2013-12-08

Antroponomia Ilire dhe Etnogjeneza e Shqiptareve



Vazhdimesia iliro-shqiptare fiton ne kete menyre nje permase te re. Nuk eshte me nje abstraksion etnologjik i papercaktuar dhe konfuz. Arrihet te kapet realiteti historik dhe te shikohet formacioni etnik i vertete qe perben substratin e kesaj vazhdimesie.
Iliret, ja nje teme qendrore dhe me rendesi te dores se pare per te gjithe ata qe merren me Ballkanin e vjeter. Ata i shohim ne brighet dhe ishujt e Adriatikut qysh ne kohet me te lashta dhe i gjejme gjithashtu ne dyndjet dhe ne formacionet etnike dhe gjuhesore te vendeve te brendshme te Ballkanit. Teme terheqese per gjithe studiuesit ballkanike, ciladoqofte fusha e kerkimeve te tyre. Grishje e bukur per biseda shkencore, nxitje e pashtershme per diskutim te zjarrta. Sepse burimet e njohurive tona mbi iliret nuk jane ne perpjestim me rendesine e tyre historike. Ja thelbi i problemit per te cilin jemi mbledhur ketu.

Vendi qe po na pret me bujari, paraqet natyrisht nje interest te posacem per keto studime. Sepse nuk egziston vend tjeter, trualli i te cilit te jete i lidhur me ngushte se ky me boten e vjeter ilire, ne veshtrimin e saj me te mirfillte. Sa me shume kerkimet e fundit, vecanerisht ato te F. Papazoglut, na kane bere te njohur permbajtjen reale dhe historike te diferencuar te ketij emertimi, aq me te qarta kane dale lidhjet themelore qe e bashkojne ngushte me territorin e banuar sot nga populli shqiptar.

Eshte nje truall ku kembengulsia e mbijetesave i bie ne sy cdo vezhguesi te vemendshem. Kjo nga na tjeter, eshte karakteristike per gjithe hapsiren ballkanike ku ndryshime te vazhdueshme, shpesh dhe madje katastrofike, nuk arriten t’i fshijne tiparet e nje antikiteti te larget. Prandaj kompleksi ilir, ne veshtrimin e zakonshem qe kishte ne Perandorine Romake, perben per te gjithe popujt e Jugosllavise se sotme nje kapitull te histories se tyre kombetare. Dhe kjo jo vetem ne veshtrimin gjeografik. Por ne nje kuptim me te ngushte dhe ne veshtrimin e tije te pare, etniteti ilir perfshihet sidomos ne historine kombetare te popullit shqiptar.

Ky konstatim, sado i sakte qe te jete, ne gjendjen aktuale te njohurive tona, jo vetem nuk zgjidh problmet themelore, por shtron probleme te reja. Sepse lidhja e vendosur keshtu midis ilireve dhe shqiptareve duhet saktesuar. Dhe pikerisht ne kete drejtim njohurite qe kemi grumbulluar na lene ne nje lemsh pasigurish, kjo sidomos kur fjala eshte per te prcaktuar natyren e lidhejs gjuhesore midis etniteteve historike ne fjale.

Shqipja moderne a duhet te quhet pasardhese e gjuhes ilire? Shume diskutime, qe duken te pazgjidhshme, jane shkaktuar nga kjo pyetje legjitime dhe e natyrshme. Maredhenia qe ekziston midis dy gjyheve a eshte e perafert me ate qe eksiston midis latinishtes dhe frengjishtes? Kjo eshte nje ceshtje klasifikimi gjenetik. Per te dhene nje pasqyre metodikisht te vlefshme te kesaj ceshtje, duhet thene para se gjithash se problemi qe ajo shtron nuk ka ndonje zgjidhje te zakonshme.

Me fjalen “zgjidhje” natyrisht nuk mndojme ketu nje pergjigje te mbeshtetur ne nje bindje pak a shume te bazuar, por nje klasifikim te kryer sipas kritereve te zhvilluara dhe te aprovuara ne gjuhesine gjenetike. Kuprohet pa veshtiresi, sepse eshte e qarte se nga kjo pikpamje themelore percaktimi i prejardhjes ilire te shqipes mbetet nje problem i pazgjithshem me burimet qe kemi ne dore. Nuk eshte nje ceshtje bindjeje subjektive as nje ceshtje probabiliteti, por nje ceshtje qe duhet te bazohet mbi te dhena te percaktuara mire. Dhe ne rastin e ilirishtes dhe te shqipes keto te dhene mbeten te panjohura.

I vetmi kriter vendimtare per vendosjen e lidhjeve gjenetike midis gjuheve eshte ekzistenca apo jo e analogjive fonetike midis shprehjes se morfemeve gramatikore ne gjuhet ne fjale. Jane pikerisht analogjite fonetike, midis shprehjes se morfemeve gramatikore te vetes se trete te njejesit te deftores te se shkuares veprore te vijimesise (te se pakryeres) ne latinishte (-abat) dhe ne frengjishte (-ait) p.sh. format portabat dhe gardait, si dhe analogji te tjera te kesaj natyre ato qe percaktojne afersine gjenetike midis frengjishtes dhe latinishtes dhe e percaktojme gjuhen e pare si pasardhese te se dytes.

Per te vendosur nje aferi analoge midis shqipes dhe ilirishtes, do te duhet te zbuloheshin analogji te se njejtes natyre midis ketyre dy gjuheve dhe te vertetohej ne se gziston nje pershtatje fonetike midis nyjes se shquar te shqipes (-i/-u) dhe morfemevet gramatikore te ilirishtes, sidomos te peremrave te saj. Duhen krahasuar mbaresat e shqipes me mbaresat e ilirishtes, paradigmat e fleksioneve me paradigm fleksionesh. Por gjith kjo del e pamundur, sepse nuk i njohim fare elementet gjuhesore te ilirishtes qe do te duhej te krahasoheshin. Si rrjedhim te thuash se shqipja eshte nje pasardhese moderne e ilirishtes se vjeter don te thote, ne veshtrim teknik, te pretendosh me teper se sa ke mundesi te dish.

Duke pasur kete parasysh duhet shtuar menjehre se kjo “ignoramus” nuk do te thote aspak se diskutimi mbi origjinen ilire te shqipes eshte i teprt dhe i kote. Pyetjete ligjshme dhe me interes thelbsor nuk mund te menjanohen nga arsye metodologjike. Pyetja mbi mardheniet gjuhesore shqiptaro-ilire shtrohet vazhdimisht. Por, per ta diskutuar drejte, se pergjigjet qe propozohen, jan te nje natyre metodologjike te ndryshme nga klasifikimi gjenetik i frengjites e i shume gjuheve te tjera, per te cilat ka mundeis te zbatohen kriteret e zakonshme. Jemi te detyruar, nga mungesa e burimeve ta shtrojme problemin e afersise se shqipes me ilirishten si nje ceshtje probabilitetesh dhe mundesish, dhe jo si nje perfundim shkencore ne fushen e gramatikes se krahasuar.

Kryesisht ne saje te kontributit te gjuhes shqipe, qe perfaqesohet ne rradhe te pare nga punimet shkencore te E. Cabejt, ne shohim tani qe edhe te gjuhetaret me emer kan qene shpesh te ngutura perfundimet ne lidhje me prejardhjen e gjuhes shqipe. E. Cabej ka treguar sic duhet se te gjitha argumentet e paraqitura kunder nje prejardhje ilire te shqipes, neprmjet te cileve mendohej te provohej pamundesia e nje shpjegimi ne kete menyre te lidhjeve gjuhesore, nuk i bejen dote balle nje shqyrtimi kritik te thelle, zhvilluar ne driten e gjith fakteve te njohura. Nuk ekzistiojne aresye gjyhesore bindese qe do te mund te na detyronin te perjashtojme prejardhjen ilire te shqipes.

Kjo nuk do te thote natyrisht se te gjitha argumentat e paraqitura kunder nje prejardhje te tille jane pa rendesi dhe se kjo ceshtje nuk shtron me probleme. Edhe hedhja poshte e ketyre argumentave ka qene e dobishme per historine e shqipes, dhe per te gjithe gjuhesine ballkanike. Por me qene se alternative tjeter, domethene prejardhja thrake, nuk mund as ajo te percaktohet me kriteret gjuhesore te zakonshme, ajo behete shume me pak e gjaseshme perderisa alternative ilire nuk perjashtohet me arsye te forta, duke qene se trualli gjuhesore i shqipes mbetet i teri brenda truallit ilir, te pakten sipas gjendjes se tanishme te njohurive tona.

E. Cabej e ka theksuar mire e bukur kete fakt, dhe keshtu i ka dhene nje baze metodologjike te shendoshe cdo diskutimi mbi prejardhjen e gjuhes shqipe per shkak te pozites gjeografike, deri sa nuk ekziston ndonje prove e kundert prejardhja ilire mbetet m e besueshmja. Me kete veshtrim duhet ti shikojme pohimet e nje prejadhje ilire te gjuhes shqipe.

Mirepo ky fakt i shtrirjes gjeografike nuk eshte aspak vendimtare. Ai e ben vetem me te besueshme nje hipoteze te tille. Perfundimet e hetimeve te ndryshme mund te hedhin shume drite mbi kete ceshtje dhe ta sterhollojne argumentin e bazuar mbi lidhjet e jashtme, i vetmi qe mund te arrijme ne. Nuk ka dyshim se studimet onomastike mund te kontribuojne per sqarimin e ketij kompleksi.

Deri me sot eshte marr parasysh vetem toponimia e vjeter. Shtrohej pyetja ne se trajtat modern te toponimeve ne Shqiperine e sotme deshmonin per nje vazhdimesi gjuhesore apo per nje nderprerje te rendesishme. Ajo ishte nje ceshtje me rendesi vendimtare per mundesine e percaktimit te prejardhjes ilire te gjuhes shqipe. Antroponimet jane studiuar pothuajse vetem per afrime etimologjike pak te dobishme.

Megjithate mbetet mundesia per te perfituar nga te dhena onomastike per ceshtjen e prejardhjes se shqipes ne nje menyre krejt te re lidhur me argumentimin gjeografik, rendesia e te cilit eshte vertetuar. Hetimet mjaft sistematike mbi antroponimine vendase te krahinave ilire te Perandorise Romake, me te cilat merrem qysh prej afer dhjete vjetesh, tregojne mjaft qarte se trualli ilir mund te percaktohet me shume saktesi nga ana onomastike.

Ne kohen e pushtimit romak ekzistonte nje tip ontroponimie i percaktuar mjaft mire nga inventari i emrave karakteristike, qe sipas deshmise se mbishkrimeve te hershme perdorej te vendasit midis grykes se Hippius-it (Cetina) dhe kufirit te Epirit domethene kepit Acroceruania. Ne brendesine e gadishullit onomastike shtrihej, me sa duket, deri te malet qe ndajne pellgun e Adriatikut nga ato te Danubit dhe te Detit te Zi. Kesaj duket se i perkiste pikerisht shtresa e vjeter e antroponimise dardane.

Emrat karakteristike te ketij tipi antrponimie jane, nder te tjera, Anna, Gentius, Glavus, Grabus, Epicadus, Monnunnius, Pleuratus, Teuta-na, Verzo. Disa prej tyre jane te njohur mire ne historine ilire, ne kuptimin e perpikte qe ka marre ky term ne kerkimet e fundit. Ky tip onomastik eshte pra i lidhur me entitetin historic ilir. Nuk do te ishte teper e guximshme qe ai te quhej me emrin ilir, ne nje veshtrim konkret dhe te percaktuar mire, madje etnologjik.

Shperndarja territorial e antroponomise ilire, persa ka qene e mundur te percaketohet ketu, i pergjigjet pothuajse ne hollesi truallit gjuhesore te shqipes. Vetem ne veriperendim ajo shtrihet shume me larg dhe hyn thelle ne territorin e republikave jugosllave, Malit te Zi, te Kroacisedhe te Bosnje-Hercegovines, d.m.th. bash ne truallin gjuhesore serbo-kroat. Eshte e veshtiore te thuhet ne se duhet konsideruar me vend mendimi se ne disa nga keto krahina ka mbeturina ten je pranie etnike shqiptare ne Mesjete.

Sidoqofte trualli antroponimik ilir na sjell nje saktesim te ri. Shqipja, pra, nuk ka me si parashkues gjeografik nje truall ilir te gjere dhe te papercaktuar mire, por nje formacion te konkretizuar qarte, pasardhesja reale e te cilit eshte ajo vete. Trualli shqiptare, ne driten e ketyre fakteve onomastike, nuk paraqitet me si nje mbeturine mekanike dhe e cunguar e dickaje te ndryshme, por si nje transformim krijues e jetesor, i nje entiteti qe perben nje element te perhershem ne jeten historike dhe ne kuadrin etnik te Ballkanit.

Vazhdimesia iliro-shqiptare fiton ne kete menyre nje permase te re. Nuk eshte me nje abstraksion etnologjik i papercaktuar dhe konfuz. Arrihet te kapet realiteti historik dhe te shikohet formacioni etnik i vertete qe perben substratin e kesaj vazhdimesie.

Argumentimi me te dhena gjeografike ne mbeshtetje te prejardhjes ilire te gjuhes shqipe sterhollohet edhe me teper. Mundesia qe te jete i sakte shtohet se tepermi. Ne pergjithesi idete tona mbi etnogjenezen e shqiptareve e humbasin pak karakterin e tyre prej ndertimesh pergjithesuese. Ne saje te ketyre perfundimeve te hetimeve onomastike ato fitojne gjak e mish historik.

Sigurisht, nuk duhet mbivleresuar rendesia e percaktimit te nje trualli antroponimik ilir. Ai vete nuk mund te provoje vecse pak gjera, me qene se onomastika eshte nje system relativisht i pavarur nga pjesa tjeter e gjuhe. Por duke e ruajtur nga perfundimet qe shkojne teper larg, duhet te kuptohen rrjedhimet qe ka egziztenca e nje trualli antroponimik ilir te percaktuar mire per historine gjuhesore the etnogjenezen e shqiptareve. Dhe sigurisht ky fakt perben nje kontribut per argumentimin nepermjet vazhdimesise se jashtme dhe probabiliteteve historike, i vetmi argumentim i mundshem ne kushtet e sotme te njohurive tona.

Ne studimin e burimeve te shqipes perparimi eshte i mundshem vetem neprmjet harmonizimit te disiplinave te ndryshme, qysh nga antropologjia dhe arkeologjia deri te gjuhesia dhe historia. Ne kete trajtim kompleks kerkimet antroponimike sjellin nje pikpamje te re. Dhe pikerisht kete pikpamje te re kam dashur t’u paraqes me kete kumtese pjesemarresve te kuvendit tone duke shpresuar se nje diskutim nderdisiplinor do te ndihmoje per te pare me mire gjithe rendesine e saj per kompleksin e etnogjenezes shqiptare.

Radoslav Katacic, “Kuvendi i Studimeve Ilire” fq. 95-98, Tirane, 1972.

Prof. Dr. M Y S L I M I S L A M I *-Autoktonia iliro-shqiptare dhe prirja properëndimore

Kush është Myslim Islami?

Prof. Dr. Myslim Estref Islami ka lindur më 20 maj të vitit 1936 në Roshanj të Kolonjës në një familje me tradita atdhetare. Veprimtaria e tij në fushën e arsimi t, të kulturës dhe të shkencës e ka bërë të njohur në fushën e historisë, të publicistikës dhe të muzeologjisë.

Disa nga studimet e monografitë më të rëndësishme të tij janë: Historiku i Vithkuqit (1958), Naum Panajot Bredhi-Veqilharxhi (1967), Xhaferr Cenko Lubonja (1970), Vasil Shanto (1981), hulumtues e hartues i Historisë së qëndresës dhe të luftës së qyteteve të Shqipërisë kundër pushtuesve italo-gjermanë (1939-1944), bashkautor për Historikun e qarkut të Durrësit për Luftën ANÇL, Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe çështja e bashkimit kombëtar (1998), Histori i gjakosur (2000), Ali Kelmendi (2002), Nuk mund të hesht! (2003). Ka botuar me dhjetëra e qindra referate, kumtesa, artikuj në revistat shkencore e në shtyp.

