2015-11-11

Shakatë dhe misteri te Borgesi

Takimet mes V. S. Naipaul dhe Luis Borges në Argjentinën e pas viteve ‘70 vijnë në një rrëfim të gjatë që Naipaul bën në librin me ese “Shkrimtari dhe bota”, sjellë në shqip nga botimet “Saras” 

Alda Bardhyli 
Historitë e diktaturave janë të gjitha njësoj. I ulur në një kafene në Buenos Aires, V. S. Naipaul dëgjonte rrëfimin mbi diktaturën në Argjentinë nga Luis Borges. Kur fliste për Eva Peronin, gruan historia e së cilës ishte legjenda e fshehur e Argjentinës, vështrimi i tij merrte ngjyra gëzimi.
“Kjo është një histori që unë nuk do të mund ta shkruaja kurrë”, thotë Borges, i bindur se asnjë varg apo tregim, sado i gjatë, nuk do të mund të japë asnjëherë atë çfarë vërtet jetoi e besoi kjo grua. Nën kaosin e një vendi që ende nuk ishte ndarë nga e shkuara, dhe ku censura ndihej ende në shtyp, V. S. Naipaul, e dinte se as orët e gjata nëpër arkiva, apo dhe takimet me personazhe të njohur të atyre viteve nuk do t’i tregonin Argjentinën e vërtetë, siç mund ta bënte rrëfimi i një poeti. E kishte njohur Borgesin herët përmes veprave të tij, dhe kur udhëtoi drejt Buenos Aires, e vetmja gjë që ruajti me kujdes ishte numri i tij i telefonit. Orët e bisedave të gjata në kafenetë e zhurmshme argjentinase, apo shëtitjet në rrugën e preferuar të poetit, do të ishin më shumë se një shkëmbim eksperiencash mes dy shkrimtarëve. Në morinë e biografive apo studimeve mbi veprën dhe jetën e Borges është veçuar nga stili dhe mënyra e të vështruarit, rrëfimi që V.S. Naipaul bën për Borgesin e këtyre takimeve.
***
Në librin “Shkrimtari dhe bota” sjellë në shqip nga botimet “Saras” nën përkthimin e Blendi Lamit, mund të ndalesh dhe të qëndrosh gjatë në kapitullin për Argjentinën, më pas te portreti që Naipaul i bën Borgesit. Një portret i shkruar me sinqeritetin e një shkrimtari që di të shohë brenda trupit të një shkrimtari tjetër, për të nxjerrë prej andej dimensionin e një njeriu që qe në njëfarë mënyre shpirti i Argjentinës. Një shkrim ku Naipaul është zhveshur nga sqima e një njeriu që shkruan, duke i dhënë Borgesit atë çfarë ai nuk ia dha asnjëherë vetes, duke zbuluar dalëngadalë gjuhën e një misteri që rrethonte gjithnjë veprën e tij. Për V. S. Naipaul, ironia te Borgesi qëndron në faktin se në pikën e tij kulmore, nuk është as misterioz as i vështirë. “Poezia e tij është e kapshme lehtësisht, pjesa më e madhe e saj është madje romantike. Temat e tij kanë mbetur të pandryshuara për pesëdhjetë vitet e fundit: paraardhësit e tij ushtarakë, vdekjet e tyre në betejë, vetë vdekja, koha dhe Buenos Airesi i dikurshëm. Ka shkruar gjithashtu rreth një duzinë tregimesh të suksesshme. Dy apo tre prej tyre janë të drejtpërdrejtë, madje të shkruara me një stil të vjetër, histori detektivësh (njëri është botuar në të përmuajshmen amerikane “Ellery Queens Mystery Magazine”).
Disa të tjerë shtjellojnë, në mënyrë kinematografike, jetën e ndyrë të Buenos Airesit në kapërcyell të shekullit. Gangsterëve u ka dhënë staturë epike, ata fuqizohen, pastaj sfidohen ose marrin arratinë, – shkruan Naipaul. Por, reputacioni i tij anglo-amerikan si një argjentinas i verbër dhe i vjetër, shkrimtar i tregimeve shumë të pakta, shumë të shkurtra dhe shumë misterioze, kaq i fryrë dhe i pavërtetë e errëson madhështinë e tij, sipas Naipaul, duke menduar se pikërisht kjo gjë i ka kushtuar mosmarrjen e çmimit “Nobel”. Naipaul e nis rrëfimin për Borgesin duke perifrazuar një shprehje të tij, që është dhe sot si një totem për njerëzit e letrave. “Gjëja më e rëndësishme është imazhi që krijon për vetveten në mendjen e njerëzve të tjerë. Shumë njerëz mendojnë për Bërnsin (Robert Burns) si një poet mediokër. Por, përveç poezisë, ai shquhet për shumë gjëra të tjera, dhe për këtë njerëzit e adhurojnë. Në fund të fundit, ky imazh – siç është edhe rasti i Bajronit – mund të jetë më i rëndësishëm sesa vepra letrare”, do të shprehej Borgesi.
***
Loja që Borges bën me fjalët, për Naipaul vjen natyrshëm tek ai. Kjo gjë i tërbon kritikët, por Borges është një burrë që s’mund të jetojë pa shakanë. Zotërimi i fjalëve dhe vendosja e tyre në kontekstin e duhur, është një art që Borges e ka fituar herët. “Borgesi merr një fjalë, p.sh. ‘i pavdekshëm’, dhe luan me të. Le të supozojmë, thotë ai, se njerëzit janë me të vërtetë të pavdekshëm. Jo vetëm njerëz që janë në moshë të thyer dhe nuk vdesin, por edhe njerëz të pashkatërrueshëm e të fuqishëm që i mbijetojnë përjetësisë. Cili do të ishte rezultati? Përgjigjja e tij, që përbën thelbin e tregimit, është se çdo eksperiencë e përfytyrueshme do t’i ndodhë çdo njeriu në një kohë të caktuar, se çdo njeri do të marrë në një kohë të caktuar çdo karakter të përfytyrueshëm dhe se Homeri (heroi i maskuar i këtij tregimi të veçantë), në shekullin XVIII, mund të harrojë madje se pati shkruar ‘Odisenë’. Ose, të marrim fjalën ‘e paharrueshme’. Le të supozojmë se diçka ishte me të vërtetë e paharrueshme dhe nuk mund të harrohej për asnjë moment; supozojmë që kjo gjë ju ndodh, ashtu siç ju bie në dorë një monedhë. Le ta zgjerojmë më tej idenë. Supozojmë që ekziston një burrë – por jo, ai duhet të jetë një djalosh – që nuk mund të harrojë asgjë dhe kujtesa e tij, për pasojë, fryhet e fryhet me detaje të paharrueshme çdo minutë të jetës së tij”, shkruan Naipaul, duke hyrë brenda lojërave intelektuale të Borgesit, duke thënë se pjesa e tij më madhore prozaike, e cila është gjithashtu më e shkurtra, është thjesht një shaka. “Kjo është njëherazi absurde dhe e përkryer: parodi e shkëlqyer, ide groteske. Misteri dhe shakatë e Borgesit të bëjnë për vete. Por ato duhet të vlerësohen për atë çka përfaqësojnë; ato nuk mund të mbështesin gjithmonë interpretimet metafizike që u drejtohen. Megjithatë, ka shumë gjëra ku mund të kapen kritikët akademikë. Disa prej shakave të Borgesit kërkojnë një shfaqje ekstravagante njohurish të çuditshme”, shkruan Naipaul. Janë shumë gjëra që Borges i kujton Naipaul, shkrimtarin brenda tij. Të njëjtën qasje që ai ka ndaj disa gjërave në dukje të parëndësishme, e ndien dhe Naipaul, ndaj e besonte dyshimin e një zonje argjentinase, e cila mendonte se Borgesi aktronte me sjelljen e tij. Por Naipaul e di se ai nuk aktron, ashtu siç e di çmimin e të jetuarit të një jete gjithnjë në kërkim të thellësive. Nuk është e lehtë të jetosh në thellësi, të jesh gjithnjë në skajin më të ndjeshëm të gjërave. Përmes shakave që i thotë ashtu natyrshëm, Naipaul lexon vuajtjen që ai ndien. E kaluara e tij argjentinase është pjesë e popullaritetit të tij; të paktën në këtë mënyrë ai e shet të kaluarën e vet dhe, mbi të gjitha, ai tregohet patriot. E nderon flamurin, ku një i tillë valëvitet në ballkonin e zyrës së tij në Bibliotekën Kombëtare (në atë kohë Borgesi ishte drejtor). Emocionohet kur dëgjon himnin kombëtar, por, në të njëjtën kohë, sa t’i krijohet rasti, mezi pret të deklarojë shkëputjen e tij nga Argjentina. Për të plotësuar rrëfimin për Borgesin, ai tregon një histori të treguar prej Norman di Xhovani: “Në dhjetor 1969, ndodheshim në Universitetin e Xhorxhtaunit, në Uashington. Personi që bënte prezantimin, ishte një argjentinas nga Tukumani (Tucumán). Ai shfrytëzoi rastin për t’i bërë me dije audiencës se regjimi ushtarak kishte mbyllur Universitetin në Tukuman. Borgesi ishte krejtësisht i pavëmendshëm ndaj fjalëve të këtij personi, derisa i dëgjoi gjatë rrugës për në aeroport. Dikush filloi të fliste për këtë çështje dhe papritmas Borgesi mori zjarr. ‘Po ti nuk e dëgjove se ç’tha ai burri? Kanë mbyllur universitetin në Tukuman’. E pyeta se pse u acarua dhe ai m’u përgjigj: ‘Ai njeri shau vendin tim. Askush nuk mund të flasë në atë mënyrë për vendin tim’. Unë i thashë qetësisht: ‘Borges, ç’do të thuash me fjalët ‘ai njeri’? Ai njeri është argjentinas. Dhe është nga Tukumani. Dhe ai tha një të vërtetë. Ushtria ka mbyllur universitetin në Tukuman”. Por si duket Borgesi? Borgesi ka një trup mesatar. Sytë e tij pothuajse të verbër dhe shkopi që mban me vete ia shtojnë veçantinë pamjes së tij. Ai tregon kujdes në veshje dhe thotë se është një shkrimtar i shtresës së mesme dhe një shkrimtar i shtresës së mesme nuk duhet të vishet si pispilluq ose shumë sportiv. Borgesi është i sjellshëm: ai mendon, ashtu si Sër Tomas Brauni (Sir Thomas Browne) se një zotëri fisnik është dikush që përpiqet të krijojë sa më pak telashe. “Duhet të lexoni medoemos veprën e Braunit ‘Religio Medici’.
Atëherë mund të kuptohet se, në disponueshmërinë e tij – dëshirën e tij për të dhënë intervista të gjata që janë përsëritje të intervistave të mëparshme, te Borgesi gërshetohet ideali i shtresës së mesme për modesti dhe sjellje prej fisniku me privatësinë e shkrimtarit, kjo e fundit shumë e nevojshme për punën e shkrimtarit. Historia e jetës së tij përshkruhet ashtu si ai vetë e ka treguar në shumë intervista: lindja e tij në Buenos Aires më 1899-n, i biri i një avokati, paraardhësit e tij ushtarakë, qëndrimi për shtatë vjet i familjes në Europë, nga 1914-a, më 1921-shin (kur peso kishte vlerë, dhe Europa ishte më e lirë se Buenos Airesi). Libri i parë me poezi i Borgesit titullohet “Zjarrmia e Buenos Airesit”. Në parathënien e tij, ai thotë se po përpiqej për të lartësuar qytetin që po zhvillohej dita-ditës në një mënyrë të veçantë. “Ashtu si romakët që pëshpëritnin fjalët ‘numen inest’, ndërsa kalonin nëpër pyll, edhe ‘këtu mbretëron një zot’, deklarohet në vargjet e mia, duke përshkruar mrekullinë e rrugëve … Çdo ditë, vendet bëhen, pak e nga pak, të shenjta”.
Por sipas Naipaul, Borgesi nuk e ka shenjtëruar Buenos Airesin. “Qyteti që sheh vizitori nuk është qyteti i poezive, ashtu siç ka mbetur Simla, qyteti i historive të Kiplingut. Ky i fundit u mundua shumë për të zbuluar një qytet të vërtetë. Buenos Airesi i Borgesit është personal, një qytet imagjinar. Dhe tani qyteti po rrënohet. Në zonën jugore të qytetit, ku banon Borgesi, mbijetojnë akoma ca ndërtesa të vjetra me porta të rënda dhe veranda të pjerrëta, secila prej të cilave me tjegulla të ndryshme. Por, në shumë raste, verandat e brendshme janë bllokuar, pasi ndërtesat e vjetra janë shembur. Flamuri argjentinas në të bardhë dhe blu të zbehtë që varet në ballkonin e zyrës së Borgesit në Bibliotekën Kombëtare, është i pistë nga pluhuri dhe tymi. Kjo ndërtesë, ndoshta më e hirshmja në zonë, përdorej si spital dhe burg në kohën e diktatorit Rosas, më shumë se njëqind vjet më parë. Ka ende bukuri në kangjellat me thumba të mprehta, portat e larta prej hekuri, dyert e gjera prej druri. Por brenda, mureve u ka dalë boja dhe u ka rënë suvaja, xhamat e dritareve në oborrin qendror janë thyer; më tej, pasi kalon kopshtin, sheh rroba të palara të varura në një korridor, pllakat e shkallëve janë bërë copë-copë dhe shkallarja metalike në formë spirale është bllokuar nga hedhurinat. Është ndërtesë qeveritare, një departament i Ministrisë së Punës, e cila dëshmon një administratë që po mbyt një qytet në agoni, një vend që nuk ka punuar në të vërtetë”, përshkruan Naipaul. Por pak rëndësi kishte si dukej tashmë qyteti, pas javëve të tëra jetuar aty.
***
Borgesi kishte mundur me forcën e artit ta bënte këtë qytet kaq grishës e imagjinar, sa shumë njerëz të duan të udhëtojnë sërish aty, në Argjentinën e poezive të tij plot dritë. Ky është vizioni i artit, shakaja që Borges e përdor aq mjeshtërisht, sa në grackën e saj bien dhe shkrimtar kalibri si Naipaul. Ky është arti i vërtetë, ta bësh të paharrueshme një rrënojë. Në takimin e tyre të parë Borgesi i kishte thënë “Unë nuk shkruaj për njerëz të degjeneruar”, duke treguar kështu arratisjen e bukur nga realiteti, për të krijuar Argjentinën e tij mitike, ndaj së cilës mijëra lexues dashurohen ende sot. Takimi i fundit mes Naipaul dhe Borges do të ndodhte pas kthimit të tij nga Montevideoja ku kishte shkruar për një javë pushime. Ja si e përshkruan Naipaul. “E takova Borgesin kur u kthye. Një vajzë simpatike po e ndihmonte të zbriste shkallët e Universitetit Katolik. Dukej më i brishtë, më i dobët fizikisht; duart ia shtrëngoje më lehtë. Ndoshta ia kishin marrë energjinë intervistat e shumta. I kishte mbetur në mendje katastrofa në Montevideo, ndaj ndihej i pikëlluar. Montevideoja ishte diçka tjetër që ai kishte humbur. Në një poezi, “Mëngjeset në Montevideo” janë ndër gjërat për të cilat ai falënderon “labirintin hyjnor të shkaqeve dhe efekteve”. Tashmë, Montevideoja, ashtu si Buenos Airesi, ashtu si Argjentina, ishte e magjishme vetëm në kujdesën e tij dhe krijimtarinë e tij”. V. S. Naipaul na e ringjall Borgesin me këtë rrëfim, duke të bërë të jetosh me ta duke i ndjekur pas në Argjentinën e atyre viteve. Udhëtimi bri tyre, është vetëm një pjesë e një udhëtimi të paharrueshëm që Naipaul të fton të bësh në librin “Shkrimtari dhe bota” të cilin e botoi për herë të parë më vitin 2002. Një libër që, ashtu si vetë shkrimtari thotë, është i mbushur me copëza të vyera që e kanë bërë të kuptoj më shumë nga bota, të cilave u është përkushtuar i tëri. Një libër i nisur nga një kureshtje e pambarimtë për të parë deri në zemër të qyteteve, që dikur ishin thjesht fjalë të shkurtra në harta, dhe për t’i shpalosur ato në mijëra fjalë. Një libër ku Borgesi është vetëm një nga qindra udhëtarë, që të bëjnë ta shohësh ndryshe botën.

