2013-12-18

Mirela Kumbaro Furxhi : Si më bindi Edvin kristaq Rama për ministre. Pse i ndërrova drejtorët?!!!

Mirela Kumbaro
Znj. Mirela Kumbaro Furxhi ka lindur në Tiranë, në vitin 1966.
Ajo është e martuar me z. Aleksandër Furxhi dhe është nënë e dy fëmijëve, Sarës dhe Tomit.
Ajo mban titullin Profesore e Asociuar, të fituar në vitin 2012 në Universitetin e Tiranës, në fushën e gjuhësisë. Në vitin 2009 ka mbrojtur titullin Doktor i Shkencave në fushën e Studimeve Përkthimore pranë Universitetit të Tiranës. Ka mbrojtur Diplomën për Master në Përkthim dhe Komunikim Ndërkulturor në vitin 1994, në E.S.I.T - Paris III, Universiteti i Sor­bonne - Nouvelle, në Paris, Francë. Ka kryer studimet universitare dhe është diplomuar në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, në fushën e letrave frënge, në vitin 1988.
Znj. Mirela Kumbaro Furxhi nuk vjen nga radhët e politikës, por nga karriera akademike dhe nga një angazhim i gjatë e aktiv në shoqërinë civile ku ka kon­tribuar në fushat e kulturës, arsimit dhe problemeve sociale.
Znj. Kumbaro është përkthyese, publiciste dhe eksperte ndër­kombëtare për projekte ndërkulturore dhe për pro­grame kërkimore universitare, të ndërmarra nga organizatat ndërkombtare si Bashkimi Evropian, Or­ganizata Ndërkombtare e Frankofonisë.
Ajo zotëron shumë mirë frëngjishten dhe italishten, si dhe mjaftueshëm anglishten.
Ministrja e Kultures, Mirela Kumbaro rrefehet ne “Panorama” ne intervisten e parë qe jep, pas tre muajsh në Ministrinë e Kulturës. Ajo tregon pse vendosi te angazhohet, duke pranuar propozimin e kryeministrit Edi Rama per te qene pjese e qeverise se tij dhe per te drejtuar Kulturen. Sipas saj, nuk ishte hera e parë që i bëheshin oferta për t’u angazhuar në politikë, por i ka refuzuar.

“Për hir të së vërtetës, nuk është hera e parë që gjatë jetës sime publike më bëhen oferta për t’u angazhuar në politikë. Rregullisht i kam refuzuar. Por edhe pse nuk vij nga politika dhe nuk kam qenë në politikë, mund të them që kam qenë gjithmonë një njeri politik. E kam ndjekur nga shumë afër zhvillimin e politikave në Shqipëri, zhvillimin e politikës, si klasë, si koncept, si filozofi. E kam bërë këtë si një njeri i ndërgjegjësuar për faktin që roli i politikës është shumë i rëndësishëm në vendin ku jetojmë, ku kam zgjedhur të rris fëmijët e mi dhe ku kam vendosur të kontribuoj”- thote ajo.

Duke iu pergjigjur pyetjes sesi e bindi Rama te pranonte, Kumbaro shprehet: “Nuk ishte një ofertë për t’u bërë pjesë e politikës si politikane, por një ofertë që i bëhej shoqërisë civile, për të përkthyer në akte të gjitha shqetësimet, opinionet e saj. Pra, për mua ishte një ftesë, që nëse do ta citoja saktësisht, ishte pak a shumë kjo: “Ke një jetë që kritikon, tani ka ardhur momenti të vish të ndezësh një qiri, pra të bësh një akt, ato që mendon se duhen bërë më mirë”. Një ftesë e tillë të ngarkon me një përgjegjësi shumë të madhe. Jo përballë partisë, por përballë asaj vote plebishitare që ndryshoi një filozofi të tërë”.

Kumbaro sqaron edhe menyren se si jane perzgjedhur drejtoret e institucioneve ne varesi. “Së pari nuk i kam ndërruar të gjithë drejtorët. Së dyti kam filluar me një analizë të institucioneve. Ligji për artin dhe kulturën nuk ka qenë respektuar në lidhje me disa poste drejtuese. Ai përcaktonte mandate dhe konkurrim, çka nuk janë respektuar. Në respekt të këtij ligji dhe pas analizave, ne filluam të procedojmë me ndërrimin e drejtuesve, aty ku dilte e nevojshme, edhe sepse disa drejtorë kishin kohë që kishin mbushur moshën e pensionit”- thote ajo.

