2013-10-15

Libri i Ulrichit së nuk ia ofron gjermanëve mundësinë e kërkimit të faljes për diktatorin nazist"Adolf Hitleri - vitet e ngritjes”

"Adolf Hitleri - vitet e ngritjes”, është biografia e re që liderin e Rajhut të Tretë e paraqitet si një njeri me të meta, por që nuk e bën njerëzor e as nuk i zvogëlon krimet e tij. Autori i biografisë së re të Adolf Hitlerit, Volker Ulrich, e shfaq atë si njeri me shumë të meta që me aktrim brilant ia doli të mashtrojë të gjithë botwn. Hitleri ka theksuar shpeshherë se si ai u rrit në rrethana modeste, ndonëse familja e tij i takonte shtresës së pasur të mesme. Shpesh lëvdohej se bënte jetë norma, por realiteti ishte ndryshe: fitonte milionat, i adhuronte makina të shtrenjta, ndërsa kostumet ishin të porositura.
Hitleri, aktor dhe demagog i afte qe dinte te joshte
Shumë autorë e kanë portretizuar Hitlerin si një artist të paplotësuar, Ulrich beson se si piktor dhe arkitekt ishte mesatar dhe se talenti i tij kryesor ishte në fushën e politikës.

“Hitleri kishte aftësi të pabesueshme për të bërë për vete njerëzit e besimeve të ndryshme dhe për këtë qëllim gjithmonë ka luajtur role të reja -nga situata që kërkohej. Nëse ai duhej të bënte për vete kolegët e rezervuar partiakë, luftoi për simpati nëse ishte e nevojshme, madje mundte që për një çast të qante. Impresiononte veteranët e luftës, si dhe zonjat fine, ekspertët kryesorë ekonomikë apo banditët e dhunshëm nazistë. Për të gjithë ata Hitleri kishte mjetet e duhura", shkruan Deutsche Welle në gjuhën gjermane.

Edhe pse në shikim të parë Hitleri dukej njeri i zakonshëm, sa dilte në skenë shndërrohej në “demagogun të cilin Gjermania kurrë nuk e kishte parë”. Por, sado që ishte aktor dhe orator i shkëlqyer, kurrë nuk arriti ta fshihte radikalizmin e tij.

“Libri i Ulrichit së nuk ia ofron gjermanëve mundësinë e kërkimit të faljes për diktatorin nazist. Ndoshta ai ishte aktor i mirë politik, por përmbajtja që përfaqësonte nuk ishte e aktruar. Në aktrim ai gjithmonë ishte autentik”, shkruan DW ..

Pirro Dhima, Heroi i kombit grek kthehet ne Shqiperi pas 17 vjetesh

Kampioni olimpik dhe botëror me Greqinë rikthehet pas 17 vjetësh në atdhe, krenar për karrierën sportive, por më shumë i “mallëngjyer” për vendlindjen Kishin kaluar me shumë se 17 vjet që nga koha kur u largua nga Tirana, për të mos u kthyer më si shqiptar, por si heroi i kombit grek dhe kampioni më i suksesshëm në sportin e peshëngritjes në dy dekadat e fundit. Pirro Dhima është kthyer në vendlindje plot mall dhe emocion, por mbi të gjitha krenar, që për 17 vjet arriti të realizonte ëndrrën për t’u bërë një nga sportistët më të mëdhenj në botë, një kampion i madh. I patutur nga paragjykimet dhe i bindur se historia shkruhet vetëm një herë, 3 herë kampioni olimpik ndihet krenar që kthehet sërish në vendlindjen e tij, për të takuar miqtë, shokët, trajnerët dhe të gjithë ata që e kanë parë si idhullin e tyre në sportin e hekurave.
Pirro Dhima, Heroi i kombit grek kthehet ne Shqiperi pas 17 vjetesh
I zhytur në një tjetër jetë të mbushur plot lavdi, peshëngritësi i madh ndihet shumë i realizuar dhe si suksesin më të madh veçon familjen e tij, të cilën e quan medaljen më të madhe të karrierës së tij. Sot Pirro Dhima është kandidati më potencial për të marrë presidencën e peshëngritjes, por qëllimi i tij kryesor është që ta bëjë sportin sa më popullor dhe të forcojë edhe më shumë miqësinë mes dy vendeve. Pirro Dhima garoi për herë të parë nën flamurin grek në lojërat verore olimpike në 1992, duke marrë medaljen e artë.

