2015-07-02

Putini në kujtimet e shokut të klasës



Parathënien e intervistës dhe intervistën e mëposhtme të gazetares Natalia Dvali, të botuar në portalin ukrainas “Gordon”, e ka përkthyer dhe përgatitur për faqen e internetit Prof.dr. Eshref Ymeri.

Natalia Dvali
28 prill 2015

Ish-zbuluesi sovjetik, kurse tani analist amerikan i financave, Juri Shvec, i ka rrëfyer portalit “Gordon” për faktin se pavarësisht nga jetëshkrimi zyrtar, presidenti Putin nuk ka punuar asnjëherë në zbulim për shkak të“aftësive të tij poshtë mesatares”, për nofkat e Putinit në KGB dhe për dy shkresa, të cilat mjafton t’i firmosë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që ekonomia e Rusisë të marrë rrokullimën.

Juri Shvec, ish-oficer i Drejtorisë së Parë Qendrore të KGB-së, i diplomuar në Institutin e Zbulimit të Jashtëm “Andropov”, kurse tani analist amerikan i financave, në vitet ’80, në kulmin e “luftës së ftohtë”, ka pas qenë zbulues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ka pas punuar nën maskën e korrespondentit tëTASS-it (Agjencisë Telegrafike të Bashkimit Sovjetik), merrej me grumbullimin dhe me analizën e informacionit për ndonjë goditje të mundshme të papritur bërthamore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër Bashkimit Sovjetik.

Në vitin 1990 atë e liruan nga shërbimi. Tre vjet më vonë, ai emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku pati botuar librin me titull “Rezidentura e Vashingtonit: jeta ime si spiun i KGB-së në Amerikë”. 18 vjetët e fundit, ish zbuluesi po drejton një firmë për grumbullimin e informacionit dhe për vlerësimin e rreziqeve tregtare të kompanive që planifikojnë të administrojnë një biznes shumëmilionësh, si në territorin e ish-Bashkimit Sovjetik, ashtu edhe në mbarë botën, duke përfshirë Amerikën Latine, Afrikën dhe Azinë.


Juri Shvec është njëri nga dëshmitarët kyç në seancat dëgjimore që po zhvillohen tani në Londër për vrasjen e ish-oficerit të Shërbimit Federativ të Sigurisë të Federatës Ruse Aleksandër Litvinjenko. Ka qenë pikërisht Juri Shvec ai që e pati ndihmuar Litvinjenkon të grumbullonte dhe të analizonte dosjen në ngarkim tëViktor Ivanovit, ortakut tëVladimir Putinit, drejtor asokohe i Shërbimit Federativ të Federatës Ruse për kontrollin e qarkullimit të narkotrafikut.

Në atë dosje qe grumbulluar një informacion për lidhjet e Putinit dhe tëIvanovit me grupin e organizuar kriminal të Tambovit, i cili në vitet ’90 merrej me tregtimin e narkotikëve dhe pastrimin e parave të njërit prej narkokarteleve më të mëdhenj kolumbianë. Në përputhje me materialet e hetimit britanik, pikërisht Shveci dhe Litvinjenko bënë që të dështonte biznes-ujdia e njërës nga korporatat kryesore evropiane me Federatën Ruse, nga e cila Ivanovi planifikonte të merrte një shumë të majme. Përveç kësaj, Juri Shvec, në cilësinë e ekspertit, pati marrë pjesë në çështjen e imigrimit të ish-kryeministrit ukrainas Pavl Lazarenko, kurse në vitet 2002-2005 ai pati deshifruar dhe analizuar “shiritin e Melnjiçenkos” - një regjistrim i përgjimit të ish-presidentit të Ukrainës Leonid Kuçma, në kuadrin e hetimit të çështjes për vrasjen e gazetarit Gjergj Gongaxe. Atë deshifrim të regjistrimit, Shveci e pati botuar në internet-resurse me pseudonimin Pjetër Lutëj.

Në intervistën ekskluzive për portalin “Gordon”, Juri Shvec ka rrëfyer sesi një vit më parë, para fillimit të aktivizimit të operacioneve ushtarake në Donbas, qe pëpjekur të jepte ndihmën e vet “për të likuiduar separatistët e armatosur” dhe se çfarë përgjigjeje i pati dhënë atij udhëheqja ukrainase.Ai pati shpjeguar, gjithashtu, se pse e vlerëson Putinin si një njeri me “aftësi poshtë mesatares” dhe “cilat janë dy shkresat që mjafton t’i nënshkruajë” presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama, që ekonomia e Rusisë të marrë rrokullimën.

Zbuluesi Putin është marrë me budallallëqe: zbulonte dhe denonconte thashethemet e studentëve për profesorët, kurse në Republikën Demokratike Gjermane shtronte tryeza me të ngrëna e me të pira për shokët e rangjeve të larta që vinin nga Moska.

Pyetje: A është e vërtetë që ju keni qenë shok klase me Vladimir Putinin në Institutin “Andropov” të KGB-së të Bashkimit Sovjetik?

Përgjigje: Ky informacion është bërë i ditur në muajin maj të vitit 2001, në sajtin e Shërbimit të Zbulimit të Jashtëm të Federatës Ruse. Në atë material thuhej se unë jam tradhtar, sepse unë po bëja publike gjëra demaskuese për KGB-në, kurse në kllapa thuhej:

“Në fillim të viteve ’80 Juri Shvec ka qenë shok klase me Vladimir Putinin në Akademinë e KGB-së”.
Pyetje: Po cila ishte arsyeja që shërbimeve sekrete ruse u lipsej demaskimi juaj pikërisht në vitin 2001?
Përgjigje: Nuk e kam idenë. Me Rusinë passovjetike mua nuk më lidhte asgjë, unë asnjëherë nuk kam qenë qytetar i Federatës Ruse, unë madje as pasaportë ruse nuk kam patur. Në vitin 1993 u largova për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kursae tre vjet më vonë botova librin me kujtime me titull “Rezidentura e Vashingtonit: jeta ime si spiun i KGB-së në Amerikë”. Sapo kujtimet e mia panë dritën e botimit, në Rusi filluan klithmat: se, demek, Juri Shvec paska zbuluar të gjitha sekretet. Për çfarë sekretesh ishte fjala, përderisa Bashkimi Sovjetik kishte kohë që ishte shpërbërë, KGB-ja asokohe nuk ekzistonte, kurse përfaqësuesi i KGB-së Vladimir Krjuçkovi qe dergjur tashmë në burg se qe orvatur të kryente një grusht shteti në vitin 1991.

Pyetje: Mos ndoshta klithmat shpërthyen për faktin se ju dini shumë gjëra për të kaluarën e Putinit-zbulues?

Përgjigje: Putini nuk ka punuar asnjëherë në zbulim.

Pyetje: Por në jetëshkrimin zyrtar të Presidentit të Federatës Ruse a nuk thuhet se ai ka shërbyer si kundërzbulues në Leningrad (tani Shën-Pteterburg), kurse më pas në Republikën Demokratike Gjermane (RDGJ)?

Përgjigje: Pas përfundimit të institutit “Andropov”, Putinin e dërguan në organet territoriale dhe, konkretisht, në drejtorinë e KGB-së për Leningradin dhe për qarkun e Leningradit. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për të kuptuar “Who is mister Putin?” dhe se çfarë po ndodh tani me Rusinë.

Që të pranoheshe në Institutin “Andropov” të KGB-së së Bashkimit Sovjetik, ishte një gjë jashtëzakonisht e koklavitur. Por po të pranoheshe ama, atëherë gjasat ishin 99,9% që ty do të të dërgonin të shërbeje në zbulim (me përjashtim të shokëve të republikave nga Republika Socialiste Sovjetike e Ukrainës dhe nga republika të tjera: ata i dërgonin në Moskë për përgatitjen e kuadrove kombëtare, kurse më pas shumë shpesh i kthenin mbrapsht). Por për Leningradin ndryshonte puna. Me mua kanë qënë shokë të institutit disa djem nga ky qytet, ata u emëruan në Drejtorinë e Parë Kryesore të KGB-së, drejtori kjo që përgjigjej për zbulimin e jashtëm, kurse Putinin nuk e emruan atje.

Pyetje: Pse?

Përgjigje: Pavarësisht nga miti i përhapur, në zbulim emëroheshin jo vetëm Xhejms Bondët, se të tillët mund të numëroheshin me gishta. Masa kryesore e bashkëpunëtorëve të Drejtorisë së Parë Kryesore të KGB-së, përbëhej nga njerëz me aftësi mesatare analitike dhe me karakteristika të përshtatshme psikologjike. Fjala kyç që përdorej për karakterizimin e tyre ishte fjala “mesatar”.

Fakti që Putinin e dërguan jo në zbulim, por në drejtorinë e KGB-së në Leningrad, dëshmon se mes kolegëve, aftësitë e tij ishin poshtë mesatares.

Gjatë vazhdimit të studimeve në Moskë, Putini, si i ardhur nga një qytet tjetër, banonte në një objekt të mbyllur që ndodhej jashtë qytetit, thellë në pyll dhe të rrethuar me një gardh të lartë. Presidenti i ardhshëm i Federatës Ruse pati ndenjur atje 24 orë, shtatë ditë në javë gjatë gjithë vitit. Në Institutin “Andropov” studentët i pajisnin jo vetëm me dije, por edhe i studionin për të kuptuar nëse ata ishin të përshtatshëm për të punuar në zbulim ose jo. Studentin Putin gjatë një viti e patën studiuar në atë mënyrë, siç nuk e studion asnjë laborator në botë. Për t’u shprehur në një mënyrë figurative, mund të thuhet se atë e patën përshkuar me të gjitha rentgenët e mundshëm, duke ia kthyer të brendshmet nga jashtë dhe, në përfundim, e nisën për të punuar në qarkun e Leningradit.

Pyetje: Por ama në Bashkimin Sovjetik, qyteti i dytë për nga rëndësia, pas Moskës, ishte Leningradi. Pse ju shpreheni me kaq shpërfillje për shërbimin në kryeqytetin verior?

Përgjigje: Drejtoria e sigurimit për Leningradin dhe për qarkun e Leningradit ishte një zyrë tipike provinciale e KGB-së që nuk kishte asnjë dallim nga drejtoria e KGB-së, fjala vjen, në Zhmerinkë ose në Berdiçevë. Sipas idesë që qarkullonte, bashkëpunëtorët duhej të gjuanin spiunët dhe të rekrutonin të vetët, por, në të vërtetë, me një gjë të tillë nuk merreshin, sepse në mbarë botën nuk kishte aq spiunë, sa kishte në Bashkimin Sovjetik njësi zbulimi territoriale.

Kështu që në Leningrad zbuluesi Putin merrej me budallallëqe: zbulonte thashethemet e studentëve për profesorët, thashethemet e profesorëve për rektorët etj.

Pyetje: Megjithatë, në vitin 1985, presidentin e ardhshëm të Federatës Ruse e dërguan me punë në Gjermaninë Lindore, ku, sipas jetëshkrimit zyrtar, “ai kaloi me shërbim në një pikë zbulimi territorial në Drezden, nën maskën e detyrës së drejtorit të Pallatit të Miqësisë BRSS-RDGJ”, apo jo?
Përgjigje: Në RDGJ nuk ka pasur rezidenturë të KGB-së dhe, në bazë të urdhrit, KGB-ja nuk merrej me veprimtari zbuluese në territorin e vendeve socialiste, veçanërisht në RDGJ, e cila përfaqësonte njërin nga regjimet më miqësore të Bashkimit Sovjetik. Gjermanolindorët kishin një zbulim agjenturor të tyre të mrekullueshëm. Kryesorja ishte që atij të mos i nxirrje pengesa. Ata e kryenin vetë detyrën e tyre dhe i raportonin Moskës.

Rezidentura është një nënrepart konspirativ i zbulimit të një shteti në territorin e një shteti tjetër. Në RDGJ një gjë e tillë nuk ekzistonte, por ka qenë një përfaqësi zyrtare e KGB-së në Berlin, në Drezden dhe, me sa mbaj mend, edhe në një qytet tjetër. Pse? Në kohën e Bashkimit Sovjetik, dalja jashtë shtetit ishte një ngjarje e shënuar për çdo qytetar sovjetik. Dhe KGB-ja, për bashkëpunëtorët e nënreparteve territoriale, organizonte këtë“festë të jetës”. Oficerin e KGB-së e dërgonin për disa vjet në RDGJ, ku ai dridhte zinxhirin dhe kthehej në atdhe me njëaparat fotografik me lenten “Karl Cejs” dhe me një takëm tryeze “Madona”. Këto dy gjëra standarde ishin praktikisht rezultati i tij i vetëm i “veprimtarisë së tij zbuluese” në RDGJ.

Me të njëjtat gjëra është marrë edhe Putini. Si drejtor i Pallatit të Miqësisë BRSS-RDGJ, ai kishte për detyrë të shtronte tryezat për shokët e rangjeve të larta që vinin nga Moska, t’i qeraste me të ngrëna e me të pira, t’u blinte gjësend nëpër shitoret e qytetit, të shtronte përsëri tryezat, t’i përcillte për në aerodromdhe t’i niste për në Moskë. Ja, kjo ka qenë gjithë puna “zbuluese” e Putinit në RDGJ.
Pyetje: Ju po ngulni këmbë se Putini i kohës së shërbimit në KGB aftësitë i kishte poshtë mesatares dhe se me zbulim të vërtetë ai nuk qenka marrë asnjëherë?...

Përgjigje: Nuk jam unë ai që po ngul këmbë, por jetëshkrimi i tij i rremë profesional. Vetë fakti që Putinin, pas Institutit “Andropov” e rikthyen në Leningrad, është mjaft domethënës. Gjatë vazhdimit të institutit, atë e patën studiuar dhjetra pedagogë dhe instruktorë profesionistë dhe secili prej tyre, pas përfundimit të studimeve, shkruante për çdo student karakteristikën përkatëse. Unë kam lexuar disa nga ato karakteristika: ato ishin tronditëse për nga thellësia e përshkrimit të aftësive intelektuale dhe psikologjike të studentëve të diplomuar. Meqë ra fjala, a e dini se sa shumë dëshmon për njeriun nofka e tij? Në KGB Putinin e quanin “Bisht Cigareje”, më pas i vunë nofkën “Tenjë e Zbehtë”, kurse tani e quajnë“Botoks” (botox -ilaç për heqjen e rrudhave të fytyrës, prodhim i kompanisë amerikane “Allergan” - E.Y.).

Pyetje: Në Ukrainë ka, gjithashtu, nofka për presidentin rus?...

Përgjigje: (Qesh). E di që ka, Putin-lla-lla-lla. Strategët e mëdhenj rusë që patën luftuar në Krime kundër perandorisë osmane, nga perandoresha Ekaterina patën marrë prapashtesa të bukura në mbiemrat e tyre: Suvorov-Romnikski, Rumjancev-Tejdunajski, Potjomkin-Tavriçeski. Kurse Putini, për operacionin e Krimesë të vitit të kaluar, mori prapashtesën kuptimplotek…uc.

Unë kam komunikuar me njerëz që e njihnin mirë Putinin shumë kohë para se ai të zgjidhej president. Të gjithë theksonin se, përveç aftësive të rëndomta intelektuale, ai binte në sy edhe për komplekse të jashtëzakonshme inferioriteti. Putinin e torturonte për vdekje trupi i tij i shkurtër, komleksi i inferioritetit i lexohej në gjithë figurën dhe fytyrën e tij. Një njeri të tillë nuk mund ta dërgoje si zbulues jashtë vendit, sepse atij i lexohej në fytyrë shprehja: “Rekrutomë mua”.

Ai prandaj edhe shkoi në KGB dhe u mor me xhudo, për të kompensuar sadopak kompleksin e inferioritetit. Nuk e di se si i shkuan punët në sport, por në KGB ai nuk nxori absolutisht asgjë në dritë.

