2015-04-08

Pse e vranë Boris Njemcovin?!

       
      Prof.dr. Eshref Ymeri




Në mbrëmjen e vonë të 27 shkurtit 2015, me gjashtë të shtëna flakë për flakë, u vra politikani dhe opozitari i njohur rus Boris Njemcov, ish-zëvendëskryetar i Këshillit të Ministrave të Federatës Ruse në vitin 1998. Komiteti hetimor i Rusisë deklaroi se ishte duke shqyrtuar disa variante të këtij krimi të rëndë.
Image result for Boris Nemcov

        Së pari,sipas këtij komisioni, vrasja përbënte një provokim për destabilizimin e vendit.
        Së dyti, vrasja lidhej me ngjarjet në Ukrainë.
        Së treti, vrasja shpjegohej me prishje pazaresh në lëmin e veprimtarisë tregtare.
        Së katërti, vrasja mund të ishte pasojë e urrejtjes personale.
        Presidenti Putin shprehu sigurinë se vrasja e opozitarit ishte e porositur dhe se ajo kishte një karakter tërësisht provokativ.

Image result for Boris Nemcov
        Në një intervistë që kishte dhënë dy javë para se të vritej, Njemcovi kishte deklaruar se ai druhej për faktin se Putini mund ta vriste. Druajtjen e vet ai ia pati shprehur vetëm njeriut më të afërt, nënës së vet. Por ai, më në fund, pati vendosur të shprehej publikisht përmes rrjetit social “sobesednik.ru”. Ai ka deklaruar:
        “Unë asnjëherë nuk i kam fshehur pikëpamjet e veta politike. Mendoj se pikërisht Putini ishte ai që shpërtheu luftën në Ukrainë” (Citohet sipas: “E ëma e Boris Njemcovit e ndiente frikën se atë mund ta vrisnin”. Marrë nga faqja e internetit “sobesednik.ru”. 10 shkurt 2015).
       
Image result for Boris Nemcov

Për nënën e vet (mjeke-pediatre 87-vjeçare), ai më poshtë shprehet:
        “Ajo është kategorikisht kundër asaj që po ndodh në Ukrainë dhe mendon se ajo është një katastrofë dhe një mishmash i vërtetë. Por, më shumë se Ukrainën, atë e shqetëson Putini. Sa herë që i telefonoj, ajo më ankohet: kur do t’i ndërpresësh sharjet kundër Putinit? Ai ka për të të vrarë!” (po aty).

Image result for Boris Nemcov
        
Dhe më poshtë vazhdon:
        “Mamaja më ka mësuar se duhet të mbroj pikëpamjen time, të jem i pavarur dhe vetëveprues. Për të keqen e vet, më ka edukuar të jem i tillë, kurse tani revoltohet se pse unë po shaj Putinin. Ajo trembet me të vërtetë se ai mund të më vrasë në kohën më të afërt, për shkak të fjalimeve të mia, si në jetën e përditshme, ashtu edhe në rrjetet sociale” (po aty).
        Në komentin që ka bërë për organin “Gordon”, kushëriri i parë dhe miku i ngushtë i Boris Njemcovit, sociologu rus, autori i librit “Ideja e re nacionale e Putinit”, Igor Ejdman, deklaroi se Njemcovin e vranë me porosi të Putinit. Madje, sipas tij, për vrasjen e Njemcovit, Putini kishte tre motive.

Image result for Boris Nemcov
      
  Motivi i parë ishin hesapet personale. Sepse Putini, sipas tij, kishte një qëndrim tepër personal ndaj Njemcovit për faktin se, për nga mentaliteti, ai (Putini) është kryebandit. Dhe në një mjedis banditohajdutësh ka shumë rëndësi të filtrosh dhe të përgjigjesh për pazar. Në qoftë se një kriminel elitar e kanë fyer me fjalë të rënda, - thotë Igor Ejdmani, - atëherë ai ka për detyrë ta vrasë atë që e ka fyer, se, në të kundërt, ai e humbet statusin e kryebanditit. Kurse Boris Njemcovi, - vazhdon Ejdmani, - e shante kryebanditin e Rusisë me fjalë të rënda, si, fjala vjen:
        “Ai, Vladimir Putini, që ta merrni vesh, është një i lajthitur” (Citohet sipas: “Igor Ejdman: Sikur Putini të mos e kish vrarë Njemcovin, ai do të kishte humbur autoritetin në sytë e miqve të tij të Kremlinit”. Marrë nga faqja e internetit “gordonua.com”. 28 shkurt 2015).
        Kryebanditi, natyrisht, nuk ia fali Njemcovit fjalë të tilla, sepse sikur Putini të mos e kishte vrarë Njemcovin, atëherë ai do ta kishte humbur autoritetin e vet në sytë e miqve të Kremlinit, - e përfundon fjalën e vet Ejdmani për motivin e parë të vrasjes.
Image result for Boris Nemcov
        
Motivi i dytë, në këndvështrimin e tij, është politik. Dhe ja sepse. Kohët e fundit Boris Njemcovi ishte marrë me hetimin e agresionit të Federatës Ruse kundër Ukrainës dhe të rolit të Putinit në ato ngjarje të përgjakshme. Ai kishte grumbulluar prova për krimet ushtarake që ushtria ruse kishte kryer në Donbas dhe kishte planifikuar të botonte një raport me titull “Putini dhe lufta”, në të cilin çdo gjë do të dilte në dritë të diellit dhe do të quhej me emrin e vet. Putini, që mundohet me të gjitha mënyrat për ta mbajtur të fshehur praninë e ushtrisë së vet në lindje të Ukrainës, kishte dijeni për planet e Njemcovit, prandaj edhe e hoqi qafe pikërisht në momentin e fundit, në mënyrë që e vërteta për luftën që ai po zhvillon në Ukrainë, të mos mund të bëhej e njohur për opinionin publik rus.


