2013-10-16

Shqiptarët, gjuha, këngët…

Nga Jozef Vinar*

Kombi shqiptar është një degë më vete indoevropiane, rrënjët e të cilit zënë fill nga ilirët e lashtë që banonin në hapësirën e gjerë përgjatë bregdetit Adriatik e Jon deri në Greqi, duke u shtrirë thellë në brendësi të vendit. Vetëm gjatë dyndjes së popujve shqiptarët u tkurrën në kufijtë që afërsisht përbëjnë Shqipërinë e sotme. Eshtë një vend malor me bjeshkë piktoreske e shkëmbinj të thepisur, tepër i vështirë për t'u arritur nga udhëtarët, kërkuesit e për t'u pushtuar nga ushtritë. Jashtë Shqipërisë jetojnë edhe shqiptarë të tjerë, të shpërndarë nëpër koloni, kryesisht në Greqi dhe në mbretërinë e dikurshme të Napolit. Gjithashtu një qendër e Zadarit, kryeqytetit dalmat, është e banuar me shqiptarë. Ata kombësinë e tyre e kanë ruajtur edhe në vende të huaja midis popullsisë autoktone, përgjatë shekujve të kaluar.
Nga Zadari, siç u përmend, kroatët këtë qendër e quajtën Arbanasi, italianët Borgo Erizzo, por që prej kohës së Republikës Venedikase ata ruajnë gjuhën e zakonet e tyre, ndonëse numërohet vetëm një grup prej rreth dymijë banorësh. Gjuha shqipe dallohet nga trajtat e saj jashtëzakonisht të shkurtra dhe koncize, por ka një numër të madh fjalësh njërrokëshe që të kujton disi anglishten. Ajo ndahet në dy dialekte: Ai i veriut ose ndryshe gegërishtja dhe ai jugor ose toskërishtja.
Kufijtë ndërmjet tyre i ndan lumi Shkumbin. Kolonitë shqiptare të Greqisë dhe Italisë flasin dialektin e jugut, ndërsa shqiptarët e Dalmacisë përdorin dialektin e veriut. Nga pikëpamja fonetike gjuha shqipe është shumë e pasur dhe njësoj si gjuhët sllave ka bashkëtingëllore të zbutura, por edhe zanore tingëlluese. Kjo pasuri fonetike shkakton parregullsi të theksuara në drejtshkrim. Banorët veten e quajnë shqiptarë (skyptar) dhe vendin e tyre e quajnë Shqipëri. Turqit i kanë quajtur arnautë. Shpirti luftarak dhe qëndresa kanë karakterizuar shqiptarët që nga koha e stërgjyshëve të tyre Ilirë. Vendi tepër malor ka qenë shkollë e mirë për kalitjen e karakterit të tyre. Por gjithsesi në histori kombi shqiptar ka luajtur një rol pasiv. Në kohën e vjetër, pas një qëndrese të ashpër iu nënshtrua romakëve; pas ndarjes së Perandorisë mbeti nën Bizantin. Në mesjetë zëvendësuan njëri-tjetrin pushtuesit serbë, bullgarë, normanë, venedikas, kur pjesën më të madhe të vendit apo pjesë të vogla i përfshinë nën zotërimet e tyre.
Ndërkohë shqiptarët u përpoqën të ruanin rendin fisnor si dhe principatat e vogla që nuk mundën të bashkoheshin në njësi të gjera politike. I vetmi burrë i aftë për një qëllim të tillë ishte heroi kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Koha e shkurtër e jetës së tij si dhe lavdia e fitoreve e ngritën Shqipërinë menjëherë nga ndasitë e deri atëhershme dhe pasiviteti, në skenën e historisë botërore, duke u siguruar shqiptarëve një vend të nderuar në historinë evropiane. Vendet perëndimore do të ishin mirënjohëse për faktin se shqiptarët i ndaluan mësymjet turke pikërisht në kohën kur ato ishin më të furishmet.
Turqit osmanë u shfaqën në gadishullin Ballkanik në vitin 1367, nën sulltan Orhanin. U vendosën fillimisht në kryeqendrën Edrene (Adrionopol), fituan betejën e Kosovës në 1389 kundër perandorisë serbe dhe menjëherë u dukën në kufijtë e Shqipërisë. Princi Gjon Kastrioti me kryeqendrën e tij Krujën, në Shqipërinë e Veriut, i mundur, u detyrua t'i japë sulltan Muratit të katër djemtë e tij si pengje. Më i riu ndër ta ishte Gjergji. Nën robërinë turke së bashku me vëllezërit e tij u edukua me besimin muhamedan, duke marrë dhe emrin turk Iskander-beg e duke ruajtur më pas përgjithmonë formën Skënderbeg. Pasi Gjergjit i vdes i ati, Sulltani dërgoi në atë jetë edhe tre vëllezërit e tij, por Gjergjin e ruajti duke çmuar forcë shpirtërore dhe fizike të tij. Gjergji me zemër mbeti kristian, shfrytëzoi mundësitë e afruara për të përfituar nga arti luftarak turk dhe priti çastin e duhur për t'u hakmarrë dhe për të fituar lirinë. Dhe pas një pritjeje të gjatë, rasti i erdhi. Sulltan Murati i besoi një ushtri të madhe për të luftuar kundër Ukrumëve, udhëheqës i të cilëve ishte Janko Sibinsky, i njohur në këngët epike të sllavëve të jugut, si një figurë e shquar historike. Ndërkohë Gjergji u mor vesh me kundërshtarin, inskenoi humbjen e ushtrisë turke dhe mandej në tërheqje e detyroi vezirin të lëshonte një ferman, sipas të cilit komandanti i kështjellës së Krujës duhej t'ia dorëzonte pushtetin Skënderbeut. Me këtë manovër e çliroi qytetin nga robëria, i mohoi sulltanit besnikërinë, bashkoi popullin për t'u mbrojtur nga sulmet e turqve dhe luftoi e fitoi kundër tyre duke thyer ushtri numerikisht shumë më të mëdha.
Por është për të shënuar se në gjuhën shqipe janë ruajtur shumë pak kujtime për njërin nga strategët më të mëdhenj të kombit. Skënderbeu pati jehonën më të madhe ndër sllavët e jugut, kryesisht te shkrimtari kombëtar kroat Andrije Kocice Miosice, qënë librin e vet "Rogovor ugodni naroda slovinskoga" i kushtoi kapituj të tërë Skënderbeut, duke e quajtur si një hero sllav. Në librin e Vicenso Stratigo-it "Litteratura albanese" botohen në prozë italisht disa nga këngët shqiptare kushtuar Skënderbeut, origjinalin e të cilave nuk munda ta shtie në duar. Në gjithë këta shembuj Skënderbeu paraqitet si një djalë me forcë fizike të jashtëzakonshme. Thuhet se kur ishte ende fëmijë mundohej të nxirrte nga milli shpatën e të atit të varur në mur. Ndërmjet të tjerave ai u dallua në duele dhe beteja. Një ditë prej ditësh, siç e tregon gojëdhëna, Skënderbeu me shokë rrinte pranë një përroi të rrëmbyeshëm duke ngrënë mish gjuetie e duke pirë verë nëntëvjeçare të vjetër. Nga kodrat aty pranë u dëgjuan britma të forta. Heroi Milo Shini ishte ulur pranë Skënderbeut. Ky iu drejtua atij me këto fjalë: "Nisu vëlla atje lart në kodër të shohësh ç'janë këto britma. Nëse është ndonjë shtrëngatë kthehu tek unë, por nëse janë turqit eka merr më dhe mua të luftojmë bashkë.". Milo Shini u ngjit përpjetë dhe hasi ushtrinë turke. I vinte turp të thërriste Skënderbeun dhe iu drejtua vetes: "O krahët e mi të fuqishëm, nëse keni zemër hidhuni shpejt në luftë". Dhe një zë i brendshëm iu përgjigj: "Nëntë zemra mua më rrahin, nëntë armiq mund të vras". Pyeti shpatën e tij: "Shpata ime besnike, sa armiq mund të kositësh?" Shpata iu përgjigj: "Nëntë zemra mua më rrahin, nëntëqind armiq mund të kosit". Pastaj pyeti kalin e vet: "Kali im i dashur, sa mban zemra jote?" Kali i përgjigjet: "Nëntë zemra më trokasin, nëntëqind armiq mund të mund". Atëherë iu drejtua qiellit: "Zoti im dhe ti Shën Pal", bëri kryqin dhe fluturoi si skifter mbi një tufë pëllumbash. Ngado që shkonte armiqtë binin të vdekur deri sa arriti tek njëri që gjaku i kish mbuluar sytë. Ai ashtu nëpër tym nxori shpatën dhe e plagosi në sup. Në këtë çast Milo Shini njohu se kundërshtari ishte vëllai i tij i turqizuar. E përqafoi me dhembsuri dhe e shpuri te Skënderbeu që e priti me dashuri.
Ky libër tregon gjithashtu shkatërrimet që ndodhën pas vdekjes së heroit. Kur Skënderbeu ndjeu se jeta e tij po fikej, thirri pranë vetes djalin me të ëmën si dhe shumë princa shqiptarë, e u la amanet që pas vdekjes së tij ata të qëndronin të bashkuar, me dashuri dhe të ruanin gjithçka që u la trashëgim, të fituar me mund në shumë beteja. Djali duhej të merrte nënën dhe nëpërmjet detit të arrinte në mbretërinë e Napolit. Kur të rritej, të kthehej në Atdhe dhe të kujdesej për vendin. Duke vdekur heroi la si amanet gjithashtu që kalin e tij ta lidhnin në një qiparis në breg të detit, aty të ngulnin flamurin në tokë dhe të varnin armët në pemë. Kësisoj kur të frynte era kali të hingëllinte, flamuri të valvitej dhe mbi pemë të shndriste e të tundej shpata duke u kallur lemerinë turqve.
Këngët e Skënderbeut të përkthyera në këtë vëllim janë nga një përmbledhje e Skiroit dhe në tërësi nuk përmbajnë karakter të theksuar shqiptar. Mund të mendohet se në kohë të reja ndonjë rapsod i ka përpunuar dhe i ka përhapur ndër fqinjët sllavë. Me vdekjen e Skënderbeut mbaron heroike dhe zënë fill shekujt e robërisë. Njëri pas tjetrit qytetarët ranë në duar të turqve dhe vetëm disa krahina mbetën përkohësisht nën zotërimet venedikase. Shqiptarët u përpoqën herë pas here të shkundnin zgjedhën e huaj duke kërkuar edhe ndihmën e mbretërive kristiane perëndimore, por pa dobi. Kështu që një populli të varfër s'i mbeti gjë tjetër veçse t'i dorëzohej fatit ogurzi. Ndonjë nga fiset ruajti njëfarë autonomie duke u qeverisur sipas zakonesh të ngurta, por gjithsesi tërë vendi prej asaj kohe iu nënshtrua një rënieje kulturore aq sa pasojat e saj shfaqen deri në ditët tona. Një pjesë e rëndësishme e banorëve përqafoi fenë muhamedane dhe kësisoj krahas ndasive fisnore u shtuan dhe ndasitë fetare, pra pengesa të tjera për bashkimin e shqiptarëve. Nga shqiptarët e konvertuar turqit rekrutuan ushtarë të shkëlqyer, që aftësitë e tyre luftarake i treguan kudo në luftrat e mëpasme. Nga ana tjetër, shumë familje e lanë vendlindjen për të gjetur strehë në dhe të huaj, kryesisht në krahinat e Napolit dhe Venedikut.
Në fillim të shekullit të 19-të një tjetër burrë arriti të bashkojë një pjesë të madhe të Shqipërisë nën sundimin e tij kundër perandorisë osmane. Ky ishte Ali Pashë Tepelena, burrë jashtëzakonisht i guximshëm, ndërmarrës dhe luftëtar i shkëlqyer. Aliu ishte administrator i sanxhakut të Janinës. Qytetin seli të tij e ktheu në një kështjellë të fortë, zgjeroi pushtetin në Shqipërinë e Jugut dhe veproi si një sundimtar i pavarur. Nga luftrat që ndërmori kundër fiseve të pabindura, siç ishin Suljotët, u shqua për mizoritë që shkaktoi. Gjithsesi për kauzën e vet mundi të bënte për vete shqiptarët e të gjithë besimeve dhe kryengritjet e tij patën jehonë kombëtare, ndonëse bëhej fjalë vetëm për interesat e tij të ngushta. Aliu vetë ishte muhamedan, por gruaja e tij më e dashur Vasiliqia ishte kristiane. Ajo ia doli që Aliu t'i zbuste marrëdhëniet me kristianët, të cilët ndaj tij treguan përulje dhe devotshmëri. Sulltani i preokupuar me probleme dhe përparësi të tjera nuk mundi për një kohë të gjatë të shkatërronte këtë vezir të pabindur. Vetëm në vitin 1820 Janina ra pas një qëndrese heroike e pas dy vitesh rrethimi, Ali Pasha, 82-vjeçar ra në duart e armiqve, të cilët e masakruan. Në poezinë botërore ka shumë këngë për Ali Pashën, por meritën më të madhe e ka Lord Bajroni, i cili në kohën e famës së vezirit e vizitoi dhe në këngën e dytë të Çald Haroldit e përjetësoi. Bajroni i pasionuar pas popujve liridashës u bë zëdhënës i tyre dhe mbetet mik i madh i shqiptarëve. Kryengritja e Ali Pashës mbaroi e pati një epilog të hidhur dhe koha që i pruri lirinë kombit grek, për shqiptarët nuk qe pjellore. Pushteti turk, nëpërmjet një administrate të rreptë i shtypte ata akoma më tepër. Nuk është qëllimi im të shpalos këtu historinë politike të Shqipërisë, por e quajta të domosdoshme të renditja shkurt disa të dhëna për t'u kuptuar më mirë kjo përmbledhje këngësh të këtij vëllimi. Këngët shqiptare veçmas këngët me sfond historik janë të zymta dhe melankolike. Kjo ndodh natyrisht tek një popull që nuk ka qenë i lirë dhe që i kanë munguar gjithë kushtet e zhvillimit. Prandaj në këto këngë ndeshemi me një pasha katil, i cili erdhi me urdhër të sulltanit të vrasë e të presë, që premtonte fusha e male, por që s'mbante asnjë premtim. Në këta tinguj shfaqet shpirti i vërtetë i popullit shqiptar, i cili e do dhe e ëndërron lirinë duke shtrënguar grushtat e duke kërcitur dhëmbët. Këngët kombëtare shqiptare janë epike dhe lirike. Në poezinë epike mbizotëron balada; vjershat janë përgjithësisht katër vargëshe, disa edhe pa rimë, siç ndodh më tepër në këngët e vjetra. Në kohë të mëvonshme shfaqen rima të çrregullta ose rimohet tërë poezia. Karakteristikë e poezisë shqiptare është konciziteti që ndohmohet të shumtën nga fjalët njërrokëshe. Çdo përkthyes, për këtë arsye, ndeshet me shumë vështirësi, sidomos kur përpiqet të ruajë në të njëjtën masë origjinalin. Gjaku, vrasjet, hakmarrja, hanxhari, pushka, litari janë lajtmotivet e këtyre këngëve. Jeta e njeriut ndër popujt primitivë nuk ka të njëjtën çmim si ndër popujt me kulturë të zhvilluar. Gjaku kërkon sërish gjak, sepse kështu e do zakoni i gjakmarrjes. Gjakmarrja është një kanun i ashpër. Në vendet ku pushteti gjyqësor është i pafuqishëm nga kriminelët, çdokush është i detyruar të vetëmbrohet e të vuajë dhimbjet e padrejtësive. Tek shqiptarët vërejmë katër koncepte drejtësie që reflektohen në poezinë kombëtare; ato janë: gjakmarrja, shenjtëria e fjalës së dhënë, lidhja e shenjtë e fisit dhe mikpritja. Te gjakmarrja rregullat e saj janë përcaktuar imtësisht në një kanun të vjetër drejtësie. Kush vret një njeri, të afërmit e tij janë të detyruar të marrin gjakun. Shqiptarët kësaj i thonë "rënia në gjak". Të afërmit e viktimës janë të detyruar të vrasin vrasësin ose një nga të afërmit e tij. Sa më i afërt të jetë hasmi me vrasësin aq më e madhe është shprehja e kënaqësisë së hakmarrjes. Vetëm në raste të veçanta, nga ndërhyrjet e organeve shtetërore apo pajtimet e misionarëve mund të falet gjaku, por fajtori për këtë duhet të paguajë një kuotë parash. Shqiptari edhe mund të falë kur i është vrarë babai, vëllai apo djali, por kurrë nuk lejon dhe nuk të fal asnjëherë kur i vret mikun që ka bujtur në strehën e tij. Mikpritja qëndron më lart se gjakmarrja. Kjo e fundit zbatohet sipas rastit, mundësisht sa më shpejt dhe ndonjëherë edhe pas vitesh. Kanë ndodhur shembuj ku ai që kishte për detyrë të hakmerrej të lëngonte në shtratin e vdekjes. Në një rast të tillë pranë i qëndron një misionar për ta verifikuar e pyetur të sëmurin. Nëse ai sa është gjallë pohon se e fal gjakun, atëherë atë e kërcënon ferri dhe fati se do të varroset jashtë mue të varrezave dhe kjo për shqiptarin është gjëmë e rëndë. I sëmuri mbetet gjatë në mëdyshje, por më ne fund vendos: "Dëgjoni, nëse vdes atëherë e kam falur, por nëse mbetem gjallë do e vras". Sipas statistikave të shpallura në vitin 1909, misionarët arritën të pajtojnë 42 raste, që përndryshe do të mbaronin në gjakmarrje. Shembuj të tillë dëshmojnë qartë për sakrificat e misionarëve, por njëherësh edhe për numrin e madh të atyre që gjatë vitit bien viktima të gjakmarrjes. (Sipas E. D. Cozzi, La vendetta del sangue nelle mantagne dell Alta Albania-Anthropos, V.1910).
Ndryshe nga ky mospajtim, në anën tjetër ndeshim fjalë paqeje në të ashtuquajturën "Besën e shqiptarit". Fjala e dhënë është kaq e shenjtë saqë shqiptari kurrë nuk e shkel. Në baladën për Garantinën burri jep fjalën, por papritur vdes. Atëherë siç tregon balada, ai do të ngrihet edhe nga varri për të mbajtur fjalën e dhënë. Tema e kësaj balade qarkullon nëpër botë si tregim për të vdekurit, që pas vdekjes ngrihen e vinë të takojnë të dashurit apo motrat e tyre. Tek ne ky motiv ndodhet në poezinë popullore dhe artistikisht në këmishët e dasmës së Erbenit. Pra në këtë këngë shqiptare vëllai vjen për të motrën, që veç të tjerash është dëshmi se tek shqiptarët lidhja e gjakut çmohet më lart se sa lidhjet e dashurisë. Tepër shqiptare janë elegjitë e shkurta, rreth njëzet vjersha, shprehje ngjarjesh të trishtuara të shqiptarëve dhe të ngjashme me to janë dhe këngët e vajtimit ndaj të vdekurve. Interesante janë epitetet dhe krahasimet. Burri trim dhe luftëtar krahasohet me shqiponjën, korbin, skifterin, ndërsa gruaja me pëllumbeshën, dallëndyshen, thëllëzën. Gjithashtu kënga e quan burrin gjarpër që pret t'i hidhet armikut. Plaku, që për urtësinë zë vendin e nderit në radhë, krahasohet si dash me këmborë. Mbi varr të burrave bleron një qiparis i hollë, mbi varrin e grave rritet hardhia që lehtë-lehtë rrethon qiparisin. Shpirti i të vdekurit përfytyrohet si një zog i zi në varr që klith për dashurinë. Por poezia kombëtare shqiptare nuk mbart vetëm tinguj të trishtuar. Kudo në botë këmbehet nata me ditën, dimri me verën, vjen pranvera dhe bashkë me të dhe jeta e gëzuar shqiptare. Po ashtu njeriu shqiptarë di të këndojë për dashurinë, për manushaqet, trëndafilat dhe bilbilat. Trëndafili dhe bilbili janë motive të preferuara të këngëve orientale. Turqit këndojnë për ta në variante të shumta dhe, siç duket shqiptarët duhet të kenë marrë prej tyre këto simbole, duke përvetësuar edhe emërimet për trëndafilat (gjul) dhe bilbilin (bulbul).
Për të plotësuar kuadrin në fund do të përmend edhe disa fjalë mbi botimet letrare shqiptare. Historia e tyre, siç lehtësisht mund të përfytyrohet është shumë e pakët. Para pushtetit turk letërsia nuk ishte e zhvilluar dhe ndër sundimin e tyre shqiptarët u ndalën dhe u vonuan njësoj si dhe popuj të tjerë. Përpjekjet të cilat lartësonin gjuhën dhe përmes saj edukimin e njerëzve, nuk ndodhen në Shqipëri, por në dhe të huaj, kryesisht në Itali. Librat e parë shqip janë botime të misionarëve, të Kongregacionit De Propaganda Fidei në Romë. Dëshmitë e para letrare vinë nga shekulli i 17-të. Në vend të parë sipas radhës është puna për fjalorin e fratit Frang Bardhi latinisht-shqip që doli në vitin 1635. I dyti është katekizma shqip, përkthyer nga Pjetër Budi i vitit 1685. Në shek. 17 jetoi dhe një shqiptar i arsimuar Pjetër Bogdani, peshkop i Shkupit, autor i shumë veprave religjioze të shkruara italisht dhe shqip, botuar në vitin 1691. Nga shkrimtarët e mëvonshëm të gramatikës mund të përmend gramatikën e përgjithshme të Francesco Maria Da Leçe (Romë 1716) dhe librin e D. Kamardes "Saggio di gramatologia comparata della lingua albanese" (Prato 1866). Një përmbledhje e bukur këngësh popullore si shtojcë më vete të kësaj gramatike fatmirësisht më ra në dorë në punë e sipër. Ndër shkrimtarët e vjetër shqiptarë qëndron më lart Jul Variboba, i lindur në San Giorgio Albanese në Italinë e Jugut. Nga ai ruhet shkrimi i bukur poetik "Jeta e Shën Mërisë", që sipas përmbajtjes dhe formës mund të barazohet me "Kopshtin Marian" të Zejer-it. Nga poetët e shek.19-të mund të përmend Santorin, që shkruante italisht dhe shqip dhe u përpoq të krijonte edhe drama shqiptare. Emra të tjerë poetësh janë Gabriel Dara, Luigj Patrasi, i cili përktheu në shqip këngën e parë të Çald Haroldit. Emër tjetër është ai i Josef Serembes, emigrant amerikan, që si dhe shumë të tjerë shkruante shqip dhe vllahisht. Por ndër shqiptarët e Italisë mbi gjithë të tjerët shfaqet Jeronim De Rada, poet, historian, organizator dhe gazetar (1813-1903). Si i ri 18-vjeçar udhëtoi nëpër kolonitë shqiptare të Italisë, ku mblodhi shumë këngë folklorike nga ato treva. I frymëzuar prej tyre krijoi veprën e tij poetike "Milosao", për të cilën u quajt "Mekfersoni shqiptar". Përveç saj shkroi edhe shumë poema e poezi në vargje dhe një dramë në italisht. Me nismën e tij më 1895 në Carignana të Kalabrisë u mblodh një kongres që përfaqësonte gjithë viset e banuara nga shqiptarët në Itali. Si rrjedhojë e këtij Kongresi u themelua Shoqata Kombëtare Shqiptare, që përcaktoi si detyrë themelore përhapjen e njohurive shkencore në shoqërinë shqiptare dhe mbajtjen gjallë të marrëdhënieve ndërmjet kolonive dhe atdheut amë. gjithë kjo letërsi e cituar shkurt doli në dritë në Itali. Një emër i veçantë është Nesim Bej Përmeti nga Shqipëria, këngëtar pasionant lirik. Një tjetër shqiptar nga Turqia është Pashko Vasa. Në vitet e fundit në plan të parë shfaqet një talent premtues, poeti Gjergj Fishta, frat françeskan nga Shkodra. Në vitin 1904 u bë shpejt i njohur me këngët epike "Lahuta e Malcisë", që evokon luftrat e shqiptarëve pas vitit 1878 pas Kongresit të Berlinit. Dallohet gjithashtu në lirikë dhe satirë "Pikat e vesës", Anzat e Parnasit, 1907. Vitin e kaluar në kolegjin shkodran u shfaq drama e tij "Shën Francesku". Shkrimet epike karakterizohen nga shpirti popullor ndaj dhe flitet se ato kanë gjetur jehonë dhe janë përhapur në mbarë krahinat e vendit dhe se brezat e rinj i kanë mësuar përmendësh. Thuhet gjithashtu se ato kontribuojnë në rritjen e ndërgjegjes kombëtare dhe formimin e një uniteti shpirtëror. Një nga pengesat e zhvillimit të letërsisë shqiptare mbetet gjithmonë mungesa e një gjuhe letrare të njësuar. Ndonjëri nga shkrimtarët e përmendur më lart shkruan me germa latine, të tjerë me alfabetin grek, duke vështirësuar shprehjet tipike shqipe që nuk shfaqen as në latinisht e as në greqisht. Ndër aspiratat për të njehsuar gjuhën ndoshta do të ndihmojnë përpjekjet që u ndërmorën tre vjet më parë. Në vitin 1898 u krijua shoqëria letrare "Bashkimi", e cila filloi të botojë libra dhe revista në dialektin shkodran mbi bazë drejtshkrimi të mirë dhe praktik. Administrata turke së fundmi i lejoi më 1908 këto përpjekje dhe shumë shpejt (më 14 nëntor) shoqëria e përmendur mblodhi një kongres në Manastir. Kongresi ishte ngjarje e rëndësishme, sepse këtu u takuan për herë të parë përfaqësuesit e të dy dialekteve dhe të tre besimeve. President ishte Gjergj Fishta, i cili mundi t'i mbledhë së bashku për të vendosur alfabetin shqip mbi germat latine dhe jo ato turke, siç e kërkonin turqit.
Duke përkthyer nga gjuha shqipe kam dashur të ruaj sa më shumë vargjet dhe rimën (ndonjëherë dhe asonancat) dhe gjithë shprehjet dhe karakterin e origjinalit. Pas një pune disavjeçare po i jap lexuesit këtë vëllim, që fillimisht paraqiste vështirësi të shumta për shkak të mungesës së burimeve të plota. Së fundmi, dua të falënderoj mësuesin tim të dikurshëm P. Pashko Bardhi, rektor i kolegjit në Shkodër, Zvonimir Kiriginov, zv.rektor i Seminarit Zmajevice në Zadar, për mirësinë që patën duke më huajtur literaturë, si dhe zotin Giuseppe Schiro, profesor në Institutin Oriental të Napolit. Por mirënjohjen më të thellë dua t'ia shpreh profesor dr. Jan Urban Jarnik-ut, njohës i gjuhës shqipe, për këshillat e vlefshme dhe ndihmesën për realizimin e kësaj vepre.
*Përktheu nga origjinali Ksenofon Dilo. Botuar në vitin 1911

