2014-10-17

Vjedhjet me te bujshme te veprave te artit

paintingVeprat e medha te artit kane qene gjithmone ne shenjester te hajduteve, per shkak te çmimit te tyre teper te madh. E megjithese ato ruhen ne kushte mjaft te rrepta, serish hajdutet kane arritur te bejne vjedhje spektakolare te tyre. Disa nga keto vepra jane kthyer nga vete hajdutet, e disa jane kapur nga policia, ndersa disa prej tyre tashme jane harruar. Gazeta “Tirana Observer” iu sjell sot veprat 11 vjedhjet me te bujshme te veprave te artit.
1. Duka i Uellingtonit, Goja
Ne vitin 1961, Carls Uigstman, koleksionisti i pasur amerikan, biznesmen i naftes bleu “Portretin e Dukes se Uellingtonit” te Gojas per 392 mije dollare dhe kish ne plan ta merrte ne SHBA. Pati nje shperthim kaq te madh te zemerimit te publikut, saqe qeveria britanike e rriti shumen e nevojshme per ta shitur. Me pak se tre jave pasi u var ne menyre triumfale ne Galerine Kombetare, ajo u vodh. Hajduti kerkoi nje shperblese ne pothuajse te njejten shume dhe tha se keto pra do ti çonte per bamiresi. Ne vitin 1965, hajduti dergoi nje pusulle per te perditshmen britanike The Daily Mirror dhe piktura u gjet nga policia ne nje zyre hekurudhore bagazhesh. Hajduti, nje shofer autobusi i papune me emrin Kempton Bunton u vetedorezua gjashte jave me vone. Ai kish planifikuar qe te perdorte parat per te blere licenca televizive per te varferit. U burgos per tre muaj.
2. Fshikullimi i Krishtit – Piero dela Francesko
Italia, shtepia e artit, ka qene njekohesisht shtepia e vjedhjeve te veprave te artit. Kur dy vepra te Piero dela Franceskos, “Fshikullimi i Krishtit” dhe “Madona e Senigalias” si dhe nje veper e Rafaelit “Memeci” u prene dhe shkeputen nga kornizat e tyre dhe u vodhen nga Pallati i Dukes ne Urbino, kjo u pershkrua si vjedhja e shekullit sa u perket veprave te artit. Krimi kishte si motiv te vetem fitimin. Ai u krye nga kriminele vendas qe planifikuan te shisnin veprat ne tregun nderkombetar dhe ata nuk do te ishin te fundit qe te zbulonin se nje pjese e madhe e kryeveprave te riprodhuara te artit eshte e pamundur te shnderrohen ne para. Pikturat u gjeten te pademtuara ne Lokarno, Zvicer ne vitin 1976.
3. Piktura te ndryshme – Renua, Mone, Koro
Vjedhja e nente pikturave, perfshire “Duke u lare” te Renua dhe “Impresioni, Soleil Levant” te Monese, e cila i dha emrin rrymes se Impresionizmit, nga Muzeu Marmotan ne Paris, ndodhi ne vitin 1985. Policia deklaroi fillimisht se krimi ishte kryer nga grupi radikal “Veprim Direkt”. Por, shume piktura qe ishin vjedhur nga nje muze provincial francez ne fillim te vitit 1984 u zbuluan ne Japoni, pas nje informacioni qe u sigurua prej nje shitjeje e vogel. Pikturat ishin ne duart e Shuiniki Fujikuma, nje gangster i njohur. Ai kish qene gjithashtu njeriu prapa grabitjes ne Muzeun Marmotan. Ne te vertete, ai kish qarkulluar para vjedhjes se nente veprave te famshme te artit nje katalog te tyre. Legjislacioni i manget japonez per vjedhjen e veprave te artit ishte i njohur tashme, dhe kudo nisen te perhapen zerat e grupi mafioz japonez, Jakuzat, kishte penetruar ne boten e artit. E verteta ishte ne nje shkalle me te vogel. Fujikuma ishte arrestuar ne France me 7.8 kilograme heroine ne vitin 1978. Gjate qendrimit per pese vite ne burg ai u njoh me Filip Jamin dhe Jusef Kimun, anetare te sindikates se vjedhjeve te veprave te artit. Ata e kryen grabitjen per te. Por pikturat u rigjeten n vitin 1991 ne Korsike.