Kim Mehmeti, në një rrëfim për letërsinë dhe Shqipëritë tona…

Botimet “Saras” promovojnë sot në orën 13.00 në Panairin e 18-të të librit që hap siparin në Pallatin e Kongreseve romanin “Shpërngulja e të vdekurve”, në praninë e autorit Kim Mehmeti. Një rrëfim i jashtëzakonshëm mbi të shkuarën, ndërtuar përmes personazhesh që na kujtojnë forcën e identitetit tonë…
kim-mehmetiKim Mehmeti, një nga personazhet më të njohura të letërsisë shqipe këto tri dekadat e fundit do të jetë sot në një diskutim të hapur përballë lexuesve, mbi romanin e tij të fundit “Shpërngulja e të vdekurve”, botuar nga “Saras”. Aktiviteti do të zhvillohet në orën 13.00 në sallën ovale, në Pallatin e Kongreseve, ku sot hapet sipari i 18 i Panairit të Librit. I shkruar në një stil të veçantë, romani në të përfshin që në faqet e para, duke të bërë pjesë të historisë, e cila ngjason si një rrëfim autobiografik i shkrimtarit. Një rrëfim i cili papritur i ngjason historisë tënde ose historive që ke dëgjuar shpesh në diskutime familjare. Kjo, pasi subjekti i këtij romani, është i lidhur fort me identitetin tonë historik. Një nga zërat më aktivë për sa i përket çështjes shqiptare, sidomos në Maqedoni, Mehmeti ka bërë me këtë roman një “kushtetutë shpirtërore të shqiptarëve”. Përmes rrëfimeve të gjyshes së tij imagjinare, që u ngjan aq shumë gjysheve të secilit prej nesh, portretizohet mendja femërore shqiptare, e cila gjithnjë ka qenë e aftë të ruajë kujtesën. Në një kohë kur arkivat nuk ekzistonin, dhe kur gjithë memoria historike dukej se kishte humbur bashkë me zhvillimet që ndodhnin në Ballkanin e trazuar, femrat shqiptare ditën me mprehtësinë dhe aftësinë për të parashikuar të ardhmen, atë çfarë sot quhet historia jonë. Ky roman është kthimi i një borxhi të madh që ne i kemi gruas, përshkruar me tonet më të ndjera, dhe dashurinë më të madhe që një shkrimtar mund t’u japë personazheve të tij. Mehmeti e di që për të bërë letërsi të madhe nuk duhen subjekte të mëdha. Mjafton të marrësh një histori nga mëhalla jote, ashtu siç e merr ai nga fshati i tij i lindjes. Personazhet orvaten të gjithë aty, dhe kanë qenë pjesë e rrugëtimit të jetës së shkrimtarit që në fëmijëri. Ai di çdo lëvizje dhe mendim të tyrin, dhe me kujdes ia ravijëzon në libër. Për vetë Mehmetin, ky është një roman i rëndësishëm. Një roman që siç e tregon nuk ka përfunduar me mbarimin e shkrimit, por ka mbetur gjatë në sirtarë për t’iu rikthyer sërish gjatë dy viteve. Një roman, që mbart brenda gjithë dashurinë e tij për vendin që duket nuk e ka gjetur ende rrugën drejt progresit.