NJË JETË E TËRË NËPËR KËNGË

Nga Floripress:Flori Bruqi

Dermir Krasniqi ka lindur më 10 Shkurt 1950 në fshatin Tygjec të Dardanës në Kosovë. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, ndërsa shkollimin e mesëm-drejtimin muzikor e keru në Prishtinë. Bazat e para nga kultura muzikore i mori nga mësuesi Rexhep Bunjaku, që kur ishte nxënës i shkollës fillore. Në klasën e gjashtë ai zuri vendin e parë në manifestimin rajonal “Mikrofoni është i Juaji”.
Punoi si mësimdhënës i kulturës muzikore në shumë shkolla të Kosovës, profesion të cilin edhe tash e ushtron. Këngës dhe folklorit deri më sot nuk i është ndarë asnjëherë.

Në opusin e tij krijues, ka më se 1500 këngë e valle origjinale, të thurura, të kompozuara dhe të incizuara nëpër disqe gramafoni, audiokaseta, videokaseta, CD e DVD. Është mbledhës i folklorit burimor muzikor dhe deri më tash ka grumbulluar mbi 4000 këngë të ndryshme, disa prej të cilave i ka të publikuara, e, që janë deshifruar nga etnomuzikologu Lorenc Antoni në blenet IV, V, VI dhe VII të “Bleni muzikor shqiptar”.
Demir Krasniqi merret edhe me gazetari. Punon dhe jeton në Gjilan.

Vepra

Demir Krasniqi, ka botuar edhe këto vepra
Mallëngjima e ushtima, Prishtinë, 1993
Qamili i vogël-zë që nuk shuhet (monografi), Prishtinë, 1995
Gjakon Kosova, Gjilan 1998
Bejtë Pireva, Gjilan 2002
Zeqir Maroca,Gjilan 2002
Këngë krismash lirie I, Gjilan, 2003
Këngë krismash lirie II, Prishtinë, 2003
Familja Kurti nga Tygjeci (monografi), Prishtinë 2004
Shtojzovallet e Gollakut, ETMM i Kosovës, Prishtinë, 2005
Kushtrim lirie, SH.B. “Kurora”, Gjilan 2005
Liman Shahiqi-trimi i Gollakut, Prishtinë, 2005
Kroi i këngës-Gjilan, 2006
Qamili i Vogël: Këngë përjetësie (mblodhi, redaktoi dhe deshifroi me nota Demir Krasniqi), Nëntor 2006
Krenaria e Gollakut ( Me rastin e 40-vjetorit të karrierës dhe krijimtarisë muzikore) - Gjilan, 2008
Diell Lirie, Gjilan, 2008

Etj

------------------------------






Shkruan : Demir KRASNIQI

Kënga popullore është burim dhe frymëzim i shpirtit krijues të vet popullit . Ajo lind në momente të caktuara nga individ të talentuar dhe të prirë për të thurë vargje poetike, për të krijuar melodi të reja aty për aty dhe për t’i interpretuar ato para një mase të caktuar publike, qoftë në ndeja të rastit , në ahengje të ndryshme, dolli , solemnitete të ndryshme , fejesa , martesa …etj.
Fillimisht , kënga popullore lind si produkt krijues i një individi , e cila menjëherë merr rrugën e saj të kultivimit dhe përhapjes prej një lagje në një lagje , prej një fshati në një fshat , prej një qyteti në një qytet, prej një krahine në një krahinë deri sa t’i arrijë të gjitha masat gjithëpopullore dhe gjithëkombëtare .
Me rastin e rrugëtimit të saj nëpër vende e krahina të ndryshme , ajo shumë herë pëson ndryshme melodike , ritmike dhe gjuhësore, nga se secila krahinë do ta adaptojë atë dhe do ta përshtatë sipas traditave dhe dialekteve të veta lokale gjuhësore . Kështu që , duke udhëtuar kënga shumë shpejtë do të harrohet krijuesi dhe interpretuesi i saj fillestar, apo siç e quajmë ne – autori dhe tani kjo këngë do të bëhet pronë e shenjtë e popullit për të marrë pastaj epitetin “Këngë popullore”.
Folklori burimor muzikor shqiptar është aq i pasur , sa ndoshta të pakta janë ato vende në botë që posedojnë një pasuri kaq të begatshme dhe kaq të gjithmbarshme shpirtërore e kulturore . Mu për këtë pasuri kaq të madhe , këngët tona popullore ndahen në disa cikle dhe zhanre të ndryshme, të cilat dukshëm dallojnë njëra me tjetrën .
Karakteristikë e veçantë në krijimtarinë tonë popullore, sidomos tek kënga popullore është fakti se ajo lind krahas me lindjen e njeriut, zhvillohet dhe rritet krahas me proceset zhvillimore të jetës së njeriut dhe vdes krahas vdekjeve natyrale të njeriut .
Pra, kënga popullore në mënyrën më besnike e përcjell njeriun gjatë tërë jetës së tij , që nga lindja e deri në vdekje . Në këngët tona popullore , nuk ka shpëtuar as një pjesë e jetës së njeriut, rritja , puna, sukseset, gëzimet, vuajtjet , hidhërimet, luftërat, kurbeti, sëmundjet , vdekjet, vajtimet…pa u përfshi në mënyrën më besnike përmes melodisë, vargjeve dhe këndimit të tyre .
Përmes këtij studimi modest , do të përpiqem që në mënyrë kronologjike , me shembuj konkret , t’a jap një pasqyrë të këngëve , për ta dëshmuar dhe argumentuar gjithë atë që u tha më lartë .

