2013-08-12

Kristo Frasheri: Aleks Buda, refuzoi propozimet e Enverit për detyra politike

Profesor Aleks Buda, kryetari i parë i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, është padyshim historiani më erudit dhe më i kompletuar që pati Shqipëria gjatë shek. XX. Ai u shqua në mënyrë të veçantë si dijetar i sintezave historike, si analist i ngjarjeve të mëdha të historisë së shqiptarëve, të cilat i vëzhgoi nga optika e filozofisë së historisë. Merita e tij kryesore si shkencëtar, është trajtimi i ngjarjeve të historisë së Shqipërisë nga metodologjia shkencore, sipas së cilës ngjarjet historike mund të interpretohen drejtë nëse zbatohen dy kriteret hegeliane. E para, historiani duhet të mbështetet jo vetëm në kronikën e ngjarjeve, por edhe në faktorët e shkencave të ndryshme shoqërore, të dukshme dhe të padukshme, siç janë, sipas rastit, objektet arkeologjike, prodhimtaria letrare, faktorët ekonomikë, ndërtesat e kultit, banesat qytetare, lëvizjet shoqërore, mendimet filozofike, normat kanunore, korpuset legjislative të kohës që historiani studion. E dyta, historiani duhet të hetojë edhe ndërlidhjen e ngjarjeve historike të një epoke me fenomenet historike të epokës së mëparshme, mbasi vetëm kështu mund të arrihet në vlerësimin e tyre të saktë.

Kush e ka njohur nga afër profesorin e nderuar dhe kush është përpjekur të ecë në gjurmët e tij, ka vënë re se ai mundohej të përvetësonte rezultatet që kishin nxjerrë në fushën e studimeve shqiptare të të gjitha epokave të gjitha shkencat shoqërore. Dëshmi janë temat që ai ka trajtuar, të cilat u përkasin periudhave të ndryshme të historisë që nga agimi i historisë e deri në kohët moderne.
Pikënisje e këtij koncepti metodologjik mbi trajtimin e historisë u bë edukimi i tij arsimor dhe kulturor në periudhën midis dy luftave botërore. Kalimi nga shkolla fillore shqipe e Elbasanit në shkollën unike italiane të Leçes, vazhdimi i mëtejshëm në gjimnazin austriak të Salzburgut dhe vitet universitare në Vjenën e kulturuar, e pajisën profesorin me një bagazh kulturor si klasik aq edhe modern. Nga ky cikël arsimor, fillorja e Elbasanit i dha atij dashurinë për gjuhën amtare dhe për atdheun e tij. Kultura austriake dhe shkolla e Vjenës, si hallka e fundit e ciklit arsimor, e pajisën atë me parametrat kulturore më përparimtare të kulturës botërore. Në Vjenë, Aleks Buda përvetësoi pikëpamje të majta, ashtu siç qenë njerëzit më të shquar në mbarë botën në periudhën midis dy luftave botërore. U bë jo komunist bolshevik, por i majtë demokrat, ashtu siç kultivohej në Perëndim. Në thelb, Aleks Buda mbeti deri në fund ndaj atdheut një militant patriot shqiptar dhe ndaj shoqërisë një mendimtar i majtë demokrat.

Kur Shqipëria u pushtua nga okupatorët nazifashistë italianë dhe gjermanë ai u reshtua në Frontin Antifashist Nacional-Çlirimtar. Këtë rreshtim ai e zgjodhi nga bindja se okupacionet nazifashiste ishin përdhunime që i bëheshin pavarësisë kombëtare të Shqipërisë. Veç kësaj, ai ndjeu për detyrë të jepte si shqiptar kontributin e vet për rivendosjen e Pavarësisë Kombëtare.

Vendosja e pushtetit komunist e gjeti prof. Aleks Budën 35-vjeçar, pra të formuar dhe të kompletuar tërësisht nga pikëpamja ideologjike dhe politike si një demokrat i majtë. Megjithatë, ai e gjykoi regjimin jo nga këndi i diktaturës, por si një pushtet që mbronte pavarësinë e atdheut. Për këtë arsye, si shumë demokratë të tjerë, ndonëse u pajtua me diktaturën komuniste, ai qëndroi larg radhëve të partisë së saj. Enver Hoxha, i cili e pati për disa kohë koleg në Liceun e Korçës, kishte një konsideratë të veçantë për të si njeri i kulturuar. Aleksi e ndiente për detyrë t’i shërbente vendit vetëm në fushën e arsimit dhe kulturës shqiptare. Kur në konferencën e frontit që u mbajt në Berat, në nëntor 1944, E. Hoxha i propozoi A. Budës funksione politike në Ministrinë e Arsimit dhe të Kulturës, ai refuzoi. I tha se ishte i gatshëm të merrte përsipër detyrën e Bibliotekës Kombëtare. Edhe më vonë, ai nuk pranoi asnjëherë detyra të karakterit politik.
*
Veprimtarinë shkencore në fushën e historiografisë Aleks Buda e nisi në fillim të vitit 1949. Në atë kohë sapo kishte përfunduar punimet Kongresi I i Partisë Komuniste Shqiptare. Kongresi i kishte nxjerrë jashtë raundit disa funksionarë të saj, ndonjëri nga të cilët ishte përpjekur të denigronte personalitetin historik të Skënderbeut. Duke u kapur nga prapashtesa -Bej që mbante emri Skënder i Heroit, pra Skënder-bej, titull i cili në shek. XV në të vërtetë kishte kuptimin e gjeneralit, ata e trajtonin atë si bej në kuptimin që kishte në atë kohë, pra si pronar çifligar. Si rrjedhim, ata e konsideronin Skënderbeun si përfaqësues të bejlerëve çifligarë, të cilët në ato vite goditeshin me egërsinë e xhunglës. Për të ndriçuar portretin e vërtetë historik të Skënderbeut, prof. Aleks Buda në atë kohë shef i seksionit të Historisë në Institutin e Shkencave të krijuar dy vjet më parë, shfrytëzoi 17 janarin 1949, përvjetorin ndonëse jo jubilar të vdekjes së Heroit.
Atë ditë u thirr një konferencë e posaçme as partiake, as shtetërore, por personale e Aleks Budës, kushtuar figurës së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ishte konferenca e parë në Tiranë, por edhe në Shqipëri me temë historike, që mbahej vetëm nga një konferencier. Mund të thuhet se qe një eveniment. Konferenca u mbajt në sallën e Teatrit Popullor. Salla qe e mbushur plot. Ajo u ndoq me vëmendje jashtëzakonisht të veçantë për shkak të kryetemës kushtuar Heroit Kombëtar të shqiptarëve.
Në referatin e vet Aleks Buda e vlerësoi lart figurën e Gjergj Kastriotit dhe vendin që ai zë në historinë e Shqipërisë. Ai e filloi referatin me këto fjalë:

“Fytyra e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, përkujtimit të të cilit i është kushtuar kjo ditë, zë një vend të shquar në historinë e popullit tonë, mund të themi në historinë e Evropës. Siç është e jashtëzakonshme jeta e tij – e çuditshme dhe e jashtëzakonshme është edhe historia e famës së tij. Në mos tjetër e dëshmon një bibliografi e pasur qindra e qindra vëllimesh prej vitit 1500 gjer në ditët tona, ku kanë hedhur mbi kartë qindra e qindra historianë, politikanë, poetë, ushtarakë nga viset e kohët më të largëta e më të afërta entuziasmin, admirimin, nganjëherë dyshimin e tyre skeptik – që u zgjon figura e këtij njeriu të madh që doli nga gjiri i një populli të vogël, që luftoi në një vend të vogël dhe pa përshkuar distanca të largëta, bëri vepra aq të mëdha e të lavdishme, sa që është e madhe, e lavdishme lufta e një populli që lufton për të thyer vargonjtë e robërisë, për të mbrojtur lirinë, pavarësinë e jetës e të tokës së vet”.

Duke folur mbi premisat, të cilat duhet të ketë parasysh historiani kur vlerëson një figurë historike, ai sqaroi:
“Madhësia e një figure, e një lëvizjeje, e një ideje nuk mund të matet vetëm me numrin e vëllimeve, me sasinë e kartës që ështe shkruar për të. Matësi më i mirë dhe më i sigurtë për të gjykuar është konstatimi nëse një figurë, një lëvizje, një ide rron, vepron akoma, ngjall fuqi të reja në zemrat e njerëzve të shtypur, për të përmbysur situata të kalbura, për të shembur robërinë, sepse këtë mund ta bëjë vetëm një ide e madhe përparimtare që ndihmon procesin historik të eci përpara…”. Më tej ai shtonte: “Matësi më i sigurtë është konstatimi nëse vepra që nis një personalitet historik, qoftë edhe nëse mbetet përgjysmë, qoftë edhe nëse rrethanat e vështira nuk e lejojnë të realizohet, megjithatë është një nevojë historike që më vonë do të realizohet medoemos”.
Duke ngulur këmbë mbi kriteret që duhen patur parasysh kur trajtohet një figurë historike, profesor Aleks Buda theksonte më tej: “Figurë e madhe është çdo nismëtar që parasheh dhe fillon të realizojë, që kontribuon mbrojtjen e asaj që akoma s’është, por që po përgatitet, që duhet dhe që do të vijë”.

Në këtë referat tashmë të mbuluar nga pluhuri i kohës – themi nga pluhuri i kohës, mbasi nuk dimë përse redaktorët e kanë lënë jashtë katër vëllimeve botuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, ku janë përfshirë “Shkrimet historike” të Aleks Budës – profesori ynë i nderuar nënvizonte se vepra kryesore e Skënderbeut qëndronte te fakti se lufta e tij heroike mbajti gjallë frymën e rezistencës kombëtare për pesë shekuj, derisa u realizua plotësisht më 28 Nëntor 1912.

Aleks Buda vuri në dukje dy tendencat kontradiktore midis tyre që përshkojnë bibliografinë e pasur skënderbegiane. Njëra karakterizohet nga prirja për ta ngritur lart veprën e Skënderbeut, tjetra për ta ulur poshtë personalitetin e tij. Si shembull të vlerësimeve negative për Skënderbeun profesori sillte tre autorë: i pari historiani gjerman George Voigt, i cili shihte te Skënderbeu një kryetar mjeran hajdutësh që paguhej prej Perëndimit për të luftuar turkun; i dyti historiani rumun Nikolla Jorga, i cili e shihte Skënderbeun si një kapedan që ndihmohej nga venedikasit, mbrohej nga napoletanët dhe nxitej nga hungarezët; rastin e tretë ai e përgjithësonte me historianët jugosllavë, të cilët gjithashtu janë përpjekur ta zhvlerësonin veprën historike të Skënderbeut. Profesori nuk pajtohej jo vetëm me kritizerët e Heroit, por as me apologjetët e tij, disa nga të cilët, nënvizonte ai, e ngrenë Heroin në shkallën e legjendës, disa të tjerë e shndërrojnë atë në mit. Vepra e Skënderbeut, mendonte profesori, duhet gjykuar vetëm duke u mbështetur në burimet historike dokumentare dhe vetëm nëse ato burime shpjegohen dhe analizohen me objektivitet shkencor.
Thelbin e referatit që prof. Aleks Buda mbajti më 17 janar 1949, pra që në shfaqjen e tij të parë si historian para publikut shqiptar, nuk e përbën vetëm vlerësimi dhe gjykimi i tij i drejtë mbi veprën e Heroit të shekullit XV, por ca më tepër kriteret metodologjike që duhet të zbatojë historiani kur trajton një personalitet, një ngjarje, një periudhë historike. Në referatin e përmendur, profesori i dha një vlerë të veçantë ndriçimit të kushteve ekonomike dhe marrëdhënieve shoqërore, të cilat sipas tij, përbëjnë bazën, burimin dhe shpjegimin e madhështisë së luftave të Skënderbeut. Pa ndriçuar këto probleme është vështirë të bindesh për saktësinë e fitoreve ushtarake që korri Skënderbeu. Në një kohë kur në vendet e tjera të Gadishullit Ballkanik, nënvizonte prof. Aleks Buda, lulëzonin marrëdhëniet feudale dhe mbizotëronte bujkrobëria, në Shqipëri nuk kishte depërtuar kudo gangrena feudale. Këtu mbizotëronte fshatarësia e lirë. Mbizotëronte jo bujaria feudale, por bujaria fisnore.

Në shek. XV, në kohën e vërshimit të invazorëve osmanë, shteti i tyre ndodhej ende në fazën e feudalizmit ushtarak. Kjo do të thotë se ato ende nuk e njihnin bujkrobërinë e fshatarëve. Si rrjedhim, për bujkrobërit e Ballkanit timari feudal-ushtarak turk sillte një farë lehtësimi nga pikëpamja ekonomike e shoqërore, mbasi i njihte fshatarit pronësinë dhe ekonominë individuale. Kjo është arsyeja, nënvizonte prof. A. Buda, përse fshatarët në disa vende të Ballkanit nuk iu kundërvunë invazionit osman, madje sipas një kronike mesjetare, vinin pas tyre me kënaqësi (lo seguivano col piacer). Përkundrazi, fshatarët e lirë shqiptarë, të cilët përbënin shumicën e popullsisë – meqenëse qytetet kryesore të vendit ndodheshin nën zotërimin e Venedikut – shihnin te invazori osman jo vetëm shtypjen kombëtare, por edhe robërimin shoqëror. Për këtë arsye, nënvizonte profesori, fshatarët e lirë së bashku me bujarinë fisnore u ngritën si vullkan për të mbrojtur lirinë e tyre.

A. Buda u rikthye te vlerësimi i figurës së Skënderbeut dhe dy vjet më vonë. Rastin e dha botimi nga Fan Noli më 1947 në Neë York i disertacionit në anglisht mbi Gergj Kastriot Skënderbeun, i cili arriti në Shqipëri me pak vonesë. A. Buda u entuziasmua në vija të përgjithshme me përmbajtjen e tij. Kjo për arsye se Fan Noli kishte bërë para tij orvatje për të ndriçuar bazën shoqërore të epopesë së shekullit XV. Në një recension që A. Buda botoi në “Buletinin e Institutit të Shkencave” më 1951, vlerësoi kontributin që sillte Noli në historiografinë skënderbegiane. Meritë të veçantë patën, sipas nënvizimit të A. Budës, argumentet dokumentare që sillte Fan Noli për të provuar, në kundërshtim me skepticizmin e shfaqur nga disa historianë të huaj, se fitoret ushtarake që Skënderbeu kishte korrur ndaj sulltanëve turq nuk ishin tregime legjendare, por fakte të vërteta historike; e dyta, se Noli sillte argumente serioze historike që vërtetonin se Skënderbeu nuk ishte si mendonin disa historianë skeptikë, kapedan çetash kryengritësish, por kryetar i një shteti të pavarur; e treta, se Skënderbeu kishte zhvilluar marrëdhënie diplomatike me disa nga shtetet kryesore të kohës së tij, pra ishte njohur si kryetar shteti edhe në arenën ndërkombëtare. Megjithatë, A. Buda pati edhe tri vërejtje ndaj monografisë së peshkopit shqiptar të Amerikës. E para, nuk u pajtua me tezën e tij se Skënderbeu nuk kishte vajtur peng në oborrin e sulltanit. E dyta, se Noli nuk duhej të mbështetej te vepra e G. M. Biemmi-t, i cili nënvizonte A. Buda, ishte një falsifikator; e treta, se baza shoqërore e epopesë së shek. XV, siç e kishte trajtuar Noli, kishte nevojë të rishikohej. Tri vërejtjet e profesorit u trajtuan me një urtësi kulturore dhe me një logjikë shkencore që la përshtypje të thellë.
Pavarësisht se argumentet që solli prof. Aleks Buda mund të jenë të diskutueshme, po aq të diskutueshme sa dhe ato të Fan Nolit, vetë stili i debatit tregoi rrugën që duhej të ndiqnin historianët dhe dijetarët e Shqipërisë komuniste, krejt ndryshe nga debatet që bënin gazetarët dhe aktivistët partiakë për çështje politike.

*
Me gjithë vështirësitë e krijuara për historianët nga presioni ideologjik-politik i Partisë së Punës, qarqet shkencore përsëri gjenin shtigje për të krijuar hapësirë për liri debati dhe diskutimi, natyrisht brenda kufijve politikë, kapërcimi i të cilave ishte ndaluar rreptësisht nga diktatura. Profesor Aleks Buda ishte mjeshtër i shtigjeve. Në shtatorin e vitit 1952, u organizua nga Instituti i Shkencave në Tiranë, një konferencë shkencore – e para konferencë shkencore e organizuar nga vetë shqiptarët. Konferenca kishte dy tema, secila me disa seanca. Tema e parë “Formimi i kombit shqiptar”, tema e dytë “Fillimet e lëvizjes kombëtare shqiptare”. Organizatori i konferencës ishte profesor Aleks Buda. Si një mjek që mat pulsin e të sëmurit, edhe Aleks Buda diti të maste pulsin e situatës. Se si e se qysh veproi profesori nuk u mor vesh asnjëherë, por kur pjesëmarrësit hynë në sallën e madhe të Bibliotekës Kombëtare – në sallën e ndërtesës së vjetër – në murin përballë, prapa presidiumit ishte shkruar me gërma të mëdha parulla: “ASNJË SHKENCË NUK MUNT TË ZHVILLOHET DHE TË PËRPAROJË PA LUFTË MENDIMESH DHE PA LIRI KRITIKE”. Nën parullë emri – STALIN”.

