimin e faktorëve “të panjohur” gjatë procesit krijues.
***
"...trenit tim i është zhdukur madje dhe tymi, apo ai avulli si tymnajë në ajri, qysh moti, pa mos të flitet për fishkëllimat dhe zhurmat, trakave të kohës - tani më bëhet sikur kam frikë, është një lloj ndjenje e çuditshme, sa herë i ndiej afër buzët e tua unë filloj e dridhem - ndoshta ja përse largohem nga ti unë… edhe pse duket e pakuptimtë, sepse ti je ngrohtësia ime, vetë frymëmarrja ime, pra ti nuk je frika ime; mbase unë kam frikë nga vetvetja, tmerrohem nga vetë "unë", nga vetë afërsia aty afër teje, afër buzëve, afër afshit tënd..."
(shkëputur nga një dorëshkrim i mëparshëm)
***
Një poezi fare lehtë mund të jetë e mirë në mënyrë të “rastësishme”, diç si rastësi e ëmbël në errësirë, por e vërteta rrokulliset qysh nga lashtësia: nuk mund të jenë “pesë sosh të mira... rastësisht” - ndërsa e shohim përditë, vargjet mund të zbukurohen si fluturat në fushë, aq përkryer, si buzët e miss-eve të ngjyhen, si buzëkuqe nusesh të lyhen... të shkëlqejnë, dhe kanë plot... ose panumër arsyesh!
Përshembull, të mbulohet cilado shenjë patetizmi, ndonjë "dobësi e rastit", e çara në tulin e së poshtmes të mos shihet, as nuanca e zverdhur e së lartes, gjurma e përtharë e herpesit atje në skaj, kafshimi, ndukja e dhëmbit të stresit (si për inat, si alarm nervastik, apo për sulmin tinzar të kariesit), ndonjëherë dhe thjesht ca gjëra për sytë e botës të zhduken, të mbulohen, aso shenjash "minore", shkaktuar nga truptha të huaj... që s'janë pjesë e ashtit amësor të dashurisë!
***
Njohjen e buzëve në errësirë, jo rastësisht, na e ndihmon ndjenja, orientimi i pagabueshëm, "sonari" i shurdhër... ja përse dhe na duhen ato kufjet "speciale" për zemrat - mirëpo kafshimi i buzëve me buzë plot pasion, bredhja nëpër ëndrrat e paskajshme, ekskursioni, vajtje-ardhjet në askundësi, ditë e net përqafuar me pagjumësinë, s’është një metaforë e ngjashme me njohjen e buzëve të poezisë, do ishte "dozë" e tepërt për secilin varg... katalizimi i dashurisë, e gjitha çfarë nga dashuri e saj kemi s'është ndonjë shenjë as gjurmë - ashtu në errësirë s'është më shumë, vetëm një puthje e ëmbël, ashtu e verbër... në buzë të çmendurisë.
Vullnet Mato : Herbare njerëzore
DOLI NGA SHTYPI LIBRI ME TREGIME, “HERBARE NJERËZORE” I SHKRIMTARIT VULLNET MATO, BOTUAR NGA SHTËPIA BOTUESE “VLLAMASI”.KY BOTIM I RI, ME 30 TREGIME TE SHKRUARA KOHET E FUNDIT,ËSHTË VËNË NË QARKULLIM NË LIBRARITË KRYESORE TË TIRANËS: “AGOLLI”, “ADRION”,“ALBANIA”, ETJ.
Vullnet Remzi Mato (lindur më 1937 në Sarand), mësues, poet, prozator, shqiptar nga Shqipëria.Vullneti, mësimet e para i mori në qytetin e lindjes. Për shkak se i burgosën babanë për agjitacion dhe propagandë u la disa vite pa punë. U detyrua të largohet nga vendlindja në moshë të re dhe shkoi për të punuar kinomekanik në kinematë e sharrave "Hotolisht" e Stravaj dhe më pas në qytetin e Librazhdit. Aty mbaroi me korrespondencë "Liceun Artistik" të Tiranës për pikturë dhe studimet e larta në Fakultetit Filologjik të Universitetit të Tiranës në degën Gjuhë letërsi shqipe. Punoi drejtor në shtëpinë e kulturës dhe në muzeun e këtij qyteti. Në vitin 1970 u pranua anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Botoi publicistikë dhe letërsi artistike në disa organe të shtypit të kohës. Bëri disa skenarë filmash dokumentarë dhe kronika të TVSH. Mori pjesë në festivalet kombëtare të Radiotelvizoonit shqiptar ku fitoi çmime për tekstet. Dy tregime të tij u përkthyen dhe u botuan në shtypin e huaj. Disa cikle me poezi të tij u inskenuan të recituara nga aktorë të Tetarit Popullor. Pasi u bë i njohur me krijimet e tij u tërhoq nga redaksia e Revistës "YLLI" ku u emërua redaktor. Por një vit më pas u vërtetua mungesa e garancive të nevojshme politike dhe me urdhër nga lart e kthyen sërish në Librazhd, ku u dërgua disenjator në repartin e pikturës. Më tej, punoi mësues në gjimnazin e qytetit. Dhe në vazhdën e keqtrajtimit të herëpashershëm klasor u dërgua mësues në shkollën e mesme të fshatit Qukës. Me ndërrimin e sistemit u emërua shef në drejtorinë arsimore të këtij rrethi dhe u zgjodh kryetar i degës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Librazhdit.
Vitet e fundit jeton e punon në Tiranë, është redaktor i shtëpisë botuese "Milosao". Romani i tij "Lakmia" u nderua me çmim në konkursin e ndërmarrjes botuese "Gjon Buzuku" të Kosovës.
2013-05-21
“Qorrfermani” i Kadaresë, përkthimi i parë nga origjinali në italisht
Pas Tedi Papavramit në frëngjisht, një tjetër violinist bën përkthimin e Kadaresë, këtë herë në italisht
Blerina GOCE
Muzika duket se ka qenë gjuha e përbashkët, që i ka çuar të dy tek vepra e Ismail Kadaresë.
Edhe pse njëri ka përkthyer në frëngjisht e tjetri në italisht, ajo çfarë i bashkon është shumë më e fortë se ky përcaktim gjuhësh. Është pikërisht melodia e shpirtit, gjuha e artit dhe ndjesia ndaj fjalës së bukur, në tërësinë e formave të saj.
Pas përkthimit nga Tedi Papavrami të veprës në frëngjisht të Kadaresë, një tjetër violinist tenton të përkthejë veprën e shkrimtarit, por këtë herë në italisht.
Bëhet fjalë për muzikantin Beniamin Guraziu, i cili pavarësisht moshës (92 vjeç) dhe përvojës jo të sprovuar në përkthime letrare, guxon të çojë veprën e Kadaresë te publiku italianfolës në të parin përkthim italisht nga origjinali.
Është vepra “Qorrfermani”, libri i përzgjedhur prej tij me sugjerimin e vetë Ismail Kadaresë.
Një veteran i muzikës shqiptare, në Teatrin e Operës dhe Baletit, lidhjet e Guraziut me Italinë dhe gjuhën italiane nuk janë rastësore.
Lexues i pasionuar i veprave të Dante Aligierit e G. Leopardit, adhurues i muzikës së Bahut, Verdit apo Puçinit dhe sonatave italiane, janë me dhjetëra nxënësit që kanë mësuar italishten në mënyrë private prej tij.
Pavarësisht se ai e quan dhe e ndjen veten shqiptar, nuk mund të jetë përvojë e parëndësishme koha e jetuar në Itali.
I lindur në vitin 1923 në Bari të Italisë, ai jetoi në këtë vend deri në moshën 9-vjeçare për të ardhur më pas në Shqipëri. Për t’u larguar më pas sërish në Itali në vitet ’40, kur shkoi për të studiuar si student i mjekësisë.
Në këtë mënyrë, italishtja mund të themi pa frikë se është gjuha e “vendlindjes” së Guraziut, që na bën të besojmë më tepër, se përkthimi i kësaj vepre në italisht vjen në mënyrën e duhur shpirtërore.
