Historia e Shqipërisë
Historia e Shqipërisë në të vërtetë nuk përfshinë vetëm të dhënat historike të hapësirës gjeografike mbi të cilën gjenden teritoret shqiptare por edhe hapsirat tjera të banuara me shqiptarë e që kanë mbetur jasht kufijve të shqipërisë së sotme e që në të kaluarën kan qenë një tërësi shqipëri.
Ilirët
Prejardhja e shqiptarëve nuk është e njohur përfundimisht, por të dhënat e nxjerra nga historia dhe nga gjuhësia, studimet arkeologjike dhe antropologjike na çojnë në përfundimin se Shqiptarët janë pasardhës të drejtpërdrejtë të Ilirëve të lashtë dhe këta të fundit ishin autoktonë në trojet e banuara prej tyre. Po ashtu edhe gjuha shqipe rrjedh nga gjuha e ilirëve, kalimi nga gjuha ilire në gjuhën shqipe me sa duket ndodhi midis shekujve të IV dhe VI. Disa studiues, megjithatë, i kundërshtojnë këto teza, duke arsyetuar se ilirët nuk ishin autoktonë dhe se shqipja rrjedh nga një dialekt i vdekur i gjuhës trake.
Mendohet se kultura ilire u zhvilluar nga koha e gurit dhe u shfaq në trojet e Shqipërisë rreth fillimit të kohës së bronzit, rreth 2000 p.e.s. Ilirët nuk përbënin një popullsi uniforme, por një përzierje të shumë fiseve që banonin në pjesën perëndimore të Ballkanit, nga çfarë sot është Sllovenia në veri-perëndim (dhe duke përfshirë) zonat e Epirit, i cili shtrihej thuajse deri në mes të Greqisë së sotme. Në përgjithësi, ilirët në zonat e larta të Shqipërisë ishin më të veçuar se ata në zonat e ulëta dhe kultura e tyre u zhvillua më ngadalë.
Shkrimtarë të lashtësisë rrëfejnë se Ilirët ishin njerëz të shoqërueshëm dhe mikpritës, të famshëm në guximin dhe trimërinë e tyre në luftë. Gratë Ilire kishin me drejtësi të drejta të barabarta në gjendjen me burrat, edhe në çështjen e prijësit të bashkësisë fisnore. Në çështjet e fesë, ilirët ishin paganë (pa fe të mirëfilltë) që besonin në një jetë të përtejme dhe varrosnin të vdekurit tok me armë dhe sende të ndryshme të menduara për përdorim vetjak.
Toka e Ilirisë ishte e pasur në minerale hekuri, bakri, ari, argjendi dhe ilirët u bënë mjeshtra në nxjerrjen dhe përpunimin e metaleve. Ata ishin mjeshtra të mëdhenj në ndërtimin e anijeve dhe madje detarë shumë të aftë; në të vërtetë, galerat e tyre të lehta dhe të shpejta të njohura si “liburnae” ishin me një skicim aq të lartë saqë romakët i trupëzuan ata në floten e tyre si një lloj luftanije të quajtur “Liburnia”.
Helenët
Nga shekulli i VIII deri në atë të VI p.e.s. grekët themeluan një varg kolonish në truallin ilir, dy prej tyre nga më të spikaturit ishin Epidamnus (Durrësi i sotëm) dhe Apollonia (afër Vlorës së sotme). Prania e kolonive greke në dheun e tyre i solli ilirët në prekje me një qytetërim më të përparuar, i cili i ndihmoi ata të zhvillojnë kulturën e tyre, ndërsa nga ana e tyre ndikuan jetën ekonomike dhe politike të kolonive. Në shekullin e III p.e.s. filluan të dobësohen dhe u prishën përfundimisht.
Fuqimisht krahas me ngritjen e kolonive greke, fiset ilire filluan të zhvillohen politikisht përkatësisht nga njësi (qënie) të vogla e të thjeshta në më të mëdha e më të ndërlikuara. Në fillim ata krijuan lidhje (ushtarake) të përkohshme me njëri-tjetrin për qëllime mbrojtjeje dhe sulmimi, pastaj federative dhe ende më vonë, mbretërira. Prej tyre mbretëritë më të rëndësishme, të cilat lulëzuan nga shekulli i V deri në atë të II p.e.s., ishin ato të enkelajve, taulantëve, epirjotëve dhe të ardianëve.
Pas ndërluftimesh për pjesën më të mirë të shekullit IV p.e.s. kundër shtetit zgjerues Maqedon të Filipit II dhe Aleksandrit të Madh, ilirët u përballuan me një kërcënim më të madh nga fuqia rritëse e romakëve. Duke e parë truallin ilir si një urëlidhës për pushtimin në lindje të Adriatikut, Roma sulmoi dhe mundi Ilirët në vitin229 p.e.s. të prirë nga mbretëresha Teuta dhe nga viti 168 p.e.s. vendosi një mbikqyrje të frytshme mbi Ilirinë.
Romakët
Romakët qeverisën Ilirinë e cila u bë krahina Illyricum për gjashtë shekuj. Nën qeverisjen romake shoqëria ilire pësoi ndryshime të mëdha, veçanërisht në pamjen e saj të jashtme lëndore (sendore, materiale). Artidhe kultura lulëzuan, veçanërisht në Apolloni, shkolla filozofike e së cilës u bë e mirnjohur në lashtësi. Pasoi një shtrirje e madhe, megjithse, ilirët i përballuan përngjasimit (përvetësimit) të kulturës romake. Kultura ilire mbijetoi, poashtu me gjuhën ilire, megjithse shumë fjalë latine hynë në gjuhë dhe më vonë u bënë pjesë e gjuhës shqipe.
Krishterimi u shfaq në Iliri gjatë sundimit romak, rreth gjysmës së shekullit të I-rë. Në fillim fesë së re iu desh të ndeshej me kultet lindore (orientale), mes tyre atë të Mithra-s, perëndi persiane e dritës, e cila kishte hyrë në truallin ilir pas gjurmëve të rritjes ndërvepruese me zonat lindore të perandorisë. Për një kohë të gjatë iu desh të hahej me perëndi të adhuruara nga paganët ilirë. Rritja e qëndrueshme e bashkësisë së krishterë në Dyrrhachium (emri romak për Epidamnus) çoi në krijimin e një peshkopate këtu në vitin 58. Më vonë, qendra peshkopale u vendosën në Apollonia, Buthrotum (sot Butrint) dhe Scodra (Shkodra sot).
Me kalimin e kohës perandoria nisi të dobësohet, ilirët, duke përfituar nga një traditë e gjatë zakonesh dhe mjeshtrish (aftësish) ushtarake, fitoi ndikim të madh në udhëheqjen ushtarake romake. Në të vërtetë, disa syresh mundën prej aty të bëhen perandorë. Nga mesi i shekujve të III-të dhe të IV-të frerët e perandorisë ishin pothuajse vazhdimisht në duart e perandorëve me prejardhje ilire: Gaius Decius, Klaudius Gotikus,Aureliani, Probusi, Diokleciani dhe Konstantini i Madh.
BIZANTINËT
Kur Perandoria Romake u nda në atë të lindjes dhe atë të perëndimit në vitin 395, trojet e Shqipërisë së sotme u bënë pjesë e Perandorisë Bizantine. Në kohën e Perandorisë Romake, disa ilirë u ngritën në poste të larta në perandorinë e re. Tre perandorët që mbruajtën historinë e Bizantit (duke mbretëruar nga vitet 491deri në vitet 565) ishin me prejardhje ilire: Anastasiusi I, Justini I dhe perandori më i njohur i BizantitJustiniani I.
