Edhe pse kjo betejë u bë në vitin 1389, serbët e nxorrën nga arkivi rreth shek XIX si ngjarje, nga ku gatuan pastaj atë përrallë historike që viktimizon kombin serb, si gjoja humbës përballë osmanëve duke shtuar “argumentin” se shqiptarët erdhën në Kosove pikërisht në këtë betejë si aleat të Osmanëve. Pikërisht, për këtë argument, me shkatërrimin e Perandorisë Osmane gjatë fillim shek XX këto territore duhej ti ktheheshin Serbisë…si gjoja toke serbe! Kjo tezë është ritrajtuar edhe tani, duke spekuluar mjaft, me përkatësinë etnike të Kosovës, ku disa e quajnë Turqi, duke sjellë në kujtesë fenë…, disa e quajnë serbi duke sjellë në kujtesë betejën e vitin 1389 në Fushë-Kosovë. Ndërkohë faktet historike dëshmojnë të kundërtën!
***
I
Me vdekjen e sunduesit Car Dushani (1355) shpërthyen mospajtimet e brendshme në shtetin serb. Ndërkohë në palcën shqiptare ngritën krye fisnikë shqiptarë të cilët duke nuhatur dobësimin e Serbisë nuk ngurruan për të rifituar territoret e humbura më parë, konkretisht në Zetë e në Shqipërinë e epërme u fuqizuan së tepërmi Balshajt, në verilindje e në Shqipërinë e mesme Dukagjinët e Kastriotët. Në jug aleanca shqiptare e krijuar nga Karl Topia e Gjin Bue Shpata korrën një fitore të lavdishme në luginën e Ahelout ne vitin 1358, kundër Niqofor Angjelos (dhëndër i Stefan Dushanit), i cili kishte në ketë betejë kishte si aleat serbet, të udhëhequr nga prijësi serb Th. Preljuboviç. Mbas kësaj fitore Princat shqiptar zotëruan Etolinë, Akarnaninë dhe periferinë e Artës.
Në territore të tjera sundimi u përtërit me elementin serb nëpërmjet se cilës do të shohim se në luginën e Moravës, u vendos Llazar Hrebelanoviqi, ndërsa në pjesën e Kosovës së mirëfilltë, rrethi i Prishtinës, Vuçiternës dhe i Zvercanit u vendos pushteti i Vuk Brankoviçit. Gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIV në horizontin ballkanik u shfaq rreziku osman. Depërtimet osmane në thellësi të gadishullit sa vinin e bëheshin edhe më kërcënuese, kësisoj princat e Ballkanit e panë vetën të bashkuar para këtij rreziku të madh që po u kanosej, e që ishte më afër se kurrë. Fati politik i kësaj hapësire, në rrethana te reja do të vendosej në Kosovë e pikërisht në fushën e mëllenjave.
Tashmë zot i dy të tretave të Azisë se Vogël, Sulltan Murati iu kthye me të shpejtë përqendrimit për zgjerim në Ballkan sepse pritej fushata e programuar prej tij. I nisur nga Filipi, ai nuk shkoi drejt Sofjes as drejt Nishit, ku e prisnin Llazari dhe Tvërokja, por drejt Velbuzhdit (Kjustendil), prej ku mbërriti në Fushën e Kosovës –Kosovo polje -në afërsi të qytetit të sotëm te Prishtinës. E sigurt është se në këtë betejë ushtria e Muratit ishte e përforcuar me kontigjentët e vasalëve të tij të krishterë: Kostandini, princi bullgar i Velbuzhdit, serbi Marko Kraljevic, armik i Llazarit, ndër to mungonte basileusi Jovan V, që s’ishte në gjendje të mobilizonte trupa.
Përballë ishin rreshtuar ushtritë e princit Llazar dhe të mbretit Tvërtko të cilët ishin përforcuar me kontigjente vllahe të Vojvodës Mircea dhe nga shqiptarët e Gjergj Balshës dhe të Dhimitër Jonimës. U fol për 10.000 vetë nga njëra anë dhe për 60.000 vetë nga tjetra duke i kthyer shifrat sipas burimeve osmane ose kristiane. Beteja përfundoi me pasoja për aleancën ballkanike ata u thyen bashkë me shpresën për të ushtruar më gjatë e në mënyrë sovrane pushtetin e tyre mbi territoret e principatave.
II
Veç të tjerash ngjarja mes serbëve dhe shqiptarëve perceptohej në mënyrën e gjithë se cilit. Rapsodët kishin nisur ndërkaq fillimet e këngëve të tyre secili në gjuhën e vet. Ato ngjanin me këngët e hershme, madje dhe fjalët ishin po ato. Pleqtë serbë këndonin: O ç’po bëhen gati të na mësyjnë shqiptarët dhe po ashtu lahutarët shqiptarë: Ngrehuni burra, se po ia behin shkjetë. Në këto këngë epike lahutare, bie në sy lartësimi i dy figurave kryesore që përkojnë më ngjarjen.
