2014-06-07
Speciale e ditës:Për kë do të votojë populli shqiptar i Kosovës?!
Prof.dr. Eshref Ymeri
Nesër, më 08 qershor 2014 , populli shqiptar i Kosovës, do të paraqitet para kutive të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Kjo, si edhe në rastet e tjera të zgjedhjeve të tilla, është një ditë e shënuar në jetën e popullit shqiptar të Kosovës. Në fushatë u paraqitën me platformat e tyre 18 parti politike, 7 nisma qytetare, një kandidat i pavarur dhe 4 koalicione Ne, shqiptarët, çuditërisht, dallohemi për morinë e partive politike që janë të regjistruara nëpër gjykata. Vendin e parë e mban Shqipëri Londineze. Në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, u paraqitën për zhvillimin e fushatës plot 65 parti politike. Shqiptarët në Maqedoni kanë të regjistruara 10 parti politike. Po 10 parti politike kanë edhe shqiptarët në Mal të Zi. Shqiptarët e Çamërisë kanë 2 ose 3 parti në Shqipërinë Londineze. Megjithëse shqiptarët në Maqedoni dhe në Mal të Zi e kanë të pazgjidhur çështjen kombëtare, e cila duhej të përbënte të vetmin shqetësim kryesor të tyre, ata, fatkeqësisht, janë të përçarë në kaq shumë parti, në vend që të kishin një parti të vetme. Shqiptarët e Çamërisë që banojnë në Shqipërinë Londineze, normalisht, duhej të kishin si shqetësim të vetëm kombëtar rikthimin në trojet e veta stërgjyshore, por ata vazhdojnë të mbeten të përçarë dhe mund të dyshohet se do të ndjekin shembullin e shqiptarëve në Maqedoni dhe në Mal të Zi, duke krijuar të tjera parti politike.
Gjithsesi, që të kthehemi në zgjedhjet e nesërme parlamentare në Kosovë, le të hamendësojmë se cilit subjekt politik do t’ia japë nesër votën shumica e votuesve. Gjatë këtyre viteve që kanë kaluar që prej shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt të vitit 2008, populli shqiptar i Kosovës, besoj se duhet të jetë bindur përfundimisht se cili formacion politik ka dhënë më shumë kontribut për respektimin dhe ruajtjen e dinjitetit kombëtar të vendit. Besoj se votuesit kosovarë, gjatë këtyre gjashtë vjetëve që kanë kaluar, duhet të jenë bindur një herë e përgjithmonë nëse aleanca e deritanishme qeverisëse ka kontribuar për konsolidimin e pavarësisë së Kosovës apo ka bërë lëshime të papranueshme në dëm të interesave të vendit.
Nëse kjo aleancë qeverisëse ka pranuar të zhvillojë bisedime me Serbinë, e cila nuk ka dalë me ndjesë publike për krimet e rënda që kreu kundër popullit shqiptar të Kosovës, apo aleanca në fjalë ka ngulur këmbë që Serbia, para së gjithash, të njohë pavarësinë e Kosovës, të dalë me ndjesë publike për barbaritë që kreu gjatë viteve të luftës dhe të kompensojë të gjitha dëmet kolosale që i shkaktoi ekonomisë së popullit shqiptar. Nëse aleanca qeverisëse duhej të pranonte të ulej në bisedime me Serbinë, presidenti dhe kryeministri i së cilës deklarojnë shkoqur fare se Kosovën e konsiderojnë si një vend thjesht me një “autonomi substanciale”, apo aleanca në fjalë duhej të mbante qëndrim dinjitoz, duke mos pranuar të ulej në një tryezë me ta. Nëse aleanca qeverisëse duhej të merrte në dorë fatet e vendit, apo duhej ta linte administrimin e tij në mëshirën e UNMIK-ut dhe të EULEKS-it kaq gjatw, të cilët, tërë këto vite, kanë mbrojtur vetëm interesat e Serbisë dhe sidomos interesat e pakicës serbe në Kosovë, një pakicë kjo, e cila, gjatë viteve të luftës u bë mbështetëse e fuqishme e bandave të Arkanit, të Sheshelit dhe të Millosheviçit.
Nëse aleanca qeverisëse ka punuar për konsolidimin e pavarësisë së Kosovës, apo aleanca në fjalë, me servilizmin e saj proverbial para faktorit ndërkombëtar, ka kontribuar që Kosova të mbetet një vend me protektorat të përjetshëm. Nëse aleanca qeverisëse duhej të merrte në mbrojtje veprën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila, në bashkëpunim të ngushtë me NATO-n në pranverën e vitit 1999, shkroi një faqe të ndritur në historinë e kombit shqiptar, duke e çliruar vendin nga sundimi kriminal mbinjëshekullor i shovinizmit serbomadh, apo aleanca në fjalë dhe parlamenti i Kosovës, me shumicë votash, duhej të pranonin krijimin dhe funksionimin e gjykatës speciale që ka për qëllim të zhvlerësojë veprën madhore të UÇK-së dhe të përbëjë një faqe turpi, një faqe poshtëruese në historinë e popullit shqiptar të Kosovës.
Nesër do të shikojmë se për cilin subjekt politik do të votojë populli shqiptar i Kosovës. Për ato parti, udhëheqësit e të cilave, siç është bërë e njohur botërisht nëpër faqet e internetit, ose kanë bashkëpunuar ngushtë me përfaqësues të shërbimeve sekrete të huaja për interesat e Serbisë dhe kundër interesave kombëtare të popullit shqiptar të Kosovës, ose kanë deklaruar haptas nëpër faqet e ndonjë gazete serbe se “Sudbina regiona je u rukama Beograda: Kosovo ne može bez Srbije (Fati i rajonit është në duart e Beogradit: Kosova e ka të pamundur pa Serbinë)” (Citohet sipas gazetës “Nedeljni Telegraf”. 04 janar 2006).
Për ato parti që kanë krijuar oligarkët e vet në dëm të interesave ekonomike të popullit shqiptar të Kosovës, apo për ato parti që në programet e tyre kanë transparencën e krimeve të rënda që janë kryer deri tani dhe që kanë ndikuar drejtpërsëdrejti në varfërimin e pandërprerë të shumicës dërrmuese të popullit. Për ato parti që tërhiqen zvarrë para faktorit ndërkombëtar, para Serbisë dhe para pakicës shoviniste serbe, apo për ato parti që janë për ndëshkimin ligjor të krimit ekonomik, për ndërprerjen e menjëhershme të bisedimeve me Serbinë, para se ajo të njohë pavarësinë e Kosovës, dhe vazhdimin e tyre vetëm me pakicën serbe, të pranojë botërisht krimet e rënda që ka kryer kundër Kosovës dhe të kompensojë të gjitha shkatërrimet e pallogaritshme që i shkaktoi popullit shqiptar të Kosovës.
Për ato parti që janë për mbajtjen e vendit nën një protektorat të përhershëm ndërkombëtar, si deri tani, sipas qejfit të Serbisë, të Rusisë dhe të Greqisë, apo për materializimin në praktikë të pavarësisë dhe të sovranitetit të Republikës së Kosovës, si edhe për hedhjen poshtë të nenit famëkeq 1.3 të Kushtetutës, një nen poshtërues ky, karakteristik për një vend kolonial, sipas të cilit Kosovës iu ndaluaka bashkimi me një shtet tjetër, dhe përgatitjen e terrenit për ribashkimin e Kosovës me atdheun amë, Republikën e Shqipërisë.
Populli shqiptar i Kosovës le të vendos vetë se për cilin subjekt politik do të votojë në shumicën e vet: për ruajtjen e nderit dhe të dinjitetit të vet kombëtar në marrëdhëniet me faktorin ndërkombëtar dhe sidomos në qëndrimin ndaj Serbisë, apo për ruajtjen e statukuosë së nëpërkëmbjes prej faktorit ndërkombëtar, prej Serbisë dhe prej pakicës serbe, duke i lejuar vetes që Kosova, faktikisht, të vazhdojë të mbetet protektorat ndërkombëtar, si deri tani.
Tiranë, 07 qershor 2014
2014-06-06
Ramadan Sokoli,kolosi i etnomuzikologjisë shqiptare,dhe krijues i doktrinës së saj
Si mund ta kuptojmë krijimtarinë e Sokolit po të mos ravijëzojmë figurën ikonoklastike të këtij personalitetit të shquar nga shumë aspekte si fryt i punës kolosale shumëvjeçare impersionale, si njohje empirike,si arketip dhe prototip eter, që sublimin jo vetëm parimet shkencore,artistike dhe estetike,por edhe vrojtimet fundamentale të moderuara filozofike.
Akil Koci /Londër
Profesorin e nderuar e kam takuar për herë të parë në vitin 1970, pikërisht me 26 dhjetor në Tiranë.