Në dhjetëvjeçarët e parë nën qeverisjen bizantine (deri në vitin 461), Iliria vuajti bastisjet shkatërruese tëvisgotëveve, hunëve dhe ostrogotëve. Jo shumë kohë pasi këta pushtues barbarë fshikulluan nëpër Ballkan, u shfaqën sllavët. Midis shekullit VI-të dhe VII-të ata u ngujuan në trevat ilire dhe vazhduan të përvetsojnë fise ilire pak a shumë ku ndodhet tani Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia. Fiset ilire të jugut, megjithkëtë përfshirë Shqipërinë e sotme i´u shmangën përvetsimit dhe ruajtën gjuhën e tyre amtare.
Me kalimin e disa qindvjeçarëve, nën përplasjen me romakët, bizantinët dhe kulturën sllave, fiset ilire të jugut pësuan një shndërrim dhe pasoi një kalim nga popullata e vjetër ilire në shqipëtare të re. Si rrjedhojë, nga shekulli i VII-të deri në atë të XI-in, emri Iliri i hapi rrugë emrit, në fillim të përmendur në qindvjeçarin e 2-të nga gjeografi Ptolemeusi i Aleksandrisë, të fiseve Albanoi, të cilët banonin çfarë sot është qendra e Shqipërisë. Nga një fis i vetëm emri u përhap duke përfshirë pjesën e mbetur të vendit si Arbëri dhe, përfundimisht, Shqipëri (Albania). Zanafillat e kombëtarisë shqiptare duket ndodhën në atë kohë kur populli shqiptar vërejti se ata ndanin një truall të përbashket, emër, gjuhë, dhe trashëgimi kulturore. (Gjuhëtarët kanë përcaktuar se emri “Shqipëri” rrjedh nga ndajfolja “shqip”, në kuptimin “qartë” (në kuptimin “flas qartë”; tek Buzuku: vjen me e thashunë shqip). Ky emër ka zëvendësuar emrin e vjetër Arbëri gjatë shekujve XVI-të dhe XVII-të. Hipoteza e prejardhjes nga emri “shqipe”, ose “shqiponjë,” pra “Shqipëri” – “toka e shqiponjës” është një hipotezë romantike, që nuk përputhet me realitetin shkencor.
Shumë kohë përpara së të ndodhte kjo, krishterimi u bë fe e themeltë e Shqipërisë, duke zëvendësuarpoliteizmin ilir dhe errësuar pjesën më të madhe të pamjes se jashtme njerëzore botërore dhe instituticionet e trashëguara nga qytetërimet greke e romake. Por, megjithëse vendi ishte nën zgjedhën eBizantit, shqipëtarët e krishterë do perçaheshin ndërmjet pushtetit të Papës së Romës deri në vitin 732 dheKostantinopojes. Në këtë vit perandori ikonathyes bizantin Leo III, i zemëruar nga disa shqiptarë sepse këta kishin përkrahur Romën në Zënkën Ikonë-thyerëse, e shkëputi kishën shqiptare nga Papa i Romës dhe e vuri ate nën patriarkun e Konstantinopojës. Kur kisha e krishterë u ça në vitin 1054 midis Lindjes dhe Romës, Shqipëria e Jugut mbajti lidhjen e saj me Konstantinopojën ndërsa Shqipëria e Veriut iu rikthye pushtetit të Romës. Kjo çarje në kishën shqiptare shënoi thyerjen e parë fetare më të rëndë të vendit.
Kultura mesjetare
Në pjesën e mëvonshme të mesjetës, shoqëria qytetare shqiptare arriti një pikë të lartë të zhvillimit. Tregu i jashtëm lulëzoi në një shtrirje të atillë saqë trgetarë të mëdhenj shqiptarë kishin agjensitë e veta nëVenedik, Raguzë (Dubrovniku i sotëm, Kroaci) dhe Selanik, Greqi. Mbrothësimi i qyteteve nxiti gjithashtu zhvillimin e edukimit dhe arteve.
Shqipja, megjithkëtë, nuk ishte gjuha e përdorur nëpër shkolla, kisha dhe ndërveprimet zyrtare qeveritare. Në vend të saj, greqishtja dhe latinishtja, të cilat kishin mbështetjen e fuqishme të shtetit dhe të kishës, ishin gjuha zyrtare e kulturës dhe literaturës.
Sistemi i ri drejtues i çështjeve, ose krahinat ushtarake të krijuara nga Perandoria Bizantine, ndihmuan në mundësinë e ngritjes së feudalizmit në Shqipëri, kur ushtarët katundarë që u shërbyen zotave ushtarakë u bënë bujqrobër në pronat e tokave të tyre. Midis familjeve prijëse fisnike feudale shqiptare qenë Topiajt,Ballshajt, Shpatët, Muzakët, Arianitët, Dukagjinët, dhe Kastriotët. Tre të parët prej këtyre u ngritën të bëhen sundimtarë të principatave që ishin praktikisht të pamvarura nga Bizanti.
Perëndimi i bizantit
Duke zotëruar pjesërisht, dobësinë e Perandorisë Bizante Shqipërinë, duke nisur nga qindvjeçari i 9-të,Shqipëria ra nën zotërim të plotë ose të pjesët të një vargu fuqish të huaja si: kryqëtarët Bullgarë, Normanë,Angjevinët e Italisë së jugut, Serbët, dhe Venedikasit. Pushtimi përfundimtar i vendit në vitin 1347 nga Serbët, të prirë nga Stefan Dushan, shkaktoi shpërngulje masive të shqiptarëve jashtë shtetit, veçanërisht në Greqi dhe në ishujt e Egjeut. Nga mesi i shekullit të XIV-të, sundimi Bizantin mori fund në Shqipëri, pas gati 1.000 vjetësh.
Pak dhjetvjeçarë më vonë vendi u përball me një kërcënim të ri, atë të Turqëve, të cilët në këtë pikë ishin duke shtrirë fuqinë e tyre në Ballkan. Turqit osmanë pushtuan Shqipërinë në vitin 1388 dhe plotësuan pushtimin e vendit rreth katërdhjetë vjet më vonë (1430. Por pas vitit 1443 një shqiptar i gjenisë ushtarake –Gjergj Kastrioti (1405-1468), i njohur si Skënderbeu bashkoi rreth vetes princat shqiptarë dhe arriti të shporrte pushtuesit nga vendi. Për 25 vjetët e tjerë, duke vepruar jashtë fortesës së tij në qytetin malor tëKrujës, Skënderbeu fshikulloi çdo përpjekje të turqve të rimarrin Shqipërinë, të cilën ata e parashikuan si një trampolinë për një pushtim të Italisë dhe Evropës Perëndimore. Lufta e tij e pabarabartë kundër fuqisë më të fortë të asaj kohe fitoi vlerësimin e Evropës si edhe disa përkrahje në formë parash dhe ndihme ushtarake nga Napoli, Papa i Romës, Venediku, dhe Raguza. Pas vdekjes së tij, qëndresa shqiptare ra pak nga pak, duke aftësuar turqit të ripushtojnë vendin nga viti 1506.