Vdes Gunnar Hansen, vrasësi më famëkeq në “The Texas Chainsaw Massacre”


fleshwounds-part7

Lajm i trishtuar – Gunnar Hansen vdiq të shtunën në shtëpinë e tij në Maine.
Sipas BBC, aktori ishte 68 vjeç dhe vuante nga kanceri pankreasit.

texas-chainsaw-massacre-1280jpg-56a3be_1280w
Gunnar është ndoshta më i njohur për rolin e tij për vrasësin më famëkeq në filmin e njohur horror “The Texas Chainsaw Massacre”, transmeton Klan Kosova.
Hansen ka lindur në Reykjavik, Island, por ishte transferuar në Amerikë bashkë me familjen e tij në moshën 5 vjeçare.
Ishte miku i tij Mike Eisenstatd, i cili ka konfirmuar vdekjen e tij.
leatherface-texas-chainsaw-massacre

Shkrimtari Rudolf Marku është shpallur fitues i çmimit letrar “Kadare”.


fonddacioni-mapo2-1024x708


Ku çmim është dhënë nga Fondacioni Mapo, pas një konkursi, ku morrën pjesë disa punime, nga të cilat u vlerësua me çmimin e parë ai i Rudolf Markut.
Çmimi u dha në mjediset e Friend’s Book Houses, një vend i njohur për miqtë e librit në kryeqytet, ku u mlodhën në orën 17:00, shkrimtarë e personalitete të kulturës për të finalizuar edicionin e parë të kësaj natyre, me autorin më të mirë të vitit në prozë. I ngritur me nismën e Fondacionit Mapo, synimi i çmimit është promovimi dhe nxitja e krijimtarisë origjinale shqiptare.
Duke u përballur me prurje të konsiderueshme letrare, juria mes 35 autorëve që kanë paraqitur dorëshkrimet ka selektuar 9 prej tyre. Përgjatë procesit të shqyrtimit të lëndës letrare të paraqitur, juria ka vlerësuar se ka pasur një interes të madh prej autorëve, duke shfaqur tendenca të lëvrimit të gjerë të prozës.
Skema e vlerësimit nga juria për çmimin letrar “Kadare” ishte përcaktuar nga prurjet për të dhënë fituesin e duhur dhe në mënyrë transparente. Ndërsa kriteri për autorët ka qenë dorëzimi i veprës në dorëshkrim, me vlerësimin e hapur: për t’u afruar pa dallim autorë të njohur dhe të panjohur, në lëvrimin e të gjitha llojeve letrare në prozë.
Fituesi, siç është bërë e njohur, do të shpërblehet me 10 mijë euro, ndërsa gara është mbyllur më 31 tetor. Ky çmim shpallet dy ditë para hapjes së Panairit të Librit, duke dhënë një mundësi tërheqjeje të vëmendjes. Ndërsa fituesi botohet ekskluzivisht nga Botimet Mapo dhe ia kalon të drejtat e autorit këtij enti.
Çmimi “Kadare” është vetëm një pjesë e një katërkëndëshi, ku përshihet Qendra e Studimeve Letrare “Kadare”, Ditët Letrare të Razmës dhe hapja e një dege për “Shkrimin Krijues (Creative Ëriting) në UET.
Ndërsa suplementi i fundjavës në gazetën Mapo, “Mapo Libri&Ide” do i kushtohet vetëm letërsisë. Në vitet e ardhshme ky çmim do të jepet në javën e parë të muajit maj, në Ditët Letrare të Razmës.
Por çmimi “Kadare” vetëm këtë vit do të akordohet në muajin nëntor, ndërsa në vitet e ardhshme themeluesit e çmimit kanë vendosur ta akordojnë në muajin maj, gjatë aktivitetit “Ditët Letrare të Razmës”, të organizuar nga Qendra e Studimeve të Letrave Shqipe “Kadare”, shkruan Gazeta Mapo.

Sot hapet panairi i librit në Tiranë, më i madhi në rajon


auto_panairi-librit-tirana-20081415812790-650x358

Sot fillon edicioni i 18-të i Panairit të Librit “Tirana 2015” i cili do të jetë i hapur deri me 15 nëntor.
Ky panair do të bashkojë të gjithë njerëzit që merren me letrat shqipe: autorët, botuesit, lexuesit, përkthyesit, përfaqësuesit e shtypit dhe të medias etj, me synimin për të krijuar e zhvilluar kontakte tradicionale midis tyre, duke synuar promovimin dhe nxitjen e leximit në masat e gjera, veçanërisht te të rinjtë, në kushtet e mungesës së sistemit të shpërndarjes së librit në vendin tonë.
Tema e Panairit të sivjetshëm është “E ardhmja e librit digjital në Shqipëri”. Në këtë kuadër, Shoqata e Botuesve Shqiptarë, organizatore e Panairit, ka menduar edhe dy aktivitete për librin digjital, një konferencë dhe një ëorkshop praktik për prodhimin e librit apo dizajnit të librit të digjitalizuar.
Gjithashtu së bashku me Vodafone Albania, do të shpallet projekti për leximin nëpërmjet telefonit dhe përdorimit të teknologjive të reja të leximit edhe në Shqipëri.
Gjatë 5 ditëve të Panairit do të organizohen aktivitete të shumta. Krahas çmimeve tradicionale të përvitshme të Panairit, këtë vit do të ketë një çmim të veçantë përkthimi “Fan.S.Noli”, që do të jetë figura që do të nderohet këtë vit, me rastin edhe të 50-vjetorit të vdekjes.
Në Panairin e 18 të Librit do të marrin pjesë rreth 100 shtëpi botuese vendase e të huaja, institucione të arsimit të lartë, dhe organizata të tjera që punojnë me librin.

Rasim Bebo : GËRSHËRË NË RRËNJËT E ORIGJINËS



Të nderuar bashkatdhetarë: sot më datën 3 nëntor 2015 në ”Gazetën Shqiptare”plasi si një bombë, që mohon origjinën tonë pellazge, që mohon “Perandorinë Pellazge me kryeqytet Dodonën në Çamëri”, artikulli i zotit Kristo Frashëri : “Ilirët nuk janë pasardhës të pellazgëve”,

Zonja Nevila Nika shkruan: “ky botim vjen në bashkëpunim me Qendrën Kërkimore “Ligji, Norma dhe Tradita””, pranë Fakultetit Juridik në UET, që drejtohet nga unë. Libri është pjesë e projektit “Çamëria si një çështje shkencore”.

Ju zonja Nevila, shkruani në ngjashmëri si për Kartagjenën e shkatërruar nga konsulli romak në antikitet, në analogji me Napolon Zervën që shkatërroi Çamërinë para shtatëdhjetë vjetëve. Ju vlerësoni botimet e reja në këtë fushë: “EpiriI jugut, Çamëria” me një grup autorësh dhe librin e Mentor Nazarkos, “Lufta e fundit”, për pronat e shqiptarëve në Greqi, i cili nuk flet për ligjin agrar 7501 të ndarjes së tokës në Shqipëri, që dekretoi ish kryeministri Sali Berisha, për dhënien në pronësi të tokave shqiptare për familjet minoritare greke në jug të vendit, duke i kthyer ato në “troje greke”. Madje në vitin 1994, pas një pakti me qeverinë greke, lejoi me ligj regjistrimin e këtyre trojeve shqiptare edhe në kadastrat e pronësisë greke. Dhe shumë privilegje të tjera të lëshuara nga ky ish kryeministër. Të cilit, kisha greke i jep Sali Berishës titullin e lartë:“Bekimi ynë i artë” për shërbime të shquara ndaj Greqisë, (28/dhjetor/2011 speciale nga AMA news).

Zoti Kristo Frashëri dhe zonja Nevila Nika, nuk i përmendin autorët e historisë shqiptare të përkthyer në gjuhën shqipe përgjatë të quajturës “demokraci”, si Edwin Jaskues “Shqiptarët”, Mathieu Aref “Shqipëria” (historia dhe gjuha) “odiseja e pabesueshme e një populli parahelen” bot. 2007, dhe “Mikena”; Xhan Klod Faverial “Historia” 2004; Tajar Zavalani “Historia e Shqipërisë” bot. 1998; Dhimiter Pilika “Pellazgët, origjina jone e mohuar” bot. 2005; Robert Anxheli me shtatë volume përmbledhje e librit “Enigma”; Karl Rainhold “Netët pellazgjike”. Këto libra dhe të tjera, ju nuk i keni përfillur, se ato i vënë grekut kufirin te thana.

Zoti Kristo, ju rrëmbyet gërshërën për të prerë rrënjët e origjinës me stërgjyshin tonë pellazg. Por shqiptarët rrjedhin nga ilirët dhe këta nga pellazgët që ishin banorët e parë, para se të vinin semito-egjiptianët (grekët). Perandoria Pellazge me epiqendër Dodonën në Çamëri, ka luzmuar (lumturuar) në rajonet ballkano-danubiane, në pellgun e Mesdheut, në Azinë e vogël, në gadishullin Apenin, në gadishullin Iberik, në Kaukaz, Palestinë...etj.

