2015-04-12

MIGENA ARLLATI : Mëmëdhe që kurrë nuk humbe

 

KUSH ËSHTË   MIGENA  ARLLATI ?

Lindi në Elbasan /Shqipëri në 06.09.1974 në një familje me tradita qytetare dhe arsimdashëse. Jeton në qytetin e Gjakovës/Kosovë që prej 20 vjetësh me bashkëshortin dhe tre fëmijët.
Shkollimi:
·       Fakulteti Filologjik, dega gjuhë-letërsi në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan;    studimet e Magjistraturës në Qendrën e Studimeve Albanologjike (QSA) në Tiranë.    Kurs pasuniversitar nw Akademinw Diplomatike Shqiptare nw Tiranw
·       vazhdon studimet në kuadër të Doktoraturës


Qytetare Nderi në vendlindjen e saj, në Elbasan

Bashkia Elbasan e shpalli znj. M. Arllati “Qytetare Nderi” me Motivacionin:
“Për kontributin e shquar të saj si gazetare, shkrimtare, hulumtuese ndaj gjuhësisë dhe albanologjisë, dhe një personalitet i shoqërisë civile në vend dhe diasporë”.
Vendimi u miratua në dt. 20 mars 2015 me votim të hapur nga Këshilli Bashkiak.
         

Karriera në arsim:

Aktualisht është Ligjëruese në Universitetin Publik “Fehmi Agani” në Gjakovë.
Po ashtu punon si Prof. e gjuhës shqipe dhe letërsisë në shkollën e mesme “Hajdar Dushi” dhe në Kolegjin privat “Mehmet Akif” në Gjakovë.


       Karriera në studime gjuhësore:

Ka marrë pjesë në dhjetëra trajnime e konferenca, në shumë prej të cilave është paraqitur me punime shkencore. Migena Arllati prej kohësh ka konfirmuar vullnetin ndaj angazhimeve hulumtuese shkencore ndaj gjuhësisë dhe albanologjisë. Ajo ka marrë pjesë në Konferenca të ndryshme shkencore të organizuara nga Universiteti i Tiranës, Prishtinës, Tetovës, Shkodrës, Elbasanit, Durrësit, Vlorës, duke prezantuar punime kryesisht nga fusha e linguistikës.      
          Karriera në botime:    
                
Gjatë vitit 2012, ajo solli në autorësinë e saj dy botime: vëllimin me poezi “Mendime në kornizë” dhe monografinë “Lindur për t’u bërë mjek”.
                                                   
 Në prill 2014 ka dalë nga shtypi botimi studimor “Vështrim rreth shprehjeve frazeologjike në të folmen e Gjakovës”.                                                                                                      
 Autorja deri tani ka botuar tre libra, ndërsa ka në proces pune të katërtin.     
                           
 Krijimet poetike të saj janë prezantuar në disa përmbledhje Antologjike të botuara në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Rumani. 

Po ashtu, është redaktore dhe recensente e dhjetëra botimeve të shkrimtarëve të ndryshëm.

            Çmime në letërsi:

Në Mitingun e Poezisë mbajtur në Gjakovë në Maj 2013, u shpall si poetja më e mirë e Mitingut, duke u nderuar me çmimin ‘Yllka Domi”. 

                                                  
“FiloLet 2013” në Zvicër e nderoi me çmimin e dytë në konkursin vjetor ndërkombëtar.                                                                                                                                    
Në Festivalin Kombëtar të letërsisë për të rinj, mbajtur në Podujevë në gusht 2014, zuri vendin e dytë në gjininë letrare të tregimit me krijimin me titull “Piano”.

           Aktiviteti në shoqërinë civile:

Është Kryetare e degës së Fondacionit Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi” në Gjakovë;

Kryetare e Lidhjes sw Poetëve, Shkimtarwve dhe Artistëve “Pegasi” në Kosovë;
Anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës;Anëtare e Institutit Alb-Shkenca me seli në Tiranë, Prishtinë e Shkup;Anëtare e Shoqatës së Intelektualëve “Jakova” në Gjakovë.



         
Migena Arllati:Shqipëria ime, Shenjtëria ime!

Fati e ka sjellur në Gjakovë e ajo është mishëruar me të. ajo ka fituar admirimin dhe respektin e qytetit ku jeton prej vitesh. Ate e shquan një botë e pasur shpirtërore, ku zë vend poezia por edhe dashuria për gjuhën shqipe, admirimi për kulturën dhe kujdesi për traditën, vetëdija për të kaluarën historike por edhe interesimi për të pritmen.




Migena Arllati flet bukur, qartë dhe rrjedhshëm. Me një ëmbëlsi zëri e me një dlirësi shpirti, ajo rrezaton dritë, dije dhe kulturë. Ajo e bën për vete auditorin dhe zgjon ndjenja të veçanta admirimi e mirëkuptimi…

Erdhi Mithat Frashëri në Kosovë, vizitoi Mitrovicën e Pejën. Gjithsesi edhe Prizrenin, qytetin ku babai i tij Abdyl Frashëri hodhi themelet e një Shqipërie të përbashkuar, me Prizrenin si kryqyetet të saj. Erdhi ahere Mithat Frashëri, u mallëngjye por edhe tha me krenarinë e ligjshme: Unë jam kosovar!

Erdhi edhe vlonjati Ago Agaj, pjesëmarrës në Lidhjen e Dytë të Prizrenit, prefekt i qytetit të Mitrovicës, e nga dashuria që kishte për Kosovën, i thanë: Kosovari nga Vlora.

Erdhi në vorbullën e ngjarjeve historike, edhe Marie Shllaku. Luftëtarja e paepur e militantja politike, vajza 23 vjeçare e ish studentja e Universitetit të Romës. U dashurua në Kosovën, ia fali jetën në lule të rinisë, e para pushkatimit sfidoi barbarët: Kosovë-gjaku im t’u bëftë dritë!

Migena Arllati dhe poema e saj e madhe, zemër-thirrja dhe zemër-klithja e saj: Shqipëria ime, Shenjtëria ime!…




Migena Arllati ,lindi në Elbasan të Republikës së Shqipërisë me 6 shtator 1974  në një familje me tradita qytetare.Shkollimin fillor ,të mesem(gjimnazi “Kostandin Kristoforidhi”-Elbasan) dhe
Fakultetin Filologjik, dega gjuhë-letërsi  e kreu në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan,ndërsa studimet posdiplomike të magjistraturës   si dhe doktoraturën i kreu në Qendrën e Studimeve Albanologjike - QSA në Tiranë


Ajo ka ndjekur Kursin pasuniversitar për diplomaci në Akademinë Diplomatike Shqiptare.

Aktualisht është Prof. e gjuhës shqipe dhe letërsisë në shkollën e mesme “Hajdar Dushi” në Gjakovë, në qytetin ku jeton që prej 18 vjetësh bashkë me bashkëshortin dhe tre fëmijët.

Karriera e saj paraprihet nga dhjetë vjet angazhimi në gazetarinë radiofonike, të printuar dhe televizive ku disa herë ka marrë edhe çmime.



Në vitin 2002, organizata amerikane IREX e nderoi Migena Arllatin me çmimin e dytë për projektin e saj radiofonik kushtuar gruas së pasluftës në Kosovë. Në vitin 2006, Qendra mediale “Dukagjini” i ndau çmimin e vendit të parë për shkrimet e saj në gazetën “Lajm Exclusive”, lidhur me promovimin e punës dhe sfidat e femrës shqiptare.
Migena ArllatiMigena Arllati
Ka lindur në  Elbasan /Shqipëri në 06.09.1974 në një familje me tradita qytetare.Në…View Post


Ka marrë pjesë në dhjetëra trajnime e konferenca, në shumë prej të cilave është paraqitur me punime shkencore.



Zonja Arllati është anëtare e Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “Pegasi” si dhe sekretare e degës së Pegasi Kosova. Gjatë vitit 2012, punimi i saj u nderua me titullin “Kumtesa e vitit”.

Po në vitin 2012, ajo solli në autorësinë e saj dy botime: librin monografik “Lindur për t’u bërë mjek” dhe vëllimin me poezi “Mendime në kornizë”.

