2013-08-12

Daniel Gazuli:Gjuha shqipe, e mira, e mjera

Gjuha shqipe, e mira, e mjera


Nga Daniel Gàzulli

HYMJE E TRISHTË

- Para TV


Jam para një stacioni televiziv të Tiranës. Ndjek fundin e lajmeve e mandej një pjesë të koncertit në vijim të tyne. Ndjehem i lodhun e i trishtuem.
Folësi i lajmeve shprehet si të ishte një i huaj që me mundim ka arrijtë me e kapë disi shqipen, por gjithësesi asht ende i pasigurtë. Fjalitë janë gjithë “qoshe”, me një renditje të gjymtyrëve pa kurrëfarë logjike, thekset çvendosen sa andej këndej pa kriter, mbrapashtesat janë krejt të pavend, fjalët e hueja, që nuk rrinë kurrkund në kontesktin e lajmit, vërshojnë e përbaltin shqipen mjerane të djaloshit të “pispillosun”, një “inglishmeni” tipik, që, prej se nuk di shqipen, e përbaltë me barbarizma, si i gjithë lloji i tij hibrid.
Mandej i vjen rradha koncertit. E drejton një vajzë, që, po të mos fliste, do ta kishte anda me e kundrue. Po nis e flet e atëherë të mbërthen prap ai trishtimi i parë. Në “shqipen” e saj ka vetëm ndonjë nyje, ndonjë mbrapashtesë ….. turke e … një mjerim të pafund gjuhësor. Vërshojnë “prestigjoz” e “famoz”, “shyqyr” e “grazie”, përemna të pakufishëm në vend të vetorëve, fjali mungesore që u mungon edhe kumti ma i thjeshtë, nëndialektalizma të nxjerra nga syndyqet e gjyshes dhe O. K..
Nuk ka vend me thanë “Fale, Zot, se nuk di çka ban”.
Marr pultin e kaloj tek një stacion kosovar. Të duket sikur gazetarja e ka harrue serbishten e po përkthen me vështirësi, aq shqipe të përçudnueme flet. Sa për omonimet e toponimet nuk merr as mundimin me i përkthye pse i shqipton serbisht. E me iu përshtatë “standardit”, flet një labçe të rreshkun si të Malo Smokthinës.
Shuej televizorin e rri e mendoj. Po s’ke pse mendohesh gjatë. Kjo vorfni gjuhësore, pa dyshim, ka dy shkaqe:
- Vorfnimi që i bani shqipes famëkeqi Kongres i Drejtshkrimit i vitit 1972, që i preu arterie e vena, i këputi mish e i shpuploi koca, e degdisi në një fosile të ngurrtësueme që s’asht as tosknisht, jo ma shqip;
- Një lloj i ri “inglishmenësh” të Tiranës e të Prishtinës, “zengjinë të ri”, që kanë gazeta e televizione, kanë vajza të bukura, që i veshin (o ma mirë - i xhveshin) “allafranga” e u venë një mikrofon në dorë edhe pse veçsa “nuk i le hunda me hangër bar”, si thonte im atë, ndjesë pastë, aq berr janë.
Dhe e keqja as fillon e as mbaron këtu. E keqja filloi atë ditë që erdhën në pushtet « sejmenët » e shkjaut, komunistët. E keqja vijon me po ata ndër institucione, gazeta, televizione, që “sakën” se tunden prej “istikameve bolshevike” të 1972 e nuk pranojnë të ndryshojnë një presje, sikur vendimet e marra nën vështtrimet e rrepta e trysninë ma të egër të pushtetit të kuq të ishin libri i shejtë i shqipes.
E vorfnimi i shipes vijon pa mëshirë.

1. Po përse u dhunue shqipja?

“Edhe ta kishim në dorë s’jemi nga ata që kllasim gjindarmërinë në fushë të mendjes”
Faik Konica

Përgjigja asht e thjeshtë: Në vazhdën e tragjikes “luftë e klasava”, zbatue skajshëm si askund tjetër në Shqipni, sa çoi në tjetërsimin e njeriut, nuk duhej lanë gja pa provue: aty edhe gjymtimin e gjuhës shqipe, largimin e saj prej rrajëve pellazgo-iliro-shqipe, vofnimin e saj aq sa të mos të mund të lexoheshin e të kuptoheshin ata që na lanë trashigiminë ma të shtrejtë gjuhësore e kulturore, prej Buzukut te Fishta, shkëputjen prej kulturës europiane pjesë e së ciles jemi që në ag të historisë njerëzore, përçamjen në mes krahinave e besimeve, të gjitha këto veç me muejtë me mbajtë ma lehtë sundimin gjakatar.
Si çdo komb, si çdo popull, edhe na kemi vlerat e të metat tona. Por nëse kemi tri dukuni për të cilat vërtetë mund të krenohemi, ato janë:
- Jemi populli i vetëm në Europën Jugore e ma gjanë që trashëgojmë një gjuhë që i ka rrajët qysh para se të shfaqeshin në histori Roma, Athina e vetë Troja;
- Jemi ndër popujt e paktë që nuk patëm kurrë përplasje e urrejtje në mes krahinash;
- Jemi ndër të paktët popuj, aty edhe popuj të quejtun “djepi i qytetnimit”, ku nuk ka pasë kurrë as ma të voglin konflikt ndërfetar.
Po kishte ardhë “kolera e kuqe” e rrajët duheshin pre, duheshin tha, përçamja duhej të kishte të gjitha ngjyrat, aty edhe ato mes toskësh e gegësh, në mes të krishtenëve “reaksionarë” (prandaj edhe duheheshin pre rrajët me ta) e pjesës tjetër të popullit, duhesh shkatrrue gjithçka ishte ma e shëndetshme që të sundohej ma lehtë. Asnjë arësye tjetër “shkencore” nuk mund të kishte në këtë gjymtim, pse të bahej fjalë për “njësim të shqipes” ishte antikombëtare, pse shqipja e njësueme ka qenë që në krye të kohës. Tash po, mbas shëmtimit të 1972, ajo nuk asht ma e njësishme, por vetëm një pjesë e trungut që mezi ushqehet në rrajët së shumti të preme e shtërzon e lodhun.
E kjo u arrijtë tue “kallë gjindarmerinë”, i miri Konica, në fushë të mendjes, me fjalë të tjera, me dhunë të pushtetit komunist.

2. Si u dhunue shqipja?

E para, tue shpla trutë e njerëzve nga kujtesa historike, sikur para kolerës së kuqe nuk kishte gjallue asgja në Shqipni e lum na që na erdhi kjo farë e mbrapsht.
Së dyti, shtrimi i çashtjës së gjuhës si dukuni e luftës së klasava e tue e shtri këte luftë tashma edhe në plan territorial.
Së treti, tue qitë në harresë, ku me të ndaluem me ligj, ku me zhdukje të veprave e deri të vorreve të Atdhetarëve të akullt, atyne që na kishin lanë porosi dashuninë për Shqipni, pse Atdhetaria u quejt nacionalizem e si rrjedhojë antagoniste me ideologjinë komuniste.
Pikërisht për këto arsye u harruen përpjekjet sa të fisme aq edhe shkencore të Komisisë Latrare të Shkodres 1916/17, u lanë në harresë përpjekejt që banë atdhetarë e gjuhëtarë të dorës së parë, aty edhe në kohë te fashizmit, për një shqipe “të përbashkme”. “U vendue - thuhet në njoftimet e punimeve të Komisisë - me themelue nji orthografi sa ma tepër të përbashkme për të dy dialektet”.
E u shkue deri atje sa shkodranishtja u “çpall” “gjuhë e klerit reaksionar”. Ajo, si gegnishtja mbarë, u shpall gjuhë “e deklasuar”. (Se si mund të quhet një gjuhë që flitet prej ma se katërmijë vitesh “e klerit reaksionar”, apo “e deklasuar”, veç mendjet e çorodituna mund ta rrokin).
Shkruen M. Elezi: “Politika gjuhësore dhe gjithë politika ndaj Veriut synonte shfaktorizimin e Shkodrës e të krejt Veriut si qendër e mbështetje e palëkundëshme në përpjekjet e gjithë shqiptarëve me e kthye Shqipninë kah vlerat kombtare, kah Perëndimi, kah vetvetja”.
U shpërfillen edhe mendimet e gjuhëtarëve të medhej si Majer e Jokli, pse ata, gjuhëtarë borgjezë, nuk kishin pasë fatin të njihnin veprat e shokut Stalin mbi gjuhësinë!
Veriu u identifikue me Kishën Katolike (që i bante e i ban nder pse, si asnjë simotër e saj, ka dhanë ndihmesë të paçmueshme e të paçmueme si në ruejtjen e gjuhës e të kulturës amtare, ashtu edhe në përhapjen e kulturës europiane, jo që ka qenë nxitësja kryesore e lëvizjeve për liri), e si kundërshtare e kolerës së kuqe, u masakrue ma barbarisht se askund tjetër në botë.
E u mohuen shkollat. Na del se e para shkollë na paskish qenë themelue aty kah fundi i shekullit XIX në Korçë, kur të dhana të drejtpërdrejta e sidomos të tërthorta na mësojnë se shkollat në këto anë duhet të kenë mbi dymijë vite. “Na shkronjat i morem prej Ilirëve”, thotë Plini. Janë të dokumentueme shkolla të mesme të paktën në shekullin XVII në mbarë Veripërendimin. Në Obot kishte shtypshkronjë qysh më 1493. Çka kishte me iu dashtë shtypshkronja një populli që nuk di me shkrue e me lexue? Por jo, zotnijë, jo, na nuk duhej të kishim rrajë, a t’i kishim ato sa ma të pakta, sa ma të cekta, që të shpallnim ardhjen e Zeusit të Kuq si shpëtim e përparim për këtë Vend.

3. Çfarë humbi shqipja?

Puna për shkatrrimin e shqipës filloi me ballafaqimin rrënues në mes dy “kryedialekteve”, në vend që të flitej e të punohej për një gjithëpërfshimja, për mospërjashtime, për trajta që të ruenin mbarëshqipen e të banin lehtësisht të kuptueshëm si Naimin ashtu edhe Fishtën. Filloi, pra, me asgjasimin e ma shumë se gjysës së trungut deri në rrajë – me shpalljen jashtë ligji të gegnishtes. Jo se tosknishtja asht pa vlera, Zot na ruej, asht shqipja ime, por, si e kanë thanë të tjerë para meje, një dialekt asht gjithmonë ma pak e ma i vorfen sa mbarë gjuha.
Në kohën kur flitej për marrjen si “pajtor” të të folmes së Elbasanit, maraku i Fishtës, Mjedës etj., ishte mos me humbë asnjë formë të randësishme të tosknishtes.
Mustafa Merlika, një prej të mohuemëve të mëdhej, dje e sot, thotë se do të marrim dialektin e Elbasanit si pajtor, por tue përfshi mbarë shqipën.
E shembuj se si atdhetarë e gjuhëtarë të dorës së parë, jo Manol Konomë mjeranë e lloji i tij që e shitën shpirtin shtatë herë, kambëngulnin për një normë gjuhësore gjithëpërfshimëse, mund të sillen pa numur, prej 1916 (Komisia Latrare e Shkodres) deri te Fashizmi i zi (por do të vinte “Fashizmi i kuq” që do të shembte me themel gegnishten “reaksionare” – Zot na ruej mendt e kresë, deri ku mundet me arrijtë urrejta e verbueme!).
Pra, qysh në krye duhet thanë se me famkeqin Kongres të Drejtshkrimit 1972 shqipja humbi njëherëemirë gegnishten, pasuninë e saj kulturore (prej Ciklit të Kreshnikëve te Migjeni, prej Buzukut, Budit, Bardhit e Bogdanit te Fishta, prej të amblit Mjeda te rrëfimet e Anton Harapit), humbi një pasuni të pallogaritëshme leksikore e frazologjike, humbi një formë të menduemi e të shprehuni, humbi shpirtin e pjesës ma të madhe të popullit të vet. Se kur humbë gjuhën, humbë shpirtin.
Merrni Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe e do të prekni me dorë aty flijimin i një pasunie të pallogaritëshme të gegnishtes, nësa u hapeshin dyert në katër kanata fjalëve me prejardhje greke apo sllave (nuk po flas për turqizmat “kamturqisht” edhe në trajtesat e “shokëve gjuhëtarë”) .
Nësa në të dy fjalorët, atë të quejtun të Drejtshkrimit, ashtu edhe në Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe, ndesh fjalë të hueja, ma krejtësisht të hueja, që s’kanë si hyjnë kurrsesi në fjalor të shqipes, si: banjë maria, delikt, alivanosem, e sa të tjera;
apo fjalë të shtresimeve të ndryshme kohore, sidomos prej turqishtes e greqishtes, por edhe prej frëngjishtes, italishtes e gjuhëve sllave, kur egzistojnë përkatëset shqipe, madje nuk u shënojnë as prejardhjen e me cilësue se egziston kjo përkatëse shqip, si: açik, adet, alamet, e ba me shkue deri te “zh”-ja do të duheshin katërdhjetë faqe;
fjalët e mirëfillta shqipe, ma krejtësisht shqip e me prejardhje shpesh prej ilirishtes e ma heret, ose nuk përfshihen asfare në fjalor, ose cilësohen “e vjetër”, “krahinore”, sa mos me thanë “gegnisht”, pra, simbas kësaj logjike të mbrapshtë, jo shqipe. Nuk m’u desht as një orë punë me gjetë (pra mos me gjetë) se në FGJSH mungojnë fjalë të përdorimit të përditshem në Sapë (Zadrimë) si: akulltar/-e, anx:ë/-a, azull/-i, ballot:ë/-a, bam/-i, -e, bërgajn:ë/-a, birth-i (pse kemi turqishten çiban), brezhël/-a (kancer/i), brig/-u, cangull, me cokë, deh!, me u dejë, ding, me u djergë, kërcalë, me llokë, mangën/-a, miellc:ë/-a, me miklue (përkëdhelë), me përdahë, pllojcë, porrc/-i (apendisit/i), shij:ë/a, e deri tek neologjizma aq e bukur që ndeshim te proverbat e mbledhuna prej Frang Bardhit: i përmielltë. Këtu ka njëgjasend: ose fjalët gege që nuk janë në tosknisht nuk merren si shqipe, ose të quhet Fjalori i ! Tosknishtes. Si mund të përjashtohet nga gjuha amtare me kaq papërgjegjësi thesari i saj ma i vlefshëm!? Me ç’të drejtë shkencore e morale bahet tosknizimi i fjalëve gege (kur nuk e ka tosknishtja e detyrimisht janë përfshi në FGJSH)?! Po e përsëris, me ç’të drejtë morale, që rri mbi të gjitha të drejtat, “u shkim një ortak bore prej shpatit të malit” e bajnë “u shqim …? Që kur “q-ja” na qenkish ma e fisme se “k-ja”?



