Në Prishtinë , doli nga shtypi libri i autorit Hetem Ramadan Ajeti me titull "Kosovë shumë mund dhe jetë u dhanë për ty"
Është botuar libri publicistiko-historik "Kosovë shumë mund dhe jetë u dhanë për ty",i autorit Hetem Ramadan Ajeti, veteran veprimtar dhe luftëtar institucional i Republikës së Kosovës.
Libri bënë fjalë pë veprimtarët e Çetës së Llapit drejt lirisë kujtime.
Libri është i dokumentuar me fotografi dhe shumë sllajde,që tregojnë historikun e luftës për Liri të popullit tonë.Libri ka 295 faqe.
Kapitull i veçantë është edhe vrasja e veprimtarit dhe luftëtarit të Zonës së Llapit,heroit Ali Ajeti(1957-1989) ....
Autori Hetem Ajeti,në librin e tij shkruan :"Historia e luftës së Kosovës duhet të shkruhet me fakte e jo me rrena" në të cilën përpos tjerash emërton 10 eprorët e parë të Ministrisë së mbrojtjes së Shqipërisë,që ishin angazhuar në misionin kombëtar të trajnimit të dy grupeve shqiptare nga Kosova,për të cilat kishte shkruar edhe Agjencioni Floripress,pa dorashka.
E vërteta e luftës në Kosovë po zbardhet, falë njerëzve protagonistë të luftës, të cilët nuk janë thyer as nga presioni, kërcënimet dhe vrasjet e bëra paslufte.
(Ali A. Ajeti dhe ‘Çeta e Llapit,’ janë nismëtarët e parë të krijimit të UÇK-së së Kosovës. Ai bashkë me shokët e Çetës e gjetën rrugën e çelësin e lirisë.)
Më 30 maj 2015 janë bërë 26 vjet nga rënia heroike, në fushë të nderit dhe ballë për ballë me armikun, duke e mbrojtur rinin e popullin shqiptar të Llapit që kishin dalë në demonstratën e tridhjetë majit të vitit 1989 në qytetin e Besianës që tashmë ishte bërë kështjellë e rezistencës, qëndresës e protestave të një pas njëshme shqiptare.
Me 30 maj 1989 , ndërroi jetë, atdhetari dhe patrioti Llapjan i çështjes kombëtare Ali Adem Ajeti, që tërë jetën e tij me përkushtim fanatik ia kushtoi, çlirimit, lirisë dhe bashkimit kombëtar të Kosovës. Pas, një qëndrese heroike e jo të barabartë, vritet nga plumbat e armëve të armikut që vinin nga të gjitha anët. Aliu, përveç sulmeve nga toka ai sulmohej edhe nga ajri që shtihej edhe nga helikopteri e aeroplanët ushtarak. Vritet, pas qëndresës madhështore, vetëm 23 vjet, para ngjarjeve më të lavdishme të shqiptarëve të vitit 1999-ës, të çlirimit të Kosovës nga ushtria serbe të cilën aq shumë e deshi dhe e kërkoi për disa vite me radhë, për çka, më në fund e sakrifikoi, edhe jetën e shpirtin e tij të pavdekshëm.
ALI ADEM AJETI (10.08.1957 - 30.05.1989)
_______________________________
Gjeografikisht në veri të Kosovës, shtrihet krahina e Llapit. Populli i kësaj ane, që vazhdimisht e pandërprerë, luftuan për çlirimin e Llapit e trojeve tjera shqiptare. Luftërat, bëheshin në forma të ndryshme, varësisht prej armikut, kushteve e rrethanave historike. Me gjithë atë, të gjitha ato kishin një qëllim, largimin e shporrjen e armikut nga këto anë. Gjatë këtij shekulli, armiku kryesor dhe jo i vetëm i këtyre trojeve, ishte politika nazi-fashiste e Jugosllavisë Pashiqiste-Titiste të cilët sistematikisht e vazhduan, gjenocidin, zhdukjen e shpërnguljen e shqiptarëve nga tokat e paraardhësve të tyre.