Image result for poezi nga migena arllati

Në Mitingun e 49-të të Poezisë në Gjakovë ajo u shpërblye me çmimin “Yllka Domi” si poetja më e mirë e Mitingut. Autorja së shpejti pritet të nxjerrë nga shtypi botimin studimor “Vështrime rreth shprehjeve frazeologjike në rajonin e Gjakovës”. Ajo me vullnetin e studiueses së albanologjisë, prej vitesh paraqet punime e tema studimore në Konferenca të ndryshme shkencore gjuhësore. Është anëtare e Institutit panshqiptar të studiuesve të gjuhës shqipe Alb-Shkenca.

migena 2

“Lindur për t’u bërë mjek” – monografi, botoi Klubi letrar “Gjon Nikollë Kazazi”, Gjakovë, 2012.


Kohë më parë profesoresha Arllati botoi librin “Lindur për tu bërë mjek”.Është ky libri monografik më i rinj i studiuesës shqiptare Migena Arllati e që i kushtohet doktorit i cili me vite e vite punoi si doktor dhe i shërbej njerëzve në të mirë të tyre. Fjalë të mira nuk munguan nga kolegë e bashkëpuntorë të Dr. Rifat Lila.

http://floripress.blogspot.com/2013/07/migena-arllati-lindur-per-tu-bere-mjek.html




Vepra në fjalë  është  e mbështetur nga Drejtoria për kulturë, rini dhe sport pranë Kuvendit Komunal Gjakovë njëherit pas kësaj vepre ajo ka botuar vepren studimore “Vështrime rreth shprehjeve frazeologjike në rajonin e Gjakovës”.

Ky punim shkencor konsiderohet si kontribut ecje përpara në studimet e frazeologjisë dialektore të gjuhës shqipe.

http://m.mobfunny.com/watch/GTl8Aw5wpXc


Migena Arllati  i dha letërsisë shqipe  lartësinë përkatëse shkencore dhe vlerën e një të dobie praktike.

“Për fjalorin prej 3 000 njësive frazeologjike me të cilin përfundon ky punim, thotë i ndjeri Akademik Besim Bokshi , ...që  me të drejtë se jo vetëm numri mjaft i madh i njësive por sidomos përzgjedhja e tyre dhe shpjegimet, provojnë që punimi është shkruar me kujdes, maturi e pasion, si dhe me një shqipe standarte të saktë. Me botimin e veprës së titulluar “Vështrim mbi frazeologjinë e të folmes së Gjakovës, zbulohet edhe një studiuese e zellshme e shqipes".

Ndryshe, frazeologjizmat përbëjnë disiplinën më të re gjuhësore, e cila si e tillë është në rrugë të kristalizimit si degë shkencore në kuadër të gjuhësisë së përgjithshme.

Dialekti i Gjakovës shquhet për pastërtinë. Një prej autorëve më të spikatur të shekullit të XVIII – të, Gjon Nikollë Kazazi veprat e tij i kishte shkruar pikërisht me dialektin e Gjakovës.

*****




Cikël me poezi nga Migena Arllati



QËNDIS FLAMUR

(në nëntorin e njëqindtë e një)



Si Marigoja u stolisa

një Flamur për ty qëndisa,
ish i kuq si historia
në të shndërrit gjithë shqiptaria.

Sa shumë luftëra e dhunime
plot masakra, deportime
ti Atdhe mban mbi supe
ti Mëmëdhe që kurrë nuk humbe

Të copëtuar ty të pamë
të gjakosur anë më anë,
herë nga shkjau
herë nga greku

herë nga turku
herë nga mbreti,
se gjithkund ty të shitën
të mërguan, lebetitën

Por flamur sa i madh je
për çdo fe e përmbi fe
se shqiptari për flamur
del në luftë dhe vdes si burrë

E tkurrën flamurin në shekuj
e mbytën, vranë,
e dogjën sheshit
Ahh, ati… mëma…

Rëndshëm frymonin
Shkodra Mitike
Lezha e Besës
Kruja e Gjergjit
Korça e Mësonjtores
Tepelena e Ali Pashës

Por kur shqipja hapi krahët
ngriti kokën me vërtik
i shkelmoi ajo sorrat
që çukitnin të pashpirt
Vlora e Ismail beut
forcoi zemrën edhe tha:
O të gjithë ju vëllezër
që për burra dheu ju mban,
pa shikoni këtë flamur
qëndisur me gjak
dekada e shekuj,
atje lart t’a dërgoni
mbi shkrepa fluturoni
se s’ka pranga për shqipen tonë
është zonjë e rëndë e përmbi zonjë.

Bashkë me Marigonë sonte
e qëndisëm një flamur,
ashtu si njëqind vjet më parë

kur atdheu duhej më shumë se kurrë.



BURRAT VDESIN NË MARS

(Dëshmorit Ismet Qorraj)

Moti këndohet “Kënga e marsit” këtyre anëve,
se marsi dhe pranvera vijnë bashkë me të kuqen e gjakut,
nuk rreshtin minatorët, studentët e punëtorët
Kosova ka plot njerëz që i dalin zot.

Turma dridh malet, kërkon “Liri-Demokraci”,
“Kosova Republikë” thërret një popull i tërë,
nuk ka pranga që dëshirën për liri të prangosë
pëllumbat e bardhë ndjellin veç paqe dhe shpresë.

Por hija e zezë shtrihet mbi krena
hesht burri i dheut, fjalën ia mori qielli,
me zërin e jetës kënga e vdekjes jehoi
me gërma të arta historia emrin lart ia përjetësoi.

Ngrehu o Ismet Qorraj hej trim
se burrat kanë prapë luftë për të bërë,
i duhen Kosovës djemtë në ballë
trima me këmishë që ka ba veç nji nanë.

E morën një pas një plumbat
siç vriten trimat në kraharuar tej për tej,
e shpuan ndër deje, gjaku flamurin vërshoi
mbi krahë shqiponjash në historinë e re parakaloi.

Plumbat dhe pëllumbat shkojnë e vijnë në ajër
të parët marrin jetë, të dytët parandjejnë lirinë,
se liria pa plumba për shqiptarët qenka e vështirë
me këngë në gojë vdesin këta bij.

Dhe marsi ja ku vjen prapë mes nesh
toka mbushur lule, mbjellë me dëshmorë,
një jetë që kishin e dhanë për ne,

djemtë më të mirë lulegjak mbeten prore!


KONCEPT I GABUAR KOHE

Ndodh që ditët
të më duken vite,
ndodh që çastet
të më bëhen të palëvizshme,
ndodh që jetën
ta ndërroj me një orë.

Shfrenimi i Zotave Perëndi
Do të lumturohej si asnjëherë.


NËPËR ËNDËRRA ZGJUAR


E luta laureshën
të ma falte këngën,
ta këndonte për mua,
gjumi të më lodhej
e sytë të më mbylleshin.

Nënstrehët e dritareve
roje gati-tu qëndrojnë,
e lëshohen ultratinguj
që kujtesën time ndjekin.

Këngë e laureshës…
jo kaq fort,
kapërceje refrenin,
jo kaq fort!

Magjirat më ndjell
dhe endjet nëpër çaste gëzimi.
Ti, o këngë që më kënaqe,
ti, o këngë që të mirëpres,
ti, o këngë që ma largove fjetjen!


LOTË

U lodha së numëruari
dyqind pika loti
që nesër katërqind
presin të bëhen.
Si rrjedhin lotët?
Katërqind, tetëqind, dymijë e dyqind pika lot.
Sa e sa mijëra të tjera lot
që s’quhen më pika
po hauze, dete e oqeane sot.
Siç rrjedhin pa pushim
mes pllajave-faqe
të mjafta për përmbytje jo të një qenieje
po të një bote të tërë në paqe.


HËNA DHE TI

Nuk kam ëndërruar hënën të ulur mbi mua,
nuk kam ëndërruar lumin të shkojë lart,
po edhe nëse i kam ëndërruar
ato janë ashtu siç janë
në trajtën e tyre të origjinës.

Ty,
kam ëndërruar të të njoh,
dhe të të dua pa skaj,
pas dashurisë, dihet pastaj.