Lufta e gjatë e Skënderbeut të mbante Shqipërinë të lirë u bë shumë domethënëse për shqiptarët, sepse fuqizoi njëqënësinë (unitetin) e tyre, i bëri ata më të ndërgjegjshëm mbi ngjashmërinë e tyre kombëtare, dhe shërbeu më vonë si një burim i madh frymëzimi në luftën e tyre për bashkim kombëtar, liri dhe pamvarësi.
PERANDORIA OTOMANE
Rilindja kombëtare
Nga mesi i shekullit të XIX-të Turqia ishte në grahmat e “Çështjes Lindore”, në kohën që ballkanasit, duke përfshirë edhe shqipëtarët, kërkonin të plotësonin ëndrrën e tyre kombëtare. Për të mbrojtur dhe përkrahur interesat e tyre kombëtare, shqiptarët u mblodhen në Prizren, një qytet i Kosovës, në vitin 1878 dhe krijuanLidhjen Shqiptare të Prizrenit. Lidhja kishte dy qëllime kryesore, atë politike dhe atë kulturore. Së pari, u përpoq (pasukses) të bashkonte të gjitha trojet shqiptare – atë kohe të ndara ndër katër vilajete, ose krahina, e Kosovës, e Shkodrës, e Manastirit, e Janinës – në një shtet vetqeverisës brenda sistemit tëPerandorisë Osmane. Së dyti, mprehi një lëvizje për zhvillimin e gjuhës shqipe, letërsisë, arsimimit, dhe kulturës. Në vijë me programin e dytë, në vitin 1908 udhëheqësit shqiptarë u takuan në qytetin e Manastirit(tani Maqedoni) dhe përshtatën një alfabet kombëtar. Ai bazohej më së shumti në shkrimin latin, ky zëvendësoi disa alfabete të tjera, duke përshire alfabetin arab dhe grek, që ishin gjer në atë kohë në përdorim.
Lidhja Shqiptare, nën trysninë e fuqive evropiane, u shtyp nga turqit në vitin 1881. Këtë e bëri Evropa për ta penguar krijimin e një shteti të ri të proveniences muslimane në Evropë, me shumicë fetare muslimane. Këtë Evropa e shpjegoi me gjoja alarmimin e Turqisë nga synimi i fuqishëm kombëtar brenda Lidhjes Shqiptare. Që atëherë, megjthkëtë, lidhja u bë një simbol i zgjimit kombëtar të Shqipërisë, dhe idetë dhe qëllimet e saja ushqyen shtysën që kulminoi më vonë në pavarsinë kombëtare.
Kur Turqit e Rinj (Gjon Turqit), që kishin marre pushtetin në Stamboll në vitin 1908 shpërfillen zotimet e tyre të bëra shqipëtarëve të bëjnë reforma demokratike dhe dhënies së vetvendosjes (autonomisë), shqipëtarët u hodhën në luftë të armatosur, e cila, në fund të tre vjetësh (1910-1912), detyroi turqit për pasojë, t´u plotësonin kërkesat e tyre. Të alarmuar nga ardhmëria e autonomisë shqiptare, fqinjët ballkanas të Shqiperisë, që kishin bërë tashmë plane për copëtimin e vendit, i shpallën luftë Turqisë në tetor 1912, dhe ushtritë greke, serbe dhe malazeze përparuan në trevat Shqiptare.
Për të shmangur asgjësimin e vendit, të dërguarit e kombit u takuan në një kongres në Vlorë. Ata udhehiqeshin nga Ismail Qemali, një shqiptar që kishte pasur pozita të larta në qeverinë osmane. Me 28 nëntor 1912, kongresi nxori thirrjen, e cila shpalli pavaresinë e Shqipërisë.
PAVARËSIA E SHQIPËRISË
Krijimi i shtetit të ri
Pak kohë pas mundjes së turqve nga lidhja ballkanike, në dhjetor të vitit 1912 u thirr në Londër një konferencë ambasadorësh të Fuqive të Mëdha (Britanisë, Gjermanisë, Rusisë, Austro-Hungarisë, Francës dhe Italisë) për të vendosur mbi daljen e çështjeve të ngritura nga konflikti (lufta). Me mbështetjen e dhënë shqiptarëve nga Austro-Hungaria dhe Italia, konferenca ra në ujdi të krijohej një shtet i pamvarur shqiptar. Por, në vendosjen e kufinjve të shtetit të ri, duke pasur trysni të forta nga fqinjët e Shqipërisë, Fuqitë e Mëdha nuk njohën gjërësisht realitetin demografik dhe dorezuan rajonin e gjërë të Kosovës serbëve, ndersa në jug, Greqisë iu dha pjesa më e madhe e Çamërisë, një pjesë e zonës së vjetër të Epirit me qendër në Lumin Thíamis. Shumë vëzhgimtarë dyshuan nëse shteti i ri do të ishte i zbatueshëm me rreth gjysmën e tokave dhe popullsisë shqiptare të lëna jashtë kufinjve të saj, veçanërisht meqënëse këto treva ishin më prodhimtaret në drithëra dhe mbareshimin e bagëtive. Nga ana tjetër, një bashkësi e vogël rreth 35.000 veta me kombësi greke u perfshinë brenda kufinjve të Shqipërisë. (Megjithëkëtë, Greqia që numëronte të gjithë shqiptarët e besimit ortodoks – 20 përqind të popullsisë – si greke, pohonte se numri i popullsisë me kombësi greke ishte më i madh seç mendohej). Që atëherë e më pas, pakicat greke e kosovare mbeten tema shqetësuese në marrdhëniet Shqiptaro-Greke dhe Shqiptaro-Jugosllave.
Fuqitë e Mëdha poashtu caktuan një princ gjerman, Wilhelm zu Wied (Vilhelm cu Vid), si qeverisës të Shqipërisë. Vilhelmi mbërriti në Shqipëri në mars 1914, por mosnjohja e tij me Shqipërinë dhe problemet e saja, të përziera nga ndërlikimet e ngritura nga shpërthimi i Luftës së Parë Botërore, e çuan atë në lënien e Shqiperisë gjashtë muaj më vonë. Lufta e zhyti vendin në një krizë të re, kur ushtritë e Austro-Hungarisë, Francës, Italisë, Greqisë, Malit të Zi dhe Serbisë e zaptuan dhe pushtuan atë. E lënë pa ndonjë udhëheqje politike apo autoritative, vendi ra në kaos dhe fati i tij varej në fije të perit. Në Konferencën e Paqes të Parisit pas luftës, shuarja e Shqipërisë u shmang kryesisht nga përpjekjet e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Woodrow Wilson (Vudrou Uillson), i cili kundershtoi një plan të Britanisë, Francës dhe Italisë të ndarjes së Shqipërisë midis fqinjve të saj.
Një kongres kombëtar, i mbajtur në Lushnjë në janar 1920, hodhi themelet e qeverisë së re. Në dhjetor të po këtij viti Shqipëria, këtë herë me ndihmën e Britanisë, u pranua në Lidhjen e Kombeve, kështu duke fituar për herë të parë njohjen ndërkombëtare si një shtet dhe komb vetëvendosës.