Atë kohë patëm shkuar unë kompozitori dhe profesori Lorenc Antoni në Festivalin tradicional që mbahej për çdo vjet, Kënga në Radio, njëra prej festivaleve të shumtë tradicionale që i këndohej Partisë së punës së Shqipërisë,kooperativistit,shokut Enver dhe tërë plejadës së udhëheqësve partiak,si përfaqësues të Shoqatës së kompozitorëve të Kosovës në kuadrin e marrëveshjes në mes të Shoqatës së kompozitorëve të Kosovës dhe Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë për këmbimet reciproke .
Ai festival për rreth vlerave nacionale të muzikës së lehtë shqiptare që vite me radhë begatonte fondin e këtij zhanri,qite në pah edhe krijime të tjera ,,me elemente të huaja,,si thoshin anëtarët e byrosë politike të angazhuar për çështjet ideore në artin shqiptarë të cilët pas mbarimit të festivalit mbanin Plenume dhe konferenca duke trajtuar ideshmërin e këngëve .
Ende e kam të freskët Plenumin e IV të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë,që u mbajt menjëherë pas festivalit të XI si thoshin për frymën liberale dhe për disa nga këngët që ishin të ,,huaja,, për normat e shoqërisë socialiste, pra edhe pse kanë kaluar shumë vite, më kujtohet edhe festivali se kam qenë prezent ,i cili na befasoi me këngë të një stili të ri,stil që nuk ishim mësuar të dëgjomë hera tjera,prandaj edhe debatet ,kritikat dhe vetë kritika ishin të ashpra dhe në fund morën masa Drakoniane ndaj të gjithë atyre kompozitorëve dhe këngëtarëve të cilët shprehnin ,,mani për të huajën,, dhe kështu doli termi Ksenomani i përdorur nga ,,propaganda dhe nga politika e diktaturës në lëmin e artit dhe kulturës që të ndaloheshin dëshirat dhe përpjekjet e shkrimtarëve dhe artistëve,për t u njohur e përfituar nga arti dhe kultura përparimtare botërore,,me ketë u dha drita ,,jeshile,, që të anatemohej,ndalohej dhe dënohej çdo lëvizje kulturore që në vete nuk kishte elemente të Realizmit socialist që u bë sinonim i krimit,që ndëshkohej jo vetëm me burgim por deri në asgjësim.
Me që ishim mysafirë të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë, na pritën në lokalët e saj ku pos shumë krijuesve që na prezantuan me protokoll,ishin prezent edhe të tjerët të cilët as që guxonin të na afroheshin pa lejen e personave zyrtarë.
Në mesin e tyre çuditërisht ishte edhe profesori Ramadan Sokoli,pak sa u habitëm duke e ditur se në çfarë ferra kishte kaluar menjëherë pas,Çlirimit, të vendit.
Nuk e kam pas njohur më parë , por kisha lexuar mjaft prej veprave të tija shkencore , pos tjerash edhe botimin e tij voluminoz dhe një studim të thukët shkencor me titull“Folklori muzikor shqiptar ,,(Morfologjia), botim i vitit 1965,një ndër botimet e para shkencore të këtij autori të cilën ma kishin dërguar vëllezërit dhe motra që ishin aso kohë në Shkodër,të cilëve ua kishte dhënë motra e profesorit Safetja që t’ ma dërgonin mua në Kosovë.
Ishte vërtet një kënaqësi që e njoha ketë artist dhe etnomuzikolog të shquar personalisht,dhe më shumë lutje e bëmë së bashku një fotografi, me kolosin dhe krijuesin e doktrinës etnomuzikologjike shqiptare dhe nëse shikojmë atë fotografi me kujdes do të vërejmë se deri sa në fytyrat tonat shihet një lloj gëzimi për takimin tonë me te, në fytyrën e tij shihet njëfarë droje,ankthi, disponimi i zymtë që merr përmasa të njeriut të frikshëm, pse edhe jo, kur na ishte i njohur izolimi i tij shumëvjeçar i diktaturës që bëhej në ,,emër të popullit,, dhe i dërgonin neper burgje dhe kazamate,pastaj nuk i ka harruar bisedat paraprake dhe të shumta në zyrat e errëta të hetuesisë dhe sigurimit që zhvilloheshin gjithnjë sipas një plani dhe programi si reminishencë dhe retiçencë e dhunës jo vetëm fizike por edhe ato më të vështira psikike.
Ishte një burrë i gjatë me një pamje fisnike,dhe gjatë bisedës shumë të shkurtër me te që bëmë unë dhe profesori Lorenc,vërejta se ishte një njeri i predestinuar për shkencë, mendimtar, kishte një prirje për objektivitetin shkencor,për krijimtarinë artistike,si veprime pragmatike me cilësi dhe përmbajtje humaniste, substancë intelektuale të rafinuar në kuptimin më pozitiv.
Edhe pse fjalët e tija ishin mbresëlënëse që dilnin nga goja e një shkencëtari me një pianissimo,sa që mezi e dëgjoja, si dukët frikohej sepse,,Sigurimi si syri vigjilent i Partisë,siç shprehej edhe populli të bënte Gjëmën,pra mund të i ndodhte edhe njëherë tragjedia siç i ka ndodhur ,,pa bërë asnjë faj ,prandaj ruhej që mos ta ,,tepron,, si thoshin pushtetarët për normat e ,,sjelljës,,së pa përgjegjshme para të huajve e sidomos para atyre që vinin nga shtetet revizioniste si emërtohej ish Jugosllavia.
Pavarësisht prej të gjithë atij konstelacioni optik që zotëronte , atmosferës mikpritëse dhe solemne për nderën tonë, u ndiente në atë atmosferë edhe një lloj mjegullizë mikluese,intelektuale e artistike që ishte dhe mbretëronte gjatë tërë kohës të këtij evenimenti e që dukej qartazi si farsë e ushtruar mirë nga kreu i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, si specifik e diktaturës, edhe pse artificialisht u mundonin që ta anashkalonin atë pamje ,,spektakulare,,.
NT/Ramadan Sokoli:E si mund të punosh kthjellët,kur mbi zotëron parimi hegelian ,,gjithkush kundër të gjithëve,,.
Profesor Sokoli edhe në këto rrethana të përditshme punoi, dhe me veprat e veta krijoj një postulat logjikë jashtëzakonisht të madh pa qenë nevoja të provohet ,sa që sot e as nesër nuk mund të mendohet shkenca e etnomuzikologjisë pa te, pa kontributin që ka dhënë tash e 7 dekada,sepse pos brezit të parë që krijoj ai, si thotë kompozitori dhe muzikologu Pr.Dr.Sokol Shupo,,botimet e tij të shumta influencuan dukshëm në rritjen e sensibilitetit të formimit të muzikologëve të shkolluar vetëm në Shqipëri. Ato ishin kthyer në një lloj Bible për këtë profesion.
Së treti,sepse në krijuesit shqiptarë,njohja e sistemuar e lëndës folklorike shqiptare krijoi një premisë reale për t u shprehur me një gjuhë të pasur në elementë shqiptarë,,.
Prandaj,universi estetik i etnomuzikologjisë shqiptare pa Ramadan Sokolin në Shqipëri dhe pa Lorenc Antoni në Kosovë,të cilët filluan veprimtarinë e tyre kërkimore dhe artistike dhe vunë themelet e saja në pesë dhjetë vjetshin e dytë të shekulli të kaluar as që mund të mendohet dhe kur nuk do ta kishte ketë zhvillim dhe utilitarizëm muzikor si funksionalizëm estetik.
Do të flasim dhe do të përqendrohemi dhe do të veçonim aktivitetin krijues të kompozitorit dhe të etnomuzikologut Ramadan Sokoli, jo vetëm për ta kuptuar nervin e tij hulumtues,por edhe për ta njohur krijimtarinë që paraqet një metaforë artistike si pjesë përbërëse e kohës sonë si sublim i ndjenjave krijuese dhe i përjetimeve origjinale me qasje të duhura artistike,kurse me emrin e tij është lidhur ngushtë etnomuzikologjia shqiptare kjo degë e shkencës dhe historia e saj në Shqipëri dhe më gjerë.
NT/Etnomuzikologjia fillestare dhe pa traditë
Etnomuzikologjia nuk ka pasur ndonjë traditë të madhe si shkencë,në trojet tona, sikurse edhe e gjithë shkenca dhe kultura shqiptare,në një të kaluar jo fortë të largët ,pos ca emrave të nderuar të cilët kanë qenë mbledhës të folklorit dhe të cilët ato këngë të mbledhura ndonjëherë edhe i kanë deshifruar,ndër ta duhet përmendur Gjon Kolë Kujxhija kontributin e tij të madh i cili me 20 Qershor 1943 në Firencë botoi vëllimin e parë me titull ,,Valle kombëtare – Dasma Shkodrane,, si dhe përmbledhjen e njohur të Pjeter Dungut,, Lyra shqiptare,, që edhe mund të konsiderohen ndoshta jo si të parat, por ndër botimet e para të kësaj gjinie.
