2014-04-19

84 vjet rreth planetit të futbollit – 10




Nga Skifter Këlliçi



Në maj të vitit 1970, disa javë para se në Meksikë të fillonte botërori i nëntë i futbollit, pata pyetur një inxhinier të Qendrës Eksperimentale të TV-së se a mund të kalohej figura e RAI-it dhe e televizioneve jugosllave që shiheshin shumë mirë, në kanalin tonë. M’u përgjigj se nuk kishte asnjë vështirësi. Atëherë i thashë se unë isha gati të komentoja ndeshje futbolli të botërorit meksikan, duke dëgjuar komentin me kufje. Ai i gëzuar ia përcolli këtë propozim Thanas Nanos, që aso kohe vazhdonte të ishte drejtori përgjithshëm i Radio Tiranës, ku përfshihej edhe Qendra Eksperimentore e Televizionit.

Por më kot. Thanas Nano, dogmatik dhe konservator, as që e përfilli fare këtë ide e kështu QE e Televizionit , në kohën kur televizionet e huaja transmetonin Botërorin meksikan, transmetonte sa për të kaluar radhën filma artistikë dhe dokumentarë, shumica kinezë, që nuk i shihte askush.

Por më 1972 Todi Lubonja që zëvendësoi Thanas dogmatikun, e pëlqeu këtë ide dhe kështu po atë vit, kur tashmë TVSH-ja shihej thuajse në tërë hapësirën e vendit tonë, transmetoi, së pari Kampionatin Evropian të Futbollit dhe Lojërat Olimpike që atë vit zhvilloheshin në Mynih.
gjermania
Por më 1973, pas Plenumit të 4-ët famëkeq që Enver Hoxha, duke u nisur nga Festivali i 11-të i Këngës në RTVSH, (dhjetor 1972), e ktheu në sulm ballor kundër letërsisë, artit dhe kulturës, me spastrime e dënime të rënda sidomos të vetë Todi Lubonjës, me 15 vjet burgim, RTVSH-ja ra në dilemë. Do të transmetohej Botërori i Dhjetë, aq më tepër që zhvillohej në RF Gjermane, ende vend militaristo-revanshist sipas Enver Hoxhës?

Përgjigja që erdhi nga Kupola e Kuqe, dhe me siguri nga vetë diktatori Hoxha, qe pozitive, se Ramiz Alia aso kohe ishte plotësisht ne hije, madje kandidat i mundshëm për t’u dënuar krahas Todi Lubonjës e Fadil Paçramit etj, sepse ishte shefi i Propogandës dhe nën hundën e tij ishte zhvilluar kjo…goxha veprimtari armiqësore, aq me tepër që Todin e kishte pasur shok të vjetër mëhalle…

Por ky transmetim u bë me një kusht: zëri i kometatorit të huaj, sidomos jugosllav, duhej hequr e bashkë më të edhe zhurmat në mjediset e stadiumeve.

Shkurt… filma pa zë!..Megjithatë,”kur s’ke pulë ha sorrë” ,siç thotë populli.

Më kujtohet se shumë sportdashës, nga ata që nuk dinin italisht, më thoshin se, pasi dëgjonin hyrjen time me kuriozitete historiko-sportive për skuadrat,lojtarët…kalonin te stacionet e huaja, se si mund të shijohet një ndeshje kur nuk dëgjon britmat e sportdashësve, sidomos kur bëhet gol?!…

Kur ia tregoja këto “qyfyre” Martelinit, ai ngrinte supet e sikur nuk besonte për një “zbulim” të tillë të… byro-komitetqëndrorasve” tanë…

Po të kthehemi te ky botëror, ndeshjet e të cilit u zhvilluan nga 13 qershori, deri më 7 korrik i vitit 1974 në stadiumet e Mynih, Berlin Perëndimor, Dortmundit, Dyseldorfit, Gelzenkirshenit, Frankurtit, Hanoverit dhe Shtutgardit. Së pari, duhet thënë se për mbarëvajtjen e tij pa më të voglin shqetësim u morëm masa të mëdha sigurie. Arsyeja ishte se dy vjet më parë gjatë zhvillimit të lojërave olimpike në Mynih, terroristët arabë kishin marrë peng në fshatin olimpik 11 sportistë izraelitë. Në përpjekje për lirimin e këtyre sportistëve u vranë tërë terroristët.

Për të mënjanuar teket e sistemit me mënjanim të drejtpërdrejtë pas ndeshjeve në grupe, ku rastiste që të përplaseshin dy skuadra të forta në një çift, që i hanin kokën njëra-tjetrës e në çiftin tjetër dy të dobëta, nga ku kalonte në turin tjetër një skuadër e “kësojllojshme”,u vendos që pas ndeshjeve në grupe, tetë skuadrat fituese të ndaheshin sërishmi në grupe, që do të ndesheshin përsëri me sistem rrethi. Dy skuadrat fituese në këto grupe do të luftonin për vendin e parë, pra, për titullin kampion të Botës dhe dy të dytat për vendin e tretë.

Ky botëror solli edhe tjetër të re: Pasi Brazili fitoi përfundimisht Kupën e Botës. U krijua një kupë e re, vepër e skulptorit italian, Kacaniga, e quajtur Kupa e FIFA-s. Pas çdo botërori, fituesit do t’i dhurohej një kopje e origjinalit të kësaj kupe .

…Natyrisht më të ethshmit për të fituar këtë kupë janë të zotë e shtëpisë. Por ja e papritura e parë: ata humbasin takimin me vëllezërit tyre, gjermanët e Lindjes, që janë ku e ku larg tyre. “Takim historik, sepse historia e kishte ndarë Gjermaninë hitleriane në dy pjesë.” Situatë paradoksale, sepse gjermano-lindorët, përfaqësuesja e të cilëve në futboll, ndryshe nga sporte të tjera, nuk ishte shquar kurrë në futboll, deri atëherë kishin bërë gjithnjë bënin tifo për skuadrën vëllezërit e tyre “armiq” dhe kështu ndodheshin në dilemë. Por jo drejtuesit komunistë të RDGJ-së që fitoren e përfaqësueses së tyre 1-0 në Hamburg pas golit të Sparvaserit, e quajtën fitore të sistemit socialist mbi atë… kapitalist të RFGJ-së! Aq më tepër, kur gjermano-lindorët zunë edhe vendin e parë në këtë grup duke i lënë ata pas së bashku me Kilin dhe Australinë.

Në grupin e dytë e njëjta gjë ndodh me Jugosllavinë që le pas brazilianët, kampionë botërorë dhe Skocinë. Që të trija kanë pikë të barabarta nga 4, por jugosllavët dhe brazilianët kanë golavarazh më të mirë. Në grupin e tretë nuk vihet në dyshim fitorja e holandezëve të Krujfit me shokë të tjerë të “Ajaksit” të famshëm. Fill pas tyre vjen Suedia, kurse Uruguai dhe Bullgaria i thonë “lamtumirë” Botërorit.