       
Motivi i tretë i vrasjes, sipas bindjes së Igor Ejdmanit, është absolutisht pragmatik. Sepse me këtë vrasje, Putini kishte si qëllim t’i futte dridhmat shoqërisë ruse. Kësisoj ai u dërgoi një sinjal të qartë atyre rusëve  që janë kundër tij: kur unë, mu në qendër të Moskës, dy hapa larg Kremlinit, jam në gjendje të pushkatoj në një mënyrë demonstrative një opozitar të njohur në mbarë botën, atëherë edhe me ju drutë do t’i presë shkurt.

Image result for Boris Nemcov
       
Dhe në fund, Igor Ejdmani thotë:
        “Ky është terror kundër qytetarëve të vet që mundohen të ngrihen kundër një regjimi diktatorial” (po aty).
        Kjo situatë, në të cilën e ka katandisur Rusinë Putini, më solli ndër mend një letër të hapur të Bjelinskit (1811-1848) që ia pati dërguar Gogolit (1809-1852) më 15 korrik 1847. Asokohe Bjelinski ishte duke u kuruar në qytetin gjerman Salcbrun. Ajo letër, e cila qe bërë pothuajse legjendare, asokohe pati qarkulluar nëpër Rusi si një botim i ndaluar, kurse në shtypin legal ajo u botua vetëm pas revolucionit të vitit 1905.

Image result for Boris Nemcov

       
Bjelinski i shkruante Gogolit:
        “Ajo (Rusia) ka nevojë jo për predikime (boll ka dëgjuar nga ato), jo për lutje(boll i ka përsëritur ato), po për zgjimin në popull të ndjenjës së dinjitetit njerëzor, i cili, për kaq shekuj, është bjerrur mes pisllëkut dhe plehut, ka nevojë për të drejta dhe për ligje, në përputhje jo me doktrinën e kishës, por me gjykimin e shëndoshë dhe me drejtësinë, si edhe për zbatimin e tyre mundësisht sa më të rreptë. Por, në vend të tyre, ajo përfaqëson në vetvete një pamje të tmerrshme… të vendit, ku nuk ka jo vetëm kurrfarë garancie për individin, për nderin dhe për pronën e tij, por nuk ka madje as rend policor, por ka vetëm korporata gjigante hajtutësh dhe grabitësisht të shërbimeve të ndryshme”.
        Është për t’u shënuar një fakt mjaft interesant.


Image result for Boris Nemcov
       
Disa orë para vrasjes, Boris Njemcovi pati folur drejtpërsëdrejti në efir, duke lëshuar një sërë deklaratash mjaft të ashpra në adresë të Putinit. Mbrëmjen e së premtes së 27 shkurtit, ai ishte ftuar në emisionin radiofonik “2015” të radiostacionit “Jehona e Moskës” (Eho Moskvëj). Duke iu përgjigjur pyetjes së drejtueses së emisionit, gazetares Ksenia Llarina, për organizimin e marshimit të ardhshëm antikrizë “Pranvera”, Boris Njemcovi tha se udhëheqësit kanë për detyrë t’i frymëzojnë me optimizëm ata që i ndjekin pas, me besim në forcat e veta.

Image result for Boris Nemcov

       
Më pas, kolegu i Ksenia Llarinës, gazetari Vitali Dimarski, e pyeti Njemcovin për përkrahjen e Putinit nga ana e popullit. Në përgjigje të kësaj pyetjeje, Njemcovi deklaroi se përkrahja e bëmave të pushtetit rus në shoqëri është një ëndërr mjaft e zbrazët dhe, duke iu drejtuar gazetarit, aty për aty, improvizoi një fjalim të vetin në një debat televiziv hipotetik me presidentin Putin:
        “Hajde të përfytyrojmë një orë debate të mia me Putinin. Ja, kollaj fare. Le të fillojmë, fjala vjen, me një pyetje të thjeshtë:
        - Pse ushtarët rusë vriten, kurse ju, zoti Putin, si kryekomandant suprem, s’doni t’ia dini për këta ushtarë të vrarë? Dhe pse gënjeni kur thoni se ata nuk janë në luftë? Kurse ne shohim varret e tyre. I shohim në Kostromë, i shohim në Pskov, i shohim në Njizhnjij Novgorod, ku unë kam punuar si guvernator. Pse ju, ore kryekomandant suprem, nuk doni t’ia dini për ushtarët tuaj? Me ç’të drejtë e quani veten kryekomandant suprem pas këtyre tragjedive? Pse gënjeni kur thoni se në Ukrainë nuk ka armë ruse? Po ju, zoti Putin, në Marrëveshjen e Minskut vetë thatë se do t’i largonit nga Ukraina armët “Tornado-S”. Po a e dini ju që “Tornado-S” janë sisteme zjarri me breshëri dhe janë prodhim i kohëve të fundit, se në sistemin e armatimit ato i ka vetëm ushtria ruse dhe në armatimin e saj ato kanë hyrë në vitin 2012?(Citohet sipas: “Para vrasjes, Njemcovi foli për përshpirtjet dhe i bëri sfidë Putinit”. Marrë nga faqja e internetit “sobesednik.ru”. 28 shkurt 2015).

Image result for Boris Nemcov
       
Vrasja e opozitarit të njohur Boris Njemcov, nuk përbën ndonjë ngjarje të jashtëzakonshme në realitetin rus. Sepse para tij, duke filluar prej vitit 1994, në Rusi janë vrarë 13 politikanë. Emrat e politikanëve të vrarë po i rendit më poshtë, sipas viteve.


      
  Dmitri Hollodov (1967), korrespondent i gazetës “Moskovskij komsomolec”. U vra më 17 tetor 1994. Ai
kishte denoncuar ministrin e mbrojtjes Pavl Graçovin për vjedhje të pasurisë shtetërore.
     
Image result for Vladislav Listyev (1956)

   Vladislav Listjev (1956), ish-drejtor i përgjithshëm i kanalit të parë televiziv ORT. U vra në hyrje të pallatit të tij më 01 mars 1995.

       
Mihail Manjeviç (1961), zëvendësguvernator i Sankt-Peterburgut, kryetar i komitetit për administrimin e pasurisë së qytetit. U qëllua me automatik në makinën e tij më 18 gusht 1997.
      
  

Galina Starovojtova (1946), deputete e parlamentit. Më 20 nëntor 1998, u pushkatua në hyrje të shtëpisë së vet.
        