Ramadan Sokoli është studiues e hulumtues i cili shtrinë problemet etnomuzikologjike në temat universale të kësaj shkence duke i prezantuar në referencialitete, është ai që i pari na sjell në një hark kohor të shkurtër një varg studimesh dhe tekste etnomuzikologjike me struktura komplekse që u bënë modernë jo vetëm në aspektin e principit estetik, por edhe qasjeve të tyre , duke u bazuar në diskurse që burojnë nga vetë gjeni krijues i popullit e që i jep një primatë të menjëhershëm si shkencëtar me një bagazh të konsiderueshëm diturie ,pa dilema, si përfaqësues i denjë dhe teoricien i parë i etnomuzikologjisë shqiptare.
Etnomuzikologu Sokoli,me punën dhe veprën e tij shënon fillimin e kësaj veprimtarie dhe si punëtor i
zellshëm ka në Cv të pasur në të cilën dallojmë një krijimtari të madhe dhe të gjerë, jo vetëm në etno - muzikologji por edhe në kompozim.
Nga ky këndvështrim duke i shpalosur punimet e tija shkencore me plotë gojë mund të konstatojmë se kredoja e tij krijuese dhe hulumtuese bazohet në binomin artist-shkencëtarë,binom që shumë shpesh e hasim edhe te shumë krijues,sepse koha ka qenë ajo që ua ka imponuar një realitet të tillë, jo vetëm atij por edhe shumë emrave të njohur të shkencës dhe artit shqiptar.
NT/ Shkodra ,qytet i një kulture të madhe gjithë shqiptare
Shkodra ka qenë qytet në të cilin u lind ky shkencëtarë i cili rrjedh nga një familje me tradita të mëdha kombëtare e qytetare dhe patriotike e njohur si familje Sokolave të Shkodrës,i ardhur nga fshati Boja i Sumës, së Malësisë së Madhe ka pasur shumë trima dhe nëse kemi njohuri pakëz nga historia do të na kujtohet figura e mbrojtësit legjendar të Hotit e Grudës,të tokave shqiptare në Mal të Zi,Hodo Pashë Gruda.
Ramadan Sokoli,pra u lind në Shkodër më 19 qershor të vitit 1920,ku filloi të mësoi muzikën artistike , dhe si 16 vjeçar kompozoi një sërë këngësh si janë ,,Turtulleshë,, ,,Jelino,, ,Lulja me erë,,dhe shumë të tjera që u përqafuan nga publiku dhe u bënë pronë e tyre.
Prej vitit 1940-1944 vazhdoi studimet për flaut dhe kompozim në Konservatoriumin e Muzikës në Firencë,,,Luigi Cerubini,,.
Pas studimeve me një dituri të konsiderueshme ngriti nivelin jo vetëm të mësimit të flautës ,teorisë ,kompozimit por edhe me plotë sukses u fut në misteret e fshehta ,enigmat e mëdha që fshiheshin në atë kozmos muzikor si katars Aristoteliane,duke pësuar ,,tronditje,, shpirtërore duke i aplikuar si mesazhe bindëse për krijimtarinë e tij jo vetëm teorike,praktike por edhe artistike ,njëkohësisht duke shijuar dhe duke e përqafuar si sintezë në aspektin gnoseologjik .
Mirëpo me kthimin e tij në atdhe,pas kryerjes së studimeve në kohën kur komunistët e ,,Çliruan,, Shqipërinë ai me të vërtetë pësoi jo vetëm Katars dhe tronditje shpirtërore të vërtet ,por edhe tragjedi të pa pritur, sepse e burgosën ,,çliruesit,, atë dhe dy vëllezërit Ibrahimin dhe Hodon për shkak të pjesëmarrjeve në aktivitete nacionaliste dhe legaliste ,duke prek dhe provuar diktaturën e egër,pa bërë kurrfarë mëkati.
Mirëpo, pas shumë viteve ai lirohet nga Gullagu Enverian duke i falënderuar shokut të tij shkrimtarit Llazar Siliqit duke shfrytëzuar si thoshin....nevojën e regjimit për kuadro të nevojshme në fushën e studimeve muzikore...dhe mu atëherë filluan vuajtjet edhe më të mëdha psikike, sepse krijonte me kushte , pa emër e mbiemër ,në veprat dhe në shkrimet e tija nuk figuronte emri i tij si krijues,u përcillte në çdo moment sepse si thotë profesori...Partia e dinte se kush isha unë?!,,.
E gjejmë pasi që lirohet nga burgu si instruktor muzike në Ministrinë e Mbrojtjes,instruktor i korit shtetëror,shef i muzikës në Shtëpinë e kulturës në Tiranë dhe me 1967 emërohet pedagog në Liceun Artistik Jordan Misja dhe së fundi pensionohet në kohën më të mirë krijuese për te, në moshën 55 vjeçare.
Gjithnjë ia është përmbajtur fjalëve Chi va piano,va sano-kush ecën ngadalë,ecë i sigurt,prandaj fal punës dhe angazhimit të tij të madhe boton shumë artikuj ,studime shkencore dhe bëhet themelues i muzikologjisë shqiptare i cili modernizon në tërësi at duke aplikuar diskurse dhe referenca konkrete të cilat do të artikulohen në diagnostifikimin e saj i cili pos punëve të tjera për ta vitalizuar ketë degë të rëndësishme të shkencës që në start i ve vetes detyrë që të krijoj kuadro të nevojshme të një dege mjaftë deficitare.
Për ketë eruditë mund të flasim pa ndërprerë ,sepse është një nga mos i pari ndër të parët në ketë lëmi, etnomuzikologu më i shquar që ka një njohuri,diapazon ,,të gjerë veprimtarie shkencore e krijimtari artistike,,.
NT/Studim i shkëlqyer 16 shekujt-Njih veteveten
Lista do të ishte shumë e gjatë e punimeve të tija ,po ne do të ndalemi në veprën e tij 16 shekuj që çuditërisht as në koopertina e as në brendinë e këtij botimi nuk hasim as datën e botimit e as atë të krijimit që edhe mund të konsiderohet si një lëshim teknik.
Parathënia fillon me fjalët e të madhes Dora d Istria ,,Arbëria gjithmonë njerëz të mëdhenj ka nxjerrë,, menjëherë në rreshtin e parë të kësaj parathënie lexojmë dy fjalë ,,Njih vetveten,, si lajt motiv i tërë këtij studimit ,sepse profesori i nderuar në të nëntë kaptinat flet dhe shkruan për personalitete që pak ose aspak nuk janë hulumtuar dhe shkruar për ta për krijimtarinë shkencore dhe artistike të humanistëve ,artistëve dhe shkencëtarëve mërgimtarë dhe kështu ajo sintagmë plotësisht e arsyeton ,,Njih vetveten,,.
Në kreun e parë shpalos veprimtarinë e madhe të dijetarit dhe muziktarit Niketë Dardani ose Niketa i Remesianës për të cilin konstaton me të drejtë ,, Niketë Dardani,i pajisur me prirje letrare e muzikore,përpilonte këngë dhe himne e ua mësonte besimtarëve që t i këndonin së bashku. Me si dukët ai ishte rritur me një mjedis ku muzika përfshihej në planin mësimor për edukimin e rinisë si pjesë e lëndës së metrikës,,.
Pra ky prelat i devotshëm njeri i ynë i gjakut tonë në moshë të re si 26 vjeçar ishte në postin më të lartë në Hierarkinë kishtare katolike që i dha qytetërimit një opus të gjerë të kanonizuara e që lidhën tepër ngushtë dhe të pranuara si modele që edhe sot merren si vepra aktuale dhe të përdorshme.
Mjafton të përmendim Te Deum Laudamos,himn i cili njihet në literaturën e përbotshme dhe është aktuale që nga viti 525 pas Krishtit ndodhet në,, Antifonarin e Bangorit të Irlandës,dorëshkrim i kopjuar ndërmjet viteve 680-691,, si relikt paleokristian që të kujton si disa skulptura arkaike plotë patos në thjeshtësinë tyre....,,
Sa i për ketë mënyrës së himnit,profesor Sokoli thotë se,,....ky himn tradicionalisht shtjellohet lirshëm, duke u mbështetur në pikat parësore sipas stilit responsorial, d.m.th duke gërshetuar zërin e solistit me zërat e grupi të këngëtarëve që i përgjigjet verset pas versit,,.
Te Deum ,vazhdon autori ,,...pa druajtje se është më i famshmi himn në liturgjinë kishtare të mbarë botës,,.
Ai shpjegon edhe shumë elemente të tjera dhe me të drejt mund të konstatojmë se ky krijues asgjë mos të kishte bërë vetëm ketë himn,kishte me ngel i njohur si autor me një të shprehur dhe të menduar si krijues i vetëdijesuar, dhe i formësuar artistikisht në nivel të lartë artistik dhe duke pasur soditje imagjinatave në kontekstin jo vetëm spiritual por më gjerë. Në fund autori konstaton ,,....kjo dukuri dëshmon jo vetëm për qëndrueshmërinë e himnit,por edhe për vazhdimësinë e pandërprerë të traditës sonë,duke hapur shtegun për hulumtime të mëtejshme rreth etnogjenezës së popullit tonë si dhe të vazhdimësisë etnokulturore iliro-arbërore-shqiptare,,.