Pyetje: Por megjithatë, në dallim nga shokët më të talentuar të klasës, pikërisht Putini është ai që për 15 vjet po drejton pa ndërprerje njërin nga shtetet më të mëdhenj të botës, apo jo?

Përgjigje: Po ai prandaj edhe u ngrit në pozitë se në këtë mes kemi të bëjmë me një traditë tashmë të kristalizuar të sistemit politik, deri dje sovjetik dhe tani rus, kur në sipërfaqe dilnin… mbeturinat. Si shpjegohet që në vitin 1953 Nikita Hrushovin e emëruan Sekretar të Parë të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik? Se ai ka qenë një njeri absolutisht i neveritshëm, një gaztor i Stalinit. Por atë e emëruan si kukull, prapa shpinës të së cilës rrinin njerëz seriozë.

Leonid Brezhnjevin, si një njeri i butë dhe mendjeshkurtër që ishte, po ashtu, e vunë përkohësisht në krye të Bashkimit Sovjetik. Pas nja dy vjetësh atë duhej ta zëvendësonte njeriu me mend, “Shuriku i hekurt”, Aleksandër Shelepini. Por të gjithë kishin nevojë për një kukull: se, gjoja, do t’ia mbledhim fijet dhe pas nja dy vjetësh do ta shkarkojmë. Si përfundim, ato dy vjetët u bënë tërkuzë deri në 18 vjet të epokës brezhnjeviane.

E njëjta histori po ndodh edhe me Putinin. Atë e zgjodhën si një kukull të bindur, e cila, në postin e kreut të Federatës Ruse, duhej t’u garantonte sigurinë dhe kuletën atyre që u zuri vendin. Unë kam komunikuar me Boris Bjerezovskin, i cili pati luajtuar një rol jo të vogël që Putini të bëhej president. Borisi më ka thënë:

“Më jepni mua një kanal televiziv dhe unë trungun kam për ta bërë president të Rusisë”

Ja kjo është e tërë përgjigjja se si Putini u bë president.
Pyetje: Në Rusinë e ditëve tona a është e mundur vallë një përmbysje në oborr, e cila do ta largonte Putinin nga pushteti?

Përgjigje: Është plotësisht e mundur, aq më tepër kur “elitave” të Kremlinit po u dëmtohet biznesi për shkak të sanksioneve perëndimore. Ato as që duan t’ia dinë as për Krimenë, as për Donbasin.
Konflikti kryesor strategjik tani është konflikti mes pikësynimit të Putinit për të qendruar në pushtet deri në dërrasën e varrit dhe kërkesave objektive të vendit për një zhvillim normal. Në qoftë se Putini do të vazhdojë të rri në krye të pushtetit derisa të jetë gjallë, atëherë Rusia ose dotë shpërbëhet, ose do të shndërrohet në një shtet të dorës së tretë, si puna e Koresë së Veriut ose e Mongolisë.

Pyetje: A nuk ju duket se elitat e Kremlinit i frikësohen më shumë rebelimit popullor, sesa sanksioneve perëndimore dhe prandaj nuk po kuturisin të kryejnë një grusht shteti?

Përgjigje: Kjo është një sëmundje e rrënjosur e “elitës” moskovite.Në prag të shembjes së Bashkimit Sovjetik, te ne në KGB, çdo javë vinte një punonjës partiak i radhës nga Komiteti Qendror dhe na thoshte:

“Që ta merrni vesh, djema, ju duhet të na ndihmoni të rrimë në pushtet, përndryshe ka për të filluar njërebelim i pakuptimtë dhe i pamëshirshëm. Atëherë edhe juve, edhe neve kanë për të na varur nëpër shtyllat e fenerëve të rrugës, si në Budapest, gjatë kryengritjes antisovjetike të vitit 1956”.

Pyetje: Sa e madhe është mundësia që Putini të shkelë sustën bërthamore?

Përgjigje: Është zero. Unë, në kulmin e “luftës së ftohtë” mes Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, profesionalisht jam marrë me problematikën strategjike, kur rreziku i luftës bërthamore ekzistonte realisht. Ç’do të thotë të fillosh një luftë bërthamore? Do të thotë që të japësh goditjen e parë, e cila ka si qëllim të shfarosë maksimalisht një sasi sistemesh raketore të kundërshtarit me bazë tokësore, dhe kur, si kundërpërgjigje, do të nisen drejt teje raketat e tjera, ato është e domosdoshme t’i rrëzosh në ajër me mjetet e tua të mbrojtjes raketore. Bashkimi Sovjetik nuk e ka pasur asnjëherë potencialin e goditjes së parë raketore, kurse Rusia jo që jo.

Pyetje: Sipas të dhënave zyrtare të shtatorit të vitit 2013, në arsenalin e Federatës Ruse kishte rreth 3 mijë mbushje bërthamore, kurse në burimet jozyrtare përmendet një shifër më e madhe se 50 mijë, apo jo?
Përgjigje: Struktura e raketave ruse me bazë tokësore është e tillë që përafërsisht gjysma e mbushjeve bërthamore është e instaluar në raketat SS-18 ose “Satana”, të prodhuara nëbyronë e konstruksionit “Jugorja”në Dnjepropetrovsk. Ato janë prodhim i viteve ’60 të shekullit të kaluar. Atje ka afërsisht nga 10 mbushje bërthamore për çdo raketë, por ato nuk e kanë saktësinë e domosdoshme. Raketat janë parashikuar të japin goditje në sipërfaqë, por jo në objetiva të saktë. Domethënë, raketat ruse mund t’i fshijnë nga faqja e dheut Nju Jorkun, San Franciskon dhe qytete të tjera të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por pas kësaj do të vijë një kundërgoditje, e cila do ta fshijë nga faqja e dheut krejt Rusinë.

Faktor i rëndësishëm kritik për të marrë vendimin “për të dhënë ose jo një goditje bërthamore”,është fakti se me çfarë saktësie raketa jote do të bjerë në objektiv. Raketat sovjetike dhe tani ato ruse, dallohen për faktin se saktësinë e kanë të dobët. Për më tepër, saktësinë reale të goditjes së tyre nuk e di askush, sepse një ndikim të madh mbi trajektoren e fluturimit të raketës ushtrojnë veçoritë atmosferike të asaj zone, nëpër të cilën ajo po shkon drejt objektivit. Është tjetër punë kur bëhet prova e nje rakete, e cila fluturon nga poligoni lindor për në Kamçatkë, sipas një korridori të caktuar me veçori të njohura atmosferike. Por edhe nëse do të jepet goditja bërthamore, atëherë raketat do të fluturojnë sipas trajektores më të shkurtër, domethënë përmes hapësirave të Polit të Veiut dhe, si përfundim, askush nuk e di se ku do të arrijnë ato, sepse prova të tilla deri tani nuk janë bërë
Madje edhe sikur Putini të luajë nga tepeleku përfundimisht dhe të kuturisë të shkelë sustën bërthamore, shokët do ta korrigjojnë shpejt e shpejt dhe do t’i shpjegojnë gjithçka.

Presidenti i Federatës Ruse s’ka shumë haber nga këto punë. Në filmin dokumentar me titull “Krimeja. Rruga për në atdhe”, Putini mburret se si “e pati trembur” një torpedinier të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Detin e Zi: demek, ne rreshtuam në formacion të hapur kompleksin e mbrojtjes bregdetare dhe e zhuluam atë për satelitët, në mënyrë që amerikanët ta shikonin dhe të tmerroheshin…

Po pse nuk doli askush që t’ia shpjegonte Putinit një hollësi të vogël: largësia e qitjes së kompleksit rus është 250 km, kurse largësia e fluturimit të raketave të telekomanduara që lëshohen nga torpedinieri amerikan, është 2500 km. Po të fillojë një luftë serioze, komplekset që kreu i Rusisë i ka vendosur në Krime, do tëshfarosen nga flota e gjashtë amerikane në Detin Mesdhe, madje pa hyrë fare në ujërat e Detit të Zi.

Përveç anës teknike të çështjes, ekziston edhe ana psikologjike. Ju vërtetë mendoni se një njeri, i cili çdo vit zhduket nga hapësirat publike nga shtatë deri në dhjetë ditë për të bërë tërheqjen e lëkurës së fytyrës dhe të ngopet me botoks, na qenka i aftë për të shpërthyer një luftë bërthamore? Se nga një kundërgoditje, botoksi do të shkrijë dhe do t’i rrjedhë nga frika.

Pyetje: Mos ju keni thjesht zili që presidenti i Federatës Ruse çdo vit ka më pak e më pak rrudha?
Përgjigje: Për të shtypur sustën bërthamore, duhet të jesh i pushtuar nga një ide prej maniaku, kurse Putini është skllav vetëm i dy dëshirave plotësisht tokësore: ta zgjatë jetën deri në pafundësi dhe të mbetet në pushtet përgjithmonë. Ju a e vutë re një hollësi të rëndësishme në takimin që u zhvillua në Minsk?

Pyetje: Në bisedimet që vazhduan 17 orë në Minsk në muajin shkurt të vitit 2015 pati shumë hollësira të rëndësishme. Për cilën e keni fjalën konkretisht?

Përgjigje: Ishte fillimi i bisedimeve. Merkeli, Holandi, Poroshenkoja dhe Putini po hynin në sallë. Lukashenkoja po i ulte vetë të gjithë nëpër vende. Sakaq, drejt presidentit të Bjellorusisë turret kreu i Rusisë dhe gati s’po ia rrëmbente nga duart ndenjësen ku do të ulej. U krijua një gjendje pështjellimi. Dhe a e dini se pse? Sepse lartësia e ndenjëses është një faktor jashtëzakonisht i rëndësishëm i politikës së jashtme të Federatës Ruse. Ndenjësja duhet të jetë e lartë, në mënyrë që Putini të mos duket shkurtabiq. Por, njëkohësisht, ndenjësja nuk duhet të jetë edhe shumë e lartë, në mënyrë që këmbët e presidentit të Federatës Ruse të mos hallakaten në ajër. Përgatitja e ndenjëses për Putinin përbën një detyrë jashtëzakonisht të rëndësishme para çdo daljeje të tij në publik. Atë ndenjëse e bëjnë gati që më herët. Por në atë rast, Lukashenkoja, duke mos e ditur njëgjë të tillë, po ia ofronte dikujt tjetër atë ndenjëse intime. Për pak sa nuk dështuan bisedimet e Minskut për shkak të asaj ndenjëseje. Kurse ju po thoni “të shtypë sustën bërthamore”. Ju lutem shumë!...

Pyetje: Po nëse shantazhi bërthamor qenka një bllof, atëherë cila qenka arsyeja që Perëndimi reagon me kaq përtesë për agresionin e Rusisë në Ukrainë?

Përgjigje: Kundërvënia e tanishme e Vashingtonit dhe e Moskës të kujton marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Bashkimin Sovjetik në fundin e viteve ’70. Në krye të Amerikës asokohe ishte Xhimi Karteri, liberal dhe i butë, i cili mundohej që të jetonte në miqësi me të gjithë. Në vend që të shfrytëzohej një gjë e tillë dhe të përmirësoheshin marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Sovjetik filloi një sulm serioz: ndërhyri në Afganistan, kurse raketat SS-20 i drejtoi nga Evropa. Si përfundim, pasi mbaroi mandati i Karterit, në vitin 1981 president u zgjodh Ronald Regani, i rreptë, i cili vendosi t’i lante hesapet me marrëzitë e Bashkimit Sovjetik. Ai i shtoi shpenzimet për armatimet. Si kundërpërgjigje, gjeneralët sovjetikë filluan t’i mbushnin mendjen Byrosë Politike dhe Sekretarit të përgjithshëm të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik se, demek, amerikanët janë duke përgatitur goditjen e parë kundër Bashkimit Sovjetik. Regani, në të vërtetë, një gjë të tillë nuk e kishte planifikuar.

Pyetje: Si nuk e kishte planifikuar, përderisa pikërisht gjatë presidencës së Reganit “lufta e ftohtë” mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik pati arritur kulmin?
Përgjigje: Në vitin 1985, mua, me detyrën e korrespondentit të TASS-it, më nisën për në Vashington. Gazetaria ishte një maskë. Unë erdha në Vashington me detyrë“të ndiqja nga afër përgatitjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një goditje të befasishme raketo-bërthamore kundër Bashkimit Sovjetik”. Një detyrë e tillë u qe ngarkuar edhe të gjithë kolegëve të mi në linjën e zbulimit politik. Për mua qenë të mjaftueshme tre muaj për të kuptuar një gjë: detyra ishte një gjepur e pastër.
Në fillim mendova se mos ndoshta ka diçka që nuk arrij ta kuptoj. Iu drejtova bashkëpunëtorëve të tjerë të rezidenturës, por ata të gjithë ishin në një mendje me mua. Edhe analistët e Drejtorisë Qëndrore të Zbulimit po të këtij mendimi ishin. Por ama të gjithë, në një mendje, i raportonim Moskës se Pentagoni i mallkuar po përgatitet për një goditje paralajmëruese kundër Bashkimit Sovjetik.

Pyetje: Po si shpjegohet që bashkëpunëtorët e zbulimit të jashtëm sovjetik e gënjenin qendrën?
Përgjigje: Po sepse në Byronë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, e cila drejtonte shtetin, vazhdonte përhershmërisht një luftë e fshehtë. Në fundin e viteve ’70, udhëheqja e ministrisë së mbrojtjes dhe KGB-ja ranë në ujdi dhe sajuan një kërcënim të paqenë për një sulm të befasishëm raketo-bërthamor nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Pyetje: Për ç’arsye?

Përgjigje: Për t’i trembur anëtarët e tjerë të Byrosë Politike, pjesa më e madhe e të cilëve përbëhej nga 80-vjeçarë që kishin rrjedhur nga trutë. Rreziku, qoftë edhe i paqenë, i goditjes së befasishme raketore, e shtonte rëndësinë dhe peshën e ministrisë së mbrojtjes dhe të KGB-së. Përfaqësuesit e ministrive ushtarake filluan të merrnin më shumë para nga buxheti, dekorata, yje, shirita me ngjyra për pantallonat ushtarake. Nga zbuluesit sovjetikë kërkohej që të jepnin informacion për përgatitjen e goditjes raketore nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nëse ti raportoje se nuk ka kërcënim, atëherë të kthenin menjëherë në Bashkimin Sovjetik, si një bashkëpunëtor i përgatitur në një mënyrë të pamjaftueshme.

Si përfundim, në Bashkimin Sovjetik erdhën e u krijuan dy realitete paralele: njëri i trilluar, që sajohej në kokën e udhëheqjes së vendit, mbi bazën e atyre raporteve që asaj i shkonin si reagim ndaj atyre detyrave të rreme, tjetri - si një jetë reale brenda dhe jashtë vendit.
Në një etapë të caktuar, mes dy realiteteve u krijua një humnerë: maja e pushtetit merrej me kërcënimet e supozuara, kurse ekonomia e vendit vazhdonte të merrte tatëpjetën, vendi po kalbej nga brenda dhe në vitin 1991 u shpërbë. Pikërisht e njëjta gjë po ndodh edhe tani në Rusi. Ashtu si edhe Bashkimin Sovjetik, atë po rrënojnë ushtarakët në pushtet.

Pyetje: Na i bëni të njohur emrat e gjeneralëve, marrëveshja e fshehtë e të cilëve çoi, sipas jush, në shembjen e Bashkimit Sovjetik.

Përgjigje: Gjithçka zë fill nga kryetari i KGB-së Juri Andropovi dhe ministri i mbrojtjes Dmitër Jazovi. Nismën e tyre e përkrahu njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të Andropovit, shefi im i drejtpërdrejtë(ai asokohe drejtonte zbulimin e jashtëm të Bashkimit Sovjetik)Vladimir Krjuçkovi. Të gjithë ministrat e mbrojtjes të Bashkimit Sovjetik, deri te Dmitër Jazovi, po ashtu, qenë pjesëtarë të një sajimi të tillë.