Ka hartuar mbi 25 zëra për Fjalorin Enciklopedik Shqiptar dhe për Enciklopedinë Shqiptare. Në vitin 1964 mbrojti disertacionin në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin Histori-Filologji. Në vitin 1983 iu dha grada “Kandidat i Shkencave Historike”. Në vitin 1986 mbrojti titullin “Bashkëpunëtor i vjetër Shkencor”. Në vitin 1993 – “Doktor në fushën e historisë”. Në vitin 1995 Komisioni i Kualifikimit Shkencor të Republikës së Shqipërisë i dha titullin “Drejtues i Kërkimeve” (Prof. dr.). Mban urdhrin “Naim Frashëri” për punë cilësore në fushën e historisë e të muzeologjisë. Në vitin 1995 u formua në Tiranë Shoqata Atdhetare Kulturore Mbarëkombëtare “Lidhja e Prizrenit”, e cila e zgjodhi kryetar, detyrë të cilën vazhdon ta kryej sot e kësaj dite.


“Shqiptarët janë e vetmja racë në Ballkan, që tregon të vërtetën”. 1)
M.E.Durham




Edith Durham
http://www.peacelink.nu/Boker/Durham/Durham.html


Në këtë shkrim nuk i kam vënë për detyrë vetes të trajtoj e të dokumentoj, që ilirët kanë rrënjë pellazgjike dhe etnogjeneza e shqiptarëve është vazhdim i ilirëve, tezë kjo tashmë e shkoqitur prej kohësh. Por, do të ndalem shkurtimisht, sepse disa nuk e kuptojnë orientimin e tyre properëndimor dhe për këtë arsye po sjell një kuadër historik, i cili më së miri pohon rrënjën autoktone e prejardhjen iliro-shqiptare. Ne jemi mbirë pellazgo-ilirë në këto troje, si vetë drunjtë e vendosur shumë shekuj më parë se të vinin në këtë gadishull grekët, romakët, barbarët (hunët e gotët), sllavët dhe së fundi në shek. XV osmanët.

Në Gajtan të Shkodrës janë gjetur vendbanime të vjetra 6.000 vjet para e. së re, ndërsa në Xarë të Sarandës 10.000 vjet para e.së re. Ka pasur edhe trajtesa, se çështja pellazgjike është mitologjike, por Homeri dhe Herodoti (485-425 para e.së re), autoritete të Historisë së Lashtësisë kanë thënë, që ilirët janë pasardhës të pellazgëve. Në gadishullin tonë si lashtësi e si qytetërim vetëm tre-katër popuj numërojnë mijëvjeçarët e thellë.

Për dakët, që shtriheshin mbi lumin Danub, Herodoti ka shkruar: “Është popull i lashtë, i madh, por jo më i lashtë dhe jo më i madh se ilirët”.2) Dihet, që popujt e gadishullit tonë janë trazuar gjatë shekujve, gjatë pushtimeve, gjatë lëvizjeve.
Demosteni, Tukiditi, Straboni e kanë thënë qëruar, se ilirët s`kanë pasur lidhje me grekët. Përpëlitjet e mëvonshme të grekëve, se greqishtja ka qenë gjuha e stërgjyshëve të shqiptarëve, tashmë nga studiuesit është hedhur poshtë dhe s`është vështirë të kuptohet, se ky supozim ngrihej për synime politike. Kjo nuk do të thotë, se nuk ka pasur asimilime dhe ndikime, sepse dihet, që sllavët e zbritur në trojet gjermane u asimiluan, galët nga romakët, d.m.th. nga frëngë u bënë latinë. Në këta shekuj s`bëhej fjalë për atdhetarizëm dhe për kombe.

Studiues të shkencave të arkeologjisë, të gjuhësisë, të etnografisë, të antropologjisë, të historisë kanë dhënë shtrirjen e pellazgëve në rajonin e Mesdheut apo, siç nënvizohet, në Mesin e Dheut.

Rrënja ilire e shqiptarëve si gjenezë, është e padiskutueshme. Vetëm shovinistët, pseudoshkencëtarët, armiqtë e kombit shqiptar, kryesisht nga qarqe primitive të vendeve fqinje, e vënë në pikëpyetje dhe hedhin në treg hipoteza të dyshimta për synime politike, sepse duan të ligjësojnë pushtimin e krahinave, të trevave e qyteteve të tëra, që përbëjnë më shumë se dy të tretat e trungut tokësor shqiptar. Raca pellazgjike, sipas shumë autorëve, ka qenë në gadishullin tonë, në Mesdhe, në Egje, në gadishullin Apenin, në gadishullin Iberik e më thellë.

Gjuha jonë është pjesë e trungut të gjuhëve indo-evropiane në cilësinë e degës shqipe, pra e vetme në mbarë botën e që na ka afruar shumë më herët se popujt e tjerë fqinj me Perëndimin. “Nuk ka racë më të vjetër, se shqiptarët në Evropë”,3) ka arritur në përfundimin e tij Albert Dymo. Ilirët, para se të lindte nocioni i Evropës, gjendeshin në qendër të Evropës së atëhershme, se shtriheshin midis romakëve dhe grekëve. Prof. Eqerem Çabej nënvizon, se “Atdheu i shqiptarëve shtrihet deri në kufizimet, ku flitet sot gjuha shqipe”.4) Prejardhjen ilire të shqiptarëve dhe autoktoninë e tyre e kanë theksuar në veprat e tyre gjuhësore L.Majer, N.Jokli. G.Shtatmyler, R.Katiç, G,Vajgnoli, P.Skoku, H.Bariçi e me dhjetëra e me qindra shkencëtarë albanologë, ballkanologë të shekujve të kaluar e të kohëve të sotme.

Prof. Çabej pyetjes: A janë shqiptarët autoktonë? - i përgjigjet, se atë për herë të parë në vitin 1764 e ka sqaruar Thunmaun dhe mandej e ka trajtuar gjerësisht në vitin 1854 George Hahni. Norbert Jokli çështjen e autoktonisë së shqiptarëve e ka cilësuar si problemin themelor të prehistorisë së shqipes.5) Thelbi i gjenezës së shqiptarëve është shprehur në lashtësinë e autoktonisë, të gjuhës dhe të kulturës. Prof. Aleks Buda, duke trajtuar etnogjenezën e popullit shqiptar në dritën e historisë, ka sjellë këtë referim:”Albanologu dhe ballkanologu i njohur kroat Milan Shuflaj ka theksuar, se në historinë, në gjuhën dhe në kulturën e popullit të lashtë shqiptar pasqyrohet si në një monadë më mirë se kurrkund, tërësia e makrokozmit ballkanik në shtresëzimin e tij historik, që nga kohët më të lashta... Etnosin shqiptar në historinë e tij e ka krahasuar si një lis vigan me rrathët e tij vjetorë, si rritjen historike të kësaj bote të lashtë ballkanike”.6)

Iliro-shqiptarët njihen historikisht të ngulitur e të lidhur pas tokës. Fillimet e origjinës ilire janë datuar në mesin e mijëvjeçarit të dytë para e. së re dhe fiset kryesore ishin: taulantët, enkelejdët, ardianët, dardanët, dalmatët, penestët, mollosët, thesprotët, etj.

Marin Barleti në “Historinë e Skënderbeut” ka shkruar, se: “Shqiptarët i gjeta në arë duke punuar me parmendë dhe me armën e varur në supe” (Botim: Tiranë, 1960, f. 227)

Natyra e njeriu janë të lidhur si trupi me shpirtin. Në pellgun e Mesdheut lartësinë më të madhe mbi nivelin e detit e kanë trojet iliro-shqiptare, që arrin mesataren 750 m mbi nivelin e detit, dy herë më e lartë, se mesatarja e platformës së kontinentit të Evropës, që vërtitet nga 330 deri në 350 m. Një veçori e trojeve iliro-shqiptare është edhe drejtimi i derdhjes së lumenjve nga Lindja në Perëndim dhe aty, ku derdhen edhe “vdesin” të përjetuar, avullojnë, humbasin, përzihen me ujërat e tjera. Drejtimi i lumenjve si rrjedhje, luginat e tyre kanë shërbyer si busull për shtegtim, për lëvizjen e iliro-shqiptarëve drejt Perëndimit.

Eposi i Homerit e ka fjalën udhë (Odhise=udhës), sepse pellazgët dhe iliro-shqiptarët kanë qenë në lëvizje dhe mbetën si Uliksi në udhëtim. Ky tipar ka të bëjë me forcën e madhe, dëshirën për hapësirë jetike, dëshirën për të zotëruar dhe për të parë e shkelur sa më larg, ashtu si lumenjtë, që ecin me dy shtretër, në të tokës dhe në atë të kohës. Perënditë me emra pellazgjikë kanë në bazë adhurimin e natyrës, se feja e pellazgëve ishte hyjnizimi i dukurive të natyrës. Prof. Spiro N.Konda në veprër e tij “Shqiptarët dhe problemi pellazgjik”, nënvizon, duke iu referuar Herodotit, se grekët i kanë perënditë nga pellazgët. Ai zbërthen kuptimin e emrave Zeus = ati i perëndive; Afërditë = Ylli i Mëngjesit (Ylli i Sabahut, perëndeshë e bukurisë); Mars = Perëndia e Luftës (nga fjala shqipe i marrë); Tetis = Perëndia e Detit (nga fjala shqipe deti).

Edhe për të nderuar e kujtuar hyjnitë, pellazgët secilit i kishin ngjitur emrin e një dite të javës. Në gjuhën shqipe: e diel = dita e diellit; e hënë = dita e hënës; e martë = e marsit, e mërkurë = e mërkurit, etj. 7). Pa u thelluar në arkeologji për vazhdimësinë e shtrirjen e kulturës iliro=shqiptare, po përmendim, se kështjellat e shekujve të mesjetës, si në Shqipëri, në Kosovë, në trojet shqiptare në Maqedoni janë ngritur mbi mure antike. Kultura arbërore dhe e hershme mesjetare e Komanit dhe e Pukës haset në krejt Dardaninë.

Vazhdimësia shikohet edhe në mënyrën e ritit të varrimit në Shqipërinë e Jugut apo të Dardanisë – Kosovës: varri ndërtohej në formën e një arkëze, e cila mbulohej me rasa guri. Vendosja e kokës së kufomës nga perëndimi me shikim nga dielli, është koncepti i riteve pagane, që kanë të bëjnë me adhurimin e diellit. Poemat e Homerit Iliada dhe Odisea bazohen te epika pellazgjike, siç e trajton Uiljamsi, ish-ambasadori i SHBA në vitet `30 të shek. të kaluar për Greqinë dhe për Malin e Zi. Në fund të librit të tij të titulluar “Shqiptarët”, ai ka vendosur edhe një fjalor me 150 fjalë me rrënjë pellazgjiko–iliro–shqiptare. Sipas trajtesave dhe hulumtimeve të albanologëve të shquar, që gjejnë dëshmi pellazgjike të shumta edhe në poemat homerike, kemi arsye të deklarojmë, që këto dëshmi flasin në favor të tezës së trashëgimisë iliro-shqiptare nga pellazgjishtja.

Nga studimet e mbishkrimeve (epitafeve) mbi gurët e varreve të lashtësisë, të monedhave, helmetave e të vazove gjejmë një numër të madh emrash ilirë, si Bardhyl, Bardhi, Genti, Teuta, Pinnes, etj. Qazim Lleshi në librin e tij “Emrat vetjakë ilirë” ka dokumentuar mbi 1300 emra ilirë, pa përmendur emra malesh, lumenjsh e të tjera emërtime. Argument gjuhësor janë edhe vargu i emrave, që shpjegohen vetëm me dukuri të ligjeve fonetikore, si: Dalmaci=dele; Dardani=dardhë; Shkup=skopje; Ulpjana=Lipjani; Ulcinium=Ulqini; Durrachion=Durrësi; Buenë=Bunë; Mathis=Mati; Scodra=Shkodra; Drinus=Drini, e kësisoj mund të radhiten qindra shembuj të tjerë.

Gjuha e perëndive është cilësuar gjuha shqipe, çelësi i dëshifrimit të gjurmëve pellazgjike e hyjnive. Lulëzimi i pellazgëve, siç nënvizon Jeronim De Rada, ka qenë 7-8 shekuj para Homerit. Gjuha shqipe është po aq e vjetër, sa raca “e bardhë njerëzore”8), ka nënvizuar Robert D`Anzheli. Iliro-shqiptarët kanë qenë paganë, ata kanë qenë edhe janë tolerantë në aspektin fetar. Asnjëherë nuk kanë pasur parësore çështjen e fesë, se valët e pushtimeve kanë ndjekur njëra-tjetrën dhe për këtë arsye iliro-shqiptarët themelore në jetën e tyre kanë pasur dhe kanë çështjen e lirisë, sepse luftën e kanë zhvilluar për të mbijetuar, për të qenë të lirë në trojet e tyre.

Alfons La Martin në veprën “Histoire de la Turquie”, 1854, midis të tjerave tërheq vëmendjen të mos u bien në qafë shqiptarëve, se: “E vetmja gjë që ka mbetur e pandryshuar te shqiptarët, është pasioni i pavarësisë dhe i fitores. Kjo është toka e heronjve të të gjitha kohëve... Ne e pranojmë, se Homeri aty e gjeti Akilin e pamposhtur, Greqia Aleksandrin e Madh, Turqia Skënderbeun, njerëz këta të së njëjtës racë, të të njëjtit gjak, të së njëjtës gjini”.9) Orientimet e iliro-shqiptarëve janë përcaktuar nga faktorë të jashtëm. E kanë kthyer fytyrën të diktuar nga pushtuesit shekullorë në periudha të ndryshme edhe nga Lindja, por kjo gjithmonë në funksion të lirisë.

Perandoritë, administratat e tyre e kanë ndier aftësinë dhe mendjemprehtësinë e iliro-shqiptarëve. Me dhjetëra e qindra kanë qenë kryeministra, gjeneralë, shkencëtarë e burra që themelonin e drejtonin shtete, si në Egjipt, apo themelues të Institutit të Turkologjisë apo edhe hartues të së parës Enciklopedi të Turqisë. Arkitekti Kasem dhe Mehmeti, poeti Dukagjin Zade, piktori Onufri i Neokastrës, Sami Frashëri, etj. janë me origjinë shqiptare. Është më se e kuptueshme, se perandoritë, kryeqytetet e tyre kishin thithur e grumbulluar vlerat e popujve të tjerë dhe vetë mendjet e ndritura të tyre.

Për Kanunin e Lekë Dukagjinit me 1263 nene, një visar i rrallë, M.E.Durham ka pohuar, se “është kodi më i vjetër, që ekzistonte në Evropë”.10)

Zaptimet perandorake janë si valët, si vetë stuhitë, si ciklonet, si tornadot, që arrijnë shpejtësinë deri në 270-300 km në orë e që përmbysin e shkatërrojnë në mënyrë të llahtarshme. Këto tornado të papërmbajtshme janë dukuri të bashkimit të shumë tornadove të vogla. Struktura e uraganit është e ndërlikuar si dukuri e natyrës, që zhvendoset në mënyrë të vetvetishme, por të diktuar nga raporti i forcave të ndryshme, që i shkaktojnë ato. Kjo dialektikë e natyrës ka ngjashmërinë e vet me atë të njerëzve.

Pozicioni gjeografik i iliro-shqiptarëve është në syrin e “cikloneve”, në zonën më nevralgjike, më të ndjeshme, në atë të kufijve midis Perëndimit dhe Lindjes.

Kur bashkimet apo sistemet shoqërore formohen me shpejtësi, ato shpejt përplasen, ndeshen e shkarkohen gjithashtu shpejt, njashtu si retë e ngarkuara deri në atë gradë, sa s`mbajnë më. Zaptimi i parë i Shqipërisë, i Ilirisë ka ardhur nga Perandoria Romake, që zgjati jo pak, por mbi shtatë shekuj. Dihet shtrirja e kësaj perandorie dhe sa popuj ajo asimiloi. Vetëkuptohet, se gjurma ndikimi në gjuhë, në tradita dhe si përzierje edhe ka pasur, por ajo që duhet theksuar është, se ilirët i qëndruan këtij “cikloni”, sepse ruajtën gjuhën, vlerat, veçoritë, e mbi të gjitha, lirinë aq të çmuar për ta. Humbjet në këto ciklone luftërash shekullore kanë qenë shumë të mëdha, mjafton të kujtojmë, se konsulli romak Pal Emili në vitin 168 para e. së re me ekspeditat e tij ka shkatërruar apo rrafshuar mbi 70 qytete të Ilirisë së Jugut.11). Qytetet e Ilirisë, si Shkodra, Durrësi, Berati, Peja, Shkupi, Vlora, Butrinti, Apolonia, Lezha, Bylisi, etj., janë të shek. VI-VII para e. së re.