Peshkopi Fan S.Noli dhe
Mbreti Ahmet Zogu
Në fillim të viteve të 20-ta shoqëria shqiptare ishte e ndarë midis dy grupimeve politike thellësisht opoziatare. E para, përbehej prej klasës së bejlereve dhe agallarëve, pronarë të mëdhenj tokash, që mbas Shpalljes së Pavarësisë, u ishin veshur veprimtarisë politike dhe që në njëfarë mënyre përfaqësonin forcat e vjetra tradicionale shqiptare. Në ballë të tyre shquhej sidomos Ahmet Zogu, një feudal i vogël fisnor ngarrethi i Matit. Grupi i dytë përbëhej prej intelektualëve, tregëtarëve progresistë dhe politikanëve me prirje demokratike, të cilët synonin modernizimin e Shqipërisë sipas standarteve të Evropës Perëndimore dhe Amerikane. Ky grupim udhëhiqej prej Fan Stilian Nolit, një peshkop ortodoks i edukuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto forca politike, krejtësisht të kundërta në program dhe përbërje, përfaqësonin në shkallë të vogël natyrën thellësisht kontradiktuese të politikës shqiptare në fund të Luftës së Parë Botërore.
Në periudhën midis vitit 1920 dhe 1924 forcat liberale u fuqizuan së tepërmi dhe në vitin 1924 një kryengritje popullore e detyroi Ahmet Zogun të largohej nga Shqipëria për në Jugosllavi. Në pozitën e kryeministrit të qeverisë së re shqipatare, Noli i’u përvesh një programi social që synonte një reformë të plotë agrare dhe modernizimin e infastrukturës administrative të vendit sipas shembullit të demokracive perëndimore. Sidoqoftë, ky program hasi në kundërshtimin e klasës së bejlereve të mëdhenj, të cilët nuk donin të humbisnin pozitën e tyre të lartë në drejtimin e shtetit. Qeveria e Nolit, gjithashtu, nuk arriti dot të sensibilizonte opinionin ndërkombtar në ndihmë të Shqipërise. Qeveria e vetme që e njohu Shqipërinë në arenën ndërkombëtare ishte vetëm regjimi i ri Sovjetik i Leninit. Për pasojë, qeveria e Nolit është konsideruar tepër idealiste dhe në menyrë përfundimtare, një eksperimentim i pafat në politikën shqiptare. Në krye të gjashtë muajve Noli ra nga fuqia dhe Zogu u rivendos si kryeministër i Shqipërisë me ndihmën tepër zemërgjërë të Ushtrisë Jugosllave.
Zogu rifilloi sundimin e tij katërmbëdhjetëvjeçar në Shqipëri në fillim si president i Shqipërisë (1925-1928) dhe më vonë si Zogu I Mbret i Shqiptarëve. Revolucioni demokratik i Nolit i la një përshypje të thellë Zogut dhe ai e kuptoi që nëse Shqipëria kishte për të bërë përpara atëherë ai duhej të ndërmerrte disa reforma domethënëse. Si rezultat, Zogu ishte i sukseshëm në vendosjen e rregullit dhe rendit publik dhe hapi shumë shkolla fillore dhe disa të mesme (në analizë të fundit të pamjaftueshme, meqënëse Shqipëria ishte kryesisht analfabete deri në fund të Luftës së Dytë Botërore). Këto reforma kishin pamjen e një skllavërimi kombëtar pasi në sigurimin e mjeteve financiare Zogu e lidhi veten kokë e këmbë mbas Italisë. Financimet dhe traktatet e shumta, që ai ndërmori me qeverinë fashiste të Mussolinit e bënë Shqipërinë virtualisht një koloni Italiane shumë kohë më parë se ardhja e Ushtrisë Italiane në Shqiperi. Në vitin 1939 Italia pushtoi Shqipërinë dhe e detyroi Zogun të largohet në fillim në Greqi dhe më vonë në Egjipt.
Baza mbështetëse e Zogut ishin bejlerët e Shqipërisë jugore dhe bajraktarët e veriut. Duke shfrytëzuar këto lidhje dhe duke u mbështetur në ndihmat financiare të Italisë dhe në një xhandarmari të stërvitur dhe udhëhequr nga oficerë të huaj, Zogu solli njëfarë stabiliteti në Shqipëri. Ai vendosi autoritetin shtetëror në zonat e thella malore, uli kriminalitetin, hodhi themelet e sistemit të ri arsimor dhe ndërmori disa hapa në modernizimin e jetës sociale të vendit. Sidoqoftë sukseset ishin shumë më të vogla në numër nëqoftëse krahasohen me dështimet e tij. Ligjërisht, Zogu ishte një monark që i bindesh kushtetutes së vendit, kursede facto ai ishte thjesht një diktator mondan. Zogu dështoi në zgjidhjen e promblemit më themelor shqiptar, atë të reformës agrare. Për eliminimin e urisë Zogu importonte drithra në shuma të kosiderueshme, por, sidoqoftë, fshatarësia përsëri ngeli në një gjendje të mjerueshme që detyroi masat e thjeshta popullore të emigronin jashtë shtetit. Për më tepër Zogu u mohoi shtetasve të tij të drejtat qytetare dhe civile të cilat krijuan kushte të favorshme për kryengritje të shpeshta ndaj regjimit të tij. Ai neglizhoi klasat intelektuale dhe punëtore, përhapi korrupsinon shtetor dhe persekutoi opozitën politike. Këto masa mundësuan krijimin e grupeve dhe celulave të para komuniste të Shqipërisë.
Lufta e Dyte Botërore
Në tetor të 1940 forcat italiane e përdorën Shqipërinë si një bazë ushtarake për të pushtuar Greqinë, por ata u zmbrapsen shpejt në Shqipëri. Pasi Gjermania naziste mundi Greqinë dhe Jugosllavinë në vitin 1941, krahinat e Kosovës dhe Çamërisë i´u bashkangjitën Shqipërisë, duke krijuar kështu një shtet shqiptar të bashkuar kombësisht. Shteti i ri zgjati deri në nëntor 1944, kur gjermanet që kishin zëvendësuar forcat pushtuese italiane duke ndjekur dorëzimin e Italisë u tërhoqen nga Shqipëria në vitin 1943. Kosova iu ritrupëzua pjesës serbe të Jugosllavisë dhe Çamëria greqisë.
SHQIPËRIA SOCIALISTE
Shteti stalinist
Sunduesit e rinj të Shqipërise trashëguan një vend jashtezakonisht të varfër, të persekutuar nga analfabetizmi, gjakmarrja fisnore, shumllojshmëria e semundjeve epidemike dhe mungesa fantastike e të drejtave më themelore civile dhe qytetare. Për eliminimin e tyre komunistët ndërmoren një program radikal modernizimi që synonte pavarësine sociale dhe ekonomike të Shqipërise, si një suplementim të reformave të filluara qysh nga Shpallja e Pavarësisë në Vlorë më 1912.
Akti i parë i qeverisë së re ishte ajo e një reforme agrare pa kompromis. Tokat e bejlerve dhe agallarëve u ndanë në ngastra më të vogla dhe i’u dhanë atyre fshaterëve që ose nuk kishin tokë, ose që deri në atë kohë kishin shërbyer si sejmenë dhe bujkrobër. Kjo masë theu gjithashtu dhe bazën fuqimore të klasës së bejlerëve. Për më tepër, qeveria shtetëzoi industrinë, bankat dhe gjithë kapitalin tregtar dhe të huaj në vend. Pak kohë mbas reformës agrare filloi kolektivizimi i tokës, proces i cili mbaroi në 1967. Si rezultat, fshatarësia humbi tokën që i’u dha në fund të Luftës së Dytë Botërore. Socializmi nën udhëheqjen e Enver Hoxhës u përhap në zonat e thella malore dhe për pasojë shkaterroi institucionin e vjetër tradicional tëkanunit, lidhjet e ngurta fisnore dhe strukturën patriarkale të familjes.