Pyetur nga gazetarja se si u zgjodhën drejtorët e rinj, pasi megjithëqë u hap
konkurse, emrat fitues diheshin qysh në fillim.., ministrja sqaron: “Të gjithë drejtuesit e institucioneve janë zgjedhur mbi bazën e konkursit. Janë zhvilluar procedura konkursi krejt në përputhje me ligjin. Janë poste për të cilat nuk mund të kemi me qindra kandidatë. Ata numërohen me gishtat e njërës dorë, dhe kur ka kaq pak kandidatë, është normale që hamendësimet të sillen rreth një apo dy emrave që janë më të spikatur. Konstatoj me kënaqësi që një pjesë e këtyre emrave janë pajtuar me përzgjedhjen që ka bërë Ministria e Kulturës. Kjo do të thotë se kemi bërë zgjedhjen e duhur. Për disa institucione të tjera, përveç kritereve që paracakton ligji, kemi proceduar edhe me intervista, për të diskutuar platformën, strukturën me kandidatët”.

Ylli Polovina: Si i fshehu komunizmi pasardhësit e Skënderbeut



Nga: FATMIRA NIKOLLI


Ylli Polovina: Si i fshehu komunizmi pasardhësit e SkënderbeutTë quajtur zyrtarisht si familje e shuar më 27 dhjetor 1561, me vdekjen e nipit të Skënderbeut, dukës Ferrante, dinastia e heroit në të vërtetë nuk u fik. Duke mos pasur trashëgimtarë, ajo shumoi pasardhës. Tani janë gazetarë, njerëz të shkencës ose të ligjit, punonjës bankash, muzikantë. Studiuesi Ylli Polovina vjen me të tretin studim për pasardhësit e Skënderbeut. Gjithçka ai është rrekur të arrijë, është të treguarit e historisë: si mbijetuan pinjollët deri në ditët e sotme.
Më sipër, cituam pjesën hyrëse të librit tuaj të fundit, "Pasardhësit e Skënderbeut, si u mbajtën fshehur".
Libri për të cilin po flasim është botimi im i tretë me tematikë përpjekjeje për këndvështrime të reja të veprës dhe jetës së heroit tonë kombëtar. Tek "Gjysma e harruar e Skënderbeut" (2008) mëtoj të argumentoj se si gjatë periudhës 1944-1990 Gjergj Kastriotit i është censuruar, për arsye ideologjike, lidhja e tij e fortë me Evropën dhe qytetërimin e saj perëndimor. Për këtë arsye ai përherë u interpretua si komandant ushtarak, si prijës, ndonjëherë edhe ndopak si diplomat, por kurrsesi si politikan. Po të ndodhte kjo do të zbulohej doktrina e tij politike, e cila kishte për themel lidhjen me Perëndimin.
Tek ky libër i parë për Skënderbeun po ashtu paraqis pikëpamjen personale se Gjergj Kastrioti është hero evropian më shumë se heroi ynë nacional. Pra, është të paktën dy herë më i madh nga sa jemi mësuar ta njohim dhe ta pranojmë ne.
Ylli Polovina: Si i fshehu komunizmi pasardhësit e Skënderbeut
Ndërkohë ka pasur tentativa çmitizuese, që kanë synuar të zvogëlojnë dimensionin e tij. Si i përgjigjeni ju kësaj?
Ky libër i tanishëm synon edhe më shumë. Në 335 faqet e tij paraqes prova të shumta se si, për arsye më shumë se politike, i është privuar opinionit shqiptar njohja me pasardhësit e Skënderbeut në Itali, vend ku kjo dinasti emigroi dhe u shumua deri në ditët e sotme. Me pak fjalë, libri i ri është edhe një rrëfim se si m'u krijua mundësia dhe u angazhova në kërkimin dhe gjetjen në Itali të pasardhësve të vërtetë, si i seleksionova ata mes falsëve të shumtë dhe si organizova sjelljen e tyre në vendin tonë. Është një histori që nis në 17 janar 1998, kur sapo i emëruar në ambasadën tonë në Romë, njoha kompozitorin dhe dirigjentin Lorenco Kastriota Skanderbeg.
Si është grupuar informacioni juaj?