Fshati, Laberion (Sveçël), nga mesjeta njihej si një vend për qëndresë e rezistencë luftarake, kundër të gjithë popujve pushtues të Shqipërisë gjeografike e veçanërisht atij osmano-sllav që me shekuj ushtruan dhunë e terror ndaj këtyre trojeve. Diku në mesin e këtij fshati, lindi e lëshoi shtat, trimi e atdhetari i ardhshëm i Llapit, apo më mirë me thënë komandanti i Çetës së Llapit.
Aliu, lindi më 10 gusht 1957 në fshatin Laberion të Besianës. Babai i Aliut, Ademi ishte martuar me nënën Vahiden e cila ishte nga fshati Dumosh e që ishte vajza e Ahmet Podvericës të cilët kishin ardhur gjatë shpërnguljes së madhe të shqiptarëve nga Toplica në vitet 1876-1878. Familja Ajei, është dalluar për qëndresë kombëtare e rezistencë gjatë të gjitha etapave e periudhave të rëndësishme të historisë, duke filluar nga Lidhja e Prizrenit e deri sot. Në ngjarjen e madhe të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë nga kjo familje, kishte marrë pjesë edhe Islam Ajeti i cili vritet më 1916, gjatë luftës së Parë Botërore. Gjithashtu edhe gjatë vitit 1945, vëllai i Islamit, Sahiti i cili pushkatohet nga çetniko-partizanët për kundërshtimin të hapur që kishte bërë kundër ndarjes së Kosovës nga shteti Shqipëtar.
Ismajl Ajeti-Bushi, ishte gjykuar dy herë nga gjyqet e Jugosllavisë që ishte dënuar me brgun më të rëndë për çështje politike, kundër shtetit. Ata patën tetë fëmijë. Aliun, Samiun, Arbimin, Muhametin, Mihanen dhe Izetin. Të gjithë fëmijët tjerë u rritën dhe u martuan që sot jetojnë me familjet e tyre të mbushur paplotë, nipa e mbesa. Ndërsa, Aliu nuk u martua asnjëherë, pasi ai kishte nisur luftën për çlirim e bashkim e që nënës i kishte thënë se: ‘do të martohem kur të çlirohet Kosova’. Nusja në liri është si lulja në dritare.
Familja e Ademit në fshatin Laberioni, bënte jetë jo të mirë pasi ajo ballafaqohej me skamjen që e kishte katandisur tërë Kosovën. Kjo e detyroi të largohet nga fshati e të vendoset në Besianë, duke shpresuar se do të jetë më lehtë për mbajtjen e familjes e shkollimin e fëmijëve. Kjo shpresë, dita ditës, vyshkej pasi edhe këtu e përcolli skamja, kur dihet se Ademi ishte punëtor në KNI ‘Ramiz Sadiku’ i cili dallohej si njëra nga ndërmarrjet më aktive në ndërtimin e Kosovës dhe përkrahjen e protestave e demonstratave të rinisë e studentëve të Prishtinës. Përkundër kushteve të tilla, Aliu arriti që ta kryen shkollën fillore në Laberion, ndërsa atë të mesme në Besianë.
Axha i Aliut, Hetemi, gjatë demonstratave të vitit 1968, është rrahur nga një polic që dy javë më vonë, ai i hakmerret policit i cili kishte mbetur i verbër për gjithmonë. Hetemi është dënuar me tre vjet burg. Gjatë vuajtjes së dënimit, Hetemi ishte njohur me shumë anëtarë të Komitetit të Demonstratave dhe Lëvizjes Kombëtare në tërësi. Gjatë demonstratës të vitit 1981 në Besianë me 1 e 2 prill, u plagosë me armë zjarri, bashk me veprimtarin e kushëririn e tij të afërt për nga gjaku, Sabri Hamitin mu në qendrën e parkut të qytetit nga policia serbe-jugosllave.
