2014-10-12

Ambasadori Christopher HillI në librin e tij flet edhe për Kosovën



Ambasadori Christopher Hill ka botuar librin autobiografik, ku pashmangshëm një pjesë qendrore e saj bën fjalë për angazhimet e tij për dhe rreth Kosovës, që kapin një periudhë pothuajse një dekadë.
Ambasadori Christopher Hill, aktualisht dekan i Shkollës Josef Korbel të Studimeve Ndërkombëtare në Universitetin e Denverit, ish-ndërmjetësues amerikan në konferencën mbi Kosovën në Rambouillet të Francës, ka botuar një libër autobiografik në të cilin përshkruan jetën ‘në vijën e parë të diplomacisë amerikane’, ku pashmangshëm në një pjesë qendrore e saj bën fjalë për angazhimet e tij për dhe rreth Kosovës, që kapin një periudhë pothuajse një dekadë.
Diplomati Hill angazhimin e tij në Ballkan e nisë me përgatitjen e (ri)hapjes së Ambasadës Amerikane në Tiranë, për t’u emëruar më pas ambasador amerikan në Maqedoni, që atëbotë në vitet e 90-ta merrej drejtpërdrejt edhe me Kosovën, për të vazhduar si i dërguari i Washingtonit për çështjen e Kosovës dhe përfundimisht më vonë edhe ndërmjetësuesi amerikan në konferencën mbi Kosovën në Rambouillet,
konferencë që i hapi përfundimisht rrugën e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë.
Takimin e tij të parë me ushtarët e UÇK-së ambasadori Hill e përshkruan të ketë ndodhur në një postbllok në rrugën për në Kijevë, ‘fshatin më të rrezikshëm në Evropë,’ siç e kishte përshkruar ambasadori Richard Holbrooke, për të konstatuar që me 1998 se çfarëdolloj bisedimesh për të ardhmen e Kosovës duhej të përfshinin në ekipin e gjerë negociator kosovar ‘edhe djelmoshat me armë.’
Në ‘shuttle’ diplomacinë e tij ambasadori Hill flet për gjendjen dhe përditësimet e dokumenteve negociuese që media do t’i emërtonte si ‘Plani Hill,” në të cilat punonin juristët e Departmentit të Shtetit, dokumente që i ofroheshin palës serbe dhe asaj shqiptare e që vazhdimisht i rrisnin të drejtat e shqiptarëve dhe të Kosovës.
“Palët erdhën në Rambouillet më 6 shkurt... ndërsa Hobroooke deklaronte në Herald Tribune se bisedimet kishin një shans 50-50 për sukses”, shkruan Hill. I thash, e di ku e bazon mossuksesin, po ku po e bazon 50 përqindëshin e suksesit? Sapo filluam (konferencën) e pash një shans për sukses, e ajo që na duhej ishte ‘pranimi i dokumentit nga shqiptarët dhe refuzimi nga serbët.’ Kështu edhe ndodhi dhe më në fund Aleanca Ushtarake Perëndimore e NATO-së do të fillonte sulmet 78 ditëshe që përfundimisht larguan forcat serbe dhe vendosën administrimin e përkohshëm ndërkombëtar në Kosovë

No comments:

Post a Comment

Zyra e luleve në Kryeministri të Shqipërisë është zyrë mbledhjesh të banditëve më Kryebanditin Edvin Kristaq Rama

  Search inside image Një ditë më parë gazeta “SOT” zbuloi disa episode nga intervista shpërthyese e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, e c...