Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Prishtina dhe Beogradi që t’i implementojnë detyrat të cilat i kanë shkruara në marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe.
Një ditë pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës suspendoi këtë marrëveshje deri në marrjen e një vendimi pas kërkesës së Presidentes së Kosovës, Brukseli thotë se marrëveshja e arritur më 25 gusht ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Isa Mustafa e Aleksandar Vuçiq, duhet të implementohet.
Maja Kocijançiç, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini tha se BE pret zbatimin e marrëveshjes së arritur.
“Ne nuk i komentojmë proceset gjyqësore që janë në rrjedhë, por presim që marrëveshja e 25 gushtit të implementohet.
Të dyja palët janë përgjegjëse për pjesën e tyre të punës në implementim”, tha Kocijançiç.