2013-11-04

Kinoditar 1980 Hapen dosjet e Arkivit të Filmit/ Kur Dritëro Agolli sillej si Enveri



Speciale/ Arkivi i Filmit po përgatitet të hedhë online filmat e prodhuar në diktaturë, shoqëruar me përshkrimin e përmbajtjes së tyre

Diktatura online


dritero-agolli











Një projekt i Arkivit të Filmit për të dixhitalizuar pasurinë e trashëguar nga diktatura zbulon emrat e kineastëve dhe intelektualëve që kontribuuan në instalimin e ideologjisë komuniste përmes ekranit; me këtë kontribut, shumica prej tyre morën titujt “Artist i Popullit” me motivacionin “duke i shërbyer ndërtimit të socializmit”

Përgatiti: Violeta Murati
“Logohuni për të parë këtë film! Ky material është në proces dixhitalizimi. Ju do të keni mundësi ta shihni së afërmi”. Ky është shënimi që ka mbetur pezull në arkivin online të Arkivit të Filmit. Duhet të kesh një llogari për të hyrë në Arkiv e prej aty në tërheqjen e versionit dixhital të filmave që prodhoi diktatura në 45 vite. Është shërbimi online që ofron së fundi Arkivi i Filmit, duke shkarkuar në faqen e saj të internetit, pa asnjë dorashkë, filma, dokumentarë, vizatimorë të realizuar nga ish-Kinostudio “Shqipëria e re”. Asnjë fjalë hyrëse se çfarë është kjo pasuri, duke konsideruar në mënyrë automatike një treg të lirë për këto produksione. Në fakt, ndonëse është folur shpesh, për higjienën e filmave të prodhuar në diktaturë në kontekstin e një sqarimi publik se çfarë ato përfaqësuan dhe në ç’kushte u prodhuan zyrtarisht nuk ka ndodhur ende. Në Çeki ekziston një festival filmi që sqaron në një seksion të posaçëm gjithë produksionin socialist, duke ngritur debate e duke mos anashkaluar shformimet nga realiteti, sidomos ato që janë krijuar mbi kontekste historike. Përmes këtij dokumenti arkivor lexohet historia e kontributit intelektual për të mbajtur në këmbë diktaturën. Asnjë prej këtyre emrave nuk është distancuar ose së paku për të pasur ndërgjegjen të larë nga hesapet e diktaturës, pa ngritur alibinë se “ashtu ishte koha”! Shumë prej emrave të mposhtëm ruajnë nderimin në diktaturën për shërbimet ideologjike, si Artistë të Merituar dhe Artistë të Popullit. Kush mundi, e konvertoi me Mjeshtër të Punës. Në ironi nuk bëhet kirurgji se ç’ishte kjo punë krijuese, për ta lexuar socrealizmin si pjesë e një depozite ashtu siç po ndodh me letërsinë.

***
Kinoditari Nr. 22, 1982
Përshkrimi: 1. Muaji i letersise dhe arteve. Takimi i organizuar me kete rast ne lidhjen e shkrimtareve ku merr pjese Dritero Agolli, kryetar i lidhjes. Llazar Siliqi duke recituar me kete rast. Pamje e Tiranes, njerez te ndryshem qe hyjne neper librari per te blere veprat e reja qe kane dale me kete rast. Panorame malesh ne malesine e madhe. Shkrimtari Fadil Kraja duke biseduar me veteranet dhe me te rinjte. Piktori Skender Kamberi duke punuar tabllone historike per shpalljen e pavaresise. Panorame e qendres se Tiranes. Skulptori Kristaq Rama ne studion e tij duke biseduar me djemte e heroit te popullit Mujo Ulqinaku. Pamje e bustit te heroit. Skulptori i popullit Muntaz Dhrami duke i rene pianos. Aspekte nga xhirimi i filmit “Dritat e Qytezes ne Ksamil”. Regjisori Fehmi Oshafi duke drejtuar xhirimet. Pamje e fushave e Devollit plot grure. Shkrimtari Dritero Agolli ne mes te kooperativisteve duke biseduar. Flet Driteroi midis devollinjve. Nje vajze e vogel reciton nje nga vjershat e tij.
Operator: Ibrahim Kasapi, Ferdinand Karuni
Bashkëpunëtorë: Ikbale Jacellari, Luiza Mataraku
Regjia: Adriana Elini
Skenari: -
Muzika: Engjellushe Morcka
Producent: Kinostudio “Shqiperia e re”
Viti: 1982
Kohëzgjatja: 9 min

Blegtoria e lopeve dhe zhvillimi i tyre ne vendin tone
Përshkrimi: Lopet kullosin ne fushe. Lopet ne te kaluaren rriteshin ne kushte shume te varfera prandaj ato ishin me trup te vogel. Sot ne ndermarrjen shteterore bujqesore kane ardhur lope te rracave te ndryshme si Xhersej e kuqe e stepes, astfrig etj. Ndermarrja zooteknike shteterore e Tiranes tregon nje kujdes te posacem per permiresimin e gjedhit ne vendin tone. Ne stallat e lopeve vazhdimisht cohet ushqim. Nje kujdes te vecante tregojne edhe per demat e rraces te cilet shfrytezohen ne baze te nje grafiku. Ne laboratore spermat kontrollohen, manipulohet, futet ne frigorifer dhe dergohet neper ndermarje dhe kooperativa. Si rezultat i kesaj pune te kujdesshme kemi vicat e vegjel te rraces xhersej.
Operator: Niko Theodhosi
Shenime: Film shkencor mbi rritjen e lopeve.
Regjia: Nuredin Cabej
Skenari: -
Muzika: -
Producent: Kinostudio “Shqiperia e re”
Viti: 1964
Kohëzgjatja: 3 min


Kinoditari Nr. 3, 1977
Përshkrimi: Jehona e thirrjes se Keshillit te Pergjithshem te Frontit Demokratik te Shqiperise. Punetore e kooperativiste duke diskutuar thirrjen. Fshatare duke punuar ne fushe, duke transportuar gure per hapjen e nje rruge te re ne nje fshat te Elbasanit. Te rinjte studente duke diskutuar gazeten. 44,30m .
30 Vjetori i shkolles se mesme industriale 7 Nentori. Veteranet duke biseduar. Vjen Qirjako Mihali. Ish nxenesit e shkolles duke biseduar. Vizitojne ekspoziten e shkolles. Mbledhje jubilare me kete rast. Merr pjese ne mbledhje Hysni Kapo, Manush Myftiu, Llambi Gegprifti, Qirjako Mihali, Tefta Cani. Hysni Kapo i dorezon dekoraten e Heroit te Punes Socialiste qe ju akordua shkolles. Flet me kete rast dhe Tefta Cami. 48,60m .
Dorezimi i dekorates Hero i Punes Socialiste uzines Enver te kryeqytetit. Mbledhje me kete rast. Merr pjese Rita Marko i cili jep dhe dekoraten. Marrin pjese dhe Qirjako Mihali, Pilo Peristeri, Xhaferr Spahiu. Drejtori i uzines Paskal Vangjeli falenderon ne emer te kolektivit te uzines. 925,20m .
Mjelesja Gjyze Marra. Ne sektorin e Shkozes te ndermarjes “Gjergj Dhimitrov” punon mjelsja Gjyze Mara. Gjyzja duke ju sherbyer lopeve. Pergatit ushqimin e tyre, i pastron ato, i mjel. Mjeku duke vizituar lopet. Stallat e lopeve. Gjyzja eshte Heroine e Punes Socialiste. 56,60m SUJET 5 Barabani dhe teleferiku i ndermarrjes se ndertimit te shtyllave te tensionit te larte. Vinçieri duke komanduar vinçin. Montimi i linjave te tensionit te larte. Makina te ngarkuara me shtylla. Pamje e metalurgjikut. Teleferiku per furnizim me gure te fabrikes se re te çimentos. Montimet per te çuar teleferikun deri ne furrnalte. 78,50m .

