2015-11-09

John Fitzgerald Kennedy : “Mos pyesni se çfarë mund të bëjë vendi juaj për ju. Pyesni se çfarë mund të bëni ju për vendin tuaj” .

Pak momente para vrasjes së Kennedy
Ajo që ndodhi në 22 nëntor 1963 në Dallas është ngulitur në mënyrë të pashqitshme në kujtesën e Amerikës. E megjithatë, sipas sondazheve (i fundit i përket vitit 2004), vetëm 26% e amerikanëve janë të gatshëm që të pranojnë versionin zyrtar të hetimit, pra, që Presidenti i Shteteve të Bashkuara, John Fitzgerald Kennedy, u vra nga një njeri i vetëm: Lee Harvey Oswald. Për shumicën dërrmuese JFK, siç e quanin miqësisht, kish qenë viktimë e një komploti. Po çfarë ka të vërtetë në këto zëra? Rindërtimet më të fundit lejojnë ndoshta të jepet një përgjigje.Jacqueline Kennedy zbret nga Capitol me vajzen Caroline dhe djalin John Jr, me 24 nentor 1963, diten e varrimit te John F. Kennedy.


Atë ditë, Kennedy ishte në Dallas (Texas), për një etapë të xhiros së tij elektorale. Në zgjedhjet e vitit 1964, Presidenti 46-vjeçar do të kërkonte mandatin e tij të dytë. I pashëm, i pasur, elegant, elokuent (kishte fituar madje Çmimin Pulitzer), me një grua magjepsëse si Jacqueline Lee Bouvier dhe dy vëllezër brilantë, Robert dhe Edward, dukej i pamposhtur. Por jo çdo gjë ishte e qetë ashtu siç dukej.
Ishte Lufta e Ftohtë dhe në vitin 1961 Kennedy-t i ishte dashur të përballej me skandalin që pasoi zbarkimin e dështuar të mërgimtarëve kundër Fidel Kastros në Kubë. Presidenti ishte hakmarrë një vit më vonë kur avionë spiunë amerikanë kishin zbuluar baza raketore në Kubë, aleate e Bashkimit Sovjetik, vetëm pak kilometra larg nga SHBA. U konsiderua pragu i Luftës së Tretë Botërore, por në fund BRSS i Hrushovit bëri një hap prapa dhe Kennedy doli nga ajo situatë si një gjigand i diplomacisë.
Image result for iSH VETERINARI I VIETNAMIT TREGON SI E VRAU jOHN f.kENNEDY-N
Në frontin e brendshëm, JFK duhej të bënte llogaritë me një Kongres pak të prirur për ta mbështetur. Krahët konservatorë të republikanëve dhe demokratëve ishin bërë aleatë për të bllokuar politikën e tij të reformave (“kufiri i ri”). Dhe mes shteteve federalë, Teksasi (ku segregimi racor ishte ende një realitet), ishte më armiqësor ndaj kursit të ri. Një ditë përpara vizitës në Dallas ishin shpërndarë fletëvolantë me fotografinë e Kennedy-t përballë dhe në profil, si në gjendje arresti, mbi të cilat shkruhej: “Në kërkim për tradhti”.
Dhe erdhi dita
Mëngjesin e 22 nëntorit kish dalë dielli dhe kështu ishte vendosur që makina tip “Lincoln kabriole” të qëndronte e hapur. Në të kishin hipur edhe senatorin i Texas-it John Connally, bashkë me të shoqen Sharon. Korteu i makinave, motoçikletave të policisë, gazetarëve dhe autoriteteve ecte ngadalë, me 25 kilometra në orë. Dy herë Kennedy kërkoi të ndalej për të shtrënguar duart me disa fëmijë si dhe një grup murgeshash. Në një pikë të caktuar, në sheshin “Dealey”, limuzina ngadalësoi tek kalonte përpara një pallati shtatëkatësh me tulla në ngjyrë të kuqe, ku ndodhej arkivi i librave të Bashkisë, për të shkuar më pas drejt kthesës për në Elm Street. Ora e shndritshme e ndërtesës shënonte 12:29. Sharon Connally, bashkëshortja e guvernatorit, u kthye nga Kennedy dhe i tha: “Zoti President, tani askush nuk mund të thotë se Dallasi nuk ju do”. “Jo, vërtet”, u përgjigj ai. Do të ishin fjalët e tij të fundit…

Kush e vrau JFK?



Presidenti Kennedy me zonjen e pare Jacqueline disa momente para atentatit

Sot është edhe 50-vjetori i vdekjes tragjike të John Fitzgerald Kennedy, Presidenti amerikan i vrarë në Dallas në 22 nëntor 1963 dhe ka nisur tashmë të paralajmërohet një piroteknikë scoop-esh dhe kundërscoop-esh, të përqendruar në dinamikat kontroverse të atentatit që ishte fatal dhe më tej akoma, identitetin e atyre që ishin porositës. Zjarrin e radhës së zbulimeve të reja (tani 50-vjetor janë të shumta, duke patur parasysh popullaritetin e “pavdekshëm” të personazhit në fjalë: mjafton të thuhet që JFK dhe atentatit të Dallasit i janë kushtuar në pothuajse gjysmë shekulli më shumë se 1000 libra dhe qindra hetime televizive).

