2015-01-04

NË LUFTËRAT BALLKANIKE (1912 – 1913) MRETËRITË SERBE, MALAZEZE DHE GREKE KANË USHTRUAR GJENOCID DHE SPASTRIM ETNIK MBI POPULLSINË SHQIPTARE

PROF.Dr.Bajram Xhafa (Pedagog në Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër)
kryengritja-shqiptare-1913
Shkaktarë të armiqësive në luftën e parë (ballkanike), shkruan raporti i Komisionit Ndërkombëtar, kishin qenë vetë sllavët e Ballkanit, jo vetëm me shkeljet që u kishin bёrё ligjeve ndёrkombёtare por edhe marrëveshjeve të ndryshme që kishin nënshkruar me njëri tjetrin…Leo Freundlich përshkruan ngjarjet nga mesi i tetorit 1912 deri në mars 1913. Në një periudhë kohe më pak se pesë muajsh ushtria dhe bandat çetnike serbe “Egërsisht dhe në mënyrën më antinjerëzore që ka shfaqur ndonjëherë çizmja e pushtuesit, kriminuan barbarizma që nuk kanë të përshkruar. Me dhjetëra mijë burra të paarmatosur të therur, – gra të përdhunuara, – pleq e fëmijë të mbytur, – me qindra fshatra të djegur të rrafshuar për tokë. Megjithatë Evropa edhe sot vazhdon të heshtë”.
I cilësuar si “bela epoka”, fillimi i shekulli XX i solli popullit dhe kombit shqiptar katastrofën me të madhe në historinë e tij. Por, aksidentalisht edhe një fitore të madhe: Shqipëria u regjistrua në librin e gjendjes civile ndërkombëtare, sepse deri në këtë kohë shqiptarët nuk njiheshin nga Evropa as si popull, as si komb me të drejtat përkatëse dhe as si njësi politike apo shtetërore të ndonjë forme të caktuar. Ashtu, të copëtuar dhe të ndarë, shqiptarët iu vunë punës së Sizifit duke ngritur atë gurin e rëndë mitologjik për të mbërritur në fund të shekullit me dy fitore historike, që padyshim janë të lidhura ngushtë me njëra tjetrën: 1. Rënia e diktaturës dhe fitorja e demokracisë në Shqipërinë londineze dhe 2. Çlirimi i Kosovës më 1999 dhe Pavarësia e saj më 2008. Ç’vjen më pas? Këtë do ta përcaktojnë historia dhe politika.
leo-freundlich
Leo Freundlich (1875 – 1953)
Përveç karakterit grabitqar e antishqiptar, Luftёrat Ballkanike (tetor 1912-gusht 1913) mbajnё vulёn e gjallё edhe tё luftёrave fetare. Koalicioni ballkanik e pёrdori fenё e krishterё kundёr asaj islame pёr qёllime politike, pёr tё nxitur urrejtjen etnike, fobitё nacionale dhe pёr tё mёnjanuar çdo pengesё morale nё fushatat e shfarosjes sё popullsisё civile tё pambrojtur tё atyre qё i kishin shpallur armiq. Luftërat Ballkanike ishin një kryqёzatё moderne antimyslimane e boshtit ortodoks. Ndër krerët shtetërorë ballkanas, Mbreti i Bullgarëve Ferdinandi e tha shkoqur këtë gjë kur shpalli luftёn. Kjo, tha ai, do tё jetё njё luftё e Kryqit kundёrGjysmёhёnёs.[1]
Në këtë kuptim kjo luftë ishte vazhdim i Luftës ruso-osmane dhe serbo e malazezo-osmane tё 1877-1878, kështu që edhe viktimat e para tё pansllavizmit rus kanё qenё myslimanët e Ballkanit. Në atë kohë u shpёrngulёn dhe u kthyen nё refugjatё (muhaxhirё) mbi 1 milion myslimanё.
Kur filloi lufta e 1877-ës, Princi i Serbisë Milan Obrenoviçi bёnte thirrje: “tё pastrohet toka prej atyre qё nuk i besojnё kryqit” dhe kërkonte zbatimin e metodave barbare, duke marrë si shembull “kohёn e artё” të perandorisё sё Stefan Dushanit në shek. XIV që konvertimin fetar e bënte duke i damkosur shqiptarët katolikë me hekur tё skuqur në ballë[2]. Nën këtë frymë u përshkuan Luftërat Ballkanike të fillim shekullit XX. Nё raportin e vitit 1913 të Komisionit Hetimor të Fondacionit Karnexhi shkruhet: “Refugjatёt myslimanё janё elementi mё tragjik i kёtij eksodi tё detyruar”. [3]
Fillimi i pushtimit tё trojeve shqiptare prej ushtrisё serbe u shoqёrua kudo me vrasjen e masakrimin e popullsisё, me djegien dhe shkatёrrimin e vendbanimeve shqiptare. Ajo synonte tё zhdukte fizikisht sa mё shumё shqiptarё, tё krijonte pasiguri pёr jetёn e tyre, t’i detyronte tё shpёrnguleshin nё masё prej vatrave tё veta me qёllim, qё tё vendoste njё sundim sa mё tё qёndrueshёm mbi viset qё donte tё aneksonte. Parulla serbomadhe, tё cilёn e zbatonin oficerёt serbё ishte “tё shfarosim shqiptarёt”. Korrespondenti i “New York Times”, dёshmitar okular i ngjarjeve, nё njё artikull “Vandalizmat serbe” shkruante se “Serbёt kёrkojnё zhdukjen e shqiptarёve, sepse ata kanё qenё gjer mё sot ndalim i pёrparimit serb nё tё vetquajturёn Stara Serbi!”[4]. Sipas njё raporti tё konsullit austro-hungarez nga Shkupi “serbёt vrasin gra, fёmijё e pleq”. Vetёm nё qytetin e Prishtinёs u vranё mbi 5.000 shqiptarё menjёherё pas pushtimit tё tij. Kёtё fat patёn edhe Ferizaj me Gjilanin, tё cilёt “mbetёn thuajse tё shkretё” pas masakrave qё u kryen mbi popullsinё e tyre deri “te fёmijёt nё djep”. E njёjta pamje u krijua nё Kumanovё ku u masakruan 400 shqiptarё. Nё rrethet e Shkupit ishin masakruar 2.000 shqiptarё. Bandat e armatosura dhe ushtria e rregullt kryenin njё “gjueti tё vёrtetё mbi shqiptarёt” dhe rezultatet e saj tregoheshin me mburrje tё madhe nga oficerёt serbё. Veprime tё tilla nuk kryheshin “pёr arsye ushtarake”.
Kur ushtria serbe hyri nё Prizren, sapo u dёgjua urdhёri i kolonelit “i vrisni”, “ushtarёt serbё u vёrsulёn nёpёr shtёpitё e qytetit dhe vranё çdo njeri qё u ra nё dorё”. Vetёm gjatё “ditёve tё para tё pushtimit serbёt vranё nё Prizren 400 shqiptarё”. “Kёtu bandat serbe shkatёrruan gjithçka nё mёnyrёn mё tё tmerrshme. Hynin nёpёr shtёpi dhe vrisnin pa marrё parasysh as moshё dhe as gjini”. Nё shtypin evropian shkruhet se “gjenerali Jankoviç i detyronte me revole nё dorё krerёt shqiptarё tё nёnshkruanin njё manifest me anёn e tё cilit duhej tё falënderonin kral Pjetrin pёr “lirinё” qё u kishte sjellё ushtria serbe”. Nё Gjakovё bёnin kёrdinё çetnikёt serbё, ku dallohej banda e udhёhequr nga mitropoliti i mёparshёm. Populli e përcaktoi nё mёnyrё tё saktё thelbin genocidal tё luftёs qё bёnte ushtria serbe kundёr popullit shqiptar nё vargjet e krijuara: “U lёshu Serbia pёrmbi Vardar / Katёr divize hiç pa da / Turret me top e me hanxhar / Me qit fare çdo shqiptar” .[5] (shënimi im B. Xh.).
NY_Times_Massacre_of_Albanians_1912
Tabllo rrënqethëse tё masakrave serbe mbi shqiptarёt, para së gjithash mbi myslimanёt shqiptarë, na sjell nё veprёn e saj Miss Edith Durham. Duke parë pasojat qё kishin lёnё ushtritё serbe kur kishin kaluar nёpër Dibër, ajo shkruan: “Por edhe nё rast se rrёfimi pёr tmerret do tё pjestohej pёr dhjetё, mbetej njё dёshmi e tmerrshme e asaj se “çfarё i bёn njeriu-njeriut”. Pёr mё tepёr, gjatё kthimit takova njё masё njerёzish nё Tiranё, qё kishin ikur nga tё njёjtat krahina dhe tё pyetur veçmas, pёrshkruanin pothuajse pikё pёr pikё tё njёjtat gjёra. Kur hoxha plak i Reçanit u shkreh nё tё qarё, duke treguar se ishte njё nga tё pesё vetat qё shpёtuan gjallё ndёr tetёdhjetё dhe se kishte dёgjuar britmat e grave qё digjeshin nёpёr shtёpi, njeriu nuk mund tё dyshonte se ai thoshte tё vёrtetёn”[6]. Nё Ohёr, thotё Durham, mёsova moralin e vrasjes: “Ska mё mirё sesa kur ngrihet myslimani dhe vret myslimanin. Kur ngrihet i krishteri e vret tё krishterin ёshtё mё mirё qё krimi tё mos pёrflitet, sepse njerёzit e brendshёm nuk do ta kuptojnё; ndёrsa kur i krishteri vret myslimanin, ai ka kryer njё akt tё shenjtё e tё drejtё. Kur myslimani vret njё tё krishterё, ai bёn njё barbarizёm pёr tё cilin u duhet shkruar tё gjitha gazetave”[7].
Nё artikullin “Vandalizmat serbe”, “New York Times” shkruante nё atё kohё se “masakrat qё bёnё serbёt nё Kosovё, nёn Kryqn’ e Krishterё kapёrcejnё çdo instiktё gjakpirёsije”[8].
Tё tёrbuar ngaqё nuk po arrinin ta marrin Shkodrёn me forcёn e armёve dhe nga dёshtimi i bisedimeve pёr dorёzimin e saj, malazezёt nuk bёheshin “merak nё qoftё se fёmijёt myslimanё do tё vdesin nga uria; ata deklarojnё se do tё asgjёsojnё gjithё popullsinё myslimane …”. Njё oficer serb u ngrit nё tryezёn e bukёs dhe tregoi me gёzim pёr bёmat e guximshme tё serbëve. “Ne kemi asgjёsuar, – u lёvdua ai, – fisin (krahinёn-B. Xh.) e Lumёs. Ai pёrshkroi vrasjen nё masё tё burrave, tё grave dhe tё fёmijёve, si dhe djegien e fshatrave. Problemi mysliman duhet “thjeshtuar”. “Kur toka tё bёhet jona”, mё thuhej herё pas here, “nuk do tё ketё mё problem mysliman”… Qёllimi i hapur i serbёve dhe i malazezve ishte shfarosja e krejt racёs shqiptare[9], pra, gjenocid. Ditaret e italianit Xhino Berri, zonjës austriake Von Zambaur dhe shkodranit At Justin Rrota bëjnë fjalë për bombardimin e vazhdueshëm të ushtrisë malazeze dhe serbe vetëm mbi lagjet myslimane të Shkodrës[10].
Sipas shtypit tё kohёs, gjatё viteve 1912-1913 nga agresorёt serbё u vranë 120.000 deri nё 130.000 veta. Vetёm nё Shkodёr e pёrreth saj pati 30.000 viktima nga serbёt e malazezёt[11]. Këto shifra mjerisht nuk i gjen në tekstet mësimore nëpër shkollat shqiptare të të gjitha kategorive. Natyrisht që shifrat e mësipërme thuajse tërësisht i përkasin popullsisë myslimane.
Planet serbo-malazeze nuk kursenin as shqiptarёt e besimit katolik. Ushtarёt malazezё tashmё kishin nisur t’u thoshin katolikёve se shpejt do ta mёsonin se si duhej tё bёnin kryq[12]. Brenda dy vjetëve asnjëri nuk do tё guxonte tё fliste shqip nё Shkodёr, deklaronin oficerёt malazezё. Nё rast se Evropa do t’i japё Malit tё Zi njё pjesё tё mirё nga Shqipёria, ata do ta zgjidhin shpejt e shpejt çështjen shqiptare duke shfarosur çdo shqiptar aty… Ushtria serbe dhe malazeze ishte pёrgatitur shpirtërisht dhe e mbrujtur me idenë pёr tё kryer gjenocid mbi shqiptarёt. Ata shpresonin tё hiqnin qafe gjithё myslimanёt dhe tё ripopullonin vendin. Për këtë qëllim, gjatë fushatave ushtarake ishin planifikuar masakra mbi popullsinë civile.
kryengritja-shqiptare-1913
Qё përpara luftёs Princi Danill i Malit të Zi kishte thёnё pёr myslimanёt e Rugovёs: “Ne jemi betuar t’i shfarosim ata!”… “Do tё jetё njё natё tjetёr e Shёn Bartholomeut” flisnin duke pirё oficerёt malazezё[13]. Myslimanёve u kёrkohej tё zgjidhnin ose pagёzimin ose vdekjen, dhe njё numёr i madh burrash vdiqёn nё tortura. Gratё i çuan nё kishё “si delet” dhe i pagёzuan, shkruan Durham dhe vazhdon mё tej: Ato qё kundёrshtonin i dhunonin ushtarёt… Nga Gjakova vinin lajme se malazeztё po pёrpiqeshin t’i kthenin me forcё myslimanёt dhe katolikёt nё fe tjetёr. Katёr batalione rrethuan krahinёn e Gucisё. Nё fillim kapёn hoxhallarёt dhe i pyetёn: a do tё pagёzoheni? Dhe kur ndonjё pёrgjigjej: “Jo”, e vrisnin nё vend. Gati tё gjithё i vranё. .
“Nё Korçё… grekёt urdhёruan menjёherё qё tё flitej nё gjuhёn greke dhe jo shqipe. Shumica dёrmuese e banorёve tё krahinёs ishin myslimanё dhe nuk kishin asnjё dёshirё tё bёheshin shtetas grekё… Kisha orthodokse me pogromet kundër çifutëve në Rusi dhe me bëmat e saj në Ballkan, mban tani rekordin botëror për mizoritë fetare. Ashtu si nё Malin e Zi, edhe kёtu, dёshira e pushtuesit ishte qё ta shfaroste ose ta dёbonte popullsinё shqiptare, sidomos pjesёn myslimane”[14].
Shkaktarё tё armiqёsive nё luftёn e parё (ballkanike) shkruan raporti i Komisionit Ndёrkombёtar, kishin qenё vetё sllavёt e Ballkanit, jo vetёm me shkeljet, qё u kishin bёrё ligjeve ndёrkombёtare, por edhe marrёveshjeve tё ndryshme, qё kishin nёnshkruar me njëri-tjetrin[15]. “Ushtritё e rregullta serbe dhe malazeze ndёrmorёn dhe bёnё gjithçka, qё nga dita e parё qё pushtuan territorin shqiptar, qё t’i detyronin banorёt tё humbisnin kombёsinё, ose ta shtypte brutalisht racën shqiptare”. Shtёpi dhe fshatra tё tёra u shndёrruan nё hi, popullsia e pafajshme dhe e paarmatosur u masakrua en masse, akte tё pabesueshme dhune, grabitje dhe brutalitet tё çdo lloji – kёto ishin mjetet qё u pёrdorёn dhe po pёrdoren akoma nga ushtarёt serbo-malazezё, me synim qё tё transformojnё tёrёsisht karakterin etnik tё rajoneve qё banohen nga shqiptarёt. Kjo pёrbёn atё qё Komisioni Ndёrkombёtar e quan veçoria e dytё e Luftёrave Ballkanike, qё natyrisht ka lidhje me tё parёn: lufta nuk bёhet vetёm midis ushtrive, por midis vetё kombeve (nënvizimi im). Meqenëse popullsia e vendeve qё do tё pushtoheshin e dinin nga përvoja se çfarё i priste nga ardhja e ushtrisë armike të vendeve fqinje, ata nuk prisnin deri sa tё vinte ajo, por largoheshin sa mё parё. Kёshtu fillon njё emigracion i vёrtetё masiv[16], një spastrim etnik i viseve të pushtuara.
Ballkani pёrfshihet nga “njё eksod i vёrtetё. Turqit largohen nga tё krishterёt, bullgarёt nga grekёrit dhe nga turqit, dhe grekёt nga turqit dhe bullgarёt, shqiptarёt nga serbёt; dhe nёse emigrimi nuk ёshtё i zakontё tek serbёt dhe bullgarёt, shkaku duhet kёrkuar nё faktin se kёto dy kombe, si tё thuash, nuk janё pёrleshur nё tokat e tyre. Ata pёrdorin metoda tё tёrthorta tё cilat çojnё gjithashtu nё tё njёjtat pёrfundime, siç janё asimilimi dhe kthimi i fesё[17]. “Brenda njё brezi do ta sllavizojmё atё popull” thoshin ata (malazezёt dhe serbёt). Faktet e mёvonёshme vertetuan se kёto njoftime ishin tё vёrteta. Nuk ka pasur një turk qё tё jetё sjellё me armenёt mё keq se u sollёn dy popujt serbё (serbët dhe malazezët-shënimi im) me shqiptarёt nё emёr tё kishёs sё shenjtё ortodokse. Sllavёt vazhdonin tё çirreshin: “Vdekje Shqipёrisё”[18].
Shkrimtari vjenez, çifuti Leo Freundlich, botoi një libër me titull “Akuza që ulërijnë” (“Accusation Records”). Ai rrëfen për “Golgotën shqiptare” ose holokaustin shqiptar (nënvizimi im). Holokausti i parë evropian është planifikuar dhe zbatuar nga Serbia kundër popullit shqiptar. Leo Frojndlich përshkruan ngjarjet nga mesi i tetorit 1912 deri në mars 1913. Në një periudhë kohe më pak se pesë muajsh ushtria dhe bandat çetnike serbe “EGËRSISHT DHE NË MËNYRËN MË ANTINJERËZORE QË KA SHFAQUR NDONJËHERË ÇIZMJA E PUSHTUESIT, KRIMINUAN BARBARIZMA QË NUK KANË TË PËRSHKRUAR. ME DHJETËRA MIJË BURRA TË PAARMATOSUR TË THERUR, – GRA TË PËRDHUNUARA, – PLEQ E FËMIJË TË MBYTUR, – ME QINDRA FSHATRA TË DJEGUR TË RRAFSHUAR PËR TOKË. MEGJITHATË EVROPA EDHE SOT VAZHDON TË HESHTË”[19] (germat kapitale, autori).