Këngët e lindjes

Këngët e lindjes , pa dyshim , shënojnë gëzimin më të madh familjarë me rastin e lindjes së fëmijëve të tyre . Me lindjen e fëmijës , shtohet familja , shtohet gëzimi, dashuria , trashëgimia familjare , por mbi të gjitha , shtohet krahu i punës , krahu i mbrojtjes familjare , deri tek krahu i mbrojtjes së Atdheut .
Karakteristikë e veçantë tek këngët e lindjes , në mentalitetin popullor shqiptar është lindja e fëmijëve të gjinisë mashkullore , për të cilët edhe këndohet shumë. Por, fatkeqësisht , kurrë nuk na ka rënë që ta dëgjojmë as edhe një këngë të vetme popullore përmes të cilës iu këndohet lindjeve të gjinisë femërore ?!
Nga fondi aq i pasur i këngëve popullore të lindjes , kësaj radhe zgjodhëm vetëm njërën prej tyre, e cila në mënyrën më autentike pasqyron gëzimin dhe aspiratat familjare me rastin e lindjes së djalit të tyre :

M’ lindi djalë sa fort u gëzova

Fryni era , fryni Kumanova –
M’ lindi djali , o, sa fort u gëzova !

Fryni era , era e Karadakut –
M’ lindi djali – shtylla e konakut !

Fryni era , era e Prishtinës –
M’ lindi djali – shtylla e shtëpijes !

Fryni era , era e Gjilanit –
M’ lindi djali – krahu i vatanit !

Fryni era , era e Tiranës –
M’ lindi djali – drita e syve t’ nanës !

Fryni era , era e Moravës –
M’ lindi djali – trashëgues i babës !

Fryni era , kjo era e Shkodrës –
M’ lindi vëllau – drita e syve t’ motrës !

Fryni era e malit dhe e fushës –
M’ lindi djali – trashëgues i nuses .

Këngët e djepit – ninullat

Menjëherë pas ciklit të këngëve të lindjes , në kronologjinë e jetës së njeriut , do të na paraqiten këngët e djepit , apo ninullat , si quhen ndryshe .Ato lindin , krijohen dhe këndohen aty për aty , nga nëna e fëmijës e cila duke e përkundur djepin me fëmijën e vet, shprehë gëzimin e pakufishëm dhe këndon bashkë me ritmin e djepit dhe nganjëherë edhe e shoqëruar nga vaji i fëmijës, për derisa nuk e zënë gjumi .
Përveç nënës , e cila në të shumtën e rasteve i thurë ninulla fëmijës së vet, jo rrallë , këngët e këtilla i thurin edhe gjyshet dhe motrat e tyre, në rastet kur ato do t’ i përkundin djepat .
Ndonëse , edhe këngë të djepit , apo ninulla kemi me numër shumë të madh në fondin e krijimtarisë sonë popullore , kësaj radhe po e shkëpusim vetëm njërën prej tyre, sa për ta ilustruar këtë formë të krijimtarisë popullore :

Nina – nana n’ djep të drunit ,
Ti m’u bafsh plak i katunit !

Nina – nana , more bir ,
Flejë se gjumi të banë mirë !

Këngët parashkollore – numëroret

Që nga fillimi i hapërimeve të para të fëmijëve dhe përpjekjeve për të folur e komunikua me njëri – tjetrin , ata menjëherë bëjnë përpjekje edhe për të krijuar e kënduar diçka për argëtimin dhe lojërat e tyre fillestare .
Ndonëse , zhvillimi i të folurit tek fëmijët shkon paksa me vonesë dhe me vështirësi , ata nuk mund të kuptohen lehtë në formulimin e fjalëve dhe shprehjeve të tyre . Për këtë dukuri , një fjalë e vjetër popullore thotë :”Fëmijët deri sa të përsosin të folmen e tyre , i përdorin fjalët e të gjitha gjuhëve të botës!”
Kështu që , fëmijët gjatë përpjekjeve të tyre për të folur e luajtur me moshatarët e tyre, jo rrallë , mundohen që nga imagjinata e tyre të thurin këngë dhe t’i këndojnë ato së bashku, duke bërë gara se cili prej tyre do të di më shumë këngë !
Krahas instiktit të zhvillimit të memories , këndimit dhe ritmit, ata zhvillojnë edhe ndjenjat e numërimit , përmes këtyre “këngëve”, të cilat ndryshe quhen numërore .
Për të ilustruar konkretisht këtë gjini të krijimtarisë popullore, po ju sjellim disa shembuj të vockël , sa për të parë se si tingëllojnë ato dhe çfarë shprehjesh përdorën në gjuhën e tyre :

En, den , stika ,
Kova , llava , stika ,
Kova , llava , istik , tak ,
En, den , stik !

Eni, meni, dudumeni ,
Karafili , Mustafili ,
Iq , biq, Krasniq ,
Qita merre, qita hiq !

Autobusi me dy drita ,
Shkon e ndalet te stanica !
Hop nji, hop dy –
Kilen e ki ti !

Pas këtyre numëroreve , fëmijët do ta përsosin pak më shumë të folurit e tyre dhe ata tani gjatë lojërave të tyre , do të thurin këngë rreth dashurisë së tyre ndaj lojërave me të cilat do të argëtohen dhe njëkohësisht , do të shprehin edhe dashurinë ndaj dajallarëve , pritjes së tyre dhe muhabeteve të tyre , në rastet kur fëmijët (nipat dhe mbesat) e tyre do të shkojnë mysafirë .
Njëra ndër lojërat më të preferuara të fëmijëve nëpër ambientet fshatare , pa dyshim se ishte mënyra e luhatjeve , të cilat quheshin luhaça dhe duke u luhatur , ata këndonin këngën :

Hul hulaja

Hul , hulaja ,
Shkojmë te daja .

Na banë daja muhabet ,
Pite e pulë neve na qet .

Bujmë dy net
E vijmë apet .

Këngët shkollore

Gëzimi më i madh për fëmijët dhe prindërit e tyre, pa dyshim , është dita kur ata do të nisen për në shkollë . Që nga ditët e para të uljes së tyre në bankat shkollore , do të lindin dhe këndohen këngë të reja , që i kushtohen dashurisë ndaj shkollës, dashurisë ndaj librit, dashurisë ndaj mësuesit , dashurisë ndaj diturisë e kështu me radhë .
Këngët shkollore vijnë nga dy burime krijimtarie . Grupin e parë të këtyre këngëve fëmijët do t’i mësojnë nga mësuesit e tyre , kurse grupin e dytë të këngëve shkollore do t’i krijojnë dhe këndojnë vetë fëmijët .
Se sa e madhe është dëshira e fëmijëve për shkollim e dituri , më së miri flet kënga në vazhdim, që është krijuar e kënduar nga vetë nxënësit entuziastë dhe të talentuar :

Sa ka lule në fletore

Sa ka lule në fletore –
Djem e vajza n’ shkollë fillore !
Shkojnë në shkollë për dituri ,
Oj Prishtinë, qytet i ri !

Sa ka lule nëpër male –
Djem e vajza n’ shkollë Normale !
Shkojnë në shkollë për dituri ,
Oj Prishtinë , qytet i ri !

Sa ka lule në livadhe –
Djem e vajza në gjimnaze !
Shkojnë në shkollë për dituri ,
Oj Prishtinë qytet i ri !

Sa ka lule në saksi –
Djem e vajza në mjekësi !
Shkojnë në shkollë për dituri ,
Oj Prishtinë, qytet i ri !

Sa ka lule në qytet –
Djem e vajza n’ fakultet !
Shkojnë në shkollë për dituri ,
Oj Prishtinë , qytet i ri !

Dita më e shënuar dhe kurorëzimi i të gjitha të arriturave dhe sukseseve të nxënësve gjatë shkollimit të tyre , pa dyshim se është mbarimi i shkollimit të tyre dhe festa e madhe që quhet “Mbrëmja e maturës”.
Lidhur me këtë festë , janë thurë e kënduar numër i madh i këngëve popullore , njërën prej të cilave po ua sjellim në vazhdim :

Mbrëmja e maturës

Në bankat e shkollës
Katër vjet kaluan .
Shumë kujtime t’ zemrës –
Koha kurrë s’i shuan !
Janë kujtimet e rinisë –
N’ kalendar të jetës sonë .
Janë bazat e diturisë –
Anë e mbanë Atdheut tonë .

U afrua mbrëmja
E kësaj ndarjes sonë ,
N’ shkollë e lamë ditarin –
Kujtim për gjithmonë .
Lamtumirë , o arsimtarë ,
Që na i falët dritë e jetë !
Lamtumirë, o kujdestar –
Pedagogu i vërtetë !

Erdhi dita e mburrjes –
Për të diplomuar .
Mbrëmjen e maturës
Kem për ta festuar !
Arsimtarë e arsimtare –
S’ bashku jemi në këtë natë,
Këndojmë këngë e hedhim valle –
Lamtumirë, moj gjeneratë !
Këngët e rinisë

Krahas këngëve shkollore , në fazat kur fëmijët fillojnë të rriten dhe të kalojnë në rangun e rinisë së tyre , atëherë me të madhe fillojnë që të këndojnë e krijojnë këngë me tematikë nga jeta e tyre rinore .
Rinia e talentuar , me dashuri e afsh shpirtëror do të këndojë edhe këngë burimore popullore që i kushtohen jetës rinore, por me kënaqësi do t’i këndojnë edhe këngët artistike të krijuesve tanë , siç është rasti me poezinë e Migjenit me titull:”Kanga e rinisë”, mbi vargjet e të cilit u kompozua edhe melodia e bukur dhe ajo është këndua dhe këndohet me shumë dashuri edhe në ditët e sotme :

Kanga e rinisë

Rini thueja kangës ma të bukur që di ,
Thueja kangës sate që të vlon në gji .
Nxirre gëzimin tand që të shpërthen me vrull
Mos e freno kangën le të marri udhë .
Refreni:
Thueja kangës , rini ,
Kangës gëzimplote ,
Qeshu rini , qeshu –
Bota asht e jote .

Thueja kangës rini, pashë sytë e tu ,
Të rroki , të puthi kanga , t’ nxis me dashunu .
Me zjarm tand rini dhe t’ na mbysi dallga ,
Prej ndjenjash t’shkumbzueme qi turbullon kanga .
Refreni:
Thueja kangës , rini …etj.

Rini thueja kangës dhe qeshu si fëmi
Kumbimi i zanit t’ përplaset për qiell
Dhe të kthej prapë te na se yjtë ta kanë zili
E na të duem fort si duem nji diell .
Refreni:
Thueja kangës , rini …etj.

Këngët e dashurisë

Gjatë fazës së përfundimit të shkollimit dhe krahas moshës së rinisë , do të lindin preokupimet me dashurinë . Të rinjtë tani do të fillojnë që të dashurohen dhe të vuajnë për dashurinë , me ç’ rast do të fillojnë me të madhe që të krijojnë dhe të këndojnë këngë me tematika të ndryshme që i kushtohen dashurisë .
Folklori ynë muzikor është shumë i begatshëm me këngët e dashurisë , të cilat ndahen në dy grupe :
1. Grupi i këngëve të dashurisë me motive qytetare dhe
2. Grupi i këngëve të dashurisë me motive fshatare .
Grupi i këngëve të dashurisë me motive qytetare përbëhet prej vargjeve më poetike, me melodi dhe ritme shumë të zhvilluara dhe këndimi i tyre bëhet me shoqërime të instrumenteve të fabrikuara .
Grupi i këngëve të dashurisë me motive fshatare përbëhet me vargje pak sa më të thjeshta, me melodi dhe ritme më pak të zhvilluara dhe me shoqërime instrumentale nga veglat e përpunuara popullore .
Nga zhanri i këngëve të dashurisë , po ua sjellim një këngë me motive të dashurisë qytetare , e cila mbanë titullin :

Dashunija kjoftë mallkue

Dashunija kjoftë mallkue ,
Që s’ më len aspak rahat;
Ty, moj lule pa t’i shkrue
S’ pakut dy – tri fjalë !
Oh!
Nuri yt , s’ më la dërman , aman ,
T’ kisha krah , unë i mjeri ,
T’ bie n’ prehnin tand !
Ty , moj lule , njiherë t’ zgjodha ,
E në zemër të mbajë n’ dry ;
Ndonëse larg prej teje ndodha –
Mendjen e kam n’ ty !
Oh,
T’ shkretën zemër ç’ ma ke therë, aman !
Drue po vdes , unë i mjeri –
Pa të marrun erë !

Sytë prej lotëve m’ rrinë pa terun ,
Lodja ime , n’ ty pikoftë ,
T’ fshamit e kësaj zemrës therun ,
Kurrë hallall mos t’ koftë !
Oh!
N’ andërr m’ vjen e më trazon , aman ,
Zemrën teme t’ ngratën ,
N’ vaj përherë ma çon !

Këngët e fejesës
Pas dashuriçkave të ndryshme dhe moshës rinore , tani do të vjen faza e moshës kur të rinjtë duhet të vendosin përfundimisht për fatin e jetës së tyre dhe duhet të përcaktohen se me kënd do të lidhin martesën , por që paraprakisht ata do të shpallin fejesën e tyre .
Lidhur me aktin e fejesave në mesin e të rinjve , janë thurë e këndua shumë e shumë këngë të ndryshme , si nëpër ambientet fshatare , ashtu edhe në ato qytetare .
Njëra prej këngëve më karakteristike që trajton peshën e aktit të fejesës dhe ndërrimit të unazave në mes të dy të rinjve të fejuar , pa dyshim është kënga me titull:

Unaza e fejesës

Unaza e t’ fejuarës
Kur më ra në dorë;
Unë i thosha vetit –
Oh , sa qenka zor !

Bashkohen dy zemra
N’ vitet ma të mira ;
Urime e dashur –
Na u plotësu’ dëshira !

Deri sa t’ bashkohemi –
Për ty do t’ mendoj ;
Çerdhe dashurie
Me ty do t’ ndërtoj !

Anë e mbanë familja
Na e urojnë fejesën ,
Pa durim po presin –
Kur e kem martesën ?!

Këngët e martesës

Pas shpalljes së aktit të fejesës në mesin e dy të rinjve , atëherë menjëherë do të fillojnë përgatitjet për dasmën e martesës së tyre . Ceremonia e dasmës së martesës shënon fillimin e një jete të re në mes dy të rinjve , akt ky që përcillet me gëzimet dhe përgatitjet më të mëdha familjare , ku do të marrin pjesë i tërë farefisi, miqësia dhe shoqëria e gjerë.
Për ceremoninë e aktit të dasmës së martesës , gjithashtu janë thurë e këndua numër shumë i madh i këngëve popullore , qoftë nga krijuesit anonim popullor, qoftë edhe nga krijuesit artistik .
Nga cikli aq i pasur i këngëve popullore të këtij cikli, për këtë shënim zgjodhëm
këngën artistike të kompozuar nga Gazmend Zajmi , me titull:

Martesa e lumtur

Qysh n’ vegjëli ne u deshëm ,
Njeri – tjetrin përqafuam ;
Zemrat tona kurrë pa ia nda
Për herë njëra – tjetrën e kërkuan !
Refreni:
Martesa jonë është e lumtur –
Kurorëzim i dashurisë ;
O, zemër , këndo pa pushua
Këngët ma t’ bukura t’ lumturisë !

Si ëndërr ma të shtrenjtë ,
Ditën e sotme ne dëshiruam ;
Zemrat tona kurrë pa ia nda –
Përherë njëra – tjetrën e kërkuan !
Refreni:
Martesa jonë është e lumtur …etj.

Ditë ma e bardhë e ndritshme
Sot për neve po agon ;
Gjithë natyra po këndon
Ma të bukurën këngë të zemrës sonë !
Refreni:
Martesa jonë është e lumtur …etj.

Këngët e ushtrisë

Pas të gjitha fazave të rritjes , shkollimit , rinisë, fejesave dhe martesave , radha i vinte shkuarjes së djemurisë shqiptare në shërbimet ushtarake .
Thirrjeve të pushteteve për t’i marrë djemurinë shqiptare në shërbimet ushtarake nuk iu gëzohej askush, duke filluar nga prindërit e djemve , motrat , vëllezërit , nuset dhe i gjithë rrethi familjarë e miqësor , nga se ato regjime për shqiptarët ishin të huajat , okupatore dhe armiqësore . Pos këtyre , në ato shërbime djemuria shqiptare rrinte me vite të tëra, i kaplonte sëmundja , i rrëmbente lufta dhe shumica prej tyre nuk i ktheheshin ma kurrë familjeve të veta .
Në ceremonitë e përcjelljeve të djemve shqiptarë për të shërbyer nëpër ushtritë e huaja , pos familjes së djalit, merrnin pjesë edhe gjithë rrethi familjarë, miqësor e shoqërorë .
Djemtë shqiptarë përcilleshin për në ushtri me vaj e lot të madh për fytyre , sidomos të nënës, motrave dhe vëllezërve të tij .
Në fondin e krijimtarisë sonë folklorike , kanë zënë vend një numër shumë i madh i këngëve të ushtrisë, nizamëve dhe shërbimeve tjera ndaj regjimeve të huaja, njërën prej të cilave e zgjodhëm si ilustrim për këtë studim :

Tramafil tymin e zi

Tramafil tymin e zi –e ,
Qysh na i more djemtë e ri – e ?

