Numërimi zyrtar nga KQZ vjen `live` në kohë reale të ndara për kryetarë të komunave dhe asambleistë.
Rezultatet zyrtare preliminare nga KQZ do të shpallen pas orës 23:00, kurse "Demokracia në Veprim" ka parlajmëruar rezultatet preliminare për pas orës 21:0
Rezultatet zyrtare preliminare nga KQZ do të shpallen pas orës 23:00, kurse "Demokracia në Veprim" ka parlajmëruar rezultatet preliminare për pas orës 21:0
Shefi i misionit vëzhgues i BE-së- Roberto Gualtieri sot në Prishtinë do të paraqesë raportin preliminar për zgjedhjet lokale në Kosovë.
Raporti preliminar do të përmbajë, siç është bërë e ditur më herët, gjetjet preliminare të Misionit vëzhgues zgjedhor të BE për procesin zgjedhor, që nga fillimi i tetorit kur misioni ishte shpërndarë nëpër Kosovë, deri në ditën e zgjedhjeve, më 3 nëntor.
Komisioni Evropian e ka formuar misionin për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale më 3 nëntor e shef i Misionit është Roberto Gualtieri, deputet i Parlamenti Evropian.
Misioni përbëhet nga 99 vëzhgues nga 28 shtete anëtare të BE-së dhe nga Norvegjia e Zvicra.
Zyrtarët e Komunës së Mitrovicës kanë dënuar incidentet e shkaktuara nga grupet ekstremiste serbe në veri të qytetit, që kanë penguar mbajtjen normale të zgjedhjeve lokale atje. Në ndërkohë është përshëndetur mbarëvajtja e zgjedhjeve në jug të qytetit, ku nuk është shënuar asnjë incident.Ecuria e zgjedhjeve si dhe gjendja e sigurisë ishin temat kryesore në takimin e Komitetit lokal të sigurisë që u mbajt të hënën në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Mitrovicës. Situata e sigurisë në javën e kaluar u vlerësua kryesisht e qetë, me përjashtim të ditës së diel kur grupe ekstremiste serbe penguan zhvillimin normal të zgjedhjeve lokale që u zhvilluan për herë të parë në gjithë territorin e Kosovës.
Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim i Komunës së Mitrovicës, Behxhet Bala, tha se vazhdimisht nëpër takimet e këtilla kanë paralajmëruar për një skenar të tillë ditën e zgjedhjeve në veri. “Duke parë aktivitetet e grupeve ekstremiste kundër mbajtjes së zgjedhjeve gjatë muajit të kaluar janë parashikuar incidente të tilla, mirëpo strukturat e sigurisë, në radhë të parë ato ndërkombëtare nuk kanë qenë të përgatitura për t’u përballur me këtë situatë”.
Ai tha se në veri duhet prani më e madhe dhe vendosmëri më e madhe e strukturave të sigurisë në mënyrë që të parandalohen incidentet. “Kemi parë vullnetin e qytetarëve për të votuar, prandaj vlerësojmë se strukturat e sigurisë duhet të krijojnë kushte për një të tillë dhe të izolojnë grupet kriminale dhe ekstremistë që janë duke vepruar atje”.
Në anën tjetër u përshëndet mbarëvajtja e zgjedhjeve në jug të qytetit ku nuk ka pasur asnjë problem serioz.
Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës kanë shprehur pakënaqësi të mëdha me menaxhimin e procesit zgjedhor në komunat veriore nga OSBE-ja dhe EULEX-i, ditën e votimeve më 3 nëntor 2013.
Ndonëse publikisht, lidershipi i Kosovës ka dalë me deklarata që lënë të kuptohet se në veri kishte vetëm incidente të izoluara, burimet e gazetës kanë thënë se EULEX-it dhe OSBE-së i janë adresuar kritika të ashpra nga Prishtina zyrtare për lejimin e interferimit të elementeve ekstremiste nga Beogradi në veri me qëllim të dëmtimit të procesit. Sipas këtyre burimeve, Beogradi zyrtar kishte dy objektiva të dielën.
Së pari, me anë të Iniciativës Qytetare Srpska të fitonte në komunat që tashmë ishin integruar në sistemin legal kushtetues të Kosovës, si Graçanica, Ranillugu, Shtërpca, Kllokoti e Novobërda dhe së dyti, ta prishte procesin në veri, në mënyrë që kjo çështje të hapej sërish si temë bisedimesh në Bruksel për një ofertë të veçantë për veriun.