2013-11-03

Nga Rasim Bebo-Tmerret që përjetuam Nga Rasim Bebo




Rasim Bebo

HUAZUAR NGA WEB FAQJA :http://tribunashqiptare.net/?p=11228#more-11228


Ne festojmë 100 vjetorin e pavarësisë, na gjënë me Kosovën të pavarur, me Kosovën shtet, e kundërta është për Çamërinë, greku e preu në besë, duke e vrarë, therur, përdhunuar dhe dëbuar dhe sot e ka nxjerrë të ligjëruar se Çamëria nuk egziton. Ne Shqiptarët akoma nuk kemi dhënë fjalën e fundit grekut tё pabes. Ne duhet të ishim të bashkuar në një shtet Shqipëri-Kosovë, por qeveria shqiptare deklaron: “Bashkimi kombëtar i popullit shqiptar, apo lëvizja e kufive është i dëmshëm si ide për shqiptarët dhe si veprim për rajonin”. Zoti Mehdi Hyseni shkruan mё 26-7-2011, kur flet pёr armiqtё e Shqipёrisё qё duan tё tregohen … mё grek se grekёt, mё sёrb se sёrbёt, mё malazez se malazezёt, mё sllavo-maqedon se sllavёt. Kështu te dy qeverite Shqiptare bëhet palë me ata qё nuk na duan. Nё kёto dy dekadat e fundit. Kjo pjellё e Ramis Alise vazhdojnё me pёrcharje sipas dёshirёs rusosёrbogreke pёr tё mos dalё nё E.B. Tani le të shikojme shantazhet e tyre qё duan t’i hanё kokёn figurave pёrparimtare, qё vetё koha i ka nxjerr: Lёvizjen pёr Vetvendosje dhe Lёvizjen “Kuq e Zi”, qё pasqyrojnё rrugёn e kombit tonё sot. Ja si paraqitet katrahura e kёtyre 20 vjetёve. Z. Flori Bruqi na sjell Masakrën e Dubravës për të mos harruar kurrë. Skenar i pushtuesve serb. Burgu i Dubravës me rreth 900 të burgosur kosovar të grumbulluar apostafat, gjatë kohës së bombardimeve të NATOS me sinjalizime nga toka se gjoja janë forcat sërbe, filluan bombardimet nga 19 maj deri 22 maj 1999.

 Humbën jetën 120 të burgosur dhe qindra të lagosur. Asnjë deri sot nuk është paditur për këtë plojë masakrre. Një ndër figurat e ndritur të Kosovës, që me stacionin elektronik ka bërë emër të madh. Është atdheu që i flet vetvetes, kurr hapim faqen e lajmeve dhe na del FLORIPRESS ndiejmë një kënaqësi dhe e lezojmë me kureshtje se asnjë herë nuk shofim gjëra të përsëritua, duke ngritur kurdoher tematikën patriotike, kulturore etj….

Ish komandati i UÇK oficer i dërguar nga Enver Hoxha dhe më vonë nga Ramis Alia me emrin Spiro Butka ka përgojuar dhe përgojon fytyrat më të ndritura të luftës dhe UÇK-së, ka zhgllabëruar fonde të ndryshme nga shqiptarët me kryerjen e Operacionit Shigjeta 2…, ku kanë humbur jetën shumë trima, ku kanë humbur edhe gjymtyrët e trupit.

 Ai sulmon luftetarët, bile dhe luftëtaren zonjën Raimonda Maleçka duke e ofenduar tej mase. Shpifjet e tij dhe të shokut të tij ciganit Bahtir Hamza. Të lexosh shkrimet me emra të maskuar si Selami Zenel dhe Besnik Oppoja të vetë Spiro Butkës, me një zhargon të pështirë, me një leksik të ndyrë jashtë llogjikës njerëzore. Të andresuar kundër figurës së ndritur FLORI BRUQI.

Del pyetja: kujt i shërbejnë dhe nga kush drejtohen?