Populli shqiptar i Kosovës ishte i pakënaqur me kushtet e rrjedhat shoqërore, politike e kombëtare, qysh nga vitet 1945,( apo siç thuhej)’çlirimi’ që mbretëronin në Kosovë e viset tjera shqiptare në Jugosllavi. Rezistenca e përgatitjet për luftë kundër shtypjes e robërisë serbe, kishin filluar më herët sesa mendohet, por ajo shpërtheu në formën e demonstratave që prinin studentë e Universitetit të Prishtinës gjatë vitit 1981. Demonstratat filluan në Prishtinë, por ato u përhapën edhe në rajonet tjera. Në mesin e demonstruesve ishte edhe Ali Ajeti, i cili vepronte sa në Prishtinë ashtu edhe në Besianë. Që nga ky vit, Aliu bashkë me shumë moshatar të tij, e filloi veprimtarinë ilegale në Llap për tu mos u ndalur deri në vdekje. Gjatë viteve 1981-1983 ai i kryente të gjitha detyrat dhe obligimet që dilnin nga organizata ilegale; ‘OMLK-ja, të cilës organizatë i takonte edhe vet Ali Ajeti.
Edhe pas marrjes së të gjitha masave e shuarjes me dhunë të demonstratës së 1, 2 e 3 Prillit të vitit 1981si edhe vazhdimin e burgosjen e numrit shumë të madh të organizatorëve e pjesëmarrësve të demonstruesve në Besianë, rezistenca dhe veprimtaria kundër Jugosllavisë, vinte duke u rritur me një intezitetë edhe më të shtuar e cila vazhdoi edhe gjatë të gjitha viteve të ardhshme. Më 10 korrik të vitit 1981 në shtëpinë e Hamit R. Hamitit e cila gjindej në lagjen e fushalive të Besianës, së bashku me Hamit R. Hamitin, Avdi H. Gjatën (i cili është nip i Aliut) e Ali A. Ajetin e formuan Grupin Ilegal të Llapit. (GILL). Nga viti 1981 Aliu së bashku me shokët e organizatës vazhdonte pandërprerë të shkruante e shpërndante parulla, afishe, komunikata e detyra të tjera të nevojshme.. Ai, dallohej veçanërisht në organizimin e zgjerimin e organizatës me anëtar të rinj, pasi kishte fituar një besim të veçantë nga rinia heroike Llapiane. Më vonë, grupi u zgjerua me anëtarë të tjerë, anë e mbanë rajonit të Llapit e Kosovës. Gjatë tërë vitit 1981 e 1982 organizata zgjerohej me anëtarë të rinj, po që gati, asnjëherë nuk është ditur numri i vërtetë i anëtarëve, pasi Lëvizja vepronte me sistemin e treshit, për hir të konspiracionit. Duke e kuptuar se pushteti Jugosllav me hapat që filloi t’i marrë, kundër popullit shqiptar, gjatë muajit mars të vitit 1982, organizata ia shtoi vetes për obligim edhe përgatitjen për luftë, ‘nëse kërkesa e popullit nuk do të realizohet’, pasi që kthim prapa nuk kishte.
Këtij grupi në vazhdim iu bashkëngjitën edhe shumë anëtarë e anëtare të tjera të njohura nga Besiana siç ishin: Gjylë Krasniqi-Shota e Llapit, Fatime Gjata, Remzie Sheholli, Valbona Shala, Rukie Ajvazi, Magbule Shala, Rukie Selimi, etj
Gjatë viteve 1981, 1982, 1983, lëvizja edhe për kundër shtypjes e masave represive të UDB-es, aktivitetin e vet arriti edhe më tutje ta zgjeroi e shtrij në të gjitha pjesët e Kosovës e viseve tjera shqiptare në Jugosllavi. Në fund të muajit dhjetor të vitit 1983, organizata u zbulua nga sigurimi jugosllav i cili arriti që t’i burgos një numër jashtëzakonisht të madh të anëtarëve e organizatorëve. Më 18 qershor 1984 në procesin gjyqësor në Prishtinë për veprimtari armiqësore e kundër shtetit u dënuan: Bajram Ajeti, Ismet Begolli, Mustaf Xhemajli, Musa Jupolli, Bajrush Behrami, Sherif Konjufca, Kadri Llugali, Avdi Gjata, Sabri R. Hamiti, Shaban Mulolli e Ali Ajeti i cili u dënua me 5 vjet burg të rëndë.