Sot ëndërroj të të takoj
pavarësisht të gjithave.

E ç’më duhet hëna mbi krye
kur mbi çdo gjë ti je,
e ç’më duhet të shoh lumin në ajër
kur mendjet tona takohen në re!


VEÇ KURORËN

Pa titull është kënga ime,
këndojeni si të doni!

Pa kuptim është fjala ime,
le ta shajnë gjithkund!

Dhe vështrimet pa drejtim janë,
le t’i marrë kush të dojë!

Dhe qiellin nuk e dua,
ndajeni mes jush atë që më takon!

Veç ti, o mbret
falma kurorën
një çast para vdekjes!


LUMTURIA

Lumturia,
kjo përrallë jetësh
më kujton sythin e palidhur,
ende të padalë
këputur nga djersa,
kalloja,
cingërima…

Lumturia,
në një barsoletë shekujsh
është kthyer!


PËR NE TË DY

Mirë qofshim edhe në jetën që na pret,
Bizhuteri në zemra varur,
Idili i dashurisë mëkatare
E sjelltë mes nesh të bukurën parajsë!
Gënjehet jeta me kalendarë,
Hiret tona botën vrasin
Etyde me yjet duke thurur çdo natë.
A do jemi të tillë edhe nesër, vallë?
Netëve të ndjera u bëfshim serenadë!
Ravijëzohet buzëqeshja lart mbi bust.
A do të jemi gjithmonë kështu vallë?


DASHURI MATEMATIKE

Po qe se: një edhe një
bëjnë dy
atëherë kuptohet: unë dhe ti
formojmë një çift.

Ç’shprehje abstrakte!

Një njësh i njehsuar në një
dhe një dysh i dyzuar nga vetë fjala.

Po unë dhe ti të tillë jemi,
a mos përqafim i errësirës
pasuar nga një puthje e vjedhur,
na kanë shtuar delikatesën?!


TERS

Cili është tersi nga ne të dy,
unë apo ti,
ti apo unë,
ne, të dy
apo askush nga ne?

Kur bie nata ti më pëshpërit:
“Të dua shpirt!”
Kur zbardh dita, ti më pëshpërit:
“Të dua e dashur!”

Tersi s’mund të jetë
në fjalor dashurie.

Unë të puth çdo ditë,
çdo mbrëmje, çdo mëngjes.
Tersi s’mund të ngjitet pas puthjesh.

Të dua shumë -
në mos qoftë kjo për ters!


PA POEZI

Shkruaj një rresht, një fjalë
si në një abis
në fletën e bardhë shkarravis

Përsëri shkruaj e fshij,
e fleta,
si vetë jeta
lëmsh e tëra,
s’u bëka dot poezi.


KUFOMË E GJALLË

Nëse vdes
mos më varrosni,
mishin kapërthyer ndër vete
jashtë ma lini!

Do të flasë ai më shumë
se ç’kam folur me heshtjen unë.

Do flasin ato që krimbat,
me zor të tjerëve nga dheu ua nxjerrin,
dhe bashkë me dhera lagështie
marrin dheun.

Nëse vdes,
dua të jem e pavarrosur,
një kufomë e gjallë që flet.


PËR TY

(Nënës, në ditëlindjen e saj)

Që prej dyzet vjetësh
ke ardhur në jetë,
e që prej njëzet vjetësh
mua më ke sjellë në jetë.

Sikur ta dija
sa mundime do të sillja
jetën s’do ta kisha dashur
sepse lotët e tu
shpirtin me brenga ma kanë izoluar.

Fjalët e tua
ujëvarë mendimesh tek unë kanë formuar.

Një çikëz buqëqeshje jotja
dëshirën për jetë
qindra fish ma shton,
e për të të parë të lumtur
bashkë me magjinë e fjalës “nënë”
Diçka me zemër sot të dhuroj.


NËNËS

Si nata kredhur në qetësi
më vijnë fjalët e tua, nënë
e jastëku i bardhë, i butë si bora
janë duart e tua që më ledhatojnë
kur flas me rrudhat e tyre.

Flokët, ato thinja ari
t’i dua më shumë se çdo vallëzim në botë,
e margaritarët e shpirtit thurur kurorë
mbi krye do të t’i vë,
shpërblim për dramën jetësore.


S’JAM MANEKIN

...se s’jam manekin
indiferencës t’i bëj strehë.

Kam mish e gjak e kockë
dhe ndiej,
se si damarëve të mi
ka një rrjedhë
që jep e merr jetë,
pavarësisht se fustanet
i vesh e i zhvesh vetë.

Ndaj
manekin s’dua të jem.


PAS PUTHJES SË PARË

Nga puthja e parë
çdokush veten jo mirë e ndjen,
paçka se me një zë thosh
“Jam mirë dhe shumë mirë”,
Një luleshtrydhe e këputur nga dikush
pastaj e futur në gojë tek ti.

Luleshtrydhja gjak e tëra ish
kullonte e magjepsje e saj shëmbëllente,
mbushur nga pritja e zemrës në vite
një çudi: si nuk shpërthente ?!

Më vonë,
mësuar me këputje luleshtrydhesh të tilla
të duket se lëndina do mbarohet,
por jo,
mbijnë të tjerë: trëndafila.


MOSPËRFILLJE E GËNJESHTËRT

Kur na akuzojnë për xhelozi
shpejt tezën e kundërt paraqesim,
mosinteresi del e përpihet
nga ai lumë i marrë fjalësh.

Jo vonë në vorbullën më të lehtë mbytet
sepse i gënjeshtërt është argumenti,
e mendimi xheloz sërish don të fshihet
nën tymin e cektë të mospërfilljes
duke treguar padashur një fakt:
DASHURI!


MES RITMEVE

Ritmi i tingujve
zemrën nga gjumi ma zgjon,
ritmi i tingujve
zemrën peshë ma çon.
Ritmi i tingujve,
ritmi i muzikës.
Ndoshta aty është fshehur Bet’hoven,
Ndoshta Iglesias,
Xhekson ndoshta,
Ndoshta është fshehur,
Emri delikat i jetës.


ORË

Orët e jetës sime
nisin atje ku mbarojnë.
Orë të zgjatura tërkuzë,
Orë të shtyra me zor,
Orë të pritura me ankth,
Orët e orëve të ditës.
Diku më duket se ka ngecur akrepi,
Atje tek orë e seminarit.
Orët e prishura duhen ndrequr,
përsëri prishen e ndreqen sërish
për t’u prishur e mos u ndrequr më kurrë.


INVERS

Trupën e një shfaqjeje cirku
kam nisur të shoh në kuzhinë,
ditën e një pranvere
gabimisht e ndiej në dimër,
dhe pulsin që lehtë rreh mbi damar
në flokë e ndiej gjithmonë e më shpesh.
Rekuiem këndohet në dasëm,
me puthje luftojnë ushtarët.
Thonë se Toka rrotullohet.
Asgjë më tepër!


ME KADARENË

Dy pika shiu ranë mbi qelq
dhe unë për ty seç ndjeva mall,
i dashur pritmë lart në qiell
do vijë ajo ditë dalëngadalë.

Do takohemi sërish mbi të vyshkurat lule
të përqafuar me mall të dukemi si në fotografi
dhe ujdhesat i shtrenjtë do marrim tutje
si dikur: ti plak e unë fëmijë.

Dhe më shumë kujdes
me mustaqet t’mos më bezdisësh,
dhe me shumë kujdes
gjymtyrët e plogëta të t’i fërkoj,
e bastunin në dorë unë fëmija
ta mbaj si t’isha perandor.

Dy pika zjarr ranë mbi zemër
E dashuri seç më ngjallën.


SYZE PËR QIELLIN

Për qiellin
do të blija një palë syze,
të shtrenjta, të shtrenjta
sa t’i dridhej fytyra kur t’i vinte.

Dhe në vendndodhjen e ylberit
vendin do ta kishin,
aty kur sytë tanë dot nuk shohin,
aty ku vështrimi s’na arrin,
aty ku as s’mund të përfytyrojmë.

Për këtë,
i bleva syze qiellit.