Meqë ra fjala, vetëm në saje të faktit që Krjuçkovi po i kallte frikën me sukses Byrosë Politike me raketat amerikane, ai arriti të bëhej kryetar i KGB-së dhe të merrte gradën e gjeneralit të armatës. Paskëtaj atij i shkanë trutë përfundimisht dhe deshi të kryente puçin ushtarak të gushtit të vitit 1991 , pas të cilit Bashkimi Sovjetik na la shëndetin.

Pyetje: A nuk po e zmadhoni rolin e gjeneralëve sovjetikë? Në fund të fundit, pikërisht Regani ishte ai që e futi Bashkimin Sovjetik në garën e armatimeve dhe uli çmimet ndërkombëtare të naftës, çka bëri që të shkallmohej përfundimisht ekonomia e Bashkimit Sovjetik, apo jo?
Përgjigje: Shtrohet një pyetje:

“A është e vërtetë që Amerika hyri në një marrëveshje me Arabinë Saudite për t’i ulur çmimet ndërkombëtare të naftës?”.

Kjo lë shumë për të diskutuar. Edhe në Rusi, po ashtu, po dëgjohen klithma se, demek, Shtetet e Bashkuara të Amerikës qenkan marrë vesh me Arabinë Saudite. Vërtetësinë e një pohimi të tillë unë e vlerësoj 50 me 50.

Regani e futi vërtet Bashkimin Sovjetik nënjë garë armatimesh, por gjeneralët sovjetik e mbështetën me kënaqësi dhe krejtësisht pa mend në kokë, pa e kuptuar që një gjë e tillë do ta merrte në qafë ekonominë. Pikërisht udhëheqja e ministrisë së mbrojtjes dhe KGB-ja, para Byrosë Politike shtruan detyrën për t’iu përgjigjur Shteteve të Bashkuara të Amerikës një më një: në qoftë se amerikanët ndërtojnë një raketë, edhe ne duhet të prodhojmë tonën, nëse ata prodhojnë një nëndetëse, atëherë edhe ne jemi të detyruar ta prodhojmë. Se në ç’mënyrë do të pasqyrohej në ekonominë e Bashkimit Sovjetik gara me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për këtë ata nuk e vranë mendjen shumë. Në përfundim, kërthiza shpërtheu dhe gjithçka mori tatëpjetën. Ngjarje absolutisht analogjike po ndodhin tani në Rusi: ushtarakët shpikin kërcënime të rreme nga jashtë, i detyrojnë mjetet e informimit masiv dhe shërbimet e veta të zbulimit t’i fryjnë ato, kurse më pas i marrin vetë për të vërteta.
A doni të dini një histori gjigande, të cilën rrallë kush e mban mend.

Kjo ka të bëjë me logjikën e ekzistencës edhe të Bashkimit Sovjetik, edhe të Rusisë. Në mesin e viteve ’70, në Bashkimin Sovjetik prodhuan raketat SS-20 me rreze të mesme veprimi. Nuk kishte as objektiv konkret, as detyrë konkrete: i projektuan, i konstruktuan edhe u mbyll hesapi. Këshillëtari personal i Leonid Brezhnjevit, në një takim të mbyllur në ambasadë,naka rrëfyer:

“Jemi në aerodrom. Leonid Iliçi niset për një vizitë jashtë vendit. Po e shoqëronin anëtarët e Byrosë Politike. Sakaq Breshnjevit i afrohet ministri i mbrojtjes Ustinovi, të cilit i drejtohej me “ti”, sepse ata njiheshin që nga koha e Luftës Patriotike. “Lon, - i drejtohet Ustinovi, - ne raketat i bëmë, jo balistike, deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk arrijnë, por Evropën e mbulojnë. Duhet bërë diçka me to, kemi harxhuar para, prodhimin e tyre e kemi vënë në vijë, por s’e kemi të qartë se ku t’i çojmë. Mos ndoshta duhet t’i vendosim në pjesën perëndimore të Ukrainës dhe të Bjellorusisë, le të rrinë atje?”. Brezhnjevi mendjeshkurtër, që i kishin rrjedhur trutë, përgjigjet: Jepi, Dima, Jepi”. Ja, ky ishte gjithë diskutimi i çështjes strategjike”.

Kështu, pa kurrfarë arsyeje konkrete, Bashkimi Sovjetik vuri në gatishmëri raketat SS-20. Shtetet e Bashkuara u çuditën, pa kuptuar asgjë, dhe, si kundërpërgjigje, vendosën po në gjendje gatishmërie raketat “Pershing 2”, koha e fluturimit të të cilave deri në Moskë ishte gjithsej 8-10 minuta. Atëherë u çuditën në Moskë dhe që asokohe filloi lufta për paqe. Putini mund t’i bëjë dëm kokës me kërcënimet e veta, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kujtohen për raketat “Pershing” ose për modifikimin e tyre bashkëkohor. Nëse ato do të vendosen tani, fjala vjen, në Priballtik, atëherë koha e fluturimit të tyre do të shkurtohet deri në katër minuta. Por duke patur parasysh faktin që raketat e tanishme e kanë shpejtësinë shumë më të madhe sesa të zërit, atëherë deri në Moskë ato arrijnë brenda 2-2,5 minutave. Kështu merr fund edhe zgjidhja e çështjes së luftës bërthamore.

Pyetje: A mendoni se Putini do të kuturisë të ndërmarrë ndonjë sulm të përmasave të gjera kundër Ukrainës?

Përgjigje: Në zbulim dhe në analitikë kanë rëndësi hollësitë. Unë ato nuk i njoh. Por po shikoj dy gjëra serioze.

Së pari, grumbullimi i trupave ruse në kufi me Ukrainën është tashmë një gjë e palejueshme. Ta mbash kot një sasi kaq të madhe njerëzish,është punë me zarar. Ata do të demoralizohen dhe do të shndërrohen në një forcë të rrezikshme për vetë Rusinë.

Së dyti, Për Federatën Ruse është tej mase e domosdoshme që Perëndimi t’i heqë sanksionet dhe të mos vendosë sanksione të tjera. Para pak kohësh, kryeministri Dmitër Medvedjevi po ankohej, kur ishte duke raportuar për gjendjen brenda vendit. Nëse Putini do të kuturisë të ndërmarrë ndonjë sulm, ekonomia e Rusisë s’ka për t’i përballuar dot sanksionet e tjera. Por ama duhet marrë parasysh faktori i “administrimit territorial të KGB-së”, shembull i qartë i të cilit është Putini. Siç thoshte i ndjeri Bjerezovski:

“Është e vështirë ta parashikosh logjikën e idiotëve”.

Pyetje: Atëherë a mund të ma shpjegoni logjikën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili po e frenon furnizimin e Ukrainës me armë vdekjeprurëse?

Përgjigje: Obamën pikërisht mund ta kuptosh: nëse armët amerikane do t’i braktisin po ashtu si edhe armët ukrainase gjatë tërheqjes së forcave të Operacionit Antiterrorist nga Debalcevoja, atëherë do të krijohet një skandal dhe përgjegjësinë për një gjë të tillë do ta mbajnë jo senatorët që po ngrenë zërin për t’i dhënë ndihmë ushtarake Ukrainës, por personalisht Barak Obama. Kjo do t’i japë një goditje të fuqishme pretendentit për postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Partia Demokrate. Obama duhet ta lërë me dinjitet postin presidencial, në të kundërt, emri i tij do të mbulohet me turp.

Por ekziston një problem shumë më i rëndësishëm:

“Kujt pikërisht i duhen dorëzuar armët vdekjeprurëse amerikane?”.

Për batalione vullnetare as që mund të bëhet fjalë, kurse ushtri e vërtetë, në kuptimin perëndimor të kësaj fjale, në Ukrainë, deri më sot, nuk ekziston.

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë ardhur duke u rrudhur dhe duke u shpërbërë qëllimisht. Presidentët e vendit, me sa duket, kanë qenë të mendimit se një ushtri me aftësi luftarake, për ta ishte më e rrezikshme sesa një armik i jashtëm potencial.

Pyetje: Si nuk ekzistuaka ushtria, kur gjatë vitit të fundit pikërisht ushtria doli në skenë, për herë të parë gjatë tërë historisë së Ukrainës së pavarur?

Përgjigje: Situata rreth Ilovajskut dhe Debalcevos dëshmoi qartë se ekziston një humnerë mosbesimi dhe madje armiqësie mes efektivit të forcave të armatosura të Ukrainës, që ndodhen në fushën e betejës, dhe komandës. Komanda mund të vendosë në formacion luftimi forcat e Operacionit Antiterrorist, por sapo fillojnë veprimet luftarake, ajo e humbet lidhjen dhe drejtimin e tyre. Ushtria rezulton e braktisur në mëshirën e fatit dhe vjen e shndërrohet në një turmë pa drejtim. Qarkullojnë fjalë: “Neve na kanë mashtruar” dhe ushtarët fillojnë t’ia mbathin në panik e sipër. Sigurisht që mes efektivit ka një mori heronjsh, por problem kryesor, për shkak të të cilit një vit pas agresionit ushtria ende nuk ekziston, është humnera e mosbesimit, e moskuptimit dhe madje edhe e armiqësisë mes efektivit dhe komandës. Dhe në këtë mes fajtore është vetëm komanda supreme.

Gazetarja: Për fat të keq, unë s’kam se ç’t’ju kundërshtoj.

Përgjigje: Unë ju rrëfeva për gjeneralët sovjetikë dhe rusë, kurse tani le të flasim për gjeneralët ukrainas. Ekziston nocioni“gjeneral kabineti”. Ende Gribojedovi shkruante, duke i vënë fjalët e veta në gojën e Çackit:

Si ai me famë, me qafën shpesh të shtruar,

Si jo në luftë, por në paqe rrinin peqe,

Trokitnin dyshemesë pa u penduar!

Në periudhën e Evromajdanit, në Ukrainë kishte 43 gjeneralë ushtrie. Për një ushtarë të aftë për luftë, i bie që Ukraina të zërë vendin e parë në botë për numrin e gjeneralëve. Ushtri s’ka, kurse gjeneralë të një ushtrie të paqenë ka. Shumica e tyre patën marrë shiritat e kuq të pantallonave në periudhën kur forcat e armatosura të Ukrainës po mpakeshin dhe po shpërbëheshin. Presidentët, me sa duket, ishin të mendimit se një ushtri e aftë për luftë për ta qenkej më e rrezikshme sesa një armik i jashtëm potencial. Forcat e armatosura të Ukrainës nuk patën marrë pjesë në kurrfarë operacionesh ushtarake, madje nuk janë zhvilluar as stërvitje ushtarake. E fundit, siç më kanë thënë, qenka zhvilluar në vitin 1997, në nivel divizioni. Kjo është qesharake. A mund të ma shpjegoni se për çfarë meritash këtyre njerëzve u patën dhënë shiritat e kuq të gjeneralit?

Gazetarja: Për shitjen e paligjshme të armëve jashtë vendit…

Përgjigje: … edhe për shumat e parave për drejtuesit e lartë! Kështu që të kërkosh strategë në ministrinë e mbrojtjesë së Ukrainës dhe në shtabin e përgjithshëm, është një gjë e kotë. Në parim, atje nuk ka të tillë. Ecuria e operacioneve luftarake në Donbas, e vërteton më së miri një gjë të tillë.
Pyetje: Çfarë propozoni?

Përgjigje: Në mesin e viteve’90, në shtetin afrikan Sierra Leone patën dalë në skenë ca kryengritës, të cilët patën rrëmbyer një pjesë të konsiderueshme të territorit, të pasur me diamante. Ushtria qeveritare s’qe në gjendje të bënte gjësend dhe ftoi disa të huaj. Shkuan 157 specialistë ushtarakë të stërvitur mirë, të cilët, brenda dy javëve, i dhanë dërrmën ushtrisë kryengritëse që përbej prej dhjetë mijë vetash.

Pyetje: Ju e keni fjalën për udhëheqjen ukrainase, së cilës i mungon intelekti për një gjë të tillë?
Përgjigje: Ose nuk i mjaftonte intelekti, ose nuk kishte dëshirë për t’i dhënë fund luftës shpejt dhe pa humbje të shumta.

Në muajin maj të vitit 2014, unë solla në Ukrainë njërin nga specialistët ushtarakë më të mirë në Perëndim. Ai do t’i kishte likuiduar separatistët e armatosur brenda dy muajve. Por një burokrat i juaj e zgjati e bëri tërkuzë këtë problem.

Pyetje: Në muajin maj të vitit 2014, para zgjedhjeve presidenciale, ju patët ardhur në Ukrainë. Cila ishte arsyeja?

Përgjigje: Solla me vete njërin nga specialistët ushtarakë më të mirë në Perëndim. Ekspertë të një niveli të tillë në mbarë botën mund të jenë gjithë-gjithë 10 veta.

Emri dhe jetëshkrimi i tij dëshmojnë më së miri. Përvojë dhe dije, për mendimin tim, ai ka më shumë se gjithë shtabi i përgjithshëm i Ukrainës.

Në muajin maj të vitit të kaluar, numri i separatistëve të armatosur, që vepronin në Donbas, arrinte në disa qindra. Ne erdhëm me një plan konkret. Partneri im ishte gati t’i jepte fund gjithë rrëmujës në lindje të Ukrainës, e shumta, brenda dy muajve. Plani ynë për likuidimin e separatistëve, do të mund të kushtonte sa vlera e dy tankeve T-90 që shkojnë për eksport.

Pyetje: Unë kam kohë që nuk kam kontakt me tregtinë ushtarake dhe nuk e mbaj mend se sa kushton një tank. A mund të më thoni, ju lutem, se sa ishte vlera e projektit tuaj”
Përgjigje: Rreth gjashtë milionë dollarë, duke llogaritur që gjysma e kësaj shumë do të shpenzohej për armatime, pikërisht për ato lloje armatimesh, të cilat Ukraina po i kërkon në Perëndim prej shumë kohësh dhe pa rezultat. Neve na njohën me një njeri nga radhët e udhëheqjes ukrainase, i cili asokohe këtë problem mund ta kishte zgjidhur.

Pyetje: Nuk do t’ia përmendni emrin?

Përgjigje: Nuk ia vlen të fut sherre të tjera. Por, më besoni, unë po flas për një nivel shumë të lartë. Sot këtë emër e ka dëgjuar gjithsecili në Ukrainë, kurse në muajin maj të vitit 2014 ai mund ta kishte zgjidhur lehtësisht problemin e separatistëve në Donbas. Pornë vend që ta bënte një gjë të tillë, ai këtë problem e bëri tërkuzë. A e dini se sa i habit amerikanët më shumë se çdo gjë tjetër në radhët e burokratëve ukrainas? Fakti që ata nuk përgjigjen konkretisht “po” ose “jo”, por rrinë e mbllaçitin diçka të pakuptueshme.

Unë u ktheva në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por përpjekjet i vazhdova, arrita të çaj deri në nivel ministrie, përfaqësuesit e së cilës kishin njohje me presidentin e sapozgjedhur të Ukrainës. Përgjigjja? Përsëri qetësi. Dhe një gjë e tillë ndodh kur delegacionet e Ukrainës bredhin nëpër botë, duke kërkuar armë pa pushim dhe marrin përgjigje negative. Por ama kur në Ukrainë vijnë specialistë

perëndimorëdhe propozojnë një plan të menduar, të përpunuar deri në hollësi… A e kuptoni që një burokrat tipik ukrainas nuk zgjidh probleme, ai bën sikur punon. Pikërisht këtu qëndron tragjedia e Ukrainës.