Gjatë vitit 1913, Freundlich, botues në qendrën vjeneze të kulturës, kishte dhënë thelbin e “fytyrës së re” të “shtazërisë mizore”, e cila po hynte në politikën evropiane. Ishte gjenocidi, projektuar dhe zbatuar kundër një populli të tërë[20]. Ai e quajti krimin e holokaustit kundër shqiptarëve “Golgotta Shqiptare”. Edhe Freundlich, duke cituar një dëshmitar të kohës bën të njëjtin krahasim si Durham-i se, “qoftë edhe një turk i vetëm nuk i ka trajtuar armenët më keq se ç’janë trajtuar shqiptarët nga serbët”[21]. .
Tani qё serbёt erdhёn nё Ohёr dhe grekёt nё Korçё, shkruan Durham, fillova ta ndjej veten fajtore pse dikur kisha uruar qё turku tё largohej nga Evropa. Sa ishte turku aty, shpresat nuk ishin shuar. Ndёrsa kёta pushtues “tё krishterё” ishin njёqind herё mё tё kёqinj[22]. Të vënë në tehun e hanxharit, shqiptarët u “zgjuan” .
Të njëjtat skena makabre zhvillohen edhe nё jug tё Shqipёrisё nga masakrat e ushtrisё greke. Avancimi i ushtrisë greke në dhjetor 1912 bëri që shumё familje myslimane nga Devolli të zbresin nё Korçё, tё detyruar nga persekutimi i grekёve. Burra, gra e fёmijё tё zhveshur e tё zbathur iknin nёpёr dёborё e akull tё lemerisur, duke lёnё tё shkreta shtёpitё e tyre, plaçkat e bagёtitё[23]. Në fillim të qershorit 1915, shkruan Haris Silajxhiç në “Shqipëria dhe SHBA në arkivat e Washingtonit”, Fondi për Ndihmë Shqipërisë i dërgoi një letër presidentit të SHBA-së, nëpërmjet së cilës e njofton për situatën e vështirë në Shqipëri (është fjala për Shqipërinë Jugore) ku gjysmë milioni po vdesin nga uria, ndërsa 100.000 tashmë kanë vdekur[24] (shifra këto që nuk i gjen në tekstet mësimore as të nivelit akademik). .
Në parlamentin anglez raportohet për “mizoritë e frikshme që janë duke kryer bandat greke në jug… ku refugjatë shqiptarë shkonin drejt Vlorës nga Berati dhe Korça (që tani kanë rënë në duart e grekëve) dhe se numri i muhaxhirëve të grumbulluar në kodrat me ullinj përreth qytetit të Vlorës ishte më shumë se 100.000, sepse i gjithë vendi është shkretuar”[25]. Muhaxhirët lanë shtëpitë e tyre për shkak të ashtuquajturës kryengritje epirote; kryengritje kjo e kamufluar si “lëvizje” për “autonominë e Vorio-Epirit”, në fakt të agresionit ushtarak grek mbi pjesën jugore të Shqipërisë. “Në furinë e këtij shpërthimi barbar, shkruan Abaz Ermenji, u dogjën shkrumb e hi 314 fshatra myslimanësh”. “Arkivat e Washingtonit, shkruan H. Silajxhiç, bëjnë fjalë për 400 fshatra, që u dogjën e shkatërruan krejtësisht”[26]. “Kështu, shkruan historiani shqiptar i diasporës Stavro Skendi u erdhi: “Zgjimi kombëtar (shqiptarëve) pjesërisht në një mënyrë graduale dhe pjesërisht si rrufe dhe tronditje”[27]. “Kë s’trazon një fllad i lehtë, bjen tërmeti ai rrin fjetë”.
kalendari-kombiar-1914-masakrat-serbe-1913
barbaret-serb-
Barbaria serbe mbi shqiptarët!
Duke qenë se me objektiva të tilla ishin projektuar këto luftëra dhe për faktin tjetër se pjesa myslimane e popullsisë përbënte shumicën, asaj i ra edhe barra kryesore e qëndresës kundër ushtrive pushtuese të shteteve ballkanike. Natyrisht që, për rrjedhojë mbi të ra dhe do të binte gjithë furia e urrejtjes dhe e egërsisë fetare e shoviniste. Në një artikull drejtuar vetëm myslimanëve, Faik Konica vinte në dukje se për ata po afrohej një rrezik eminent. Dukej i sigurt se otomanët do të dëboheshin prej Evropës dhe shqiptarët myslimanë rrezikoheshin kështu të përziheshin edhe ata mbasi vendi i tyre do të ndahej[28].
Këtë rrezik e parandjeu më herët (qysh në mars 1911), kleri katolik, ose më drejt, disa anëtarë me influencë të tij, si Dom Ndre Mjeda dhe Dom Luigj Bumçi menduan t’i shpëtojnë të keqes, duke u orvatur të zgjeronin kuptimin e Kultusprotektorat në relacionet politike. Në një apel drejtuar princit trashëgimtar Franc Ferdinandit, ata deklaronin se veprimet e otomanëve cenonin përditë Kultusprotektoratin dhe se shkelja e privilegjeve shekullore për shërbimin ushtarak dhe taksat në bazë të marrëveshjes midis fiseve të lira dhe qeverisë turke qe një prishje e kësaj marrëveshje. Ata kërkonin ndërhyrjen austriake. Një vit më vonë, kur kryengritja (e malësorëve të Mbishkodrës) qe përhapur tejpërtej nëpër Shqipëri, Zef Serreqi, atëherë kryepeshkop i Shkodrës, i shkroi Konsullit të Përgjithshëm austro-hungarez në Shkodër duke iu lutur që Austro-Hungaria të zaptonte Shqipërinë ose të paktën pjesën e saj katolike. Ndërkaq Terenc Toçi shpalli qeverinë shqiptare provizore në Kimëz (Ghims) Mirditë, në prill 1911, dhe priste t’i vinin ndihma nga Italia, jo prej qeverisë por prej Italo-Shqiptarëve dhe vullnetarëve italianë[29].
“Për shqiptarët myslimanë qe e natyrshme që të luanin rolin kryesor (në procesin e zgjimit kombëtar, shënimi im). Ata përbënin shumicën dhe pa ata nuk mund të kishte Shqipëri, shkruan Stavro Skendi[30]. Lufta e Shkodrës dhe e Janinës, Lufta e Kakarriqit, qëndresa në Qafë të Kolesianit, në Malësinë e Dibrës e të Pukës janë përballje me armikun të bëra tërësisht nga popullsi myslimane.[31] “Eshtё pёr t’u pёrmendur se kleri mysliman i pёrfshirё nё kёtё lёvizje nuk kurseu asgjё pёr lёvizjen kombёtare”, shkruan Eqrem bej Vlora në “Kujtimet” e tij”[32].
Nё fushёn e Orizares nё Manastir ranё dhe dy imamёt e qytetit tё Dibrёs sё Madhe: Jusuf efendi Skikuli, Osman efendi Langu[33] dhe kapiten Aqif Rusi. Ndërsa myftiu i Dibrës Haxhi Vehbi Dibra (Agolli) dhe Hafiz Sherif Langu u nisën për në Vlorë, si delegatë të Dibrës në Kuvendin historik, ku Ditën e ngritjes së Flamurit, Myftiu i shumëditur bëri bekimin e tij dhe dha fetvanë për Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë[34]. Në telegramin që Myftiu i Përgjithshëm i Shqipërisë H. Vehbi Dibra (Agolli) ua drejton disa nxënësve të Medresesë së Beratit, u shkruan se “Detyra fetare dhe atdhetare e lyp me dalë në luftë për me mbrojtun atdheun”[35]. Deviza e myslimanit ishte: Imani = Vatani, që do të thotë, besimi = atdheu.
Në rrugën e divizioneve serbe nga Gjakova dhe Prizreni për të dalë në Lezhë e Shëngjin, tradita popullore ruan shumё kujtime me vlerё qё pasqyrojnё qendresën e fshatarёsisё sё krahinёs sё Malёziut (banuar thuajse tërësisht me popullsi myslimane si Va-Spasi, Pista, Gdheshi, Mgulla, Fleti etj.) pёr mbrojtjen nga rrebeshi i ushtrisë serbe. Kush ja vuni pushkën serbit,/Osman Hoxha pastë rahmet[36]. Pёr kёtё arsye krahina u dogj plotёsisht. Nё Gdhesh u therёn 72 gra, pleq e fёmijё qё ranё nё duart e serbёve. Nё fshatin Flet me 15 nёntor serbёt humbёn edhe reparte tё tёra. Bashkё me ta luftuan banorёt e fshatrave tё tjera si Dardha, Truni, Sakati, Xathi, qё bashёpunonin me ata tё Qafёs sё Malit, Fushё-Arsit e deri nё Pukё[37].
Kur pa katastrofën që e gjeti Shqipërinë me dhimbje e dëshpërim të thellë Mehmet Akifi, poeti i madh dhe autor i himnit kombëtar turk me origjinë nga Peja, mё 1913 shkroi kёto vargje:
Dёgjoje kёtё nga unё: po, unё jam shqiptar /
Tjetёr s’kam ç’tё them, ja, u shkatёrrua atdheu im[38] (nënvizimi im).
Katastrofës iu vu një vulë ndërkombëtare me vendimet e Konferencës së Ambasadorëve të gjashtë Fuqive të Mëdha në Londër (dhjetor 1912-gusht 1913), duke i caktuar Shqipërisë “kufij që notonin në gjak”. Kjo vulë ishte një damkë që shërbeu si një kore “juridiko-ndërkombëtare” për të mbuluar një plagë të maisur kanceroze, e cila vazhdon të kullojë gjak prej 100 vjetësh.
I cilësuar si “bela epokë”, fillimi i shekulli XX i solli popullit dhe kombit shqiptar katastrofën me të madhe në historinë e tij. Por, aksidentalisht edhe një fitore të madhe: Shqipëria u regjistrua në librin e gjendjes civile ndërkombëtare (shprehje e A. Baletës), sepse deri në këtë kohë shqiptarët nuk njiheshin nga Evropa as si popull, as si komb me të drejtat përkatëse dhe as si njësi politike apo shtetërore të ndonjë forme të caktuar. Ashtu, të copëtuar dhe të ndarë, shqiptarët iu vunë punës së Sizifit duke ngritur atë gurin e rëndë mitologjik për të mbërritur në fund të shekullit me dy fitore historike, që padyshim janë të lidhura ngushtë me njëra tjetrën: 1. Rënia e diktaturës dhe fitorja e demokracisë në Shqipërinë londineze dhe 2. Çlirimi i Kosovës më 1999 dhe Pavarësia e saj më 2008. Ç’vjen më pas? Këtë do ta përcaktojnë historia dhe politika.
Kombi shqiptar ka një detyrë imperative, historike, dhe kushtetuese të formuluar në paragrafin e parë të Statutit Themeltar të Mbretërisë Shqiptare (kushtetutën e Mbretërisë) të vitit 1928. “Kombi Shqiptar, i lirë e kryenaltë, me plot shpresa lumtunie për kohën e ardhme, me dëshirën e patundshme e plot gjallni për forcimin e përjetshëm të BASHKIMI KOMBETAR (nënvizimi im) dhe për sigurimin e zhvillimit paqsor të Atdheut e të mirës së përgjithshme të popullit, duke respektue traditat historike të Kombit, të cilat padyshim i sigurojnë brezit të ardhshëm një mbarëvajtje të meritueshme…”[39]. Kjo është detyra e parë e çdo shqiptari nën cilindo subjekt politik, që të jetë dhe e çdo qeverie shqiptare nëse dëshiron të quhet e tillë.[40]
Literatura e shfrytëzuar:
[1] Durham, Edith, “Brenga e Ballkanit dhe vepra të tjera për Shqipërinë dhe Shqiptarët”, Sh.B. “8 Nëntori” 1990:307.
[2] Haxhivasiljeviç, Jovan, “Arbanska kongra”, Beograd, 1909. B. Xhafa, Politika antishqiptare e pushtuesve serbё e malazezё nё vitet 1877-1878, “Konferenca Kombёtare pёr Lidhjen Shqiptare tё Prizrenit 1878-1881, I” (12 – 28 qershor 1978), Tiranё, 1979, fq. 119 – 129.
[3] “Luftёrat e tjera ballkanike”, “Onufri”, fq. 108.
[4] Murzaku, Th., “Politika e Serbisё…”, fq. 137.
[5] Po aty, fq. 137-139.
[6] Durham, Brenga e Ballkanit…, vepër e cituar, fq. 313.
[7] Durham, po aty, fq. 341.
[8] Marrё nga Th. Murzaku, Politika e Serbisё…, fq. 137; “Zёri i Popullit”, 21 janar 1913.
[9] Durham, vepёr e cituar, fq. 174-176.
[10] “E dielle”, 1 dhetuer 1912. “Sonte prapë vloi çmos kurr gati bombardimi i qytetit; por vetëm andej kahë krahu i myslimanëvet”; At Justin Rrota, “Ditët e mbrame të Turqisë në Shkodër”, Shkodër, 2010:59.
[11] Murzaku, Th., “Politika e Serbisё kundrejt Shqipёrisё gjatё Luftёs Ballkanike 1912-1913”, Tiranё, 1987:339.
[12] Durham, Brenga e Ballkanit…, vepёr e cituar, fq. 292.
[13] Durham, po aty, fq. 280 – 281, 284, 292.
[14] Durham, po aty, fq. 305, 307, 309, 310.
[15] Luftёrat e tjera ballkanike, Raport i vitit 1913 nga Carnegie Endowment me njё Vёshtrim Retrospektiv, me shёnime dhe me njё parathёnie tё re pёr konfliktin e sotёm nga Xhorxh Kenan, Onufri, 1993:6.
[16] Luftёrat e tjera ballkanike, vep. e cituar, fq. 113.
[17] Luftёrat e tjera Ballkanike, fq. 117-118.
[18] Durham, vep. e cituar, fq. 391.
[19] Leo Freundlich, Golgota shqiptare. Akuza kundër shfarosësve të popullit shqiptar, Sh. B. “Lilo”, Tiranë, 1995:10.
[20] Po aty, fq. 11
[21] Po aty, fq. 20-21.
[22] Durham, vep. e cituar, fq. 399.
[23] Harizi, Petro, “Historia kronografike e qarkut tё Korçёs qё në Luftën e Ballkanit gjer mё sot”, Boston mass, 1919:16.
[24] Silajxhiç, Haris, “Shqipëria dhe SHBA në arkivat e Washingtonit”, “Dituria”, Tiranë, 1999:8.
[25] Swire, Joseph, “Shqipëria – ngritja e një mbretërie”, Dituria, 2005:189.
[26] Silajxhiç, H., fq. 68.
[27] Stavro Skendi, “Zgjimi Kombëtar Shqiptar”, PHOENIX & Shtëpia e Librit dhe e Komunikimit, Tiranë, 2000:426.
[28] Skendi, S., “Zgjimi…”, fq. 359.
[29] Po aty, fq. 398-399.
[30] Po aty, fq. 424.
* At Justin Rrota në ditarin e tij, “Ditët e mbrame të Turqisë në Shkodër” Shkodër, 2010, fq. 73 shkruan: “Sod duel fjala nëpër qytet, kinse lypeshin prapë ushtarë…Edhe çudi!…Komandanti i pjacës lypi ushtarë deri prej elementit kristjan…Kristjanët s’e kishin pasë zakon gati kurr me i shkue turkut, si ushtarë të rregullt, kërkohej tash, që këta edhe ta jepshin atë kontributin e vet me të holla”.
[31] At Justin Rrota në ditarin e tij, “Ditët e mbrame të Turqisë në Shkodër” Shkodër, 2010, fq. 73 shkruan: “Sod duel fjala nëpër qytet, kinse lypeshin prapë ushtarë…Edhe çudi!…Komandanti i pjacës lypi ushtarë deri prej elementit kristjan…Kristjanët s’e kishin pasë zakon gati kurr me i shkue turkut, si ushtarë të rregullt, kërkohej tash, që këta edhe ta jepshin atë kontributin e vet me të holla”.
[32] Vlora, Eqrem bej, “Kujtime”, Shtëpia e Librit & Komunikimit, Tiranë, 2001:171.
[33] Stërmilli, Haki, “Dibra në prag të historisë” (dorëshkrim), Tiranë, 1940:71.
[34] Xhelili, Qazim, “Vehbi Dibra personalitet dhe veprimtar i shquar i Lëvizjes Kombëtare”, Tiranë, 1998:98.
[35] AQSH. Fondi 482; viti 1914; dosja 1, marrë nga Ali M. Basha, “Rrugëtimi i fesë islame në Shqipëri (1912-1967)”, Tiranë, 2011:19.
[36] Hoxha i fshatit (Osman Hoxha i Fletit) dhe Bajram Haziri e nisën të parët pushkën kundër ushtrisë serbe dhe pas tyre u ngrit e gjithë zona e Malëziut të Pukës. Hoxha u plagos rëndë dhe pas disa ditësh vdiq nga plagët.
[37] Murzaku, Th., “Politika…”, fq. 147-148. Edith Durham shkruan: “Duke pёrjashtuar Fletin, ku fshatarёt myslimanё u bёnё atyre njё qёndresё prej tre ditёsh nё njё grykё tё ngushtё, ata e pёrshkuan tёrё vendin pa vёshtirёsi, meqenёse mirditorёt kishin kaq pak armatime, saqё abati i tyre i bindi se lufta vetёm do tё shkaktonte masakra” (“Lufta pёr Shkodrёn”, Shkodёr, 2005, fq. 187. Edhe Swire shkruan se “me përjashtim të Fletit, ku ata u bllokuan për tri ditë, gati nuk ndeshën në qëndresë… Prenga (Doçi-abati i Mirditës) planifikonte një kompromis me serbët” (J. Swire, “Shqipëria…” fq. 127).
[38] Kaleshi, Hasan, “Kontributi i shqiptarёve nё dituritё islame”, International Islamic Publishing House, 1992:12.
[39] Statuti Themeltar i Mbretërisë Shqiptare, Tiranë, Shtyp. “Mbrothësia” Kristo P. Luarasi, 1929:3.
[40] Kumtesë e mbajtur në Konferencën Shkencore “Kontributi i prijësve myslimanë në formësimin e vetëdijes dhe identitetit kombëtar” organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Bashkësia Islame e Kosovës dhe Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë më 28-29 shtator 2012, Universiteti Bedër, Tiranë.