Më pas erdhën titujt e paharrueshëm botërorë në vitin 1993 dhe në 1995, ndërsa në Olimpiadën e Athinës ishte mbajtësi i flamurit grek. Pirro Dhima ka fituar 4 medalje në 4 olimpiada të ndryshme dhe ka fituar statusin e heroit kombëtar në shtetin helen. Pirro Dhima, riktheheni në Shqipëri pas dy dekadash, kur u larguat ishin vetëm një djalosh i bëshëm plot ambicie, ndërsa tani jeni një baba që keni një familje plot vizion… Ika nga Shqipëria kur isha vetëm 19 vjeç, jam larguar në 7 shkurt 1991 dhe po kthehem pas 16-17 vjetësh. Kalon koha, rritemi, u martuam, u bëmë më fëmijë… Jeta vazhdon…

Kur u larguat nga Shqipëria ishit thuajse në majën e Olimpit, ju duheshin edhe pak metra, kur kaluat kufirin u bëtë një nga heronjtë e peshëngritjes botërore me shumë tituj olimpikë dhe botërorë. Do t’i kishit arritur nëse do të vazhdonit të stërviteni në Shqipëri?

E qartë kur ika nga këtu isha në një moment shumë, shumë të lartë. E qartë që trajnerët e mi që kisha këtu më ndihmuan jashtë mase, që të ecja përpara në sport, por me ato kushte që po zhvillohej sporti te ne nuk besoj se do të arrija ato rezultate që erdhën më pas, ato medalje që mora pas vitit 1991. Jam i kënaqur për të thënë të vërtetën, pasi arrita t’i bëj realitet ëndrrat e mia, pasi shumë ëndrra mund të kemi, por pak arrijmë që t’i realizojmë.

Cilat janë momentet më të bukura që keni përjetuar në këto 2 dekada larg Shqipërisë?

Momentet më të bukura janë familja ime, kalamajtë e mi. Kam një familje shumë të bukur, kam 2 vajza dhe një çun dhe mendoj se ato janë trofetë më të mirë, janë medalja më e madhe që kam marrë në jetën time.

Në këto vite keni bërë një sport shumë aktiv, si do të ishte përkufizimi që mund t’i bënit kësaj karrierë shumë të pasur?

Jashtëzakonisht shumë e mirë, kisha mundësinë të merrja edhe medaljen e katërt në atë në olimpiadë, megjithë problemet që kisha nuk arrita ta fitoj dot. Gjithsesi mendoj se përkrahja e publikut në pallatin e sportit ishte një medalje më vete, që më bëri akoma edhe më të lumtur.

Ndër të tjera ju jeni një hero i kombit grek, duke qenë se keni mbajtur flamurin në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike të vitit 2004…

Kënaqësia është e madhe, pasi njerëzit më njohin në rrugë, më respektojnë, më kujtojnë. Ndërkohë kënaqësia më e madhe është se vij pas kaq vitesh në Shqipëri dhe gjej sërish shumë shokë e miq të mi, që më duan dhe më respektojnë.

Mund të bëni një krahasim të atyre viteve kur garonit ju në Shqipëri dhe asaj që kaluat më pas…

Vitet tona ishin shumë të vështira, jo se tani kanë ndryshuar shumë për sportin, por nuk e di… ne u rritëm ndryshe, me frymën e respektit dhe dëshirës me shumë modesti.

Nëse do ta kthenit rrotën e historisë mbrapa, si do ta mendonte botën Pirro Dhima?

Shumë e vështirë, historia një herë shkruhet, nuk mund ta shkruash disa herë…

Ju vazhdoni të jeni akoma aktiv në peshëngritje, si e patë Olimpiadën 2008?

Sporti grek pas vitit 2004 ku arriti majën, e gjeti të papërgatitur në Pekin, duke e kthyer 20 vjet mbrapa. Kaloi shumë probleme, por besoj se do të rikthehet sërish. Mirë apo keq ka njerëz që e duan sportin, dhe në Shqipëri e njëjta gjë, janë njerëzit e sportit që vazhdojnë të rrinë afër sportit. Edhe unë në këtë moment jam afër sportit për ta ndihmuar. Kontributi im do të jetë duke qëndruar më afër dhe nuk ka rëndësi se unë do të kandidoj për president, e fitoj apo jo, e rëndësishme është të jap një kontribut.