Tash këtu nuk asht e vështirë me kuptue se në punë si kjo të çon vetëm një urrejtje ideologike e mjerane për Veriun, edhe pse ata që u mblodhën në Tiranë më 2002 e thanë se nuk ka vend me ndreqë asgja prej Kongresit famkeq te 1972, Haxhiqamilët e gjuhësisë, na u ngryskan në fytyrë tanë marak me disa që dashkan me na prishë “sërishmi” shqipen, dmth, shqipja paskish qenë e prishun, erdhen qehajajët e Sulltanit të Kuq e na e rregulluen, prandaj “sakën” se e prekni. E për “trima mbas vete” kanë do politikanë të majtë që s’dinë as emnin e gjyshit të vet. Qé tash para pak muejsh, prillin e shkuem, na u mblodhen në Prishtinë po ata Haxhiqamilë e lloji i tyne i atrofizuem në mendje e në shpirt e përsëriten me të madhe se ishin gati me nxjerrë shpatat në mbrojtje të vendimeve të 1972. Pse francezët e gjermanët që i ndreqin e i përsosin papre gjuhët e tyne nuk kanë pasë fatin të udhëhiqeshin nga marksizmi e të ! vendosnin rregulla njëherëemirë.
Gjedhet e hueja si mbaresa –os (ajros për ajroj, armatos për armatoj, baltos për baltoj, palos në vend të paloj, vendos për vendoj), -ur, veçan në pjesore (ajrosur për ajrosë o ajrue, palosur për palosë, pasur për pasë, goditur për goditë, keqpërdorur për keqpërdorë, e kështu pa fund e pa logjikë shkencore), pse na i munguekan, kudi unë, Malëshovës së Përmetit, e atëherë le t’i falemi greqishtes që na i huajti e na bani njerëz.
Nëse te gegët ndeshet ma shpesh a-ja hundore që tek toskët ma së shumti del në ë (“nja” e Bardhit në “një” toskënisht, kurse në gegënishte “nji”), raporti tek “Rregullat” asht krejtëisht i zhdrejtë: ë-ja i “përmbytë” krejt “Rregullat” tue sjellë një errësim e shqiptim jo të lirshëm (kakofoni). Tue pa dukuninë në plan hitorik, del se ë-ja asht shpesh ma me vend e ma në natyrë të shqipes se a-ja (kryesisht hundore) e gegnishtes, por pëdorimi i saj i skajshëm, sidomos te fjalë që detyrimisht në përdorime të tjera dalin me “a” nuk ka as vend e as logjikë shkencore. Nuk kuptoj përse, bie fjala, sakohë që themi “ranishtë”, duhet të themi “rërë”, në vend të “ranë”? Shembujt do të ishun të shumta, si e kanë trajtue edhe të tjerë, si bie fjala Avdyl Sula, prandaj edhe nuk po zgjatem.
Rotacizmi. Së pari duhet thanë se dallimi në mes dy “kryedialekteve”, si do të thonte i miri Profesor Selman Riza, nuk ka ardhë në mënyrë të natyrëshme, si evoluim i gjuhës në mënyrë diverguese vetiu, por në radhë të parë si ndikim i gjuhëve të hueja dukshem ma shumë në tosknisht në shumë trajta, qofshin ato fonetike apo morfologjike, aty edhe në leksik. Aq i fortë asht ky ndikim në disa pjesë të Jugut (nuk asht vendi këtu me trajtue si e përse – jo që unë nuk do të isha as në gjendje me e ba), sa në Përmet gjyshes i thonë “nona”, pjepnit “pepone”, sa me u çuditë për një ndikim kaq të skajshëm.
Kështu, përdorimi i “r”-së në vend të “n”-së në fjalë si “syri”, por “synoj”; “druri”, por “drunorët”, (e ndërkohë edhe “lëndë drusore, jashtë çdo rregulli fonetik), “çoban”, “çobanëri” në vend të “çobanì-a”, “grurë” e “grunoret”, “rërë” po “ranishtë” e me qinda raste si këto s’ka vend e as kuptim. Zanorja “ë” (shih, “zanorja”, e jo “zërorja”) kontraston keq me bashtinglloren “r”, prandaj logjika fonetike do ta donte që të ruhej “n”-ja e … shqipes (pse nuk ka kuptim me thanë “n”-ja e gegnishtes).
Diftogjet ua, ye etj janë ruajtë historikisht ma mirë në Jug e shpesh janë bjerrë në Veri. Tue mos përjashtue format ma “të përbashkme” si thonte Xhuvani, natyrshëm të ruhen ato edhe në gjuhën standard.
Grupet mb, nd, ng gjithashtu janë ruejtë ma mirë në Jug. Edhe te proverbat e Bardhit i ndeshim dendun, e jo si shqiptohen sot në shumicën e Veriut. Atëherë, natyrshëm, të ruhen ato edhe në rregulla. Por, tue shkelë vetë ato rregulla e parime edhe historike, kur e do Pasha, themi „i brendëshëm“, e jo si do të duhej - „i mbrendëshëm“
Asgjasimi i paskajores, kësaj trajte themel të foljes, ka qenë pa ma të voglin dyshim krimi ma i randë i atyne vendimeve. Asht rast që s’ka nevojë për vërtetim, ashtu si nuk vërtetohet një apostolatë, se këtu, në punë të Kongresit të 1972, „kallen gjindarmerinë“, si thonte i madhi Konica, dhe e gjymtuen shqipen me një pamëshirësi prej barbarësh. Paskajorja qendron në themel të konceptimit e të të shprehunit të veprimit (të vetë kumtit) në gjuhën shqipe. Nuk e ka greqishtja? Nuk e paska as çinimançini? Në djall të gjithë! Puna e tyne! Po shqipe pa paskajore nuk ka. Asht një prej atyne rasteve që unë i quej se “nuk ka vend për delikatesë në diskutim”. Këtu dhunimi asht “me gjindarmëri”, prandaj edhe nuk po zgjatem. Veçse nuk mund të la pa kujtue se përligjja e mungesës së paskajores (që nuk na prishkëka shumë punë) pse natyrshëm zëvendësohet me lidhoren apo një paskajore të stisun të formës “për të thënë”, “për të marrur”, asht një mediokritet “shkencor”, pse paskajorja e mirëfilltë (e përdorun edhe prej toskësh ku e do puna) sjell një kumt ma përgjithësues, (me i thanë vetes shqiptar – kush?: unë, ti, ai-ajo, na, ju, ata ), kundrejt lidhores përcaktuese-cilësuese (t’i thuash vetes shqiptar – ti); joqë gjuhëtarët kanë për detyrë me hulumtue zhvillimet gjuhësore e me sendërtue kodifikimet simbas gjedheve të gjuhës së popullit, jo me “krasitë” gjuhën simbas tekave të tyne: në rrajë.
Zëvendësimi i gjedheve shqipe me ato me mbrapashtesa të ndikueme kryesisht prej greqishtes, ose krejt jashtë natyrës të të shprehunit popullor shqip, si: (i, e) shkurtër për (i, e) shkurtë, ajkëton për ajkon, amvisërì për amvisje, anëshmëri për anësi, bagëti – bajgë për bagël, bardhësirë për bardhësì, barkazi për barkas; e të llojeve nga ma të ndryshmet me skajime të panatyrëshme si barrësirë, bastard (për bastardh), besërisht (!?), bokëri (bokërrimë), botëror (botënor), burrëri – burrëreshë (burrni, burrneshë), çiltazi (çiltas - çiltë), e sa e sa ndajfolje me –zi/, zi e ma zi.
Gjedhet e hueja fonetike: fjalët me theks fundor në shqip janë krejt të rralla edhe pse nuk përjashtohen. Por, pse duhet të themi në të pashqueme “babà” simbas gjedhës së huej, e jo “babë” – apo pse kështu thuhet në Gegni, e ma mirë të marrim gjedhen e huej se prej “Veriut reaksionar”; “parà” jo që “pare”, “kafè” në vend të “kafe”, “budallà” jo që “budallë”, “bilé” në vednd të “bìle” (edhe ma mirë – “madje”), etj? E flasim mandej për „njësim konvergues“!
4. Përse mbrohet krimi?

„Gjuha asht faktori ma i parë i njinisë kombëtare”
Gjergj Fishta

Na u mblodhen akdemikët në Tiranë me 11-12 nandor 2002 e kujtuen me nostalgji Kongresin e Part …, deshta me thanë të Drejtshkrimit, që na hodhi bazat e shqipes. Që turpi i mbuloftë, se bazat e shqipes i paten hedhë pellazgët e lashtë kushedi sa mijë vite ma parë.
Këta dështakë, këta mjeranë të ideoligjizuem, atrofizue në mendje e në shpirt, as duen t’ia dinë për shqipen, po për karriket ku kanë ngjeshë bythët ba kallo. M’anë tjetër, ata tashma haptë del se janë krejt të helmuem me urrejtje për Veriun. Deklarimet e tyne të fryeme e bajate për shqetësimin nga mendimet ndrysh “të donkishotëve të viteve nëntëdhjetë” s’janë tjetër veçse ai helm që shpërndau pa kursim Partia (ajo me “P” të madhe, kur Atdhe shkruhej me “a” të vogël - atdhe), që çoi në një parçamje që Shqipnia nuk e kishte njohë në të paktën katërmijë vite histori. E si e thashë, fjalë për fjalë përsëritën “vendosmërinë për të mos u tundur nga istikamet e kuqe” edhe do “harushanë” në Prishtinë prillin e shkuem. Ata nuk lanë rast pa shfrytëzue edhe nandorin e shkuem gjatë festimeve të 100-vjetorit të Alfabetit, tue na tundë gishtin fort e tue kërcënue se përpjekjet për një ris! hikim të normave të ’72 na qenkëshin antikombtare (?!!) e se mohimi i trashigimisë shpirtnore (që asht gjuha shqipe) e kulturore (që asht prap gjuha shqipe) e 4000 vite histori të 3/4 të Shqipnisë, ndrysh Gegnisë, nuk na qenkan antikombtare, përkundrazi, një veper e madhe e … Haxhiqamilëve të enverizmit.
Asnjë motiv tjetër me përligjje shkencore nuk mund të ketë në teorinë e “pamundësisë së shartimit në mes dy dialekteve”. Pse një shartim të tillë nuk e ka kërkue kurrkush. Pse një shartim i tillë nuk mund të bahet. Pse vetë konceptimi i shartimit tosknisht – gegnisht asht një ide barbare: gjuha standarde mbështetet tek format e përbashkëta, takuese, gjithëpërfshimëse, mospërjashtuese, pra në mbarë shqipen, jo në shartimin në mes dialekteve. Pse, siç e thamë ma parë, do të merren ato trajta që i ka tosknishtja me mbështetje ma historike e ato që i ka gegnishtja me mbështetje ma historike, sidomos ndeshjet në mes tyne.
Po sjell një shembull të thjeshtë: e pakryemja e foljes do të merret me bazë tosknishten: pra 1) shkoja, këndoja, e jo 2) shkojsha, punojsha, pse formën e parë a) e gjejmë edhe tek autorët e vjetër gegë; b) ndeshet edhe në pjesë të Veriut, c) nuk e tjetërson as formën veriore.
Paskajoren e ndeshim edhe në folklor të Jugut, edhe në autorë të Jugut (të ri e të vjetër), edhe në të folmen e përditëshme të disa zonave të Jugut, jo aq dendun, por kur e do puna. Atëherë paskajoren do ta ruejmë, si themel i foljes. Si e tek ta rrahin gjuhëtarët.
Ja pra që nuk ka nevojë për shartim, por për një përzgjedhje pa „gjindarmëri”.
Ata që Elezi i ka cilësue “mister njet”, një gja asht e sigurtë: nuk ia duen të mirën as shqipes e as Shqipnisë, po “namit” të tyne “akademik”.