Tramafil tymin e bardh –e ,
Qysh na i more djemtë ushtar – e ?

Në të marrtë malli i nanës –
Banë manovra n’ dritë të hanës !

Në të marrtë malli i babës –
Banë manovra n’ gjysë të natës !

Në të marrtë malli për motër –
Banë manovra nëpër kodër !

Këngët e punës

Pas tejkalimit të moshave fëmijërore, shkollore, rinore , fejesave , martesave , shërbimit ushtarak… tani vjen mosha e pjekurisë, kur njeriu duhet t’i rreket punës me qëllim që t’iu krijojë kushte për jetesë fëmijëve dhe familjes së tij .
Procesi i punës së njeriut , është shoqëruar hap pas hapi edhe përmes këngës popullore, apo krijimtarisë gojore . Varësisht se çfarë pune do të punonte njeriu , ajo do të kurorëzohej me vargjet dhe melodinë e këngës përkatëse .
Ajo që është më interesante të ceket në ciklin e këngëve të punës , është fakti se në asnjë mënyrë nuk është përbuzur , as nënçmuar puna , por ndaj saj është treguar gjithmonë respekt dhe dashuri shpirtërore .
Këngët e punës fillojnë që nga jeta baritore e çobanëve dhe çobaneshave , të cilët me mburrje e krenari ju këndonin deleve , lopëve , dhive , kuajve , pulave …etj.
Pastaj radhiten këngët që iu këndojnë punëve të bujqësisë, mbjelljeve , korrjeve, shirjeve , kositjeve , kopshteve , pemëve , perimeve …etj.
Në mesin e mijëra këngëve të punës , ne e zgjodhëm njërën prej tyre , e cila i kushtohet mbjelljeve të misrit, me titull:

Unë ngas qetë e ti hudh farë

Unë ngas qetë e ti hudh far-e ,
Moj gocë brezjane ,
Ne të mbjellim misër t’ bardh-e ,
Moj gocë brezjane !
Na thonë shoqet – puna e mbar-e ,
Moj gocë brezjane !
E ta korrim të dy bashk-e ,
Moj gocë brezjane !
E ta hedhim palë e pal –e ,
Moj gocë brezjane !
E ta shtimë në hambar-e ,
Moj gocë brezjane !
E ta hamë me faqe t’ bardh-e ,
Moj gocë brezjane !

Këngët e kurbetit

Kushtet e rënda të jetës , varfëria , papunësia , mungesa e infrastrukturës, mungesa e kushteve të shkollimit , mungesa e kujdesit të nevojshëm mjekësor , shtypjet nga regjimet e ndryshme , janë vetëm disa nga shkaqet permanente të cilat që nga shekujt e largët e deri në ditët e sotme e detyruan djemurinë shqiptare që t’i braktisin familjet e tyre, shtëpitë, vendlindjen , atdheun dhe t’i marrin rrugët e botës në sy, pra rrugët e kurbetit të zi, me shpresë se atje do të gjejnë punë dhe kushte më të mira për jetesë , krahas popujve tjerë .
Pasojat e kësaj rruge të zezë kanë qenë dhe janë të pa parashikueshme për popullin, kombin dhe atdheun tonë .
Krijuesit gjenial popullor nuk kanë ndejë duarkryq as ndaj kësaj plage të pashërueshme shekullore të popullit tonë, andaj edhe për kurbetin janë thurë, kënduar dhe vazhdojnë të krijohen edhe sot me mijëra këngë të ndryshme , të cilat për kah vargjet e tyre poetike dhe vijat melodike padyshim se paraqesin në veti një botë shumë të dhimbshme dhe emocionale .
Njëra prej këngëve të këtij cikli , që llogaritet të jetë ndër më të vjetrat dhe që këndohet me të madhe edhe në ditët e sotme , është kënga me titull:

Kush ma i pari bani

Kush ma i pari bani ,
More djalë, gurbetin –
Kurrë Allahu , mos ia dhashtë
Atij selametin !

Tri ditë ymër kemi
Në këtë tokë madhështore ;
Edhe këto të mjerat
Në gurbet na i more !

Kur ma s’ pari dola –
Pa bukë më shkoi dita ;
Jabanxhi qillova ,
Kujt me i lypë nuk dita !

Borë e shi tuj ramun –
Në fushë m’ zuni nata ,
Pa kurrgja me u mluemun ,
Jastëk – gurin pata !

Kryet asht tuj m’ dhimtun ,
Kush ma fërkon ballin ?
Medet gurbetxhiut ,
Kush nuk ia di hallin !

Këngët e sëmundjeve , apo dergjave

Vuajtjet e rënda , kushtet e vështira për jetesë , papunësia , varfëria , mungesa e mjekëve , barërave, mërzitjet e ndryshme shpirtërore , janë vetëm disa nga shkaktarët e viruseve dhe sëmundjeve të ndryshme , të cilat në shumicën e rasteve kanë përfunduar tragjikisht .
Ndër sëmundjet më të shpeshta të cilat përmenden përmes këngëve tona popullore , pa dyshim , ishte sëmundja e tuberkulozit e cila për kohët e kaluara ishte e pa shërueshme dhe fatale për njerëzit .
Për sëmundjet e ndryshme , tuberkulozin dhe dergjat tjera nëpër spitale të ndryshme brenda dhe jashtë vendit , janë krijuar e kënduar shumë e shumë këngë të ndryshme popullore .
Për ta ilustruar më së miri këtë kategori të krijimtarisë sonë popullore , ne i zgjodhëm dy këngë shumë karakteristike për të parë dhe mësuar se si i ka shprehur dhe përjetuar krijuesi gjenial popullor , sëmundjet e tilla mbi trupin dhe jetën e të rinjve tanë:

O krevet ty të raftë fundi

Me ditë nana , shokë , sa jam mërzitë ,
Në spital , oj nanë, më shkoi t’ ritë !
Më shkoi t’ ritë, oj nanë, më shkoi vera –
Tanë tuj pritë vizita te dera !
O, krevet , ty , të raftë fundi –
Që po bie e s’ po m’ merr gjumi !

Prita , prita , oj nanë, tej n’ ora dymdhetë ,
Mue n’vizitë , oj nanë, askush s’më erdh !
Shkova e rashë n’ atë t’ shkretin krevet –
Loti – lotin, oj nanë, s’ po ma pret !
O, krevet , ty, të raftë fundi –
Që po bie e s’ po m’ merr gjumi !

Qe tri javë, oj nanë, te shpija s’ jam kanë ,
M’ ka marrë malli me thirrë oj nanë !
Po m’ thonë shokët , oj nanë, po bien shi –
Jo , bre shokë, këta janë lotët e mi !
O, krevet , ty , të raftë fundi –
Që po bie e s’ po m’ merr gjumi !

O, kur i mbusha njizet vjet

Ah, kur i mbusha , oj nana ime ,
Oh, moj , njizet vjet –
Unë i mjeri, oj nana ime ,
Oh, moj , rashë n’ krevet !

Ah, rashë n’ krevet , oj nana ime ,
Oh, moj , rashë n’ jastak –
N’ dërrasë të zezë, oj nana ime ,
Une pshtyjsha gjak !

Ah, pshtyjsha gjak, oj nana ime ,
Oh, moj , gjak të zi !
Mu’ më thirrshin , oj nana ime ,
O, more veremli !

Ah, çka po m’ vyen , moj nana ime ,
Xhemperi me vija ?
Mu kalb trupi , oj nana ime ,
Oh , tuj marrë nekcija !

Ah, marrsha , marrsha , oj nana ime ,
Oh, moj , dhe vajtojsha ,
Dhimtë e trupit , oj nana ime ,
Oh, moj , i pushojsha !

13. Këngët e luftës

Në hambarin aq të begatshëm të folklorit tonë burimor muzikor , vend të posaçëm kanë zënë këngët e luftërave të ndryshme, luftëra këto të cilat popullin tonë e kanë përcjellë nëpër shekuj të tërë, në përpjekje për t’iu bërë rezistencë robëruesve dhe okupatorëve të trojeve tona etnike dhe me etje për ta fituar lirinë dhe pavarësinë për atdheun tonë .
Këngë të luftërave dhe luftëtarëve të spikatur për çlirimin e atdheut tonë, janë krijuar dhe kënduar nëpër shumë shekuj dhe ato vazhdojnë që të krijohen e këndohen edhe në ditët e sotme .
Në mesin e mijëra këngëve të këtij cikli, për këtë studim e zgjodhëm këngën e një trimi dhe luftëtari të paepur gjakovar :

Rexhep Gërçari

Qatje poshtë , more , te mullini –
Luftë po banë , ai Rexhep trimi !
Luftë po banë , ai Rexhep trimi –
Prej gojës na i dilte tymi !

Qatje poshtë, more , në Gërçarë –
Luftë po banë me pashallarë !
O , Rexhep i çikës –o,
Porsi yll i dritës –o !

Të mërkurën thirri tellalli –
Se n’ mesditë na u mbyll pazari !
Se n’ mesditë na u mbyll pazari –
Asht rrethu’ Rexhep Gërçari !

Në Çabrat , more, kush lufton ?
Ky Rexhepi me nizamë !
O, Rexhepi i lokes – o,
Nam na i le Gjakovës – o!

14. Këngët e vdekjes

Pas të gjitha përpjekjeve dhe krajatave të jetës , vuajtjeve, gëzimeve, hidhërimeve , sukseseve , punës, luftërave , kurbetit , sëmundjeve …më në fund jeta e njeriut përfundon me vdekje , si proces i pashmangshëm i kësaj bote .
Edhe për këtë proces të dhimbshëm natyror , krijuesit gjenial popullor mbi trojet tona kanë thurë e kënduar këngë të riteve të vdekjes me vargje poetike e melodi shumë rrëqethëse, përmes të cilave janë munduar që sado pak t’ua lehtësojnë dhembjet dhe mallin për njerëzit e larguar nga kjo botë dhe me qëllim që ata ndonjëherë të rikujtohen së paku përmes këngëve .
Nga cikli i këngëve të vdekjeve , kësaj radhe i shkëputëm vetëm dy prej tyre . Njërën e zgjodhëm sa për të parë se si vuan njeriu për humbjen e të dashurës së vet dhe tjetrën e zgjodhëm sa për të parë se si vuan fëmija në rastin kur dheu i zi ia mbulon nënën e tij , të cilën nuk do ta shoh më kurrë për jetë !
Është shumë interesante se këto dy këngë, përveç që posedojnë vlera shumë të larta poetike , ato ngërthejnë në veti melodi dhe ritme aq të trishtueshme , sa njeriu mjafton që vetëm t’i lexojë dhe dëgjojë me vëmendje dhe të përjetojë dhembje shpirtërore ndoshta krahas me protagonistët e këtyre këngëve !


Hypi hoxha në minare

Hypi hoxha në minare –
Dil e vetni kush ka vdekë ?
Paska vdekë ni vajzë mahalle ,
Bash ajo qi mue m’ ka deshtë !

Bjermi nanë, teshat e zeza ,
Bjermi nanë, se du’ me i veshë !
Du’ me i veshë , me dalë te dera
E me kajtë me faculetë !

Po veton , po murmuron ,
Aty nisi me ra shi …
T’ isha zog qi fluturoj –
T’ shkoj t’ ia shoh dy sytë e zi !

Këqyr bre babë, n’ qato qitape ,
Këqyr bre babë , se ke sevap !
Amanet ia kam lanë nanës –
Me na i ba vorret me i krah !

Ke varri i nënës

Një zë mu duk se e ndjeva –
Më tha se kënd nuk ke !
Atëherë n’ atë botë u ktheva
E qava edhe ‘i herë !

O, verë , verë e bekuar ,
Ç’ më thave n’ ditë ma t’ mirë !
Ç’ më shove n’ jetë ma t’ lumtur
E mua më le n’ errësirë !

A del për mua ma vera ,
A zbardhë për mua ma dritë ,
Apo kjo zemër mjera
Më kot është duke pritë ?!

E lypa , por s’e gjeta ,
E kërkova edhe ‘i herë ,
M’ ka lodhë, m’ ka tretë vetmia ,
O, nëna ku m’ ka mbetë ?!

E lypa në çdo vend ,
E s’ lash askënd pa pvetë ,
Një zë na varri m’ thirrte –
O, nëna ty , t’ ka vdekë !

Do t’ vishem në të zeza ,
Do t’ shkoj në manastir ,
Do t’ bëhem porsi murgu ,
Do t’ qajë për fatin tim !

Një zë mu duk se e ndjeva –
Më tha se kënd nuk ke !
Atëherë n’ atë botë u ktheva
E qava edhe ‘i herë !

15. Këngët e vajtimit

Rrugëtimi i jetës nëpër krahët e këngës , përfundon pikërisht me ciklin e këngëve të vajtimit . Edhe këtë cikël të këngëve e gjejmë shumë të zhvilluar nëpër fondet e trashëgimisë kulturore të folklorit tonë muzikor .
Këngët e vajtimit mund t’i kushtohen cilit do njeri, apo personalitet që do të ndahet nga bota e të gjallëve, qoftë ai person mashkull , apo femër .
Kryesisht , këngët e vajtimit i thurin aty për aty dhe i këndojnë gratë e moshuara gjatë riteve të vdekjes e të varrimit të personit që ka ndërruar jetë .
Gratë të cilat merren me thurjen dhe këndimin e vajtimeve popullore quhen “Vajtore” dhe ato jo rrallë, angazhohen edhe jashtë rrethit të tyre familjarë për t’i bërë vajtime dikujt .
Në disa treva dhe krahina shqiptare ku dominon besimi islam , nuk lejohen dhe nuk preferohen vajtime të tilla .
Shumë rrallë ndodhë që këngë të vajtimit të thurin e të këndojnë këngëtarët e gjinisë mashkullore .
Ndër ciklin e këngëve të vajtimit , si kryevepër mbi të gjitha vajtimet , pa dyshim se është “Vajtimi i Avdi Hysës”, vajtim ky , i thurur me mjeshtri brilante nga poeti i madh kombëtarë At Gjergj Fishta , i cili këtë vajtim e ka publikua përmes kryeveprës së tij , me titull :”Lahuta e Malcisë”.
Këtë vajtim të motrës së Avdisë , mendoj se nuk ka njeri mbi trojet shqiptare që di të këndojë e që nuk e ka në repertor edhe këtë vajtim historik e shumë tragjik !

Vajtimi i Avdisë

Fort po nget capi i Vraninës ,
Fort po e ndjek cubi i Cetinës ,
Fort po kjanë nji e bija e Turkinës :
Fort po kjanë e fort po fshanë ,
Dekun n’ vig kah sheh të vëllanë :
-Kur ka dalë qaj hylli i dritës ,
O vëllau i em , o vëlla !
Mbi ato suka t’ Podgoricës ,
O vëllau i em , o vëlla !
Ti m’ ia vune pushkën krahit,
O vëllau i em , o vëlla !
Edhe m’ dole n’ derë të vathit ,
O vëllau i em, o vëlla !
E m’ ia lëshove zanin skjapit ,
O vëllau i em , o vëlla !
Me i lëshue podit e livadhit ,
O vëllau i em , o vëlla !
Me i lëshue m’ ujë – m’ atë ujë t’ Moraçës ,
O vëllau i em, o vëlla !
Me i mrizue ke ai lisi i rrashit ,
O vëllau i em , o vëlla !
Qyqja motra tue t’ kundrue ,
O vëllau i em, o vëlla !
Porsi lis me degë prarue ,
O vëlla i em, o vëlla !
Lis me maje të lulëzue ,
O vëllau i em, o vëlla !
Rrite e mjera tue mendue ,
O vëllau i em, o vëlla !
Se me ç’ vashë ty me t’ fejue ,
O vëllau i em, o vëlla !
Por qe Vuloja , ‘i drangue ,
O vëllau i em, o vëlla !

