2013-11-03

Greku më i mirë?!!!

Prof.Dr.sci.Eshref Ymeri



          Në faqen e internetit të zotit Feliks Taho të datës 02 nëntor 2013, lexova shënimin e dr. Sulejman Abazit me titull “Greku më i mirë”. E kishte fjalën për Presidentin Papulias, që do të vizitojë vendin tonë më 04 nëntor.
Unë do të kisha shumë dëshirë që Presidenti Papulias të ishte greku më i mirë. Por ca fakte kokëforta më kundërshtojnë.


Së pari, Presidenti Papulias, para disa vjetësh, dhe pikërisht më 01 nëntor 2005, braktisi takimin me Presidentin Moisiu që do të zhvillohej në Sarandë.

                      Presidenti shqiptar Bujar Nishani

 Dhe takimin e braktisi sapo mori vesh se në Sarandë, para hotelit “Butrinti”, ku do të zhvillohej takimi, ishte mbledhur një grup shqiptarësh paqësorë të krahinës së Çamërisë, tokë amtare kjo e trungut mbarëshqiptar. Me praninë e vet në atë tubim, ai grup shqiptarësh të Çamërisë donte t'i jepte të kuptonte Presidentit Papulias, se Çështja Çame kërkon dhe pret zgjidhje: që shqiptarët e Çamërisë të kthehen në trojet e tyre stërgjyshore dhe t’u kthehen pronat e grabitura nga shteti grek. 


Por Presidenti Papulias nuk u tregua burrë shteti, në kuptimin e përgjithshëm të kësaj fjale, jo në kuptimin burrë shteti grek, që nuk ka as burrëri dhe as parime, se i trembet të vërtetës si djalli vetëtimës. Dhe Presidenti Papulias, sapo u njoftua për grumbullimin e disa shqiptarëve të Çamërisë në Sarandë, u zhduk si lepuri në ferrë dhe ia mbathi për në Athinë. 


Me këtë qëndrim që mbajti, të padenjë dhe madje të turpshëm për një president, Papuliasi vërtetoi se ai vazhdon të mbrojë politikën nazifashiste të Metaksait, të cilën trupat agresive greke e zbatuan me egërsi në territorin shqiptar pas thyerjes së trupave fashiste italiane ne vjeshtën e vitit 1940, si edhe të klasës politike kriminale greke, me kryeministrin kolaboracionist Ioanis Ralis në krye, i cili, në bashkëpunim të ngushtë me nazifashizmin gjerman, në qershor të vitit 1944, autorizoi bishën e tërbuar Napolon Zerva për kryerjen e gjenocidit fashist në Çamëri.

                                                 Presidenti grek Karlos Papulas


Së syti, më 25 mars 2010, Papuliasi, si President i vendit, ndodhej në tribunë në bulevardin kryesor të Athinës, ku, me rastin e festës kombëtare të Greqisë, po parakalonin trupa të zgjedhur të ushtrisë greke, të cilët këndonin këngë rreshtore dhe ulërinin: “…me lëkurën e shqiptarëve do të bëjmë këpucë, me zorrët e shqiptarëve do të bëjmë lidhëse këpucësh”, paçka se Shqipëria e shqiptarëve është anëtare e NATO-s që prej marsit të vitit 2009.
Në ato kushte, Presidenti Papulias, sikur të ishte greku më i mirë, duhej të jepte urdhër menjëherë të ndërpritej parada dhe paskëtaj të firmoste një dekret urgjent për shkarkimin nga detyra të ministrit të mbrojtjes dhe të shefit të shtabit të përgjithshëm, për shkak të kultivimit të racizmit të egër kundër kombit shqiptar në radhët e ushtrisë greke. 

Por Papuliasi nuk e bëri as njërën, as tjetrën. Përkundrazi: ai buzëqeshte që nga tribuna dhe ushtarëve të ndërkryer ua bënte me dorë. Prandaj, Presidenti Papulias, para se të shkelë në tokën shqiptare për vizitë, duhet t'i kërkojë ndjesë publikisht Republikës së Shqipërisë dhe mbarë popullit shqiptar për braktisjen e takimit me Presidentin Moisiu dhe për buzëqeshjen e tij para klithmave nazifashiste të ushtarëve grekë kundër kombit shqiptar më 25 mars 2010.

Santa Barbara, Kaliforni
02 nëntor 2013


Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...