Ai ndjehet për më tepër i lidhur me vepën e Kadaresë, komshi i tij, të cilin e falenderon përzemërsisht për lejen dhe besimin e dhënë në këtë ndërmarrje.
Instrumenti i dikurshëm i TOB-it, e ka të vështirë me vitet të ushtrohet në instrument, e ndërsa me bastun në dorë vjen vërdallë në pallat, takon shpesh edhe Kadarenë.
“Pikërisht këto hyrje-dalje në pallat dhe veçanërisht ashensori ishin vendi ku u njohëm nga afër me Kadarenë dhe u miqësova me të. Meqënëse italishten e zotëroj shumë mirë, në këtë rast ishte qejf të përktheja një vepër të Kadaresë me përzemërsinë më të madhe. Kadareja ma dha me afat të pacaktuar që para më shumë se tre vjetësh”, rrëfen Guraziu, ndërsa flet se “Qorrfermani” është në fakt një vepër që i është sugjeruar nga Kadareja, por që ai e gjeti të përshtatshme dhe të dëshirueshme.
Violinisti i TOB, themeluesi i klasës së violës
Kushëri i afërt i pianistit të parë shqiptar, Tonin Guraziu, të ngjan sikur Gurazinjtë e kanë “gjenetike” lidhjen me muzikën.
“Djali i xhaxhait, Tonin Guraziu, ka qenë profesori i parë dhe themelues i shkollës pianistike në Shqipëri. Prej tij jam influencuar shumë e edukuar në pikëpamje muzikore”, nuk mund të rrijë pa përmendur natyrshëm, Beniamin Guraziu, i cili pavarësisht fjalëve të pakta, po ashtu ka me se të krenohet edhe tek vetja.
Është pikërisht ai që ka hapur klasën e violës në Liceun Artistik në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, derisa u bë përfundimisht pjesë e Teatrit të Operës dhe Baletit.
Ndërsa për vite me radhë ka qenë violinist i parë i operës derisa ka dalë në pension.
Benjamin Kryeziu kujton me një lloj respekti edhe dy profesorët e tij: Ludovik Naraçi dhe dirigjentin Mustafa Krantja.
Fillimisht ai filloi të studiojë violinën në gjimnazin e shtetit me prof. Ludovik Naraçin, profesor i violinës, i diplomuar në Vjenë dhe në Pragë. “Gjimnazi ishte themeluar në 1932-1937 dhe unë fillova të studioj me të në vitin 1937”, kujton Guraziu.
Në fillim angazhohet në radio, pastaj në vitet ‘50, pasi shkrihet Orkestra e Radios ai bëhet pjesë e Okresktrës së sapokrijuar të Filharmonisë Shqiptare. Dhe natyrshëm më pas pjesë e bërthamës së parë të Teatrit të Operas nën drejtimin e dirigjentit Mustafa Krantja.
Ndërsa me Naraçin kujton kohën e gjatë të studimeve dhe mësimit si student, me Krantjen janë të panumërta operat për të cilat kanë punuar: opera italiane apo ruse, “të cilat kanë dashur nivel të lartë dhe me të cilat ka pasur aktivitet të dendur e sukses publik dhe nga publuiku”. Sipas tij, orkesta e TOB është fuqizuar sidomos në kohën e Krantjes.
Një vepër shumë e rëndësishme historiografike në duart e lexuesit shqiptar
Doli në qarkullim “Kryengritja e Dervish Carës”nga autori Aleksandar Matkovski, një vepër shumë e rëndësishme historiografike për një ngjarje të rëndësishme historike të shqiptarëve.
Nga e hëna librin do të mund ta gjeni në libraritë kryesore të Tetovës: Albas,Rilindja,Nobel,Donika,Universi etj,kurse së shpejti libri do të përurohet edhe në Tiranë,Prishtinë dhe Tetovë.
Fjala e përkthyesit
Gjëja e parë që mund t’i shkojë ndër mend lexuesit kur të marr në duar këtë libër, sigurisht është pyetja: përse u ripërkthye nga e para? Shih për këtë, e ndjej të arsyeshme të jap sqarimet më të domosdoshme, sa për të plotësuar kureshtjen e lexuesve, sa për të qenë korrekt me vetveten dhe me të tjerët.
Siç dihet, veprën “Kryengritja e Dervish Carës” të historianit vlleh Aleksandar Matkovski, të njohur ndër lexuesit tanë edhe me studimin për stemat shqiptare…, e përktheu dhe e botoi gazetari Lutfi Rusi.[1] Ishte ky botimi i parë i veprës, i bërë në kohën kur Republika e Maqedonisë, si njëra prej 8 njësive federale të Jugosllavisë së AVNOJ-it, qe kapluar nga ethet e shovinizmit të çartur serb që, pas demonstratave të rinisë studentore shqiptare të vitit 1981, kishte marr përmasa gjenocidiste. S’do mend se botimi në kësi rrethanash i librit që flet për njërën prej kryengritjeve antiosmane me shtrirje më të gjerë gjeografike, kush e di përse të harruar e të lënë anësh nga studiuesit sllavë dhe shqiptarë, ishte më shumë se trimëri, më shumë se heroizëm. Aq më tepër kur dihet se studimi i A. Matkovskit, sigurisht për shkak të lëndës së ndjeshme, nuk kishte mundur të botohet paraprakisht në gjuhën maqedonase, në të cilën u shkruajt dorëshkrimi origjinal i tij.[2] Së këndejmi, mund të merren me mend problemet me të cilat është ballafaquar përkthyesi i veprës, që gjithsesi i ndjejmë të shprehura në botimin e parë të saj:
E para: Vepra është përkthyer vetëm disa vite pas standardizimit të shqipes, në mos dhe përpara kësaj kohe[3], ndaj cilësia e përkthimit, përkundër angazhimit serioz të përkthyesit, në shumë vende e vështirëson të kuptuarit e drejtë të tekstit.[4]
E dyta: Për shkak të gjendjes shumë të tendosur politike dhe histerisë kolektive antishqiptare që kishte mbërthyer Maqedoninë[5], duke e shndërruar në poligonin më të përshtatshëm serb për disiplinimin dhe asimilimin e shqiptarëve, përkthyesi nuk mundi ta botojë veprën në tërësi, përkatësisht, u detyrua ta shkurtojë atë në pika të rëndësishme, duke ia dalur megjithatë që ta bëjë më të mirën e mundshme në një moment tejet të papërshtatshëm historik për botime veprash që hedhin dritë ndoshta mbi betejën më të madhe çlirimtare në gjithë Ballkanin e fundit të gjysmës së parë të sh. XIX; mbi betejën e organizuar e të udhëhequr pikërisht nga shqiptarët e këtyre trojeve, për të cilët, në kohën e botimit të parë të veprës, ulërinin në kor mediat sllave, duke na prezantuar si popull ardhacakë, gjoja të sjellë në këto troje nga turqit me qëllim të uzurpimit të tokave që paskëshin qenë denbabaden të tyre!? Kuptohet: botimi i veprës së A. M. binte ndesh me qëndrimet zyrtare, sepse një kryengritje përmasash të papara e shtrirë që nga Dibra e gjer në Vrajë nuk mund t’u përshkruhej “ardhacakëve”, të paraparë për satanizim dhe zhveshje nga virtytet njerëzore, autoktonia dhe çdo lloj e drejte trashëgimore mbi trojet e tyre…;
E treta: Për të shmangur gërshërët dhe persekutimet zhdanoviste të sistemit diktatorial, përkthyesi u detyrua të autocensurohet, duke e dëmtuar monografinë në linjat kyçe. Bie fjala, në vend të fjalës çlirim, ai përdori fjalën: pushtim, kështu që në vepër, në vend të titujve: Çlirimi i Tetovës, Shkupit, Prishtinës, Vrajës…, janë përdorur titujt: Pushtimi i Tetovës, Shkupit, Prishtinës, Vrajës…, që e bëri veprën joserioze, sepse i binte sikur kryengritësit shqiptarë ishin ngritur të luftojnë, jo në vendbanimet e tyre shekullore, po diku në Anadolli.