Lufta Ballkanike u bë vetëm për portet e Shqipërisë

f.0829192615278_m
Nga:George Fred Williams.

Shqipëria, një vend kaq i vogël e i prapambetur, pa kurrfarë qytetërimi, pse luan një rol kaq të madh në politikën e Evropës? Është e nevojshme që t’i përgjigjem këtu kësaj pyetje, përgjigja e së cilës trajton përmbajtjen e ndërlikuar të diplomacisë evropiane. Përgjigja e shkurtër është se situata gjeografike e Shqipërisë paraqet probleme politike edhe më të gjëra se ato të parashtruara prej shteteve të tjerë të Ballkanit. Gjendja e Shqipërisë është një faktor kryesor i problemit të Lindjes, mbasi kjo është udha natyrale e kalimit prej Adriatikut në Lindje. Përveç kësaj është edhe pikërisht vendi për daljen e tregtisë së Ballkanit dhe së fundi ajo ka në dorë komandën e hyrjes në Adriatik në ngushticën e Otrantos. Portet e saja, me portin në detin Egje të Selanikut dhe të Bosforit, janë çelësat e dyerve të Evropës Lindore për në detin Mesdhe. Për të marrë në dorë këta çelësa diplomacia e Evropës ka punuar për dy shekuj rresht.

Përjashtimi i Rusisë nga deti Mesdhe

Përmbi të gjitha del e dukshme figura e Rusisë, qëllimi kryesor politik i së cilës ka qenë me patur kalim të lirë në detin Mesdhe. Për këtë qëllim ajo e pa të arsyeshme shkatërrimin e Turqisë. Në vitin 1711, Pjetri i Madh thirri në ndihmë shtetet sllave të Serbisë, Sllovenisë, Maqedonisë, Bosnjës, Hercegovinës, Kroacisë dhe Malit të Zi për t’u bashkuar me të në një luftë fetare e racore për të liruar të krishterët ortodoksë dhe gjithë popujt që flasin gjuhën sllave nga zgjedha otomane. Që prej asaj kohe, Rusia dhe Turqia kanë qenë në një ndeshje të përhershme dhe Rusia është bërë mbrojtësja dhe ndihmësja e shteteve sllave. Këto kondita iu paraqitën parlamentit prej Sir Eduard Greit (ministër i Jashtëm i Britanisë), parlament i cili ishte vendi i zakonshëm i diplomacisë evropiane në të kaluarën. Është për t’u shënuar se shtetet që emëroi Cari i Madh, bashkë me Hungarinë dhe Poloninë, formonin një rreth të fortë popujsh sllavë kundrejt Austrisë gjermane. Ëndrra për t’i bashkuar këta popuj në një perandori sllave qe një lumturi për Rusinë dhe Serbinë, por një tmerr për popujt gjermanë dhe për të gjithë Evropën Perëndimore. Nga frika e kësaj fantazme të një perandorie sllave, fuqitë e Evropës kanë ndenjur të bashkuara për të mos e lënë Rusinë e as aleatët e saj sllave me zënë vend ose me krijuar ndonjë kalim për në detin Mesdhe.

Por, fakti kryesor që i takon Shqipërisë është se fuqitë evropiane e përkrahën sundimin turk në Evropë dhe e mbrojtën atë kundra Rusisë për të vetmen arsye se zhdukja e Turqisë nga Adriatiku deri në Stamboll do të shkaktonte ndarjen e këtyre vendeve fqinjëve të tjerë, dhe në këtë mënyrë do të hapej çështja e madhe e sllavëve për të dalë në detin Mesdhe. Lufta e Krimesë u bë prej Anglisë dhe Francës për të mbrojtur Turqinë kundra Rusisë dhe përfundoi me traktatin e Parisit në të cilin pavarësia e Turqisë u garantua dhe u sigurua. Ajo u pranua që të marrë pjesë në marrëveshjet e fuqive evropiane, kurse popujt e krishterë të Lindjes u lanë nën mëshirën e dobët të Sulltanit. Ishte përpara kësaj lufte kur Car Nikolla parashtroi që perandoria turke të mos njihej nga ana e Rusisë dhe Anglisë, por kjo e fundit nuk e pranoi këtë kërkesë.