Fan.S.Noli, eruditi i madh, ka shkruar, se kur shkatërroheshin qytetet e Ilirisë, atëherë fillonin lulëzimin e tyre qytetet e Evropës. Luftërat iliro-romake vazhduan nga viti 231-168 pas e. së re. Shumë popuj qenë të detyruar ta pranonin Romën si perandori universale. Roma shpiku të drejtën e qytetarisë. Të gjithë popujt nën sundimin e romakëve ishin nënshtetas të saj dhe i gëzonin të drejtat e qytetarisë deri në ato të hierarkisë së lartë. Ilirët me këtë të drejtë qytetarie funksionuan maksimalisht brenda perandorisë. Nga Iliria dolën 12 perandorë.

Po sjell disa emra të perandorëve me origjinë ilire: Deci, Klaudi, Aureliani, Probi, etj., ndërsa figura më e spikatur midis perandorëve ishte ajo e Dioklecianit. Kur Perandoria Romake ndryshoi kryeqytetin nga Roma në Bizant, ajo nuk ishte ndarë në realitet. Dihet fakti, se kur u bë perandor Kostandini (306-337 pas e. së re), parapëlqeu të bëjë kryeqytet Bizantin, që më vonë mori emrin Kostandinopojë dhe vetë Kostandini u cilësua i Madh, se shpalli tolerancën fetare dhe ishte një reformator në zë.

Perandorit Kostandini i Madh iu desh të kontrollonte gjithë perandorinë me atë shtrirje aq të madhe të saj. Ai mendoi, se si qendër më strategjike për të zotëruar perandorinë në Perëndim dhe në Lindje duhej të ishte Kostandinopoli në Dardanele, në Egje. Ky ndryshim mund të quhet themelim gjeopolitik qysh në lashtësi. Për këtë ndryshim mund të ketë ndihmuar edhe fakti, se Kostandini ishte nga Dardania. Në fillim quhej Perandoria Romake e Lindjes, ndërsa nga fundi i shek. IV pas e. së re u quajt Perandoria e Bizantit. Në Romë s`kishte më perandorë. Ata u vendosën në Kostandinopol. Në Romë mbeti papa. Në vitin 395 pas e. së re trevat iliro-shqiptare hynë në përbërje të Perandorisë Bizantine. Perandori Kostandini i Madh ishte ng Dardania, Anastasi I ishte nga Durrësi, ndërsa Justiniani I nga Shkupi.

Iliria ishte një nga katër prefekturat e perandorisë dhe tri nga 12 diocezat e saj dhe disa provinca i përkisnin Ilirisë me kryeqendër Shkupin për Dardaninë, Shkodrën për Shqipërinë e Veriut dhe trojet e sotme të Malit të Zi e të Dalmacisë, ndërsa Dyrrahu përfshinte Epirin deri në Vaje dhe qendra e Nikopolit përfshinte Epirin e Vjetër deri në Prevezë. Ilirikumi mbeti në Lindje në kuptimin administrativ dhe politik. Në kuptimin gjeostrategjik Ilirikumi funksiononte nga Perëndimi. 12).

Natyralisti romak Plini i Ati (13-79 pas e. së re) i ka cilësuar malet e Shqipërisë si të skalitura, ku si në skenë janë zhvilluar beteja tragjike gjatë shekujve, beteja epokale, si ajo midis Çezarit dhe Pompeut; vërshimi shkatërrues sllav; ekspeditat normane të Robert Guiskavalit; dyndjet e ushtrive perandorake të Aleks Komnenit; ekspeditat e kryqtarëve të Bujemualit të Normandisë dhe të Rajmondit të Tulzës; sulmet e ushtrive kalorësiake anadollake të Mehmetit II Fatiut.13).

Këto situata tragjike e strategjike të pushtuesve të pamëshirshëm, iliro-shqiptarët i përballonin, siç e ka përcaktuar në mënyrë të figurshme M.E.Durhan: “Zotnimet e huaja kanë kalue mbi kombin shqiptar, pa lënë më të kurrfarë gjurme, si ujtë që kalon mbi shpinë të rosës”.14) Këtë përcaktim Gjergj Fishta e ka përdorur në pamfletin politik “Shqiptarët dhe të drejtat e tyne”, lexuar në Vatikan, para se të zhvilloheshin punimet e Konferencës së Paqes në Paris, në janar të vitit 1919.

Për të mos mbetur vetëm te lashtësia, po i referohemi Faik Konicës, i cili citon një historian e studiues rumun, që u strehua te Karli i Madh Anzhu, mbreti i Sicilisë e që në dimër të vitit 1272 u bë edhe mbret i Arbërisë, d.m.th. e nënshtroi atë. Konica vazhdon: “dihet, që rumunët, sllavët e Ballkanit dhe grekët i përkasin kishës lindore ortodokse dhe kishin qendër tërheqëse Stambollin, por nuk duhet të harrojmë një fakt të thjeshtë e themelor, atë, që shqiptarët ishin katolikë, të vetmit katolikë në Perandorinë Bizantine.

Shqiptarët kanë ushqyer gjithmonë ndjenja antipatie kundrejt Bizantit, ndërsa Karl Anzhunë, ashtu si më parë edhe Bohemundin, të birin e Robert Guiskavalit, shqiptarët nuk e pritën si pushtues, por e brohoritën si çlirimtar. 15). Në këtë kohë shfaqet Arbëria që filloi t`i largohet Lindjes. Karl Anzhu qysh në vitin 1272 krijoi administratën parashtetërore dhe duhet pohuar, se shteti i Arbërit krijoi një traditë shtetërore, modelin e së cilës e mori nga Perëndimi, nga Anzhuinët e që ndryshonte krejtësisht nga tradita bizantine. Perandori i Bizantit Herakliu lejoi për herë të parë sllavët të shtrihen në gadishullin tonë “si bujq e si rezervë ushtarake kundër hunëve, fis ky tataro-mongol”.

Lufta midis katolicizmit, ortodoksisë, protestantizmit ka qenë tepër e ashpër. Më shumë se një shekull vazhduan dallgë-dallgë tetë kryqëzatat, që filluan në vitin 1096 dhe përfunduan në vitin 1270. Kryqtarët e kryqëzatës IV në vitin 1204 pushtuan Stambollin. Kryqëzatat kishin frymë perëndimore dhe nëpërmjet Shqipërisë ato kaluan nëpër Ballkan.

Venediku ndikoi në Iliri dhe në trojet e Ilirisë mbizotëroi katolicizmi. Po të mos ishin ekspansionet ekonomike të Venedikut, ndihma e Selisë së Shenjtë, vrulli i kalorësve normanë, sundimi i Anzhuinëve, shqiptarët, thotë Nikolla Iorga, do të ishin sllavë ose grekë. Këta sollën dhe i lidhën iliro-shqiptarët me perëndimorët.16). Katolicizmi u dha ilirëve orientim properëndimor, por ata i lidhte edhe deti Adriatik, tregtia, jeta, marrëdhëniet dhe interesat. Veprimtaria tregtare e patricëve venetikas në Arbëri është një kapitull i veçantë, një sistem lidhjesh me Evropën, një dritare e hapur për disa shekuj.

Nuk ka qenë e rastit, që shumica e voskopojarëve, vithkuqarëve dhe e banorëve të qyteteve të tjera iliro-shqiptare, kur shkatërroheshin nga ekspeditat e pushtuesve, shkonin në Venedik, në Vjenë e Napoli, Romë e Budapest dhe vetëm një pakicë në brendësi të gadishullit e deri në provincat e Danubit, në Vllahi e Moldavi. Dua të pohoj, se për efekt kohe këto tema të madhërishme të historisë iliro-shqiptare vetëm sapo i çekim, sepse nuk duhet të harrojmë, që në fushën e kulturës popujt kanë dhënë e kanë marrë me njëri-tjetrin vlerat e tyre. Kjo është kaq e vërtetë, sa që në epoka e kohë të ndryshme popuj e vende në botë kanë pasur kufijt, madhështinë e vet, madje disa kanë mundur të ndërtojnë perandori e metropole të fuqishme. Mund të përmendim edhe një të vërtetë tjetër të pamohueshme, që e kanë theksuar shumë studiues e personalitete të Evropës e të Amerikës, që ilirët jo vetëm e ruajtën autoktoninë e tyre, por i kanë dhënë kulturës evropiane dhe asaj botërore figura të shquara e vepra të mëdha, si perandorisë romake e bizantine, ashtu edhe asaj osmane e të tjera, çka dëshmon edhe për genin vital të kësaj race të lashtë.

Njihen papa Klementi XI, Lekë Dukagjini, Pal Engjëlli, Shën-Jeronimi, që solli Biblën në latinisht. Shumë iliro-shqiptarë kanë shkruar në latinisht e kuptohet, se në atë kohë njiheshin si banorë të Perandorisë Romake. Dua të përsëris, se kulturat, që vërshuan nëpërmjet pushtuesve të huaj në trevat iliro-shqiptare nëpërmjet besimeve fetare dhe ideologjive të ndryshme, nuk kanë ndikuar në ndryshimin e thelbit properëndimor, në përkatësinë e qytetërimit perëndimor të iliro-shqiptarëve. Qytetet e Ilirisë kanë qenë të lidhura me qytetet e Evropës, me Venedikun, Raguzën, Napolin, Romën, Vjenën, Budapestin e qytetet gjermane. Krijimi i shtetit shqiptar me në krye një peshkop katolik në vitin 1190 dhe pastaj krijimi i “Regnum Albaniae” me në krye Karlin Anzhu, faktojnë lidhjet e Shqipërisë me Evropën Perëndimore.17).

Autori bizantin i shek. XI Mihail Ataliates është i pari, që i përmend shqiptarët me emrin e tyre etnik “albanoi” e “Arbanitas” në vitin 1038-1043 e 1078 si kundërshtarë të Perandorisë Bizantine. Sipas kronistit Enveru, në vitin 1336 shqiptarët janë ngritur kundër perandorit bizantin Andronikut III, që thirri si forcë mercenare turqit selxhukë.18)

Edhe beteja e Fushë-Kosovës e 15 qershorit 1389 ishte një koalicion, një luftë e popujve të Evropës kundër hordhive osmane, ku pjesëmarrësit shqiptarë përbënin një të katërtën e gjithë efektivit të betejës me Gjergj Strazmir Balshën, sundimtarin e Shkodrës, Teodor Muzakën e Shqipërisë së Jugut me qendër në Berat e Dhimtër Joninën e zonës Lezhë-Kurbin.19). Heroi i Betejës ishte Millosh Kopiliqi, bujar shqiptar nga një fshat midis Pejës dhe Mitrovicës, kryetrimi, që u ngrit si Anteu nga toka dhe i nguli një heshtë në zemër sulltan Bajazitit. Historiografia serbe këtë betejë e ka deformuar dhe e ka trajtuar si fitore, kur atë e fituan osmanët. Kronikani grek nga Kostanfinopoja Jerark pohon, se “në betejën në fjalë morën pjesë edhe luftëtarë nga Dardania e Shqipërisë.20)

Betejën e Fushë-Kosovës serbët e kanë kthyer në një mit për të përligjur mashtrimin, se Kosova na qenkesh djepi i Serbisë. Nga revista “Bota Shqiptare”, ku kanë shkruar pena të arta të kombit shqiptar, si Faik Konica, Mit`hat Frashëri, Gjergj Fishta etj., po shkëpusim pasazhin e mëposhtëm: Kur një mjek nga familja Zyma e Tiranës shkoi në Vjenë rreth vitit 1860 te një koleg i tij antropolog i dëgjuar austriak, i cili ishte specializuar në degën e kafkologjisë, u ftua nga miku në laboratorin e tij, i cili si për surprizë e pyeti: - A mund të më thuash, se cila nga kafkat e ekspozuara në vitrinën e këtij laboratori, të tërheqin më shumë vëmendjen, cilat janë ato më të bukurat? Antropologu shqiptar pa mëdyshje tregoi me gisht tri kafka. – A e dini se të kujt janë? - vazhdoi të pyesë austriaku dhe po vetë u përgjigj: - Të dardanëve, luftëtarëve të Betejës së Fushë-Kosovës të vitit 1389.

Pushtimi sllav, që ka ndodhur para pushtimit osman, nuk mundi të diktonte thelbin etnik të iliro-shqiptarëve dhe nuk ka pasur asnjë bigëzim, shartim të kulturës iliro-shqiptare me atë sllave. Kisha serbe e kishte kthyer fenë baras me kombësinë. Pushtimi sllav zgjati 300 vjet dhe gradualisht u shtri në trojet e Ilirisë. Gjithçka zhvillohej në luftë: shtrirja dhe tërheqja. Po të mos ktheheshin vendësit në fenë e tyre ortodokse i konfiskonin gjithë pasuritë dhe tokën, i dënonin me vdekje e me dëbime të dhunshme; në treva të tëra bënë pastrim etnik.

Car Stefan Dushani në kodin e tij kishte disa nene, ku parashikonte masa ndëshkimore për ata, që nuk ktheheshin në fenë e tyre dhe ata që ktheheshin, cilësoheshin si serbë. Çdo njeri që martohej do ta bënte ceremoninë e kurorëzimit te prifti i tij e që nga ky çast quhej serb. Një apostolik i shek. XIV në një relacion që i ka dërguar Vatikanit, përshkruan me hollësi mënyrën e dhunshme, sesi shtetasit josllavë detyroheshin të ndërronin fenë dhe besimin.21). Serbët e kishin kodin e Stefan Dushanit si kodin e tyre jetik, deri sa u vendos pushtimi osman. Dushani sundoi nga viti 1331 deri në vitin 1335.

Sllavizmi filloi, së pari, duke ngritur shumë manastire sllave, si në Deçan, në Pejë duke i shpronësuar shqiptarët e duke ua dhënë tokat e tyre manastireve. Së dyti, sollën shumë feudalë serbë. Së treti, Pejën e bënë kryeqendrën e kishës serbe. Së katërti, duke ndërruar me forcë fenë dhe krejt emërtimet. Dihet nga historia, që princat shqiptarë kanë vepruar të organizuar sipas modelit perëndomor: Pogoni, Gjin Muzaka, Dhimitri i Arbërisë, Skurra, Blinishti, Zenepishti, Andrea Muzaka, Balshët, Gropajt, Matrengët, Bua Shpatat, që po përpiqeshin për një zhvillim të pavarur të trojeve shqiptare dhe po hidhnin hapa drejt një shteti, e në këtë drejtim u shqua sidomos konti Karl Topia, që mund të quhet edhe shtetari i parë i shqiptarëve.

Këtu fillon tradita shtetërore që i përket shek.XIV. Kuptohet qartë, sesa e pavlerë dhe sa politike është akuza e ngritur, që shqiptarët s`kanë traditë shtetformuese. Topiasit ishin të lidhur me krushqi me francezë. Kjo situatë perëndimore shpjegon edhe qëndrimin e Gj.K.Skënderbeut, që në ndryshim me shumë prijës të tjerë ballkanikë iu kundërvu osmanëve, s`pranoi organizimin e administratës osmane; nuk pranoi t`i nënshtrohej Stambollit, sikurse edhe paraardhësit e tij, që ishin distancuar nga Kostandinopoja. E përsëris, jo si grekët, serbët, bullgarët, rumunët, që siç kishin bashkëjetuar me Kostandinopolin si kryeqendër, e pranuan lehtë të qëndronin edhe nën Stambollin, kur perandorët u zëvendësuan me sulltanët. Proceset historike nuk duhet të trajtohen, të merren apo të pranohen siç janë shkruar në vitet e mëparshme, sepse shqiptarëve u ka munguar historiografia.

