2014-10-12

Karrigia e padukshme që mund ta vishni



Është si një karrige që nuk ndodhet aty, por në mënyrë magjike shfaqet kurdo që keni nevojë. Quhet karrigia pa karrige dhe e vesh në këmbë si një ekzoskelet. Kur nuk është e aktivizuar mundeni të ecni normalisht ose edhe të vraponi. Dhe më pas me prekjen e një butoni, aktivizohet në vend dhe ju mund të uleni. Si një karrige por që tani është aty.
Ideja erdhi nga dëshira për tu ulur kudo dhe kurdo dhe nga puna në një fabrike paketimesh në mbretërinë e bashkuar kur unë isha 17 vjeç, shprehet Keith Gunura, 29 vjeçari që është drejtues dhe themelues i NOOEE, iniciatorja e këtij projekti që është e bazuar në Zurich. Qëndrimi për orë të tëra dhe tension shkakton shumë stres në pjesën e poshtme të gjymtyreve, por shumë punëtorë kanë shumë pak pushime dhe karriget nuk jepen shpesh, sepse zënë shumë vend. Kështu që mendova se ideja më e mirë është të lidhim një karrige që nuk pengon me veten time.
Pajisja kurrë nuk prek tokën, çka e bën akoma edhe më të lehtë për tu veshur. Një rrip e siguron me belin dhe ka lidhëse që mundësojnë lidhjen me vithet. Një kllape angazhon dhe mbështet peshën e trupit, që drejtohet drejt thembrave të këmbëve. Këto janë pjesë të mekanizmit të cilat janë të dizenjuara në mënyrë speciale, por një version tjetër funksionon me çdo veshje dhe prek tokën vetëm kur je në pozicion të palevizshëm. Përdoruesi thjesht lëviz në pozën e dëshiruar dhe më pas aktivizon pajisjen, e cila funksionon për rreth 24 orë me një bateri 6 volt.
140811141029-chairless-chair-12-horizontal-gallery
Përveç se lejon pushimin e muskujve të këmbëve, gjithashtu mundëson edhe një posturë optimale, shton një drejtues tjetër dhe bashkë themelues i NOOEE. Mundëson mbajtjen e shpinës drejt dhe mund të reduktojë pozicionet që janë të dëmshme për shëndetin, si për punëtorët ashtu edhe për personat që kanë dëmtuar muskujt.
Sammy Margo, një fizioterapist, i thotë CNN, si fizioterapist në një mënyrë aktive inkurajojmë njerëzit që të lëvizin gjatë ditës. Kjo pajisje duket si një kompromis i mirë në faktin e thjeshtë që lejon përdoruesin të lëvizë ashtu sikurse të ulet kur ka dëshirë. Unë nuk do të inkurajojë përdorimin e saj për qëndrime të gjata në kohe, megjithse është e përshtatshme për njerëz që kanë nevojë të alternojnë punët e tyre.
Karrigia pa karrige po tërheq interes dhe prodhimet e provës janë duke u bërë gati të fillojnë në Gjermani me BMË dhe me Audin më vonë gjatë këtij viti.
Teksa ulja gjatë gjithë ditës është shumë e dëmshme për jetën aq sa të shkurtojë jetëgjatësinë, nga ana tjetër qëndrimi në këmbë për të punuar është gjithashtu një problem tjetër. Sforcimi fizik, lëvizjet repetitive dhe postura e dobët mund të çojnë në atë që quhet çrregullim Muskoskeletal, gjë që është tani shkaktarja kryesore e sëmundjeve dhe dëmtimeve.
140811140300-chairless-chair-11-horizontal-gallery
Karrigia pa karrige përfaqëson përqasjen inovative ndaj këtij problem, i cili është aktualisht duke u adresuar më shumë përmes aspekteve ergonomike në vendin e punës. Megjithëse unik, ky produkt ka ngjashmëri me stolin e mjeljes zviceriane, një monopod i përdorur nga fermerët për të mjelë lopë, i cili daton që në fillim të shekullit 19. Ka lidhëse që sigurojnë përdoruesin dhe kërkon pak praktikë për tu përdorur për shkak të një burimi suporti. Më pas ky produkt u eklipsua si pasojë e hapjes në masë të salloneve të mjeljes.
Një kornizë me fibër alumini dhe karboni mban në përgjithësi edhe peshën e karriges pa karrige në vetëm 2 kilogramë, kështu që nuk bëhet barrë e përdoruesit me shumë peshë të tepërt dhe pengon shumë pak lëvizjen e këtij të fundit. Në të ardhmen mund të përshtatet për tu pajisur me motorrë të zgjuar të aftë për të kuptuar qëllimet e përdoruesit dhe për të ofruar posturën ideale pa patur nevojë për të shtypur ndonjë buton.
Kjo mund të hapë një rrugë të re për aplikimet e përditshmërisë, thotë Gunura. Imagjinoni sikur të kishin një nga këto teksa po udhëtoni në një tren që ka shumë pasagjerë. Do të lehtësonte udhëtimin tuaj. Por ne po mendojmë gjithashtu për njerëz të tjerë që mund të përdorin këtë produkt si përshembull fermerët që marrin frutat apo edhe kirurgë në dhomat e operacionit. Një karrige nuk do të ishte praktike, por karrigia pa karrige do të përshtatej shumë mirë.

No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...