2013-07-02

“Koha e minierës” dhe koha jonë”

Nga inxh. Besnik Fecanji
New York City
memaliaj - koha e minieres
























Na ishte njëherë … gjiganti i industrisë minerare shqiptare të qymyrgurit aty buzë Vjosës së rrëmbyer e piktoreske, pranë pyllit fantastik Karaule e qytetit të vogël të Memaliajt.
Sot çdo udhëtari të rastit, turisti apo gazetari hulumtues që i bie rruga këtej pari, pasi të ketë marrë mundimin t’u ngjitet kodrave të Luftinjës a të Selajt, Zhapokikës e fshatrave të shpërndarë anekënd territorit të minierës së famshme, do t’i shfaqet para syve një peisazh i trishtuar, një reliev fantazmagorik ku mund të mendohet se këtu është bërë një luftë si e Dombasit të Ukrainës sovjetike nga bombardimet hitleriane. Ferrat kanë mbuluar tashmë gjithandej, sheh skeletet e frikshme të ngrehinave e puseve vertikale, e gërmadhave të fabrikës së pasurimit të zhveshura e grabitura si dordolecët e natës së “Valpurgës” së Gëtes, por akoma më e tmerrshme është të hysh në nëntokën e viganit qymyrmbajtës.
Poshtë kësaj gërmadhe me teleferikë shkatërruar e plaçkitur, mbeturina sterili të shëmtuara sa më s’behet, gryka galerish te vulosura sikur ka rënë kolera, shtrihet një botë e rrënuar dhe e vakuumit me një gjeometri të ndërlikuar tridimensionale, si zorrët e Leviatanit mitologjik.
Edhe në këtë botë, madje shumë më tepër se ajo në sipërfaqe të tokës duket kataklizma e braktisjes së madhe të minierës.
Kudo do ndeshesh me galeri të shëmbura, armatura të shkatërruara, shina të prishura, ku dikur kalonin elektrovozët e vagona me një mineral gymyrguri të një cilësie të mirë, llava të bllokuara, traverbangë jashtë përdorimit, dishinteri dikur vepra të artit minerar, jashtëzakonisht të kushtueshme shumë të rrezikshme në ndërtim, edhe në krahasim me ndërtimin e puseve vertikale për shfrytëzimin në nivele të ndryshme thellësin e sisteme elektrike e ajrimi të komprimuar të zhdukura e njëmijë e një hollësi teknike që dinë vetë punonjësit e nëntokës, minatorë, zjarrmëtarë, armatorë, vagonistë, elektromekanikë, e specialistë teknikë, markshejdër e inxhinierë të artit minerar, gazmatës e avaroshpëtues!
Tani që po shkruaj këto rradhë sapo pashë një reportazh të një medie të madhe audiovizive, ku përshkruan një gjigand tjetër të industrisë shqiptare të qymyrgurit, atë tëValiasit.
Kjo mbahej edhe si miniera më e madhe dhe moderne e qymyrgurit, fare pranë kryqytetit, Tiranës! Ishte një pamje fatale, tragjike dhe njëkohësisht komike, ku përbri skeletëve të nxirosura të ndërtesave të minierës së dikurshme kullosin disa dhi të “zgjebosura”, e përpos kësaj, i zoti i tyre, edhe kryeneç fukara, nuk i përgjigjej një gazetari që e pyeste se ç’bënte këtu, nga ishte e si jetonte (trembej se mos e kthenin në Tropojë!) Me siguri, që ky fukara nga paratë dhe sidomos nga mentë e kokës, i “zgjuar” politikisht, nuk mund të thoshte se kishte braktisur katundin ku jetonte brez pas brezi për të gjetur “parajsën” në Bathore, Kamëz, Paskqan e kënetën e Durrësit duke ngulur tabela ku shkruhej “tokë e xanëm”, si në Far West-in e dikurshëm amerikan!
Mund të thotë dikush se ç’punë ka libri i inxhinier Resmiut me një fshatar të rëndomtë, i cili përpiqet në kufijtë e mbijetesës në një regjim të brishtë demokratik, ku secili mund të fitojë, por shumica tepkë si në një kazino humbasin! Dhi në vend të mineralit?!
Një realitet i zymtë shpaloset kudo ku ndodhen gërmadhat e minierave të braktisura, si një dëshmi e kohëve të shkuara, nganjëherë të gëzuara e më shumë të trishtuara…!
Mirëpo ndodhin edhe mrekulli të tilla që ndërsa miniera e famshme e Memaliajt është e vdekur realisht, po e ringjall virtualisht një mjeshtër, njeri i thjeshtë por me një titull të madh “Inxhinier Miniere” diplomuar në vitet 70-të të Universitetit të Tiranës, me profesor dinjitozë si Hajredin Shtino, zv. dekan i fakultetit e zotin Haxhi Sauku pedagog i topografisë, burrë fisnik e tiranas 100%, e jo si këta të sotmit të cilët do kemi rast t’i përmendim.
Po tani kemi festën e inxhinier Resmiut, i cili me këtë libër i’u bën të ditur qytetarëve të Memaliajt e shumë më gjerë edhe fshatarëve të zonës Selaj, Zhapokikë, historinë e tyre … etj, pasi këta përbënin fuqinë punëtore të minierës.
Dikush duhet të dëshmonte për gjigandin energjetik të Memaliajt, i cili mbijetoi deri në vitin 2005 dhe këtë e bëri besoj inxh. Resmiu pas një pune të mundimshme, me shumë dilema “ideologjike”, por që në atë kohë të mbrapshtë, nuk guxonte njeri të përballej me pushtetin, që kishte ardhur me dy gishta lart, (ndaj një rregjimi stalinist e rrënues të ekonomisë që kishte ngritur vetë, me mundime e sakrifica, populli shqiptar), e që e groposi përfundimisht edhe atë që ishte ndërtuar.
Është tejet e rëndë për një specialist, sidomos miniere, gjeologjie nafte, …etj, t’i ndërhyjë në punën e tij një partiak a deputet injorant e mediokër, nganjëherë edhe idiot.
Vetë libri i inxhinier Resmiut, përmes një narracioni të rrjedhshëm, të këndshëm e plot informacion teknik, sociologjik e me një shpirt njerëzor, përçon tek publiku mbarë shqiptar punën titanike të një miniere, njëkohësisht të qytetit të Memaliajt, me qytetarë të tillë si Strakosha, Targaj, Malkaj, e sidomos i famshmi Agron Llakaj, humorist që ha bukë në çdo “regjim”.
Resmiu e ka ndërtuar librin e tij në një kronikë të dokumentuar e mjaft të saktë, qysh nga dijetari austriak E. Novak,  inxhinierët polakë, e rusë,  kinezë e deri tek specialistët tanë, të dalë nga Universiteti i Tiranës, të cilët i dolën zot menaxhimit teknik e ekonomik të kesaj miniere, … deri në vitin 2005!
Historia e minierave shqiptare të qymyrgurit, bakrit, kromit e sidomos naftës është pothuajse e njëjtë që përshkruan autori në këtë libër.
Sot miniera e kromit të Bulqizës, dikur më e madhja në botë (nuk është spekullim ky) është katandisur si mos më keq, e shfrytëzuar barbarisht nga kompani të huaja në bashkëpunim me segmente qeveritare ndërkohë që gra e fëmijë mbushin torbat me mineral e sterilet e kohës së shkuar, duke lënë nganjëherë edhe kokën, si etërit e tyre galerive.
Është një krim që pasuritë tona minerare si ato të bakrit në Mirditë, e Pukë, në Munelle, (një Trepçe e Shqipërisë) të shkojë në duar të kompanive të huaja e mafiozëve shqiptarë!.
Këto restropektiva po i bëj sepse dua të respektoj punën modeste por shumë të rëndësishme të Resmiut i cili të paktën me këtë libër dëshmon punën e disa brezave me mungesa të medha, në kushte mizerabël, që sot çdo gjeolog e inxhinier miniere kudo, në Amerikë e Europë do t’i quante heroizëm!
Megjithëse nuk dua të hyj në konsiderata ideologjike e sidomos politike, realiteti i përditshëm të shtyn të bësh një gjykim pak a shumë objektiv e realist.
Sipas kronologjisë së librit, krahas minierës u ngrit edhe qyteti i Memaliajt me bulevarde, lulishte, pallat kulture, ndërtesa banimi e godina qeveritare.
Miniera e bëri qytetin e Memaliajt dhe shumica ishin fshatarë të zonës, të cilëve autori i kushton me të drejtë një vëmendje të madhe.
Dua të vë në dukje këtu se hartimi i këtij libri, më së shumti dokumentar është një shembull qytetarie dhe në shërbim të historisë, pasi asnjë institucion shteti nuk merr mundimin të grumbullojë, seleksionojë e botojë dokumente për një nga minierat më të mëdha të qymyrgurit në Shqipëri, e një qytet i rritur e lidhur me të si Memaliaj.
Megjithatë ky libër është një kujtesë për çdo memaliot e sidomos për ata që kanë dhënë jetën duke punuar më përkushtim e profesionalizëm, aty ku rreziku ishte më i madh.
Dhjetë milionë tonë qymyrguri të një cilësie të mirë i ka dhënë ekonomisë shqiptare kjo minierë, e drejtuar se fundmi nga bijtë e saj e të rritur me të. Më shumë se dhjetë milion ton të tjera fshihen në nëntokën e braktisur, sipas raporteve të shërbimit gjeologjik shqiptar të specializuar të asaj kohe, pasi sot ky shërbim është pothuajse inekzistent.
Libri i Resmiut më bën më të afërt me të, pasi në të përmenden edhe shokë të mi të fakultetit të Gjeologji – Minierave, ndërtesa më e bukur në mes të gjelbërimit, pranë qytetit studenti të Universitetit të Tiranës.
Janë shokët e mi të fakultetit Margarit Pesha, Albert Stroka (poet) nga Gjirokastra, Sejmen Gjokoli (poet), Andrea Marto shoku ynë minoritar nga Saranda. Nga këta inxhinierë disa kanë qenë edhe titullarë të minierës e madje pjestarë qeverie.
Libri “Koha e minierës” e Resmi Hoxhës është një dëshmi autentike e Memaliajt dhe gjigandit energjitik që krijoi atë, një përshkrim i dokumentuar teknikisht e me një narracion të thjeshtë, të këndshëm e të kuptueshëm, e sidomos tepër njerëzor, i përcjellë me dhimbje për viktimat e aksidenteve në një minierë qymyrguri ku edhe në Britani, p.sh. me një infrastrukturë moderne kanë ndodhur katastrofa të mëdha.
Kush e ka lexuar romanin e famshëm “Edhe yjet rrinë e vështrojnë” të Arcibald Xhozef Kroninit, mund të krijojë një përfytyrim universal për punonjësit e minierave të qymyrgurit.
Nuk ka kënaqësi më të madhe për një inxhinier të lexojë një libër të një kolegu të tij.
Këtë mundësi ma dha një miku im memaliot këtu në New York, Edmond Ismailati, i biri i Sherif Ismailatit një nga dëshmorët e rënë në këtë minierë, mes shumë të tjerëve të përshkruar me dhimbsuri e dashuri nga Resmiu i cili ka nxjerrë nga pluhuri i zi i qymyrit të harresës, punonjësit  më të vërtetë heroikë të kësaj miniere.
Libri i Resmiut meriton të ribotohet me një format e cilësi të mirë, me një përformancë më të mirë grafike me harta gjeologjike të kuptueshme për publikun e gjerë e mendoj me një rikonceptim jashtë ideologjik e politik, me realizëm e në shërbim të komunitetit të Memaliajt e si homazh për punonjësit e gjithë minierave shqiptare.