“Ajo që ndodhi me Italinë,”- më thoshte Martelini, – “ishte dramë më një akt, sepse ashtu si më 1966 “axurrët” nuk arritën veçse vendin e tretë. Mundën Haitin e varfër 3-1, barazuan me Argjentinën, 1-1, por u mundën nga Polonia që do të ishte e papritura e këndshme e këtij botërori. Meqë argjetinasit “spastruan” Haitin 4-1,i shin ata që zunë vendin dytë dhe kështu u ndanë pa bujë nga ky botëror.

Duke i kujtuar Martelinit komentin e tij në këtë ndeshje, i thashë: – “Të dëgjoja me kufje dhe më vinte keq për gjendjen në të cilën ndodheshe.

- “Isha vërtetë i pikëlluar ,”- më shpjegoi Martelini,- “sepse polakët shënuan dy gola me anë të Sharmakut dhe Deinës, që u kthyen në xhelatë të “axurrëve” për të cilët goli i Kapelos disa minuta para mbarimit të takimit ishte i pamjaftueshëm.”

E megjithatë Valkarexhi që katër vjet më parë e kishte çuar Italinë në vendin e dytë tha: – “Djemtë e mi luajtëm mirë, por nuk shfrytëzuan rastet e krijuara”.

“Pas këtij mënjanimi,” – kujtonte më pas futbollisti i njohur, Macola,- “autobusin në të cilin udhëtonim e sulmonin emigrantë italianë të pakënaqur nga ky dështimi turpshëm i skuadrës sonë që katër vjet të shkuara kishte qenë nën-kampione e botës”.

Dukej paradoksale se pas fitores së Italisë 4-3 ndaj skuadrës së Bekenbuerit në Vaterlonë meksikane, kur po këta emigrantët italianë kishin dalë për të festuar nëpër rrugët e qyteteve gjermane,i shin sulmuar keqas nga tifozë vendas.

Në prill të vitit 1973 vendin e Todi Lubonjës si drejtori i RTVSH-së e zuri përsëri Thanas Nano. Kështu i krisi në kokë Enver diktatorit. Kishte aprovuar propozimin që tani të largohej nga drejtimi i RTVSH-si për metodat dogmatike dhe konservatore me të cilat e drejtonte dhe tani, duke hedhur poshtë çdo propozim tjetër mbi listën e kandidatëve të rinj, shkruante:”…Në radio të kthehet Thanasi. Ngritje profesionale mund të mos kemi, por proçkat e Todit nuk do t’i bëjë.”

Thanas Nano kishte urrejtje kaq të madhe për Todin, (dhe kjo vinte edhe nga kompleksi i inferioritetit intelektual që kishte ndaj tij), sa që duke e ditur që ai më vlerësonte si komentator, rrekej të gjente sipas tij cenin më të vogël për të më sulmuar. Kur gjatë ndeshjes Itali-Poloni, në ekran u duk Valkarexhi i drobitur që skuadra e tij po humbiste, unë vura në dukje me pak fjalë këtë gjendje të tij shpirtërore.

Të nesërmen Thanasi gati sa nuk më mbyti në korridor me fjalët “Ç’merresh me atë Valkarexhin…”, thua se ai të ishte armik i …i Partisë .

Por të kthehemi përsëri te botërori. U krijuan kështu dy grupe me nga katër skuadra. Pra, nuk do të kishte ndeshje me eliminim të drejtpërdrejtë. Dhe ja e papritura e parë: Brazili, që kishte ardhur në këtë grup me dy barazime të bardha më Jugosllavinë dhe Skocinë, (0-0), u duk së pas fitores me Zairenë e panjohur, e vetmja skuadër afrikane në këtë botëror, që madje ishte shpartallua 9-0 nga jugosllavët, (por vite me pas Kameruni Gana, Nigeria, Bregu i Fildishtë,…siç do të shohim, do t’i tregonin profesorëve të futbollit se edhe ata kishin ç’të mësonin prej tyre, pra ky Brazil, u duk para Holandës fantazma e Brazilit të Pelesë, që kishte triumfuar katër vjet më parë në Meksikë.)

E kam komentuar këtë ndeshje natyrisht me kufje në vesh nga një studio e TVSH-së duke dëgjuar zërin e Martelinit. Kur i thashë se, duke u mbështetur në komentin e tij, gjatë ndeshjes Holandë-Brazil 2-0, përdora shprehjen “perëndimi i perëndisë”, ai më përgëzoi për këtë gjetje të goditur. Nuk u realizua kështu thënia e Zagalos, ish-futbollist i madh, dy herë kampion i botës më 1958-1962, tashmë trajner i kësaj skuadre, që pyetjes :“A do të këtë metamorfozë Brazili, i ishte përgjigjur pa ngurrim: – “Sigurisht”.Golat e Neskensit dhe Krujfit qenë gola shembullorë, që dëshmuan se futbolli total i zbatuar nga “Ajaksi” ishte një dukuri e rrallë në futbollin botëror.

Në grupin tjetër RF Gjermane pasi u hakmor 2-0 kundër Jugosllavisë që e kishte mënjanuar në botërorin e vitit 1962, (1-0), mposhti pastaj Suedinë 4-2, ku luante Edstromi, edhe sot futbollisti më i gjatë i të gjithë botërorëve (1.90), por kurrsesi më i ngathëti. Pastaj, pasi ngadhënjeu mbi Poloninë 1-0, u ndodh në finale me Holandën.


“Fitorja e gjermanëve, por nderi i holandezeve”, ky ishte opinioni i përgjithshëm i shtypit botëror, pas kësaj ndeshjeje. I kujtova Martelinit se trajneri gjerman Shën, pas fitores në europianin e viti 1972 kishte shprehur dyshimin nëse skuadra e tij do të ruante të njëjtën formë. – “Nuk arriti ta ruante plotësisht,”- më shpjegoi.- “Holanda në atë ndeshje qe më e kompletuar, por në ato vite Gjermania qe më e mira.”

Në sekondën e 50-të Fogsti nuk arrin ta frenojë Krujfin e papërmbajtur dhe me 11- metërsh Holanda udhëhiqte 1-0. Por e njëjta skenë përsëritet para portës holandeze. Hënes, po me 11-metërsh barazon. – “Kur shënova golin e dytë,” – tha Myleri pas ndeshjes, – “e ndjeva se do të fitonim, por pa portierin Majer nuk do të ishim bërë kampionë të botës”.