Herodoti, “babai i historisë” i ka përmendur shumë herë pellazgët. Të gjitha trevat që më vonë u quajtën Greqi, fillimisht quheshin Pellazgji… ai pohon se vendi i kultit apo vendi i shenjtë parahelen, më i lashti dhe i vetmi i njohur, ishte ai i pellazgëve në Dodonë. Kjo është vërtetuar nga Homeri (Iliada XVI. 234), i cili e trajton Zeusin jo vetëm si pellazg për nga origjina, por ai e cilëson më tepër “Dodonas”. (Aref Mati “Mikena” f.67) dhe më tej “Ilirët kanë për stërgjysh “pellazgët”, të cilët bashkë me “etruskët” (një fis tjetër pellazg), përbëjnë themelin e dy qytetërimeve më të mëdha perëndimore: atij grek dhe romak. Është provuar se qytetërimi grek ka lindur pas shek VII- pes. (“Pellazgët antik.. “ Paris 7/6/2007).

Robert D’Anxheli shkruan: “...populli i racës pellazge kudo fliste me dallime të vogla dialektore të njëjtën gjuhë: pellazgjishten... , ka qenë po ajo gjuhë kudo në këtë epokë dhe nuk e vëmë në dyshim, kemi gjithashtu, të shohim dhe dëshminë e Biblës që thotë tekstualisht: “para shpërhapjes, që ndodhi në Kohën e ndërtimit të kullës së Babilonisë, gjithë njerëzimi fliste një gjuhë të njëjtë të vetme”(“Enigma” f. 200).

Edwin Jasques shkruan: “Tukididina thotë: se Akropoli më i njohur i botës, ai i Athinës fqinje, nuk u ndërtua nga grekët, por nga këta pellazgë, banorët e parë u vendosën aty para vitit 2000 pes.” “Shqiptarët” f.67.”

Për të thënë të vërtetën, Greqia ka nisur të quhet zyrtarisht dhe përgjithësisht Hellas për gjithë botën, vetëm shumë vonë, kur u krijua si mbretëri e pavarur më 1830. Më parë, dhe sidomos gjatë perandorisë Bizantine, ajo asnjëherë nuk është quajtur Hellas ose Grecia, as Perandoria Greke, ose Helenike, po gjithmonë Perandoria Bizantine dhe Perandori Bizantin, kurrë nuk është cilësuar si grek ose hellas. Ato që shkruhen për të, janë manipulime greke.

Po tregojmë hartën e vërtetë të Greqisë të marrë nga Enciklopedia Amerikane vol. 13 f.377 bot. 1828. Korrigjimi në vitin 1971, tregon shtetin grek që fitoi pavarësinë në vitin 1826, me kufirin që kalon në jug të Epirit, të Thesalisë dhe në veri të Eubesë dhe në Detin Egje. Prof. Dr, Hasan Kalleshi shkruan: “Vilajeti i Janinës nuk iu bashkëngjit Greqisë. Në vitin 1826 dhe deri në vitin 1913 greku nuk mundi të zgjerohej në veri në territorin e Epirit, Thesalisë dhe Maqedonisë. Për këtë duhet lavdëruar Abedin Pashë Dino”.

( Shiko harten ne krye)

Ka disa autorë që flasin vetëm për ilirët, se janë një pjesë e tërësisë pellazge, shkruajnë për pjesën dhe nuk e zënë fill të tërën, nga kjo e tërë, kanë lindur tre shtete pasardhës të pellazgëve ilirët, maqedonët dhe epirotët.


Zoti Kristo Frashëri, ju shkruani, se shqiptarët dhe grekët, pasardhës të ilirëve dhe helenëve të lashtë, banojnë në fqinjësi me njëri-tjetrin që nga periudha parahistorike dhe që vazhdon deri në shekullin e nëntëmbëdhjetë. Por nga Robert Tempel lexojmë: “grekët dhe hebrenjtë janë shumë të vonshëm në historinë e lashtë, sa që mund të themi se bëhet fjalë për mijra vite distancë, përpara se vetë emrat Greqi dhe Hebre të vinin në jetë” nga kjo kuptojmë se ilirët, me semito-egjiptianë (grekë) nuk kanë të njëjtën origjinë. Shqiptaro-pellazgët, grekët i quanin barbarë dhe asnjëherë nuk kanë bashkëjetuar në fqinjësi të mirë.

Në vitin 1826 në Peloponez grekët kanë therur dhe zhdukur mbi pesëmbëdhjetë mijë shqiptarë, në vitin 1923 janë shpërngulur me forcë mbi gjashtëdhjetë mijë shqiptarë nga Çamëria: Follorina, Kosturi, Grebeneja, Janina, në këmbim me ortodoksit e Anadollit.

 Në vitin 1944-1945 greku masakroi Çamërinë dhe dëboi mbi tridhjetëmijë çamë myslimanë. Sot Greqia mban ligjin e luftës me Shqipërinë, dhe Çamërinë e quan inekzistente, vallë kjo është miqësia dhe qetësia me Greqinë?!

Dhe më tej, janë masakruar nga paraardhësit e Janullatosit, megjithëse e dinin që do të vriteshin nga banditët grekë që i udhëhiqnin, peshkopët që vazhdonin meshën në gjuhën amtare shqipe. Kundra këtyre pishtarëve të gjuhës shqipe, u përdor helmi, gropa e gëlqeres, thika, plumbi dhe sëpata. Helmuan Petro Nini Luarasin, me sëpatë i çanë kokën Papa Kristo Negrovanin dhe ia kthyen trupin ushqim për qentë, gjithashtu i prenë kokën dhe ia zhdukën At Staf Melanit, trupin e të cilit e varrosën pa kokë në kishën e Përmetit. Koto Hoxhin, që u mësonte fshehura nxënësve shqipen, peshkopi grek e spiunoj fshehur te kajmekami turk dhe pasi e arrestuan e varrosën në burgun e tmerrshëm të “Xhedikulit” në Kostandinopoje (nga Edwin Jasques).

Ju zonja Nevila, jeni funksionare në Universitetin UET, vallë ju nuk keni frikë kur ngrini zërin e Çamërisë në këtë universitet?... Në universitetin “Vitrina” para pesë-gjashtë vjetëve disa përfaqësues të Shoqatës “Qendra Studimore Pellazgjike”, i mbështetën krerët e Universitetit “Vitrina” për të shpallur të parën Konferencë të Qendrës Studimore Pellazgjike, por në këtë kohë në Universitet u bë një huliganizëm kundra Shoqatës Studimore Pellazgjike. Komisari i policisë, që e kishte në patronazh, vendosi aty situatën duke marrë masa kundër huliganëve. Ky komisar mbas pak ca kohësh është vrarë në Tiranë dhe vrasësi për të shpëtuar jetën u arratis në Greqi. Akoma kjo vrasje e dhimbshme nuk është zgjidhur.

Janë zhvilluar këtu në Tiranë tre mbledhje të Shoqatës së Studimeve Pellazgjike, ku kanë ardhur delegatë nga shtetet fqinje edhe unë kam ardhur nga SHBA-ja për të asistuar në këtë Simpozium në tetorin e vitit të kaluar. Fatkeqësisht, këtu nuk kishte ardhur asnjë i ftuar nga Qeveria dhe Akademia e Shkencave. Vallë kjo mospërfillje është vazhdimi i artikullit të Kristo Frashërit, që ju e mbështetni, se ilirët nuk janë pasardhës të pellazgëve?...

A ka më keq, se kur ministri i jashtëm grek, Venizellosi flet me ton urdhërues duke e ndjerë veten se është në shtetin e tij grek, brenda Shtetit Shqiptar. Nga zyra e Kryeministrit në Tiranë urdhëroi: “Dëgjoni, ju, shqiptarë!..kujdes, mos bëni naze për plotësimin e kërkesave të Athinës, siç janë: kufiri detar, problemi i çështjes çame, mosprekja e ligjit të luftës, ngritja e varrezave të reja, përvetësimi i Kishës ortodokse (prof. dr. Eshref Ymeri, internet: “Ministri i jashtëm grek… “ 24/10/2013).

Legjenda e Deukalionit u krijua për të fshirë plotësisht të kaluarën pellazge, një përmbytje që fshin gjithçka në mënyrë që të fillohet nga zero. Kështu si me magji, dolën në dritë Heleni i Deukalionit dhe Pirrhas: Helen, eponim i stërgjyshit të grekëve. (M. Aref “Shqipëria” bot. 2007 f.22.)

Grekët e kanë halë në sy emrin “pellazg”, sepse me zhdukjen e tyre, bëhen përvetësues të kulturës pellazge. Nuk duan të dëgjojnë emrin e Dodonës në Çamëri dhe kërkojnë ta vendosin në malin e Tomorit, për këtë shkruajnë disa persona në internet. Emri Çamëri iu vunë shumë historian grekë, duke i quajtur çamët kolonë turq dhe përfunduan në një rezolutë greke dërguar OKB-së, Kongresit Amerikan dhe BE-së duke ligjëruar se “Çamëria nuk ekziston”.

Gjatë kësaj kohe të “demokracisë” shumë çamër kanë dashur të shkojnë në Çamëri për t’u çmallur me vendlindjen e tyre, me varrezat e të parëve të tyre, me shtëpitë e tyre dhe me pasurinë e tyre. Por me pasaportën e tyre të paraqitur në sportelet greke, kur ata kur kanë parë emrin e Çamërisë dhe qytetin ku do shkonin në Çamëri, sportelisti grek i inatosur ua ka grisur pasaportën dhe ua ka hedhur në fytyrë, duke u thënë: “S’ka Çamëri!”... Qeveria dhe Akademia e Shkencave kanë heshtur dhe nuk e kanë bërë problem dhe as e kanë aprovuar rezolutën Çame për t’ia dërguar OKB-së, Kongresit Amerikan dhe BE-së. Kjo është fatkeqësi kombëtare.