NJË MESHË PAQEJE ME FJALË POETIKE

Mbresa nga Manifestimi: “Trekëndëshi Poetik i Paqes”, Edicioni III, Dunav – Gjilan
PËLLUMB GORICA
HYQMET HASKO
Atje ku startoi Trek+½nd+½shi poetik i paqes























Rrugëtimi drejt Kosovës, tashmë të rilindur si Feniski nga hiri i kujtimeve të trishta, dhimbjeve, brengave, zhgënjimeve e traumave kolektive, është gjithmonë një rrugëtim mbresëlënës dhe zbulon çdo herë diçka të re e magjike. Sidomos me poetë, të cilët e kanë të pastër shpirtin e zbulimit dhe mrekullimit, teksa mblidhen së bashku, e i shkrijnë emocionalisht kufijtë artificialë me pasionin e fjalës së bukur shqipe.
Rrugëtuan së bashku me ne edhe poetët nga Durrësi: Nikolla Spathari, Agim Bajrami,në mesditë, me një diell të nxehtë nëpër Rrugën e Kombit, e këto rreze na dërgonin mesazhe frymëzuese, saqë makina sikur ngjante në një dhomë poetike lëvizëse, teksa recitonim poezitë tona. Në këtë metaforë poetike ndjenjash drejt manifestimin“Trekëndëshi Poetik i Paqes”, në Dunav, Gjilan, në këtë krahinë të Shqiptarisë me një ftesë për të bashkuar shpirtërat në altarin e shenjtë të poezisë. Nuk ka festë më të bukur se të “mbledhesh” poetët në manifestime të tilla, që janë vërtet të veçanta, mbreselenëse dhe për t’u admiruar, e që aq bukur ata nuk “ngopen”. Por të ndash emocionet e veçanta me miqtë e të përshkruash atmosferën frymëzuese, është një tjetër vlerë. Natyrisht që ka hapësira pa fund për të përçuar këto vlera.
Në mbrëmje arritëm në Gjilan dhe shijuam peizazhin mahnitës, teksa tifozët që kishin mbushur sheshin kryesor të Gjilanit, me rastin e ndeshjes së Kombëtares sonë me Norvegjinë, brohorisnin për fitore, të mbuluar me flamurin kuq e zi. Ishte një tablo mbresëlënëse që tregonte vitalitetin e botës shqiptare, jo vetëm për një akt të tillë sportiv, por ende më shumë për një akt të mirëfilltë shqiptarie. Kafen e mëngjesit e pimë së bashku në një nga lokalet në qendër të Gjilanit, ku Sabit Rustemi, kryetar i Ars Clubit “Beqir Musliu” të Gjilanit dhe Lindita Ramushi, sekretare, na pritën me përzemrsi. Ishin këtu emra të njohur poetësh: Nexhat Rexha, Rozeta Krëste, Arsim Halili, Bilall Maliqi, Sinan Sadiku, Musa I Ahmetaj e Greta Qyrku. Të tjerë, të ardhur nga Tirana, Saranda, Berati, Shkupi, Kumanova, Prishtina, Presheva, Bujanoci e qytete të tjera të Kosovës kishin nisur karvanin poetik drejt Grykës së Karadakut. Të kap një emocion i beftë, kur para syve të shfaqet Gryka e Karadakut, ku u organizua “Trekëndëshi Poetik i Paqes”, një veprimtari e bukur si përkushtim për Ditën e Lirisë, për Paqen e fituar dhe për Poezinë e shkruar. Gjelbërimi i Grykës së Karadakut të ngop sytë, të rrëmben vështrimin e të shlodh me ndërtimet, tokat e mbjella, drurët, duke të dhënë mundësinë t’i sodisësh kalimthi nën rrezet e diellit. Gryka e Karadakut, legjendë ku kanë humbur pa nam e nishan mijëra sllavë, armiqtë historikë të kombit shqiptar, gryka simbol e Idris Seferit, e Agim Ramadanit, e mijëra shqipeve me fletë që vunë shpirtin e tyre të paepur në themel të Republikës së re të Kosovës, të një kombi, me një gjuhë të shenjtë. Këtu, në këtë vend të bekuar, fle përjetësisht historia e flamurin e tundin dallgët e kohërave të rrepta e ku çdo palë e tij në shtëpitë flet me bujarinë e mikpritjes shqiptare.
Në ambientin e gjelbëruar të restorantit “DUNAVI”, Dunav, gostia e vargjeve, gjëmoi nga ritmi i daulleve dhe surlaxhiut, u zbukurua nga veshjet popullore të traditës së Karadakut. Aty e shijoje jo vetëm bukurinë e natyrës por edhe të artit. Në hapësirën e gjelbëruar, midis tavolinave si sofra shtruar, vareshin në trungjet e drurëve piktura, një mini ekspozitë surrealiste e piktorit të njohur gjilanas, Jetulla Haliti. Pastaj nisi hapja zyrtare nga mr. Tahir Arifi, i cili theksoi se manifestimi që organizohet për të tretin vit, vlen për të njohur karakteristikat jetike dhe historike të kësaj ane të Karadakut. Një presion artistik për të komunikuar më shumë me Maqedoninë për hapjen e pikës kufitare në Stançiq. “Trekëndëshi Poetik i Paqes”, në Dunav organizohet me mbështetjen e MKRS të Kosovës, Komunës së Gjilanit. Me anë të fjalës së tij, Veton Nevzadi, drejtor i kulturës të Komunës së Gjilanit në emër të institucioneve të saj e përshëndeti manifestimin. Ai u ndal në angazhimin e komunës së Gjilanit e posaçërisht e kryetarit Qemal Mustafa, i cili duke qenë gjithmonë pranë këtyre veprimtarive të kësaj natyre me angazhimin e mbarëvajtjen e tyre në dimensione vlerash.Sabit Rrustemi, kryetar i Ars Clubit “Beqir Musliu”, pasi falenderoi të pranishmit, e sidomos të ardhurit nga Tirana, Durrësi,Saranda, Kumanova, Prishtina, Presheva, Bujavnoci, Medvegja e nga emigracioni e cilësoi këtë manifestim momentin e kënaqësisë për lirinë që gëzojmë sot, për 12 Qershorin, Ditën e Lirisë