GJYKIMI I GRUPIT TË LLAPIT- KU BËNTE PJESË ALI AJETI.
____________________________________
Grupi ishte nën udhëheqjen e atdhetarëve e veteranëve revolucionar tashmë të njohur për opinionin mbarë shqiptar siç ishin Rexhep Mala e Nuhi Berisha të cilët ia kishin futur tmerrin pushtetit jugosllav. Pas vuajtjes së dënimit, Aliu nuk u ndalë, po vazhdoi aktivitetin ilegal duke u lidhur me OMLK-në, LPRK-në, etj. Tani ishte më i përgatitur dhe më i kalitur në aspektin e organizimit jo vetëm politik por edhe ushtarak. Ai tani e vazhdoi aktivitetin me Afrim Zhitinë, Fahri Fazliun, Sabri Kiçmarin, Bajram Ajetin, Hasan Ramadanin, Shaban Mulollin, por edhe me Zahir Pajazitin. Kjo realisht do të thotë edhe me grupin ilegal ‘ushtarak’ të tij, por edhe me grupe të tjera të Kosovës pasi ishin krijuar e pjekur kushtet për hapa më të rëndësishëm e më radikal. Ali Ajeti kishte lëshuar kushtrimin për luftë të armatosur. Ai thoshte: Krismat e pushkës e largojnë friken, e dikush duhet të ia filloi, pasi të tjerët do ta vazhdojnë. Për këtë teori ishin të nevojshme armët që u siguruan me marrëveshjen që kishte bërë me Afrim Zhitinë i cili ishte organizator dhe përgjegjës i Frontit Nacional Çlirimtar e më vonë koordinator i LPRK-së për tërë Kosovën. Grupi ilegal rritej, ashtu siç rriteshin edhe djemtë dhe vajzat e Kosovës. Grupi i armatosur arrinte numrin diku rreth 30 vetave. Ky grup i drejtuar nga Ali Ajeti e filloi organizimin ushtarak, që me të drejtë populli i Llapit e quajti: ‘Çeta e Llapit’. Çeta e Llapit është formacioni i parë ushtarak në rajonin e Llapit pas vitit 1981. Komandanti i parë i Çetës së Llapit ishte dhe është edhe sot e tërë ditën Ali Ajeti, kurse përgjegjës politik i Çetës, Sabri Kiçmari. Aksioni i parë ushtarak në Besianë u bë më 27 mars 1989 në mes policisë e Çetës së Llapit, ku u vra një polic dhe u plagos një tjetër. Pushtuesi bëri shumë fajësime dhe etiketime e që populli asnjëherë nuk i pranoi. Hovin e rriten e Çetës, armiku nuk arriti t’ia ndalë as me propagandë po as me armë, pasi çeta kishte mbështetje në populli. Nga fundi i muajit mars të vitit 1989 Parlamenti Evropian kishte vendos të dërgonte në Kosovë një delegacion për ta hulumtuar gjendjen politike dhe ushtarake sa më afër ngjarjeve. Për ta dëshmuar të vërtetën, Lëvizja Ilegale vendosi të organizojnë demonstrata, për tu dëgjuar zëri i shqiptarëve përpara delegacionit të Parlamentarëve Evropian. Kosova ishte e mbushur me ushtar e njësi speciale të policisë Jugosllave që njiheshin me emrin si ‘Kmishë Zinjët’ në ditën kur do të mbërrinte delegacioni. Evropian. Në këto kushte e rrethana të jashtëzakonshme ishte vendosur nga burrat e Llapit të cilët ishin rreshtuar me kohë në organizatat ilegale. Ata vendosën që më 30 maj të vitit 1989 të organizohej demonstrata në Besianë. Ali Ajeti i cili ishte komandant i Çetës së Llapit e udhëheqës i operativës, e drejtonte demonstratën me automatik në duar. Çdo anëtarë e Çetës po edhe çdo anëtarë i ilegales, me çdo kusht, duhej zbatuar urdhrin e Komandantit tashmë të njohur Ali Ajetit.
_______________________________
JO NUK VRITET AMANETI…,TI JE GJALLË ALI AJEI!...