E katërta: L. Rusi ka lënë pa përkthyer në shqip (mbase është detyruar ta bëjë këtë në bashkëpunim me autorin e dyshimtë për sistemin monist) shumë faqe të dorëshkrimit origjinal të veprës, duke e cunguar e bërë gjysëmlibër që përcjell tek publiku gjysëmtëvërteta…
E pesta: Për shkak të propagandës së shfrenuar anti-shqiptare, L. R. la pa përkthyer disa pjesë të dorëshkrimit origjinal, që kishin të bëjnë me keqbërje individësh shqiptarë mbi pjesën e popullatës së krishterë të viseve të përfshira në trazira. Ma thotë mendja se këtë e bëri me idenë që ta kursejë sado pak popullin e tij nga mashtrimet që, në kohën e botimit të veprës, mund të merreshin si “dëshmi” plotësuese për gjoja shpirtin gjenocidist të shqiptarëve…[6]
E gjashta: Pjesë të caktuara të përkthimit/ botimit të parë në shqip, nuk ekzistojnë në faqet e dorëshkrimit origjinal të A. M. Ato thjesht, janë shkruar/ shtuar nga përkthyesi L. R., i cili, sigurisht për të shmangur keqkuptimet e lexuesve, u përpoq të plotësojë dhe sqarojë disa çështje që lidhen me të vërtetat e njohura të shqiptarëve dhe trojeve të tyre…;
E shtata: Vetë autori i dorëshkrimit origjinal “Kryengritja e Dervish Carës”, është detyruar, thënë më butë, të ngatërrojë disa gjëra dhe të mjegullojë disa të tjera…, më së shpeshti duke këmbyer e ndërlidhur realitetet e kohës së shkrimit të studimit me ato të kohës së kryengritjes masovike të shqiptarëve. Kështu, në pamundësi për ta thënë të vërtetën lidhur me aleancën e pashpallur turko-sllave kundër kryengritjes së Dervish Carës, ai përpiqet ta zbusë këtë me pjesëmarrjen masive në kryengritje të torbeshëve, atyre që i quan “maqedonas muslimanë”.[7] Po t’mos ishte kështu, nuk do të mbetej vepra gjer më sot e pabotuar në gjuhën maqedonase, në të cilën janë shkruar penegjerikë të njohur për kryengritje përmasash minore antiturke...;
E teta: Për shkak të rrethanave krejtësisht të pamundshme për botimin e monografisë, kompromiset me të pathëna të A. M. diktohen nga hëna. Bie fjala, ai, edhe pse një historian me nam, përveç raporteve të konsujve të huaj (anglezë, francezë, rusë…), të cilët njoftonin në vazhdimësi për gjithë rrjedhën e kryengritjes së Dervish Carës, duke shpërfaqur katërcipërisht betejën e denjë që bënë shqiptarët kundër pushtuesve otomanë dhe kundër përkrahësve të tyre sllavë, detyrohet të citojë aty-këtu deklarata krejtësisht të paverifikuara e me plot defekte gjuhësore të pleqve e plakave të krishtera, që flasin për krime monstruoze të kryengritësve, të cilët, merreni me mend, i paskan djegur e dhunuar publikisht në mes të fshatrave[8] dhe i paskan detyruar të islamizohen!?[9]
E nënta: Autori i dorëshkrimit origjinal në maqedonishte për shkaqet e sipërpërmendura, detyrohet të citojë edhe deklaratat tendencioze dhe të paverifikuara shkencërisht të priftërinjve serbë, sipas të cilave kryengritësit vetëm në manastirin e Deçanit të Kosovës kanë vrarë me dhjetëra kallogjerë e priftërinj të pafajshëm ortodoksë. Natyrisht, në pamundësi për ta tjerrë gjer në fund të vërtetën, A. M. nuk e thotë se të sipërpërmendurit ishin në anën e turqve si palë luftuese dhe se vrasja e tyre (nëse ka ndodhur vërtet dhe nëse kjo nuk qe pjesë e propagandave të njohura mashtruese serbe…)[10] u bë në përballjen e armatosur të kryengritësve me artilierët turk dhe aleatët e tyre - personelin e manastirit të Deçanit, i cili ua lejoi turqve të pozicionohen në brendinë e tempujve fetarë, vendbanimeve dhe lagjeve të tyre, për t’ua lehtësuar betejën me shqiptarët e armatosur me armë të lehta…[11]
E dhjeta: Për vështirësitë e A. M. flet dhe pjesa e fundit e studimit “Kryengritja në folklorin e Ballkanit”, ku, për arsye të njohjes më të mirë të folklorit maqedonas, apo ndoshta për arsye të lehtësimit të botimit të studimit, autori i vendosi sërish në të njëjtën shkallë meritat e popullsisë sllave me ato shqiptare, duke bërë një ministudim disafaqësh mbi këngët popullore sllave kushtuar kryengritjes së Dervish Carës. Kësisoj, A. M., mbase vetëm për censorët/ persekutorët e idiotëzuar të sistemit monist, relativizoi pro forma meritat ekskluzive shqiptare të kësaj kryengritjeje të madhe antiturke, duke i kushtuar vëmendje shumë më të vogël krijimtarisë gojore të shqiptarëve mbi këtë ngjarje të madhe. Megjithatë, për lexuesin e vëmendshëm që lexon “nga gjethet tek rrënjët”, edhe kjo është plotësisht e kuptueshme dhe duhet parë vetëm në kontekstin e një koheje të mynxyrtë.
Në këto përsiatje hyrëse po ndalem fare shkurt në meritat e jashtëzakonshme të autorit Aleksandar Matkovskit dhe përkthyesit/ botuesit të parë të veprës në gjuhën shqipe – Lutfi Rusit:
- A. M. është historiani/ shkencëtari i parë serioz që, në mënyrë boll korrekte, vin të rrëfejë për Kryengritjen e madhe antiosmane të shqiptarëve.[12] Meritat e tij dalin edhe më shumë në pah kur të kihet parasysh e dhëna se ai si joshqiptar[13] guxoi të shkruajë me dashuri për një ngjarje të lavdishme historike të shqiptarëve, në një kohë diabolizimi të skajshëm e të rrezikshëm të imazhit tonë…;
- Ndërkaq, meritat e përkthyesit/ botuesit të parë të veprës në shqip Lutfi Rusit, janë ndoshta edhe më të mëdha, sepse libri doli në dritë në njërën prej stinëve më të acarta antishqiptare, kur gjithë qenia jonë ishte rrëgjuar në heshtjen dhe pritjen e frikshme të asaj që do të sillte e nesërmja. Këtë meritë të madhe nuk e zbehin për asgjë të vetme as lëshimet e sipërpërmendura, sepse ngjarjet duhet parë me syrin e kohëve të tyre. Botimi i parë shqip i kësaj vepre madhore, ka qenë njëri ndër aktet më burrërore e më të guximshme të tërë një plejade njerëzish të ndjekur këmba-këmbës nga mizëria e zagarëve të sistemit, ndaj, më duket njerëzore të pohoj se: personalisht, përulem përpara guximit të këtillë.[14]
Përndryshe, përkthimi/ botimi i parë i këtij libri ishte sihariqi më i madh kulturor për shqiptarët e këtij krahu, sepse askush nuk dinte gjë për kryengritjen madhështore që kishte ndodhur mes nesh dhe nga njerëzit tanë.
