2013-11-08

Nga Lida Lazaj-Këtu të pres




Këtu të pres



Këtu të pres
Vera duke ikur shushatur prej të nxehtit
Dhe vjeshta duke mprehur fshehtas urorët e
vetëtimave
Krijuan kët‘ qiell si syt e tu
Nën këtë qiell të presim unë dhe deti
Njerëzia mori diell sa deshi
Dhe ka pije të nisin kalin për frerësh
E kalëron qytetit
Me shushurima fjalësh prej valësh
E me kurora zambakësh të bardhë prej shkume
Shpirti detit shtron pritjen për Ty
Ti do vish dashuria ime
Këtu të duan
Dhe grimca e rërës
Dhe guackat
Dhe algat
Dhe peshqit
 Ti do vish
Këtu të presim unë dhe deti


Dimëroj me miq

Kur pishëz e vogël zë brymë mbi qerpik
Dhe kupa e qiellit përmbyset mbi male
Nga vargjet zbret bohemi Rreshpja
Dhe ndajmë bashkvetminë e madhe
Përmes të bardhave mështekna
Nje slitë plot vjersha,
Kitarë e vodka
Lavire horra
Zilka e trojka
Nje birrusie
Një vagabond i çartur poezie
Më qaset fshehtas e më shprush malle
Oh, shpirt pa vdekuri Esenin
Qielli shkund lule molle, yje kristale
Qerpik‘I pishës llamburin

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...