Folët për një fikje të peshëngritjes greke, mos kanë qenë vallë vetëm emrat e Pirro Dhimës, Vitorit dhe Luanit ato që e mbajtën gjallë në këto vite?

Është e qartë që ne e mbajtëm gjallë. Pirro, Luani, Viktori, Xhelili, Goga… Ne e mbajtëm vërtetë, gjithsesi ka edhe djem të rinj që filluan peshëngritjen se ishte Pirro, Luani, Viktori… E filluan duke na patur ne si udhërrëfyes, si heronjtë e tyre dhe kjo është diçka e mirë, që gjen akoma djem të rinj që duan të punojnë.

Megjithëse ju jeni me flamurin grek do ktheheni sërish te Shqipëria se është një pjesë e jetës suaj. E keni ndjerë mungesën e Shqipërisë gjatë këtyre viteve?

Nuk e kam ndjerë nga fakti që i kam patur afër gjithnjë miqtë, është e qartë që jemi takuar shpesh atje. Por duke patur parasysh të gjitha impenjimet me gjithë ato trofe të fituar dhe një jetë krejt tjetër, nuk është e lehtë t’i kushtosh shumë kohë familjes, miqve, të bësh turizëm…

Je gjithë kohës në punë, stërvitje, në palestër ke shumë gjëra të tjera në kokë, ke shumë pak kohë të merresh me familjen dhe me njerëzit e tu. Kemi qenë larg fizikisht, për shkak edhe të kohës, por gjithsesi kemi qenë afër nëpërmjet komunikimeve të shpeshta në telefon. Më takonin atje dhe për këtë jam ndier mirë.

Në familjen tuaj sa pjesë shqiptare ka? E kam fjalën te fëmijët më shumë…

Fëmijët janë rritur me një nënë greke. Është pak e vështirë pasi e thashë që kam qenë larg familjes dhe ka qenë e vështirë t’u mësoj shumë fjalë shqip. Por gjithsesi më pyesin shumë për çdo fjalë e shumë gjëra të tjera që i kërkojnë fëmijët.

Ju e keni parë Olimpiadën e Pekinit dhe sigurisht që i keni ndjekur sportistët tanë, një plejadë e re, si e shikoni peshëngritjen shqiptare?

Peshëngritja shqiptare pavarësisht nga goditjet e shumta që ka patur gjithnjë ka qenë e mbushur me talente, pasi burimi ka lëshuar vazhdimisht ujë. Jam i sigurt që të gjithë këta çuna i njoh shumë mirë, i njoh, i kam parë në garim dhe them se do të ecin shumë përpara. Nuk është e lehtë të shkosh e të rrish atje lart, pasi atje ka shumë erë të fortë. Pra e rëndësishme është të dish të rrish aty…

Ju nuk keni ndërmend të largoheni përfundimisht nga sporti, kontributi juaj do të jetë në drejtimin e këtij sporti, do të ketë ndonjë pjesë edhe për Shqipërinë?

Ajo që unë mendoj është që të jemi afër dhe ta ndihmojmë sa më shumë njëri tjetrin, t’i japim dorën njëri tjetrit, se kështu do bëhemi më të mirë dhe do ndihmojmë më shumë edhe sportin.

Keni ardhur për herë të parë në Rinas, për të mos thënë fare, çfarë ndjesie patët kur erdhët në Rinas?

Kisha emocione të them të drejtën, nuk mund të them se isha shumë i qetë, kisha e emocione, arrita në Rinas, u qetësova më shumë kur pashë shokët, pashë qytetin tim që ka bërë shumë ndryshime, dhe jam i kënaqur që pas 17 vjetësh mbërrita në Tiranë. Jo se ishte kaq larg Tirana, por ishin të tjera kushte që na larguan.

Si ndjeheni tani në Shqipëri?

Jam i qetë, jam i lumtur, jam me shokë, miq, trajnerët e mi… Ndihem mirë, pasi kur ke shokë, ke gjithë botën, je i mbushur dhe ndihesh mjaft mirë. Të gjithë më duan më respektojnë dhe unë gjithashtu.

Dimë që së shpejti ju do të kandidoni në Greqi për postin e presidentit të federatës greke të peshëngritjes, cili është qëllimi i kësaj sipërmarrje dhe çfarë mendon se Pirro Dhima mund t’i japë ende sportit?