Akti i daljes në dritë të kësaj vepreje, që ndodhi në kohën e mohimit dhe përbuzjes fashizoide të orientuar me sistem ndaj një etnie; akti i përkthimit/ botimit të studimit që vin të shpërfaqë përpjekjen e madhe çlirimtare të shqiptarëve, të ndodhur pikërisht gjatë viteve kur, sipas armiqve tanë, ne na paskan sjellur turqit në këto vise, nëse hiq tjetër, qe përgjigjja më shtanguese për albanofobët dhe shkencëtarët mjeranë, të cilët duhet ta kuptojnë sekryengritja, që mobilizoi 200.000 burra shqiptarë dhe zgjati më shumë se 3 vjet (1844-1847), nuk ka mundur të organizohej nga një popullatë ardhacake dhe e pakonsoliduar sa duhet brenda një hapësire gjeografike.[15] Botimi i parë i këtij libri është nokdaun vetëdijesues për të gjithë ata që shkumojnë post festum për idilat e paqena të së djeshmes (të shqiptarëve me pushtuesit e huaj), të cilët duhet ta kuptojnë se me injorancën e tyre, në fakt pështyjnë inteligjencën dhe gjakun e stërgjyshërve krenarë që nuk i duruan kollaj nëpërkëmbjet e dinjitetit… Akti në fjalë është njëkohësisht dhe qortimi më dashamirës dhe më dobiprurës për shkencëtarët tanë, të cilët, në vend të humbjes së energjive me spekulimet e të tjerëve, në vend të bërjes së karrierës me llafe dhe me të vërteta triviale, duhet të gjurmojnë arkivave të vërtetat historike të shqiptarëve të këtyre trevave, me çka do të mbyllej kapitulli i poshtërimeve dhe mohimeve të vazhdueshme të bëra mbi kurrizin e etnisë sonë fatkeqe…
Më duhet të sqaroj se përkthimi/ botimi i Lutfi Rusit më ka hyrë në punë vetëm për konsultimin e 10-15 termeve e shprehjeve turke dhe, aty-këtu, për saktësimin e emrave të disa vendbanimeve të panjohura për mua, në mënyrën si i ka përdorur autori i veprës A. M. Prej përkthimit të parë kam huazuar (pasi e kam rregulluar dhe pastruar gjuhësisht…) dhe fjalorin 2-3 faqesh të fjalëve dhe shprehjeve turke, i cili me gjasë është përpiluar nga Lutfi Rusi, duke qenë se nuk ekziston as si shtojcë në dorëshkrimin origjinal të veprës.
Ndërkaq, përveç pjesëve të papërkthyera në botimin e parë dhe përpjekjes për të saktësuar në aspektin gjuhësor e përmbajtjesor fjalë e pjesë të caktuara të veprës, kam sjellë dhe rezymenë në gjuhën frënge, që është shtojcë e dorëshkrimit origjinal dhe përmbajtjen e plotë të lëndës së veprës, që, shpresoj, do ta lehtësojë leximin e saj.
Sa i takon përkthimit të ri, jam përpjekur të ruaj, me aq sa kam pasur mundësi, origjinalitetin e gjuhës që përdori A. Matkovski, gjithnjë i vetëdijshëm se më janë përvjedhur dhe mua lëshime të caktuara, për çka i kërkoj ndjesë lexuesit, duke i premtuar se të njëjtat do t’i evitoj me rastin e ndonjë botimi të dytë eventual.
Fare në fund, ndjej nevojën e parezistueshme që të falënderoj nga zemra miqtë e mi të shtrenjtë, pa të cilët nuk do të finalizohej projekti që keni në duar. Para së gjithash falënderoj:
-shkrimtarin dhe dramaturgun e shquar – Xhabir Ahmetin, njeriun i cili ma dha idenë e parë për nevojën e ripërkthimit/ ribotimit të kësaj vepre tejet të rëndësishme për historiografinë dhe kulturën shqiptare…;
-përkthyesen dhe intelektualen Poliksena Matkovska (bashkëshorten e autorit të ndjerë të veprës), e cila pati mirësinë që t’ma besojë për një shumë simbolike të drejtën e botimit të këtij studimi;
-komunën e Tetovës dhe drejtuesit e saj, të cilët, në vitin 2005, më mirëkuptuan dhe e ndihmuan blerjen e të drejtës së botimit të veprës;
-profesorin dhe piktorin e mirënjohur – Miftar Memetin – autorin e pikturës së ballinës së librit;
-maestron e dizajnit – Ngadhnjim Mehmetin;
-poetin, shkrimtarin e studiuesin e shquar – Salajdin Salihin, i cili e bëri radhitjen kompjuterike të librit;
-shtypshkronjën ArbëriaDesign, që tregoi përkujdes dhe profesionalizëm të veçantë për realizimin e projektit tonë dhe, natyrisht:
-kompaninë me renome të madhe ndërkombëtare ECOLOG, që mbuloi në tërësi shpenzimet e përkthimit dhe shtypit të librit.
Fatmir Sulejmani
[1] Libri u botua ga “Flaka e vëllazërimit”, Shkup, 1985.
[2] Studimi nuk është botuar akoma në gjuhën maqedonase, sepse të dhënat e tij bien ndesh me të dhënat e gënjeshtërta të antishqiptarëve të njohur si ristevskët e popovskët.
[3] Nuk kemi të dhëna rreth vitit të saktë të përkthimit të veprës në fjalë…
[4] Në cilësinë e përkthimit ka ndikuar edhe gjuha jo shumë korrekte e dorëshkrimit origjinal, sepse vepra nuk është botuar akoma në maqedonishte dhe për pasojë nuk i është nënshtruar një redaktimi dhe lekturimi profesional, që sigurisht do ta lehtësonte përkthimin.
[5] Vitet e ’80-ta ishin vite kur në Maqedoni u zbritën në shkallë mizerje të drejtat e shqiptarëve - kur prej etnisë shtetformuese u degraduam në pakicë kombëtare; na u mohua përdorimi i simboleve kombëtare, i fituar pas rënies së Rankoviqit famëkeq në Plenumin e Brioneve (1966); u cungua përdorimi i gjuhës shqipe përmes përdhosjes së toponimisë shqiptare…; u suspendua gati në tërësi shkollimi i mesëm në gjuhën shqipe përmes të ashtuquajturave “paralele të përziera”, në të cilat vetëm për shkak të një nxënësi maqedonas, i tërë procesi mësimor zhvillohej në maqedonishte; u përjashtuan nga puna mijëra arsimtarë e profesorë, mjekë e inxhinierë… shqiptarë, nën akuzën se ishin irredentistë e separatist…; u “përpunuan”nëpër kazamatet e UDB-së mijëra të rinj shqiptarë, të cilëve paskëtaj nuk u mbetej udhë tjetër përpos braktisjes së vendlindjes dhe trojeve të tyre etnike etj., etj.
[6] Petar Popovski, autori i budallallëqeve për gjoja Skënderbeun maqedonas, edhe sot na quan publikisht: komb gjenocidist, pa ofruar asnjë të dhënë për të dëshmuar shpifjen monstruoze, për të cilën, në një shtet normal e të civilizuar, do të përfundonte në burg.
[7] Në këtë rast, A. M. shfrytëzoi shpikjen e njëfarë Nijazi Limanovskit, që e kishte zakon ta ndërrojë mbiemrin varësisht nga stina politike (gjatë viteve të ’80-ta është shkruar për prirjen e këtij njeriu shumemërsh: Nijazi Limani, Nijazi Liman, Nijazi Limanoviq, Nijazi Limanovski…), i cili u përpoq të abuzojë me origjinën e popullatës që me këmbëngulje vazhdon ta quajë veten: t o r b e s h e. Është fjala për banorët e dy katundeve të Malësisë së Tetovës (Urviçit dhe Ollovjanit), që vërtet flasin një lloj maqedonishteje të përzier me serbishte, por, për çudi, këngët nëpër dasmat e synetisë, këngët e fejesave dhe martesave i këndojnë Shqip. Po në këtë gjuhë ata i vajtojnë/ rendejtin dhe të vdekurit e tyre…
[8] Dhunën ekstreme që gjoja e paskan bërë kryengritësit shqiptarë ndaj popullatës së krishterë sllave e demantojnë më së miri raportet e disa konsujve të huaj të vendosur në rajonet kryengritëse, veçmas raportet e konsullit anglez Henri Lejardit, te vetmit qe kontaktoi me kryengritësit dhe me prijesin e tyre Dervish Carën, të vetmit që i shoqëroi ekspeditat ndëshkuese kundërshqiptare të gjeneralit renegat Omer-pashë Llatasit…
[9] Historikisht shqiptarët njihen si kombi më tolerant në aspektin fetar (natyrisht, kjo nuk përjashton rastet e veçuara të individëve ekstremë që nuk e përbëjnë dukurinë…). Nëse është kështu, si ka mundësi që ata të synonin islamizimin në një periudhën e shkurtë kohore kur prisnin me ankth ndeshjen e përgjakshme me ushtritë e sulltanit?! Se bëhet fjalë për mashtrime flet vetë dëshmia e një të tilli, i cili pohon se, ata që nuk e pranonin islamin shqiptarët i digjnin me kashtë, që paskësh qenë e njohur si materie e ngadalshme djegëse, me qëllim të shkaktimit të vdekjeve sa më të ngadalshme e sa më të dhembshme!?