Traktati i Berlinit

Në vitin 1878, Rusia pushtoi Turqinë dhe ndaloi në dyert e Stambollit. Traktati i Shën Stefanit u bë në mes të dy ndërluftuesve dhe me të cilin mjeshtërisht Rusia për të mirën dhe përdorimin e vet krijoi një shtet të madh bullgar, që nga ana jugore do të shtrihej deri në detin Egje duke përfshirë edhe portin e Selanikut. Kjo shkaktoi mbledhjen e shpejtë të fuqive evropiane të cilat bënë Traktatin e Berlinit. Ky traktat ndaloi formimin e shtetit bullgar të projektuar dhe vuri në heshtje kërkesat e Rusisë për të pasë një port në detin Mesdhe. Serbia, Rumania dhe Mali i Zi u shpallën shtete të pavarura. Një hartë e kohës së fundit do të tregoje se traktati e la një copë të Ballkanit akoma nën sundimin turk, e cila shtrihej prej Adriatikut deri në Stamboll dhe përmblidhte Bosforin, Selanikun, Maqedoninë dhe Shqipërinë. Shtetet sllave të Bosnjës dhe Hercegovinës në Adriatik iu dhanë Austrisë. Qe një këmbëngulje e vendosur për Evropën që të mos lejonte shtet sllav të kishte një dalje në detin Mesdhe. Skllavëria dhe robëria e të shkretës Shqipëri nuk u bisedua; kjo ishte viktima e parimit të kësaj diplomacie të Evropës.

Kërkesat e Serbisë në Adriatik

Lufta Ballkanike më 1912 nuk u prit me sy të mirë nga fuqitë evropiane. Historia e saj është e njohur, por nuk është kuptuar krejtësisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës se dy gjërat më me rëndësi të kësaj lufte ishin marrja e portit të Selanikut dhe të porteve të Shqipërisë. Këta ishin vend-daljet natyrale të tregtisë së Ballkanit dhe vend-shkarkimet e hekurudhave të ardhshme. Edhe Austria priste me padurim ndonjë rast për të shtirë në dorë portin e Selanikut, por shteti serb kërkonte mbi gjithë të tjerat një port për lëvizjen tregtare të tij. Ajo ishte e mbyllur dhe e izoluar larg detit dhe në qoftë se shkeljes së tokave të huaja i jepte të drejtë, Serbia pa turp mund të kërkojë një vend-dalje në det. Grindja e shteteve të Ballkanit në mes tyre u bë shkak që gjashtë fuqitë e mëdha të Evropës të marrin në dorë frenat dukë ndërhyrë që t’i pushonin këto grindje.

Austria dhe Italia rivale

Në këtë kohë duhet përmendur edhe një fazë tjetër trazimesh në Shqipëri. Austria dhe Italia urdhërojnë ose komandojnë detin Adriatik përveç ballit të Shqipërisë. Këta dy shtete kanë pritur me padurim vite me radhë rastet për të shtirë në dorë portet e këtij vendi. Ata kanë shpenzuar të holla duke mbajtur në Shqipëri agjentë dhe shkolla për të shtuar ndikimin e tyre mbi këtë popull. Të dy këto kanë pritur ditën kur “i sëmuri i Lindjes” do t’u varrosej në anën tjetër të detit Egje. Mbi dy pika Austria dhe Italia qenë posaçërisht në marrëveshje: e para, që asnjëra prej tyre të mos sundonte Shqipërinë dhe e dyta që asnjë fuqi tjetër të mos vendosej në Adriatik. Nga pikëpamja diplomatike e përgjithshme, kjo nuk qe një gjë shumë e paarsyeshme. Pse, po të kish nën sundimin e vet Austria Shqipërinë, ajo do të gjendej vetëm 74 kilometra larg bregut Italian në mes të Vlorës dhe Otrantos. Dhe, po të bëhej Italia sunduese e Shqipërisë, do ta kthente Adriatikun në një gji të Italisë duke e bërë “il mare nostra”, sikurse italianëve u pëlqen ta thonë. Në anën tjetër, çdo fuqi detare me zotërimin e Shqipërisë do të ishte një kërcënim e kanosje për të dyja, Austrinë dhe Italinë.

Perandoria sllave

Plani për një perandori sllave ushqehesh më tepër prej Serbisë nën emrin e krijuar “Serbia e Madhe”. Edhe Mali i Zi është bashkuar me këtë plan; që të dy duke qenë nën kujdesin e Rusisë, mbrojtëses së tyre të betuar. Me një perandori të tillë, provincat sllave, Bosnja, Hercegovina dhe Dalmacia, më lejen ose hapjen e Austrisë, do të bënin të mundur daljen e Malit të Zi dhe të Serbisë në Adriatik. Shumë u zemëruan këto shtete kur më 1908 Austro-Hungaria zgjeroi sundimin e vet mbi Bosnjën dhe Hercegovinën dhe i bëri kryekëput të vetat. Kur të gjashtë fuqitë e mëdha e patën mbaruar Konferencën e Londrës mbi ndarjen Ballkanike, ato ndoqën po ata parimet e vjetra për të mos lejuar shtetet sllave me takua detin Mesdhe. Turqia pothuaj se qe tërhequr nga Ballkani dhe një problem i madh gjendej mbi tryezën e fuqive evropiane. Këto e zhvilluan këtë duke i dhënë portin e Selanikut Greqisë dhe duke krijuar shtetin e pavarur të Shqipërisë. Në këtë mënyrë varroseshin shpresat e Serbisë, e cila në këtë kohë është çuar në këmbe dhe ka shkelur Shqipërinë, ndërsa Mali i Zi ka pushtuar Shkodrën.

Shqipëria dhe lufta botërore

Në këtë plan veprimesh Austria dhe Italia ishin pa kundërshtim fuqitë lëvizëse dhe princi trashëgimtar Franz Ferdinandi i Austro-Hungarisë shikohej si kujdestar i parimit të tyre. Serbia mjaft e zemëruar që prej vitit 1908, tani u tërbua dhe pa dyshim demonstratat e saja kundër Austro-Hungarisë qenë të rrepta dhe kërcënuese për hakmarrje. Qëllimi i gjallë i Evropës për të përjashtuar Rusinë dhe aleatët e saj nga deti Mesdhe shihet edhe nga fakti se kur Austro-Hungaria mori Bosnjën dhe Hercegovinën për pak qe duke u shkaktuar një luftë evropiane dhe vepra e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar sigurisht qe duke ndezur një ndeshje të përgjithshme. Mëria e madhe kundra Austro-Hungarisë natyrisht iu drejtua princit trashëgimtar dhe vrasja e tij në Sarajevë keqësoi pa masë marrëdhëniet midis Austro-Hungarisë dhe Serbisë. Mbas kësaj, ngjarjet rrodhën shumë shpejt. Austro-Hungaria i diktoi ultimatum Serbisë dhe me kundërshtimin e tij i shpalli luftë. Rusia qiti zërin se kjo ishte puna e saj dhe brenda pak ditëve pesë prej fuqive të mëdha u gjendën në ndeshje të vazhdueshme. Po të kish përmbushur Evropa dëshirat e Serbisë për një skelë në Shqipëri, kjo klimë e tmerrshme nuk do të vinte. Zotërimi ose sundimi mbi Shqipëri qe pa dyshim shkaku që u shkaktua kjo luftë që po përfshin kontinentin e Evropës. Kjo është historia e diplomacisë evropiane në Ballkan, me gjithë se shumë shkurt është përshkruar. Prandaj, përshtatet posaçërisht titulli “Ngatërresat e Fuqive të Mëdha”.

Faji i diplomacisë Evropiane

Në qoftë se me të vërtetë bashkimi sllav është një kanosje për qytetërimin perëndimor, sigurisht historia e diplomacisë përkundrazi ndryshon kur Rusia të ketë siguruar aleatë të fuqishëm në Perëndim për shkatërrimin e Gjermanisë, pengesën më të madhe të triumfit të saj. Por, në qoftë se ky bashkim është vetëm një përrallë e shpikur ose një arsyetim jo i vërtetë, atëherë diplomacia evropiane duhet të quhet fajtore ndaj krimit që bën duke mbajtur ballkanasit nën zgjedhën e dobët të Turqisë. Në njërën anë prej këtyre dy çengelave, që janë përgjigjja e këtij problemi, duhet të varet kjo lloj diplomacie. Edhe në qoftë e vërtetë se kanosja sllave qe një pretendim dhe që shtetet e mëdha deshën vetëm me gjetl shkak për të mbajtur Rusinë larg nga deti Mesdhe, vuajtjet dhe fatkeqësitë e Shqipërisë varen mbi duart e tyre, sepse Shqipëria vuajti vetëm prej fajit të tyre. Me të vërtetë me sa pak mëshirë qeveriset bota! Po të kish prishur Evropa një shekull më parë sundimin otoman në Evropë, patjetër faqja e qytetërimit tonë do të ishte ndryshe. Shtetet e Ballkanit do të kishin tashmë një shekull vjetërsi në lirinë e tyre dhe mundet që në rrugën e paqes do të ishin më të përparuar në pasuri, në edukatë, në tregti dhe industri. Përkundrejt të sotmes që janë të varfër e të shkatërruar prej luftash të vijueshme, të cilat janë shkaktuar vetëm e vetëm pse kërkonin të liroheshin nga zgjedha. Shqipëria tani do të mund të ishte një shtet i lulëzuar e i përparuar. Ndoshta kur diplomacia e zezë, që ka rrënjët në shekujt e errët e që bën çdo shtet të shihet me tjetrin me një armiqësi të madhe, të jetë zhdukur dhe ndonjë mënyrë simpatie njerëzore dhe vëllazërore të përdoret, atëherë do të kujtojmë faktin që suksesi i një populli nuk është nevoja të bëhet me humbjen e një tjetri. Atëherë sllavët, gjermanët, anglezet, turqit dhe shqiptaret mund të përfitojnë shumë më mirë nga përparimi, lulëzimi dhe lumturia e njëri-tjetrit.

Diplomacia e shastisur e Evropës

Ndërkaq Shqipëria, viktima kryesore e kësaj diplomacie, mbetet e lodhur, e kërrusur dhe e zhytur në gjak sepse, edhe mbas lirimit të shteteve tjera të Ballkanit nga zgjedha, kjo u la akoma nën Turqi. Bashkë me Shqipërinë mbeti nën zgjedhë edhe Maqedonia. Po të kishte mbetur ndopak simpati njerëzore në politikën e Evropës dhe ndonjë ndjenjë për të shpaguar mëkatet që ka bërë gjatë shekujve, këto fuqi do t’u kishin dhënë rastin shqiptarëve për të formuar një qeveri dhe për të zbatuar një statut të vetin. Edhe një dhenzë e truve të kalit do të kishte menduar që një popull trim dhe luftëtar si ky nuk do të pranonte një zgjedhë tiranie të re në vendin e së parës. Por, diplomacia e shastisur vendosi të zbatojë forcën dhe tiraninë për të sunduar këtë popull; por ky vendim doemos do të binte poshtë sikurse u pa. Shtetet e Evropës kanë bërtitur dhe kanë shpallur se shqiptarët janë popull i pabindur, i egër e barbar. Por, në anën tjetër deshën të krijojnë mbi ta një qeveri pa pyetur dëshirat e tyre, pa iu siguruar ndonjë farë lirie ose të drejta trashëgimore dhe biles pa asnjë këmbë ushtari për të vënë në zbatim programin e tyre: sollën vetëm disa oficerë, kurse ushtarë jo. Por, po të ishin të vërteta deklaratat e tyre, ata do të kishin sjellë fuqi të madhe të armatosur për të përkulur shqiptarët. Por, këto të bërtitura ishin vetëm për të justifikuar sjelljet e tyre. Ata prenë copa me rëndësi nga toka shqiptare dhe ia dhanë fqinjëve në veri, në jug dhe në lindje, duke shkaktuar kështu ngatërresa dhe luftëra të përditshme në mes të këtyre shteteve. Copën që mbeti nga gërshëra e tyre e quajtën shteti i pavarur i Shqipërisë. / Telegrafi/29.08.2013

(George Fred Williams (1852-1932) ishte gazetar dhe diplomat amerikan. Ka qenë përfaqësues i SHBA-ve në Greqi dhe Mal të Zi dhe një nga lobuesit më në zë të kohës për çështjen shqiptare. Është autor i librit “Shqiptarët”, ku përshkruan padrejtësitë që në fillim të shekullit XX u janë bërë shqiptarëve. Teksti i mësipërm është nxjerrë nga ky libër, i cili në shqip është botuar më 1934)

DIPLOMACISË EVROPIANE NDAJ TROJEVE ETNIKE TË SHQIPËRISË SË VJETËR VERILINDORE 1877-1878


220px-280px-SanStefanoEng

Traktati i Shën Stefanit, i 3 mars 1878, më nenet dhe paragrafët e judikaturës së diplomacisë evropiane, ishte dhe mbeti një kob dhe tragjedi kontinuele për territoret dhe popullatën autoktone të Shqipërisë së Vjetër Verilindore. Tradhtia në arenën diplomatike të kancelarive evropiane, do të ishte për më tepër një vendim i vrazhdë në ndërgjegjen e vrarë të neokolonialistëve të fuqive të mëdha evropiane!

Ata burrështetas të atyre vendeve, të cilët e kishin marr atë vendim brutal ndaj shtetit dhe popullatës shqiptare, do të zbatohej pikë për pikë dhe nën për nen edhe në praktikë. Dhe se kreatorja e të gjitha të këqijave, ishte Kriza Lindore më 1875-1878, porse promotorja dhe shtytësja kryesore ishte Porta e Lartë, e cila i bëri gjithmonë lëshime të një pas njëshme favoreve djallëzore të Serbisë së Millan Obrenoviqit, Malit të Zi të Krajl Nikollës nga Cetina, Bullgarisë të Çartoriskit dhe Greqisë të Jani Koles me Magali-idenë e tij, që ishte në dëm të trojeve të arvanitasve nga Çamëria dhe jugut të Shqipërisë apo të Vorio-Epirit në tërësi.