Po është shumë e vërtetë unë së shpejti do të kandidoj për presidencën e federatës grekë të peshëngritjes dhe mendoj se është një zgjedhje shumë e rëndësishme. Sporti grek, në veçanti peshëngritja, mori një goditje të madhe vitin e kaluar dhe të gjithë duhet të punojmë për ta ringritur.

E ndiej që sporti ka nevojë për pak më shumë mbështetje dhe t’i bëjmë të kuptojnë fëmijët që sporti është gjëja më e bukur në botë. Sporti i bën më të mirë dhe është një shkollë e rëndësishme për t’u rritur njerëz të mirë në radhë të parë dhe kampionë të mëdhenj. Besoj se kam mjaftueshëm emër në peshëngritjen botërore dhe të gjitha ato që unë i kam fituar në vite, dua t’ua mësoj sa më thjeshtë një brezi të ri.

Besoj se edhe kontributi për peshëngritjen shqiptare do të jetë shumë më i madh?

Natyrisht miqësia do të jetë shumë më e fortë dhe sporti shkon përpara me miq e shokë, ndaj të gjithë bashkë do punojmë ta ngremë sportin më lart.

2013-10-13

nga Flori Bruqi:Historia e 2 decenieve ne internet

Historia e 20 viteve internet










Interneti është në histori tashmë.


 Njëzet vite më parë lindte world wide web, “rrjeti i madh informatik i merimangës” që solli internetin në shtëpitë tona dhe revolucionarizoi, vit pas viti, stilin tonë të jetesës. Kur lindi „World Wide Web” (“rrjeti i madh botëror”), Interneti ekzistonte tashmë. Në fakt interneti dhe Webi janë dy gjëra të ndryshme: i pari është rrjeti i të gjithë kompjuterëve, i dyti një lloj teknologjie për shkëmbimin e informacioneve përmes lidhjeve të quajtura linke. Pra, interneti lindi përpara webit. Rrjeti i parë i kompjuterëve quhej Arpanet: u krijua në kulmin e Luftës së Ftohtë nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA për të garantuar një shkëmbim të dhënash edhe në rast të një lufte bërthamore. Por në vitet tetëdhjetë Arpanet e humbi qëllimin e vet ushtarak dhe nisi të përdoret nga shkencëtarët. Lindën rrjete të tjerë dhe më pas interneti, “rrjeti i rrjeteve”, gjithnjë e më i gjerë: në vitin 1976, mbretëresha Elisabeta II e Anglisë dërgoi e-mailin e saj të parë që nga Royal Signals and Radar Establishment, në Malvem (Britania e Madhe). Gjithmonë në vitet shtatëdhjetë, në Carnegie Mellon University, u lidh për herë të parë në rrjet një distributor pijesh Coca-Cola.

1991-1992. Origjina: Një rrjet shkencëtarësh

 “World Wide Web” synon që të krijojë lidhje mes informacioneve, kudo ku këta ndodhen. Projekti ka lindur për të lejuar fizikanët që të shkëmbejnë të dhëna, informacione dhe lajme… Bashkëpunëtorët janë të mirëpritur”. Me këtë frazë, të botuar në një grup lajmesh online shkencëtarësh informaticioni britanik Tim Bernes Lee mbolli farën për lindjen e „World Wide Web”. Ishte 16 gushti i vitit 1991. Lee punonte nën mbikëqyrjen e CERN të Gjenevës, që për të gjithë vitin 1992 bëri të disponueshme teknologjinë e re për universitete dhe laboratorë shkencorë. Të cilët nisën të shkëmbejnë info duke e përmirësuar. Në vitin 1992, shkrimtarja amerikane Jean Armour Polly pagëzoi shprehjen “surfing the web” (lundrimi në internet).

1993. Me modemët e parë, webi në shtëpitë e të gjithëve

 Në 30 prill të vitit 1993, CERN liberalizoi internetin: të gjithë mund të lundronin, me kushtin që të kishin një kompjuter dhe një modem. Lidhja në internet kryhej nëpërmjet një telefoni me një shpejtësi 14,4 kilobyte në sekondë (sot është deri 1000 hew më i lartë). Faqet bëheshin të dukshme falë një programi të quajtur ‘browser”. I pari i këtyre ishte Mosaic X, i krijuar nga Mark Andreessen, i cili pak kohë më vonë do të nxirrte Netscape. Në dhjetor web-i kishte vetëm 623 faqe. Gazetat e mëdha, nga Neq York Times tek Economist publikuan artikujt e parë mbi webmaninë.