Redaktor: Kliton Gilani
Operator: Ibrahim Kasapi, Viktor Sharko, Rudolf Radovani
Bashkëpunëtorë: Ikbale Jaçellari
Regjia:
Skenari:
Muzika:
Producent: Kiostudio “Shqiperia e Re”.
Viti: 1977
Kohëzgjatja: 9 min

Neper Shqiperi. Zhurnal Nr. 11, 1954
Përshkrimi: 1. Ne pallatin e Brigadave. Ne 3 Shtator ambasadori Polak Eduart Jetkeviç paraqiti letrat kredenciale. Ne 4 Shtator ne Kuvendin Popullor vjen ambasadori i Korese Pak Se Pan, i cili paraqiti letrat kredenciale. 60.80m.
2. Dita e pare ne shkolle. Ne Institutin e Larte Politeknik filloi viti i ri shkollor, profesor A. Çani u shpjegon nxenesve mesimin. Nxenesit shkojne ne laboratorin politeknik. 33.40m.
3. Kanali Levan Vjose Fier. Filluan punimet per hapjen e ketij kanali, i cili do te vadite 10 mije ha toke. Te gjitha punimet me ndihmen e mekanikes moderne. 38.70m.
4. Miniera e bakrit, Rubik. Minatoret fillojne punen ne miniere. Stakanovisti Dod Pren Doda punon per llogari te vitit 1955. Minerali hidhet ne furrat e shkrirjes dhe pastaj kalon ne te gjitha proçeset e punes. 50.50m.
5. Rafinerija e naftes. Ne rafinerine e naftes Cerrik vazhdojne punimet per saldimin e pjeseve metalike, punetori saldator Llazar Stoi. Pamje e qytetit te Cerrikut. 37.60m.
6. Neper bote. Ne Bullgari ndertohet fabrika e sodes Karl Marks. 29.70m.
Redaktor: Andrea Grashi
Operator: Sokrat Musha, Agim Fortuzi, Jani Nano, Hamdi Ferhati, Mandi Koci
Regjia: Endri Keko
Skenari: -
Muzika: -
Producent: Kinostudio “Shqiperia e re”
Viti: 1954
Kohëzgjatja: 9 min

Kinoditari Nr. 16, 1978
Përshkrimi: Ndertimi i fabrikes 8 Nentori ne Maliq. Aspekte nga montimi i vepres se re te sheqerit ne Maliq. Ketu çdo gje prodhohet me forcat e veta. Makinerite e ndryshme qe prodhohen ne uzina te ndryshme te vendit. Pamje nga puna qe behet per keto makineri ne uzinen mekanike te Korçes, ne uzinen elektromekanike te Tiranes. Pamje e makinerive te ndryshme. 74,80m .
Teci i Fierit. Futet ne prodhim per te kursyer karburantin blloku elektrik me 60 megavat. Aspekte nga puna ne TEC. Prodhimi i rotorit te kaldajave. Dallohen ne kete pune inxhinjer Ylli Hamzai e Dhimitraq Conoti. 27,50m .
Kantjeri detar Durres. Pamje e portit te Durresit. Aspekte nga remonti i anijes Teuta qe me pare behej jashte shtetit. Pamje e kantjerit te montimeve. Ndertimi i anijeve 500 toneshe ne vend. 41m
NB Sukth. Pamje nga puna per prashitjen e misrit ne arat e ndermarrjes. Heroi i punes socialiste Ibrahim Kryeziu duke prashitur misrin. Brigada e tij eshte nga brigadat me te dalluara. Nxenesit e shkolles se mesme Gjergj Kastrioti te Durresit duke punuar ne ndermarrje nga 1 deri ne 3 vjet. Aspekte nga vjelja e piperkave dhe e shalqinit. 52,10m SUJET 5 Muzeu i Çorovodes. Pamje e qytetit te Çorovodes. Pamje e muzeut te ri historik te tij. Vizitat e njerezve ne te. Pamje nga eksponatet e ekspozites. 37,20m .

Redaktor: Luan Rama
Operator: Viktor Sharko, P Rexha, Niko Treni, Pashko Çomo
Bashkëpunëtorë: Ikbale Jaçellari, Asim Raxhimi
Regjia:
Skenari:
Muzika: Mira Meçule
Producent: Kinostudio “Shqiperia e re”
Viti: 1978
Kohëzgjatja: 9 min

Kinoditari Nr. 39, 1970
Përshkrimi: Pritje me rastin e 25 vjetorit te shpalljes se RP te Kines. Ambasada e Republikes Popullore te Kines ne Shqiperi dha nje pritje ku moren pjese Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Haxhi Lleshi, Hysni Kapo, Ramiz Alia, Rita Marko, Koço Theodhosi, Kadri Hazbiu, Behar Shtylla, Nexhmije Hoxha, Fiqirete Shehu, Hito Çako. Flet i ngarkuari me pune i republikes Popullore te Kines Lin Xhun. Flet Mehmet Shehu te pranishmit duartrokasin. 42.80m .
Ngushellime ne Ambasaden e R. A te Bashkuar. Nje delegacion i Qeverise se Republikes Popullore te Shqiperise mori pjese ne ceremonine e varrimit te presidentit G. A. Naser. Udheheqesit e shtetit Haxhi Lleshi, Mehmet Shehu, Adil Çarçani, Thoma Deliana, Reis Malile ngushellojne ambasadorin e .R A. B. Duket fotografia e Naserit. Delegacioni qeveritar i kryesuar nga Spiro Koleka, niset per ne R. A. B. per varrimin e presidentit Naser. Ne aeroport ai percillet nga Rita Marko, Adil Çarçani, Behar Shtylla, Spiro Mojsiu, Thoma Deliana. Aeroplani duke u nisur. 34m .
Inagurohen reparte te reja ne uzinen “Dajti” ne Tirane. Pamje festive ne uzine. Ne kete ceremoni marin pjese Manush Myftiu, Rita Marko, Koço Theodhosi, Fadil Paçrami. Rita Marko pret shiritin e inagurimit, duket Katina Starja. Pamje nga puna per prodhimin e veglave te ndryshme. Derdhje formash per vegla te ndryshme. Ekspozim artikujsh te rinj. 33.80m .
Ne uzinen e telave Shkoder. Pamje e brendeshme e uzines se telave prej bakri, inagurohet linja e re per prodhimin e pajisjeve elektrike si transformatore, autoparlante, stabilizatore, termostate. Ne ceremonine e inagurimit marin pjese Ramiz Alia, Prrokop Murra. Prrokop Murra pret shiritin. Pamje nga puna ne kete repart te ri. 25m SUJET 5 Vjelja e lulediellit ne kooperativen e Gorese te Lushnjes. Pamje parcelash me luledielli, vajza, gra e burra duke korrur luledielli. 15.20m SUJET 6 Reparti i prodhimit te qeramikes artistike Vlore. Pamje e brendshme ne kete repart, vajza e gra duke punuar prodhime poçerie. Ekspozim materialesh te ndryshme. 38.60m .
Redaktor: Vangjush Furrxhi
Operator: Sokrat Musha, Hamdi Ferhati, Rakip Zeneli, A kondakçiu
Bashkëpunëtorë: Irena Spahiu, L Fortuzi
Regjia:
Skenari:
Muzika: D Mullisi
Producent: Kinostudio “Shqiperia e re”
Viti: 1970
Kohëzgjatja: 8 min