Në Traktatin e Shën Stefanit dhe Kongresin e Berlinit, vullneti i shqiptarëve si kolektivitet etnik nuk u përfill fare dhe se asnjë përfaqësues i tyre legjitim nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, nuk u ftua që të jetë partner i barabartë në ato bisedime rreth fatit tonë. Kjo u bë nga qendrat e vendosjes evropiane me të vetmin qëllim siç e kemi thënë edhe më lartë se në një të ardhme të përafërt do të bëhej kusuritja e pazareve të tyre në dëm të tokave shqiptare. Shkurt Shqipëria ishte shndërruar në monedhë tregu për kusuritjen e pazareve të pangopura të kolonialistëve dhe hegjemonistëve të Fuqive të Mëdha të Evropës.

Ne sot stërnipërit e gjyshërve tanë muhaxhirë të cilët u shpërngulën si jetimë se baballarët e tyre nga trojet etnike të Shqipërisë së Vjetër Verilindore, ishin vrarë nëpër betejat e shumta me ushtrinë vrastare të shkaut. Ne pasardhësit e tyre që jemi sot në Kosovë, Maqedoni në Kosovë Lindore dhe gjithkund nëpër botë kërkojmë që të rishqyrtohen gabimet e bëra karshi trojeve tona etnike si në; Nish, Toplicë, luginën e Timokut, Tërnit, Vidinit, Krushevacit, Leskovçës, Vrajës etj. Nga vet ata që kishin gabuar aq rëndë ndaj neve shqiptarëve.

As Bibla,Talmundi dhe Kurani, këtë padrejtësi përmasave tragjike nuk e pranojnë, që një popullate atëbotë prej 813.000 banorëve të saj t’i bëhet një e padrejtë fatale përmasave golgotjane. Sot këta muhaxhir që jetojnë nëpër Kosovë dhe anekënd nëpër botë me qira kërkojnë nga bota e sotme “demokratike” të rikthehen kolektivisht nëpër pasuritë e tyre të patjetërsueshme si në: Nish, Toplicë, Luginën e Timogut dhe në at të Krushevacit, AAk Pallangës, Ternit, Vidinit, Pirotit, Kurshumlisë, Prokupjes, Leskovçës, Vrajës etj. Se një fjalë e Zotit nëpër librat e shenjta thotë: “ Në qoftë se një popull i bënë keq një popullit tjetër, nga i Plotfuqishmi ky i fundit keq bërsi është i gjykuar në humbjen e vazhdueshmërisë gjenetike të tij. Dhe as ai që ia uzurpon pasurinë dhe lirinë tjetërkujt, nuk mundet as ai vet të jetë i lirë dhe i qetë”.

Ata sot nuk duhet të druhen që t’i arsyetojnë gabimet e bëra ndaj popullatës të Shën Konstandinit nga Naaissusi më atë shprehjen e tyre të pazakonshme. “Se vullkanit të fashitur tash e sa vite s’munden t’ia heqin kapakun se prapë flaka dhe tymi i tij do të ringjallej”, ata ndoshta sot nuk munden ta zbulojnë vullkanin e tyre të fashitur për momentin ama nesër me siguri duhet ta bëjnë një punë të tillë, deshën apo nuk deshën ata që më së tepërmi gabuan karshi çështjes tonë kombëtare. Sepse vullkani alegorik tek ne muhaxhirët që e kemi një grusht toke dhe një rreze dielli në zemrat dhe shpirtrat tonë nga Shqipëria e Vjetër Verilindore, nuk do të shuhet kura-kurës dhe për jetë të jetëve. “Kur ne shqiptarët i apelojmë botës që ndaj nesh gjatë historisë janë bërë padrejtësi në kafshimin etnik ndaj trojeve tona shqiptare dhe synojmë të jemi në kufijtë të paraardhësve tanë pellazg, atëherë ajo ka të drejtë të thotë se ne kërkojmë “Shqipërinë e Madhe”.Përndryshe askush nuk ka të drejtë të na akuzojë pse ne kërkojmë kufijtë tanë etnik të vitit 1878, pikërisht para 130 vjet më parë, ku fuqitë e mëdha na e copëtuan kombin tonë padrejtësisht”[1].

Edhe Dr. M.Risvanolli në shënimet e tija jubilare rreth veprimtarisë së Ahmet efendi Koronicës, rreth Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Traktatit të Shën Stefanit dhe Kongresit të Berlinit, si antipod i shkeljes, copëtimit dhe gllabërimit të mëtutjeshëm të integritetit dhe sovranitetit të tokave shqiptare thotë: “Traktati i Shën Stefanit e ashpërsoi edhe më tepër gjendjen edhe ashtu të tendosura në Shqipëri të cilën e përfshinë valë të mëdha protestash kundër copëtimit të tokave shqiptare nga shtetet gllabëruese fqinje.
Nëpër shumë qytete shqiptare u formuan komisione vendore, të cilat i organizonin forcat ushtarake për mbrojtjen e tokave të tyre, pastaj bëhej mbledhja e ndihmave materiale për muhaxhirët (e Shqipërisë së Vjetër Verilindore v. a.) që bridhnin rrugëve. Pastaj bëhej edhe grumbullimi i armatimit dhe i ushqimeve për forcat e armatosura vullnetare të vetëmbrojtjes. Kjo atmosferë e kishte përfshirë qysh në prill të vitit 1878, Gjakovën me rrethinë e saj”[2]
Sipas një burimi serb nga Peja, shqiptarët kishin vendosur të mblidheshin të gjithë, “i madh e i vogël dhe ta sulmonin Serbinë… dhe se krerët e Pejës shkuan në Rekë dhe në Gjakovë për ta lidhur besën dhe pastaj për t’u nisur pas disa ditësh,[3] (për në Shqipërinë e Vjetër Verilindore, si për në Toplicë, Nish, Prokupje, Pirot, Kurshumli, pastaj nëpër luginat e Krushevcit, Timokut, Leskovçës, Vrajës etj. v. a.). Në fund të prillit në këshillimet që u mbajtën në Gjakovë, ku kishin marrë pjesë përfaqësuesit nga Luma, Dibra dhe Tetova, u vendos që për shkak të rrethanave të krijuara politike të ndërpriten hakmarrjet dhe armiqësitë tjera. Pastaj të mos dërgoheshin rekrutë dhe të mos paguheshin tatimet dhe taksa tjera që i kërkonte Porta e Lartë, mandej çdo fis obligohej të përgatiste rezerva si në armatim dhe në ushqime[4].
Në këtë mbledhje gjithashtu, u shqyrtua mundësia e mbajtjes së një kuvendi në të cilin do të merrnin pjesë përfaqësuesit e të gjitha viseve shqiptare. Kuvendi i përmendur do të mbahej në Prizren ose në Lumë në fillim të majit 1878, ku do të miratoheshin vendimet përfundimtare mbi gjendjen e mjerë në të cilin ishte katandisur vendi.
Në rast se sulltani nuk do t’i përfillte kërkesat e kuvendit të ardhshëm atëherë lëvizja e deriatëhershme kundër qeverisë së Stambollit, do të shndërrohej në kryengritje të hapët të armatosur[5]. Pastaj, krerët e lëvizjes popullore në Gjakovë, pas përgatitjeve konkrete që bënin për mbrojtjen e tërësisë tokësore të Shqipërisë, iu drejtuan me protesta edhe fuqive të mëdha kundër vendimeve të padrejta të Marrëveshjes së Shën Stefanit, që i kishte shkelur të drejtat më elementare njerëzore të popullit shqiptarë[6].

-Sipas një burimi serb, më 10 maj 1878, në Gjakovë ishte mbajtur një mbledhje ku morën pjesë krerët e Gjakovës të Pejës dhe të Prizrenit. “Me propozimin e Haxhi Zekës, ishte vendosur që të çoheshin në kryengritje kundër Portës së Lartë të gjithë luftëtarët e aftë për armë prej moshës 7 deri më 70 vjeç”[7]. Më pastaj lëvizja kishte marrë iniciativë për thirrjen e një kuvendi mbarëkombëtarë, i cili e kishte marrë nismën për formimin e Lidhjes Shqiptare. Ajo qysh në fillim nuk pati ndonjë vështirësi për t’ia arritur këtij qëllimi, sepse ajo qysh më parë e kishte zgjedhur një komision të posaçëm për organizimin praktik të një kuvendi mbarëkombëtarë.
Ne sot, dimë shumë pak për numrin dhe emrat e anëtarëve të tij.
Dihet vetëm se shumica e tyre ishin nga Prizreni dhe Gjakova, prej tyre ne e njohim vetëm se Ymer efendi Prizrenin, dhe Ahmet efendi Korenicën. Ky komision e kishte për detyrë t’i ftonte zyrtarisht të gjitha krahinat e vendit për t’i dërguar delegatët e tyre për në kuvendin kombëtarë që do të mbahej në Prizren, në datën që do ta caktonte vetë ky komision përgatitor[8]. Sipas disa autorëve kah fundi i marsit më 1878 në Gjakovë u mbajtur një mbledhje me përfaqësuesit e Shqipërisë Veriore, në të cilën u vendos që të ftoheshin përfaqësuesit e të gjitha viseve shqiptare në një kuvend të përgjithshëm, i cili do të mbahej më 10 qershor të vitit 1878, në prag të mbajtjes së kongresit të Berlinit. Ahmet efendi Korenica, bashkë me Abdyl Frashrin, Iljaz Pashë Dibrën, Sheh Mustafë Tetovën, Ali bej Gucinë etj. ishin ftuar në Stamboll te Sulltani, kur e panë se ai po e zvarriste me qëllim audiencën, ishin nisur për në Kosovë në mëngjes më 8 qershor. Në Selanik u bashkuan me ta edhe delegatët e tjerë të Vilajetit të Janinës, ndërsa në Prizren arritën në mbrëmje më 9 qershor 1878[9].

-Sipas Lipiçit të gjithë anëtarët e lartpërmendur, “kishin qenë kajmekam rajonal apo edhe më tutje gjendeshin në pozita të njëjta, me përjashtim të A. Korenicës. Ku sipas J. H. Vasileviqit, ishte anëtar kryesor në këshillin e degës së Lidhjes Shqiptare për Gjakovë dhe rrethinën e saj. Pastaj sipas një raporti dërguar Qeverisë serbe nga Prizreni, ku thuhet se kontribut të madh në organizimin e kuvendit themelues të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dha, Ahmet efendi Korenica. I cili kishte ardhur në Prizren nga Selaniku, për t’i tubuar njerëzit nga e tërë Shqipëria Veriore, për luftë të armatosur kundër Serbisë dhe Malit të Zi, të cilët shtete në mënyrë të dhunshme dhe pa kurrfarë mëshire disa muaj më parë se të mbahej Lidhja Shqiptare e Prizrenit. I kishin dëbuar nga trojet e tyre etnike të Shqipërisë së Vjetër Verilindore. Ai gjithnjë sipas këtij raporti i kishte ftuar telegrafisht në një kuvend të përbashkët të gjithë krerët përparimtar nga të gjitha qytetet e Rumelisë, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës etj. Konsulli, austro-hungarez me seli në Shkodër z. Lipiç, e radhiste Ahmet efendi Korenicën, gjykatësin e Gjakovës dhe njëri ndër figurat më të shquar që merrnin pjesë në Kuvendin e Përgjithshëm në Prizren, krahas Ali beg Gucisë, Iljaz Pashë Dibrës, Hasan Pashë Tetovën, Abdulla Pashë Drenin, Shaqir beg Currin, Binak Alijën etj[10].
Duhet potencuar se për caktimin e programit të Lidhjes Shqiptare, që kishte filluar menjëherë pas themelimit të saj, aty ishin shprehur në mënyrë shumë të vrazhdë dallimet që ekzistonin edhe më parë mes tri rrymave brenda për brenda Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, siç ishin: rryma patriotike, rryma sulltaneshe dhe rryma e moderuar. Interesi i përbashkët që i bashkoi këto tri rryma shqiptare, ishte ruajtja e kufijve të Perandorisë Osmane, që ishin cenuar nga Traktati i Shën Stefanit. Sulltani me përkrahësit e tij dëshironte formimin e një lidhje islamike të kontrolluar nga Stambolli, në të cilën do të bashkoheshin myslimanët e
Ballkanit në luftë për ruajtjen e tërësisë territoriale të Perandorisë Osmane.

-Duhet cekur se në përpjekjen për caktimin e programit të Lidhjes që kishte filluar menjëherë pas themelimit të saj, u shprehën në mënyrën më të vrazhdë dallimet që ekzistonin edhe më parë midis atyre tria rrymave shqiptare. Rryma sulltaneshe dhe ajo e moderuar e kishin interesin e tyre të përbashkët në Lidhjen Shqiptare, ajo ishte dhe mbeti ruajtja dhe mbrojtja e kufijve të Perandorisë Osmane. Siç thamë edhe më lartë ishin cenuar nga Traktati i Shën Stefanit të 18 shkurtit gjegjësisht sipas kalendarit të ri më 3 mars të vitit 1878. Sulltani me përkrahësit e tij dëshironte formimin e një lidhjeje të kontrolluar nga Stambolli, në të cilën do të bashkoheshin myslimanët e Ballkanit në luftë për ruajtjen e tërësisë territoriale të Perandorisë Osmane. Rryma e të moderuarve, e cila e pranonte formimin e një lidhjeje të përgjithshme me karakter kombëtar, e pranonte në parim idenë e formimit të një vilajeti të përbashkët shqiptarë, mbi bazat e një autonomie administrative dhe kulturore, e cila duhet të krijohet me pëlqimin e sulltanit. Ata mendonin se me krijimin e këtij vilajeti shqiptarë nuk do të bihej ndesh me interesat e Perandorisë Osmane, po të merrej parasysh rreziku që po i kanosej copëtimit të saj, kryesisht trojeve shqiptare në veçanti. Pastaj këtu i dashur studiues dua ta nënvizoj një gjë se ne shqiptarët në administratën civile dhe në atë ushtarake të Perandorisë Osmane, i kishim 24 pashallarët tanë. Dhe, pse ne shqiptarët nuk qemë këmbëngulës ndaj kërkesave tonë Kombëtare Shqiptare nuk na ka faj askush. Se ne dëshirojmë që ta kemi edhe pasurinë edhe lirinë në të njëjtën kohë, këto shprehje janë antipod e njëra tjetrës.