Në epikën Shqiptare, lartësohet fort, epërsia, dukja dhe trimëria e heroit te luftës Milosh Kopiliqit, nëpërmjet së cilës ngrihet lart akti i tij historik, ai i vrasjes së sulltan Muratit në çadrën e tij pak pas mbarimit të betejës. Ndërsa në epikën serbe ngrihet lart figura e mbretit Lazar, qe shkon deri në legjendë. Ai u kthye në hero dhe shenjtor, kësisoj siç e donin rregullat edhe jeta e tij, filloi të përshkruhej në frymën e vuajtjeve të Krishtit. Megjithëse të tërheq vëmendjen fakti se tradita popullore serbe për Milosh Kopiliqin është fare e varfër. Kjo heshtje përcillet me shekuj. Për të do të flitet vetëm në dy shekujt e fundit atëherë kur nis të krijohet miti serb i Kosovës. Serbët pretendojnë edhe këtu mbi përkatësinë etnike të këtij heroi.
Në lidhje me përmbajtjen dhe origjinalitetin e epikes serbe, ngelet shumë për të dyshuar duke marrë parasysh edhe vendin apo periferinë ku janë mbledhur këto këngë. Vuk Karaxhiçi thotë se dhjetë nga njëmbëdhjetë këngët të betejës së Fushë-Kosovës, i ka mbledhur në një lokalitet të veriut në Srem, ndërsa të njëmbëdhjetën në Karlovac të Kroacisë. Për kundër, këngët shqiptare janë regjistruar në vatrën e ngjarjeve, ose në rrethina të afërta me to ku organisht bashkë më këngët jetojnë edhe shqiptarët sot e asaj dite si: në Fushë-Kosovë, Drenicë, Prishtinë, Pejë, Rugovë, Ferizaj, Has, etj. Kështu në Serbi u krijua një epos që në Evropën perëndimore arriti të fitojë edhe admirimin e vetë Gëtes. Këtyre këngëve iu mungonte edhe baza tjetër historike, heroi kryesor Marko Krajleviç, që në të vërtetë ishte një bashkëpunëtor i deklaruar i osmanëve, e që në betejën e Fushë-Kosovës ishte përkrah tyre, megjithatë u vazhdua të “besohej” në historitë e pasqyruara në këngë deri në ditët e sotme.
Nëpërmjet këtyre këngëve epike u krijua një mitologji. Serbët rrekën të argumentojnë se mu në këtë vit, në këtë betejë daton fataliteti i mbretërisë se tyre, kjo sipas tyre për faj të shqiptarëve të cilët ishin përkrah turqve. Nëpërmjet kësaj mitologjie serbët i mëshojnë idesë së shqiptarët janë të ardhur bash në këtë kohë, dhe nuk kanë luftuar kundër pushtuesve turq, por ata kanë ndihmuar këtë perandori duke shërbyer në të. Në fakt në çdo perandori, për vetë natyrën e tyre, çdo popull shërben në administratën e saj, sikurse çdo popull lufton pastaj për pavarësinë e tij. Shqiptarët e dëshmuan me luftëra të përgjakshme edhe kundërshtinë ndaj pushtimit Osman, vetë periudha e lavdishme e Gjergj Kastriotit e dëshmon ketë. Serbët ngritën kultin famëkeq se Kosova është djepi i Serbisë e shkojnë deri aty sa citojnë se Kosova është “Jeruzalemi Serb”.
E gjithë kjo filozofi zuri fill në 28 qershor 1389 ku daton edhe beteja e famshme mes aleancës ballkanike në njërën anë dhe Osmanëve në anën tjetër të udhëhequr nga Sulltan Murati. Por kjo betejë do te marri trajta vërtet historike, patetike, e nacionaliste për serbët gjatë shekullit XIX, ku edhe shikohej rënia e Perandorisë Osmane e gjithsesi duhej gjetur një ideologji për te aneksuar trojet shqiptare që gjendeshin brenda perandorisë duke e ashtuquajtur legjitimim historik të serbëve mbi Kosovën. Dhe më së miri ishte ideologjia serbe e shekullit XIX ajo që krijoi kultin e Betejës Mesjetare të Kosovës, si një lloj ngjarje historike e vetpërcaktimit nacional dhe shpirtëror.