Lexuesi respektohet duke i dhënë informacion të ri, jo duke bërë komente e shprehur opinione personale. Atë e nderon duke i dhënë faktet dhe duke e lënë të lirë të gjykojë vetë të besojë ose jo. Që ai të dijë sa më shumë për historinë e trashëgimtarëve fillimisht dhe më vonë, të pasardhësve të familjes Kastrioti në Itali, libri është ndarë në 47 kapituj. Kjo do të thotë që mesatarisht një i tillë përbëhet prej shtatë faqeve. Nuk është grimcim. Është ashtu "dendësim". Më lejoni t'i përcjell lexuesit titujt e një pjese të këtyre kapitujve: "Shefi i Ballkanit në agjencinë ANSA: "Kemi një shqiptar këtu afër", "Roma mes dy vendmonumenteve të Skënderbeut", "Kronikat regjistrojnë lojë politike", "Dega Kastrioti e Leçes", Izabela origjinale dhe një tjetër e dytë:, "Përplasen komunistë dhe antikomunistë", "Kastriotët-Zogu, rivalitet i ngacmuar", "Në Paris, mbi emrin e Gjergj Kastriotit, tre serbe", "Nga se vdiq Papa Pali II", "Veneciania Luçia Nadin", "Ku ndodhej Donika në dimrin 1466-1467?", "Një ngatërresë në Universitetin Oriental të Napolit", "Si u shpik vajza e Skënderbeut me emrin Vojsava", "Qeveritari i lartë italian, një Kastriot i rremë".
Çfarë risie, dokumente e prova të reja sjell libri juaj, për të dëshmuar se pasardhësit e Skënderbeut janë mbajtur fshehur?
Për ta provuar si u mbajtën fshehur për një gjysmë shekulli dhe cilët në të vërtetë janë ata, realët dhe jo falsët, është shkruar i tërë libri. Por në pak fjalë po tregoj shtratin ku ka ecur ky kërkim. Pasardhësit e Skënderbeut jo vetëm u njohën nga dy vendime të qeverive italiane në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe në fillim të njëqindvjeçarit të shkuar, por edhe prej bashkësisë së arbëreshëve. U njohën edhe nga politika shqiptare e periudhës së Rilindjes. Kështu, në libër dëshmoj për rolin e tyre për të inkurajuar çlirimin e Shqipërisë nga Perandoria turke, se si Filipo Kastrioti shkëmbeu telegrame urimi me Ismail Qemalin për shpalljen e pavarësisë, si qenë pjesëmarrës aktivë në Kongresin e Triestes në 1913, si i mbajtën marrëdhëniet me Ahmet Zogun, si një dërgatë e tij kreu bisedime për t'u martuar me njërën nga vajzat e degës së Kastriotëve të Napolit, si ai i ftoi në dasmën me Geraldinën dhe këta, të kënaqur, pas ikjes i dërguan mesazhe falënderimi. Çuditërisht këto raporte të vijuara të politikës shqiptare me pasardhësit në Itali të Gjergj Kastriotit, të pakompromentuara me kërkesa për pjesëmarrje të tyre në të drejtë froni apo pushteti publik në Shqipëri, u ftohën menjëherë pas ardhjes në pushtet të komunistëve. I vetmi dokument që kam gjetur është një listë në mes të viteve pesëdhjetë, ku njëri prej tyre gjendet në listën e ambasadës shqiptare në Romë, si mik i Shqipërisë dhe pastaj bie heshtja e plotë. Ndërkohë janë antikomunistët dhe Vatikani që jo vetëm i mbajnë lidhjet e rregullta me ta, por edhe i gjallërojnë vazhdimisht. Për këtë arsye i hap shumë vend çfarë ndodhi në Romë në 1968, me rastin e festimeve të 500-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut. Kështu, derisa diktatura ra, nuk u bë asnjë përpjekje për t'i kontaktuar. Për inerci kjo vazhdoi edhe pas rënies së saj dhe unë paraqes në libër rrethanat përse dhe si ndodhi më në fund rikthimi i tyre. Tashmë, pas mbi gjashtëdhjetë vitesh. Gjithnjë si pasuri historike dhe kulturore e vendit tonë, për çfarë edhe ata vetë janë dakord.
Tani që libri juaj është shpërndarë në disa prej librarive të kryeqytetit, çfarë dëshironi ju të bëni për të?
Kam vetëm një "ëndërr": t'i promovoj tre librat e mi për Skënderbeun në një mjedis universitar në Prishtinë.
Me se po merreni aktualisht?
Kam në duar një libër me titullin e përkohshëm "Ambasadori ballkanik". Në të mëtoj të paraqes rolin e Shërbimit të Jashtëm Shqiptar në Ballkan. Do të jetë një i shkruar antologjik: analiza diplomatike, këndvështrime historike, skica e mbresa udhëtimi, rrëfime dëshmitarësh rreth ngjarjeve më të bujshme...

