2014-10-12

Ahmet Sallova“Deri më tani janë pastruar mbi 48 milionë metra katrorë si dhe janë gjetur dhe demoluar mbi 86 mijë mina dhe mjete të ndryshme eksplozive.


Lufta ka ikur. Por, 15 vjet pas saj gjurmët ende janë të pranishme. Shumë zona në Kosovë vazhdojnë të jenë të rrezikuara nga minat e pashpërthyera. Mbi 100 persona kanë humbur jetën ndërsa rreth 500 të tjerë kanë marrë lëndime trupore si pasojë e eksplodimit të minave. Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po vazhdon me operacione për pastrimin e terreneve që dyshohet se janë ende të minuara.
Njësiti për çminim i kësaj force vetëm gjatë vitit 2013-2014 ka arritur të pastroi 385 mijë metra katror të tokës së dyshimtë. Ahmet Sallova, shef i Qendrës Koordinuese për Çminim në FSK, ka thënë për gazetën Tribuna se gjatë kësaj periudhe janë demoluar 668 mjete të ndryshme eksplozive.Ndërsa që nga fillimi i punës së njësitit për çminim e deri me tani janë pastruar me miliona metra katror si dhe janë demoluar mbi 80 mijë mina dhe mjete të ndryshme eksploduese.
“Deri më tani janë pastruar mbi 48 milionë metra katrorë si dhe janë gjetur dhe demoluar mbi 86 mijë mina dhe mjete të ndryshme eksplozive. Me gjithë progresin e arritur ende ne kemi zona që janë të afektuar prej minave dhe mjeteve të ndryshme eksplozive si dhe nevojitet një kohë e gjatë për pastrimin e të gjitha minave, duke marrë parasysh se njësitë e FSK-së, edhe gjatë operacioneve të tanishme hasim në mjete të ndryshme eksplozive që nga lufta e dytë botërore. Kështu që mund të merrni me mend se sa kohë nevojitet për pastrimin”, ka thënë ai.

No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...