III
Popullsia e Kosovës, në gjysmën e dytë të shek. XVI dhe në shek. XVII për shkak të pushtimit nga Perandoria Osmane, një pjesë e konsideruar e popullsisë shqiptare islamizohet dhe si rrjedhim, një pjese e antroponimisë së saj shndërrohet në antroponimi të sferës fetare islamike. Identiteti kombëtar shqiptar u ruajt fort sepse nuk përfaqësohej me fenë sikurse fqinjët, (serbët dhe grekët- M.P) por thellë me identitetin shqiptar i cili nuk diktohej nga përkatësia fetare.
Prania e popullsisë shqiptare në këtë kohë përbën në vetvete një dëshmi të pakundërshtueshme, që provon se ajo ekzistonte aty edhe në periudhën e sundimit mesjetar rasian-serb, se ishte autoktone dhe vazhduese e popullsisë së dikurshme ilire, se me sukses i kishte bërë ballë procesit të sllavizimit gjatë shekujve XII-XIV ne sajë të këtij virtyti të veçantë.
Përveç kësaj, për islamizimin e popullsisë shqiptare vepruan edhe faktorë të tjerë ekonomikë e social-politikë. Ku shumë faktorë ekzistencial dhe jetësorë lidheshin me pasjen e fesë myslimane, si p.sh, mbajtja e armës, shtimi, mbajtja, trashëgimi i pronës, si dhe karriera ushtarake vareshin nga përqafimi ose jo i fesë myslimane.
Megjithatë disa parime janë te kristianizmi si themel, ndërsa disa janë te muslimanizmi si superstrukturë mendimi dhe sjellje. Të parat vlejnë si traditë dhe edukatë historike, të dytat si formë konkrete të përshtatjes në rrethana të reja historiko-konkrete ku imponimi i islamizmit ka në themel tezën e konvertimit. Në këtë periudhë kohore, ku populli shqiptar qëndroi pothuajse për 500 vjet nën pushtimin Osman u shënuan shumë ngjarje e rrethana historike të cilat pasqyrojnë rëniet dhe ngritjet gjatë këtyre shekujve.
Trojet shqipfolëse u ndanë në katër vilajete, ku mes të tjerash me ndarjen administrative osmane në 1871, u krijua edhe vilajeti i Kosovës me qendër ne Shkup. Sipas regjistrave e statistikave zyrtare osmanë ky Vilajet kishte 840.000 banorë. Një vilajet ky mjaft i gjerë për nga shtrirja por edhe për nga popullsia, ku pjesa dërrmuese ishte Shqiptare.
Në tërësinë e kësaj pjese administrative së bashku me Sanxhakun e Nishit, Vilajeti i Kosovës përfshinte në gjirin e vet troje të tjera etnike shqiptare. Këtë e pohojnë, midis të tjerëve, tre vëzhgues të huaj, të cilët disa dekada përpara Kongresit të Berlinit, i vizituan këto troje. Që te tre këta vëzhgues, njohës të mirë të Gadishullit Ballkanik, studiuesi erodit frëng, Ami Boue më 1810, analisti i mprehtë britanik E. Spenser më 1847 dhe shkencëtari i njohur austriak J. Hahn më 1853, kishin dhënë në mënyrë të përafërt edhe konturet e trojeve ku shqiptarët ishin të pranishëm në kohën e tyre.
Sipas tyre, shqiptarët ishin të pranishëm në “Veri deri në Nish, Leskofc dhe Vranjë, në Lindje deri në Kumanovë, Prelep dhe Manastir, në Jug deri në Konicë, Janinë dhe Prevezë, pa qenë nevoja të përsëritet se në periferi të kësaj treve kishte përzierje etnish, ku shqiptarët formonin diku pakicën përball etnive tjera.
Për fund!
Kur Perandoria Osmane po tronditej thellë në rrënjët e veta, serbët nxorën nga antropopsikikja e tyre mitin për Kosovën. Por kësaj rradhe me një program të detajuar e me ideator shtetarë e akademikë. Një platformë të tillë themeloi Ilia Garashani Ministër i Brendshëm i Serbisë në vitin 1844, e që njihet platforma e parë politike e detajuar e qarqeve drejtuese të Beogradit, njëherësh dhe baza ideologjike e programit shovinist të “Serbisë së Madhe”. Si synim kryesor i autorit ishte plotësimi i detyrave të përcaktuara nga car Stefan Dushani të cilat qenë ndërprerë nga beteja e Kosovës e vitit 1389. Në këtë mënyrë rikrijimi i Perandorisë Serbe arsyetohej si e drejtë historike, të cilët ngelej për ta përfunduar sundimtaret e shekullit XIX. E gjithë kjo devizë politike u mbështet e u propagandua në baza mitike, folklorike e asesi shkencore, nga ku u mobilizuan një grup i tëre akademikësh gjatë ty shekujve për të ushqyer, argumentuar, e mbështjellur me të ashtuquajturën argument shkencor ketë arsyetim mesjetar.