së Kosovës, për ditën e çlirimit të Gjilanit. Ky manfestim i përkushtohet kësaj date dhe ne jemi këtu me moton për lirinë, për paqe me poezi. Kjo është ajo që e kemi dëshiruar dhe ajo që e kemi dhe e përjetojmë”.Dom Lush Gjergji bëri një kungatë paqëtimi, për të mbledhurit në këtë tubim të bukur për të dhënë bekimin e fjalës poetike. Ai e quajti poezinë një mesazhiere të paqes e të dashurisë hyjnore, një zë që na thërret së brendshmi për të ndryshuar dhe për t’u bërë më të mire. “Krijuesit, njerëzit e penës, mendjes, në takime të tilla shpirtërore na japin mundësi të njihemi më mirë me njëri – tjetrin, që të gjejnë frymëzimin tonë, jo vetëm për bukuritë natyrore, të cilat zoti i madh i ka krijuar dhe dhuruar dhe lirinë për t’u flijuar. Ashtu siç thoshte e lumturumja jonë, Nënë Tereza: “Dashuria dhe flijimi janë vlera dhe virtyte”. Dhe ne këto dëshira i përjetojmë me bukurinë e lirisë, e kulturës, e cila nuk njeh e nuk pranon kufij. Recitimet përshëndetëse të tre poetëve, tre përfaqësues, të tre kufijve artificial, të rrethuar me shqiptarë, kishin një mesazh, mesazhin e paqes, mesazhin e dashurisë njerëzore. Një nga Kosova, Albina Idrizi nga Gjilani, nga Kumanova e Maqedonisë, Sunaj Rahimi, dhe nga Lugina e Preshevës, Bilall Maliqi. Poezitë e një niveli kualitativ me aromën e fjalës shqipe, fjalës së përmallimit, fjalës që si xixëllonjë vere vërtitej në qiellin e kohërave barbare, e digjej si shandan në buzët e etura për dashuri kombëtare të poetëve.
Pastaj nis rrugëtimi drejt kishës së Shën Anës. Atje, ku Ora e Madhe Letrare, Koha e Poezisë, u mbajt në ambientet e brendshme të saj, një simbol humanizmi i botës shqiptare. Një rrugëtim vërtet i lodhshëm, por mbresëlënës. Një lloj pelegrinazhi poetik në këtë cep të Shqiptarisë, ku në çdo majë kodre, dru e gur ka një histori për të treguar, një këngë për të kënduar, një mesazh trimëror për t’ua përcjellë kohëve dhe breznive… Rruga gjarpëronte kodrës nën freskinë e gjelbërimit. Buzë saj jeshilonte bari e aty- këtu tufëza lule e diku më tutje pemët e larta në një virgjëri shekullore me shkëlqimin e peizazhit ishin si një prehje e këndshme dhe dehëse, që të çlodhnin e të magjepsnin, duke e zbutur efektin e lodhjes së këmbëve, teksa ngjiteshin. Janë mbi dy kilometra rrugë më këmbë. Ajri i bymyer nga lagështira, retë e dielli që shfaqeshin në të çarat e tyre dhe ecja në brendësi të këtij peizazhi, të futej në mushkëri me fuqinë e ripërtëritjes. Poeti dhe shkrimtari i mirërnjohur Agim Gjakova, megjithëse mban mbi supe rreth tetë dekada jetë dhe gjashtëdhjetë vite krijimtari, ecën si djalë i ri dhe nuk pushon së rrëfyeri për mrekullitë e botës shqiptare. Nuk mungon në asnjë veprimtari poetike e kulturologjike, qoftë në Kosovë, qoftë në Shqipëri, në Maqedoni e Mal të Zi, kudo ku e thërrasin për të ndezur një qiri dashurie, në meshën e bukur të fjalës hyjnore shqipe… Kisha e fshehur mes pyllit dhe në një nga kodrat e larta të Karadakut, të magjeps me arkitekturën. Heshtja apostolike e saj u përzie me ritin e fjalës shqipe, me hovet e shpirtrave poetikë që blatonin diçka nga vetja në meshën e Shqiptarisë. Këtu, në këtë ambient romantiko-mistik vallëzoi e u lazdrua fjala poetike e bukur e plot finesë. Ishte një akt bekimi, që përcillte paqe në çdo shpirt e zemër dhe poetët më shumë se kushdo tjetër e ndejnë nevojën e këtij reflektimi së brendshmi… Begatuan frymëzimet dhe krijimet e tyre të afro 50 poetë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Presheva, Medvegja e Bujanoci, e midis tyre edhe Nasi Jani, Jeton Kelmendi, Fehmi Korça, që kishin ardhur nga emigracioni, si mjaft poetë të tjerë të njohur që iu bëjnë nder letrave shqipe: Agim Gjakova, Ramadan Mehmeti, Agim Mato,Nikolla Spathari, Agim Bajrami, Prend Buzhala, Ibrahim Kadriu, Sabit Rustemi, Pandeli Koçi, Mimoza Erëbara, Nehas Sopaj, Buranedin Xhemaili, Nebih Bunjaku, Xheladin Mjeku, Isak Ahmeti, Avni Rudaku, Rexhep Abazi, Namik Selmani, Albina Idrizi, Nexhat Rexha, Sinan Sadiku, Sarë Gjergji, Drita Bekteshi, Izet Avdyli, Musa Ahmetaj, Engjëll Koliqi, Demush Mehmeti, Arsim Halili edhe më të rinjtë Rudi Berisha, Sevdail Demiri, Lindita Ramushi, Ormira Dibrani, Aida Kamerolli.
Ky edicion ndër më të bukurit. Folëm e shkëmbyem përvojë… U çmallëm me vëllezërit tanë poetë të një gjuhe e të një gjaku. Një manifestim i mrekullueshëm poetik dhe të gjithë së bashku shpresojmë ta mbajmë ndezur qiririn e dashurisë sonë vëllazërore, në Tiranë, Shkup, Prishtinë, Gjilan, Sarandë, Kumanovë e kudo ku paqja e dashuria kanë vetëm një emër… Të mos mungojnë kurrë manifestime të tilla me shumë vlerë në dobi të kombit, në rrezatimin e ndritjen aq të dashur e domosdoshme për ne, me fjalë shpirti, fjalë ndjenjash e përjetimesh të magjishme, me aromë të veçantë Shqiptarie…!