5. Cilat do të ishin rrugëdaljet prej ankthit?

Së pari, njerëz ma të dijshëm se unë, por me vullnet të mirë e që duen shqipen e Shqipninë, të ulen e të analizojnë ma thellë çfarë vërtetë e vlefshme po birret përfundimisht e doemos duhet shpëtue. Cilat janë ato trajta të përbashkta që u flakën tej si të ishin të serbit a të çinimaçinit. Pse me gjetë çka asht ose ka qenë historikisht e përbashkët asht krejt e thjeshtë, mjaft të shqyrtohen shkrimet e vjetra, bie fjala, proverbat e Frang Bardhit, që janë të gojës së popullit e një dëshmi e shkëlqyeshme se trajtat e përbashkëta kanë qenë në krye të kohës shumë ma të shumta se ato të fillimit të shekullit XX e atëherë, pa ngurrue, me u hapë udhë atyne trajtave të shqipes me rrajë thellë në histori. E proverbat e Bardhit, po të duem ma ba atë ballafaqimin mjeran tosknisht – gegnisht, shfaqen në trajta ma së shpeshti në të mirë të tosknisht për shumëçka. E ani mirë, asht shqipja jonë, prej Çamrije ar! dhët ajo a prej Rugove.
Së dyti, rregullat të jenë doemos “të gjithëpërbashkta”, a në daçin “gjithpërfshirëse”, “mospërjashtuese”, të rrokin mbarë shqipen, sa të jetë e mundun, tue ruejtë “njininë” që na porosit Fishta. Të bajsh të kundërten, asht një atentat jo vetëm gjuhësor, por kundër kombit vetë.
Po marr një shembull të thjeshtë: Ta kisha pasë unë për detyrë me hartue Fjalorin e Shqipes, kurrë nuk kisha me lanë jashtë fjalët toske që nuk i ka gegnishtja, pse ashtu do të vorfnohej shqipja. Bie fjala, në gegnisht nuk janë falët “beronjë”, (i,e) pështirë, dot, fare etj. Si do të mund të më kishte shkue mendja me i lanë ato jashtë fjalorit ose me u shënue përbri “e vjetër”, “krahinore”, pse kurrënjë gegë nuk i përdor?!
Së treti, në themel të punës të kihet parimi i pasunimit të gjuhës në të gjithë format a trajtat e saj, zhvillimi i saj i papremë, përthithja e formave dhe e fjalëve nga te dy dialektet e nga të folme ma të ngushta, e jo degdisja në një gjuhë “të katundit” të shokut Kostallari.
Së katërti, në fjalorë do të shënohen edhe fjalët e hueja që kanë qenë dikur të përdorimit të gjanë, ose që fatkeqësisht përdoren edhe sot në të folmen e përditëshme, por pa dhanë asnjë shpjegim tjetër a përdorim, përveçse prejardhjen dhe përkatësen shqipe. B. fj. “Eksperiencë”, it. – përvojë. Kaq, asgja ma shumë, që me i lanë me kuptue përdoruesit të fjalorit se ajo fjalë nuk duhet përdorë ma pse kemi përkatësen shqip.
Së pesti, por jo ma pak e randësishme, në kuvend të thirren si ata që u ka mbyllë Zoti sytë e nuk duen me pa – ndrysh si mund të mbrojnë pa i vra ndërgjegja krimin – ashtu edhe ata që kanë mendime kruekëput të kundërta me ta. Pse egziston rreziku që, tue qenë nëpër institucione e me “grada” pikërisht ata që gatuan ose mbrojnë krimin e 1972, të thërrasin thjeshtë vetveten, ose e shumta do lakej gati me i këndue “hosana” kohës së lavdishme” të kolerës së kuqe.
Së fundi, qysh në fillim të përjashtohen dy propozime të hedhuna fatkeqësisht edhe prej personaliteteve që e kanë denoncue atë Kongres si Aref Mati e Bahri Beci: a) të mësohet edhe gegnishtja në shkolla; apo do ekstremistë të tjerë b) të hidhet poshtë gjithçka e të merret për bazë gegnishtja si e folme e shumicës së shqiptarëve e gjuhë e traditës kulturore.
(Ndoshta nuk ia vlen me u ndalë tek alarmi i Anastas Dode, se lejimi rishtas “i konkurrimit në mes dy dialekteve do të ishte rrënues”. O Zot, po kush i ka thanë këtij dështaku se dashkemi me përballë gegnishte e tosknishte?! Kush i ka thanë se dashkemi me nxjerrë “në mejdan” gjysën e shpirtit tonë me gjysën tjetër po të shpirtit tonë?!).
Pra, si po thoja, të dy janë mendime të gabueme e të damshme (Pse me Doden nuk ia vlen me u marrë).
Me u mësue gegnishtja në shkollë, dmth mos me ndryshue asgja e shqipja me mbetë e gjymtueme ashtu siç asht.
Me u hedhë poshtë gjithçka (e ashtuquejtuna: Teoria e përmbysjes ) e me u marrë për bazë gegnishtja asht ana tjetër e medaljes, pra, tue përjashtue tosknishten, ashtu siç u ba ma gegnishten, dmth me u dhunue sërishmi shqipja, me e gjymtue përsëri ate tue i mohue gjysën tjetër të saj. Unë gega due që të them, e të thonë fëmijët e mi, e të thonë edhe nipat e stërnipat e mi “dot”, “i pështirë”, pse edhe pa ta shqipja ime do të ishte ma e vorfën, ashtu siç asht vorfnue liksht prej mbi 7.000 (shtatëmijë) fjalë gege që i mungojnë Fjalorit të Gjuhës së Sotme Shqipe.
Pra gjithçka të shtrohet vetëm mbi një bazë: kritere të shëndosha shkencore e kombtare, rigorozisht shkencore, të pandikuem nga ideologjitë, nostalgjitë e gjithë marritë tjera (sidomos nga ajo sëmundje që e kanë në gjak shqiptarët e që M. Elezi e quen me fjalën e bukur shqipe “mujshim”), që të mund të çojnë në një zhvillim të ri e ma të përsosun të shqipes tue ndreqë çka u ba jo mirë më 1972, ashtu sikundër kanë ndjekë rrugën e tyne të zhvillimit të papremë mbarë gjuhët e popujve të qytetnuem, e na kemi çka mësojmë prej tyne edhe në këte lamë, pse si thotë Naimi i Madh, “Dielli lind andej nga përendon”.

6. Përgjegjësia e institucioneve dhe pëgjegjësia morale intelektuale.

Kam një dyshim: A ka institucione gjuhësore në Shqipni? A ka intelektualë në Shqipni, apo janë tjetërsue?
Tash formalisht institucionet janë, Akademia, Instituti Albanologjik (së fundi), Universitete pa numur (si bunkerët), ka, më duket, edhe qeveri, ka … Apo nuk ka? Si jo ? A nuk po na ban ajo me “KARTE IDENTITETI” (europiane, sic) në vend të “LETER NJOFTIMIT”?
Desht Zoti e tash doli edhe Kosova “Zojë më vete”, po mbasi u çliruen prej shkjaut, çka po bajnë kosovarët me u çlirue prej vetit? A prap do të rrinë “suz” para “enukëve të Tiranës”? Çka po bajnë ata me u çlirue njëherëemirë prej gjedheve sllave pa u ripushtue prej “interpretacionesh” perëndimore krejt mish i huej në trup të shqipes?
Ka, pa pikë dyshimi, edhe intelektualë, por ata i kanë t’huej, i kanë tulatë, u kanë mpi çdo dëshirë me marrë përsipër përgjegjësi të dorës së parë me randësi kombtare. Pse, po nuk i moren përsipër intelektualët këto përgjegjësi jetike, kush do t’i marrë, deputetët që, si thotë një barseletë shkodrane, kanë krye kah dy e tre fakultete, por e kanë peng që nuk kanë krye edhe shkollën e mesme? Pse kaq të lehta ishin ato fakultetet – merre me mend sa shkolla të mesme mund të kishin krye, ndonjeni edhe tetëvjeçaren. Po nuk asht kurrë vonë, të dashtun deputet, hyjani, hyjani edhe shkollës së mesme.
Unë nuk e kuptoj frikën e sotme me thanë çka mendon. Po edhe në paçi ende frikë, për hir të Zotit, kijeni edhe pak guxim. Ky vend ka nevojë edhe për intelektualë të mirfilltë, jo vetëm për “inglishmenë” hibridë e bastardha me qylaf në mendje e Benz nën bythë që kanë pushtue Tiranë e Prishtinë.
Pse tek institucionet, qofsha i gabuenm, po unë nuk kam kam pikë besimi.

7. Mbi detyrimin e shtetit me ligjërue sanksione.

Ashtu si në mbarë botën e përparueme, do të kemi këto dukuni edhe në të ardhmen:
a – Një letërsi e thurun tue u bazue në standardin gjuhësor kombtar;
b – Një letërsi dialektore, që sjell larmi e pasuni të veçanta, tue pasë edhe kjo vend në shkollë e në studime;
c – Gazeta, revista e sidomos stacione radiotelevizive të detyrueme me u ndejë normave standarde kombtare e sidomos të detyrueme me sanksione të rrepta me folë shqip.
Letërsia artistike do të jetë e lirë me përdorë edhe të folme krejt të ngushta. Asht punë e secilit si e ndjen e si e shpreh krijimin e vet. Kjo veçse e pasunon shqipen, që edhe në të ardhmen do të ketë nevojë me u ushqye prej të folmeve edhe ma të skajshme.
Due të ndalem tek pika e fundit, tek detyrimi me folë shqip.
Nuk po flas për përvojën franceze apo të ndonjë shteti tjetër. Po flas tue u nisë nga gjendja e randë, tejet kërcënuese për të ardhmen, e një shqipeje bastardhe që përdorin sot veçan stacionet radiotelivizive, e jo vetëm ata. Pse, do profesora “famozë” të mjeksisë arrijnë deri atje sa të botojnë librin “Sëmundjet Interne”. Këta duhen ndëshkue në mënyrë shembullore. Mund të jenë edhe profesora (superprodhimi ma i frikshëm sot në Shqipni), po nuk janë qytetarë të dejë të këtij vendi, sakohë që sëmundjeve të mbrendëshme u thonë “Interne”. Shej ma të haptë paditunije s’kanë nevojë me dhanë “profesorat famozë”. Por ndërkohë ndëshkimin shembullor e meritojnë, jo tue i fishkullue me kamxhik, si do të banin dikund tjetër, por të paktën me nga një gjobë të majme po, e libri të hiqet menjëherë prej qarkullimit.
Më kujtohet se si një herë, aty kah mesi i viteve ’60, një zadrimor i squet, tue ndigjue një agronom që përdorte lumë fjalësh të hueja, thotë me ironi : « Bah, sa i dijtun asht ! Një fjalë nuk i merret vesht ! »
E ja ku gjendemi edhe ma keq se me atë agronomin naiv. Tash akademikë e shkrimtarë, analistë e gazetarë, ministra e komunarë, të gjithë u janë lëshue fjalëve të hueja, pse shqipja nuk po mbushë.
Ka ardhë puna me thanë : Zot, na ruej prej të dijtunve ! Na ruej, o Zot, prej atyne që thonë a shkruejnë (marrë prej gazetave e programeve televizive të së djelës datë 07/12/2008):
aplauduen për duertrokitën,
implementim për përmbushje,
interpretacion për shtjellim (ose të paktën : interpretim),
agravohet për randohet
percepsion për përceptim,
lokacion për vend, zonë, lokalitet,
glorioz për i lavdishëm,
premio për çmim,
enorm për tej i madh, shumë i madh,
resurset humane për burimet njerëzore,
minoritet për pakicë,
gardiani për roja,
infantil për fëminor,
gravidancë për shtatzani,
E ma tej:
Shumë gazeta shqiptare i gjen në internet vetëm në anglisht. Si kam thanë edhe ma nalt, na kanë mbi do „inglishmenë“ në Tiranë, do tipa të zgërlaqun që përdridhen si gra të përdala, do veshpalamë që u gëzohen kollareve si fëmijtë tollumbacave, që tashma mjaft t’i venë fjalës në fund një „.com“ e u duket vetja Ajnshtajna.
Aq pezmatohem kur ndigjoj ata që i kanë ba televizionet si shtëpinë e tyne, sa të vjelltit më çohet e zorrët më perzihen. Një përçudnim që ban me t’u çue thik qimet e trupit.
Atëherë asht detyrë e shtetit me ligjërue sanksione, me krijue struktura përkatëse qe të kontrollojnë zbatimin e ligjit, me ushtrue kontroll të rreptë e me dhanë dënimet ma të pamëshirshme për atentatorët e shqipes. Këtu nuk mund të ketë shtrim problemi me delikatesë. As jam për një “puritanizem” të skajshëm. Po jo ama sa me të ardhë të vjelltë kur ndigjon “inglishmenët” e Tiranës e të Prishtinës kah “kullojnë” kulturë tue e folë shqipen në shtatë gjuhë.
(Për fat të keq e njejta dukuni po shfaqet edhe në fusha të tjera. Shih muzikën ku kanë vërshue do “modele të reja popullore”, do gjedhe “ala magjypçe” e “ala jemençe”. Respektin ma të madh për magjypët e jemenët, po Shqipnia ka muziken e saj të pashoqe: polifoninë e magjishme labe e violinën e Zadrimës si instrument treshekullor popullor, si askund tjetër, të paktën në Ballkan).
Po humbëm gjuhën, thotë Fishta, humbëm kombsinë. Po pikërisht këte ndoshta kërkojnë me ba “inglishmenët” e Tiranës e të Prishtinës, ata që e flasin shqipen në shtatë gjuhë – që një ditë të mos ketë ma as shqip e atëherë as shqiptarë, por thjeshtë do bastardha që do t’i falen djallit e të birit, serbit e çinimaçinit, e vorret e martirëve do t’i lërojnë me mbjellë kikirik !
. Këto bastardha, që u lodron barku prej hallvet, flasin kështu përçudshëm edhe pse janë të padijtun, mirëpo, tue qenë shumica të pasun a të lidhun me botën e politikës e me pushtetin e pushtave, po bahen një model rrënues veçan për brezin e ri. Këta nuk marrin vesh ndrysh veçse me kamxhik – sanksione ligjore të rrepta.

