2013-11-07

OZNa-UDBa-KOS-i DHE “KËSHILLI KRAHINUER I KOSOVË- METOHISË” PERSEKUTUESIT MIZORË TË SHQIPTARËVE - PAS LUFTËS SË DYTË BOTËRORE

Kush janë persekutuesit e shqiptarëve pas LDB-së?!




Shkruan: Sheradin BERISHA


Zanafilla e UDB-ës famëkeqe

Dihet mirëfilli se pas Luftës së Dytë Botërore, syri dhe veshi i regjimit jugosllavë ishte padyshim Shërbimi famëkeq UDB.

Ku e kishte zanafillën kjo famëkeqja UDB për Kosovë, e cila ia nxiu jetën shqiptarëve ?!

Më 14 maj 1944 me vendim të Shtabit Suprem të UNÇJ-së, u formua OZN - a (Odelenje za Zashtitu Naroda - Dega e Mbrojtjes Popullore) e cila fillimisht ka vepruar në kuadër të seksionit të MP të KANÇJ-së. Ky formacion shfarosës për shqiptarët, në Kosovë u themelua më 1 shtator 1944.Të gjitha dokumentet e kohës flasin se OZN-a për Kosovë është formuar me kërkesën e “Komitetit Krahinor të Kosmetit” dhe të Komitetit Qëndror të PKJ-së. Për formimin e saj, përgjegjës ishte Aleksandër Rankoviqi, i cili atë ditë i kishte ftuar në një takim - në ishujt Vis të Kroacisë: Miladin Popoviqin (i cili udhëton nga shqipëria për në Vis), Dushan Mugoshën dhe Spasoje Gjakoviqin. Në këtë takim u vendos që shef i OZN-ës për Kosovë të emrohej Spasoje Gjakoviqi. Me rastin e promovimit të OZN-ës në Kosovë, në radhët e saj ishin edhe tre anëtarë të “Komitetit Krahinor të Kosmetit”:

1. Ali Shukria,
2. Çedo Mijoviqi dhe
3. Sahit Bakalli


Me rastin e formimit të të ashtuquajturës ”Qeveri demokratike” në mars 1945 OZN-a hyri në përbërjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa pas shpalljes së Kushtetutës së parë të Jugosllavisë së AVNOJ-it (janar 1946) ajo u shndërrua në UDB (Uprava Drzhavna Bezbednosti - Drejtoria e Sigurimit Shtetëror - DSSH). Me këtë emërtim UDB-a veproi deri në korrik të vitit 1966, kur në Plenumin e Brioneve u largua nga pushteti Aleksandër Rankoviqi. Pas disa ndryshimeve sipërfaqësore brenda këtij shërbimi, UDB-a u emërtua si SDB (Slluzhba Drzhavne Bezbednosti - Shërbimi i Sigurimit Shtetëror), por, pavarësisht nga ndryshimi i emrit, populli shqiptar deri në ditët e sotme e njihte si UDB. Krahas SDB alias UDB-së ka vepruar edhe një shërbim tjetër sekret i njohur si KOS (Kontra Obaveshtajna Sluzhba - Shërbimi Kundërspijunues). KOS-i ka vepruar në kuadër të Armatës jugosllave APJ. OZN-a / UDB-a / SDB dhe KOS - i ishin dhe mbetën shërbime sekrete antishqiptare dhe më monstruoze në luftimin e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare gjatë viteve 1945-1999...



Kush u emrua prokuror i parë publik i “Kosmetit”?!

Ndërsa këto shërbime antishqiptare konsideroheshin si “Dorë e fortë” brenda shtetit jugosllavë dhe si të tilla i ndiqnin, keqtrajtonin dhe i i burgosnin kudo shqiptarët që e kundërshtonin regjimin jugosllavë (lexo-serbosllavë), më 3 shkurt 1945 në bazë të vendimit të Mbledhjes së AVNOJ-it mbi formimin dhe kompetencën e ”Prokurorit Publik të Jugosllavisë Demokratike Federative”, u formua edhe “prokuroria publike e Kosovës dhe Metohisë, ku prokuror publik u emrua punëtori i OZN-ës Ali Shukria”.
Vendosja e administratës ushtarake në Kosovë më 8 shkurt 1945 dhe vazhdimi i luftës së pakompromis i brigadave partizano - çetnike së bashku me repartet e OZN-ës kundër shqiptarëve gjithandej Kosovës... ka dëshmuar qartë karakterin pushtues të regjimit të ri jugosllavë ndaj popullit shqiptar në trojet e veta etnike, që mbetën padrejtësisht nën Jugosllavi.


Kush e përgatiti Kuvendin e Prizrenit më 8, 9 e 10 korrik 1945?!