Për sigurimin e mjeteve finaciare dhe teknologjike, si dhe për financime ushtarake dhe politike, Shqipëria aderoi në kampin komunist me Jugosllavinë (1944-48), BRSS (1948-61) dhe Kinën (1961-78). Ekonomikisht, Shqipëria përfitoi së tepërmi nga këto aleanca. Qindra milionë dollarë u investuan në industrinë e rendë dhe mekanizmin e mjeteve të prodhimit. Me mijëra këshilltare dhe specialistë erdhën në Shqipëri për të mbikqyrur zhvillimin e ekonomisë. Për pasojë, popullsia shqiptare doli nga errësira shumëshekullore dhe për disa kohë mundi të gëzonte një standart relativisht të lartë jetese. Politikisht, Hoxha u zhgenjye me aleatët e tij komunistë dhe u nda me secilin prej tyre, duke i akuzuar për tradhëti ideologjike ndaj kauzës së proletariatit dhe paqësim me Perëndimin kapitalist. E izoluar nga Perëndimi dhe Lindja së bashku, Shqipëria adoptoi kursin e ndërtimit të socializmit “me forcat e veta” duke u pozicionuar si vendi i vetëm stalinist në gjthë bllokun komunist.
Programi Enverist për modernizmin dhe trasnformimin e Shqipërisë nga një vend i prapambetur në një shoqëri industriale të përparuar ishte në një farë menyre një sukses i jashtëzakonshëm dhe me të vertete brenda katër dekadash Shqipëria përparoi shumë në zhvillimin e bujqësisë, industrisë, arsimit, arteve dhe kulturës. Një arritje e veçantë ishte tharja e zonave moçalore bregdetare dhe kthimi i tyre nga zona malarike në toka bujqësore dhe industriale. Gjithashtu simbolik ishte edhe zyrtarizimi i dialektit toskë të shqipes dhe më pas Kongresi i Drejtshkrimit.
Sidoqoftë shtypja politike i errësoi këto arritje kombëtare. Në kundërshtim me nenet e Kushtetutës qeverisja e Hoxhës u karakterizua nga persekutimi policor i Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, i njohur thjesht si Sigurimi. Për eliminimin e pakënaqësisë, qeveria përdori shpesh (por jo përheëe) përsekutimin e udhëheqjes në rradhët e Partisë dhe në mënyre më pak të ndjeshme atë të popullsisë në përgjithësi. Ata që kritikonin Partinë dhe drejtuesit e shtetit në veprat e tyre, qoftë kulturore, editoriale, ose thjesht propagandistike përjashtoheshin nga puna, burgoseshin në kampe të punës së detyrueshme ose thjesht ekzekutoheshin. Udhëtimi jashtë shtetit ishte i ndaluar për të gjithë përveç atyreve që shkonin me punë ose sponsorizim shtetëror. Në 1967 praktikimi fetar u ndalua pasi udhëheqja e shikonte fenë si një institucion feudal mesjetar që pengonte bashkimin dhe përparimin kombëtar. Vendet e kultit u mbyllen dhe në shume raste ose u shkatërruan ose u kthyen në shtëpi për veprimtari rinore. Shpëtuan vetëm ato që përbënin pasuri kulturore si Xhamia e Ethem Beut në qëndër të Tiranës.
Rënia e komunizmit
Mbas vdekjes së Enver Hoxhës më 1985, zëvendësuesi i tij, Ramiz Alia, u përpoq ta ruante strukturën e sistemit ekzistues, por në të njëjtën kohë tentoi të implementonte reforma, në mënyrë që të revitalizonte ekonominë që në atë kohë po bënte në vend numero. Si rezultat ai lejoi investime nga firma të huaja në Shqipëri dhe shtoi marrëdhëniet diplomatike me vendet Perëndimore. Sidoqoftë me rënien e komunizmit në Evropën Lindore në vitin 1989, shumë segmente të shoqërise shqiptare filluan nja aktivizim politik më të vendosur dhe filluan agjitimin kundër qeverisë. Grupet më aktive ishin ato më të zhgënjyerat intelektualët, proletariati dhe rinia studentore. Në përgjigje të kërkesave të tyre Ramiz Alia u dha shqiptarëve të drejtën për udhëtim jashëte shtetit, zbuti fuqitë ekzekutive të Sigurimit, rivendosi liritë fetare dhe adoptoi disa masa të ekonomisë së lirë. Në dhjetor të 1990 Alia legalizoi krijimin e partive politike, kjo sinjalizoi fundin e monopolit komunist mbi ekzekutivin.
Masë mbas mase, kontrolli absolut i shtetit mbi shoqerinë shqiptare u dobësua. Pasiguria politike, ekonomike dhe shoqërore solli rënien e shumë qeverive midis 1990 dhe 1992. Në mars të vitit 1992 fitorja vendimtare e Partisë Demokratike solli në fuqi Sali Berishën, presidentin a parë të zgjedhur në një skenë demokratike dhe elektorale qysh prej Fan Nolit.
Përparimi shqiptar drejt reformës demokratike mundësoi pjesemarrjen shqiptare në Konferencën për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë, e cila solli fundin e izolimit makabër shqiptar. Përjekjet për krijimin e një ekmonomie të lirë sollën kriza të vazhdueshme, por gjithashtu mundësuan sjelljen e ndihmave humanitare në Shqipëri nga komuniteti ndërkombëtar. Në këtë menyrë, Shqipëria filloi integrimin e politikës dhe institucioneve të saj me Perëndimin, pjesë e të cilit shqiptarët e kanë konsiduruar përherë veten.
Dështimi i shumë firmave piramidale investimi shkaktuan rënien e ekonomisë dhe më vonë të qeverisë në fillim të vitit 1997. Rreth një e treta e popullisë e gjetën vetën të varfër sa hap e mbyll sytë. Dhuna u shtua dhe turma popullore rrëmbyen armë, banda kriminale kontrollonin zona të tëra të vendit. Në përgjigje të kësaj, OKB dërgoi trupa paqëruajtëse në mars të atij viti. Partia socialiste fitoi zgjedhjet parlamentare në qershor 1997 dhe sekretari i Partisë Rexhep Mejdani u zgjodh President i ri i Shqipërisë.
Lufta nga 28 shkurt 1998 e deri më 23 mars 1999 u zhvillua mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave jugosllave. Ndërsa nga 24 mars 1999 e deri më 10 qershor 1999, Aleanca Veriatlantike NATO me bombardime të përditshme në caqet ushtarake jugosllave, me përkrahjen tokësore të UÇK-së detyroi forcat serbomalazeze dhe Kasapin e Ballkanit Sllobodan Millosheviqin të nënshkruaj kapitullimin në Kumanovë. Në këtë luftë u dëbuan 800,000 mijë shqiptarë, u vrane 15,000 persona, nga të cilët 2,400 luftëtar të UÇK-së e të tjerët civilë. Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5,000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruara.