Me tokë t’ zezë ty t’ ka martue ,
O vëllau i em, o vëlla !
Armë e petka tue t’ shkretnue ,
O vëllau i em, o vëlla !
Nanë e motër tue t’ zezue ,
O vëllau i em, o vëlla !
T’ zezat qyqe tash këndojnë ,
O vëllau i em , o vëlla !
Nanë e motër t’u ndihmojnë,
O vëllau i em, o vëlla !
Pse ma udhë për ty s’ kundrojnë,
O vëllau i em, o vëlla !
Tash këndon nji zog i zi ,
O vëllau i em, o vëlla !
Kah t’ flut’rojë nëpër Shqipni,
O vëllau i em, o vëlla !
Kurrë këtë punë unë s’e kam ndi’ ,
O vëllau i em, o vëlla !
Se ka mbetë kund gjak pa u kthye,
O vëllau i em, o vëlla !
A me pare ase me krye ,
O vëllau i em, o vëlla !
Veç ka mbetë njaj gjaku i Avdisë ,
O vëllau i em, o vëlla !

…………………………………………………….

Pra, në bazë të gjithë asaj që u tha deri këtu dhe në bazë te të gjitha ilustrimeve me shembuj konkret , u pa se jeta e njeriut lind me këngë, zhvillohet dhe rritet me këngë dhe përfundon me këngë .

Vajtimet e grave dhe gjamët e burrave në Malësinë e Madhe(Me lot lokja t’ka shujtue, Me dashtní nâna t’ká mlue…)


Pasqyrë e shkurtër mbi vajtimet dhe gjamët në përgjithësi

Vdekja është një dukuri e pashmangshme e secilit njeri, bashkë me këtë edhe vajtimet e grave dhe britma (gjamët) e burrave. Vajin si fenomen e kanë të njohur të gjithë popujt, përkimet e ritit të mortjes edhe vajit, si dukuri e veçantë e tij, janë të ngjashme për nga ana emocionale. Kjo ngjashmëri shprehet jo vetëm për nga afërsia gjeografike, por edhe tek ata që gjeografikisht jetojnë larg njëri tjetrit, përkatësisht kemi të bëjmë me natyrën e njëllojtë të shpirtit të njeriut. Krahas ngjasimeve të ritualit të vdekjes edhe të vajtimit tek popujt ekzistojnë edhe ndryshime, që nuk shfaqen vetëm midis kulturave të popujve, por edhe brenda një kulture. Shtrohet pyetja pse kështu? Del përgjigjia: Këto ndryshime janë rrjedhojë e dokeve e botëkuptimeve të formuara e të pasuruara në rrjedhat kohore, e mënyrës së jetës, që kanë ndodhur në marrëdhëniet shoqërore etj. Ndryshimet e ngjasimet në diakroni dhe sinkroni veçmas në rrafshin ndërnacional të vajtimeve vërehen nëse krijimet shqiptare i krahasojmë me ato të popujve të tjerë. Ngjasimet dhe afria si edhe ndryshimet brenda kulturës shqiptare mund të shërbejë si paradigmë tipike, ndër fiset e trevat e ndryshme janë ruajtur elemente të lashta e forma të ndryshme, që ato përdoren nga pjesëtarët e krahinave të tjera. Fakte jep edhe Evlia Çelebi Sejahatnamesi. Studimi për vajtimet shqiptare është i vonshëm. Shkaqet për vonesën janë si edhe për llojet e tjera të letërsisë gojore shqiptare. Si kuriozitet po përmendim se gjamët e buarrave në Malësi kanë qenë në grupe (korale) dhe kanë vazhduar deri në ditët e para pas Luftës së Dytë Botërore. Çdo person i grupit thurte vargje ashtu siç dinte duke mbajtur duart në pozitë horizontale, me rrahje të krahërorit, me gërvishtje të fytyrës... Gjamë të tilla më nuk ka në Malësi. Kjo dëshmi tjetër është ruajtur në këngën popullore arbëreshe "Vdekja e Skënderbeut" botuar në vëllimin "Rapsodi të një poeme shqiptare ( Rapsodie d'um poema albanese) nga De Rada (1866).


Pranë kufirit jugosllavo-shqiptar të Komunës së Podgoricës, prej bregut të Liqenit të Shkodrës e gjer në Koritë (në veri), shtrihet Malësia e Madhe si pjesë integrale. Ajo përbëhet nga Hoti me fshatrat malorë: Traboin i Moçëm (ndryshe quhet Traboini i Sipërm ose Rranxa e Rrasës), Nabomi, Helmica, Bardhajt, Arza, Skorraqi, Spija, (që të gjtha përbëjnë Traboinin), pastaj Drumja e Sipërme dhe e Poshtme si edhe fshatrat fushorë: Vuksanlekaj, Dreshaj, Nënhelm dhe Sukruq. Gruda përfshinë këto fshatra: Selishtin (bashkë me Cemin e Selishtit), Llofkën (bashkë me Cemin e Llofkës, Priftin, Pikalën (këto fshatra me një emër quhen rranxa e Sukës), Këshevën, Kurrecin si dhe fshatrat fushorë : Dinoshë, rranxa e Vulajve, Dushiq, Kodra e Budanit, Vranë me Lekaj dhe Vllanë. Bajraku i Triepshit numëron këto fshatra: Poprat, Bëkaj, Delaj, Cem i Triepshit, Stjepoh, Budzë, Nikmarash, Muzheçk, Rudinë, që të gjitha fshatra malorë. Bajraku i Kojës numron dy fshatra malorë: Shullani dhe Osojna (marrin emërtimin sipas pozitës). Pasojnë Ledina, Luhari si dhe fshatrat fushorë: Omerbozhajt, Tojeqi dhe Rakiqi (ku popullsia është e përzier: malazezë, shqiptarë dhe të tjerë). Qendra e Malësisë është Tuzi me afro 6000 banorë. Sa për kuriozitet theksojmë se elementi katolik jeton në pjesën më të madhe në fshatrat malorë, kurse ai mysliman, kryesisht, ndër ato fushorë. E kaluara e Malësisë ishte e hidhur dhe tejet e vështirë. Bujqësia dhe blegtoria ishin të vetmet burime ekonomike. Jetën e rëndë e bënin edhe më të vështirë luftimet e shumta kundër zgjedhës shekullore të Turqisë. Megjithatë qëndroi e pamposhtur para vë-shtirësive të jetës gjatë historisë. Malësia ruajti me dinitet doket e zakonet, pastërtin e gjuhës dhe virtytet fisnike - nderin, trimërinë, besnikërinë e bujarinë të cilat i kultivoi me mburrjen e emrit të malësorit.







Vajtimet e grave dhe gjamët e burrave në Malësinë e Madhe (Hot, Grudë, Triepsh dhe Kojë )


Deshtëm për t'i rreshtuar në mënyrë organike, vajet dhe gjamët duke zgjëruar refleksin e veprimit të tyre. Meqë janë fryt i pashterrshëm i një mendjehollësie të vazhdueshme e të mahnitshme të popullit tonë, në to shohim të kaluarën në thellësi të kohëve trashigiminë shqiptare bashkë me gjuhën autoktone të mirëfilltë të rajoneve të Malësisë (Hot, Grudë; Triepsh dhe Kojë). Vajtimet e Malësisë kanë pika të përbashkëta koherente, lidhje të caktuara tipizuese. Këtë përshtatje këpujore e vrojtoi përafërsisht, derisa ishte konsull në Shqipëri Hahni, njëri nga të parët studiues të vajtimeve shqiptare. Vajtoret mallkojnë këtë fantazmë (vdekjen), që rreh derë më derë. Vajtoret nuk e mallkojnë vetëm vdekjen, por edhe rastin e vdekjes, sidomos të asaj të papritur. Pra, nuk qajnë vetëm të vdekurin, ato qajnë edhe hallet e të gjallëve. Vajtimi bëhet me një mjeshtri të rrallë duke u lidhur me vdekjen e rastit, qanë me dënesë për jetën në të ardhmën-pa njeriun që e rrëmbeu vdekja që nuk do të jetë më në mesin e tyre- sa të jetë hënë e diell.
Poezia e përmotshme është një përbërje pjesësh të një kënge të përvajshme të këtij riti që, shpirti i tronditur i grues poeteshë, i rikujton të improvizuara dhe të përshtatura sipas nevojës. Sidoqoftë, në këto këngë lirike mbizotëron fuqishëm toni elegjiak, pikërisht si ton që lind vetëvetiu në emocionet momentale dhe pasthirrjet e shpeshta, retiçencat, apostrofimet ndaj personit të vdekur, personifikimet e objekteve që e rrethojnë: shtëpinë, malet, varret, janë trajta dhe shprehja e gjallë e shpirtit të mallëngjyer. Në ato këngë lirike gjithçka është jeta; natyra flet me metaforat dhe përfytyrimet; dhe ajo që ka më rëndësi është se zbulojnë një hije të shpirtit (katarza) që vihet re në këngët e etërve të tyre, në të cilat përmendet një bashkësi heroike, një jetë e kaluar midis himneve të ngadhnjimit dhe monumenteve të lavdisë. Vajtorja pasi vajton të ndjerin "kapërcen" vajtimin duke e qarë të vdekurin e familjes ose të farefisit. Në këtë rast e porositë të vdekurin që t'i përcjellë përshëndetjet në botën tjetër:-ta shohë nëse është i rritur, t'i tregojë se janë rritur "mocatarët", shokët, se janë fejuar e martuar, se kanë dalë (tregon profesionin), se e qajnë mortë në mortë, në shpirtin e nënës ka mbetur i paharruar. Vajtoret besojnë se çdo gjë ndodh ashtu siç është "shkruar" dhe secilit i është "shkrua" se sa do të jetojë dhe prej çfarë "exheli" do të vdesë. Pra, sipas besimit të tyre çdo gjë është përcaktuar. Kënga e përvajshme dhe tipizimi Vajtime të mirëfillta e të shumta në numër në trevën e Malësisë janë ato që kanë formë stabile strukturale, vlerë estetike dhe humane, duke u spikatur lirizmi i tekstit të transponuar me ndjenjat më subtile të ngjarjes që ka shkak-uar mortën, qoftë fatkeqësi në komunikacion, vdekje e natyrshme, apo shkak tjetër që ne në këtë punim do t'i emërtojmë. Renditja tipizuese duket si vijon:

1. Vajtimi sipas rastit të vdekjes
2.Vajtimi sipas moshës të vdekurit
3Vajtimi sipas subjektit (personit) që vajton të vdekurin

Vajtimi sipas rastit të vdekjes

a) Vajtimi për të vrarit
b) Vajtimi për të mbyturit në ujë
c) Vajtimi për fatëkeqësi në komunikacion
ç) Vajtimi për vdekje nga sëmurja
d) Vajtimi për vrasje në luftë

Vajtimi sipas moshës së të vdekurit

a) Vajtimi për fëmijë
b) Vajtimi për prindër të ri

Vajtimi sipas subjektit (personit)

a) Vajtimi sipas personit të njohur
b) Vajtimi i motrës për të vëllan
c) Vajtimi i bijës për babë dhe nënë

Vajtim për të vrarit

Ky tip hynë në vajtimet, që, për nga përmbajtja (entiteti) është tejet emocional; meqënëse vetë konteksti i detyron më të afërmit të hakmerrën për të ndjerin, kuptohet nëse dihet vrastori (aktori). Hakmarrja (gjakmarrja) i ka rrënjët e veta në bashkësinë e lashtë, për çka s'ka nevojë për një elaborim të gjatë.
Vajtimet në Malësi, si edhe te popujt tjerë, e thërrasin më të afërmin që ka i vrari t'ia marrë gjakun, sepse një procedim i tillë do t'ia ndriçoi fytyrën e të vdekurit dhe pasrdhësve të tij. Në kohët e përparshme, gjegjësisht në një kohë të kaluar, ai i cili nuk ia ka marrë gjakun të afërmit ka qenë i përbuzur dhe i përçmuar nga të gjithë ata që e kanë njohur qerasja ("qerami") i bëhej për nën gju... Në kohën më të re i drejtohen me persiflazh ( e venë në lojë dhe me tallje qesëndiset e marrin nëpër gojë) derisa mos t'ia marrë gjakun. Përderisa sot nuk përfillen më ato norma zakonore të përfshihet e tërë familja e vrastorit, por vetëm dorasin (bartësi i aktit të veprimit.

Të vrarit në fshehtësi-pusi

Vrasja në fshehtësi, për më të afërmit, mbajnë një veti dhembje të thellë, sepse s'dihet vrastari. Ç'të bëhet kur dihet motoja "gjaku i derdhur-kërkon gjakun e ri". Pra, duhet të gjurmohet vrasësi, përndryshe mbetet dhembja e pikëllimi i përdëllyer dhe tejet i dhimbshëm dhe i përjetshëm për të ndjerin, aq më tepër kur dihet se ka qenë shumë njeridashës, bujar dhe i nder-shëm, duke treguar gatishmëri për t'i ndihmuar të tjerët. Ja një shembull:

Njaj Gjokë Dedi djalë daji
Pa i pasë kuj gjak as varr
Deka jote erdhi me mall
Ka lanë gjallë bab e nan..."


Me këto fjalë vajtorja e ngritë zërin e vet në shenjë protesti, me dhembje të madhe, dhe njofton tubimin e përmotshëm në ditën e varrimit për një vrasje të paarsyeshme. Tenton me zërin e saj fuqishëm dhe në mënyrë emotive ta ndriçojë me ton lirik si ka ardhur deri tek vdekja e të pushuarit me dhimbje e pikëllim. Siç shihet nga tekstura e vargjeve, vajtorja kufizohet, pasi nuk dihet motivika. Më së tepërmi i pikëllon personat që do të jetojnë me dhembje shpirtërore; në këtë rast dëshmon vargu i fundit: "Ke lan gjallë babë e nan" etj.




Vajtimet për të mbyturin në ujë janë mjaft prekëse me pleksje improvizuese, Ato mbartin në esencë dhembje dyfishe për të pushuarin, pasi vdekja është tejët e rëndë, duke u përpiluar me vrull e me forcë për t’ia dalë në krye përpjekjes këmbëngulëse; dhembja është e madhe kur i mbyuri është i ri, të prek e të mallëngjren, shkakton dhembje shpirtërore, ndjenja të forta dhe shpresa të thella. Ja një rast I rëndë nga triepshi:

Po ti Tomë Gjoni hej medet
T’erdh koha me gazep
Vardari u trumbullua
Jetën se si ta ka shkurtua”

Vajtorja i drejtohet Vardarit me nëmë, që me zëmrim e dënon “Ujët e turbulluar”, që ia muar jetën djalit të ri. Mbiemri i “trumbulluar” ka simbolikë figurative, që shkakton rrëmujë, trazira, që errëson gjykimin. Vatjorja tregon realitetin, në anën tjetër jep porosinë të mos përsëritet viktima tjetër.

Vajtimet për fatkeqësi në komunikacion

Këto vajtime janë mjaft të prekshme me dhembje të dyfishtë pasi vjen në mënyrë të befasishme e të menjëhershme, papandehur, ngjarje që nuk e dimë e nuk parashikohet. Emocionalisht e shumëfishojnë dhembjen, sepse teksti përmban në vete elementin tragjik, që bëhet shkak i një vuajtjeje të thellë shpirtërore a tronditëse që të mallëngjen e të prek thellë. Dhimbja ka përmasa të mëdha jo vetëm te më të afërmit por edhe tek ata që janë të pranishëm Dhe tek ata që e kanë njohur ma parë, sepse trupi i të ndjerit është coptuar. Ja një shembull:

“Agron Gjoni shtatin e hjedhun
Ballin e paske të përvjelun:
- Paj tramvaj kjoft mallkua:
Si trupin ta ka coptua
Si ta galçiu kam e dorë
Ç’i e pate bardh si borë”

Ose:

Oh, ti Agron Gjoni i fejuam
Besa magist’r i pamartuam
Nusën besa e ke lëshua
Për dika tjetër m’u fejua
Po kujt zëbra nuk i dhëp?
Po medet se a gazep...”