Po veçojmë disa klithma shovene dhe genocidiste greko sërbe që ortaket e betuar nga Ramis Alia nën sferat e udhëheqësve të PD dhe PS u shërbejnë këtyre “Miqve në dem të çdo gjëje shqiptare”. Te kujtojmë se si Fatos Nano në qershor të vitit 1993, nënshkroi një deklaratë të përbashkët me liderin grek të PASOK-ut Andrea Papandreut, në të cilen konfirmoi pretendimin sërb se: “Kosova është për Sërbinë, njësoj siç është Jeruzalemi për Izraelin”. Nano kryeministër në qershor të vitit 1998, kur në Kosovë kishte filluar fushata e pastrimit etnik të shqiptarëve nga makineria e luftës së Milosheviçit, i paraqiti sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Javer Sollana “…besnikërinë e tij ndaj Milosheviçit duke ia kërkuar që ta linte të lirë të vepronte në Kosovë, për të patur duar të lira në genocidin barbar të pastrimit etnik të shqiptarëve nga trojet e tyre amtare dhe NATO-ja të qëndronte duar kryq në misionin e saj për mbrojtjen e paqes …


Në pranverën e vitit 1993 dy liderët socialistë të Greqis dhe të shqipërisë Andrea Papandreu dhe Fatos Nano, nënshkruan në Athinë deklaratën e përbashkët me formulë greke: “Çfarë, Shqipëria do të kërkojë për shqiptarët në Kosovë, Greqia do të kërkojë për grekët në Shqipëri”. Kontrasti i reciprocitetit çfarë do që Greqia të kërkojë për minoritetin grek në Shqipëri, Shqipëria do të kërkojë për shqiptarët në Greqi pa dallim feje. Rekomandimi i Miçotaqis, që Shqipëria të heqë dorë nga Kosova, u realizua me revolucionin antidemokratik në pranverën e vitit 1997 dhe me vendosjen e qeveris greke në Tiranë, të kryesuar nga Fatos Nano. Në nëntor të vitit 1997, me ndërmjetësin e kryeministrit grek Simitis, Nano u takua dhe zhvilloi një bisede të ngrohtë e miqësore prej 90 minutash me Sllobodan Milosheviçin.

Po me ndërmjetësin e Greqisë Nano u takua më 2001 në një hotel të Athinës me presidentin sërb Vojsllav Koshtunica, zhvilloi bisedime miqësore dhe tepër sekrete. Një gazetar i Kosovës thotë që vetëm Athina bëhet “kumbarë” i takimeve t kryeministrit shqiptar me udhëheqësit e Beogradit. (f. 102-103). Në fillim të shtatorit 1998 Fatos Nano nga mbledhja e qeveritareve në Lisbonë njofton: “Kryeqyteti i Kosovës është Beogradi”. Azem Hajdari nga Tirana e lajmëron: Fatos Nano të mos kthehet në Shqipëri. Por Fatos Nano vjen në Tiranë dhe pas tre ditëve Azem Hajdari vritet. Bajrush Morina shkruan: “Dy krisma në Tiranë”. Në shtator të vitit 1998 kanë ndodhur dy vrasje. Që të dyja vrasjet kane ndodhur në terr të mbrëmjes së territ. Që të dyja janë bërë pas shpine vrasje tinzare. Që të dy të vrarit kanë qënë shqiptarë njëri pishtar i demokracisë e tjetri strateg i luftës për liri. Azemi vritet më 12 shtator dhe Ahmet Krasniqi më 21 shtator të vitit 1998.

