E përditshmja britanike, Telegraph, ka botuar një artikull ku tregon 20 qytetet më të vjetëra që kanë pasur kontinuitet ose vijueshmëri të banorëve.
Në listë ndodhen qytete kryesisht nga India, Lindja e Mesme dhe katër nga Ballkani. Si shteti me numrin më të madh të qyteteve të vjetëra është Libia, ndërsa qyteti më i vjetër paraqiten Jericho në Palestinë, edhe pse në disa revista Damasku njihet si më i vjetri.
20. Varanasi në Indi, i banuar prej vitit 1000 para erës sonë. Sipas legjendës, është themeluar nga Lord Shiva, 5000 vjet më parë. Për budistët dhe hindusët është qytet i shenjtë.
16.Thebesi , njihet si qyteti i 16-të më i vjetër në botë, edhe pse sot është një qytezë e vogël në Greqi. E përmendur edhe në poezite e poetit anglez, John Milton, Thebesi ka luajtur rol të rëndësishëm edhe në luftërat greke-persiane. Banorët e parë janë regjistruar prej 1400 vite para erës sonë.
16. Athina, 1400 para erës sonë. Sot kryeqyteti i Greqisë, njihet prej kohësh për popullimin e saj, ndërsa në histori njihet më së tepërmi nga luftërat greke, mes Spartës dhe Athinës. Njihet për objektet e saj romake, bizantine dhe osmane.
15. Balkth, Afganistan, 1500 p.e.s. E latinizuar quhet shpesh edhe Bactra, ndërsa vendasin e thërrasin Balkth. Nga arabët është quajtur edhe si “nëna e qyteteve”. Momentalisht nuk preferohet të shkohet nga lufta civile.
14. Kirkuk, Irak, 2200 p.e.s. Diku 200 km larg Bagdatit, nihet si qytet antic i Mesopotamisë që ka pasur prej kohësh banorë të vazhdueshëm. Sot njihet për pasuri të bollshme të naftës dhe sulmeve të herëpashershme terroriste. Ka qenë edhe qendër e asirianëve të krishterë.
13. Erbil, Irak, 2300 p.e.s. Qyteti verior iraken dhe qendra e kurdëve të Irakut ka qenë gjithashtu qytet antik i banuar prej kohësh nga persianët, arabët dhe osmanët. Nuk preferohet të vizitohet.
12.Tyre Liban, 2750 p.e.s. E përmendur edhe nga Herodoti, është pushtuar edhe nga Aleksandri i Madh në 332 p.e.s.. Përndryshe përmendet edhe në Bibël, ndërsa shumë pjesë të qytetit janë të mbrojtura nga UNESCO.
11. Jeruzalemi, Lindja e Mesme, 2800 p.e.s. Qyteti i shenjtë për krishterët, hebrenjtë dhe muslimanët është qyteti i 11-të më i vjetër në Botë. Gjatë historisë, qyteti ka qenë pushtuar 23 herë, sulmuar 52 herë, si dhe shkatërruar dy herë. Përshkruhet jo vetëm si qyteti historik i Tokës, por edhe I qiellit, pasi ka Kishën të shenjtë, Murin e hebrejve, dhe xhaminë al Aksa.
10. Bejruti, Liban, 3000 p.e.s. Kryeqyteti i Libanit, i populluar nga krishterët dhe muslimanët është qyteti i dhjetë më antik në botë.
9.Gaziantep, Turqi, 3650 p.e.s., ndodhet në kufi me Sirinë, ndërsa tani i banuar nga kurdët. Nuk preferohet të vizitohet për shkak të rrezikshmërisë.
6. Plovdiv, Bulgari, 4000 p.e.s., edhe një qytet ballkanik. Ka luajtur rëndësi për thrakët, romakët, bizantinët, osmanët. Njihet për banjat e perandorisë osmane që mbrohen nga UNESCO.
6.Sidon, Liban, 4000 p.e.s., rreth 30 kilometra larg Bejrutit ndodhet edhe një qytet tjetër antik, po ashtu në Liban.Është themeluar nga fenikasit dhe sunduar nga Aleksandri në 333 p.e.s..
6.Fayum, Egjipt, 4000 p.e.s, ndodhur në jugperëndim të Kajros. Tani ka disa xhami dhe banja publike. Nuk preferohet të vizitohet.
5. Susa, Iran, 4200 p.e.s.,ka qenë qendër e asirianëve, persianëve akaemenidë, ndërsa sot ka popullësi prej 65,000 banorëve.
3. Damasku,Siri, 4300 p.e.s,, ndërsa sipas disa ekspertëve tjerë ka qenë e populluar prej 12.000 vite më parë. Kanalet e vjetëra të ndërtuara në antikë, akoma edhe sot janë të përdorshme, përvecc disa renovimeve të herëpashershme.
3. Aleppo, Siri, 4300 p.e.s, qyteti i ndodhur mes luftës së përgjakshme civile, thuajse tani krejtësisht i shkatërruar, është qyteti tjetër sirian i vjetër dhe me kontinuitet banimi. Ka qenë pushtuar nga kryqtarët, mongolët dhe më pas nga osmanët.
2.Byblos, Liban, 5000 p.e.s., qyteti më i vjetër libanez dhe ndër më të vjetërit në Botë. Themeluar nga fenikasit.
1.Jericho, Palestinë, 9000 p.e.s., dhe e fundit është qyteti afër lumit Jordan, Bregun Perëndimor, kontrolluar nga autoritetet palestineze. Sipas disa burimeve të Telegrapg, qyteti mund të ketë vijueshmëri banorësh prej më tepër se 20.000 vitesh. Përkundër kësaj, nuk preferohet të vizitohet./Bota sot