Në fundin e viteve ’80, në KGB rrëfenin një anekdotë, në të cilën përshkruhet me shumë saktësi burokracia ukrainase e ditëve tona. Një agjent të CIA- e dërguan në Moskë dhe i patën caktuar si detyrë të kryente një grusht shteti. Ai erdhi, vendi e kishte marrë veten, filloi vrasja e ndërgjegjes dhe ai vendosi të dorëzohej. Shkoi në Lubjankë(selia e KGB-së -E.Y.) dhe thotë:
“ - Unë, që ta merrni vesh, djema, vij nga CIA, jam gati të pranoj gjithçka”.

Njeriu i KGB-së e pyet:

“ - A ke marrë ndonjë detyrë?”.
Amerikani pohon me kokë.
“ - Atëherë ju duhet të drejtoheni në kabinetin fqinj”.
Ai drejtohet për në kabinetin fqinj:
“ - Unë vij nga CIA, jam ngarkuar me një detyrë”.
“ - A ke me vete aparat radiopërgjimi?”.
“ - Kam”.
“ - Atëherë shkoni në kabinetin fqinj”.

Amerikanin, tërë ditën e ditës, e bënë top futbolli, duke e përcjellë nga njëri kabinet në tjetrin. Në mbrëmje vonë, ai, krejtësisht i rraskapitur, hyn në kabinetin e fundit dhe thotë:
“ - Unë vij nga CIA, mëështë ngarkuar edhe një detyrë, kam edhe një aparat radiopërgjimi dhe shumë gjëra të tjera”.

“ - Atëherë ik se s’ta kam ngenë dhe kryeje detyrën që tëështë ngarkuar, mos më pengo të përgatitem për festën e 1 majit”.
E njëjta gjë po ndodh edhe në Ukrainë.

Pyetje: Mos ndoshta as niveli i përfaqësimit tuaj, as niveli i specialistit tuaj dhe i atyre që qëndronin pas, nuk i kanë lënë mbresa udhëheqjes ukrainase?

Përgjigje: A është autoritet për ju niveli i komandantit të trupave speciale më të mira të botës? A nuk qenka autoritet niveli i komandantit të operacionevespecial të NATO-s? Mos ndoshta mua, me planin tim, më duhej t’i drejtohesha Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që në Kiev t’i kushtonin vëmendje? Partneri im, si të gjithë njerëzit seriozë në Perëndim, e ka zakon të përgjigjet për fjalët e veta. Aq më tepër kur aiështë i pajisur me përvojën përkatëse të operacioneve luftarake. Përderisa tha që brenda dy muajve do ta zgjidhte problemin me separatistët në Donbas, kështu kishte për të ndodhur, dhe tashmë, në gushtin e vitit 2014, në lindje të Ukrainës gjithçka do të ishte e qetë, për më tepër që do të ishin siguruar armatimet dhe trupat speciale me aftësi luftarake.
Pyetje:Si e shpjegoni mospranimin nga ana e udhëheqjes ukrainase të projektit tuaj për neutralizimin e separatistëve?

Përgjigje: Sistemi nuk punon dhe kjo është një gjë e tmerrshme! Ukraina ka dy armiq: Rusinë putiniane dhe shtetine vet, të përfaqësuar nga një milet burokrat. A ju kujtohet vepra e Radishevit me titull “Një udhëtim nga Peterburgu për në Moskë”, të botuar në fundin e shek. XVIII? Si epigraf për librin e vet, Radishevi kishte marrë njëdyvargësh nga një poemë e Trediakovskit, duke e ndryshuar paksa:

“Një përbindësh kokorosh, fëlliqan,

katana, me njëqind gojë dhe lehan”.

Ky është përshkrimi më i shkëlqyer dhe më lakonik i aparatit burokratik në Ukrainën bashkëkohore. Kur askushi, me një copë shkollë të mesme, bëhet ministër i mbrojtjes së Ukrainës, atëherë me siguri që shef i shtabit të përgjithshëm duhet të jetë ndonjë maturant i teknikumit të gjellëtarisë.
Pyetje: Pas zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të vitit 2014, në Ukrainë udhëheqja u zëvendësua. Ju a keni bërë përpjekje për t’ia propozuar sërish projektin tuaj?

Përgjigje: Njëri nga ata burokratët e lartë, deri tani vazhdon ta mbajë në tryezë projektin tonë, pikërisht ai, i cili del nëpër ekrane televizive me kohë e pa kohë dhe shqyen këmishën në gjoks, duke klithur: “demek, agresioni, agresioni!... Ne po i kërkojmë të na japë një përgjigje përfundimtare, por burokrati herëështë larguar, herëështë shmangur, herëështë rrëzuar ose ende nuk ka arritur të kryejë nevojat pëersonale.

Mua tani mështeruan të gjitha fjalët e hijshme. Ky përfaqësues i udhëheqjes ukrainase shkoi tashmë me një delegacion presidencial për të marrë armatime në Lindjen e Mesme, pikërisht ato armatime, të cilat ne ia kemi ofruar në tabaka.

Pyetje: Po a nuk keni tentuar t’i drejtoheni drejtpërsëdrejti Pjetër Poroshenkos?

Përgjigje: Edhe në këtë mes ka një problem. Ju vërtet keni një president të mrekullueshëm, në kuptimin që sikur ai të ishte ministër i punëve të jashtme, kandidaturë më të mirë nuk do të kishte. Unë e kam ndjekur në televizion kur Poroshenkoja po mbante një fjalim në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës: ai përfaqësonte një model të shquar të artit diplomatik. Por ekziston ligji Merfi: çdo nëpunës apo administrator, herët ose vonë, arrin cakun e kompetencës së vet.

Unë druhem shumë se zoti Poroshenko mund ta arrinte këtë cak në postin e kreut të ministrisë së punëve të jashtme. Sepse në postin e presidentit ai ka dy probleme shumë serioze: përzgjedhjen e kuadrove, para së gjithash, të kuadrove ushtarake, sipas kriterit të besnikërisë individuale dhe jo sipas dobisë profesionale, dhe, së dyti, moskuptimin e faktit që fati i Ukrainës vendoset, para së gjithash, në frontet e luftës dhe jo në tryezën e bisedimeve. Veç kësaj, përpjekjet diplomatike nuk mund ta shndërrojnë disfatën në fushën e betejës në fitore në tryezën e bisedimeve. Diplomacia mundet vetëm sa ta fiksojë pak a shumë në një mënyrë të sukseshme atë që tashmë ka ndodhur në fushën e betejës. Siç ma ha mendja mua (me këtë rast unë do të dëshiroja ta kisha shumë gabim), zoti Poroshenko nuk ua ka shumë haberin çështjeve ushtarake, prandaj nuk merret dhe aq me to, duke ua besuar fatin e vendit “gjeneralëve të kabineteve”. Por ama kësaj i thonë recetë e gatshme për një disfatë të tmerrshme.

Pyetje: A nuk ju duket se një numri shumë të madh njerëzish në politikën ukrainase, elementarisht, nuk iu leverdis ta ndalojnë luftën në Donbas, së cilës mund t’ia shkarkosh mungesën e reformave të sistemit, duke vazhduar me këtë rast një biznes të madh të pistë?

Përgjigje: Kjo do të jetë punë me zarar, ka për të pasuar Majdani i radhës dhe përgjithësisht gjithçka do ta marrë lumi. Unë, të them të vërtetën, nuk e kuptoj politikën e kuadrit që ndek Poroshenkoja. Ministri i kaluar i mbrojtjes së Ukrainës (gjeneral-kolonel Valeri Geletei ka qenë kreu i ministrisë së mbrojtjes prej 03 korrikut deri më 14 tetor të vitit 2014). Emërimi i tij është një diversion kundër Ukrainës.

Shfletoj jetëshkrimin e këtij “strategu”. Rezulton se ai paska mbaruar shkollën e mesme Ivano-Frankovskaja, e specializuar për polici. Unë u ndodha në një gjendje shoku! Më vjen zor të pyes: zoti president i Ukrainës, sikur juve, mos e thëntë Zoti, do t’ju duhet të bëni një operacion të vështirë në zemër, a do t’ia besonit atë një maturanti të shkollës së mesme mjekësore? Në Bashkimin Sovjetik, një njeri me një arsimim të tillë, e shumta, mund të punonte si i plotfuqishëm i lagjes, kurse këtu ai na qenka një goxha ministër i mbrojtjes i një vendi që po vazhdon luftën…

Unë kam ndjekur në televizion disas fjalime të Geleteit. Atij i shkëlqenin dhëmbët e sapozbardhur dhe njoftonte: unë, demek,kam mësuar të luftoj gjatë kohës që isha në postin e ministrit. Dhe këto fjalë i thoshte në prag të rrethimit të Ilovajit. Ai madje nuk arrinte të kuptonte se “mësimi i tij kur ishte në postin e ministrit” u ka kushtuar jetën qindra, në mos mijëra njerëzve.

Kur një askush me arsim të mesëm, bëhet ministër i mbrojtjes i Ukrainës, atëherë, me siguri, shef i shtabit të përgjithshëm duhet të jetë ndonjë maturant i teknikumit të gjellëtarisë.

Por pavarësisht nga situata e vështirë, ekziston një shpresë e madhe. E kam fjalën për brezin e ri të ukrainasve, të cilët kanë hyrë në politikë afërsisht gjatë dhjetë vjetëve të fundit. Këta janë njerëz me trutë në vend. Kur shtrohet një detyrë, ata vrasin mendjen dhe kërkojnë mënyra për zgjidhjen e saj. Po burokrati tradicional ukrainas si e zgjidh problemin? Ai, para së gjithash, bën ca hesape:
“Po unë ç’do të fitoj në këtë mes?”.

Dhe në qoftë se nuk fiton asgjë, atëherë ai s’ka për ta zgjidhur. Dhe kur nga burokratë të tillë varet fati i vendit, atëherë ky vend rezulton të mbetet atje ku përfundoi Ukraina 25 vjet pas arritjes së pavarësisë: pa ushtri dhe pa para. Me sa duket, Ukraina duhet të përjetojë skenarin biblik: Moisiu e udhëhoqi popullin e vet 40 vjet nëpër shkretëtirë, në mënyrë që në tokën e premtuar të hynin vetëm si njerëz të lirë. Me siguri që vendit do t’i duhet të presë, derisa përfaqësuesit me vetëdije të plakur burokratike do të vdesin vetiu.

Pyetje: Po derisa të largohen nga pushteti vetiu njerëzit e sistemit të vjetër politik, Ukraina mund të zhduket, apo jo?

Përgjigje: Këtu gjithçka varet nga fakti se çdo të ndodhë me fqinjin tuaj verior. Fati i Rusisë tani, në një masë të konsiderueshme, varet nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Po nënshkroi gjithsej dy shkresa, pa kurrfarë goditjesh bërthamore, Obama mund ta bëjë Rusinë të bjerë në një gjendje parainfarkti.

Pyetje: A mund të flisni më me hollësi për këtë çështje?

Përgjigje: Së pari, monopolet më të fuqishme të naftës tashmë po i bëjnë presion Obamës, duke i kërkuar që të heqë kufizimet për eksportin e naftës bruto. Ai, hëpërhë, po reziston, por shpresat janë se do t’i heqë. Nëse Obama do ta nënshkruajë këtë shkresë, çmimet botërore të naftës do të bien menjëherë.

Së dyti, është fjala për eksportimin e gazit të lëngshëm. Sipas të dhënave të janarit të vitit 2015, në tryezën e Obamës ndodhen afërsisht 100 kërkesa për eksportimin e gazit të lëngshëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me këtë rast, Obama ka nënshkruar pesë prej tyre. Pritet që pas shtatë-tetë javësh, sasia e parë e gazit të lëngshëm të shkojë në Evropë. Nëse do të hiqen kufizimet për eksportimin e gazit të lëngshëm amerikan, çmimet ndërkombëtare të tij, po ashtu, do të kenë një ulje të menjëhershme.

Edhe në rastin e parë, edhe në rastin e dytë, Kremlinit i vjen fundi. A e dini se ku qëndron veçoria karakteristike e Rusisë? Se vendet normale, me një ekonomi të qëndrueshme, gjithmonë janë normale. Kurse Rusia bëhet një vend i përgjegjshëm në politikën e jashtme vetëm atëherë kur përjeton probleme ekonomike serioze. Sapo në Rusi grumbullohen para të tepërta, Kremlinit fillojnë t’i shkasin trutë: çunat humbasin toruan dhe të bëjnë paçet.

Rusia është një vend me orientim jotradicional, në kuptimin që në planin strategjik ajo mban të njëjtin avaz. Nëse Perëndimi nuk do t’i heqë sanksionet, pas dy vjetësh Rusia do të marrë tatëpjetën.
Në puset e naftës, të cilët tani janë në shfrytëzim në Federatën Ruse, sipas vlerësimeve të specialistëve të ndryshëm, naftë ka mbetur afërsisht edhe për dy vjet. Burime të reja nafte, pas vendosjes së sanksioneve perëndimore, Rusia e ka të pamundur të vërë në shfrytëzim. Kështu që pas dy vjetësh, vendi do të mbetet pa naftë(Citohet sipas: Natalia Dvali. “Shoku i klasës së Putinit, ish-zbulues i KGB-së: Ju seriozisht e keni kur mendoni që Putini, i cili merret me heqjen errudhave të fytyrës, do të shpërthyeka ndonjë luftë bërthamore? Atij, nga frika, do të fillojë t’i rrjedhë botoksi”.Marrë nga faqja e internetit “GORDON”. 28 prill 2015).

2015-06-30

“FARA E SPECIT DJEGES NE GJYKATEN SPEC-iale…!”





ZEF PERGEGA

Disa deputet te parlamentit te Prishtines e votuan e pak prej tyre rrezistuan. Po njeri prej tyre tha se keshtu e kane ata, paradite e kundershtojne e mbasdite e votojne!

Po nga na mbiu kjo fare e specit, si i vetmi varietet per gjykaten spec-iale te Kosoves?!


Pas shume studimesh e provash shkencore ne nje nga laboratoret te genocidit dhe te shfarosjes masive te shqiptareve ne Beograd, nga me te medhenjt dhe nga me te fuqishmit te bote, shkencetaret serb dolen ne konkluzione se kjo fare mund te rritet dhe te jape rezultatet e duhura ne Kosove.


E moren kete fare speci nga harrakoqet e Uraleve dhe e mbollen si fillim ne kopeshtin e luleve te vdekjes se Millosheviqit.


Ata vune re se nuk po rritej ashtu sic thonin eksperimentet. Moren Dhe ne te gjithe Serbine per ta provuar se cili eshte me ipershtatshem dhe me me rendiment. Ngriten enkas okoriume me teperatura te ndryshme qe nga ajo e gjakut, kur e derdh plumbi, por perseri nuk kishte rezultatin e pritur!.

 Atehere nje nga Cubrillioviqet propozoi te shkonin ne Kosove dhe te merrnin Dhe nga toka e saj. Hapen nje varr masiv dhe disa varre heronjsh kosovare qe populli u kishte ngritur kenge e permendore dhe me kampionet e tyre e mbollen faren e specin djeges te gjykates speciale dhe ai u rrit me nje shpejtesi te paimagjinueshme.


Menjehere fara iu neshtrue nje analize nga ku doli se gjaku e deshmoreve te lirise se Kosoves eshte i vetmi ushqim per rrenjet e spec-iales ne trungun e shtrember te drejtesise.

Ky zbulim serbo-rus u prit me entuziazem neper dhembet e krymbur te Europes. Ky zbulim do te mbyllte krimin qe kane bere ato ne shembejen e instuciove te shtetit te ri te Kosoves. Ata nuk ngriten as drejtesi as shtet, por nje amalgame korrupsioni, larje parash, krim te organizuar e larje hesapesh. Mbas lufte u vrane 3800 persona, me shume se u vrane ne frontin e llogoreve te lirise. Institucinet Europiane deshtuan ne Kosove, kjo edhe per shkakun e ftohjes se vemendjes se SHBA.