Image result for Valentin Tsvetkov (1948)

Valentin Cvjetkov (1948), guvenator i qarkut të Magadanit. Më 18 tetor të vitit 2002, u pushkatua në rrugën “Novëj Arbat”, në qendër të Moskës.
       

Sergej Jushenkov (1950), deputet i parlamentit. Më 17 prill 2003 u pushkatua në Moskë, afër shtëpisë së vet.

        

Juri Shçekoçihin (1950), zëvendëskryeredaktor i organit “Novaja gazeta”. Vdiq nga një helmim i rëndë më 03 korrik 2003.
        
Poll Hlebnjikov (1963), kryeredaktor i redaksisë ruse të revistës “Forbes”. Më 09 korrik 2004 u pushkatua kur po dilte nga zyra e revistës, në rrugën “Dokunjin” në Moskë.


      

  Andrea Kozllov (1965). E pati filluar karrierën në Bankën e Shtetit të Bashkimit Sovjetik në vitin 1980, kurse që prej vitit 2002 mbante postin e guvernatorit të Bankës Qendrore të Federatës Ruse. Pikërisht asokohe banka filloi fushatën kundër pastrimit të parave dhe pranisë së tyre të paligjshme. Punën e vet Kozllovi e përshkruante si më poshtë:
        “Ne jemi sanitarët e pyllit, sanitarët e pyllit nuk i do njeri, por dikush duhet të merret me këtë punë dhe ne këtë po bëjmë”.
        Në mbrëmjen e 13 shtatorit 2006, Kozllovi po ndiqte një ndeshje futbolli. Pas mbarimit të saj, kur ai po i afrohej makinës, dikush hapi zjarr. Shoferi vdiq në vend, kurse Kozllovi dha shpirt në spital në mëngjesin e 14 shtatorit.

Image result for Anna Politkovskaya (1958)

Ana Politkovskaja (1958), komentatore e organit “Novaja gazeta”. Ajo qe ngritur në mbrojtje të luftëtarëve çeçenë, duke i quajtur ata “lëvizja e rezistencës” dhe pati bërë thirrje që në Çeçeni të vendoseshin paqeruajtës ndërkombëtarë.Më 07 tetor 2006 u pushkatua në ashensorin e pallatit të vet, në rrugën “Lesnaja” në Moskë. Dita e vrasjes së saj ishte “simbolike”. Pikërisht më 07 tetor Putini ka ditëlindjen. Atë ditë ai mbushi 54 vjeç.
       
Image result for Aleksandër Litvinjenko (1962)
Aleksandër Litvinjenko (1962). Që prej vitit 1980 pati shërbyer në trupat e ministrisë së brendshme të Bashkimit Sovjetik, kurse që prej vitit 1991 - në organet e Shërbimit të Sigurimit Federativ dhe mbante gradën e kolonelit. Në vitin 1999 e patën arrestuar për tejkalim të kompetencave, por më pas e patën nxjerrë të pafajshëm. Por pas një kërcënimi tjetër për arrestim, ai u arratis menjëherë në Britani, ku iu dha strehim politik. Në shkurt të vitit 2006, në njërin nga sajtet e separatistëve çeçenë, ai botoi një artikull, në të cilin akuzonte Shërbimin e Sigurimit Federativ të Fedaratës Ruse për pjesëmarrje në publikimin e karikaturave të profetit Muhamet në gazetën daneze Jyllands-Posten”. Në tetor të vitit 2006, Litvinjenko rrëfeu për kërcënimet që i ishin bërë gazetares Ana Politkovskaja nga ana e presidentit Putin. Më 01 nëntor ai e ndjeu veten keq dhe u shtrua në spital. Më 23 nëntor ndërroi jetë. Tri orë para se të vdiste, mjekët zbuluan polonium në gjakun e tij. Më 07 dhjetor kufomën e tij e varrosën, të mbyllur në një sarkofag hermetik.

Image result for Sergei Magnitsky (1972)
Sergej Magnjitskij (1972), jurist. Ai kishte deklaruar se kishte zbuluar skemën e grabitjes së buxhetit të shtetit në një shumë prej 5,4 miliardë rublash, të cilat i kishin përvetësuar organet e ruajtjes së rendit nëpërmjet shërbimit tatimor. Vdiq i helmuar në një spital të Moskës më 16 nëntor 2009.
Image result for Natalja Estemirova (1958)

Natalja Estemirova (1958) ishte bashkëpunëtore e përfaqësisë së qendrës së mbrojtjes së të drejtave të njeriut “Memorial” në Groznëj, kryeqytetin e Çeçenisë. Më 15 korrik 2009, e patën rrëmbyer afër shtëpisë së saj në Groznëj dhe po atë ditë kufoma e saj, e goditur nga plumbat, u gjet në afërsi të fshatit Gazi-Jurt të Ingushetisë fqinje.
Në kohën e qeverisjes së Jelcinit, janë kryer katër vrasje politike. Në kohën e qeverisjes së Putinit janë kryer dhjetë të tilla, pra, gati 71,5% e tyre.
Kur njihet me vrasje të tilla politike, porositësit e të cilave dhe shumica absolute e dorasve nuk janë zbuluar fare, lexuesit, vetvetiu, i lind një pyetje e zakonshme:
Po edhe sa kohë do të vazhdojnë vrasje të tilla në Rusi?

Image result for Mark Fejgin (1971)
Mark Fejgin

Politikani, avokati dhe publicisti rus Mark Fejgin (1971), duke komentuar vrasjen e Boris Njemcovit, ka deklaruar se vrasjet politike në Rusi do të vazhdojnë. Ai thotë:
“Vrasjet politike do të vazhdojnë, me kaq nuk mbyllet hesapi, do të ketë të vrarë të tjerë. Për këtë nuk ka asnjë dyshim, kjo është një situatë absolutisht tipike” (Citohet sipas: “Avokat Mark Fejgin: Vrasjet politike në Rusi do të vazhdojnë”. Marrë nga faqja e internetit “mik.ru”. 11 mars 2015).
        Këtë deklaratë ai e bëri për kanalin televiziv “112 Ukraina”. Me këtë rast, ai nënvizoi se më pas, prapëseprapë, duhen pritur ndryshime.