1994. Zgjerimi

 Lindën motorrët e parë të kërkimit, pararendësit e Google, që atëherë quheshin WebCrawler dhe Lycos. Dhe nisi eksperimentimi i blerjeve online: zinxhiri i Pizza Hut u ofronte klientëve të vet të Santa Cruz në Kaliforni mundësinë që të porosisnin pica në internet. Më pas lindi libraria online Amazon. Com, e quajtur kështu nga themeluesi i saj Jeff Bezos sepse donte që të bëhej faqja më e madhe tregtare e botës (ashtu si Rio i Amazonës është lumi më i madh). Gazetat nisën të shumëfishohen në internet duke hapur degët e tyre. Në Europë, e para ishte Unione Sarda. Faqja e internetit GeoCities nisi t’u paraprijë faqeve të rrjeteve socialë, si Facebook: përdoruesit mund t’i mbushnin me fotografi dhe tekste, por ende nuk mund të komunikonin mes tyre.
1995. Ankande, buletinë dhe lista dixhitale 

Ishte viti i një informaticieni iranian, i lindur në Francë dhe që kish marrë nënshtetësinë amerikane: Pierre Omidyar, i cili në moshën 28-vjeçare lançoi Auction Web e më vonë do të ndërronte emër e do të quhej eBay (Echobay, emri i zgjedhur fillimisht, ishte i zënë tashmë). Ai u pasua nga Craig Newmark, i cili në San Francisco krijoi një buletin informatik për shpalljet ekonomike të miqve të tij: Craiglist, që do të bëhej një ndër faqeve më të rëndësishme të lajmërimeve online. Gjithmonë në vitin 1995 do të lindnin edhe dy motorrë kërkimi të tjerë: Altavista dhe Excite, si dhe një direktori (listë faqesh interneti të organizuar në formë hierarkie) që përpiqej të vendoste rregull në kaosin e internetit: Yahoo! Netscape kishte tashmë konkurrent, Internet Explorer i Microsoftit i cili do i shpallte një luftë të pamëshirshme.

1996-1998. Lind Google 

Në janar 1996 u rregjistruan 100 mijë faqe në botë. Dhe në po të njëjtin vit lindi në Itali i pari motorr kërkimi, Arianna. Një vit më vonë, amerikani Jorn Barger nisi të sinjalizojë interesin e tij për faqen Robot Wisdom, që e quante weblog. Në vitin 1998 kishte tashmë 3.7 milionë faqe interneti. Dy studentët e universitetit të Stanford, Larry Page dhe Sergey Brin, menduan që për t’i etiketuar në mënyrë dixhitale për ta bërë sa më të dobishëm navigimin, nevojitej një motorr i ri kërkimi. E krijuan dhe e quajtën Google. Në të vërtetë, emri duhej të ishte Googol, një numër shumë i madh (1 i ndjekur nga 100 zero) por diçka shkoi keq në momentin e rregjistrimit.

1992-2000. Muzikë falas për të gjithë 

Bumi i lidhjeve falas në interneti rriti në mënyrë të jashtëzakonshme numrin e përdoruesve. Nisën të shfaqen lidhjet e para Adsl me bandë të gjerë dhe u fillua të flitet për internetin pa kabëll. Në kulmin e rrëmujës krijuese të webit 18 vjeçari Shawn Fanning krijoi Napsterin, një program që lejonte shkarkimin e këngëve nga interneti. Kështu, pirateria u shndërrua në një fenomen masiv. Ndërkohë, weblog-ët u shndërruan në log-ë. Microsofti krijoi MSN Messenger dhe Interneti hyri në bursë. Aksionet e kompanive teknologjike arritën shifra të rëndësishme: në Itali, për shembull, Tiscali e kaloi edhe kapitalizimin e FIAT. Ishte fillimi i asaj që do të quhej dotcom bubble, fluska spekulative e New Economy.

2001-2003. Shpërthimi i fluskës 

Fluska e new economy shkaktoi shembjen e shumë kompanive por nuk e ndali valën e gjatë të webit, tashmë i përdorur edhe përmes celularëve. Shpresat nisën të mbështeten tek Web 2.0, bazuar në bashkëpunimin e përdoruesve dhe ndarjen e informacioneve. Një filozofi që në vitin 2001 solli krijimin e Wikipedias, enciklopedia e realizuar nga vetë lexuesit e vet. Në vitin 2002 u krijua Flickr, për ndarjen e fotografive. Dhe bota e festoi kapërcimin e pragut të 1 miliardë kompjuterëve (të shitur duke nisur nga vitet shtatëdhjetë). Në vitin 2003 lindi rrjeti social MySpace: fjala magjike ishte “profil”. Të gjithë mund të hapnin profilin e tyre e ta mbushnin me fotografi, fjalë, muzikë e mbi të gjitha të bënin miqësi me përdoruesit e tjerë të faqes.