Vajtimet për të sëmurin janë plot dhembje, në veçanti, për më të afërmit e të ndjerit, sepse sëmundja ia shkurton jetën para kohet pa kurrfarë mëshire. Vajtorja në mënyrë prekse e ballafaqon momentin kur thotë: “p’r ty kurrku s’u gjet ilaçi”; me këtë varg popullor dëshiron t’i forcojë më të afërmit e të ndjerit, duke u treguar se sëmurja ishte e pashërueshme e vdekjepruese mu në gypin e frymëmarrjes (laring) siç e diagnostifikon vajtorja në vargjet e mëposhtme:

“More Mirash Luca djal zotni
-Po ku ta nisi dhimba tye?
-Ën fyt e ën gush-vajmedet
Kurrku ilaç-e p’r ty s’u gjet!
-Ti arsimtar e “novinar”
I bisedës e kuvenar...”

Vajtimi për vrasje në luftë

Këto këngë vajtimi zënë vend themelor dhe parësor tek malësorët, sepse u kushtohet enkas trimave, që dhan jetën në fushën e “mejdanit” duke mbrojtur vatanin nga armiqtë pushtues. Vajtorja shpreh poentën e cila manifestohet me krenari për më të afërmit, përderisa dhanë jetën për idealin shoqëror, për të mirën e përgjithshme; në këtë mënyrë mbetën të paharrushëm, duke u përmendur se fali jetën për të mirën e popullit e të atdheut, në anën tjetër nxisin të tjerët që të duan l i r i n ë. Ja një shembull (model):

“ Tomë me shok ke luftua
Dit e nat pa pushua
Ven’in tat me çlirua
Kurr s’kan me t’harrua
Po me lavd me të k’tua...”

Vajtimi për fëmijë

Ky nëntip hynë në kategorinë e vajtimeve që kanë përmbajtje të dhimbshme shpirtërore, që lë mbresa mallëngjyese me dhembka të mëdha të pashlyeshme. Nga kjo pikë vështrimi iu është dhën një kujdes I posaçëm, sepse kanë të bëjnë me ndjenja subtile. Përkatësisht kur nga ata pritet shumë e posaçarisht prindërit. Vajtimet e këtij nëntipi mbartin dhembje ekspresive pasi shikohen disa momente: vdesin të pamartuar, shkatërrohet fuqia dhe shkëlqimi I tyre rinor në sy (hijeshia) para kohet; papajtueshmeria e vështirë, pasi dëshira e fati s’u është plotësuar. Vajtimet e tilla janë subtile dhe sugjestive, që të prekin dhe të ngjadhin ndjenja. Në këto këngë janë të eksponuara rekvizita të shumta: lodrat për fëmijë, lëvizjet e zhdërvjelltësia. Nëse ka shkuar në shkoll përmenden: librat, fletoret, lapsat, çanta, prindërit do t’i ruajn kujtimet për të. Vajtorja të gjitha këto i bjen në një rresht dhe i harmonizon, duke I detyruar të përmotshmit t’u shkojn lot rrëke. Hidhërimi është vizion i pikëlluar dhe i trishtuar, që shprehet me vargje të thekshme e subtile:

“O Nua Kola oh, çfar djalit
Po na pelset valla p’ej mallit
-Po disi qitrojm te tanë
-Po çka thua për babë e nan?
Për kujtim t’i pajn lojnat tua
-Kje i çpejt e shum i parë
S’e le shoqin ën mocatar...”


Vajtorja me vargjet shprehëse përmend shokët e shkollës, prindërit, që i përkushtuan kujdes të madh rritjes së tij, si fëmijë e si nxënës, duke pasur respekt e nderim ndaj shokëve dhe mësuesit të vet, që shprehet me tinguj të thekshëm, me anë të figurave poetike:

" Pashko Doda oh, çfarë djalit
Po tuj t'ruajt si syt e ballit
-Ti Pashko ën shkollë ke shkua
-Shokt e psuesat t'kan n'erua
Edhe i vogl e ke hatrua
-More Pashko kokrra e molls
Për ty po kjajën shokt e shkollës".

Vajtorja për të mbërrijtur dhembje ekspresive tek prindërit i përcepton anët e jashtme të inventarit të shkollës, tekset e shkollës dhe vetëdijen e nënës, që bëhen me anë të organeve të shqisave:

"More Pashko kokrra e molls,
Ëj hëë...ëj
Të rrin çpearst banka e shkolls,
Ëj hëë...ëj
Çi sa her nana t' ëohet n'kam,
Ëj hëë...ëj
I kujtohen librat ç'ke lan,
Ëj hëë...ëj"

Vajtime për prindër të ri

Vajtimet janë tejet rrënqethëse dhe të trishtuara aq më parë kur fëmija mbetën pa një prindër. Pikërisht mu atëherë kur duhet njëri të kujdeset për ta, për rritjen e tyre, për edukimin, nëna ose baba njëri pa tjetrin nuk mund t'iu plotësojnë kërkesat fëmijëve të tyre. Fëmija pa nënë, faktikisht, mbesin "jetimë"; gjithsesi ndihet nevoja se u mungon dashuria e nënës, dashuria parësore. Janë brenga të mëdha për t'I rritur, për t'i çuar në rrugë të drejtë; moshatarët ndaj tyre mbajnë qëndrim mospërfillës dhe nuk i kuptojnë. Vajtorja me mjeshtri artistike përdor figurat poetike fillimisht krahasimin: "F' mijapa nan, si nata pa han". Në çdo rast nëna fetishizohet, sepse vajtorja fare mirë e kupton se nëna, tek të gjithë popujt, ka mbetur më e afërta e më e dashura. Ajo ndaj fëmijëve flijohet më së tepërmi: i vesh e i mbath i arnon, i pajton, i ushqen, i lanë, i vënë në gjumë me këngë. Mungesa e nënës i shtyrë fëmijët që qajnë:

Oh, f ' mija besa pa nanë
Ëj hëë...ëj!
Janë si nata e pa han
Ëj hëë...ëj!
K 'ta jetima kan me lotua
Ëj hëë...ëj!
Ç' i sa her t 'ju r 'mët për nan
Ëj hëë...ëj!
Po Gjuke Velja pse i ke lan'
Ëj hëëë...ëj!
Kush me u shtrua e përdorua ?
Ëj hëë...ëj!
Kush ka me(j) la e me (j) arnua?
Ëj hëë...ëj!
A thua ti Mark Tom daija
Ëj hëë...ëj
I ban pun't çi i do fmija

Vajtimi për burra të njohur

Ky tipiztim vajtimi ka specifikë dhe dimension të gjërë, që i kapërcen suazat lokale. Gjithsesi në Malësi të Madhe ka pasur burra të përmendur, që janë bërë të njohur për diçka dhe përfaqësonin Malësinë. Dalloheshin: për mençuri, për besë, trimëri. Pala kundërshtare, për më tepër tentoi t'i blejë me pare parinë e Malësisë fillimisht ana e pushtuesve Osman, që të mos kundërshtojnë (rezistojnë) ushtrinë e Sulltanit, madje të ndërrojnë edhe besimin e vet fetar; t'u japin fusha me vreshta. Por ishte punë boshe që bënte Porta, asesi nuk pranojnë, ruajtën fytyrën dhe nderin e të parëve (etërve) të vet. Për evokimin e një vizioni të tillë emocional sa u tha më lart, vajtorja i artikulon dhe me mjeshtri i strukturon në vargjet e mëposhtme, dhe i thotë në frymën e nëntërrokshit popullor:

Ti sdigiove Baco me mih n'uj'
S 'i lakmove kurr pares huj
Bushatlit t'i pan çua do pare
Por u the, - bani t ' jera halle
Po ti Baco le ner ën Mal'si
S 'e le anmikun m'ren me hi
T 'ka njoftë Shkodra e Cetija
Prizreni e tanë Shqiptaria.

Baca Kurti, shquhet për vlerën e shkëlqimin e vet, të bën ta admirosh

Vajtimi i bijës për babë

Këto vajtime në Malësi janë të rralla, ndonëse janë prezente. Vajza shfaq dhembje për babë që vdiq relativisht i ri., në fakt ia la fëmijët të moshës parashkollore, dhe bija (Groshja) pothuajse është ende fëmijë, por ka vetëdije të tmerrshme se çfarë e keqe e ka gjetur; babën kurrë më s'do ta shoh, as shkollimi i saj, premtim i dhënur, kurrë nuk do të realizohet. Vajza duke qarë babën shpreh gjithë dufin shpirtëror, për shkak të vdekjes që i ka ngjarë. Vargjet që ia kushtoi babës së vetë kanë naivitet, por në anën tjetër janë plot e përplotë me dhembje e pikëllim; spikatet realiteti mjaft i qëlluar i fëmijës :

" As kurrë ma s ' t ' shoh ën jetë".
"More babë , nore Kolë
Ëj hëë...ëj!
M' ke pa' tha' me m'çuo ën shkollë
Ëj hëë ...ëj!
Tash po kja e z 'di çna gjetë
Ëj hëë...ëj!
As kurrë ma s't' sho (h) ën jetë
Ëj hëë...ëj!

Vajtimi i motrës për vëlla

Vajtimet në Malësi kanë një trajtesë të njëjtë si ato të motrës për vëlla si edhe të tjerat... Motra për vëlla është në vend të nënës, ajo mund ta zëvendësojë e kurrkush tjetër. Motra për vëllaun e bjerrur nuk është në gjendje të frenojë vetën; është e gatshme të përgjërohet për vëlla. Vihet në spikamë teksti i improvizuar aty për aty me vargje të thekshme dhe emocionalisht të ngjyrosura me pikëllim e të përvjelluar me refrenin " Ëj hëë...ëj" motrës Dilë plot me trazira shpirtërore i kanë lindur me rastin e lajmit të kohshëm. Momentet i ngjyros me petk poetik emocional " Ka pet vetëm pa të martua" shpërthen vaji i të gjithë grave, që janë në lidhje gjaku ose me babën e të ndjerit ose me nënën e saj, d.m.th., gratë rreth kufomës. Dila me aftësi kreative të vajtorës rrëfen evokimet e veta "Si do nana Novka me t'jetua" dëgjohen britma e klithje ritmike që rrënqeth e të trazon shpirtërisht.

Si u ' Dila motra jote v'lla
Ëj hëë...ëj!
S ' muj pa ty Nik me jetua
Ëj hëë ...ëj!
Si do nana Novka me t'jetua?
Ëj hëë...ëj!
Ka pet vetëm pa t'martua

Vajtorët (gjamtarët) vdekjen e shohin si dukuri normale kur vdesin burra të moshuar "ashtë dekë me rën" gjamëtari e kapërcen por jep trajtën narative dhe konvencionale duke shpreh të kaluarën e hidhur dhe të vështirë kur mbetet pa të vetmin djalë, paraqitet një atmosferë e zymtë. Evokon qëndrimin dhe krenarinë, qëndrueshmërinë i vendosur dhe i papërkulur para fatkeqësisë dhe rrezikut kur iu vra djali i vetëm derisa ishte bari nga një shok i tij rastësisht e joqëllimisht dhe të vdekurin e çojnë në shtëpi, por në grykë të varrit e ka falur vrasësin, ndonëse ishte dhe mbeti me një dhembje të thellë shpirtërore, por edhe vrasësi mbeti me ndërgjegje të vrarë. Vajtori evokon efektin dhe reaksionin dramatik në mënyrë figurative me emrin "ferrë" diçka e keqe; hall i madh "dera iu mshel me ferrë". Vargjet e shprehin besnikërisht dhe bindshëm "për hise të shkretuar" që depërton, fatkeqësia, lehtë në çdo emër; që mbesin baba e nëna fatkeq dhe të mjerë, që është për të ardhur keq. Për konkretizim po sjellim një fragment të vajtimit. Gjamë për Smal Dedin Dukaj (Budxë- Triepsh)

I mjeee - ri u ' për ty, o Smal,
nuk ëm bjen dër met se t' kam
njoftë ka ditë,
por po kjaj emnin e jaj djalit t' ri.
I mjeee - ri u ' i mjeeee-ri, o Martin
çi para kohe shkove en lle t' zi
e ti e ke falë gjakun e ti
ën grykë t' vorrit si daji.
- Qysh ate' re me ferrë u pshel kjo
sh' pi
I mjeri u ' i mjeri, o Smal
për histe tate t' shkrepun...


Vdekja vështrohet si një dukuri kobzezë dhe fatale mu atëherë kur në atë shpi nuk lë trashëgimi pas vdekjes; djalë të martuar, që do të trashëgoi shtëpinë nga i ati. Gjykuar sipas tekstit poetik të mësipërm, mund të themi se gjama ka aspekte etike e sociale duke i prekur mjeshtërisht edhe problemet më delikate familjare, ku i vihen në pah virtytet e larta njerëzore, kanë aludime edhe tek të gjallët. Vargjet janë të thekshme emocionalisht e të ngjyrosura me pikëllim. Tipari karakteristik që bije në sy në këtë vajtim është prania e sintagmës " e ti e ke falë gjakun e ti, ën grykë të vorrit si daji". Vajtori i ka ngjyros me petk poetik emocional që të rrëqeth e të trazon shpirtërisht. Gjamëtari vdekjen e sheh si dukuri normale kur, personi, ka lënë shtëpinë plot; gjejnë shprehje e krijojnë situata që lehtësojnë dhembjen dhe në këtë mënyrë i ngushëllojnë anëtarët dhe farefisin. Situata të tilla ndeshim kur vdesin burra të moshuar. Për konkretizim po sjellim një fragment të gjamës të Tomë Bish Ivezaj, për Dakë Lekën Gjokaj nga Mileshi (Grudë):

O - ooo - i lumi ti , more Daku i Leks,
i bukur t' erdh momenti i ' deks!
- Pa t ' lanë dor e pa t' lanë kamë
e plot konakun e ke lanë.
- Ke lanë djelm e ke lan nipa
sikur lisi çi lëshon pipa.



Në vargjet e mësimërme shihet invencioni estetik i këtij gjamëtari (vajtori) dhe figurshmëria plastike arrin efektin e duhur në evokimin e një atmosfere të kthjellët në vargun e dytë, të tretë, të pestë. Gjamëtari me plot hov dhe optimizëm të shprehur me një artikulim metaforik të freskët dhe funksional krijon ritëm fleksibil. Këtë koncept e dëshmon përdorimi i emrave: deks, dor, kam, lisi, pipa etj. Leksemat e theksuara kanë artikullim konvencional, por vargu i parë: lumi ti, more Daku i Leks, shpreh nderim e mirënjohje të thellë, duke e mbuluar personin e vdekur me fatbardhësi e lumturi familjare; vargu i tretë: "Pa t' lanë dor e pa t' lanë kam", i afrohet metaforikës konvencionale dhe asociative duke na i kujtuar disa togje frazeologjike, që mbetën margaritarë dhe me shumë vlerë në letërsi dhe në art, sepse nga ana leksikore kanë kuptim tërësor, të mëvetësishëm dhe gjithnjë të figurshëm. Nuk ka dilemë janë gjymtyrët kryesore të njeriut. Gjamëtari shprehjet i ka të qëlluara, meqë personi i vdekur ka qenë pa u thyer nga pleqëria. Në vargun e pestë dhe të gjashtë: "Ka lanë djelm e ka lanë nipa, sikur lisi çi lshon pipa"; djemt i lënë gjallë dhe të martuar, me pasardhës të drejtpërdrejtë. Teksti i mësipërm përbëhet prej fjalish të shkruara në një radhë dhe që ka një ritëm e një numër të caktuar rrokjesh sipas skemave tardicionale të metrikës në strukturën e vargut nëntërrokësh. Gjamëtari shfaq tendencën për të pikturuar tablon e ngjarjes. Vargjet e mëposhtme shprehin besnikërisht dhe bindshëm realitetin dhe depërtojnë lehtë në çdo zemër. Hasim vargje që janë funksionale, që përjetohen akustikisht dhe vizuelisht në strukturën e tetërrokëshit siç do të shihen më vonë. Preokupime të dhembshme emocionale janë artikulluar në një koherencë strukturore në vargjet " mjeri baba e ngrata nana!" Mbiemri " e ngrata" është për të ardhur keq, përderisa djali në klasën e pestë veç që merrte mësim e edukatë ishte me shëndet të plotë si dëshmon figura poetike" shëndosh si molla", prindja humbasin fëmijën e vet shumë të shtrenjtë në fatëkeqësi. Djali kalonte kohën e lirë në atmosferë të këndshme në shtëpi dhe jashta shtëpisë me shokë. Por një ditë u dëgjua krisma që shpërthen me fuqi të madhe e një mine (predhe). Zhurma e saj, kur shohin se djali nuk ishte në oborr i prekë thellë në zemër dhe i vrau ndërgjegjja duke ndije veten fajtor. Hidhen me vrull turrevrap në drejtim të krizmës e marrin trupin e njomë e nisën për në spital, babai s' përdëllellej dot, por rrugës vdes.
__________________

Vargjet strukturohen me tablo oscilatore e subtile në mënyrë spontane përmes krahasimit " Djalë i shnoshtë kje porsi moll" krahasimi është funksionalë dhe i qëlluar. Vizioni dramatik i vargjeve është "Kur u ç'pras bumja, vojti gjama, me t' çpejt t'erdhën baba e nana".

fragment të vajtimit

I mjeee-ri u p'r ty, o Tomë, po baj!
Malli po m'vjen me t'thirrë vaj.
Djalë i shnoshtë kje porsi moll,
n't'pestën klasë ty 'psue në shkoll
S'mun t'i kjaj hallet te tana,
mjeri baba e ' grata nana!
T'gratit prin-o çi kanë prit
djalë t'shirit ty ' me t' rritë,
Taksiradit s'mun t'i iket,
Kur t'vin exheli s'mun t'pritet.
Kur u çpraz bumja, vojti gjama,
me t'çpejt t'erdhën baba e nana,
menjëherë t'çuon ën heqima;
por t'y shkua, të ranoj dhima;
ën shpi tate vojti brima;
se për çpejt ty të duol fryma.