Parulla ishte një ftesë me dy adresa. Njëra ftonte pjesëmarrësit të diskutonin pa frikë se liria e debatit ishte e garantuar. Tjetra u drejtohej partiakëve vigjilentë të mos i kundërviheshin Stalinit.

Kriteret shkencore hegeliane Aleks Buda i shtriu në temat e tjera dhe në periudhat e ndryshme të Historisë së Shqipërisë. Kështu për shembull, në Kuvendin I të Studimeve Ilire në vitin 1972 ai shtroi si detyrë studimin e lidhjeve gjenetike shqiptaro-ilire jo me frazeologji romantike, as me citate klasike, por me argumente të disa disiplinave shkencore-historike, arkeologjike, gjuhësore, etnografike e antropologjike – të ndërlidhura dhe të ndërvarura midis tyre. Në të njëjtën kohë, ai porositi që studimi i ilirëve të mos ngushtohej vetëm me procesin e vetë ilirëve, por të shihej më gjerë. Më “gjerë” do të thotë që historia e ilirëve të shihej ashtu siç e kishte theksuar më 1774 themeluesi i ilirologjisë Johan Thunmann, edhe nga një këndvështrim më i gjerë, si popullsi që morën pjesë në proceset themelore shoqërore e kulturore, në ngjarjet kryesore politike që përshkuan botën antike të Mesdheut. Prof. Aleks Buda theksonte tekstualisht: “Thelbin e këtij kompleksi shkencor e përbëjnë çështje të tilla të rëndësishme si ajo e kulturës më të lashtë të Ilirisë e të bartësve të saj; problemi i prejardhjes së ilirëve dhe i gjuhës; i organizimit eknomik, shoqëror e politik të tyre; i vendit që mbanin ilirët në botën antike; më në fund, studimi i premisave që ata krijuan për historinë mesjetare e të re të Gadishullit Ballkanik”.
Një nga problemet të cilit prof. A. Buda i kushtoi kujdes ishte dhe çështja e formimit të popullit shqiptar, e gjuhës dhe e kulturës së tij. Fillimisht këtë problem ai e trajtoi në një referat që ai mbajti në Ankara në gusht 1979 në Kongresin IV të Shoqatës së Studimeve për Evropën Juglindore (AIESEE). Në takimin e Ankarasë ai pohoi se etnogjeneza e shqiptarëve, formimi i kombësisë shqiptare mbi një bazë etnike të lashtë, me gjuhën e kulturën e vet, përbën një nga problemet qendrore të shkencave albanologjike. Edhe në trajtimin e kësaj teme, prof. A. Buda, ngulte këmbë për bashkërendimin e të dhënave që dalin nga hulumtimet historike, arkeologjike, gjuhësore, etnografike dhe kulturore. Vetëm kështu, nënvizonte profesori ynë, mund të dalin konkluzione të shëndosha dhe jo duke u kapur pas të dhënave të një fushe të vetme.

Këtë temë profesor Buda e zhviloi dhe e thelloi në Konferencën Kombëtare për Formimin e Popullit Shqiptar të Gjuhës dhe të Kulturës së tij, e cila i zhvilloi punimet në Tiranë tre vjet më vonë, në korrik të vitit 1982. Në këtë konferencë prof. A. Buda ripohoi se studimi i etnogjenezës shqiptare është një problem kompleks. Për këtë arsye, problemi nuk mund të shihej vetëm në guackën e etnografisë shqiptare, por të rishihej edhe në kuadrin e etnografisë ndërkombëtare. Në mënyrë të veçantë, Aleks Buda e shihte të nevojshme trajtimin e problemit të etnogjenezës shqiptare në kuadrin e ballkanistikës. Ai theksonte tesktualisht:
“Konferenca jonë ka kapur një temë qendrore edhe për ballkanistikën, sepse problemi i formimit të popullit shqiptar, i vazhdimit dhe i autoktonisë së tij, i formimit të territorit të tij historik, i gjuhës, i kulturës së tij, është lidhur me fije të shumta edhe me probleme analoge të historisë së popujve fqinje ballkaniker, me të cilët shqiptarët, si një nga popujt më të vjetër të këtij gadishulli rrojnë tashmë prej shekujsh në lidhje të vazhdueshme marrjesh e dhëniesh ekonomike e kulturore, gjuhësore e politike”.
Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, organizatën shqiptare që veproi në vitet 1878-1881, prof. Aleks Buda e ka trajtuar përveçse për publikun shqiptar edhe në disa takime për publikun e huaj si për shembull në Ankara, Paris, Athinë e gjetkë. Sintezën më të goditur besoj se e ka dhënë në referatin që mbajti në konferencën ndërkombëtare kushtuar njëqindvjetorit të themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e cila u mbajt në Tiranë në qershor 1978. Në histori ka raste, tha profesori, kur një popull në përpjekjet e tij për të dalë nga errësira në dritë, ka dy rrugë: njëra, në pamje të parë duket e lehtë, por ajo është e mbyllur, madje edhe përpjekjet që janë bërë për të ndjekur ato rrugë në dukje të lehta shpesh janë rrugë pa krye ose rrugë që përfundojnë në greminë. Përrkundrazi, vazhdoi ai, ka rrugë që janë me të vërtetë të vështira, por që ato kur çahen me luftë e vështirësi më në fund të çojnë drejt horizonteve të hapura. Pikërisht në udhëkryqin që ndodheshin shqiptarët në krizën lindore të viteve ’70 të shekullit XIX ata ndoqën, me themelimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, rrugën e dytë, rrugën tepër të vështirë.

Edhe në këtë temë prof. A. Buda kërkoi të zbatoheshin po ato kritere të metodologjisë studimore të historiografisë. Pra, ai kërkoi që të vlerësoheshin dhe të gjykoheshin jo vetëm ecuritë e ngjarjeve të organizatës, por edhe forcat lëvizëse që vepronin në sektorët e tjerë të jetës shqiptare dhe në mënyrë të veçantë në arenën diplomatike ndërkombëtare.
*
Do të shkonte gjatë po të përmendnim në këtë referat kriteret e njëllojta që ai ka zbatuar edhe në temat e tjera të historisë së Shqipërisë. Këtu mjafton të thuhet se me qartësinë dhr kthjelltësinë e pikëpamjeve të veta mbi metodën studimore dhe mbi vlerësimin e ngjarjeve historike, profesor Aleks Buda fitoi konsideratën e mbarë qarqeve shkencore, kulturore dhe artistike të vendit. Këtë konsideratë ai e ruan edhe sot e kësaj dite.

Veç kësaj, ai e përfaqësoi Shqipërinë me dinjitet kombëtar në shumë takime shkencore ndërkombëtare. Si njohës i shumë gjuhëve, ai mori pjesë në debate duke iu përgjigjur sipas rastit historianëve të huaj në gjuhën e tyre amtare: në gjermanisht, anglisht, frëngjisht, italisht, rusisht, spanjisht dhe shpeshherë me fraza të shkurtra në greqisht, serbisht, bullgarisht. Në sajë të këtyre meritave, profesor Aleks Buda ashtu si profesor Eqerem Çabej u bënë ambasadorët shkencorë shëtitës të Shqipërisë. Ishin dy korifejtë që përfaqësuan për disa dekada dy shtyllat e albanologjisë shqiptare – njëri historinë, tjetri gjuhësinë. Pavarësisht nga synimet që kishte Enver Hoxha, vendimi i tij për të vënë prof. Aleks Budën në krye të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë kur ajo u krijua më 1972 ishte një zgjidhje e goditur. Me të ai nderoi jo aq Aleks Budën sesa historiografinë shqiptare dhe vetë Shqipërinë.
Po e mbyll këtë homazh të profesorit tim me dy fjalë të përzemërta. Profesor Aleks Buda edhe kur ishte i thjeshtë dhe ecte në këmbë, edhe kur u bë shef dhe vinte në zyrë me biçikletë, edhe kur u bë kryetar i Akademisë dhe udhëtonte me makinë, mbeti po ai: njeri i thjeshtë, i qeshur, i ngrohtë, i urtë me këdo. Dëgjonte me kujdes çdo njeri që vinte në zyrë dhe përpiqej me aq sa mundej të zgjidhte problemet jo të pakta që kishte ai që fliste me të. Ndoshta këto veti personale një ditë do të harrohen, por ato që do të mbeten të ngurosura në historinë tonë kulturore dhe shkencore janë kriteret metodologjike që ai kërkonte të zbatonin historianët shqiptarë të zbatonin, në çdo rast dhe për çdo temë. Këtë trashëgimi duhet të ketë parasysh patjetër brezi i ri që angazhohet në studimin e shkencave shoqërore shqiptare.

Kur themi “Shkijet”



Ramiz Lushaj


1.Në vetëdijen shpirtërore etnike u jetarrita me fjalathanien“shkău-shkina, shkijet” e cila ishte edhe një “valvulë” shkarkimi e një urrejtje bio-politike fill-e-skaj ndaj sllavëve ardhacakë – serbë e malazezë, që nuk na e ndanë të keqen tash njëmijë vjet. Astenjiherë nuk e kam lyp burimoren etimiologjike universale të kësaj “sharjeje” të lashtë, pasi ky emërtim mijëvjeçar ishte “armë lufte” ndaj sllavëve edhe në kohë paqeje.

Kjo fjalathanie ishte thjesht një “vijë fetare” përveçuese e pasçarjes tragjike.
Vinte nga konfliktet teologjike të “Skizmës së Lindjes” më 16 korrik 1054 kur të krishterët e botës së atëhershme (veçmas pas Kryqëzatës së Katërt në dyert e Konstadinipojës, më 1204) u thikandanë hendekshëm ndërveti në politikën kishtare dy pjesësh: në katolikë romanë dhe në kristianë ortodoksë.

Faktikisht nuk e kisha ndërmend me çplue dhe as me çupurit në këtë lami jo fort të shkelun e të eksploruem nga dijenitarët tanë shqiptarë (siç vetëbajnë sllavët e helenët për ortodoksizmin e tyne) po më gurgaci pena e mendja kombëtare e Sabri Maxhunit (Novosella) me artnimin e tij filozofiko-historik në tri kumtime publike: “Shqiptarët ortodoks, pjesa më e dhimbshme e kombit shqiptar”, “Pjesa dërmuese e banorëve të Maqedonisë, me prejardhje iliro-shqiptare” dhe “Kisha ortodokse greke – njësoj si Kisha ortodokse serbe”.

Ne – shqiptarët trojenik paganë në pellgun e Mesdheut jo vetëm e sollëm, por edhe e mbruajtën jetësisht e ligjërisht Krishtërimin në krejt trevat e tona të asokohshme ilire-dardane-epiriote-autariate-paione, dalmate, etj., me fillesë në kohët apostolike (shek. I pas Krishtit) dhe me njohje ndërkombëtare të asaj kohe si “një nga popujt e krishterë të botës” (shek. II-IV). Krejt ndryshe, sllavët e Jugut endeshin në turma të prapakthyeme padenjësisht në dyert e Kinës e në vrapandalje gjakatare e grabitqare në stepat e Rusisë nga një krahinë e Bjellorusisë, etj.

Albanalogu ma i shquar i Mesjetës shqiptare, prof. dr. Milan Shuflaj (1879-1931) kroat për nga kombësia, në veprën e tij të njoftun “Serbët dhe Shqiptarët” (Beograd, 1925) deklaron: “Fillimi i Krishtërimit ndër këto vise (Iliri) bën pjesë në historinë e shekullit të parë të këtij besimi”.

Apostulli ma i randsishëm i Jezu Krishtit, misionar i madh në zhvilimin e Krishtërimit, një prej autorëve kryesor të Biblës, Shën Pali (Palaus) udhëtoi në vitet ’50 – ’60 edhe në trevat shqiptare në Prevezë e Nikopol, Durrës, Mat, Lezhë, Zadrimën e Epërme apo në brigje të liqenit të Shkodrës (në disa nga këto vende kah mesjeta ka pasë kisha të Shën Palit). Kjo dëshmohet edhe tek Bibla, në letrën e Apostullit Pal drejtue romakëve: “Prej Jerusalemit e përqark dhe gjer në Iliri, kam përhapur Ungjillin e Krishtit…”.

Në vitet apostolike, në ato kohëna të vështira të ndalesës ligjore e persekutimeve drastike ndaj Krishtërimit, në treva shqiptare kishte bërthama katolike ilire si në Durrës (Dyrrachium), ngrihen qëndrat e para të krishtera (shek. I-IV) në Durrës, Ohër, Shkodër, Ulpiana, Albanapolis, Nikopojë, Apoloni, Berat (Antipatrea), etj. dhe kryejnë aktivitet fetar disa nga peshkopët ma të hershëm të Krishtërimit si Çesar i Durrësit, Shën Asti (Shën Ashti), binjakët Floriani dhe Laurini – martirët e Ulpianës (afër Prishtinës), etj.


2.
Ajzbergu i përplasjeve të prejkohëshme e të pandaluna ndërmjet kishave të Romës dhe asaj të Konstadinopojës e shfaqte shpesh e thuktë “majën” e vet me kundërshti përplasëse të egra për rolin e autoritetin e Papës e të koncileve, për kuptimin e ikonave, për celibatin dhe zanafillen e shpirtit të shenjtë.

Në këto njëmijë vjet (1054-2013) prej kësaj “skizme” (shkijenie) e kena pësue tragjikisht ne – shqiptarët e Ilirikumit (Ballkanit), sepse në thellësi të fshehtë kjo luftë dypalëshe “nënujore” zhvillohej pashmangshëm e pakompromis për rolin drejtues ideor dhe politiko-kishtar në pellgun e Mesdheut.

Kjo hendeki e madhe ndamore ndërmjet Krishtërimit Perëndimor (romano-katolik) me Krishtërimin Lindor (bizantino-ortodoks) nuk krijoi copëtim etnik të përgjakshëm as në Konstandinipojë (Stamboll) ku u ngrit selia qendrore e Patriakanës Ortodokse të Lindjes dhe as në Romë (Vatikan) me Papatin dymijëvjeçar, as në Paris apo në Londër, as në Bruksel apo në Moskë, po në një nga popujt ma të vjetër të Europës së lashtë, tek shqiptarët etnikë në Ilirikum (Ballkan).

Ne – shqiptarët përjetuam në truallin tonë etnik mesdhetar, në gjakun e palcën tonë kombëtare, gjithato pabesi e tragjedi pan-ortodokse përgjatë mijëvjeçarit të dytë (veçanarisht në shek. XIX-XX) me çkyemjen trojenike të trupit etnik kombëtar shqiptar në gjashtë shtete të sotme ballkanike, katër prej tyre janë me shumicë etnike sllave e helene ortodokse.

Në këtë ndasi thellutë të unitetit kishtar botëror të krishterë, do të ishim ne – shqiptarët e pellgut të Mesdheut, që mbajtëm lidhje të afërta me Perëndimin, me Romën, duke sakrifikue e sfidue përballë rrjedhave e tërmeteve politike e kishtare të shekujve të historisë.

Në kohëna të arta ilire, kur perandori bizantin Anastas I nga Durrësi (491-518) dhe perandori Justiniani I nga Taurisium i Shkupit (527-565) me reformat e mëdha e masat e shumta në administratën civile e ushtarake e përgaditën kalimin nga antikiteti në mesjetë dhe bazamentuan perandorinë bizantine – ma jetëgjatën në historinë e qytetërimit mesdhetar.
Kisha e Prefekturës së Ilirukut, qyshse prej kësaj kohe të hershme, në planin administrativo-juridiksional iu bashkalidhë Romës (Perëndimit), pavarësisht faktit se Prefektura e Ilirikut politikisht i përkiste Perandorisë së Bizantit (Lindjes).

Kjo ndodhi edhe pas “Skizmës Lindore” (1054) në trevat ilire. Kësokohe ende kishte enklava të krishtera fijelidhuna me Romën, të cilat konturoheshin qartësisht e aktivisht në “trekandshin katolik të Shqipërisë”, pikërisht në provincën e kahershme të Prevalit (me qytetet Shkodër, Drisht, Dejë, Shasi, Tivar, Ulqin). Këto enklava shqiptare të krishtera duke afirmue pavarësinë nga Bizanti dhe nga bota sllave iu bashkangjitën përfundimisht e krejtësisht Kishës së Romës. Kështu u rrezatue drita hyjnore e Papatit deri në thellësi të trojeve etnike shqiptare në brigje të Zetës e Moraçës, të Tarës e Limit, të Fanit e Matit, të Drinit e Ibrit, të Moravës së Binçës.


3.
Tri figura të mëdha shqiptare i ka Krishtërimi në themelitë e veta, të cilët meritojnë ma tepër vëmendje mirënjohëse dhe popullarizuese nga politika mbarëshqiptare në Ballkan, nga shqiptarët në çdo truall etnik dhe në ngulime diasporike në botën e sotme.