Ju jeni të qetë? Ju mendoni se shqipja po lulëzon? Se shqetësimet e mia janë të pavend? Se unë po e tepruekam me frikën e bjerrjes së shqipes?

Lum ju e mjerë shqipja!

Nga Floripress

Daniel GÀZULLI

Jetëshkrim


Jam i sigurtë se im’amë, e mira, do të kishte heqë dorë nga ajo lojë e ngatrrueme me tim atë, që më solli në jetë, po ta kishte dijtë ç’kalvar do të kalonte i biri. Ishte saktësisht ora 13:45 e datës 4 tetor 1944 kur unë qava për herë të parë, e thonë se qava shumë, sikur parandjeja që e ardhmja që më priste do të ishte as ma pak e as ma shumë, po një rrugë mundimesh të pafund.
Kur fillova të rritesha, e bashkë me moshën u shtuan edhe mbrapshtitë e mia, dëgjoja të më qortonin shpesh e të më kujtonin se unë nuk mund ta baja këte apo ate, sepse isha “një Gàzull”. Aq shpesh ma përsëriste këte sidomos im ungj Simoni, sa ngandonjëherë matesha t’i thoja se isha gati të hiqja dorë nga mbiemni, mjaft të më linin rehat, se unë nuk dija të sillesha ndrysh. (Ma vonë – jo fort ma vonë, kam qenë ma pak se adoleshent – i kam qenë mirënjohës mbiemnit, sepse më nxiti të isha dikush, sidomos të stujoja, ndërsa kërkoja të vërtetat për Gjon Gàzullin, atë astronomin e matematikanin e shquem dhe ambasador i Kastriotit në Shekullin e Madh, shekullin e XV, deri tek Gjon Gàzulli i fundit, deputet Nolist, varë në litar në Fushë të Druve në Shkoder më 05 mars 1927, e tek gjuhëtari Nikollë Gazulli, pushkatue më 02 shkurt 1946, që na kishte lanë një liber të trashë me titull “Fjalorth i Ri”).
Ja, kështu fillova të rritesha unë.
Shpejt, shumë shpejt, isha jo ma shumë se 11 a 12 vjeç, një pyetje e ankthëshme filloi të më mundonte.
Kisha dëgjue prej të mijëve se si kishin luftue kundër otomanëve, kundër Shkjaut e Fashizmit. Po ja që, në bisedat e të moshuemëve, më kapte veshi herë mbas here disa thanje që më shqetësonin thellë në shpirtin tim ende të parrahun me dallgët e jetës.
Ata shpresonin të vinte “inglizi” e të nxirrte jashtë “këta të Moskovit”. “Këta të Moskovit”, unë e dija se ishin pushtetarët tanë, komunistët, që nuk ishin të huej, kurse të moshuemit tanë shpresonin e kërkonin që “inglizi” t’i nxirrte jashtë, si të ishin pushtues. Ishte një punë tepër e ngatrrueme për mue në atë moshë, por që nuk u desh shumë kohë të më kthjellohej gjithçka, edhe pse unë “rioshi rebel” nuk isha për ndihmë të “inglizit”.
Nga mosha 14 deri më 20 vjeç pata për udhëheqës shpirtnor Atë Justin Rrotën, fratin e urtë, klerikun përparimtar, gjuhëtarin e shquem, mbi te gjitha NJERIUN E MADH. Ai më mori përdore (edhe pse vetë ishte gjysë i paralizuem) e më shkëputi nga bestytni të kota, nga fantizmi, që ishte një mësim aq i vlefshëm, sidomos për një qytet si Shkodra ku unë po rritesha mes njëmijë dyshimesh, që vinin nga paaftësia ime me kuptue e me shpjegue çka ndodhte rreth nesh.
Kisha fillue të shkrueja poezi e tregime që në moshë fare të re, po profesori im i letërsisë në shkollën e mesme, më porosiste “t’i ruaja, t’i hiqja mënjëanë, për kohë ma të mira, e të mos ia jepja kujtëdo t’i lexonte. T’i dërgoja për botim jo e jo”. E pra unë ato nuk i shkruaja kundër Shtetit, as më shkonte në mend një gja e tillë, po shkrimet ashtu vinin vetiu.
Më 1967 më larguan nga arsimi, si i padenje me edukue brezin e ri me frymë revolucionare. Në atë largim randonte edhe një gabim i imi rinor, por randonte sidomos fakti që të dy gjyshët e mi, nga baba e nga nana, kishin qenë kulakë.
M’u desh të përballesha me vështirësi të jetës së përditëshme ndërsa punoja punëtor në bujqësi, pak ma vonë normist, llogaritar në Ndërmarrjen Bujqësore të Lezhës e ma vonë në Ndërmarrjen Pyjore.
Pikërisht atëherë ndjeva se kisha nevojë për hapsina të tjera.
Më 18-20 gusht 1968 shkrova romanin “Një vit dhe një jetë”. E mbaj mendë mirë, sepse mëngjesin e 21 gushtit, ndërsa kërkoja diku muzikë në radjo për t’u çlodhë, mësova se Bashkimi Sovjetik kishte pushtue Çekosllavakinë, një akt, tronditja nga i cili nuk më ka kalue as sot e kësaj dite.
Po atë vit, nga fundi i tetorit, shkrova romanin “Anmiku i popullit” dhe rreth gjashtë muej ma vonë romanin tjetër “Jeta nuk asht lpjë”.
Por tashti po ndodhte diçka që nuk e kisha mendue kurrë: zvenitja përfundimtare e shpresave. Ka qenë një ndjesi rrënuese, që më çoi gati të hiqja dorë nga letërsia, sidomos nga krijimtaria, aq sa, në vitet ‘70/’80 shkruaja tepër rrallë, vetëm kur shpirti nuk mbante ma, e atëherë shfreja në ndonjë poezi, që i kam përmbledhë në vëllimin “Pëshpëritje në vargje”. Vitet në vazhdim qenë thjeshtë përpjekje me mbijetue e me rritë dy vajza të mira.
Në vitet ’90, mbas përmbysjes së madhe, kam qenë ndër të zhgënjyemit e parë. Kudo, në çdo qelizë të Shtetit, të politikës, të mediave, të ekonomisë, të botës shpirtnore, u ricikluen njerëzit e diktaturës, trazime të mbrendëshme që i kam pasqyrue në ciklin poetik “Shpresa dhe zhgënjime”.
Gjatë periudhës të një mërgimi të detyruem, shkurt 2000 – prill 2003, shfreja vetëm në poezi, një pjesë të të cilave i kam përmbledhë në ciklin “Mallë”.
Kur u ktheva në Atdhe më 2003, nuk arrijta ta mbaja ma për vete zhgënjimin e kështu lindi romani “Mërgimtar në Atdhe” e pak ma vonë romani “Deti në mes”.
Gjatë gjithë jetës, edhe pse janë fusha ku unë nuk kam asnjë lloj përgatitjeje të mirëfilltë, jam marrë edhe me hulumtime gjuhësore, etnologjike, folklorike. Pjellë e këtyne qasjeve janë vëllimi “Rrëfime zadrimore”, studimi etnologjik “Sapa” (bocet), sidhe ndonjë shfrim gjuhësor si “Gjuha shqipe, e mira, e mjera”.
Ja, pra, ky do të ishte pak a shumë jetëshkri im, jetëshkrimi i njenit që tashma ka humbë sensin e humorit dhe të vetëironisë.
E nuk asht humbje e paktë.
P. S.

Vepra te botueme:

1. Një vit dhe nje jetë roman
2. Anmiku i popullit roman USA
3. Mërgimtar në Atdhe roman USA
4. Deti në mes roman USA
5. Saga e Abelëve trilogji
6. Rrëfime zadrimore ndodhì e urtì
7. Vjeshtë në Lebjanë novela e tregime
8. Intervista me vajza të mira tregime / intervista
9. Interviste con ragazze di vita racconti / interviste USA
10. Pëshpëritje në vargje poezi

Shenim:Kjo është leter origjinale që më ka derguar i ndjeri Daniel Gazulli me daten 1 Mars 2010

SHKOLLAT SHQIPE NË MAQEDONI ME CILËSI TË DOBËT


Asnjë shkollë me mësim në gjuhën shqipe në Maqedoni nuk arritur të radhitet në pesë ose dhjetë vendet e shkollave më të mira në nivel vendi, por të njëjtat pozicionohen pas vendit të 19-të. Këto janë rezultatet nga provimet e maturës shtetërore për vitin 2013, përderisa nota më e lartë mesatare e fituar nga provimet e maturës shtetërore të këtij viti, te shkollat shqipe është 3.7, duke lënë kështu shumë larg rezultatet e shkollave elitare në vend.
Hasan Jashari, ish-zëvendësministër i Arsimit në Maqedoni thotë se këto rezultate janë më se brengosëse. Sipas tij, në këtë gjendje arsimin shqip e kanë çuar shumë faktorë.

“Natyrisht se kriza shoqërore ka cenuar dhe shkollën. Në njëfarë forme, e gjithë ajo që ndodh në shoqëri, bartet edhe në bankat shkollore. Shkolla shqipe është në një krizë të madhe këto dhjetë vjetët e fundit, e edhe kjo është si rrjedhojë e një lidershipi të dobët dhe si pasojë e asaj se shkollat shqipe janë kryekëput nën kthetrat e partive politike”, konsideron Jashari.

Si problem që duhet diskutuar Jashari e sheh dhe mungesën e një strategjie konkrete nga organet përkatëse për arsimimin e gjeneratave më të reja, me theks të veçantë për atë se cilat duhet të jenë prioritete e arsimimit në gjuhën shqipe në Maqedoni.

Nga ana tjetër, mësimdhënësit shqiptarë, rezultate e dobëta të provimeve shtetërore i arsyetojnë me mungesën e kushteve elementare për mësim në shkollat shqipe, qofshin ato shkolla fillore ose të mesme.

Kryetari i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë, Nuhi Dardhishta, thotë se mësimdhënësit shqiptarë përballen me kushte të vështira në shkollat shqipe dhe me probleme të shumta në tekstet shkollore, të cilat paraqiten për çdo vit mësimor.

“Mësuesit shqiptarë ankohen se nuk munden në vazhdimësi t’i shmangin ato gabime, të cilat paraqiten në tekstet shkollore te më shumë lëndë. Po ne kemi libra, tekste shkollore ku 7 ose 8 faqe nuk janë shtypur në gjuhën shqipe, por ato njësi mësimore janë në gjuhën turke, pra nuk kemi probleme politike, por edhe teknike, të cilat vështirë evitohen si pasojë e ngathtësisë së organeve të Ministrisë së Arsimit”, thekson Dardhishta.

Ai shton se pikërisht këto gabime kanë çuar në rezultatet e dobëta të nxënësve shqiptarë si në testimin ekstern dhe maturën shtetërore, ku i gjithë procesi ka qenë i përcjellë me gabime gjuhësore që në masë të konsiderueshme ka hutuar nxënësit shqiptarë gjatë testimit.