Kështu, greku vazhdon dhe më tej: Ish PresidentiI Greqisë Stefanopullos thotë: “...unë shtoj bindjen time, se Greqia mirëpret shekullin e ri me kujtimet e luftës së përgjakshme për helenizimin, për çlirimin e të gjithë grekërve “skllevër”. Shqiptarët do të përsheshen të gjithë midis nesh dhe Serbisë së madhe, janë njerëz pa troje”. (Edit Harxhi dhe Mal Berisha shkurt-mars 1997) (Athinë 23/dhjetor/1999 marrë nga Athens News Agency (ANA)).

Si përfundim, hierarku ortodoks Janullatos, ka një detyrë të caktuar kishtare në Shqipëri. Ai e gjykon, se fronti më i mirë për t’i shërbyer Greqisë, do të ishte pikërisht qëndrimi në Shqipëri. Propozimi i Kryeministrit grek Cipras për zotin Janullatos, ishte një vlerësim i lartë për besnikërinë e tij ndaj Greqisë, sepse i ka kryer mirë detyrat në shërbim të kombit grek, kurse drejtuesit e Shtetit Shqiptar janë përulur dhe heshtur. Por deri kur do të vazhdojë kjo situatë poshtëruese?...

Rasim Bebo,Tiranë 10 nëntor 2015

-----------------------------------

Kristo Frashëri*


Kristo Frashëri lindi më 17 dhjetor 1920 në Stamboll, Turqi dhe është një historian shqiptar.

Kristo Frashëri është djali i parë i patriotit dhe rilindasit Anastas Frashëri dhe i Evdhoksi Tole-Ogrenit dhe rrjedh kështu prej njërës nga dinastitë e familjeve të Frashërit. I pagëzuar në kishën e Shën Triadhës së Fanarit në Stamboll, pati si kumbar Dhimitër Nolin, vëllain e peshkopit Fan Noli.

Prof. Kristo Frashëri ka një prodhimtari shkencore që mbulon një periudhë 70-vjeçare. Që nga viti 1938, kur ka botuar shkrimin e tij modest mbi Jeronim de Radën, ka botuar me dhjetëra e dhjetëra artikuj studimorë, referate historike, vëllime dokumentare dhe monografi shkencore, që trajtojnë pa përjashtim ngjarje, personalitete dhe procese të historisë së Shqipërisë.

Ka trajtuar temat nga historia politike, zhvillimi ekonomik, probleme shoqërore, mendimi filozofik dhe lëvizja kulturore shqiptare. Ndër to janë sprovat për të ndriçuar mjegullnajën shqiptare gjatë Mesjetës së hershme, rendin feudal mesjetar në viset shqiptare, formacionet shtetërore mesjetare, shqiptarët në Betejën e Kosovës (1389), figurën e errët të Musa Arvanitasit, tiparet e regjimit feudal turk në Shqipëri, jetën kulturore shqiptare gjatë shekujve të sundimit osman, Rilindjen Kombëtare Shqiptare, Luftën çlirimtare të Vlorës, zhvillimin e ekonomisë së tregut gjatë shekujve XIX-XX, jetën dhe veprimtarinë e Pjetër Bogdanit, Sami Frashërit.

Spikatin punimet shkencore të botuara pas vitit 1990, si: “Lidhja e Prizrenit 1878-1881” (Tiranë, 1997); “Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Jeta dhe vepra” (Tiranë, 2002); “Historia e Tiranës” (Tiranë, 2004); “Historia e lëvizjes së majtë në Shqipëri” (Tiranë, 2006); “Skënderbeu në burimet dokumentare shqiptare në shek.

XV” (Tiranë, 2005); “Identiteti kombëtar i shqiptarëve” (Tiranë, 2006); “Historiografia shqiptare në tranzicion” (Tiranë, 2006); “Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, 28 nëntor 1912” (Tiranë, 2008); “Historia e qytetërimit shqiptar” (Tiranë, 2008).

Botime

Historia e Çamërisë - 2015
Principata e Arbërisë : 1190-1215 - 2014
Jeta e një historiani - 2014
Ahmet Zogu : vështrim historik - 2014
Etnogjeneza e shqiptarëve - Vështrim historik - 2013
Historia e Dibrës - 2012
Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878-1881 - 2012
E vërteta mbi Shqiptarët e Maqedonisë dhe shtrembërimet e Enciklopedisë së Shkupit - (2010)
Historia e Kosovës. Dardania (Kosova Antike) - (2009)
Skënderbeu i shpërfytyruar - (2009)
Bajroni në Shqipëri dhe takimet me Ali Pashë Tepelenën (Vjeshtë 1809) - (2009)
Historia e qytetërimit shqiptar (Nga kohët e lashta deri në fund të Luftës së Dytë Botërore) - (2008)
Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë : (28 Nëntor 1912) - (2008)
Historia e lëvizjes së majtë në Shqipëri dhe e themelimit të PKSH-së (1878 - 1941) - (2006)
Himara dhe përkatësia etnike e himarjotëve - (2005)
Historia e Tiranës - (2004)
Skënderbeu - jeta dhe vepra - (2002)

Figurat e shquara të luftës për çlirimin e Kosovës



Në Prishtinë , doli nga shtypi libri i autorit Hetem Ramadan Ajeti me titull "Kosovë shumë mund dhe jetë u dhanë për ty"

Është botuar libri publicistiko-historik "Kosovë shumë mund dhe jetë u dhanë për ty",i autorit Hetem Ramadan Ajeti, veteran veprimtar dhe luftëtar institucional i Republikës së Kosovës.



Libri bënë fjalë pë veprimtarët e Çetës së Llapit drejt lirisë kujtime.

Libri është i dokumentuar me fotografi dhe shumë sllajde,që tregojnë historikun e luftës për Liri të popullit tonë.Libri ka 295 faqe.



Kapitull i veçantë është edhe vrasja e veprimtarit dhe luftëtarit të Zonës së Llapit,heroit Ali Ajeti(1957-1989) ....


Autori Hetem Ajeti,në librin e tij shkruan :"Historia e luftës së Kosovës duhet të shkruhet me fakte e jo me rrena" në të cilën përpos tjerash emërton 10 eprorët e parë të Ministrisë së mbrojtjes së Shqipërisë,që ishin angazhuar në misionin kombëtar të trajnimit të dy grupeve shqiptare nga Kosova,për të cilat kishte shkruar edhe Agjencioni Floripress,pa dorashka.


E vërteta e luftës në Kosovë po zbardhet, falë njerëzve protagonistë të luftës, të cilët nuk janë thyer as nga presioni, kërcënimet dhe vrasjet e bëra paslufte.


(Ali A. Ajeti dhe ‘Çeta e Llapit,’ janë nismëtarët e parë të krijimit të UÇK-së së Kosovës. Ai bashkë me shokët e Çetës e gjetën rrugën e çelësin e lirisë.)

Më 30 maj 2015  janë  bërë 26 vjet nga rënia heroike, në fushë të nderit dhe ballë për ballë me armikun, duke e mbrojtur rinin e popullin shqiptar të Llapit që kishin dalë në demonstratën e tridhjetë majit të vitit 1989 në qytetin e Besianës që tashmë ishte bërë kështjellë e rezistencës, qëndresës e protestave të një pas njëshme shqiptare.

Me  30 maj 1989 , ndërroi jetë, atdhetari dhe patrioti Llapjan i çështjes kombëtare Ali Adem Ajeti, që tërë jetën e tij me përkushtim fanatik ia kushtoi, çlirimit, lirisë dhe bashkimit kombëtar të Kosovës. Pas, një qëndrese heroike e jo të barabartë, vritet nga plumbat e armëve të armikut që vinin nga të gjitha anët. Aliu, përveç sulmeve nga toka ai sulmohej edhe nga ajri që shtihej edhe nga helikopteri e aeroplanët ushtarak. Vritet, pas qëndresës madhështore, vetëm 23 vjet, para ngjarjeve më të lavdishme të shqiptarëve të vitit 1999-ës, të çlirimit të Kosovës nga ushtria serbe të cilën aq shumë e deshi dhe e kërkoi për disa vite me radhë, për çka, më në fund e sakrifikoi, edhe jetën e shpirtin e tij të pavdekshëm.



ALI ADEM AJETI (10.08.1957 - 30.05.1989)

_______________________________

Gjeografikisht në veri të Kosovës, shtrihet krahina e Llapit. Populli i kësaj ane, që vazhdimisht e pandërprerë, luftuan për çlirimin e Llapit e trojeve tjera shqiptare. Luftërat, bëheshin në forma të ndryshme, varësisht prej armikut, kushteve e rrethanave historike. Me gjithë atë, të gjitha ato kishin një qëllim, largimin e shporrjen e armikut nga këto anë. Gjatë këtij shekulli, armiku kryesor dhe jo i vetëm i këtyre trojeve, ishte politika nazi-fashiste e Jugosllavisë Pashiqiste-Titiste të cilët sistematikisht e vazhduan, gjenocidin, zhdukjen e shpërnguljen e shqiptarëve nga tokat e paraardhësve të tyre.

Fshati, Laberion (Sveçël), nga mesjeta njihej si një vend për qëndresë e rezistencë luftarake, kundër të gjithë popujve pushtues të Shqipërisë gjeografike e veçanërisht atij osmano-sllav që me shekuj ushtruan dhunë e terror ndaj këtyre trojeve. Diku në mesin e këtij fshati, lindi e lëshoi shtat, trimi e atdhetari i ardhshëm i Llapit, apo më mirë me thënë komandanti i Çetës së Llapit.