KËTU BËN FTOHTË

Këtu është ftohtë
ndaj gjithnjë kruspull rrimë.
Këtu është ftohtë
e mishi të rrënqethet.
Është ftohtë!
Temperatura e zemrës nën zero,
gjaku i kthyer në ujë,
palca në stalagmite të bardhë.
Këtu është ftohtë
këtë e dinë të gjithë,
Është ftohtë
ndonëse fjalët shkrihen mbi kaloriferë,
e mendja punon si për dreq.
E dinë të gjithë që këtu bën ftohtë
por ajsbergu vetëm majën ka lart.


MUNGESË E GJATË

Që në shpirt ka të mirë e të keqe
këtë e di engjëlli dhe djalli,
se një ekuinoks tokësor
është më i shkurtër se një përtëritje.
I kapur në dremitje
një zog i mirë, i gjorë,
rrëzon petalet e lehta të borës
nën qiellin e rrafshtë të gjetheve.
Një shkëndijë përplaset
e në personifikim të durimit është kthyer,
dhe një tjetër llomotit
me gjuhën krejt zbathur.
Sa herë dolën sonte ?
Një për mua,
një për ty,
E mbi akuj shëtisim,
pa u parë,
të vetëm, të verdhë
të mbetur pa diell !


HESHTJE VARRI

A mund t’heshtë një varr
me një skelet brenda ?
Edhe gjethet e rëna mbi të
bëjnë më shumë zhurmë se vetë heshtja.
Një unazë (e florinjtë ?)
pajton besnikërinë e fundit.
Klithma sorrash
prishin serenatën e shelgjeve.
Me ç’mall do ta donin heshtjen !!


… SEPSE

E desha jetën
sepse…
E dashurova atë
sepse…
E fala buzëqeshjen time
sepse…
Besoj se tani
keni një ide për preferencat e mia.
Për pak harrova:
E shkrova këtë poezi
sepse…


KËNAQEM ME TY NË LIBRA

Sonte s’më punoka mirë stilolapsi
dhe kolla për dreq, fillon e më nget.
E nga t’ia nis për të arritur tek ti,
tek çasti i idilit vdekës me ty ?

Ti s’di se dje jam puthur me ajrin,
se lamtumirën dot, jo, nuk ia dhashë,
i padukshëm është,
hej, ç’ligj duhet të ndryshojë vallë ?!

Ti s’di diçka më të bukur
se dashurinë në libra po provoj
se mall i Kadaresë, Pushkinit,
balsam për shpirtin, që të gjithë njësoj.

Dhe, nëse më i natyrshmi gëzim
ty do të të ngazëllejë,
dije se nga larg ta sjell unë
me lutjet kthyer në postierë.


DJERSË TË VETES

Më pëlqen të dal shëtitje
e të ec duke numëruar hapat e mi.
Ç’tjetër mund të bëj
për të parë gjurmët në kthim ?
Më pëlqen të jem vetëm ,
qoftë edhe me një bastun imagjinar
edhe të ec, të ec,
duke u lodhur së kontrolluari njësitë,
duke imituar bezdinë e atij
që ka për grua një mësuese gjuhe;
Jo ‘s’ por ‘z’,
jo pikëpyetje por reticensë.
E kështu të lodhem,
të lodhem në kontrollin
e një shëtitjeje solo,
aq më tepër nga vetja.


LOZONJARE, SI VAJZAT

Fryn era dhe gjethet e pemëve lodh,
Lëvizin të gjorat dhe fëshfërimë formojnë.
Sa bukur !
Si të veshura me minifunde
në një parakalim mode spërdridhën
padukshmërisë së ajrit.

Si lozonjare
që joshin djemtë t’u vijnë pas.
Po ç’kuptojnë ata
pas vajzave me ose pa minifunde
mahnitur.

Gjithet rrinë e qeshen të dëshiruara .

ç’faj u ka trungu
që ato janë aq larg ?!


MYKU I VETES

Një djalosh të buzëqesh atje
e ti ul kokën e turpëruar,
sikur patriarkalizmi shekullor
në trupin tënd të ketë kulluar.
E nga ky kullim
një rreze çiltërsie venitet.
Simpati e çastit ?
Dashuri e përnjëhershme ?
S’ka rëndësi.

Përballë saj
ti ke vënë mykun e stërlashtë,
për të thënë diçka më tepër,
je mbyllur brenda
në një guackë.


DËSHIRË E RE

Dua të shfryj si era
Me tallazat pafund të shpirtit.
Dua
të përplasem, vritem,
gjakosem, nxehem.
Dua
të shfryhem
të mos ngjaj si ballon brengash,
të lutem me pemët,
pallatet, njerëzit,
të shoh ç’formë zbrazëtie marr,
të ngatërrohem pafundësisht,
të puthem me lulet e parqeve,
të krihem me telat e korentit.

Dua…
Sa dua t’jem si era !


MYSAFIR PAS SHIUT

Në asfaltet e lagur
pluhuri ka ngjitur mrekulli,
e keqe e tij njësh me të është bërë.
Ne me këmbë e puthim
për ta sjellë si mysafir të rastit
në shtëpitë tona.




JETA IME POEZI


Jeta ime

si cigare digjesh në këto duar,

prushi i lehtë sa ndizet fiket

iluzione më tymon papritur, pakujtuar



Dje isha unë

në të njëjtën histori

kur rrugët parakaloja

nji e nga nji



Sot jam po unë

historia ti,

jeta ime që më dhemb

veç tek dritë e syve tret



Nesër kush do të mbet

veç këtyre vargjeve mbushur fletë ?

Me degë dafine vijnë tek unë

kurorë flokësh rreth engjëjsh turmë



Poezia mësuar nga Mehmeti,

vargu huazuar nga Podrimja,

magji kreshtash ilustruar nga Shkreli,

skaliten poetët në ëndërrat e mia



Jeta ime poezi

tjetër ç’mund të pres nga ti ?

Vdekjen shoh larg tek rri

shkarravis e shkruaj refren të ri



Jeta ime degë ulliri

mbushur ëndërra e dëshira

përplasur vitesh po me këtë emër

hedhur humnerash, dergjur lëndinash



Një mal me brenga në shpinë do ta hedh

endacakut të parë eja me mua t’i them

monedhën e fatit të dy ta luajmë

shortin e kësaj bote me shkelm ta gjuajmë



Një ciu atje tej s’më lë të vazhdoj

lauresha dëgjon dhe këngën ndalon,

e bukura e shenjta poezi

fjalë e pashkruar mos shko në harri !

2015-04-09

HISTORIA E KOSOVËS DUHET TË SHKRUHET ME DOKUMENTA HISTORIKË E JO ME FALLCIFIKIME

Nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, ku shqiptarët dolën nga gjumi letargjik nën Perandorinë Osmane dhe inicioi lindjen e shtetit shqiptar, tek shkëputja e Kosovës nga toka mëmë Shqipëri. Nga padrejtësitë e politikës evropiane me vendime aq absurde, nga padrejtësitë dhe rrëmbimet e tokave shqiptare nga serbët dhe ajo që u quajt Jugosllavi, deri tek përndjekja, dhunimi, arrestimi e deri tek krime makabre ndaj kosovarëve. Nga gafa e rëndë e Enver Hoxhës, duke e lënë Kosovës nën Jugosllavi, e deri tek rizgjimi i madh popullor në demonstratat e pranverës së vitit 1981 në Prishtinë. Për të ardhur në ndërrimin e sistemit komunist, ku Kosovës në vend që t’i jepet e drejta e mohuar, u sulmua edhe më shumë nga serbët duke vrarë, prerë e masakruar sërish popullsinë. Një ecuri që pati si kulm të saj ofensivën serbe në vitin 1999 dhe po atë vit, të ndërhyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, të parën luftë që Aleanca e Atlantikut ka ndërmarrë në historinë e saj, e deri tek data e famshme e 17 shkurtit.