Vetëm se rryma patriotike shqiptare e Lidhjes së Prizrenit, e kishte përqafuar platformën politike të Komitetit të Stambollit për formimin e shtetit autonom shqiptarë si fazë e parë për formimin e shtetit të pavarur. Kjo rrymë gjeti pika të përbashkëta me të moderuarit të cilët edhe ata nuk pajtoheshin me platformën politike të qarqeve sulltaneshe. Kjo do të shprehej me protestat e shumta që i dërgoheshin Portës së Lartë dhe fuqive të mëdha evropiane nga frika se Lëvizja Shqiptare, që ishte kundër Traktatit të Shën Stefanit, mund t’u dilte nga dora. Sulltani nga fundi i majit 1878, i ftoi në Stamboll, personalitetet më të shquara të jetës politike shqiptare, në mesin e të cilëve ishte edhe vet Ahmet efendi

Shtëpia e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, atëbotë ishte njëra ndër medresetë Ruzhdije të Prizrenit, në godinën e së cilës më 9 qershor 1878. Ishte mbajtur dhe i kishte zhvilluar punimet e saja Itifati.

Korenica. Për ta penguar dhe sabotuar formimin e një lidhjeje e cila nuk do të ishte nën kontrollin e tij. Por, siç e pamë më lartë, ata ishin nisur për në Kosovë pa lejen e sulltanit dhe e formuan Lidhjen e Prizrenit dhe se lufta e ashpër politike do të zhvillohej brenda për brenda Kuvendit të Përgjithshëm me rastin e miratimit të dokumentit të parë të Lidhjes të Kararnamesë (programit), të propozuar nga rryma sulltaneshe dhe atë dokument do ta nënshkruanin vetëm se 49 veta nga 110 sa ishin në Kuvend. Nga 11 delegatët e Gjakovës atë e nënshkruan vetëm 4 veta, Ahmet efendi Korenica së bashku me Sulejman Vokshin, Bajram agë Gashin, Shaqir agë Currin, Binak Alinë, Ali Ibrën dhe Metë Ali beun, nuk e kishin nënshkruar atë Kararnamenë turke, që e kishte për qëllim t’i jepte Lidhjes karakter islamik. Atë e kishte nënshkruar vetë se Abdullah Pashë Dreni, Mahmut Shaqir beu, Ahmet Hamdiu dhe Mehmet Kahremani[11].

Këtu duhet potencuar edhe e dhëna se më 6 shtator të vitit 1878, në Gjakovë në sarajet e tija ishte rrethuar nga forcat vullnetare të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Njëri nga udhëheqësit e rrymës sulltaneshe Abdulla bej Dreni, ku në shtëpinë e tij, do të vritej si murtat i Turqisë miku i tij Ali Pashë-Maxharri. Ama edhe koka e Abdulla bej Drenit do të përfundonte e
ngulur në hu gardhi nga djemtë e memleqetit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Edhe në këngën popullore kjo ngjarje këndohet kështu:

Të shtatë kralat rrehin telin:
Koka mbledhur tanë Pezreni!
Ni murtat çi çoj dovleti,
Ra n’Xhakovë t’u Abdulla Begi.
Islam Aga n’Teqe t’Shehjit,
Po i thrret Abdulla Begit:
Priti djemt e mimleqetit,
T’u kanë rrasë, në derë t’haremit,
T’u kanë rrasë, tu kanë afrue,
Me i pasë kraht me fluture,
Gjallë prej kulls s’ju lamë me shkue:[12]

Në këshillin e përgjithshëm të Lidhjes Shqiptare bënin pjesë përfaqësuesit e të gjitha rrymave politike, madje edhe sulltanistët, të cilët qëndruan edhe për një kohë të gjatë në radhët e Portës së Lartë, megjithëse kishin pësuar disfatë politike. Ne në këtë punim historik, do t’i përmendim vetëm se emrat e përfaqësuesve të rrymës radikale midis të cilëve figuronte edhe emri i Ahmet efendi Korenicës, pastaj ishin edhe emrat si: Abdyl Frashri, Ymer Prizreni, Sylejman Vokshi, Haxhi Zeka, Haxhi Shabani,Binak Alija,Ali Ibra dhe Sylejman Bej Kosova nga Nishi etj[13]. Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes pasi i zgjodhi organet ekzekutive, ajo e miratoi një vendim, sipas së cilës të gjithë anëtarët e tij, duhej të shpërndaheshin nëpër krahinat e tyre, për t’i organizuar degët e Lidhjes Shqiptare dhe për t’i realizuar në çdo krahinë detyrat konkrete politike, organizative dhe ushtarake që dilnin nga dokumentet e miratuar në Kuvendin e Përgjithshëm gjatë punimit tre javore të tij. Në Prizren qëndruan vetëm se shtatë anëtarë të Komitetit Kombëtarë që e kishin për detyrë t’i ndiqnin dhe koordinonin punët ditore[14].

-Së bashku me delegatët tjerë nga Gjakova, ishte kthyer edhe Ahmet efendi Korenica, ku e kishin themeluar degën e Lidhjes Shqiptare, e cila do t’i përfshinte trevat e Gashit, Krasniqes, Hasit, Bytyçit, Rekës, Dushkajës etj. Ndërsa kryetar i parë i degës në Gjakovë ishte Abdullah Pashë Dreni që i takonte rrymës sulltaneshe të Lidhjes Shqiptare. Ndërsa, Ahmet efendi Korenica,Sulejman Vokshi,Haxhi Zekën,Abdyl bej Frashri, Binak Alija, Ali Ibra Sylajman Bej Kosova nga Nishi etj. I takonin krahut patriotik dhe luanin një rrol vendimtarë në veprimtarinë politike në degën e Lidhjes Shqiptare për Gjakovë. Që u vërejt shumë shpejt pas ardhjes së Mehmet Ali Pashë-Maxharrit në Shqipëri si i deleguar i Portës së Lartë, për këtë shkruam më lartë. Sipas disa burimeve arkivale, kadiu i Gjakovës, sipas të gjitha gjasave e kishte pasur fjalën kryesore në degën e Gjakovës, kur dihej se Sulejman Vogshi ishte i zënë me punë të shumta në këshillin kryesor të Lidhjes Shqiptare.
Në një raport të togerit Roos të Blandesburgut, dërguar majorit Willson nga Selaniku,oficeri anglez flet për karakterin e programit dhe udhëheqësit e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Si udhëheqës në Prizren e përmend Haxhi Ymer-Zekë efendiun dhe Ymer efendi-Prizrenin, ndërsa për regjionin e Prishtinës e përmend myftiun e këtij qyteti dhe Zija Begun që ishte një shqiptar shumë i pasur me prona tokash në Prishtinë dhe për rreth saj. Më tutje vazhdon se në Pejë dhe Gjakovë janë emra tjerë të cilët nuk i di, porse edhe këta shqiptar janë persona me mjaft influencë, ndërsa trojet e Shqipërisë së Vjetër Verilindore i përfaqësonte Sylejman Bej-Nishi.

Vendimet e Kongresit të Berlinit qershor-korrik,muhaxhirët i pritnin me padurim që të përfundonin në favor të tyre sepse ishin dëbuar pa kurrfarë arsye nga vatrat e tyre autoktone. Në shtytjen dhe përkrahjen që Qeverisë Serbe atëbotë ua kishin dhënë fuqitë e mëdha evropiane e në rend të parë Rusia Cariste. Edhe kryetari i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Abdyl Frashri, atëbotë do të shkruante për politikën dyfytyrëshe dhe mjaft perfide të Evropës dhe dredhive të diplomacisë ruse ku thotë: “Rusia ka filluar të luajë një rol të dyfishtë, për t’u bashkuar me popujt tjerë sllavë dhe ta fuste nën zgjedhën e saj Azinë dhe lindjen, me qëllim që një ditë, jo shumë të largët me hordhitë e saja të egra si të kozakëve dhe zabarozhëve do ta pushtonin ose të paktën ta kërconin, dhe tmerronin dhe zinin në mat pozicion tërë perëndimin. Shqipëria ishte i vetmi vend dhe shqiptarët i vetmi komb që mund… t’i bëjë ballë përparimit të shpejtë të sllavizmit. Megjithatë, përfundon ideologu i Rilindjes, Shqipëria ishte i vetmi vend që e luajti këtë rol kaq të dobishëm për njerëzimin, duhej që edhe fuqitë e mëdha t’i merrnin disa masa në dobi të saj. Se do të vij dita kur Evropa do të bindet se shqiptarët i shërbejnë çështjes së njerëzimit dhe të qytetërimit më mirë se çdo popull tjetër i Lindjes, se ata do të jenë kurdoherë pararoja më e sigurt e Evropës me të cilën ka afërsi në gjak, ngjashmëri në gjuhë dhe pjesërisht në fe”[15].
Edhe pas ngritjes së çështjes shqiptare pranë fuqive evropiane, në Kongres të Berlinit, gjatë punimeve të tija plenare vullneti i shqiptarëve të shpërngulur dhunshëm nga Shqipëria e Vjetër Verilindore. Nuk u murr as edhe për së afërmi në konsideratë dhe as që u krijuan ndonjëherë mekanizma përkatës dhe të nevojshëm për implementimin e nenit 39 të Kongresit të Berlinit. Që parashikonte dhe sanksiononte një kthimin të muhaxhirëve tanë në Shqipërinë e Vjetër Verilindore, nëpër shtëpitë dhe pasuritë e tyre të tundshme dhe nëpër ato të patundshme. Kështu ne muhaxhirët stërnipërit e gjyshërve tanë, jetimë mbetëm edhe më tutje me qira nëpër tokat dhe vendet e shqiptarëve vendor, se ne jetimë mbetëm dhe na strehuan vendorët se baballarët tanë ishin vrarë etje duke luftuar për t’i mbrojtur trojet tona të vjetra etnike në memleqet. Ata luftuan atje sa me shkiet dhe malazezët karpatjan por edhe më tepër me vullnetarët kozakjan dhe zabarozhët rus. Ne mbetëm muhaxhirë, një shekull e më tepër, duke pritur dhe shpresuar se një ditë edhe neve pasardhësve të muhaxhirëve të vjetër do na buzëqeshë një fat tjetër më i lumtur se ky i tanishmi. Dhe, se ata që na e kishin krijuar këtë fat të sotëm do të vinin në mend dhe do t’i rishqyrtonin gabimet tragjike të bëra ndaj nesh dhe territoreve tona të stërlashta të Shqipërisë së Vjetër Verilindore.
Besojmë se një ditë do të krijohen kushte dhe rrethana të favorshme qofshin ato paqësore me marrëveshje bilaterale apo edhe me dhunë vetëm e vetëm, për tu kthyer nëpër pasuritë tona që disa gjer më tani janë mbetur djerrina ndërsa të tjerat ato më të mirat janë zaptuar pa të drejtë nga bishat e egra sodomiste të Karpateve si në: Toplicë, Nish, pastaj luginat e Timokut,Krushevcit,Zhupës (famullisë) të Siçevës,Leskovçës,Vrajës etj.
Sipas Dr. S. Ukës, se Kongrese i Berlinit, qershor-korrik, nuk ishte thelluar atëbotë sa duhej rreth vendimeve që u sollën, gjatë punimeve të tija. Pastaj edhe deklaratat shterpe dhe mjaft tendencioze si ato të M. Obrenoviqit, njashtu edhe ato të Kongresit të Berlinit, ku thuhej decidivisht se njerëzit mund të jetojnë ku të duan në Principatën e Serbisë. Ishin të kota, ngase nuk ndodhi ashtu, sepse qarqet qeveritare serbe, duke e hetuar këtë mos precizitet dhe mos interesim të duhur për popullatën muhaxhire dhe vatrat e tyre autoktone, lidhur me nenin 25 dhe 39. Qarqet shoviniste të borgjezisë serbe me M. Obrenoviqin në krye, vendosën që t’i dëbojnë dhunshëm edhe ata shqiptarë që ende kishin mbetur aty nëpër pasurit e tyre të patjetërsueshme.
Edhe Dr. Jovan Ristiqi, në veprat e tija të cituara për nenin 39 të Kongresit të Berlinit shprehet kështu: “myslimanët të cilët dëshirojnë të jetojnë përtej kufirit serbo-turk, mund t’i mbajnë pasuritë e veta dhe mund t’ua japin ato të tjerëve me qesim”[16]. Mirëpo aty nuk thuhet se a kanë pasur muhaxhirët e dëbuar dhunshëm të drejtë që të ktheheshin dhe të qëndrojnë aty, me këtë mos precizitet të prerë u dha qarqeve serbe për t’i larguar edhe ata shqiptarë që kishin mbetur aty dhe të tjerët që ishin fshehur nëpër male gjer në përfundimin e luftës së paraparë. Dhe se shqiptarët e Shqipërisë së Vjetër Verilindore, u dëbuan për të dytën herë me topa që andej, e kjo do të njihej edhe si shpërngulja e dytë e dhunshme gjatë verës të vitit 1878.
Në fund për sendërtimin e nenit 39. nuk ishte ndërmarrë pothuajse asgjë dhe se kjo tolerancë e kongresit u hetua nga shtetet dhe qeveritë fituese të luftërave ballkanike. Pastaj vetë Kongresi i Berlinit ishte për formimin e një komisioni tri palësh osmano-serbo-bullgar, e që duhej të vepronte në teren brenda tre vjetësh. Porse ky veprim nuk dha rezultate të pritura, së paku jo në favor të shtresave të gjëra muhaxhire, nga kjo mundë të shihet se të drejtat legjitime për t’u kthyer nëpër vendbanimet e veta, patën veçanërisht shqiptarët e Shqipërisë së Vjetër Verilindore. Sepse shqiptarët etnik të atyre trojeve nuk ishin pushtues siç ishin sllavët e jugut dhe të lindjes mes shekullit VII-VII dhe turqit senxhuk në shekullin e XIV. Këta të fundit turqit në fillim të shek. XX shkuan, kurse serbët e Karpateve, uzurpatorët e tokave të Arbrit, mbetën edhe më tutje, duke i sjellë shqiptarëve vetëm se kob dhe hata të mëdha! Qysh në fillim na i dogjën dhe poqën në zjarr dhe hekur mbi 700 vendbanimet tona autoktone me më tepër se 813.000 banorët e saj u dëbuan dhe se, “me largimin e shqiptarëve nuk mbetën të lindërsuara vetëm disa vendbanime e fshatra por mbetën edhe treva të tëra”[17].