“Sa u përket teksteve shkollore, një pjesë e madhe tyre janë përkthyer nga përkthyes joprofesionistë. Nuk mundet një përkthyes të përkthejë tekstet e lëndëve natyrore, nëse ata nuk kontrollohen edhe nga profesionist të lëndëve përkatëse, sepse kemi të bëjmë me terminologji të caktuara”, shton Dardhishta, duke theksuar se këto anomali ndikojnë që shkollat shqipe të jenë më keq të ranguara krahasuar me ata maqedonase.

Ai gjithashtu rithekson problemet me hapësirat në shumë shkolla, duke theksuar se shumë më shumë investohet te shkollat maqedonase.

Por, me këtë nuk pajtohet ish-zëvendësministri i Arsimit, njëherësh dhe një nga nënshkruesit për themelimin e Universitet Shtetëror të Tetovës dhe Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë , Hasan Jashari. Ai thotë se kushtet e rënda janë evidente, por nuk duhet përdorur si justifikim për të fshehur anomalitë tjera, siç është ndërhyrja e politikës në procesin arsimor

“Me sa jam duke i ndjekur statistikat , që nga viti 2000 e këndej unë nuk kam dëgjuar se ndonjë drejtor shkolle të shkarkohet si pasojë e mosdijes ose mospunës. Nuk kam dëgjuar që ndonjë arsimtar edhe pse ligji e mundëson që për shkak të rezultateve të dobëta gjatë punës të merret në përgjegjësi, madje nuk kam dëgjuar që ndonjë funksionar nga dikasteri i arsimit gjatë dekadës së fundit të jetë shkarkuar si pasojë e mosdijes, mospunës ose papërgjegjësisë. Dhe, në këtë drejtim, më duhet të theksoj se çështja e devalvimit të arsimit shqip qëndron pikërisht në këtë. E ritheksoj, dhjetë vitet e fundit mungon një strategji e qartë dhe askush nuk e udhëheq arsimin shqip”, potencon Jashari.

Ndryshe, shkolla e mesme me mësim në gjuhën shqipe në Shkup, “Zef Lush Marku”, është radhitur e 50-ta në listë , duke shënuar regres prej 14 vende vetëm brenda një viti nga pozita e 36-të ku ishte vitin e kaluar. Para shkollës së mesme të Shkupit, shkolla me mësim në gjuhën shqipe janë radhitur ajo e Dibrës dhe Tetovës.

Shefqet DIBRANI: Analizë librit “RËNIA E BOTËS ISLAME”

(Hamed ABDEL-SAMAD: DER UNTERGANG DER ISLAMISCHEN WELTEine Prognose, München 2010, fq. 240.). ISBN 978-3-426-27544-3
Autori i librit Hamad Abdel – Samad është një egjiptian i cili në Gjermani ka shkuar për t`i zgjeruar njohuritë e tij akademike. Fillimisht, Ai do t’i gëzohet faktit se në Gjermani kishte mundësinë për të jetuar më në liri se sa në vendin e tij. Por, me kalimin e kohës ai kalon në një situatë stresi ku e ndjente vetën si një luftëtar i pafuqishëm kulture, gjendje kjo që në mendjen e tij kishte akumuluar urrejtje për vendin ku kishte ardhur. Natyrisht, në fillimet e tij nuk kishte fuqi për t`u ballafaquar me këto probleme pasi kishte mangësitë e njohjes së kulturës dhe gjuhës gjermane për tu përballur si duhet me konfliktet kulturore dhe më pas edhe për t’i zhvilluar si duhet konceptet e reja që tashmë i gërshetonte me ato të origjinës dhe me këto që ishte ndeshur në Gjermani.
Kjo situatë studentin (e studimeve posdiplomike: Shënimi im) nga Egjipti Hamed Abdel – Samad do ta shtyj të merret me një temë mjaft të ndjeshme dhe po aq të rëndësishme për vetë atë dhe botën arabe. I ardhur nga qyteti i Kajros, sot Abdel-Samad njihet në Gjermani, Austri dhe Zvicër si një nga intelektualët islam më të profilizuar të gjeneratës së re. Ai sot punon si docent në Institutin e Historisë dhe Kulturës Hebreje në universitetin e Ludwig-Maximilian në Munih.
RËNIA E BOTËS ISLAME – Një prognozë”, ose gjermanisht  “Der Untergang der islamischen Welt”, botuar në Munih 2010, është titulli i librit të Hamed Abdel – Samad  ku jep një prognozë mjaftë interesante.
I zënë “peng”  në botëkuptimin në mes dy kulturave, autori i librit zbulon gjendjen e pakëndshme të kësaj situate. I nxitur nga kjo situatë fillon të hulumtoj e të japë prognozën e tij në shtypin gjerman dhe më pas edhe në librin etij për disa faktorë që, sipas autorit, do të ndikojnë  në rënien e botës islame.
Ai “rënien e botës islame” e shef jo vetëm në ngurtësinë e të menduarit fetar, por edhe në faktin se shumica e vendeve islamike kanë rënë në mentalitetin e konsumimit deri në dehje të islamit, për të cilën situatë ata nuk kanë një rrugëdalje shpirtërore përveç radikalizmit primitiv. Religjioni si duket nuk është në gjendje për një kundërpeshim përballë materializmit që po sundon për të kontribuar në një baraspeshim të shoqërisë. Kjo për arsyen se, religjioni është në konflikt të mprehtë me materializmin dhe atë njëkohësisht edhe mallkon. Përderisa perëndimi e ka gjetur një balancim përballë sjelljes së konsumimit të tepruar të fesë në repertuarët  kulturore të iluminizmit dhe humanizmit, te bota islame mungon një mekanizëm mbrojtës përballë konsumit, pra pa e përjashtuar atë në mënyrë kategorike, dhe pa e mallkuar atë. Kjo situatë që kaherë është realitet në botën islam, thjeshtë është identifikuar si “konflikt mes traditës dhe modernes”.
Për këtë dhe situata të tjera që kemi në botën islame autori i librit vlerëson se, bota islame nuk ka në brendësinë e saj fuqi kreative për zgjidhjen e problemeve, porse asaj i ka mbetur vetëm kultura e rezistencës primitive dhe mjaftë radikale. E kjo rezistencë nuk drejtohet kundër arsyeve të vërteta për të gjetur fajtorin përbrenda vetvetes, porse përpiqet të kërkoj fajtorë të jashtëm, të huaj për t`i akuzuar për  gjendjen mizerje   të tyre. Angazhimet e perëndimit në konfliktet e ndryshe në botën islame, nuk janë pranuar kurrë si ndihmë, porse janë përhapur teori konspirative, thotë Abdel-Samad.
Përderisa në botën islame flitet për një plan master që ka për qëllim kontrollin total të resurseve dhe të myslimanëve, shumë perëndimorë propagandojnë islamizimin e Evropës. Te dy këto perceptime kanë të bëjnë shumë me një vet reflektim. Përderisa njëra anë ka parasysh rreziqet e së kaluarës si: fanatizmin fetar mesjetar, luftërat fetare, turqit para Vjenës etj. Ana tjetër lëpin plagët e shkaktuara në të kaluarën dhe vajton përvojat traumatike me rastin e kryqëzatave dhe kolonializmin. Sa i përket islamit në gjendjen e sotshme, ai mund të jetë gjithçka tjetër, por jo i fuqishëm, vlerëson analisti arab Abdel-Samad.
Dhuna e motivuar fetarisht, islamizimi në rritje i ambientit publik dhe insistimi luftarak për prezantimin, pamjen e simboleve islamike, janë reaksione nervozizmi. Janë pra shenja të qarta që tregojnë mangësinë e vet besimit dhe mundësive të veprimit. Ne mund të vërejmë se, pjesa e madhe e botës islame është e distancuar në mënyrë drastike nga njohuritë e botës laike dhe se po merr një qëndrim të pa pajtueshëm përballë shpirtit modern. Dhe se kjo po përhapet me të madhe në formën e fundamentalizmit dhe po shprehet me dhunë dhe përjashtime. Lufta mes kulturave tashmë është bërë realitet, gjykon autori. Dhe kjo, jo vetëm mes islamit dhe perëndimit, siç supozojnë shumica, por edhe përbrenda vetë botës islame, mes individualizmit dhe shtypjes së konformitetit, kontinuitetit dhe risive. Një reformë politike islame është ende larg. Sistemet arsimore edhe më tutje përpiqen më shumë për lojalitet se sa për lirin e të menduarit. Shtetet e Gjirit si “hapje” e vlerësojnë hapjen përballë konsumimit të gjësendeve moderne, mirëpo jo edhe të ripërtrirjes së mendjes. Vërtetë në shumë vende islamike grave u lejohet edukimi, mirëpo njëkohësisht ato nuk lejohen të bëjnë jetë të pavarur. Debatet për reforma janë iniciuar shpesh, porse ato ende nuk janë quar deri në fund, shkruan në librin e tij Hamed Abdel-Samad.
Të gjitha çështjet e reformave fillojnë tek Kurani e në fund ato thyhen në paqëndrueshmërinë e bllokut të kulturës islame. Sikur reformatorët, po ashtu edhe konservativët citojnë librin e shenjt. Përderisa njëra anë në atë e shohin bazën për një shtet të Zotit (fetar), reformatorët kërkojnë pasazhet pozitive që janë të përshtatshme për jetën e sotshme moderne. Mirëpo askush nuk guxon ta parashtroj pyetjen themelore se “për çka na nevojitet Kurani sot?”. Sa herë debati për reforma bëhej serioz, ngrihen paragjykimet e vjetra kundër perëndimit  duke u ndihmuar edhe me manipulimet politike, e me ç`rast fuqitë reformuese klasifikohen si kolonë e pestë e perëndimit, e kështu këta diskreditohen. Frika nga sanksionet, e në rastet më të rënda, edhe kërcënimet me vrasje, shumicën e reformatorëve i frenon në rrugën  e tyre për të vazhduar me reforma, vlerëson në librin e tij Hamed Abdel-Samad.
Sa i përket asaj se, çka ka mbetur sot nga  historia e të menduarit islam, sipas mendimit tim, thotë autori, ka mbetur vetëm shkuma intelektuale e një ortodoksie të papajtueshme. E me këtë libër po përpiqem të kuptoj, se si erdhi te rënia e islamit dhe çfarë domethënie ka për boten e sotshme. Dhe kur autori flet për botën islame, ai flet për një konstrukt të imagjinuar të emëruar si umma. Bëhet fjalë për qëndrimin intelektual të shumë myslimanëve përballë modernes; bëhet fjalë për islamin si një ide politike, e cila në meskohë ka humbur substancën dhe ka fare pak përgjigje për ngjarjet botërore, e, ndërsa të gatshme ka vetëm tërbimin dhe dhunën.
Një nga pyetjet e shpeshta që bëhen, shkruan autori,  thuhet a kemi një islam? Kjo është një pyetje që pretendon t`i ngulfatin kritikët e islamit. Natyrisht se islami është mjaft heterogjen. Megjithatë mund të flitet për një islam.  Heterogjeniteti mund të jetë interesant për etnologët, teologët mirëpo shikuar nga aspekti politik, këto dallime janë tejet irelevante. Dhe kurë flasim për islamin, këtu mendojmë si ideologji politike, shpjegon autori.
Autori duke shtjelluar definicionet për civilizimin dhe kulturën si teori që njihen i vlerëson jo të plota dhe nga ky qëndrim ai nxjerr një definicion të civilizimit dhe e formulon si “një aftësi të një kulture për të ndryshuar diçka të shëmtuar në diçka estetike. Civilizimi është aftësi për transformim dhe çarmatosjen e historisë vetjake.”
Shumica e intelektualëve mysliman kolonializmin e shohin si “ndërprerje” të zhvillimit dhe si argumentin kryesorë për prapambeturin e botës islame, shpjegon Abdel-Samad. Për këtë argument autori i librit cekë vlerësimin e shkrimtarit egjiptian Hamdy Abu – Golayyel, i cili, duke krahasuar, merr shembull Gjermaninë e pas LDB dhe Japoninë, vende këto që nuk u “ngulfatën” duke vajtuar dhe mallkuar vendet që i sulmuan këto dy shtete, porse duke e pranuar se kanë qenë pjesën më të madhe vet-shkaktar për gjendjen e krijuar, kanë filluar të bashkëpunojnë me “armiqtë” për ta ndërtuar vendin e tyre.
Autori i librit thotë, se deklarimi i tillë i Abu-Golayyel është gjykuar si “më i rrezikshëm se gjithë sionistët së bashku”. Krahasimi me Gjermaninë dhe Japoninë mund të jetë i papërshtatshëm, thotë Abdel-Samad,  atëherë le të dalim në Tajvan, vazhdon analizën e tij, ai më tutje. Gjatë invazionit japonez në këtë siujdhesë u bënë përdhunime dhe vrasje të shumta. Universiteti i Tajvanit, që u ngrit nga japonezët në vitin 1928, pas largimit të japonezëve, tajvanezët kanë mundur ta shkatërrojnë. Mirëpo ata nuk e bën këtë. Ata vendosën atë ta ngritin, dhe në vitin 2008 universiteti i Tajvanit hynë në listën e universiteteve më të mira në botë.
Pas kësaj, Hamed Abdel-Samad kalon në librat arab shkollor, të cilat siç shkruan ai, kanë shumë mangësi dhe në mënyrë njëanësore mësohet historia, pra për islamin e kohës së lulëzimit dhe sot paraqitja e tij në rolin e viktimës. Si arsyetim jepen teoritë konspirative perëndimore, pra vazhdimësia e imperializmit perëndimor në botën islame. Fillimisht, thotë autori, aty paraqitet fakti se, sie evropianët kanë përfituar nga njohuritë arabe, pastaj vazhdohet me paraqitjen e asaj se, çka i ka bërë Evropa islamit, pra shkatërrimet. Ndërsa kontributin dhe agresionin e islamit dhe luftërat robëruese ose tejkalohen ose ato paraqiten si luftëra të drejta. Luftërat e veta paraqiten si fath, pra të bëra në emër të Zotit, ndërsa luftërat e të tjerëve paraqiten si ghazw, pra si invazione.
Kështu, autori, duke u bazuar në librat shkollor të Egjiptit, përveç shembujve të ndryshëm me mongolët, përmend sundimin osman 400 vjeçar, sundim ky që shumë më shumë prapambeturi i ka sjell botës arabe, se sa kolonializmi evropian.  Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për aspektin historik, thotë autori, por edhe për aspektin fetar, ku botën e ndajnë në besimtarë (myslimanët) dhe jobesimtarë (perëndimi, përkatësisht të krishterët). Integrimi i stilit të jetesës perëndimore dhe njëkohësisht ndjenja e brendshme nënçmuese përball kësaj jete, e bën këtë shizofreni të jetë eksplozive.
Duke vazhduar me tutje me deklaratën e ambasadorit saudit i cili në Uashington ku deklaron për “pastrimin” e librave shkollorë nga fryma e nxitjes së urrejtjes, gazeta “Uashington Post” në vitin 2006 duke provuar deklaratën e ambasadorit hulumton vërtetësinë, nëse është e vërtetë ky “kontribut”. Gazeta konstaton se librat shkollor fetar e paraqesin islamin si fenë e vetme të vërtetë. Raportimi i kësaj gazete paraqet disa pasazhe nga librat shkollorë, e njërin po e paraqesim edhe këtu. Bëhet fjalë për librin e klasës së gjashtë ku thuhet: “Majmunë janë hebrenjtë, njerëzit e Sabbats, ndërsa të krishterët janë derra, jobesimtarët simpatizantë të Jezusit”. Hamed Abdel-Samad thotë se librat e tillë nuk po përdoren për mësim vetëm në Arabinë Saudite, por edhe në 19 shtetet evropiane, ku ekzistojnë akademitë saudite. Autori duke vazhduar pos të tjerash thotë se, ndikimin e këtyre librave nuk duhet nënvlerësuar sepse në kombinim me ndikimet e rrethanave sociale të mësuesit, ndikimi i xhamive dhe televizioneve janë shumë serioze. Këto na tregojnë se, sie një kulturë e percepton vetveten dhe se çka u jep gjeneratave të reja, vlerëson Hamed Abdel-Samad.
Përveç trajtimeve më të detajuara që jep autori i librit që po e prezantojmë këtu, ai flet edhe për kohën historike osmane. Ai thotë se osmanët deklaronin se okupimet e tyre ishin në shërbim të përhapjes së islamit. Ai si kundër fakt cekë okupimin e Sirisë në vitin 1516 e një vjet më vonë edhe të Egjiptit, para se kjo perandori ta fuste nën pushtetin e saj gjithë rajonin.
Ky okupim ishte bërë me dhunë edhe pse këto pjesë tashmë i takonin besimit islam, thotë autori. Sundimi katërqindvjeçar mbi gjysmëhënën araba nga Maroko deri në brigjet e Gjirit Persik e mbulon këtë pjesë nga kultura e fqinjëve evropian. Aparteidi gjinor, i cili edhe ashtu ishte prezent në traditën fisnore araba, fuqizohet edhe më shumë me ardhjen e të menduarit të harem-it turk. Në kohën kur Evropa kaplohet nga iluminizmi dhe risitë teknike, industriale, në Lindjen e Afërt sundonte letargjia dhe besëtytnia. Ndërsa në ato rrethana Abd al-Wahhab (1702-1793) kërkonte kthimin në shkronjat e Kuranit dhe se të gjithë të pafetë do duhej të luftoheshin mbase edhe mistikët mysliman, thotë autori.
Hamed Abdel-Samad thotë se janë dy lëvizje  që ia dolën të përhapin ideologjitë e tyre radikale në gjithë botën islame: Wahabizmi nga Arabia Saudite dhe Vëllazëria Myslimane (arab. Jamaîyat al-ikhwân al-muslimîn) nga Egjipti.
Një kapitull të tërë autori ia kushton edhe Muhamed Ali Pashës dhe kontributit të tij në ndërtimin e Egjiptit. Lidhur me këtë temë autori i përfshinë disa ngjarje historike në Egjipti. Ky përfol  zgjedhjen e Muhamed Ali Pashës nga drejtues fetar, tregtar dhe njerëzit tjerë me ndikim në krye të shtetit të Egjiptit, sidomos pas tërheqjes së francezëve nga ky vend. Ai përshkruhet si ushtarak shqiptar intrigant, besimtar mysliman. Ardhja e Muhamed Ali Pashës në krye të Egjiptit vlerësohet nga autori si ndryshimi i fundit në mënyrë paqësore i pushtetit në Egjipt. Interesante është vendosja e Pashës në krye të shtetit të Egjiptit, thotë autori, sikur nuk ka mundur të gjendet ndonjë personalitet egjiptian i denjë që të marrë pushtetin, u emëruar një ushtarak osman nga Shqipëria. Muhamed Ali Pasha ishte një strateg i mençur. Ai nuk ishte njohës i mirë i fesë, mirëpo ai me sjelljet e tija bëhej kinse ishte fetar i mirë, e në këtë mënyrë kishte fituar simpati në Egjipt. Veprimi i parë i tij në detyrë ishte largimi i të gjithë drejtuesve fetar drejt shkretëtirës si dhe ftesa e gjithë gjeneralëve ushtarak në një banket, të cilën pretendonin të ndanin pushtetin me atë, dhe i vret të gjithë.
Muhamed Ali Pasha, duke marrë si shembull Francën, qëllimin e kishte për ta ngritur një shtet jo vetëm modern por edhe për ta shndërruar në një fuqi. Ai me një tempo tejet të shpejt ndërton Fabrika moderne në vend. Ai kishte dërguar të rinj në Evropë për të studiuar. Autori i librin thotë se vlerësimi i Muhamed Ali Pashës ishte: vetëm duke ndërtuar një ushtri të fortë, do ta modernizonte edhe vendin. Ai kishte ndërtuar edhe flotën egjiptiane dhe kishte për qëllim ndarjen nga Perandoria Osmane. Muhamed Ali Pasha e kishte gjykuar Egjiptin si një komb me vetëdije të vonuar.
Modernizimet e Muhamed Ali Pashës nuk do të japin fryte për kohë të gjatë, sepse përparimet nuk po vinin nga vetëdija e popullit, porse ato po diktoheshin nga lart. Muhamed Ali Pasha e shfrytëzonte sistemin feudal, ndante toka familjes së vet dhe ushtarëve besnik ndërsa  pushkatonte secilin qe e kundërshtonte, thotë autori, për të vazhduar me përfundimin e tij mbi këtë personalitet ku thotë: “Muhamed Ali Pasha shfrytëzoi instrumentet materiale të modernes ndërsa injoronte zhvillimin e mendimit të njohurive mbi të cilat ishte ndërtuar instrumentet moderne)… (dhe se ky është) një fenomen i cili përshkon historinë e re të zhvillimit të islamit e që studiuesi i shkencave politike Bassam Tibi e quan “gjysmë moderne”.
Gjithsesi libri  RËNIA E BOTËS ISLAME, është një uverturë e mirë nëse merret për studime, përkitazi me zhvillimet politike nder ne, këtu në Kosovë, sepse përmes këtij libri do të dalin në shesh të gjitha analogjitë për radikalizmin e islamit, do të kuptohet më mirë luftërat speciale për gjoja rreziku që vjen nga perëndimi, pastaj do të kuptohet më mirë edhe tendenca për arabizimin sa më të madh të fesë edhe këtu te ne, ku përmes islamit pretendohet të bëhet Kosova një arenë e përgjakshme, përkatësisht një mur i madh ne mes orientit dhe oksidentit që do të jetë fatale dhe e përgjakshme për të ardhmen tonë.
Analizat e tij, Hamed Abdel-Samad, i cili është edhe anëtarë i Bashkësisë Islame në Gjermani, i zgjeron edhe më  tej në librin e radhës LUFTË OSE PAQE, ose Revolucioni arab dhe ardhmëria e Lindjes, Munih 2011, të cilët janë libra Bestler, për hapësirën gjermano-folëse.