1. 10 qershor 1878, Lidhja e Prizrenit

Përpjekjet e patriotëve shqiptarë për pavarësi të trojeve kombëtare bënë që në qershor të 1878, në Prizren të mblidhen patriotët shqiptarë. Ndër themeluesit e saj ishin Ali Pashë Gucia, Abdyl Frashëri etj. Në vendimet që Lidhja e Prizrenit mori, i rëndësishëm ishte fakti që ideja e bashkimit kombëtar dhe krijimit të një shteti shqiptar në Ballkan nis pikërisht në Kosovë. Ndërkohë që Lidhja mori vendimin për të mbrojtur krahinën e Plavës dhe Gucisë, të cilat me vendimin e Kongresit të Berlinit i kaluan Malit të Zi.

2. 13 qershor 1878. Kongresi i Berlinit

Tri ditë pas krijimit të Lidhjes së Prizrenit, Traktati i Kongresit të Berlinit sanksionoi dhënien e tokave shqiptare të Plavës dhe Gucisë pas njohjes së pavarësisë së Malit të Zi. Luftëtarët e Lidhjes u ndeshën me forcat malazeze, duke iu shkaktuar disfata të rënda. Vetëm ndërhyrja e Rusisë arriti të shpëtojë ushtrinë malazeze.

3. Tetor 1912. Lufta Ballkanike

Ndërsa shqiptarët ishin të parët që i kthyen armët kundër pushtuesit osman, Lufta Ballkanike i detyroi ata të luftonin me fqinjët. Shtetet e “Aleancës Ballkanike”, Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Bullgaria nisën luftën në Ballkan, duke larguar kështu mundësinë e krijimit të shtetit shqiptar. Kosova u gjend mes synimeve të tre shteteve. Ndërkohë që Shqipëria ishte në përpjekjet e saj për të shpallur pavarësinë.



4. 28 nëntor 1912. Shpallja e Pavarësisë

Shpallja e Pavarësisë më 28 nëntor në Vlorë nga patriotët shqiptarë me Ismail Qemalin në krye, nuk ishte vetëm një datë për Shqipërinë. Efekti i saj ishte në të gjitha trevat shqiptare në Ballkan. Në shpalljen e pavarësisë në Vlorë morën pjesë dhe përfaqësues të popullit të Kosovës. Ndërkohë ushtria serbe në prag të Luftës Ballkanike kish zaptuar tokat e Kosovës. Në Kosovë u zhvilluan disa beteja, si ajo e Lumës dhe e Manastirit, që i frenuan serbët dhe bënë të munduar mbledhjen e kuvendit në Vlorë.

5. 22 mars 1913. Ndarja e Kufijve

Konferenca e Ambasadorëve në Londër pas gati tre muaj debatesh për kufijtë e Shqipërisë, më në fund përcakton ndarjen territoriale të vendit, duke u bërë lëshime serbëve në veri dhe grekëve në jug. Nga trungu i Shqipërisë u shkëputën krahina të tëra si: Rrafshi i Dukagjinit, Kosova dhe tokat shqiptare në Maqedoni. Në këtë mënyrë krahina e Kosovës me një popullsi autoktone shqiptare iu la Serbisë. Këtu nis dhe drama më e madhe e popullsisë shqiptare që ngelën jashtë kufijve.

6. 1913-1914. Shifrat e terrorit

Pas ndarjes së territorit, serbët nuk u mjaftuan vetëm me trojet. Në këto vite shënohen dhe shifra më të larta të represionit sllav mbi popullsinë e Kosovës. Arkivat historike tregojnë se vetëm nëpër burgje mund të jenë vrarë mbi 20 mijë shqiptarë. Ushtria serbe dhe malazeze ka shkatërruar mbi 350 fshatra. Ndërkohë që vetëm në Gazimestan janë vrarë rreth pesë mijë veta. Shpërnguljet masive dhe vendosja e popullsisë sllave në tokat shqiptare ishte një tjetër metodë. Sipas historianëve, dëmi që iu shkaktua Kosovës në këto vite ishte më i madh se ai i pushtimit osman.

7. 1914. Ligji serb i Kolonizimit

Sipas burimeve historike, organet serbe sollën në Kosovë gjatë vitit 1914 rreth 20 mijë serbë. Pjesa dërrmuese e të cilëve kriminelë që u përdorën për të nxitur konflikte me shqiptarët. Ndërsa në pjesën që ju dha Malit të Zi, në Pejë e në Gjakovë u vendosën rreth gjashtë mijë kolonë malazezë. Pushtuesve iu dhanë toka të shqiptarëve, duke ndryshuar dhe kadastrën e tyre. Në gazetat serbe shkruhej se kërkoheshin serb nga Amerika dhe Brazili për të shkuar si kolonë në Kosovë.

8. 1914. Krijimi i Mbretërisë Serbo-Kroate

Lufta e Parë Botërore do të shënonte dhe krijimin e një mbretërie në Ballkan, e cila do të kishe brenda saj disa shtete-kombe. Mbretëria Serbo-Kroate-Sollovene pas Konferencës së Ambasadorëve në Londër do të kishte pjesë të saj dhe Kosovën. Kushtetuta e kësaj mbretërie i jep të drejtë ushtrisë të pushtojë territore që nuk janë pjesë e Serbisë. “Ligji për mbrojtjen e shtetit”, ose ndryshe “Obzanza” i shndërroi banorët e Kosovës në objekt arbitrariteti të ushtrisë.

9. Versajë 1919. Konferenca e Versajës

Konferenca e dytë ndërkombëtarë që sanksionoi përfundimisht copëzimin e trojeve Shqiptare e la si pjesë të Serbisë krahinë e Kosovës. Katërshja e vendeve që kishin të drejtën e votës, SHBA, Angli, Franca dhe Italia lanë një popullsi prej 1. 5 milionë banorësh shqiptarë nën mbretërinë serbe. Në këtë mënyrë Serbia mund të niste zyrtarisht sllavizmin e popullsisë autoktone që jetonte në këtë krahinë. Një e treta e popullsisë shqiptare mbeti jashtë trungu amë, duke bërë kështu dhe padrejtësinë më të madhe ndaj popullit shqiptar.



10. 1919. Reforma agrare

Pas pushtimit serbët u kujdesën që të ardhurit të kishin pronat e tyre. Në vitet 1920 nis dhe reforma agrare e drejtuar nga një ministri e veçantë, por që në Kosovë u mbështet dhe nga ushtria dhe Ministria e Brendshme. Pronat shtetërore që u përkisnin bashkive iu dhanë kolonëve serbë. Ndërkohë që dhe pronat e të shpërngulurve që u dërguan në Turqi, u përdorën për të njëjtën mënyrë. Megjithëse u shkelën hapur traket ndërkombëtare, përsëri askush nuk u kujtua për të drejtat e shqiptarëve.

11. 7 mars 1937. Teoria e spastrimit

Kosova për Serbinë nuk ishte vetëm një dhuratë e ndërkombëtarëve. Pas 1913 për shkombëtarizimin e Kosovës serbët përpunuan një strategji të terë. Në bazë të teorisë antishqiptare u vu akademiku Vaso Çubrilloviç. Ideatori i terrorit dhe shfarosjes së shqiptarëve do të botonte një libër ku orientonte politikën se si duhet të bëhej shpërngulja e shqiptarëve. Tezat e tij antishqiptare u përdorën në masë nga gjeneralët për të shfarosur popullsinë e Kosovës.

12. 1941. Marrëveshja Ribentrop-Ciano

Në prill të vitit 1941 gjermanët pushtuan Kosovën, ndërkohë që Shqipëria ishte e pushtuar që në 1939-ën. Ministrat e Jashtëm të Italisë dhe Gjermanisë firmosin një marrëveshje për ndarjen e territoreve. Sipas marrëveshjes gjermane, u larguan nga Kosova duke i dhënë Serbisë Vushtrinë, Podujeven e Mitrovicën. Një pjesë tjetër e Kosovës iu dha Bullgarisë. Ndërsa pjesa tjetër iu la Shqipërisë nën pushtimin e Italisë. Italia në këto territore krijoi tri prefektura, atë të Prishtinës, Pejës e Prizrenit. Gabimisht kjo cilësohet si Shqipëri e Madhe, ndërkohë që ngelej jashtë Presheva, Kumanova, Mitrovica, Vushtria, Podujeva etj.