Perandori Konstandini i Madh (v. 280-337), perandor i shquar romak me origjinë ilire nga Nishi dardan, e legalizoi Kishën e Krishterë në pranverën e vitit 313, para 1.700 vjetësh, me Ediktin (dekretin) e Milanos. Feja e fitoi qytetarinë e saj. U kodifikue në Bibël. U krijuan institucionet e saj si kishat e manastiret, hierarkia e saj, (krye)peshkopët, abatët, dioqezat. Roma (Vatikani) u kthye në qendër të fesë të krishterë. Perandori Konstandin i Madh e thirri në vitin 325 Këshillin e parë të Nikesë, i pari këshill ekumenik në botën e krishterë, i vendmbajtun në Nice të Bitanisë (Turqia e sotme), ku lindi doktrina e parë e krishterë e besimit Apostolik, u vendos dita e festimit të Pashkëve (ditë të dielë). Aty u formulue parimi bazë i Krishtërimit: “besoj në Perëndi, Atin e gjithfuqishëm, krijuesin e qiellit e të dheut dhe të gjithë të dukurave e të padukurave”, etj.
Kur Konstadini i Madh e legalizonte Krishtërimin sllavët ishin një bashkësi primitive diku në një krahinë të Bjellorusisë së sotme.
Ish-presidenti serb, Boris Tadiç gjatë një vizite në Vjenë, në 150 vjetorin e kishës ortodokse serbe, (në verën e vitit 2010), e quan Serbinë si “djepi i Krishtërimit” . Faktikisht Tadiçi në këtë pohim të tij absurd nistohet vetëm nga fakti se Shën Konstandini i Madh ka lind në Nishin dardan, që sot gjendet e aneksueme nga shteti serb (sanxhaku i Nishit e ai i Novi Pazarit deri pas Kongresit të Berlinit ishin territore të vilajetit të Kosovës). Së fundit, Serbia, me ndërmjetësim të saj e financim të gatshëm mbi 100 milionë USD, e ka porositun një film në Hollivud (Amerikë) për Konstadinin e Madh, që sipas gjasave e trajtojnë me prejardhje serbe, bazue në romanin “Udhëkryqi i Konstadinit” të autorit serbofil Dejan Stajkoviç.
Në vitin 1534, pas pushtimit osman, një grup shqiptarësh nga Çamëria e Morea emigrojnë në Mbretërinë e Napolit, në krahinën e Potencës dhe aty ngrejnë një fshat arbëresh në 38 km2 me emnin e Konstadinit të Madh.
Shqipëria natyrore nuk ka bă asgja për këtë personalitet botëror që sivjet i festohet 1.700 vjetori i Ediktit të Milanos. Kryeministri i Shqipërisë, prof. dr. Sali Berisha prognozon një përkujtim madhështor: “Së bashku me autoritetet e Kosovës të programohet nderimi dhe përkujtimi i këtij burri të shquar, i cili – e theksoj edhe njëherë – i përket mbarë njerëzimit. Natyrisht, ne nuk e kemi ndërmend që ta përjashtojmë askënd. Përkundrazi, duhet të bashkërendojmë veprimet me Vatikanin, por dhe me vendet e tjera. E vërteta është që ai është shënuar në histori; e theksoj, pas Krishtit, Muhamedit dhe Budës, njihet si njeriu i reformave më të mëdha në historinë e njerëzimit, kështu që ky është viti i nderimit të veprës së tij nga mbarë njerëzimi”.

Shën Jeronimi (347-420) është nga Iliria (çka e pohon edhe në shkrimet e tij). Vlerësohet si një nga katër dijetarët ma të mëdhenj të Kishës së Krishterë. Kreu përkthimin e parë të Biblës nga hebraishtja e greqishtja e vjetër në latinisht (“La Vulgata”) duke i dhanë Perëndimit të parin tekst të shkrimit të shenjtë, që edhe sot është një tekst i randësishëm i kishës katolike romake.

Shën Niketa i Dardanisë i shek. IV, që me dorën e vet nënshkroi “Dardanus sum” (Jam dardan) kompozoi himnoren e mirënjohun “Te Deum, laudeamus” (“Ty Zot, të lavdrojmë”), që vijon të mbetet kryelutje për kishat e Perëndimit edhe sot pas 15-shekujve.

Këto kontribute kolosale ilire të mijëvjeçarit të parë pas lindjes së Krishtit u ngulitën në memorien e memoriale të historisë së Krishtrimit në trevat shqiptare në gadishullin Ilirik (Ballkan) dhe në krejt pellgun e Mesdheut, prandaj “Skizma e Lindjes” (1054) ishte një dhimbje e pallogaritshme në ndërgjgjegjen e truallin shqiptar me toka etnike e ujna lumore në të dy kontinentet e sotme Euro-Azi.

Kjo dhimbje ishte edhe ma e jashtëzakonshme se në tokën hebraike në Jeruzalem si edhe në selinë e Papatit në Romë, pasi në trevat shqiptare ishte trualli dhe kufini toka-det i përplasjes politike-ushtarake-fetare të Perëndimit dhe të Lindjes (Bizantit).
Shpesh herë në këtë “teatër mesdhetar” iliro-arbnorët etnikë u gjendën të vetëm apo përballë disa armiqve në shumë fronte lufte duke pësue humbje të jashtëzakonshme të jetëve njerëzore shqiptare dhe të territoreve të veta etnike.

Dinastia e Nemanjidëve serbë, veçanarisht në kohën e Stefan Dushanit (të Kodit të tij me dhjetë kapituj “antiherezi”), me ndjekjen e politikës së represionit dhe të konvertimit me dhunë të katolikëve arbnor në treva etnike shqiptare në Mal të Zi e në Kosovë, në Sanxhak e në Nish, në luginën e Vardarit e atë të Preshevës, etj. u bă shkas i fortë dhe i pashmangshëm për kryengritje nga shqiptarët etnikë dhe për kryqëzata antiserbe nga Papati dhe Europa katolike në shek. XIII-XIV, etj., si në korrik 1319 në luftën e ushtrive të koalicionit, si në vitin 1332 çka e dijenon kryepeshkopi i Tivarit, Guljelm Adami – në një raport çue Mbretit të Francës, etj., etj.

Në vitin 393 “Vija e Teodosit” e ndau dypjesshëm Perandorinë Romake (Perëndim e Lindje), e cila truponte nga bregdeti dalmatian (fisi ilir i dalmatëve) duke ndjekur rrjedhën e lumit Drina (fisi ilir i autariatëve) e nëpër lumin Sava deri në derdhjen në Danub.
Pothuaj njëmijë vjet ma vonë, shteti serb ortodoks i Rashës, pikërisht në vitin 1219, Shën Sava sllav e fitoi me marifetet e tij statusin autonom të Kishës Ortodokse Serbe, e cila luajti rol të madh e të shumëkohshëm në ideologjinë dinastike të Nemanjidëve kundërshqiptarë dhe në vitin 1299 kryen marrëveshje me Bizantin ortodoks duke e caktue përkohshëm “vijën kufitare” gjeo-politike nëpër lumin Shkumbin.

Prej nga kjo kohë e hershme sllavët e Jugut (ortodoksët e shteteve të sotme Serbi, Mal i Zi, Maqedoni) do të ishin nga armiqtë ma të mëdhenj të kombit shqiptar, armiqtë ma të mëdhenj të shqiptarëve në trojet e veta etnike para Krishtit dhe para Muhametit.


4.
Shqiptarët etnik janë i vetmi komb i botës me shumicë muslimane që rrethatohet me katër shtete të sotme ballkanike me shumicë ortodokse: Greqia (95 për qind), Serbia (84 për qind), Mali i Zi (74 për qind) dhe Maqedonia (65 për qind).

Këtyre shteteve fqinjë feja ortodokse prej 11 shekuj kalendarik ua kryeson, dominon apo faktorizon ngultas e periodikisht politikat e thikta kundërshqiptare. Disa nga këto shtete janë mirëfilli ortodokse (një aliazh mijëvjeçar shtet-fe) si Greqia, e cila mban ende në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë dhe nuk e njeh pavarësinë e Kosovës (!). Këto shtete një pjesë të madhe të territoreve të tyne i kanë me toka etnike shqiptare të grabituna përdhunshëm me spastrim dhe asimilim etnik si dhe me forcën e armëve e të traktateve të padrejta, siç është rasti fatal i Malit të Zi, që në këto katër shekujt e fundit e trefishoi territorin e vet gjeo-politik me territore etnike shqiptare.

Ende sllavët e Jugut nga Beogradi në Moskë dhe nga Shkupi në Podgoricë e në Kotorr na akuzojnë shpesh ne shqiptarëve etnik si “mysliman” në kancelaritë perëndimore dhe në anale historike-diplomatike, të paktën nga koha e pas Skënderbeut (shek. XIV) me ripushtimin e gjatë otoman dhe deri tek “Lufta e Kosovës” (1999); deri tek “rebelimi” ndaj kishave ortodokse në Kosovë (2004) i dirigjuem e i provokuem prej strukturave të ndryshme sllave; deri tek “Marrëveshja e Ohrit” (2001); deri tek aksioni kundërshqiptar “Fluturimi i Shqiponjave” në Tuz më 9 shtator 2006; deri tek përpjekja referendare e 8 janarit 2013 për ndamjen e krahinës shqiptare të Plavë-Gucisë në dy komuna më vete; deri tek rrëzimi i UÇPMB në Luginën e Preshevës në janar 2013.

E vërteta historike qëndron ndryshe: Serbët janë të parët që i sollën otomanët në Ballkan, që bashkëpunuan me ta, që lidhen krushqina me ta, që e vet-përhapen fenë islame duke i ndihmue në ngritjen e kulteve fetare, etj.

Sovrani Stefan Urosh II – Milutin i Serbisë, që mbretëroi në vitet 1282-1321, ishte i pari që i solli otomanët në gadishullin Ilirik (Ballkan), tue ndjek shembullin e keq të një komandanti katalonas që i çoi në gadishullin Iberik në vitin 1305. Ky mbret serb, Milutini, i vendosi 1.500 otomanë (të fisit kuman) në mbretërinë e tij për t’i përdorë në ekspedita ushtarake kundër perandorisë bizantine.
Car Dushani (1331-1335) përdorte ushtarë otomanë (turk) në ushtrinë e tij.
Përballja luftarake e Car Dushanit në ushtrinë e të cilit kishte serbë, otomanë, etj. me perandorin bizantin Gjon VI Kantakuzen (1347-1354) e detyroi këtë të fundit të lidhte aleancë me otomanët e emirit Orhan, që e mori për grue princeshën bizantine Teodora Kantakuzen dhe u ngulën në një rryp toke në bregdetin e Konstandinopojës (Stambollit). Këta otomanë – miq të bizantëve ortodoksë, në vitin 1354 refuzuan të tërhiqen duke formue një bazë otomane në Europë.
Djali i Orhanit, sulltan Murati, më 1360 ndërmori ekspedita ushtarake kundër Trakisë, Bullgarisë dhe trevave shqiptare në Ballkan. Në vitin 1361 otomanët e morën Adrianopojën (Edirne). Dhjetë vjet ma vonë otomanët korrën fitoren e Maricës (1371). Historiografia botërore flet se pas kësaj lufte iu hap rruga pushtimit të përgjithshëm osman të Ballkanit, të cilën e “parapërgaditën” në një mënyrë të caktuar e rrethana të (pa)njoftuna bizantët ortodoksë dhe serbët ortodoksë.

Në vitin 1390 Milica, vejusha e princ Llazarit të Serbisë (së mbetur) lidhi një marrëveshje me otomanët me disa kushte: pranoi vasalitetin ndaj Sulltanit, duhej t’i paguante atij një tribut vjetor, të jepte ushtarë serbë për ekspeditat otomane sa herë të kërkonte Sulltan Bajaziti. Kjo marrëveshje mori bekim edhe nga Kuvendi i Kishës Ortodokse Serbe. Vet patriku serb i prini edhe 16 vjeçarit, Stefan Llazaroviç i Serbisë për në Adrianopojë për t’i shfaqur nënshtrimin formal para Sulltan Bajazit I dhe ia dhanë 18 vjeçaren Oliveria Llazaroviç si grua për sulltanin otoman, në haremin e tij me gra të shumta.

Feja ortodokse sllave si dhe shkrimtarët ortodoksë serb e malazez shpesh herë e kanë krahasimue Betejën e Fushë-Dardanisë (1389) me “kryqëzimin e Krishtit”. Ndërsa “Luftën 1689-1690” me vdekjen dhe varrimin e Krishtit”. Kurse ripushtimin e Kosovës e të trevave shqiptare në Mal të Zi e në Maqedoni në vitin 1912 me “Ringjalljen e Krishtit”.

Tani kur historia i ka shpalos fletët ma shumë e ma mirë se kurrë ndonjëherë, tani që jetojmë në kushtet e demokracisë e të globalizmit, po rishohim ma qartë e ma thellë në memorien e kohënave se sllavët ortodoksë janë kundërshqiptarë të disa fishtë: na i kanë marrë padrejtësisht e forcërisht trevat etnike shqiptare; na i kanë shpërngulë përgjakshëm prej tyre shqiptarët etnik tue krye spastrim etnik; na i kanë asimilue shqiptarët etnik në ortodoksë sllavë; na i kanë vrarë shqiptarët etnikë tek toka e të parëve të vet dhe tek dera e shtëpisë së vet.

Nisun edhe nga të gjitha këto iu kemi thanë sllavëve “shkije”. Faktikisht tek kjo fjalathanie nuk ka pasë as urrejtje, as përçmim dhe as vlerësim. Skizmikët e vitit 1054 (ortodoksët sllavë) i kena thirrë prej hejcekurit dhe ritualisht në shqipen tonë burimore: “shkije”. Etimioligjia e saj ka shpjegimin: ndarje, çarje, etj.. Pra, kemi pohue vetëm një realitet historik-politik-fetar të sllavëve ortodoksë të djeshëm e të sotëm.

Një pyetje flakadon përballë historisë e ardhmërisë: A janë shkijet shkije?! Jo. “Shkijet” janë gjithçka ma shumë. Gjithësesi ma keq. Ata, sllavët ortodoksë, janë në të vërtetë ndryshe, krejt ndryshe: kriminelë gjakësorë ndaj shqiptarëve etnik liridashës; pushtues e aneksues kriminelë të tokave etnike shqiptare në Ballkan, asimilues kriminal të shqiptarëve etnik e kulturëdashës në fenë e tyne ortodokse, etj. Sllavët në Serbi, në Mal të Zi, në Maqedoni e në Bosnje-Hercegovinë, si edhe në Kosovë, në këtë kohë të zhvillimeve e integrimeve euro-atlantike duhet t’iu kërkojnë të falun shqiptarëve etnikë, sepse nuk mund të hysh në Europën e sotme moderne tue u keqsjellë si mesjetarë.