_______________________________
Nisja e luftëtarëve u bë nga shtëpia e Ali Ajetit, ku ushtarët në duar, mbanin armët, flamurin kombëtar, dhe transparentet si: Kosova Republikë, Europë Hellp, Liri, Bashkim, Demokraci, e vetëvendosje. Demonstruesit bashkë me luftëtarët e Çetës së Llapit nga qendra e qytetit vazhduan drejtë shkollës së mesme QAMO ‘8 Nëntori’ ku aty edhe filloi përleshja me policinë. Sipas planit luftëtarët duhej të tërhiqeshin drejtë fshatit. Merçez. Helikopterët nga ajri e vështronin situatën që e informonin forcat tjera ushtarake dhe e drejtonin atë, drejtë rrugës që duhet ndjekur. Pasi policia dhe ushtria me mjetet motoristike ushtarake u pozicionuan për luftë në të gjitha anët. Lufta edhe filloi e cila zgjati më shumë se një orë. Komandanti, Ali Ajeti u plagos pas një qëndrese që nuk mbahet mend në këto anë. Plagët që i mori nga plumbat e armikut e cila urrente çdo gjë që ishte shqiptare, ishin shumë të mëdha. Trimi i Laberionit, A. Ajeti humbi shumë gjak. Gjakderdhja ishte e madhe. Disa minuta më vonë edhe vdiq. Lëvizja e Çeta e Llapit, humbi komandantin e saj. Kombi e humbi njeriun që ia vuri themelet e shtetit Kosovës. Humbi, njeriun që e gjeti Çelësin e rrugës së Lirisë. Çeta e Llapit dhe komandanti Ali Ajeti janë nismëtarët e parë të UÇK-së. Sot, në vendin ku është vrarë komandanti, populli ia ka ngritur pllakën përkujtimore. Kurse trupi i tij, prehet në varrezat e vendlindjes në Laberion. Sot mbi varrin e tij rriten Lulëkuqe gjaku. Rinia shqiptare, sot thur kurora lavdie veprës e punës së komandantit të Çetës së Llapit dhe luftëtarëve të UÇK-es.
Ali Ajeti(1957-1989) ....
Pjesë e këtyre dy grupeve janë edhe heronjtë tonë kombëtar Adem Jashari dhe Sali Çekaj.
Lista e epërorëvetë Ministrisë së mbrojtjes së Shqipërisë :
Qani Abazi,Hysen Ymeri,Kastriot Hoxha,Agron Dhimarka,Ylli Mici,Artan Gjika,Ramazan Zeneli,Eduard Abazi,Spartaku... dhe Sinab Dano.
Ndërsa 52 luftëtaret e parë të Kosovës,që u stervitën në Shqipëri,të prirë nga Adem Jashari dhe Sali Çekaj janë:
Grupi i parë:
1.Sali Çekaj
2.Zair Pajaziti
3.Ahmet Hoxha
4.Bashkim Leci
5.Zymer Lulaj
6.Kadri Gubetini
7.Ismet Çerkini
8.Artan Gjini
9.Arsen Hamiti
10.Fatmir Racaj
11.Ibush Metushi
12.Agron Tushi
13.Fatmir Fejzullahu
14.Hysni Mehmeti
15.Afrim Zena
16.Hysen Agushi
17.Vehbi Zeqiri
18.Besim Shehu
19.Ramiz Ramadani
20.Halil Halili
21.Rrustem Teneqja
22.Ahmet Zeqiri
23.Rexhep Luma
24.Minush Luma
25.Sedat Osmani
26.Ramadan Pajaziti
27.Shemsi Krasniqi
28.Remzi Mehmeti
29.Selami Hasani
30.Agim Demnika
31.Ekrem Matoshi
32.Sami Hasani
33.Sami Vishi
34.Azbi Veliu
35.Ali Guri
36.Musa Shabani
37.Ajet Shala
38.Sejdi Sula
39.Milazim Muftari
40.Shaip Haziri
41.Fadil Begu
42.Mefail Visha
43.Shemsedin Sylejmani
44.Milaim Gerbeshi
45.Rexhep Ilazi
46.Islam Visoka
47.Ilmi Topalli
48.Ylber Topalli
49.Xhevat Qerimi
50.Bashkim Thaçi
51.Bajram Kadriu
52.Shefqet Brajshori
Tashmë po kuptohet gjithnjë e më shumë se Adem Jashari ishte një hero i zhvilluar brenda institucioneve të Republikës së Kosovës, dhe jo si pjesë e grupeve të çakorduara ilegale.