Një perlë poetike e Bilal Xhaferit e pazbuluar nga kritika

Nga Skifter Këlliçi
200px-Bilal_XhaferriPara pak vjetësh, i mbështetur në motivet e tregimin të gjatë “Tej largësive”, me temë ilire, të shkrimtarit të shquar disident, Bilal Xhaferi, që u shua me 1986 në Amerikë, në rrethana ende te paqarta, botova romanin me titull “Dashuri e gdhendur në shkëmb”.
Ishte kënaqësi e rrallë për mua që ky roman u prit mire nga lexuesit dhe kritika,aq më tepër që u vu në dukje se stili poetik, që është veçori e këtij shkrimtari, jo vetëm në këtë tregim,por në përgjithësi në tërë prozën e tij të përfshirë në te vetmin vëllim “Tokë e lashtë njerëz të rinj”, nuk është cënuar, madje duket sikur ky roman është shkruar nga dora e tij.
Mirëpo, duke lexuar kronikat historike që lidhen me ngjarjet të cilat shtjellohen në tregimin e mësipërm të Bilal Xhaferit dhe si pasojë edhe në romanin tim,pra me kryengritjen ilire të viteve 6-9 të erës sonë, arrita në përfundimin se korniza e këtyre ngjarjeve duhej zgjeruar me shumë, se ato duhej të zhvendosen edhe në Romë, ku kishte sundonte Oktaviani,perandori i parë romak, i cili kishte dërguar Tiberin, mëkëmbësin dhe birin e tij të adaptuar,personazh i romanit, për të shuar këtë kryengritje.
Kështu, duke u përpjekur të ruaj gjithnjë stilin poetik të Bilal Xhaferit që në faqet e tregimit të tij të gjatë “Tej largësive” shfaqet thuajse tërësisht në forme të një prozë poetikë, fillova të ripunoja romanin.
Në rreshtat e fundit të tij përdora shprehjen që ai kishte futur në gojën e Batos, njërit pre personazheve të tregimit të tij, prijës i kryengritjes ilire: ”Deri sa të na mungojë liria,ne do të jemi gjithnjë kryengritës”.
Dhe më duket se kjo frazë është një përgjithësim i rrallë filozofik i tërë veprës së tij.
Mirëpo në krijimtarinë e këtij shkrimtari dhe poeti, jashtëzakonisht të talentuar, gjen perifrazime po aq të goditura, në mos edhe më të goditura se perifrazimi i mësipërm.
Ndërmenda tregimin ”Purpuranti”, botuar për herë të parë në mesin e viteve 60-të ne faqet e gazetës letrare “Drita” që habiti lexuesit dhe kritikët. Strezi, heroi i këtij tregimi, luftëtar i Skënderbeut,pas betejës së Torviollit të fituar nga ushtritë pushtuese otomane,kthehet në fshatin e tij të lindjes. Dhe befas dëgjon një këngë.
”Ishte melodia e një kënge të lashtë…- shkruan Bilal Xhaferi në këtë tregim.-Fjalët e saj që nuk mbaheshin mend, kujtoheshin përsëri .Ato që nuk kujtoheshin, zëvendësoheshin me fjalë të tjera”.
Dhe unë po u paraqes lexuesve përmbajtjen e kësaj kënge, të përshkruar nga autori, e cila, ndonëse në formë proze, është një perlë poetike, që edhe kështu, zë vend të veçantë, jo vetëm në poezinë shqiptare, por, për mendimin tim edhe në poezinë botërore: “Kur të mbarohen të gjitha, atëherë për të ndezur qymyrdrurin në farka, do të bëjmë gjyryk mushkëritë tona. Dhe do të nxjerrim brinjët tona,që t’i kalisim dhe t’i kthejmë në shpata. Kur të mbarohen të gjitha ,atëherë gratë do të presin gërshetat dhe me to do të lidhin harqet për të lëshuar shigjetat. Dhe do të presin për shigjeta tërë drurët e pyjeve. Dhe në s’mjaftofshin pyjet, do të çajmë djepet e fëmijëve. Kur të mbarohen të gjitha, atëherë do të rrëzojmë shkëmbinjtë e maleve mbi kryet e armiqve dhe do të hapim ngastra toke për grunore e vreshta, në rrënjët e shkëmbinjve. Kur të mbarohen të gjitha, atëherë do të ndezim akujt e çative, lart në kupën e qiellit, te yjet dhe do t’i vëmë në shandanë, në vend të qirinjve ,për të na bërë dritë në netët e vona,në netët tona të përgjakura e të ftohta …Kur të mbarohen të gjitha..“.
Ja, kjo është përmbajtja e kësaj këngë që Bilal Xhaferi ka vënë, pra, në gojë e një plaku të fshatit, të cilën Strezi e dëgjon, kur po afrohet fshatit të lindjes.
Le ta kthejmë tani përmbajtjen në prozë të kësaj kënge, në vargje,duke bërë vetëm disa zhvendosje fjalësh që më duket se i japin më shumë ritëm të brendshëm:
“Kur të mbarohen të gjitha,
Atëherë, për të ndezur qymyrdrurin në farka,
Gjyryk do të bëjmë mushkëritë tona,
Dhe brinjët tona do të nxjerrim,
Që t’i kalisim dhe t’i kthejmë në shpata…
Kur të mbarohen të gjitha,
Atëherë gratë gërshetat do të këpusin, 
Dhe me to harqe do të lidhin,
Për të lëshuar shigjetat,
Dhe për shigjeta tërë drurët e pyjeve do të presim…
Dhe në s’mjaftofshin pyjet,
Djepet e fëmijëve do të çajmë…
Kur të mbarohen të gjitha,
Atëherë shkëmbenjtë do t’i rrëzojmë mbi kryet e armiqve, 
Dhe për grunore dhe vreshta,
Ngastra toke,në rrënjët e tyre do të hapim,
Kur të mbarohen të gjitha,
Atëherë do të ndezim akujt e çative,
Lart në kupën e qiellit, te yjet, 
Dhe do t’i vëmë në shandanë ,në vend të qirinjve, 
Që dritë të na bëjnë në netët tona të vona,
Në netët tona të përgjakura e të ftohta,
Kur të mbarohen të gjitha…”
Deri më sot kam lexuar artikuj kritikë, me vlera të veçanta, kushtuar krijimtarisë letrare të Xhaferit si në prozë, ashtu edhe në poezi, që janë shkruar nga autorë shqiptarë dhe kosovarë, ndër të cilët veçoj kritikun e njohur Bashkim Kucuku, sidomos me studimin “Jehonë e veprës së panjohur”, (1996) dhe Sabri Hamiti “Bilal Xhaferi,shkrimtari i etnise”,(Gjurmime albanologjike,seria e shkencave filologjike,Prishtinë ,1994,faqe 7-27).
Qofsha i gabuar,por deri tani nuk më ka rastisur që ndonjë studiues të këtë vërejtur dhe veçuar këtë fragment nga tregimi “Purpuranti“ që është poezi e rrallë dhe të cilën Bilal Xhaferi, çuditërisht nuk e ka veçuar si poezi dhe si të tillë edhe ta botonte, por ka parapëlqyer ta vërë në gojën e një personazhi të këtij tregimi.
Jo vetëm kaq, por,me sa shihet studiuesve u ka shpëtuar nga shikimi vlera artistike të këtij fragmenti prozë-poezi,të tregimit të mësipërm,me një pasuri kaq të madhe figurative, deri në kufijtë më të skajshëm të imagjinatës,që sintetizon aq mjeshtërsht jo vetëm luftërat e popullit tonë në shekuj kundër pushtuesve të huaj,por edhe luftërat e tërë e popujve të shtypur të botës gjatë historisë së njerëzimit. Si e tillë, kjo poezi do të meritonte të futej në antologjitë poetike të çdo vendi të botës.
Bilal Xhaferi, që kishte mbaruar vetëm një shkollë dyvjeçare ndërtimi, u end lart e poshtë kantiereve të ndërtimit në punë të vështira , pa asnjë përkrahje nga shteti komunist, ngaqë ishte biri i një nacionalisti të pushkatuar çam.
Si pasojë, me ashpërsimin e luftës së klasave, më 1967 atij iu hoq edhe e drejta e botimit,nuk doli në qarkullim vëllimi poetik “Lirishtja e kuqe”dhe romani historik “Krastakraus”,kushtuar luftërave të popullit tonë kundër pushtimit turk, që u botua pas vdekjes së tij, më 1993.
Veç kësaj, diktatura komuniste e dënoi Bilal Xhaferin të punonte i izoluar në në një fshat të Durrësit, aq sa në këto rrethana ai u detyrua të arratisej dhe të vendosej në SHBA,ku vazhdoi veprimtarinë e tij letrare dhe publicistike, së pari në gazetën “Dielli” dhe pastaj në revistën “Krahu i Shqiponjës”.
Nën kujdesin e pr.Bashkim Kucukut shtëpia Botuese “Toena” botoi më 1996 librin ”Tej kaltërsive”, ku veç disa tregimeve te botuara në vëllimin e tij të vetëm “Tokë ë lashtë njerëz të rinj” (1965), u përfshi publicistika e botuar në faqet e kësaj reviste.
Në një botim të mundshëm në të ardhmen,do të ishte mirë që ky vëllim të ribotohej dhe në të të përshihej edhe kjo “poezi”, e fshehur në tregimin “Purpuranti” dhe krahas saj edhe poezi të tjera kundër diktaturës komuniste,të ushtruar nga arma e tmerrshme e Sigurimit të Shtetit,të shkruara në SHBA si “Shqipëri ‘76”, që po rendis më poshtë:
Vend i vogël, kohë e vogël, racion i vogël,
Errësirë e madhe, frikë e madhe, mjerim i madh…
Dhe rrugëve të atdheut,
Si kukuvajkë nën hënë,
Leh dhe ulërin “Gazi 69”…
…Dhe poezia “Kosovë”, tokë shqiptare, ku UDB-ja, ku simotra e këtij sigurimi, ushtronte mbi vëllezërit tanë kosovarë:
Kosovë,
legjendë e mbetur në udhëkryqet e historisë,
Kosovë,
Gjithnjë ashtu si gjithnjë,
Me dhembë shtrënguar e me shpirt në dhëmbë,
Kosovë,
Ku shqiptarët flasin një gjuhë, 
Dhe dëgjojnë dy gjuhë,
Së bashku më gjuhën e nënës,
Dhe gjuhën e UDB-ës.”
 

