Prof.dr. Eshref
Ymeri
Pas botimit në internet të shkrimit tim
me titull “Ben Blushi në gjurmët e
bizantinit Phrantes”, vjen menjëherë reagimi i Balkan Autor-it, i cili, në rubrikën “Komente” të organit “Fjala e
Lirë”, më sulmon si më poshtë. Tekstin e sulmit të tij po e riprodhoj me
pikë e me presje:
I “nderuar” Prof.dr. Eshref Ymeri, si mund te shkruash per
nje autor dhe letersine e tij pa e lexuar? Si mund te mbeshtetesh mbi pandehme
e fakte te paqena me ato grada qe ke krah emrit? Ku ka ne kete bote analiza dhe
analiste shterues? Pse duhet paargjykuar Ben Blushi si shkrimtar? Apo se u
shpall nga juria e vleresimt si shkrimtar evropian? Po kot flasim se ju kedo qe
te qe shpalluar njesoj do te paragjykonit”.
Së pari, Balkan Autor-i, duke qenë i fushës së letrave, duhet
të kulturohet nga ana gjuhësore. Shqipja jonë e bekuar ka 36 shkronja, jo 35,
siç i pëlqen Balkan Autor-it. Me sa
duket, shkronjën ëky Balkan Autor-ie paska flakur nga
alfabeti i shqipes.
Së dyti, si
i fushës së letrave qëështë, Balkan
Autor-it nuk i ka hije, për të mos thënë qëështë e turpshme, t’i shkruaj
fjalët me gabime drejtshkrimore trashanike, siç është rasti i fjalës paargjykuar, që duhet shkruar paragjykuar, dhe i fjalës shpalluar që duhet shkruar shpallur.Me sa duket, nga zelli i
tepruar për të më sulmuar mua sa më shpejt që të ishte e mundur, Balkan Autor-i, duke mos pasur respekt
për publikun, nuk e ka quajtur të nevojshme ta lexonte tekstin para se ta niste
për në faqen e internetit.
Së treti, Balkan Autor-iharron
qëi-ja
është nyje e përparme e mbiemrit“i
nderuar”, që është,pra, mbiemër i nyjshëm dhe kur i drejtohesh dikujt me dëshirën
për ta fyer apo për ta ironizuar, ai duhet futur në thonjëza i tërë. Prandaj Balkan Autor-i, duke m’u drejtuar muame
ironi apo për të më fyer, ka vepruar gabim qëi-nëe ka lënë jashtë thonjëzave. Kjo dëshmon përsëri se Balkan Autor-i e ka të gjymtë kulturën
gjuhësore.
Së katërti, zoti
Kastriot Myftaraj analizën e librit të Ben Blushit “Hëna e Shqipërisë” e ka bërë në mënyrë shteruese. Ai ka folur me
gjuhën e fakteve, me citime konkrete nga faqet e librit dhe Ben Blushin e ka mbërthyer
me shpatulla pas murit. Por deri tani, në faqet e internetit, unë s’kam parë të
botuar ndonjë reagim të Ben Blushit kundër
zotit Kastriot Myftaraj. Po ashtu, edhe Balkan
Autor-i, deri tani, në faqet e internetit s’është bërë i gjallë për të dalë
në mbrojtje të Ben Blushit dhe për t’iu kundërvënë zotit Kastriot Myftaraj.
Së pesti, nga
analiza mjaft autoritare e zotit Kastriot Myftaraj, dilnin në spikamë dy çështje
të mprehta: e para: Ben Blushi është kundër
ribashkimit të Kosovës me Shqipërinë; e dyta: Shqipëria, sipas Ben Blushit, do
të zhduket pas 200 vjetësh.Përfundimi i parë i Blushit i vjen shumë në osh
Evropës, e cila, në bashkëpunim të ngushtë me shovinizmin rusomadh, për
interesat e grekosllavizmit, na copëtoi trojet tona etnike. Me këtë përfundim që
nxjerr Blushi, mbron interesat e shovinizmit serbomadh dhe të kishës shoviniste
serbe, e cila, me gojën e fashistit me veladon me emrin Irinej, ka deklaruar
botërisht se Serbia do të kthehet në Kosovë, qoftë edhe pas 2 mijë vjetësh.