Ismail Kadare: Streha e fundit e horrave


Gjatë gjithë vitit 1999, për herë të parë në jetën time, për shkak të luftës në Ballkan, kam mbajtur, në mënyrë të vijueshme, shënime. Nën titullin “Ra ky mort e u pamë”, shënimet, në trajtë ditari, janë botuar si libër më vete në shqip dhe në disa gjuhë europiane.Ditën e 31 majit 1999, në kulmin e bombardimeve të NATO-s, shënimi i ditës merret me një polemikë midis shqiptarësh në gazetën “Illyria” të Nju-Jorkut. Shkak është shkrimi “Skënderbeu e kishte nënën sllave” (me autor Fatos Lubonjën), botuar pak ditë më parë në “Courrier International” të Parisit. Autori shqiptar i shkrimit fajësohet me një gjuhë tejet të ashpër, për qëndrim antishqiptar e njëherësh antieuropian. Pra, është 31 maj i vitit të fundit të mijëvjeçarit të dytë. Shprehja “ora e keqe”, më shumë se metaforë, është përcaktim i saktë i kohës për Kosovën. Ajo mezi po merr frymë nën masakrën serbe, një nga më të egrat e shekullit. NATO-ja është duke bombarduar Serbinë, për shkak të shqiptarëve të Kosovës dhe shqiptarët po paguajnë taksën. Shkurt, për ndëshkimin e Serbisë, NATO-ja ka vënë aviatorët dhe avionët më modernë të saj, kurse Kosova ka vënë gjënë më të vjetër në botë, në kësi rastesh: gjakun. Liria e kërkon se s’bën këtë karburant të vjetër, dhe shqiptarët e dinë këtë. Hakmarrja serbe është në kulmin e saj: grirje foshnjash, përdhunime vajzash e grash, djegie shtëpish, vrasje verbazi, shpërngulje, tmerr. E deshët ndërhyrjen e NATO-s! Ja NATO-ja! Gëzojuni asaj! Kosova është me shpirt ndër dhëmbë. Gati po jep shpirt. Dhe pikërisht mu midis makthit, në një nga revistat më ndikuese europiane, një rimohues shqiptar e boton këtë shkrim, për të cilin ndërgjegjja e tij, sipas fajësuesve, duhej të përgjigjej më pas. Shkrimi do të quhej, as më pak, as më shumë, thikë në shpinë kundër Kosovës.Ishte e ngutur një akuzë e tillë? Ishte ky shkrim një lajthitje e rastit, kapardisje antikombëtare, snobizëm, etje për t’u dukur modern? Ishte një përzierje e të gjithave, madje diçka më e rëndë? Shkrimi, para së gjithash, kishte të bënte me një polemikë nga më të ashprat në Shqipërinë paskomuniste. Në qendër të kacafytjes (një fjalë disi më e saktë në këtë rast), ishte Gjergj Kastrioti, por, siç ndodhte shpesh me zotin Gjergj K., kur hynte në skenë, gjithë çështjet madhore të kombit shqiptar, Rilindja, gjuha shqipe, zanafilla ilire e shqiptarëve, raportet e mitit me historinë, vetë çmitizimi dhe mitet e rrejshme shqiptare, do të ndërlikoheshin rreth tij. Dy grupimet që do të ndesheshin, “albanologët e rinj”, ose rimohuesit, siç u quajtën shkurt, dhe kombëtaristët, kundërshtarët e tyre, do të përdornin kundër njëri-tjetrit gjithë minierat e gjuhës shqipe, çka do të ishte një festë për përpiluesit e fjalorëve, nëse ende kishte të tillë.Thënia “patriotizmi, streha më e fundit e horrave”, ishte ajo që, më shumë se çdo tjetër, do të përdorej në kronikën shqiptare. Pavarësisht se autori i saj herë shpallej Xhefersoni, herë Sokrati, herë Nëna e Çërçillit, Volteri apo Xhon Lenoni, kjo nuk pengonte aspak që të bëhej thënia më e njohur në vend.Fajësimet e të dyja palëve, për nga mizoria, ngjanin si pika uji. Ndërsjelltazi, ashtu siç edhe pritej, u quajtën tradhtarë, reaksionarë parakë, kombëtaristë, antishqiptarë, fashistoidë, nënëterezistë, kanunorë, gjer te llaci-faci, shule, e natyrisht ylberistë, çka dihej ç’nënkuptonte. Në pranverë të vitit 1999, ndaj autorit të shkrimit të “Courrier International” do të përdoreshin së paku gjysma e këtyre cilësorëve. Për strehsat, të thoshe se nëna e Skënderbeut ishte serbe, e sidomos ta thoshe këtë pikërisht në maj të vitit 1999, ishte vërtetimi më i saktë se punoje për serbët. Në thelb, akuza tingëllonte groteske. Me nënë jo sllave ose sllave (çka mund të ishte e vërtetë për Vojsava Tribaldën, një sllave, me sa dukej, e martuar me Gjon Kastriotin, të atin e Gjergjit, sipas dokeve mesjetare, kur feudalët në krushqitë e tyre shkërbenin mbretërit), Gjergj Kastrioti mbetej po ai. Madje, edhe të atin ta kishte serb (do t’i vinte radha edhe këtij), përsëri nuk ndryshonte asgjë. Ai ishte heroi i parë i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, i njohur nga gjithë bota si i tillë dhe vetëm si i tillë, dhe kjo nuk mund të ndryshohej kurrë në kurrfarë rrethanash nga kurrkush.

Por strehsat nuk dorëzoheshin lehtë. Ata e kishin kuptuar se do të ishte më mirë të përdornin më pak sharje e më shumë logjikë. Kështu, në vend që të kuptonin se po tronditnin botën, duke shpallur se sa skandaloze ishte amësia ose atësia e rreme e Skënderbeut, u vunë të zhbironin ca dokumente e ca arkiva, aq sa ua lejonte, natyrisht, vrulli i tepërt polemist. Së pari, e kuptuan se duhej t’u mbushnin mendjen të tjerëve, se pse ishte i keq shkrimi famëkeq në “Courrier International”, ditën e fundit të muajit maj, në vitin e fundit të mijëvjeçarit të dytë. Ata zbuluan se “çmitizuesi” shqiptar nuk ishte aspak origjinal, siç kishin kujtuar. Tezën e prindërve serbë të Skënderbeut, e kishte marrë nga dikush tjetër dhe ky dikush tjetër nuk ishte veçse famëkeqi, sipas tyre, Vuk Drashkoviç, një nga ministrat e Millosheviçit, rrjedhimisht një ndër përgjegjësit për plojën e Kosovës. Së dyti, se kjo tezë ishte botuar në vitin 1987, pra, dymbëdhjetë vjet përpara plojës, në gazetën franceze “Le Monde Diplomatique” dhe bënte pjesë në tezat që duhej të përgatisnin shpërnguljen e shqiptarëve nga Kosova. Së treti, se as Drashkoviçi nuk ishte origjinal, por përsëriste në shkrimin e tij teza të vjetra serbe, të Radonicit, 1942, e teza edhe më të vjetra të Vladan Gjorgjeviçit, të Grashaninit, të Çubrilloviçit, të Millosheviçit, që flisnin jo vetëm për zanafillën serbe të Skënderbeut, por, kryesorja, e lidhnin këtë zanafillë me këmbënguljen e tyre se Kosova kishte qenë e mbetej djepi i serbizmit, ndaj serbët nuk do ta lëshonin kurrë atë. Së katërti, strehsat zbuluan se shumicën e argumenteve, qoftë për Skënderbeun, qoftë për rrënjësinë e shqiptarëve në Ballkan, mohsat i kishin marrë nga famëkeqja, sipas tyre, Akademia serbe e Shkencave.

Kthim te “Courrier International”,

31 maj 1999

Është tmerr në Kosovë. Është kulm i krimit, i shpërnguljes, i përdhunimit të grave e të vajzave, shkurt, i hakmarrjes meskine serbe kundër shqiptarëve. Propaganda serbe, me frymën e fundit të saj, kërkon të përligjë masakrën, atë për të cilën po ndëshkohet nga Europa dhe Aleanca Atlantike. Ajo kërkon të përligjë sidomos famëkeqin “spastrim etnik”, sepse ky i fundit i kujton gjithë botës holokaustin kundër hebrenjve. I kanë shpenzuar të gjitha argumentet, ndaj bëjnë ç’bëjnë i kthehen më të vjetrit, atij prej të cilit kanë pasur gjithmonë fat: Kosova djep i Serbisë e i serbizmit. Kanë shpresë se edhe këtë herë kjo histori nuk do t’i lërë në baltë. Në mos i përligjtë plotësisht, së paku për të zbutur disi zemërimin europiano-amerikan, vetëm ajo mund të shërbejë, historia e djepit serb. Ninullat me djepe e me foshnja kanë qenë gjithmonë të përshtatshme për të ndjellë keqardhje. Ato i kujtonin gjithkujt se ishte e lehtë të bombardoje Serbinë, por duhej bërë një përpjekje për të kuptuar shpirtin e saj, brengën shekullore, kujtimet, ahtin e saj. Ishte e vështirë për ballkanasin të ndahej nga djepi historik. E aq më tepër për serbin. Ndaj dhe në ishin bërë gabime, për diçka që quhej e shenjtë ishin bërë, për kujtimet e vjetra, nostalgjinë, ahtin e madh. Dhe historia, e përmendur qindra-mijëra herë, përsëritet: Kosova ishte shpirti i pavdekshëm i serbizmit, kuptimi, simboli, Jerusalemi, dhimbja, triumfi, zia, shkurt, nyja ku gjithçka nis e po ashtu sos. Në shkrimin e tij, Vuk Drashkoviçi, shkrimtar dhe ministër i Jashtëm i Serbisë, flet për të gjitha këto. Autori i këtyre radhëve e ka një kujtesë më tepër për këtë tekst, për arsyen e thjeshtë se teksti I Drashkoviçit është shkruar në trajtë letre të hapur, drejtuar pikërisht “kolegut I. Kadare”. Pas daljes në shtypin serb më 1987, letra e hapur është botuar në “Le Monde Diplomatique”, në prag të festimit të gjashtëqindvjetorit të betejës së Kosovës, aty ku Millosheviçi lëshoi rrufetë kërcënuese kundër shqiptarëve. Ajo është ribotuar, në të njëjtën gazetë, dymbëdhjetë vjet më pas, më 1999, kur Kosova digjej në flakë, pikërisht nga këto rrufe. Drashkoviçi, në të dyja rastet, më drejtohej si kolegu kolegut, më kujtonte shenjtërinë e artit, më bënte thirrje të braktisja vegullitë kombëtariste shqiptare e të bashkohesha me të (për çështjen e djepit natyrisht) dhe këtë ma thoshte me zemër në dorë, duke pasur si dëshmitare Francën, në kryeqytetin e së cilës e shpallte këtë kumt ngashëryes.Duke qenë vetë lehtësisht i sulmueshëm, siç janë zakonisht shkrimtarët, Drashkoviçi më drejtohej me një keqardhje prej kolegu, duke më kujtuar, ndër të tjera, gjithë kronikën e “djepit”, historinë, kujtimet, manastiret, betejën e Kosovës e martirizimin e princ Llazarit, shkurt, gjithë shenjat dhe vulat tokësore dhe hyjnore, që dëshmonin, sipas tij, përkatësinë serbe të Kosovës. Ndërkaq, pikërisht në radhën e këtyre vulave, ai shtonte diçka që, ndonëse e përmendur edhe më parë aty-këtu, këtë herë merrte një ngarkesë simbolike të dorës së parë: zanafillën serbe të Skënderbeut. Me fjalë të tjera, jo vetëm që Kosova, bashkë me varret, manastiret, katundet, dhimbjet e gjithçka tjetër të epërme, ishte kryekrejet serbe, por dhe vetë kryeheroi i shqiptarëve Gjergj Kastrioti Skënderbeu ishte i tillë. Thënë ndryshe, Kosova, përveç djepit, mëtonte tani edhe kurorën. Në letrën e tij, Drashkoviçi, pasi më hapte zemrën, siç ndodh midis kolegësh, më kujtonte se isha një përhapës i ideve antiserbe të Vatikanit dhe të Austrisë katolike, gjithmonë si kolegu kolegut, më shkruante me keqardhje se isha në anën e gabuar, domethënë, sipas tij, në anën e vrasësit të Arkimedit, të atyre që dogjën Xhordano Brunon, që i morën jetën në duel Pushkinit, madje që torturuan njëzet e tri herë rresht Kampanelën! Këtë tekst ka kopjuar çmitizuesi i vockël shqiptar F. Lubonja, në maj të vitit 1999, në kohën kur Kosova, për shkak të teksteve të tilla, digjej, masakrohej e përdhunohej. Shkrimi në “Courrier International”, për çdo kohë, por sidomos për kohën kur u shkrua, ishte, sipas strehsave, një dhuratë për serbët. Por historia e djepit nuk mbaronte me kaq.

Sipas strehsave, falë zellit serb dhe falë çirakëve vullnetarë shqiptarë, ndërhyrja e të cilëve kishte vlerë të veçantë, trillimi kundër Skënderbeut ishte bërë disa herë pjesë e pasioneve politike bashkëkohore në Europë. Për të dhënë vetëm një nga shembujt e shumtë, do të përmendej programi politik I kryetarit të FPO-së (Partisë Konservatore të skajshme austriake), Heinz-Christian Strache, mik i Serbisë dhe antishqiptar, ku, ndër të tjera, për çudi, flet për çështjen e Kosovës, duke e lidhur me kinse zanafillën serbe të Skënderbeut. “Kosova është rajon i stërlashtë serb… Përveç kësaj, heroi kombëtar i shqiptarëve Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që ka jetuar nga 1403-i gjer më 1468, ka qenë në të vërtetë serb, me nënë dhe baba serb.” Këto fjalë thuhen në Vjenë, më 2008, kur Millosheviçi, xhelati i shqiptarëve, ai për të cilin ky fashist austriak derdh lot, ka kohë që ka vdekur. Por fjalët thuhen në të njëjtin vit, kur në Tiranë, në kryeqytetin shqiptar, vlon një polemikë e ashpër pikërisht për Skënderbeun, për mitet që kinse janë krijuar për të, e që duhen çmitizuar, pra, rrënuar me ngut. E midis këtyre kinse miteve, ai që, siç u pa më lart, qëndron përbri çështjes së Skënderbeut është rrënjësia e shqiptarëve, ajo që në histori njihet si zanafillë e tyre ilire.



Kush janë horrat dhe cila është streha

Historia e re me Gjergj Kastriotin është më e vjetër se ç’duket. Ajo ka nisur fill pas rënies së komunizmit. Një roman i shkurtër, i titulluar “Mekami”, i një shkrimtari të quajtur problematik, K. Trebeshina, botuar në rrethana të dyshimta në Kosovën ende nën sundimin serb, shënon fillimin e fushatës së egër kundër personazhit. Në atë libër, heroi i parë i shqiptarëve, trajtohet as më pak, as më shumë si hajdut kuajsh dhe agjent i Italisë. Vetë autori, i përndezur prej sulmit të vet, e shpall veten turk.Ndërkaq, autori i librit mëton cilësimin si disident. Ndaj pyetjes, për ç’merita?, përgjigjja është e prerë: për një promemorie që i paska dërguar Enver Hoxhës, më 1953. Sipas saj, është ndoshta shkrimtari i parë në Shqipëri, që ka guxuar t’i shkruajë diktatorit: ti dhe shokët e tu jeni vrasës, që jo vetëm do të vrisni më pas njëri-tjetrin, por do ta mbytni vendin në gjak! Tingëllon disi e pabesueshme për cilindo, por sidomos për strehsat. Dyshimi për promemorien dyfishohet kur sillet ndër mend e kaluara letrare e personazhit: Shkrimtar si shumë të tjerë, me lavde për komunizmin dhe kulmi, pikërisht në mars të vitit 1953, pak kohë përpara promemories, me poemën më himnizuese, kushtuar Stalinit, në ditën e vdekjes së tij.Këto kujtime prekëse nuk e ndryshojnë aspak statusin e personazhit. Madje, ai nuk lëkundet as kur strehsat, këtë herë të zemëruar keq, zbulojnë se kinse disidenti, ose kinsi, siç do të quhej shkurt, jo vetëm s’ka qenë kundër regjimit, por ka qenë oficer i Ministrisë famëkeqe të Brendshme, pra, pjesë e thelbit gjakatar të shtetit. Që njeriu gëzonte mbrojtje të fshehtë, kjo ishte e qartë. I turbullt ishte shkaku. Mbrojtja shtrihej në të dyja regjimet: në komunizëm dhe në paskomunizëm. Nga të dy krahët e politikës: e djathta dhe e majta.Vetvetiu bëhej pyetja: disident kundër kujt kishte qenë në të vërtetë kinsi? Me ç’dilte, disidenca e tij më e qartë paskësh qenë kundër Skënderbeut. Ajo kundër regjimit mbetej për t’u vërtetuar. S’do të kalonte shumë kohë dhe, pas Kastriotit, do të hidhej hija e keqe për atë që quhej periudha më e ndritur e historisë shqiptare dhe bijë e drejtpërdrejtë e Iluminizmit europian Rilindjen Kombëtare. E pas saj, mbi gjithçka të shpallur si vlerë morale e kulturore e kombit: mbi gjuhën shqipe, mbi zanafillën ilire të saj dhe të gjithë shqiptarëve, mbi themeluesin e shtetit shqiptar më 1912, gjer mbi Nënë Terezën, që gjatë ceremonisë së çmimit “Nobel”, në Oslo, kishte treguar moselegancën të zinte ngoje zanafillën e vet shqiptare. Strehsat , merret me mend, e humbën çdo durim. Pas shpenzimit me tepri të epitetit “antishqiptar” e bënë disi më të larmishme listën e sharjeve. Iu kujtuan mohsave prejardhjen nomenklaturore, duke mos harruar t’i krahasonin me vezë të gjarprit, që donin të mbronin krimet e etërve të tyre, gjë që nuk u prit mirë prej opinionit publik. Një etikë e heshtur ishte bërë zotëruese, ndërkaq, në Shqipëri, që gjëra të tilla të mos kujtoheshin.