Por, siç thekson edhe S. Pulaha kjo “shkencë” nuk ka pasur për bazë normat dhe moralin shkencor, të vërtetën shkencore, por vetëm interesat e politikës së ditës, politikës anti-shqiptare. Shkencëtarët e tillë përpiqen që me çdo kusht ta mohojnë prejardhjen ilire të shqiptarëve. Ata kishin vetëm një qëllim të caktuar – mohimin e së kaluarës historike etnike të shqiptarëve, falsifikimin e historisë dhe të autoktonisë së tyre. Prandaj ky mit do të bjerë shpejt dhe Kosova do të shohë dritën e vet historike kur bota do të njohë të vërtetën- se Kosova s’është asgjë tjetër veçse shqiptare!
Millosh Kopiliqi/Miloš Obilić (serbish: Милош Обилић) është hero, personalitet historik shqiptar nga fshati Kopiliq i Epërm i Drenicës.
Ai ishte një prijës i djalërisë së Drenicës ku merrnin pjesë rreth 2.000 drenicakë "burrë për shpi"
Ai me problemet që kishte me Brankoviqët, përfaqëson rivalitetin serbo-shqiptar në mesjetë përm mbizotërimin e Drenicës dhe pjesës tjetër të Dardanisë. Kështu në prag të betejës së Kosovës Vuk Brankoviqi i thur intriga tek Car Lazari duke e akuzuar për tradhëti Millosh Kopiliqin.
Në Betejën e Fushë-Dardanisë ai arriti të futej tek shatori i Sulltanit, dhe e goditi keq me thikë duke ia shkapërderdhë zorrët nëpër tokë. Sulltani pas pak vdiq, ndërsa Millosh Kopiliqin e dënuan me vdekje.
Sa i përket legjendës shqiptare, ajo thotë se Millosh Kopiliqi, kur ia prenë turqit kokën ai kapi kokën me duart e veta,dhe shkoi tek një krua që ta ngjiste me ujin e kroit. Por kur shkoi aty disa vajza bërtitën "shih një njeri pa krye", dhe Milloshi iu bërtet "Unë pa kry e ju pa sy",në kuptimin se ato nuk ia kanë parë kokën që e ka me vete. Në atë moment sipas legjendës i zuri mallkimi, Milloshi vdiq dhe vajzat u verbuan.
Në fshatin Kopiliq i Epërm, ende janë "Pusi i Milloshit", "Kulla e Milloshit", kjo e fundit i kanë mbetur vetëm themelet.
Këtë hero shqiptar drenicak, historiografia serbe është munduar ta bëjë të vetin duke falsifikuar të dhënat historike.
Emri i Millosh Kopiliqit, është i njëjtë "Millosh" si tek shqiptarët ashtu edhe tek serbët, ndërsa mbiemri tek shqiptarët është origjinal "Kopiliq" ndërsa tek serbët "Obiliq.
FLORI BRUQI
--------------------------------------------
PROF.DR.MUHAMET PIRRAKU: EMRI I MILLOSH NIKOLLË KOPILIQIT NË BURIMET OSMANE E EUROPIANE
(Pashtriku.org, 22. 07. 2012) - Dje, më 21 korrik 2012, në organizim të UNIKOMB'it, në fshatin Kopiliq i Ulët të Drenicës u bë zbulimi i pllakës përkujtimore të “Bunarit të Millosh Kopiliqit”, ndërkaq në Shtëpinë e Kulturës në Skënderaj u mbajt Tryeza shkencore kushtuar, Betejës së Kosovës (1389) dhe figurës së Millosh Nikollë Kopiliqit. Në këtë Tryezë shkencore u ndriqua shumëanshëm figura e Millosh Kopiliqit, nga Prof. Dr.Muhamet Pirraku, Prof.Ahmet Qeriqi dhe shkrimtari e publicisti Bedri Tahiri. Prof.Pirraku, në fillim ka qartësuar se "ngjarja" që është futur në histori si "Betejë e Kosovës - 1389" është e imagjinuar (nuk ka ndodhur) dhe konsideron se ishte një komplot për pushtet i Sulltan Bajazitit I dhe i Vuk Brankoviqitm ku në këtë komplot vritet edhe Millosh N.Kopiliqi. Në vijim z.Pirraku, shpalon lakimin e emrit të Millosh Kopiliqit në kronikat osmane dhe europiane. Prof. Ahmet Qeriqi ka folur për figurën e Milosh Kopiliqit në këngët historike e legjendare të betejës së Kosovës, duke spikatur faktin se prania e këtij eposi gjatë shekujve ndër shqiptarë, tregon përkatësinë arbërore të kryetrimit të mesjetës, i cili në logun e betejës, thuhet se ka therur me hanxhar Sulltan Muratin I, (më 15 qershor të vitit 1389). Ndërkaq Prof.Bedri Tahiri ka shpërfaqur përkatësinë arbërore të Milosh Kopiliqit, si dhe ka lexuar një tregim letrar për Betejën e Kosovës. Pjesëmarrësit e këtij manifestimi pastaj kanë bërë homazhe te pllaka përkujtimore e dëshmorëve, në fshatin Kopiliq, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, si dhe te varri i dëshmorit, Halit Geci në Llaushë. Në orët e pasdites është shfaqur edhe një program kulturor-artistik, nga këngëtarë e rapsodë të njohur të etnikumit shqiptar.