2013-08-11

`Rriqra e madhe`- agresive në Malishevë


`Rriqra e madhe`- agresive në Malishevë

KURTESH SHERIFI

”Rriqra e Madhe”, apo siç njihet ndryshe në gjuhën shkencore ”Hyalomma”, konsiderohet se është shkaktari kryesor i përhapjes së virusit që shkakton ethe hemorragjike – Krime Kongo. Një hulumtim njëvjeçar i bërë nga dr.sc. Kurtesh Sherifi, profesor i Parazitologjisë me Sëmundje Invazive dhe Ligjshmëri Veterinare, tregon përhapjen e llojeve të rriqrave nëpër komunat e Kosovës.

Intervistoi: Pajazit Krasniqi

RADIO KOSOVA: Cili ishte fokusimi i studimit tuaj?

KURTESH SHERIFI: Në interes tonin ishte fillimi i një hulumtimi lidhur me problematikën e transmetimit të sëmundjeve, siç është në Kosovë sëmundja virale ethet hemorragjike-Krime Kongo. Ky virus është mjaft i rrezikshëm dhe po paraqet një problem jashtëzakonisht të madh sidomos në disa rajone të Kosovës, apo disa komuna, siç janë komuna e Malishevës, Suharekës, Rahovecit, Klinës dhe në një pjesë të Hasit.

RADIO KOSOVA: Cili lloj i rriqrave i shkakton ethet hemorragjike?

KURTESH SHERIFI: Rriqrat që e transmetojnë virusin që shkakton ethe hemorragjike janë të gjinisë ”Hyalomma” (njihet si vektor potencial i transmetimit të Etheve Hemorragjike Krime – Kongo). Ekzistojnë dy familje të rriqrave dhe ”Hyalomma” hyn në kategorinë e insekteve shumëkombëshe dhe në familjen që iu ngjajnë morrave. Por, më të mëdha se morrat janë dy familje që janë të përhapura në të gjithë botën e që i takojnë familjes ”Ixodidae”| dhe ”Acaricides”, apo rriqra të forta dhe të buta. Nga kategoria e rriqrave të forta, që janë të njohur edhe tek ne, deri më tani janë identifikuar katër gjini, prej tyre përmendim rriqrat e mëdha, që janë ”Hyalomma” dhe pikërisht kjo familje e rriqrave janë të njohura në gjithë botën për transmetimin e virusit të etheve hemorragjike–Krime Kongo. Përveç këtij lloji të rriqrave kemi edhe tri gjini të tjera, të cilat gjithashtu janë të përhapura në territorin e Republikës së Kosovës ”Ixodes ricinus”, që hyjnë në kategorinë e rriqrave të mesme. Kemi edhe gjininë ”Dermacentor” dhe gjininë ”Rhipicephalus”. Në komunat endemike që janë shfaqur ethet hemorragjike – Krime Kongo dominon ”Hyalomma” apo ”Rriqra e Madhe”, që në fakt është një lloj rriqre që dallon nga të tjerat, sepse ka një biologji më të ndryshme dhe është nga ato rriqra që është shumë aktive dhe e lëvizshme në territoret që ka më shumë shkurre dhe kafshë, parcela të fragmentuara dhe kërkojë gjak për shumëzimin apo riprodhimin e tyre. Në kohën që ato mund të sulmojnë një njeri në këtë fazë atëherë virusin që e bartin me vete mund ta transmetojnë edhe në njerëz.

RADIO KOSOVA: Në cilat komuna është konstatuar se është më e përhapur kjo gjini e rriqrave?

KURTESH SHERIFI: Në Komunën e Malishevës janë analizuar 242 mostra ku 238 apo 98 për qind të tyre është konstatuar se është i përhapur ”Rriqra e Madhe” apo ”Hyalomma marginatum”. Rastin e njëjtë e kemi edhe në komunën e Suharekës ku janë analizuar 161 mostra dhe prej tyre 158 ose 98 për qind kanë rezultuar se i takojnë familjes ”Hyalomma marginatum”. Analiza kemi bërë edhe në komunën e Klinës, nga 208 mostra 159 ose 76.4 për qind ishin ”Hyalomma marginatum”. Ndërsa në komunat jo endemike si Gjilan nga 92 mostra të analizuara rezultuan 59 ose 64 për qind me ”Hyalomma marginatum”, në Komunën e Prishtinës janë analizuar 127 mostra dhe 89 për qind rezultuan me llojin e rriqrës ”Ripicephalus spp”.