Ishte lajtmotivi i “shturm und drangut”, (gjermanisht: stuhi dhe vrull) të 20 vjetëve më parë, pikërisht më 1954 që aq shumë u përfol për arsyet që i kam renditur në pjesën e pestë të këtij cikli,sidomos për dyshimin se mos vallë gjermanët kishin përdorur drogë që kishte sjellë si përfundim një fitore të pamerituar.

Me këtë triumf, Gjermania Perëndimore dëshmoi se pas Brazilit, tri herë kampion i botës, ishte absolutisht fuqia e dytë e rruzullit tokësor në futboll: dy herë kampione e botës,(1954,1974), e dyta më 1966, e treta më 1970 , e katërta më 1958 dhe në çerekfinale më 1962.

- “Mbi të gjitha,” – më tha Martelini, – “fitorja gjermano-perëndimore e vitit 1974 ishte një aksiomë dhe ajo, siç dihet, që nuk ka nevojë për vërtetim”.

Gerd Myleri, duke përshirë edhe fazën finale të këtij botërori shënoi 14 gola dhe gjithsej dhe shkoi në 68 gola me përfaqësuesen.

I kisha premtuar Dhimitër Verlit, kryeredaktorit të “Zërit të Rinisë”, që ashtu siç kisha shkruar katër vjet të shkuara për botërorin e zhvilluar në Meksikë, të shkruaja edhe për botërorin gjerman. Por atë vit, pas Plenumit të 4-t famëkeq, në kosën e Enver Hoxhës do të binte edhe ai e do të degdisej mësues i thjeshtë i një shkolle tetëvjeçare të Beratit, kur po mbushte 60-vjeç. Arsyeja, sepse kishte botuar shkrime me frymë liberale…

Por edhe unë do të lija TVSH-në, mikrofonin dhe kamerën sportive, siç do të flas në pjesën tjetër të këtij cikli…

Tabela e rezultateve të fazës finale

Gr I

Brazil-RD Gjermane 1-0

Holandë- Argjentinë 4-0

Holandë-RD Gjermane 2-0

Brazil-Argjentinë 3-1

Holandë-Brazil 2-0

Argjentinë RD Gjermane 1-1

Gr II

RF Gjermane-Jugosllavi 2-0

Poloni-Suedi 1-0

RF Gjermane-Suedi 4-2

Poloni-Jugosllavi 2-1

RF Gjermane-Poloni 1-0

Suedi-Jugosllavi 2-1

Për vendin e tretë

Poloni-Brazil 1-0

Finalja

RF Gjermane-Holandë 2-1

Gjermania: Majer, Fogst, Shvarcenbek, Bekenbauer, Brajtner, Bonhof, Overat, Hënes, Grabovski, Myler, Helcenbajn

Holanda: Jongblod, Zyrbir, Rejsbergen, (De Jong), Haan, Krol, Hansen, Van Hanegen, Neeskens, Rep, Kruif, (Van de Kerkof), Renzenbrink.

Gjyqtar: Teilor (Angli)

Golashënuesi i më i mirë: Lato (Poloni), 7 gola

Nga galeria e yjeve:

Gerd Myler (RFGJ), Johan Krujf (Holandë), Berti Fogst (RFGJ), Gregor Lato (Poloni) Neeskens (Holandë) Deina,(Poloni)

Ndeshje: 38

Gola: 97 (2,55 për ndeshje)

Shikues: 1.774.022,9

Nga Skifter Këlliçi, Boston, SHBA

2014-04-18

Shkrimtari, 87 vjeç Gabriel Garcia Marquez,vdiq në shtëpinë e tij në Meksiko, pranë bashkëshortes dhe dy fëmijëve

SHKRUAN : FLORI BRUQI

Shuhet Gabriel Garcia Markez


Sonte ne 22.45 ka nderruar jete nje nder shkrimtaret me te medhenj te kohes tone, Gabriel Garcia Marquez, autori i librave te jashtezakonshem si "Njeqind vjet vetmi", "Dashuri ne Kohen e koleres", "Kolonelit S'ka kush ti shkruaje", Kronike e nje vdekjeje te paralajmeruar" dhe shume librave te tjere, nje fenomen i rralle, qe ishte sa serioz aq edhe popullor anembane botes, edhe ne Shqiperine tone. Pushofte ne paqe ne jeten e pasosun!(LAZER STANI )
Ndërron jetë Gabriel Garcia Marquez

Çmimi Nobel për Letërsinë, Gabriel Garsia Markez, një nga shkrimtarët më të mëdhenj të gjuhës spanjolle, vdiq të enjten në shtëpinë e tij në Meksiko, njoftuan shumë media meksikane dhe kolumbiane.
Vdes shkrimtari i njohur kolumbian, Gabriel Garsia Markez
”Shkrimtari, 87 vjeç, vdiq në shtëpinë e tij në Meksiko, pranë bashkëshortes dhe dy fëmijëve”, njoftoi në Twitter gazetari i televizionit meksikan ”Televisa”, Hoakin Lopez-Doriga, ndërkohë që lajmi u dha edhe nga të përditshmet kolumbiane dhe meksikane, përkatësisht ”El Tiempo” dhe ”Reforma”.

Gabriel García Márquez (Gabriel Garsia Markez i njohur edhe si Gabo), shkrimtari i njohur kolumbian lindi më 6 mars të vitit 1927 në Aracataca, një fshat i vogël pranë maleve të Karaibeve kolumbiane dhe vdiq më 17 prill 2014. Ai ishte djali i Gabriel Eligio García dhe Luisa Santiaga Márquez Iguarán.

Në atë periudhë dështoi shoqëria United Fruit, që deri në atë kohë kishte mbajtur ekonominë në rajon në një nivel mjaft të mirë nëpërmjet kultivimit të bananes. Si në çdo familje të asaj krahine edhe në atë Márquez gjendja financiare ishte në përkeqësim të vazhdueshëm, kështu që Gabrile së bashku me prindërit u transferua në shtëpinë e gjyshërve të tij në Riohacha.

Tetë vjetët e para të jetës së Markezit kaluan qetësisht, të mbushura me historitë magjike të gjyshes Tranquilina Iguarán dhe tregimet epike të gjyshit Nicolás Ricardo Márquez Mehija, në shtëpinë e të cilit dëgjoi historinë e masakrës së plantacioneve të bananes, ku u vranë mbi 100 njerëz, që më pas u varrosën në një varr masiv.