[10] Ish kryetari dhe shkrimtari i njohur serb Dobrica Qosiq e ka shkruar e zeza mbi të bardhë se gënjeshtra është pjesë e natyrshme e filozofisë serbe…
[11]Lidhur me propagandat dhe gënjeshtrat për gjoja krimet e kryengritësve mbi të krishterët sllavë, po sjellim në vijim edhe pikëpamjet e autorit të monografisë, kurse më pas dyshimet e hapura të disa konsujve të cituar në vepër: A. Matkovski: “Gjithë këto burime duhet të merren me një rezervë, sepse vijnë nga peshkopët fanatikë - priftërinjtë dhe konsujt e huaj… Nuk duhet harruar se edhe shtypi turk i asaj kohe ishte me orientim antikryengritës dhe antishqiptar, shtyp në të cilin i mbështetnin informatat e tyre konsujt e huaj dhe i cili kishte për qëllim informimin e gënjeshtërt të opinionit turk dhe botëror, duke hiperbolizuar e prezantuar si krime monstruoze keqbërjet e zakonshme në kohëra luftërash. Është e vërtetë gjithashtu se raportet ishin tendencioze dhe të ekzagjeruara, me qëllim të diskreditimit të kryengritësve. Informacionet tendencioze i përhapte pushteti turk dhe shtypi turk, peshkopët e ndryshëm, priftërinjtë dhe konsujt, të cilët gjithashtu kishin qëndrim negativ ndaj kryengritësve…”; Konsulli francez: “Jam i bindur se ka ekzagjerime”[11]; Konsulli austriak: “Shqiptarët nuk janë fanatikë fetarë, ata e duan vetëm paqen… Edhe përkundër të dhënës se në disa vende ka ngatërresa, nuk duhet besuar lajmeve të ekzagjeruara prej atyre që i ngjyrosin’ ngjarjet, gjoja popullata e krishterë po keqtrajtohet. Kështu, peshkopi grek nga Shkupi, i cili gjendet në Selanik, përhapi në publik lajme të rreme, prandaj u qortua seriozisht nga Ali Riza-pasha, i cili ka ardhur me mision në këto vende dhe i cili i demantoi lajmet e rreme”; Konsulli anglez – Lejardi (dëshmitari më serioz i ngjarjeve që lidhen me kryengritjen e Dervish Carës), pasi pranon se: “Si zakonisht, raportet e këtilla ishin të ekzagjeruara dhe ndoshta të pabazuara fare”, sjell reagimin e vetë kryengritësve në këto shpifje: “Prijësit protestonin të fyer duke thënë se nuk kishte asgjë të vërtetë në ato lajme, sepse gjithçka ishte shpifje e armiqve të tyre Turqve, me qëllim të dëmtimit të kauzës së tyre dhe të ndërsimit të urrejtjes nga ana e vendeve evropiane. Ata deklaronin se, me përjashtim të tatimeve të mbledhura që nga koha e vënies nën kontroll të rrethit, për të cilët besonin se janë legjitime, ndaj dhe i mblidhnin prej njerëzve të të gjitha shtresave dhe besimeve, në asnjë mënyrë nuk janë ndeshur me të krishterët të cilët ishin vëllezërit e tyre dhe të cilët nuk janë shqetësuar kurrë për shkak të besimit të tyre...”
[12]Bie fjala, A. M. nuk e përmend asnjëherë Kosovën brenda kontekstit të shtetit serb, që, në kohën e kryengritjes së Dervish Carës e kishte fituar autonominë e njohur brenda kufijve të Turqisë evropiane. Në këtë vepër Kosova përmendet si subjekt i veçantë, i barabartë me Serbinë…
[13] Sipas të gjitha gjasave, A. M. është me origjinë vllahe…
[14] Kjo harresë hap vetvetishëm parantezën e dhunës dhe shpëlarjes sistematike të trurit të shqiptarëve nga ana e të gjitha regjimeve satrape, me çrast mbi ta është ushtruar shpesh “seça” (prerja) e kokave më të mençura (sipas modelit të elaborateve të njohura gjenocidiste serbe…), me qëllim të zhdukjes së Prometejëve që, në momente të caktuara, janë të pritur ta vetëdijësojnë kombin mbi situatën e mjerë në të cilën janë katandisur…
[15]“Shqiptarët, shkruan A. M., nuk ishin ardhacakë nga Anadollia, si Turqit. Ata, që nga lashtësia, ishin në atdheun e tyre të varfër për nga pasuritë natyrore, por të cilin e mbronin me xhelozi. Pavarësisht nga e dhëna se një pjesë e Shqiptarëve e pranuan islamin, ata i ruajtën edhe ‘adetet’ e hakmarrjes dhe ndjenjën për mbrojtjen e nderit të bashkësisë së tyre”.
10 shkrimtarë të mëdhenj që s’kanë marrë Nobel
Nga Mark Twain, Tolstoy, Proust, Nabokov, Joyce e deri tek Borges
Çmimin Nobel në letërsi për këtë vit e ka fituar shkrimtari kinez, Mo Yan. Lajmin e bëri të ditur Peter Englund, sekretar i Akademisë Suedeze. Mo Yan, pseudonimi i Guan Moye, lindi në vitin 1955 në Gaomi në provincën Shandong. Prindërit e tij ishin bujq. Gjatë Revolucionit Kulturor, ai e la shkollën kur ishte 12 vjeç dhe nisi të punonte në bujqësi, më vonë shkoi si punëtor në një fabrikë. Në vitin 1976 ai u bashkua me ushtrinë kineze. Gjatë kësaj kohe ai nisi të studionte letërsi dhe të shkruante tregimet e para. Në vitin 1981 ai botoi të parën novelë në një revistë letërsie. Por shpërthimin e pati në vitin 1986 me librin “Lumi i thatë”. Në vlerësimin për shkrimtarin thuhet se ai ofron një përzierje mes fantazisë dhe realitetit, duke krijuar një botë që në kompleksitetin e saj na kujton veprat e William Faulkner dhe Gabriel Garcia Marquez. Me këtë rast gazeta “Tirana Observer” sjell sot 10 shkrimtarët më të mëdhenj që s’kanë marrë Nobel. Çmimi Nobel konsiderohet si nderimi më i madh që mund t’i bëhet një personi që ka kontribuar në mënyrë të jashtëzakonshme në një fushë të caktuar. Kur dëgjojmë emrin e një shkrimtari që ka shërbyer si gur themeli në letërsinë moderne duket si e pamundur të mendohet se ai është refuzuar me dhjetëra herë nga komiteti i ndarjes së çmimit Nobel. Mark Twain është një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të botës që është refuzuar dhjetë herë nga komiteti. Të dhjetë herët çmimi u ka shkuar autorëve të tjerë si Sully Prudhomme, Theodor Mommsen, Frederic Mistral, Rudyard Kipling, Selma Lagerlof etj. Leon Tolstoy, shembulli më madhështor i realizmit letrar në histori dhe mbase një prej shkrimtarëve më të mëdhenj në histori. Dy veprat e tij të mëdha, “Lufta dhe paqja” dhe “Ana Karenina” do të kishin qenë më se të mjaftueshme për t’i siguruar një shkrimtari çfarëdo një çmim Nobel. Por jo të madhit Tolstoy. Komiteti nuk mendoi se Tolstoy po e çonte letërsinë moderne në “drejtimin ideal”. James Joyce është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj irlandezë dhe botërorë. Ai është mjeshtër i rrymës së përroit të ndërgjegjes dhe praktikisht ka krijuar idenë moderne të krijimit spekulativ me veprën e tij finale “Zgjimi i Fineganëve”, e cila është thuajse e palexueshme. Ai e konsideron atë veprën e tij më të mirë, por në fakt nga kritika konsiderohet “Uliksi” dhe “Dublinasit”. Henrik Ibsen është shkrimtari më i madh norvegjez dhe një prej shkrimtarëve të dramës moderne më të mirë në histori. Ai ka pasur shtatë mundësi për të fituar çmimin Nobel që në vitin 1901, kur filloi ndarja e tyre, por ai humbi për shkak të debatit mbi kërkesat që kishte lënë Alfred Nobel në testament. Ai donte që fituesit të kishin “idealizëm të lartë dhe të fuqishëm”, por komiteti mendonte se ai donte të thoshte “drejtim ideal”. Robert Frost është poeti më i madh amerikan i shekullit të 20-të. Ai ka fituar katër çmime Pulitzer për poezitë e tij, ka marrë 40 çmime nderi nga universitetet më të mëdha të botës, por s’ka fituar asnjëherë një çmim Nobel. Çmimi i katër Pulitzer i shkoi Frost-it njëzet vjet para se të vdiste. Në ato 20 vjet komiteti i çmimit Nobel nuk e mori në konsideratë. Emile Zola është një tjetër rast i shkrimtarit të madh që s’ka fituar kurrë në jetën e tij një çmim Nobel. Është një nga ato rastet, kur fitojnë shkrimtarë që për publikun nuk janë dhe aq të njohur, por shkrimtari i madh duket sikur përçmohet nga komiteti i shpërndarjes së çmimeve. Ai ka shkruar mbi 30 romane dhe ka pasur dy herë mundësi për të marrë çmimin, por asnjëherë s’e ka marrë. Vladimir Nabokov është i mirënjohur për romanin e tij “Lolita”. Ai ka shkruar shumë vepra të tjera të rëndësishme, kritika, përkthime dhe poezi. Ai u dominua në vitin 1974, së bashku me Graham Greene dhe nuk arriti të fitonte një çmim Nobel. Çmimin e fitoi suedezi Eyvind Johnson me Harry Martinson, të dy anëtarë të komitetit të çmimit Nobel në atë kohë. Jorge Luis Borges është menduar si kandidat i mundshëm për çmimin Nobel më shumë se njëherë, por komiteti i ndarjes së çmimit ka refuzuar për shkak të mbështetjes së këtij shkrimtari ndaj diktatorit Pinochet. Borges ka shkruar veprat më të mira surrealiste dhe ka fituar çmimin e parë “International Pulitzer”.