Gazeta më e madhe italiane “Koriera dela Sera e datës 7 prill 1997 shkroi: “ Në Tiranë vepron organizata “Hakmarrje për drejtësi” me vrasje dhe grabitje, te cilat janë “nostagjike të komunizmit”. Drejtuesit janë persona të sigurimit si: Hajredin Shyti, Klement Koloneci, Gramos Ruçi etj. Drejtuesi i kësaj organizate është Fatos Nano, i cili u dënua për shpërdorim dhe vjedhje të pasurisë kombëtare e më pas do të amnistohej për t’u bërë kryeministri i vendit, pas kryengritjes së armatosur të vitit 1997. Gjëndet një porosi e Fatos Nanos, të fillohet me veprime konkrete: Të hidhet në erë një furgon policie, një komisarjat policie, një ndërtesë bashkie, të vritet një prokuror , një gjyqtare. Kësaj porosie të Fatos Namos organizata terroriste “Hakmarrja” hodhi në erë një supermarket në qendër të Tiranës, akt në të cilën humbën jetën katër persona të pafajshëm dhe u plagosën disa të tjerë. Më vonë vranë drejtorin e përgjithshëm të burgjeve, Bujar Kaloshin dhe hodhën në erë shtëpin e kryetarit të gjykatës së apelit të Tiranës Prel Martini dhe sulmuan bankën e kursimeve dhe grabitën një sasi të madhe paresh. (152-153). Udhëheqësit ish komunistë të Shqipërise shkatërruan çdo përpjekje për bashkimin e grupeve luftarake që ishin krijuar për çlirimin e Kosovës. Ndërsa në fillim të vitit 1999 u bënë dy atentate, autorët e të cilëve nuk janë zbuluar. U vra shefi i zyrës për informimin e Kosovës gazetari i njohur Enver Maloku si dhe u plagos rëndë shkrimtari dhe studjuesi i shquar Sabri Hamiti. U bënë disa vrasje thjeshtë politike pas çlirimit të Kosovës. U vra deputeti demokrat Smajël Haradinaj nga Peja. Më 23 nëntor 2000 u vra afër shtëpis së tij, këshilltari i presidentit Rugova, Xhemal Mustafa. U vra ish komandanti i UÇK-së Tahir Zemaj, sëbashku me djalin dhe nipin e tij. Është bërë dy here atentat presidentit të Kosovës Rugova më 2004 dhe 2005. Akte terrroriste të qeveris së Tiranës janë çfaqur në Kosovë. Në qershor të 2005, u vra gazetari i gazetes “Bota Sot” Bardhul Ajeti.Ai kishte denoncuar shpesh herë në shkrimet e tij terrorizmin ideollogjik në Kosovë dhe lidhjet me strukturat e shtetit shqiptar të Fatos Nanos. (158-159). Nga Agim Vuniqi Harmington Hills “Gazeta prestigjioze Amerikane Neё York Times” e datës 25 qershor 1999, këto vrasje të pa investiguara nga drejtësia, ia ka ngarkuar Hashim Thaçit dhe dy bashkëpuntorëve të tij të ngushtë, Azem Syla ministër i mbrojtjes dhe Xhavit Haliti ambasador në Tiranë Sipas autorit David Valsh… hedh drite mbi vrasjen e Ilir Konushefcit-Mërgimi. Taktikat e pa mëshirshme të zotit Thaçi janë legjendare në rajon. Ch0ris Hedges raporton një incident nga viti 1997, një reporter shqiptar i Kosovës Ali Uka, ishte gjetur i vdekur në apartamentin e tij në Tiranë “fytyra e tij ishte disfiguruar nga therjet e përsëritura me një kaçavidhe dhe tehet e shishes së thyer”, Uka ishte mbështetës i lëvizjes së Kosovës për pavarësi, ai kishte kritikuar në shkrime shokun e tij të dhomës Thaçin, i quajturi me nofkën “Gjarpëri”, për të cilin Hedges shënon se “Dhuna ka lëvizje të gjatë”. Komandant Ilir Konushefci i cili trasportonte armët nga Shqipëria në Kosovë, akuzon Halitin dorën e djathtë të Hashim Thaçit i cili i blenë granatat me 2 dollarë dhe i shet për 7 dollarë granatën d.m.th me 5 dollar më tepër për çdo granatë. Disa dite më vonë Komandant Ilir Konushefci dhe doktor Hazir Malen