Me qenë se vendi në gazetë nuk na lejon që të flasim për të gjitha kapitujt veç e veç gjerësisht ne vetëm do të i përmendim .
Kështu në kapitullin e tretë hasim në titullin edhe disa muziktarë,Arbër ku flet për Dragan Prizrenin,Kolë Durrsakun,Filip Pjetër Drishtin,Progon Burizanin Xanet Augustinin,Kristofor Ulqinin,Martin Balistarin dhe Stojan Shkodranin.
Disa vetëm i përmendën kurse për disa flet më gjerë,është interesant të theksojmë se hasim në shumë emra jo shqiptar,Dragan, Progon,Stojan ?!
Në Kaptinën e katërtë flet për skulptorët dhe arkitektë Arbër në Dalmaci si janë Radovani, Miho Tivarasi,Andrea Aleksi që kanë lënë vepra me vlera. Në kaptinën e pestë bënë fjalë për Rozafën dhe mjeshtër Donatin, për piktorë,skulptorë dhe dijetarë shqiptarë neper Italinë verilindore si janë Leonik Tomeu,Marin Beçigemi, Maksim Artioti,Mikel Maruli,pastaj kemi për Albanezët e Viçencës ,Françesk Albanezi,Gjon Albanezi,Jeronimi,Zef( Guisepe) Albani,Mark Bazaiti, Viktor Karpaçi këta janë pjesë e kapitullit të gjashtë,që është harruar të shënohet edhe pse në pasqyrën e lëndës figuron.
Kapitulli i shtatë është me Arkitektët shqiptarë në Turqi e tutje Sinan Atiq Aga,,Mehmet Sadefqari,,pastaj arkitekt Kasemi, Usta Mehmet Isaja, kompozitori Vladimir Gjergj Kastriotiu-Skënderbeu,kurse kaptina e nëntë janë Karl Gega, Harallamb Kristo Koçi,Ismail Efendi Dedei,Luigj Albanesi,Dhimitr Mihail Toskani,Gjergj Damga ,Thoma G.Nashi, Krist Maloku,Murat Shehu dhe ,mbaron me Aleksandër Moisiun.
Ky studim paraqet vërtetë një ndërmarrje të madhe është edhe një përgjigje ndaj shkencëtarëve të shumtë që me ,,studimët,, e tyre kanë minimizuar vlerat tona kombëtare dhe individuale,njëkohësit është edhe një plotësim i shkencës tonë duke marrë parasysh mungesën e madhe të një literaturë të mirëfilltë duke qitë në pah emrat,e shkencëtarëve,artistëve dhe humanistëve tanë shekuj më parë.
Duke e vlerësuar si studim serioz na gëzon edhe fakti se është pas çdo kapitulli edhe bibliografia mjaft e pasur që flet se autori ka konsultuar shumë burime dhe krejt në fund duhet të themi se vetëm me këshilloj studime serioze do të jem gjithnjë në rrugë që vlerat tona jo vetëm të studiohen, por edhe mos të i mbuloj pluhuri i haresës sidomos tani kur edhe populli i ynë ka se me çka të krenohet jo vetëm me të arriturat e kohës tonë, por dhe me të arriturave të epokave të kaluara,sepse profesor Sokoli me studimet,gjykimet dhe arsyetimet i ka vlerësuar kë ta krijues të shumë lëmenjve me kritekere themellore shkencore, duke dhënë edhe përcaktime dhe kritere rigoroze në bazë të koncepteve të parimeve estetike,artistike e shkencore jo vetëm të epokave të kaluara por edhe të sodit. Ndjeja dhe kisha kënaqësi të veçantë gjatë leximit, sepse për mes të 16 shekujve me siguri se kan njohur shumë emra të ri që ndoshta i kanë dëgjuar dikur, por tani edhe i njohin më mirë dhe është një mburrje për ne si komb, që gjaku i ynë ka dhënë aq shumë jo vetëm për kulturën tonë kombëtare, por edhe për tërë kulturën botërore.
Flori Bruqi:Psikologji erotike
Dyshimet e mëdha për puthjet dhe parapërgatitjet e aktit seksual. Këshillat për "orgazmen e duhur" dhe rregullat për seksin e sigurt. Por edhe historia dhe anatomia që nuk mësohen në shkollë. Përgjigjet për të gjitha pyetjet dhe pasiguritë e adoleshentëve. Dhe të atyre [shumë ndoshta] të prinderve të tyre.
Nje kuriozitet: fjale kondom rrjedh prej njefare doktor Condomi, qe me kerkesen e Mbretit Carls II i Anglise, fabrikoi nje prezervativ te prodhuar prej zorerve te kafsheve, vecanerisht teper efikas kunder shtatezanive. Idene e kishte marre nga prezervativet qe shekuj me pare perdoreshin nga romaket.
Nje pergjigje per dyshimin e perhershem: nuk ekziston nje mase standarte e penisit, por eshte e vertete qe popujt e races afrikane kane nje madhesi mesatare pothuajse dy centimetra me te madhe se ajo e te bardheve.
Nje keshille erotike: gjate nje raporti seksual, eshte mjaft e mundshme qe ta rrisesh ndjeshmerine duke stimuluar njekohesisht edhe klitorin...
Tek libri "Loveline" seksit i jepen shume pergjigje, pa asnje lloj kufiri dhe asnje lloj turpi, censure apo autocensure. Ne treqind faqet e librit, qe pritet te dale se shpejti ne Itali, jane rrefyer pyetjet me te jashtezakonshme, ato me te ankthshmet, qe shpeshhere duken si qesharake. Dyshimet e adoleshenteve jane te ndara sipas argumenteve. Te gjithave u jane dhene pergjigje nga seksologet. Dhe qe mund te permblidhen ne disa me kryesoret, te cilat marrin me poshte pergjigje.
Biseksualiteti
Ka ca momente ne jete ku duket mjaft e veshtire te zgjedhesh ne mengjes nje bluze per te veshur. Keshtu eshte mese e kuptueshme te kesh raste kur nuk eshte e lehte te kesh ide te qarta edhe ne jeten sentimentale - erotike. Nje njeri biseksual nuk duhet te jete detyrimisht i perfshire ne nje maredhenie te dyfishte: edhe me nje burre edhe me nje grua ne te njejten kohe. Ne kete kuptim, biseksual mund te jete nje njeri qe percaktohet si person qe zgjedh njerezit, dhe jo seksin e partnerit.
Jam nje vajze e fejuar dhe seksualisht e kenaqur. Nje mike e perbashket e imja dhe e te fejuarit tim, "me vjen rrotull" dhe ai duket mjaft i eksituar nga ideja qe une te kem nje histori me nje grua. Do te doja te beja dashuri me te ne sy te te dashurit tim. Ju c'me keshilloni?
Kjo do te ishte nje sjellje e rrezikshme per ty dhe per lidhjen tende per aq kohe sa duket se nuk ke tendenca biseksuale. Ky takim per te cilin flet, me teper sesa deshire duket si nje sfide qe ti kerkon t'i besh te dashurit.
Cybersex
Anketat kane treguar se nente per qind e lundruesve neper internet e perdorin kete mjet per motive seksuale dhe 32 per qind e perdorin per komunikime seksuale. "Chat"-et erotike apo takimet nepermjet internetit kapin nje numer te madh perdoruesish dhe 77 per qind e ketyre perdoruesve e kane provuar se paku nje here se c'eshte seksi online. Ka njerez qe e perdorin kete maredhenie seksuale ne internet [cubersex] si nje zevendesues te lidhjeve ne jeten reale, por shumica e frekuetuesve te "chat"-it e ben per t'i dhene me teper kuptim "jetes rale".
A eshte "cybersex"-i tradhti?
Nese quhet tradhti edhe ajo qe behet me ane te mendimit, atehere edhe seksi virtual duhet te konsiderohet si i tille. Sondazhet kane treguar se rreth 57 per qind e njerezve i konsiderojne praktikat e seksit virtual si nje tradhti e mirefillte, ndersa nje 30 perqindesh mbeshtet idene se pjesemarrja ne te tilla praktika eshte nje alternative qe e ben me te kenaqshme jeten e perditshme seksuale.
Antifekondimi
Kjo ben bashke te gjitha metodat dhe sjelljet qe lejojne te kryesh raporte seksuale pa rrezikuar shtatezani te padeshiruara. Spermicidi i pare i historise eshte pershkruar ne nje papirus: nje tampon i leshte i lagur me mjalte dhe me leng akacieje. Greket dhe romaket e lashte perdorinin fshikezat dhe zorret e holla te kafsheve si pengese per fekondimin. Ne vitin 1960, doktor Pincus shpiku te paren pilule kontraceptive.