* * *
Nga Prof.dr.Muhamet Pirraku
EMRI I MILLOSH NIKOLLË KOPILIQIT NË BURIMET OSMANE E EUROPIANE
Në burimet për “Betejën e imagjinuar të vitit 1389", në rrjedhë të kohës është projektuar edhe rolin i fisnikut drenicas, Millosh Nikollë Kopiliqit si vrasës i Sulltan Muratit të Parë i vrarë nga i biri për pushtet, Sulltan Bajaziti i Parë, vrasës edhe i të vëllait, Jakupit, i Millosh Nikollës e i të disa besnikëve të tjerë të Sulltan Muratit. Përnjëherë duhet të qartësojmë faktin se ajo që u fut në histori si “Betejë të Kosovës", ishte një komplot për pushtet i Bajazitit dhe i Vuk Brankoviq, kurse fisniku drenicas Millosh Nikolla, i lindur në Kopiliqin e Epërm, e si burrë i vendosur në Kopiliqin e Poshtëm, ku bëri pasuri dhe emër, ishte denoncues i komplotit para iliro-vllahut përlepnicas Knez Llazarit e Sulltan Muratit. Dritën e gjelbër për ekzistimin e komplotit ushtarak në taborin e Sulltan Muratit, pikërisht për vrasjen e Sulltan Muratit e, Jakubt, nga Sulltan Bajaziti e dha Azis Ardäshira, më 1398 .
Dita e flijimit të Sulltan Muratit dhe e Llazarit me besnikët e tyre, si edhe e Milloshit nuk dihet, së këndejmi në monumentin që sot po e përurojmë për datë të vrasjes së Fisnikut Millosh Nikollë Kopiliqit është skalitur data: “Verë 1389”.

Sulltan Murati I (1359 - 1389), Sulltan Pajaziti I (1389 - 1402)
.....................................
Vërtet “Vidovdani” ruso-serb është imagjinatë me bisht. Të nisemi nga "Fermani i Bajazitit” - dërguar nga Kosova kadiut të Bursës për varrosjen e kufomës së Muratit. Sipas këtij dokumenti, Sulltan Murati “u flijua për islamin, si plotësim i ëndrrës së tij”, “në mesin e muajit Shaban 791” të hixhrit. Muaji Shaban i vitit 1389, filloi në ditën e hënë, më 26 korrik dhe kishte 29 ditë, pra përfundoi më 23 gusht.
Në Fermanin e Bajazitit për vrasës të Muratit shënohet emri: “Millosh Kopiliqi”, përkatësin etnike shqiptare të tij e ka pasur të qartë historiani frëng M.H.Lëmer, qysh më 1821. Në kronikat e “Oborrit Osman”, në rrjedh të kohës,do të futen edhe emra simbolikë si:”Një i pafe”, Kyble, Kuble,kurse ”Millosh Nikolla e quajti Idris Bitllisi, më 1505, e pas tij Sadedin, më1575, e shumë të tjerë e quajtën: Bilesh, Millosh Kopile(a).
Në urimet europiane për imagjinatën “Betejën e Kosovës”: emrin e “vrasësit” të Muratit e gjejmë si: Melon, Meloen, Michel, Milish, Milesh, Bilesh e Millosh.
Lindja e varianteve sllave ballkanase lidhen me emrin e Mbretit të Bosnjës, Tvrtko, i cili nuk ka pasur informata të sakta për ”komplotin Bajazit-Brankoviq". Kjo dëshmohet edhe nga letra e Firences, më 20 tetor 1389, në të cilën nuk përmendej emri i “Bujarit që me shpatë e theri” Sulltan Muratin.