Nga goja e gjyshit dëgjoi bëmat e jashtëzakonshme të gjeneralit Rafael Uribe Uribe, protagonist absolut i Luftës Njëmijë Ditore (1899-1902), një nga ngjarjet më të rënda dhe më të përgjakshme në historinë e Kolumbisë.
Gabo & Catán
                                    Daniel Catán, Gabriel García Márquez, & Marcela Fuentes-Berain 

Ne vitin 1935 humbi gjyshin dhe kjo ngjarje ndikoi shumë në gjendjen shpirtërore të 12 vjeçarit Márquez, i cili një vit me pas shkon në Barrankija për të studiuar në shkollën San Hosé. Më 1942 u transferua në Zipaquirá për të përfunduar gjimnazin. Ne moshën 20 vjeçare fitoi të drejtën e studimit në Universitetin e Bogotá, dega drejtësi. I mërzitur nga jeta e përshpejtuar e kryeqytetit kolumbian dhe nga i ftohti i krahinës se Andeve, Gabriel mbyllej në dhomën e tij ku lexonte kryeveprat e autorëve me të mëdhenj latinë dhe spanjisht-folës. I mahnitur nga letërsia, filloi të shkruante duke braktisur studimet.
Skeda:Gabogabo.jpg
                                                                        Gabriel Garcia Markez jep autografe në Kubë


Megjithë pasionin e madh për librat Márquez ishte një nga ata që vuanin situatën e Kolumbisë që po kalonte një periudhë ku dhuna ishte gjithnjë e pranishme. Me 9 prill 1948, filloi e famshmja El Bogotazo, e njohur si treditëshi i dhunës në kryeqytet, që përfundoi me vdekjen e drejtuesit liberal Jorge Eliecer Gaitán. Gjatë atyre ditëve të përgjakshme disa njerëz hynë në apartamentin e tij dhe dogjën gjithçka. Márquez vendosi të shkonte në Kartagjenë ku gjeti punë si redaktor e më pas si reporter për gazetën "El Universal".
Gabriel García Márquez
Në vitin 1949 vendosi të rikthehej në Barrankija, ku filloi të punonte si gazetar dhe u bashkua me “El Gruppo de Barranquilla”, që përbehej nga të rinj që kishin pasion letërsinë. Një vit më pas publikoi në faqet e gazetës "El Espectador" të Santa Fésë një tregim me titull "La tercera resignación". Në vitin 1952, mbaroi së shkruari romanin e tij të parë, “La hojarasca” (përkthyer shqip si Gjethurinat) dorëshkrimin e të cilit e dërgoi në Argjentinë. Pas tre javësh në përgjigjen që i erdhi shkruhej që mund të merrej me çdo gjë përveç se me letërsi.

Në vitin 1955 fitoi çmimin e parë në një konkurs, ku konkurroi me tregimin "Un día después del sábado" (Dita pas së shtunës). Falë dhuntive të tij narrative, García Márquez në një hark kohor mjaft të shkurtër u bë një nga emrat më të rëndësishëm të gazetarisë kolumbiane. Intervistat, artikujt dhe opinionet e tij ishin të mirëpritura në çdo redaksi. Te gjitha punimet e tij deri në 1956, u publikuan si një libër i vetëm me titull "Relato de un náufrago", që trazoi skenën politike në vend pasi aty trajtoheshin trafiqet e drogës nëpërmjet detit. Qëndrimi i Markezit ndaj këtij fenomeni gjeti aprovimin e popullit, por provokoi keqas politikanët. Në nëntor të vitit 1956 drejtori i gazetës "El Espectador", për të cilën punonte Markez, mori urdhër nga disa qeveritarë që të pushonte nga puna shkrimtarin. Nga miqësia e ngushtë dhe respekti i madh, drejtori vendosi ta dërgonte në Zvicër, ku do të punonte si reporter për gazetën e tij. Edhe pas falimentimit që ndodhi një vit me pas, Markez vendosi të qëndronte në Zvicër. Gjatë jetës në Evrope, ai vizitoi shumë qytete të famshme të kontinentit të vjetër së bashku me mikun Plinio Apuleyo Mendoza. Udhëtimi në fjalë shërbeu si frymëzim për të shkruar "90 días en la cortina de hierro". Më 1958, pas një qëndrimi në Londër, García Márquez u kthye në Amerikë, për t’u vendosur më pas në Venezuelë.

Në Barrankija, u martua me Mercedes Barca, me të cilën pati dy fëmijë, Rodrigo (lindur në Bogotá në 1959) dhe Gonzalo (lindi në Meksiko në 1962). Më 1961 u transferua në New York ku filloi punën si korrespondent i Prensa Latina. Kërcënimet e vazhdueshme nga ana e CIA-s dhe kubanëve e shtynë të transferohej në Meksikë. Më 1967 realizoi kryeveprën e krijimtarisë se tij “Cien años de soledad“ (përkthyer shqip si Njëqind vjet vetmi), një libër që shënon kulmin e të ashtuquajturit realizëm magjik. Më 1974 dolën në treg “Ojos de perro azul” dhe "El otono del patriarca" (Vjeshta e patriarkut), dy veprat më komplekse të krijimtarisë së tij, një metaforë e gjerë mbi vetminë, mjerimin si pasojë e pasurimit.


Nga viti 1975, Márquez jetoi midis Meksikës dhe Kartagjenës, Havanës e Parisit. Më 1982, u vlerësua me çmimin Nobel për Letërsinë. Më 2002 publikoi vëllimin e parë të Vivir para contarla (Të jetosh për të treguar), ndërsa dy vjet më pas veprën e tij të fundit, të paktën deri tani Memorias de mis putas tristes (përkthyer në shqip nga Mira Meksi me titull Kujtim kurvash të trishta). Aktualisht Gabriel García Márquez jeton në Mexico Disctricto Federal në Meksikë, ku shkruan autobiografinë e vet dhe lufton kancerin limfatik. Ndër veprat e tij me të mëdha përmenden Dashuri në kohërat e kolerës, Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar dhe “Njëqind vjet vetmi” e cila është përkthyer në shqip nga i madhi Robert Shvarc, Gjenerali në labirintin e tij, Erendira etj. Veprat e Markezit në shqip i kanë përkthyer Ramiz Kelmendi, Veton Surroi, Aurel Plasari, Mira Meksi e Robert Shvarc.


Gabriel Garcia Markez jep autografe në Kubë

Tituj të veprave të botuara në Shqipëri

Njëqind vjet vetmi, (Cien años de soledad) 1967

Vjeshta e patriarkut, (El otoño del patriarca) 1975

Varrimi i Nënë Madhes, (Los funerales de la Mama Grande) 1962

Histori e Miguel Litinit, ilegal në Kili , (La aventura de Miguel Littín clandestino en Chile) 1986

Kolonelit nuk ka kush t’i shkruajë, (El coronel no tiene quien le escriba) 1961

Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar, (Crónica de una muerte anunciada) 1981

Gjethurinat, (La Hojarasca) 1955

Një histori me paskuinë (La mala hora) 1961

Dashuri në kohën e kolerës, (El amor en los tiempos del cólera) 1985

Gjenerali në labirinthin e tij, (El general en su laberinto) 1989

Erendira 1983

Për dashurinë dhe demonë të tjerë, (Del amor y otros demonios) 1994

Historia e një rrembimi, (Noticia de un secuestro) 1996

Kujtim kurvash të trishta, (Memorias de mis putas tristes) 2004

Dymbëdhjetë tregime pelegrine, (Doce cuentos peregrinos) 1992

Të jetosh për të treguar, (Vivir para contarla) 2002

******************

Njëqind vjet vetmi



Historia e librit më të famshëm të Gabriel Garcia Marquez-it fillon në mars të 1952 gjatë një udhëtimi me nënën në Aracataca, fshati i tij i lindjes. Ndoshta pikërisht në ato ditë Macondo filloi të marrë jetë në mendjen e shkrimtarit. Hija e gjyshit, figura më e rëndësishme e jetës së Marquez-it, e ndihmoi të mbyllej me fantazmat e shtëpisë ku kishte jetuar në fëmijëri, për të krijuar botën e tij magjike.