Xhemal Ahmeti: Evoluim apo devalvim vlerash

E vërtetë: viteve të fundit vërehet një ndryshim radikal në determinimin e kodeve të vlerësimit. Çka dje perceptohej si vlerë sot denoncohet si komike dhe anasjelltas. «Kozmopolitët», ata që mezi presin që të tjerët t’i lavdërojnë si kampionë të vlerave evropiane flasin për (r)evolucion vlerash, gjersa konservatorët vuajnë rëndë për rënien dramatike të do zakoneve të cilat paskan përbërë krenarinë e racës me plis si bora.
Edhe pas një analizë të mundimshme të diskursit (në të gjitha mediat e mundshme) rreth kësaj teme, identifikimi i vlerave konkrete që rënkan apo i atyre që qenkan instaluar së voni duket i pamundur. Kjo ndodhë sepse që të dyja palët, si «proevropianët» ashtu edhe manistët konservativë bashkë me religjiozët nuk bazohen në gjendjen faktike, në atë që ndodhë realisht me sinjifikatët mbizotërues, por qoftë vajin e qoftë euforinë e tyre tentojnë ta shesin, imponojnë si aksiomë – që s’është! Se që të dyja taborët bëjnë poza pa njohur realitetin, tregon edhe uniteti i tyre afektiv: Sipërfaqësisht duken të jenë në antagoni por thelbësisht unisono propagandojnë bankrotin kulturor të shoqërive shqiptare, pa e argumentuar atë as minimalisht.
Ky paradoks vjen sepse internacionalistët argumentojnë vetëm politikisht (demokracia liberale) dhe atë në trajtën dëshirore (nuk jemi atje ku duam)e nacionalistët përpiqen ta vrasin shekullin në të cilin jetojnë, duke kërkuar riinstalimin e mendësisë së epokës romantike(nuk jemi atje ku duhet) në kokën i tifozit të James Andrew Arthur-it. Impossible. Sipas diskursit mbizotërues pra del sikur shqiptarët të gjenden në vakum, diku afër vrimës së zezë galaktike.
Çka ndodhë në të vërtetë me vlerat shqiptare?
II. Kodet e v;erësimit publik
Sidomos pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës duket të ketë filluar një ekonomi e re në sferën e sinjifikatëve, respektivisht aksiologjia shqiptare rikanonizon veten: në shumicën e mediave serioze (janë analizuar ato të Kosovës) janë rralluar ose kanë metamorfozuar konotacionin kategoritë (zh)vlerësuese si patriot-tradhtar, komunist –kapitalist, armik-aleat, spiun-disident, katundar – qytetar, majtas – djathtas.
Klanet të cilat akuzohen të dëmtojnë qëllimisht vendin, shtetin, kombin nuk pagëzohen më si tradhtarë, por kryesisht si kriminelë, ashtu pra siç sugjeron filozofia ligjore, kushtetuta e jo manizmi. Ky rikonfigurim «degradues»semiotik mbjell optimizëm, jo sepse njëri kualifikim është më i butë se tjetri, por se i dyti implikon vepër konkrete penale e jo paushalizime.
Komunisti nuk përshkruhet më si ai ushtari kokërruar dhe brutal stalinist që shqyen gra me bajonetë, por ai duket madje filozof me mjekër simpatike apo si intelektual socialdemokrat që kërkon komoditet edhe për skamnorët. Kapitalistët po detyrohen në pension nga biznesmenët neoliberalë.
Disidentët dhe spiunët kanë pranuar të trajtohen si «relikte» të historisë dhe presin gjykimin shkencor. Vetëm politikanët ende vazhdojnë ta mundojnë veten me shabllonet majtas, djathtas, sepse u duket më lehtë pozicionimi, ndërsa në media, në analizat e «shoqërisë civile» dhe në komunkimin e lirë e të përditshëm (rrjetet sociale dhe dialogu interpersonal) klasifikimi majtas – djathtas nuk ka asnjë kuptim dhe përdoret si flluskë e jo si sinjifikat me histori, përmbajtje dhe shenjim të një shtrese a grupi me vlera të caktuara.
Të njëjtin fat e kanë edhe kodet si besa, armiku, atdheu, mëmëdheu, babai i kombit, e të ngjashme të cilat rrallohen jo vetëm në materiale të printuara dhe rrjetet sociale, por edhe gjatë festave ekstazike kombëtare. Besën e ka zëvendësuar kontrata e bazuar në ligj, atdheu për shkak të globalizmit zëvendësohet me vendlindjen, identitetin dhe kulturën lokale ndërsa baballarët e kombit qëmoti bëjnë aheng muzeve.
III. Identitete vasale
Ky evolucion semiotik sinjifikatësh bëhet edhe më i rëndësishëm shikuar nga perspektiva e të drejtës për individualitet, autonomisë dhe integritetit të subjektit të veçantë në shoqëri.
Deri para 5-6 vitesh,kryesisht në vendet rurale, por edhe në ato urbane kosovare, dëgjoje si normale dhe pa intervenimin korrigjues identifikime kolektive e personale si «e Skënderit», «Qy qy granija e Kryezive», «Mahmuti i Isuf qorrit» dhe të llojit. Kjo mënyrë e identifikimi injoronte individin si njësi autonome, me personalitet të vetin, e trajtonte atë si «meritë» gjenobiologjike të fisit apo patriarkut. Parakomunizmi në vëllazëri me patriarkalizmin dhe patriarkalizmin me predikimin e saj të «bashkimit bën fuqinë» vazhdonte të vrasë të drejtën e individit në favor të kolektivitetit të kamufluar për nevoja kontrolli.
Sistemet e shkuara dhe mendësia arkaike e tashme e shfrytëzonin dhe përdorin vasalitetin e «natyrshëm» biologjik dhe patriarkal edhe për të mundur ta asgjësojnë personalitetin edhe të atij qytetari të mençur që nuk kapej e demolohet dot duke ia «riaktualizuar» të bëmat e gjenit, fisit, gjyshes e gjyshit (biri i ballistit, nipi i kolaboracionistit, mbesa e titistit). Sot, gjatë komunikimit interpersonal, në media tashmë po se po, përditë e sa më tepër kjo semiotikë vlerësimi perceptohet drejtë: diskriminuese!
IV. Bankroti i elitave në ikje
Si çdo zhvillim edhe ky ka humbës dhe triumfues. Gjenerata që është mësuar të jetojë me privilegjin e primatit vajton çarmatimin nga «kompetencat» për ushtrimin e pushtetit mbi fis e nahije. Jo fjala e tij (besa e burrit) është më alfa dhe omega mbi fatin e tjerëve, por e drejta e secilit në mendim, vendim dhe veprim brenda shoqërisë. Këtë gjendje e konsiderojnë të padurueshme konservatorët dhe primatët e të gjitha sferave.
Të ashtuquajturit kozmopolitë kanë të drejtë se sistemi politik në të cilin jetojnë shqiptarët ka bazat në vlerat qendrore evropiane edhe pse nuk dinë ta shpjegojnë atë: qëndron se vlerat që përbëjnë kulturën e sotme «perëndimore»bazën e kanë në filozofitë e imperativit kategorik të Kant-it, në lirinë individuale të John Stuart Mill-it etj. e mbi të cilat janë ndërtuar godinat e së drejtës dhe lirive njerëzore të «kontinentit plak», mirëpo «kozmopolitët» shqiptarë – siç thamë në fillim – e kanë një problem kardinal që i zhvesh ata si të pabesueshëm dhe retardesk po si konservativët sepse kodin bankrot kulturor dhe të vlerave (?!) e rezonojnë me argumentin e mosekzistencës së industrisë dhe klaneve kulturore ku ata do të kishin si dje timonin në dorë dhe do të determinonin vetë se çka duhet parë si vlerë e çka jo. Në fakt nuk ka bankrot kulturor por ka mungesë hiperbolizimi të gjithçkaje që e bekonin apo anatemonin primatët e kulturës.
Interesant. Në këtë kontekst, bazuar në këtë zhvillim që argumentuam lartë, shoqëria, të rëndomtit duket të kenë lenë mijëra kilometra pas elitat e tyre: Të «rëndomtit» ecin «elitat» mbesin!

Fatbardh Doci: Kujtime per Akademik Aleks Budën, mirënjohje per Akademikun e shquar Kristo Frashëri


Esht nder dhe lavdi kur nje Akademik i shquar shkruan per nje akademik te gjithashe Akademik Kristo Frasheri pa asnje diskutim por pa asnje lekundje duhet quhet Babaj i historis kombite shqiptare.
Une Prof.dr.Aleks Buden do ta konsideroja nje gjuhtar,historian,erudite i kalibrit nderkombetare.
Nje sekuence te vogel,per shpirtin e mire te tije per ciltersin per ndricimin e cdo gjeje,per nje komunikim te lirshem,njeri me kulture te madhe me edukat e respekt te jashzakonshem.
Festohej 100 vejtori i lidhjes shqiptare te Prizrenit(V1978).
kudo pregatitje te madhe.Ne krye te punvee ishte Dijetari i shknces shqiptare Mr.Aleks Buda.
Une Akademik Buden e kam takaur kur studjoja ne bibloteken kombetare per Provimet pas Universitare (Per temen e disertacionit) ne sallen shkecore kati II.
Ata qe studjonin aty ishin te gjith akdemik, Prof. dr.e punonjes shkencore.Disa i njhja se i kisha takuar ,me disa pershendeteshim si njerz qe shifeshim cdo dite.Ne biblotek studjonet dhe nje akademik Kosovar Prof ali Hadri,,shume korekt dhe sistematik ne studime.
Nderkohe vinin dhe Akademik shqiptar nder ta edhe Prof. A.Buda,Prpf.Deko Rusi,Prof.Bujar Hoxha,Prof.Hysni Myzyri etj.
Une shikoja me vretje cfare lexonte Akademik Shqiptar i Kosves Mr.Haderi??
Nje dite kur e erdhi Prof.Buda u afrova tek tavolila e Prof. Hadri si vjedhurazi dhe shofe gazeten “Dielli” -Boston.
Mendova cfar do te jet kjo qe esht kaq e r e z e r v u a r.Ketu ne Americ kujtova gazeten e ish shoqates Vatra te Dr,Dr,Dr,At. Fan Nolit e Faik Konices.
Prof. Buda -Interesant vinte gadi cdo dite ne biblotek me nje cante ne dore.
Vinet heret diku ora 9 mengjesit.
Merrte nje enciklopedi apo liber ne anen tjeter hapte nje fletore,disa dorshkrime dhe shfletonte enciklopedin lexonte pa syze por kuptohet qe i mblidhte qepallat.Ketej lexonte ne liber dhe ne anen tjeter plotsonte vendet bosh ne dorshkrime.Nga nje here nuk ulej fare por ashtu perkulej mbi materialin dhe punonte.
Ma merrte mendje qe akademik Buda kishte pregatit ndonje referat apo studim dhe kishte lene boshe emrin e ndonje autorit apo ndonje daten e ndonje ngjarjeje.
Pas 5-10 minutash mbyllte enciklopedin apo edhe ndonje liber dhe e vinte ne vende.Mbyllte fletoren dhe pershendest majtas e djthtas.
Rastsisht ne nje shetitje si zakonishte mbremjeve te tiranes qe dukeshin si manifestime paqesore .Nga cingoni(ushtari i pa njohur deri tek Materniteti e me vone u be nga Universiteti(Kryeministria) deri te materniteti).Duke shetitur me nje Dr. te Shkencave politike M.N.D.(qe titullin kishte dr.i shkencave politike nga universiteti i Padoves-Itali ,por nuk e ushtroj per 50 vjte).Akademik Buda i Flet dr.ne emer dhe ja ben me gisht a munedesh 1 minute te marrish leje e te pyes per nje gje..Na mori leje nderkohe Prof.Buda u afrua.
Ne u largaum pak,i tha a mos te prisha pune??
Jo tha po shetisnim ,jan njrez te mite.
Zgjati doren e na pershendeti.
Po e mbaj pak M.tha me falni.Ska asgje ja kthyem ne.
Si e ka emrin i tha babaj i jote e pyeti Prof.BUDA?
M. i tha N.S.D.por shkurt N.S.
Sipas dokumntave esht nje nga figuar me te spikatuar jo vetem te Lidhjes SH.te Prizrenit por dhe te lufterev per pavarsi.Une dua vetem te me vine emri per dekorim pastaj e kam ne dore vete per nje vlersim te larte.U pershedetem dhe u largaum.
Dua te them sa i preokupuar ishte qe te ndriconte lufetn e lufteteret.
Nuk u be gje sepse nuk kishte propozim nga baza per asnje lloje dekorate.
Dhe diten e Lidhjes Sh:Prizrenitse -100 vjetorit kur edhe lideri E.H. po shetiste ne bulevardin “deshmiorete kombit” ne turme ishte dhe prof.Buda.
Gjeti rastin e i tha M.” I biri esht ketu ne krah te E.H. e babajn nuk e dekorojne pse”??.( Te birin nuk e paten caktuar me shkuar ne Prishtin-Kosove(Atehete shkuan shkenctar e pjestar te familjes Pjesmarsve ne LSHP:) por duke shikuar listat e kan kuptur qe rajoni kishte derguar 3-4 veta e ate jo.Qendra e dergoj me vone lajmin qe te behet gati dhe A.N.ashtu u be.)
“Me keq ardhje Akedemiku Buda ka rudhur krahet nuk u be gje per ate problemin qe biseduame.Por heret tjera ndofta i vjen radha”..M.i ka then ju bete detyren tueje,faleminderit shume per interesimin.

Kan kaluar 35 vjete nga ajo kohe dhe a s k e r k u s h nuk u kujtua ta dekorojne ne Kosov ase ne shqiperi.?
Kur pyeti njeri pse nuk esht dekoruar NSD??
pergjigja erdhi e prere.
ka qen i ri.
dmth nuk i ra e pa pritur.
Shtrohet pytje Pse i RI?
18 isht ne LSHP 1878 me babajn e ti Szl Orucin,ne luften e shtimjes ne vitin 1881 ka qene 21 vjece me pushk ne krah ” M a r t i n e ” e re ,sapo e dale nga fabrika.
Ka patur dy plag te renda-invalid ne kemb e ne dore ne trupin e vete per 55 vjete nuk e nderpreu pjesmarrje aktive ne kuvende e ne luftime.
Pak gjera per kete rast ndofta po te dinte dhe Akademik Frashri do kishte bere demarshe per ta dekoruare.
Per Prof.Frasherin kam patur vretje ne librin para,por ne botimet e me vonshme esht terguar fillozof e psikolog,shkenctar i madh qe njef d o k u m n e t a t akivat dhe e thote te verteten pa frik.Korigjon dhe veten kur d o k u m e n t i i zbuluar me vone thote ndryshe nga gojdhena,ose historia e viteve te kaluara.Por sot me gjithse esht shkruar keshtu .. por dokumnetu thote ndryshe….Kenga popullore thote keshtu… por dokumenti thote ndryshe,,.
Me gjithse keto ndryshime te konstatuara nga Prof. Frasheri jane te botuara ne veprat historike te akademik FRASHERIT. Kur shof artikujt per keto ngjarje,,,, data,,,, e luftetar,, perseriten thenjet e vjetra.Pra autiri i artikullit nuk ka shume referenca e azhornime.
Nje raste tjeter.
Lexova nje broshure te nje diletanti ne histori.
E kishte bere ate fashikull vetem se kishte lek dhe mund ta botonte,.
Fashikulli ishte kopje e nje libri apo konferece asgje me teper.
Eshte sikur me marr Konferencen e Londres me e botur e me vu nje 1-2 faqe parathenje sipas mendimit te ndonje autori.
Pra nuk ka asgje krjuse.Pak rendesi ka sot po shkruhet shume e nga gjithkush.
Por rasti konkret ai esht dokument i nje Koference,Produkt i atyre delagatve.Konferenca Ishte ngjarje jashtzakonisht e rendesishme kombetar e nderkombetare.
Kur ne Kongresin American esht futur R E Z O L U T A per pavarsin e Kosove ne vitin 2000-deri 2007 pika e dyt argumentuse per tju dhen P a v a r s i a Kosoves kan qene v e n d i m e t e ksaj
K o n f e r e n c e.
Liberthi Vetem se kishte nje parathenje ekstremiste per qellime nepotiste,kishte pak shkurtime qe askush ne materiale te konferenca nuk ka te drejt te heq asgje. Esht publikuar nje dekalrat qe fliste kunder asaj Konference-Parlamenti( qe me siguri nga sigurimi UDB:eshte bere montimi).Sepse ai person gjithnje e ka vlersuar Konferencen se ka firmose e luftuar.Bile ne arkiin e Tv.apo kinostudiose eshte nje xhirim i viteve 1970 ku jan intervistuar 3-4 pjesmarres nder ta edhe MB:)