Kisha serbe e privilegjuar në Perandorinë Osmane Ndodhjen në Kosovë e përmendi vetëm rreth dy muaj e gjysmë pas ngjarjes. Realisht, Prifti Pahomije,me gjasë i kishës së Shën Onufrit të Shumicës, lokalitet në Shumadi, shkroi: “...Në këtë vit knez Lazarin e vranë turqit dhe Muratin serbët”.
"Njëfarë burri fisnik” quhej vrasësi i Muratit nga Konstantin Filozofi në Biografinë e Stefan Lazarit , më 1431, si edhe në “Cetinski letopis” të viteve 1516-1572.
Vërtet, ndonëse kronikat osmane dhe europiane deri në këtë kohë, emri i Millosh Nikollë Kopiliqit ishte fiksuar në disa trajta, serbo-kroatët si Vasilije. Petroviq, më 1754, mbiemrin e Milloshit e bëri Obiljeviq, kurse P.Gjulinac, më 1765 e ktheu në Obiliq, të cilin e preferoi kisha Ruse, Shënsaviane e Shënklimentiane.
Të kujtojmë edhe këtë fakt: Diçka para tetorit të vitit 1389 francezi Filip Mezière, administrator në Qipro, e informonte Francën se ngjarja ku u vra Murati me të birin -“së bashku me disa udhëheqës eminent turq” ndodhi “në pjesët e Shqipërisë”.
Vetëm historiani athinas, Laonici Chalcondyle, para vitit 1435, vrasësit të imagjinuar të Sulltan Muratit ia atribuoi emrin në tre variantet: Milo, Miloen dhe Michale. Laonici do të bëhet me ndikim në historiografinë botërore.

Millosh Nikollë Kopiliqi
.....................................
Johan Duka më 1463 mbiemrin e Milloshit shënoi në variantet: Koblikio dhe Cobilichio“, kurse Jean Palerne i cili e vizitoi Dardaninë në vitet 90 të shek. XVI, e regjistroi kujtesën historike shqiptare për Skënderbeun dhe për Milo Komnenin si vrasës i Muratit.
(Lexoni citatin e J.Dukas:
Me ndikim të madh në literaturën historiografike evropiane do të bëhen vepra e Mavro Orbinit, e botuar më 1601 dhe e Petro Lukarit, e botuar më 1604. Këta i ndoqën kryesisht burimet europiane, kurse historiani anglez Richard Knolles në veprën: botuar më 1610 i ndoqi edhe kronikat osmane. Knollesin e ndoqi Joanne Cuspiniano më 1673.
Në epikën historike, në përrallat shqiptare dhe në onomastikën e vendlindjes së Millosh Kopiliqit, ekziston vetëm trajta e emrit Millosh.
Kjo diktoi faktin që në monumentin që po e përurojmë sot, të ruhet kujtesa historike shqiptare, për Millosh Kopiliqin historik.
Trajtat: Malash e Milush janë të reja, frutë i fantazisë liridashëse shqiptare të themi të kohës sonë.
Gati në fillim saktësuam se Millosh Nikolla u lind në Kopiliq të Epërm, ku u burrërua, kurse në Kopiliq të Poshtëm bëri emër. Onomastika e të dy fshatrave e ka ruajtur kujtimin për Fisnikun e saj, i cili para flijimit, thënë me fjalët e Idris Bitlisit “ishte i njohur me emrin Millosh Nikolla”.
Në fshatin e lindjes 66 vjet pas vrasje së Milloshit ishte një Nikollë Dana dhe një Stanko Nikolla, pa dyshim të gjakut të Millosh Nikollës, të cilin pas flijimit shqiptarët, sipas traditës për mbiemër ia dhanë emrin e fshati Kopiliq.
Të saktësojmë edhe këtë fakt: Millosh Nikolla e zhvilloi jetën në të dy Kopiliqet e sotme. Në Kopiliq të Epërm i pati tbanet e deleve. Kujtesa për këtë u ruajt në toponimi “Stanet e Milloshit“ dhe “Bunari i Milloshit. Në Kopiliq të Poshtëm një vend quhet “Vneshta” dhe konsiderohet se ishte e Milloshit. Këtu është toponimi “Te zidat e Milloshit”, quhet edhe “Kisha e Milloshit”.
Në afërsi, një vend quhet “Trojet e Milloshit”. Në “Trollin e Milloshit“, dhe në tokat e Millosh Nikollës në Kopiliq të Poshtëm, qëmoti është vëllazëria e Shaban Idrizëve, të ardhur nga Açareva.