2004-2007. Lindja e YouTube dhe Facebook 

Përdoruesit e internetit u bënë 780 milionë. Njëri prej tyre, Mark Zuckerberg në shkurt 2004 krijoi një faqe për të vënë në kontakt mes tyre studentët e Harvardit. Emri? The facebook, nga emri i vjetarit të studentëve që publikohet në shkollat amerikane. Në atë periudhë doli sërish browser-i falas i quajtur Mozilla Firefox i cili do të sfidonte Internet Explorerin, që përdorej nga 95% e njerëzve. Në 23 prill të vitit 2005 u shfaq filmimi “Unë në kopshtin zoologjik” i Jawed Karim: ishte pagëzimi zyrtar i YouTube, që Karim e kish krijuar me dy miq të tij, Chad Hurley dhe Steve Chen. Në vitin 2006 Jack Dorsey krijoi Twitterin, një shërbim që u lejonte njerëzve të komunikonin me një grup miqsh me mesazhe jo më shumë se 140 gërma. Dhe në vitin 2007 Steve Jobs prezantoi produktine  Apple, iPhone, celulari gjithmonë i lidhur në internet.

2010-2013. Triumfi i aplikacioneve

Viti 2010 u hap me lancimin e iPad, tableti i Apple: një kompjuter i lëvizshëm me ekran me prekje. Më vonë mbërritën edhe të markave të tjera. Të gjithë këta produkte, ashtu si iPhone përdorin aplikacionet: programe që”ndajnë” internetin në shërbime të ndryshme dhe mundësojnë një navigim të paracaktuar. Sipas disave, në të ardhmen kjo mund të sjellë fundin e navigimit të lirë në internet. Ndërkohë Facebook, që ka arritur 800 milionë përdorues, ishte në 2011 bashkë me Twitterin mjeti i komunikimit i Pranverës Arabe dhe rebelimeve të të rinjve që tronditën Afrikën Veriore dhe Lindjen e Mesme.

Google paralajmëron: Pastroni PC ose mbeteni pa internet

Google, paralajmeron



Google ka nisur fushatën e fundit për të paralajmëruar rreth 500 milionë PC, të cilat vlerësohet të jenë infektuar me virusin malinj DNSChanger, se rrezikojnë të mbesin pa internet më 9 korrik, shkruan PCWorld Albania. Nga kjo javë, çdo përdorues i veglave të kërkimit të Google që zbulojnë se përdoruesi ridrejtohet tek domenet, tashmë të zëvendësuara të DNSChanger, do të marrë mesazhin që kompjuteri i tij është infektuar. “Ne presim të njoftojmë mbi 500 mijë përdorues brenda javës dhe jemi të vetëdijshëm që nuk do të arrijmë tek secili prej tyre. Disa ISP kanë ndërmarrë vetë veprimet e duhura, disa prej të cilave do të ndalojnë shfaqjen e mesazhit tonë në pajisjet e prekura,” – citohet në deklaratën e Google. Gati gjysma e përdoruesve të prekur nga DNSChanger nuk flasin anglisht dhe nuk kanë reaguar pas njoftimit të FBI-së dhe organeve të tjera kompetente, supozon Google. DNSChanger ka qenë vepër e një bande kriminele estoneze që ka rekrutuar PC për disa vite, para se të kapeshin nga organet e rendit në operacionin Ghost Click, i realizuar në nëntor të vitit 2011. Pas infektimit, kompjuterët janë ridrejtuar tek serverët e kriminelëve ku kanë klikuar mbi reklamat e tyre, duke gjeneruar një shumë të madhe parash. Vlerësohet se ishin infektuar rreth 4 milionë PC, përfshirë edhe një numër të madh brenda organizatave të mëdha amerikane. .

Flame – virusi më i fuqishëm deri më sot

flame















Çfarë është virusi Flame dhe çfarë bën?  