13. 4 dhjetor 1943. Deklarata e Titos

Në Luftën e Dytë Botërore populli i Kosovës u radhit në krah të Koalicionit Antifashist. Pjesë e këtij koalicioni ishte dhe Serbia. Udhëheqësi i saj, Tito, në një dokument të atyre viteve pranon se çështja e Kosovës do të zgjidhet në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe me normat e Kartës së Atlantikut. “Ardhmëria e Kosovës do të vendoset me plebishit dhe se kufijtë, nëse është nevoja, të rregullohen në të mirë të Shqipërisë”. Në këtë linjë duket se ka qenë dhe bashkëpunimi i ushtrisë shqiptare me atë jugosllave. Ndërkohë që koha provoi të kundërtën.

14. 31 dhjetor 1943. Konferenca e Bujanit

Gjatë Luftës së Dytë Botërore patriotë kosovarë u mblodhën në Bujan për të fituar të drejtat e tyre, duke kërkuar shkëputjen nga Jugosllavia. E cilësuar si një Lidhje e Dytë e Prizrenit, Konferenca Bujanit pati jehonë në mbarë botën shqiptare. Sipas historianëve, gjatë kohës që pati aktivitet kjo konferencë, Kosova mund të cilësohej si e pavarur. Rezoluta që u miratua nga delegatët pati vetëm tre muaj jetë. Patriotëve kosovarë u mungoi mbështetja nga Shqipëria.

15. 1943-1944. Pushtimi gjerman

Një pikë ku duket se historianët ende nuk e kanë thënë fjalën e fundit, është Lufta e Dytë Botërore. Kosova, sipas burimeve historike, pati rreth 80 mijë të vrarë në Luftën e Dytë Botërore. Ndërkohë që gjatë pushtimit gjerman Kosova në dokumentet serbe nuk rezulton më pjesë e saj, por cilësohet si një krahinë e pavarur. Me gjithë diskutimet e shumta, fakti është se Kosova është çliruar nga ushtria e saj dhe brigadat që erdhën nga Shqipëria. Por ironikisht pas çlirimit nga gjermanët, jugosllavët do të tregoheshin dhe më të egër së gjermanët.

16. 18 shkurt 1945. Ushtria Jugosllave në Kosovë

Pas largimit të gjermanëve ushtria jugosllave kërkon vendosjen e administratës ushtarake në Kosovë, me pretekst për “stabilizimin e situatës politike e të sigurisë”. Takimi mes përfaqësuesve të Kosovës e Rrafshit të Dukagjinit dhe atyre të Beogradit, vendosën “që Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit të mbeten në Federatën Jugosllave. Në dokumente zyrtare shkruhet se për këtë duhet të vendosë populli, por sugjerimi ishte që orientimi të jetë kah Serbia…”.

17. 1 prill 1945. Masakra e Tivarit

Është një nga masakrat më të mëdha që ju bë të rekrutuarve shqiptarë nga Kosova në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore në Tivar, Mal i Zi dhe në rrugën për në Tivar. Numri i të vrarëve mendohet të jetë 1700-4300. Gjatë tërheqjes së nazistëve shqiptarët u rekrutuan për t’u dërguar në luftime jashtë Kosovës, ndërsa ushtria serbe qëndroi në Kosovë. Pas një incidenti të ndodhur mes ushtarëve shqiptarë dhe atyre serbë rekrutët shqiptarë u ekzekutuan në Tivar pa pasur mundësi as të mbroheshin, pasi u kishin hequr armët.

18. 1945. Viktimat e komunizmit

Me gjithë dëshirën e pjesëmarrësve në Konferencën e Mukjes, nacionalistët shqiptarë nuk arritën ta merrnin Kosovën. Nën petkun e komunizmit ajo ngeli përsëri pjesë e Serbisë. Pas hyrjes së forcave serbe në Kosovë dhe largimit të brigadave shqiptare që ndihmuan për luftën në Kosovë, nis përsëri masakra. Tivari ishte vetëm një nga të shumtat vrasje masive. Me pretekstin se ishin antikomunistë dhe agjentë të perëndimit gjatë vitit 1945 në gjithë Kosovën numërohen rreth 40 mijë shqiptarët vrarë.



19. 31 janar 1946 Kosova nën Serbi

Fundi i Luftës së Dytë Botërore e vendosi përfundimisht Kosovën nën Federatën Jugosllave. Kushtetuta e parë e Republikës Federative Popullore të Jugosllavisë, miratuar më 31 janar 1946, u përcaktua si njësi autonome territoriale-administrative brenda Serbisë, e quajtur “Qarku Autonom i Kosovës dhe Metohisë (QAKM)”. Me këtë përcaktim u bë një tjetër padrejtësi, sepse Kosovës ju shkëputën trevat etnike shqiptare në Maqedoninë Perëndimore, në Mal të Zi, por edhe Presheva, Medvegja dhe Bujanovci.

20. 1950. Dëbimet në Turqi

Atë që grekët e bënë në Jug në mbarim të Luftës së Dytë Botërore, serbët e bënë në Kosovë në vitet 1945-1950. Etiketimi si turq i shqiptarëve nga ana e serbëve, sjelljet mizore të ushtrisë serbe, bënë që të deportoheshin në Turqi mbi 230 mijë shqiptarë. Një spastrim etnik që i kish rrënjët në teoritë raciste të Vaso Çubrilloviçit. Nën moton e “socializmit vëllazëror”, popullsisë kosovare ju desh të provonte veç një regjimi komunist edhe një regjim racist që kërkon shpërbërjen e identitetit të tyre.

21. 7 prill 1963. Shqiptarëve u njihet kombësia

Me Kushtetutën e 7 prillit 1963, RFPJ u shndërrua në Republikë Socialiste Federative të Jugosllavisë. Në nenin 111 të saj Kosova shpallet krahinë autonome. Ndërsa për shqiptarët nuk përdoret më nocioni “pakicë kombëtare”, por “kombësi”. Në fakt me gjithë ndryshimin e emërtimeve, kjo Kushtetutë nuk solli ndonjë ndryshim thelbësor në trajtimin e shqiptarëve. Megjithatë ishte hapi i parë të fituar antoniminë, e cila mori përmasa më të plota në kushtetutën e mëvonshme.

22. 14 korrik 1967. Kërkesat për Republikë

Në korrik të 1967 përfaqësuesit e Kosovës në Kuvendin e Kombeve të Jugosllavisë, me në krye Fadil Hoxhën, kërkojnë rishikimin e hapësirave kushtetuese për Kosovën. Në një projekt të hartuar, ata kërkuan bisedime me Beogradin për shpalljen Republikë të Kosovës. Pas takimeve të shumta në qytete e Kosovës lëvizja e kosovare arriti të fiksonte një takim me drejtuesit e Beogradit. Në takimin me Titon, sipas dokumenteve, ideja e republikës nuk është pranuar. “Zgjidhja e problemeve të Kosovës do të bëhet brenda statusit të Serbisë”, ka thënë Titoja.

23. Demonstrata e 1968. Simbolet kombëtare

Lëvizja e re paqësore duket se dha përkohësisht frytet e para. Protestat e organizuara në qytetet më të mëdha si Prishtinë, Podujevë, Gjilan etj, patën disa viktima dhe dhjetëra të plagosur. Por ato arritën të ndryshonin statusin juridik të Kosovës. Ato ishin hapi i parë për kushtetutën, që i ndryshoi emrin Kosovës “Krahina Socialiste Autonome e Kosovës(KSAK)”. Në po këtë vit gjuha shqipe u sanksionua me ligj si gjuhë e dytë zyrtare, u la të përdorej flamuri si simbol kombëtar dhe hapja e universitetit të Prishtinës.

24. 1974. Autonomia

Pas protestave të kosovarëve, Kushtetuta Jugosllave e 1974 do t’i jepte Kosovës autonominë. Për të parën herë i jepet e drejta që përmes parlamentit të vet dhe këshillit ekzekutiv të nis në Gjyqin Kushtetues të Jugosllavisë procesin për vlerësimin e konstitucionalizmit dhe ligjshmërisë. Për të parën herë rrethi i veprimit të Kosovës përcaktohet me aktin e vet, ligjin kushtetues të saj, në pajtim me parimet e Kushtetutës së Jugosllavisë dhe Kushtetutës së Serbisë, përderisa federata mbron të drejtat dhe obligimet e veta të përcaktuara me Kushtetutën.