BEN ANDONI-Sfida e Mustafa Nanos me gegët


Publicisti Mustafa Nano në botimin e radhës është treguar vërtetë tejet kërkues me veten. Ai ka kaluar në një front tjetër, ku njohuritë e tij, duken se nuk e kanë aq të lehtë të hapin një front polemizues. Megjithatë, duhet thënë se publicistika e re e Nanos është interesante për nga fusha e interesit të tij dhe mënyra sesi e trajton gjithçka që ka lidhje me Gegërinë. Ka një strukturë që e ka menduar me kujdes, por që duhet thënë se linja e librit, që ai ka për zemër, e që i kushtohet mënjanimit dhe vlerave të Gegëve, sfumohet rrugës prej mungesës së shumë elementëve.
Studiuesi Primo Shllaku i ka marrë përsipër ti bëjë parathënien dhe kjo është rrëfyer nga vetë artikullshkruesi me argumentin se kjo përputhej krejtësisht me lëmin e studimeve të tij. Fatkeqësisht edhe ai vetë nuk i shpëton dot gegnishtes toske (shpesh gegnishtja e tij është e sforcuar), duke na treguar betejë në një vend ku nuk duket fushëbetejë. Shllaku vazhdon të kërkojë polemikë në një fushë që njerëzit skanë shumë qejf të lodhen me arsyetime boshe. Tek e fundit, problematikat shqiptare janë aq të mëdha saqë kjo luftë e kërkuar nga Shllaku duket sikur bëhet me veten. E, përpos problematikës së prezantuar, nuk mund të themi se ka edhe një lëvizje në Shqipëri për të përkrahur edhe idenë e Gegërisë indipendente, qoftë edhe në gjuhësi, të paktën me një standard të ri. Nuk dimë se ka ndonjë gjë tjetër për të cilin mund të shqetësohet sot pjesa që është fanse e elementëve të Gegërisë, nëse është privuar për ndonjë gjë. Në një pjesë të madhe të historisë së vendit, pjesa e popullsisë që dëshiron të identifikohet si gege ka pasur rol dominues në vend dhe arsyeja sepse nuk kanë mundur ta evidentojnë më shumë të gjithë këtë hapësirë etnografike, të duket më së shumti faji mirëfilli i tyre.

Sfida e Mustafa Nanos me gegët
Megjithatë, Mustafa Nano bën tjetër gjë. I ardhur nga një trevë ekstreme e juglindjes shqiptare, ai e prezanton edhe njëherë problemin përmes shkrimeve dhe vështrimeve të autorëve të ndryshëm të huaj dhe vendas, ndër vite, por asnjëherë duke dashur të mbajë qëndrim. Anipse edhe mban qëndrim padashje, duke na e treguar se pjesa që shqiptarët e njohin me Gegëri ka qenë disi e mënjanuar.
Duhet të kujtojmë se ndarja gjeografike gati e ngjashme është shumë e zakonshme në Evropë. Një e tillë është në Francë. Në Itali, e kudogjetkë. Prodhohen batuta për njëri-tjetrin, paragjykime dhe qëndrime deri ekstreme. Të kujtojmë Italinë, kur pak vite më parë, disa forca politike vendase mëtonin ndarjen krejt të vendit. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur, madje të themi edhe pse nga regjimi i shkuar u bënë përpjekje që ndarjet të themi ekzistuese të zbuteshin përmes shkëmbimit të autorizuar dhe vullnetarizmit të popullatës.
Gjithsesi, libri e tejkalon një vështrim të thjeshtë dhe në esenë e tij Mustafa Nano pretendon të bëj një përshkrim të argumentit të vet për njësinë etnografike, por edhe të provokojë një lloj fillese për debat, e cila në këtë kohë kërkon energji dhe studime të shumëfillta, gjëra të cilat tek ne mungojnë krejtësisht dhe askush nuk duket më kaq i interesuar. Edhe pse ka fakultete të tëra sociale, mungojnë pyetësorët ku mund të hetohet shumë më tepër, për specifika të domosdoshme, që do ti linin vend në të ardhmen shqyrtimeve interesante.
musfata nano libri

Në fakt, ajo që mungon nga të gjithë, dhe që në libër mbase mund të trajtohej ndryshe është përveshja e mëngëve dhe fillimi i punës për të treguar realisht potencën e vërtetë të gegnishtes. Dhe, kjo nuk bëhet me fjalë. Ajo kërkon institucione dhe një angazhim të madh që duhet të fillojë prej strukturave të ndryshme të shtetit shqiptar. musfata nano libri
Vetë Mustafa Nano, kur vjen tek argumenti i gjuhës që është elementi më sensibël për të gjithë, ka një mendim tjetër shumë të kontrolluar. Ai kërkon që të gjendet një zgjedhje e vërtetë dhe për këtë i drejtohet prurjes më të mirë të Arshi Pipës, Primo Shllakut, Ledia Shamkut dhe patjetër Ardian Vehbiut, që më mirë se kushdo e thotë bukur mendimin e vet ndaj ithtarëve të shumtë të gegërishtes: “Shkruani në gegërisht e jo për gegërishten”. Një sens që rrëfen se autori e respekton por nga ana tjetër dhe nxit që ndryshimet ndodhin me punë dhe jo me fjalë, si ndodh zakonisht mes shqiptarëve.
Duhet të themi se libri gjithsesi e paraqet Mustafa Nanon shumë më të pjekur në krijimtarinë e vet dhe me kërkesa shumë të mëdha për veten. Kjo është një plus për këtë personazh, për të cilin gjykohet më shumë prej prezencës në ekranet televizive dhe përmes shkrimeve të tij polemizuese, sesa nga sfera eseistike, ku del realisht potenciali i tij intelektual. Nuk mund të themi se libri është arritje, por është një sprovë dhe si e tillë ia vlen të merret në konsideratë. Botimi i UET është shumë i këndshëm dhe kjo tregon se kjo shtëpi ka filluar të mendojë realisht për një korpus të saj, në disa disiplina që të konfigurojë në një mënyrë sa më të këndshme paraqitjen e saj. E sa për gegët dhe gegnishten, sesa do tia dalin, kjo do mbetet për tu parë nga debatet por edhe nga thellësia e atyre që shkruajnë për të...