Maksimilian Labretz ka arritur në përfundimin, se “Historia e vërtetë e njerëzimit do të shkruhet atëherë, kur në të të marrin pjesë shqiptarët”.22). Shkenca kërkon, që të shkriftohen e të davariten problemet e jo të jepen si të dhëna një herë e përgjithmonë. Po e ilustrojmë këtë ide. Lashtësia e qytetërimi i gjuhës shqipe zanafillën e vet e ka qysh në thellësitë e shekujve, nga shek. II pas e. së re. Ekziston një pohim, që gjuha e shkruar e shqipes e ka fillesën e saj qysh në kohën e Karlit të Madh Anzhu, rreth vitit 1272. 23). Shek. XV i ngriti shqiptarët në piedestalin që meritonin. Evropa i ktheu sytë nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu, fitoret e të cilit ishin njëra më e larmishme se tjetra. Kryetrimi shqiptar shënoi epokë për kombin e tij, e lidhi dhe e bëri atë të njohur, e mbuloi plot lavdi e dinjitet jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën. Papa Kalisti III e ka përgëzuar Skënderbeun me fjalët: “Ah sikur të kishim ca më shumë princa të krishterë kaq trima, sa ti”.24). Volteri në veprën e tij të vëllimshme ka guxuar, - shkruan Konica, - të shprehet:”Sikur ta kishte mbrojtur Skënderbeu Kostandinopolin, turqit nuk do të kishin mundur ta merrnin atë në maj të vitit 1453”.25).

Sulltan Mehmeti II, pushtues i Stambollit ka thënë për Skënderbeun, se “Kurrë s`ka për të dalë në tokë një luan i tillë”.26). Sër Uiljam Templi e ka klasifikuar Skënderbeun midis “të shtatëve më të mëdhenj burra të pakurorëzuar të historisë”.27). Autoritetit të Gjergj Kastrioti Skënderbeut, për qëndresën e fitoret, si edhe për peshën që mbajti me shtetin e tij për 35 vjet, mendimtari i madh francez Volteri qysh në vitin 1756 i kushtoi dy faqe, ku midis të tjerave thekson: “Ç`farë grekë e bizantë, shqiptarët janë ata, që nxorën Skënderbeun dhe këta dinë të bëjnë histori”.28). Qëndresa e Gj.K. Skënderbeut në thelb ka pasur mbrojtjen e trojeve. Ai arriti të bëjë aleancë me të gjithë feudalët për të mbrojtur trojet shqiptare.

Në ato shekuj atdheu ishte baras me trojet. Për të realizuar këtë Gj.K.Skënderbeu u detyrua të hyjë në aleanca me fuqi të mëdha të Evropës, me mbretin e Poloni-Hungarisë Vladislav e komandant Janosh Huniadin. Krijoi lidhje me qytetin e Raguzës, me Republikën e Venedikut, me mbretin e Napolit dhe të të dyja Sicilive, me Dukatin e Milanos dhe sidomos me shtetin e papave, që ishte shteti më i fuqishëm në arenën ndërkombëtare të asaj kohe, sepse komandonte shtete të tjera, si edhe shteti më i madh dhe më autoritar në kontinentin evropian. Pas kësaj periudhe disa shekuj vjen shkëputja, rënia apo ndërprerja e lidhjeve me Evropën Perëndimore. Osmanët u shtruan këmbëkryq mbi trojet shqiptare dhe ngritën administratën e tyre.

Edhe në mesjetë shumica e shqiptarëve pas vdekjes së Skënderbeut shkoi në Perëndim. Aleatët e shqiptarëve ishin perëndimorët, kurse serbët orientoheshin dhe orientohen nga Lindja, nga Rusia. Çështja më e rëndësishme në Perandorinë Osmane ishte ndërrimi i fesë në trojet shqiptare. Të huajt nuk e kuptojnë këtë, sepse nuk janë venë në provë. Ky kthim ka shumë arsye, ndër të cilat më e rëndësishmja ka qenë lidhja me pronën e tokës.

Po të mos konvertoheshin shqiptarët rrezikoheshin të shpronësoheshin nga toka e të ktheheshin në varfanjakë, rrjedhimisht të eliminoheshin. Cila qenie njerëzore në Evropë e kudo nuk do ta kryente një veprim të tillë, sikur përballë t`u vihej deklasimi? Këtu duhet të shtoj, se trysnia për t`i asimiluar shqiptarët nga ana ortodoksisë sllave e helene ishte jo më pak e ashpër, prandaj edhe shumica e shqiptarëve e përqafoi fenë islame që t`i shpëtonte regjimit vandal serb. Pas vdekjes së Gj.K.Skënderbeut dhe të thyerjes së qëndresës, shumë shqiptarë më tepër e ndërruan fenë. Si përfundim, shqiptarët të detyruar u copëzuan në tri fe dhe duhet të theksoj, se feja, për trojet shqiptare që ishin para rrezikut sllavo-grek, luajti një rol pozitiv në mbrojtje të identitetit kombëtar shqiptar.

E shohim të arsyeshme të sjellim plejadën e prelatëve katolikë të Gjon Buzukut, të humanistëve të epokës së Skënderbeut, si Barleti, Matrenga, Budi, Bardhi, Kazazi, Stefan Shtjefni, Jul Variboba e të tjerë të gjysmës së dytë të shek. XVI dhe fillimit të shek. XVII që ishin properëndimorë, lëvrues të gjuhës shqipe. Sa flet e fakton fjalori latinisht-shqip i Frank Bardhit (1635), Pjetër Bogdani me veprën e tij “Çeta e profetëve” (1685). Në librin e tij “Rrethimi i Shkodrës” Barleti përmend të dhëna bashkëkohore si ish-pjesëmarrës në këtë rrethim që në moshën 18-vjeçare. Në këtë vepër ai i përshkruan shqiptarët si një popull homogjen, si një njësi e vetme e bashkuar.

Përmendim gjithashtu veprën madhore të tij “Historia e Skënderbeut”, në të cilën pasqyron jetën e bëmat e Heroit tonë Kombëtar Gj.K.Skënderbeut 1405-1468, lavdinë e tij, heroizmin e shqiptarëve, që 35 vjet me radhë jetuan në liri e në luftë. Marin Barleti në veprën e tij madhore për Gj.K.Skënderbeun, për ngritjen e Flamurit Kombëtar më 28 Nëntor të vitit 1443, shkruan: “Të gjithë kishin në gojë lirinë, kudo oshëtinte zëri i ëmbël i lirisë.”29)Në këtë luftë titanike, në këtë fitore të madhërishme tingëllojnë shumë kuptimplote fjalët e Balzakut: “S`ka gjë që mbin e jep më shumë fryte, se gjaku i derdhur”.30) Veprat e iluministëve dhe të mendimtarëve tanë janë pjesë e pashmangshme e humanizmit perëndimor të Uiljam Shekspirit, Miguel Servantesit dhe e sa e sa personaliteteve të tjera evropiane. Vepra e mendimtarëve shqiptarë është një risi dhe pasurim i humanizmit në përgjithësi. “Është mjaft interesante, që Shekspiri e vendos skenën e njërës nga komeditë e tij më të bukura, - shkruan Konica, - “Nata e dymbëdhjetë”, në Iliri”. 31).

Se ç`rëndësi ka vepra e kësaj plejade kulturore shqiptare, mund ta kuptojmë po të krahasohen ato me vlerën e shpatës së Gj. K. Skënderbeut, ndërsa për shek. XX me shpirtin e mirësisë dhe të urtësisë së Nënë Terezës, që shpëtuan shqiptarët dhe vetë Evropën nga mënxyra, që vunë dorë dhe lehtësuan si pomada plagët e fatkeqësitë njerëzore. Po të mos kishte nxjerrë populli shqiptar nga gjiri i tij këto mendje të ndritura si edhe korifejt e kulturës, të gjuhës e të letrave shqipe, që me largpamësi rrezatuan historinë kombëtare, do të ishte rrezik, që ne sot të flisnim në greqisht apo serbisht dhe jo “në gjuhën e perëndive”, që siç e përcakton edhe Fishta ynë i madhërishëm: “Asht si njaja kanga e zogut të verës, që këndon jo për me e ndie të tjerët, por vetëm pse s`i rrihet pa këndue ndër blerime e hije të rijta të lugjeve mbi ato stome (bregore) gurrash të arxhanda”. Këtë kontribut qytetërimi nuk duhet në asnjë mënyrë ta nënvlerësojmë apo ta përmendim të cunguar në shkolla ose në fushën e botimeve, por t`i vendosim në vendin e merituar këta korifej të kulturës shqiptare.


* * *

Ky kuadër i rrjedhës historike është një fakt, një provë, një argument i origjinës pellazgjike dhe ilirike të shqiptarëve. Ne e përsërisim dhe këmbëngulim në këtë logjikë historike, sepse gjuha shqipe, origjina e saj ilire, rrënja e saj pellazgjike shkakton agresivitet te ata, që e kanë agresivitetin mjet për të mohuar, që në vend të argumentit shkencor sjellin asgjësimin e së vërtetës historike e shkencore, sepse vetëm në këtë mënyrë përligjin qëndrimin e tyre pseudoshkencor, manipulimet e platformës pseudoakademike të egra, të errëta për t`u mbajtur në këmbë jo me të vërtetën shkencore, por me synimin e shtypësit, që s`është në gjendje të mbajë nën zaptim hapësirat gjuhësore, ku flitej ilirishtja dhe sot shqipja jonë.

Të trondit një fakt nga më monstruozët, pavarësisht nga banditi që e servir helmim shoven, një sharlatan që e njohëm nga gazeta “Tema”32), si edhe përgjigjen dinjitoze që i jep Kapllan Resulit gazetari, por mua më shqetëson fakti, pse Akademia e Shkencave të Shqipërisë hesht, bën gjumë letargjik apo ka vdekur fare!Se kur nuk shkundet me shkrime të tilla, çfarë pret, të ngjallet Çubrilloviçi, se helbete duan të maten me “akademikë”! Ky monstër, i njohur në Shqipëri si agjent i Beogradit, që tashmë kjo dihet nga të gjithë, ka marrë vulën e atyre armiqve të shqipes, të autoktonisë së popullit tonë, duke u rishfaqur me tiparet e një bastardi, që nuk është gjë tjetër, vetëm se një mjet, një instrument i verbër në duart e armiqve shovenë shekullorë të gjuhës shqipe, të kulturës sonë, të korifejve tanë e që ka emrin e një përbindshi Kapllan, dhe ja pse shkrimi i tij duhet djegur thjesht për faktin, se nuk ka vend për polemikë shkencore. Ky është një gjarpër që zvarritet për të pickuar e që s`duhet lënë të derdhë helmin shoven?!

Tjetër epokë e lavdishme për kombin shqiptar është ajo e Rilindjes Kombëtare, për të cilën detyrohemi të themi, se nuk do ta trajtojmë dot plotësisht për efekt kohe e për të mos u shkëputur nga problematika e këtij simpoziumi dhe të vetë temës që kemi zgjedhur si objekt kumtimi. Trojet e popullit shqiptar prapë u vunë para një sprove të madhe historike. Pushtimi osman i rëndoi mbi 500 vjet. Historia është mësuesja e jetës, siç e ka përcaktuar Ciceroni, dhe e vërteta historike duhet të jetë kryefjala, alfa e ndërgjegjësimit dhe e veprimit për çdo shqiptar. Nikolla Iorga për shqiptarët ka shkruar në veprën e tij: “Historia e shkurtër e Shqipërisë dhe e shqiptarëve”, se “Shqiptarët, gjallëria dhe energjia e mrekullueshme për të mbajtur veten si komb dhe qëndresa e çuditshme, shpjegojnë ekzistencën e tyre si komb... Shqiptarët prejardhjen e tyre e kanë nga ilirët dhe kurrë nuk ka pasur përzierje të shqiptarëve me sllavët”.33). Rilindësit si iluministë që ishin, u kapën te kultura, arsimi , shkolla, alfabeti, letërsia, historia, e në veçanti, u morën me lartësimin e Epokës së Gj.K.Skënderbeut, me veprën e tij historike, që vuri në vendin e vet historinë e të parëve e që fuqizoi rrënjën iliro-shqiptare, që bashkë me shqiptarët u dha forcë e krenari edhe breznive të ardhshme.

Rilindësit përgatitën të parën platformë kombëtare politike, me ide e pikësynime që ta shpinin kombin shqiptar drejt pavarësisë e formimit të shtetit të tyre. Ata i qëndruan logjikës, se pa çlirim kulturor nuk mund të arrihej çlirimi politik. Idetë e reja të Revolucionit Francez të vitit 1789 erdhën nga Perëndimi. Ato u shërbyen si një rreze drite, si një rizgjim i çështjes kombëtare, sepse në trojet shqiptare populli po përjetonte një shtypje e abskurantizëm, një mpirje letargjike. Tri parrullat e mëdha: “Liri – Barazi – Vllazërim” u jetësuan me dinjitet. Thelbi i kuvendit të madh të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ishte paprekshmëria e viseve shqiptare dhe bashkimi i tyre në një njësi të vetme, për të cilën Sami Frashëri ka nënvizuar në këtë kohë finalen e këtij kuvendi: “synimin për të siguruar të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë”.34).

Pushtimi 500-vjeçar osman u përpoq që t`i jepte orientalizëm kulturës shqiptare dhe pati pasoja në kulturë, ekonomi, në jetën sociale e në atë fetare. Vetë kryengritjet, rezistenca ishte e pandërprerë. Kryengritjet nxiteshin edhe nga Perëndimi, që shqiptarët të ngriheshin kundër Perandorisë Osmane, të ruanim gjuhën, traditën. Në kryengritjen e viteve 1625-1718 ndihmoi edhe Venediku. Në të mori pjesë populli, pavarësisht nga feja. Popullsia e trojeve shqiptare nuk u shkëput dhe nuk i ndërpreu lidhjet me Perëndimin. Pas vdekjes së Skënderbeut, shqiptarët zhvilluan për liri e pavarësi 54 kryengritje të mëdha.

Shqiptarët kanë një gen të pashtershëm dhe trimëror. Nuk mund të mos veçojmë në këtë mori kryengritjesh shpërthimin e Ali Pashë Tepelenës, çka rizgjoi qëndresën e Gj.K.Skënderbeut dhe që së bashku me Bushatllinjtë e Shkodrës u përpoqën të krijonin një shtet të fuqishëm e të pavarur. Ai kishte marrëdhënie të mira me botën perëndimore dhe siç thekson edhe Nikolla Iorga i bindur, se ishte “një reformator i madh në kuptimin evropian në provincat e tij: ai ngjante me Skënderbeun, i cili dëshironte ta lidhte vendin e vet me botën perëndimore”.35). Në këtë kohë popujt fqinj, në veçanti serbët e grekët, nën rrogoz hartonin plane djallëzore. Siç del edhe nga një dokument, kryeministri grek në bisedë me ambasadorin austriak në vitet e “Lidhjes së Prizrenit” është shprehur kështu: “Greqia ngul këmbë për “Epirin”, jo aq shumë për arsye etnografike, sesa për synime politike, që të pengojë bashkimin e Shqipërisë së Veriut me atë të Jugut”.36).

