Nga Shpresa
Gjergji (Fundo)
TË NJOHËSH VETVETEN...dhe “PERSONAZHET” E TU!
NJE ANALIZE QE NGRE PESHE SHPIRTIN E AUTORIT!
Të njohësh vetveten është çudi e madhe dhe një lodhje
raskapitëse që nuk të shqitet nga ajri e që të merr frymën cdo cast! Vështirësia qëndron tek
çengeli i ndërgjges se sa je i shëndetshëm, në se e ke pyetur veten se sa
peshon dhe kush je?!
Kam dashur të shkruaj, të përballem me një refleksion
rreth marrëdhenieve me “Personazhet” e
poezisë të krijuesit Arqile Gjata, sidomos duke u përqëndruar tek
vëllimi i tij i fundit poetik “Lumenjtë janë të vjetër”!
Pikërisht këtu merr krah zanafilla e këtij shkrimi. Si
autor i poezisë, Gjata i përkushtohet diskursit të fjalës së shpirtit, i del
vetë, sikur fjala ti burronte e të mos i shterte kurrë, sic janë lumenjtë e
poezisë së tij.Pasi i kam lexuar dhe rilexuar poezitë e tij, vë re se, që nga
titulli godasin bukur lexuesin, e tërheqin, e përlotin, mbeten gjatë me brengën
dhe gëzimet.
Unë nuk jam specialiste në
fushën e kritikës letrare, por e dua shumë poezinë. Para pak ...lexova nga
Profesor Vangjush Ziko, ku shprehet se poezia e Gjatës, ‘’krijimtaria e tij poetike ka
shkuar drejt rritjes dhe konsolidimit të verbit t poetik’’ të cilën ai e zbulon me pozitivitet nëpërmjet një analizë
të detajuar, që sinqerisht më bëri mua të ndalem sot me shumë seriozitet, për të
treguar vlerat e shumta të poezisë së tij unike.
Në
krijimtarinë e tij, poeti Arqile Gjata zotron aq natyrshëm vargun e lirë, të cilin mendoj se e ka përzgjedhur
për shumë arsye. Risjell në kujtesën
time dhe po i ripërsërisë disa të vërteta që u ndesha, pasi i lexova dhe i
rilexova disa herë nga Profesor Vangjush Ziko, që vërtetë më kane shkundur!
I
madhi Prof. Ziko rrëfen jo vetëm që gjen një shumëllojshmëri të tematikës në
poetikën e Gjatës, por vë theksin se ‘’tematika shoqërore paraprihet nga tema
patriotike, dashuria për vendlindjen,
tema shoqërore lirika
intime vërtitet rreth kujtimeve dhe çasteve konkrete ,... kudo ndjehet fryma
lirike dhe meditative, janë aktuale;dhe ajo filozofike prek probleme të ekzistencës,
të jetës dh të vdekjes; çaste, detaje
të jetës, kujtime të zbuluara dhe zbërthyera në prizmin e përjetimit lirik’’.
Nuk është
aspak gabim të themi me gojën plot se Gjata është një poet lirik ku lirizmi i
poezise së tij ka një ’’vel romantik, në kuptimin më të mirë të fjalës dhe një
sharm përrallor, i përshkuar nga një ngazëllim i brendshëm i cili çdo gjë e
jep
nëpërmjet nje gëzimi dhe mallëngjimi optimist’’.
***
Personazhet tek ‘’Lumenjtë janë të vjetër’’
flasin,dashurojnë,ëndërojnë shumë madje,janë real hera herës, por edhe
abstrakt. Brenda botës shpirtërore të njeriut gjen atë të imagjinuarën e cila
godet veset e shoqërise, madje ka edhe pak revoltë, do ta quaja, kur thote:’’Ne
jemi të gjithë zota, zjarrin duam të ndezim’’, tek poezia ‘’NJE TJETER ZOT DO
PIKTUROJME’’, ose tek poezia ‘’KOHA ECEN’’, vargu i tij gjëmon:’’Ejani...t’ja
ndërtojmë muzeun’’, etj.
“Personazhet” e Gjatës dallohen për
mendimet dhe filozofinë që shprehin, pa pretenduar se i ka thënë në mënyrë perfekte,
të kulluara mendimet e tij, përgjatë rrjedhës së vargjeve, por që në fakt janë
të thellë si në perceptim ashtu edhe në se i sheh ato në lëvizje të pandalshme,
shprehin vërtet në një lloj dimensioni që të bëjnë të mendohesh e të thellohesh
në gjykimin ndaj tyre.
Duke u shprehur kështu kërkoj të them se
ka njëfare ‘’egoizmi’’ dhe unë
“egoizmin” e tij e dua. Një dukuri, një simpati e pastër që unë kam si lexuese,ku
finesa e poezisë të bënë ta duash “egoizmin”e tij poetik.
...Duke qënë se poezia moderne të
lë shumë hapsirë, teren sportiv që të luash me fjalën, me mendimet, me figurat
letrare, si rrjedhoj “Personazhet” e autorit(A.GJ) janë shumë emocionale.Ato
kanë dëshira, teka, passione e komoditet
në çdo varg për të medituar, ëndëruar,
grinden me heshtjen dhe vënë në shërbim të tyre natyrën në çdo stinë të
saj!