Tashti duhet të saktësojmë këtë fakt: Jo larg “Trojeve të Milloshit”, pikërisht në “Livadhet rrutullake, të cilat njihen edhe me emrin: “Joshe”, është një pus i papërdorshëm, të cilin populli e quan “Bunari i Milloshit”. Këtu, në vitin 1939, është nxjerrë një helmetë e madhe, të cilën vendësit e konsideronin për të Milloshit, ose e Hyskut, njëri nga pasardhësit e largët, i cili e trashëgoi “Mullinin e Milloshit”, i njohur edhe me emrin “Mullini i Hyskut”.
Në fund të saktësojmë se: Kujtesën historike të popullit, folklorin dhe burimet europiane e osmane i kam hulumtuar nga fundi viteve të ’60-ta të shek. XX, thënë simbolikisht deri “Dje!”.
Verzionin e parë të dorëshkrimit, rreth 300 faqe A-4 të rrahura në makinë i formulova para 15 marsit të vit 1980, me dëshirë ta mbroja për tezë të doktoratës para Akademikut Aleks Buda - Ndera e kombit, i cili e vlerësoi nga 16 marsi deri më 14 prill 1980, “si një të arritur shkencore multidisciplinore befasuese...”!
Universiteti i Prishtinës nuk lejoi mbrojtjen e kësaj teze, me arsyetimin: ”Nuk guxojmë të prekim në një mit në të cilin mbështetet ekzistimi i Kombit serb”. Mirëpo kurrë nuk i ndala hulumtimet, për të dëshmuar se “Lufta e Kosovës” nuk ka ndodhur, por ka ndodhur komploti për pushtet Bajazit - Vuk Brankoviq.
Skenderaj-Kopiliq, 21 korrik 2012

Prishtinë, Janar 1981: Dr.Muhamet Pirraku*, në Institutin Albanologjik.
*Prof. Dr. Muhamet Pirraku lindi në fshatin Flamuras të Drenasit (në Drenicë), më 12 tetor 1944.
Shkollën fillore tetëklasëshe e mbaroi në vendlindje dhe në Bushat, Shkollën e Mesme Bujqësore në Prishtinë, ku e mbaroi edhe Fakultetin Filozofik - Degën e Historisë. Studimet pasuniversitare i kreu në Universitetin e Zagrebit dhe magjistroi në tezën “Rinia përparimtare e Kosovës 1919-1941”, më 29 tetor 1976. Gjashtë muaj specializoi në fushë të historisë së kulturës në Institutin e Romanistikës-Gjermanistikës së Universitetin e Vjenës, më 1979/80, kurse pas shumë krajatave politike, doktoroi, më 29 dhjetor 1988, në Degën e Historisë së Universitetit të Prishtinës, në tezën: “Kultura shqiptare prej viteve 70 të shekullin XVIII deri në vitin 1878”. Interesim për krijimtari letrare shfaqi nga viti i dytë i shkollës së mesme, ndërkaq shkrimin e parë nga fusha e historisë së kulturës e botoi si absolvent në histori, më 7 prill 1968.
Për aktivitet politik antijugosllav u përcaktua më 10 shtator 1960, kur u betua para veprimtarit politik, Fazli Graiçevcit: “Betohem se prej sodit jetën do t’ia kushtojë lirisë së Kosovës dhe ribashkimit të Shqi¬përisë Etnike...!” Me 10 tetor 1960 organizoi tri klasat e dyta të Shkollës Bujqësore, të bojkotonin mësimin në gjuhën serbo-kroate, u priu në Këshillin Ekzekutiv të Krahinës së Kosovës dhe mbrojti kërkesën e nxënësve: “Mësimet në Shkollë të zhvillohen në gjuhën shqipe...!” Nga tashti do të shquhet me aktivitet disident në lëmë të edukimit politik kombëtar shqiptar në mjediset ku jetoi e veproi.
Nga mesi i vitit 1964 i përkiste grupit të intelektualëve në formim e sipër, të njohur si “Çeta e Bajo e Çerqiz Topulli”, të cilët e koordinonin aktivitetin politik shqiptar të Ilegales patriotike shqiptare me disidentizmin në veprimtarinë politike, kulturore, arsimore, publicistike e shkencore legale.
Pirraku do të shquhet si përhapës i literaturës beletristike, filozofike e historiografike të botuar në Tiranë dhe nga Mërgata shqiptare në Evropë dhe SHBA dhe si gjurmues e studiues i frytshëm me ndikim të madh nga viti 1968. Nga mesi i viteve të ’70 dhe në vitet e‘80-ta, për shkaqe politike antijugosllave, mbi 15 vjet pati ndalesa e pengesa për botim e veprimtari shkencore, prej të cilave dhjetë vjet me ndalesë të plotë. Prej 4 gushtit 1981 deri më 4 gusht 1982 u mbajt në burgjet e qarkut të Prishtinës, të Mitrovicës dhe të Sarajevës, kurse jashtë Institutit Albanologjik deri më 13 dhjetor 1983. Me rastin e burgosjes iu konfiskuan rreth dhjetë mijë faqe në dorëshkrim: shënime të kujtesës historike, punime shkencore, ditarë dhe rreth tridhjetë mijë vargje poetike si dhe literaturë historiog¬rafike, politike e filozofike.