“Por, - theksoi ai, - në analizë të fundit, duhen pritur ndryshime. Sa kohë që kjo pakënaqësi shoqërore është e shtypur ose, përkundrazi, është zëvendësuar me tendenca “urra-patriotike”, vrasjet politike do të vazhdojnë. Por kur kjo situatë do t’ia lërë vendin pakënaqësisë shoqërore, atëherë gjendja do të jetë krejtësisht e trishtueshme” (po aty).

        Sipas këndvështrimit të avokatit Mark Fejgin, pritet që pas vrasjeve të tjera të politikanëve rusë, të cilat nuk dihet se sa kohë do të vazhdojnë, do të reaguaka opinioni publik, çka mund të çojë në përmbysjen e Putinit! Ky është një parashikim utopik i avokatit në fjalë. Sepse përkrahja e opinionit publik rus për Putinin arrin në masën 80%. Madje pas aneksimit të Krimesë, kjo përkrahje u rrit në 85%. Prandaj edhe pas vrasjeve të tjera politike, nuk pritet që përkrahja e popullit për Putinin të vijë duke rënë. Sikur Putini të pushtojë edhe Ukrainën, edhe Bjellorusinë, edhe Kazakistanin, me siguri që përkrahja e opinionit publik do të jetë edhe më e fuqishme. Sepse popullit rus nuk i mjaftuakan hapësirat e Federatës Ruse prej 17 milionë km², ai kërkuaka t’i rikthehen hapësirat e ish-Bashkimit Sovjetik prej 22 milionë km²!

Image result for Béatrice Giblin
Béatrice Giblin

        Beatris Zhiblën (Béatrice Giblin) (1947),gjeopolitikane franceze, që drejton institutin francez të gjeopolitikës në universitetin e Parisit VIII, në uebsajtin “Atlantico” ka shprehur pikëpamjen e saj për mbështetjen që gëzon Putini në opinionin publik rus. Duke pasur parasysh që Putini kërkon ta ruajë përkrahjen e opinionit publik rus përmes pushtimeve të territoreve të huaja dhe konfrontimit me Perëndimin,“Atlantico” i ka drejtuar asaj pyetjen e mëposhtme:
        Atlantico: Sipas fjalëve të ish-kryeministrit rus Mihail Kasjanov, “Putini ka nevojë për fitore të shpejta, në mënyrë që ta mbajë të lartë përqindjen e përkrahjes nga ana e popullit, për t’ia argumentuar popullit rus se ai vazhdon ende të jetë car”. Sot në Minsk janë duke u zhvilluar bisedime për Ukrainën. Me këtë rast, çfarë mund të thoni ju lidhur me përkrahjen që gëzon Putini në radhët e popullit rus?”.

Beatris Zhiblën: Vërejtja e Mihail Kasjanovit është plotësisht e drejtë. Në tërësi, përkrahja popullore për Putinin e kalon shifrën 80%. Në qytete të mëdha, si Sankt-Peterburgu dhe Moska, përkrahja është dukshëm më e dobët, por në zonat e thella ruse, ku popullsia nuk ka burim tjetër informacioni, përveç propagandës putiniane, ai s’ka arsye për t’u shqetësuar (Citohet sipas: “Pyetsor sipas mënyrës ruse: mos vallë Putini nuk gëzuaka aq autoritet sa ç’duket?”. Marrë nga faqja e internetit “inosmi.ru”. 13 shkurt 2015).
Në këto kushte ku e ka katandisur Rusinë Putini, duke i lejuar hapsirë vetëm propagandës në përkrahje të tij, as që mund të imagjinohet që populli rus të ngrihet për rrëzimin e tij nga pushteti, siç ëndërron në mënyrë utopike avokati Mark Fejgin. Në të vërtetë, si forcë goditëse kundër Putinit, sipas të gjitha gjasave, ka për të dalë elita ruse, domethënë biznesi i madh, burokracia pasanike, oligarkët e fuqishëm rreth Kremlinit, të cilëve, pikërisht për faj të tij, u është zënë fryma nga sanksionet perëndimore, sepse po dëmtohet rëndë prona e tyre, kapitalet gjigante financiare janë ngrirë në bankat e huaja. Mirë do të jetë që elita oligarkiane të arrijë ta bindë Putinin që ai të largohet nga Kremlini me nderime ushtarake dhe me një breshëri solemne. Por a ka garanci që, nëse Putini do ta vazhdojë me kryeneçësi rrugën që ka nisur, elita e oligarkëve të mos e detyrojë atë të dalë nga dyert e Kremlinit me këmbët përpara?
        Profesori Vladimir Turçenko (1928), doktor i shkencave filozofike, thotë:
        “Xhon Bajden i ka kujtuar Putinit fatin e Mubarakut. Sociologu Lev Gudkov (1946) mendon se para Putinit po fanitet fantazma e Çausheskut apo e Gadafit. Liberalë të tjerë i kanë parashikuar atij fatin e Millosheviçit” (Citohet sipas: V.N. Turçenko. “Mësimet e “euromajdanit” (shënim analitik i sociologut)”. Marrë nga faqja e internetit “za-nauku.rus”. 09 mars 2015).

Charlotte, Karolina e Veriut

        08 prill 2015

2015-04-07

INTERVISTË ME GORAN VASENIUS, AUTOR I LIBRIT ‘SËMUNDJA MISTIKE’(MANIPULIMI I SERBISË ME HELMIMET E SHQIPTARËVE)


“Bota e pranoi versionin serb të histerisë masive dhe ishte skeptike në versionin shqiptar, sepse Serbia kishte mjete shumë më të mëdha që ta paraqesë versionin e saj. Serbia mund ta pengonte në çdo mënyrë që shqiptarët të kontaktojnë me botën”, thotë Vasenius


