2015-11-11

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli: Një ditë do t’ia kthej Daçiqit për ofendimin që më bëri

Pacolli: Një ditë do t’ia kthej Daçiqit për ofendimin që më bëri
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se në UNESCO, Serbia me gjithë potencialin e vet nuk arriti të bindte as 28% të bashkësisë ndërkombëtare; dhe atë, falë presionit Rus. Ne arritëm të kemi 2/3 e botës.
Pacolli përmes një postimi në Facebook ka siguruar se për ofendimin që i bëri Daçiq atij ai një ditë do t'i përgjigjet.
"Në Unesco, Sërbia, me krejt potencialin e vet, nuk arriti të bindte as 28% të bashkësisë ndërkombëtare; dhe atë, falë presionit Rus. Ne arritëm të kemi 2/3 e botës.
U garantoj se po të votonin edhe SHBA dhe shtetet që kishin humbur të drejtën e votimit, Republika e Kosovës sot do të ishte pjesë e UNESCO-s. Shumë shtete mike nuk kishin paguar anëtarësimin e tyre vite me radhë dhe kishin humbur të drejtën e votës. Kishte edhe shtete qe nuk merrnin pjesë fare në Konferencë, për një apo tjetër arsye, shtete këto që me siguri shumica do ta votonin Kosovën. Abstenimi i disa shteteve të Azisë Qendrore dhe vota në favor tonin prej disa shteteve afrikane që nuk e kanë njohur ende Kosovën, ishte një lëvizje pozitive e cila duhet të shfrytëzohet menjëherë me lobim për njohje.
I përgëzoj bashkatdhetarët e mi që punuan pa lodhje deri në momentin e fundit, punë që u karakterizua nga dashuria e madhe për atdheun, nga korrektësia, urtësia, dinjiteti dhe miqësia me shtetet e botës. Zyra e improvizuar e Kosovës ishte përplot me ambasadorë e përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar.
Edhe unë isha aty dy ditët e fundit.
Nga ana tjetër, vërejtëm delegacionin sërb që ishte shume nervoz, e pengonte shumë puna jonë ekipore, e pengonte prezenca dhe takimet e mia. Këtë nuk e la as Z. Daçiç pa e përmendur publikisht, madje më ofendoi! Unë nuk po i përgjigjem atij pse unë qëndroja në UNESCO, por për ofendimin që më bëri, një ditë me siguri do t'i përgjigjem atij se kush është Daçiçi e çka përfaqëson ai, me fakte e jo me hamendje nga urrejtja, siç e bëri ai", ka shkruar Pacolli në Facebook.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...