Kinoditari Nr. 39, 1970
Përshkrimi: Pritje me rastin e 25 vjetorit te shpalljes se RP te Kines. Ambasada e Republikes Popullore te Kines ne Shqiperi dha nje pritje ku moren pjese Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Haxhi Lleshi, Hysni Kapo, Ramiz Alia, Rita Marko, Koço Theodhosi, Kadri Hazbiu, Behar Shtylla, Nexhmije Hoxha, Fiqirete Shehu, Hito Çako. Flet i ngarkuari me pune i republikes Popullore te Kines Lin Xhun. Flet Mehmet Shehu te pranishmit duartrokasin. 42.80m .
Ngushellime ne Ambasaden e R. A te Bashkuar. Nje delegacion i Qeverise se Republikes Popullore te Shqiperise mori pjese ne ceremonine e varrimit te presidentit G. A. Naser. Udheheqesit e shtetit Haxhi Lleshi, Mehmet Shehu, Adil Çarçani, Thoma Deliana, Reis Malile ngushellojne ambasadorin e .R A. B. Duket fotografia e Naserit. Delegacioni qeveritar i kryesuar nga Spiro Koleka, niset per ne R. A. B. per varrimin e presidentit Naser. Ne aeroport ai percillet nga Rita Marko, Adil Çarçani, Behar Shtylla, Spiro Mojsiu, Thoma Deliana. Aeroplani duke u nisur. 34m .
Inagurohen reparte te reja ne uzinen “Dajti” ne Tirane. Pamje festive ne uzine. Ne kete ceremoni marin pjese Manush Myftiu, Rita Marko, Koço Theodhosi, Fadil Paçrami. Rita Marko pret shiritin e inagurimit, duket Katina Starja. Pamje nga puna per prodhimin e veglave te ndryshme. Derdhje formash per vegla te ndryshme. Ekspozim artikujsh te rinj. 33.80m .
Ne uzinen e telave Shkoder. Pamje e brendeshme e uzines se telave prej bakri, inagurohet linja e re per prodhimin e pajisjeve elektrike si transformatore, autoparlante, stabilizatore, termostate. Ne ceremonine e inagurimit marin pjese Ramiz Alia, Prrokop Murra. Prrokop Murra pret shiritin. Pamje nga puna ne kete repart te ri. 25m SUJET 5 Vjelja e lulediellit ne kooperativen e Gorese te Lushnjes. Pamje parcelash me luledielli, vajza, gra e burra duke korrur luledielli. 15.20m SUJET 6 Reparti i prodhimit te qeramikes artistike Vlore. Pamje e brendshme ne kete repart, vajza e gra duke punuar prodhime poçerie. Ekspozim materialesh te ndryshme. 38.60m .
Redaktor: Vangjush Furrxhi
Operator: Sokrat Musha, Hamdi Ferhati, Rakip Zeneli, A kondakçiu
Bashkëpunëtorë: Irena Spahiu, L Fortuzi
Regjia:
Skenari:
Muzika: D Mullisi
Producent: Kinostudio “Shqiperia e re”
Viti: 1970
Kohëzgjatja: 8 min

Enver Hoxha viziton ekspoziten etnografike “Kultura Popullore Shqiptare”
Përshkrimi: Mberrin Enver Hoxha i cili takohet ne hyrje te ekspozites me Aleks Buden, Stefanaq Pollon, Ramiz Aline, Manush Myftiun, Dritero Agollin, Anastas Kondon, Qirjako Mihalin, Nexhmije Hoxhen. Hyjne ne ekspozite ku e shoqerojne Aleks Buda e Stefanaq Pollo. Viziton pavionet e ndryshme te ekspozites. Gjate gjithe vizites bisedon perzemersisht dhe i shikon me kureshtje te madhe eksponentet. Pavioni i fshatit, stani i bariut i ndertuar bashke me objektet e tjera te stanit. Pavioni i zejtarise. Pavioni i punimit ne dru. Veglat muzikore. Pamje e eksponanetve te ndryshem te ekspçozites. Enveri duke biseduar, largimi i tij, perqafohet perzemersisht me Aleks Buden e Stefanaq Pollon.

Operator: Sokrat Musha, Agim Fortuzi
Bashkëpunëtorë: Ikbale Jaçellari
Regjia:
Skenari:
Muzika:
Producent: Kinostudio “Shqiperia e re”
Viti: 1977
Kohëzgjatja: 788 min

Kinoditari Nr. 10, 1981
Përshkrimi: 1. 5 Maji 1981. Pamje e varrezave te deshmoreve Tirane. Manush Myftiu, Simon Stefani, Llambi Gegprifti etj vendosin kurora dhe bejne homazhe. Duke kaluar me grushtin lart. Njerez duke vendosur kurora. Trupi diplomatik i akredituar ne vendin tone vendos kurora dhe ben homazhe. Miting ne kryeqytet ne tribune Manush Myftiu, Hekuran Isaji, Pilo Peristeri, Homer Haxhia. Shoket duke folur. Koncert.
2. Hekurudha e re Laç- Lezhe. Ceremonia e inagurimit te hekurudhes se re- marrin pjese Rita Marku dhe Qirjako Mihali. Ata duke u takuar me aksionistet. Treni i pare nga Miloti drejt Lezhes.Rita Marko e Qirjako Mihali duke udhetuar me tren. Punetoret e aksionistet duke udhetuar. Feste per ardhjen e trenit te pare, kenge e valle. Rita Marko pret shiritin. Miting ne Lezhe. Qirjako Mihali pershendet. Treni duke ecur.
3. Tekstilistja Cezarina Martini rrit normen dhe cilesine e prodhimeve. Fabrika e pelhurave. Tekstilistja C. Martini duke punuar ne tezgjahe. Ajo ne mesim duke degjuar teknikun qe shpjegon. Duke u konsultuar me mjeshtrat. Cezarina duke punuar. Tekstilistet duke punuar. Pelhura e sende te reja te ekspozuara.
4. Amballazhimi artistik i shisheve. Mjeshtrat popullore dhe piktoret konsultohen per amballazhimin artistik te shisheve te pijes. Duke bere amballazhimin e pare. Shishet e amballazhuara me bohce pishe. Procese pune per veshjen e shisheve, thurrje me kashte. Heroi i punes socialiste Xhevdet Laze duke ndihmuar punetoret e kesaj linje te re. Ekspozite me shishe te amaballazhuara.

Operator: Ibrahim Kasapi, Agim Fortuzi, V. Sharko, V. Valla, Ferdinand Karuni, Rudolf Radovani
Bashkëpunëtorë: Ikbale Jacellari, Luiza Mataraku
Regjia: Adriana Elini
Skenari: Ilia Dede
Muzika: Mira Mecule
Producent: Kinostudio “Shqiperia e re”
Viti: 1981
Kohëzgjatja: 7 min