Arben Çejku-“Dymbëdhjetë”

 Ish-ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çejku, ka promovuar romanin “Dymbëdhjetë” në Prishtinë e Shkup. Romani është vlerësuar nga recensenti akademik Ali Aliu, i cili gjatë fjalës së tij për librin ka thënë se fillimisht e ka marrë me rezervë leximin e tekstit të romanit, por më vonë e ka parë se ia ka vlejtur mundi. Sipas tij, romani në fjalë, shtyllë kryesore të rrëfimit ka vëllain e Lekës, i cili në një moment qorton veten që për këtë dymbëdhjetëvjetor të vdekjes nuk ka arritur t’i dërgojë lule të freskëta tek varri, ndërkaq, qortimi përfundon me një vendim që ta ringjallë vëllanë! “Dhe këtu fillon odesiada e tij shumë zbavitëse, shumë interesante me një përfundim të natyrshëm, spontan, që unë e kam ndjerë kënaqësi të veçantë kur e kam përfunduar romanin”, ka theksuar Aliu. Ndërkaq, redaktorja letrare, Alda Bardhyli, është shprehur se, është vepër që sjell risi në trojet shqiptare.
Arben Çejku, roman për dashurinë në “Facebook”
“Është një roman, i cili i thyen skemat që jemi mësuar të lexojmë në letërsinë para vitit ‘90, por edhe këto në këto njëzetetre vitet e fundit, një roman i cili mund të bëhet dhe mund të lexohet tek çdo lexues evropian. Tema kryesore që dominon në këtë libër është raporti i shoqërisë me teknologjinë, për herë të parë një libër, një fenomen ky goxha i njohur dhe shqetësues i ditëve tona, i pasqyruar në një libër aq qartë dhe aq bukur, siç ka shkruar Beni”, ka thënë ajo.

Në promovim ka marrë pjesë edhe shkrimtari kosovar, Nazmi Rrahmani. “Në shikim të parë, vetë titulli duket paksa i veçantë. Është një numër që mund të tregojë sasi, por nuk tregon në fillim, çka edhe lexuesi sikur në fillim i bënë vetës pyetjen, çka janë ata dymbëdhjetë, pra pikënisja e ngjarjeve të paraqitura në këtë roman është nga numri dymbëdhjetë, pikënisje kjo që do të rrjedhë”, do të shprehej Rrahmani.

Gjithçka nis kur kishin kaluar dymbëdhjetë vjet nga vdekja e vëllait të Lekës, pra plot dymbëdhjetë vjet kujtime e mall për vëllanë e vdekur që në ato çaste i kishin ardhur si një kërkesë shpirtërore për një përkujtim të veçantë që do ta shtynë të niste edhe një aventurë të çuditshme, të veçantë, por edhe të rrezikshme: ta ringjallë atë.