’Yjet nuk janë të kuq’

Episode nga libri ’Yjet nuk janë të kuq’ të shkrimtares shqiptaro-amerikane Albana Melyshi Lifschin
Kopertine V3























Tërmet në familje
Ishte muaji dhjetor dhe grupi ynë i xhirimit ndodhej i zënë me përgatitjet e koncertit të madh të Vitit të ri. Ishte ngjarja më e rëndësishme televizive e vitit dhe periudha më e ngarkuar për ne, kur punohej pa orar. Përgatiteshin dy koncerte për teleshikuesit, një për “të rritur”, çka nënkuptonte koncertin e orës 8.30 të mbrëmjes së 31 dhjetorit, dhe  një për moshën shkollore që fillonte në orën 6.15 pm. Si redaktore përgjegjëse e koncertit të redaksisë sime, më duhej ta ndiqja atë në të gjitha aspektet e përgatitjes së tij, në regjistrimet në studio dhe filmimet në rrethe. Pikërisht në një nga këto ditë të ngarkuara, më erdhi lajmi që gjyshi nga Amerika ishte kthyer në Shqipëri.
-Po si erdhi?! Nuk më besohet ende…-thashë e hutuar, duke mbyllur derën e redaksisë. Emocionet po më kaplonin të tërën dhe nuk doja të tradhëtoja veten para kujtdo që mund të hynte rastësisht në zyrë.
-Mos e beso po tani është ulur tek tryeza, dhe po pi cigare, njëra pas tjetrës. Pastaj im vëlla më tregoi  shkurt se plaku kishte pritur në aeroport ulur në karrigen e ulokut, derisa dikush qe kujtuar për të. Ai kishte zgjatur një copë letër ku qe shënuar numri i telefonit i familjes. Receptorin e kishte ngritur nëna. Me të dëgjuar fjalët “Ju ka ardhur babai nga Amerika”, ajo qe këputur në dysheme, sikur të kishte marrë një kob. Për fat, u ndodh e kunata me të.
Ja, kështu”, e mbylli im vëlla, dhe më pyeti: ’Ti, kur kthehesh?’ I thashë që do bëja çmos të kthehesha menjëherë.
Ula receptorin duke i thënë vetes se puna e parë ishte të mbaja emocionet nën kontroll. Më dukej kaq e pabesueshme, sa edhe gati e frikshme.  Nxitova në banjë për t’i hedhur një grusht ujë të ftohtë fytyrës. Në pasqyrë pashë portretin tim të përskuqur. M’u kthye e gjallë në përfytyrim ajo që kishte ndodhur një vit më parë në shtëpinë tonë.
Gjyshi i arratisur pas luftës dhe i ndaluar të kthehej në atdhe, pas 45 vjet larg familjes e pa asnjë komunikim më të, papritur kishte dërguar një telegram. Telegrami thoshte: ‘Mbusha 90 vjeç. A mundem me ardhë më vdekë në vendin tem? Baba”. Lajmi shkaktoi në familje një turbullirë ndjenjash të ndryshme e të menjëhershme. Habia dhe gëzimi humbnin në shqetësimin e përzier me ankth e frikë  Telegrami kalohej dorë më dorë si diçka përcëlluese. Njerëzit flisnin pak, por ndjenin shumë. Së fundi pushoi në prehrin e nënës.
-Oh! -rënkoi nëna ime duke zënë kokën me të  dy duart,- s’jam ndjerë kurrë më ngushtë në jetën time! Të të kërkojë ”leje” babai për të vdekur në atdhe, dhe  të mos jesh në gjendje t’i thuash: ”Po, baba, eja”. Sepse s’është në dorën tonë t’i kthejmë përgjigje… Por askush andej s’është në gjendje ta kuptojë këtë. Si mund të na kuptojë bota ne?  Ne kemi gjysmë shekulli që jetojmë veç nga bota.
Pashë  dritaret nëse ishin hapur. Mu duk sikur ajri do t’i thithte fjalët e nënës e do t’i çonte diku. Nëna ishte më e guximshmja nga të gjithë ne në familje, aq sa i druheshim guximit të saj.
Ra heshtja. Nuk qe heshtje, vetëm se kishte pushuar dialogu e kishte filluar monologu pa zë. Brenda vetes të gjithë bënin të njëjtën pyetje. A do ta lejonte qeveria kthimin e tij në atdhe?
Vështrimet e të tërëve qenë mbërthyer nga nëna ime. Vetëm ajo do të kishte kurajon të fliste me qeverinë. Nga ajo pritej të mësonin nëse baba (në shtëpi kishin filluar papritur të përdornin këtë fjalë të harruar), do të të lejohej të vinte ose jo në atdhe, për të vdekur. Dhe  nëna me atë  telegram‘bombë’ në çantën e saj katërkëndëshe lustrinë të zezë, guxoi të trokiste në dyert e qeverisë. Kërkoi të takonte të madhin fare. E priti ministri i brendshëm, një burrë i gjatë me shpatulla të krrusura. Ai, pasi e dëgjoi, i ktheu kurrizin e duke iu afruar  dritares që binte në Bulevardin e Madh, tha me një zë të thatë:
“E ç’u duhet ky copë plak?”
“Është babai ynë”, guxoi t’i përgjigjej ajo. “Po kërkon leje të vijë të vdesë në tokën vet. Një varr po kërkon!”
“Le të vdesë atje ku është, si qen!” qe përgjigja ndaj klithmës së saj.
Refuzimi i qeverisë qe i përballueshëm. Shpresa se do të mund ta shikonin edhe një herë babanë për së gjalli, u duk se qe fikur përgjithnjë. Pas kësaj shtëpisë sikur i ra një hije e rëndë, dhe heshtja iu bë strehë. Ishte viti 1988.
***
Më bëhej se do të ndodhte diçka e ngjashme si herën e parë, diçka e ngjashme me refuzimin. Veçse tani s’do të ishte më refuzimi i një telegrami, por i një qenie njerëzore, i një plaku që kishte marrë vendimin e fundit të jetës së vet: Të vdiste e të  varrosej në dheun mëmë. Ai kishte ardhur, ishte i pranishëm dhe kjo tashmë nuk mund të fshihej.
Mora çantën  e dorës nga tavolina ime dhe dola nga godina e institucionit. Instinktivisht ngrita sytë lart nga dritaret e katit të tretë, te zyra e personelit, ku dukej gjithnjë koka e dikujt që mbante shënim ata që largoheshin nga puna para orarit. Mora kthesën duke i kthyer shpinën godinës dhe dola në bulevardin e madh. Më ziente koka nga mendimet e përziera me imazhe të çuditshme torturuese. M’u kujtua ëndrra që kisha parë dy javë më parë dhe e tmerruar  ia kisha treguar nënës dhe tim vëllai që  atë mëngjes. Një tërmet i madh kishte shkundur shtëpinë tonë. Muret e saj sikur kishin lëvizur nga vendi dhe tavani po ashtu. Tavani dhe  muret sikur kërkonin njëri tjetrin por  nuk përputheshin dot. Më doli gjumi e trembur dhe nuk fjeta dot deri në mëngjes.
Im vëlla tha thjesht: Kasandër!
-U rrëzua ndonjë mur? pyeti nëna
-Jo.
-E po mos u bë merak. Muri i rrëzuar thonë që del vdekje. Po ëndrrat, ëndërra janë. Nuk duhet bërë kaq merak prej tyre. Kush e di se ku e ke pasur mendjen e të ka dalë në ëndërr gjë pakuptim, -e mbylli bisedën nëna ime dhe mua mu duk se më shumë se desh të më qetësonte mua, donte të qetësonte vetveten.