Me flamurin e Enverit
Përshkrimi: Panorame e Vlores. Pamje e rrugeve te saj. Pamje e tarracave te bregdetit. Plazhi dhe pulebardhat duke fluturuar mbi det. Pamje e monumentit te Pavaresise. Enver Hoxha duke u takuar me popullin. Enver Hoxha dhe Hysni Kapo vene kurora ne monumentin e Pavaresise me rastin e 50 vjetorit te pavaresise. Foto te ndryshme te patrioteve te 1912. Panorame e Gjirokastres. Shtepia ku lindi Enver Hoxha. Me foto jepet Ismail Qemali dhe dokumenti i pavaresise. Pamje e maleve te Laberise. Aspekte nga lufta e Vlores inskenime. Pamje e monumenti te 1920. Panorame e Vlores se para clirimit. Dhoma ku ka ndenjur Enver Hoxha kur erdhi ne Vlore per shkatreimin e fraksionit. Enver Hoxha duke ngritur flamurin ne 1962. Inagurimi i Monumentit te Pavarsise. Foto te ndryshme nga cetat dhe brigadat e luftes Nac Cli. Foto heronjsh. Pamje nga muzeumi i luftes. Objekte dhe sende te ndryshme te deshmoreve. 248,20m .
Veterani i luftes Nac Cli, Ymer Veshi i flet sinkron te rinjeve per ardhjen e Enver Hoxhes dhe per shkaterrimin e fraksionit te Sadik Premtes. Pamje e fshatit Oshtime. Shtepia e Mahmut Xhafes. Flet sinkron Hajredin Kerkova. Rruga ku ka kaluar Enver Hoxha. Stani ku ka pushuar dhe ndenjur. Pamje e deleve ne kullote. Shpella e bariut. Kujtimet e Enver Hoxhes per takimin me Manush Myftiun ne fshatin Dushkarak. Pamje e sheshit te Izvorit ku u be mbledhja e popullit per shkaterrimin e fraksionit. Pulebardha ne fluturim. Inskenime nga lufta e Drashovices. Takimi i Enver Hoxhes me popullin e Drashovices. Pamje e varrezave te deshmoreve. Nenat e deshmoreve vendosin lule. Pamje e varrezave te fshatit Kuc. Nenat qe vendosin lule. Nene Hava Gjoliku vendos lule mbi varrin e te birit. Flet sinkron. Foto te takimeve te Enver Hoxhes me nenat kuciote. 289,80m
Pamje e lapidarit te Bramyshnjes. Ish partizanet e brigades se V Sulmuese festojne 40 vjetorin e krijimit. Ka ardhur Ramiz Alia i cili takohet me ish luftetaret. Aspekte nga rindertimi i vendit. Ndertime te ndryshme me kontribute vullnetare. Pamje e kenetes se Vlores. Aspekte nga puna per tharjen e saj. Pamje e Selenices se vjeter. Takimi i Enver Hoxhes me punetoret. Aspekte nga puna ne fabriken e cimentos. Aspekte nga puna e naftetareve. Dy punetore kujtojne sinkron takimin me Enver Hoxhen. Pamje e Sodes Kaustike. Foto te vizites se Enver Hoxhes ne uzine. Pamje e Ujit te Ftohte. Peshkataret qe kthehen nga peshkimi. Aspekte nga puna ne fabriken e peshkut “Ernest Telman”. Aspekte nga prodhimi i qylymave ne fabriken artistike te Vlores. Prodhime te ndryshme te kesaj ndermarrjeje. Pamje nga puna ne fabriken e llambave neon. 229,60m .
Panorame e Vlores. Enver Hoxha qe shkon per vizite ne familje te ndryshme te patrioteve vlonjate. Foto nga vizita ne shtepine e Xhebro Gjikes, Sherif Hasanit etj. Aspekte nga sinkrona e gruas se Sherif Hasanit dhe gruas se deshmorit Namik Osmanit. Vizita e Enver Hoxhes ne familjen e nje deshmori, djali i te cilit eshte pilot. Sinkron e djalit, pilot. Aspekte nga jeta ne shkollen e Avjacionit. Kronika te shakterrimit ne bazes ushtarake te Pashalimanin. nga marinaret sovjetik, pas largimit te tyre nga baza. Pamje nga lundrimi i katershave silurues. Enver Hoxha duke shetitur ne Uje te Ftohte. Pamje e dhomes ku rrinte Enver Hoxha. Takimi i Enver Hoxhes me marinaret. Panorame e pergjithshme e Vlores. Sinkrona e Enver Hoxhes ne Kongresin e V te Frontit Demokratik ne Vlore. Panorame e fushes se Vlores. Aspekte nga vjelja e piperkave. Sinkron nga kujtimet e nje stalljeri per takimin e tij me Enver Hoxhen. Aspekte nga kujdesi per lopet ne stalla. Pamje e fshatit Brataj. Leterkembimi i Selim Hasanit me Enver Hoxhen. Pamje e shkaterrimeve te luftes. Panorame e deleve ne kullote. Nje piktor duke pikturuar. Takimi i Enver Hoxhes me nje nene labe dhe me kooperativiste. 258,60m .
Aksioniste duke punuar per tarracimin e kodrave te bregdetit. Takimi i Enver Hoxhes me Kosma Nesturin. Te rinjte duke degjuar Kosma Nesturin. Enver Hoxha duke ecur dhe biseduar me Hysni Kapon. Aspekte nga vjelja e agrumeve dhe frutave ne NB Rinia. Panorame e bregdetit. Enver Hoxha takohet ne rruge me njerez te thjeshte. Bejne se bashku foto. Enver Hoxha takohet me pioniere dhe nxenes qe kthehen nga aksioni. Pamje e shkolles se mesme “Ali Demi”. Foto te takimeve te Enver Hoxhes me nxenes te kesaj shkolle. Femijet e kopeshtit qe i dhurojne lule Enver Hoxhes. Duke biseduar me Manush Myftiun dhe me Nexhmie Hoxhen. Dhoma dhe studioja e Enver Hoxhes. Enveri duke lexuar. Pamje e detit nga tarraca e viles. Panorame e Vlores. Zyra e projektimit ne KE te Vlores. Diskutimi i projekteve te bregdetit te Vlores. Pamje e plazhit. Femije duke luajtur ne rere. Enver Hoxha, Ramiz Alia, Manush Myftiu, duke bisduar per portin e ri te Vlores qe do ngrihet ne Zvernec. Maketi i lagjes Skele. Pamje e sheshit “Hysni Kapo”. Enver Hoxha me Nexhmien duke biseduar. Panorame e Vlores. 300,80m .

Operator: Rudolf Radovani
Bashkëpunëtorë: Ikbale Jacellari
Shenime: Film i kolanes mbi Enver Hoxhen. E. Hoxha dhe Vlora. Filmi i ndertuar mbi materjale arkivale.
Regjia: Liri Brahimi
Skenari: Llambro Ruci
Muzika: Nina Andoni, formulim
Producent: Kinostudio “Shqiperia e re”
Viti: 1985
Kohëzgjatja: 44 min

Teatri yne
Përshkrimi: Aspekte nga drama “Artani” dhe pamje e salles se teatrit te Butrintit. Aspekte nga teatri “Trimi i mire me shoke shume”. Gazeta dhe libra qe tregojne historikun e krijimit te teatrit. Fotografi qe tregojne grupin e teatrit qe dha cfaqen “Dasma ne Lunxheri” me ne krye Koto Hoxhin ne Qesarat te Gjirokastres. Drama “Besa”. Plane nga lufta Nac Cli dhe teatri partizan. Salla e Kongresit te Permetit ku u dha shfaqja e pare. Pamje te Tiranes, biletaria. Ne sallen e teatrit shfaqet drama “Trimi i mire me shoke shume”. Reklama te shfaqjeve te ndryshme. Skena nga shfaqja “Halili dhe Hajrija”.
Aspekte nga shfaqja “Revizori”. Piktoret e teatrit duke pergatitur dekoret. Skenografi, garderoba, rekuizita, elektricistet etj. Pjese nga komedia “Dhelpra dhe rrushte”. Dramaturget duke biseduar, duken Kol Jakova, Skender Vaqari etj. Reklama te shfaqeve te ndryshme. Inspektori i skenes Gjergj Zagora duke drejtuar shfaqen. Pjese nga shfaqja “Shtepia ne bulevard”.
Fillon me repartet e teatrit si garderoba, parukeria. Spektatoret duke hyre ne teater. Aspekte nga drama “Shtrengata” me regji te Drita Agollit. Shtypi qe shkruan per teatrin. Perpara shfaqes keshilli artistik diskuton pjesen “Karnavalet e Korces”. Aspekte nga provat. Mbledhja e keshillit artistik me ne krye drejtorin e Teatrit, Xhemal Broja. Diskutimet per shfaqen. Aspekte nga cfaqja “Hamleti” dhe “Oret e Kremlinit”. Enver Hoxha duke pergezuar artistet per suksesin e shfaqes.
Operator: Hamdi Ferhati
Bashkepunetore: Asim Raxhimi, Arif Matjani
Shenime: Film dokumentar me rastin e 20 vjetorit te Teatrit Popullor.
Regjia: Vitori Celi
Skenari: Xhemal Boja, Viktor Gjoka
Muzika: Isamil Balla, formulim
Producent: Kinostudio “Shqiperia e re”
Viti: 1964
Kohëzgjatja: 22 min