Flame është një virus kompjuterik, për të cilin, Teherani thotë se i ka infektuar kompjuterat e tij dhe për të cilin, ekspertët e pavarur thonë se është virusi më i fuqishëm deri më sot. Virusi duket se paraqet një përshkallëzim të madh në luftën kibernetike dhe disa qeveri, që janë të shqetësuara në lidhje me programin bërthamor të Iranit, dyshohet se ia kanë mësyrë Teheranit për të sabotuar përparimin e tij. Virusi infekton kompjuterat me qëllim të marrjes së informacioneve për përdoruesit, për të vjedhur informacionet sekrete dhe shkakton fshirje masive të të dhënave. Ai e bën këtë duke nuhatur rrjetin e trafikut, duke marrë pamjet kompjuterike, duke incizuar me zë bisedat, duke ndërprerë aktivitetin e tastierës. Të dhënat që mblidhen, i kalojnë krijuesit të virusit. Cilët kompjutera ka goditur dhe sa ka shkaktuar dëme në Iran, nuk dihet ende. Ekspertët iranianë e kanë zbuluar virusin në në muajt e fundit në kompjuterat e Ministrisë së Naftës dhe të Kompanisë Kombëtare të Naftës, derisa zbulimi është bërë publik vetëm këtë javë, pasi Teherani ka kërkuar nga një agjenci e OKB-së ndihmë për të kryer hetimet. Agjencia ka kërkuar nga kompania ruse e antivirusëve Kaspersky Lab në Moskë për t’ia hedhur një vështrim virusit dhe Lab publikisht e ka përshkruar atë si “një nga kërcënimet më komplekse të zbuluara deri më tani”. Magnus Kalkuh nga Kaspersky Lab thotë se virusi mund të jetë zhvilluar pa u vërejtur për vite të tëra. “Puna e tij, duket të jetë spiunimi në kompjutera, të cilët nuk janë ekstra të rinj, kemi parë këtë gjë, edhe me malware tjerë, por, ajo që ka qenë shumë interesante është se këtë gjë po e kryen për rreth 2 vjet dhe askush nuk e ka zbuluar deri më tani”, thotë Kalkuh.

Çfar ka të re në lidhje me Flame? 

Flame bën me një virus, atë që luftëtarët kibernetikë është dashur të  bëjnë më pare, me një seri virusesh. Kjo plotësi do të thotë se mund t’iu japë operatorëve një pamje më të integruar se kurrë më parë, në lidhje me atë se për çfarë po përdoret një kompjuter i caktuar. Boldizhar Benhaht, një ekspert kompjuteri në Laboratorin e Kriptografisë dhe Sistemeve të Sigurisë në Universitetin e Budapestit ka analizuar virusin pasi disa përdorues po ashtu kanë zbuluar se Flame po vëzhgon kompjuterat e tyre në Hungari. Ai thotë se gjërat që Flame bën nuk janë unike ose të panjohura. Por, ajo që është unike është vënia e të gjitha funksioneve në një paketë softuerike jashtëzakonisht të madhe.
Në përgjithësi, funksionaliteti i Flame është i ngjashëm me komponentët e malware-ve tjerë, për shembull përcjellja e aktiviteteve të tastierës. Por, e pazakonta këtu, është se Flame është kompleks, shumë i ndërlikuar. Kjo do të thotë se ka module të ndryshme të funksioneve në kod dhe për këtë arsye kodi është jashtëzakonisht i madh,” tha Benhaht.
Kaspersky Lab thotë pakoja softuerike Flame arrin pothuajse në 20 Mb në madhësi kur integrohet plotësisht. Kjo është befasi e madhe në krahasim me shumicën e viruseve, të cilët zakonisht shfrytëzojnë hapësirë të vogël të softuerit në mënyrë që të fshihen më lehtë.

A mund të ma sulmojë Flame kompjuterin tim shtëpiak?

 Flame është raportuar të ketë infektuar kompjuterët në Iran dhe Kaspersky Lab e ka zbuluar atë në kompjuterat e disa prej klientëve të tij në vendet e Lindjes së Mesme – në Izrael, në territoret palestineze, në Egjipt, Sudan dhe Siri. Ai gjithashtu është gjetur në disa kompjutera në Hungari, me sa duket, që kanë lidhje me Lindjen e Mesme. Por, të gjitha shenjat janë se infeksionet janë sulme që vënë në shënjestër dikë për qëllime të veçanta. “Ky është një sulm i shënjestruar. Ky mjet është përdorur për shënjestra të caktuara, që do të thotë se kompjuterat normalë në shtëpi, sipas të gjitha gjasave nuk janë në ndonjë rrezik”, tha Benhaht