Histeria masive është një histeri kolektive, ku anëtarët e një grupi paraqesin shenja të njëjta, gjë për të cilën nuk ka shpjegim organik. Shfaqet nga stresi apo nga ankthi. Në histerinë masive grupet nuk janë më të mëdha se 30 veta. Në Kosovë ishin më shumë se 8 000! Mandej serbët filluan ta sqarojnë karshi botës si ishte një komplot politik. Të sëmurët aktronin dhe simulonin. Ky ishte një aksion i përfitimeve politike. Nga fërkimi i fytyrës u paskan pas ardhur të sëmurëve njollat e kuqe! Nxënësit shqiptarë, sipas serbëve, nën urdhër të caktuar, i kanë fërkuar e kruar faqet dhe mandej kanë vrapuar nëpër spitale! Ky ishte një absurditet që mjekët serbë vazhdimisht, madje edhe sot e kësaj dite qëndrojnë parapa histerisë masive. Bile edhe OBSH-ja thoshte se nuk kishte helmime.
Zoti Vasenius, na prezantohuni, ju lutem? Goran Vasenius: Unë jam një profesor i historisë në pension, dhe jetoj në një qytet të vogël të Suedisë. Isha në një simpozium mbi shpartallimin e Jugosllavisë, ishte viti 1993 dhe aty për herë të parë dëgjova mbi helmimet, të cilat ma tërhoqën vëmendjen. Pas vizitave të kampeve të refugjatëve në Suedi, ku e dija që janë shqiptarët dhe e shënoja çdo thënie të tyre, fillova të ndërlidhem me problemet e tyre, duke u ndihmuar edhe për marrjen e statusit të azilantit. Punoja për një organizatë të quajtur Komiteti Përkrahës i Kosovës. Pas pensionimit tim fillova të merrem me Kosovën, më 1990.

Pse u morët aq gjatë me helmimet? Ishte dëshira e juaj për të vërtetën, apo diçka tjetër? Goran Vasenius: Në fillim ishte kureshtja. Por, kur më ra të lexoj një raport të të ashtuquajturit Komisioni i Kosovës të vitit 2000, i cili i mbështeste shpjegimet serbe mbi helmimet në Kosovë si histeri masive, kjo më pezmatoi shumë. I pezmatuar, sepse e dija që aty kishte viktima të helmimit të sëmura shumë keq. Dhe, kjo shpifje shtetërore se kishte vetëm histeri në Kosovën e 1990, nuk më linte vend.

Mjekët shqiptarë menjëherë e zbuluan që ishte fjala për helmime masive dhe në të njëjtën kohë mjekët serbë kundërshtonin t’u ndihmonin të helmuarve. Si e shpjegoni këtë? Goran Vasenius: Është e vërtetë që mjekët serbë refuzonin t’i trajtonin të sëmurët, edhe pse këtu kishte disa përjashtime. Por, mjekët serbë, duke i ndihmuar shqiptarët e sëmurë kishin mundur të dënohen. Ndoshta ky ishte ndonjë urdhër. Një fakt interesant: më 22 mars 1990, doktorët në Serbi protestonin kundër doktorëve shqiptarë se po i ndihmojnë të helmuarit, të cilët, sipas doktorëve serbë, simulonin (e aktronin të sëmurin). Edhe ky mund të ishte një urdhër.

Si arritët që të vini deri te faktet e vërteta? Goran Vasenius: Për mua, shënimet prej dëshmitarëve ishin më të rëndë- sishme. Unë i kam intervistuar edhe të sëmurët, por edhe dëshmitarët, por edhe kam gjetur evidenca në arkivat në Prishtinë dhe Gjenevë, të mbajtura nga i ashtuquajturi Komisioni i Gjenevës. Edhe ky raport i këtij komisioni është i rëndësishëm. Desha të theksoj edhe statistikat e simptomave të mbledhura dhe të evidentuara në ditën e parë të helmimeve, në marsin e vitit 1990. Z. Halim Hyseni i ka në librin e tij shënimet statistikore mbi helmimet, të cilat unë i kisha marrë. Serbët nuk mbanin statistika. Por, të theksoj përsëri: për mua më të rëndësishme janë dëshmitë dhe dëshmitarët. Rreth vitit 2005 fillova të kisha probleme që të shkoj më tutje. Nuk dija se si të veproja. Një dëshmitar e pati përshkruar se si shoqet e tij të klasës filluan të shkumonin nga goja dhe pastaj se si kishin shtrëngime të tmerrshme dhe se si e humbnin vetëdijen. Ai më dha një shtyrje dhe unë munda të shkoj më tutje.

Si ia paraqiti Serbia situatën botës dhe çfarë bën ajo sot? Goran Vasenius: Në fillim, Serbia këmbëngulte që shqiptarët po e simulojnë të helmuarin dhe se nuk kishte kurrfarë helmimi. Kjo informatë, si e tillë, i qe dhënë edhe OBSH (Organizatës Botërore të Shëndetësisë). Në prillin e vitit 1990, Komisioni Federativ (i ish-Federatës jugosllave) doli me një raport që Kosova u trondit nga një motivim i quajtur “Histeria e Masës”. Serbia ia servonte botës këtë version. Gjithashtu, edhe Instituti Ushtarak i Suedisë e pati marr të njëjtin, të cilët kur i kam kontaktuar më 1993, ma kanë konfirmuar



Sot unë besoj që Serbia dëshiron të heshtë. Por, unë e njoh një përjashtim. Kur unë e botova librin tim në Suedi “Sëmundja Mistike”, lexuesit kryesisht ishin shqiptarët e Suedisë. Një ditë më erdhi një reagim nga Ambasada e Serbisë në Stokholm, gjoja se libri im e paska fyer popullin serb dhe Serbinë. Gjatë kohës pas kësaj mendoja që do të më paditin në gjyq, por nuk e bënë.