Krah per krah
Përshkrimi: Fillon me nje vajze kineze e cila flet si spikere ne nje shfaqje qe japin artistet tane ne Pekin. Maliq Herri, Ramiz Kovaci, Mentor Xhemali dhe Hysen Pelingu. Panorama te bukura liqeni dhe orizoret ne Kine. Ne bregdet ushtaret kineze dhe grate ruajne kufirin. Pamje te bukura nga Shqiperia, kufitar ne detre dhe pamje malesh, pamje bregdeti, kalaja e Krujes, monumenti i Skenderbeut. Aspekte nga lufta NCL. Clirimi i Shqiperise, Tirana, Enver Hoxha, Hysni Kapo. 275.60m.
Aspekte nga puna ne miniera. Tisazhi i Shkodres, Kucova, rafneria e naftes ne Cerrik, hidrocentrali i Bistrices, ndertimi i portit te Durresit dhe vaporre qe shkarkohen si vaporret “Vlora” dhe “Internacional” i cili udheton per ne Kine ka pasagjere kineze dhe shqiptare. Mbremje ne bregdet, ne Tirane japin shfaqje artistet kineze. Sahati ne Tirane tregon 12 e 10, ne Pekin eshte ora 5 e mengjesit. Ne Pekin ka levizje neper rruge. Neper mure shihen skalitje nga revolucioni popullor. 276.40m.
Ne aerodromin e Pekinit zbret delegacioni i Bashkimeve profesionale te Shqiperise i cili viziton murin kinez. Aspekte nga jeta ne Kine. Gara me ski, vajza me patina, shetitje me varka ne liqen, vjelje bananesh ne nje komune. Puna neper orizore dhe shkarkimi i nje vaporri me fidana ulliri qe vijne nga Shqiperia. Cu En Lai mbjell fidanin e pare. Perseri ne Shqiperi. Aspekte nga jeta ne fshat. Punime per hapje kanalesh dhe elektrifikime ne fshat. Grate duke punuar qilima, duke tundur dhalle. Gjeologet kineze dhe shqiptare shkojne ne male per te zbuluar pasurite e nentokes. 268.70m.
Miniera e Mborje Drenoves. Ne shtepine e drejtorit te minieres vijne anetaret e ekspedites kineze. Djali i drejtorit studion ne Kine. Aspekte gjate studimit te djalit ne Kine, puna laboratorike dhe shetitjet. Ne Tirane studentet kineze studiojne bashke me studentet shqiptare. Ne nje shkolle fillore shqiptare mesojne edhe pionere kineze. Ekspozite ne nje fabrike, uzina e shkrirjes se celikut. Mao Ce Dun ne mes te punetoreve.
Ne uzinen e makinave dhe traktoreve ne Kine prodhohen traktore per Shqiperine. Kombajna kineze korr miser. Grate e kooperatives shkoqin misrin. Ushtria vjen ne ndihme te fshatit. Ambasadori kinez Lo Shi Gao dhe pjesetaret e tjere te ambasades kineze ne Shqiperi vizitojne kooperativen bujqesore Mao Ce Dun ne Divjake. Ndersa ne komunen “Miqesia shqiptaro kineze” ne Pekin shkojne pjesetaret e Ambasades sone. 238.8m.
Fillon me festivalin e filmit kinez ne Shqiperi. Shkembim delegacionesh. Delegacioni i aresimit dhe kultures i RP te Kines ne takim me sh. Enver Hoxha, ndersa delegacioni i grave shqiptare ne pritje te Mao Ce Duni. Enveri dhe udheheqes te tjere presin Cu En Lain. Neper qytete te Shqiperise populli pret Cu En Lain. Ne KQ te PPSH behen bisedimet mes Cu En Lait dhe Enver Hoxhes. Miting ne pallatin “Partizani” ku flasin Mehmet Shehu dhe Cu En Lai. 1 Maji ne Tirane dhe ne Pekin. Enver Hoxha dhe Mao Ce Dun shohin paraden ne Kine. 200.90m .

Redaktor: He Xhun Sin
Operator: Jani Nano, Uan De Cen
Bashkëpunëtorë: Lij Pin, In Syen, Xhou Sju Cin, Uan Shao Xen, Zia Troplini, Asim Raxhimi, Muhamed Kapllani, Josif Kromidha, Kan In Ci
Shenime: Film dokumentar i perbashket kinezo shqiptar. Ekzekuton orkestra e filarmonise se kinematografise se Pekinit me dirigjent Jao Guan Zun
Regjia: Endri Keko, Ho Y Shen
Skenari: Niko Koleka, Cen Can Yn
Muzika: Prenk Jakova, Sy Sy
Producent: Kinostudio “Shqiperia e re” dhe Studio e Filmit dokumentar e kronikal, Kine
Viti: 1964
Kohëzgjatja: 54 min

1 maj 1971
Përshkrimi: Rruget e Tiranes. Sheshi dhe monumenti i Skenderbeut. Manifestim. Ne tribune kane dale Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Haxhi Lleshi, Hysni Kapo, Beqir Balluku, Myslym Peza, Haki Toska, Spiro Koleka, Rita Marko, Manush Myftiu, Ramiz Alia, Adil Carcani, Koco Theodhosi, Abdyl Kellezi, Xhaferr Spahiu, Piro Dodbiba, Nexhmije Hoxha, Fiqerete Shehu, N. Nase, Sul Baholli, Sadik Bekteshi, Vito Kapo, Jorgji Pecini, etj. Pershendet Rita Marko. Parakalim masiv. Parakalojne grupe njerezish me flamuj. Duken portretet e klasikeve. Portretet e Enver Hoxhes dhe Mao Ce Dunit, portretet e udheheqesve te PPSH. Populli parakalon. Enver Hoxha nderon me grusht.
Vazhdon parakalimi. Enver Hoxha duartroket, pershendet nje femije. Pioneret ngjiten ne tribune dhe u japin udheheqesve shporta me lule. Pioneret parakalojne. Artistet parakalojne dhe vallezojne. Parakalojne vajzat dhe djemte e universitetit te veshur me rroba ushtarake. Aviona ne fluturim. Parakalojne gjimnastet duke ekzekutuar ushtrime te ndryshme. Mbaron manifestimi. Enver Hoxha takohet me delegacionet e huaja qe ndodhen ne tribunen anesore.

Redaktor: Kujtim Gjonaj
Operator: Dhimiter Lala
Bashkpuntorë: Marianthi Xhako
Shënime: Festimet e dites se 1 majit, 1971, ne Tirane.
Regjia: -
Skenari: -
Muzika: Donika Muci, formulim
Producent: Kinostudio “Shqiperia e re”
Viti: 1971
Kohëzgjatja: 17 min
Sunday 9:44pm

Gian Antonio Stella-Shqiptarët, një ushtri për Garibaldin

Italianë, më italianë se shumë italianë. Donin aq shumë Xhuzepe Garibaldin sa ta krahasonin me heroin e tyre (si në një poezi të Zef Serembe i cili e krahason Garibaldin me Skënderbeun) e t’i venin nga pas me mijëra në marshimin nga Marsala drejt Napolit. Një dedikim absolut, edhe pse proverbi antik thotë: “nëse kalabrezët përballë italianëve ndihen gungaçë, shqiptarët nuk ndihen me një por me dy gunga në kurriz”


garribaldidd
Xhuzepe Garibaldi

“Qenie e jashtëzakonshme, gjuhët tona nuk kanë fjalë për të të përshkruar; zemrat tona nuk dinë si të të shprehin admirimin tonë! Një popull i tërë të brohoret: Çlirimtar i më të bukurës pjesë të Italisë!”.

“Deklaratë e popullit të Lungros”, shkruar me një tepri pikëçuditësesh entuziazmi barok, nuk arriti kurrë në duart e Garibaldit. Në fakt, pikërisht në hyrje të Kastrovilarit, Komisioni i raskapitur nga udhëtimi i pafund mbeti i shastisur tek pa karrocën e Gjeneralit “që pa gdhirë zhdukej përmes lisave që hijesojnë rrugën konsullore romake”.

“Heroi i dy botëve” i mikluar me kaq dashuri në mesazhin që nuk mori kurrë (tekstualisht: “Amerika mund të krenohet me një Uashington, Svicra me një Vilhelm Tel, por Italia, akoma më krenare…”) e dinte mirë, ama, sa i madh ishte shpirti patriotik i njerëzve të Lungros, fshat kalabrez në provincën e Kozencës. Pasi pikërisht nga ai vend, që falë Eparkisë konsiderohet “kryeqyteti fetar” i arbëreshëve, shqiptarëve të Italisë, i erdhi kontributi më i konsiderueshëm në përqindje marshimit garibaldian në Napoli. 500 vullnetarë nga 5 mijë banorë. Pa llogaritur pleqtë, fëmijët dhe gratë, praktikisht një çdo tre burra.

Episodi është kujtuar, rrëshqanthi, në një libërth me vlerë. Titullohet “Il Tenente Generale”, shkruar nga Xhuzepe Martino Libri nuk ka shumë pretendime letrare e megjithatë duhet të lexohet në të gjitha shkollat. Si ilaç kundër helmeve të racizmit anti-shqiptar që , sipas sondazheve, infektojnë të rinjtë tanë në këto kohë gomonesh shqiptare, skllavesh shqiptare, skafistësh shqiptarë.