Facebook përgatitet të refuzojë fëmijët nën 13 vjeç


Facebook Lawsuit

Politika e re e Facebook-ut për moslejimin e regjistrimit të fëmijëve nën 13 vjeç është bërë ose për shkak të ligjeve, ose për shkaqe morale. Kompania e ka parë të arsyeshme të mos i lejojë ata fëmijë që akoma nuk kanë arritur moshën e adoleshencës. Gjithësesi mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë. Një raport në The Wall Street Journal tregon se Facebook-u është duke testuar mekanizma për të lidhur llogarinë e fëmijëve me atë të prindërve të tyre, duke u dhënë prindërve një kontroll të plotë mbi aktivitetet online të fëmijëve të tyre, listën e shokëve, aplikacionet si dhe karakteristika të tjera. Pse duhet ta bëjë? Për para sigurisht. WSJ thotë se fëmijët nën 13 vjeç mund t’i japin Facebook-ut një mënyrë tjetër për të bërë lekë, duke u dhënë prindërve faturën për lojrat dhe aplikacione të tjera. Ndoshta një arsye tjetër është se të bllokosh fëmijët është një betejë e humbur, duke iu referuar rregullave. “Postimet e fundit tregojnë sa e vështirë është të zbatosh ligjet e moshës në internet, në një kohë që edhe vetë prindërit duan që fëmijët e tyre të përdorin internetin”, – i tha Facebook, WSJ. Facebook-u thotë të vërtetën, por le të tregohemi realistë. E gjithë kjo bëhet për para, duke qenë dhe në një situatë të vështirë, pas daljes publike që bëri Mark Zuckerberg. Kompania ka për t’iu dhënë shumë përgjigje investitorëve, kështu që kërkon një tjetër formë përfitimi. Mendoni se Facebook duhet t’ua ndalojë hyrjen të miturve nën 13 vjeç? \

Si mund të kontrollojë prindi aktivitetin online të fëmijës

Si mund të kontrollojë prindi aktivitetin online të fëmijës








Të jesh prind në kohët e sotme është një gjë mjaft e vështirë. Duhet të jesh shumë i zoti për të kontrolluar fëmijën dhe ky të mos e marrë vesh, për më tepër që çdo fëmijë kërkon më shumë pavarësi sa më shumë që rritet.
Sigurisht që duhet ruajtur privatësia e çdo njeriu, edhe e fëmijës, por prindi gjithmonë është në merak për fëmijën e tij. Futja e teknologjisë në jetën e fëmijëve, e bën edhe më të rrezikuar jetën e tyre nga perversët nëpër rrjetet sociale apo nëpër blogje a forume.
Megjithatë prindërit nuk duhet të dëshpërohen, sepse ka një mënyrë shumë të lehtë se si prindi mund të kontrollojë çdo pajisje teknologjike që fëmija përdor si telefoni apo hyrjen në jetën e online-it.
Një shërbim i ri online i quajtur TeenSafe.com po e bën gjithçka më të lehtë për prindërit që shqetësohen shumë. Ky lloj shërbimi i lejon prindërit të dinë çdo gjë rreth kontakteve të telefonit, mesazheve duke përfshirë edhe ato të fshirat, telefonatave, vendndodhjen e fëmijës në çdo moment të ditës duke gjurmuar celularin e tij.
Jo vetëm kaq, por duke ditur që fëmijët shpenzojnë rreth 7.5 orë në ditë të lidhur me shumë lloje pajisjesh teknologjike, ky program të lejon të dish gjithçka rreth jetës që bën fëmija yt në kohën kur përdor rrjetet sociale. Kështu që mund të mësosh gjithë aktivitetin e Facebook-ut të fëmijës duke përfshirë, mesazhet, shokët, noftimet dhe fotot.
Ky është një shërbim i disponueshëm për të gjithë telefonat Android. Ai është shumë i thjeshtë në përdorim dhe madje të udhëzon hap pas hapi. Nëse ke më shumë se një fëmijë, me një pagesë ekstra, mund t’i kontrollosh ata të gjithë në të njëjtën mënyrë.
Ky shërbim ofrohet 7 ditë pa pagesë që klienti të kuptojë nëse dëshiron ta blejë atë apo jo. Ai ofrohet online dhe kushton 9.99 dollarë në muaj.

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...