Kolgeci: “Joni Peçi histerik”, mesazhet dhe prapaskenat e Festivalit në RTSH



NGA: FATMIRA NIKOLLI



TIRANE-Drejtori i Radio Televizionit Shqiptar, Martin Leka, ka konfirmuar dje zyrtarisht tërheqjen e Diellza Kolgecit nga prezantimi i Festivalit të Këngës. Vendimi përfundimtar u mor paradite, ndërkohë që mbrëmë, mbledhja për një emër të ri që do të jetë përkrah Enkel Demit, ka vijuar deri rreth orës 21:00. Meqenëse nuk u arrit gjetja e një prezantueseje, sot në ora 10:00 në RTSH mbahet një audicion, ndërsa në drekë do të konfirmohet emri. Ndërkaq, "GSH" zbardh korrespondencën që hedh dritë mbi përplasjet mes RTSH-së dhe menaxherit të Kolgecit: për veshjen, hotelin, udhëtimin dhe debatet me Joni Peçin. Komunikimi mes palëve është zhvilluar në "Facebook", ku nën emrin "Orkestra Simfonike e RTSH" ka folur koordinatorja e festivalit, Eglantina Tafa, ndërsa Shkumbin Tafilaj si menaxher i modeles nga Prishtina.
Kolgeci: “Joni Peçi histerik”, mesazhet dhe prapaskenat e Festivalit në RTSH
KORRESPONDENCA
Korrespondenca që po botojmë u përket datave 10 deri në 16 dhjetor. Në fakt, biseda e datës së fundit duket se është ajo që ka ndryshuar gjithë kursin. Përpos faktit që shpaloset një debat i fortë mes Joni Peçit e menaxherit të Kolgecit, disa fjali të këtij të fundit duket se e kanë irrituar dhe fyer jo pak RTSH-në, mbase edhe sa i takon kësaj pjese: Ju ftoj në qetësi të reflektoni mbi pikat e dobëta të festivaleve në të kaluarën...
10 dhjetor, ora 1:44 (pasdite)
Orkestra Simfonike e RTSH
Përshëndetje Shkumbin! Unë jam Tina, koordinatorja e Festivalit të Këngës në RTSH. Sapo më erdhi një e-mail që ia kishit dërguar skenaristes së festivalit në lidhje me disa kërkesa të prezantimit të Diellzës në festival.
10 dhjetor, ora 1:47
Orkestra Simfonike e RTSH
Për sa i përket veshjes së prezantuesve, festivali ka një kostumograf/stilist, i cili është Joni Peçi, dhe merret me imazhin e prezantuesve. Për këtë është caktuar dhe një fond përkatës. Nëse Diellza kërkon të marrë veshje nga disenjatorë nga Kosova, në radhë të parë duhet të na sjellë dhe koston e tyre, pasi këtu në preventivin tonë është e përcaktuar dhe nuk mund të bëhet asgjë për të ndryshuar këtë fond. Dërgojeni ju dhe do të jemi përsëri në kontakt.
10 dhjetor, ora 1:48
Orkestra Simfonike e RTSH
Për sa u përket aksesorëve, zyra e marketingut do të kontaktojë me firmat që disponojnë aksesorë të tillë (emri hiqet për efekt reklame). Akomodimi është në rregull, në hotel GH (emri hiqet për efekt reklame), ku shpenzimet janë të RTSH-së, sigurisht. Transporti është nga ana e RTSH-së, sipas datave që do të biem dakord. Pagesa e honorarit për prezantimin e festivalit dhe angazhimin e Diellzës gjatë ditëve të provave dhe ardhjes në Tiranë është në total rreth 1800 euro, në varësi të kursit të bankës. Me lekë shqiptare është 260.000(mijë), në dorë. Mënyra e pagesës është si ta dëshironi ju, me lekë në dorë ose në numër llogarie. Data e pagesës është një ditë pasi mbaron festivali.
Për më shumë informacion mund të më shkruani ose më dërgoni numrin e telefonit, që të kontaktojmë për detaje.

10 dhjetor, ora 6:12 (pasdite) Shkumbin Tafilaj
Përshëndetje znj. Tina! Znjsh. Diellza është e angazhuar deri më datë 11.12.2013 në Republikën e Malit të Zi, në një përmbarim të një aktiviteti të rëndësishëm social. Në kontaktim me znjsh. Diellza ajo më konfirmoi këtë përgjigje, duke cituar: "Vlerësoj lart regjisorin Petri Bozo dhe skenaristen, znj. Alda Bida. Respekti dhe siguria në bashkëpunim, më bën të pranoj propozimin final nga RTSH, për pagesë 1800 euro (para cash)". Ndihem i lumtur për këtë përgjigje, pasi që znj. Diellza, në të gjitha prezantimet e saja skenike i ka realizuar kontratat me vlerë mbi 2500 euro, për angazhim në prezantim të një eventi. Por si duket, kryefjala e këtij bashkëpunimi është respekti që udhëheq Diellzën në raportin e shëndoshë kolegjial e miqësor me z. Bozo dhe znj. Bida. Do t'ju lutem që ju të siguroheni që pagesa të bëhet në vlerën monetare euro (Euro), pra 1800 euro. Në rast se këmbimi valutor është më i madh, atëherë le të mbetet në mundësitë tuaja të paraqitjes së saktë të shumës. Por shuma të mos jetë më e vogël se 1800 euro. Mënyra e pagesës, me euro në dorë, më datë 29.12.2013.