Duke bere perpjekje per te themeluar gjykaten spec-iale ne Kosove, per te gjykuar kinse krimet e luftes se UCK-se, e cila bashke me popullin e vet e priti ne pragun e kullave dhe asnjeri prej tyre nuk shkoi te luftonte ne Beograd, serbet dhe ruset e kane bindur Europenose me mire i ka ardhe per shtat asaj zbulimi serbo-rus per te mbuluar lojen e piste dhe te pa ndershme te zyrtarve te nivelit shume te ulet te institucione nderkombetare qe veprojne ne Kosove.

Taksapaguesve Europiane duhej tu hidhej hi syve per kete veper makaber qe kane bere nderkombetaret ne Kosove. Kujtoj ketu nje frangment nga telenovela “Stine Dashurie” kur nje aktore tha: “U mesuan edhe keta te vjedhin”

Se pari nje gjykate speciale duhej te ngrihej menjehere nga vendet europiane per te gjykuar administraten nderkombetare per krimin qe kane bere ato ne ekonomi, ne shit-blerjen e objekteve strategjike dhe ne lemshin e madh ne privatizimin e ekonomise ne Kosove.

Me te drejte Eliot Engell para pak kohesh ngriti zerin ne Kongresin Amerikan se si do te justifikohen parate e taksapagueve amerikan per lirine e Kosoves?!

Krejt cuditshme eshte se si brendasistemitte drejtesise nderkombetare te vendeve demokratike ku synon te jete edhe Kosova te themelohet nje gjykate speciale! A eshte gjykata gjykate?!


Specialitetetjane ne kuzhine dhe jo ne drejtesi se drejtesia nuk eshte pice e nuk eshte suxhuk!


Drejtesia ka madje edhe organin e akuzes dhe policine. Kush jane pra keto dy organe, prokurororia dhe policia?! A do te paguaj perseri lekura e popullit kosovar dhe te ai amerikan e europian per te mbajtur gjalle kete kufome te vdekur dhe kete ciban qe i ka dale ne qafe drejtesise?!

Pse keto organizma nderkombetare ne Kosove, me orgazem ne mbushjen e xhepave, nuk kane bere as hapin me te vogel per ta shkeputur sistemin e drejtesise kosovare nga menyrat dhe taktikat e sistemit serb te kohes se komunizmit?! Rasti i Mitrovices dhe themelimi i gjykates speciale eshte demi me i madh qe i behet pavaresise se shtetit te Kosoves.

Nderkohe qe Kosova ende nuk eshte panuar ne OKB ( e habishtme se si ata qe jane per paqe, por kurr nuk u leten per te vetem kur i beri Nana Tereze, te pranojne planin serbo-rus per te themeluar spec-ialen ne Kosove) dhe si ka mundesi qe parlamenti i Kosoves te kerkoje ndryshim ne kushtetute, kur e gjith bota e di Planin Athisari?!

A eshte ky pra cenim e sovranitetit te Kosoves?! Kush e shikon kete nga Statujja e Lirise ne Amerike thote se po e madje nje shkelje e pariparueshme.

Nese ngrihet nje gjykate te me gjykoje se une mbrojta vatren time edhe kur ma prene femijen ne djep dhe ma hodhen ne kusine me uje te valuar dhe paramilitari serb i armatosur me tha se me qe nuk paske mish merre e haje femijen tend, atehere Zoti e mallkofte kete drejtesi!. Si cdo lufte edhe ajo e UCK-se qe ishte totalisht mbrojte ne kushtet e mosnjohjes mund te jene bere edhe shkellje me robt e luftes, po a ka krim me te madh njerezor qe ushtria serbe te largoje me dhune e me gjak nje milion kosovar nga trojet e tyre?!Gjykimi eshte si per njeren pale e si per tjeteren.

A po i bihet mohit Gjykates se Hages per krime lufte me themelimin e gjykates speciale?!

A eshte kjo e fundit sfide per te paren! Pse ndodh kjo?!Kjo ndodh se heronjte e vertete kane vdekur, se pote ishin gjalle gjithe bota do ta merrte vesh gjuhen e tyre te ashper! Tani ne pushtet jane ata qe nuk dine c’ka eshte lufta, c’ka eshte nderi e cka eshte kombi e flamuri. Flamuri i tyre edhe dollari dhe haremi!

Ne sistemin e drejtesise kosovare mund te ngrihet nje gjykate e vecante per nje afat disa vjecar, qe te merret me krimet e renda ne ekonomi, kjo me gjyqtare e perkuror, jo si keto kopetativash, por specialiste te njohur nderkombetar, per ti dhene nje mesim klases politike kosovare sa nuk eshte vone se kjo heret a vone do te bie ne lekure te popullit e dhimbja do te jete me e madhe se ne kohen e piramidave te Sudes ne Shqiperi!

Ajo mund te gjykoje edhe ndonje veprim te gabuar te eksponeteve te UCK-se, megjithse Gjykata e Hages e ka dhene verdiktin per to, por te gjykonte cdo kembe serbi qe shkeli ne token e pambrojtur te Kosoves. Kjo eshte drejtesi!

Pikpyetjet jane te medha. Si mund ta formoje OKB-ja gjykaten speciale, se ka dreqin e shpiken kete fjale, kur ajo nuk e ka njohur ende Kosoven si shtet te pavaruar dhe te lire?!

Ajo qe eshte me e turpshme gjykata speciale qendren do ta kete ne nje vend te huaj dhe “specat e pabindur”do ti cojne ne drejtesi xhandaret serb qe bene krime ne Kosove dha tani kane nderruar uniformen dhe jane ngritur ne pergjegjesi.

Shpesh neper media kam degjur te permendet vend e pa vend fjala “Ne kordinim me faktorin nderkombetar dhe SHBA” Kjo eshte genjeshtra me e madhe.

Se pari SHBA nuk bejne as kordinime dhe as manovra, por prerazi mbajne qendrimin e tyre politik. Ata kurre nuk i shkelin parimet demokratike, lirite dhe te drejtave te njeriut, te drejten e vetvendosjes se popujve e kryesiht atyre te vegjel, prandaj ne syte e njerezimit ata jane te medhenj!Lindja e shtetit te ri e Kosoves, ka per “prinder” keto parime amerikane.

Populli Kosovar, shoqeria civile, gjaku i deshmoreve dhe ata luftetare te lirise qe kane mbetur gjalle, por pa buk e strehim per shkak te diktatures se re te qeverisjes, duhet ti drejtohen edhe njehere SHBA dhe popullit te saj me te gjitha format dhe mundesit per nje plan te ri “marshall” per Kosoven.

Kjo thirrje duhet ti drejtohet edhe diaspores shqiptare ne Amerike, e topitur deri ne kocken e fundit, per nje zgjim te ri si ne kohen e demostratave dhe te mos flere duke pritur ndonje vlersim te pavlefshem nga zyrtaret e Kosoves. Qeveria duhet shkudur si dardhat e egra!

Nderkohe qe shume femije nga prinder kosovar ne Amerike kane mbaruar universitet nga me te miret e ketij shteti, per politike e drejtesi, ata nuk jane ftuar nga shteti i Kosoves te jene pjese e diplomacise, por militantizmi tregtar me strajcen e suxhukeve e ka kaplur ke te dege, duke zvogluar e keqesuar imazhin e aspiratave te popullit ne bote. Po Serbia?!

Studentet e saj pasi mbrojne shkelqyeshem akademine e urejtjes naconale anti-shqiptare shkojne te kryejne shkallat sidomos ne Angli, Amerike e France dhe me pas me te dy gjuhet veprojne e punojne ne diplomaci per shtetin e tyre. Jane te zot, te mos u hame hakun.

Edhe prej armikut duhet mesuar, e kur eshte puna per serbet ke c’ka te mesosh prej tyre. Puna e gjykates nuk duhej te vinte deri ketu se kopilin serbo-rus na e kane lane ne dere dhe na duhet ta rrisim per helmimin e vetvetes!

2015-06-28

SHËRBIMI PËR KONTROLL I GJARPËRIJVE(ZVARRANIKËVE)

Image result for alati protiv zmija


Gjarpëri


Gjarpëri është zvarranik me prejardhje nga kafshë të ngjashëm me hardhuca. Paraardhësve të tyre mendohet se t'iu ketë zgjatur trupi shumë dhe pastaj t'iu kenë gërryer këmbët nëpër tokë. Deri më ditët e sotme janë të njohur rreth 3000 lloje gjarpërinjsh. Me përjashtim të polit të veriut, polit të jugut dhe vendeve subpolare gjarpërinjtë hasen në secilin vend të botës.

Image result for ZMIJA


Nga lloji në lloj trupi i gjarpërinjve mund të ndryshojë p.sh. disa mund të kenë një trup të trashë me bisht të shkurtër, kurse disa të tjerë shkojnë duke u holluar normal nga koka e deri te fundi i bishtit. Edhe madhësia e gjarpërinjve ndryshon shumë nga 10cm (gjarpri më i vogël) deri me mbi 10m te Pitoni rrjet (gjarpri më i madh). Është i pa vërtetë pohimi i shumë njerëzve se gjarpri më i madh është anakonda me 10m gjatësi sepse deri më sot askush nuk ka mundur të gjej një anakondë mbi 9 metra e gjysmë.



Lëkura

Lëkura e gjarpërinjve është e përbërë nga tre shtresa: Epidermi (shtresa e jashtme), dermisi (shtresa qëndrore) dhe subdermisi (shtresa e brëndshme). Secila shtresë i ka funksionet e veta. Epidermi e mbron gjarprin nga ndikimet e jashtme, nga mikrobet e ndryshme.

Image result for ZMIJA


Në dermis gjenden të gjitha nervat, indet lidhëse, enët e gjakut dhe pigmentet (kromatoforet) e gjarprit. Pra në këtë shtresë gjarpëri e ka shqisën e të prekurit dhe i ka pigmentet të cilat ia japin ngjyrën atij. Në subdermis gjenden yndyrat trupore në të cilën është e ruajtur energjia.




Ndërtimi i trupit

Eshtrat e gjarprit mund të ndahen ne tri grupe: Eshtrat e kokës(kafka), boshti kurrizor dhe brinjët. Kafka e gjarpërit është e ndërtuar në mënyrë të atillë që të jetë sa më e lëvizshme. Nofullat e gjarpërit nuk janë si te njeriu të ngjitura, por,janë vetëm të lidhura ndërmjet tyre, kjo i mundëson gjarpërit ta hap gojën shumë. Dhëmbët e rendit të parë tek gjarpëri shërbejnë për kapjen e presë, kurse dhëmbët e rendit të dytë shërbejnë për të bartur prenë deri në laring e më pas në lukth.

Image result for ZMIJA
Meqënëse të gjitha eshtrat e gojës tek gjarpëri nuk janë të lidhura ndërmjet tyre ai pas çdo kafshimi apo gëlltitje të presë duhet që të hapi e të mbylli gojën disa herë që të gjitha eshtrat të bien në vend të vet.

Image result for ZMIJA
Gjarpëri ka 200 deri në 435 unaza kurrizore. Këto unaza janë që të gjitha të ngjitura mes tyre me nyje. Edhe pse unazat veç e veç nuk janë në gjendje që të bëjnë një lëvizje përdredhëse, numri i madh i tyre e bënjë të mundur që ato kafshë të mund të përdridhen shumë (nëse një gjarpër ka 40 unaza ai mund që të bëjë një lëvizje 60 gradë). Secila unazë përveç unazës së qafës dhe bishtit kanë nga një çift brinjësh. Brinjët janë të lidhura me unaza me nyje dhe përfundojnë të ndara (nuk bashkohen me njëra tjetrën). Në bazë të këtyre nyjave gjarpëri mund ta zgjerojë trupin e vet më shumë.


Dhëmbët e gjarpërit

Dhëmbët gjarpri nuk i ka për të përtypur por për mbajtjen e presë ose në rast se është gjarpër helmues i ka për të lëshuar helmin. Dhëmbët nuk i ka të ngjitur në nofulla por vetëm gjenden aty të lirë. Të gjitha dhëmbët i ka të kthyer për nga brenda. Nëse preha mundohet të ikë nga goja e gjarprit atëherë dhëmbët e gjarprit i hyjnë më thellë në mish.


Gjarpërinjtë kanë 4 lloje dhëmbësh:

1. aglyph: Gjarpërinjtë me këtë lloj dhëmbësh nuk janë helmues. Të gjithë dhëmbët e kanë madhësinë të njëjtë, kanë formë të njëjtë dhe gjenden njësoj të shpërndarë nëpër gojë. Këso lloj dhëmbësh i kanë Colubrinae, gjarpërinjtë gjigandë boida, gjarpërinjtë e verbër typhlopidae dhe gjarpërinjtë e verbër të hollë leptotyphlopidae.

1. proteroglyph: Gjarpërinjtë me këtë lloj dhëmbësh i kanë disa dhëmbë helmues të cilët ndodhen në anën e përparme të nofullës së lartë. Dhëmbët helmues janë pak më të mëdhenj se dhëmbët e tjerë. Përfaqësuesit kryesorë të gjarpërinjve me këta dhëmbë janë gjarpërinjtë e detit hydrophiinae dhe naterat e helmuese Elapidae. Gjarpërinjtë më helmues në botë si p.sh. Taipani, gjarpëri më i helmues, e ka këtë lloj dhëmbi.

1. opistoglyph: ndërtimi e dhëmbëve të këtyre gjarpërinjve është gati njëjtë me proteroglyph-in, por ndryshimi është se dhëmbët helmues gjenden në anën e pasme të nofullës së sipërme. Këta lloj dhëmbës kanë pamje mashtruese colubridae.

1. solenoglyph: Këta lloj dhëmbësh gjenden në pjesën e përparme të nofullës së sipërme, por janë vetëm dy dhe kanë gjatësi më të madhe se dhëmbët e tjerë (varet nga lloji 3 deri në 6cm). Për këtë arsye kur gjarpri e mbyll gojën dhëmbët e tij palosen pas. Dhëmbët janë me birë në mes si gjilpërat (age) dhe nga këto vrima del helmi. Kur gjarpri kafshon, dhëmbët e tij rrotullohen 90 gradë para për t'ia mundësuar atij që dhëmbët të hyjnë sa më thellë në trupin e presë. Të gjithë viperëtviperidae dhe oterët e gropave crotalinae i kanë këta lloj dhëmbësh.
Organet e brendshme

Anatomia e gjarpërit.

Shumica e organeve të brendshme të gjarpërit janë të gjatë. Mushkëria e majtë e gjarpërit nuk është thuajse aspak e formuar,kurse mushkëria e djathtë mund të shkojë deri në 2/3 e gjatësisë së trupit. Kjo mund të shihet edhe nga jashtë kur merr frymë dhe trupi i zgjerohet nga ajo anë më shumë. Në anën e pasme mushkëria e gjarpërit shkon në formën e thesit. Me anën e këtij thesi gjarpëri mund të qëndrojë për një kohë të gjatë pa frymë(p.sh. kur gjarpëri kap prehë shumë të madhe dhe ai nuk mund të marrë më frymë me gojë athëhere ai i ka rezevat e ajrit në thesin mushkërorë). Edhe mëlçia nuk është e formuar plotsisht, ajo ka vetëm anën e majtë, por shtrihet gati gati në të tërë trupin.

Image result for ZMIJA
Zemra ndodhet ndryshe tek ata, ajo varet nga abitati ku ai jeton. Zemra e gjarpërit është e përbërë vetëm prej një dhome. Tek gjarpërinjtë të cilët jetojnë nëpër lisa zemra është më afër kokës,që edhe nëse gjarpëri zvarritet lart zemra të mund ta furnizojë trurin me gjak. Gjarpërinjtë të cilët jetojnë në tokë zemrën e kanë diku mbas 1/3 e trupit. Me zemren në këtë vend gjarpëri mund të ngrejë pjesën e përparme të trupit për një kohë të shkurtër. Gjarperinjtë e ujit e kanë zemren diku në mes të trupit. Kështu kanë mundësi që të qëndrojnë në ujë.