RADIO KOSOVA: Si pasojë e pickimit të rriqrave vetëm gjatë këtij viti në Kosovë kanë vdekur tetë persona. Prej tyre pesë viktima janë nga komuna e Malishevës. Pse në këtë komunë kemi më shumë përhapje të rriqrës që shkakton ethe hemorragjike? A ndikojnë edhe faktorë klimatik në përhapjen e tij?

KURTESH SHERIFI: Sigurisht që ekziston një korrelacion i drejt ndërmjet kushteve meteorologjike, pra krijimit të një ekosistemi, përmbajtjes së tokës edhe aspekteve tjera. P.sh., është vërtetuar që në vendet ku toka është e fragmentuar, në parcela të vogla, në tokat që nuk janë të punuara, aty ku ka shkurre dhe kullosat e bagëtive janë vende ku mund të rritet, zhvillohet dhe shumëzohet ky lloj i rriqrave. Gjithashtu, në shumëzimin e tyre rol të rëndësishëm luan edhe temperatura dhe lagështia. Në periudhën maj – qershor, temperaturat të cilat mund të shkojnë mbi 20 gradë dhe që lagështia relative e ajrit, për shkak të reshjeve është mjaftë e lartë, është faktor në aktivizimin e këtyre rriqrave. Pas një kohe ata kërkojnë gjak për të thithur nga kafshët apo njerëzit dhe për të vazhduar pastaj cikli i tyre biologjik i riprodhimit. Pastaj vazhdojnë me prodhimin e vezëve ku prodhojnë një numër mjaft të madh të tyre, p.sh., deri në disa mijëra vezë që pastaj çelin larva. Ato larva dallojnë prej këtyre të rriturave sepse kanë tre palë këmbë dhe janë shumë më të vogla saqë nganjëherë është vështirë të identifikohen me sy.

RADIO KOSOVA: Nga kush dhe si ushqehen larvat?

KURTESH SHERIFI: Larvat gjakun e thithin zakonisht nga brejtësit dhe zogjtë që janë në tokë dhe ne dyshojmë se në këtë fazë ato mund të marrin edhe agjentë të ndryshëm patogjen, në këtë rast virusin që shkakton ethet hemorragjike. Këtë virus ato e transmetojnë në gjeneratën tjetër dhe pasi të kenë thithur gjak kalojnë në forma të rritura dhe që janë më aktive e që mund të vazhdojnë me lëvizjen e tyre për të gjetur një organizëm gjak-nxehtë, në këtë rast kafshët apo njeriun. Në fëmijë rriqrat zakonisht preferojnë pjesën e kokës dhe prindërit duhet pasur kujdes që t`i kontrollojnë, sidomos pas veshit, rreth qafës por gjithashtu edhe në kokë. Ndërsa tek moshat e rritura mund të ngjitën ne gjymtyrë deri në pjesën e belit.

RADIO KOSOVA: Hulumtimi i juaj a ka qenë më shumë i fokusuar vetëm nëpër kafshë apo edhe tek personat që janë pickuar nga rriqrat?

KURTESH SHERIFI: Studimi ynë ka qenë më shumë i fokusuar në pjesën animale, gjegjësisht në kafshë dhe në rriqra. Neve më shumë na ka interesuar të dimë se në çfarë mase është duke qarkulluar ky virus, në kafshë bujqësore dhe në rriqra. Nga 400 mostra që kemi marrë gjak nga kafshët, kemi konstatuar se 3 për qind të tyre kanë qenë të pickuara nga rriqrat ku janë hetuar antitrupat me anë të metodës së imunofloreshencës indirekte. Ndërkohë, në 122 mostra të rriqrave që janë marrë nga kafshët në komunat që i përmendem më lart, asnjë prej tyre nuk është identifikuar prania e virusit. Edhe pse qarkullimi i këtij virusi në natyrë nuk është në përqindje të lartë, agresiviteti shumë i madh i këtij virusi bënë që ne të gjithë të brengosemi, të gjitha institucionet qoftë ekzekutive apo edukativo-arsimore dhe duhet të kontribuojmë të japin maksimumin për të bërë diçka në mënyrë që të ulet shkalla e kësaj sëmundje.

RADIO KOSOVA: Meqë përmendet institucionet, sipas mendimit tuaj-sa kanë qenë të gatshme institucionet për të ndikuar në mospërhapjen e këtyre rriqrave përmes dezinsektimit apo formave tjera?

KURTESH SHERIFI: Është për të ardhur keq që institucionet tona janë aktivizuar vetëm atëherë kur kanë vdekur njerëzit. Shpeshherë në këtë situatë jemi përballur vetëm me një moment emocional, me një dhimbje por në këto raste kjo është e pamjaftueshme. Të merresh me pasojat e një problemi mjaft të madh është e vonshme, këtu duhet që gjatë tërë vitit të punohet në një bashkëpunim ndërinstitucional dhe të ndahet edhe një buxhet i caktuar. Ky problem është mjaft kompleks dhe nuk mund të garantojmë që mund të krijojmë një mbrojtje njëqind për qind për arsye se përhapja e rriqrave dhe prezenca e virusit është vështirë të eliminohet në një regjion të caktuar. Por, të paktën të tentohet maksimalisht brenda mundësive që të ulet përhapja e rriqrave në këtë regjione.

RADIO KOSOVA: Cilat mjete duhet përdorur për parandalim të pickimit?

KURTESH SHERIFI: Për të parandaluar pickimet duhet përdorur edhe mjete mbrojtëse tek njerëzit. Kemi repetent që mund të përdoren nga personat e rrezikuar para se të dalin në vend ku mund të pickohen nga rriqrat. Emrin e ka me shkurtesa DEET dhe që është baza aktive “diethyltoluamide”, është një preparat që krijon mbrojtje nga pickimi për 4 orë dhe besoj se është e mjaftueshme për ta parandaluar një pickim të mundshëm.

RADIO KOSOVA: Për fund, si pjesë e hulumtimit tuaj, çfarë rekomandime propozoni?

KURTESH SHERIFI: Rekomandimet mund të jenë të shumta, por unë do t`i përmbledh tri prej tyre:Ndërveprime institucionale me një mbështetje buxhetore; Tani që është formuar edhe këshilli ndërministror, shpresoj që ta luaj vërtet rolin e vet në krijimin e masave të caktuara parandaluese.Të bëhet një dezinsetkimi i kafshëve, të caktohet edhe preparati dhe të aplikohet në një masë më të gjerë në fillim të muajit maj. Të sensibilizohet opinioni për praninë e këtij preparati repelent për lyerje të njerëzve. Kjo mund të planifikohet, ndoshta edhe më një pilot-projekt nga Ministria e Shëndetësisë. Të shikohet mundësia që të blihet ky preparat repelent dhe t`ju jepet familjeve të rrezikuara së bashku me një broshurë. Por, unë mendoj se është edhe një formë tjetër mjaft e lehtë në eliminimin e rriqrave dhe kjo është vërtetuar. Pra, pulat janë sulmuese shumë të mira të rriqrave nëpër oborre. Mund të jetë gjithashtu edhe një masë e caktuar ku mund të ndikojë në uljen e përhapjes së rriqrës sidomos rreth vendbanimeve. Unë iu kisha këshilluar banorëve nëpër fshatra, që nëse kanë mundësi të blejnë apo të shtojnë numrin e pulave në oborret e tyre në mënyrë që të ulin përhapjen e tyre, sepse pulat i hanë rriqrat dhe nuk i lejojnë të jenë aktive në vendbanime.

Shqiptarët rikthehen në fronin e ri civilizues dhe njerëzor


description

Shkruan: Demush Zefi

Festat dhe festimi i tyre do të jenë një hallkë e artë që shqiptarët të mbesin unikë, të trajtojnë njerëzoren dhe shpirtëroren, në mënyrë që të rikthejnë reputacionin civilizues nëpër shekuj që dikur e kishin. Bota edhe sot rrotullon sytë nga ky popull i vogël, por shumë i madhe në histori, traditë, kulturë dhe shkencë. Ata që besojnë duhet të jenë shumë afër kësaj teorie. Për shqiptarët pasardhës të Dardanëve, tash ka filluar të dukën rrezet e para dhe po ndrit një yll i ri i që shumë popujve antishqiptarë po u pengon për ecjen nëpër histori.

Shqiptarët dhe identiteti

Nuk do të jetë larg një zbulim i fuqishëm që do të thyejë historinë e tmerrakeve, ata që kanë deformuar të gjitha ngjarjet nga Troja e deri të lufta e fundit që u zhvillu në Kosovë. Kali i Trojës do të kthehet më fuqinë e tij në vendin ku ngiti kokën lart, po edhe në të vërtetën që ka ekzistuar. Shqiptarët nga ky zbulim do të jenë ata që do ta kthejnë identitetin.

Për këtë zbulim që do të bëhet, shumë shtete antishqiptare që dihen emrat e tyre, po angazhohen maksimalisht, që këtë zbulim të madh historik ta minojnë me të gjitha mjetet në dispozicion. Kanë angazhuar me dhjetëra shërbime sekrete, që këto dokumente të bien në dorën e tyre makabre dhe të pengojnë edhe një herë ardhmërinë e popullit më të vjetër evropian. Për këto fakte dinë pak njerëz, grupi që ka punuar jashtëzakonisht shumë. Intelegjencia e grupit ka bërë dhe po bën që të hedhë në dritë faktet dhe artefaktet shqiptare, dardano-ilire. Civilizimi evropian do të rikthehet më shqiptarët përsëri. Epoka e re e civilizimit nuk do të bazohet më në gënjeshtrat sllave. Këto gënjeshtra do t’i godasin edhe ata pakë shqiptarë që kanë shkruar për një histori me rrena dhe e kanë krrylosur ardhmërinë e tyre. Ata, më në tezat e tyre nuk do të qëndrojnë gjatë në rreshtat e teoremave zhgënjyese, sepse ishin historianë që kanë kundërshtuar të vërtetën. Kjo histori e re do të përshkruhet më në bazë të zbulimeve që pritet të bëhen.

Nuk do të jenë ma subjektet politike në trojet shqiptare që do të ngazëllehen me të pavërteta, por do të bien në binarët e kohës kur politika shqiptare do të dominojë. Nuk do të ketë as turk as mbret, as car e as sllav që do të pengojë këtë rrugë të re të art të një civilizimi të ri.

Edhe pse trojet shqiptare janë ngushtuar në maksimum, kombi shqiptar nuk u përul para pushtuesve dhe përballoi këtë kurth kundërshtarëve. Tash do të ndritë epoka e re shqiptare. Për ata që besojnë ka filluar që tani, e për ata që nuk dëshirojnë të pranojnë realitetin nuk besojnë ose edhe nuk do të besojnë.
Do të ketë rikthim territoresh shqiptare. Do të ketë ndëshkim historik. Do të ketë zhvillim serish ekonomik. Do të dominojë e vërteta mbi të pavërtetën demografike. Ata që nuk do të harrojnë këtë shkrim, këto fjali, do të jenë dëshmitarë që periudha e re do të fillojë shpejt. Do të jetë drita e yllit polar që do të ndritë Plisat, do të shndritë shqiponjën lartë duke fluturuar mbi territorin e tyre që ishte vërtet i madh.
Ata që kundërshtojnë këtë dhe janë duke humbur shumë kohë që ta shkatërrojnë nuk do të kenë mundësi ta përjetojnë, sepse shpalosja e kësaj flake do të pasojë shumë shpejt. Do të ngulfatën dhe do të ngopen me vetveten sa kohë humben duke na dëmtuar ne si popull i civilizimit shqiptar.

Mendimi që u bë himn shqiptar

Teoria e tyre kriminale do të mbetet në terrin apo ferrin që është në brendinë e shpirtit të tyre. Nuk ka kohë ma ata të deshifrojnë me trillime ardhmërinë. Në trekëndëshin Stamboll-Moskë-Beograd do të përfundojë çdo gjë që nuk ishte e vërtetë. Gënjeshtrat nuk zgjasin më shumë, sepse 15 shekuj kanë rënduar shumë. Histori që ka lënë kopilë pas dhe këta kopilë historikë më nuk do të mbijetojnë me aspiratë se trojet shqiptare, kombi shqiptar duhet asimilohet. Një ndërkombëtar e ka thënë para sa kohësh një mendim që tash është bërë himn shqiptar.

“Nëse shqiptarët arrijnë të mbijetojnë deri në vitin 2000, ata do të shkruajnë historinë e re të civilizimit dhe rendit të ri botëror”. Kjo teori nuk është konspiracion, por fakt. Shqiptarët me shumë mund mbijetuan, dhe tash së bashku më aleatët besnikë dhe miq të vërtetë do të renditen në piedestalin më të lartë të historisë më të re dhe vendi i tyre do të ndritë më të kaluarën e burgosur, dhe të ardhmen e vërtetë.