E mira do të ishte sikur të ndaleshim te solidariteti i popujve të Ballkanit për bashkëpunim luftarak dhe në këtë drejtim populli shqiptar ka një vend nderi. Sakrifikimi është nga më të lartët në luftën kundër hordhive osmane. Edhe në revolucionin e vitit 1821 në provincat e Vllahisë e të Moldavisë, shqiptarët shkëlqyen në sheshin e betejave jo vetëm me pjesëmarrjen e tyre, por edhe me guximin dhe prijësat e tyre. Në revolucionin grek të vitit 1821 për vendin që kanë zënë, po sjellim sintezën e Gjergj Fishtës: “Edhe pavarësia e Greqisë asht një lule e rritun me gjak shqiptar”.37)

Megjithëkëtë sakrificë dhe ndihmesë të shqiptarëve, intriga sllave e greke prapëseprapë vazhdoi avazin e vjetër. Nikolla Iorga shkruan: “Nuk është e rëndësishme që patjetër të kesh fqinj, por çfarë fqinj dhe ç`lidhje historike ke me ta”.38). Në gazetën “Interpreti i Lindjes”, Sami Frashëri më 7 qershor 1878, në prag të Kuvendit të madh shqiptar, shkruan: “Grekët kishin dendësuar veprimtaritë e tyre shoviniste në Selanik, në Manastir, në Korçë e Grebenë dhe zona të tjera. Para Kongresit të Berlinit qarqet greke lëshonin klithma e nota në gazetat e Athinës me fjalët:”Në qoftë se përfaqësuesit e Evropës, të cilët po shkojnë në Kongres, do të mendojnë, se mund të siguronin paqen në Lindje pa zmadhimin e Greqisë, do të ishin të gabuar”.39). Peterburgu u kishte lënë dorë të lirë Serbisë e Malit të Zi, që të shpërngulnin shqiptarët nga trevat e Nishit e Gllokovskit. Princi Nikolla i Malit të Zi deklaronte, që:”Nuk do të pushonte luftën, po të mos merrte viset e premtuara nga territoret shqiptare”.40) Princi Millan i Serbisë u kërkonte ushtarakëve të vet:”Sa më shumë shqiptarë të shpërngulni, aq më të mëdha do të jenë meritat tuaja para atdheut.” 41).

Tre kolosë të kulturës e të botës shpirtërore të shqiptarëve, ortodoksi Jeronim De Rada, myslimani bektashi Naim Frashëri dhe katoliku i Shkodrës Gjergj Fishta, tre engjëj mbrojtës të ndërgjegjësimit të çështjes kombëtare, gjinuan madhështinë e të parëve tanë dhe frymëzuan Lëvizjen Kombëtare. Jeronim De Rada kur fuqitë e mëdha kishin vendosur të sakrifikonin tokat shqiptare nëpërmjet Traktatit të Berlinit më 13 qershor –13 korrik 1878 për t`i plotësuar pansllavizmit rus synimet e tij në Ballkan e në Mesdhe, në artikullin “Shqipëria dhe të përkohshmet italiane”, shkruan, “Në çdo rast Shqipëria e strukur në vetvete dhe e mbledhur në degët e saj të shpërndara do të jetë shkëmb, në të cilin do të thyhen tallazet sllave”.42). Për orientimin properëndimor flet edhe fakton Kongresi i alfabetit të gjuhës shqipe, që u mbajt në Manastir, ku u vendos në shkallë kombëtare alfabeti latin. Për platformën e këtij Kongresi kanë meritë të veçantë Gjergj Fishta, Mit`hat Frashëri, Nikollë Kaçori, Shahin Kolonja, Ndre Mjeda, Luigj Gurakuqi, Sotir Peci, Hilë Mosi, Mati Logoreci, Thoma Avrami, Gjergj Qiriazi, Adam Shkaba, e përfaqësues të tjerë të mbarë trojeve shqiptare.

Sllavët, grekët e osmanët nuk lanë mjet pa përdorur për të ndikuar, për të penguar apo për të realizuar synimet e tyre. Dihet çfarë tinëzie, por edhe çfarë peshe kishte Greqia. Dihet, që Bizanti u njësua me Greqinë, sepse e mposhti me kulturën, me figurat e shkallës botërore, që e lartësuan Greqinë, e kthyen në një djep kulture të Bizantit, por edhe me klerin grek, që sundoi në Patriarkën e Stambollit dhe që ka shfrytëzuar në maksimum ambiciet e veta primitive. Duhet të themi, që kultura e grekëve pati lulëzimin e vet dhe u përhap në Mesdhe dhe në brigjet e Adriatikut, atje,ku ata ishin ngulitur, në disa qytete ilire dhe kishin vendosur kolonët e tyre. Tradita, kultura dhe vetë forca e klerit bëri që Greqia të fitojë e para pavarësinë. Për çështjen e pavarësisë dhe të ngritjes së Flamurit të Gj.K.Skënderbeut më 28 Nëntor 1912, ka shumë faktorë të brendshëm e të jashtëm që e favorizuan. Duhet kujtuar, se nga 27 deputetë shqiptarë në Parlamentin Xhonturk, 14 ishin për shkronjat, për alfabetin arab dhe deri në vitin 1910 shpresonin ta ndryshonin atë.43).

Në realizimin e pavarësisë dhe lënia jashtë kufijve e më shumë se gjysmës së trojeve e të popullsisë shqiptare, nuk mund të mos ndikonin. Traktati famëkeq i Londrës, që e copëtonte Shqipërinë midis disa shteteve, e fshinte atë nga harta politike. Por ja që u ngrit Presidenti i madh i SHBA, burri i shquar Udrou Uillson (1856-1924), i cili midis 14 pikave, trajtoi edhe atë të vetëvendosjes së popujve dhe nuk e njohu Traktatin e Londrës. Shtrohet pyetja: Kush e shpuri Presidentin Uillson në atë qëndrim të prerë? Së pari dhe më kryesorja, vepra e Gj.K.Skënderbeut, që e kishte njohur nëpërmjet poetit amerikan Longfellou (të përkthyer nga Noli i madh). Së dyti, historia e këtij populli e kaluar në luftë, karakteri i pamposhtur i tij dhe gjithë kjo krijoi te ai bindjen, që Shqipëria është komb dhe di të bëjë shtet. Siç dihet, nga fundi i shek. XIX e gjatë shek. XX u hap një dritare tjetër nga vinin ide përparimtare e demokratike, të cilat për nga natyra e vet, populli shqiptar i rroku vetëtimthi dhe në këtë drejtim një rol të veçantë luajti Komuniteti shqiptaro-amerikan me Faik Konicën e F.S.Nolin në krye. Vargjet e Nolit e japin angazhimin e tyre:

“Mbaju, nëno, mos ki frikë,
se ke djemtë në Amerikë”.

Dua të hap një parantezë dhe të nënvizoj për sot dy-tri shqetësime: të gjithë flasin e të gjithë kërkojnë histori të vërtetë, që ajo të shkruhet objektivisht e drejtë, por nuk janë të pakët edhe ata, që shkojnë shtrembër! E ligjshme, besoj, është pyetja: Pse nuk e njohin siç duhet historinë e popullit e të vendit të vet shumë nga drejtuesit e sotëm?

Mendimtari dhe atdhetari i madh Sami Frashëri mendoi, se deformimi i historisë e detyroi, që të marrë penën e të shkruaj një libër margaritar; “Shqipëria ç`ka qenë, ç`është e ç`do të bëhet”. Kjo mund të përmblidhej me një fjalë për ata, që s`dinë të nxjerrin mësime: Nani sy o qorra!

U fitua pavarësia, por plasi Lufta e Parë Botërore dhe prapë trojet e Shqipërisë u shkelën nga trupat ushtarake të Italisë, Francës, Austrisë, Greqisë, Serbisë, Bullgarisë.

Në këto rrethana, kur përsëri po vihej në pikëpyetje ekzistenca e kombit, Perëndimi dërgoi Princ Vidin në Shqipëri, duke marrë parasysh që ky personalitet të mos ishte as i vendeve fqinje dhe as i fesë islame, katolike, ortodokse, por të ishte austriak protestant, që të drejtonte me kodin juridik të Perëndimit dhe të kishte parasysh tiparin bazë të protestantëve: që vendi të zhvillohej me punë, me djersën e ballit e jo me idenë që t`i bien të mirat nga qielli dhe, së dyti, me kulturë e arsim, që vendësit të bëhen qytetarë progresistë nën shembullin e vendeve të përparuara. Shqiptarët edhe pse u ndodhën në ato rrethana tepër të ndërlikuara, ditën të merren vesh e të thërrasin Kongresin e Lushnjes, në të cilin i treguan Evropës, që ky popull ka forca të organizohet si shtet.

Për qeverisjen 15-vjeçare të Ahmet Zogut në drejtim të organizimit të shtetit, duhet pohuar, se mbreti u tregua i madh, se e hodhi vështrimin nga Perëndimi. Ahmet Zogu e shkëputi Shqipërinë nga kalifati, shkëputi çdo lidhje me Lindjen, vendosi shkollën shtetërore. Ministri i arsimi t Mirash Ivanaj, (që zotëronte dhjetë gjuhë të huaja) mbylli shkollat private të katolicizmit apo të mejtepeve. Mbreti civilizoi jetën në veshje, duke hequr ferexhenë, vendosi kodin civil e penal të bazuar në kodet më të avancuara të Perëndimit, të Francës, të Zvicrës, të Italisë. Krijoi xhandarmërinë me instruktorë nga Perëndimi. Studentët i dërgoi të shkollohen me arsim të lartë në unversitetet e Evropës Perëndimore. Për afro 50 vjet (1945-1990) në mënyrë përmbledhëse duhet thënë pa mohuar që ka pasur arritje, se Enver Hoxha bëri të kundërtën e Mbretit Ahmet Zogu: e ndau, e izoloi Shqipërinë nga Perëndimi dhe u lidh me serbët, me rusët, e më në fund, edhe me kinezët.

Gabimet nisën qysh në kohën e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Vërtetë, pushtimi i erdhi Shqipërisë nga Perëndimi, nga shteti italian në prill të vitit 1939 dhe pati fatin e keq se u zaptua si vendi i parë në Evropë pas Austrisë e kapitullimit të Çekosllovakisë. Qëndresa, rezistenca dhe lufta çlirimtare e lartësoi Shqipërinë, por nga udhëheqja pati një orientim të njëanshëm. Nuk u pa dhe nuk u vlerësua si duhet koalicioni antifashist me në krye BS, Anglinë e SHBA. Në platformën e luftës u bënë shkelje, që shkaktuan përçarje dhe luftë, iu dha nuanca e një revolucioni, që u shndërrua në akte e qëndrime të një lufte civile. Gabimet u bënë në Pezë, në Mukje, në Përmet, etj., të cilat i ka zbërthyer Plenumi II i KQ të PKSH (tetor 1944). Evropa ka një përgjegjësi të madhe, se në Jaltë të Krimesë e bëri dalje Shqipërinë dhe e la ta kishte nën suazën e vet Jugosllavia e Titos dhe BS, blloku sllav i Lindjes. Gabimi më i rëndë që shpuri në shtrembërime e në rreziqe të vetë Shqipërisë u bë në Plenumin V (shkurt 1945), që vendosi për transformimin e ekonomisë shqiptare në ekonomi socialiste në mënyrë të sforcuar. Sejfulla Malëshova ishte për vazhdimin e revolucionit demokratiko-borgjez.

S.Malëshova dhe shumë intelektualë të tjerë të luftës e të Shqipërisë së çliruar nuk ishin për shkëputjen e lidhjeve me Perëndimin dhe të goditej prona si në qytet, ashtu edhe në fshat. Shtetëzimi dhe kooperimi i varfëroi, i çorientojë njerëzit dhe populli përjetoi çaste të rënda. Reforma agrare e frymëzuar nga S.Malëshova ishte përparimtare, por u shtrembërua, atyre fshatarëve që iu dha toka, përsëri ia morën, sepse u krijuan kooperativat bujqësore qysh në vitin 1946 në Krutje të Lushnjës, në qytete u zbrit deri te lustraxhinjtë. Dalëngadalë Enver Hoxha zhduku ato virtyte e tipare, me të cilat shqiptari mburrej e që çmoheshin nga njerëzimi. Ai i vrau shqiptarit besën, bujarinë, krenarinë.

Enver Hoxha donte të krijonte njeriun e ri, shqiptarin e ri e me këtë i bëri gjëmën më të madhe. Enver Hoxha u fry, ushqente iluzionin, se me këto akte po kryente një vepër epokale. At shpirtëror ai kishte Stalinin. Ai fantazonte, se për çdo gjë vetëm ai dhe vetëm ai kishte të drejtë. Enver Hoxha vuante nga doza të fuqishme megalomanie, kulti dhe ëndërronte të zinte vend në radhët e klasikëve të marksizëm-leninizmit. Me partitë marksiste-leniniste që krijoi ai apo që u lidh, mendonte, se do të transformonte botën e do të shpartallonte imperializmin, që, sipas tij, po jepte shpirt. Ajkën e kombit, shpirtin nacional, intelektualët me dije e me kulturë të fituar në universitetet perëndimore, ai i vrau, kundër tyre përdori “plumbin” e internacionalizmit dhe çdo krimi i jepte karakter klasor me synimin, që të nxirrte nga skena borgjezinë. Goditi idealin kombëtar, që nuk ishte i shkëputur nga Perëndimi.

Pavarësia e përparimi i Shqipërisë nuk mund të kuptohej po t`i vrisje asaj orientimin properëndimor. Jugosllavia e dëmtoi shumë ekonominë e Shqipërisë: i rrëmbeu gjithë mallrat, që kishin hyrë nga Italia e vende të tjera perëndimore nga viti 1928 deri më 1944. Beogradi e izoloi Shqipërinë, i mbylli tregtinë dhe i preu çdo lidhje me Perëndimin. Asgjë nuk vendoste qeveria shqiptare pa lejen e Beogradit, i cilësuar si laborator, por që në fakt po përgatitej ta kthente Shqipërinë në një republikë të shtatë të Jugosllavisë Federative. Gabimi i parë e kryesor ishte në ekonomi. Gabimi i dytë ishte politik, sepse kjo e fundit u vu mbi ekonominë nën parrullën “Politika në plan të parë”. Me Perëndimin u mbyll çdo kanal, u pre çdo lidhje nga libri e deri te media. Për lëvizje as që mund të mendohej. Familjet shqiptare s`kishin kurajë të tregonin, që kishin njerëz në Perëndim. Asnjë pako, asnjë plaçkë nuk merrnin dot, madje edhe kur ndodhte që t`i merrnin, nuk i vishnin sepse shiheshin me sy tjetër, me urrejtje.Me terror dhe arbitraritet po i mbyllnin të gjitha rrugët e perspektivës kombit shqiptar. Perëndimi ishte shumë më i zhvilluar sesa Lindja, si në ekonomi, ashtu edhe në kulturë e në çdo sektor.

Dihet, që Franca, Anglia janë vende të revolucioneve, ndërsa SHBA është në ballë të zhvillimit e të demokracisë si një superfuqi me potencial të jashtëzakonshëm. Orientimi i gabuar shkaktoi Luftën e Ftohtë dhe për rrjedhojë Plani Marshall mbështeti vetëm vendet perëndimore, u rimëkëmb Italia, Franca, Gjermania Perëndimore e shumë vende të tjera. Një akt pa paraprijësi ishte shkatërrimi i çdo institucioni fetar. Feja u cilësua “opium”, klerikët, madje edhe besimtarët e thjeshtë u mbyllën në vetvete. Enver Hoxha ditë e natë sajonte komplote e kurthe dhe nëpërmjet luftës së klasave në popull e në gjirin e partisë eliminoi të gjithë ministrat e brendshëm e deri te kryeministri. Brenda vitit i dekoronte me urdhra të lartë gjeneralët, i quante heronj dhe pastaj i shpallte tradhtarë. Brenda 50 vjetëve tri herë e shiti kombin: në vitin 1945-1948 te Serbia, mandej te BS me Traktatin e Varshavës dhe së fundi u bë urë e tezave të Mao Ce Dunit të kinezëve, aq sa shtypi italian na quajti “kinezët e Adriatikut”. Ironia më e helmët dhe më tragjike e tij ishte, se tezat e veta ia bënte dalje të tjerëve. Disfatat i kthente në fitore. Raketat dhe armët e sofistikuara ia drejtoi Perëndimit.

50 vjet të shkëputur nga Perëndimi, nga vetvetja dhe prona, ai e ktheu njeriun në skllav, i thau shpirtin me dogmat, me enverizmin e tij. 50 vjet despotizëm i ka shkaktuar shqiptarit atë, që të mos e rimarrë veten dhe të kalojë çaste kaosi, anarkie e për pasojë të lulëzojë korrupsioni.Qysh në vitin 1973 Enver Hoxha nuk ishte në të. Mjeku francez dhe ekipi i mjekëve shqiptarë kishin arritur në përfundimin, se së shpejti do të vdiste, por jetoi edhe 12 vjet të tjerë dhe shpalli, se Shqipëria ishte fanar ndriçues për botën, se ishte në gjendje të shpartallonte edhe superfuqitë e koalicionet e tyre.