Libri tregon historinë e Pier Domenik Damisit, i ri i Lungros i brumur me ide liberale dhe risorxhimentale në Kolegjin italo-grek “Sant’Adriano” të San Demetrio Koronës, djep i inteligjencës shqiptare në Kalabri, aq i hapur në botën e ideve sa të sulmohej në vitin 1799 nga fshatarët pseudosanfedistë dhe filoburbonistë të bindur që “Në San Demetrio edhe vetë Krishti është jakobin!”. Më 1844, Pier Domeniku ishte 24 vjeç, kur në Kalabri vdisnin Atilio dhe Emilio Bandiera në ndjekje të ëndrrës së tyre risorxhimentale. Pikërisht në atë moment zgjodhi çështjen së cilës do t’i përkushtonte gjithë jetën e tij. Duke u përfshirë në trazirat irridentiste të vitit 1844 e më pas të vitit 1847 e së fundi në përleshjen e vitit 1848. Pikënisje e një ekzistence plot aventura: tre vjet i fshehur maleve, vendimi për të shkuar në Piemonte, kapja në shtëpinë e Maries (një grua patriotike që me ardhjen e xhandarëve në shtëpi hapte plisetë e fundit të gjerë, të kuq shqiptar për të fshehur të kërkuarin mes këmbëve të saj të bëshme), dënimi me vdekje i dhënë nga Gjykata e lartë e Krimeve.

Besonte vërtet tek Italia, i riu Damis. E tregojnë letrat që u dërgoi vëllezërve dhe nënës nga burgu i Proçidës ku e kishin mbyllur pasi i kishin kthyer dënimin me vdekje në 25 vjet burg të egër. Letra të mrekullueshme të oficerit të ardhshëm të Ushtrisë mbretërore dhe të senatorit të ardhshëm, ku, me shprehje të paimagjinueshme, dilte në pah dashuria absolute për këtë atdhe të dytë në emër të të cilit ai dhe mijëra shqiptarë të tjerë (edhe spe në shtëpi flitnin “arbëresh”) ishin gati të jepnin edhe jetën. Më pas burgimi me Poerion dhe Setembrinin, imbarkimi në një anije me vela për në mërgim, që sipas Burboneëve duhet të çonte sa më larg në Amerikë 66 patriotë, devijimi i drejtimit të anijes falë të birit të Setembrinit, sbarkimi në Angli e prej aty udhëtimi për në Torino e më pas në Kuarto për të marrë pjesë në mësymjen legjendare të Njëmijëve. Gjithnjë në krah të Garibaldit deri në betejën e Volturnos.

Në sfond gjithmonë ata: shqiptarët e Italisë. Dhjetëra mijëra burra e gra të përqëndruar thuajse në gjithë krahinat e jugut, nga Puljet deri në Siçili, veçanërisht në 25 komuna kalabreze, të ardhur valë-valë në vendin tonë (dhe të tyrin) shumë kohë më parë shpikjes së gomoneve. Duke filluar që nga viti 1461 (kur, me në krye Gjergj Kastriot Skënderbeun, erdhëm me mijëra në ndihmë të Ferdinandit të Aragonës) e më pas nga viti 1468 pas vdekjes së prijësit dhe fundit të ëndrrës së tij për t’u ndaluar turqve pushtimin e Shqipërisë.

Italianë, më italianë se shumë italianë. Donin aq shumë Xhuzepe Garibaldin sa ta krahasonin me heroin e tyre (si në një poezi të Zef Serembe i cili e krahason Garibaldin me Skënderbeun) e t’i venin nga pas me mijëra në marshimin nga Marsala drejt Napolit. Një dedikim absolut, edhe pse proverbi antik thotë: “nëse kalabrezët përballë italianëve ndjehen gungaçë, shqiptarët nuk ndjehen me një por me dy gunga në kurriz”. Një pasion i madh i dëshmuar jo vetëm nga origjina e Françesko Krispit, shqiptar i Siçilisë, por edhe nga historia e shumë protagonistëve të tjerë të Risorxhimentos. Si Axhesilao Milano, djali të cilin vranë në vitin 1856, pasi i nguli Ferdinandit të Dytë një bajonetë që shënoi përgjithnjë shëndetin e mbretit të Napolit. Apo Jeronim De Rada që, edhe pse i lindur e rritur në Kalabri edhe pse ka luftuar për Bashkimin e Italisë, konsiderohet më i madhi ndër poetët shqiptarë. Apo Rafaele Kamodeca, djalë nga familje e mirë, që u bashkua me vëllezërit Bandiera, e që kujtohet në një volum të moçëm të Serafin Gropës si “një hero i ri, që në moshën 24-vjeçare, kur më shumë se kurrë i buzëqeshte jeta, ra viktimë e plumbit të mallkuar. Vdiq duke thirrur: ‘Ky është çasti më i bukur i jetës time. Rroftë Italia!’”.

Marrë nga “Shqiptari i Italisë”



LAZARATI Coriere della Sera: Çdo familje prodhon 1 ton hashash

lazaratLazarati, fshati i Gjirokastrës, i cili po tërheq vëmendjen e mediave të huaja. “Kryeqyteti i hashashit”, për të cilën së fundmi botohet një artikull në të përditshmen italiane Coriere della Sera. Artikulli i publikuar ditën e djeshme mban titullin: Fshati ku të gjithë banorët mbjellin marijuanë. Vetëm në një distancë prej 230 metrash larg kryeqytetit, kjo zonë mbetet ende nën mungesën e kontrollit të bluve, duke qenë shumë e vështirë ndërhyrja brenda në fshat. Artikulli flet për forcat e rendit, që prej vitesh as nuk tentojnë të futen në fshat, ndërkohë që i referohet shifrave të Guardia Di Finanza, sipas të cilave çdo vit nga Lazarati dalin rreth 900 ton hashash, me një vlerë rreth 4.5 mld euro. “9 nga 10 familje janë të përfshira në këtë biznes, secila prej tyre prodhon mesatarisht 1 ton hashash në vit, ndërkohë që një kilogram shitet në treg me çmimin nga 300-320 euro”, vijon shkrimi. Era e fortë e marijuanës ndjehet që në hyrje të Lazaratit, ajri të krijon djegie të grykës dhe shumë njerëz rreth e qark kolliten. Fshati ka 4 mijë banorë, ndërsa rreth 70 persona të gjinive dhe moshave të ndryshme kanë përfunduar në spital si pasojë e intoksikimit nga lënda narkotike. Gazeta italiane, pasqyron faktin që policia shqiptare dhe gazetarët lokalë dinë gjithçka ndodh aty edhe pse nuk arrijnë të hyjnë në atë vend, i cili cilësohet si “Fshati i Marijuanës”, “Kryeqyteti i Hashashit” apo “Republika e barit”. Sipas intervistave të zbardhura në këtë gazetë, shihet qartë që njerëzit janë të kënaqur nga kjo mënyrë jetese dhe për ta është e vetmja mundësi që u sjell të ardhura. Në këtë artikull citohet edhe një dosjer i Departamentit të Shtetit Amerikan, “International Narcotics Control Strategy Report”, ku thuhet se kultivimet e marijuanës në Lazarat janë në rritje, që do të thotë 40% më shumë se në vitin 2012-të.
Artikulli
Shkrimi përqendrohet edhe tek punëtorët që dyfishojnë numrin e banorëve në këtë periudhë të vitit. Ndërkaq, Coriere della Sera i referohet edhe problematikës lidhur me 700 persona që kanë përfunduar në spital javët e fundit, si pasojë e intoksikimit gjatë procesit të punës për kultivimin e hashashit, mes tyre gra dhe fëmijë. Italia cilësohet si tregu kryesor për shitjen e hashashit, ndërkohë që droga mbërrin në destinacion përmes gomoneve apo anijeve në portet e Salentos, Barit dhe Brindizit, prej nga nis shpërndarja për në destinacionet finale. Corriere della Sera i referohet deklaratës së Drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit Artan Didi se Lazarati konsiderohet për policinë si një njollë e zezë dhe kërkohet ndihma e vendeve të tjera, pasi efektivët shqiptarë e kanë të pamundur të ndërhyjnë, por që nga ana tjetër do të ndëshkohen të gjithë policët e korruptuar. Lazarati në artikull përshkruhet si një fshat që për shkak të mos ndërhyrjes, në fakt po rrit nivelit e kultivimit të hashashit, duke iu referuar edhe raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, sipas të cilit niveli i hashashit është rritur me 40% më shumë se në vitin 2012, ndërkohë ë paratë e fituara përfundojnë, një pjesë të ricikluara në hotelet në bregdetin shqiptar, ndërsa tendenca e re është që të investohet duke blerë banesa në vende si Italia, Spanja apo Turqia.
Fshati i Marijuanës
Një nga emisionet e njohura të Deutsche Welle, “European Journal”, është bërë nga të paktat media që arrin të hyjë në Lazarat. Gazetarët kanë përgatitur një reportazh me titullin “Fshati i marijuanës”.“Fermerët në këtë fshat malor në jug të Shqipërisë arrijnë të korrin plot 900 ton kanabis çdo vit, me një vlerë tregu të përllogaritur në 4.5 miliard euro, edhe pse kultivimi i kanabisit është i paligjshëm atje, thonë gazetarët. “Fshatarët e Lazaratit e mbajnë veten dhe kërcënojnë të huajt me armë. Për vite të tëra, agjencitë e zbatimit të ligjit nuk kanë ndërmarrë ndonjë hap për të ndaluar kultivimin e marijuanës. Rrjetet kriminale nga Shqipëria dhe Italia kanë nën kontroll tregtinë e kanabisit, në shumicën e rasteve të mbrojtur nga njerëzit e gjyqësorit dhe politikës në këmbim të parave,” thekson DW. Fotot tregojnë se si gratë në Lazarat kujdesen për të tharë kanabisin.