Profilet e 5 kandidatëve që duan fronin e Sali Berishës

Pse Olldashi ka më shumë mundësi se Basha për të qenë pasardhësi i Berishës
olldashi_bashaTashmë gara është e hapur. Pas dy dekadash nën drejtimin e Sali Berishës, Partia Demokratike do të ketë shumë shpejt një kryetar të ri. Por kush janë kandidatët për të zëvëndësuar Berishën? Deri tani në skenë janë pesë kandidatë, të cilët deri të premten e javës që vjen duhet të bëjnë publik zyrtarisht kandidimin e tyre. Ata janë: Sokol Olldashi, Lulzim Basha, Eduart Selami, Arben Imami dhe Aleksandër Biberaj. Gazeta “Tirana Observer” boton sot profilet e pesë kandidatëve kryesorë. Cilat janë pluset dhe minuset e tyre, dhe kush ka më shumë shanse për të marrë fronin e Berishës.
Sokol Olldashi
Ka mbajtur ministritë më të rëndësishme në qeverisjen “Berisha”. Është një demokratët që ka më shumë peshë në strukturat e selisë blu. Me autoritetin e tij ai mund të jetë pasardhësi i Berishës për të mbledhur një parti të çorientuar dhe të trembur pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 23 qershorit. Olldashi me oratorinë e tij e bën shumë shpejt për vete bazën e PD-së, aq më tepër që ai ka edhe mbështetjen e disa figurave kyçe në PD si Jozefina Topalli apo edhe Ridvan Bode. Në krahasim me ministrat e tjerë të PD-së e majta nuk e ka akuzuar atë për korrupsion dhe në studiot televizive në përballjet me drejtuesit e të së majtës ai ka dalë gjithnjë fitues. Deri tani Olldashi është favoriti numër një për të qenë kryetar i PD-së.
Lulzim Basha
Lulzim Basha është kryetar i Bashkisë së Tiranës. Basha është edhe beniamini i Berishës dhe në korridoret e selisë blu flitet se ai ka mbështetjen e plotë të kryeministrit, gjë e cila është dukur edhe gjatë qeverisjes “Berisha” ku ai ka mbajtur disa nga postet më të rëndësishme, si atë të ministrit të Punëve Publike, ministrit të Jashtëm gjatë anëtarësimit në NATO dhe ministrit të Brendshëm gjatë kohës së liberalizimit të vizave me BE-në. E duke qenë se Basha ka mbështetjen e Berishës, ai nuk ka atë të demokratëve të bazës. Basha nuk është tipi i liderit që pëlqehet nga demokratët tradicionalë dhe as nuk lidhje me strukturat e saj në bazën demokrate. Basha nuk është shquar ndonjëherë në punë partie dhe të gjitha pozicionet që ka pasur i ka marrë “dhuratë” nga Berisha. Aq më tepër që në korridoret e selisë blu përflitet se duke qenë se Basha ka qenë i akuzuar për rrugën Durrës-Kukës, dyshja e mazhorancës së re Rama-Meta do ta kenë të lehtë ta mbajnë atë nën kontroll për shkak të kësaj dosjeje.
Eduard Selami
U rikthye së fundi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kandidoi si deputet në qarkun e Elbasanit duke qenë në pjesën e sigurtë të listës së PD. Ai ka qenë një nga themeluesit e Partisë Demokratike në dhjetor 1990 dhe dy vjet më pas, kur Sali Berisha mori postin e Presidentit, zuri vendin e tij në krye të selisë blu. E drejtoi partinë në humbjen e zgjedhjeve lokale të vitit 1992 dhe humbjen e referendumit të vitit 1994, ndërsa një vit më vonë u detyrua të largohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas përplasjeve me Berishën. Por Selami tashmë në PD shikohet më shumë si një “emigrant”. Ai nuk ka lidhjet e duhura në PD dhe ka shumë pak shanse të jetë kryetar i PD-së.
Arben Imami
Arben Imami ka qenë themelues i PD-së njëri prej drejtuesve të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit ‘90. Në të njëjtën kohë ka mbajtur postin e nënkryetarit të partisë dhe kreut të Grupit Parlamentar. Në vitin 1992 u largua për të themeluar partinë e “Aleanca Demokratike”. Në 1997 ai ishte në krahun e protestuesve në jug kundër Sali Berishës. Më pas bajti disa poste ministrore në qeverinë socialiste, në vitin 2005 iu bashkua PD-së, ku mori postin e shefit të kabinetit të Kryeministrit Berisha dhe më pas ministër i Mbrojtjes së PD-së. Për shkak të kaluarës së tij sa me të majtën dhe të djathtën Imami ka shumë pak shanse për të qenë drejtues i PD-së.
Aleksandër Biberaj
Aleksandër Biberaj është deri tani i vetmi që ka deklaruar publikisht që mund të kandidojë për kreun e kësaj partie pas dorëheqjes së Sali Berishës. Biberaj ka qenë një ndër eksponentët kryesor të PD-së, por pas një përplasjeje me Jozefina Topallin ai u largua nga PD, duke hedhur akuza të rënda ndaj ish partisë së tij. Me krijimin e FRD-së ai ishte një nga figurat themeluese të kësaj partie. Por ai u ftoh me Topin pasi ky i fundit nuk e caktoi të dytin në listën e deputetëve të kësaj partie për Tiranën. Për shkak të kaluarës së tij Biberaj ka zero shanse për të qenë kryetar i PD-së.