Sa u përket veshjeve, ju lutem të na informoni me shumën në euro (Euro), e cila është ndarë për vijën: fustane dhe këpucë, - me qëllim që ne të dimë saktësisht limitet e blerjes së materialeve dhe koston e realizimit të tyre. Znjsh. Diellza ka të nevojshme njohjen me shumën totale për veshje dhe këpucë, me qëllim që t'ju njoftojë me koston - ofertën për fustanet. Sa u përket aksesorëve, besoj se do të jetë e dobishme që gjatë prezantimit të krijohet një figurë e kompletuar e dukjes. Në këtë rast e vlerësojmë angazhimin e departamentit të marketingut dhe shpresojmë në zgjedhje të shumta në mënyrë që të kemi një paraqitje dinjitoze.

Rreth akomodimit, shujtave (ushqimit) dhe transportit, dakordohemi me propozimin tuaj. Akomodimi dhe shujta në Hotel GH, transporti nga RTSH, në datat e dërguara.
(adresat dhe nr. e tel)
11 dhjetor, ora 4:27 (pasdite) Shkumbin Tafilaj
Përshëndetje Znj. Tina! ...
Mirëpres përgji-gjen në detajet rreth veshjeve dhe këpucëve dhe detajeve të tjera që lidhen me korrespodencën tonë të fundit përmes telefonit dhe rrjetit social "FB" përmes profilit "Orkestra Simfonike e RTSH".
Faleminderit!

11 dhjetor, ora 6:29 (Mbrëmje) Or-kestra Simfonike e RTSH
Mirëmbrëma! Për sa i përket bisedës sonë telefonike, ju konfirmoj se pagesa e miratuar për veshjen e prezantueses në tri netët e festivalit është rreth 1400 euro. Duhet t'ju bëjmë të ditur se praktika e rregullave të blerjes së mallrave këtu në Shqipëri dhe në RTSH, është që kjo vlerë do të shoqërohet me faturë tatimore të njohur nga shteti. Gjithashtu, ju sqaroj se veshjet në çastin që paguhen nga RTSH, janë pronë e RTSH-së, d.m.th. ato me mbarimin e festivalit do të dorëzohen. Për sa u përket aksesorëve, RTSH ka kontaktuar me firmën më të mirë në vend, RB, (emri hiqet për efekt reklame). Për më shumë detaje do të kontaktojmë përsëri nesër paradite, do t'ju njoftoj përmes telefonit për orarin e nisjes. Gjithë të mirat!
16 dhjetor, ora 10:46 (paradite) Orkestra Simfonike e RTSH
Përshëndetje Shkumbin! Uroj që të jeni mirë! Mbas një mbledhjeje të gjatë të organizatorëve të festivalit, duke u bazuar dhe në preventivin e shpenzimeve të miratuara me këtë rast, ju bëjmë me dije se: RTSH nuk mund të paguajë dy dhoma hoteli të veçanta, edhe për ju, edhe për Diellzën, por vetëm një dhomë, ku përfshihet dhe ushqimi në hotel. Meqë ngarkesa tani sa vjen e shtohet dhe ne kemi vetëm një makinë në dispozicion, Diellzës mund t'ia paguajmë transportin sipas faturës që do të na sjellë. Për sa u përket veshjeve që ju do të zgjidhni atje, ato do të testohen edhe nga stafi i RTSH-së. Gjithë të mirat! Tina
16 dhjetor, ora 2:03 (pasdite)
Shkumbin Tafilaj
Përshëndetje Znj. Tina! Shpresoj të jeni mirë me shëndet.
Ndihemi të shokuar nga korrespodenca e fundit. Në fakt po marrim si shpërblim të kohës sonë të çmuar e të investuar në këtë festival.
Hoteli dhe shujta: një pikë e ndërruar në momentin e fundit, edhe pse në korrespodencën tonë në rrjetin social "FB", RTSH është dakorduar me këtë pikë teknike. Tash si duket kjo pikë është shumë e rëndësishme në mbarëvajtjen e festivalit.
Transporti: sërish i rregulluar më parë, tanimë pjesë e diskutimit, një çështje teknike e parëndësishme. Ekziston transporti opsional TAXI. Ne mund të interesohemi për ofertën, dhe ju të realizoni pagesën. Një çështje e cila arrin të zgjidhet lehtë. Me pak vullnet, me pak vizion dhe shumë korrektësi.