Në kryeveprën “Njëqind vjet vetmi”, fillimisht menduar me titullin “Shtëpia”, përshkruhet ngritja dhe rënia e familjes Buendia dhe e fshatit Macondo, themeluar prej saj në zemrën e Kolumbisë. Gjashtë breza, jetët e të cilëve gërshetohen në një dimension alternativ, në një vend jashtë botës. Nga kryeplaku i familjes dhe themeluesi i Macondo-s, Josè Arcadio Buendia deri tek fëmija i fundit me të cilin mbyllet romani kalon një shekull, një shekull plot magji dhe misticizëm. Duke u martuar Josè Arcadio me kushërirën e tij Ursula, të gjashta brezat jetojnë të mbytur nga supersticioni dhe nga frika e fëmijëve me bisht derrkuci. Të pakta janë çastet e lumtura në jetën e Mocando-s, shpesh hedaaaaaaaaaaaaaarë i trazuar nga lufta civile, lulëzimi ekonomik, shfrytëzimi, katastrofat natyrore dhe shkatërrimet nga dora e njeriut. Jeta që zhvillohet në faqet e romanit nuk është vetëm ajo e fshatit por e gjithë Amerikës Latine. Personazhet e historisë janë të shumtë: nipër, fëmijë, vëllezër, me hidhërimet e tyre, ndryshimet e gjeneratave, fantazitë e papërmbushura, vitalitetin e burrave dhe mençurinë e grave të Macondos. Derisa arrijmë në fund, ku tërë fshati shkatërrohet nga një ciklon tropikal.

Mesazhet e autorit në “Njëqind vjet vetmi” janë të shumta. Marquez na thotë psh. që vetmia e ndjek njeriun hap pas hapi; një njeri që lufton për mos arritur pastaj në asgjë, për t’u gjetur sërisht në pikënisje. Koha përsëritet, faktet gjithashtu, duke dhënë jetë akteret e degjeneruara të personazheve pengojnë çdo përmirësim.

Shpesh herë personazhet e romanit kanë të njëjtat emra dhe është e lehtë për lexuesin të gabohet. Do bënte mirë të pajisej me letër e stilolaps për të shënuar tërë emrat e familjes Buendia. Nuk është një libër i thjeshtë dhe kërkon vëmendje në lexim. Por edhe pse i vështirë, jam e bindur që Macondo, ky vend jashtë botës, mes reales dhe fantazisë, mes së vërtetës dhe legjendës, mes misterit dhe ezoterizmit, magjeps çdo lexues me atmosferën e tij magjike.

Në shumë intervista García Márquez ka thënë se është e vështirë që në romanet e tij të mos gjesh gjë që nuk ka lidhje me realitetin. Pra realizmi i tij është magjik sepse real. Edhe pse nuk e ka shpikur Marquez-i atë.

Në fakt është e çuditshme si fjalët “realizëm magjik” në letërsi drejtojnë lexuesin drejt Amerikës Latine në përgjithësi e drejt Marquez-it në veçanti. Gabimisht do thoja, sepse realizmin magjik me siguri nuk e kanë shpikur latino-amerikanët. Ka ekzistuar gjithmonë në letërsi, dhe pa këtë dimension ireal ajo do të ishte e paimagjinueshme. Mjafton ti hedhim një sy tragjedive greke, Dante Alighieri-t, Cervantes për të zhgënjyer naivitetin e atyre që besojnë se realizmi magjik i përket në mënyre specifike Amerikës Latine dhe shekullit të XX. Ama Gabriel Garcia Marquez me realizmin magjik të “Njëqind vjet vetmi” pa pikë diskutimi bëhet pararendësi i kësaj rryme në letërsinë latino amerikane dhe atë botërore të ‘900. Jo për gjë autori fitoi çmimin Nobel për letërsinë në 1982.


Kujtim Kurvash të Trishta është një novelë e vitit 2004 ku protagoniste kryesore është nje plak, i cili gjen dashurine e tij ne fund te jetes, kur ai priste vdekjen e tij. Per ditelindje ai vendos ti bej dhurate vetes nje nate seksi me nje vajze te virgjer prej 14 vjecare. Per kete ai flet me miken e tij te vjeter Rosa Cabarcas. Kjo eshte nje histori e seksit dhe dashurise midis nje gazetari dhe nje vajze femije, e cila shet virgjerine e saj per te ndihmuar familjen e saj. Ai bie dakort me kujtimet dhe solidaritetin, por eshte edhe i lumtur sepse gjeti dashurine e tij te pare.


Historia zhvillohet gjate ose pas 90 vjetorit te treguesit te historise. Historia ndodh ne vitet 1950-1970.

Ja disa nga datat qe mund te pranohen per kete histori:

Ai thote "qe si i ri" ai dikur patriotizonte teatrin, por ai humb pelqimin per filmin per shkak te "adhurimit te tepert te Shirley Temple".Me pas ai thote qe kam punuar per te njejten gazete per "50 vjet", por qy nga "shekulli i kaluar".Me pas ka gazeta dhe radio ne ditelindjen e tij, por jo televizione te permendura ne gjithe historine e tij.Ka nje prezence ushtarake ne qytetin e tij qe kerkon grup terroristesh komunist.

Ne fund, fatura per "virgjerine e tij" eshte vetem 5 pezos.

-----------------------

Love in the Time of Cholera (sq. Dashuri në kohën e kolerës) është një film i vitit 2007.

Regjisor është Mike Newell dhe novelist është Gabriel García Márquez.

Producenti i filmit Scott Steindorff shpenzoi tri vjet duke ju lutur Gabriel García Márquez për të drejtat e librit, duke u thënë që unë jam si Florentino dhe nuk dorëzohem kollaj. Në fillim u mendua të xhirohej në Brazil, për disa arsye sigurie në Kolumbi, por si përfundim u xhirua në Kolumbia.

Melodia e filmit "Hay Amores" (Bolero) kënduar nga Shakira u bazua nga një këngë popullore "La Panaderita".