Kush janë 10 njerëzit më me ndikim në Shqipëri

Pushteti nuk është vetëm një term. Për shqiptarët akoma edhe më shumë. Ai është një instrument për të siguruar një jetëgjatësi sa më të madhe në krye masave. Megjithatë ai mbetet fushëbeteja ku takohen shumë personazhe të cilat në një farë mënyre influencojnë direkt apo indirekt në jetët tona. Duke marrë shkas nga publikimi i listës në revistën prestigjioze amerikane “Forbes” dhe “Foreign Policy” mbi njerëzit më të pushtetshëm në botë, gazeta “Tirana Observer”, për të disatin vit radhazi analizon se kush janë 10 njerëzit më me ndikim në Shqipëri. Sigurisht në pamundësi për të përdorur të gjitha kriteret dhe parametrat e “Forbes” apo “Foreign Policy” për të përkufizuar pushtetin, kjo listë ka për qëllim synon të bëjë një klasifikim, se kush janë sot njerëzit më të pushtetshëm.
1. Sali Berisha 

Sali Berisha, njeriu më i pushtetshëm në Shqipëri. Aktualisht qëndron në krye të qeverisë. Është në krye të Partisë Demokratike që prej 20 vjetësh. Në dorën e tij ndodhen projektet më të mëdha të Shqipërisë dhe prej vullnetit dhe punës varen fatet e hyrjes së Shqipërisë në Bashkimin Europian. Është politikani më karizmatik në vend dhe po aq kontroversal në të njëjtën kohë. Arriti të anëtarësojë vendin në Aleancën Atlantike, por në të njëjtën kohë është i rrethuar gjithmonë nga polemika. Është i akuzuar për trazirat e vitit 1997 dhe së fundmi opozita e akuzon edhe për afera korruptive dhe përgjegjës në tragjedinë e Gërdecit ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën mbi 300 të tjerë, apo vjedhjen e zgjedhjeve. Ndërkohë ai ka arritur të vendosë me mjeshtri, nën të njëjtën çadër qeverisëse, por edhe duke humbur pikë mes demokratëve edhe ish-kundërshtarin e tij të betuar Ilir Meta.
2. Edi Rama

Është lideri i opozitës dhe drejton partinë më të madhe në vend. Gëzon mbështetjen e 700 mijë simpatizantëve të majtë që e votuan në zgjedhjet e fundit parlamentare. Është njeriu që ka në dorë pothuajse gjysmën tjetër të fateve të vendit. Ai qëndroi mbi 10 vjet në krye të bashkisë më të madhe në vend, të cilin e humbi këtë vit mes 100 polemikash, ku PS thotë prerë se mandati i Ramës u vodh. Në mandatin e tij të parë i ndryshoi fytyrën një kryeqyteti të katandisur me kioska, falë një vizioni rinovues urbanistik. Dy mandatet e tjera ishin më zhgënjyese. Aktualisht ndodhet në opozitë dhe lideri i vetëm i saj, pasi në horizont nuk duket ndonjë politikan që mund ta zëvëndësojë në krye të PS-së. Partinë së fund e ka “pikturuar” si ka dashur vetë duke vënë në pozicionet kyçe të saj mbështetësit e tij. Duke mos harruar që në Parlament ka plot 64 deputetë.
3. Bamir Topi

President prej më shumë se katër vjetësh, vjen nga rradhët e Partisë Demokratike. Ishte numri dy pas Berishës, dhe tani drejton institucionin më të lartë të shtetit shqiptar, por i shpallur armik nga partia “mëmë”. Edhe pse me kompetenca të kufizuara prapëseprapë është kthyer më shumë në një zë kundër kryeministrit dhe kryetares së parlamentit e cila është një kundërshtare e flaktë e tij. Raportet me këta dy të fundit tashmë janë më të akullta se kurrë, por Topi ka një influencë të madhe mbi politikën shqiptare. Në mjaft raste opozita e majtë i ka kthyer sytë nga Bamir Topi duke i kërkuar të tregohet i kujdesshëm përpara se të japë një verdikt përfundimtar mbi ligje të veçanta që i interesojnë vendit. Është i njohur si një ekuilibrist i madh dhe në ato situata të cilat kanë kërkuar një vendim. Gjithashtu drejton edhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe është aktiv në vendimet mbi drejtësinë. Pritet që pas mbarimit të mandatit presidencial të krijojë një parti të re.
4. Aleksandër Arvizu

Mos u habisni fare pse një amerikan ndodhet në këtë listë. Pasi Arvizu ka ndikim dhe pushtet në Shqipëri më shumë se Berisha dhe Rama së bashku. Dhe ky pushtet vjen jo sepse Arvizu ka ndonjë post të lart ekzekutiv, por më shumë nga inferioteti i politikanëve tanë ndaj ambasadës amerikane, rolit të madh që ka kjo ambasadë mbi zhvillimet politike duke u bërë shpesh herë arbitër për shumë debate dhe duke dhënë zgjidhje në çështje të tjera të vështira. Aq më tepër që SHBA për popullin shqiptar është aleati më i madh i saj. Duke mos harruar që për çdo gjë që nga goja e një amerikani në Shqipëri është ligj.
5. Ilir Meta

Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim njihet ndryshe edhe si pragmatisti më i madh në politikë. Aktualisht në vendimmarrje është gjerësisht më i pushtetshëm se rivali i tij politik Edi Rama, pasi ai vërtet drejton një parti me vetëm katër deputetë, por gjithashtu kjo parti drejton edhe katër ministri mjaft të rëndësishme. Meta ish-kryeministër dhe ish-socialist në të njëjtën kohë, ka drejtuar vendin dhe ka ushtruar pa frikë pushtetin e tij për tre vjet me rradhë, deri në momentin kur vendosi të largohej nga partia mëmë. Tani drejton një parti e cila deri dje ishte kundërshtare e përhershme e Sali Berishës, ndërsa tani ndodhet përkrah tij. Ka qënë zëri më i fuqishëm që kundërshtoi miratimin e Kodit Elektoral dhe ishte aq i vendosur sa të shkonte deri në grevë urie dhe ngriu përfundimisht marrëdhëniet me liderin e PS, Edi Rama.
7. Ina Rama

Është kryeprokurja më e re së cilës i ka rënë mbi supe procese të rëndësishme për ti menaxhuar. Drejton institucionin më delikat të vendit që ka për detyrë vetëm të akuzojë. Ndodhet në mënyrë konstante nën presionin e politikës dhe deri tani ka përballuar proceset më të vështira të këtij dhjetëvjeçarit të fundit. Humbi dy betejat me gjykatën ndaj dy ministrave të qeverisë Berisha. Lulzim Bashës, për abuzimet me rrugën Durrës-Kukës dhe Fatmir Mediut për përgjegjësinë mbi tragjedinë e Gërdecit, në proces është gjyqi ndaj Ilir Metës dhe “21 Janarit”. Ina Rama ka krijuar marrëdhënie të mira me homologët europianë dhe është e besuara e ambasadës amerikane në Shqipëri.
7. Jozefina Topalli

Kryetarja e Kuvendit drejton një parlament të mbushur me burra, por Topalli e drejton këtë parlament me dorë të hekurt. Për këtë pyesni deputetët e opozitës kur u ulëret apo kur i përjashton. Është një nga besniket e kryeministrit Berisha dhe udhëton në të njëjtën gjatësi valësh me këtë të fundit. Ka influencë në parlamentin shqiptar si gjatë mandatit të kaluar dhe këtë aktual. Në mjaft raste ka debatuar me opozitën dhe në rastin e deputetit socialist Taulant Balla nxiti truprojat ta nxirrnin përjashta me frazën e famshme në dialekt “Nxirreni prej zhelesh këtë”. Ajo ka një konflikt edhe Lulzim Bashën, ku së fundi debatuan ashpër për fjalimin e lamtumirës së Leka Zogut.
8. Lulzim Basha

Padyshim është numri dy në Partinë Demokratike dhe pasardhësi i Sali Berishës. Ka qenë në të gjitha ministritë më të rëndësishme në vend, duke filluar tek Transportet, më pas tek ministria e Jashtme dhe po ashtu edhe ministër i Brendshëm, veç posti i kryeministrit i ka ngelur pa provuar. Tani është kryetari i bashkisë më të madhe te vendit, duke mundur liderin e opozitës Edi Ramën. Basha bën pjesë tek prurjet e reja në Partinë Demokratike e cila e katapultoi në ministrinë e Transporteve. Por shumë shpejt ai do të bëhej shënjestër kryesore i opozitës si mbartës i korrupsionit në shifra që arrijnë miliona euro. Atë që nuk arriti dot si ministër i Transporteve do ta realizonte si ministër i Jashtëm, në momentin kur do të bëhej dëshmitar i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Gjatë kësaj periudhe do të ndërmerrte një aktivitet të ngjeshur diplomatik. Shumë thonë se ai do të zëvendësojë Berishën në krye të PD-së.
9-Filip Çakuli