Dje kemi botuar shkrimin me foto të grupit të parë të gueriles së stërvitur në Shqipëri. Ndërsa, sot po vijojmë me grupin e dytë të stërvitur në Shqipëri, grupe këto që kishin për protagonistë Sali Çekajn, Adem Jasharin, Zahir Pajazitin, Ahmet Hoxhën.
Për zhvillimet e asaj kohe, që vazhdojnë me hyrjen në Kosovë të 33 anëtarëve të grupit të dytë, të cilët pasi e kaluan kufirin u armatosen dhe i shpërndanë armët në përgatitje të luftës guerile.
Saim Tahiraj, tregon se si kanë filluar këto ushtrime, të cilat janë organizuar në kuadër të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Roli i tij ishte koordinimi në mes UÇK-së në Kosovë dhe shqiptarëve në Zvicër, dhe barte mbi vete përgatitjen e grupit të dytë.
“Unë kam qenë i angazhuar në këtë drejtim që nga viti 1981, në grupin e Deçanit në atë kohë në krye me Isuf Gërvallen, Smajl Haradinin, Hasan Ukëhaxhen, Din Ahmetin. Por ngjarjet ndryshuan dhe me ardhjen e LDK-së ne u kyçëm të gjithë, ku kisha rolin e koordinatorit në atë kohë mes këtyre në Kosovë dhe në Zvicër. Së bashku me Xhemajl Berishën morëm përsipër përgatitjen e grupit të Deçanit, grupit të dytë, për të parin ishin Sali Çekaj dhe Zymer Lulaj”, thotë Tahiraj.
Ai thekson se eprorët kryesor në Shqipëri kanë qenë Kastriot Hoxha, Hysen Ymeri e disa të tjerë, ku përgatitjet që i kanë bërë gjatë atij muaji, kanë qenë nivel shumë i lart i ushtrimeve.
“Atë çka e kemi bërë në ushtrime në Shqipëri për një muaj mund të them se ka qenë një nivel shumë i lart i ushtrimeve. Eprorët kryesorë kanë qenë Kastriot Hoxha, Hysen Ymeri, Agroni, Ylli dhe disa të tjerë.
http://floripress.blogspot.com/2015/01/vigajt-liberatore-rane-ne-altarin-e.html
Ai tregon se si kjo Ushtri i ka bërë kontaktet e para me Ibrahim Rugovën, Ramiz Alinë, nëpërmjet Fehmi Aganit, por edhe Sali Çekajt, i cili kishte takimi direkte me zyrën e LDK-së në Shtutgart.
“Kontaktet e para që këta djem i bëjnë në atë kohë i bëjnë me Ramiz Aliun, Ibrahim Rugovën edhe realizohen ato me ndërmjetësimin e Fehmi Aganit në fillim në mes grupeve tona dhe Sali Çekajt, që kishte takime direkte me zyrën e LDK-së në Shtutgart, e cila në atë kohë ishte ambasadë. Por, aty ishte edhe Hafiz Gagica që ishte një pjesë shumë e rëndësishme për Gjermaninë, së bashku me Fehmi Aganin dhe Ibrahim Rugovën, kurse në Zvicër ishte Imer Berisha, Shaban Mulolli, Ismet Avdullahi ku rol të veçantë në atë kohë ka luajtur edhe përfaqësia jonë që ishte në Tiranë me prof. Ali Aliun. Në vitin 1991 u formua Ministria e Mbrojtjes në krye me Hajzer Hajzerin, ku me strukturat e kësaj ministrie nuk ka pas komunë, lagje a po fshat që nuk ka qenë e organizuar, pra në mënyrë përfekte ka qenë e organizuar”, thotë Tahiraj.