Laringu i gjarpërit është shumë i përdredhur çka e bën të mundur të zgjerohet shumë dhe kështu mund të gëlltisë edhe kafshë të mëdha.Edhe lukthi i gjarpërit ka formë të zgjatur dhe anash është me mure muskulozë. Në këtë vend prodhohen enzimat e tretjes.Këto enzima mund të tresin gati gjithçka përveç lëkuren e insekteve dhe keratinin (flokët, pendlat dhe thonjët).

Image result for ZMIJA

Legjenda e gjarpërit të shtëpisë

Legjenda thotë: Besohet se çdo shtëpi ka gjarpërin e vet. Ata si rëndom janë të qetë. Ndodh që gjatësia e tyre të jetë mbi dy metra, por populli i quan “gjarpërinjtë e shtëpisë” ose “gjarpëri i shtëpisë”. Ata lëvizin apo ecin nëpër shtëpi lirisht dhe askush nuk guxon t’i ngacmojë, kështu që shpesh herë i gjejmë nëpër teshat apo mbulesat e fletjes, nën jastëkët, nëpër djepet e foshnjeve, e kështu me radhë. Iu jepet qumësht në vendet e caktuara, ku gjarpëri i shtëpisë zakonisht e ka daljen e vet. Thuhet nëse e mbysim gjarpërin, atëherë ai ndëshkon saqë në atë shtëpi ndodhin ngjarje të kobshme, u digjet shtëpia, mund të vdesë dikush prej anëtarëve të familjes, etj. " Eshte interesant te permendet rasti i mbrojtjes nga magjia" nepermjet kokës se gjarpërit.

Image result for ZMIJA
 Vajzat e bukura dhe nuset , me qellim që të mbrojtjen nga magjia , e mbartin në qafë dhe midis gjinjëve kokën e gjarpërit. Në fakt, kur dikush rastesisht gjate punës së përditshme në fushe mbyste ndonjë gjarpër, ia merrte kokën , të cilën sipas nevojës më vonë mund ta mbante një vajzë ose nuse e shtëpisë. Koka e gjarpërit e mbajtur në qafë ose midis gjinjëve është nje ritual i trashëguar që nga ilirët, të cilët besonin në forcën mbrojtëse të gjarpërit. Gjarpëri edhe sot e kësaj dite tek shqiptarët konsiderohet si "roje i shtëpisë" dhe mendohet se secila shtëpi diku në themelet e saja e ka gjarpërin e vetë i cili e mbron shtëpinë. Prandaj kur ai paraqitet në oborrin e shtëpisë as nuk mbytet e as nuk ngacmohet, por lihet i qetë. Pra, koka e gjarpërit tek shqiptarët e ka patur kuptimin e një objekti sigurie për individin dhe shtëpinë.

Image result for ZMIJA
Asnjë kafshë në simbolikën religjoze tek ilirëve nuk ka luajtur rol të rendësishëm sa gjarpëri. Kjo kafshë misterioze, me formë të jashtzakonshme e cila pa zhurme zvarritet dhe del nga thellësia e tokës aty ku jetojnë demonët dhe zotat e nëntokës, si edhe shpirtrat e të ndjerëve, i cila me kafshimin e vet mundet aty per aty ta mbyse jo vetem kafshen, por edhe vete njeriun, ka nxitur respekt nga frika. Nuk është e rastit, pra, që gjarpëri luan rol të rëndësishëm në religjonet dhe mitologjitë e të gjithë popujve që shtrihen në viset , ku jetojnë gjarpërinjtë, nga Amerika deri në Perendim, e deri në Azi në Lindje, dhe prej kohrave paleolitike e deri në ditët tona. Tek ilirët, sidomos tek ata të Jugut, gjarpëri është kafsha e cila me domethënien e vetë të shumëfishtë zë vëndin qëndror në strukturen religjioze simbolike. Ai është kafshë toteme dhe kryetar i fisit ilir, simbol i mënçurisë, i së keqes, shëndetit, pjellshmërise, personifikim i shpirtit të të ndjerit, mbrojtës i vatrës së shtëpisë e mbi të gjitha kafshe mitologjike.

Image result for ZMIJA
Paraqitjet e gjarperit, si material deshmues e domethenes i kultit dhe i simbolikes se tij, ne kete pjese te Evropes paraqitet shume me heret se koha e formimit te fiseve ilire ne kete treve. Paraqitjet me te lashta figurative te gjarperit jane te fazes me te lashte te kohes se neolitit e cilaështë deshmuar me se miri ne lokalitetin e njohur te Lepenski Vir ne Gjerdap. Ne kete lokalitet, ne shtepine nr. 50 është zbuluar paraqitja e gjarperit, e formuar prej tokes ranore,1 si edhe nje ne trajte te gjilperes prej ashti "pjesa e siperme e se ciles është transformuar ne trupin spiral te gjarperit". Ky objekt i fundit është gjetur ne shtresen e Ic te ketij lokaliteti, e mund te datohet ne mbarim te mijevjeçarit te VI para e.r. Qe gjetjet nga Lepenski Viri nuk jane te rastit, perkatesisht qe kulti i gjarperit nuk ka qene i kufizuar vetem ne kete lokalitet neolitik, deshmojne gjetjet ne lokalitetet e tjera neolitike. Keshtu, ne vendet Donja Branjevina te Deronjas, ne shtresen qe i takon kultures starçevo-Korros, jane zbuluar dy figura prej argjili, per te cilat me mjaft siguri mund te pohohet se paraqesin kete kafshe.
Image result for ZMIJA

Nga neoliti mund te permendim, perveç te tjerash, edhe nje sere paraqitjesh te gjarperinjve, si p.sh. ate nga Tjerrtorja e Prishtines, nga Lisiçiqi i Konjices ne Bosnje, nga Krivaça e Bribirit ne Dalmaci, dhe e gjejme te aplikuar edhe ne nje sere shembelltyrash te meshkujve dhe te femrave prej argjili.
Prej neolitit te ri e deri te mbarimi i kohes se hekurit te zhvilluar ne pjesen perendimore te Ballkanit nukndeshen paraqitjet realiste te gjarperit. Kuptohet qe kjo kurrsesi nuk do te thote se gjarperi ne kete periudhe te gjate kohore nuk ka luajtur rolin si kafshe kulti te cilin do ta kete me vone ne kohen e hekurit. Zhdukja e paraqitjeve realiste te gjarperit është ne perputhje me gjeometrizimin ne artin figurativ prej neolitit te vone e tutje ne kete pjese te Evropes.

Image result for ZMIJA

Arti gjeometrik dominon edhe te iliret deri ne mesin e mijevjeçarit te I. para e.s., kur paraqitja figurative e hyjnive, simboleve, skenave ngajeta etj., perseri merr hov. Ne periudhen e gjate te shprehjes gjeometrike figurative simboli i gjarperit merr interpretimin e vet gjeometrik, te stilizuar ne formen e vijes valore, spirale, meandri e te ngjashme. Paraqitjet realistete kesaj kafshe shfaqen si ne mbarim te shek. VI para e.s.; pra, ne kohen kur ne treven e banuar prej ilireve - jo kudo ne te njejten trajte dhe me te njejtin intensitet - fillon, ne pajtim me transformimet e thella shoqerore-ekonomike qe ne ate kohe fillojne te manifestohen dukshem dhe natyrisht me ndikimin gjithnje e me te pranishem te qendrave te zhvilluara kulturore ne Jug (Greqia) dhe ne perendim (etruret, venetet etj.) ne iliret, te zhvillohej tendenca gjithnje e me e dukshme per formimin figurativ ne" rend te pare te atyre fuqive transcedentale qe drejtonin fatin e njeriut te atehershem ose, te pakten formimin figurativ te atyre simboleve qe paraqitnin mbrojtjen nga shpirterat e keqinj, semundjet, fatkeqesite, armiqte.

Image result for ZMIJA

Paraqitjet realiste te gjarperinjve ne truallin ilir shfaqen se pari ne Jug, ne treven e shtrirjes se kultures seTrebenishtes. Nen ndikimin e Greqisejonike ne trevat maqedone dhe peone deperton motivi i gjarperit i cili me shpesh paraqitet ne byzylyket, qysh ne fund te shek, Vl.para e.s., ne menyre qe me vone, ne shek. V dhe IV. para e.s. shfaqjet e tilla ne kete treve te behen shume te shpeshta. Natyrisht, vete prejardhja e motivit te gjarperit kurrsesi nuk duhet identifikuar me prejardhjen e permbajtjes se tij simbolike, per arsye se kulti i gjarperit është i njohur nder iliret e ketyre viseve, siç e kemi thene, shume me heret se koha kur kjo kafshe fillon perseri te paraqitet ne kohen e hekurit. Me ne fund, vete fakti qe motivi i gjarperit ne kete kohe, perkunder prejardhjes se tij nga Jonia dhe te inspirimit nga arti jonik, me se shumti është i perhapur ne treven e kultures ilire te Trebenishtes, e shume me pak ne viset fqinje joilire ne jug dhe ne lindje, është pohim tregues mbi autoktonine e kultit te kesaj kafshe te iliret.

Image result for ZMIJA
GJARPËRINJTË QË JETOJNË NË KOSOVË

Kulti i gjarpërit

Gjarpri, ky zvarranik me aftësi të çuditshme, ka luajtur një rol të rëndësishëm në religjionin dhe mitologjinë ilire. Kulti i gjarprit, është evident edhe te shumë popuj të botës që nga Azia Lindore e deri në Amerikë. Shumë e njohur dhe e famshme është legjenda e Gjarprit Hitit, emri i të cilit ishte Illurjanka, që për disa autorë shërben si burim nga rrjedh edhe emri ilir. Autorë të këtij mendimi janë: gjermani O. Gruppe dhe filologu slloven K. Oshtiri. Në aspektin kohor, simbolika e gjarprit në trevën shqiptare gjendet përtej kufirit të formimit të etnosit ilir. Ky kult është prezent edhe sot në përralla, legjenda e tregime të ndryshme, brenda gjithë hapësirës etnike shqiptare. Kulti i gjarprit, në rrafshin botëror, daton prej kufirit paleolitik dhe vjen deri në ditët tona, ndërsa në trevat ilire ai evidentohet qysh nga koha e neolitit. Megjithatë, nga epoka e neolitit e deri në epokën e hekurit, arkeologët ende nuk kanë zbuluar një simbolik të qartë të këtij kulti.



Ky fakt arkeologjik i ka shtyrë studiuesit albanologë të mendojnë se fizionomia e plotë e këtij kulti i takon periudhës së hekurit, shek VI - V para e.s. Rruga mitologjike e kultit të gjarprit fillon në Mesopotami, përcillet në Azinë e Vogël dhe këtej në botën mediteranease, nga ku egjeanët dhe fenikasit tregtarë e përcollën në Perëndim. Por, sipas analitikës sonë, edhe një rrugë tjetër duhet të jetë ndjekur. Bëhet fjalë për popujve kurganë, të cilët iu drejtuan Ballkanit, në vitet 2700 – 2500 p.e.s. Studiuesit janë të mendimit se lëvizja e popullit pellazgjik bëri të mundur edhe përhapjen e kulteve, për të cilët ata ishin bartës të tyre. Shumë sinjifikative është legjenda, të cilën na e ka përshkruar Apolodori. Sipas tij: “Kadmi, pasi kërkoi dhe nuk e gjeti të motrën Evropën, që e kishte rrëmbyer Zeusi, u vendos në Tebë dhe u martua me Harmonin, e cila ishte e bija e perëndisë së luftës, Aresit, dhe e perëndeshës Afërdita. Me urdhër të perëndive Kadmi shkoi në mbretërinë e Enkelejve dhe u bë mbret i tyre. Në mbretërinë Enkelease ata lindën një djalë, i cili në momentin e lindjes u mbështoll nga gjarpri mistik. Djalit ia vunë emrin “Ilir” nga rrjedh edhe emri i Ilirisë. Në kohën e pleqërisë Kadmi dhe Harmonia u shndërruan në gjarpërinjë të shenjtë”. Kulti i gjarprit respektohej edhe prej familjeve mbretërore.



Kështu Olimpia, bashkëshortja e Filipit dhe nëna e Aleksandrit të Madh të Maqedonisë, e cila ishte e bija e mbretit të Epirit, disa herë ishte parë të mbështillte rreth trupit gjarpërinj të gjallë. Autorët antikë dhe kujtesa popullore na ofrojnë edhe legjenda të tjera për gjarprin, prej të cilave po veçoj legjendën e gjarprit të Bistricës. Në zonën e Delvinës në lashtësi ishte një gjarpër i madh (Kuçedra), i cili ishte bërë tmerri i zonës, sepse, jo vetëm kishte zënë burimet, por edhe hante çdo gjë, madje edhe njerëzit. Tentativat për ta vrarë gjarprin kishin dështuar, por funksionoi plani i një plaku. Plaku ngarkoi një gomar me eshkë dhe qymyr. Kur përbindëshi ishte në gjumë, plaku e shpuri gomarin në vendin ku flinte dhe ndezi një eshkë. Gjarpri, pasi e hetoi gomarin e hëngri, por eshka vazhdonte të digjej nga frymëmarrja e gjarprit dhe bashkë me të edhe gjarpri. Meqenëse nuk i duronte dot dhimbjet i kërkoi ndihmë perëndisë së detit dhe Bistricës.

Image result for ZMIJA
“Ku je, o nëna ime Bistricë dhe ti motra det?”. Bistrica nxori 18 burimet e Syrit të Kaltër, por kjo nuk i mjaftonte gjarprit, i cili e kuptoi gabimin dhe thirri: “Ku je, nëna ime det dhe ti motra Bistricë?”. Deti erdhi deri në Finiq, por nuk arriti ta shuante. Që të shpëtonte nga dhimbjet gjarpri lëvizi me shpejtësi në shpatin e malit mbi Devinë. Nga lëvizja u formua një vijë e drejtë, ku nuk mbin bari. Këtë vijë vendasit e quajnë: “rruga e gjarprit”, atje, ku sot, gjendet një dukuri komplekse natyrore me origjinë gjeologjike, në të dyja anët e së cilës ka mbirë valanidh. Me kockat e gjarprit, u ngrit, thotë legjenda, manastiri i Mesopotamit. Në muret e poshtme të manastirit të Mesopotamit, gjendet një gur i madh në faqe të së cilit, është gdhendur një gjarpër, i cili është ndoshta dragoi shqiptar. Albanologu Robert Elsie, në veprën “Leksiku i kulturës popullore shqiptare, besime, mitologji, fe, doke, rite, festa dhe veçori kulturore”, thekson: “Gjarpri ka qenë simbol i fuqishëm i ilirëve të lashtë, sidomos i atyre të Ballkanit jugor. Në periudhën romake, në Dardani, kishte altar kushtuar gjarpërinjve Drakon dhe Drakaena”. Forma e gjarprit gjendet në shumë figura, skulptura, objekte zbukurimi e stoli të ndryshme, varëse në përmendoret e periudhës romake etj. Në pjesën e poshtme të murit të manastirit të Mesopotamit, në Delvinë, gjendet një gjarpër i gdhendur në gur, me krahë dhe me bisht të përdredhur, i cili mendohet e motivohet edhe si dragoi shqiptar. Në luginën e Vjosës, gjarpri është prezent në skulpturën e një femre, e cila është gjendur në fshatin Qesarat të rrethit të Tepelenës. Skulptura është prej guri gëlqeror dhe ka një lartësi 0.98 m. Në të paraqitet një femër me një shportë të mbushur me fruta në dorën e majtë, rreth së cilës është mbështjellë një gjarpër, koka e të cilit drejtohet për nga frutat në shportë. Arkeologët shqiptarë, H. Ceka dhe S. Anamali, janë të mendimit se këtu gjarpri simbolizon bollëkun e prodhimit. Të njëjtin mendim e shpreh edhe M. Xhaxhiu, kur thekson: “Një rëndësi të veçantë ka pasur te ne roli i gjarprit në çështjen e pjellorisë së tokës, si forcë vepruese për mbarësi dhe bollëk të prodhimeve bujqësore, si dhe për lindjen e gruas,”- shton ai.