Brenda ritit të mortjes (këngëve të përvajshme) vend me rëndësi zë edhe gjama e burrave, që emërtohen me leksema "thirrja e vajit", "gjama", "brima (britma)".

Gjama e burrave në Malësi nuk ka një formësim të vargut konstant, por i ngjanë një naracioni të lirë. Kanë vlerën poetike, ndonëse janë pjesërisht të improvizuara. Gjamtarët ose brimtarët, sikurse edhe vajtoret, janë gjysmëprofesionalë dhe profesionalë,

S'do mend se gjama individuale e burrave del si fenomen më i vonshëm në krahasim me gjamën kolektive. Vajtori zakonisht bën gjamë për mashkullin e vdekur e jo edhe për gruan. Gjama e vajit nga burrat bëhet zakonisht me zë të lartë e të fortë.

Vajtimet janë në esencë ato krijime që i kushtohen të vdekurit, virtyteve dhe cilësive të tij, pra një histori e shkurtër e të vdekurit. Përkundër faktit që ato lidhen ngushtë me ritin e vdekjes, pra me një çast të caktuar, ato kanë një botë të pasur tematiko-motivore, sepse dëshmohet begatia e tyre, vlera dhe rëndësia që lidhen këto krijime me llojet e tjera të poezisë sonë gojore.

Kur themi kështu kemi parasysh faktin se vajtimet janë ndër krijimet më të lashta të lirikës dhe të krijimtarisë gojore në përgjithësi.

Pjesëmarrja në varrimin e të ndjertit, në një anë , dhe vajtimi i të vdekurit nga ana e vajtoreve dhe gjamëtarëve, në anën tjetër kanë për qëllim që, me praninë e tyre dhe me vajtimin që bëjnë, t'ua lehtësojnë dhe zvogëlojnë dhembjen dhe pikëllimin e familjes dhe farefisit.

Ndërkaq, vajtimet te shqiptarët shprehen nëpërmjet dy formave kryesore: vajtimit dhe gjamës. Riti i vdekjes është i lidhur me elemente të lashta p a g a n e e me besime të ndryshme, me doke e zakone të lashta si pjesë të pandashme të veprimit të njeriut, që e kanë përcjellë me shekuj dhe si të tilla janë materializuar në forma të ndryshme që gjamtarët apo vajtorët përdorin gjatë improvizimit të këtyre krijimeve. Objekt shqyrtimi është bërë vetë teksti i vajtimeve dhe i gjamës edhe pse të dy mënyrat e përjetësimit lindin dhe ekzistojnë si shprehje e improvizimit të rastit, ato krijohen mbi bazën e traditës letrare gojore, prej një individi tek tjetri dhe përmabjnë në vete vlera letrare artistike, pra s t r u k t u r a tekstore e tyre u afrohet teksteve të tjera të poezisë gojore shqipe, siç janë këngët e dashurisë, b a l a d a t etj., në të cilat vargu është i plotë me r i m a, ritmi th e k s a t r i t m i k etj, sidomos vinë në shprehje modelet m e t r i k o - s i n t a k t i k e, figurat poetike, efekti i ekzekutimit, siç është theksuar më parë varet prej aftësisë krijuese të vajtores apo gjëmtarit dhe prej aftësisë improvizuese.

Këto elemente e pasurojnë botën t e m a t i k o - m o t i v o r e , strukturën tekstore, e të folurit rajonal të Malësisë e veçmas veçoritë f o n e t i k e, shprehjet frazeologjike; kanë vlera të mirëfillta artistike, si fjala vjen, " Mjer-o sot për ty Dak Leka", I mje-e-ri, o Smal Dedi", O-ooo, i mjeri Gjelosh Toma" , " I mjeee-ri, o Nikë Zeka".

Gjama individuale e burrave del si fenomen më i vonshëm, krahasim me gjamën k o l e k t. i v e. Gjamëtari bën gjanë për mashkullin e jo për grua.

Para se të thërras vaj, ai vë dy duart në brez duke qitur njërën këmbë (në të shumtën e rasteve të majtën) përpara dhe ia fillon gjamës, duke i theksuar ato virtyte e tipare që e kanë ciësuar të ndjerin, familjen e tij apo fisin.

Gjamëtari mund të thërras vaj te shtëpia vetëm në mëngjes dhe aty ku i bëhet ceremonia e vdekjes. Natën nuk ka vajtore as gjamëtarë te shtëpia, që thërrasin vaj.

Në Malësi kemi vajtorë (gjamëtarë) e veajtore t ë b e s i m i t k a t o l ik e nuk mbahet mend të ketë pasur gjamëtarë të besimit myslimanë. Ka ndodhur që një grua myslimane të ketë qenë vajtore, por jo të vajtojë jashtë shtëpisë së saj. Në këtë çast nuk mund të flitet se në Malësi mund të jetë vajtore ndonjë grua myslimane.



Në këngën e vajtimit Oj lulja e ballit t’êm-o! nëna nga Gruda qan me dënesë vashën e vet që ia ka vrarë dora e egër e të fejuarit. Vajtimi ritual i vdekjes bëhet në mënyrë jo të zakonshme:

Qyqja e mjera un n’ket shpi,
A t’kjáj vedin a t’kjáj ty?
T’kjáj vllazní e t’kjaj bajrak,
T’kjaj Malcín për rreth e qark?

Nëna thellë e dëshpëruar nuk vajton vetëm të bijën, por edhe fisin, vendlindjen dhe Shqipërinë e robëruar nga sunduesit e huaj.
Dhimbja e pashërueshme e nënës nga Gruda pas tragjedisë familiare që përjetoi, e ka frymëzuar thellë këtë malësore të këndojë këngën e përmortshme, e cila me shprehjen burimore dhe sugjestive pushton edhe sot lexuesin. Si e tillë kjo këngë shndërrohet në një mallkim të rendë kundër njerëzve, natyrës dhe gjithësisë:

Helm u bâftë po uji i Cemit,
I raftë pika të tanë vendit,
Kurrë mos pât as dritë as diell.
……………………………
Drita e diellit futë e zezë,
Rrezja e qiellit gur le t’qesë,
Toka qitët bolla e gjarpij,
Era frŷftë zjarm edhe thní
………………………….
Lulja n’fushë e thát-o biftë…


Nënës nga Gruda që vajton pa asnjë fije shprese për të jetuar, i duket futë e zezë edhe drita e diellit, pa të cilën nuk ka jetë. Ky është një përjetim tejet i dhimbshëm, i cili na i kujton gjendjen e hidhur shpirtërore të njerëzve, të cilëve u kanë vdekur të afërmit e tyre. Kemi dëgjuar jo një here prej nënave dhe motrave të pikëlluara pas vdekjes së të afërmëve të tyre, të thonë: Çdo gjë më duket zi në jetë. Pas një imazhi të errët, plot pesimizëm për të shprehur dëshpërimin dhe revoltën kundër jetës, imagjinata e vajtores ka krijuar shprehje burimore dhe tejet sugjestive, që janë fryt i një frymëzimi të rrallë dhe fatlum. Nëpërmjet mallkimit si revoltë kundër ekzistencës, janë krijuar veprime dhe dukuri të kundërta me ato që ndodhin para syve të njerëzve. Sipas një procedimi të tillë, janë krijuar imazhe të mbrapshta dhe destruktive pa mundësi ekzistence. Në pikëpamje estetike janë krijuar efekte të rralla poetike që edhe sot admirohet lexuesi me shije të stërholluar estetike. Një vlerë e tillë poetike vërehet edhe në vargun e mrekullueshëm: Rrezja e qiellit gur le të qesë. Sipas domethënies poetike të këtij vargu, rrezet e diellit në vend të dritës dhe ngrohtësisë, të lëshojnë gurë me qëllim që të shkatërrohet çdo gjë në tokë dhe gjithësi.
Era që është përdorur në poezi në përgjithësi si krahasim, metaforë simbol në kuptime të ndryshme, në këtë vajtim ritual strukturohet me një domethënie poetike krejtësisht të re për ta shprehur revoltën kundër jetës. Sipas mallkimit të vajtores Era frŷftë zjarm edhe thní, domethënë u shndërroftë në zjarr , që të djeg dhe çfarosë çdo gjë në jetë; jeta u bëftë rrafsh.
Në mënyrë burimore dhe inventive artikulohen edhe shprehjet figurative në trajtën e metaforës – folje:

Me lot lokja t’ka shujtue,
Me dashtní nâna t’ká mlue…


Në një artikulim të tillë evokohet gjendja e varfër e familjes shqiptare gjatë regjimeve diskriminuese të pushtuesve të huaj. Evokohet po ashtu edhe dashuria e sinqertë dhe e pakufijshme e nënës ndaj së bijës së ndjerë.
Nëpërmjet pyetjeve të shpeshta retorike, të cilat nuk kanë përgjigje, shfaqen tinguj të fuqishëm emotive plot hidhërim dhe revoltë kundër të keqës tragjike, që ndodhi në familjen e Grudës, por edhe kundër të keqes shoqërore në trojet tona.

A t’kjáj t’gjallët, a t’kjáj ty dekun,
Qyqja un e mbetun vetun?
T’a kjáj vedin me lot gjakut,
T’ i báj gjâmën mbarë bajrakut…

Nëna e pikëlluar nga Gruda shfaq edhe revoltën kundër krimit që ka bërë i fejuari i vajzës së saj. E shqetësuar thellë dhe njëkohësisht e habitur nga krimi i rendë dhe i papritur, ajo përvajshëm pyet

Burri nusen a â ndie kund,
M’ e vrá dekun me nji plumb?
Me hupë erz, me huupë burrni,
Si zakon nuk á n’Shqypni?

Duke mbetur fill e vetme në shtëpi, nëna zemërplasta shfaq edhe zemërimin ndaj Grudës. Edhe në këto çaste tronditëse pranë vajzës së vrarë, me urtësinë e malësive tona, kjo grua fisnike, me dhimbje të thellë, tërheq vërejtjen fisit dhe Grudës, që nuk e penguan këtë tragjedi familijare, pas së cilës i madh e i vogël mbet me kore.
Në fajtimin ritual Oj lulja e ballit t’êm –o gërshetohen në mënyrë funksionale elementet lirike dhe elementet epike. Në ligjërimin epik evokohet gjendja e mjerueshme dhe kaotike dhe shoqërore e Shqipërisë nën sundimin barbar të pushtuesve të huaj

Kemi mbetë si vend pá zot,
Kemi vojtë si prralla mot:
Njí krajl hin e tjetri del,
Aj na rrah, tjetri na shkel

Vajtuesja e përshkruan dhimbshëm sundimin barbar sllav, i cili ka synuar të çfarosë qenien tone kombëtare: Tuj na hupë gjuhen e t’parit!
Mirëpo, ligjërimi lirik emotiv i vargut, i krijuar posaçërisht nëpërmjet pyetjeve retorike,hiperbolës si dhe shprehjeve të tjera figurative, - është dominues në këtë poezi në krahasim me elementet epike të saj.
Vaji i thekshëm në këtë poezi shprehet nëpërmjet një ritmi dinamik dhe rime funksionale. Vargu nuk mbaron me rime - foljore, siç ndodh shpeshherë në poezinë tone gojore. Një rimë e tillë krijon monotoni në poezi.
Edhe pas mynxyrës, që përjetoi nëna zemërplasta, ajo të bijën me plagë në krahëror, dëshiron ta shoh të bukur, prandaj e stolisë dhe e veshë me petkat e nusërisë. Mirëpo, nëna nga Gruda, ajo që në realitet nuk arriti të bënte ritualin e dasmës, tani në mënyrë tronditëse, nëpërmjet vajtimit, bënë ritualin e vdekjes, duke pyetur me dhimbje të pashërueshme:

Ku i ké krushqt ku âsht vllaznija?
T’kan prî para atje te hija
Ké me i gjetë te gryka e vorrit,
Si t’ma’lêsh der’n e oborrit

Ëndërrat e parealizuara të vajzës dhe dëshira e nënës nga Gruda që e bija të jetë e lumtur në jetë, dhe tragjedia e madhe që ndodhi në familjen e saj ndeshen pamëshirshëm në këtë vajtim lemeritës. Aluzioni që bën nëna me krushqit, është tejet shqetësues. Krushqit në realitet janë njerëzit që shkuan më parë te varret, për ta pritur ta varrosin vajzën e vrarë.
Në këngët tona të vajtimit, vajtuesja kryesore përcillet nga vajtueset e tjera. Ndërkaq vajtuesja për të cilën po flasim me fuqi të jashtëzakonshme kreative, e frymëzuar thellë nga e keqja që përjetoi, - vajtimin prej 180 vargjesh, e ka bërë pa prëcjelljen e vajtueseve të tjera.
Nëna fisnike dhe besimtare e Grudës e përfundon vajtimin ritual me tinguj të qetë dhe të përvajshëm, me një ndjenjë ngushëllimi për të bijën e ndjerë të saj, ajo beson se e bija në botën e amshueshme do të jetë e lumtur.


Oj lulja e ballit t'ęm o!

(Grudë, H. i D; Malësorja prej Grudës vajton të binë.)