4. Maska e varrimit e Pakalit – Historike
Ne dhjetor 1985, roje te Muzeut Kombetar te Antropologjise ne Meksike mberriten ne pune, ku zbuluan se mbulesat e xhamit ishin hequr nga gjashte vitrina. 140 objektet qe ishin vjedhur perfshinin copa nefriti dhe floriri nga skulpturat Maja, Azteke, Zapoteke dhe Mizteke. Pergjegjesi, Felipe Solis vleresoi se vetem njera prej tyre – nje vazo ne forme majmuni – mund te vlente 20 milione dollare ne treg – nese do te gjendej nje bleres. Shumica e tyre nuk ishin me shume se 3 centimetra. Te gjithe sendet e grabitur mund te ishin nxene fare mire ne pak valixhe. Edhe sot e kesaj dite, kjo konsiderohet grabitja me e madhe e objekteve te çmuar. Maska e Varrimit u rigjet.
5. Koshi i qepeve – Sharde
Grabitja ne degen e Manhatanit te tregtarit londinez, Kolnagi ne East 8 Street ishte shume e sofistikuar. Ajo perfshinte hyrjen brenda permes nje çatie prej xhami si dhe nje manovrim me nje litar qe u ka mundesuar grabitesve te zbresin teposhte kafazit te shkalleve. Megjithate, pasi u futen brenda ata nuk rezultuan aspak te afte, duke u marre me vetem disa piktura dhe duke mos perzgjedhur aspak me te mirat. Thene kjo, 8 pikturat dhe dhjete vizatimet qe ata grabiten perfshinin dy piktura nga Fra Anxheliko – e siguruar me 4 milione dollare – dhe “Koshin e Qepeve” te Sharde. Vetem 14 prej veprave jane rigjetur. Grabitja pati nje vlere totale prej 6 deri 10 milione dollare, duke e shnderruar ate ne vjedhjen me te madhe te veprave te artit ne Nju Jork. Ajo nxorri ne pah fakti qe grabitjet ne galerite private mund te rivalizojne ato neper muze – me me shume garanci dhe zakonisht me pak siguri.
6. Lulediellit e thara – Van Gog
Tre piktura te Van Gogut, perfshire “Lulediellit e thara”, “Brendia e endesit” dhe nje version i hershem i “Patatengrenesve” u vodhen ne Muzeun Kroller-Muller ne Oterlo, Hollande. Modeli i vjedhjeve te veprave te artit ndjek pak a shume dhe pasqyron ate te vete tregut te veprave te artit, dhe ne kete rast ndodhi pikerisht kjo gje. Vetem dy jave me pare, ishte botuar nje liste e çmimeve me te larte qe paguhen per veprat e artit tek Stheby dhe Christie. Mes dhjete me te kushtueshmeve ishin edhe pese vepra te Van Gogut, duke perfshire edhe çmimin 53.9 milione dollare per “Irisin”, qe ne ate kohe ishte çmimi me i larte i paguar ndonjehere per nje pikture. Hajdutet u rikthyen dhe kerkuan 2.5 milione dollare per te dyja. Policia arriti t’i rimarre ne 13 korrik 1989. Asnje kacidhe nuk u dha per to.