Nga viti 1955 deri në vitin 1985 vendet socialiste, ku kanë drejtuar partitë komuniste, dështuan. Nuk po ndalem në garën atomike, të satelitëve, të anijeve kozmike, në pushtimin e kozmosit, ku BS dështoi, dështoi Nikita Hrushovi, Brezhnjevi, Gorbaçovi, dështoi i tërë sistemi socialist. Rrezet e shpresës për shqiptarët nuk ishin shuar për t`u lidhur me Perëndimin. Vizita e Shtrausit në vitin 1986 ishte shkëndia reale për fillimin e marrëveshjeve me Perëndimin, por Byroja Politike me Ramiz Alinë në krye në atë kohë nuk vendosi, sepse nuk pati guximin e kërkuar dhe mbajti një qëndrim “tërhiq e mos e këput”. Në të gjitha vendet socialiste dhe në BS po ndodhnin ndryshime. Ramiz Alia hodhi idenë e pluralizmit, por i lëkundur nga vetë ideologjia e pozitat e komunizmit.

Të rinjtë, studentët e mijëra shqiptarë nuk pritën sa Ramiz Alia të gjente kurajën e humbur, por u vërsulën drejt ambasadave të vendeve perëndimore, sidomos në atë italiane, gjermane, franceze, zvicerane, angleze dhe greke, e cila ishte lidhur me Perëndimin si anëtare e Bashkimit Evropian. Nuk u futën në ambasdat jugosllave, egjiptiane e kineze. Nuk dua të dal nga tema, tashmë dihet, që eksodin e nxitën enveristat, me të vetmin pikësynim, që të largonin forcat demokratike dhe mijëra të papunë e kësisoj ta kishin më të lehtë të mbanin në duart e tyre pushtetin politik. Nga të gjitha vendet ish-socialiste Shqipëria ishte vendi më i izoluar, më i varfër, më i terrorizuar.

Në vitin 1992 shteti monist u detyrua të kapitullonte. Ramiz Alia me hir e me pahir pranoi zgjedhjet e 22 marsit 1992, kur me forcën e votës së lirë fitoi demokracia. Enverizmi u egërsua, por s`kishte forcë dhe vetëm i shkaktoi një dhembje e një boshatisje të ndjeshme vendit duke larguar prej tij mbi një milion shqiptarë e duke shkaktuar situata nga më të rëndat. Në vitin 1992 Shqipëria u çlirua nga kthetrat e dogmat lindore. Orientimi i shqiptarëve në atdheun mëmë, i shqiptarëve të Kosovës dhe i trojeve të tjera në Maqedoni e Mal të Zi, pra nga e gjithë hapësira e vet historike, u manifestua me një ndërgjegjësim të lartë e të sinqertë pro vendeve perëndimore, apo evro-atlantike. Bota e qytetëruar dhe organizmat evro-atlantike duhej të tregonin dhe të tregojnë më shumë interesim, kujdes e vendosmëri për të mos krijuar te popujt krizën e mosbesimit, sepse shumë negociata më parë shkriheshin, sesa krijoheshin. Faktori ndërkombëtar është efikas kur vlerëson pavarësinë, tërësinë tokësore dhe çështjen kombëtare të çdo vendi dhe të çdo populli.

Ballkani prapë ka të çara dhe plagë, që po mahisen duke filluar që nga marrëveshjet kufitare Kosovë-Maqedoni dhe ndërsa Shkupi flet për shtet shumetnik, në fakt në Maqedoni vazhdon të mbizotërojë mendësia njëkombëtare e mbi këtë psikozë shtyhet e llokoçitet Marrëveshja e Ohrit. Aleancat e vjetra ende s`kanë vdekur dhe në periudha krizash ato nxjerrin krye. Aleanca të tilla ngjallin vetëm zhgënjime dhe s`kanë as peshë, as besueshmëri, sepse fjalët slogane të Beogradit, Athinës e Shkupit me hile e ngrenë zërin për bashkëpunim e mirëkuptim rajonal.

Beogradi kërkon të gjitha format për organizim shtetëror për të vetmin synim, që të shkëpusë nga Kosova sa të mundë, madje janë gati për ndarjen e Kosovës dhe kanë arritur deri te sugjerimi i fundit i paskrupull “Kosova na qënkesh për Serbinë, si Iraku për SHBA”. Tezë më e pakuptimtë se kjo nuk mund të ketë, sepse nuk ka asnjë bazë, asnjë argument etnik, politik e ushtarak, por vetëm ekonomik, d.m.th. për të shfrytëzuar pasuritë, çka ka qenë dhe është synimi i tyre. Për këtë egoizëm të sinqertë politikanët serbë duhen përgëzuar!Zgjidhjet e pjesshme, të padrejta apo të gabuara nuk kanë taban e siguri. Vetëm po të respektohet vullneti politik i popullit e të gjejë zbatim konventa e të drejtave të njeriut, pavarësisht se kujt etnie i përkasin, mund të realizohen ëndrrat e popujve.

Në Ballkan ka grumbullime të larmishme etnike, fetare, gjuhësore e kulturore. Problemi i zgjidhjes së çështjes kombëtare te shqiptarët, është përcaktues për stabilitetin në Ballkan. Në Kosovë shqiptarët përfaqësojnë 92% të popullsisë. Në shtetin e Maqedonisë, ku popullsia vërtitet në 2 milionë banorë, shqiptarët përbëjnë gjysmën, një milion, ndërsa gjysmën e territorit e përbëjnë trevat shqiptare, përfshirë edhe vetë kryeqytein, Shkupin. Edhe në Serbinë Jugore e në Malin e Zi ka territore e popullsi jo të pakët shqiptare.

Në Greqi treva e Çamërisë shqiptare ka një shtrirje jo të pakët, me Janinën si kryeqendër, një nga katër vilajetet e trojeve shqiptare të Lidhjes së Prizrenit. Përzierje etnike ka edhe në Bosnje-Hercegovinë, në Kroaci e Vojvodinë, pa llogaritur vende të tjera, ku përqindja etnike mund të jetë e vogël. Nuk ka pse të befasohen organizmat ndërkombëtare, e në veçanti Bashkimi Evropian, sepse dihen e njihen mirë nga të gjithë padrejtësitë e Shën-Stefanit, të Kongresit të Berlinit, të Konferencës së Londrës e të takimeve të tjera, që kombit shqiptar i kanë lënë mbi 2/3 e trojeve dhe gjysmën e popullsisë përtej kufijve shtetërorë. Në realitetin e ri politik, do të ishte e udhës që Shqipëria e Kosova fillimisht duhet të integroheshin në NATO, sepse garancia do të jetë më e fuqishme, më e besueshme në qoftë se do të kemi parasysh, se SHBA është e vetmja superfuqi në botë, që ka forcë reale ekzekutive. Në Bashkimin Evropian duhet të këmbëngulet për të hyrë, kur të jenë jetësuar disa reforma demokratike, sepse historia na mëson, që konfliktet e armatosura kanë ndodhur dhe përsëdyten, kur ato kanë lënë vraje e ambicie rudimentare.

Orientimi evro-atlantik duhet vlerësuar në radhë të parë ekonomikisht, por për asnjë çast të mos jetë i diktuar. Për mua, çështjen e kombeve e kanë trajtuar më saktë, më shkencërisht dhe më me guxim rilindësit tanë të shquar. Ata kanë çmuar kombin, pavarësinë e tij, tërësinë tokësore, gjuhën, kulturën, botën shpirtërore e fenë. Nuk është koha, besoj, që të zhduken kombet. Çdo nuancë që të përftojë Bashkimi Evropian, ai priret nga interesi i kombeve e i shteteve të fuqishme të tij nga pikëpamja ekonomike, politike e ushtarake, çka nuk shkakton gjë tjetër veçse shthurrje, armiqësi e kthim prapa në koalicione të vjetra. Çështja nacionale në Ballkan ende nuk ka marrë zgjidhje. Integrimi në rrugë paqësore, demokratike e të qytetëruar në Paktin Evro-atlantik kërkon kohë, jo më pak se 20-30 vjet për shqiptarët, e kjo pasi të krijohen kushtet e përshtatshme dhe të ndihmohen ata për zhvillimin e tyre në të gjithë sektorët e jetës. Po u cenua çështja e një kombi, cenohet edhe gjuha e kultura e tij. Çfarë tronditje ka shkaktur, p.sh., në tërë shqiptarët e ashtuquajtura ide e modernizimit, se BE na kërkoka të shpërfillen disa simbole, disa dallime kombëtare!

Flasin, që Kosova për t`u pranuar në Komunittin Evropian duhet të ketë flamur tjetër, të sajojë himn tjetër kombëtar e jo atë që kemi, e të cenohen simbole të tjera të saj? Shtrohet pyetja: po datat e mëdha historike, po heronjtë kombëtarë, po monumentet historike të patjetërsueshme kurrën e kurrës, a mos vallë duhen revizionuar? Nuk ka nevojë për koment! Mjafton të kujtojmë, se në debatimet për Jugosllavinë, se duhej të shpërbëhej apo jo si një federatë artificiale, apo për Kosovën, Maqedoninë, Afganistanin, Çeçeninë, Palestinën, Irakun, Kubën, Korenë, Iranin nuk kanë një qëndrim të njëjtë as në BE, as në NATO, as në OKB dhe as në Këshillin e Sigurimit.

Por jo vetëm vendet e vogla, të varfra, por edhe ato të zhvilluara e demokratike e dinë, se zëri i kujt dëgjohet më shumë: i SHBA, i BE, i Rusisë, i Kinës, i Indisë, i Japonisë e të ndonjë fuqie tjetër. Për trojet e kombit shqiptar si nga Beogradi, ashtu dhe nga Athina janë shfaqur pikëpamje shoviniste e primitive dhe shumë herë nëpërmjet qarqeve të cilësuara gjoja ekstremiste, por që në realitet përkrahen e mbështeten nga pseudoteori të tipit “Megali idea” apo “Naçertania”, e që vetëm se i veshin dhe i maskojnë synimet antishqiptare me ngjyrosje e lëvozhgë bashkëkohore.

Beogradi kërkon, që Kosova të jetë krahinë autonome me të drejta të kufizuara (kujto teorinë brezhnjeviane ограниченной независимости – të pavarësisë së kufizuar), çfarë serbianizimi banal?! Ai kërkon të kthejë trupat ushtarake në Kosovë, të kthejë 200.000 serbë gjoja të shpërngulur dhe po të arrihej copëtimi i saj (që kurrë s`ka për të ndodhur, sa të jetë këmbë shqiptari mbi dhé) të gllabërojë 60% të sipërfaqes, që gjoja i përkiskërka Serbisë! Çfarë lodrash e frazash nuk gatuhen në guzhinat shovene, që shqiptarët të dorëzojnë armët, kurse ata për vete armatosen deri në dhëmbë! Viti `97 shkaktoi në Shqipëri një dramë të vërtetë, një shkatërrim, një tronditje të paimagjinuar, një batërdi rrëqethëse. Shtrohet pyetja: Kush i nxiti dhe i përkrahu shkaktarët e kësaj katrahure?

Është e qartë si drita e diellit: qarqet antikombëtare, shovinizmi ballkanik, si edhe aleatët e tyre hidhërakë. Shqiptarëve nuk u ka munguar kurrë kredo në botë, e cila tregon shkallën e lartë të emancipimit dhe të qytetërimit, çka edhe flet për shpirtin e tyre të lartë njerëzor e tolerant. Shqiptarët nuk kanë bërë luftëra pushtuese të padrejta, sepse kanë qenë vetë të sunduar dhe më mirë se kushdo e dinë, se çdo të thotë shtypje. Kosova u çlirua, por ajo ka derdhur lumenj gjaku. Nuk do të fitonte kurrë ajo në vitin 1999, po të mos kishte bërë qëndresë të vazhduar të shkallës titanike dhe shekullore, që e bindi botën për drejtësinë e kauzës së saj çlirimtare. Dhe kjo përbën justifikimin më se të ligjëruar të ndërhyrjes së SHBA në marsin e bekuar të vitit 1999. Gjatë një shekulli Beogradi nuk arriti kurrë të krijonte në Kosovë qeveri kuislinge, megjithëse i ka hedhur në tavolinë të gjitha kartat. Kjo e nderon dhe e lartëson Kosovën, këtë trevë të kombit shqiptar, që përbën një rast të rrallë në historinë botërore.

Qëndresa ishte biblike. Krimi serb nuk ishte i panjohur për të dhe gjithashtu në mbarë opinionin botëror. Ata bashibozukë të pararendësve të tyre, të carëve e krajlëve: dushanëve, çubrilloviçëve, rankoviçëve, sllobodanoviçëve e viçëve të tjerë, duke qenë të ndërgjegjshëm, se nuk do t`i gjunjëzonin kurrë shqiptarët e Kosovës, vendosën t`i shpërngulin ata nga vatrat e tyre. Jeronim De Rada i ka shkruar Gustav Majerit qysh në shek.XIX: “Për ne, më i urryer se ai grek, është asimilimi sllav... Panrusët lanë të lidhur në mënyrë të fshehtë me Greqinë plane dhe projekte për të na shuar”.44). Zakoni i mikpritjes, i ndarjes së bukës dhe ujit, i shtëpisë në mes vëllezërve shqiptarë të Kosovës dhe shqiptarëve të tjerë, është tipar i madhërishëm. Në qytetin e Kukësit një gazetare nga Evropa Perëndimore shkroi një skicë, në të cilën tregonte, se kishte parë të zotin e shtëpisë, që shpinte çdo ditë 10-12 bukë për t`i ngrënë bashkë e të mbanin shpirtin gjallë, të vrisnin urinë së toku. Tirana, si në të gjitha trojet shqiptare edhe në ato të Maqedonisë, të Malit të Zi, tregoi fisnikëri, çka u tregoi forcave shoviniste, se e kaluara historike shqiptare jeton dhe është çimentuar akoma më fort, se ishte virtyti i ekzistencës, i krenarisë dhe i madhështisë së këtij kombi.

Planet ugurzeza të Beogradit, që shqiptarët të përlesheshin me njëri-tjetrin e ata të bënin sehir e bota të shihte se ne ishim fise barbare, pa ndërgjegje kombëtare dhe pa aftësi shtetformuese, si gjithmonë, dështuan dhe me këtë shpërngulje tinzare dhe barbare. Ky akt i madh u jep të drejtë rilindësve, të cilët hartuan atë platformë politike për zgjidhjen e problemit numër një, problemit të çështjes së bashkimit kombëtar. Marshimi biblik dhe pritja e ndërgjegjësuar e merituar dhe e guximshme, u shndërrua në një manifest në sytë e botës dhe i diktoi asaj të mendojë, se shqiptarët janë një popull trimëror dhe fisnik. Bota u rrëqeth nga krimet e paimagjinuara të barbarëve serbë në Kosovë, në Bosnje dhe Kroaci. SHBA në radhë të parë, NATO dhe BE ndërhynë me potencialin e tyre ushtarak. Burra shteti dhe organizma, si Xhorxh Bushi, Bill Klintoni, Ollbrajti, Toni Bler, gjenerali Klark, kongresmeni Bob Doll, humanisti Uiliam Uoker, Kongresi i SHBA, NATO do të mbeten për shqiptarët të nderuar brez pas brezi për ndërhyrjen ushtarake, për shkatërrimin e Jugosllavisë artificiale e militariste, për ndihmesën e madhe që dhanë në shpartallimin e makinës ushtarake robëruese të shtetit serb me ambicie si të Stefan Dushanit.