Nga vjeshta e vitit 1982 deri në dimrin e vitit 1983 punoi mjeshtër, murator e projektues, në Ndërtimtari të lartë. Nga kjo kohë deri në fillim të vitit 1990, për të ndikuar në rrjedhat politike e historiografike, në një anë, dhe për ta ushqyer shpirtin krijues, në anën tjetër, u detyrua t’i botojë, pa emrin e tij, disa trajtesa, studime dhe dy vepra, ndër më emblematiket për Isa Boletinin dhe për Hasan Prishtinën.
Edhe në rrethana të tilla, nga lëmi i publicistikës, i kulturës dhe i shkencës historiografike, deri tashti, M. Pirraku botoi mbi 477 zëra bibliografikë – artikuj, trajtesa, recensione, kritika, fejtone, studime në mbi 810 numra të shtypit ditor, javor e mujor dhe në revista shkencore. Dhjetëra nga këta zëra bibliografikë kanë madhësinë voluminoze të veprave monografike për probleme të veçanta të kulturës dhe të historisë shqiptare.
Veprat e tjera, të botuara me emër dhe mbiemër të tij, janë:
Historia për klasën VII (bashkautor S. Rizaj), Prishtinë,1975,178;
Kultura Kombëtare Shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit, Prishtinë, 1989, 604;
Salih Gjukë Dukagjini: Shkrolaria e shqypes (nga osmanishtja: dr. Feti Hehdiu, mr. Mehdi Polisi), Prishtinë, 1991, 188;
Ripushtimi jugosllav i Kosovës 1945, Prishtinë, 1992, 196;
Kalvari i shqiptarësisë së Kosovës, TIVARI 1945, Prishtinë, 1993, 74;
Mulla Idris Gjilani dhe Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore 1941- 1951, Prishtinë, 1995, 710;
Albania e Konicës, Prishtinë, 1995, 135;
Feja, kultura dhe tradita islame ndër shqiptarët (bashkautor dhe Kryeredaktor), Prishtinë, 1995, 575;
Lidhja Shqiptare “Besa-Besën” në burimet serbe 1892-1902, Prishtinë, 1996, 72;
Lëvizja Gjithëpopullore Shqiptare për Faljen e Gjaqeve 1990-1992. Kronikë, Prishtinë, 1998, 472; Për kauzën shqiptare 1997 – 1999, Prishtinë, 2000, 286;
Dritë e re për kryetarin e parë të Shqipërisë Etnike (bashkautor dhe redaktor), Prishtinë, 2002, 207;
Jo katedrale në emër të shqiptarisë së imagjinuar, Prishtinë, Prill 2003, 192. (Botim i Dytë, i zgjeruar, Qershor 2003, fq. 199).
“Myderriz Ymer Prizreni – Ora, Zemra dhe Shpirti i Lidhjes Shqiptare 1877-1887, Prishtinë, 2003, 522;
Arrestimet e Pjesëtarëve të TMK-së - Ç’është kjo?! (bashkautor dhe redaktor), Prishtinë, 2004, 96;
Masakra në Burgun e Dubravës 19-24 maj 1999 (bashkautor dhe redaktor), Prishtinë 2005, 200; Për kauzën e UÇK-së, Prishtinë, 2006, 390.
Prof. Dr. Muhamet Pirraku, duke iu përgjigjur Ftesës së ndërgjegjes së vetë, pati rol të rëndësishëm në Lëvizjen për Pajtimin Gjithëshqiptar (përmes faljes së gjaqeve dhe të hasmërive) - 2 shkurt 1990- 17 maj 1992 dhe fuqimisht e mbështeti aktivitetin luftarak dhe politik çlirimtar të UÇK-së, në tri Shfaqjet e saj 1993-2001. I përcolli me kujdes trendët politike kombëtare dhe ndërkombëtare lidhur me statusin politik shtetëror të Kosovës nën administrimin e UNMIK-ut dhe me kohë bëri analiza historiografiko-politike në mbështetje të kauzës së shqiptarësisë dhe të shtetësisë së Kosovës.
Prof. Dr. Muhamet Pirraku aktualisht është këshilltar shkencor i Institutit Albanologjik të Prishtinës.
Floripress:Mr.sci.Flori Bruqi