Krimi gjatë luftës
Vlerësohet, se gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), forcat militare dhe paramilitare serbe kanë vrarë, ekzekutuar apo masakruar në forma më mizore, rreth 15 mijë shqiptarë, ku 90% prej tyre qenë civilë të pa armatosu.. Në këtë periudhë kohore janë përdhunuar afër 20 mijë femra shqiptare.
Gjithashtu, mësohet për rrëmbimin e mbi 3 mijë shqiptarëve, ku pas luftës një pjesë e tyre u gjetën nëpër varrezat masive në Serbi, ndërsa akoma nuk dihet për fatin e 2087 të tjerëve. Sipas një përllogaritje, gjatë periudhës kohore mars 1998 - qershor 1999, njësitë kriminale dhe artileria e rendë serbe kanë shkatërruar dhe djegur pjesërisht ose tërësisht rreth 1.100 vendbanime Shqiptar, kanë plaçkitur, djegur e shkatërruar mbi 200.000 shtëpi, banesa, lokale afariste, punëtori zejtare, fabrika, shkolla, biblioteka, monumente kulturore-historike, objekte kulturore, shkencore, fetare etj.
Në këtë listë gjeni emrat e ushtarakëve apo personave të armatosura për të cilët ka shënime që kanë marrë pjesë në kryerjen e krimeve të rënda si masakrimi, pushkatimi, therrje të popullsisë civile dhe dhunimin e femrave.
Lista është ndërtuar sipas rasteve shumica e të cilave është shqyrtuar nga hetusia ndërkombëtare dhe hetuesi i OKB-së për krime të luftës, Dennis Milner i cili thotë se “…Puna e ekipit të tij do të vazhdojë të fokusohet thuaja tërësisht në rangun e lartë të regjimit të të kryeakuzuarit për krime lufte, kryetarit jugosllavë Sllobodan Millosheviq”.
Si do që të jetë ndriçimi i të gjitha rasteve ende nuk është bërë por vetëm i rasteve me rëndësi apo të nivelit të lartë të efektit ndëkombëtar. Për këtë është e udhës edhe mbledhja e të dhënave nga vetë të prekurit nga kriminelët, sidomos femrat të cilat për shkaqe të ndryshme nuk i kanë paraqitur rastet personale duhet që këto ti paraqesin pranë shoqatave që përkujdesen për këto raste. Organizata të tilla ka anë e mbanë Kosovës.
Rasti Reçaku
Sipas dëshmitarëve që mbijetuan krimin, në vrasjen e bashkfshatarëve të tyre (përveç njësive militare dhe paramilitare serbe) morën pjesë edhe serbët lokalë, që punonin në postë, në kuvendin komunal të Shtimes etj.
Më 10 qershor 2005 Lëvizja KAN tani Lëvizja „Vetëvendosje“, së bashku me familjarët e Reçakut, përmes një çarçafi (të vendosur përpara selisë së UNMIK-ut) kanë publikuar disa emra të kriminelëve serbë që morën pjesë në masakrën e Reçakut.
Në këtë çarçaf ishin skalitur emrat e këtyre kriminelëve:
Bizhidar Markoviç
Çedomir Aksiç
Zhivorad Stojçetoviç
Bogdan Nojiç
Jovica Stojkoviç
Momir Ristiç
Zvonko Ristiç
Ljubomir Nojiç
Nenad Marinkoviç
Pavle Marinkoviç
Zoran Nedelkoviç
Sllavisha Marinkoviç
Vojisllav Janiçijeviç
Milivoje Çanoviç
Jovica Jovanoviç
Stojan Aksiç
Millorad Kostiç
Dragisha Kostiç
Dragan Tasiç
Rasti Gjakova
Më 7 maj 2005 Lëvizja „KAN“ tani „Vetëvendosje“, së bashku me organizatën “Thirrjet e Nënave”nga Gjakova, në ndërtesat afër UNMIK-ut dhe institucioneve të Kosovës, kanë vendosur një Çarçaf me dimensione 20m x 4m, në të cilin kanë skalitur 35 emra të kriminelëve serbë që akuzohen nga familjarët e viktimave si përgjegjës për vrasjen e 750 shqiptarëve dhe rrëmbimin e 680 të tjerëve nga komuna e Gjakovës.
Lista e krimineleveserb
Stanojeviç Momçilo
Çamoviç Sreten
Stanojeviç Milan
Çoliç Rade
Slavkoviç Milan
Stanojeviç Sava
Kovaç Slobodan
Stojanoviç Sava
Dekiç Milan
Dekiç Momçilo
Raçiç Dragan
Mirkoviç Vuk
Vujoviç Vaso
Vujoviç Nikotin
Ragiç Darko
Simiç Bozhidar
Stefiç Nikola
Stefiç Bojan
Obradoviç Ljubisha
Pantoviç Radovan
Pantoviç Miliç
Jovanoviç Aca
Bozhoviç Çedomir
Jovanoviç Sava
Ristiç Predrag
Jovanoviç Goran
Shqepanoviç Millosh
Krstiç Srgjan
Dikiç Milan
Dikiç Momçilo
Dimiç Zvezdan
Jovanoviç Sinisha
Rajkoviç Gojko
Drashkoviç Laza
Lazareviç Doka
Rasti Krusha e Vogël
Dihen të dhënat për 56 kriminelë serbë lokalë hetimet ende nuk janë bërë.
Rasi Familja Imeraj
Në një raport të KMDLNJ-së me seli në Prishtinë, të lëshuar më 6 prill 2000 thuhet: Në Skënderaj janë identifikuar emrat e të gjithë kriminelëve që më 26/27 mars 1999 në Padalishtë masakruan 19 anëtarë të familjes Imeraj (në mesin e të cilëve 11 femra dhe 5 fëmijë të moshës 2 – 16 vjeçare).
Predrag Belosheviq (Pjesëmarrës i luftrave në Kroaci dhe Bosnjë – Hercegovinë);
Grujica Belojeviq (vëllau i Lubisha Belojeviq)
Lubisha Belojeviq
Zharko Belosheviq
Zhika Belosheviq
Malisha Tijaniq (vëllau i Çeda Tijaniq)
Çeda Tijaniq
Goran Tijaniq
Dejan Tijaniq
Vedran Tijaniq
Obrad Tijaniq
Zhivan Vuçiq
Mirolub Vuçiq
Dushan Vuçiq
Rade Ivanosheviq (vëllau i Milisav Ivanosheviq)
Milisav Ivanosheviq
Igor Shapiq,
Gradibor Radunoviq,
Ivan Gajin
Zoran Shlaniq
Të gjithë nga fshati Cërkolez; Dushan Shapiq e Zharko Shapiq nga Belica; Dragan Cvetkoviq nga Uça dhe Sllobodan Petkoviq nga Zhakova.
Rasti Izbicë
Sipas raportit të KMDLNJ-së (6 prill 2000) në ekzekutimin e 147 shqiptarëve në Izbicë janë përfshirë edhe serbët lokalë të fshtarave të Drenicës dhe të Burimit (ish-Istogut).