1. Mark Twain
1835-1910
Mark Twain mbahet krijuesi i romanit amerikan që u bë i famshëm fillimisht me Tom Sojerin dhe Hakelberri Fin, si dhe një prej romancierëve, humoristëve, eseistëve, kritikëve më të famshëm të gjithë kohërave. Ashtu si Tolstoy ai ka pasur dhjetë raste për marrë çmimin Nobel dhe të dhjetë herët ai u ka shkuar autorëve të tjerë si Sully Prudhomme, Theodor Mommsen, Frederic Mistral, Rudyard Kipling, Selma Lagerlof etj.
2. Leo Tolstoy
1828-1910
Leon Tolstoy Shembulli më madhështor i realizmit letrar në histori dhe mbase një prej shkrimtarëve më të mëdhenj në histori. Dy veprat e tij të mëdha, “Lufta dhe paqja” dhe “Ana Karenina” do të kishin qenë më se të mjaftueshme për t’i siguruar një shkrimtari çfarëdo një çmim Nobel. Por jo të madhit Tolstoy. Komiteti nuk mendoi se Tolstoy po e çonte letërsinë moderne në “drejtimin ideal”.
3. James Joyce
1882-1941
James Joyce është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj irlandezë dhe botërorë. Ai është mjeshtër i rrymës së përroit të ndërgjegjes dhe praktikisht ka krijuar idenë moderne të krijimit spekulativ me veprën e tij finale “Zgjimi i Fineganëve”, e cila është thuajse e palexueshme. Ai e konsideron atë veprën e tij më të mirë, por në fakt nga kritika konsiderohet “Uliksi” dhe “Dublinasit”.
4. Marcel Proust
1871-1922
Marsel Proust është autori i veprës më monumentale të shekullit të 20-të, “Në kërkim të kohës së humbur”. Është një roman me shtatë volume që shfaq një prej shembujve të parë, në mos të parin të përroit të ndërgjegjes. Por komiteti i ndarjes së çmimit Nobel vendosi t’ia jepte këtë çmim në vitin 1920 norvegjezit Knut Hamsun dhe jo Proust-it.
5. Henrik Ibsen
1826-1906
Henrik Ibsen është shkrimtari më i madh norvegjez dhe një prej shkrimtarëve të dramës moderne më të mirë në histori. Ai ka pasur shtatë mundësi për të fituar çmimin Nobel që në vitin 1901, kur filloi ndarja e tyre, por ai humbi për shkak të debatit mbi kërkesat që kishte lënë Alfred Nobel në testament. Ai donte që fituesit të kishin “idealizëm të lartë dhe të fuqishëm”, por komiteti mendonte se ai donte të thoshte “drejtim ideal”.
6. Emile Zola
1840-1902
Emile Zola është një tjetër rast i shkrimtarit të madh që s’ka fituar kurrë në jetën e tij një çmim Nobel. Është një nga ato rastet, kur fitojnë shkrimtarë që për publikun nuk janë dhe aq të njohur, por shkrimtari i madh duket sikur përçmohet nga komiteti i shpërndarjes së çmimeve. Ai ka shkruar mbi 30 romane dhe ka pasur dy herë mundësi për të marrë çmimin, por asnjëherë s’e ka marrë.
7. Robert Frost
1874-1963
Robert Frost është poeti më i madh amerikan i shekullit të 20-të. Ai ka fituar katër çmime Pulitzer për poezitë e tij, ka marrë 40 çmime nderi nga universitetet më të mëdha të botës, por s’ka fituar asnjëherë një çmim Nobel. Çmimi i katër Pulitzer i shkoi Frost-it njëzet vjet para se të vdiste. Në ato 20 vjet komiteti i çmimit Nobel nuk e mori në konsideratë.
8. W. H. Auden
1907-1973
W.H. Auden është një prej poetëve më të mëdhenj në histori. Ai ka fituar çmimin Pulitzer, “National Book Aëard” dhe ka influencuar në një numër të madh poetësh që kanë ardhur pas tij. Mendohet se komiteti i çmimit Nobel ka refuzuar t’i japë atij nj çmim për arsye se ai kishte bërë gabime në përkthimin e një libri të Dag Hammarskjold, fitues i çmimit Nobel dhe pse kishte sugjeruar se ky autor ishte homoseksual.
9. Vladimir Nabokov
1899-1977
Vladimir Nabokov është i mirënjohur për romanin e tij “Lolita”. Ai ka shkruar shumë vepra të tjera të rëndësishme, kritika, përkthime dhe poezi. Ai u dominua në vitin 1974, së bashku me Graham Greene dhe nuk arriti të fitonte një çmim Nobel. Çmimin e fitoi suedezi Eyvind Johnson me Harry Martinson, të dy anëtarë të komitetit të çmimit Nobel në atë kohë.
10. Jorge Luis Borges
1899-1986
Jorge Luis Borges është menduar si kandidat i mundshëm për çmimin Nobel më shumë se njëherë, por komiteti i ndarjes së çmimit ka refuzuar për shkak të mbështetjes së këtij shkrimtari ndaj diktatorit Pinochet. Borges ka shkruar veprat më të mira surrealiste dhe ka fituar çmimin e parë “International Pulitzer”.