Florentino, refuzohet nga e bukura Fermina kur ishin të rinj, duke e lëne atë me zemër të thyer. Ajo martohet me Urbinon. Vitet kalojnë. Në moshë shumë të madhe, Urbino vdes dhe Fermina në funeralin e tij takohet përsëri me Florentinon. Në fund ata bashkohen dhe jetojnë bashkë. Filmi ka shumë skena nudo dhe biseda të shkurta.

2014-04-14

Ajete Shaban Beqiraj - ”Komandant Kulla” do t´jetojë perjetsisht në gjirin e popullit


Komandant Skender Rexhahmetaj

21 tetor 2012, Radio Kosova, Sot, ne varrezat e fshatit te lindjes ne Isniq te Decanit, u varros eprori ushtarak Skender Rexhahmetaj, i cili u vu me dinjitet ne balle te luftes se Ushtrise Clirimtare te Kosoves ne betejat per mbrojtjen e atdheut.
Eprori ushtarak Skender Rexhahmetaj ishte themeluesi i Njësitit të Parë Tankist të UÇK-së në veri të Shqipërisë. Ndersa, si komandant i Batalionit të Katërt  të Brigadës 138 ,,Agim Ramadani’’mori pjese ne betejen e Koshares duke qendruar stoikisht deri ne clirimin perfundimtar te Kosovës.

 “Babë, lufta po fillon dhe fshati me ka ofruar qe ta udheheq une ate”.

”Babo, per ata e ke ba shkollen. Ja revolen time, ta mbash  si arme personale. Por, baba ka nje porosi per ty biri im.Baba t´porosit:”Ruaje popullin!”

Ky shkembim i shkurter ne oden e familjes Rexhahmetajve me te atin Ise Bajramin ishte vendimtar per fillimin e rrugetimit ne lufte per liri te oficerit te karrieres Skender Rexhahmetaj, betejat e te cilit filluan ne Isniqin e tij,vazhduan deri ne Koshare ne thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar dhe nuk u ndalen deri ne clirimin perfundimtar te Kosoves. Me porosine e te atit, ai edhe filloi organizimin e luftes si oficer karriere, kujton kusheriri Hajdar Rexhahmetaj.

Skenderi(i pari majtas)me bashkeluftetarw
 “Ju ushtar dhe komandantet ia dhate psudonimin, komandant Kulla”. Ne familjaret e quanim “Leke”. Ky psudonim i erdhi nga belbezimet e para te vellait, Samiut, sikur t´i ishte frymezuar nga vargjet mitike te Ate Gjergj Fishtes per te treguar permasat e tij si njeri, ushtarak dhe luftetar. Prandaj, ne si familajr, ishim dhe mbtem krenar me te. Me luften qe beri, me qasjen dhe perkushtimin ne nivelin e pergjegjesise qe mori ne lufte. Jemi krenar me luften profeionale dhe institucionale qe beri me pranimin si komandant suprem i presidentit historik doktor Ibrahim Rugova, me bashkepunimin ne fillime te lufte me mikun dhe kolegun Adem Ukhagjaj, me bahkepunimin dhe kordinimin me komandant Ramush Haradinaj, me shtendosjen e raporteve ndonjehere te tendosura, ne bashkerenditjen e veprimeve ushtarake me komandantet Tahir Zemaj, Sali Qekaj, me vllaun Rrustem Bruqi”.

“Leka i vogel”-“Kulla i madh”

Ne historine e popullit shqiptar jane te njohura shume beteja te lavdishme per clirimin kombtar nga okupatore te ndryshem. Ne fund te shekullit te kaluar, vargut te gjate te ketyre betejave ju shtuan edhe betejat e UCK-se, te cilat bashke me ndihmen e aleateve tane e cliruan Kosoven nga okupimi. Situata u ashpersua sidomos pas daljes ne skene te uck-s dhe  vrasjes se Jasharajve ne Prekaz te Drenices. Vrasja a komandantit legjendar Adem Jasharit e tronditi mbare Kosoven dhe vuri ne levizje opinionin nderkombtar. Ketu u be i qarte synimi shfaroses i Serbise ndaj shqiptareve dhe kishte ardhe koha per te menduar seriozisht per fatin e kombit, tha Rrustem Islamaj, zevendes komandant i Shtabit te UCK-se, i cili solli te fresketa kujtimet e hapave te pare te organizimit te luftes per clirim ne Isniq, me c´rast mobilizimi i ushtrise u be ne baza vullnetare per t´u shnderruar mepastaj ne lufte    Atebote,duhej formuar Shtabi Lokal i Fshatit, te formohej zingjiri komandues, eprori dhe udheheqesi i luftes. Ne fshat dihej se kishim nje djale ushtarak te shkolluar ne akademi. Ai ishte Skenderi i lindur ne familjen me tradite atdhetarie te Rexhahmetajve,kujton z.Islamaj.

Komandatet: Skender Hadergjonaj, Rrrustem Berisha dhe
Fadil Hadergjonaj
“Kur i propozuam te marresh pergjegjesine si komadant i Shtabit Lokal të Isniqit, buzeqeshi dhe the vendosmerisht:”PO! Une po e pranoj detyren. Por, jam me i riu nder ju e ju duhet t´me degjoni mua pastaj.” Ta uruam njezeri detyren dhe more persiper pergjegjesine e rende per fatin  popullit. Menjehere fillove organizimin ,i ndame ushtaret ne togje dhe more vendim te moblizimit te pergjithshem te popullates se afte për luftë. Caktuam vijen e frontit e cila shtrihej nga Ura e Demes e deri ne Zalle te Strellcit si dhe vijen e dyte mbrojtese dhe paranash fshatit, ne gjatesi rreth 7 kilometra me 550 ushtare te mobilizuar”.

“Komandant Kulla” nder personazhet kyqe te luftes per clirim

Me 29 maj 1998, kur forcat e ushtrise serb e u pozicionuan mbi fshat ne magjistralen Peje-Decan me nje force jashtezakonisht te madhe, komandant Kulla tregoi zotsine e tij profesionale dhe ushtarake duke komanduar n front me zgjuarsi e maturi. Tentimi i ofrcave serbe me kembesori ne fshat u pamundesua fale taktikave luftarake qe sugjeronte komandant Skenderi. Zgjerimi i harkut te vijes se frontit nga Rastovica, Prilepi, Carrabregu Decani, Isniqi, Strellci, Raushiqi, Logja i cilu pershkoi rugen drejt Lugut te Baranit, nxiti zhvendosjen e popullates nga keto fshatra te cilat kryesisht mesyen kah Isniqi per te kerkuar strehim, rrefen z.Islamaj.