Image result for ZMIJA

Gjarpri ishte një figurë, i cili adhurohej shumë në gjithë luginën e poshtme të Vjosës gjatë antikitetit. Ai është prezent edhe në monedhat e Bylisit, Amanties dhe Apolonisë. Aleksandër Stipçeviç jep këtë shpjegim për figurën e cjapit, që është në luftë me gjarprin, skenë, e cila gjenden në monedhat e kolonisë greke të Farit: “Cjapi simbolizon kolonët dhe gjarpri ilirët”. Kulti i gjarprit mund të evidentohet edhe sot, nëpër të gjitha krahinat. Mendohet se çdo shtëpi ka gjarprin e saj, që konsiderohet mbrojtësi i shtëpisë dhe njihet me emra të ndryshëm: “ Vitorja e shtëpisë”, “ Roja e shtëpisë”, “ Boa”, “ Uratë e shtëpisë”, “Zot i truallit të shtëpisë”, “Tokësi” “Gjarpri i shtëpisë”etj. Ky gjarpër nuk vritet, por edhe nuk është i dëmshëm për të zotët e shtëpisë, të cilët nuk tremben prej tij. Në zonën e Tepelenës besohet se kur dikush vret një gjarpër, “ I zoti i jetës” thotë: “ Vrau miza një Ezhdërha”. Një element tjetër, i cili dëshmon për kultin e gjarprit në trojet shqiptare, është njoftimi i autorëve të antikitetit se në Iliri kishte pyje të posaçme, ku rriteshin gjarpërinjtë, të cilët ushqeheshin një herë në vit prej tri femrave, që shkonin atje nudo. Nëse pranohej ose jo ushqimi, priftërinjtë bënin parashikimin e ecurisë së motit, prodhimit, mënyrës së qeverisjes, mundësisë së zhvillimit të luftërave etj. Kulti i gjarprit te pellazgët dhe te ilirët (ilirët, epirotët dhe dardanët shënimi im, Sh. H.), ishte një totem, ndërsa te shqiptarët konsiderohet edhe sot si mbrojtës prej fatkeqësive. Gjarpri i shtëpisë ose Vitorja ka qenë e shenjtë.

Image result for ZMIJA

Ajo ishte mbrojtësja e familjes, e njerëzve, sillte mbarësi në njerëz, në prodhime, në bujqësi, blegtori e në pemëtari. Figura e gjarprit gjendet e skalitur edhe në portat e shtëpive, zbukurimet e ndryshme me gdhendje druri, si në: tavane, musëndra, dyer, furka tjerrjeje, cula dyjare, çifteli, kërraba, në përmendoret e varreve etj., duke përfshirë një areal të gjerë në zona të ndryshme të vendit si në: Përmet, Labëri, Çamëri, Malësi e Madhe, Dukagjin, Kosovë, Malësi e Tiranës etj. Mark Tirta, gjatë studimit të dokeve dhe zakoneve të Malësisë së Tiranës, konfirmon se koka dhe lëkura e gjarprit përdoreshin në këtë trevë si hajmali për fëmijët, për t’u mbrojtur nga syri i keq dhe sëmundjet e ndryshme. Prania e kultit të gjarprit edhe në ditët tona, me një shtrirje në të gjitha trevat shqiptare, dëshmon për një kult të përbashkët shqiptar, i cili u ka rezistuar dogmave të besimeve monoteiste.

Image result for ZMIJA
Si ti mbash gjarpërinjtë larg objekteve.

1.Mbaj oborr të paster pa rrëmujë pa sende të hedhura,mbulesa,karroca lodra ku gjarperi
mund të fshihet.Nqs oborri ka bar duhet mbajtur barin e prerë dhe jo më i lartë se 4 cm.

2.Pellgje uji të ndenjura i terheqin gjarpërinjte.Duhen fshirë dhe niveluar gropa
që të mos krijohen pellgje uji.

3.Nqs pranë shtëpise ka shkurre dekorative ato duhet të priten, rrallohen deget dhe hollohen

4.Çarje dhe brima në mur mund të jenë vende ku gjarpëri te strehohet.Brima çarje duhet të mbulohen me çimento.

5.Macja dhe pulat në oborr i largojnë gjarpërintë .

6.Mbajtja e një derri është ide e mirë.Derri i urren gjarpërinjtë,nuk trembet nga gjarpërinjtë dhe i vret

7.Fazani gjithashtu i vret gjarpërinjtë

8.Shtëpia duhet të jetë e pastër,pa infeksione ne insekte si mushkonja,cimka,tartabiqe,pa infeksione ne insekte si furrtarja e zezë(cockroach) dhe te mos ketë minj,pasi të gjitha këto janë material për ushqim për gjarpërinjtë dhe i terheqin gjarpërinjtë si magnet.
Gjarpëri i ndjen këto në largësi dhe i afrohet shtëpisë.

9.Mbjellja e një brezi me bimë luledielli në periferi të oborrit i largon gjarpërinjtë
Lulet e verdha nuk i pëlqejne gjarpërinjve dhe ai u largohet.Gjithashtu era specifike e luleve të diellit nuk u pelqen gjarpërinjve dhe ato largohen.

10.Bari i prerë nuk duhet lenë grumbull pasi aty mund te fshihet gjarperijtë.

Gjarpërinjtë mund te fshihen edhe nen grumbuj gjethesh pemësh të rëna në vjeshtë.
Ne kete rast bari duhet të hidhet në qeska të mëdha plastike ose qeska te mëdha letre se bashku me gjethet dhe të dërgohet për tu hedhur në plera dhe marrë nga makina e plerave
dhe jo te mbahet pranë shtëpisë.

Gjarpëri mund te fshihet edhe nen grumbuj drunj të prera që përdoren për të bërë zjarr/ngrohje.Mund te fshihet edhe nën grumbuj kashte.

11.Në periferi të oborrit të shtëpisë mund të instalohen rrjete metalike me kuadrate të imëta.Keto rrjeta me suportiera kunjash prej betoni do shërbejnë si gardh barriere
për të mos lejuar futjen e gjarpërinjve.

12.Krijimi i një brezi 10 cm i gjërë në periferi të oborrit të zona e gardhit,ky brez të ketë pluhur squfuri.

13.Pluhuri i squfurit largon gjarpërinjtë.Mund të përdoret edhe brez me kristale naftalinë(derivate nafte)që i largon gjarpërinjë.

14.Naftalina(MOTH BALLS) është material kristalor i rumbullaket me erë karakteristike
qe futet edhe në sirtare me rroba në shtëpi per te parandaluar molen që hanë rrobat dhe shkakton brima në rroba.

Naftalina dhe squfuri nuk duhet të përdoren nqs ke fëmijë të vegjël për rreth shtëpisë
pasi ekziston rreziku i helmimit të fëmijëve te vegjel.

15.Macja është shumë vigjilente ,i gjen ku jane fshehur gjarpërinjtë dhe i mbytë ata.

16.Nqs dyshon që rrotull ka ndonjë gjarpër,nxeh fort ca qumësht ne një enë metalike te ceket dhe ashtu te nxehtë lere ne dysheme.
Nëse gjarpri eshte rrotull ai do ndjeje eren e qumë shtit dhe do shkojë te ena më qumësht të nxehtë dhe duke pirë qumeshtin e nxehtë do i digjet fyti dhe do të ngordhë.
Qumështi duhet të jetë shumë i nxehtë( vale) .


16.Mund të përdoren edhe pesticide(repelnt për gjarpërinë) produkte qe i largojner gjarpërinjtë si këto këtu:


http://www.domyownpestcontrol.com/snakes-c-179.html

17.Nxjerrja e produkteve qe vrasin gjarpërinjtë ne treg në shumë shtete është rrebtësisht I ndaluar me me ligj dhe konventa ndërkombëtare për biocide.

Janë aprovuar vetëm produkte(repellent) për ti larguar ato nga zona te banuara.

Mund ti qellosh gjarperinjte me arme trankuilizator me gjilpere sedative(sedative dart) qe i injekton kemikate (narkotik) qetësues dhe e neutralizon ta( gjarperin) per ta kapur dhe futur ne ndonjë enë qelqi të mbyllur.

Gjarperinjte nuk i afrohen asnjehere kotë shtëpisëe.

Janë disa arsye qe e drejtojnë gjarpërin të udhëtojë dhe afrohet shtëpisë.

Shkaqet janë:

1.Gjarpëri kërkon hije

2.Gjarpëri kërkon ngrohtësi, kur jashtë bënë ftohtë

3.Kur mbretëron thatësi e madhe.(Gjarpëri është në kërkim për ujë).

4.Gjarpëri nuhat erë ushqimi si erë minjsh,erë insektesh,erë bari, erë kashte ,erë druri të prere,erë shkurresh etj.




5.Erëra te panjohura që vijnë nga shtëpia dhe e bejnë gjarperin kurioz të afrohet.

Zhurma si ajo e motorrave,zhurma makinave,zhurma makinerish si sharra,kositese bari që punojnë me nafte sharra elektrike qe presin dru jashtë ,te gjitja keto i trembin dhe largojnë gjarperinjte dhe kjo lidhet me intensitetin e lartë te tingujve te zhurmave për largimin e tyre nga oborret dhe fusha.

Gjarperinjte nuk i durojnë dot këto zhurma/vibracione dhe largohen më shpejtësi.


Image result for ZMIJA

Gjarpërinjtë kurre nuk duhet te provokohen apo te besh luftë me ata për ti vrarë(zhdukur).



Nqs gjarpëri ndjehet i kërcenuar dhe ndjen rrezik ai kthehet difensiv(në mbrojtje)
dhe bëhet shumë agresivë dhe te hidhet dhe kafshon me shumë shpejtësi megjithse
ndodhet ne largësi 7-9 metra mund të te afrohet dhe të kafshojë për dy sekonda rrufe.

Image result for ZMIJA
Ashtu sic ti ke frike nga gjarperi edhe gjarperi ka frike nga njeriu,kafsha etj.



Gjarpëri kurrë nuk e fillon luftën për aqë kohë sa ti nuk e ngacmon,nuk i afrohesh për ta vrarë.

Gjarpëri të shmanget iken nga frika kur te sheh.

Por po e provokove për ta kapur ose vrarë ai të hidhet dhe të kafshon,dhe ky veprim është një refleks natyral i gjarpërit për të mbrojtur vetën.


Preparate repellent (për zvarranikë,gjarpinjë)

Image result for repelent za zmije


Emri gjenerik i preparatit Formula kimike e preparatit

Snakes repellent ekstrakt cimeti 0,6 %, ekstrakt 0,3 %,  vajë druri cedri 3,1 %, sumpor 10,0 %, mellë 86,0


Preparati nr.1.të kenë Cërtifikatë : 2009 NACD Awards apo equivalente çërtifikata.

http://sdsnake.com/Rat.htm

http://www.snakeremovaltrap.com/


Image result for ZMIJA


Dallimi i gjarpërinjve helmuesë nga ata jo helmues.

1-Gjarpëri jo helmues e ka beben e syrit të rrumbullakët kurse ai helmues e ka në formë elipsoidi pingul me tokën .

2-Dhëmët e gjarpërit johelmues janë njëjt të barabartë në nofullën e spërme në dy rreshta, kurse ai helmues ka dhe dy më të mëdhenj 3-6 cm në nofullën e sipërme që quhen çataj dhe duken qartë në pjesën e kashuar .

3-Luspat e bishtit në gjarpëri helmues janë vendosur në një rresht kurse në tjetri në dy rreshta.

4- Dallimi i fundit është se një pjesë gjarpërinjve helmues që kanë ngjyrat kryesore verdhë e zi për helmuesit janë një rreth i zi i pasuar nga një i verdhë në të padëmshmit janë dy rrathë të zinj që pasohen nga një i verdhë.

Megjithatë pacienti i pickuar gjithmonë do të trajtohet njëlloj sikur është pickuar nga një gjarpër helmues.Pohime dhe të dhëna të rëndësishme për gjarpërinjtë.


Gjarpëri është zvarranik me prejardhje nga kafshë të ngjashme me hardhucën. Paraardhësve të tyre mendohet që t’ju jetë zgjatur trupi shumë dhe pastaj t’ju jenë gërryer këmbët nëpër tokë. Me përjashtim të Polit të Veriut, Polit të Jugut dhe vendeve subpolare në të gjithë botën hasenrreth 3000 lloje gjarpërinjsh nga këta 400 lloje janë helmues.Nga lloji në lloj trupi i gjarpërinjve mund të ndryshojë p.sh. disa mund të kenë një trup të trashë me bisht të shkurtër, kurse disa të tjerë shkojnë duke u holluar normal nga koka e deri te fundi i bishtit. Edhe madhësia e gjarpërinjve ndryshon shumë nga 10cm (gjarpëri më i vogël) deri me mbi 10m te Pitoni (gjarpëri më i madh). Është i pavërtetë pohimi i shumë njerëzve se gjarpëri më i madh është anakonda me 10 m gjatësi sepse deri më sot askush nuk ka mundur të gjej një anakondë mbi 9 metra e gjysmë.
Image result for repelent za zmije
Gjarpëri jeton 10-40 vjet në vartësi nga lloj.Speciet e gjatësive të vogla jetojnë më pak 3-10 vjet kurse të mëdhenjtë si psh Pitoni deri 40 vjet. Ai jeton rreth 1 muaj pa ngrënë dhe 1-2 javë pa pirë ujë.

Kafka e gjarpërit është e ndërtuar në mënyrë të atillë që të jetë sa më e lëvizëshme. Nofullat e gjarpërit nuk janë si të njeriu të ngjitura, por, janë vetëm të lidhura ndërmjet tyre, kjo i mundëson gjarpërit ta hap gojën shumë.
Image result for repelent za zmije
Dhëmbët e rendit të parë tek gjarpëri shërbejnë për kapjen e presë, kurse dhëmbët e rendit të dytë shërbejnë për të bartur prenë deri në laring e më pas në lukth.

Meqënëse të gjitha kockat e gojës tek gjarpëri nuk janë të lidhura ndërmjet tyre ai pas çdo kafshimi apo gëlltitje të gjahut duhet që të hapi e të mbylli gojën disa herë që të gjitha kockat të venë në vend .
Dhëmbët gjarpri nuk i ka për të përtypur por për mbajtjen e presë ose në rast se është gjarpër helmues i ka për të lëshuar helmin.

Image result for alati protiv zmija

Të gjitha dhëmbët i ka të kthyer për nga brenda. Nëse prehu mundohet të ikë nga goja e gjarprit atëherë dhëmbët e gjarprit i hyjnë më thellë në mish,dhe nëpërmjt kanalit që përshkruan dhëmbin e tij(si age e shiringave) injektohet helmi i cili në disa raste shërben për ngordhjen e gjahut në raste të tjera shërben si tretës i ushqimit. Shumica e organeve të brendshme të gjarpërit janë të gjatë.

Mushkëria e majtë e gjarpërit nuk është thuajse aspak e formuar,kurse mushkëria e djathtë mund të shkojë deri në 2/3 e gjatësisë së trupit.

Me anën e këtij thesi mushkëror ai mund të qëndrojë për një kohë të gjatë pa frymë(p.sh. kur gjarpëri kap prehin shumë të madh dhe ai nuk mund të marrë më frymë me gojë athëhere ai i ka rezevat e ajrit në (thesin mushkëror).Kjo veti e bën atë që të qëndrojë gjatë në ujë pa marë fryme .

Tek gjarpërinjtë të cilët jetojnë nëpër lisa zemra është më afër kokës,që edhe nëse gjarpëri zvarritet lart zemra të mund ta furnizojë trurin me gjak. Gjarpërinjtë të cilët jetojnë në tokë zemrën e kanë diku mbas 1/3 e trupit.