25. 1989. Fjalimet raciste të Millosheviçit

Fundi i autonomisë së Kosovës ka një nisje. Dhe për ironi pikërisht ardhja në krye të Beogradit e Sllovodan Millosheviçit solli një tjetër realitet në Kosovë. Në fjalimet që mbajti gjatë viteve 1987-1989 në 600-vjetorin e betejës së Fushë-Kosovës, Millosheviçi paralajmëroi spastrimet etnike të mëvonshme. Në Fushë-Kosovë, duke e cilësuar vendin si djepin e Serbisë, Millosheviçi do t’i drejtohej minoritetit serb se “askush nuk do t’ju rrahë më”. Këto fjalime paralajmëruan një 10-vjeçar dhune dhe terrori mbi popullsinë e Kosovës.

26. 28 mars 1989. Heqja e autonomisë

Epoka e Titos mbaroj, një tjetër frymë do të vinte në Ballkan. Në krye të Serbisë tashmë ishin nacionalistët ekstremistë që interesat ekomomike i bënë ta cilësonin Kosovën si “Djepin e Ballkanit”. Qeveria e Beogradit i heq ato pak të drejta që ju dhanë Kosovës në 1974-ën. Në këtë mënyrë Kosova u kthye në pikën e saj më kritike. Tre amendamentet e kushtetutës së parlamentit Serb në 1989 bënë që në Kosovë të shpërthenin protestat paqësore.

27. 22 mars 1990. Helmimet

Nacionalizmi serb në Kosovë tregoi anën e tij më të errët. Janë rreth 20 mijë fëmijë shqiptarë që u helmuan gjatë viteve 1988-1900 nga shërbimet sekrete të Serbisë. Me anë të kësaj metode, nga serbët synoheshin dy gjëra: së pari, asgjësimi kolektiv i një populli. Helmet u hodhën nëpër shkolla, duke dëmtuar pjesën më të ndjeshme të popullsisë; Së dyti, provokime të tilla synonin të nxisin një luftë, për t’i lënë dorë të lirë ushtrisë serbe mbi popullsinë.

28. 1989-1990. 100 të vrarë

Heqja e autonomisë solli protesta në gjithë Kosovën. Ushtria serbe gjatë këtyre viteve ushtori një terror mbi krejt popullin kosovar. Sipas burimeve historike, gjatë kësaj periudhe, megjithëse kosovarët protestonin në mënyrë paqësore, ushtria serbe vrau mbi 100 persona, 400 të tjerë u plagosën, u helmuan 20 mijë fëmijë. Ndërkohë që dëmi ekonomik ishte shumë më i madh. U bastisën dhe u vodhën me mijëra familje, u shkatërruan të gjitha institucionet kulturore.

29. 23 dhjetor 1989. Themelimi i LDK-së

Themelimi i Lidhjes Demokratike e Kosovës nuk është vetëm krijimi i të parës parti politike me mbështetje të gjerë, por edhe të parës lëvizje që iu kundërvu drejtpërdrejtë regjimit komunist në fuqi. Kryetari i parë i saj ishte presidenti i ardhshëm i Kosovës, Ibrahim Rugova. Në kushtet e represionit serb, LDK u bë shumë shpejt forca politike prijëse në Kosovë, duke mbledhur shumicën e popullit rreth vetes. Në bashkëpunim me forcat e tjera politike shqiptare në Kosovë, LDK-ja hartoi kornizën ligjore të decentralizmit.

30. 2 korrik 1990. Deklarata e Pavarësisë

Nëse sot i gjithë debati bëhet për pavarësinë, ka pasur një datë kur Kosovarët thuajse e kanë arritur këtë. Më 2 korrik 1990 parlamenti i Kosovës harton të parën kushtetutë, ku përcaktohej pavarësia e Kosovës. Deklarata e pavarësisë ishte pikënisja e lëvizjes së përbashkët të partive poetike të Kosovës për rezistencë kundër pushtimit serb gjatë viteve 1990. Ideator i saj ishte kryetari i LDK-së, Ibrahim Rugova.

31. 9 shtator 1990. Kushtetua e Kaçanikut

Është i pari dokument i miratuar nga Parlamenti i Kosovës që e njihte atë si shtet të mëvetësishëm me simbolet e tij. Në nenin e saj të parë thuhet, “Republika e Kosovës është shtet demokratik i kombit shqiptar dhe i pjesëtarëve të kombeve të tjera si dhe i pakicave kombëtare, të shtetasve të vetë; serbëve, myslimanëve, malazezëve, kroatëve, turqve, romëve e të tjerëve, që jetojnë në Kosovë. Sovraniteti në Republikën e Kosovës i takon popullit”.

32. 26-30 shtator 1991. Referendumi

Pas shpalljes nga ana e Parlamentit Republikë, Kosovës i duhet të legjitimonte pushtetin e saj. Për këtë qëllim më datat 23 dhe 30 shtator të vitit 1990 u mbajt referendumi për shpalljen Republikë të Kosovës më të njëjtin nivel si republikat e tjera të Federatës që do e cilësonin si shtet të pavarur dhe sovran. Rezultatet e këtij referendumi u shpallën të pavlefshme nga ana e autoritete të Begoradit. Një masë e tillë çoi në acarimin e mëtejshëm të marrëdhënieve.

33. 24 maj 1992. Zgjedhjet pluraliste

Referendumi i shtatorit ishte preludi i zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në Kosovë. Më 24 maj 1992, në Kosovë u zhvilluan zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale. President u zgjodh doktor Ibrahim Rugova. Në këtë moment u krijuan organet paralele shqiptare me ato serbe. Ndërkohë që zgjedhjet e organizuara nga autoritetet serbe u bojkotuan. Zgjedhjet e 24 maji ishin një proces i rëndësishëm për njohjen e çështjes kosovare në arenën ndërkombëtare.

34. 1995. Marrëveshja e Dejtonit

Pas disa vitesh luftë të përgjakshme, komuniteti ndërkombëtar arrit t’i ulë në bisedime serbët, boshnjakët dhe kroatët. Marrëveshja u nënshkrua në Dejton (Ohajo) SHBA. Ndërkombëtarët arritën të ulnin gjakrat mes sllavëve, por u anashkalua çështja e Kosovës. Me gjithë protestat që u bënë nga komuniteti shqiptar në Amerikë, kriza e Kosovës u la për më vonë. Marrëveshja pati për bazë vendosjen e forcave të NATO-s në zonat e konfliktit.

35. 28 nëntor 1997. Ushtria Çlirimtare e Kosovës

Kur bisedimet nuk vlejnë më, atëherë e kanë radhën armët. Ushtria Çlirimtare e Kosovës u krijua pas viteve 1995, si përgjigje e represionit serb në Kosovë. Dalja e parë publike e saj u bë më 28 nëntor 1997. Sekretar Politik i saj u zgjodh Hashim Thaçi, ndërsa komandant i Shtabit të Përgjithshëm ishte kryeministri aktual, Agim Çeku. UÇK-ja ishte lëvizja e armatosur e kosovarëve pa ndërhyrjen e të cilës BE dhe SHBA nuk do të ishin impenjuar për zgjidhjen e konfliktit.

36. 5 mars 1998. Masakra e Prekazit

Në fshatin Prekaz vriten 50 shqiptarë dhe dy serbë nga luftimet mes ushtrisë serbe dhe forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Shumica e të vrarëve nga radhët e shqiptarëve ishin civilë të paarmatosur, gra dhe fëmijë, të cilët u masakruan nga bombardimet e artilerisë serbe. Në përplasjen mes forcave të UÇK-së dhe ushtrisë serbe mbetën të vrarë dhe shumë ushtarë serbë.

37. Janar 1999. “Terrorizmi” shqiptar

E gjithë lëvizja e armatosur për çlirimin e Kosovës u interpretua nga zyrtarët serbë, ndonjëherë dhe ata rusë, si një lëvizje terroriste. Duke e etiketuar si një lëvizje islamike, qeveria serbe deklaronte se në Kosovë po vriten vetëm fondamentalistët arabë. Ministri i Jashtëm Jugosllav, Ziradin Javanoviç deklaronte se Kosova është kthyer në një vatër të terrorizmit ndërkombëtar.