“Ne keto rrethana, lufta dhe rezistenca e isniqasve u veshtiresua tej mase dhe pervec municionit qe cdo cast mund te shpnezohej, mungonte edhe ushqimi per mbi 20 mije banore te strehuar ne cdo strehe te fshatit. Kesisoji, nje pjese e djemve tane qendruan ne front, shumica shkuan per armatim ne Shqiperi, ndersa nje grup u caktua per furnizim te perhershem te popullates me gjera uhqimore”.
Skenderi me Sebahate Tolaj,e vrare ne prite me
Isuf Haklajn nga doras ende ta pazbuluar 

Nga fshati i lindjes ne thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar
Perkunder rrethanave, lufta ne front per asnje cast nuk u zhbe deri me 9 shtator. Ndersa, komandant Skender Regjahmetaj, ishte nder personazhet kyqe te koordinimit te luftimeve te perbashketa te udhehequra nga komandanti i Zones Operative te Rrafshit te Dukagjinit Ramuh Haradinajt dhe eproret ushtarak te udhehequr nga Tahir Zemaj, me baze ne Prapaqan. More pjese pothuajse ne te gjitha betejat e zhvilluara ne kte pjese te Kosoves  deri ne thyerjen e kufirit shekullor shqiptaro-shqiptar ne Koshare dhe clirimin perfundimtar te Kosoves, kujtoi z.Islamaj per te shtuar:

“Por, ti vlla Skender edhe pas clirmit nuk u ndale. Ndonese nje kohe te gjate mbete pa pune dhe i ballafaquar me qeshtjen ekzitenciale, si shum djem te luftes ne Kosove, vazhdove kontributin tend me akvititete te ndryshme te rindertimit dhe mreinqej  fhatit t ciln e deshe aq shume. Fati e deshi qe te mos e perfundosh as librin qe kih filluar ta hkruash. Vdekja t mori kur prisnim me se hmit nga ti ne proceet  reja. Sot po ndahmi nga ti pergjithmone. Ti ike ne perjtesi. Ju bahkove rrustemit, miftarit, naimit, ises, beqirit, avdylit, agimit, Sali qkut, agim ramadanit, e qidnra luftetarv te kaj toke t hnjt. Na le perjtiht ne kujtm dhe mall per ty. Lamtumire vella i dahur, i lehte te qofte dheu i kooves”.

Skenderi ishte trim i heshtur

Eprori ushtarak Skender Rexhahmetaj, ne  momentet dhe rrethanat me te veshtira te luftes diti te udheheq, tha ne mbledhjen komemorative te mbajtur ne sallen e asamblese komunale Rrustem Berisha, ish komandant i Brigades 138 “Agim Ramadani”,  
“Por, duhet te jemi krenar qe patem rastin te jemi bashke me Skenderin ne mementet me te veshtira te luftes. Une jam krenar qe ne Betejen e Koshares kisha nderin ta kem Skenderin  komandant te Bataljonit ne njerin nder drejtimet me te veshtira te frontit te Koshares”, tha z.Berisha, i cili i shprehu ngushellime familjes Rexhahmetaj, ne emer te familjeve te bashkeluftetareve, te deshmoreve te Koshares. 
Skenderi ne kampin stervitor ne Papaj

“Si themelues  i Njesitit te Pare Tankist te Ushtrise Clirimtare te Kosoves ne veri te Shqiperise, komandant Skenderi  tregoi shkathtesi te larta ne vija te luftes. Ndersa, në cilësinë e Komandantit të Batalionit të katërt  të Brigadës 138"Agim Ramadani"vazhdoi qendrimin e tij stoik ne lufte per liri edhe në betejën e Koshares ku u be thyereja e kufirit shqiptaro-shqiptar e deri ne clirimin perfundimtar te Kosovës”, tha me kete rast kryetari i komunes Rasim Selmanaj. Ndersa, per bashkeluftetarin e tij Fadil Hadergjonaj: 

“Skenderi ishte nje trim i heshtur, ndaj nuk dihej shume per madheshtine dhe heroizmin e tij. Por, “Kulla”sic e therrisnim, ishte perballur shume here me vdekjen dhe kishte ngadhnjyer mbi te. Ai nuk hezitonte t´iu qendronte perballe rreziqeve dhe kur u thohim ushtareve tane se ne drejtimin e caktuar eshte kulla me bataljonin e tij, mjaftonte te jemi te sigurt se beteja eshte e fituar”. 

Beteja e radhes pas clirimit-Lufta per ekzistence 

Por, Skenderi beri lufte edhe pas lufte,tha kusheriri Hajdari  i cili foli ne emer te familjes Rexhahmetaj.

Skenderi mbrojti vlerat e luftes se UCK-se edhe ne GJND
“Ai nuk u turr te grabiste poste e pasuri por ruajti me dinjitet vlerat e luftes. Ndersa, ne Gjakaten Nderkombtare te Hages ne menyre briliante mbrojti luften e popullit dhe te Ushtrise Clirimtare te Kosoves. Vlla Skender! Dheun do ta kesh te lehte per te cilin bere shume. Ne si familjare per jete e mot do te kujtojme me perulje!” 

Tahme, kur trupi i tij prehet ne arkivol mbeshtjell me flamurin e Republikes dhe nderuar nga garda e Force se Sigurise se Kosoves, kortezhi mortor i qyteareve qe duan t´i japin lamtumiren e fundit nuk ka te mabruar.

Ndoshta secili me vete pyetet heshtur:”A dhane apo bene sa duhet qe ky prijes i luftes per clirim dhe te tillet si ai,te marrin shperblimin e merituar?!”,tash sikur ne jete edhe pas vdekjes lavdia po e ndjek pas. Lajmi per vdekjen e papritur dhe ne moshe te re te Skenderit i goditi thelle te gjithe, por prane tij sot familja, farefisi,bashkeluftetaret, familje te deshmoreve dhe martireve, prijes fetare e mijera qytetare, por asnje zyrtar shtetror pervec atyre komunal dhe kryetarit te komunes Rasim Selmanaj, per te cilin ky lajm, sic u shpreh, ishte pabesueshem,i papranueshem! 

Skenderi(i dyti majtas)me bashkepuftetaret ne Koshare
“Lajmi i mbremshem per humbjen e Skenderit sa ishte i pa pranueshem aq ishte i pabesueshem per te gjithe ne qe ishim bahke me te ne pune e ne aktivitete te perditshme. Prandaj, emocionet jane te pranishme dhe dhembja gjithashtu, sepse ne humbem mikun, bashkpunetorin dhe bahkeveprimtarin e dashur dhe te shtrenjt. Angazhim i tij i fundit ne cilesine e kryetarit te keshillit organizativ te fshatit Isniq, per vendosjen e shtatores se heroit te kombit Isa Boletini dhe te organizimeve shtetrore ne kete rast tregon me se miri perkushtimin e tij per vendlindjen ne vecanti dhe per shtetin tone ne pergjithesi. Ai mbrojti ne menyre te dinjitetshme vlerat e Ushtrise Clirimtare te Kosoves prane Tribunalit te Hages ne procesin gjyqsor Haradinaj. Komandant Skender Rexhahmetaj la pas vetes veprat e tij, kujtimet e tij, te cilat do t´i ruajme  gjithmone  per te vlerat, cilesite dhe atributet njerezore, per te cilat te gjithe ne jemi krenar”.

