Na është kërkuar miliona herë, dhe po aq herë nuk ia kemi dalë të japim një shpjegim përfundimtar, mbi arsyen përse kemi nevojë të flemë. Ndoshta është diçka që nuk e dimë?
Thuhet në fakt që një nga mendjet më gjeniale të historisë, Albert Einstein flinte vetëm dy orë për natë, megjithatë truri i tij ishte gjithmonë brilant dhe ka dhënë ashtu siç dimë të gjithë rezultate befasuese; me një kontribut për shkencën me të vërtetë pa precedente. Natyrisht në kushte normale gjumi është themelor, madje jetësor edhe përse pagjumësia është një patologji e vërtetë dhe në kohë të gjatë mund të sjelle edhe vdekjen. Në fakt ekziston një sëmundje e rrallë e quajtur: pagjumësi fatale familjare, kjo sëmundje e rrallë prek kompletin kromozomik të një individi, gje qe nuk te lejon te te zere gjumi e si pasoje te pushosh. proçesi që aktivizohet tek personi ndikuar nga kjo patologji e rrallë çon dalëngadalë në vdekje. Sigurisht shkenca nuk mund të spjegojë, me preçizion të plotë pse në disa individë pushimi është ndryshe nga të tjerët; megjithatë është sigurisht e vërtetë që të flesh bën mirë dhe përmirëson kushtet e ekzistencës tonë. Pa gjumin nuk mundet të ëndërrohet, pa ëndrra nuk mund të jetohet e ndoshta ky është misteri më i madh që gjumi sjell me vete…
No comments:
Post a Comment