Kam nevoje urgjente per nje pergjigje: nese me partnerin jemi ferkuar ne zonat gjenitale, une kam qene e veshur me mbathje dhe ai ka pasur nje ejakulacion, a rrezikoj te mbetem shtatzene?
Perjashtohet cdo lloj rreziku per te mbetur shtatezene nese nuk verifikohet se sperma ka hyre ne vagine, keshtu qe ferkimet, me apo te mbathura, nuk sjellin asnje rrezik per shtatezani.
Permasat e penisit
Ne te gjitha kohet permasat e penisit jane lidhur me pjellshmerine, me pushtetin dhe mbizoterimin. Nuk ekziton ndonje permase minimale apo normale, perderisa vagina eshte nje organ elastik, i afte per t'iu pershtatur cdo permase te penisit. Shpesh, nje penis i vogel ndikon ne menyre negative ne anen emocionale, duke krijuar jo vetem probleme ne cift por edhe ne raportet sociale dhe ato te punes.
Kam degjuar se njerezit me ngjyre e kane organin gjenital me te madh se te bardhet. Eshte e vertete apo eshte nje legjende?
Eshte e vertete se popullata mashkullore e races afrikane nuk e ka lidhjen mbeshtetese te penisit, prandaj organi nderet ne krahasim me planin adominal rreth dy centimetra me teper sesa organi i meshkujve te races se bardhe.
Ejakulacioni i parakohshem
Eshte ajo gjendje ne te cilen mashkulli nuk arrin te vendose kontrollin mbi ejakulacionin. Sipas nje emertimi klasik, nje ejakulacion i parakohshem mund te quhet i rende nese ndodh perpara penetrimit, apo edhe brenda 15 sekondash apo disa shtytjesh te shpejta. Ka dy lloje kategorish ne ejakulacioneve te parakohshme: ato absolute qe ndodhin me te gjitha partneret dhe format qe shfaqen vetem me nje partnere te rastesishme.
A eshte e vertete qe duke ndaluar ne menyre te pjeshme fluksin e gjakut ne tru, duke ushtruar nje presion pershembull ne fund te grykes, mund te vonohet orgazma?
Nuk eshte e vertete. Ajo qe perftohet me nje ndalim te pjeshem te oksigjenit, arrihet madje te shtohet kenaqesia e orgazmes. Kujdes: Zakonet e "mbytjes" mund te jene te rrezikshme, madje edhe vdekjeprurese.
Masturbimi
Vjen nga latinishtja "manu stuprare" qe do te thote "te dhunosh me duar" dhe tregon stimulimin me dore te organeve gjenitale per te arritur ne vetekenaqesi. Nuk provokon asnje rrjedhoje negative per ata qe e praktikojne, por kontribuon ne pasurimin e jetes erotike. Autoerotizmi nuk konsiderohet si nje kenaqesi seksuale ne nje moment te terheqjes se trishtuar nga bota, por si nje pervoje drejt seksualitetit te mire. Teper e rrezikshme per femrat te fusin ne organet gjenitatale objekte te huaja, si lapsat apo furcat.
A eshte e vertete qe nese sportistet masturbojne perpara nje ndeshjeje mund te kene rezultate negative?
Jo, madje ne kete rast, masturbimi duke qene nje menyre e shendetshme e zbrazjes se tensionit seksual mund te kete nje funksion qetesues dhe te mbushjes me energji... Gjithmone nese perpara nje gare apo nje ndeshjeje nuk e ekzagjeron.
A eshte e vertete qe masturbimi rrit permasat e penisit?
Jo, praktikat e masturbimit nuk sjellin asnje modifikim ne organet gjenitale.
Petting
Termi rrjedh nga anglishtja "to pet" [te perkedhelesh, te ledhatosh]. Praktikohet pergjithesisht nga adoleshentet te cilet nuk jane ende te gatshem per nje raport te plote seksual. Por me termin petting, nenkuptohen edhe te gjitha veprimet parapergatitore qe behen perpara nje akti te mirefillte seksual. Seksologet kane krijuar nje liste te praktikave te petting-ut: puthja me gjuhe, perkedhelite nga mesi e poshte, nen rroba, perkedhelite ne gjoks, prekja e organeve gjenitale...
E kam gjuhen shume te shkurter dhe kjo me krijon probleme gjate petting-ut. Arrij te puthem, por nese e nxjerr shume jashte gjuhen, me dhemb pjesa e bajameve. A duhet te operohem?
Gjate nje puthjeje nuk eshte dhe aq e nevojshme qe te shfrytezohet gjuha ne gjithe maksimunin e gjatesise se saj, madje nje prekje e lehte me gjuhe mund te dhuroje puthje me te embla. Duhet te evitoni cdo lloj nderhyrjeje kirurgjikale.
Seksi oral
Meshkujt dashurojne imazhin e nje gruaje te gatshme vetem per kenaqesite e tyre, femrat ose e pelqejne qe ne kontaktet e para ose me pas i druhen per ta praktikuar me pas me kalimin e kohes ne fazen e petting-ut. Nuk ka teknika te vecanta, kjo varet mbi te gjitha nga fantazia. Nje problem mjaft i perhapur eshte se shume meshkuj nuk dine se si duhet ta bejne edhe ata seksin oral. Frika kryesore qendron ne faktin se lengjet vaginale jane te pakenaqshme ne shije apo ne nuhatje.
Per te bere seks oral me nje vajze, a eshte e nevojshme qe ajo te shtrihet per te ndjere me teper kenaqesi apo mund te qendroje edhe ne kembe?
Eshte e mundshme te behet edhe duke qendruar ne kembe, por persa i takon intensitetit te kenaqesise, ky eshte nje faktor personal.
Zonat erogjene
Jane ato pjese te trupit te cilat jane vecanerisht te ndjeshme ndaj stimulimeve seksuale. Per meshkujt: zona erogjene kryesore eshte penisi, por teper erogjene eshte edhe goja, gjuha dhe gishtat e kembeve. Per femrat: kembet, te prapmet, sqetullat, qafa, buzet, zona e vesheve, thithkat dhe pika G.
E dashura ime me ledhaton thithkat dhe une ndiej nje eksitim te madh, por a nuk eshte kjo nje zone erogjene femerore?
Thithkat kane nje rendesi te vecante ne fazen pergatitore te aktivitetit mashkullor dhe nuk ka asgje femerore ne kete ndjeshmeri te vecante.
ZHVILLIMI PSIQIK I FËMIJVE
NGA MIHALY SZENTMARTONI
Të shtrojmë një pyetje, që në shikim të parë na duket e tepërt: A i dojnë në të vërtetë prindërit fëmijët e vet? Nëse jemi të sinçertë, duhet ta pranojmë se përgjigja e kësaj pyetje nuk është aq e thjeshtë. Në realitet, nuk është assesi e sigurtë që shumica e prindërve kanë fëmijë prej "dashurisë ndaj fëmijëve". Përkundrazi, shumë prindër kanë fëmijë thjesht "për shkak se i kanë" ose "për shkak se kjo i përket martesës". Apo, në disa gjasa, i kanë fëmijët sepse sipas tyre ëndërrojnë në njëfarë pavdekësie, por, gjithsesi, mbi fatin e tyre ("ta kem dikë për pleqëri"). Në çdo rast do të ishte e tepërt që thjesht të pohojmë se shumica e prindërve lindin fëmijët për shkak të fëmijëve, dmth. prej dashurisë ndaj fëmijëve. Në të vërtetë, të gjithë apo thuajse të gjithë prindërit e pohojnë këtë, madje shumë herë janë shumë larg nga ky ideal. Për këtë arsye një ndër caqet më të rëndësishme të edukimit, pohojnë ngapak provokueshëm English dhe Pearson (S. ENGLISH and G. Pearson, Emotional Problems of Living, London, Allen and Unwing, 1973, f.65) që ndjenjat negative por më tepër armiqësore ndaj fëmijës t'i mbajmë sa është e mundur në një nivel të ulët.
E pranojmë se një paraqitje e këtillë mardhëniesh ndërmjet prindërve e fëmijës tingëllon pak e jashtëzakonshme dhe ndoshta në ne shkakton pakënaqësi. Megjithatë, të bëhemi trima dhe ti shqyrtojmë çështjet edhe nga kjo pikëpamje. Përveç kësaj, nuk ka nevojë posaçërisht të argumentohet që në edukimin e fëmijëve s'janë të gjithë prindërit njëjtë të mençur e të aftë. Është e vërtetë po edhe kjo që të njëjtit prindër nuk i duan njësoj secilin fëmijë të vet - këtë do t'a pranojnë pa kurrfarë vështirësie. Ndoshta nuk është shembulli më i përgëzuar, por mendoj që i përketë kësaj kategorie, fenomeni kur prindërit nuk janë të kënaqur me gjininë e fëmijës së vet: e kanë pritur djalë, kurse ka lindur vajzë, ose anasjelltas. Nëse psh. me djalin me vitet e tëra sillen si me vajzë, ose anasjelltas, prandaj është evidente se nuk e duan atë fëmijë të vetin, por figurën të cilën e mbajnë për të.