Ku â kęnë mirë me ndjellun zí, Hęj Hęj!
Mori loke, mori bí?
Qyqja e mjera un n'ket shpí,
A t'kjáj vedin a t'kjáj ty?
T'kjáj vllazní e t'kjáj bajrak,
T'kjáj Malcín për rreth e qark?
Oj zęmra e ęme bí! Hęj... Hęj...
Po thras malin e t'gjimojë,
Logu i Cemit n'gjâmë t'ushtojë,
Zâna e Sukës t'madhe t'vajtojë,
E Deçiqi, i kjosha true!
T'dahet katrash, t'kjáj me mue!
N'fund e n'maje le të lkundet!
T'kjáj mbi ty-o sa ku t'mundet!
Oj e mjera nânë për ty! Hęj ... Hęj ...
Helm u bâftë po uji i Cemit,
I raftë pika të tânë vendit,
Kurr mos pát as dritë as diell,
Gjithherë ndęjtë tuj njehun fíll!
Edhe dita i kjoftë e zezë,
Zjarm në votër mos i u ndezët!
N'mal e n'vrri, a kudo kjoftë,
Po s'u gjet kush kryet t'm'a shndoshë,
T'm'largojë gur e t'm'largojë dhé,
Le t'hî n'vorr me çikë të ré:
Atę dekun e mue gjallë,
T'dyja n'vorr t'na mlojë nji záll,
Loçka e ęme bij-ooo ! Hęj... Hęj...
Shka t'a bâj un t'gjallët pá tý,
Si mund t'shoh-o un pá sy;
Si rri n'shpí un pa t'ndie zân',
Si del jashtë kërcuna nânë?
Kuku vetëm pa kurrkęnd,
Veç me kjá si qyqja n'gęmb!
S'kam pse pres as Kshndellë as Pashkë,
S'ka pse m'thotë kush: due me t'dashtë!
Zâmërplasta nânë për ty,
Të tânë jeta m'â lidhë nye.
Oj lulja e ballit t'ęm-ooo. Hčj... Hęj...
Drita e diellit futë e zezë,
Rrezja e qiellit gur le t'qesë,
Toka qitët bolla e gjarpij,
Era fr˘ftë zjarm edhe thní,
Bora n'bjeshkë e zezë u ngriftë,
Lulja n'fushë e thát-o biftë,
Asaj kurr mos i ardhët era,
M'sa për loke del prendvera! Hęj... Hęj...
Kshtu, moj njome, po t'kján nâna,
E po don t'i njehë të tâna;
Po t'përcjellë sot nuse s'parit
Me dy plumbe n'gjoks të pahit,
Po t'i mbyllë t'dy sytë e ballit,
Po t'a vęn duvakun krahit,
Po t'a vęn unazën n'gisht,
Po t'i njet dy vâthet në veshë,
Petkat t'reja po t'i njeshë:
Të tânë pajën tek e ké,
Me tę t'kalbesh për nën dhé,
Oj e mjera un për ty! Hęj... Hęj...
Po kush t'qet e t'a njet dorën?
A thue burri, qi t'vrau Orën?
Ku i ké krushqt, ku âsht vllaznija?
T'kan prí para atje te hija
Ké me i gjetë te gryka e vorrit,
Si t'm'a lęsh der'n e oborrit!
Tânë janë dekë e fikë e shkue;
Mjera ti sod me gjith mue,
Oj bija e ęme, lokj-ooo, Hęj... Hęj...
Edhe 'i punë, o bí, harrova:
Për nji punë Zotin s't'a lshova:
Shka m'i bâne ti bajrakut,
Shka m'i bâne ti mue fisit,
Shka m'i bâne tânë vllaznís,
Shka m'i bâne tânë Malcís? ...
Burri nusen, a â ndie kund,
M'e vrá dekun me nji plumb?
Me hupë erz, me hupë burrní,
Si zakon nuk â n'Shqypní?
Me u thânë sod ndër tânë bajrakë;
Ç'priti e ç'bâni Gruda e ngrâtë?
E s'kje kush me hî ndërmjet,
Sokol djalit nuk u gjet,
Me t'marrë n'besë, me t'marrë me ndore,
I madh e i vogël mbetë me kore?
Oj zęmër! Oj bí! Hęj... Hęj...
A t'kjáj t'gjallët, a t'kjáj ty dekun,
Qyqja un e mbetun vetun?
T'a kjáj vedin me lot gjakut,
T'i bâj gjâmën mbarë bajrakut,
T'i thrras t'dekunt me m'ndihmue,
Për me njehë e me mjerue,
T'u kallxoj si mbetëm shkret,
N'vendin t'onë si t'i'm1 n'gërbet.
Kemi mbetë si vend pá Zot,
Kemi vojtë si prrala mot:
Nji krajl hîn e tjetri del,
Aj na rrah, tjetri na shkel;
Toka e fortë e qiella e naltë,
Kemi mbetë si kali n'baltë2!
Njeh por t'ramet, struku mbrendë,
S'kemi burra me u përmendë,
Hiq kanű e mos vęn ligjë,
Kemi mbetë si vathë pa grigjë.
T'gjith sa jemi dekë për s'gjallit,
Me u mbajtë mend-o djalë mbas djalit!
Besa e burr'et3, ndera e grues
Lânë mbas doret pá nemuz.
Kemi mbetë mo'Zo'mâ keq!
Porsi t'ki'm4 përbri ndoj dreq,
Qi pret ditën me na marrë,
Pa na lânun kurrkund farë;
Pa lânë farë, as rod Shqyptarit,
Tuj hupë gjuhën e t'parit!
Jemi bâ me na kjá shkina;
Mbaruen krén, mbaruen kaptina!
Qyqja nânë, qyqja Shqypní,
Hot e Grudë të Malit t'Zí:
Bija e ęme nën dhé t'zí! Hęj... Hęj...
Me ty lokja edhe 'i fjalë ká,
Se për s'shpejtit don me u dá,
Me u dá tejet për gjithmonë,
Dersa t'shifemi n'Tënzonë!
Kur të shkojsh n'at jetën tjetër,
Ké me ndeshë ndër burra t'vjetër,
Babë e vllazën e kushrij,
M'i merr ngryk-o nji kah nji!
M'u kallxo si shkojmë na jetën:
Shndosh e mirë - me dishrue dekën!
Diftou burrave t'Malcís,
Si vojt halli i Shqyptarís:
Mbaroi Gruda me gjith Hot,
Paçim rá ndore Tënzot!
Qyqja un, pa t'keqe t'ânde,
Me mbetë vetëm, pa ty sande!
T'kam pasë bí e t'kam pasë motër,
- Qyqja nânë, pa djalë në votër!
T'kam pasë shęj, t'kam pasë nishan,
Un e mjera mori nânë!
T'deshtën miq e t'deshtën t'huej,
Nu'5 m'jé kęnë e keqja e kuj
Kush t'ká njoftë veç e ka dijtë,
Si t'kam msue e si t'kam rritë;
Me lot lokja t'ká shujtue,
Me dashtni nâna t'ká mlue,
Bír e bí ti kjé për mue!
T'rrita shtatin me thoj t'duerve,
T'mbatha kâmën me lkurë ftuje,
T'lmova kryet si djalë dishirit,
Erdhe e u rrite si mâ s'mirit!
Nderë e urtí - si pa'm6 për piri
Me i lânë babës, me i lânë vllaznisë,
Qi t'lânë mbrapa për nderë t'shpisë!
Ti m'u rrite si mollë n'gęmb,
E m'u bânë si paçë mend:
Bukurija e dheut me u pá,
N'çika tjera n'shęj me u dá!
Ti m'u a dole n'fjalë e n'derë,
Ti m'u kje lule n'prandverë!
Për ty s'pat kush fjalë as halë,
Ti m'kjé zojë për tânë mahallë.
Nuk don nâna me t'miklue:
Jé për dhé, nuk jé për mue!
Nuk flet nâna sot për tý,
Flet gjithkush t'pat pá me sý;
T'dishron vendi - e Kelmendi,
T'lypë bajraku edhe Malcija,
Por nânë-lokja s't'ká të shpija!
Shpirt e korp t'i pasët Lumnija!
T'përcjellë lokja dér tu gropa,
- Zęmra e nânës, bâ copa copa. -
T'shtron do bár e t'vęn do gur:
Mos me t'pá un mâ ty kurr!
T'bekon frati t'mbrâmën herë,
T'porositë shęjt'n'e n'eltér,
T'thotë uratë edhe t'bân kryq,
Shokët te barin tý në vigj.
Mandej Zoti t'pasët në dorë
Edhe shęjtënt me kunorë,
Të përcjellshin ty n'at jetë,
Ku lumnín ti ké m'e gjetë.



1ishim, 2bëhet fjalë për kohën mënjiherë mbas Luftës I Botërore, 3burravet, 4kishim, 5nuk, 6patem
Marrë prej: 'Visaret e Kombit' (bleni III) 5, 'Nikaj', Tiranë 1937:179-84.

Po ravijëzojmë, në mënyrë përmbledhëse, një repertor të gjamëtarëve të brezit të vjetër, të mesëm dhe më të ri.

1. Vajtorët (gjamëtarët) e brezit të vjetër në Malësi:
a) nga Hoti (Rrok Pjetër Zeku Camaj, Nikollë Prekë Dushaj.)
b) nga Gruda ( Tomë Bish Ivezaj, Zef Dashë Lulgjuraj.)
c) nga Triepshi ( Dodë Smajl Gjeloshaj, Gjeto Gjekë Arapaj, Hilë Tomë Margilaj, Gjel Dedë Nikprelaj, Zef Tomë Dedivanaj, Nikollë Gali Lekoçaj, Mark Smajl Nikollaj, Prekë Uci Gjolaj, Gjon Mixhi Gjurashaj, Zef Uci Memçaj.)
nga Koja ( Kolë Bardhi Kërcaj, Dokë Marash Ivanaj, Dodë Prekë Ivanaj, Mark Zekë Ulaj, Mark Prelë Kolçaj, Fran Tushi Lucaj.)
2. Vajtorët (gjamëtarët e brezit të mesëm në Malësi:
a) nga Gruda ( Kolë Zef Dashë Lulgjuraj, Lekë Ujka Lulgjuraj.)
b( nga Triepshi ( Nikë Gjeti Arapaj, Gjergj Pali Ujkaj, Kolë Gjon Gjurashaj, Nikollë Hilë Margilaj.)
3. Vajtorët (gjamëtarët e brezit më të ri në Malësi:
a) nga Gruda ( Sokol Dedë Kalaj.)nga Triepshi ) Mark Nosh Gjeloshaj, Gjekë Nikë Arapaj).

Pas shqyrtimit, përmbledhës, të vajtimeve dhe të gjamëve në Malësi vijmë në përfundim: se tekstet poetike si të vajtoreve ashtu edhe të gjamëtarëve e shoqërojnë ceremonialin e mortës në këtë rajon të Malësisë të cilat quhen vajtime. Nuk dëgjohet as fjala gjamë, që është emërtim i drejtë i studjuesve. Tekstet që shqiptohen me atë rast i japin vajtimit një karakter dramatik me tonet e një drame të pikëllueshme.

Vajtimet janë individuale duke shpreh gjithë akumulimin shpirtëror të përmallimit, të dhembjes që ka, duke shprehur kështu emocionet e tij (e të saj).

Tekstet e tilla ngrejnë problemin e kalueshmërisë së jetës, të ndarjes, që gjamëtari ose vajtorja ia kujton vdekjen, prandaj edhe amanetet për t'ia bërë... Në këto vajtime tërheqin vëmendjen dëgjuesve si për përmbajtjen ashtu ashtu edhe për anën stilistike të vargjeve të tyre. Fjalët e gjamëtarit ose të vajtores i referohen mendimit refleksiv dhe japin bilancin e të gjallëve dhe të vdekurve duke i shprehur këto në mënyrë të mëvetësishme dhe të përgjithësuar me tetërrokshin stabil dhe refrenin katërrokësh. Te këto vargje përmbajtja dhe forma kanë lidhje të ngushtë dialektike, pra me një realizim të plotë artistik, që vizuelizohet dhe materializohet nëpërmjet tingujve trishtues të herëpas-hershëm.
Gjuha e gjamëve ose e vajeve është poetike, e pasur me epitete, krahasime, metafora, apostrofime dhe eskalacion të ndryshme, që e bëjnë skenë të trishtueshme e të pikëllueshme e që u ngjan atyre skenave të lashta të tragjedive greke... Vajtorja kërkon jetë të thjeshtë idilike, ku të hahet bukë e kripë, por të ketë qetësi në familje.
Vajtime të mirëfillta e të shumta në trevën e Malësisë janë ato që kanë forma stabile strukturale, vlerë artistike dhe qëllime humane duke u spikatur lirizmi i tekstit të transportuar me ndjenja më subtile të ngjarjes që ka shkaktuar mortën, qoftë fatkeqësi, vdekje e natyrshme apo shkak tjetër, për të cilat u bë fjalë në këtë punim.

Prgëatiti Mr.sci. Flori Bruqi dhe prof. Dr Palokë Berisha


__________________

Informacion për Pirro Dhimën, botuar në faqen e internetit “KOHAnet” me titull: Pirro Dhima, shqiptar i greqizuar, shoqëron në Tiranë Venizellosin”




Publikuar: 14.10.2013 - 10:10
Athinë, 14 tetor

Pirro Dhima do të shoqërojë sot zv. kryeminstrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Evangjelos Venizellos në vizitën e tij zyrtare në Tiranë. Ish-peshëngritësi shqiptar Dhima pas 1991 përfaqëson në sport Greqinë; dy herë fitues olimpik nën flamurin grek dhe sot është i angazhuar edhe në Parlamentin grek si deputeti i partisë PASOK, transmeton Shqiptarja.

Zyrtarisht Pirro Dhima vjen në Tiranë si deputet i partisë PASOK për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë midis Shqipërisë dhe Greqisë. Por, në të vërtetë, kush është misioni i vërtetë i Pirro Dhimës?
Sipas poetit, shkrimtarit dhe publicistit Albert Zholi, Pirro Dhima me rrënjë është nga Progonati, një fshat i banuar vetëm nga shqiptarë. Por familja Dhima, ashtu si Bollano, në fillim të viteve 1920 migruan në Himarë.

Pas viteve 1990, Pirro Dhima emigroi në Konicë të Greqisë, ku ra në kontakte me mitropolitin grek, Sebastianon, një antishqiptar i tërbuar. Aktiviteti i klerikut ortodoks Sebastiano kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve ka filluar që në vitet 1960.

Gjatë një fjalimi në qershor 1967, mitropoliti Sebastiano e shpalli veten Mitropolit i Jugut të Shqipërisë dhe deklaroi se do të luftonte, që Jugu i Shqipërisë t'i bashkëngjitet Greqisë.
Mitropoliti Sebastiano hapi një radio me përforcues të fuqishëm me qëllim që valët e saj dëgjoheshin në Dropull, Gjirokastër, Përmet, Tepelenë etj. Kjo radio bënte propagandë antishqiptare, për nxitjen e një lufte greko-shqiptare.

Më 1982, Sebastiano themeloi SFEVA (Bashkimi i Studentëve për Luftën e Vorio-Epirit), ndërsa më 1987 organizatën e fshehtë Panelene PASYVA për të njëjtën çështje.
E pra, në fillim të vitit 1992 Pirro Dhima pa ditur asnjë fjalë greke ra në kontakte me Mitropolit Sebastianon, i cili e përpunoi ish-sportistin shqiptar të propagandojë për greqizmin e Jugut të Shqipërisë. Me porosi të Sebastianos, Pirro Dhima lidhi shoqëri të ngushtë me një antishqiptar tjetër të tërbuar, Babis Karathanos, i cili nga viti 1982-1989 ka qenë kryetari i SFEVA - (Bashkimi i Studentëve për Luftën e Vorio-Epirit).

Babis-Harallambos Karathanos disa herë ka qenë kandidat për deputet i partisë Demokracia e Re, më tej i partisë ekstremiste të djathtë greke, LAOS dhe këto dy vitet e fundit u rikthye përsëri në Demokracinë e Re të Antonis Samaras. Karathanos është i lindur në Greqi, por prindërit e tij janë me origjinë nga Dropulli.

Deputeti i PASOK-ut, Pirro Dhima, i cili u diplomua më 2011 për mësues i klasave fillore, gjithnjë në intervistat që jepte shante kombin shqiptar, i cili sipas tij nuk e kishte lejuar të mësonte gjuhën e nënës, greqishten. Këtyre britmave antishqiptare i bashkoheshin shpeshherë babai dhe vëllai i tij.

Enigmë është fakti se Pirro Dhima asnjëherë nuk e zë në gojë nënën apo ta nxirrte atë në TV. (Thonë se ka pasur probleme me nënën, që kur u martua me Anastasia Sdoygkoy, e cila është shumë vite më e madhe se ai dhe ka punuar gazetare në televizionin shtetëror grek, ERT, kur ata u njohën).

Pirro Dhima është pjesëmarrës në çdo aktivitet për aneksimin e Jugut të Shqipërisë. Në dhjetor 2011, shoqata e Vorio Epiriti me seli në Thesali të Greqisë i dha: "Mirënjohje Pirro Dhimës" për kontributin që jep.

Pirro Dhima në mars-prill të 2012 u nis për në SHBA me qëllim për të mbledhur fonde për financimin e shkollës greke “OMIROS” të Himarës, e cila gjendej në vështirësi ekonomike. Atje ai zhvilloi shumë takime me figura të larta të lobit grek. Pas kthimit Pirro Dhima u propozua kandidat për deputet me partinë PASOK.

Më 17 shkurt 2013, ora 11 u tubua në sheshin Karitsi Athinë për të përkujtuar 99-vjetorin e shpalljes së Autonomisë së Vorio-Epirit. Aktivitetin qendror e organizon çdo vit Babis Karathanos, kryetar i shoqatës së Vorio-Epirit në bashkëpunim me Rininë Vorio-Epiriotase, të drejtuar nga ish-këshilltari i ministriti Spiro Ksera, Theofan Kaliviotis.Për çdo përvjetor të këtij aktiviteti marrin pjesë figura të njohura të minoritetit grek dhe të politikës së Greqisë.

Pirro Dhima është njeri nga këta, që nuk mungon për të qenë i pranishëm në përvjetorët e Autonomisë së Vorio-Epirit. Krenarinë që feston çdo vit Autonominë e Vorio-Epirit, Pirro Dhima e ka shprehur edhe në forumet sociale si Facebbok. Për shërbimet ndaj kombit grek, Pirro Dhima gëzon edhe një titull të lartë ushtarak.


Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...