Une u indinjova se autori thoshte kete matarial ma ka dhen Kristo Frasheri qe e ka marr nga arshiva e KQ.
I bera nje leter Akademise Shkencave per shume gjera ne mes tyre ishte dhe shenimi per ate liber te ashtquajtur sepse ary ska asgje personale vec parathenja.
Sekretari i Akademise Shkencave Prof.Dr.Eduarad Sulstarova me “falenderon per sa i shkrova…
nder te tejra thote e pyetem prof.Kristo Frashrin per dokumetat e dhena personit ny. dhe deklaroj qe ase nuk i kame dhen kujtna dokumnta K.Q.dhe personin nuk e njof”.Keto pergenjeshtrime prishin pune sepse askush nuk merr vesh si esht e verteta.
Edhe mua me ka ndodh te thone qe ka then esht gazete keshtu e ashtu,kur asaj gazete nuk i vjen kerkund era komuniste,por ska gje per te kaluar uren gjithkush mundohet me gjete nje metode.
Ne vitin 2003 ceshtja e Kosoves ishte ne zgrip,dhe Grupi i Intelektualve te Pavaruar Shqiptaro-American(Specialit te diplomacise,oficer madhor,Prof ,Dr,Punonjes shkencor pra te gjith me Universitet e me grada e tituj shkencore) vendosen te perkujtojn ”
“60 vjetorin e Konferences Pare Themeluse te Kshillit Pergjithshem Na.Cl.te Kosoves e Rraf. Dukagjinit” ku esht miratuar R E Z O L U T A per vetvendosjen e Kosoves e bashkim me shqiperine nga 51 delagat( 7 -8 pakica sebe,malazes,boshnjak,1 shqiptar i Maqedonis -Xhevdet Doda komnadant i brigades Shqiptaro-Maqedonase-lugines Vardarit,7 nga malsia e Gjakoves( Veli Nimani -Kryetare Kshillit Ma.Gjakoves e te Ksh. Krasniqes.antar i Ksh.Na.Cl.Kosoves e Rr.Duk.Mehmet Bajrami Kom.bat.Din Bajraktari perf. Gashit,Jah Salihi N/K.Ksh.Krasniqes-kom. batal.Sheban Paci Perf.Bytycit- Pacit.Dr.Maxhun Nimani perf.Krasniqes,kom Bat,
Baqeir Ndou perf. i Nikaj-Merturit,(4 nga plav gucia: Zymer Halil Balidemaj Jeria .Mehmet Derman Gjonbalaj,Bejto Shahmanoviq-Shahmani,Sadik Shabani-Bajraktari ).
Ne ket Sesion shkencor kryetar Nderi kishim Filantropostin Prof. dr.Sami Repisht PHD, drejtor i departamentit gjuhve huaja:anglisht ,frengjisht,Italisht New York University.
Ne sesion na nderoj me pjemarrjen dhe nje delagacion nga shqiperia i kryesuar nga Gjenarl Lejtnanat Rrahman Perllaku-Hero i Popullit,Kryetar i komiteti veteranve te Luftes -OBVL,Ing. Agr. Murat Gjonbalaj ,kryetar i shoqates atedhetare ” Kosove” dhe Konsulli ushtarak ne ambasaden e Rep. Shqiperise ne Washington
Kolonel Mr.Viktor Iskau.
Presidenti i Shqiperise Dr.Alfred Moisiu dergoj nje m a s a z h Pershendetje shume te remdesishme per organizatoret(grupit),Pjesmarrsve dhe Popullit Shqiptar e shqiptarev te Kosoves kudondodhen.
Ne sesionin shkencor lexuam nje t h i r r j e drejtuar 23 shteteve e fuqive te mdha per tju dhen pavarsia Kosoves ( Presidentve ,kryeministrave,kancelarve,Kshillit Europes, OKB,Papes Vatikanit(khtyen falenderim Anglia,Franca,Gjermania,Italia Vatikani, OKB, Kshilli Europes etj).Nuk kthyen pergjigje shqiperia? ase Kosova?,etj.
Ket Thirrje e beme: Me qellim qe te sensibilizonin sado pak opinionin nderkombetar per tju dhen Pavarsia Kosoves.
Ketu ne USA qarkullonte ai pamflet poshtruse ne nje situate teper kritike,per Popullin Shqiptar te KOSOVES:.
Patem persione mos te behet SESIONI bile erdhen sinjale edhe nga europa do deshtoni.
Me gjith ata nuk u tehoqem. ja arriten qellimit sepse bene presion ne Fordham University qe ata(grupi) merren me politike e mos tu jepet salla.etj etj.
Fordham Univesity nxori arsye p i k o j n sallat(universiteti Fordham ka me dhjetra per te mos then me qindra per 100-200 vende qe kerkonim ne).Nuk kishim vec 10 dite afat-kohe ftofte, dimer, debore.
Prof.Repishti kishte derguar 250 dollar cek per te paguar univesrsitetin Fordham. por me qen se behenj nden emrin e nje PHD(grada me e madhe shkencore ne AmeriC) na thane e japim pa pages-gratise.
Por dikush nderhyri dhe nuk na e dhane.
E tani prof. tha nuk do ta beni?
Po i thash do ta bejm qofte edhe ne nje dhom e 1 guzhin( te Prof. N.Veliut) do lidhim mikrofonat dhe mblidhen 20-30 veta e do ta kujtojm ate “K u v e n d t e M a d h” te Bujanit dhe ata burra te shquar.
Nderkoh me tha dr.Repishti bisedo me Mr.Dem Balidemaj.Vetem emrin ja kisha degjuar.Marre ne tel Prof.historise Mr.Rexhep Dedushaj e ai bisedoi me Dem Balidemen ,E takova Atdhetarin e shquar te ceshtjes kombetare D.B. vete. Me tha sallen e ke ne dispocicion dy dite ,shtroj dhe dreken falas ne “D e b a l g a r d e n ” qender kulturore Shqiptaro-Americane ne New York.
Une u qetsova dhe nuk e kame bere publike kete gje.
Por mendova sa fallsifikime bejn njerzit ne kurrize te tjerve.
Pak rendesi kane keto.
Rendesi ka qe ,intelektualet,,dijetar si
Prof. Dr.A l e k s B u d a jane te paket,me nje horizonte te gjer,i gjithashem,me popullarite te jashtzakonshem,njeri i thjesht,dashamire,zemer gjere qe i dha shkences shqiptare nje zhvillim te jashtzakonshem.
Nuk ishte strikt por donte te shifte si ka qen perpara nje pune, si esht sote e si duhet trajtuar.
Ka qen model i nje gjeniu kosmopolite.
Jo me kote Akademik Frasheri thote refozoj marrjen me p o l i t i k e.
Prof. Buda isht njeri me njohuri thella politike e shkencore.Cashtja e climit kombetar e inkuadroj ne lufte perkrah aleatve.por me siguri e ka kuptur Partin si Nr. 1. dhe cfare thote 1 duhet behet.
Zemra ase mendja nuk i ka punaur per ate pune ashtu si edhe Prof. Frasherit qe u spostua dhe u muar me h i s t o r i n e mesjetes lashtesie larg politikes e ideologjise se dites.
Akademik Buda edhe pse u shmang nga POlitika ,pune e tije qe me e mdhe se e shume politikanve studimet ne gjuhesi,histori i dhane nje rendesi shume me te madhe kombite shqiptare.
Shkurtimisht shpreha disa tangete te jete se shkenctarve qe ka lene gjurme te pashlyera ne historin moderne te shkences shqiptare.
Me ket rast pershendesim te gjith ata shkenctar qe pa pushim kane punaur e shkruar per lartsimin e shkecave e te Kombit.
Nje merite vecante ka dhe Akdemik Prof. dr. Kristo Frasheri edhe si luftetar i luftes II botrore,por dhe veprat e mdha qe ka ber per shkencat,dhe qe ka perkujtuar me kete artikull teshkuruar te rendesishem per nje figur poliedrike te ARBERISE.
Me Urimet me te mira per gjith shqiptaret.

Fatbardh Doci
Scientific Collaborator
New York
10 gusht 2013

DJEMTË E PEJËS


Selim Kelmendi ishte dhe asht nderi i Pejës, i Kosovës, i Shqipnisë
Pushtimi/çlirimi i trojeve shqiptare të Kosovës prej Italisë solli një pështjellim psiqik, që sot e kësaj dite nuk asht analizue sa duhet e nuk ka marrë një përgjigje përfundimtare. Më një anë, ishte çlirimi prej çapojve të robnisë serbe. M’ anë tjetër, ishte, gjithësesi, çlirim/pushtim. Shqipes i kishin vu anash dy sopatat e Liktorit. Pra ajo nuk ishte e lirë.

Megjithate, në zyra tashti flitej shqip, nëpunësit, policët, gjyqtarët ishin shqiptarë; në rrugë e kudo tjetër flitej, lexohej, shkruhej e këndohej shqip. Sopatat anash, por ajo ishte shqipe me dy krena që valvitej para çdo institucioni kosovar.

Jeta filloj të këndallej: u përtri ekonomia, u hapën shkolla, filloi ndërtimi i urave e rrugëve, u pajtuen aq gjaqe sa nuk ishin pajtue në një shekull. Dasmorëve u printe Flamuri kuq e zi. Krenaria e të qenit shqiptar u shpalos pa ndroje.

Ajo që gëzonte veçanarisht shqiptarët ishte çelja e shkollave shqip. Ministri i Arsimit Ernest Koliqi arrijti të vinte në shërbim të shkollës shqipe në Kosovë pjesën ma të madhe të energjive të Qeverisë së atëherëshme shqiptare.

Po ishte kohë lufte. Europa mbarë digjej.

Qetësinë e shpresat në Kosovë i rrezikonin edhe njësitë çetnike serbe, që filluen me gëlue anekand. PKJ kishte arrijtë me futë në Kosovë edhe farën e keqe të kolerës së kuqe. Veç komunistëve serbë e malazezë, pat edhe ndonjë të ri shqiptar, që në emën të një internacionalizmi psikomatik, u lidh pikërisht me hijenat e Beogradit.

Viti 1944 e gjet Kosovën në një çoroditje të paimagjinueshme: luftohej, por nuk dihej kah e për çfarë. Disa ishin radhitë me Brigadat serbo-malazeze të PKJ, disa kishin krijue njesitë e tyne antinaziste, por me kahje nacionaliste shqiptare. Gjithësesi, tashma frika ma e madhe nuk ishte lufta, po ajo çka do të vinte mbas saj. Atdhetarët kosovarë, ashtu edhe plot atdhetarë e intelektualë të ardhun aty prej "Shqipnisë së Vjetër", parashihnin se mbas luftës vështirë të vinte çlirimi e se rreziku ma i madh do të ishte ripushtimi prej shkjaut.

Lufta e Dytë Botnore ishte në perfundim e siper dhe derisa qetsoheshin krismat e pushkëve dhe granatave, kishte fillue loja e kancelarive ku vendosej fati i miliona njerëzve. Në territorin e ish mbretnisë Serbo-Kroato-Sllovene tash pushtetin e kishin marrë komunistët, që ishin bashkue nën udhëheqjen e kroatit Josip Tito, e po kështu edhe në Shqipni komunistët e Enver Hoxhes dhe bandes së tij të kuqe, si shtojcë e PKJ, kishin shti në dorë shtet e pushtet.

Lubia serbe nuk priti as përfundimin e luftës. Tradhëtia e komunistëve nuk humbi kohë: qysh nga fundi i vitit 1944 e përgjatë vitit 1945, banda Tito/Rankoviç, OZNA kobzeze, e përkrahun edhe nga PKSH e Enver Hoxhës, bani plojë viktimash në mbarë Kosovën, bijat e bijtë e saj ma të mirë, ata që nuk iu nënshtruen pushtuesit të ri, por edhe ata që mendohej se nuk do t’i nënshtroheshin në të ardhmen; ata që në fillim i besuen hijenat e Beogradit, ashtu edhe ata që nuk i besuen kurrë.

Me 31 dhjetor 1943 dhe 1 e 2 janar 1944, në Bujan të Malësisë së Gjakovës, përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës dhe trojeve të tjera shqiptare kishin mbajtë një mbledhje, që do mbetej në histori me emnin Konferenca e Bujanit. Aty ishte vendosë që populli shqiptar të perkrahte luftën antifashiste, kurse mbas çlirimi shqiptarët do të vendosnin vetë për fatin e tyne, do të bashkoheshin me shtetin amë e të krijohej Shqipnia Etnike, apo të qendronin me Jugosllavinë. Mirëpo, ashtu si Enver Hoxha, që ma heret tradhtoi dhe hodhi poshtë marrëveshjen e Mukjes e filloi luftën vëllavrasëse, edhe Tito hodhi si leckë premtimin; ai urdhënoi të mbahej një mbledhje në Prizren e të shpalleshin të pavlefëshme vendimet e Konferencës së Bujanit.

Kjo tradhëti që iu ba shqiptarëve i zgjoi ata nga çdo iluzion dhe filluen menjëherë të organizohehsin për t’i ba ballë së keqes. Ndërkohë "pushteti popullor" i Jugosllavisë së Titos, pushtues në këto troje, filloi raprezaljet ma barbare, burgosjet, masakrat në masë. Simbol i rezistencës ndaj pushtuesit të ri e të vjetër u ba tribuni popullor, Heroi i Popullit Shaban Palluzha, që për gjashtë muej bani një qëndresë mbinjerëzore masakrave të ushtrisë dhe policisë partizano - çetnike serbosllave, të përkrahun edhe nga brigadat shqiptare të partizanëve të Enver Hoxhës. Masakra e Tivarit, ajo e Beçejit në Banat e Goricës në Istër etj, etj., i detyruen shqiptarët të mobilizoheshin për mbrojtjen e të drejtave të tyne etnike, kulturore e territoriale. Nga Shkodra në Kosovë vjen Marie Shllaku, kjo Teutë e kohes së re, për ta ndihmue popullin shqiptar të Kosovës dhe bahet krah i Prof. Ymer Berishës. Ajo bashkohet në Pejë me At Bernardin Llupin dhe atdhetarë të tjerë si Kolë Parubi e Gjergj Martini. Orleana shkodrane shkon deri në Drenicë ku pajton mes tyne komandantat legjendarë Shaban Palluzha e Mehmet Gradica. Kështu vihen themelet e Levizjes Nacional Demokratike Shqiptare, të ciles i bashkohet edhe Gjon Sereçi nga Ferizaj

Menjëherë fillojnë të formohen çeta luftëtarësh, të cilat kishin si ideolog të tyne prof. Ymer Berishen. Në Shalë të Bajgores vepron çeta e patriotëve shqiptarë nën komanden e Ahmet Selacit e Ukshin Kovaçices, në zonën në mes Drenicës e Mitrovices luftonte trimi Aziz Zhilivoda me çeten e tij, në Rugova kishin ngritë në kambë të madh e të vogël Sali Rama e Zhukë Haxhia, në Podgur Haxhi Zekë Berdyna, Bardh Isufi, në Mivade të Istogut Ahmet Nuhi, Sali Gashi, Col Bajraktari, në Istog Tal Kurteshi e Halit Keqi, në Klinë Ndue Perlleshi , Shaban Dema, Feriz Boja, Shaban Sadiku, Ukë Sadiku; po ashtu u ngriten e rimoren armët edhe Gjilani i Idriz Gjilanit, Gostivari i Gjemë Gostivari etj, etj.

Në Gjimnazin e Pejës, djem të rijë, pak ma shumë se fëmijë, filluen të organizoheshin. Ishte një grup i vogël, i mbledhun përreth Viktor Gashit, organizzatori i gjimnazistave rioshë, në mes të cilëve Shefqet e Ramiz Kelmendi, Engjëll Berisha, Skender Rizaj, Kamber Pajaziti. Në veprimtarinë e tyne do veçue botimi i revistes ilegale "DRITA E LIRISË", numeri i parë i së cilës doli në janar 1946. Po edhe ajo nuk pati jetë të gjatë: i hetuen dhe përfunduen në burg. Kjo ndodhte në mars të po atij viti. Tre muej ma vonë rioshët pejan, në mes të cilëve edhe Jusufi, vëllaj i Selimit, ishin në gjyq, në Prizren, përkrah legjendave të rezistencës antiserbe: Marie Shllaku, At Bernardin Llupi etj. Ai gjyq do të ishte një shkollë e jashtëzakonshme atdhetarie, që do t’i trimnonte ta vazhdonin luftën e tyne për vite me radhë.

Njeni prej këtyne djemëve, Shefqeti, do të binte përsëri në burgun e Rankoviçit tre vjet ma vonë, kurse më 1956 do të merrte udhën e Shqipnisë së vjetër, ku do ta priste një Ferr tjetër i kuq, po për këte do të flasim ma vonë.

Në mes tyne e me ta u rrit edhe Selim Kelmendi.

Raprezaljet e dimnit të përgjakun të vitit 1956 në Drenicë e në mbarë Kosovën, dyndjet drejt Turqisë për shkombtarizmin e trojeve të lashta Dardane, e banë tepër të randë ajrin e Ksovës. Jo pak të rijë vunë kryet në rrezik e iu drejtuen Shqipnsië. Njeni prej tyne ishte edhe mësuesi 19-vjeçar Selim Kelmendi.

Familja Kelmendi, e njohun edhe si familja e atdhetarit Ymer Zeneli, vinte nga fshati Haxhaj i Rugoves kreshnike. Njeni prej djemëve të tij ishte edhe Haxhi Ymeri (Kelmendi), që pat pesë djem: Jusufin, Ismetin, Brahimin, Selimin dhe Ymerin.

Selimi, mbas arrestimit dhe burgosjes në burgun ma famkeq në Evropë, në ujdhesen e GOLI OTOKUT, të trimave rugovas Sylë Mehmet Nikçi, Arif Reka, Bajram Rama etj., arrin të shpëtojë dhe kalon në Shqipni ku do të gjente edhe kushërinin e vet, Shefqet Kelmendin dhe Istrefin, ikë pak ma parë.

Shumë të rijë kosovarë, që i ikën bishës Toto/Rankoviç e iu drejtuen për strehë Atdheut amë, do të provonin shpejt, shumë shpejt, zhgënjimin ma të madh e një jetë kalvar. Jo pak prej tyne përfunduen në burgje e deri në dënime me vdekje me akuzat ma absurde. Edhe vdekjes ato do t’i kishin ba ballë pa iu trembë syni, por jo akuzës që u përgatiste famëkeqi Sigurimi i Shtetit Shqiptar: agjentë të UDB-së. Ky, po, ka qenë plumbi ma i randë për ta.

Selim Kelmendi, mbas një periudhe "kontrolli" në Kampin e emigrantëve në fshatin Llkatund të Vlonës, bashkë me miqtë e tij Ramadan Shala e Ramë Muçolli, vendoset në Shkoder tek axha i tij Rrustemi, baba i Shefqetit, që jetonte aty prej vitit 1945. Vitin tjetër, më 1957, e emnuen mësues në Krubnesh, një ndër fshatrat ma të thellë e ma të vështirë për jetesë të Mirditës.