Stina
e luleve për “Persanazhet” e tij është një botë e mbushur me ‘’ar të pastër 24 karatsh’’
në vargjet që ai ka shkruar!
Të gjithë “Personazhet”,shfaqen, përshkohen, ushqehen me ajrin e frymëzimit. Dhe
pikërisht është kjo që unë nderoj dhe vlerësoj, MUZA e tij poetike, frymëzimi i
autorit si ajo lulja kur cel, gjithë nur e aromë,kjo pra është ajo vecanti që e
bënë kaq të lexuar e të vlerësuar këtë autor.
Aq të zotë janë “Personazhet” e poezive të
Gjatës…,sa ato janë zhytur thellë në botën e pikëpyetjeve dhe pse e shijojnë më
së mirë fshehtësine e kësaj bote, edhe pse nuk munden ti prekin
ato(pikëpyetjet), e as t’u afrohen, edhe pse ato janë interesante. Por për cudinë time, ato jetojnë
kudo,nëpër enigma, ose atje ku bukuria u pëlqen syve dhe butësia të magjeps
shpirtin. Ato jetojnë ku ka ‘’festa’’…’’nëpër dritëmuret e qyteteve’’…ose, ose
në shtëpinë e të ‘’çmendurve’’ dhe padyshim janë pjesë e realitetit njerëzor.
“Personazhe”
që janë sa projektues,aq edhe të ankthshëm, sa mediokër edhe të urtë, sa
pasionantë edhe të lodhur e apatik,calë-calë e dembel, pasi ato ecin me qere në
një botë me tym, gjithe labirinthe.Ky është kontrasti i kohës që jetojmë sot...
Nëse do të vazhdoja akoma sdo të
rreshtja së thëni se “Personazhet” e vëllimit poetik janë edhe shumë ‘’kokëkrisur’’, sa që kanë dalë nga reshtat
simetrike të traditës, ata kanë hapin e mendimit, forcën e figuracioneve,
elegancën e fjalës së qëmtuar, ngjyrime dhe nuanca të dukshme e të padukshme,
kanë brenda gufimin e fshehtë të detërave
dhe gjithë absurditetin e ‘’qyteteve
sferike’’.
Personazhet e“Lumnjtë janë të vjetër”, nuk
janë prej guri. Kështu, ato thyhen para së bukurës dhe patjetër janë edhe të
vjetër, rrjedhin sëbashku me lumin dhe jetën absurde! Kanë dhimbje…’’janë të
pangrëne, era i shkund, si gjethe këputen…e një këngë shiu për ta vajton’’!
Më duhet ta pranoj, ato janë edhe shumë
të bukur, elegant dhe fisnik, shprehës dhe frymëzues!
“Personazhet e poezive “Ne, nuk ikëm...” dhe “Dua
të t’kujtoj” me japin
mundësinë të kuptojmë se tashmë ato
…kanë një hapsirë më të gjerë, kanë arritur të kapin sensin e komunikimit
kulturor mes vargut. Një sens që arrihet nga dihama e saj metaforike, tërë
arkitektura poetike, logjika, gjuha dhe figurativiteti. Keto personazhe e gjejnë forcën mes diskursit që paraqitet në
lidhjen e tyre të komunikimit gjuhësor me anë të shqisave. Ato janë të lidhura
me arsyen e këtyre lëvizjeve dhe kuptimësia e tyre qartësohet që në leximin e parë”, vlerëson me fjalën e tij, Dr.Fatmir Terziu!
‘’Personazhet’’ e bëjnë transparencën në
praninë e tyre, gjë që tregon personalitetin letrar, ne harmonizim me mendimet
që përvidhen nëpër damarët e gjakut, ndonëse metaforat nuk shërbejnë vetëm si
forma artistike mbretëruese, por e kanë mprehtësine e mjaftueshme sa të drejtojnë
lexuesin te objektivi, ku padyshim,
fshihet mesazhi autorial.Ai mesazh vjen si një mendim i posacëm, largëpërcues,
dritëdjellës dhe në pikëtakim me realitetin të ngulit perceptimin e dickaje të
brendëshme në shpërthim, të përcueshmërisë
së atij mendimi jashtë kontureve të personales’’
shprehet Profesoreshe, Zejnepe Rexhepi.
...”Personazhet” e poetit Gjata
prej vitesh kanë folur mjaft qart dhe
vijne kështu:
“Poetët e harlisur
brigjeve të fjalës,
dhëndurë të poezisë syshkruar,
mos ma prishni buzëqeshjen e
varrit të nënës.
Nga cepat e vargjeve rrëshqasin
lot dhe shpresë,
Jo copra litari për fjalën e
lirë...!”
Këto vargje janë shkëputur nga vëllimi poetik
“Gratë e poetëve” 2009 i autorit A.Gjata.
Diku, kam lexuar:
“Poezia është krijimtari ritmike
e së bukurës në fjalë’’. Dhe gjithë sa thashë më sipër e kryen këtë mision të
fjalës dhe shpirtit me shpirtdhimbjen e poezive post modernistë bashkëkohore ku
poeti Gjata e gjen veten denjësisht!
Tetor 2014