Çmimin Nobel në letërsi për këtë vit e ka fituar shkrimtari kinez, Mo Yan. Lajmin e bëri të ditur Peter Englund, sekretar i Akademisë Suedeze. Mo Yan, pseudonimi i Guan Moye, lindi në vitin 1955 në Gaomi në provincën Shandong. Prindërit e tij ishin bujq. Gjatë Revolucionit Kulturor, ai e la shkollën kur ishte 12 vjeç dhe nisi të punonte në bujqësi, më vonë shkoi si punëtor në një fabrikë. Në vitin 1976 ai u bashkua me ushtrinë kineze. Gjatë kësaj kohe ai nisi të studionte letërsi dhe të shkruante tregimet e para. Në vitin 1981 ai botoi të parën novelë në një revistë letërsie. Por shpërthimin e pati në vitin 1986 me librin “Lumi i thatë”. Në vlerësimin për shkrimtarin thuhet se ai ofron një përzierje mes fantazisë dhe realitetit, duke krijuar një botë që në kompleksitetin e saj na kujton veprat e William Faulkner dhe Gabriel Garcia Marquez. Me këtë rast gazeta “Tirana Observer” sjell sot 10 shkrimtarët më të mëdhenj që s’kanë marrë Nobel. Çmimi Nobel konsiderohet si nderimi më i madh që mund t’i bëhet një personi që ka kontribuar në mënyrë të jashtëzakonshme në një fushë të caktuar. Kur dëgjojmë emrin e një shkrimtari që ka shërbyer si gur themeli në letërsinë moderne duket si e pamundur të mendohet se ai është refuzuar me dhjetëra herë nga komiteti i ndarjes së çmimit Nobel. Mark Twain është një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të botës që është refuzuar dhjetë herë nga komiteti. Të dhjetë herët çmimi u ka shkuar autorëve të tjerë si Sully Prudhomme, Theodor Mommsen, Frederic Mistral, Rudyard Kipling, Selma Lagerlof etj. Leon Tolstoy, shembulli më madhështor i realizmit letrar në histori dhe mbase një prej shkrimtarëve më të mëdhenj në histori. Dy veprat e tij të mëdha, “Lufta dhe paqja” dhe “Ana Karenina” do të kishin qenë më se të mjaftueshme për t’i siguruar një shkrimtari çfarëdo një çmim Nobel. Por jo të madhit Tolstoy. Komiteti nuk mendoi se Tolstoy po e çonte letërsinë moderne në “drejtimin ideal”. James Joyce është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj irlandezë dhe botërorë. Ai është mjeshtër i rrymës së përroit të ndërgjegjes dhe praktikisht ka krijuar idenë moderne të krijimit spekulativ me veprën e tij finale “Zgjimi i Fineganëve”, e cila është thuajse e palexueshme. Ai e konsideron atë veprën e tij më të mirë, por në fakt nga kritika konsiderohet “Uliksi” dhe “Dublinasit”. Henrik Ibsen është shkrimtari më i madh norvegjez dhe një prej shkrimtarëve të dramës moderne më të mirë në histori. Ai ka pasur shtatë mundësi për të fituar çmimin Nobel që në vitin 1901, kur filloi ndarja e tyre, por ai humbi për shkak të debatit mbi kërkesat që kishte lënë Alfred Nobel në testament. Ai donte që fituesit të kishin “idealizëm të lartë dhe të fuqishëm”, por komiteti mendonte se ai donte të thoshte “drejtim ideal”. Robert Frost është poeti më i madh amerikan i shekullit të 20-të. Ai ka fituar katër çmime Pulitzer për poezitë e tij, ka marrë 40 çmime nderi nga universitetet më të mëdha të botës, por s’ka fituar asnjëherë një çmim Nobel. Çmimi i katër Pulitzer i shkoi Frost-it njëzet vjet para se të vdiste. Në ato 20 vjet komiteti i çmimit Nobel nuk e mori në konsideratë. Emile Zola është një tjetër rast i shkrimtarit të madh që s’ka fituar kurrë në jetën e tij një çmim Nobel. Është një nga ato rastet, kur fitojnë shkrimtarë që për publikun nuk janë dhe aq të njohur, por shkrimtari i madh duket sikur përçmohet nga komiteti i shpërndarjes së çmimeve. Ai ka shkruar mbi 30 romane dhe ka pasur dy herë mundësi për të marrë çmimin, por asnjëherë s’e ka marrë. Vladimir Nabokov është i mirënjohur për romanin e tij “Lolita”. Ai ka shkruar shumë vepra të tjera të rëndësishme, kritika, përkthime dhe poezi. Ai u dominua në vitin 1974, së bashku me Graham Greene dhe nuk arriti të fitonte një çmim Nobel. Çmimin e fitoi suedezi Eyvind Johnson me Harry Martinson, të dy anëtarë të komitetit të çmimit Nobel në atë kohë. Jorge Luis Borges është menduar si kandidat i mundshëm për çmimin Nobel më shumë se njëherë, por komiteti i ndarjes së çmimit ka refuzuar për shkak të mbështetjes së këtij shkrimtari ndaj diktatorit Pinochet. Borges ka shkruar veprat më të mira surrealiste dhe ka fituar çmimin e parë “International Pulitzer”.
1. Mark Twain
1835-1910
Mark Twain mbahet krijuesi i romanit amerikan që u bë i famshëm fillimisht me Tom Sojerin dhe Hakelberri Fin, si dhe një prej romancierëve, humoristëve, eseistëve, kritikëve më të famshëm të gjithë kohërave. Ashtu si Tolstoy ai ka pasur dhjetë raste për marrë çmimin Nobel dhe të dhjetë herët ai u ka shkuar autorëve të tjerë si Sully Prudhomme, Theodor Mommsen, Frederic Mistral, Rudyard Kipling, Selma Lagerlof etj.
2. Leo Tolstoy
1828-1910
Leon Tolstoy Shembulli më madhështor i realizmit letrar në histori dhe mbase një prej shkrimtarëve më të mëdhenj në histori. Dy veprat e tij të mëdha, “Lufta dhe paqja” dhe “Ana Karenina” do të kishin qenë më se të mjaftueshme për t’i siguruar një shkrimtari çfarëdo një çmim Nobel. Por jo të madhit Tolstoy. Komiteti nuk mendoi se Tolstoy po e çonte letërsinë moderne në “drejtimin ideal”.
3. James Joyce
1882-1941
James Joyce është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj irlandezë dhe botërorë. Ai është mjeshtër i rrymës së përroit të ndërgjegjes dhe praktikisht ka krijuar idenë moderne të krijimit spekulativ me veprën e tij finale “Zgjimi i Fineganëve”, e cila është thuajse e palexueshme. Ai e konsideron atë veprën e tij më të mirë, por në fakt nga kritika konsiderohet “Uliksi” dhe “Dublinasit”.
4. Marcel Proust
1871-1922
Marsel Proust është autori i veprës më monumentale të shekullit të 20-të, “Në kërkim të kohës së humbur”. Është një roman me shtatë volume që shfaq një prej shembujve të parë, në mos të parin të përroit të ndërgjegjes. Por komiteti i ndarjes së çmimit Nobel vendosi t’ia jepte këtë çmim në vitin 1920 norvegjezit Knut Hamsun dhe jo Proust-it.
5. Henrik Ibsen
1826-1906
Henrik Ibsen është shkrimtari më i madh norvegjez dhe një prej shkrimtarëve të dramës moderne më të mirë në histori. Ai ka pasur shtatë mundësi për të fituar çmimin Nobel që në vitin 1901, kur filloi ndarja e tyre, por ai humbi për shkak të debatit mbi kërkesat që kishte lënë Alfred Nobel në testament. Ai donte që fituesit të kishin “idealizëm të lartë dhe të fuqishëm”, por komiteti mendonte se ai donte të thoshte “drejtim ideal”.
6. Emile Zola
1840-1902
Emile Zola është një tjetër rast i shkrimtarit të madh që s’ka fituar kurrë në jetën e tij një çmim Nobel. Është një nga ato rastet, kur fitojnë shkrimtarë që për publikun nuk janë dhe aq të njohur, por shkrimtari i madh duket sikur përçmohet nga komiteti i shpërndarjes së çmimeve. Ai ka shkruar mbi 30 romane dhe ka pasur dy herë mundësi për të marrë çmimin, por asnjëherë s’e ka marrë.
7. Robert Frost
1874-1963
Robert Frost është poeti më i madh amerikan i shekullit të 20-të. Ai ka fituar katër çmime Pulitzer për poezitë e tij, ka marrë 40 çmime nderi nga universitetet më të mëdha të botës, por s’ka fituar asnjëherë një çmim Nobel. Çmimi i katër Pulitzer i shkoi Frost-it njëzet vjet para se të vdiste. Në ato 20 vjet komiteti i çmimit Nobel nuk e mori në konsideratë.