Në këtë masakër mizore kanë marrë pjesë: 42 pjestarë të familjeve Tomasheviq nga Syrigana, e këta janë:
Mihajlo Tomasheviq
Veselin Tomasheviq
Sllavko Tomasheviq
Vujadin Tomasheviq
Nenad Tomasheviq
Stojadin Tomasheviq
Igor Tomasheviq
Miloje Tomasheviq
Vladan Tomasheviq
Radoslav Tomasheviq
Vasilije Tomasheviq
Milosh Tomasheviq
Radivoje Tomasheviq
Preda Tomasheviq
Srgjan Tomasheviq
Millorad Tomasheviq
Mileta Tomasheviq
Radenko Tomasheviq
Mile Tomasheviq
Stojadin Tomasheviq
Milenko Tomasheviq
Milan Tomasheviq
Dragoljub Tomasheviq
Gjoko Tomasheviq
Boshko Tomasheviq
Zhivorad Tomasheviq
Zhivojin Tomasheviq
Najdan Tomasheviq
Nebojsha Tomasheviq
Nenad Tomasheviq
Branillav Tomasheviq
Ratko Tomasheviq
Filip Tomasheviq
Dejan Tomasheviq
Gordan Tomasheviq
Predrag Tomasheviq
Despot Tomasheviq
Tadisha Tomasheviq
Sinisha Tomasheviq
Tomisllav Tomasheviq
Zoran Tomasheviq e
Goran Tomasheviq
Branisllav Kragoviq
Ratko Kragoviq i biri / po nga nga Syrigana.
Marko Ristiq
Marko Damjanoviq
Dragoljub Rajkoviq
Jovica Rajkoviq
Rade Kovaçeviq / Zec
Dika Kovaçeviq
Ognjan Kovaçeviq
Gjorgje Mojsiq
Radosav Kovaçeviq / Cule
Mile Jokiq
Nebojsha Kovaçeviq
Sinisha Jokiq
Svetozar Ristiq
Zoran Kovaçeviq / Princ , të gjithë nga Banja;
Momir Milentijeviq
Zoran Jovanoviq
Milutin Arisiq,
Milan Todoroviq
Dejan Spasiq
Nebojsha Nikçiq
Miodrag Komatina
Niqifor Kovaçeviq
Dragan Dimitrieviq
Vukmiq Lazareviq / nga Runiku
Todor Deverxhiq
Rade Deverxhiq
Dragisha Deverxhiq
Milan Shteviq
Dragomir Shteviq
Miliq Petroviq e
Ognjan Petroviq, nga Radisheva
Nenad Shmigiq
Radoje Shmigiq
Cvetko Shmigiq
Dragan Shmigiq e
Gollub Shmigiq nga Leçina.
Dadosha Iliq
Zhivoin Iliq dhe
Momçillo Radovanoviq / nga Kuçica.
Zhivko Jokoviq e
Radosllav Kandiq nga Kotorri, si dhe
Radivoje Rasha / Kalenoviq me të bijtë
Dejan Rasha dhe
Dushan Rasha
Zvonko Jovanoviq
Zoran Jovanoviq
Bllagoje çolakoviq
Nenad çolakoviq
Radosh Lajoviq
Ilija Trajkoviq
Rajko Rajçiq
Vllado Bakraçeviq
Lubisha Iliq
Momo Peleviq
Sllagjan (polic i komunikacionit)
Sadudin Rexhepagiq (boshnjak) / të gjitha nga Skënderaj.
Goran Shapiq,
Rade Shapiq dhe
Dushan Shapiq, që të tre nga Belica e Burimit (ish-Istogut).
Këtë listë me emra të barbarëve serbë e kanë në duar UNMIK-ut dhe institucioneve të Kosovës.
Rasti Formacionet Drenicë
Në tetor 1999 në fshatin Sankoc të Drenicës, gjatë pastrimit të terenit nga njësiti i TMK-së, të Batalionit I-rë „Ymer Alushani“ të Brigadës 121 „Kumanova“, në njërën nga ish-bazat e shtabit komandues të bandave kriminale serbe, është gjetur një listë me emra të formacioneve ushtarake që vepronin në Drenicë. Aty janë gjetur edhe numra të telefonave dhe fotografi të ndryshme si dhe ditarë që këta kriminelë kanë mbajtur gjatë luftës në Kosovë. Lista e emrave të barbarëve serbë, është si më poshtë:
Llazareviq Dragisha, nëntoger
Gjorgjeviq Sinisha, rreshter
Blanusha Mile, rreshter i vjetër
Korçag Goran, rreshter i klasit të parë
Millanoviq Predrag, dhjetar
Radulloviq Nebojsha
Simiq Goran
Kostiq Sasha
Daniq Sllobodan
Gjorgjeviq Zoran
Shabiq Zvonko
Qausheviq Nenad
Jovanoviq Dragi
Momqilloviq Miroslav
Ivanoviq Milivoje
Dejanoviq Verolub
Janjusheviq Zhivorad
Nedelkoviq Bratisllav
Petkoviq Bogolub
Gjoriq Sllavolub
Vaniq Rasha
Dimiq Dushan
Bajrami Igor
Aliq Zoran
Branko Jançiq
Rasti Sllatinë
Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në garazhin e shtëpisë së Rrahim Imerit në fshatin Sllatinë të Fushë-Kosovës është gjetur një listë me emra të pjesëtarëve të forcave ushtarake e policore serbe që morën pjesë në vrasjen e shqiptarëve në Sllatinë dhe në plaçkitjen e djegien e shtëpive të shqiptarëve në këtë fshatë.
Zoran Vukdragoviq - toger
Lubisha Simiq - rreshteri
Zoran Ristovski
Dushan Jevriq
Zoran Joviq
Mladen Peshiq
Milosh Mihajloviq
Marko Zhivoinoviq
Slavisha Gjorgjeviq
Miodrag Pejatoviq
Dejan Mikiq
Igor Gurkoviq
Ivan Stanojeviq
Zoran Mimiq
Radoje Bulatoviq
Mile Rangjeloviq
Cvetko Boshkiq
Radoslav Ristia
Slobodan Gjurgjeviq
Darko Miloviq
Dragisha Ivanoviq
Ivan Steviq
Vladeta Stojanoviq
Sasha Aksiq
Nenad Jovanoviq
Nenad Zhivkoviq
Dejan Slaviq(Krimineli Dejan Saviq mësohet se ishte pjesëmarrës edhe në masakrat ndaj civilëve shqiptarë në Opojë).
Rasti Qyshk, Pavlan dhe Zahaq
Më 14 maj 1999 në fshatin Qyshk (2-3 km afër Pejës) u vranë e u masakruan barbarisht 42 meshkuj, gjatë një sulmi të furishëm nga forcat e kombinuara elite militare e paramilitare serbe.
Në mëngjesin e së njëjtës ditë, forcat serbe kishin sulmuar edhe dy fshatra të tjerë fqinje, Pavlanin dhe Zahaqin, dhe pasi kishin dëbuar nga shtëpitë e tyre gratë, fëmijët dhe pleqtë, kishin vrarë mizorisht edhe 35 shqiptarë të pafajshëm.
Formacioni “Frenki”, një njësit komando i emëruar sipas udhëheqësit të tij Franko Simatoviq - “Frenki”, e cila ka qenë pjesë e forcave speciale të sigurimit shtetëror të Serbisë, të njohur edhe si “Crvene beretke” (Beretat e kuqe).