7. “Stuhia ne Detin e Galilese” – Rembrand
Ne oren 01.24 te mengjesit pas Dites se Shen Patrikut, dy burra me uniforma policie trokiten ne nje dere anesore te Muzeut Izabela Stjuart ne Boston, duke permendur se kishte nje lloj “shqetesimi” ne bodrume. Rojet i lane te hyjne brenda, por pas vetem pak sekondash e pane veten te lidhur me pranga dhe te mbyllur ne nje bodrum. Veprat qe hajdutet arriten te vjedhin perfshinin “Koncertin” e Vermeer, “Stuhine e Detit te Galilese”, qe eshte e vetmja pikture me sfond detin e Rembrandtit, “Chez Tortonin” e Mane, pese vepra te Degas si dhe disa sende te tjere qe perfshinin nje pjekese buke kineze te bronzte si dhe nje shtize flamuri nga koha e Napoleonit. Te paprekura mbeten pikturat e Rilindjes, perfshire “Evropen” e Titianit e cila eshte vepra me e kushtueshme ne te gjithe koleksionin. Shifra aktuale e dollareve qe i eshte caktuar si çmim veprave te vjedhura ishte 300 milione dollare. Ne vitin 1997, kur hetimi ishte duke u shuar, muzeu e rriti shperblimin nga 1 milione ne 5 milione dollare per rikthimin e tyre. E kuptueshme qe menehere dolen shume nejrez qe ofronin te dhena, mes tyre nj tregtar sendesh antike nga Bostoni, Uilliam Janguorth III. Ai ishte nje personazh i erret por fitoi shume vemendje kur i tha Tom Mashbergut, nje gazetari te Boston Herald, se ai dhe nje personazh shume i shkathet me emrin Mails Konor mund te rikthenin veprat e vjedhura te artit. Cmimi i tij: imunitet per ate vete, lirimin e Konorit nga burgu dhe, natyrisht, shperblimin, Konor kish qene i burgosur ne kohen e vjedhjes ne Gardner – per shkak te nje tjeter vjedhjeje te veprave te artit – por ai pretendoi se do te ishte ne gjendje te gjente vendndodhjen e veprave nese lirohej. Shume shpejt, nisi te bjer besueshmeria. Me pas, Mashberg mori nje telefonate e cila u pasua nga nje udhetim me makine drejt nje magazine naten ku i treguan – ne driten e pishtarit – aet qe mund te kish qene, ose mund te mos kish qene “Stuhia ne Detin e Galilese”. Me vone, atij iu dhane disa cifla te piktures. Dyshimet nisen te perhapen menjehere se mund te mos ishin pikerisht cifla te kesaj vepre. Kryeprokurori i SHBA kerkoi qe nje prej pikturave te rikthehej si prove qe edhe te tjerat i zoteronin ata qe pretendonin. Negociatat u nderprene. Konor ka dale sot nga burgu, por veprat e artit nuk jane gjetur edhe sot e kesaj dite.
8. Portret i nje piktori pers – i panjohur
Muzeu Kombetar i Kuvajtit dhe Shtepia e Sendeve Antike Islamike u vodhen gjate pushtimit shtate mujor nga Iraku. Atehere, ndertesave iu vu zjarri. Te dy muzete kishin nje koleksion arti islamik – nje prej me te mireve ne bote – qe ishte mbledhur nga familja al Saba e Kuvajtit ne vitet ’70-te dhe ‘80-te. 20 mije sende – perfshire arme, armature, qeramika, ene prej argjile, plumbi dhe vepra dekorative nga Persia e lashte, mamluket e Egjiptit dhe perandoret Mugale ne Indi si dhe Kuvajtin e Epokes se Bronxit ishin paketuar ne arka dhe ishin derguar ne Muzeun Kombetar te Irakut ne Bagdad, ne nje varg me 17 kamione. Pati shume pesimizem per mundesine e rikthimit te tyre, perveçse permes blerjes copa-copa ne tregun e zi, por nje ekip i vogel kuratoresh mberriti ne Bagdad gjashte muaj pas armepushimit. Mes 16 shtatorit dhe 20 tetorit 1991 ishin rikthyer 16000 pjese. Vjedhja masive e arti e organizuar nga shteti te kujton sjelljen e pushtuesve ne lufterat e mehershme, duke perfshire monarket evropiane dhe Napoleonin. Dhe qellimi i Sadamit – ashtu si ai i Hitlerit – shkonte pertej grabitjes. Ai donte te zhdukte identitetin historik dhe kulturor te Kuvajtit.