Derisa vazhdonin operacionet ushtarake të UNÇJ për ripushtimin e Kosovës me viset tjera shqiptare, qarqet politike të Jugosllavisë avnojiste bënin plane për ndarjen e saj. Kështu dhjetë ditë pas vendosjes së Administrimit ushtarak (08.02.45) dhe ende pa përfunduar Kryengritja e Shaban Polluzhës në Drenicë, udhëheqja më e lartë e KQ të PKJ-së, më 18.02.45 në Beograd, nxori përfundimin "që Kosova dhe Metohija t'i bashkohet shqipërisë, kurse Shqipëria të hyj në federatën jugosllave...por meqenëse rrethanat ndërkombëtare nuk janë të favorshme për një hap të tillë,... atëherë Kosova dhe Metohija si autonomi duhet t'i bashkohen Serbisë".

Ky vendim partiak, (i cili u mor pa u pyetur fare populli shqiptarë - përveç Fadil Hoxhës me kompani), në mbledhjet tjera të mbajtura në mars - prill - maj 1945, u shndërrua në program politik. Ky program politik ndonëse me kohë u bë ligj shtetëror, krejt formalisht u shtrua për diskutim edhe në instancat politike, ushtarake e policore që administronin asokohe Kosovën. Akti i aneksimit (formal) të Kosovës Serbisë federale përfundimisht u bë në mbledhjen e Këshillit Popullor të Kosmetit, të mbajtur më 08 – 10. 07.1945 në Prizren, që në histori njihet si "Kuvend" i Prizrenit. Si përfundim, po të analizohen me kujdes të gjitha zhvillimet politike e ushtarake në Kosovë, pas mbajtjes së Konferencës së Bujanit ( 31 dhjetor 1943 -1 e 2 janar 1944)..., mund të konkludohet me lehtësi se, ky kuvend qe një farsë e përgatitur (në çdo aspekt) nga OZN – a.



Shih një foto nga Kuvendi i Prizrenit, i siguruar në Arkivin e Prizrenit.





Kush ishin delegatët e zgjedhur nga OZN-a për Kuvendin e Prizrenit?!


Kush ishin delegatët e zgjedhur nga OZN-a për 
Kuvendin e Prizrenit?!
I) Rrethi i Prizrenit:VI) Rrethi i Pejës:XI) Rrethi i Istogut:
1. Kolë Shiroka,
2. Ethem Zurnaxhiu
3. Ahmet Nalbani,
4. Vasa Bogdanoviq,
5. Predrag Ajtiq,
6. Gani Demiri,
7. Boshko Çakiq;
1. Murat Bajraktari,
2. Janko Llakiqeviq,
3. Adem Nuradini,
4. Mark Krasniqi,*
5. Kiko Sfinjar,
6. Fadil Hoxha;
1. Sahit Zatriqi,
2. Zeqir Rexha,
3. Steva Samarxhiq,
4. Ali Ferati,
5. Ruzha Raiqeviq;
II) Rrethi i Gjakovës:VII) Rrethi i Ferizajt:XII) Rrethi i Rahovecit:
1. Elhami Nimani,
2. Sylejman Domi,
3. Ramadan Boshtri,
4. Qamil Luzha,
5. Tun Marku,
6. Ismail nga Suhareka;
1. Shaban Kajtazi,
2. Bogdan Gotovusha,
3. Tafil Fazliu,
4. Mursel Kabashi,
5. Kërsta Filipoviq;
1. Qamil Brovina,
2. Ismet Shaqiri,
3. Blagoja Miliq,
4. Faik Pruthi;
III) Rrethi i Drenicës:VIII) Rrethi i Gjilanit:XIII) Rrethi i Kaçanikut:
1. Muharrem Keseti,
2. Qemal Deva,
3. Fazli Vela,
4. Ibrahim Tërnavci,
5. Rrustem Selmani,
6. Gjoko Pajkoviq;
1. Vesel Rexhepi,
2. Metë Nuredini,
3. Sinan Hasani,
4. Mehmet Krileva,
5. Dushan Jankoviq,
6. Aleksa Klariq,
7. Mita Milkoviq;
1. Faik Xhemajli,
2. Halim Musliu,
3. Miqo Kërdiq;
IV) Rrethi i Vuçitërnës:IX) Rrethi i Prishtinës:XIV) Rrethi i Suharekës:
1. Ilia Embaroviq,
2. Jetullah Jakupi,
3. Kadri Hasan Barileva,
4. Qazim Bajgora,
5. Rada Jovanoviq,
6. Xhavit Nimani;
1. Seit Haziri,
2. Rajko Demitroviq,
3. Ismaill Jusuf,
4. Nikodin Mirjaçiq,
5. Elmaz Dauti,
6. Dushan Mugosha;
1. Jovan Petkoviq,
2. Emrush Ramadani,
3. Brahim Uka,
4. Asllan Fazliu,
5. Reshat Isa;
V) Rrethi i Dragashit:X) Rrethi i Mitrovicës:XV) Rrethi i Podujevës:
1. Ramadan Dauti,
2. Mursel Ashimi,
3. Rasim Musa,
4. Pavle Joviqeviq;
1. Janko Komoviq,
2. VasaKomadiniq,
3. Jetullah Dobrani,
4. Kadrush Aliu,
5. Blagoje Dorotoviq,
6. Milia Kovaqeviq;
1. Shaban Selimi,
2. Shaban Lepaja,
3. Milica Ukmanoviq,
4. Riza Iljazi(Vokrri),
5. Sali Azemi,
6. Misha Miqkoviq. (...)