“Sali Çeku kishte aftësi të gjithanshme, ishte jurist, dhe kishte ushtruar detyrën e funksionit të kryetarit të gjykatës në Deçan, pastaj kryetar i komitetit komunal të Deçanit, ku me ardhjen e Saliut në këtë post komplet komuna e Deçanit kalon në shërbim të popullit, ku i vetmi ishte ky komitet që del haptas përmes televizionit që i përkrah kërkesat tona. Pra, nuk kemi pasur të bëjmë me individ të rastësishëm, por me individ të përgatitur politikisht, kombëtarisht dhe ka pasur gradën e kapitenit ushtarak, pra kemi pasur të bëjmë me një njeri të kompletuar dhe një kombinim mjaft të mirë mes Ibrahim Rugovës, Fehmi Aganit dhe Sali Çekajt së bashku me grupet guerile që ishin në atë kohë”, thotë Tahiraj.
Edhe ish shefi i zyrës së Kosovës në Tiranë, përkatësisht ambasador, Skënder Zogaj, tregon për Gazetën NewBorn se edhe fotografia autentike e publikuar me pjesëmarrësit në ushtrime është një dokument autentik që tregon të vërtetën.
http://floripress.blogspot.com/2013/12/historia-e-luftes-se-kosoves-duhet-te.html
“E kam takuar kryesorin, Adem Jasharin, në shkurt të 1993-tës, pak para se të kthehet në Kosovë dhe, përfundimisht të pozicionohet për ta luftuar okupatorin serbë deri në çastin e fundit te jetës së tij. Sa i përket mbajtjes së ushtrimeve ushtarake e dinë të gjithë dhe kjo tashmë është e faktuar saktësisht. Fotografia e publikuar është dokumenti autentik për pjesëmarrësit në ushtrime dhe, për fat të mirë nga fotografia janë njerëzit e gjallë të cilët më së miri mund ta dëshmojnë të vërtetën e tyre, pse kanë shkuar, si kanë shkuar, kush i ka organizuar, kush është përkujdesur për ta, ku kanë qëndruar, me kë janë ushtruar”, thotë Zogaj.
Zogaj pohon se këto ushtrime kanë qenë kërkesë e Qeverisë së Kosovës, e cila edhe ka financuar, ku ushtrimet ishin mjaft të dobishme nga pikëpamja e konceptimit të filozofisë ushtarake.
“Unë jam mirë i informuar për faktin së janë ushtruar dhe se, ushtrimet kanë qenë mjaft të mira dhe të dobishme, sidomos nga pikëpamja e konceptimit të filozofisë ushtarake në drejtim të institucionalizimit të faktorit ushtarak të Kosovës dhe se, kjo ka qenë kërkesa e Qeverisë së Kosovës, e cila edhe ka financuar këto ushtrime.
Saim Tahiraj- ushtar i lirisë
Detajet e tjera, në atë kohë i dinë vetëm ata që kanë qenë drejtpërsëdrejti të përfshirë në grup ose në organizimin e tij, sepse, kanë qenë koha dhe rrethanat e tilla që, sa më pak njerëz të jenë të informuar për detajet, që të mos rrezikohen njerëzit, por edhe vet iniciativa, që është menduar se do të vazhdohej më pastaj, pikërisht me këta njerëz të trajnuar, që do ta vazhdonin punën brenda Kosovës”, thotë ai.
Zogaj thotë se Sali Çekaj ka qenë njëri nga organizatorët kryesor të kësaj iniciative, kurse Adem Jashari pas ushtrimeve ka qenë shumë i pranishëm në përfaqësinë e Kosovës, kurse në atë kohë edhe Presidenti Rugova ka vizituar Tiranën ku edhe kanë bërë fotografinë.