Aliu, lindi më 10 gusht 1957 në fshatin Laberion të Besianës. Babai i Aliut, Ademi ishte martuar me nënën Vahiden e cila ishte nga fshati Dumosh e që ishte vajza e Ahmet Podvericës të cilët kishin ardhur gjatë shpërnguljes së madhe të shqiptarëve nga Toplica në vitet 1876-1878. Familja Ajei, është dalluar për qëndresë kombëtare e rezistencë gjatë të gjitha etapave e periudhave të rëndësishme të historisë, duke filluar nga Lidhja e Prizrenit e deri sot. Në ngjarjen e madhe të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë nga kjo familje, kishte marrë pjesë edhe Islam Ajeti i cili vritet më 1916, gjatë luftës së Parë Botërore. Gjithashtu edhe gjatë vitit 1945, vëllai i Islamit, Sahiti i cili pushkatohet nga çetniko-partizanët për kundërshtimin të hapur që kishte bërë kundër ndarjes së Kosovës nga shteti Shqipëtar.

Ismajl Ajeti-Bushi, ishte gjykuar dy herë nga gjyqet e Jugosllavisë që ishte dënuar me brgun më të rëndë për çështje politike, kundër shtetit. Ata patën tetë fëmijë. Aliun, Samiun, Arbimin, Muhametin, Mihanen dhe Izetin. Të gjithë fëmijët tjerë u rritën dhe u martuan që sot jetojnë me familjet e tyre të mbushur paplotë, nipa e mbesa. Ndërsa, Aliu nuk u martua asnjëherë, pasi ai kishte nisur luftën për çlirim e bashkim e që nënës i kishte thënë se: ‘do të martohem kur të çlirohet Kosova’. Nusja në liri është si lulja në dritare.

Familja e Ademit në fshatin Laberioni, bënte jetë jo të mirë pasi ajo ballafaqohej me skamjen që e kishte katandisur tërë Kosovën. Kjo e detyroi të largohet nga fshati e të vendoset në Besianë, duke shpresuar se do të jetë më lehtë për mbajtjen e familjes e shkollimin e fëmijëve. Kjo shpresë, dita ditës, vyshkej pasi edhe këtu e përcolli skamja, kur dihet se Ademi ishte punëtor në KNI ‘Ramiz Sadiku’ i cili dallohej si njëra nga ndërmarrjet më aktive në ndërtimin e Kosovës dhe përkrahjen e protestave e demonstratave të rinisë e studentëve të Prishtinës. Përkundër kushteve të tilla, Aliu arriti që ta kryen shkollën fillore në Laberion, ndërsa atë të mesme në Besianë.

Axha i Aliut, Hetemi, gjatë demonstratave të vitit 1968, është rrahur nga një polic që dy javë më vonë, ai i hakmerret policit i cili kishte mbetur i verbër për gjithmonë. Hetemi është dënuar me tre vjet burg. Gjatë vuajtjes së dënimit, Hetemi ishte njohur me shumë anëtarë të Komitetit të Demonstratave dhe Lëvizjes Kombëtare në tërësi. Gjatë demonstratës të vitit 1981 në Besianë me 1 e 2 prill, u plagosë me armë zjarri, bashk me veprimtarin e kushëririn e tij të afërt për nga gjaku, Sabri Hamitin mu në qendrën e parkut të qytetit nga policia serbe-jugosllave.

Populli shqiptar i Kosovës ishte i pakënaqur me kushtet e rrjedhat shoqërore, politike e kombëtare, qysh nga vitet 1945,( apo siç thuhej)’çlirimi’ që mbretëronin në Kosovë e viset tjera shqiptare në Jugosllavi. Rezistenca e përgatitjet për luftë kundër shtypjes e robërisë serbe, kishin filluar më herët sesa mendohet, por ajo shpërtheu në formën e demonstratave që prinin studentë e Universitetit të Prishtinës gjatë vitit 1981. Demonstratat filluan në Prishtinë, por ato u përhapën edhe në rajonet tjera. Në mesin e demonstruesve ishte edhe Ali Ajeti, i cili vepronte sa në Prishtinë ashtu edhe në Besianë. Që nga ky vit, Aliu bashkë me shumë moshatar të tij, e filloi veprimtarinë ilegale në Llap për tu mos u ndalur deri në vdekje. Gjatë viteve 1981-1983 ai i kryente të gjitha detyrat dhe obligimet që dilnin nga organizata ilegale; ‘OMLK-ja, të cilës organizatë i takonte edhe vet Ali Ajeti.

Edhe pas marrjes së të gjitha masave e shuarjes me dhunë të demonstratës së 1, 2 e 3 Prillit të vitit 1981si edhe vazhdimin e burgosjen e numrit shumë të madh të organizatorëve e pjesëmarrësve të demonstruesve në Besianë, rezistenca dhe veprimtaria kundër Jugosllavisë, vinte duke u rritur me një intezitetë edhe më të shtuar e cila vazhdoi edhe gjatë të gjitha viteve të ardhshme. Më 10 korrik të vitit 1981 në shtëpinë e Hamit R. Hamitit e cila gjindej në lagjen e fushalive të Besianës, së bashku me Hamit R. Hamitin, Avdi H. Gjatën (i cili është nip i Aliut) e Ali A. Ajetin e formuan Grupin Ilegal të Llapit. (GILL). Nga viti 1981 Aliu së bashku me shokët e organizatës vazhdonte pandërprerë të shkruante e shpërndante parulla, afishe, komunikata e detyra të tjera të nevojshme.. Ai, dallohej veçanërisht në organizimin e zgjerimin e organizatës me anëtar të rinj, pasi kishte fituar një besim të veçantë nga rinia heroike Llapiane. Më vonë, grupi u zgjerua me anëtarë të tjerë, anë e mbanë rajonit të Llapit e Kosovës. Gjatë tërë vitit 1981 e 1982 organizata zgjerohej me anëtarë të rinj, po që gati, asnjëherë nuk është ditur numri i vërtetë i anëtarëve, pasi Lëvizja vepronte me sistemin e treshit, për hir të konspiracionit. Duke e kuptuar se pushteti Jugosllav me hapat që filloi t’i marrë, kundër popullit shqiptar, gjatë muajit mars të vitit 1982, organizata ia shtoi vetes për obligim edhe përgatitjen për luftë, ‘nëse kërkesa e popullit nuk do të realizohet’, pasi që kthim prapa nuk kishte.

Këtij grupi në vazhdim iu bashkëngjitën edhe shumë anëtarë e anëtare të tjera të njohura nga Besiana siç ishin: Gjylë Krasniqi-Shota e Llapit, Fatime Gjata, Remzie Sheholli, Valbona Shala, Rukie Ajvazi, Magbule Shala, Rukie Selimi, etj

Gjatë viteve 1981, 1982, 1983, lëvizja edhe për kundër shtypjes e masave represive të UDB-es, aktivitetin e vet arriti edhe më tutje ta zgjeroi e shtrij në të gjitha pjesët e Kosovës e viseve tjera shqiptare në Jugosllavi. Në fund të muajit dhjetor të vitit 1983, organizata u zbulua nga sigurimi jugosllav i cili arriti që t’i burgos një numër jashtëzakonisht të madh të anëtarëve e organizatorëve. Më 18 qershor 1984 në procesin gjyqësor në Prishtinë për veprimtari armiqësore e kundër shtetit u dënuan: Bajram Ajeti, Ismet Begolli, Mustaf Xhemajli, Musa Jupolli, Bajrush Behrami, Sherif Konjufca, Kadri Llugali, Avdi Gjata, Sabri R. Hamiti, Shaban Mulolli e Ali Ajeti i cili u dënua me 5 vjet burg të rëndë.



GJYKIMI I GRUPIT TË LLAPIT- KU BËNTE PJESË ALI AJETI.

____________________________________

Grupi ishte nën udhëheqjen e atdhetarëve e veteranëve revolucionar tashmë të njohur për opinionin mbarë shqiptar siç ishin Rexhep Mala e Nuhi Berisha të cilët ia kishin futur tmerrin pushtetit jugosllav. Pas vuajtjes së dënimit, Aliu nuk u ndalë, po vazhdoi aktivitetin ilegal duke u lidhur me OMLK-në, LPRK-në, etj. Tani ishte më i përgatitur dhe më i kalitur në aspektin e organizimit jo vetëm politik por edhe ushtarak. Ai tani e vazhdoi aktivitetin me Afrim Zhitinë, Fahri Fazliun, Sabri Kiçmarin, Bajram Ajetin, Hasan Ramadanin, Shaban Mulollin, por edhe me Zahir Pajazitin. Kjo realisht do të thotë edhe me grupin ilegal ‘ushtarak’ të tij, por edhe me grupe të tjera të Kosovës pasi ishin krijuar e pjekur kushtet për hapa më të rëndësishëm e më radikal. Ali Ajeti kishte lëshuar kushtrimin për luftë të armatosur. Ai thoshte: Krismat e pushkës e largojnë friken, e dikush duhet të ia filloi, pasi të tjerët do ta vazhdojnë. Për këtë teori ishin të nevojshme armët që u siguruan me marrëveshjen që kishte bërë me Afrim Zhitinë i cili ishte organizator dhe përgjegjës i Frontit Nacional Çlirimtar e më vonë koordinator i LPRK-së për tërë Kosovën. Grupi ilegal rritej, ashtu siç rriteshin edhe djemtë dhe vajzat e Kosovës. Grupi i armatosur arrinte numrin diku rreth 30 vetave. Ky grup i drejtuar nga Ali Ajeti e filloi organizimin ushtarak, që me të drejtë populli i Llapit e quajti: ‘Çeta e Llapit’. Çeta e Llapit është formacioni i parë ushtarak në rajonin e Llapit pas vitit 1981. Komandanti i parë i Çetës së Llapit ishte dhe është edhe sot e tërë ditën Ali Ajeti, kurse përgjegjës politik i Çetës, Sabri Kiçmari. Aksioni i parë ushtarak në Besianë u bë më 27 mars 1989 në mes policisë e Çetës së Llapit, ku u vra një polic dhe u plagos një tjetër. Pushtuesi bëri shumë fajësime dhe etiketime e që populli asnjëherë nuk i pranoi. Hovin e rriten e Çetës, armiku nuk arriti t’ia ndalë as me propagandë po as me armë, pasi çeta kishte mbështetje në populli. Nga fundi i muajit mars të vitit 1989 Parlamenti Evropian kishte vendos të dërgonte në Kosovë një delegacion për ta hulumtuar gjendjen politike dhe ushtarake sa më afër ngjarjeve. Për ta dëshmuar të vërtetën, Lëvizja Ilegale vendosi të organizojnë demonstrata, për tu dëgjuar zëri i shqiptarëve përpara delegacionit të Parlamentarëve Evropian. Kosova ishte e mbushur me ushtar e njësi speciale të policisë Jugosllave që njiheshin me emrin si ‘Kmishë Zinjët’ në ditën kur do të mbërrinte delegacioni. Evropian. Në këto kushte e rrethana të jashtëzakonshme ishte vendosur nga burrat e Llapit të cilët ishin rreshtuar me kohë në organizatat ilegale. Ata vendosën që më 30 maj të vitit 1989 të organizohej demonstrata në Besianë. Ali Ajeti i cili ishte komandant i Çetës së Llapit e udhëheqës i operativës, e drejtonte demonstratën me automatik në duar. Çdo anëtarë e Çetës po edhe çdo anëtarë i ilegales, me çdo kusht, duhej zbatuar urdhrin e Komandantit tashmë të njohur Ali Ajetit.