Ky bashkim i dhunshëm i Kosovës me Serbinë, ishte vetëm një pjesë e padrejtësisë që i bëhej popullit shqiptarë të mbetur jashta kufijve të Shqipërisë, për vetë faktin sepse Kosovës ju shkëputën jo vetëm trevat e banuara kryesisht me popullatë shqiptare në Maqedoninë perëndimore dhe në Mal të Zi, por asaj ju ndanë edhe pjesët etnike shqiptare: Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, të cilat u përfshinë në përbërje të Serbisë jugore. Pra, populli shqiptarë në Kosovë dhe në trevat tjera etnike, u mashtrua rëndë nga premtimet demagogjike të udhëheqjes jugo(serbo)sllave dhe asaj "shqiptare", megjithë gjakun e derdhur nga bijtë më të mirë të tij.



Sa shqiptarë u vranë e u persekutuan gjatë viteve 1941 – 1947?!

Pas zyrtarizimit të aneksimit të Kosovës Serbisë, u nxorën ligje, dekrete e udhëzime interne për policinë dhe ushtrinë për kthimin e kolonistëve të viteve 1912-1941 dhe rikolonizimin e Kosovës. Për ti realizuar këto synime antishqiptare u hartuan listat prej 782 emrash të mesueve, arsimtarëve dhe profesorëve shqiptarë (kishte edhe nga Shqipëria), që duhej likuiduar politikisht dhe fizikisht. Njerëzve të likuiduar si armiq duhej t´u konfiskohej toka për t´ua dhënë kolonistëve serbo – malazezë. Për këtë fushatë të egër shfarosëse ndaj shqiptarëve ka shumë burime.

Sipas të dhënave të Xheladin Hanës (anëtar i KNÇK, më vonë drejtor i gazetës Rilindja) rezulton se deri në vitin 1947 OZN-a dhe forcat pushtuese ushtarake jugosllave(lexo serbosllave)kanë vrarë mizorisht rreth 86.000 shqiptarë,prej të cilëve 36.000 në Rrafshin e Kosovës;23.000 në Rrafshin e Dukagjinit dhe
27.000 të tjerë në trevat etnike shqiptare në Maqedoni.

Gjatë kësaj periudhe janë kryer 220.000 bastisje në familjet shqiptare (duke i përfshirë këtu edhe bastisjet e përsëritura në të njëjtat familje);pastaj mbi 200.000 shqiptarë kanë kaluar nëpër duartë e OZN-ës famkeqe si dhe jansi dhe janë zhvilluar tetë operacione me përmasa të gjera ushtarake të ndihmuar edhe nga OZN-a(më vonë UDB-a) dhe të gjitha këto operacione janë kryer, kundër shqiptarëve, por jo edhe ndaj serbëve, malazezëve apo maqedonasve.

Kush u zgjodh në “Gjyqin popullor krahinor të kosmetit”?!

Për t´i shkatërruar e gjykuar ”armiqtë e pushtetit popullor..., bandat kriminale balliste e bashkëpunëtorët e nazi-fashizmit“në Kosovë, për këtë qëllim kuvendi i Prizrenit zgjodhi edhe “gjyqin popullor krahinor të Kosovës e Metohisë”.

Pika e 11 e rendit të ditës së Kuvendit të Prizrenit ishte “zgjedhja e gjyqit populluer krahinuer” dhe në procesverbalin e këtij kuvendi thuhet: ”Në gjyqin populluer krahinuer kuvendi zgjodhi:
Si kryetar Hivzi Sylejmani

Si anëtarë të gjyqit:

- Millutin Pavliçiq
- Simon Kazhiq
- Ismail Gjinali - Ibrahim Muhaxhiri
- Bozhidar Zuleviq
- Pajazit Abedini



Këta gjyqtarë e porotë, pa hezitim morën pjesë në ekzekutimin e dënimeve me vdekje (pushkatim) dhe të dënimeve prej 1-20 vjet burgim të rëndë, të përgatitura nga OZN-a famëkeqe, për mijëra shqiptarë, që ishin organizuar në kuadër të Lëvizjes Nacional Demkratike Shqiptare (LNDSH), dhe në organizata të tjera, për ta luftuar regjimin pushtues jugosllavë.


Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...