Mbas një kuadri historik vetvetiu lind një pyetje: A do ta lejojë Perëndimi demokratik, rikthimin e gjenocidit dhe të marshimeve biblike të një populli, përsëtitjen e kompromiseve të vjetra që cenojnë sigurinë e stabilitetin në rajon e më gjerë, në se jo pavarësia e Kosovës mbetet alternativa, që garanton këtë stabilitet e siguri dhe realizimin e aspiratave perëndimore të popullit shqiptar. SHBA është kreu i zhvillimit të vlerave perëndimore sot. Presidenti Xhorxh Uashington u pat mësuar amerikanëve, se: Një komb duhet të jetë i virtytshëm, po të dojë të jetë i lirë.”45) Perëndimi politik është i plazmuar në Traktatin Evro-atlantik. SHBA krijuan aleancën e madhe BE. Një imitim apo variant i planit Marshall dhe i NATO- BE nuk ka parësore aspektin gjeopolitik. Qysh nga viti 1200 Perëndimi ka qenë vazhdimisht në lëvizje, në zhvillim ekonomik, kulturor, shoqëror e civilizues. Perëndimi, siç dihet, përjetoi bashkëjetesa të ndryshme: rilindjen, humanizmin, nacionalizmin dhe pluralizmin.

Evropa nuk mund të shihet në mënyrë globale dhe universale, duke e zmadhuar faktin, se qysh në vitin 1989, kur ra Muri i Berlinit dhe vetështrirja në Lindje, të arrihet në përfundimin, që , për mua, është shpejt të thuhet, u sheshuan qëndrimet, mosmarrëveshjet dhe konceptet midis Perëndimit dhe Lindjes apo u zgjidhën të gjitha padrejtësitë historike. Shumë vende të Botës Lindore, ish-vende të kampit socialist për shkak të despotizmit, të amullisë së gjatë në ekonomi, në shtet, në politikë janë detyruar që të shohin garanci më të madhe te SHBA, si një forcë globale, që i ka sheshuar dallimet, që ende shfaqen në BE në një formë ose në një tjetër, qoftë edhe si egoizëm i shtresuar në radhitje e në manifestime kërshërie.

Shqiptarët jetojnë e përparojnë vetëm të bashkuar e gjithmonë në mirëkuptim e marrëdhënie të drejta reciproke, në fqinjësi të mirë me popujt e tjerë të Ballkanit, por gjithmonë pa harruar platformën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit: “Ne dëshirojmë nxehtësisht të jetojmë në paqe me fqinjët tanë, Malin e Zi, Greqinë, Serbinë, Bullgarinë. Ne nuk kërkojmë, nuk dëshirojmë asgjë prej tyre, por jemi krejtësisht të vendosur të mbrojmë me këmbëngulje çdo gjë, që është e jona. T`u lihet pra shqiptarëve toka shqiptare” .46).

Sot integrimi evro-atlantik arrihet me nivel kulturor, me qytetërim, me baraspeshim e angazhim të përgjithshëm të të gjitha energjive të popullit për të realizuar reformat demokratike, problemet më të mprehta, si çështja e pronës, çështja e shtetit ligjor, çështja e eliminimit të korrupsionit, duke filluar nga pushtetarët e maskuar e deri te rrugaçët kokëkrisur. Në ç`nivel qëndron e vërteta për t`u pranuar Shqipëria në BE? Po sjellim mendimin më të fundit të ekspertëve të BE. Në fund të marsit të viti 2003 nga BE u dërgua në Tiranë një komision verifikimi, se ç`masa e ç`punë kishte realizuar qeveria shqiptare nga detyrat e lëna disa muaj më parë si kushte për t`u pranuar Shqipëria në asocim-stabilizimin.

Kryetari i komisionit të BE Salsman arriti në përfundimin: “Qeveria Shqiptare nuk ka vënë në zbatim asnjë nga detyrat, që i ka lënë BE dhe në këto kushte negociatat po mbeten në nivel teknik, që nuk është spak pozitive për një vend, që kërkon të anëtarësohet në strukturat ndërkombëtare”.47). Duhet pohuar me zë të lartë, se në BE nuk hyhet as me “avokatë e as me premtime e synime koniunkturale”. Në BE hyhet me dinjitet, kur të kemi realizuar platformën, e cila kërkon angazhim total, punë, qëndrim qytetarie, ritëm dhe përkrahje nga vendet e fuqishme demokratike. Përpëlitjet, mashtrimet e bëra nga krerët qeveritarë nuk besohen më nga populli shqiptar, por as edhe nga specialistët e huaj. Klasa politike shqiptare duhet të shkundet, pa qenë ende vonë, sepse zemërimi popullor i shqiptarëve po kthehet në urrejtje. Uitman në veprën e tij “Fije bari” qysh në vitin 1956, nën frymën e demokracisë.

Për hir të ridimensionit historik, dua ta mbyll këtë kumtim, duke i drejtuar një thirrje shqetësuese klasës politike të shqiptarëve në të gjitha trevat e kombit edhe në diasporë, si intelektual historian, si kryetar i Shoqatës Mbarëkombëtare Kulturore “Lidhja e Prizrenit”, nëpërmjet një përcaktimi, që unë e cilësoj sa gjenial, aq edhe aktual për ne shqiptarët, nga personaliteti i madh i kombit tonë, At Anton Arapit: “Të sakrifikojmë pikëpamjet tona dhe jo popullin, as edhe Shqipërinë” dhe në vazhdën e mendimit të tij liberalo-demokratik, largpamësinë qytetare e atdhetare, që ka parashikuar dhe ka tërhequr vëmendjen me plot qortim qysh në vitin 1944: “Shqipnia u fitue me gjak edhe po mbahet e robnueme. Do të vijë dita e me paqe e drejtësi do të fitojë”.49).


1) Durham Edith – Brenga e Ballkanit. Tiranë, 1991.
2) Islami Myslim – Gazeta “Republika”. Shënime nga Rumania. Tiranë, 02.09.2002.
3) Frashëri Kristo, - “Abdyl Frashëri” (1839 – 1892). Tiranë, 1984, f. 122.
4) Çabej Eqerem, - Problemi i autoktonisë së shqiptarëve në dritën e emrave të vendeve,
në: “Buletini i Universitetit Shtetëror të Tiranës”, seria e shkencave
shoqërore, Tiranë, 1958, f. 54-62.
5) Çabej Eqerem, - Ilirishtja dhe shqipja, në: “Ilirët dhe gjeneza e shqiptarëve”. Tiranë,
1969; Shqiptarët në trojet e tyre. Botim i Akademisë së Shkencave.
Tiranë, 1982.
6) Buda Aleks, - Etnogjeneza e popullit shqiptar në dritën e historisë, në: “Studime
historike”. Tiranë, 1982, Nr: 4, f. 170.

7)Çela Blerim, - Shqiptarët në shekuj. Tiranë, 2001, f. 43.
Konda S. N., - Shqiptarët dhe problemi pellazgjik. Tiranë, 1964, f. 279.
8) D`ANZHELI Robert, - Enigma. Tiranë, 1998, f. 120.
9) LA MARTIN Alfons, - Histoire de la Turquie, 1854.
ISLAMI Myslim, - Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe çështja e bashkimit kombëtar.
Tiranë, 1998, f. 41.
10) Konica Faik, - Vepra, Vëllimi II. Tiranë, 2001, f. 286.
Durham M. E., - “Brenga e Ballkanit”, Londër, 1905 f. 28.
11) Zavalani Tajar, - Historia e Shqipërisë, Tiranë, 1998, f. 30-31.
12) Historia e Popullit Shqiptar. Vëllimi I. Tiranë, 2002, f. 170-171.
13) Islami M., - Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe çështja e bashkimit kombëtar. Tiranë,
1998, f. 308-309.
14) Fishta Gjergj, - Shqiptarët dhe të drejtat e tyne. Lezhë, f. 11.
15) Konica Faik, - Vepra. Vëllimi II. Tiranë, 2001, f. 180-181.
16) Xoxi Koli, - Nikolla Iorga, dijetari pa njolla e pa frikë. Tiranë, 2001, f. 79.
17) Leka Astrit, - Shqiptarët dhe Evropa. Tiranë, 1993, f. 8.
18) Ataliato Mihail. – Istoria, Boun, 1853, f. 9-18; Ana Komnena, Laipsig, 1884, IV.
f.8.
19) Thëngjilli Petrika, - Vlera e burimeve osmane për Betejën e Fushë-Kosovës, në:
“Studime historike”. Tiranë, 1989, Nr:4, f. 150.
20) Malltezi Luan, - “Studime Historike”. Tiranë, 1989, Nr: 4, f. 142.
18) Ataliati Mihail. – Istoria, Boun, 1853, f. 9-18; Ana Komnena, Laipsig, 1884, IV.
f.8.
19) Thëngjilli Petrika, - Vlera e burimeve osmane për Betejën e Fushë-Kosovës, në:
“Studime historike”. Tiranë, 1989, Nr:4, f. 150.
20) Malltezi Luan, - “Studime Historike”. Tiranë, 1989, Nr: 4, f. 142.
21) - Shqiptarët dhe trojet e tyre. Botim i Akademisë së Shkencave. Tiranë,1982;
Alta Albania Venets,tomus primus, dok. 149, f. 144.
22) - Shqiptarët dhe trojet e tyre.Botim i Akademisë së Shkencave.Tiranë, 1982.
23) Konica Faik, - Vepra. Vëllimi II. Tiranë, 2001, f.185.
24) Po aty, f. 273.
25) Leka Astrit, - Shqiptarët dhe Evropa. Tiranë, 1993, f. 9.
26) Konica Faik, - Vepra. Vëllimi II. Tiranë, 2001, f. 274.
27) Po aty, f. 273.
28) Po aty, f. 262.
29) - Historia e Popullit Shqiptar. Tiranë, 2002, f.399.
30) Konica Faik, - Vepra. Vëllimi II. Tiranë, 2001, f. 185.
31) Po aty, f. 185.
32) - Gazeta “Tema”. Tiranë, 02.03.2003.
33) Xoxi Koli, - Nikolla Iorga, dijetari pa njolla e pa frikë. Tiranë, 2001, f. 81.
34) - Konferenca Kombëtare e studimeve për “Lidhjen e Prizrenit” (1878 – 1881). Prishtinë, 1979, f. 272.
36) – Historia e Shqipërisë. Vëllimi II. Tiranë, 1965, f. 22.
37) Fishta Gjergj, - Shqiptarët dhe të drejtat e tyne. Lezhë, 1998, f. 16.
38) Xoxi Koli, - Nikolla Iorga, dijetari pa njolla e pa frikë. Tiranë, 2001, f. 41`.
39) Frashëri Sami, - Gazeta “Interpret i Lindjes”. 07.06.1878.ISLAMI Myslim, - Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe çështja e bashkimit kombëtar. Tiranë, 1998, f. 404.
40) – Historia e Shqipërisë. Vëllimi II. Tiranë, 1965, f. 145.
41) Po aty, f. 146.
42) Kastrati Jup, - Jeronim De Rada. Tiranë, 1979, f. 173.
43) – Historia e Popullit Shqiptar. VëllimiII. Tiranë, 2002, f. 420.
44) Kastrati Jup, - Jeronim De Rada. Tiranë, 1979, f. 173.
45) Plasari Aurel, - Anton Harapi. Rendimensues. Tiranë, 1999, f. 30.
46) Islami Myslim, - Një komb, një qëndrim. Gazeta “55”. Tiranë, prill 1998.
47) – Gazeta “Tema”. Tiranë, 28.o3.2003, f.1.
amerikane i bëri thirrje njerëzimit: “Kundërshtoni shumë, binduni pak, se bindja e verbër të shpie në skllavëri të plotë. Prej skllavërisë së plotë asnjë popull i botës nuk e fiton përsëri lirinë”.48).
48) Uitman Uollt, - “Fije bari”. Tiranë, 1956.
49) Plasari Aurel, - Anton Harapi. Redimensues. Tiranë, 1994, f. 44.

TË DUA ASHTU SIÇ JE!!!















2013-12-07

Nga Mr. Sc. SKËNDER R. HOXHA-SHTRESIME ESTETIKE NË VEPRA TË FATOS KONGOLIT


Dy fjalë për veprat e Kongolit

Fatos Kongoli lindi në Durrës më 1944. Njihet si prozator për të rritur. Ka nisur krijim-tarinë nga gjysma e dytë e viteve ’60. Shkruan tregime, novella e romane. Veprat më të njohura të tij janë: "Ne të tre" (1985), "Karuseli" (1990), “I humburi” (1992), “Kufoma” (1994), “Dragoi i fildishtë (1999), "Ëndrra e Damokleut" (2001), “Lëkura e qenit”(2003), “Te porta e Shën Pjetrit” (2005),“Jetë në një kuti shkrepësesh”, roman, 2007,“Bolero në vilën e pleqve”, roman, 2008,“Iluzione në sirtar”, roman, 2010, “Si-do-re-la”, roman, 2011.
Disa nga romanet e tij janë përkthyer në gjuhë të huaja dhe janë pritur mirë dhe kanë fituar çmime.
Fatos Kongoli është shkrimtar që njihet që herët për botimet e tij letrare, mirëpo suksesi i tij i parë i bindshëm ishte romani I humburi, në fillim të viteve ’90, sikur edhe romani i mëpastajmë Kufoma, sado që edhe romanet e tij të tjera janë pritur mirë.

IDENTITETI I PERSONAZHEVE

I humbur pastaj kufommë

Krijimtaria letrare e tij, si letërsi e pasojës, trajton pamjen dhe fatin e njeriut shqiptar nën diktaturën shqiptare të gjysmës së dytë të shekullit XX. Prandaj, arti letrar, në këtë rast, del si përshkrim i gjendjes, si përshkrim artistik i pasojave të asaj diktature.
Vetë sfondi i letërsisë, në të cilën u lidh Kongoli pas viteve ’90 nxori romanin e tij të pritur mjaft mirë I humburi, i cili i dha autorit një emër edhe jashtë kufijve kombëtarë. Pastaj erdhi romani i tij Kufoma, i cili vetëm sa e sforcoi atë tip letërsie.

Ndonëse me romanin Ne të tre, Kongoli kishte paralajmëruar një sensibilitet të ri, shkathtësia dhe talenti i tij shpërthyen më fuqishëm te romani I humburi.

Njeriu i romanit I humburi vërtet ishte i humbur si vlerë njerëzore dhe pastaj i shndë-rruar në kufomë në romanin Kufoma, ku autori stimulon idenë me mjete stilistike e esteti-ke.

Titulli i romanit I humburi, ka marrë një vlerë simbolike, sepse do të shihet se identifi-kon një strukturë fillimisht të virgjër e të painstrumentalizuar, e cila do të detyrohet t’u shtrohet mekanizmave monstruozë të Syve të Bardhë – atribut i diktaturës së egër e çnje-rëzore.

Historia e romanit I humburi zhvillohet për disa kapituj në të shkuarën dhe për disa kapituj të tjerë në të tashmen. Estetikën e artit letrar Kongoli e shpërfaq në dramën e personazheve, pamjet e jetës dhe bëmave, odisejadën jetësore të tyre. Sipas kryeheroit Sari, të qenët i tashëm, s’të privon nga të qenët i djeshëm, sikur që as e nesërmja s’mund të privojë kurrsesi nga e djeshmja dhe e sotmja. Fjalët e Sarit: “Por qenka thënë t’i shtyj-më ditët bashkë, si mallkim i njëri-tjetrit, derisa të mos jemi më, as unë; i humburi, as ti; i çmenduri… as Sytë e Bardhë”, është një filozofi më vete e mësuar nga jeta, e dalë nga re-aliteti i veçantë, i egër për një jetë njeriu nën diktaturë. Pra, i humburi dhe i çmenduri janë pasojë e Syve të Bardhë, e syve të ligj, që shitojnë për vdekje. Edhe vetëhelmimi i personazhit Vilma është një lloj çmendjeje apo ikjeje nga vetja, e shkaktuar nga kjo situa të. “Idetë dhe frymimi i këtij romani, i kanë dhënë prozës shqipe një model shkrimi risim-tar, qoftë në pikëpamje të domethënies, qoftë në nivelin stilistik.”1). Këtu Kongoli bën ndërthurjen e situatave të personazheve dhe me mjeshtëri stilistike e estetike paraqet pa-sojat e rënda të asaj kohe të egër. Shpirti lirik i Sonjës, përbën një kapitull të veçantë të romanit, që e fisnikëron dimensionin ideologjik të tekstit.
Romani Kufoma, në kuptimin tematik, ka një lloj lidhjeje organike me romanin I hum-bugri. Kufoma, si emër kuptimi e personi në këtë roman, është vetë trupi i gjallë i perso-nazhit rrëfyes e të rrëfyer të quajtur Festim, i cili me gjalljen e tij i përket një bote tashmë të kryer, të vjelë, ndaj është kufomatik, pre e së kaluarës: me çehre, me qëndrim, me sy e me gojë kufomatike.. Ai vetëm sa nuk ka harruar të flasë. Vetë konteksti jetik, ia dikton këtij heroi fjalorin, si: kufoma, urina, ËC-ja, kupola, kati, eprori, i varuri, gota e konja-kut, pusulla, mallkimi, sekse, lutja, dihama, rropullitë e maces etj.