Filip Çakuli hyn në këtë listë sepse është jo vetëm një ndër gazetarët më të njohur në vend, por si drejtues i një emisioni satiriko-investigativ, ai deri tani ka rrëzuar dy ministra. Njëri u shkarkua për 4 minuta (Ylli Pango), tjetri dha dorëheqjen vetë (Ilir Meta). Cili emision tjetër në Shqipëri, por edhe në Evropë ka rrëzuar dy ministra në një kohë të shkurtër? “Fiks Fare” është kthyer në ankth për shumë nga figurat që qeverisin vendin, pasi në të del ndonjë video tek “Fiks Fare” mund ti thuash lamtumirë karrierës politike.
10. Blendi Fevziu

Është gazetari më i famshëm dhe më i paguar në Shqipëri. Blendi Fevziu dikur ishte një nga gazetarët e parë të gazetës opozitare postkomuniste RD, sot jo vetëm moderatori më i famshëm, por edhe njeri me mjaft ndikim në politikën e vendit. I diplomuar për gjuhë-letërsi është njëkohësisht edhe autor i disa librave, ku së fundi botoi një biografi për Enver Hoxhën, biografi e cila ka hapur shumë debate.

Njeriu që i trembet incestit në vendlindje

Mero Baze



Kohë më parë dërgova një gazetar në vendlindjen e Sali Berishës. Shkoi tek kulla e tij, me të vërtetë e hijshme, edhe pse e rrënuar, dhe takoi njerëz të vendlindjes së tij. U bëri një kërkesë të thjeshtë të shikonte varrezat e fshatit dhe varret e prindërve të Sali Berishës. Një i afërt i tij e shoqëroi, por nuk mundi t’i gjejë dot ekzakt varrin. I tregoi diçka të përafërt në një varrezë, që siç e përshkroi ai, ishte mbuluar nga ferrat dhe harresa. I vetmi justifikim i bashkëfshatarit ishte se ai nuk kishte shkuar asnjëherë aty, pasi Berisha nuk kishë qenë asnjëherë aty.

Historia e distancës që Sali Berisha ka me prindërit e tij, që s’i përmend kurrë, vendlindjen që nuk e shkel kurrë, me kohën e gjatë që ka kaluar pa takuar nënën para se të mbyllte sytë, është një histori, që në vendlindjen e tij i ikin të gjithë. Është si një histori me djaj, që të bën kurioz përse ky njeri ka këtë raport të prishur me vendlindjen, nënën, babanë dhe ndonjë pjesëtar tjetër në familje.

Si për ta bërë më të plotë këtë histori, Sali Berisha ishte sot në Tropojë. Një ditë më parë atje zbarkoi Garda e Republikës, pastaj autobusët nga Tirana për ekskursion në Valbonë, dhe më në fund, herët në mëngjes, duke ndërruar rrugës helikopterë dhe makina, mbërriti Sali Berisha. Njeriu, që e ka bërë padrejtësisht Tropojën zhargon kafenesh në Tiranë duke rendur pas mentalitetit të tij tribal, nuk ndihet rehat dhe i sigurt në shtëpinë e tij. Prej vitit 1990 nuk ka mundur të shkojë më shumë se tre herë në atë qytet, dhe asnjëherë vetëm si qytetar. Nuk ka shkuar të vizitojë shtëpinë e tij ku ka lindur, kullën e familjes së vërtetë që ka pasur, njerëzit që i kanë mbetur, varrin e harruar të nënës dhe babait, që nuk i gjente dot askush.

Ka shkuar aty me qindra policë dhe gardistë, është super ruajtur në sheshin kryesor të qytetit, dhe ka vrapuar drejt Kukësit ku e ka pritur një miting i dështuar vetëm me policë dhe ushtarë në shesh.

Por pa dashur t’i ik Tropojës, ajo që më tërhoqi vëmendjen ishte se e vetmja gjë që u tha tropojanëve është se ai është njeri i ndershëm, se ka vetëm një grua, dhe se Edi Rama ka ndërruar disa. Që Berisha të bëjë objekt jetën personale të Edi Ramës në fushatë, nuk është ndonjë çudi. Bile normale është ta bëjnë të dy për njëri- tjetrin. Që Edi Rama ka ndërruar dhe e kanë ndërruar disa gra, dhe kjo dihet, por është thjesht statistikë dhe jo vlerë apo antivlerë. Me ritmin që ka për moshën, i biri i Berishës dhe mund t’ia kalojë, duke e filluar nga martesa me kushërirën, dhe tashmë me bigaminë e tij të turpshme.

Por ajo që nuk kuptoj dot është se si njeriu mund të shkojë në vendlindjen e tij si kryeministër, i super ruajtur dhe korracuar me antiplumb, vetëm që të shajë kundërshtarin nga gratë si plakat llafazane të lagjes.

Njeriu, kur shkon në vendlindje, harron që është politikan, harron që është kryeministër, harron që ka kundërshtarë. Njeriu kur shkon në vendlindje, ka punë me gurët, me rrugët, me pemët, me kullën, me komshiun, me pllakën e varrit të nënës apo babit, me oxhakun e nxirë, me oborrin plot bar, me rrugët e braktisura, me shkollat e prishura, me cicërimat e zogjve që e kanë rritur, me pyllin që ka pasur pranë… ka punë me jetën e tij.

Vetëm një njeri që ka një makth me vendlindjen e tij, një njeri që fsheh një incest me gjënë e dashur të tij, nuk arrin të shkojë dot në vendlindje si bir i saj. Vetëm një njeri me makth të tillë mund të shkojë në vendlindje, dhe në vend t’i kujtohen rrugët, zogjtë, bari, kulla, vatra, kali, pylli, i kujtohen gratë e kundërshtarit. Vetëm një burracak, një njeri pa vendlindje, një njeri që e torturon ideja pse ka lindur atje dhe pse ai vend i kujton diçka të rëndë që ia fsheh të gjithëve, mund të bëjë atë që bëri Sali Berisha.

Sheqerja dhe Ram Berisha kanë vdekur pa e pasur tek koka djalin e tyre. Kështu mund të vdesin dhe prindërit e mi, por është e sigurt që më kanë pasur një ditë më parë e do më kenë një ditë më pas tek vari. Eshtë e sigurt se unë shkoj në vendlindje jo për të gjetur socialistë dhe demokratë, por për fëmijërinë time dhe jetën time të harruar atje. Vetëm Sali Berisha shkon në vendlindje për t’u thënë atyre njerëzve të mirë atje se ai ka vetëm një grua!!! Përse vallë?!! Çfarë i hyn në punë vendlindjes ta dëgjojë këtë? Për një grua serbe që nuk e ka njohur? Pse e mundon ideja e familjes Sali Berishën para bashkëvendlindasve të tij? Përse nuk sillet dot si djali i Sheqeres dhe Ramës në atë vend?

Të gjitha këto të kujtohen ndërsa shikon se ai ka një problem të madh pikërisht me ata që i njohin të shkuarën në atë vend. Të shkuarën e largët dhe të afërt. Të shkuarën e afërt, që ka hapur 72 varre në Tropojë, e ka siguruar me qindra policë dhe gardistë. Po të shkuarën e largët nuk e mbuloka dot. Ka një makth që ja kujton pikërisht ajo shtëpi që nuk guxon të shkelë, ai pyll aty afër dhe varret e harruara të prindërve të tij të mirë. Ka diçka që e tërbon dhe e bën të flasë papritur si i çmendur…: Ej, mos më gjykoni, Edi Rama ka ndërruar disa gra…. Ulëret sikur të ketë pasur ndonjë femër tjetër, që nuk ia dimë, brenda asaj shtëpie ku nuk shkel kurrë…

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...