“Operativna Grupa” ose “OPG” (grupi operativ), një njësit elitë i policisë serbe, pjesëtarët e të cilit me krenari kanë quajtur veten “Magla” (mjegulla), sepse pas aksioneve të ndërmarra ata nuk kanë lënë ndonjë gjurmë. “OPG-ja” mësohet të ketë marrë urdhrat nga gjeneralë të lartë në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë. Bazuar në dëshmitë e disa burimeve serbe, pjesëtarët e OPG-s kanë marrë pjesë edhe në disa masakra tjera famëkeqe në Kosovë, në Abri të Ulët, në Reçak, në Pavlan, në Zahaç (flitet për personin Ranko Jovica, Vlado Mijo Vujo
Njësiti snajperist i Armatës së Tretë “Jugosllave”, grup që theksohet të ketë qenë nën komandën e drejtpërdrejtë të kryegjeneralit të Armatës së Tretë serbe.
Grupet paramilitare të ashtuquajtur “Munja” (vetëtima). “Munja”, në një raport të organizatës “Human Rights Watch-it” (HRW), përshkruhen se “ka qenë një mishërim i çuditshëm i policëve, kriminelëve dhe të vetëquajturve patriotë, (plotësisht nën kontrollin e armatës dhe policisë), të cilët nga serbët ishin konsideruar si legjendarë, për përleshjet e tyre që kishin zhvilluar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe për sulmet e pamëshirshme mbi civilët shqiptarë”.
Rasti Kishnicë
Në nëntor 1999, në fshatin Kishnicë (afër Prishtinës), në shtëpinë e Sabit Krasniqit, u gjet një listë me 20 emra barbarësh serbë. Ata kishin vendosur shtabin operativ paramilitarë dhe nga shumë burime dëshmohet se nga kjo bazë shkonin e bënin krime ndaj popullatës civile shqiptare nëpër shumë pjesë të Kosovës. Bazuar në listën me emra e mbiemra dhe në adresat e tyre, rezultonë se këta barbarë janë nga Kosova me përjashtim të njërit që ishte nga Kurshumlija. Një pjesë prej tyre, krime kanë kryer edhe në fshatin Kishnicë. Për këto krime kanë dëshmuar Musa Gashi dhe Bajram Gashi, që kanë shpëtuar nga thikat e këtyre kriminelëve.
Në listën e gjetur janë skalitur këta emra:
Berisha Ruzhdi – Bekim, rom
Iliq Stalin – Velko
Paniq Pavli – Sinisha, Prelloc i Prishtinës
Cvejiq Lubisha – Lan, Hallaq i Madh – Lipjan
Vukadinoviq Jovan – Njegosh, Kurshumli
Andriq Mirko – Drashko, Prishtinë
Dikiq Branko – Nebojsha, Prilluzhë
Krastiq Rade – Svetisllav, Skullan i Lipjanit
Selishnik Jelica – Tomisllav, Kishnicë
Sinisha Jovanoviq, Kishnicë
Jovan Karaxhiq, Kishnicë
Goran Trajkoviq, Kishnicë
Boban Trajkoviq, Kishnicë
Dejan Trajkoviq, Kishnicë
Predrag Gjorgjeviq, Kishnicë
Petar Saveliq, Kishnicë
Mile Bulajiq, KIshnicë
Gjorgje Bulajiq, KIshnicë
Zhivorad Mitiq – Zhiko, Kishnicë
Dragan Mitiq – Burdo, KIshnicë
Dragan Miliq, Kishnicë
Zoran Trajkoviq, Kishnicë
Mike Iliq, Graçanicë
Dushan Iliq, Graçanicë
Rasti Klinë
Më 12 Nëntor 1999, është gjetur edhe një listë me emra të kriminelëve serbë, që kanë vrarë, ekzekutuar e masakruar mizorisht qindra civilë Shqiptarë në komunë të Klinës. Në mesin e barbarëve figuron edhe një barbar shqipfolës. Dihet mirëfilli se në komunën e Klinës janë përfshirë më së shumti serbë lokalë në vrasjen e Shqiptarëve.
Lista përmban këta emra:
Danë Balaj
Zoran Dobriq
Zharko Stepiq
Vitomir Saviq
Millorad Stepiq
Gollub Stashiq
Dragomir Stashiq
Bado Bogiqeviq
Zaiq Vojo
Dobishleviq Sreta
Dançiq Vojo
Popi Zoran
Pavlloviq Dragan
Zhivkoviq Radosllav
Zhivkoviq Llazar
Vushtiq Radoje
Zariq Sreqko
Kiziq Gollub
Kiziq Gjoko
Dashiq Nevica
Krstiq Millan
Dobriq Dushan
Kiziq Radovan
Kiziq Ranko
Gollub Llazareviq
Borko Radojeviq
Rasti ”Toga e tmerrit”
Më 2 dhjetor 1999, janë gjetur disa dokumente në Samakovë, Viti, Goshicë, Kabash, Binçë, Kllokot, Zhiti etj., në të cilat dëshmohet se paramilitarët serbë, në këtë rajon kanë vepruar me emrin ”TOGA E TMERRIT”. Kjo togë është formuar më 19 maj 1999 dhe për një kohë të shkurtër ka vrarë e masakruar 22 civilë pleq, plaka, fëmijë, gra dhe burra që i zunë nëpër shtëpitë e tyre.
Emrat e kriminelëve janë:
Miodrag Stanishiq
Sasha Jeriniq
Stanisllav Vukiq
Sasha Vujiq
Mirosllav Mihajlloviq – Mikica
Millovan Ivkoviq
Vidosllav Kojiq
Moma Vasoviq
Nenad Perzhiq
Branko Arizonoviq
Nebojsha Stanojoviq
Zoran Cvetkoviq
Sllavisha Maksimoviq
Dragisha Dinqiq
Novica Jakovleviq
Lubisha Arsiq
Sinisha Jovanoviq
Aleksander Jovanoviq
Srgjan Ristiq
Goran Arsiq
Nebojsha Stanishiq
Dragan Nojkiq
Canko Spasiq
Bogoso Krqmareviq
Millosh Mitroviq (komandant i togës)
Rasti Fushë Kosovë
Kriminel të angazhuar në pastrime etnike në hapësirën e Fushë Kosovës.
Sllavisha Andrijeviq- (njëri ndër organizatorët kryesorë për dëbimin me dhunë të shqiptarëve nga Fushë-Kosova)
Dragomir Popoviq
Boban Mitroviq
Dragan Dabizhleviq
Lazar Deniq
Radomir Dishiq
Radovan Petroviq
Dragan Mitroviq
Radojica Mitiq
Dragan Iliq
Aca Stankoviq
Zhika Begnellaviq
Mlladen Laziq
Sllavisha Grujiq
Sasha Mihajlloviq
Sava Drashkoviq
Miodrag Bangjur
Millan Milkoviq
Boban Grujiq
Sasha Maksimoviq
Nebojsha Stefanoviq
Vllastimir Jovanoviq
Dushan Zharkoviq
Dragan Zhekiq
Dobri Artinoviq
Stanko Milankoviq
Sllobodan Mitroviq
Dobrivoje Gjorgjeviq
Darko Milosheviq
Dragolub Lakaqeviq
Lubisha Veliqkoviq
Zharko Vasiq
Rasti Llukar, Makoc Grashtice
Gjate 15-24 prillit 1999, nga kolona e qytetareve qe po shkonin ne Prishtine pas ofenzives serbe ne Marec, ne Fshatrat Llukar, Grashtice dhe Makoc u vrane disa qindra banore. Shumica prej tyre u ekzekutuan ne prani te familjes.
Qytetaret e kane degjuar nje Serb qe e therriste nje tjeter te maskuar me emrin Adnan...