_______________________________

JO NUK VRITET AMANETI…,TI JE GJALLË ALI AJEI!...



_______________________________

Nisja e luftëtarëve u bë nga shtëpia e Ali Ajetit, ku ushtarët në duar, mbanin armët, flamurin kombëtar, dhe transparentet si: Kosova Republikë, Europë Hellp, Liri, Bashkim, Demokraci, e vetëvendosje. Demonstruesit bashkë me luftëtarët e Çetës së Llapit nga qendra e qytetit vazhduan drejtë shkollës së mesme QAMO ‘8 Nëntori’ ku aty edhe filloi përleshja me policinë. Sipas planit luftëtarët duhej të tërhiqeshin drejtë fshatit. Merçez. Helikopterët nga ajri e vështronin situatën që e informonin forcat tjera ushtarake dhe e drejtonin atë, drejtë rrugës që duhet ndjekur. Pasi policia dhe ushtria me mjetet motoristike ushtarake u pozicionuan për luftë në të gjitha anët. Lufta edhe filloi e cila zgjati më shumë se një orë. Komandanti, Ali Ajeti u plagos pas një qëndrese që nuk mbahet mend në këto anë. Plagët që i mori nga plumbat e armikut e cila urrente çdo gjë që ishte shqiptare, ishin shumë të mëdha. Trimi i Laberionit, A. Ajeti humbi shumë gjak. Gjakderdhja ishte e madhe. Disa minuta më vonë edhe vdiq. Lëvizja e Çeta e Llapit, humbi komandantin e saj. Kombi e humbi njeriun që ia vuri themelet e shtetit Kosovës. Humbi, njeriun që e gjeti Çelësin e rrugës së Lirisë. Çeta e Llapit dhe komandanti Ali Ajeti janë nismëtarët e parë të UÇK-së. Sot, në vendin ku është vrarë komandanti, populli ia ka ngritur pllakën përkujtimore. Kurse trupi i tij, prehet në varrezat e vendlindjes në Laberion. Sot mbi varrin e tij rriten Lulëkuqe gjaku. Rinia shqiptare, sot thur kurora lavdie veprës e punës së komandantit të Çetës së Llapit dhe luftëtarëve të UÇK-es.





Ali Ajeti(1957-1989) ....





 Grupi i pare i ushtarakeve nga pergatitjet ushtarake ne Shqiperi - 1991 . 
Ne kete foto       gjenden edhe deshmoret e kombit, Zahir Pajaziti,Ahmet Hoxha dhe Sali Çekaj...

Pjesë e këtyre dy grupeve janë edhe heronjtë tonë kombëtar Adem Jashari dhe Sali Çekaj.
Lista e epërorëvetë Ministrisë së mbrojtjes së Shqipërisë :

Qani Abazi,Hysen Ymeri,Kastriot Hoxha,Agron Dhimarka,Ylli Mici,Artan Gjika,Ramazan Zeneli,Eduard Abazi,Spartaku... dhe Sinab Dano.

Ndërsa 52 luftëtaret e parë të Kosovës,që u stervitën në Shqipëri,të prirë nga Adem Jashari dhe Sali Çekaj janë:

Grupi i parë:

1.Sali Çekaj

2.Zair Pajaziti

3.Ahmet Hoxha

4.Bashkim Leci

5.Zymer Lulaj

6.Kadri Gubetini

7.Ismet Çerkini

8.Artan Gjini

9.Arsen Hamiti

10.Fatmir Racaj

11.Ibush Metushi

12.Agron Tushi
13.Fatmir Fejzullahu

14.Hysni Mehmeti

15.Afrim Zena

16.Hysen Agushi

17.Vehbi Zeqiri

18.Besim Shehu

19.Ramiz Ramadani

20.Halil Halili

21.Rrustem Teneqja

22.Ahmet Zeqiri

23.Rexhep Luma

24.Minush Luma

25.Sedat Osmani

26.Ramadan Pajaziti

27.Shemsi Krasniqi

28.Remzi Mehmeti

29.Selami Hasani

30.Agim Demnika

31.Ekrem Matoshi

32.Sami Hasani

33.Sami Vishi

34.Azbi Veliu

35.Ali Guri

36.Musa Shabani

37.Ajet Shala

38.Sejdi Sula

39.Milazim Muftari

40.Shaip Haziri

41.Fadil Begu

42.Mefail Visha

43.Shemsedin Sylejmani

44.Milaim Gerbeshi

45.Rexhep Ilazi

46.Islam Visoka

47.Ilmi Topalli

48.Ylber Topalli

49.Xhevat Qerimi

50.Bashkim Thaçi

51.Bajram Kadriu

52.Shefqet Brajshori

Tashmë po kuptohet gjithnjë e më shumë se Adem Jashari ishte një hero i zhvilluar brenda institucioneve të Republikës së Kosovës, dhe jo si pjesë e grupeve të çakorduara ilegale.

Dje kemi botuar shkrimin me foto të grupit të parë të gueriles së stërvitur në Shqipëri. Ndërsa, sot po vijojmë me grupin e dytë të stërvitur në Shqipëri, grupe këto që kishin për protagonistë Sali Çekajn, Adem Jasharin, Zahir Pajazitin, Ahmet Hoxhën.

Për zhvillimet e asaj kohe, që vazhdojnë me hyrjen në Kosovë të 33 anëtarëve të grupit të dytë, të cilët pasi e kaluan kufirin u armatosen dhe i shpërndanë armët në përgatitje të luftës guerile.
Saim Tahiraj, tregon se si kanë filluar këto ushtrime, të cilat janë organizuar në kuadër të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Roli i tij ishte koordinimi në mes UÇK-së në Kosovë dhe shqiptarëve në Zvicër, dhe barte mbi vete përgatitjen e grupit të dytë.

“Unë kam qenë i angazhuar në këtë drejtim që nga viti 1981, në grupin e Deçanit në atë kohë në krye me Isuf Gërvallen, Smajl Haradinin, Hasan Ukëhaxhen, Din Ahmetin. Por ngjarjet ndryshuan dhe me ardhjen e LDK-së ne u kyçëm të gjithë, ku kisha rolin e koordinatorit në atë kohë mes këtyre në Kosovë dhe në Zvicër. Së bashku me Xhemajl Berishën morëm përsipër përgatitjen e grupit të Deçanit, grupit të dytë, për të parin ishin Sali Çekaj dhe Zymer Lulaj”, thotë Tahiraj.

Ai thekson se eprorët kryesor në Shqipëri kanë qenë Kastriot Hoxha, Hysen Ymeri e disa të tjerë, ku përgatitjet që i kanë bërë gjatë atij muaji, kanë qenë nivel shumë i lart i ushtrimeve.

“Atë çka e kemi bërë në ushtrime në Shqipëri për një muaj mund të them se ka qenë një nivel shumë i lart i ushtrimeve. Eprorët kryesorë kanë qenë Kastriot Hoxha, Hysen Ymeri, Agroni, Ylli dhe disa të tjerë.





http://floripress.blogspot.com/2015/01/vigajt-liberatore-rane-ne-altarin-e.html


Ushtrimet janë ndarë në dy grupe ku ekspertët, ushtarët janë orientuar më shume në aspektin e luftës guerile, ushtrimet janë mbajtur nga qitja me revole e deri te ato me minahedhës, dhe sistemin kudër ajror që ishte në armatën e Shqipërisë. E rëndësishme ka qenë përgatitja fizike dhe psikike për luftë në atë kohë, dhe është arritur një rezultat shumë i mirë gjatë atyre stërvitjeve. Pra i tërë ky organizim ka qenë në kuadër të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, thekson ai.