38. 6 mars 1998. Vrasja e Adem Jasharit

Çdo kohë ka heronjtë e vetë. Dhe lufta e Kosovës ka me mija të tillë, por emri i Adem Jasharit është një nga ata që spikat më shumë. Hero Kombëtar dhe luftëtar i çështjes për Pavarësinë e Kosovës, Adem Jashari lindi në Prekaz të Drenicës. Ishte një nga komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. U vra më 6 mars 1998 nga një sulm i ushtrisë serbe në kullën e Jasharajve.

39. 15 qershor 1998

Aeroplanët e NATO-s fillojnë manovrat mbi Maqedoni dhe Shqipëri. Më shumë se një stërvitje ushtarake, kancelaritë perëndimore e hodhën këtë hap për të treguar se diplomacia perëndimore ishte e mbështetur dhe me forca. Nga ana tjetër, ushtria serbe e mori si një kërcënim të hapur dhe nisi një ofensivë edhe më të ashpër për të eliminuar UÇK-në, prandaj hynë ndërkombëtarët në Kosovë.

40. 8 janar 1999. Deklarata

Presidenti i Kosovës dr. Ibrahim Rugova kërkon ndërhyrjen e NATO-në Kosovë. Sipas tij, ekzistojnë plane për ndarjen e Kosovës nga ana e disa grupeve ekstremiste serbe mes komuniteteve serbe dhe atyre shqiptare. Sipas të dhënave, nga operacionet serbe rezultonin të vrarë, vetëm gjatë ditëve të fundit rreth 80 shqiptarë. Rugova edhe njëherë u kërkon ndërkombëtare se pavarësia e Kosovës do të ishte zgjidhja më e mirë.

41. 12 janar 1999. Karl Bilt

Ndërhyrja e NATO-s u bë jo pa debate. Funksionarë të organizatave ndërkombëtare i bënin thirrje BE-së dhe SHBA të ndërhynin. Në një intervistë ish-i dërguari i paqes Karl Bild akuzoi NATO-n se po dredhon, ndërsa Kosova po rrëshqet në një luftë të hapur. “Nëse NATO bënë vetëm lëshime, do ta festojë 50-vjetorin e saj të krijimit të dështuar”, ka thënë Bild.

42. 20 janar 1999. Klark-Milosheviç

Në serinë e bisedimeve, gjenerali i NATO-s për Evropën Ëesli Klark, takon presidentin e Serbisë, Sllovodan Millosheviç. Në takimin e tyre duket se ka munguar gjuha e dialogut. Këtë më së miri e tregon deklarata e bërë nga Klark për mediat, duke e cilësuar Millosheviçin si njeri me mentalitet bunkeri. Klark i kërkoi Millosheviçit ndalimin e sulmeve të ushtrisë serbe në Kosovë.

43. 27 janar 1999. Plani i shfarosjes

Vetëm pas një vitit forcat e NATO-s të dislokuara në Ballkan zbulojnë se plani që po zbatohej në Kosovë nga serbët është ideuar që më parë. Sipas burimeve të raporteve të NATO-s, në qershor të vitit 1998 shtabi i lartë ushtarak i Serbisë kish planifikuar dërgimin e mbi 200 mijë forcave ushtarake për të mposhtur rebelimin e Kosovës.

44. Mars-qershor 1999. Dëbimi biblik

Lufta në Kosovë do të tregonte anën e saj më të shëmtuar në fundin e shekullit modern. Si rrallë herë bota do të shihte se çfarë mund të prodhonte nacionalizmi në Ballkan. Ushtria serbe duke ndërmarrë një operacion të gjerë (siç duket zbatimi i planit të Çubrilloviçit) dëboi nga shtëpitë e tyre mbi një milionë shqiptarë, shumica e të cilëve gra, fëmijë e pleq.

45. 15 janar 1999. Masakra e Raçakut

Krimi që do të ndërgjegjësonte ndërkombëtarët për atë çfarë po ndodhte në Kosovë ishte Masakra e Raçakut. Mëngjesin e 15 janarit në fshatin Raçak, forcat paramilitare serbe sulmojnë fshatin duke vrarë të gjithë burrat. Pasi i torturuan, i çuan më pas në një kodër, ku i vranë me gjakftohtësi. Asnjë prej viktimave nuk ishte i armatosur. Në Raçak u vranë 45 persona mes të cilëve një grua. Ambasadori i OSBE-së do ta cilësonte si një krim kundër njerëzimit.

46. 20 Mars 1999. Marrëveshja e Rambujesë

Është një marrëveshje e firmosur vetëm nga shqiptarët, pasi serbët nuk pranuan ta firmosin. Nga pala shqiptare morën pjesë Presidenti Ibrahim Rrugova, Hashim Thaçi, Rexhep Qosja. Marrëveshja e Rambujesë ishte një nga tentativat e fundit për zgjidhje paqësore, ku pala kosovare binte dakord që në vend të kishte forca ushtarake ndërkombëtare. Më 20 mars bisedimet u ndërprenë, pasi serbët nuk pranonin të firmosnin.

47. 24 mars 1999. Sulmet e NATO-s

Serbët u kishin thënë “jo” bisedimeve në Rambuje. Ndërkohë që krimet në Kosovë vazhdonin nga ushtria serbe. Në këtë situatë NATO ndërmerr sulmin frontal ndaj ushtrisë serbe. Ishte a para betejë që u fitua nga ajri. Për 74 ditë me radhë avionët e NATO-s sulmuan të gjitha qendrat e ushtrisë së serbe në Kosovë dhe në Serbi. Bombardime u bënë dhe në Beograd.

48. 1999. Strehimi në Shqipëri dhe bilanci i luftës

Peshën më të madhe të eksodit të kosovarëve e mbajtën shqiptarët. Karvanët e gjatë me njerëz të plagosur dhe të traumatizuar nga lufta u dyndën në kufijtë e shtetit amë. Me gjithë mundësitë e pakta të shtetit tonë, u arrit të shmangej një krizë humanitare. Me mijëra familje shqiptare hapën dyert për popullsinë e Kosovës duke i pritur deri në përfundim të luftës. Në përfundim të një luftë frontale që zgjati një vit, bilanci ishte rrënqethës për popullsinë e Kosovës. Forcat militare dhe paramilitare serbe kanë vrarë, ekzekutuar apo masakruar në forma më mizore mbi 15 mijë shqiptarë. Sipas statistikave, pjesa më e madhe e të vrarëve, rreth 90 për qind kanë qenë civilë të paarmatosur. U rrëmbyen me dhunë mbi tre mijë shqiptarë. Ndërsa janë përdhunuar rreth 20 mijë femra shqiptare. Ndërkohë që ende nuk dihet fati i 2087 shqiptarëve të zhdukur.

49. 28 tetor 2000. Zgjedhjet e para në Kosovë

Prova e parë e aftësive shtetformuese të Kosovës u pa në zgjedhjet lokale të 28 tetor 2000. LDK-ja e Ibrahim Rugovës fitoi shumicën dërrmuese të njësive vendore. Por më shumë se fitorja e një force të moderuar rëndësi kishte zhvillimi i zgjedhjeve. Nga organizatat që monitoruan procesin zgjedhor, zgjedhjet e para të lira të popullsisë së Kosovës u klasifikuan të rregullta. Në zgjedhje morën pjesë 72 parti politike.

50. PAVARËSIA

Më 17 shkurt 2008 Kosova shpalli Pavarësinë e saj, duke u bërë kështu shteti më i ri i Evropës. Pavarësia e Kosovës është finalja e të gjithë përpjekjeve shumëvjeçare të popullsisë shqiptare që jeton në trojet e veta. Por, mbi të gjitha, është rikthimi i një drejte të humbur një shekull më parë ndaj një populli që ka vuajtur mbi shpinë terrorin, përçmimin dhe mungesën e vetëvendosjes, një parim mbi bazën e të cilit presidenti amerikan Wilson ndihmoi shumë shtete më 1919.

f.b.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...