Gjatë viteve të para, e vetmja gja e bukur në jetën e tij ishte njohja me mësuesen e re shkodrane Afërditën, me të cilen u dashunue dhe mbas pak, me 22 tetor 1959, u martue. E pengueme prej familjes, prej 101 paragjykimesh ndaj kosovarit të pashëm "pa plang e pa shtëpi", ajo detyrohet dhe e ndjek atje në Kurbnesh.

Ja si e kujton atë kohë Afërdita: "Shërbenim në një shkollë. Jetonim në kushte të vështira: një barakë dërrasash, pa dysheme. Mbrenda saj: një shtrat, një stufë, një etazhe, një tryezë dhe dy karrige. Dhe bante shumë ftohtë. Po zemren e kisha të ngrohtë, se ndodhesha pranë Selimit".

I gjithë populli ishte i sorvejuem. Kosovarët edhe ma shumë, dyfish. E të mendojsh se ata, kur kishin rrezikue jetën tue kapërcye kufinin, kishin kujtue se po shkonin në mes vëllaznish, jo në mes bishash të Sigurimit.

Ma në fund, në vitin 1966, Afërdita dhe Selim Kelmendin i transferojnë në Fushë Krujë. Këtu kushtet ishin, gjithësesi, ma të mira. Ishte ma afër Tirana dhe Selimi nuk humbi kohë e u regjistrue në Fakultetin Gjuhë-Letërsi të Universitetit të Tiranës. Në vjeshtën e vitit 1970 Selimi emnohet mësues në Gjimnazin "Shote Galica".

Rugovasi i pashëm, i ambël me njerëzit e thjeshtë, krenar ndaj atyne që e shikonin me dyshim e përbuzje, ishte jo vetëm një mësues me përgatitje të naltë, por sidomos një gjuhëtar që i shte përkushtue thellë gjuhës shqipe, dashunia e tij ma e madhe mbas sa kishte lanë mbrapa në Pejën e tij të dashtun. Ai përkujdesej e trajtonte me dhimshuni nxanësit të vorfën, bijë të atyne që ndoshta i nisnin fëmijtë në shkollë edhe pa pasë çka me u dhanë me ngranë në mëngjes, por nuk u bante asnjë lëshim fëmijëve të përkëdhelun e arrogantë të të ashtuquejtunve "koadro të Partisë", drejtësi e krenari që do ta paguente shtrejt ma vonë.

Megjithate, për seriozitetin, përkushtimin, përgatitjen, punimet e tij shkencore, jo rrallë ai arrijti edhe t’u impunohej "korbave të zi", që i silleshin rreth me dyshime prej që kur kishte shkelë në tokën shqipatre. Dhe korbat një ditë e rrëmbyen pa pritë e pa kujtue.

Ishte 14 shtatori i vitit 1983 kur duert e tij të ndershme i vunë nën pranga. Pak dit mbas tij arrestohen edhe intelektualët tjerë kosovarë Shefqet Kelmendi, Namik Luci, Istref Kelmendi, vëllaj i Selimit, sidhe të ashtuquejtunit "të rekrutuemit" nga Selim Kelmendi, Sejfulla Teta dhe Pirro Prifti.

Ky ishte pra "Grupi terrorist i intelektualëve kosovarë që kishin organizue vrasjen e "shokut" Enver"!

Do të tregonte Shefqet Kelemndi mbas daljes nga burgu më 1991: "Na grup terrorist?! Na kishim organizue vrasjen e përbindshit?! Do të kishte qenë nder t’i hiqnim Shqipnisë qafe atë përbindsh, por jo, asgja nuk ishte e vërtetë".

Atëherë, përse?

Ja shpjegimi që jep përsëri Shefqeti:

"Ishte plani i Sigurimit të Shtetit për me qetësue diktatorin e sëmurë, që vuente nga fiksacionet e persekutimit, si pasojë e krimeve që ksihte ba. I vetmi ilaç qetësues për të ishin anmiqtë e kapun, që ai duhej t’i shihte në televizor. Pra, ishim kurban i sëmundjes së padishahut".

Ndokujt mund t’i duket paradoksal një shpjegim i tillë, por në atë kohë nuk kushtonte asgja me shkatrrue jetë njerëzish e familje të tana për të kënaqë e qetësue sadopak diktatorin.

Po përse pikërisht katër intelektualët kosovarë?

E gjithë historia e PKSH, ma vonë PPSH, prej Mukjes më 1943 e deri në vitin 1990, asht histori e tradhëtisë së madhe ndaj popullit shqiptar të Kosovës; jo vetëm prej masakres së parrëfyeshme mbi partizanët kosovarë gjatë "marrshimit" nga Kukësi në Tivar, por gjatë gjithë 45 viteve. Tirana e Beogradi, UDB-ja e Sigurimi i Shtetit, kur ishte fjala për kosovarët që mërgonin në Shqipni, nuk ngurronin të bashkpunonin në mes tyne. Mërgimtarët ishin anmiq të regimi titist, aq sa edhe të atij enverist.

Selim Kelmendi, i panënshtrueshmi, në 16 muej hetuesi provoi torturat nga ma çnjerëzoret, por nuk u dha asnjë herë. E degdisen nga 93 kg në 40 kg. Në 40 kg burrë, viganin rugovas, djalin e Pejës!

Në një takim me të shoqen gjatë vuejtjes së dënimit, Selimi i tregonte: "S’ka vuejtë kush në botë, sa kam vuejtë unë gjatë kohës së hetuesisë. Për dhjetë orë rresht më kanë mundue dy sampistë, mundësa të "Dinamos". Kuptohet, isha i lidhun. Disa herë më binte të fiktë. Më nxisnin të baja vetëvrasje. Kur shkoja në banjo, gjeja brisk rroje, çka në hetuesi ishte rreptësisht e ndalueme. Shpresonin se do të prisja damarët e duerëve. Po unë, që të mos varrosej e vërteta e pastër e jetës sime, kisha vendosë me durue, që të mundësha me mbijetue deri në ditën e gjyqit. … Torturat m’i banin në dy seanca: në hetuesi nga Gavrosh Andoni, por sidomos nga krimineli Nexhat Selimi. Seanca e dytë vazhdonte në qeli simbas porosive të tyne, nga policët e kaushave …. ".

Hetuesia, torturat përbindshe, i thyen e i detyruen "të pandehunit" me pranue akuzat, veç të mbaronte ai kalvar e të dilnin nga biruca. I vetmi që s’u thye kurrë, që nuk pranoi kurrë asgja, ishte Selim Kelmendi.

Një javë gjyq me dyer të mbylluna, por me telekamera. Materiali i filmuem do t’i dërgohej diktatorit që të qetësohej. Por nuk qé e mundun t’i dërgohej, jo. Gjithë planin e tyne e prishi guximi i pashoq i Selim Kelemndit. Ai, me argumenta, shembi fallsitetin e gjyqit. Përpara jetës vlerësoi nderin, të vërtetën, prandaj edhe prokurori Loni Mosko kërkoi për Selimin dënimin me vdekje, kurse për ë tjerët nga mbi 20 vjet burg për secilin.

- Po ti i ke pranuar në hetuesi – shpërtheu një çast prokurori.

- Do t’i kishit pranue edhe ju, zoti prokuror, po të ishit në vendin tim. Torturat kanë qenë tejet çnjerëzore, aq sa më vjen turp t’jua them, se nuk ma lejon edukata.

Me 21 dhjetor 1984 prokurori kërkon dënimin me vdekje të Selimit. Gjatë natës në mes 21 e 22 dhjetorit, në qeli me Shefqetin, i thotë këtij: "Nëse më pushkatojnë, zbardhe të vërtetën e jetës sime!".

Të nesërmen trupi gjykues do të befasohej përsëri. Shefqeti, që i dhimbsej jeta e kishrinit ma shumë se e tija, para dhanjes së vendimit të paapelueshem nga trupi gjykues, ngrihet e thotë: "Të gjithë janë të pafajshem, por ma shumë se askush Selim Kelmendi. Ai nuk ka kurrfarë faji për sa u tha në këtë gjyq. Fajtor për të gjitha këto jam unë dhe vetëm unv, e askush tjetër. "

Kryetarja e Gjykatës së naltë, një grue shpirt skëterrë, Tamara Malaj, nuk ngurroi aspak e dënimin me vdekej ia dha Shefqetit. Selimi u dënue me 23 vjet burg e poaq edhe të tjerët.

Mbas 39 ditësh në pritje të vinin ta merini për pushkatim, heroit Shefqet Kelemndi i vjen kthimi i dënimit në 25 vjet burg. Vetë Zoti desht që ai të jetojë në mes nesh si dëshmitar i një epoke skëterrë, por edhe që na dhà heroi si djemt e Pejës!

Por edhe në burg sypatrembuni Selim Kelmendi u shtinte friken katilave të tij.

Si mbajten disa kohë në kaushat Burgut të Tiranës, në shkurt 1986 e transferojnë në kampin e Spaçit. Me 30 prill 1987, papritë, pa asnjë arsye, pa kërkesën e tij, pa asnjë ankesë shëndetësore, Selimin e çojnë në spitalin e burgut në Tiranë. Aty i bajnë një inxheksion "për të marrë veten" dhe e nisin përsëri, kësaj radhe për në Burgun famëkeq të Burrelit. Tashma i helmuem e me ditë të numrueme.

Përse e helmuen Selim Kelmendin?

Ai, në një letër të gjatë që arrijti t’i drejtonte kriminelit Ramiz Alia, me argumente binmdëse, kishte dëshmue pafajsinë e tij dhe fallsitetin e plotë të atij gjyqi të turpshëm kundër katër intelektualëve kosovarë. Kjo i tërboi e ndoshta edhe i trembi bishat e Sigurimit, prandaj edhe e helmuen.

Selim Kelmendi vdiq me 20 shtator 1987.

Po ai nuk ka vdekë. Heroj si ai jetojnë në pavdeksì.

Selim Kelmendi ishte dhe asht nderi i Pejës, i Kosovës, i Shqipnisë, që aq shumë e desht.
(DANIEL GÀZULLI dhe SELIM HASANAJ)

Në vend të përkujtimit për mikun tim:Daniel Gàzulli







NË UDHËTIM

Në udhëtimin tim,
sovran i një shpirti të çliruem nga prangat,
që shpesh të venë urrejtja dhe smira,
u përpoqa t’i jepja kuptim jetës,
ndërsa lodhesha në shkronja të pjerrta librash të vjetër,
apo përpiqesha të deshifroja vështrimin shpërfillës të yjeve
në shoqninë e një heshtjes që gdhente dhimbjen mbrenda meje;
mendimet treteshin deri atje përtej ku nuk arrijti kurrë
syni i njeriut; rrezatimi i tyne depërtonte
tej çdo rontegeni në galaktika mjegullore
dhe gjithë bota që më rrethonte tashma ishte mbrenda meje:
drita përshkonte çdo skutë të errtë
e më davariste trishtimin.

Udhëtoja në detin e jetës mes dallgëve të Fatit,
që përditë më ngushtonte horizontet
e më burgoste andërrat e shkronjat m’i ndryshkte,
përkrah udhëtarësh të tjerë me frikën e së nesërmes në bebëze,
me andërrën e Lirisë në qerpik, kthye tashma në një mirazh,
që zhdukej porsa binte mbramja
dhe mbylleshim në një dhimbje memece.

Po kurrë nuk e humba Zotin e Shpresës e të Qetësisë
dhe vazhdova udhëtimin drejt tij pa lutje të më dhuronte
ma shumë se orët, ditët, vitet e jetës, që bujarisht më kishte dhanë,
ndërsa i gëzohesha edhe një luleje të egër
çelë në mes rrenojave të faltores së shembun nga dora e padijes;
nuk prita si ata që çdo mëngjes
presin vejushat të dalin nga shtëpia
e pastaj përhumben në ekstazë para një gote rakie pa meze
në ajrin e ndotun nga tymi i duhanit;
udhëtimin vazhdova shtegut në mes pyllit të zhytun në mjegull,
sepse e largët nuk do të ishte drita jetëdhanëse e diellit,
që ban të drejtohet e të gjelbrojë edhe atë bimëzën që nën gur
ka kalue e mardhun dhe e zbehtë dimnin.

Udhëtova bashkë me shpirtin e dhimbjes e të mundimeve
në kërkim të Zotit të Shpresës e të Dritës,
që ndriçon në thellësi të qenies të secilit.

PAK DHÉ TË SHKRIFTË

Nesër,
mbi rrasën e varrit tim
me shkronja të derdhuna le të shënojnë
emën e mbiemën,
asgja ma shumë.
Datëlindja? Kush e di, asht tepër e largët,
dhe nëse ndonjeni do të pysë:
Rron apo ka vdekë?
Mos u nxitoni të përgjigjeni.

Përse të mundoheni më kot
të shkrueni ma shumë?
Përse të shprehni dhimbshuni?
A nuk kisha unë edhe me vdekjen feeling?
(Ndoshta ndonjë kalimtar
për tek varret e të tijëve
do të lëshojë edhe fjalë të jargëta, ani.
Do të thotë se isha pijanik, bie fjala,
po askush s’ do ta besojë po të thotë
se edhe për atë
nuk ndjeja dashuni).

Unë as që e kërkova atë rrasë të lëmuet.
Do të kisha preferue
mbi varr të kisha dhé të shkriftë
ku të harbonin lulet.

Rrasë të lëmuet le të kenë
ishdrejtori i Bankës,
kryebashkiaku im,
gjyqtarët, të gjithë;
ata do të kenë lanë patjetër diçka
që të afërmit t’i shpenzojnë pa kursim;
çfarë lashë unë,
veç katër-pesë librave,
të papaguem ende plotësisht?

Le të kalojnë atypranë fjalëjargëtit
dhe gazetarët e kërrusun, gjithë mundim,
e të thonë se në jetë
paskam pasë shoqni me endacakët;
le të thonë,
por askush nuk mund të thotë se
kur kalon pranë varrit tim
ndjehet erë e keqe
si tek varri i doktorit përbri,
që para se të operonte pacientin,
“operonte” pa mëshirë xhepat e të afërmëve të tij.

Kryqi le të jetë i madh dhe i pagdhendun.
Edhe ma i madh ishte ai që mbajta në jetë
në udhëtimin mbrenda vehtes.
Por le të jetë Kryq i thjeshtë,
jo Kryq i shtrejtë,
si tek varri i fqinjit,
anëtar i shtatë partive (dikush thotë tetë),
dhe pronar i shtatë hoteleve në plazh
dhe i një të teti në qytet, ku, thonë,
e shoqja pret e përcjell lesbiket.

Ata, kryetari, doktori, gjykatësi, të gjithë,
lulet do t’i kenë të gdhenduna në mermer,
lulet mbi varrin tim le të vyshken:
të paktën ato dikur
mbanin aromë dehëse për shpirtin
dhe ditën flutura prisnin e përcillnin,
kurse natën u shkelnin synin yjeve në qiell
dhe lanin petalet me vesën e mëngjesit.

Vetëm pak dhé të shkriftë dhe lule do të kisha dashtë,
të ndjehesha i lirë.
O, sa me dhimbsen ata mbi varret e të cilëve
randojnë shtatoret!


SHËTIS I VETËM

Nuk u enda nëpër botë.
As kisha me sé, e deri të drejtën
ma mohuen të fluturoja qiejve,
prandaj,
shpesh i vetëm,
vazhdoj të shkel rrugët
e papërfundueme asnjëherë
të qytetit tim,
që lëngon prej etheve.

Ngrihem heret,
porsa drita e parë e diellit
puthë rrëshqitas majat e pemëve.

Ec larg atyne që,
të krekosun në piedestalin e padijes
kujtojnë se majën kanë arrijtë
dhe gjithnjë ma pak ta shtërngojnë dorën
po u ndale t’i përshëndesish,
sa mezi ndjehen të qullët gishtat.

Larg atyne që,
te vetkenaqun për rrobat e shtrejta
e shpirtin zhele-zhele,
mbjellin “unin” në tokë shterpe.

Larg atyne që
zgjodhën për burg kafazin e praruem
e për një vilë shitën shpirtin,
dhe zbresin nga makinat e shtrejta,
buzët përgjysëm çelun,
sikur kanë etje.

Larg atyne që
urrejtjen trashëgim u lanë fëmijëve
e më kot mundohen
një botë ma të bukur të shohin
me syzat e argjendta.

Larg atyne që
në gjuhë të huej flasin
për të harrue kasollën e vjetër.

I vetëm shëtis
rrugëve të qytetit tim
që lëngon prej etheve,
ku kanë harrue të ndërrohen stinët,
as dimën, as pranëverë,
pse dallendyshet, thonë,
të tjera shtigje kanë marrë,
dhe akoma
rrugëve krrokasin
korbat e dimnit.

Shëtis i vetëm.


PËRSËRI NESËR …

Sa herë mëngjeseve dëgjoj të qeshunen tande,
them, kushedi ç’gushëkuqë po cicërijnë në shpirtin e saj,
dhe ndjej
se si fëshfërim’ e fustanit tek çapit rrugës, i ngjan
puthjes së gjethëve të porsaçelun kur i flladitë era;
ai fllad arrin deri tek unë
bashkë me kaltërsinë foshnjore të syve të përlotun gëzimit,
ndërsa dridhmat që sikur vijnë nga thellësi e tokës si vibracione violine,
ndalen në buzëqeshjen time si vesa që rrëshqet në zemër të lulës
në mëngjes, kur ende të pjerrta janë rrezet e diellit.