Ata qe u lakmoi bota i harroi Kosova

Sot, kur po i ipej lamtumira e fundit rrethuar nga populli, ne zemren e te cileve ishte dhe do te mbetet gjithmone, ne emer te bahkeluftetareve lamtumiren e fundit ia dha Fadil Hadergjonaj, ish komandant i Bataljonit te II-te te Brigades 138 Agim Ramadani, i cili me emocion perhkroi castin e ndarjes se perjetshme:

Hyrja e forcave triumfale ne Prishtine(Skenderi,i dyti djathtas
“I dashur Skende! Dje kur te pashe, ishe i shtrire me syte gjysme te hapur. Mendova se je duke pushuar. Prita t´me thuash se  paku nje fjale. Kur te perqafova dhe shtrengova fort, prape prita se do t´me flasesh...Prita, se isha i bindur se “Kulla” qe njihja une, eshte provuar shume here me vdekjen por gjithmone ka ngadhynjer! Kujtova koherat e veshtira kur ti nuk hezitoje te jesh ne balle te rreziqeve. Kujtova ditet kur u thoshim ushtareve tane se, “ne krahun e majte, ne krahun e djathte, ne drejtimin rkyesor eshte Kulla me bataljonin e vet”. Kaq mjaftonte qe ne te ndjeheshim te sigurt se beteja eshte e fituar”.

“Komandant Kulla” ishte nder themeluesit e Shtabit Operativ Dukagjini dhe anetar i tij. Organizoi per lufte jo vetem fshatin Isniq, duke marre persiper pergjegjesi dhe vendime dhe duke i zbatuar ato. Ishte nder shtyllat kryesore te dergimit, ngritjes, stervitjes, strukturimit dhe formimit te formacioneve te para operative. Pranoi, sistemoi dhe informoi me gjendje, shtoi z.Hadergjonaj:

“Sepse, ishe nje oficer me njohuri te gjere te artit ushtarak dh atij luftarak. Njihje mire spektrin e tere te operacioneve. Njihje mire operacionet e mbrojtjes, operacionet e mesyerjes, ato te befasise, te patrullave dhe te pritave. Ishe oficer cfare do ta deshironin ne radhet e veta edhe ushtrite me te perparuara te botes. Kujtova betejat qe udhehoqe: Logjen, Lluken, Kosuriqin, Llugagjine, Bogiqen e shume te tjera...Kujtova Kosharen! Ditet e luftes, te paqes, vuajtje, dhembje por dhe momente te lumtura dhe gazmendi. Ngushellimet m´i keputen kujtimet...Kuptova se kesaj radhe vdekja te sfidoi ty, i dashuri Skende! Ti sot po na bashkon prape. Prane ke shoket e luftes nga te gjitha trojet shqiptare. Ke familjen, miqte, dashamiret, bahkepunetore e qytetare te cilet nderojne vepren tende. Ke garden e Kosoves, uniforma e se ciles eshte deshmi edhe e mundit, sakrifices dhe kontributit tend”.

Trimave s´iu kendohet per se gjalli...

Fadil Hadergjonaj(majtas)dhe Skender Rexhahmetaj(djathtas)
Ne  kete vit jubilar te flamurit dhe te shtetit shqiptar kur kujtohet dhe flitet ndarja e shqiptareve, kur perkujtojme trimat e kombit dhe nuk mund te mos flasim dhe per bashkimin e shqiptareve, njeriu kujton edhe vepren tende dhe te shokeve tu 13-te vite me pare; kujton Betejen e Koshares fshirjen e kufirit, bashkimin e shqiptareve, shtoi z.Hadergjonaj:

 “Te dashur Leonora, Leonita, Endrita, Gentiana dhe Isë.  Ju ende nuk dini sa duhet per madheshtine e babait tuaj, sepse ai ishte trim i heshtur. Por ne bashkeluftetaret do te avokojme per herozmin e tij i cili do t´iu bej krenar gjate tere jetes. I dashuri Skendë! Ne bashkeluftetaret e tu prape po sfidohemi per te saten here, si ne luftë ashtu edhe ne paqe. Ndarja qenka e veshtire! Por, te sigurojme se do t´i mbetemi besnik idealit tend. Do ta duam, zhvillojme, sendertojm Kosoven ashtu sic e deshirove ti per femijet e tu dhe te gjithe brezat qe vine. Lavdi e perjetshme dhe i lhte te qoft dheu i Kosoves”.

Skender Rexhahmetaj, i lindur me 13 tetor 1969 la pas vetes bashkeshorten dhe pese femije. Por, do te mbetet i gjalle ne zemren  e popullit, ne ngjyren e flamurit, ne cdo pellembe te kesaj toke e cila u pershkua nga lufta e lavdishme per clirim. Ai do te mbetet edhe ne kenget e shkruara te rapsodeve te cilat Skenderi nuk i deshi per te gjalle te tij,shtoi kusheriri Hajdar Rexhahmetaj.

Trimave lavdia iu shkon pas....
“E kam thurr nje kenge per ty dhe luften qe bere”, i pat thene Skenderit nje rapsod.  Leka i degjoi 3-4 vargjet e para dhe e nderpreu:“Mjaft.Kenga luftetareve nuk iu kendohet per se gjalli!”Por, tash komandant nuk te pyesim. Kenga per ty do te kendohet sa t´flitet shqipja ne kto dhena...

”Skender Isa  maja e lisit
asht nje djale prej Isniqit, 
Djem te mire kishte ne qete
 pushka e tij kurr nuk shkrep, 
Asht i rodit t´Miftar Zeqes... 
Me Salihun dhe Agimin, 
me Rrustemin dhe Fadilin,
Me kete Beken dhe Demirin
Serbise s´mjere ia qiten tymin, 
Per jete te jetes ia shlyne Berlinin!” 



Ps:E botuar ne Radio Kosova dhe Blue Sky ne versionin e shkurter.

Lavdi Skenderit,per te cilin nuk pata fatin te shkruaj sa ishte ne jete.“Ende s´eshte momenti i duhur...T´a  them kur t´vie koha!“ , me dha pergjegjen e perhershme ne takimin e fundit,vetem nje jave para ikjes se tij te perjetshme.Nje moment i cili nuk do te vie kurre...Por,e tij dhe e tilleve si Ai eshte perjetesia!

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...