Blushi nuk mund të nxjerrë përfundim tjetër se në dejet e tij rrjedh gjak serb,
se gjyshi i tij ia ka thënë troç Miladin Popoviçit se cila ishte prejardhja e
tij (e gjyshit të Ben Blushit):“nga një familje e Stara Serbisë të Despotatit të Elbasanit”.
Çuditërisht, Balkan
Autor-i, në sulmin që ndërmerr kundër meje, eanashkalon këtë përfundim të
Ben Blushit që zoti Kastriot Myftaraj e ka analizuar hollësisht dhe që unë u
ndala posaçërisht në artikullin tim. Me sa duket, Balkan Autor-ii bën fresk me servilizëm Ben Blushit dhe e radhit
veten në përkrahje të të gjithë antishqiptarëve që janë kundër ribashkimit të
Kosovës me Shqipërinë. Pra, duke zënë një pozicion antikombëtar,Balkan Autor-içon ujë në mullirin e
boshtit shovinist Beograd-Moskë-Athinë
që është kundër ribashkimit të trojeve etnike shqiptare.
Gjate
verës dhe vjeshtës së vitit 1999 kam qenë katër herë me shërbim në Kosovë, si
përkthyes. Tri herë kam shoqëruar grupe gazetarësh ukrainas dhe një herë një
grup gazetarësh rusë. Nga takimet e shumta që ata patën me qytetarë të thjeshtë
të Kosovës, që nga fshati Çabër i Mitrovicës e deri në fshatin Grejkoc të
Prizrenit, nga Kaçaniku e deri në Pejë, rezultoi një tjetër mendim, i
përkundërt tani me atë të Ben Blushit. Pyetjes së gazetarëve se si e shikonin
ata, si qytetarë të thjeshtë, perspektivën e Kosovës, të gjithë i përgjigjeshin
njëlloj: të pavarur dhe të ribashkuar me Shqipërinë. Është tjetër punë nëse Ben
Blushi, në kafenetë e Prishtinës, është takuar me njerëz të kallëpit të
Nexhmedin Spahiut, të Migjen Kelmendit etj. të cilët kanë bukën e Kosovës, por
bëjnë duanë e Serbisë.
Balkan Autor-i anashkalon qëllimisht edhe përfundimin e dytë të Ben
Blushit, sipas të cilit Shqipëria do të
zhduket pas 200 vjetësh. Rrjedhimisht del vetvetiu edhe përfundimi i nënkuptueshëm
se do të zhduket edhe gjuha shqipe. Ben Blushi dhe servili i pështirë i tij Balkan Autor-i kot rreken t’u mbushin
mendjen njerëzve se një gjë e tillë ka për të ndodhur me të vërtetë. Mbi etninë
shqiptare, që prej antikitetit dhe deri në fundin e shek. XX janë dyndur dallgët
e 27 pushtimeve barbare, por ajo ka arritur të mbijetojë. Sepse forca e
mbijetesës së saj është e jashtëzakonshme. Etnia shqiptare nuk mund të zhduket
kurrën e kurrës se është e pazhdukshme gjuha shqipe qëështë gjuhë hyjnore,
gjuha e ilirëve, të cilët,siç thotë natyralisti i famshëm romak Plini Plaku (23-79), kanë krijuar të parin alfabet dhe romakët shkrimin e morën
prej tyre.
Etnia
shqiptare nuk do të zhduket kurrë dhe nuk dëshiron as zhdukjen e etnive fqinje,
por me kusht që çdo etni të jetojë në trojet e veta etnike, në kuadrin e një
shteti mbarëkombëtar.
Në fund dëshiroj
të theksoj se zeja e mercenarit është mjaft fitimprurëse, se mercenar mund të bëhesh
kollaj. Kurse zeja e atdhetarit, e njeriut me dinjitet të lartë kombëtar,është
shumë e vështirë për t’u ushtruar. Është në dorën e gjithsecilit të vendosë se
cilën zeje duhet të zgjedhë. Kjo varet nga edukata që ka marrë gjithsekush në
familjen e vet, e cila është kudhra e parë e formimit të personalitetit të
njeriut.Një aforizëm i kohëve të kahershme thotë:
“Mercenarët nuk vdesin, ata zbresin në skëterrë për t’u
rigrupuar”.
Santa Barbara, Kaliforni
12 tetor 2014
No comments:
Post a Comment