Kurrë s’i desha ma shumë valët eterike të kthyeme në tiguj
aq sa, një ditë të mos m’ arrijnë, lutem,
le të më sjellin fjalë zemrake – mjaft të griset heshtja,
të dëgjoj symbyllë zanin e dridhëshëm tek lodron
si shkëndijat mbi brymë kur mbi te bie drita e hanës
e të zhytem i tani në një ekstazë pa kohë e hapsinë,
e ashtu të harrohem.

Kur telefonin mbyll,
më duket sikur gjithçka tretet në një re gri,
si në një darkë të gëzueshme miqësh kur bie heshtja,
dhe ndjej cepin e buzës të më dridhet
e papritë e ftohtë bahet era, e gjethet bien,
si në një fund vjeshte, por them,
jo jo, dallendyshet do të kthehen,
e nesër e përsëri
gushëkuqët do të cicërijnë në zanin e saj të dridhëshëm.

NË RRUGICËN E KUJTIMEVE

Ndjej frymëmarrjen e barit,
që e ledhaton një erë e fishkun.
Deti atje tej gjëmon,
sikur do të tregojë lashtësinë e tij
dhe rrudhat e bardha.
Hana ka veshë një triko gri
e me trishtim e shikojnë yjet,
vetmitarë të përjetëshëm,
pa andërr se një natë do të bashkohen njeni me tjetrin.

Udhëtoj me hap të lehtë në Rrugicën e Kujtimeve
mbulue nga gjethet e viteve,
ndërsa vargu i njerëzve
shëtit i shkujdesun trotuareve të mpimë nga vapa e korrikut.
Kjo mbramje,
se ç’më hedh mbi qerpikë një tis frike
mos humbas rrugën e kthimit.

Sa ma larg shkoj,
aq ma të verdha janë gjethet.
Sa vite pa u kthye në këte pjesë të rrugës
ku nuk kanë ngelë as shenjat.
Gjithçka asht e butë, e verdhëmurrmë dhe e heshtun.
Rrugicë e kujtimeve, pa tabela, pa zambakë anash,
si atëherë kur gjethet porsa bulëzonin
dhe dielli nuk përëndonte kaq heret.

Rrugicë e kujtimeve,
pa projekte ndërtimesh të reja.

BIG BANG

I vetmi Big Bang,
i vërteti,
asht Fjala.
Kozmosin dhe metamorfozën
ajo na solli prej zanafillës.
Ajo asht e vetmja që shpreh
egzistencën prehistorike dhe të gjithësive të pafundme,
ajo të nesërmen sheh qysh sot,
Hyjnesha që percolli miliarda
e vetë e pamort.

Fjala profetike,
pa pretendime fetare,
fjala e Ulisit dhe Martin Luterit,
despote mbi despotët e saj,
që vetëshpallli shejtninë e pavirgjër,
e paprekëshme prej rrufeve të qiellit e të pushtetit,
nuk pret kartonat e parlamentit
të shpallë atentatin e sotëm ndaj psikologjisë shoqnore
si aktin ma të paligjëshëm,
dhunimin e fantazisë dhe të hapsinave të lira të mendimit,
e që denoncon mësimin përmendësh të neneve
dhe gjuhën atrofe të politikës – si tumore brezhel,
Fjala,
Big Beng-u i madhështisë njerëzore.

Big Bang-u i djeshëm
i sotëm,
i përjetshëm
asht Fjala.
Lini të lira hapsinat
për Naltmadhninë e Saj!

Më dhemb

Një zemër që dhemb
asht pyll i mistershëm
ku s’deperton dot shkenca;
e aty unë vuejtjen bluej,
vuejtjen, jo ma pak njerëzore se gëzimi.

Në këte përulje pothuej fetare para madhështisë së dhimbjes,
unë paqësori, i dhunëshëm vetëm në emocione,
i devotshëm si para Kryqit, para lirisë që përditë bjerrim,
rrëmoj thellë në vetvehte,
qysh kur Metamorfoza u krye mbrenda meje
e shpirti jeton në të padukshmen e landës,
asaj që zhdukë asht prej shekujsh dhe asaj
që në shekuj do të përftohet,
aty ku prehet e paqtë historia,
pa rrjedhë gjaku,
pa frike prej errësinës së natës, që do ta t’huej mëngjesi,
i trembem vetëm errësinës së shpirtit
dhe më ther në zemër.

Dhimbje më shkakton kjo erë shkretinore,
që deri qirijtë e Rrëmajit do t’i shuej,
me ther shaka e hidhun e dritës verbuese të farizejëve,
ndjej dhimbje nga babëzitja e atyne që
më morën shtatë pash det e shtatë pash qiell
për t’i kthye në harem me të vjella jeshile;
më dhambin këto mure kështjelle, të brejtun mijëvjeçarësh,
që duen t’i lanë pa mite;
Të Rivramët tri herë
nga trafikantët e historisë,
oh, sa më dhembin.

Dhimbje më shkakton kjo mëdyshje në mes dy horizontesh,
çengel i randë, që na mban të shkojmë përpara,
këto mozaikë te damtuem nga shekujt,
që plagët po ua mbyllin me gurë-xhingla-shafran,
ai shikim i ngrimë shtetari,
si prej syshë të një shtatoreje arkeologjike,
me thikën e vnertë mbas retinës së verdhë;
urrej ankimin e qyqes, që më kthen kujtimet,
përherë nomade në shpirtin tim,
që zanë më kanë rrugën e së nesërmes.

E më dhemb.


Ira facit versus
(Zemrimi lind poezinë)

S’asht koha të festojmë.
Valët e lirisë nuk rrahin ma drejt bregut.
I amullt asht deti – deri në dhimbje.
Shpatet e maleve,
përditë e ma shumë na rrëshqasin nën kambë.
As Korabi s’e paska vu sot plisin e bardhë.
Një çallmë reshë,
poshtë tyne ajri i ngrimë – akullnajë,
dhe gjithë kjo llohë,
baltë edhe kërmë;
bubullimat e natës e bajnë ma të terrtë
verbninë;
më kot
kërkojmë thëngjij në hinin e historisë
për pak ngrohtësi
e dritë.

Atheu im,
si ai çinari i moçëm në krye të lagjes,
tashma thà edhe trungu,
me vetëm 2-3 filiza, që tregojnë
se rranjët thithin ende nga thellësitë –
Kush t’i preu degët?!
Kush ta zhvoshku lëkurën?!
Çinarin tim n’krye të lagjes,
që, kur i ngjiteshim në majë,
na dukej se me një të zgjatun të dorës do t’preknim yjet,
kush e shkretoi?

Nga zgavrrat e errta
dolën pushta-pushtetarë,
bankierë dhe avoketën,
tregtarë perëndishë,
mitngranës me dhambë të verdhë,
ndërsa në mes të kangës për Ty, Atdhe,
pllakosi heshtja,
si në mesditë, kur fshatari thyen misërniken me dorë,
ulun në mes të arës,
dhe kafshon me forcë turshitë e reja.

Qiell e dhé nën narkozë:
Ira facit versus,
që rrufetë të shkundin malet dhe detet
e val’ e lirisë
të përplaset fort përsëri
përmbi brigjet e së nesërmes.


LIRIA NË SHITJE

Liria asht vu në shitje
se ajo vajza e brishtë,
që kur zbret nga fshati i saj malor
gjithë hir e pastërti,
bahet gjellë e përditëshme
e bosëve dhe pusht/et/arëve.
Liria asht vu në shitje,
si rrobat e vjetra që shesin në një qoshe pallati.
Liria – mirazh që na mori sytë,
e që nuk zgjati as sa vesa e mëngjesit.

Atyne që andërruen fluturim të lirë në qiellin e kaltër,
kujtesa tragjike e të së shkuemes
u sjell frikën e së nesërmes pa diell.
Nën rrezet e hanës veç murrizi rritet.
Dhimbje u shkakton
liria të shajnë me fjalë të përdala,
por jo të kurojnë veshkat,
liria të falen në pesë vakte,
por jo të mund të blejnë një tufë lule
t’ia çojnë Gjergjit te vorri.
Më kot i drejtohen Zotit për ndihmë;
galaktikat zgjanohen përditë
e Ai ma tej ikën,
ikën larg e ma larg prej këtij llumi erë-mesjetë,
që s’e shkarkojnë dot gjithë gjirizet e kohës.

Liria asht vu në shitje.
Zgjohuni, njerëz!


KUJTIMIT TË NN.

Ferishte ende,
sa herë ngela i mahnitun në botën e gërmave:
në to ishte n’atë kohë gjithësia ime e misterëshme.
Po ishte edhe brumbulli, kur n’oborr dilja,
e bletët përmbi lule, e lulet përmbi gjethe;
gjithçka e mahnitshme e unë i lumtun me to dehesha.
Isha ende në bukurinë e virgjër të ma të thjeshtës.

Po vitet iknin, e shtati rritej.
Dhe ja tek kthehem sonambul sot
në rrënojat e një dashunie të vjetër,
kur hollonim hijet në perëndimin që përflakej,
ndërsa plazmoja andërra të arta
si kurmi i saj i ndezun,
e symbyllë ndjeja ma fort
magjinë e prekjes.

Ecnim zanë përdorë
pa dijtë se, ja, dhe një hap
ishim larg nga humner’ e shpresës –
shëtitjes shtigjeve të pyllit,
erë musht e myshk i gjelbër,
fundi i kish ardhë,
e kaltëra foshnjore e vështrimit të saj,
u ba gri si dhimbja,
gri si dhimbja, që mbjellë na s’e kishim,
po ish kohë ndamjesh për të lumtunit
e lumtuni xhelatësh.

Taraboshi uli kryet,
Uji ngjyrëuthull i Liqenit thante bimët,
ndërsa ditët, pa mëshirë, gdhendnin dhimbjen
me një daltë të thyeme.
Me shpërfillje cinike, fjalë të vnerta na thanë:
Ju s’mund të jeni
prind të mirë për fëmijtë e së nesërmës,
ju nuk keni të drejt me perëndimin të holloni hijet.

Sonambul u ktheva
në rrënojat e dashunisë së vjetër.
Dikur këtu harbonte një drandofill.
Tashti ai asht tha.
Po drandofill, të paktën, ishte ….
Drandofill, erëshumë, që dehte jeten.


NJENIT QË …….

Skllav mendësishë të ndryshkuna,
rregullash atavike, që shoqnia i vuni vetes
ndër shekuj të mugët
e nuk çlirohet dot, si prej zingjirësh të randë
në burgjet e errta të kështjellave mesjetare,
janë pasqyra jote krenare e fallso, që të ban t’jetosh
i droguem në mosqenje.

Me laps të kuq,
si ai mësuesi pedant,
kalon mbi portretin tim,
që shpirtin e ushqeva me dhimbje e shkronja,
e në heshtje
thura me to lirinë
e i dhashë kuptim jetës, edhe pse mora kamxhikë,
po ma mirë kamxhikë
se jeta e pakuptimtë
si e jotja.

Tash,
në këte kapërcyell të largët,
në vilen hijerandë pa asgja mbrenda
(veç moblijeve të shtrejta),
bluen ndër dhamballë smirën
e lirisë sime,
dhe i lutesh Zotit të të kthej
gëzimet e rrejshme të në një jete në rradhë
shkallëve të karrierës.

Vonë.
Liria nuk asht ajo bima e zbardhemtë kënetore,
pa rrajë;
aty ku një jetë
u burgosen andërrat e dijet u ndryshkën,
në këmbim të një radhe ma nalt
në hirarkinë e mosqenjes. Ajo
nuk lëviz dot në mes mobiljeve tueja të shtrejta,
ndaj po i baj shoqni unë
të ngjitemi pak ma nalt
ku në të katërt stinët
fryn fllad pranvere.


FILLIM VJESHTE

Rruga që ka mbetë shkurtohet përditë.
Rrugë e parrugë, pa një stacion ku të ndalesh.
Vështroj përreth:
gjithçka asht e begatë – në natyrën e sendeve
e të gjallesave të pafjalë,
që nuk dinë ç’asht smira, shpifja, krenaria fallso.
Ndalem e vështroj se si vesa
rrëshqet në zemër të lules
jo për ta freskue,
po prush jete me i dhanë.

Vjeshta shtegton me mue
në një heshtje reshë të bardha,
që kalërojnë gëzueshëm.
Me duket sikur ndjej ende në ajër
cicërimat e dallendysheve, që vallzonin të lehta,
në rrathë eliptikë,
deri pak kohë ma parë.
Po jo, janë akorde gjethesh,
që ndoshta për herë të fundit
puthen njeni me tjetrin, kur fryn era;
janë gjethe të verdhë, të murrmë,
si trishtimi i vajzës, që mbet moll’ e pakafshueme.

Ec dhe kujtoj stinët e nxehta,
kur u iknim hijeve,
se donim të na përvëlonte dielli,
dhe shpërfillës ndaj një morali falls
e fshatarak,
si dhambët e verdhë prej porcelani
të drejtoreshës në pension
të Bankës Tregtare,
bashkë me trupin
i dhuronim njeni tjetrit qetësinë e shpirtit.

Fillim vjeshte.
Ernat fryejnë nga të katër horizontet.
Po unë s’kërkoj strehë:
të vazhdoj rrugëtimin due, pa u ndalë ma stacionesh,
e të ngjiz përsëri andërra të shkujdesuna,
si në mbramjen mbas dehjes.


PARKU I SHKRONJAVE

Mos na prishni Parkun e Shkronjave me fjalë të shtremta,
si urrejtja, shpifja, smira,
me kronika rozë e të zeza:
Parku i Shkronjave asht qiellor,
ai duhet të ketë vetëm dritë, dritë!
Mos na i prishni lulet e a-së, të o-së,
ka trimijë vjet që i mbjellim me dashuni.
Në Parkun e Shkronjave vetëm lule duhet të ketë.

Unë hy lehtë, në maje të gishtave,
buzëgaz,
se edhe buzeqeshjen lulet duan
në Parkun e Shkronajve,
hy nga të gjitha anët;
i lirë asht ai, pa mure rrethuese,
pa roje të zymta me vështrime qortuese,
por, ju lutem, kur të hyni,
mos hidhni mbeturina.

Dikur këtu
erdhën barbarët e mbollën ferra,
po më nandëqindetetë
ferrat i zhgulem, i dogjem përgjithmonë
e mbollem lule ilire përsëri,
se ruejtë i kishin romakë e lashtë shkronjat tona,
si thotë Plini*,
e shkronja latine i quejten.

Larg nga Parku i Shkrojave fjalët e shtremta,
po na thani lulet.
Këtu lisa të drejtë dhe lule shumëngjyrëshe duhet të rriten,
të lame në dritë qiellore.

*Plini: «Naturalis Historia », vëllimin VII: «Ilirët kanë krijue të parin alfabet dhe romakët shkrimin e tyne e morën prej ilirëve »


HISTORI DASHUNIE

Nuk më shkruhen vargje sot;
dhimbjen gdhend
mbi një pllakë të vjetër kujtimesh,
që më solli jot bijë, e mira,
në dy fjalë: “Të fala nga mami“,
e që më dhanë t’kuptoj se dot
s’më kishe dëbue nga zemra,
edhe pse vitet janë harrue
njeni mbas tjetrit.

U kheva përsëri
në atë vjeshtë të largët,
kur zemra më rrihte
si krahët e fluturave
kur dalin nga errësina në diell,
sa herë kaloje ti, erëborzilok,
e njerëzit më merrnin për të çmendun,
pse ata s’e dinin
ç’ziente mbrenda meje
ndërsa shkoja rrugëve kalamendë,
edhe pse
ajo zhurmë hapash në jetën tande
s’më linte të qetë.
E dija që ti ishe
e dëshiruemja e të gjithëve.

E ditët shkonin,
derisa një mbramje
ti kokën pushove në gjoksin tim
dhe zjarri që na digjte u kthye në dritë,
ndërsa pranvera mërmërinte në gjithë qenjet tona
si burimi i malit tek zbret nëpër gjethe.
Me vetë dritën e diellit unë po luaja;
e ambël ishte dehja
ndërsa duart ti rrëshqisje
mbi trupin tim magjishëm,
sikur të kishe sy në bulëzat e gishtave.

Por hapat u ndjenë përsëri në jetën tande,
dhe një ditë
njerëzit,
të ngrimë, si buste allçije në një lulishte,
ndoqën largimin tand shpërfillës
dhe kalamendjen time
drejt lumit të turbullt.
Ka qenë atëherë,
që fillova të lexoja helenët e lashtë dhe latinët,
t’i mësoja pothuej përmendësh,
që të harroja.
Ata tepër të lashtë,
ti përherë e pranishme në jetën time.

Ajo dashuni
mbijetoi pa dëshirën time
në gjithë këto vite
në një strehëz të thellë,
në heshtje.
Nuk prisja asgja ma shumë
veç një takimi të vonë,
ndoshta në qiell,
ku thonë se shpirtnat nuk martohen,
por bajnë dashuni.

Përgatitit Floripress:Flori Bruqi

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...