Konstatimi skandaloz i histerisë masive

Pse e quani skandaloze çështjen e mjekëve britanikë, Alastair Hay-it dhe John Foran-it? Goran Vasenius: Johna Foran-i i patë marrë shembujt e gjakut në mars 1990, të cilët u analizuan nga Alastair Hay. Ata e shkruan një raport të shkurtër në revistën mjekë- sore “The Lancet”. Raporti i tyre se si filloi epidemia, p.sh. në Podujevë nuk ishte as e përafërt me të vërtetën. Ata nuk paskan pas gjetur helm në gjakun e pacientëve. Ata shkruanin që do t’ua dërgojnë raportin shqiptarëve nëpërmjet një organizate franceze, Federata Ndërkombëtare e Ligës së të Drejtave të Njeriu (FIDH), por asnjë raportnuk arriti në Kosovë. I shkrova Dr. Hay-it që të ma japë një kopje, por kurrë nuk mora asgjë. Kështu, Dr. Hay-i e dinte që raporti nuk kishte arritur në Kosovë, por nuk brengosej. Ai nuk donte t’i merrte përgjegjësitë për vetë hulumtimin e tij. Edhe FIDH – kurrë nuk i ka dërguar raportet në Kosovë, me gjithë kontaktet e mia dhe letrat e Avni Dervishit. Është shumë e rëndësishme t’i kemi raportet në mënyrë që ta dimë se ku Dr. Forna-i i ka marrë shembujt e gjakut? Pa këto informata është e pamundur që të vijmë në ndonjë përfundim dhe vlerësim të punës së Hay – Foran-it. Se çka ndodhi skandaloze në revistën “The Lancet”, qëndronte konstatimi i histerisë masive.

Po doktorët francezë? Goran Vasenius: Të vetmin doktor francez që unë e njoh për këtë çështje është Dr. Bernard Benedeti. Unë mund ta përshkruaj atë si një agjent sekret i ndonjë filmi, ashtu i shpjegonte gjërat: Se si ai fshehtas futej në spitale, i mori 150 shembuj të gjakut, dhe thoshte se si e ka “alarmuar botën”, se ishte fjala për një helmim të madh të rrezikshëm. Mandej, pasoi heshtja e tij. Pas dhjetë vjetësh është deklaruar se ishte obliguar nga një ministër që ta vazhdojë publikimin e raportit laboratorik, sepse marrëdhëniet ndërmjet Francës dhe Serbisë nuk guxojnë të luhaten. Nga kjo shihet se ai ishte lojal ndaj ministrit dhe jo ndaj të sëmurëve.

Pra, Dr. Benedeti i mori 150 shembuj gjaku që ta gjejë helmin. Gjithashtu, edhe biokimisti kroat Franjo Plavshiq e gjeti helmin (organofosfate). Hulumtimi i tij u prezantuan në Simpoziumin e Zagrebit. Çfarë mendoni? Goran Vasenius: Rezultatet e Dr. Plavshiqit tregojnë më shumë kimikate në gjak se sa Benedeti (simptomat e njëjta). Plavshiqi iku nga simpoziumi kur u desh t’i paraqesë rezultatet. Por, situatën e shpëtoi Dr. Besnik Bardhi (nga Gjakova), i cili e kryesoi këtë simpozium. Tani kanë kaluar 22 vjet dhe Jugosllavia nuk ekziston më. Pse Benedeti, Plavshiqi dhe Anton Dolenci (kryetar i Komisionit Federativ) nuk na e thonë të vërtetën e vitit 1990?

Roli negativ i Radovanoviqit

Kush ishte profesor Zoran Radovanoviqi, i cili ia shpjegonte botës histerinë masive? Goran Vasenius: Njeriu më i rëndë- sishëm për pranimin dhe përhapjen e versionit të histerisë masive. Ai ishte profesor në Beograd, kurse nëvitin 1990 ishte kundër të vërtetës së helmimeve. Pastaj, ai u emërua profesor në Kuvajt. Në vitin 1994, ai shkroi në “British Medical Journal, në të cilin artikull i kritikonte doktorët britanikë që e krijonin përshtypjen e një helmimi në vitin 1990. Ai gjithashtu e mbronte represionin e Milosheviqit në Kosovë, për të cilin edhe mësuesit u larguan nga shkollat. Në vitin 1996, në revistën “European Journal of Epidemiology”, ai e botoi një artikull të gjatë, në të cilin me bindje thoshte që në Kosovë kishte histeri masive. Për lexuesit që pak i njohin rrethanat e Kosovës, kjo ishte shumë bindëse. Gjatë shpjegimit në shkrimin e artikullit, Dr. Radovanoviqi bëri shumë gabime.

Në Zagreb, në atë kohë, pra në vitin 1990, kur mbahej simpozium mbi helmimet, profesori serb Lubomir Eriq u shokua kur dëgjoi që edhe fëmijët e vegjël ishin viktima. Një prej tyre ishte edhe një fëmijë serb, 3-vjeçar. Mendimi juaj për këtë? Goran Vasenius: Fëmijët aq të vegjël nuk mund të jenë pjesëtar të një aktrimi, apo një histerie masive. Shkuma nga goja në gjuhën e mjekësisë quhet hipersalivim. Helmi futet në lëkurë dhe shpërndahet nëpër trup. Era e ndier ishte po ashtu e organofosfateve.

Si arritën serbët, që t’i helmojnë vetëm gratë dhe vajzat? Goran Vasenius: Po supozoj që dëshironi të shpjegoj për dominimin femëror në mesin e të helmuarve. Edhe kjo është një pyetje e rëndësishme. Ky dominim femëror është tipik për histerinë masive, dhe për Radovanoviqin kjo ishte një provë që në Kosovë kishte histeri masive, e jo helmim. Unë e pata dëgjuar një vrojtim të një doktori shqiptar, që të sëmurët paraqiteshin shumë simptome serioze. Trupi i femrës e ka një aftësi më të madhe për zbulimin dhe reagimin ndaj helmeve të ndryshme.

Në kohën që po flasim, isha drejtor i një fabrike të tekstilit në Gjakovë, e cila i kishte mbi 1 800 punëtorë e punëtore. Ne çdo ditë i kishim nga 20-30 të helmuar, femra krejtësisht. Kur një herë rastësisht në mesin e të helmuarave u gjet edhe një serbe, e patëm “shansin” të lirohemi nga helmimi i mëtutjeshëm. Si e shpjegoni këtë? Goran Vasenius: Kjo është shumë interesante. Ky është një sinjal që serbët nuk mund të kontrollonin çdo gjë gjatë helmimit. Ta krahasojmë vrojtimin tuaj me atë të shkollave, ku kishte segregacion të nxënësve, dhe në ditët e helmimit nuk kishte nxënës serbë.