Veshje: duke pasur parasysh standardin që ka përcjellë gjatë gjithë kohës, si shembull i elegancës, Diellza çdo herë deri më tani është paraqitur në mënyrë dinjitoze, andaj neve nuk na pengon testimi që do ta bëni për veshje pasi që jemi të sigurt që do t'ju pëlqejë në të gjitha aspektet, duke e marrë parasysh historikun e veshjeve të moderatorëve në të kaluarën, që ka qenë aspak e dinjitetshme. Përkundër buxhetit që u është ndarë veshjeve e që është qesharak, këtë e keni pranuar edhe ju, ne kemi qenë 'fer' (të drejtë) dhe kemi pranuar me ç'rast kemi mobilizuar gjithë dizajnerët në Kosovë, miq tanë, që të realizojnë veshjen.

Edhe njëherë ju ftoj në qetësi të reflektoni mbi pikat e dobëta të festivaleve në të kaluarën, që është veshja. Përgjegjësia dhe arsyetimi mbeten te ju.
Impresioni i parë është jo i këndshëm, aspak njerëzor. Kam pas një përballje me një person i cili ka kulturë të munguar të komunikimit, jostabil dhe histerik. I kam cituar, që për ne ka vlerë edhe Garda te porta e RTSH-së. Ndërkaq, qasja e Joni Peçit ishte përbuzëse dhe fyese për secilin përreth tij, përfshirë edhe për ju znj. Tina, ku ju ishit niveli 'cheap' në TVSH, dhe unë pata rastin të bëja avokatin mbrojtës, edhe pse nuk ju njihja. Në një javë intensive ne kemi nevojë për energji të mirë; një person destruktiv si Joni Peçi, nuk ka mundësi ta ofrojë këtë cilësi.

Ne kemi qenë shumë korrektë dhe pranuam ofertën edhe me atë honorar i cili nuk na konvenoi aspak. Ishim të arsyeshëm, duke marrë parasysh problemet që po ju ndodhin në RTSH. Mirëpo në minutën e fundit, ju po na informoni mbi rregullat e reja dhe banale siç është puna e hotelit. Kjo tregon jo respekt (tani më s'ka të bëjë me çështje financiare, por me korrektësinë që mungon nga ana e RTSH. Po të na kishit informuar më herët, ne do të ishim organizuar). Edhe pse dëshira, dashuria, vullneti i madh ishte nga ana jonë, ne me keqardhje duhet të tërhiqemi, se për ne është shumë e rëndësishme korrektësia, krenaria dhe disiplina.

Duke reflektuar mbi gjithë rrjedhën e paraorganizimit, ndihemi të shokuar nga zgjedhjet tuaja në minutën e fundit.
Ne tërhiqemi nga bashkëpunimi. Suksese në punën tuaj profesionale!

P.S. Ne edhe tani treguam korrektësinë tonë me përgjigjen e menjëhershme, që ju të keni kohë të gjeni një moderatore tjetër.
Me respekt, Shkumbin Tafilaj.

FALEMINDERIT HERO!

Foto

Sot - nje vit me pare, ishte dita e ngadhenjimit perfundimtar mbi fashizmin serb, mbeturinat dhe reliktet e tij.
Komandanti u kthye i fundit nga beteja, ashtu sic kishte bere gjithmone.
E permbylli faqebardhe pastertine e luftes sone per liri, ashtu sic edhe e kishte nisur.
Dallueshem prej te tjereve, lufta dhe madheshtia e tij u shtri ne dy shekuj, nisi ne njerin dhe u sos ne tjetrin.
Faleminderit, hero!

( Ernest Luma)

A më dashuron vërtet?

Foto: A më dashuron vërtet?
Kjo është pyetja që nuk guxoj ta bëj. Jo ngase trembem nga përgjigja jote, por kam frikë se as atëherë nuk do ta besoj. Ndonjëherë mendoj se gjithçka që kam nevojë është të më thuash se nuk po i bie murit me kokë dhe se nuk po e mashtroj veten. 
Andaj më nuk do të të pyes: "A më dashuron vërtet?".
Por, në vend të kësaj, do të lutem që të mos zgjohem kurrë nga kjo ëndërr, sepse e tillë është jeta me ty. Çdo ditë e re është një ëndërr e re. Një ëndërr nga ato të bukurat, që më pakkush edhe i beson. (Albatros Rexhaj)
Kjo është pyetja që nuk guxoj ta bëj. Jo ngase trembem nga përgjigja jote, por kam frikë se as atëherë nuk do ta besoj. Ndonjëherë mendoj se gjithçka që kam nevojë është të më thuash se nuk po i bie murit me kokë dhe se nuk po e mashtroj veten.
Andaj më nuk do të të pyes: "A më dashuron vërtet?".
Por, në vend të kësaj, do të lutem që të mos zgjohem kurrë nga kjo ëndërr, sepse e tillë është jeta me ty. Çdo ditë e re është një ëndërr e re. Një ëndërr nga ato të bukurat, që më pakkush edhe i beson.

(Albatros Rexhaj)

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...