Paudhësitë e dashurisë së prindërve
Në mardhënie ndërmjet prindërve dhe fëmijës mund të gjejmë të gjitha nuancat ndërmjet dy ekstremeve: prej dashurisë së vërtetë deri te braktisja e vërtetë. Meqenëse për fëmijën dashuria prindërore është e nevojshme, nuk është e njëjtë sa fiton prej asaj dashurie dhe çfarë është ajo. Duke marrë parasysh zhvillimin e tyre është e dobishme t'i shqyrtojmë disa mundësi: (1) prindërit, në rend të parë nëna, janë indiferentë ndaj fëmijës; (2) fëmija është i padëshirueshëm, prandaj, jo i dashur e psiqikisht i braktisur; (3) Prindërit janë shumë të merakosur për fëmijë, e mandej i shkatërrojnë "me dashuri" (psh. duke krijuar në të kompleks mirënjohje); (4) tepër janë tolerantë, e përkëdhelin. E përbashkëta e të gjitha këtyre rasteve është dashuria prindërore defekte. T'i shqyrtojmë, prandaj, më gjerë këto katër situata.
1. Prindërit indiferentë. - Mungesa e kujdesit dhe dashurisë amnore në vitet e para të jetës së fëmijës mund të ketë pasoja të papërmisueshme për zhvillimin psikik të fëmijës. Mbi këtë shumë është shkruar. Mungesa e dashurisë amnore bren besimin themelor të fëmijës, ai kurrë nuk do ta ndjejë veten përgjegjës (adekvat). Nëse është, përkundrazi, babë indiferent, kjo do të ketë pasoja të pakënaqshme përgjithësisht në djalin i cili më nuk do të ketë një ideal bindës mashkullor dhe në harmoni me të do të hasë në vështirësira në lidhje me identitetin e tij seksual. Në vajzat kjo mund të shkaktojë mosbesim ndaj mëshkujve.
2. Prindërit armiqësorë. - Ky qëndrim armiqësor i prindërve ndaj fëmijës shumë mirë e ilustron shembulli i vogël, i cili, përveç kësaj, është mjaft i shpeshtë, kurse e biejnë veç të cituarit English dhe Pearson; rasti i nënës e cila ia tërhjek vërejtjen burrit se do të ndahet prej tij, nëse ndaj bijës së saj tregon aq dashuri. Ajo nënë, evidentisht, ndaj bijës së vet kultivon ndjenja armiqëore sepse atë e përjeton si antagoniste. Nëse nëna ndaj birit mbahet armiqësishta, mund ta varosë mardhënjen e tij të vonshme normale ndaj grave. Këtu duhet cekur që secili prind ka marrëdhënie të ndryshme ndaj fëmijës të së njëjtës gjini, përkitazi të gjinisë tjetër, çka është normale. Zakonisht më tepër i duan fëmijët e gjinisë tjetër: baballarët më shumë i duan bijat, nënat bijtë. Vetëm duhet ti ruhemi që ndaj fëmijës të gjinisë së njëjt të mos kultivojmë ndjenja armiqësore.
3. Prindërit tepër të merakosur. - Edhe ky qëndrim në shumë raste është shprehje e dashurisë me të meta (defekte). Dashuria e prindërve tepër të merakosur gjithësesi nuk është racionale, posaçe nëse ajo është reakcion mbrojtës kundër ndjenjave armiqësore personale ndaj fëmijës, për të cilat në një moment prindi bëhet i vetëdijshëm, mirëpo përsëri me plot fuqi ato do ti shtypë që kështu tani ti mbikompenzojë me kujdesin e tepruar. Tash frikësohet se mos i ndodhë diçka e keqe fëmijës, prandaj s'ka guxim ta nënshtrojë në kurrfarë rreziku. Kështu fëmija nuk fiton dashuri të vërtetë sepse nuk e përgatisin për jetë. Situata të këtilla shpesh gjejmë në personat me vështirësi në adaptim. Një vajzë 16-vjeçe e cila i është drejtuar për ndihmë Këshillmorës sonë, gjatë analizës, vetë ka deklaruar: "Kurrë nuk kam pasur hapsirë për vetëvendosje, në vend timin gjithmonë kanë menduar e vendosur prindërit".
4. Prindërit tepër tolerantë. - Poashtu edhe këta fëmijët e vet nuk i duan me dashuri racionale. Për ta fëmija është lodër, argëtim, zbavitje - shërben për kënaqjen e nevojave personale. Nëse fëmijës të gjitha i janë të lejuara, nëse përherë ai ka të drejtë, mandej për atë fëmijë shuhen shpresat për tu bërë person i rritur i cili di ta kontrollojë vetëveten dhe i cili di të jetojë me të tjerët; nuk do të jetë i aftë për flijime, për altruizëm. Babai i ligsht është model i keq për djalin. Përveç kësaj, nësa s'ka rast asnjëherë të ndeshet me dëshirën e të jatit, në të s'do të zhvillohet ndjenja morale dhe ndërgjegjëja përgjegjëse.
Natyrisht, gjendja në marrëdhënie prindër-fëmijë s'është kështu skematike siç e kemi paraqitur këtu. Në jetë ekziston një varg i tërë i "ngjarjeve të fatit" për të cilat s'mund të parashikojmë asgjë. Duke marrë parasysh praninë e prindërve në jetën e fëmijës, ndoshta këto duke shikuar me sytë e fëmijëve - janë raste më të sinçerta, gati mund të theni, "tragjedi": mungesa e babait, ndarja e prindërve dhe lindja e vëllait apo motrës së vogël. Këto janë traume të fëmijërisë.
Momente kritike në fëmijëri
1. Mungesa e babait. - Deri më tash përgjithësisht kemi folur mbi rolin e nënës, gjegjësisht rëndësinë e dashurisë së saj në edukimin e fëmijës. Por, psikologët shpesh me këmbëngulësi na tërhjekin vëmendjen në rëndësinë e rolit të babait në zhvillimin e fëmijës. Tanimë kemi cekur që djalit prania e vërtetë e babait i është e nevojshme prej dy arsyeve (flasim mbi praninë e vërtetë, kurse jo mbi atë fiktive: nuk është e mjaftueshme që fëmija ta ketë babain por të cilin nuk e sheh me javë apo ndoshta me muaj): djalit i nevojitet personi i rritur mashkull si model të cilin mund ta imitojë e ashtu ta mësojë rolin mashkullor, dmth. ta ushtrojë identitetin e tij seksual; dhe, nga ana tjetër, ndaljet e babait janë të nevojshme që me ndihmën e tyre ta kontrollojë agresivitetin e vet dhe ti kanalizojë ndjenjat e dashurisë. Ky është roli pozitiv i asaj situate të famshme të edipit: babai është ai i cili fut në jetën ndijore "principin e realitetit", dmth. e detyron ta kuptojë se për të objekti i vërtetë i dashurisë nuk është nëna, por duhet kërkuar tjetërkund.
Prania e babait është më se e nevojshme në gjashtë vitet e para, shumë e rëndësishme në fëmijërinë e mesme, kurse e dëshiruar, ndonëse jo e domosdoshme në pubertet. Të gjitha çka do të kishim mundur të themi mbi mungesën e babait për fëmijën, mund të thuhet me një fjali: bota e fëmijës pa babain është më e varfër se jeta e fëmijës me babain. Ajo "botë" këtu është marrë në kuptim më të gjerë të saj, kështu që përfshinë edhe botën e brendshme të ndjenjave. Arsyeja është shumë e thjeshtë: bota e nënës gjithësesi është e ndryshme nga ajo e babait, kurse askush nuk mund të jap atë çka nuk ka. Domethënë, asnjë nënë nuk mund të jap atë çka jep i ati.
Të vështrojmë edhe diçka në këtë kontekst. S'ka dyshim që në vitet e para të zhvillimit afektiv të fëmijës roli i nënës është më i rëndësishëm se sa roli i babait. Prapseprapë, humbja e nënës nuk është aq tragjike sa humbja e babait. Shkaku është pak banal: gati s'ka raste që ndonjë fëmijë të rritet pa nënë ose "nënë-zëvendësuese", ekskluzivisht në shoqërinë mashkullore: përherë gjendet ndonjë ndërrim (zëvendësim) për nënën në personin e tezes, motrës më të vjetër, gjyshës apo edukatores. Ka më shumë raste që fëmija të rritet ekskluzivisht në shoqërinë femërore. Humbja e nënës traumë më të madhe shkakton te djali se sa te vajza, për shkak se si pasojë do të ketë vështirë në mardhënie intime ndaj femrave: ose femrat do të largohen prej tij, ose ai do t'u hakmerret, kështuqë së pari ua "then zemrën", kurse më vonë i braktisë. Hakmarrja, vërtetë, i drejtohet nënës, për të cilën mendon se e ka braktisur kur ka qenë i vogël. (Mund të mbështetemi përsëri në rastin konkret prej punës në Këshillmore. Fjala është për një mashkull i cili, sipas fjalëve të tija "deri në tokë e ka nënçmuar gruan e vet", e prandaj e ka lëshuar. Tash të njëjtën lojë e luan me gruan tjetër kështu që parashihet i njëjti përfundim).
