Edhe pse në të njëjtin ditë në Tiranë, Ahmeti i Tetovës dhe Ahmeti i Prishtinës kanë mendime krejt të kundërta për vizitën e pritëshme të kryeministrit shqiptar Edi Rama në Beograd. Kreu i BDI në Maqedoni Ali Ahmeti e sheh në këndvështrimin e faljes udhëtimin e Ramës në Serbi.
“S’kemi rrugë tjetër duhet të pajtohemi. Pajtohet Gjermania, Franca me 14 mijë fëmijë të vrarë. Ne duhet të falim, sepse ne jemi ata që kemi pësuar. Po çdo hakmarrje do të na siguronte ne një ditë më të mirë?”, tha Ahmeti.
Batuta e tij në takimin me Ilir Metën sigurisht që zgjoi kureshtje. Çfarë nëne është për bijtë në rajon Tirana zyrtare? Shpjegimi i Ahmetit është simbolik por me shumë domëthënie.
“Nëna sido që të jetë, me shëndet, e dobët përsëri ngelet nënë dhe nga më të mirat, pavarësisht shëndetit. Po flas në mënyrë simbolike, djemëve dhe vajzave nuk duhet tu rritet mendja se mund të jenë më të mënçur se nëna. Me qinda dhe mijëra luftëtarë kanë ngrënë bukë dhe janë përgatitur dhe kanë shkuar në beteja dhe nuk janë kthyer më te nënat dhe nëna dhe dhimbje për këtë. Këto bëma të mëdha si në legjenda, por që janë të vërteta ne nuk do t’i harrojmë.”
Në kryqëndart e trojeve shqiptarët nuk po e gjëjnë dot rehatinë e bashkëpunimit e madje shpesh herë mes tyre ndeshen me grushta. Njeriu i luftës Ali Ahmeti e ka përgjigjen shumë të qetë.
“Ne kemi kërkuar pluralizmin, kemi kërkuar demokracinë si vlerat shumë të mëdha të njerëzimit, sepse nuk ka ndonjë filozofi tjetër, të përpunuar siç është përpunuar filozofia e demokracisë dhe kjo duhet të respektohet, dhe tani në këto veprimtari sigurisht që ka debate, ka hidhërime, ka revolta, por këtë e kemi kërkuar; fjalën e lirë, debatin e lirë dhe në debat të lirë nuk duhet të bëhesh nevrik sepse nuk ta pranojnë që është e vërtetë. Ti ke krijuar bindjen tënde për një të vërtetë, por për mua ajo e vërtetë nuk është e vërteta më e mirë, sepse ajo që them unë është më e mirë dhe më e lartë.”
Sa i përket Kosovës lideri i shqiptarëve në Maqedoni nuk shqetësohet shumë, megjithë turbullirat që ka sjellë kushtetuta se kush mund të bëjë qeverinë. Në rast se nuk merren dot vesh si burrat, atëherë kosovarët të shkojnë në zgjedhje.
No comments:
Post a Comment