Ka përfunduar mbrëmjen e së dielës, procesi zgjedhor në Kosovë, i pari gjithëpërfshirës në vend, prej shpalljes si shtet i pavarur. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Kosovë pritet të bëjë publike të hënën rezultatet paraprake të zgjedhjeve vendore të 3 nëntorit. Kryetarja e KQZ-së në Kosovë, Valdete Daka ka thënë se rezultatet paraprake do të bëhen kur komisioni do të ketë më shumë të dhëna, pasi ato mungojnë në disa komuna, ndërkohë që në disa të tjera po vazhdon procesi i numërimit. Një nga arsyet për këtë shtyrje, ajo ka përmendur edhe rezultatin e ngushtë që kanë disa nga kandidat që synojnë balotazhin, prandaj, sipas Dakës, KQZ, nuk dëshiron të krijojë konfuzionin në publik. Nga rezultatet paraprake mesohet se në këto zgjedhje lokale, në Prishtinë, ku bëhet edhe \"lufta\" më e madhe, kryetari i saj aktual, Isa Mustafa i cili përfaqëson Lidhjen Demokratike të Kosovës, kryeson me 43.6 % të votave, i ndjekur nga Shpend Ahmeti i Lëvizjes Vetëvendosje, me 31 %. Kandidati i PDK-së, Agim Çeku, ka arritur të grumbullojë 11.4 %, pasuar nga kandidati i AKR-së, Korab Sejdiu, me 5.7 %, kandidati i AAK-së, Besnik Tahiri, me 4.5 % dhe Visar Arifaj i Partisë së Fortë, me 1.4 %. Megjithëse me rezultatin 1.4%, Partia e Fortë, ishte e para që shpalli fitoren në Prishtinë vetëm një orë pas mbylljes së votimeve.
Agjencioni floripress.blogspot.com
2013/11/04
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës
Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
http://floart-press.blogspot.com/2010/10/nga-flori-bruqi-panajot-plaku-gjenerali.html Kush ishte Panajot Plaku? Biografi e shkurtër, e pë...
-
Akademik Flori Bruqi, PHD Besim S. Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin R...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
-
-------------------------------------------------------------------------------------------------------- Bekim Fehmiu,aktor ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Alfabeti shqip ka tridhjetë e gjashtë shkronja dhe nga to shtatë zanore: A, E, Ë, I, O, U, Y, dhe 29 bashkëtingëllore: B, C, Ç, D, Dh,...
-
Nga Dan KOSUMI Një ngjarje e madhe e librit dhe studimeve letrare u konsiderua promovimi i librit studimor të poetes, shkrimtar...
No comments:
Post a Comment