2. Ndarja. - Çdo ndërrim i cili çrregullon ambientin e përditshëm të fëmijës mund të shkakton traumë. Fëmijët dhe pleqtë vështirë shpërngulen, vështirë ndahen prej pjesës së mobilit të mësuar në të, vështirë ndahen nga njerëzit. Për fëmijën ndërrimi i banesës mund të jetë depresion (shok) i vërtetë. Megjithatë, varrë të këtilla relativisht lehtë shërohen. Për, në jetën e fëmijës ekzistojnë dy ndërrime të cilat lëndojnë thellë dhe e bëjnë posaçe të ndijshëm për dashuri. Këto janë ndarja e prindërve dhe lindja e vëllaut apo motrës (së vogël).
Nuk dëshirojmë të futemi në problemet morale të ndarjes por dëshirojmë të vëzhgojmë vetëm si fëmija përjeton ndarjen e prindërve të vet. Sot shumica e psikologëve janë të mendimit që s'ka kuptim që prindërit të rrinë së bashku vetëm për fëmijën, nëse vërtetë nuk i lidh asgjë njëri me tjetrin. Përndryshe, prindërit e këtillë vetëvetiu (padashur) do t'i lajmërojnë fëmijës se ai është fajtor për pafatësinë e tyre, sepse të mos ishte, ata kishin për tu ndarë e kishin për të qenë të lumtur. Në atë mënyrë nxisin në fëmijën ndjenjën e fajit prej të cilës gjatë gjithë jetës së tij nuk do të mund të lirohet. Por kjo nuk do të thotë që ndarja e prindërve s'do të le gjurmë të thellë në shpirtin e fëmijës. Përkundrazi, ai është i lënduar. Fëmija humb njërin prej prindërve, zakonisht të dy, sepse në vetëdijën e tij ata jetojnë bashkë.
Reagim normal i çdo humbeje është pikëllimi. Fëmija në ndarje, në humbjen e prindit i cili e braktisë, do të reagojë me pikëllim, me depresion. Ky është moment kritik për aftësinë e zhvillimit të ardhshëm të dashurisë. Prindi te i cili do të mbetet fëmija duhet ta kuptojë këtë gjendje të fëmijës d.m.th. natyrisht që do të jetë i pikëlluar, kurse jo me dhunë të kërkojë prej tij të jetë i gëzuar. Në fëmijën, pikëllimi dhe depresioni nuk manifestohen aq verbalisht sa në çrregullimin e funkcioneve vegjetative. Mbas ndarjes fëmija tregon sjellje regresive, bëhet monoton, i keq, ndoshta do të fillojë përsëri të pshurrë në shtrat, humb apetit (oreks), s'bën gjumë. Një gjendje e tillë mund të zgjasë me muaj. Do të ishte gjë e gabuar nëse fëmijën e dënojmë për këtë arsye; përkundrazi, duhet treguar duresë të madhe ndaj tij. Mëtutje, fëmijës duhet ti lirohet të flas lirisht mbi prindin e humbur, mbi ndjenjat e tija ndaj atij. Natyrisht, s'është lehtë për prindin te i cili është fëmija, psh. nëna të cilën e ka lëshuar burri me pakënaqësi dëgjon si bija e saj me mallëngjim flet mbi babain e vet. Por, duke marrë parasysh zhvillimin psikik të fëmijës, është e domosdoshme, sepse vetëm kështu mund të zbutet humbja.
3. Lindja e vëllait apo motrës së vogël. - Edhe ky rast i takon traumës "normale" në zhvillimin e fëmijës. Por nevojiten shumë takte e dashuri që prindërit mos ta përforcojnë këtë traumë. Objektivisht e shikuar, fëmija humb shumë prej privilegjeve të deritashme: kohën dhe kujdesin e prindërve tash duhet ta ndaj me ardhacakun, ndoshta kjo do të jetë e refuzuar, sepse të vogëlit i duhet më tepër. Përsëri, në këtë humbje, fëmija reagon duke u tërhjekur në vete, me depresion. Ndjenja e vetmisë poashtu është e paduruar, kështu që duhet ndërmarrë diçka që të lirohet nga kjo ndjenjë e vështirë. Zakonisht (shpeshherë) në këtë qëllim zhvillon sjellje agresive ndaj "konkurentit", e përcjellur me një dozë të fortë xhelozie. Mekanizmi tjetër mbrojtës është regresi: në fantazmë indentifikohet me foshnjën e mandej kthehet në formë dhe në shkallën e sjelljes së këtillë, kështu që prindërit i detyron të kujdesohen intensivisht për të sikurse për foshnjë. Të gjitha këto janë, vërtetë sinjale të nevojës për dashuri.
Dashuria racionale e prindërve në këtë kontekst tregohet kështu që fëmijën mos ta dënojnë së tepërmi dhe disproporcionalisht (papjesshmërisht), për shkak të këtyre reagimeve. Vërtet, duhet ti jipet zemër se tashmë është i rritur që të mund të kujdesohet për vete, ta përforcojmë vetëdijën e tij. Kjo arrihet me lavdëratat për sendërtimet e tija. Megjithatë prindërit s'duhet të shkonjë në ekstremizmin tjetër kështu që fëmijës t'ia besojnë kujdesin (ruajtjen) e foshnjës dhe punëve të tjera që me të t'ia marrin lirinë e fëmijërisë. Përmëtepër, do të jetë e udhës që mos ta lën vetëm me foshnjen që mos t'i bëjë diçka ndoshta edhe me pavetëdije të pakënaqshme. Arsyeja kryesore e shumë neurozave të mëvonshme është marrëdhënia e pazgjidhur e konkurencës ndër vëllezër, gjegjësisht përjetim i lënë pasdore nga ana e prindërve, për shkak të fëmijës tjetër.
Momente kritike në pubertet
Periudha e latencës, sigurisht, nuk është e parëndësishme për pjekurinë psikike, por meqë është më pak dramatike, mund ta lëmë këtu. Do të ndalemi për pak kohë në nevojat psikike për dashurinë prindërore në pubertet. Që t'i kuptojmë këto nevoja, duhet vëzhguar gjendjen psikike të adoleshentit. Detyra më e rëndësishme në këtë periudhë është sendërtimi i identitetit. Djali dhe vajza duhet të japin përgjigje të plotë në pyetje "Kush jam unë?" (Një vajzë e kësaj kohe i ka përdorur tri dorëshkrime të ndryshme. Kur e kanë pyetur pse e bën kështu, është përgjigjur: "Ku ta di si të shkruaj kur s'di kush jam?")
Vetëdija e identitetit shprehet në nocionin mbi veten. Kurse ai nocion mbi vete përmban jo vetëm elemente, tipare pozitive por edhe negative. Që të zhvillohet, është e nevojshme një suazë e fortë e cila do të sigurojë qëndrushmërinë dhe konsekuencën e identitetit. Prandaj, problemi i identitetit është i pandashëm me problemin e ndërtimit të hierarkisë, shkallës së virtyteve. Me fjalë tjera, që të mund ta ruajmë pikërisht qëndrushmërinë e cekur, e që të mund të orientohemi në botën e cila përherë ndërrohet, duhet t'u jemi besnikë vlerave themelore të përcaktuara. Në mënyrë të paspjegueshme shumë prindër bëjnë sikur nuk e kuptojnë këtë.
Shumcia e pridërve detyrën e edukimit e shohin në atë që fëmijës së vet t'i sigurojnë "të gjitha të mirat": shkollën më të mirë, rrobt më të mira e të tjera të ngjashme me to. Më atë rast sikur harrojnë që kjo s'është mjaft për një jetë të lumtur: i nevojshëm është edhe altruizmi. Pra, nëqoftëse dikush, edhe nëse është përshtatur në punën e vet, nëse edhe e ka gjetur partnerin e përshtatshëm të jetës, ende nuk është doemos personalitet i përkryer. Është e nevojshme ta kuptojë edhe këtë se si është i mëvarur prej tjerëve, se është i drejtuar kah të tjerët, dhe se jetën e tij e jeton në shoqëri që jo vetëm se jep por edhe kërkon. Jeta në bashkësi kërkon që t'i pranojmë të tjerët dhe t'i durojmë dobësitë e tyre. Do të ishte dashur që filozofia e prindërve në atë kuptim të përjetojë korrekcione (përmirësime) të fuqishme. Ndërkaq pikënisja mund të jetë të kuptuarit se dashuria nuk është vetëm ndjenjë e këndshme, siç mendojnë shumica. Nëse e lexojmë himnin e dashurisë të Palit (1 Kor 13, 4-8), do të çuditemi se në komponentet e dashurisë bëjnë pjesë edhe duresa edhe mirësjellja edhe falja. Kurse e dimë nga përvoja se këto nuk janë gjithmonë "ndjenja të këndshme"; përkundrazi, ta falësh tjetrin në mënyrë që t'i biejmë mohit të çdo paramendimi për hakmarrje është një punë mendore e mundimshme dhe që të lodh.