8. W. H. Auden
1907-1973
W.H. Auden është një prej poetëve më të mëdhenj në histori. Ai ka fituar çmimin Pulitzer, “National Book Aëard” dhe ka influencuar në një numër të madh poetësh që kanë ardhur pas tij. Mendohet se komiteti i çmimit Nobel ka refuzuar t’i japë atij nj çmim për arsye se ai kishte bërë gabime në përkthimin e një libri të Dag Hammarskjold, fitues i çmimit Nobel dhe pse kishte sugjeruar se ky autor ishte homoseksual.
9. Vladimir Nabokov
1899-1977
Vladimir Nabokov është i mirënjohur për romanin e tij “Lolita”. Ai ka shkruar shumë vepra të tjera të rëndësishme, kritika, përkthime dhe poezi. Ai u dominua në vitin 1974, së bashku me Graham Greene dhe nuk arriti të fitonte një çmim Nobel. Çmimin e fitoi suedezi Eyvind Johnson me Harry Martinson, të dy anëtarë të komitetit të çmimit Nobel në atë kohë.
10. Jorge Luis Borges
1899-1986
Jorge Luis Borges është menduar si kandidat i mundshëm për çmimin Nobel më shumë se njëherë, por komiteti i ndarjes së çmimit ka refuzuar për shkak të mbështetjes së këtij shkrimtari ndaj diktatorit Pinochet. Borges ka shkruar veprat më të mira surrealiste dhe ka fituar çmimin e parë “International Pulitzer”.
Harold Bloom Nobeli: çmim për idiotë!
Harold Bloom, kritik letrar amerikan, rrëfen për erudicionin e tij, për autorët që i do dhe për ata që i urren, për Nobelin
Alessandra Farkas
Harold Bloom |
“Një vit më parë jam rrëzuar dhe i kam thyer të gjitha vertebrat e shpinës. Doktorët më patën quajtur të vdekur, ama ja ku jam”. Sytë e çeltë - të ndryshueshëm të Harold Bloomit janë dëng me trishtim të përzier me turp derisa mundohet ta justifikojë atë bastun, tashmë të pandashëm, me të cilin mbahet për t’i duruar barrën e viteve dhe angaritë e një fiziku që s’do t’ia dijë në ndjekjen e ritmeve ende frenetike të mendjes së tij të jashtëzakonshme.
“Ajo që sot më dhemb më së shumti është se s’mund të udhëtoj më”, shpjegon autori i kanunit perëndimor, “Ankthi i ndikimit” dhe i 30 librave të tjerë që e kanë revolucionarizuar historinë e kritikës letrare botërore. “Kam çuar një jetë të hallakatur, duke pirë, duke tymosur cigare dhe duke lënë anash ushtrimet fizike”.
Enciklopeditë e përshkruajnë si “kritiku amerikan me më influencë”. “Pishtari i kulturës perëndimore” që në epokën e internetit merr mundimin të shkruajë me penë stilografike “ngase – shpjegon ai – një dridhje e moçme në duar më pengon ta përdor tastierën. Mirëpo, mendja ime është më e zgjuar se kurrë, falë gjeneve. Prindërit e mi ishin hebrenj shumë të varfër gjysmanalfabet, me prejardhje nga shtetet e Evropës Lindore. Megjithatë kam pasur të parëlindur studiues të Talmudit: një disiplinë që kërkon një kujtesë të hatashme”.
M. H. Abrams, studiuesi i njohur i romantizmit, mentor i tij, e përcaktoi: “Studenti më i talentuar që kam pasur ndonjëherë” dhe “i vetmi i zoti ta lexojë një libër me të njëjtën shpejtësi si atëherë kur e shfleton. Kultura e tij është enciklopedike”.
“Kam preferuar gjuhën origjinale në vend të përkthimeve. Lexoj në greqisht dhe hebraisht – antike dhe moderne – latinisht, yiddish, anglisht, frëngjisht, spanjollisht, gjermanisht, portugalisht dhe italisht…”, thotë Bloom.
Italia, për të, mbetet njëri nga djepat letrarë më të gjallë. “Jo vetëm Dante, Petrarca e Bocaccio – shpjegon - po edhe Manzoni, njëri nga romancierët më të mëdhenj në botë. Pirandello, më inovativ se Çehovi e Beceketti. Campana, që mund të bëhej Whitmani italian po të mos kishte vdekur aq i ri. Pastaj shumë i madhi Leopardi, një poet në nivelin e Keatsit, Shelleyt dhe Wordworthit, të cilin e kam futur në librin tim të ri Living Labyrinth. Literature and influence”.
Po të kthehej mbrapa, Bloomi s’do ta përpilonte më listën famëkeqe. “E urrej dhe s’ka arsye të jetë. Efekti i saj i vetëm ka qenë se e ka rritur numrin të njerëzve të pagdhendur që e lexojnë listën por jo librin. Ashtu siç, nga ana tjetër, bëjnë përherë kritikët letrarë”. Bloom është bërë një ikonë letrare. “Më mbysin me telefonata dhe email-e. Më konsiderojnë farin e tyre, më lusin të zbres përsëri në fushë. Po unë jam i lodhur. I kam harxhuar të gjitha betejat e mia e atë që duhej ta thosha e kam thënë: nëse një punim nuk përmban shkëlqim estetik, forcë njohëse dhe origjinalitet autentik, nuk ia vlen ta lexosh. Letërsia është një epifani individuale dhe s’duhet të ketë asnjë valencë shpërblese socio-politike. Ky afrim estetik te letërsia më ka shndërruar në një paria (njeri i kastës së ulët) në të dy anët e Atlantikut. U kam shpallur luftë tezave feministe, marksiste e post-strukturaliste që prej vitesh kacafyten nëpër universitete, jo vetëm në Amerikë... Autorët e mi të preferuar mbeten Dante, Shakespeare, Servantesi, Faulkneri, Homeri, Prousti dhe Wildi, sepse zgjerojnë vetëdijen tonë pa e deformuar. Dhe prekin individin, pa mëtime për ta ndryshuar botën”.
Kryqëzatat e tij anti-Nobel janë bukur të njohura. “Ja kanë dhënë çdo idioti të kategorisë së pestë – qahet – Doris Lessing-ut që ka shkruar një libër të vetëm, dyzet vite më parë, Le Clecio-s që është i palexueshëm, Dario Fo-së, që është thjesht qesharak. Nobelët e merituar? Harold Pinter, një zë autentik, edhe pse dishepull i Beckett-it”.
Ndër bashkëkohorët urren J. K. Rowling-un, Stephen King-un dhe Adrienne Rich-in, ndërsa e do Cormac McCarthy-n (Meridian gjaku, është një libër i jashtëzakonshëm), Philip Roth-in, Thomas Pynchon-in dhe Don DeLillo-n.
Tepër i ashpër? “Kritika letrare s’mund të jetë impersonale. Për dallim nga T. S. Elioti, mendoj se duhet të jetë personale, e pasionuar dhe e thellë. Po të socializohesh me autorët që i recensionon është gabim. Më mirë t’i njohësh nga veprat e tyre. Nëse nuk flasim ne keq për të vdekurit, kush do ta bëjë?”.
Mes adhuruesve, Bloom përmend edhe Papa Wojtyla-n. “Miqtë e përbashkët më patën thënë se i kishte lexuar dhe çmuar të gjitha librat e mi dhe se do të më takonte po të shkoja në Romë. Pata refuzuar”. Shkaku nuk ishte i natyrës personale. “Krishterimi është sinonim i antisemitizmit, siç e dëshmojnë të gjitha tekstet çelës të Testamentit të Ri, duke u nisur nga Ungjilli i Gjonit”.
Raporti i tij me Zotin? “Nuk mund ta kuptoj një Zot të fuqishëm dhe të gjithëdijshëm që ta ketë lejuar Aushvitzin dhe skizofreninë”, thotë Bloom, djali i parë i të cilit është i prekur nga një formë e rëndë skizofrenie që nga lindja.
Subscribe to:
Posts (Atom)
Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...