2014-10-14

Urime dhe falënderime nga zemra për Kryeministrin Berisha


Nga Prof.dr.Eshref Ymeri


    (Me rastin e 70-vjetorit të lindjes)

   Sot, 15 tetori,është një ditë e shënuar për Kryeministrin Berisha dhe për familjen e tij. Ai feston 70-vjetorin e ditëlindjes, së bashku me njerëzit e familjes dhe miqtë e tij të dashur, të cilët e urojnë nga zemra të ketë shëndet, jetë të gjatë dhe aktivitet të dendur politik në radhët e formacionit politik “Partia Demokratike e Shqipërisë”, themelimi dhe funksionimi i së cilës gjatë këtyre gati 24 vjetëve ështëi lidhur pazgjidhshmërisht me emrin e tij, ashtu siç janë të lidhura edhe shumë suksese të vendit tonë gjatë kësaj periudhe të pluralizmit politik.

       Me emrin e Kryeministrit Berisha janë të lidhura ngjarje të shënuara të historisë së vendit tonë të këtyre viteve të demokracisë, siç kanë qenë pranimi i Shqipërisë në Këshillin e Evropës, nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, anëtarësimi në NATO, heqja e vizave dhe përgatitja e kushteve për marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian, të cilin Partia Socialiste e bllokoi për disa vite me radhë.

Kryeministri Berisha dhe qeveria e tij, me kujdesin më të madh, arritën ta anashkalonin krizën e rëndë ekonomike që pllakosi botën, deri edhe vende të zhvilluara perëndimore. Fakti që në vitin 2009, një vit pasi kriza ishte bërë mjaft e ndjeshme, deri edhe në vende fqinje, si Italia dhe Greqia, qeveria Berisha rriti në një mënyrë të ndjeshme rrogat dhe pensionet. Madje ajo vazhdoi t’i rritë ato edhe gjatë gjithë viteve në vazhdim. Kjo rritje nuk mund të mos dëshmonte për stabilitet ekonomik.
Përveç urimeve të përzemërta pë 70-vjetorin e ditëlindjes, Kryeministri Berisha meriton edhe falënderime të posaçme për kontributin e madh që dha për ndërtimin e infrastrukturës rrugore. 


Gjatë kohës që ndodhesha në atdhe që prej 15 majit që kaloi, më rastisi të udhëtoja nga Tirana deri në Ksamil për pushime. Zgjerimi i autostradës Plepa-Rrogozhinë, ndërtimi i autostradave Lushnjë-Fier dhe Levan Vlorë janë të nivelit evropian dhe amerikan, zgjerimi dhe asfaltimi mjaft cilësori superstradës së Bregut nga Palasa deri në Sarandëështë një mrekulli e vërtetë. 

Kur me time shoqe, Havanë, u kthyem nga Ksamili më 20 shtator dhe udhëtuam nga Gjirokastra, soditëm me shumë kënaqësi rrugën Memaliaj-Tepelenë. Autobusi, me të cilin udhëtonim, largësinë mes Tepelenës dhe Levanit e përshkoi për 57 minuta. Më datën 22 shtator, unë me Havanë dhe me baxhanakun tim me të shoqen, udhëtuam nga Tirana deri në Prishtinë. U nisëm nga Kamza në orën 07-30 dhe në orën 10-00 arritëm në Prishtinë. Rruga e Kombit dhe të gjitha rrugët e lartpërmendura, mbajnë vulën dhe emrin e Kryeministrit Berisha. 

Dy tunelet e Kalimashit, me një gjatësi prej 11,6 km, janë dëshmia më e pastër e artit të ndërtimit në Shqipëri nën kujdesin e drejtpërdrejtë të Kryeministrit Berisha. 

Rruga e Kombit, për mendimin tim, e meriton plotësisht të quhet “Rruga e Kombit Sali Berisha” dhe mes daljeve të tuneleve të Kalimashit të ngrihet një shtatore madhështore e tij. 

Foto: Raporti i Komisionit Europian per Shqiperine asnje fjale te vetme per hapjen e negociatave. Me Edvin Kristaq Ramen nuk ka integrim!! sb

E njëjta gjë duhet thënë edhe për dy tunelet e bukura të Elbasanit, të cilët, po nën kujdesin e pandërprerë të Kryeministrit Berisha, u ndërtuan me një mjeshtëri të rrallë nga ana inxhinierike dhe u vunë në punë në afate shumë të ngjeshura.

Jam i bindur që Kryeministri Berisha nuk do ta festojë ditëlindjen me salltanete të mëdha, duke organizuar bankete me menu të pasura dhe me qindra e qindra të ftuar, apo duke u rënë tamtameve nëpër vila luksoze bregdetare ose nëpër kështjella hijerënda. 

Foto: Gezuar Kurban Bajramin!

Te dashur miq, neser te gjithe muslimanet shqiptar festojne diten e bekuar te Kurban Bajramit. Me kete rast ju uroj nga zemra te gjithe besimtareve muslimane dhe te gjithe besimtareve te Zotit, shqiptaret kudo qe jane, gezuar Kurban Bajramin, shendet, mbaresi, fat dhe gezime per ju dhe familjet tuaja. Sonte le t'i lutemi Zotit te madh qe perpjekjet, sakrificat tona per Zotin, veten, familjen, vendin, te na i ktheje ne miresi dhe mbaresi tek te gjithe! Gezuar!! sb
Gjëra të tilla nuk janë në natyrën e Kryeministrit Berisha, i cili e di se cili është standardi i jetesës së mbarë popullit shqiptar.

Le të më lejohet edhe mua dhe familjes sime t’i urojmë nga zemra Kryeministrit Berisha dhe familjes së tij gëzuar ditëlindjen në këtë 70-vjetor jubilar, jetë të gjatë, humor, suksese në aktivitetin politik dhe begati shpirtërore.

Eshref Ymeri
Santa Barbara, Kaliforni
15 tetor 2014



No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...