9. “Fusha me grure dhe sorrat” – Van Gog
Kater holandeze u arrestuan per vjedhjen e Muzeut Stedelijk ne Amsterdam te jo me pak se 20 veprave te Van Gogut. Ato u risollen brenda nje ore. Policia kish mendimin se nese vjedhja do te ishte e suksesshme, nuk do te kerkohej asnje shperblese. Pikturat do te beheshin thjeshte instrumente financiare ne ekonomine e zeze globale. Tre prej tyre ishin demtuar keqas, duke perfshire nje prej pikturave te fundit vizionare te Van Gogut, “Fusha me grure dhe sorrat”. Fakti qe shumica e veprave te artit qe vidhen rikthehen ne forme pak a shume te mire mund t’i beje njerezit te kene nje besim te tepruar. Por, siç tregon ky rast, veprat e artit jane te brishta dhe mund te mos kene shume fat.
10. Parisieni i ri – Renua
Pak minuta para ores se mbylljes te muzeut, nje burre hyri ne Muzeun Kombetar ne Stokholm, me nje automatik ne duar. Ai ia drejtoi nje rojeje te paarmatosur ne holl, nderkohe qe dy bashkepunetore te tij qe ishin futur brenda tashme moren nje autoportret te Rembrandtit si dhe dy piktura te Renua: “Parisieni i ri” dhe “Bashkebisedimi” ne katin e dyte. Ata bene nje arratisje si ne filma, duk mbushur dyshemene me gozhde per te shmangur ndjekjen dhe duke u larguar me nje motobarke. Me pas, hajdutet iu afruan nje avokati i cili transmetoi kerkesen e tyre per te rikthyer veprat: 10 milione dollare per pikture. Oficeri i policise i ngarkuar me hetimin kerkoi fotografi. Fotot ishin bindese, dhe policia kerkoi menjehere qe avokati te zbulonte identitetet e hajduteve. Ky i fundit refuzoi, duke permendur konfidencialitetin, dhe kembenguli se “nuk kish bere asgje te keqe”, duke u thene hajduteve se nuk kerkonte asnje lek si ndermjetes. Megjithate, ai trajtohet si i dyshuar. Tete vete jane arrestuar per kete çeshtje dhe ka tashme nje mandat arresti per nje te nente. Por edhe sot e kesaj dite, pikturat nuk jane gjetur.
11. “Britma” – Eduard Mynsh
Ne 22 gusht 2004, “Britma” e Muzeut Mynsh u grabit me arme, bashke me Madonen e Mynsh. Zyrtare te muzeut shprehen shprese se do ta shihnin serish pikturen, duke menduar se ndoshta hajdutet o te kerkonin para. Ne 8 prill 2005, policia norvegjeze arrestoi nje te dyshuar ne lidhje me vjedhjen. Ne 28 prill 2005, u perhapen zera se dy pikturat ishin djegur nga hajdutet per te fshehur provat. Ne 1 qershor 2005 bashkia e Oslos ofroi nje shperblim 2 milione korona norvegjeze per informacione qe do te ndihmonin ne gjetjen e piktures. Ne fillim te vitit 2006, gjashte vete me precedente penale ishte menduar te dilnin para gjyqit nen akuza qofte per ndihme ne planifikim, qofte ne ekzekutim te vjedhjes. Tre prej tyre u denuan nga 4 deri tete vite burg ne maj 2006. Dy prej tyre, Bjørn Hoen and Petter Tharaldsen u urdheruan gjithashtu te paguajne 750 milione korona (122 milione dollare) bashkise se Oslos, vendi ku ndodheshin me pare pikturat.

No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...