Kreu i policisë: Lazarati, jo më një njollë e frikshme
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi përjashton mundësinë e një ndërhyrjeje të afërt në Lazarat, duke theksuar nevojën e shqyrtimit të situatës, sigurimin e ndihmës së nevojshme nga partnerët ndërkombëtarë, dhe bashkëpunimit mes institucioneve, në mënyrë që misioni kundër kultivimit të drogës në këtë zonë të rezultojë i suksesshëm. Gjatë një inspektimi në pikën kufitare të Kakavijës në Gjirokastër, Didi tha se Lazarati është një problem kompleks që nuk mund të zgjidhet vetëm nga policia, por që kërkon bashkëpunimin e të gjitha institucioneve. “Lazarati është një problem tepër kritik dhe nuk mund të mbyllim sytë, kjo problematikë njihet dhe nga vende të tjera. Ky është një problem kompleks. Do të kërkojmë ndihmën e mediave, forcave politike të gjithë instrumenteve socialë që kur të shkojmë të tentojmë të hyjmë në Lazarat të hyjmë tamam. Me te gjithë ato mekanizma që shteti ka, qoftë të agjencive ligjzbatuese por dhe agjencive të tjera që janë të interesuar që Lazarati të mos ngelet një njollë e zezë për të gjithë shqiptarët dhe Lazarati ta shikojë mirëqenien e tij me punë të ndershme. Ne nuk mund të bëjmë strucin para një fenomeni të tillë”, vijoi më tej Didi.

Presidenti grek në Tiranë Takimi me Janullatos dhe Dulen, Papulias: Greqia nuk e braktis Shqipërinë, nis një epokë e re


Papulias

Me kushte të larta sigurie, flamuj grekë thuajse në të gjithë akset kryesore rrugore si edhe me thirrjen për protestë nga ana e shoqatës “Çamëria”, Presidenti i Greqisë Karolos Papoulias ka zbritur dje në Tiranë. Në mesazhin e tij të parë, kreu i shtetit grek deklaroi se mes Shqipërisë dhe Greqisë po nis një epokë e re. “Jam shumë i kënaqur që ndodhem këtu. Greqia nuk e ka braktisur asnjëherë Shqipërinë, dhe do vazhdojë ti qëndrojë pranë. Ka nisur një epokë e re ku do jemi në krah të njeri-tjetrit”, ka deklaruar Papulias pas takimit që zhvilloi me Kryepeshkopin Janullatos në selinë e Kishës Ortodokse në Tiranë. Po ashtu takimi i dytë që Papoulias zhvilloi dje ishte ai me kreun e PBDNJ-së Vangjel Dule, ku të drejtat e pjesëtarëve të minoritetit grek në Shqipëri, forcimi i marrëdhënieve dy paleshe dhe rëndësia e veçantë e tyre për rajonin dhe mbështetja e Greqisë për integrimin, ishin fokusi kryesor i takimit.



Vizita

Papulias mbërriti dje në Tiranë në orën 15:30,ku menjëherë më pas zhvilloi një takim me Kryepeshkopin Janullatos në selinë e Kishës Ortodokse në Tiranë. Më tej ai mori pjesë në një meshë në kishën Ortodokse, e cila u zhvillua në gjuhën shqipe. Pas meshës, Papulias zhvilloi një takim me kreun e PBDNJ-së Vangjel Dule, ku ky i fundit u shpreh se fokusi i takimit ishte çështja e integrimit të Shqipërisë në BE. Nënkryetari i Kuvendit e cilësoi Presidentin Grek si një të Shqipërisë, pasi sipas tij Papoulias i ka shërbyer jo vetëm Greqisë,por gjithë rajonit. Nga ana tjetër, Dule theksoi se çështja e varrezave nuk është një çështje e kohës së fundit, por është një çështje që kërkon zgjidhje dinjitoze. “Çështja e varrezave të të rënëve është një çështje që kërkon zgjidhje dinjitoze e cila u është dhënë situatave të tilla në vendet evropiane. Kërkon më shumë sensibilitet”, tha ai. Sipas Dules integrimi është kryefjala e PBDNJ-së dhe mbështetja e Greqisë në proceset i integruese është një nga tre çështjet e trekëndëshit në marrëdhëniet Shqipëri-Greqi. Nga ana tjetër, kreu i PBDNJ-së nuk nguroi të ironizonte lidhur me takimin e tre kryeministrave në Prishtine, Tahcci, Rama dhe Erdogan si edhe me deklaratat e qeverisë shqiptare lidhur me partneritetin me Truqinë. Ai i cilësoi ato si , “epitetet butaforike të partneriteteve strategjike”. Presidenti grek vjen në Shqipërisë për një vizitë tre ditore me ftesë të homologut të tij Bujar Nishani. Ky i fundit do të presë Presidentin Papoulias sot me një ceremoni zyrtare mirëseardhjeje në Institucionin e Presidentit të Republikës. Pas ceremonisë, Presidentët Nishani dhe Papoulias do të zhvillojnë një takim së bashku, i cili do të vijojë me bisedimet dypalëshe, ku do të marrin pjesë delegacionet përkatëse të kryesuar prej tyre. Në përfundim të takimeve, Nishani dhe Papoulias do të japin një konferencë të përbashkët shtypi. Po ashtu të dy presidentët do të jenë të pranishëm si dhe do të përshëndesin Tryezën e rrumbullakët mbi ekonominë dhe energjetikën greko-shqiptare, që do të zhvillohet në hotel “Rogner”, në 4 nëntor 2013. Gjatë vizitës dy ditore në Shqipëri Presidenti grek do të takohet edhe me drejtuesit më të lartë të Qeverisë dhe jetës politike në vend. Ndërkohë ditën e martë, presidenti i Greqisë do të shkojë me helikopter nga Tirana në Gjirokastër, ku do të vizitojë zona ku jeton minoriteti grek në Shqipëri. Në këtë qytete, kreu i shtetit grek do të marrë edhe titullin “Qytetar Nderi” që i është akorduar më parë nga Këshilli Bashkiak.