50 vjetori

“Mos pyesni se çfarë mund të bëjë vendi juaj për ju. Pyesni se çfarë mund të bëni ju për vendin tuaj” .
Në fjalimin e tij inaugurues, më 20 janar, 1961, presidenti i Shteteve të Bashkuara, John F.Kennedy, ka theksuar nevojën që të gjithë amerikanët të jenë qytetarë aktivë, ndërsa nga vendet e botës ka kërkuar që të bashkohen në luftën kundër “armiqve të përbashkët të njeriut”: tiranisë, varfërisë, sëmundjes dhe vetë luftës.
“E gjithë kjo nuk do të përfundojë në njëqind ditët e para. As në njëmijë ditët e para, as gjatë jetës së kësaj administrate e mbase as gjatë jetës sonë në këtë planet. Por, le të fillojmë”, ka thënë presidenti i 35-të i Shteteve të Bashkuara.
Por, gati tre vjet më vonë, më 22 nëntor të vitit 1963, koha është ndalur. Ka qenë kulmi i Luftës së Ftohtë dhe presidenti Kennedy është qëlluar për vdekje në Dallas të Teksasit.
“Presidenti Kennedy është vrarë. Tani është zyrtare. Presidenti ka vdekur”, ka kumtuar lajmin Radio KBOX.
John F.Kennedy, 46 vjeç, është qëlluar fatalisht me snajper, gjatë parakalimit me limuzinën presidenciale, së bashku me Zonjën e Parë, Jacqueline. Shumë janë frikësuar se të shtënat janë fillimi i një sulmi mbi Shtetet e Bashkuara.
Por, brenda pak orësh, policia ka arrestuar të dyshuarin kryesor për vrasje, Lee Harvey Oswald.

Jacqueline Kennedy me te bijen, Caroline, duke puthur arkivolin.




“I mohoj prerazi këto akuza”, u ka thënë Oswald gazetarëve menjëherë pas arrestimit.

Hetimet tetëmuajshe nga Komisioni Warren kanë konstatuar se Kennedy është vrarë nga Oswald, i cili ka vepruar i vetëm.
Por, për shumë amerikanë sot, çështja vazhdon të mbetet e hapur. Një sondazh i kryer këtë vit nga agjencia e lajmeve AP ka treguar se mbi 50 për qind e të anketuarve besojnë se vrasja ka qenë konspiracion.
Oswald, 24 vjeç, ka qenë ish-marins amerikan, i cili ka dezertuar në Bashkimin Sovjetik më 1959 dhe është kthyer në Shtetet e Bashkuara më 1962. Policisë i ka thënë se është i pafajshëm, por testet e laboratorit kanë konfirmuar se ai ka qëlluar me armën e vrasjes.
Vetë Oswald është vrarë dy ditë më vonë nga Jack Ruby, pronar i një klubi të natës.
Po, cilat kanë qenë motivet e Oswaldit dhe a ka vepruar ai vërtet i vetëm? A ka pasur konspiracion që ka përfshirë edhe Bashkimin Sovjetik apo krimin e organizuar?
Pyetjet e tilla vazhdojnë të mbeten pa përgjigje të qarta.
Kennedy, i njohur si Jack apo me inicialet e tij JFK, ka mundur nënpresidentin dhe kandidatin republikan, Richard Nixon, në zgjedhjet presidenciale të vitit 1960.
Në moshën 43-vjeçare, ai ka qenë njeriu më i ri i zgjedhur për të udhëhequr shtetin dhe presidenti më i ri pas Theodore Roosevelt. Deri në atë kohë, Kennedy, një katolik, ka qenë presidenti i vetëm joprotestant.
Ngjarjet gjatë presidencës së tij kanë përfshirë: krizën raketore në Kubë, garën në hapësirë, ndërtimin e Murit të Berlinit, Lëvizjen Afrikano-Amerikano për të Drejtat Civile dhe fazat e hershme të Luftës së Vietnamit.
Politika e jashtme e Kennedyt është dominuar nga konfrontimet amerikane me Bashkimin Sovjetik.
Në vitin 1963, Gjermania po kalonte një kohë të cenueshmërisë për shkak të agresionit sovjetik në lindje dhe nacionalizmit francez në perëndim. Më 26 qershor, Kennedy ka mbajtur një fjalim publik në Berlinin Perëndimor, duke përsëritur angazhimin e Amerikës në Gjermani dhe duke kritikuar komunizmin.
ZvPresidenti Lyndon B. Johnson ben betimin si President i SHBA ne avionin presidencial menjehere pasi anoncohet lajmi se Presidenti Kennedy vdiq. Ne krah te tij bashkeshortja e Kennedit, JacqAi ka përdorur ndërtimin e Murit të Berlinit si shembull të dështimeve të komunizmit dhe fjalimi mbahet mend për frazën e tij të famshme “Ich bin ein Berliner” (Unë jam qytetar i Berlinit).
“Të gjithë njerëzit e lirë, kudo që ata jetojnë, janë qytetarë të Berlinit, dhe për këtë arsye, si qytetar i lirë, unë krenohem me fjalët ‘Ich bin ein berliner’”, ka thënë Kennedy.
Ai dhe gruaja e tij kanë qenë më të rinj krahasuar me presidentët dhe zonjat e para që u kanë paraprirë atyre. Ata kanë ftuar një gamë artistësh, shkrimtarësh dhe intelektualësh në Shtëpinë e Bardhë, duke ngritur profilin e artit në Amerikë.
Kennedy ka qenë presidenti i parë që ka lejuar konferencat presidenciale të transmetohen drejtpërdrejt në media.
Ai ka pasur katër fëmijë, dy djem dhe dy vajza, ndërsa familja Kennedy ishte me prejardhje nga Irlanda.
Pasardhës i presidentit Kennedy ka qenë Lyndon Johnso

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...