Gjarperinjtë e ujit e kanë zemren diku në mes të trupit. Kështu kanë mundësi që të qëndrojnë në ujë. Pra nuk e ke vrarë një gjarpër nëse i ke këputur vetëm bishtin e diçka më shumë.

FAKTE RRETH GJARPËRIT

 Gjarpëri femër është më i madh se ai mashkull.
 Gjarpërinjtë nuk janë vegjetarianë, ata hanë insekte ose kafshë të vogla shumica prej tyre janë dëmtues si psh minjtë , brumbujt etj.
 Ai ha vetëm kur është i uritur , ka raste që rri muaj pa ngrënë.
 Gjarpëri e ka kohën e çiftimit në pranverë (prill-maj) pasi ka zbritur nga malet ku fillon të shkrijë dëbora, pjell zakonisht çdo vit vezë ose disa lloje gjarpërinsh, pjellin këlyshë 13-15 cm me peshë rreth 2 g .
 Koha e pjelljes është zakonisht vjeshta. Shumica e gjarpërinjve e arrijnë pjekurinë seksuale në moshën 4 vjeçare dhe janë më agresivë gjatë sezonit të shumimit.
 Të gjithë llojet e tyre mund të notojnë për bukuri, dhe pickimi prej tyre në ujë është njëjt i dëmshëm si pickimi në tokë.

Llojet e gjarpërinjve që jetojnë në Shqipëri dhe Kosovë
Në Shqipëri dhe Kosovë njihen rreth 18 lloje gjarperinjsh por jam i sigurt se ka akoma me tepër se kaq duke mare parasysh qe midis llojeve ka edhe nenlloje.
Ata e kafshojnë njeriun vetm kur janë të detyruar ta bëjnë këtë për vetëmbrojtje. Shumë njerëz nuk e kane idene dhe nuk dine te dallojne gjarperinjte helmues nga ata te pademshem Me poshte do te bej nje lloj renditjeje të thjeshtë të specieve qe jetojne ketu.

GJARPERI I UJIT (natrix natrix ) ,







Dallojmë tre lloje nepërkash veçojmë: N

NEPERKEN E LENDINES (vipera ursinii )


Dallojmë tre lloje gjarpërinjsh SHIGJETË,


Dallojmë dy lloj BOLLASH veçojmë atë të shtëpisë (elaphe longissima)
dhe atë me katër vija ,

GJARPERI SHTEPISE (ELAPHE LONGISSIMA)

Dallojmë tre lloje të GJARPËRIT KAMZHIK (dolichophis) etj

Ndihma e pare në rast kafshimi :

1-Largojmë menjëherë të pickuarin nga gjarpëri, nga gjymtyra e pickuar i hiqen unaza , byzylykë etj, shpëlahet vendi i kafshimit me ujë të bollshëm e sapun.

2. Identifikohet gjarpëri duke e vrarë atë (KUJDES) e i meret koka që ti tregohet mjekut për të caktuar llojin. Ose tashme është e lehtë që me anën e telefonave celular apo aprateve të ndryshme të bëjmë video/foto të gjarpërit duke rrezikuar sa më pak veten tonë.

3- Mbulohet vendi me një beze, dhe bëhet lidhja e krahut ose këmbës së pickuar rreth 3-4 cm mbi pickim dhe shtrëngohet aq sa të hyjë lirisht një gisht mes krahut dhe bendes lidhëse. Lidhja e gjymtyrëve bëhet vetëm kur ajo mund të jetë nën pozicionin e zemrës .
Image result for repelent za zmije
4-Dërgimi me shpejtësi në ambulancë duke vendosur akull ose ftohësa mbi pickim nëse mundet.
KUJDES!

-Mos tento të çash më tepër plagën dhe të thithësh helmin , sepse vërtet që helmi të vdes kur ka kontakt me gjakun , por ti mund të kesh ndonjë plasaritje të mukozes së gojës ose ulçeracion dhe nga shpëtimtar këthehesh në viktimë .

-Mos i jep ushqim, alkool, kafe,çaj ,duhan etj të pickuarit nga gjarpëri.

-Mos përdor pomada të ndryshme në plagë.

-Gjarpërin e sapo vrarë siguroje mirë duke e mbyllur në një kuti apo kavanoz dhe duke e mbajtur larg sepse ndodh që dhe që dhe të pickojë në mënyrë reflektore (vertet shumë rallë por ndodh) .
Meqënse gjarpëri është kafshë e tokës veç serumit anti-vipera duhet që plaga të quhet e molepsur dhe nga bacilli i tetanozit dhe mikrobe të tjera , pra në mjekim këto duhet të meren parasysh.

Parandalimi prej pickimit

 Mënjano ecjen në muzg e zhveshur nëpër të çarat e shkëmbinjve, apo afër shkureve apo pirgjeve me gurë në vendet ku ka lëvizjë gjarpërinjsh.

 Mos fli përtokë nëse mundesh dhe kontrollo gjithçka nën objektet afër, para se të flesh në tokë. Përdor preparate që largojnë gjarpërinjtë ( si psh V.S.R) rreth shtëpisë, vilës, tendave staneve të bagëtive në mal etj, këto preparate kanë si përbërës kryesorë squfurin,kamforën etj dhe shiten në farmacitë veterinare e bujqësore.

 Masë tjetër është dhe luftimi i minjve në shtëpinë tuaj i cili është ushqimi kryesor që tërheq gjarpërinjtë.

Në të gjitha rastet kur dyshoni se jeni pickuar nga gjarpëri por nuk jeni të sigurt pasi nuk mundët të shihni apo kapni gjarpërin, mos neglizhoni por paraqituni tek klinika më e afërt për të marrë ndihmën e duhur nëse do të jetë e nevojëshme.

Dhe krejt në fund :

Faturimi: Faturmi për Repelent në BashkësineEuropiane,SHBA,Angli ,Zvicër,

Gjermani, Hollandë etj bëhët në dy mënyra në bazë të Stacioneve,ku përafërsisht çmimi për stacion variron prej llojit të gjarpijve,terenit etj.

Çmimi sillet për 1 Stacion rreth 90,00 deri 150 €uro (varësisht nga tereni).

Në disa vende tjera të Europës lindore (Rusi,Moldavi,Letoni ,Bullgari etj) Çmimi është në hektar dhe ai është përafërsisht prej 1500 deri 2000 €uro për 1 hektar).

Në disa vende Aziatike, Lindje të Mesme ,Afrikë Qendrore (bëhët në hectare,Stacione ose metra katrorë).

Fjala vjen në Izrael çmimi është për Stacione prej 120,00- deri 160,00 €uro; ndërsa në Kongo
(Brazavil) çmimi i Repelimit është në Sistemin SI –m2(0,50 €uro)ndërsa në Siri Repelimi është në 1 hektar (prej 2.500,00 deri 3.500,00Euro)

Në Kosovë,Serbi,Maqedoni,Malin e Zi Repelimi i zvarranikëve kryesisht bëhët me Stacione,ku 1 Stacion është prej 90,00 deri 150 Euro(varësisht prej tereneve dhe tipeve të gjarpinjve).


Ju lutemi nëse përdorni materjalin duhet të kërkoni autorizim nga autori i shkrimit të këtij studimi .

Nuk lejohet ribotimi i këtij shkrimi pa lejën e NTP”Flomed”si dhe Agjencionit “Floripress” ose autorit të shkrimit(Mr.sci.prof.Flori Bruqi,cand.PHD).

E-mail adresa: floribruqi@yahoo.com



Në Prishtinë,20.3.2013.

2015-06-27

Norvegjezja Berit Backer, heroina e paharrueshme e Kosovës

Berit Backer (født 3. august 1947, død 7. mars 1993) var en norsk sosialantropolog, tilknyttet Institutt for fredsforskning (PRIO) 1978-82. 7. mars 1993 ble Berit Backer drept i sitt eget hjem av en asylsøker fra Kosovo, som i 1987 fikk avslag på sin asylsøknad.[1] Backer var på drapstidspunktet ansatt som saksbehandler i UDI og behandlet domfeltes asylsøknad. Drapsmannen ble idømt sikring, men fikk senere norsk statsborgerskap og oppholdstillatelse i 2001.
Berit Backer var datterdatter av Kontreadmiral Edvard Christian Danielsen og datter av Ina Backer og krigsfotograf Ole Friele Backer.


http://www.esiweb.org/pdf/kosovo_%20backer_behind_stone_walls.pdf




‘Behind Stone Walls’ is a sociological, or more specifically, a social anthropological study of traditional Albanian society. It focuses, in particular, on the formation and evolution of household and family structures among the Kosovo Albanians and was written on the basis of field work carried out by the author in the village of Isniq in western Kosovo in 1976. The study provides the reader with a fascinating glimpse into an exotic world which will soon belong to the past, as the author predicted.




http://www.esiweb.org/pdf/kosovo_%20backer_behind_stone_walls.pdf



BEHIND STONE WALLS CHANGING HOUSEHOLD ORGANIZATION AMONG THE ALBANIANS OF KOSOVA
by Berit Backer
Edited by Robert Elsie and Antonia Young,with an introduction and photogr aphs by Ann Christine Eek
Dukagjini Balkan Books, Peja 2003




This book is dedicated to Hajria, Miradia, Mirusha and Rabia– girls who shocked the village by going to scho
(Fjala është për  intelektualet shqiptare nga fshati Isniq i Deçanit :Profesoreshen Hajrie Ahmetxhekaj-Avdimetaj,infermieren Miradije Tishukaj, mësusen Rabije Pajazitaj-Mushkolaj dhe mësuesen Mirushë Haxhnikaj nga fshati Isniq)


*****



PREFACE
‘Behind Stone Walls’ is a sociological, or more specifically, a social anthropological study of traditional Albanian society. It focusses, in particular, on the formation and evolution of household and
family structures among the Kosova Albanians and was written on the basis of field work carried out bythe author in the village of Isniq in western Kosova in 1975. The study provides the reader with a
fascinating glimpse into an exotic world which will soon belong to the past, as the author predicted.
Of all the phenomena which the ‘tribal’ society and heroic culture of the Kosova Albanians
produced in the past, few have been regarded as more unusual than the family structure itself,
characterized by a strongly patriarchal hierarchy and an extended family, with typically up to 50
members living in one family compound or indeed under one roof. This type of family structure, known
to anthropologists commonly by the Serbian term ‘zadruga,’ still occurs in Kosova today, though in a
more sporadic fashion than it did thirty years ago. In the other parts of the southern Balkans it has long
since disappeared.
Up to the 1970s, the Kosova Albanians lived in relative isolation from the rest of Europe and,despite the open nature of Yugoslav socialism, their traditional society had not been affected in any major
way by globalization. The mid-1970s, however, marked a period in which Yugoslav gastarbeiters in
Germany and Switzerland - many Kosova Albanians - were returning home and bringing back not only
money but also new ideas. The author of this book, the late Norwegian anthropologist Berit Backer (1947-1993), had thegood fortune of penetrating this very foreign, though European culture just before the turning point, i.e.before it was subjected to substantial foreign influence and change. It was a time of relative politicalstability and social order in Yugoslavia. After years of oppression by the Belgrade authorities, theAlbanian population of Kosova had finally been given a modicum of autonomy and official equality withthe other peoples of the Yugoslav federation. This period was brought to an end by the Albanian uprisingof 1981, which signalled the beginning of the slow and irreversible demise of Yugoslavia. ‘Behind Stone Walls’ was first submitted as a masters thesis to the Institute of Social
Anthropology at the University of Oslo in Norway in April 1979, but was never made available to the
public at large. Berit Backer was a great friend of the Albanian people and, during the 1980s, became
a leading human rights activist, in particular in defence of the cause and rights of the Kosova Albanians.Her activities on behalf of the International Helsinki Federation and her active support of KosovaAlbanian refugees in Norway made it impossible for her to find time to prepare a definitive form for thepublication of the thesis during her lifetime. Since her untimely death in Oslo on 7 March
 1993, many people have expressed an interest inthe publication ofthis work. For this reason, the edito
rs agreed to prepare the present edition eventhough they were, alas, unable to consult the author herself. It is possible that, had the project beendiscussed with her, the author might have made substantial alterations, amendments, omissions oradditions to the original manuscript. The present, somewhat revised version omits many of the graphs and charts of the original thesis as well as much
 material of purely economic and statistical concern. Readers particularly interested in the economic aspect s of Kosova village life in the period are advised to consult the original typescript, of which a number of copies are in circulation. ‘Behind Stone Walls’ offers much food for thought
 to anyone interested in the structures of traditional Albanian and Balkan society. It is hoped
that through this publication, marking the tenth anniversary of the author’s tragic murder, the memory of Berit Backer will live on.

Robert Elsie


Norvegjezja Berit Backer, heroina e paharrueshme e Kosovës




E shoqëronte Kujtim Çashku, regjisori shqiptar. E ndali flashi i fotoaparatit tim. Më njohu. Shpërtheu nga befasia. Duke thirrur emrin tim dhe duke ngritur duart hava ajo praktikisht po vraponte drejt meje. E pritën krahët e mi të hapur dhe shtrëngimi i gjatë dëshmi miqësie e respekti.


 berit beker

Ishte Berit Backer dhe ishte pranverë.


u1_BeritBacker



«Nesër shkojmë në Tropojë, në bjeshkë…». Duke mê shikuar me sytë e saj që po merrnin edhe më shumë zjarr, autoritetshëm tha: «Eja! do të vish me ne…!»
Beritin e kisha takuar disa herë në Lubjanë. Nga aty përgatisnim ekspedita aktivistësh për të drejtat e njeriut. Ajo e njihte Kosovën dhe shqipen e saj. Ishte antropologe. Në Isniq kishte kaluar shumë kohë në studime të degës së saj profesionale. E kisha takuar edhe në Oslo. Ajo atje bukvalisht më kishte shkulur nga një kallaballëk shqiptar. Donte të më nderonte duke më çuar në shtëpinë e saj, e cila në një reportazh timin të asaj kohe del si shtëpia më e ndritshme që kisha parë ndonjëherë në jetë. Ajo kishte një bibliotekë të pasur me shumë libra shqip.


 



Berit i donte shqiptarët. Ajo brengosej për ta.

I shihte të përçarë, ndërsa dëshironte që ata, së paku në atë etapë të historisë së tyre të ishin të bashkuar. Ajo bënte një jetë thuaja se krejtësisht shqiptare. Jetonte me shqiptarët e militonte në dobi të çështjes së tyre. Ishte familjarizuar me Kosovën. Ishte e dashuruar në shqiptarët. Nuk pata shkuar në Tropojë me Beritin. Nuk iu ngjita bjeshkës me të. Një vit më vonë atë e vrau gjakatarisht xhelozia e një çobani shqiptar.
 
Më ngelën kujtimet e mia nga takimet në vende të fshehta si në bjeshkën Horjul në Slloveni, në katet e sipërme të Nebotiçnikut në Lubjanë, qosheve të restorantit Maxi…, ecjet rrugëve të qytetit të vjetër. Të qeshurat e saj, të gjitha të dala nga zemra, dhe emri im nga goja e saj.
Berit Backer ka bërë punë të madhe për Kosovën. Do të bënte edhe më shumë. Për të mund të flasin dhe duhet të flasin Gazmend Pula dhe Nufri Lekaj. Ishin bashkëveprimtarë të pandashëm dhe shumë të vlefshëm të saj e të çështjes shqiptare.



Le ta kujtojmë dhe kurrë mos ta harrojmë Berit Backerin. Ishte heroina e Kosovës. E ka shpërblyer Presidenca deri tash?! E ftojmë ta nderojë me mirënjohjen më të lartë. Sa më parë. Ndryshe, turpi s’lahet. E kujtoj me dhimbje e mall, krenar për një rrugëtim sado të shkurtër që bëmë . Dhe përulem. (dialogplus)Salih KABASHI


Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...