Çështjet kryesore që do diskutohen

Marrëveshja e kufijve detarë, ligji i luftës çështja çame si edhe ajo e toponimeve do të jenë çështjet të cilat edhe në saj të problematikës që përmbajnë, do të diskutohen me prioritet të veçantë mes palëve. Po ashtu një nga temat kryesore të vizitës së Presidentit grek në Shqipëri do të jetë dhe varrezat e ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në kufirin apo në trojet shqiptare, gjatë luftës italo-greke.





Axhenda e Papulias

Ditën e sotme Presidenti grek do të zhvillojë bisedime me homologun Nishani, kreun e Kuvendit Ilir Meta, Kryeministrin Edi Rama si dhe do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të zhvilluar nga ambasada greke. Po ashtu, Papulias do të vizitojë edhe shkollën greke Arsakio dhe do të darkojë me homologun e tij shqiptar, nga i cili ka marre dhe ftesën.

Të martën, Papulias do të vendosë lule pranë monumentit Nënë Shqipëri dhe më pas do të takohet me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, pas te cilës niset drejt jugut,për një takim me minoritetin në Gjirokastër.





Policia: Ja akset rrugore që bllokohen

Policia e Shtetit bëri të ditur dje bllokimin e disa akseve rrugore për shkaka të vizitës së Presidentit të Greqisë në Tiranë Karolos Papulias. Bllokimi i akseve rrugore do të jetë nga 08:00-15:00. Do bllokohet qarkullimi në rrugën “Lek Dukagjini”, që kalon përpara RTSH-së, pranë ish-Hotel Dajtit, deri te hotel “Sheraton”. Ndalim qarkullimi edhe në rrugët “Ismail Qemali”, “Asim Zeneli” dhe “Abdyl Frashëri” si edhe në rrugën “Jul Variboba” dhe “Mustafa Matohiti””, bëri të ditur policia.



Vizita e Papulias

Sot Shoqata Camëria proteston tek Piramida, Policia: Pse ndryshuam vendin e tubimit

Policia e Tiranës ka ndryshuar dje vendin e tubimit të Shoqatës “Çamëria” pas kërkesës së bërë nga ambasada greke. Sipas policisë ambasada greke kërkoi ndryshim vendi për arsye sigurie. Shoqata ‘Çamëria’ kërkoi që tubimi të mbahej para Presidencës por pas kërkesës nga ambasada greke për ndryshimin e vendit ky tubim do të mbahet sot para Piramidës në orën 10:00. Lajmi u konfirmua dje edhe nga deputeti i PDIU-së, Tahir Muhedini. Në një deklaratë për shtyp, Kryetari i Shoqatës Çamëria, Ardian Tana ftoi dje të gjithë shqiptarët që të marrin pjesë në mbështetje të çështje çame. “Në emër të miqësisë së qëndrueshme midis dy kombeve, shoqata Çamëria i kërkon Presidentit grek, zgjedhje përfundimtare të këtyre problemeve : “Ne i kërkojmë Presidentit grek të rreshtohet me atë pjesë përparimtare të qarqeve akademike, të shoqërisë civile greke që e pranon fajin e vendit të vet ndaj komunitetit çam dhe kërkon pagimin e këtij borxhi që gjendet në sirtarët e historisë. Në emër të Traktatit të Miqësisë midis dy vendeve, Greqia duhet të abrogojë të gjithë ato ligje që bien ndesh me të, në veçanti Ligjin e luftës. Në veçanti, me qenë se Greqia vazhdon të insistojë për ngritje varrezash të tjera ushtarësh grekë në Shqipëri, diçka që provokon kujtesën tonë kombëtare, ne i kërkojmë zotit Papulias të pranojë ngritjen në Greqi të varrezave të komunitetit çam, dhe të monumenteve që përkujtojnë dëshmorët tanë ne luftën antifashiste dhe viktimat e pafajshme të një faqeje të turpshme të historisë së vendit fqinj”, tha ai, ku vlerësoi në emër të shoqatës qëndrimet e fundit të shtetit shqiptar, dhe thekson se politika shqiptare duke kërkuar respektimin e parimit te reciprocitetit, do te përmbushë detyrimet e saj kushtetuese dhe kombëtare.

Opozita kërkon interpelancë me kryeministrin Rama.















Grupi parlamentar i Partisë Demokratike, depozitoi pranë kuvendit, kërkesën për zhvillimin e një interpelance me kryeministrin Edi Rama, lidhur me emërimet e fundit në policinë e shtetit, veçanërisht për emërimin e drejtorit të përgjithshëm të policise. Në tekstin relatues, ligjvënësit e djathtë, pretendojnë se është shkelur në mënyre flagrante neni 21 i ligjit për policinë e shtetit, në emërimin e Artan Didit, duke mos respektuar  kriteret  për besimin e kësaj detyre të rëndësishme. Kohët e fundit opozita ka sulmuar ashpër ndryshimet në policinë shqiptar. Sipas saj zyrtarët profesionistë janë zëvendësuar me militantë partiakë.

Ndryshojnë adresat në internet të ministrive shqiptare















Urdhëri është dhënë nga kryeministri Edi Rama, sipas të cilit të gjitha adresat do të shqipërohen.

Adresat e faqeve zyrtare të ministrive shqiptare do të ndryshojnë. Urdhri është dhënë nga kryeministri Edi Ramamarrë dhe hyn menjëherë në fuqi. Sipas tij të gjitha adresat do të shqipërohen. Kështu adresa www. mfa.gov.al do të jetë tashmë si adresë arkivi ndërsa informacionet e reja nga Ministria e Jashtme do të mund të merren nëpërmjet adresës kryesore www.punetejashtme. gov.al. Në të njëjtën mënyrë do të ndryshojnë dhe për gjashtëmbëdhjetë ministritë e reja. Ndërsa shtohet adresa për ministrin e Marrëdhënieve me Parlamentin që do të jetë www.marredhenietmeparlamenti. gov.al ndërsa adresa e Ministrisë për Çështjet Vendore do të jetë www.ceshtjetvendore.gov.al.  Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës do të ketë dy adresa, www.transporti.gov. al dhe www.infrastruktura. gov.al.  Dy adresa do të ketë dhe Ministria e Arsimit dhe Turizmit, përkatësisht www. arsimi.gov.al dhe www.sporti. gov.al. Ndërsa Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë do të ketë adresat www.sociale.gov.al dhe www.rinia.gov.al. Ministria e Shtetit, Inovacionit dhe Administratës Publike do ketë si adresa www.inovacioni. gov.al dhe www. administrata.gov.al.

Në Prishtinë kryeson Isa Mustafa i LDK.

















Ka përfunduar mbrëmjen e së dielës, procesi zgjedhor në Kosovë, i pari gjithëpërfshirës në vend, prej shpalljes si shtet i pavarur. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Kosovë pritet të bëjë publike të hënën  rezultatet paraprake të zgjedhjeve vendore të 3 nëntorit. Kryetarja e KQZ-së në Kosovë, Valdete Daka ka thënë se rezultatet paraprake do të bëhen kur komisioni do të ketë më shumë të dhëna, pasi ato mungojnë në disa komuna, ndërkohë që në disa të tjera po vazhdon procesi i numërimit. Një nga arsyet për këtë shtyrje, ajo ka përmendur edhe rezultatin e ngushtë që kanë disa nga kandidat që synojnë balotazhin, prandaj, sipas Dakës, KQZ, nuk dëshiron të krijojë konfuzionin në publik. Nga rezultatet paraprake mesohet se në këto zgjedhje lokale, në Prishtinë, ku bëhet edhe \"lufta\" më e madhe, kryetari i saj aktual, Isa Mustafa i cili përfaqëson Lidhjen Demokratike të Kosovës, kryeson me 43.6 % të votave, i ndjekur nga Shpend Ahmeti i Lëvizjes Vetëvendosje, me 31 %. Kandidati i PDK-së, Agim Çeku, ka arritur të grumbullojë 11.4 %, pasuar nga kandidati i AKR-së, Korab Sejdiu, me 5.7 %, kandidati i AAK-së, Besnik Tahiri, me 4.5 % dhe Visar Arifaj i Partisë së Fortë, me 1.4 %. Megjithëse me rezultatin 1.4%, Partia e Fortë, ishte e para që shpalli fitoren në Prishtinë vetëm një orë pas mbylljes së votimeve.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...