“Pra, në atë kohë, sa jam unë i informuar, edhe pse ushtrimet janë bërë në Shqipëri, me listën e personave të përfshirë në ushtrimet ushtarake, nuk e ka pas as Zyra e Përfaqësisë së Kosovës, e cila në njëfarë mënyre ka qenë institucioni më i besueshëm. Shumë më vonë, është marr vesh se, Sali Çekaj ka qenë njëri nga organizatorët dhe menagjuesit kryesor të kësaj iniciative. Sa i përket Adem Jasharit, pas ushtrimeve ka qenë shumë i pranishëm në Përfaqësinë e Kosovës, mirëpo, si qytetarë nga Kosova, i strehuar përkohësisht në Tiranë dhe, asgjë më tepër. Në këtë kohë, në muajin mars 1993, ka ndodhur edhe vizita e Presidentit Ibrahim Rugova në Tiranë dhe është realizuar fotografia e pranisë së Adem Jasharit në takimin me mediet që është mbajtur në Aeroportin e Rinasit”, thotë Zogaj.
Saim Tahiraj, bashkëpunëtorë i ngushtë i Sali Çekajt, shpjegon edhe për mënyrën se si u armatos Adem Jashari në kullën e tyre në Beleg, e cila më pas u shkatërrua nga forcat serbe duke i vënë zjarrin dhe nga sulmet me armë.
“I pari ka ardhur vetë Adem Jashari. Me Ademin ka qenë edhe Xhafer Zena nga Majanci i Podujevës, por me banim në Prishtinë. Atë natë pasi hangrëm darkë e pitëm çaj, ne vëllezërit Tahiraj, Adem Jasharit ia kemi dhënë 13 kallashnikovë si dhe municionin e nevojshëm. Këtu do ta përshkruaj momentin e nisjes së Ademit dhe dialogun e tij me Xhafer Zenën. Pasi i futën 12 kallashnikovë në arkën e veturës të markës Askona me ngjyrë të kuqe e me targa të Prishtinës, Xhaferi u ulë në vendin e shoferit ndërsa Ademi u ulë përpara në anën e djathtë të tij. Ademi kallashnikovin e vetë, me dy karikatorë, e vuri në prehër, ndërsa Xhaferi i tha: – Adem ndoshta është më mirë që edhe këtë ta maskosh pak? Ademi iu përgjigj, “me tërë këto armë, i gjallë s’ka kush që më del përpara”. Natën udhëtuan me Xhafer Zenën për Drenicë e Llap për ta shpërndarë atë armatim. Kështu u shpërnda një pjesë e madhe e armatimit. Pastaj, Nazmi Bajrami nga Shipoli i Mitrovicës dhe Ramadan Begu erdhën nga Mitrovica, të cilët i kanë përcjellë Osman Ferizi dhe Shkëlzen Gjoni nga Kodralia pas mes nate”, thotë Tahiri. /
Lista e 54 emrave nga grupi i dytë i gueriles shqiptare:
1.Adem Jashari
2.Ilaz Kadriu
3.Osman Ferizi
4.Avni Zymeri
5.Adem Maksuti
6.Shaqir Salia
7.Avni Rama
8.Sami Tahiraj
9.Shkelzen Gjonaj
10.Naim Gubetini
11.Xhavit Gubetini
12.Lutfi Jonuzi
13.Ramadan Begu
14.Ilmi Peci
15.Shahin Bejtollahu
16.Hasan Ferizi
17.Ejup Murseli
18.Isa Xhaferri
19.Naser Jakupi
20.Jakup Limani
21.Sait Jashari
22.Bujar Zeneli
23.Nazmi Bajrami
24.Beqir Saiti
25.Orhan Ibrahimi
26.Bujar Hazizi
27.Faton Gajtani
28.Shemsi Zeqiri
29.Samet Rrahmani
30.Adem Derguti
31.Muharrem Bobaj
32.Ferat Çerkezi
33.Ahmet Berisha
34.Murat Jashari
35.Ilmi Bajrami
36.Fatmir Staveleci
37.Nuri Bexheti
38.Shaip Azemi
39.Fikret Halili
40.Selman Rreci
41.Kenan Kelmendi
42.Qenan Aziri
43.Fadil Kadria
44.Isuf Ismaili
45.Ekrem Sheholli
46.Dritan Restelica
47.Fehmi Beqiri
48.Hamdi Jaha
49.Ymer Aliu
50.Mehmet Breznica
51.Jahi Zeqiri
52.Zenullah Voca
53.Halil Palloshi
54.Faris Xhemaili
Shkroi: Flori Bruqi