Shqiptarët që ushtrojnë biznes brenda territorit të republikës së Serbsië janë vënë në shënjestër të dhunës barabare të huliganëve.
Dy të rinj janë rrahur nga 15 serbë një ditë më parë ndërsa gjatë 48 orëve të fundit janë djegur dyqane, furra buke, fast food si hakmarje për një banderolë kuq e zi që u ngrit mbi stadiumin “Partizani” të Beogradit.
Ekstremistët serbë kanë kryer disa sulme ndaj bizneseve të shqiptarëve në Serbi, në qytetin Novi Sad, raporton agjencia serbe B92.
Sulmet kanë ndodhur pas ndeshjes e cila është zhvilluar të martën mbrëma në Beograd. Takimi nuk ka arritur të përfundojë për shkak të incidenteve në fushë.
Agjencia e lajmeve raproton se në qytetin e dytë më të madh në Serbi, katër restorante ‘fast-food’ janë sulmuar midis së enjtes dhe të premtes.
Po ashtu raportohet se një grup i personave të maskuar ka kërcënuar dhe abuzuar verbalisht një punëtore në këto restorane.
Pas këtyre ngjarjeve Policia ka arrestuar një person si të dyshuar për sulme ndaj bizneseve shqiptare në Serbi. Zyrtarë të të policisë serbe kanë theksuar se po punohet edhe për kapjen e të dyshuarve të tjerë të përfshirë në këto sulme.
Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme Aleksandër Nikoliç tha sot se Serbia nuk do të tolerojë përhapjen e urrejtjes fetare dhe etnike, dhe se të gjithë ata që bëjnë këto akte do të ndëshkohen rëndë.
Sulme ndaj bizneseve shqiptare ka pasur edhe në Beograd.
Për këtë ka reaguar dhe ministria jonë e Jashtme duke kërkuar që të ndalen aktet e dhunës.
Nën një reagim, diplomacia shqiptare thekson se aktet vandale kundër shqiptareve në Sombor, Stara Pazova, Novi Sad dhe rajone të tjera janë vazhdim dhe shprehje e një fushate të qëllimshme antishqiptare.
Gjithashtu ministrja e Jashtme i ka kërkuar autoriteteve zyrtare të Serbisë që të marrin masa të menjëhershme për ndalimin e akteve të tilla kriminale kundër shqiptarëve në Serbi dhe garantimin e qetësisë dhe sigurisë së jetës, sipërmarrjes dhe pronave të tyre. Vënia para përgjegjësisë e autorëve të akteve të tilla të dënueshme është kërkesë e gatishmërisë dhe vullnetit real për bashkëpunim mes dy shteteve- thuahet në reagim.
No comments:
Post a Comment