Besimet shqiptare do të përgatiten në sofrën e tyre të Zotit. Ata bashkërisht do të shkruajnë fjalitë e para që do të ushqejnë popullin me kulturë, dije e angazhim kombëtare. Edhe këtë duhet ta kuptojmë, mësojmë. Këto figura prijëse fetare duhet të jenë bashkë në të gjitha festat. Ata mund t’i japin botës shembullin më të mirë. T’i tregojnë qytetërimit se janë vërtet popull që shumë e shumë shekuj para evropianëve dhe aziatikëve kultivuan njerëzoren, kulturën dhe shpirtëroren, ndërsa botës i dhanë mundësi zhvillimi për të arritur deri këtu. Urojë që shumë shpejt krerët fetarë të Kosovës së bashku me besimtarë, festat t’i festojnë së bashku si dhe bashkërisht të qëndrojnë pranë besimtareve, njëri tjetrit dhe besimeve të tyre. Kjo do të na bashkojë shpirtërisht dhe fizikisht dhe do të na hapë shtigje për të mbetur të pandarë. Do të përballojmë shumë sfida që na presin, por edhe do të dalim fitimtarë.

Tekstet shkollore – masakër mbi mendjet e fëmijëve

yzeiri
Nga Ilir Yzeiri



Marrëzitë e teksteve shkollore të të gjitha cikleve në Shqipëri janë bërë edhe objekt i vëzhgimit në media.

Të gjithë e kujtojnë abetaren e famshme që diktoi i pari Klosi i ndjerë, në të cilën ishin përzier gafa e budallallëqe nga më të paparat.

Po ashtu të gjithëve u kujtohet se në një tekst të klasave të ciklit të ulët, pyetjes se cilat janë gratë më të fmashme në Shqipëri, autori i tekstit i përgjigjej: Nënë Tereza dhe Jozefina Topalli, apo një tekst tjetër i klasës së VII të ciklit nëntëvjeçar që kishte përfshirë një tregim, marrë nga një revistë e një fondacioni të dyshimtë në Shqipëri, ku një anglez vinte e takonte një vajzë jetime nëntë vjeçe dhe e merrte për shëtitje në Liqenin e Shkodrës më anije dhe i jepte edhe një drekë me peshk, pastaj e sillte përsëri në konvikt.

Këto marrëzi janë vetëm maja e ajsbergut të mediokritetit e të mungesës tërësore të aftësisë së atyre që hartojnë, botojnë e shpërndajnë tekste mësimore në sistemin arsimor shqiptar në të gjitha nivelet.

Për fat të keq kjo sipërmarrje gjigande e shoqërisë shqiptare u është lënë në dorë matrapazëve të arsimit që kanë vite e vite që prodhojnë tekste pa asnjë vlerë dhe që kanë shkatërruar jo vetëm shijet e fëmijëve, por kanë deformuar në mënyrë të pakthyeshme mendjet e tyre dhe formimin në përgjithësi.

Çfarë ka ndodhur konkretisht? Nëse hap faqen e internetit të Ministrisë së Arsimit e Shkencës, në rubrikën “Në varësi” do të gjesh edhe Institutin e Kurikulës. Po të klikosh aty do të gjesh edhe tekstin e famshëm “Korniza kurikulare e arsimit parauniversitar”.

Pra në vend të fjalës program apo përmbajtje, gjendet fjala “Kurikul”. Por, nëse ti ke durim apo nerva që ta lexosh këtë tekst, do të ndeshësh mbi njëqind herë këtë fjalë të tmerrshme.

Ai që lexon këtë tekst për kornizën kurikulare në Shqipëri, nuk merr vesh as edhe një fjalë se çfarë ndodh në arsmin shqiptar.

Pse? Sepse gjithçka që thuhet aty rrëfehet në formën e zgjerimit rrjedhës.

Pra, ashtu si në tekstet e kohës së pedagogjisë komuniste, nëse do të përdorej kjo kurikulë, nxënësit shqiptarë do të ishin në gjendje të bënin të gjitha punët e mundshme mbi tokë.

Ja një frazë tipike e burokracisë që ka mbytur arsimin shqiptar në gjithë këta vjet: “Sistemi ynë arsimor duhet të nxisë edhe në arsimin e përgjithshëm zhvillimin e moduleve profesionale, që synojnë të pajisin nxënësit me grupe aftësish profesionale, për t’u hapur atyre dyert e botës e të tregut të punës. Sistemi ynë arsimor ka detyrë të zhvillojë aftësi dhe shprehi bazë të larmishme e të qëndrueshme, të cilat lehtësojnë përshtatjen e të rinjve me kërkesat në ndryshim të profesioneve të fushave të veprimtarisë shoqërore”.

Me fraza të tilla standarde, që nuk thonë asgjë, është i mbushur gjithë ky tekst, i cili arrin kulmin e mediokritetti dhe të amatorizmit në një pikë tjetër, përkatësisht atje ku thuhet se pikë e rëndësishme për arsimin tonë parauniversitar janë edhe kompetencat themelore europiane.

Unë vetë nuk e kuptoj se çfarë do të thotë “kompetencat themelore europiane”.

Kërkoj në internet dhe gjej një tekst të thjeshtë për sistemin arsimor në Francë dhe aty marr vesh se hartuesit e kësaj kornize (në Francë gjithmonë) kanë zgjedhur dy terma për të paraqitur tërësinë e dijeve që do t’u japin nxënësve, fjalët “socle” dhe “competence”.

“Socle” do të thotë piedestal, bazë e një statuje dhe kompetencë do të thotë aftësi. Pra, në kuptimin e tyre, formimi i fëmijës është si ndërtimi i nja statuje që mbështetet mbi një piedestal të përbashkët që ka shtatë aftësi të mëdha.

Këto shtatë aftësi të mëdha janë përcaktuar nga një organizëm i posaçëm në Këshillin e Europës dhe duhet të jenë të njëjta përafërsiht për të gjitha vendet europiane.

Mirëpo, te ne jo vetëm që janë përkthyer keq, por është shtuar edhe një e është hequr një tjetër.

E para është zotërimi i gjuhës shqipe ose frënge. Zotërinjtë tanë e kanë bërë “komunikimi në gjuhën amtare”.

Ata nuk e dinë se është tjetër gjë të mësosh një gjuhë dhe tjetër gjë të komunikosh në atë gjuhë. Aftësia e parë që duhet të fitojë nxënësi shqiptar duhet të jetë zotërimi i gjuhës shqipe. Në shqip komunikon edhe një shqiptar që nuk ka bërë asnjë ditë shkollë, madje mund të komunikojë shumw mirë. Por mediokrit tanë, të paaftët që kanë masakruar arsmin në këta tetë vjet e përdorin shenjën “komunikim” pa e ditur se çfarë shenjon ajo shenjë.

Ky ngatërrim fatal ka orientuar pastaj programet dhe tekstet. Pra të shmangësh një nga kriteret bazë mbi të cilin ngrihet munumenti i dijes, do të thotë ta shkatërrosh atë që në fillim. Fjala komunikim përdoret edhe në kriterin e dytë kur thuhet se nxënësi duhet të komunikojë në një gjuhë të huaj.

Në tekstin frëng thuhet të zotërojë një gjuhë të huaj të gjallë. Në tekstin frëng, në pikën 5 përmendet si kriter kultura humaniste.

Në tekstin shqip fjala kompetencë përdoret në të gjashtë kriteret e mëpasme dhe kultura humaniste është hequr ose zëvendësuar me kompetencat shoqërore dhe qytetare.

Vetëm tani unë e kuptoj pse nga shkollat shqiptare është hequr filozofia dhe letërsia dhe në vend të tyre nxënësit e gjimnazeve mësojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe telenovelat.

Ky skandal në përdorimin pa e ditur fare të termit kompetencë, jo vetëm që ka deformuar gjithë përmbajtjen e programeve por ka orientuar dhe përgatitjen e teksteve mizerabël.

Ja si janë dhënë në shqip të plota kriteret europiane mbi të cilat duhet të mbshëtetet formimi i nxënësit shqiptar:

“Pikë e rëndësishme referimi për arsimin tonë parauniversitar janë edhe kompetencat themelore europiane:

a) komunikimi në gjuhën amtare; b) komunikimi në gjuhë të huaja; c) kompetenca matematikore dhe kompetencat bazë në shkencat dhe teknologjinë; ç) kompetenca digjitale; d) kompetenca për të nxënë gjatë gjithë jetës; dh) kompetencat shoqërore dhe qytetare; e) kompetenca e iniciativës dhe sipërmarrjes; ë) kompetenca e formimit kulturor dhe e shprehjes.

Dhe ja si janë dhënë në tekstin frëng:

1. la maîtrise de la langue française ; 2. la pratique d’une langue vivante étrangère; 3.les principaux éléments de mathématiques et la culture scientifique et technologique ; 4. la maîtrise des techniques usuelles de l’information et de la communication ; 5. la culture humaniste;6.les compétences sociales et civiques ; 7. l’autonomie et l’initiative. (Përkthimi : 1. zotërimi i gjuhës frënge; 2. praktikimi i një gjuhe të huaj të gjallë; 3. elemnetet kryesore të matematikës dhe të kulturës shkencore e teknologjike ; 4. zotërimi i teknikave të përdorimit të informacionit dhe të komunikimit ; 5. kultura humaniste ; 6. aftësitë shoqërore dhe qytetare; 7. pavarësia dhe inisitaiva

Në tekstin frëng janë shtatë aftësi që duhet të fitojë nxënësi, në atë shqiptar janë tetë. Është shtuar një kriter në fund që nuk merret vesh se çfarë shenjon. Pra janë të njëjtat kritere, por vini re se si janë dhënë në frëngjisht dhe vini re se si kanë ardhur në shqip. Ajo që bie në sy qysh në fillim është paraqitja mizerabël dhe aspak sipas frymës që ka shqipja. Tani secili nga ne duhet ta marrë me mend vetë se si mund të hartohet një tekst që ka një marrëzi të tillë si kornizë kurikulare.

Ky është vetëm një konstatim i shpejtë që mund të bëhet nga cilido, por në qoftë se do të duhet të riformatojmë shkollën shqiptare, përmbajtjen e saj, kurikulën, programet dhe tekstet, do të duhet që në këtë sipërmarrje të angazhohen ajka e profesoratit shqiptar dhe kjo punë në mënyrë kategorike nuk u duhet lënë ca burokratëve të mjerë, mediokër e të pafaj që popullojnë lloj-lloj institucionesh me emra kurikulash apo me emra zhvillimi.

Plaga e arsimit është atje dhe shkolla shqiptare duhet të bëhet çështje në radhë të parë e njerëzve të aftë e të ditur që për fat ky vend ende i ka.

Ky ishte fati ynë, por jo krenaria jonë!



Sot ish- Mbreti i Shqipërisë, i vetëshpallur si i tillë nga viti 1928 deri më 1939, varroset në Tiranë. Qeveria shqiptare po përpiqet të evokojë portretin e tij politik si autokrat dhe udhëheqës represiv kundër opozitës për të justifikuar modelin e sotëm politik të Sali Berishës.
Ahmet Zogu, si çdo shqiptar i mirë apo i keq në këtë vend meriton një vend për varr, ndërsa vendi në histori do të jetë një betejë e gjatë. Para tij Shqipëria ka varrosur Bajram Currin, Hasan Prishtinën, Luigj Gurakuqin dhe Avni Rustemin, që janë vrarë prej tij si kundërshtarë politik dhe ka ende jashtë Shqipërisë dhjetëra figura politike të asaj kohe që po ky politikan autokrat i ka dënuar me vdekje si kundërshtarë politikë si Fan Noli, Ali Këlcyra, etj.
Do të ishte në nderin e qeverisë shqiptare që në këtë 100 vjetor të shtetit shqiptar të mos merrej me kulte individësh autokratë, por të promovonte vlerat demokratike që ka prodhuar shteti shqiptar në këto 100 vite jetë. Është e vërtetë që ato janë të pakta, por ato duhet të jenë tharmi ku ne duhet të mbështesim historinë tonë nëse duam të bëhemi një vend perëndimor. Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Ramiz Alia dhe Sali Berisha, nuk përfaqësojnë vlerat demokratike të Shqipërisë. Ata janë fati ynë, por jo krenaria jonë.
Varrimi i Luigj Gurakuqit: Në qendër duket Hasan Prishtina
Varrimi i Gurakuqit
Hasan Prishtina i vrarë
Bajram Curri, i vrare në Shpellën e Dragobisë si kundershtër politik i Zogut
Bajram Curri, i vrare në Shpellën e Dragobisë si kundershtër politik i Zogut









Avni Rustemi, vrasja e të cilit shkaktoi revolucionin e Qershorit të vitit 1924, pas të cilit Zogu iku në Begrad dhe u kthye andej me forcat bjellogardiste

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...