Ai tregon se si kjo Ushtri i ka bërë kontaktet e para me Ibrahim Rugovën, Ramiz Alinë, nëpërmjet Fehmi Aganit, por edhe Sali Çekajt, i cili kishte takimi direkte me zyrën e LDK-së në Shtutgart.
“Kontaktet e para që këta djem i bëjnë në atë kohë i bëjnë me Ramiz Aliun, Ibrahim Rugovën edhe realizohen ato me ndërmjetësimin e Fehmi Aganit në fillim në mes grupeve tona dhe Sali Çekajt, që kishte takime direkte me zyrën e LDK-së në Shtutgart, e cila në atë kohë ishte ambasadë. Por, aty ishte edhe Hafiz Gagica që ishte një pjesë shumë e rëndësishme për Gjermaninë, së bashku me Fehmi Aganin dhe Ibrahim Rugovën, kurse në Zvicër ishte Imer Berisha, Shaban Mulolli, Ismet Avdullahi ku rol të veçantë në atë kohë ka luajtur edhe përfaqësia jonë që ishte në Tiranë me prof. Ali Aliun. Në vitin 1991 u formua Ministria e Mbrojtjes në krye me Hajzer Hajzerin, ku me strukturat e kësaj ministrie nuk ka pas komunë, lagje a po fshat që nuk ka qenë e organizuar, pra në mënyrë përfekte ka qenë e organizuar”, thotë Tahiraj.
Ai gjithashtu thekson se si Sali Çekaj kishte rol të veçantë në Deçan, ku kjo komunë kalon menjëherë në shërbim të popullit dhe ishte i vetmi komiteti i Deçanit në krye me Sali Çekajn që dalin publikisht në përkrahje të kërkesave të popullit.

“Sali Çeku kishte aftësi të gjithanshme, ishte jurist, dhe kishte ushtruar detyrën e funksionit të kryetarit të gjykatës në Deçan, pastaj kryetar i komitetit komunal të Deçanit, ku me ardhjen e Saliut në këtë post komplet komuna e Deçanit kalon në shërbim të popullit, ku i vetmi ishte ky komitet që del haptas përmes televizionit që i përkrah kërkesat tona. Pra, nuk kemi pasur të bëjmë me individ të rastësishëm, por me individ të përgatitur politikisht, kombëtarisht dhe ka pasur gradën e kapitenit ushtarak, pra kemi pasur të bëjmë me një njeri të kompletuar dhe një kombinim mjaft të mirë mes Ibrahim Rugovës, Fehmi Aganit dhe Sali Çekajt së bashku me grupet guerile që ishin në atë kohë”, thotë Tahiraj.



Edhe ish shefi i zyrës së Kosovës në Tiranë, përkatësisht ambasador, Skënder Zogaj, tregon për Gazetën NewBorn se edhe fotografia autentike e publikuar me pjesëmarrësit në ushtrime është një dokument autentik që tregon të vërtetën.

http://floripress.blogspot.com/2013/12/historia-e-luftes-se-kosoves-duhet-te.html


“E kam takuar kryesorin, Adem Jasharin, në shkurt të 1993-tës, pak para se të kthehet në Kosovë dhe, përfundimisht të pozicionohet për ta luftuar okupatorin serbë deri në çastin e fundit te jetës së tij. Sa i përket mbajtjes së ushtrimeve ushtarake e dinë të gjithë dhe kjo tashmë është e faktuar saktësisht. Fotografia e publikuar është dokumenti autentik për pjesëmarrësit në ushtrime dhe, për fat të mirë nga fotografia janë njerëzit e gjallë të cilët më së miri mund ta dëshmojnë të vërtetën e tyre, pse kanë shkuar, si kanë shkuar, kush i ka organizuar, kush është përkujdesur për ta, ku kanë qëndruar, me kë janë ushtruar”, thotë Zogaj.



Zogaj pohon se këto ushtrime kanë qenë kërkesë e Qeverisë së Kosovës, e cila edhe ka financuar, ku ushtrimet ishin mjaft të dobishme nga pikëpamja e konceptimit të filozofisë ushtarake.
“Unë jam mirë i informuar për faktin së janë ushtruar dhe se, ushtrimet kanë qenë mjaft të mira dhe të dobishme, sidomos nga pikëpamja e konceptimit të filozofisë ushtarake në drejtim të institucionalizimit të faktorit ushtarak të Kosovës dhe se, kjo ka qenë kërkesa e Qeverisë së Kosovës, e cila edhe ka financuar këto ushtrime.
Saim Tahiraj- ushtar i lirisë
 Saim Tahiraj- ushtar i lirisë


Detajet e tjera, në atë kohë i dinë vetëm ata që kanë qenë drejtpërsëdrejti të përfshirë në grup ose në organizimin e tij, sepse, kanë qenë koha dhe rrethanat e tilla që, sa më pak njerëz të jenë të informuar për detajet, që të mos rrezikohen njerëzit, por edhe vet iniciativa, që është menduar se do të vazhdohej më pastaj, pikërisht me këta njerëz të trajnuar, që do ta vazhdonin punën brenda Kosovës”, thotë ai.

Zogaj thotë se Sali Çekaj ka qenë njëri nga organizatorët kryesor të kësaj iniciative, kurse Adem Jashari pas ushtrimeve ka qenë shumë i pranishëm në përfaqësinë e Kosovës, kurse në atë kohë edhe Presidenti Rugova ka vizituar Tiranën ku edhe kanë bërë fotografinë.

“Pra, në atë kohë, sa jam unë i informuar, edhe pse ushtrimet janë bërë në Shqipëri, me listën e personave të përfshirë në ushtrimet ushtarake, nuk e ka pas as Zyra e Përfaqësisë së Kosovës, e cila në njëfarë mënyre ka qenë institucioni më i besueshëm. Shumë më vonë, është marr vesh se, Sali Çekaj ka qenë njëri nga organizatorët dhe menagjuesit kryesor të kësaj iniciative. Sa i përket Adem Jasharit, pas ushtrimeve ka qenë shumë i pranishëm në Përfaqësinë e Kosovës, mirëpo, si qytetarë nga Kosova, i strehuar përkohësisht në Tiranë dhe, asgjë më tepër. Në këtë kohë, në muajin mars 1993, ka ndodhur edhe vizita e Presidentit Ibrahim Rugova në Tiranë dhe është realizuar fotografia e pranisë së Adem Jasharit në takimin me mediet që është mbajtur në Aeroportin e Rinasit”, thotë Zogaj.

Saim Tahiraj, bashkëpunëtorë i ngushtë i Sali Çekajt, shpjegon edhe për mënyrën se si u armatos Adem Jashari në kullën e tyre në Beleg, e cila më pas u shkatërrua nga forcat serbe duke i vënë zjarrin dhe nga sulmet me armë.

“I pari ka ardhur vetë Adem Jashari. Me Ademin ka qenë edhe Xhafer Zena nga Majanci i Podujevës, por me banim në Prishtinë. Atë natë pasi hangrëm darkë e pitëm çaj, ne vëllezërit Tahiraj, Adem Jasharit ia kemi dhënë 13 kallashnikovë si dhe municionin e nevojshëm. Këtu do ta përshkruaj momentin e nisjes së Ademit dhe dialogun e tij me Xhafer Zenën. Pasi i futën 12 kallashnikovë në arkën e veturës të markës Askona me ngjyrë të kuqe e me targa të Prishtinës, Xhaferi u ulë në vendin e shoferit ndërsa Ademi u ulë përpara në anën e djathtë të tij. Ademi kallashnikovin e vetë, me dy karikatorë, e vuri në prehër, ndërsa Xhaferi i tha: – Adem ndoshta është më mirë që edhe këtë ta maskosh pak? Ademi iu përgjigj, “me tërë këto armë, i gjallë s’ka kush që më del përpara”. Natën udhëtuan me Xhafer Zenën për Drenicë e Llap për ta shpërndarë atë armatim. Kështu u shpërnda një pjesë e madhe e armatimit. Pastaj, Nazmi Bajrami nga Shipoli i Mitrovicës dhe Ramadan Begu erdhën nga Mitrovica, të cilët i kanë përcjellë Osman Ferizi dhe Shkëlzen Gjoni nga Kodralia pas mes nate”, thotë Tahiri. /

Lista e 54 emrave nga grupi i dytë i gueriles shqiptare:

1.Adem Jashari

2.Ilaz Kadriu

3.Osman Ferizi

4.Avni Zymeri

5.Adem Maksuti

6.Shaqir Salia

7.Avni Rama

8.Sami Tahiraj

9.Shkelzen Gjonaj

10.Naim Gubetini

11.Xhavit Gubetini

12.Lutfi Jonuzi

13.Ramadan Begu

14.Ilmi Peci

15.Shahin Bejtollahu

16.Hasan Ferizi

17.Ejup Murseli

18.Isa Xhaferri

19.Naser Jakupi

20.Jakup Limani

21.Sait Jashari

22.Bujar Zeneli

23.Nazmi Bajrami

24.Beqir Saiti

25.Orhan Ibrahimi

26.Bujar Hazizi

27.Faton Gajtani

28.Shemsi Zeqiri

29.Samet Rrahmani

30.Adem Derguti

31.Muharrem Bobaj

32.Ferat Çerkezi

33.Ahmet Berisha

34.Murat Jashari

35.Ilmi Bajrami

36.Fatmir Staveleci

37.Nuri Bexheti

38.Shaip Azemi

39.Fikret Halili

40.Selman Rreci

41.Kenan Kelmendi

42.Qenan Aziri

43.Fadil Kadria

44.Isuf Ismaili

45.Ekrem Sheholli

46.Dritan Restelica

47.Fehmi Beqiri

48.Hamdi Jaha

49.Ymer Aliu

50.Mehmet Breznica

51.Jahi Zeqiri

52.Zenullah Voca

53.Halil Palloshi

54.Faris Xhemaili



Shkroi: Flori Bruqi

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...