Një leksik i tillë dhe situatat që zhvillohen, na çojnë drejt nënkuptimit të mitit për një të vetmin hero, i cili duhet të qëndrojë në fronin e Kupolës së Madhe. Sa më shumë që shprushet ecajakja e Festimit, aq më e ftohtë dhe kufomatike na bëhet “kufoma” e tij. Është këtu një teknikë rrëfimi shumë e çmueshme në prozën e sotme shqipe, ndaj, ky ro-man ka sjell për letrat shqipe një format të ri rrëfimi.

ESTETIKA E SË BUKURËS DHE E SË SHËMTUARËS

"Lëkura e qenit" dhe fati tragjik i personazhit

I cilësuar si një libër haluçinant, ku shkrimtari Fatos Kongoli arrin nivelin më të lartë të prozës, "Lëkura e qenit" ka rrëmbyer kritika mjaft pozitive dhe po përkthehet në disa gjuhë të huaja. Në krijimtarinë e shkrimtarit ai ishte ura e kalimit nga një sferë krijimta-rie në tjetrën, një shtresim i ri estetiko-letrar, duke e lënë pas ciklin prej katër romanesh me titull "Burgjet e kujtesës". Personazhet e këtij libri të kujtojnë dëshira dhe vese që çdokush i mban fshehur nën vete, që çdokush i prek e i ledhaton, i fundos në thellësi të vetëdijes, pa i lënë kurrë të dalin krejtësisht të zhveshura nën vështrimin e të tjerëve. Në këtë libër, ku fytyra e shëmtuar e botës vetëm rrallë, të lejon të shohësh anën tjetër të me-daljes, fytyrën e bukur të saj, romani "Lëkura e Qenit", i ngjan një udhëtimi në kohë, ku herë ecën përpara, e herë kthehesh mbrapsht, tutje, thellë në vitet, ku has dëshirat e para prej fëmije. Edhe pse me rrëfim prej fëmije, Krist Harapi, personazhi kryesor që gjithmo-në flet në vetën e parë, arrin të japë atmosferën e kohës, kur sapo kishin nisur përndjekjet dhe vuajtjet në botën e Hadit (kohën e diktaturës në Shqipëri). Një fëmijë që ka pasur pë-rreth gjithmonë histori përndjekjesh, internimesh, e ndarje të dhunshme njerëzish. Heroi Krist Harapi e dëshmon më së miri këtë, ashtu siç e dëshmojnë edhe personazhet e tjerë që ndërlidhen me jetën e tij që nga fëmijëria e deri në pleqërinë e tij, qofshin ata kundër-shtarë apo kanakarë të këtij sistemi. Krisi, jo vetëm që është pika qendrore rreth të cilit zhvillohen ngjarjet, por kemi tendencën që ai të njësohet me vetë sistemin përnga ana shpirtërore morale. Mbase, këtu kemi të bëjë me identitetin e dyfishtë të personazhit. Një-herit, kemi identifikimin e atij sistemi të dështuar, sistem që mbolli vuajtje, frikë e tmerr, të paraqitur artistikisht. Fatos Kongoli, përms kësaj vepre na sjell hartën shpirtërore, soci-ale, psikologjike të individit të asaj kohe. Na kujton tragjeditë antike, ku heroi pëson fatin tragjik vetëm pse kanë gabuar prindërit a gjyshërit! Në anë tjetër, shkallëzimi estetik merr dimensione të lakmueshme letrare – artistike.

“Te porta e Shën Pjetrit” dhe realiteti shqiptar

Pas pesë romaneve të ciklit "Burgjet e kujtesës" (I humburi, Kufoma, Dragoi i Fildi-shtë, Ëndrra e Damokleut dhe Lëkura e Qenit), që e futën autorin në klubin e elitës së ve-prave shqipe, Kongoli befason përsëri me këtë libër të jashtëzakonshëm. Dy histori dash-urie të ndërprera verbërisht. Kufoma e braktisur e një të riu. Një inspektor i ndjekjes së krimeve në kërkim të vrasësve. I ndërtuar si ndërthurje e këtyre linjave, me personazhe të mjediseve nga më të ndryshmet, kryeqytetase dhe periferike, intelektuale apo mafioze, etj., ky roman i Fatos Kongolit zhytet në realitetin e sotëm shqiptar, ku gjëmat nuk habi-sin askënd. Po ashtu identifikohet, jo vetëm gjeografia shqiptare, por edhe kultura e per-sonazheve dhe ambienteve nga të cilat vijnë. Ja, për ilustrim dhe për të parë edhe shtresi-me estetike në romanet e këtij shkrimtari: ”U ula pranë tij. Ai më pyeti nëse dëshiroja të pija pak uiski me të dhe unë iu përgjigja jo, nuk i përdorja pijet alkoolike. Bosi nuk më detyroi të pija. Në vend të kësaj më kërkoi të ngrihesha në këmbë, të qëndroja përpara tij, dhe unë u ngrita, qëndrova në këmbë përpara tij. Ai më kërkoi të zhvishesha dhe unë zura të zhvishesha duke i hedhur rrobat te këmbët e mia, derisa mbeta lakuriq. Ai e mbushi edhe një herë gotën e uiskit dhe zuri të më vështronte në heshtje. Pinte uiski dhe vetëm më vështronte.(…) (“Te porta e Shën Pjetrit”)

“Jetë në një kuti shkrepësesh”
dhe universi i pabarazisë sociale

Diku, në një apartament luksoz, në një prej pallateve të larta më të reja të kryeqytetit ndodh një krim. Vrasësi është një gazetar, pronar i apartamentit, i cili, pas një bashkëjete-se prej dy vjetësh, sapo është ndarë me mikeshën e tij, gjithashtu gazetare, drejtuese e një emisioni të përjavshëm televiziv me VIP-a.
Romani zhvillohet në dy kohë. Koha reale janë dy javë të muajit korrik të vitit 2004, kur gazetari, në një gjendje psikike të rënduar, kryen aksidentalisht krimin. Këtu mbizotë-ron identiteti psikologjik i personazhit, në raport me rrethin ku jeton. Koha tjetër përfshin jetën e këtij personazhi të ditëve tona, lindur tridhjetë e dy vjet të shkuara, në një apartament modest, në një pallat modest, në një lagje modeste të kryeqytetit. Një jetë e ndrydhur dhe e mbyllur në përmasat e një kutie shkrepësesh.

Autori, me mjeshtëri artistike e stilistike, kërkon rrënjët e skizofrenisë kolektive, që ka shoqëruar dhe vazhdon të shoqërojë ecjen e shoqërisë së sotme shqiptare, veç të tjerash, edhe në përmasat e ndrydhura të hapësirave të saj të jetesës. Faqe pas faqeje, Kongoli zbulon universin e së përditshmes së njerëzve të zakonshëm, por njëherazi edhe hendekun e lemerishëm të pabarazisë sociale dhe të moskomunikimit që është krijuar tashmë brenda kësaj shoqërie, ndaj së cilës, personazhi kryesor, gazetari që ka kryer krimin, ndihet i huaj. Merr përsipër të përballet me poshtërsinë dhe ligësinë njerëzore derisa i pafuqishëm në këtë mision, dorëzohet. Më kot përpiqet të gjejë strehë te kujtimet e fëmijërisë, të dashurive të tij.
“Bolero në vilën e pleqve”

“Në opinionin tim, në fakt nuk gjen kurkund asnjë përjetim konkret për këtë roman, do ishte e padrejtë dhe unë druaj se s’do të jem në gjendje. Por unë parapëlqej stilin e përdo-rur nga Homeri, i cili nuk foli kurrë për bukurinë e Helenës së Trojës, por përshkroi gjatë mbresat që bukuria e saj la në Trojanët që e prisnin në bedena… Fatos Kongoli është një shkrimtar që ngjall interes dhe është përfaqësuesi i letërsisë së tranzicionit. Ai është vle-rësuar si shkrimtar në një kohë që letërsia kërkon identitetin e vet. Me këtë roman, ai kër-konte diçka ndryshe dhe ka prekur çështjen e ekzistencializmit të njeriut.”2)

“Një roman i ironisë dhe hidhësisë së trishtur, është romani i debatit emancipues.” – do të shprehej për këtë roman botuesja dhe shkrimtarja e mirënjohur Flutura Açka.

“Romani i Kongolit reflekton botën moderne dhe i përshtatet asaj. “Blero në vilën e pleq-ve” reflekton pjekurinë e letërsisë dhe romanit shqiptar.

Vetmia, ekzistencializmi dhe bota e brenshme e një femre janë fenomene që e bëjnë subjektin e romanit “Blero në vilën e pleqve” të Kongolit.(…) Në këtë situatë gri veproj-në personazhet në këtë roman të Kongolit. “Dy pleq, në një vilë, dhe një infermiere që kujdeset për ta. Në aktin e fundit të jetës, pleqtë i shkruajnë letra njëri-tjetrit, të cilat i zhdukin pa lënë gjurmë, ndërsa infermierja përpiqet më kot t’i shtjerë në dorë.
Botën e mbyllur të vilës e trazojnë, kohë pas kohe, doktori i familjes, njeri qejfli, ho-katar dhe i paparashikueshëm; djali i pleqve, bos i një firme të fuqishme ndërtimi, me gruan e tij të re e të bukur; vajza e madhe e pleqve, gjyqtare e rreptë; një femër enigma-tike, po aq e bukur, veshur gjithmonë me të zeza, etj.” 3) Janë këto tipa që identifikojnë karaktere të ndryshme të kohës dhe hapësirës shqiptare.

Duke na sjellë me këtë libër prozën e tij më të përkryer, Kongoli, përmes rrëfimit të infermieres, zbulon misteret e saj, dramat e personazheve, me ndërlikimet, dëshirat e fshehura, në një mjedis shpesh të egër, të pamëshirshëm, ku femra është më e pambroj-tura. Një qasje ndaj ekzistencës njerëzore, që nuk e kemi hasur më parë në letrat shqipe.

Sidoqoftë, për të bërë pak aktualitet mund të marrim rastin e shpërthimit me vonesë të shkrimtarit Fatos Kongoli, që në romanin "Iluzione në sirtar”. Pothuajse roman për vet-veten, thotë se jam përlyer në dënimin e një kolegu në vitin 1981, dhe s’mund të jem i la-rë. Ana estetike lartësohet sidomos kur këtë njeri të butë dhe të sinqertë për nga natyra e brente pak nga pak brenga e një firme, të marrë në kushte psikologjike aspak natyrore, kundër Hysenil Dumes, një kolegu në kombinatin letrar “8 nëntori”. Sigurisht më mirë vonë se kurrë pranimi i fajit, ose mospajtimi me një gjest që i ka kushtuar heqje lirie di-kujt, duhet respektuar. (…) Shkrimtarët nuk mund të mbajnë pesha të rënda emocionale për gjithë jetën. Tentoi ta bënte agjentja Shigjeta, por humbi toruan sepse e keqja është degraduese. E pathëna nuk ekziston për njerëzit e letrave. Shih për shembull rastin e no-belistit Gunter Gras, i cili pas 60 vjetësh deklaron se kur ishte 17 vjeç, ishte vullnetar në famëkeqin “SS”. Pastaj është rasti i heshtjes së Milan Kunderës për një histori interesante (… ), që ndërlidhej me një Dvoracek. Kur hetohet rasti, Gjykata vendos 22 vjet burg. I dënuari bën 14 vjet punë të detyruar në një minierë uraniumi. Dlask ka vdekur. I vetmi që e di të vërtetën është Kundera.
Megjithatë, gjërat duhen parë në kontekstin e kohës…

Romani ‘Iluzione në sirtar”, gjithsesi po komentohet, si një rrëfim tronditës. Mund të jetë dhe çështje kohe, por mund të jetë dhe mungesë kurajoje, për të trazuar ujërat e së shkuarës, siç ka bërë Fatos Kongoli me librin e tij më të fundit “Iluzione në sirtar” (...)

Si një rrëfim përfundimtar. Shpjegohen, me anë të këtij libri, në radhë të parë disa nga ngjarjet më të rëndësishme dhe dramatike të jetës së shkrimtarit dhe në radhë të dytë ky libër sikur mbyll përfundimisht një fazë të dytë të krijimtarisë së Fatos Kongolit, (siç e rendit ai vetë), ajo fazë që fillon pas përmbysjes së diktaturës me romanin “I humburi”, mbyllet me romanin “Bolero në vilën e pleqve” dhe në fund libri “Iluzione në sirtar”, që e mbyll përfundimisht këtë fazë. Në këtë libër, lexuesit do kenë mundësi të shohin se shu-më gjëra që ky autor trajton në librat e tij, nuk janë gjë tjetër veçse ndodhi të vërteta të je-tës së autorit. Në fund të fundit, “ ky është një libër i brengave të mia”, kishte thënë Kon-goli në një intervistë”.4)

Mirëpo, autori kishte identifikuar edhe njërin nga kryepersonazhet e veprës: “Unë si-gurisht i kam quajtur iluzione në sirtar, për disa arsye. Një personazh shumë i rëndësi-shëm në libër është im at, që ka ndikuar shumë në jetën time, një artist-muzikant, i for-muar në perëndim në Itali, i cili përqafoi atje idetë komuniste të Antonio Gramshit dhe kur erdhi këtu luftoi, doli partizan, pastaj në fund të jetës së tij u flak nga Partia e vet në mënyrën më barbare, në një kohë që besonte në ideal. Kjo qe zhgënjimi më i tmerrshëm i këtij njeriu, në fund të jetës së tij. Ndërkaq, autori, edhe nëpërmjet të këtij personazhi ref-lekton ndjenjën e tij për të luftuar për liri – identitetin e tij kombëtar, atdhedashurinë.

“Periudha 20-vjeçare e tranzicionit ka qenë padyshim një periudhë plot iluzione dhe zhgënjime, sepse realiteti që pasoi ishte një realitet i egër nga pikëpamja njerëzore. Këtu është rrëfyer kjo epokë.”5) Periudhë kjo që ka prodhuar konfliktin e madh i cili është eks-pozuar në shumë shtresa të shoqërisë, por më i ashpër ishte ndaj botës së artistëve dhe let-rarëve, gjatë regjimit komunist. Pra, kemi identifikimin e sundimit të egër të pushtetit, kur sigurimi operonte në hapje dosjesh, listash etj., ku u vunë në vrojtim gati e gjithë inteli-gjencia....

__________________
Referenëcat:
1) K u j t i m R r a h m a n i, Letërsia bashkëkohore 13, Botime shkollore Albas, Prishtinë, 2009, f. 171.
2) Flutura A ç k a, me rastin e prezantimit të romanit “Bolero në vilën e pleqve” të Fatos Kongolit, tekst i publikuar në internet, më 7.02.2009.
3) P o a t y.
4) Aida T u c i, shkrim i publikuar në internet, më 8.04.2011.
5) P o a t y.
L i t e r a t u r a:
- Veprat e Fatos K o n g o l i t.
- Grup autorësh, Historia e letërsisë shqipe I – II, Enti i teksteve dhe i mjeteve mësimore,Prishtinë, 1975.
- Klara K o d r a, Rita F i l i p i, Stefan Ç a p a l i k u, Letërsia shqiptare 2, “Toena”, Tiranë, 1998.
- Robert E l s i e, Histori e letërsisë shqiptare, Dukagjini, Pejë, 2002.
- Internet (blog): Prof. dr. Milazim K r a s n i q i, Shtresimet e identitetit kulturor shqiptar.
- Letërsia dhe identiteti, nga Hasan B e l l o, Gazeta shqiptare, 5 qershor 2009.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...