Prof.dr. Eshref
Ymeri
Presidenti Putin,
dje, më 16 tetor, gjatë rrugës për në Milano, u ndal për një vizitë të shkurtër
në Beograd, ku mori pjesë në paradën e organizuar për nder të 70-vjetorit të
çlirimit të qytetit.
Në takimin dypalësh
të të dy presidentëve - Putin Nikoliç - u fol për miqësinë shumëshekullore të
popullit rus me popullin serb. Në atë takim nuk u lanë jashtë vëmendjes edhe ca
probleme të mprehta, si ai që lidhet me çështjen e Kosovës. Presidenti Tomislav
Nikoliç tha:
“Për ne sot gjëja më e rëndësishme është përkrahja që na
jepni ju për ruajtjen e tërësisëterritoriale dhe të pavarësisë së Serbisë,
sidomos për çështjen e Kosovës. Unë e di që ju i përmbaheni këtij parimi.
Serbia shikon te Rusia partnerin dhe bashkëluftëtarin e saj të madh. Dhe vendi
ynë nuk do të vërë në rrezik marrëdhëniet e veta të mira dhe të kahershme me
Rusinë…”.
Putini, në fjalën
gjegjëse, theksoi:
“Ju përmendët qëndrimin e Rusisë lidhur me Kosovën. Rusia
mban një qëndrim parimor. Ky qëndrim bazohet jo vetëm në miqësinë dhe në afrinë
tonë, por edhe në të drejtën dhe në drejtësinë ndërkombëtare. Ky është një qëndrim
parimor. Dhe si i tillë, ai nuk do të pësojë kurrfarë ndryshimi. Ne e kemi përkrahur
dhe do të vazhdojmë ta përkrahim Serbinë. Rusia nuk bën tregti me miqësinë…”.
Kosova po shkon
drejt vitit të shtatë të shpalljes së pavarësisë dhe deri tani është njohur nga
107 shtete, kurse presidenti serb shikon ëndrra në diell për punën e tërësisë
territoriale të Serbisë, përfshirë edhe Kosovën brenda saj! Dhe Putini,
president i një supershteti, ivjen pas avazit. Domosdo që u është ndryshkur
mendja që të dyve.
Santa Barbara,
Kaliforni
17 tetor 2014
No comments:
Post a Comment