Momente kritike në adoleshencë
Në kulturën tonë shoqëria kërkon shumë prej adoleshentit, në planin shoqëror: kërkon prej tyre që të bëhen të rritur, mirëpo në të njëjtën kohë nuk ofron kurrfarë figure, modeli të paracaktuar, sakt të definuar (përcaktuar), të sjelljes që do t'u ndihmonte në atë rrugë, në atë proces. Një model të tillë e hasim në të gjitha kulturat më pimitive. Ceremonia e iniciacionit (fillimin), në hyrjen e botës së të rriturve, bën një vijë të qartë ndërmjet fëmijërisë dhe moshës së rritur. Ndërkaq sjellja e adoleshentit kontrollohet me ndalime dhe ndëshkime, përkitazi me të drejta dhe shpërblime. Ato norma, ndalime, tabu dhe të drejta janë të një domethënie, dmth. adoleshenti nuk e ka për detyrë që të vendos a do t'i nderojë apo jo, sepse çdo padëgjesë ka si pasojë ndëshkimin, kurse çdo përshtatje miratim të përgjithshëm. Adoleshenti në atë mënyrë ndjehet i sigurtë jo vetëm në mardhënie të vet ndaj shoqërisë por edhe sa i përketë vetëvetes, dmth. në bindjen e tij se tashmë është rritur.
Në kulturën tonë "europiane" gjërat qëndrojnë ndryshe. Pjekuria personale është e papëlqyeshme me çfarëdo modeli të paracaktuar. Mosekzistimi i ceremonisë sikur iniciacioni (fillimi) vetëm se e smadhon ende hutinë dhe mërzinë e adoleshentit. Për këtë arsye sjellja e tij bëhet e pasigurt, por edhe e pallogaritshme. Atij i është thënë se duhet të bëhet i rritur, mirëpo kanë harruar ta shpjegojnë si bëhet kjo. Për shkak të kësaj pasigurie në lidhje me caqet personale zgjedhjen e hutisë së brendshme e kërkon në botën e jashtme. E pra, megjithëse as në familje, as në bashkësinë më të gjerë shoqërore nuk e gjen përgjigjen e kënaqshme, bëhet edhe më i pasigurtë. Atë pasiguri dhe konfuzion jo rrallë herë e smadhojnë vetë prindërit. Pandërprerë ia tërhjekin vëmendjen adoleshentit se më nuk është fëmijë, se si është koha të sillet me përgjegjësi; mirëpo nëse tentohet të sillet sipas këtij këshilli, dmth. të bëhet i pavarur në sjelljet e tija, në mënyrë të pashmangshme vijon vërejtja se ata megjithatë janë prindërit e tij që dijnë më mirë çka është e dobishme për të. Në qoftë se nuk ka shok ose shoqe, prindërit janë të brengosur; mirëpo sapo të duket me partnerin e parë, patjetër duhet të hyjë në konflikt me drojet dhe vërejtjet e prindërve.
Problemi elementar i kësaj moshe është, pra, lufta për mëvetësim dhe pavarësi. Adoleshenti lufton për pavarësinë e tij dhe për këtë arsye rreptësisht e sulmon autoritetin mbrojtës të të rriturve. Nuk dëshiron t'i pranojë këshillat e tyre: si të vishet, në çka ta kalojë kohën, kë ta zgjedhë për shok të vetin etj. Ndërkaq nga ana tjetër, është i paaftë ta koordinojë veprimtarinë e vet të pavarur, meqenëse nuk ka cak të caktuar. Prandaj sërish është i drejtuar te të rriturit. Nëse tani u drejtohet, përkitazi tu kthehet prindërve, janë të mundshëm dy përfundime.
Në qoftë se e fiton mbështetjen e kërkuar, sërish ndjehet i sigurtë, mirëpo njëkohësisht edhe fëmija që iku nga lufta për pavarësi. Kjo thellë e fyen vetdijësinë e tij. Që të mbrohet prej kësaj përulje, duhet të kryengritet kundër këtij regresioni infantil. Mirëpo, një kryengritje e këtillë kundër vetes do të thotë se pajtohet dhe e pranon pafuqinë e vet, pra pikërisht atë çka tentoi ta mohojë. Për atë arsye nga jashtë kërkon "armikun" në të cilin mund ta drejtojë agresivitetin. Ai armik i jashtëm më së shpeshti janë, natyrisht, sërish prindërit.
Në qoftëse, në të kundërtën, prindërit nuk i kënaqin kërkesat regresive të adoleshentit, mërzia e tij smadhohet dhe sërish do t'i akuzojë se tepër shumë kërkojnë prej tij, se nuk e kuptojnë etj. Çka rrjedh prej kësaj? Prej kësaj del një prej rreziqeve më të mëdha për pjekurinë e fundit të adoleshentit, e ajo shfaqet në atë që adoleshenti bëhet i paaftë ose nuk i mundësohet që në çfarëdo mënyre ta shpreh atë luftë për pavarësi. Duhet mbajtur për shenjë për alarm në qoftëse ndonjë adoleshent nuk tregon ndaj prindërve të vet asnjë shenjë të "rebelimit", luftës për pavarësi. (Krah. I. M. JOSSELYN, L'adolescente e il suo mondo, Firenze, Guinti Berbera, 1964, f. 64)
Mendoj se tashmë po e parandjejmë komponenten elementare të dashurisë së prindërve që kërkohet në këtë periudhë. Kjo është të marrurit vesh (të kuptuarit). Nuk është secili rebelim (pakënaqësie) e adoleshentit shenjë e pandershmërisë ndaj prindërve. Dhe nuk do të thotë se prindërit duhet të lëshojnë pe në gjithçka. Të rinjtë në të vërtetë eksperimentojnë, dëshirojnë të shohin ku janë kufijt, deri ku mund të shkohet. Prandaj ësthë e nevojshme që prindërit t'i kenë disa parime të forta (në të cilat edhe vetë besojnë se i mbajnë - kjo nënkuptohet në vete), jo për arsye që ti'a "ngarkojë" adoleshentit, por që ky drejtëpërdrejtë të mund t'i mësojë, gjegjësisht t'i kuptojë çfarë vlere kanë këto parime në jetën e njeriut të rritur.
Në vend të përfundimit
Kemi menduar vetëm për disa momente kritike në rrjedhën e zhvillimit psikik dhe më atë rast kemi tentuar t'i vërejmë disa sinjale që prindërve ua tërhjekin vëmendjen për një nevojë më të fortë për përvojën e dashurisë së fëmijës, përkatësisht të adoleshentit. Kjo që e thamë këtu mbi ato momentet kritike, që personin e bëjnë veçanërisht me ndjenja për dashuri, përkatësisht kanë domethënie të një kthimdrejtimi në zhvillimin e ardhshëm të aftësisë për dashuri, sigurisht nuk është as prej së largu e tëra që mund dhe duhet të thuhet mbi këtë temë. Mirëpo nuk është edhe më së e rëndësishmja që ta njohim çdo detaj, por t'i vërejmë disa qëndrime elementare, disa vendimmarrje bazore mbi të cilat shpesh harrojmë të mendojmë. Me vetëdije jam munduar ta vë në dukje, për arsye didaktike ndoshta pak edhe ta theksojë tepër, dy të vërteta të tilla bazore:
1. Prindërit le të mos mbajnë të kuptueshme vetvetiu se i duan urtësisht dhe me të vërtetë fëmijët e vet, por le të jenë kritikë ndaj ndjenjave të veta. Mendoj se këtë mund ta përhapim në secilin njeri, në çdo marrëdhënie ndërnjerëzore.
2. Psika (shpirti) i ka ligjshmëritë e veta imanente dhe mekanizmat kontrolluese. Nëse ato nderohen, zhvillimi do të shkojë në drejtim të mirë, kurse dështime të shumta edukative automatikisht do të korrigjohen. Kjo është bazë e optimizmit të psikologjisë, kurse në vështirësitë edukative trimëri për prindër.
Materiale nga: shtublla.net (Nga libri Svijet Mladih - psikoloske studije, FTI Zagreb 1988, f. 68-82, i tërë libri është përkthyer në gjuhën shqipe nga Shtjefen Dodes, Fatmir Pera dhe Albert Ramaj)
Pergatiti per shtyp Flori Bruqi
Subscribe to:
Posts (Atom)
Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)
Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...