Maj, Preshevë 2014.
Autori është i burgosur politikë, njëherit edhe kryetar i “Shoqatës së
Muhaxhirëve” për Kosovën Lindore me seli në Preshevë.

[1] Ramiz Lushi, E korresponduar nga Dardania; Tiranë, Frankfurt, New Jork, Melburn, Cyrih,1998.
[2] Raport i Lipiçit konsullit Austro-Hungarez, Andrashit, Shkodër 11 maj 1878 dhe Raporti i Jelinekut, dërguar Andrashit, Prizren 14 maj 1878. AIHT. Leka 544, B. Hrabak Prvi izveštaji str. 237. dhe Kristo Frashri, LSHP I. Cf. Raport i Steiqit. DA. SIP. etc.
[3] Komuna ortodokse e Pejës,mitropolitit Milentije në Prishtinë,Pejë 5-18 prill 1878 Protokol pis.Opšt.Peći 1870-1880.Prirediti Jovan Pejin i M.Petrović.Priština 1992 str.82.
[4] B. Hrabak, Prvi izveštaj str. 237. Kristo Frashri, LSHP. I. fq. 162.
[5] Ibid Cf.Jelineku,Andrashit,Prizren 14 maj 1878;Lippih, Shkodër,18 maj 1878. AIHT.
[6] Shiqo raporte të shumta të diplomatëve të huaj nga Prizreni dhe Shkodra nga Leka, në Akta të Rilindjes Kombëtare Shqiptare në Shqipëri, në vitet e L. Sh. të Prizrenit etj.
[7] Raport i Steiqit, Prizren 15.XI.1878, pastaj 26.VI.1878 DA, SIP.
[8] Kristo Frashri SHP I. 170. Cf. Jovan Hadži-Vasiljević, Arbanaška Liga, 1909 str. 37, 41 i 72. Xh Belegu Lidhja e Prizrenit, Fq.17. G. Senković Albanija V- period Vast. Krizz. 102.
[9] Lippich, Shkodër, 22 qershor 1878. AIHT. Kristo Frashri LSHP I. 197
[10] Dr. J. H. Vasilević, Arbanaška Liga, Raport od Stejića, DA, SIP.

[11] Kristo Frashri, Lidhja Shqiptare e Prizrenit I. 191.

[12] Këngë Popullore të Rilindjes Kombëtare. Prishtinë,1978. fq. 172-173.
[13] Kristo Frashri, Lidhja Shqiptare e Prizrenit I. fq. 203.
[14] Po aty, fq. 204-225.

[15] Prof. dr. Kristo Frashëri, Abdyl Frashëri 1839-1892. Tiranë,1984 fq. 146,149,151.
[16] Dr. Jovan Ristić, Diplomatska istorija Srbije, Beograd,1896.
[17] Dr. J. H. Vasiljevič, cit. dela, Beograd,1909. str. 107.

KONGRESI I BERLINIT (1878) NDËRROI FIZIONOMINË E BALLKANIT.

Nga: Prof. Nuredin AHMEDI


Civilizimi perëndimor arriti ta zëvendësojë qytetërimin islam në Ballkan, atëherë kur fuqitë perëndimore të udhëhequra nga Austrohungaria dëbuan Perandorinë Osmane nga Gadishulli. Këtë sukses civilizimi perëndimor evropian e arriti në saje të Austrohungarisë të cilën e kishin edhe fuqi edhe mjet, ndërsa nga ana tjetër vetë Austrohungaria ishte bartëse e kulturës evropiane, e cila dukshëm ndikoi edhe në modelin e jetesës në këto anë. Suksesin më të madh Austrohungaria e arriti duke e përdorur aparatin shtetëror, kuptohet krahas metodave tjera që përdorte, gjithashtu edhe shkolla ka qenë mjet tejet i fortë e cila ndikoi në zbrapsjen e jetesës tradicionale islame të popullatës së këtyre trevave. Që më 1878 kur Austrohungaria e pushtoi një pjesë të Gadishullit, sistemi i ri shkollor në qendër të vëmendjes e kishte të përqëndruar theksin veçse te kultura e ashtuquajtur “evrocentrizëm”, duke i nënçmuar dhe zhvlerësuar të gjitha zhvillimet e kulturave të arritura gjatë shekujve që përfaqësoheshin nga popujt e Gadishullit.

Modifikimi i këtij lloji në këto kushte të jobarabarta në aspektin kombëtar u vërejt më vonë në Jugosllavinë e Vjetër. Duke u bërë zhvlerësimi dhe përçmimi i traditave tjera, si rrjedhojë doli në skenë reagimi i muslimanëve ndaj shkollave që përfaqësoheshin nga Austrohungaria. Këtu duhet theksuar se po në këtë aspect (revoltues) reaguan bile edhe serbët e Bosnjës, por këta, prapseprapë nuk e menjanuan shkollimin austrohungarez. Ndërsa sa u përket mektebeve, ato qenë të ndaluar në vitin 1918 sipas ligjit të atëhershëm të Jugosllavisë së Vjetër. Sistemi i shkollimit që u vendos pas okupimit austrohungarez solli kahje dhe botëkuptime të reja, të cilat dukshëm dalloheshin nga ato të vendit-tradicionale. Për të arritur më tepër sukses, civilizimi krishter evropian solli me vete edhe mjetet e informimit (në fillim propagandën e bënte përmes shtypit, ndërsa më pastaj nëpërmjet valëve të radios e televizorit), gjë që kjo ndikoi në zhvillimin e këtij civilizimi.

Në këto kohëra të vështira e të stuhishme popullata muslimane e Ballkanit mbeti jetime, ngase halifati (Institucioni më i lartë islam) u shkatërrua dhe u suprimua nga Mustafa Qemal Ataturku (1923-1924), i cili ishte mjet e Perëndimit për të shkatërruar muslimanët dhe gjithashtu edhe armik i përbetuar i Islamit (kjo për vetë faktin se vetë ai (Ataturku) e kishte prejardhjen nga një fis çifut i quajtur Dunme).Siç shihet civilizimi perëndimor nuk kursente asgjë, vetëm e vetëm t’ia arrinte qëllimit final – dominimit në skenën botërore.

Ndaj, bota evro-krishtere duke pasur në dorë mjetet me anë të të cilave arrinte ta bindë popullatën, në njërën anë dhe duke turbulluar çështjet kombëtare të popujve të Ballkanit dhe duke ua nënçmuar vlerat kulturore nga ana tjetër, arriti të bëhet superfuqi, dhe të dominojë në çdo aspect. E gjithë kjo bëri që muslimanët të jenë të humbur. Mirëpo, përkundër gjithë kësaj ata edhe më tej mundoheshin me mish e me shpirt ta ruajnë traditën, identitetin dhe vlerat e tyre fetare. Por, fatkeqësisht, nga dita në ditë popullata muslimane filloi të pasivizohet, pasivizim ky që mjerisht u kushtoi atyre shumë shtrenjtë, dhe koncepti i të menduarit avropiançe u fut në çdo pore të jetës së muslimanëve.

Është interesant fakti se fill pas okupimit Austrohungarez, muslimanët e këtyre trevave nuk i ndiqnin shkollat e qeverisë, kjo për atë se ata ishin me karakter të krishterë. (Këtu sa për ilustrim po japim të dhënën historike se në gjimnazin e Sarajevës që filloi së punuari më 1879, prej 42 nxënësve sa kishte të regjistruar, musliman ishte vetëm një). Kjo assesi nuk do të thotë se popullata muslimane nuk dëshironte shkollim, përkundrazi, madje botërisht dihet se para Kongresit të Berlinit (1878) muslimanët në përqindje ishin shumë më të shkolluar se sa të tjerët. Mirëpo ata dëshironin edhe mëtej të shkolloheshin nëpër medrese (shkolla tradicionale-islame, ku mësoheshin dituri nga më të ndryshmet), e kursesi të shkolloheshin nëpër shkollat gjermane. (Siç i quante popullata atëherë shkollat e hapura nga Austrohungaria).

Mirëpo, nga ana e saj, edhe Austrohungaria e dinte shumë mirë se çfarë dëshiron populli, ndaj edhe mori një nismë të re për hapjen e disa medreseve të ashtuquajtura “Ruzhdije”, q ë nëpërmes tyre t’i realizojë qëllimet e saj, gjithë këtë arriti ta bëjë falë asaj se popullata muslimane u mashtrua nëpërmjet vetë emrit (medrese) që bartërin shkollat në fjalë. (Kësi lloj medresesh ka pasur edhe në Shkup, si “Medreseja e Madhe” e mbretit Aleksandër themeluar më 1923, nga gjiri i së cilës doli një çetë e tërë komunistash, të cilëve pikërisht popullata muslimane-shqiptare ua pa sherrin).



SHQIPËRIA ETNIKE ME ÇDO ÇMIIM

Kuadri fetar-musliman duke i ditur mirë rrethanat politike të Evropës së krishterë si dhe atë se ajo do t’i shkatërrojë fizikisht dhe ideologjikisht shqiptarët, filloi t’i kundërvihet me të gjitha forcat e veta elementit komunist të brendshëm, me qëllim të një organizimi sa më të mirë e të shëndoshë të popullatës muslimane të Ballkanit në përgjithësi dhe asaj shqiptare në veçanti, kjo më së miri shihet edhe nga apeli i atdhetarit të flaktë Mulla Idriz Gjilanit:

“Liria e vatanit nuk fitohet me partia e me tarafe, me të pafe e me shkije të veshur shqiptarçe”.

Në vitin 1941 u shpartallua Jugosllavia e Versajit, kurse në Shkup vendoset pushteti i Bullgarisë fashiste-shoveniste, i cili pushtet kishte kryekëput qëndrim antishqiptar dhe antiislam, kjo për faktin se popullata shqiptare e këtyre trojeve i përkiste përkatësisë islame. Në ndërkohë Italia fashiste dhe Gjermania naziste kishte kohë që tërhiqeshin si mike ndaj shqiptarëve dhe forca çlirimtare nga robëria serbo-sllave dhe njëkohësisht ata (Italia dhe Gjermania) bënë bashkangjitjen e Kosovës dhe pjesëve lindore të saj me Shqipërinë (ëndërr kjo dhe ideal i kahmotshëm i gjeneratave të tëra), të cilat toka padrejtësisht ishin shkëputur në tryezat evropiane më 1878, 1913, andaj ky shans erdhi i mirëseardhur dhe ky rast nuk duhej lëshuar assesi.

Populli menjëherë pas këtyre ndryshimeve politike u organizua dhe doli në mbrojtje të kufijve të Shqipërisë etnike me shumë patriotë në krye, e sidomos ata më në zë, siç ishin: Mulla Idriz Gjilani, Haqif Tetova, Hysen Tërpeza, e shumë e shumë të tjerë që dijtën të luftojnë kundër sllavëve shqiptarë e aleatëve të tyre komunistë-shqiptarë (u thënçim shqiptarë), të cilët (komunista) luftuan në dëm të popullit të vet e siç thoshte Hysen Tërpeza:

“Na kemi bë lojën e huej”, dhe mu për këtë Mulla Idriz Gjilani u apelonte bashkëkombasve të vet: “Më të parin që krijoi Zoti ishte arsyeja – ka thënë Pejgamberi…” dhe vazhdonte, “…pra, edhe bashkimi i Shqipërisë sot të copëtuar prej italianëve, gjermanëve dhe bullgarëve është i arsyeshëm dhe i domosdoshëm”. I thërriste shokët, bashkëveprimtarët që ta përkrahin në ide duke i urdhëruar me ajete nga Kur’ani:

“Bëhuni shtylla të drejtësisë, mbrojtës të së vërtetës, qoftë edhe në dëmin tuaj!” Mulla Idrizi shpesh thoshte: “Kemi tre fe, por kemi vetëm një atdhe të përbashkët, një gjak vëllazëror, një gjuhë, një diell e një Zot. Detyrë mbi detyra kemi bashkimin dhe mbrojtjen e atdheut” Armiqt e popullit tonë ishin të shumtë, por më të rrezikshëm ishin komunistat shqiptarë, ja çka thotë komunisti i madh Fadil Hoxha për krerët e popullit e sidomos për atdhetarin Mulla Idrizin: “Mulla Idrizi ka autoritet të madh në popull dhe po u tërheq ai nga kufiri, Kosova do të çlirohet pa luftë vëllavrasëse…!” Ndersa pikërisht ky (Fadil Hoxha) ishte ai që na dorëzoi te dora sllavëve… Fadil Hoxha thoshte ashtu për Mulla Idrizin se ai ishte ai burrë që kurrë nuk ka ndodhur që t’ia kthejë shpinën armikut. Ai ishte shkëmb me emër që nuk lëkundej, ai ishte i shenjtë i popullit – kështu thoshte patrioti kapiten Shefqet Bylykbashi për Mulla Idrizin.

