2014-10-12

NaimMaloku: Zgjedhje ose qeveri teknike

Naim Maloku ka thënë se zgjidhja e ngërçit politik nuk ka tjetër zgjidhje përveç zgjedhjeve ose krijimit të një qeverie teknike deri në prill të vitit 2016 kur edhe i skadon mandati presidentes.
“Mendoj se zgjidhja e kësaj bllokade nuk ka tjetër zgjidhje përveç zgjedhjeve ose në një qeveri teknike deri në prill të vitit 2016 kur edhe i skadon mandati presidentes që pastaj të futet edhe kjo pozitë në kalkulimet e koalicioneve parazgjedhore ose paszgjedhore. Ose një Qeveri teknike, ku Thaçi, Haradinaj e Mustafa pranojnë të jenë vetëm deputetë për të shkuar në zgjedhjeve në prill të vitit 2016. Ose zgjedhje tash përmes shpërndarjes së Kuvendit. Mendoj se AAK-ja në zgjedhjet e ardhshme duhet të jetë patjetër në një koalicion parazgjedhor. Në krejt këtë bllokadë politike katërmujore është se skena politike e Kosovës është avancuar sepse më nuk do të kemi parti veç e veç, por do të kemi koalicion e parazgjedhore që është një e mirë e madhe edhe për elektoratin se për cilin bllok do të votojë. Kjo do t’i ndihmojë edhe stabilitetit të institucioneve të ardhshme”, ka thënë Maloku në një intervistë për “Express”.
Ish-nënkryetari i AAK-së, Naim Maloku, ka thënë se nuk ka mundësi të ketë ridizajnim të marrëveshjes LDK-AAK-Nisma. Sipas tij, Ramush Haradinaj më përpara shkon në opozitë se sa e lëshon pozitën e kryeministrit. “Deri më tash dy liderë kanë mbetur në Kosovë që nuk e kanë mashtruar elektoratin. Pra, është Hashim Thaçi, i cili nuk ka hequr dorë nga pozita e Kryeministrit i i nomunuar edhe nga PDK-ja gjatë fushatës zgjedhore. Edhe, lideri tjetër që e ka mbajtur fjalën është Ramush Haradinaj,i cili gjatë fushatës ka premtuar se do të bëhet Kryeministër. Ramushi nuk heq dorë nga pozita e Kryeministrit. Ai më përpara shkon në opozitë se sa e zhgënjen elektoratin dhe del para tyre dhe thotë se nuk do të jetë Kryeministër. Kjo e bën të pamundshëm ridizajnimin e marrëveshjes së Bllokut”, ka thënë Maloku. 

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...