Jo vetëm libri “Kriminalistika” i Vesel Latifit ka defekte brenda përmbajtjes. Një tjetër libër po kritikohet nga një studente e mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, e cila ka postuar pjesë të librit në rrjetin social Facebook.
Derisa në librin e Veselit kritikohej përmbajtja “viktimat e dhunës seksuale kryesisht janë ato femra që janë mendjelehta edhe të përdala”, në librin “Patologjia e përgjithshme” shkruhet për tatuazhet.
KosovaPress gjen se autorë të librit “Patologjia e Përgjithshme” janë Lutfi Alia dhe Suzana Manxhuka Kerliu, të cilët tatuazhet po i quajnë “Një marrëzi rinore të papërgjegjshme”.
“Tatuazhi. Është formë pigmentimi ekzogjene, i provokuar nga hyrja në inde e lëndëve ngjyruese, ose kur këto pigmente futen artificialisht në lëkurë me teknikën e punkturës. Pigmentet me ngjyra të ndryshme, sapo hyjnë në lëkurë, kapen nga makrofagët e dermës, ku mbeten të burgosur për gjithë pjesën mbetëse të jetës së personit, që dëshmojnë për një të kaluar të largët, kur ishte kryer një lloj marrëzie rinore e papërgjegjshme”, shkruhet në librin e dy profesorëve Alia dhe Kërliu.