Kapiteni Shefqet Bylykbashi, një burrë me virtyte të larta e atdhetar, në mesin e shumë porosive kishte kishte lënë edhe këtë porosi në notesin e Dr. Muhamet Pirrakut më 25 korrik 1967: “Biri im, unë nuk pata fatin të bëhem historian i luftërave historike për atdhe, po shkoj me shpresë se për ju do të vijnë pranvera më të mira…Amanet për Mulla Idrizin. Shko përgjatë kufirit shqiptaro-serb të vitit 1878 dhe të vitit 1944 dhe thirr: Oooo Mulla Idriz…! Të gjitha majet e maleve, të gjitha karakolat, të gjitha lagjet e fushat, të gjitha shtëpitë dhe të gjitha xhamitë e edhe vorret kanë për t’u përgjigjur! Oooo hojaaa…! Po. Ai ishte i shenjti i kombit dhe nuk e kapte as plumbi edhe kur i kalonte nëpër xhybe e jelek! Kurrë nuk binte pas pusisë; shtynte me pushkë në dorë në ballë të betejës, dhe me një dorë pushjën e me një dorë Kur’anin, Mulla Idrizi thoshte: “Shehid bëhet vetëm ai që ka fatin të goditet nga ana e përparme në ballë!…”

Sabit Rexhepi me të drejtë thoshte: “Zëri i tij, kënga dhe shehadeti forcuan dhe përforcuan guximin dhe kurajën e luftëtarëve ushtarë vullnetarë…!” Pra, këta ishin ata burra që i dolën përpara Kongresit të Berlinit i cili ia ndryshoi fizionominë Ballkanit dhe mu për këtë Mulla Idriz Gjilani e la këtë amanet: “O burra, aman, të na dëgjoni fjalën! Përsëritja e gabimeve ka përgjegjësi para historisë, zjarrit t’i përgjigjemi me zjarr, e dekës me dekë…” Krahas gjithë luftërave që zhvilloi populli, më në fund kur u bindën se komunistët-shqiptarë po ia dorëzojnë Shqipërinë Serbisë dhe duke mos dashur që gjaku të derdhet mes shqiptarëve, tokat arbërore sërish ranë nën okupimin sllav, okupim ky që e torrturoi aq shumë këtë popull sa që nuk dihet sa, në të vërtetë, u therën, sa masakruan, e sa e sa u shpërngulën nga trojet shqiptare etnike për në viset e Anadollit të Turqisë dhe gjetkë nëpër botë.

Ky popull liridashës këtë dhuratë e pati nga Evropa e krishterë (“kjo kurva e motit” – siç do të thoshte Gjergj Fishta), e cila mjerisht edhe sot e kësaj dite po vazhdon politikën e saj satanike ndaj popullit më të vjetër të Kontinentit…

VARFËRIA “Armikun që s’dua ta bëj Mik”

1077487_571501616232023_1038484093_o
Nga: Lulëzim CUKA
     VARFËRIA
“Armikun që s’dua ta bëj Mik”
I kalojmë sytë rreth një boshllëku si pikë refernce dhe sjell ngadalë ngacmimin dhe trazimin e dëshirave, mendimeve, ambicjeve, ç’thurrrjes së ëndrrave.
…klithmat drithëruese sillen si akrepat e orës duke na treguar qe koha po kalon në kthetrat gërvishtëse të varfëris.Nuk mund te mbyllja sytë rreth nje realiteti te jetës së përditshme që dita-ditës bëhet më e frikshme,si një vrasës i pamëshirshëm që vret nga plumbat e heshtjes,duke u kthyer në nje uragan që përpin gjithcka qe prek dhe kapercen edhe numrin e viktimave të vrarë në dy luftrat më të mëdha botërore.
PLUMBAT E HESHTJES.
Një fjalë e vogël në formimin e saj,por në vetvete po trondit  çdo skaj të Botës.
Varfëria është përkufizuar si “gjendje e njerzëve të cilët ju mungojnë mjetet për plotësimin e nevojave elementare”.Definicioni I varfërisë nuk është statik, ai sa vjen e zgjerohet për shkak të shtimit të kërkesave të jetës e të pa mjaftushmërisë së mjeteve material për jetesë.
…dallimet në definitimin e saj vijnë nga pikpamje të ndryshme, interesit dhe ideologjitë e ndryshme që ekzistojne mes pushtetarëvë të ndryshme duke na e paraqitur atë si inekzistente. Secili e sqaron “fenomenin” në pajtushmerinë e politikës dhe interesave të veta, pa marrë parasyshë se a përputhet definicioni me domethënjen e saktë të këtij fenomeni, apo mbetet diçka e thjeshtë duke e anashkaluar atë.
Pyesim veten pse jeta tregohet kaq e padrejtë duke ditur që ne e kemi vetë në dorë atë? Duhet t’u themi mjaft urrejtjeve dhe padrejtësive, që të jetojmë të qetë e të lumtur. Fëmijët e vegjël janë kaq të pafajshëm e të padjallëzuar. Dhe ata kanë të drejtë të rriten në petkun e mirësisë, të jenë të qeshur gjithnjë. Por jeta, mjedisi që i rrethon ua ka mohuar, sepse po rriten dhe edukohen mes vështirësive që ka kapluar vëndin e tyre. Sa e bukur është bota kur e sheh atë në sytë e tyre.Është një e vërtetë e hidhur që vendi po shkon drejt një denigrimi duke u zhytur në kaos. Për shumë arsye si pasojë e formimit të kushteve negative si prapambetja ekonomike, ndarjet politike dhe sociale si dhe degjenerimi kulturorë.Një I tillë mjerim na ka kapluar, saqë shpesh habitemi se si nuk u ngop kurrë ky fati ynë duke na bërë të vuajm kaq shumë ndëshkime….
.
Varfëria sfida e shoqërisë
Lufta kundër varfërisë është ndoshta sfida më kryesore që shoqëria do të përballojë në të ardhmen gjatë shekullit të XXI. Jeta me të gjithë vlerat dhe arritjet e sajës duhet përjetuar nga të gjithë popujt në gjithë dimensionet e sajë.Varfëria si një e keqe e njerëzimit duam apo nuk duam ne, ajo shoqërohet me një sërë pasojash, pasoja te cilat e bëjnë më të degraduar shoqërine në Shqiperi. Duke nxitur kështu një sërë fenomenesh te tilla si: humbjen e jetëve njerezore, aplikimi i punës tek femijet adoleshent, pamundësi arsimimi, abuzim seksual me femijet, grabitjet, vrasjet, protusticioni, një pasojë tjetër ndoshta jo e drejtperdrejt është edhe emigracioni.
Po ndalemi te analizojme shkurtimisht disa prej tyre:Një ndër drejtimet më të shëmtuar të shprehjes së varfërisë në kohët e sotme është punësimi i fëmijëve por jo vetëm kaq, ajo që është më e keqja është edhe shfrytëzimi i tyre për punë të rënda për abuzime seksuale. Pra siç shihet fëmijët janë shumë të kërcënuar nga rreziqet që sjell varfëria.
Edhe problemi I papunësisë, një problem I pandashëm I shoqërisë nga antikiteti deri në kohët e sotme. Kërkesa punë për të gjithë, e drejta e punës e sanksionuar në të gjitha kushtet e kohërave moderne dhe në konventat evropiane dhe ndërkombëtare. E vetmja alternativë që është dhënë në vendet është akordimi I fondeve të veçanta për të ndihmuar të papunët dhe për të mbajtur papunësinë në kofiçente rigorozisht të përcaktuara.
Natyrisht që kur flitet për varfëri meret më shumë parasysh ushqimi I pa mjaftueshëm por, në plan më të gjërë ajo bashkë me kequshqimin nënkupton kushtet e jetës, pasigurinë e jetës, margjinalizmin mungesën e liris së zgjedhjes etj.
Varfëria, definohet si një gjendje e vështirë ekonomike, e cila vjen si rezultat i mungesës se nevojave bazë te jetesës. Sigurisht, qe fjalën “varfëri” secili prej nesh e interpreton me mënyrën e vet. Ne fund te fundit, jo të gjithë kemi te njëjtat nevoja. Për disa varfëria konsiderohet pamundësia për të blerë një kafshatë bukë, ndërsa për ca te tjerë mosarritja e blerjes së një “makine”.
Ashtu sikurse mësojmë nga vijm, jemi te interesuar të dim ku do shkojm.
Brezat që jetojnë të tashmen janë të frikësuar nga “enigmat që përmban e ardhmja”, janë të interesuar si do jetë puna, si do jetë shoqëria, si do të ndërtohet organizimi politik.
Koha kërkon që të përpunohen teoritë dhe praktikat e zhvillimit.
“Varfëria nuk mund të pakësohet duke u dhënë njerzëve, vetëm ndihme sociale, hapja e vendeve të reja pune do e pakësonin varfërin”. Shqiperia është transformuar në nje shtet social, ku përbërja me e madhe e popullsisë jeton me një ndihmë sociale qe në vetvete është shumë “qesharake”.
Realiteti I sotëm I shoqërisë është I tillë që vihet re një një hendek I thellë social midis shtresave të ndryshme brenda një populli, pabarazi e padrejtësi sociale, të cilat duhen të denoncohen dhe luftohen. Asgjë nuk ndryshon vetiu.Varfëria qoftë urbane apo rurale, duhet parë nga jashtë dhe nga brënda. Kjo do të thotë se shtresat e varfëra nuk duhen parë si turma njerzish që duhet të rrinë duarkryq e të presin vetëm ndihma, apo ca më keq të konsiderohen të paaftë për iniciativa prodhuese dhe si të tillë mund të bëjnë vetëm punë të rëndomta dhe të jetojnë në kufijt e mbijetesës, duke luftuar me armikun e përbetuar, njëzëri duke u shprehur: “Armikun nuk dua ta bëj mik”
Ndërtimi I ekonomisë së tregut nëpërmjet privatizimeve që po ndodh sot ne shtetin Shqiptar, do çojë në ditët në vazhdim me përballjen e fenomenëve të tilla si: papunsia masive, zvogëlimi apo minimizimi I të ardhurave familjare dhe varfëri për grupe të caktuar sociale.
Varfëria ekziston për shkak të mungesës së drejtësisë, barazisë,sigurisë njerzore dhe paqes.Varfëria,jo vetëm që kërcënon ekzistencën e një numri të madh njerzëve, por e shton nënshtrimin e tyre ndaj dhunës, keqtrajtimit dhe të pandikushmërisë sociale, politike dhe ekonomike.
“varfëria nënkupton mohim ndaj mundësive dhe zgjidhjeve themelore për zhvillim njerzorë, për të bërë jetë të shëndoshë, dhe kreative, për të gëzuar standarte dinjitoze për jetë liri, dinjitet, vetërespekt dhe respect për të tjerët.”
Sot shumica e sociologëve janë të pajtimit se egzistojnë dy parime, përmes të cilave mund të indentifikohet niveli i varfërisë së një vendi:
1.Varfëri apsolute
2.Varfëri relative
Varfëria apsolute: nënkupton pamundësinë e mjetëve elementare siç janë; ushqimi i mjaftueshëm, strehimi, shërbimet shëndetësore, arsimimi. Varfëria perbën nje zinxhir dëshperimesh shpirtërore, por dhe një zinxhir perbuzjesh shoqërore. Te varfërit ne pergjithësi nuk i duan, nuk i respektojnë, i konsiderojnë te pakulturë dhe individë me një nivel shumë te ulët arsimor. Statistika më e njohur qe përdoret dhe nga Banka Boterore bën të ditur se te gjithë individët të cilët jetojnë me 1 (një) dollarë në ditë, i perkasin kësaj kategorie të ndjeshme ekonomiko-shoqërore.
Varfëria relative : nënkupton përceptimin e dallimëve midis dy grupeve kryesore për nga cilsia dhe kushtet e jetesës, në këte kategori bëjnë pjesë të gjithë individët, të ardhurat e të cilëve nuk i tejkalojnë gjysmën e shumës së pagës mesatare. Kushtet që pak a shumë i ofrojnë mundësinë e mbijetimit ekonomik, por jo edhe të një standarti premtues për të ardhmen.
Varfëria në shqipëri nuk është mbjellur nga të varfërit, por nga keqeverisja,  (menaxhim i dobët i elitave politike), që me çdo kusht ushtron presion psikologjik, financiar e sidomos juridik për të ruajtur privilegje dhe për tu pasuruar në mënyrë të pandershme. Pra krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Rritja ekonomike dhe zhvillimi I qëndrushëm konsiderohen si rruga kryesore për reduktimin dhe eliminimin e varfërisë.Natyrshëm mund të na lind pyetja: Çfarë duhet të bëjmë ne, çfarë duhet të bëjnë të tjerët, në mënyrë që t’i shmangemi kësaj rrjedhe ngjarjesh? Ato për të cilat kemi nevojë, janë ndryshimet rrënjësore, duke filluar që nga baza e shoqërisë.
Epika e urrejtjes që dëgjojmë gjatë gjith ditës dhe natës dhe që na trondisin, këto klithma ogurzeza, na ligështojnë zemrat dhe për më tepër, njerëz që presin me shprese qe dikush një ditë do trokas,dhe do ju hap përsëri rrugën për të ndërtuar një botë të re dhe të lumtur në të cilën vlerave njerzore u është dhënë rëndësia e duhur dhe janë të frytshme në konceptimin e synimeve dhe aspiratave njerzore.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...