Fahri Xharra

Rrethana të dyshimta në vdekjen e ish funksionarit të lartë të KQ të LK të Kosovës z.Rrahman Morina



Rrahman Morina ishte politikan kosovar, që ishte në krye të Partisë komuniste të Kosovës në vitet e 90-ta dhe njëherit i cilësuar si dorë e zgjatur e Serbisë komuniste dhe si bashkëpunëtor i regjimit të Sllobodan Millosheviqit.


Karriera e hershme

Morina ka filluar karrierën e tij si polic në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Jugosllavisë, dhe pastaj si përfaqësues i Lidhjes Komuniste të Kosovës. Në vitin 1981, ai u emërua si ministër i punëve të brendshme dhe kështu morri pozitën më të lartë të forcave të armatosura shqiptare në Kosovë.

Në të njëjtin vit, gjatë demonstratave në Kosovë, ai ka urdhëruar policinë që të ndaloj demonstratat, pa u konsultuar me qeverinë e atëhershme kosovare. Për këtë arsye Mahmut Bakalli është detyruar të jep dorëheqje. Sipas Beogradit ai nuk ishte i përshtatshëm si udhëheqës i Kosovës.

Udhëheqës i Kosovës

Image result for rrahman morina

Në fund te janarit te vitit 1989 Rrahman Morina ish-shefi i policisë së Kosovës u bë udhëheqës i Lidhjes Komunistëve të Kosovës, pas largimit të Azem Vllasit, dhe Kaqusha Jasharit me urdhërin e Millosheviqit, sepse këta ishin disa nga përfaqësuesit e fundit shqiptar në qeveri.

Zgjedhja e Morines u bë si pasojë e presionit të ushtruar nga udhëheqja serbe pasi disa funksionarë shqiptar ishin shprehur në favor të dy eksponenteve proserbe Husabedin Azemi dhe Ali Shukria . Për Millosheviq zgjidhja më e mirë ishte qe Kosova t'i besohej një kryepolici.

Me 20 shkurt te vitit 1989 shperthyen demonstratat e shqipetarve perpara miratimit te kushtetutes serbe ne krye te demonstratave ishin minatoret e kompleksit industrial te Trepqes ne Mitrovice te Kosoves. Ne minieren e Stari Tergut 1500 puntor nisen greven e urise ne galerite e thella;ata kerkonin doreheqjen e udhehqesise trathetare Morina, Azemi,Shukrija dhe ruajtjen e kushtetuse se vitit 1974 dhe garanci per autonomine e Kosoves.

Kushtet ne te cilat u zhvillua greva qene te llahtarshme. Pak dite me vone "Shqipetaret e mire" te shumeperfolurit Morina, Azemi, dhe Shukria dhane doreheqjen. Dorheqja u dha ne mbledhjen e jashtzakonshme te kryesise se organizates se partise ne Prishtine gje qe te le te kuptosh karakterin e nxituar te ketij veprimi .

Ka shume te ngjare qe te tre te lartpermendurit nuk arriten, t'i benin balle trysnise se bashkëkombasve te tyre;grevistet e Trepqes i kërcënonte nga çasti ne çast vdekja ndersa mbeshtetja qe ata gezonin nder shqipetaret ishte e tejskajshme

(Tani minatoret mund te dalin nga galerite e tyre) tha Azemi ne diskutimin e tij te fundit.
Nderkaq kryetaru u partise Morina ushqente shpresa se kishte ardhur koha qe te shperblehej per qendrimin e tij duke i njohur si partner dhe jo thjesht si vegel e serbeve.Vetem disa muaj me vone ai vdiq ne rrethana te pasqaruara. Morina thuhet se ka qenë dora e Millosheviqit, por serbët thonë se Millosheviqi e urrente Morinën.

Njëherë ka shkuar Millosheviqit në zyrën e Lazar Mojsovit, i hidhëruar shumë dhe ka kërkuar që menjëherë të largohet Morina nga funksioni i tij si udhëheqës në Kosovë. Millosheviqi bile është kërcënuar se do të jep dorëheqje nëse nuk largohet Morina.

"... Milošević je mislio da će Rahman biti poslušan ... bio je vidno uzbuđen, još pod utiskom onog što je tamo čuo i video. "Morina mora da podnese ostavku, ili je ja podnosim", rekao je"

Vdekja

Morina ka vdekur në vitin 1990, në moshën 47 vjeçare, në rrethana të dyshimta në Prishtinë, gjatë mbledhjes së Partisë Socialiste. Zyrtarisht është thënë atëherë se ai ka vdekur nga sulmi në zemër, por shumë njerëz thonë se është helmuar. Për deri sa disa mendojnë se ka qenë helmim të tjerë tregojnë për rastin e gjuajtjes me armë zjarri në Kuvendin e Kosovës.

Shkakun e shkrepjes nga ana e Rrahmanit drejtuar Momqillo Trajkoviqit nuk di t'a thotë askush. Por dihet që pas mbledhjes i plagosur ka qenë Trajkoviqi, ndërsa dy polic me uniform kanë shkrepur automatikun në trupin e Rrahmanit. Rrahmani ka qene patriot i kombit icili ne vitin 1987 perdori forcen kunder demonstruesve serbe ne fushkosove pastaj Milloshevici i eshte kercnuar se nese nuk punon per ate do ta burgosin kjo eshte e verteta

Jeta personale

Morina ka qenë i martuar me Bratislava “Buba” Morina, avokate serbe, ministre e qeverisë dhe përfaqësuese e refugjatëve nga Serbia.Rrahmani perdori forcen kunder demonstruesve sërb ne Fushë Kosovë në pranveren e vitit 1987 sipas disa burimeve.

Polemika
Image result for rrahman morina
Politikanët kosovarë, shokë të tij në qeverinë Jugosllave, nuk kanë treguar kurrë se çka ka ndodhur me të vërtetë në mbledhjen e fundit në të cilën edhe ata kanë qenë pjesëmarrës: çka ka ndodhur me Rrahman Morinën.