me të birin Arjanin në afërsi të fshatit Miliskaje duke trasportuar armë me një kamjon për në Kosovë u bënë pritë dhe i vranë në mes të natës. Bujar Bukoshi Thotë: “Kufomat kurre nuk kane qënë pengesë në karrierën e Thacit”. Shefqet Jashari shkruan: “… Në Oslo në maj të 1998 u formua SHP te FARK-ut (Shtabi i Përgjithshëm të Forcave Armatosura të Republikës së Kosovës) me Komandant Ahmet Krasniqin. U formua një pjesë e SHP te FARK-ut në Tiranë. Formimi i qendrave për stërvitjen dhe pregatitjen e ushtarëve dhe të kuadrit ushtarak në afërsi të kufirit Shqipëri-Kosovë, dërgimi i ushtarakëve në Kosovë për forcimin e njësive të UÇK-së. U formuan shumë brigada me komandantë të zotë si Tahir Zemaj, Ramush Aradinaj e të tjerë. Këto suksese brenda një kohe të shkurtër, vunë në veprim qendrat e agjenturave sërbo-greke dhe vasalët e Tiranës e të Kosovës për të penguar dhe eleminuar fizikisht komandantin Ahmet Krasniqin me SHP te FARK-ut. Kur ndodhej në garnizonin Papaj afër kufirit Shqipëri-Kosovë në qershor të 1998, dhe bënë pregatitjet e fundit për dërgimin e brigadave të para operative të UÇK-se për në Kosovë, i sollën vendimin e Fatos Nanos, se garnizonin e FARK-ut në Papaj dhe “Qendra e Rekrutimit e Stërvitjes dhe pregatitjen e Kuadrit Ushtarak” në Vuqidol duhet “sa më parë të mbyllet”. Por Ahmet Krasniqi në vend t’i mbyllte këto dy qendra, ai hapi dhe dy qendra të tjera në afërsi të Kukësit, një në kalimash dhe një në kolsh. Pas tensioneve Thaçi dhe qeveria shqiptare vendosën që ta eleminojnë Krasniqin, më 21 shtator 1998. Agim Voniqi sipas Hedges-it, Pas vrasjes te Ahmet Krasniqit, vrasjet, spastrimet dhe arestimet u përshpejtuan, vuri në arestim çdo njëri që paraqitej armik i Thaçit. Komandanti si Agim Ramadani, Sali Çeku etj, janë vrarë në pritë. Hedges thotë se përgjegjës për vrasjet është Hashim Thaçi. A nuk është Spiro Butka një person i denjë i Fatos Nanos dhe i Hashim Thacit që pergojon fytyrar e ndritura të Kosovës Sot? Që nesër, pasneser do të japin llogari,përpara se të shkojnë ne varr. A nuk ka te drejte Mehdi Hyseni kur shkruan: “UÇK-ja ka luftuar per çlirimin, per lirine dhe pavaresin e Kosoves, dhe jo per vetvrasjen e saj ne kohë lufte, e as në kohë paqeje…” Sa i dhëmbshëm aq edhe tronditës i 43 të vetevrare ushtararakë të UÇK-së në kohë paqeje 13 vjeçare… Nga viti (1999-2012), të lihen në harresë, në mëshirën e kohës, pa bukë, pa punë, pa asnjë përkujdesje morale, sociale, materiale, strehuese, financiare, mjekësore… të shtihen në vetvrasje. Ky ёshtё trajtimi qё bёn kryeministri Thachi me besnikёt si Spiro Butka. A nuk ka të drejte Zonja Luljeta Selim Berisha e cila i ka marrë në mbrojtje gratë e perdhunuara nga sërbet përgjat luftës në Kosovë, që numurohen rreth 20.000 me mbi 3000 femije, pa mospatur asnjë mbështetje nga qeveria e Hashim Thaçit. A mund ta besojnë brezat e ardhshëm se të gjithë trevat shqiptare i kane drejtuar sytë te shteti AMË, kur vete shteti Amë ka tradhëtuar veten e tij nën diktatin greko-serb sidomos `në këto dy dekadat e fundit. Prandaj dalin tipa negative, që patjetër do japin llogari si shkaktarë të tmerreve që përjetuam. Njё pjesё reference, nga historiani Enver Bytychi. (“Shqiptarёt, sёrbet dhe grekёt”, bot. 2005).

Rasim Bebo Addison Çikago

- See more at: http://tribunashqiptare.net/?p=11228#more-11228

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...