Disa politikanë serb shkruajnë në forumet e tyre në internet se Millosheviqi i frikohej Morinës sepse ai e konsideronte Morinën nacionalist shqiptar me influencë. Në disa faqe interneti të komuniteteve serbe thuhet se Morina kurrë nuk ka raportuar në Serbi, por i mbante të fshehura informatat me rëndësi për ngjarjet në Kosovë. Për këtë arsye shërbimi sekret i Serbisë i ka dhënë Morinës notë negative si bashkëpunëtor.

Disa e shtrojnë pyetjen se nëse Morina ka qenë dorë e Serbisë, sikur që të gjithë e njohin nga Kosova, pse është eliminuar ai nga Serbët, por jo nga shqiptarët kosovarë.Edhe ata kanë qenë në të njëjtin vend dhe në të njëjtën kohë.

Image result for rrahman morina
******




Në kuadër të teksteve nga Arkiva e “Zërit të Rinisë” sot kemi përzgjedhur raportimin mbi vdekjen e Rrahman Morinës.
Rrahman Morina, kryetari i deritashëm i Komitetit Krahinor të LK të Kosovës dhe kryetar i këshillit për përgatitjen e konferencës së parë të PSS për Kosovë, vdiq më 12 tetor 1990 në Prishtinë.
Morinës papritmas i erdh për të vjellë gjatë kohës së mbajtjes së konferencës së parë të PSS për Kosovë, të cilën e kryesonte, diç më pas orës 17:00. Pasi iu dha ndihma e parë urgjente u dërgua në Klinikën Kirurgjikë të FAKULTETIT TË Mjekësisë të Prishtinës, ku mjekët mbi dy orë luftuan për t’ia shpëtuar jetën.


Për vdekjen e Rrahman Morinës u njoftuan delegatët e konferencës së parë të PSS për Kosovë, të cilët me një minutë heshtje i bënë nderime. Konferenca ndërpreu punimet për një kohë të pacaktuar.
Lidhur me vdekjen e Rrahman Morinës në Prishtinë u formua këshilli për varrim dhe u mbajt mbledhja komemoreative në Kuvendin e Kosovës, ku edhe iu bënë nderime.

Mbi rrugën jetësore të Rrahman Morinës foli Lubomir Popoviqi.

Me rastin e vdekjes së Rrrahman Morinës u formua këshilli për varrim në krye me kryetarin e Kryesisë së Serbisë Slobodan Milosheviq. Mbledhja komemorative e organeve të Republikës dhe të qytetit të Beogradit do të mbahet të hënën, më 15 tetor, në orën 13 në sallën e Kuvendit të Serbisë, ndërsa varrimi i Rrahman Morinës do të bëhet po atë ditë në orën 15 në varrezat e reja në Beograd.

Me rastin e vdekjes së Rrahman Morinës telegrame ngushëllimi dërguan kryetari i Kryesisë së RSFJ Borisav Joviqiq kryetari i Kryesisë së Serbisë, Slobodan Millosheviqi, kryetari i Kuvendit të Serbisë Zoran Sokoloviqi, kryetari i Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit të Serbisë Stabji Radmiloviqi, kryetari i Këshillit të Lidhjes së Sindikatave të Serbisë Tomislav Milenkoviqi, kryetari i LSHL të LNQ të Serbisë Mihailo Shvabiqi, kryetari i Konferencës Republikane të Lidhjes së Rinisë Socialiste të Serbisë Dushko Todoroviqi, sekretari i Këshillit Qendror të Partisë Socialiste të Serbisë (PSS) Petar Shkundriq, nënkryetarët e Këshillit Qendror të PPS Bogdan Trifunoviqi, Radmila Angjelkoviqi e Mihailo Markoviqi.

Telegrame ngushëllimi dërguan edhe Kryesia e Komitetit Qendror të LK të B e H, sekretari federativ i Mbrojtjes Popullore, Velko Kadijeviq, Petar Graqaninm sekretar Federativ për Punë të Brendhsme, Momir Bulatoviq dhe Milo Gjukanoviq, udhëheqës të Kryesisë së LK të Malit të Zi, si dhe udhëheqësit e lartë të Vojvodinës: Nedelko Shipovacm Jugosllav Kostiq, Verona Adam Bokrosh, dr. Radoman Bozhovic, Radovan Pankov, Sllobodan Dudukoviq, Millosav Gonja dhe Nedelko Tica.

Rrahman Morina  (1943 – 12 October 1990), was a Yugoslav police officer and political figure of Kosovo-Albanian origin.He is remembered as being an opponent of Albanian separatism.

Early career

Morina had a career as an agent of the Ministry of Interior of Yugoslavia, and later on as a party official in the League of Communists of Kosovo. He rose through the ranks and was in 1981 appointed as Kosovo's interior minister, and held thereby the top law enforcement office in the province.

In March the same year, in the wake of the 1981 riots in Kosovo, he called in the national police to quell the uprising, without informing or consulting the provincial government. This act contributed to the resignation of Kosovan party boss Mahmut Bakalli, as the latter did not prove himself accountable enough in the eyes of the government in Belgrade.

Leader of Kosovo

In 1988, Morina was installed as leader of the Kosovan wing of the League of Communists of Yugoslavia, due to the "anti-bureaucratic revolution", Milošević-orchestrated removal of Azem Vllasi and Kaqusha Jashari from the Kosovan party leadership, as he was one of very few non-Slavic opponents of tendencies of Kosovan separatism.

Morina came to be seen as a pliant proxy of the Serbian leader Slobodan Milošević, although Milošević initially despised Morina. The Serbian leader once went to the Yugoslavian president Lazar Mojsov, furiously demanding Morina's removal from the Kosovan government (and the rest of it). Milošević even threatened to resign from his office as leader of the League of Communists of Serbia, if Morina was not ousted. In 1989 Morina resigned from Kosovo's political structures during the miners' strike.

Death

He died in 1990, at the age of 47, under suspicious circumstances in Pristina, while attending the constituent convention of the Kosovan branch of the Socialist Party of Serbia. The official death cause was labelled a heart attack, but persistent rumors says he was actually poisoned at the convention.

Private

He was married to Bratislava "Buba" Morina, a Serbian lawyer, government minister, and Commissioner for Refugees of Serbia .


Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...