Në Indi po vazhdon polemika pas deklaratës së një lideri hindus, i cili kishte thënë se puna humanitare e Nënës Terezës kishte vetëm një objektiv, për të konvertuar njerëzit në të krishterë. “Shërbimi i Nënë Terezës do të ishte i mirë. Por shërbeu duke pasur vetëm një objektiv, për të konvertuar individët, të cilëve u shërbente në të krishterë”, kishte thënë Bhagwat. Politikanët e opozitës kanë kritikuar deklaratën e tij derisa shumë indianë kanë shprehur zemërimin nëpër rrjetet shoqërore. Por kjo deklarat nuk u prit mirë nga shumë banorë dhe pushtetar të Indisë. “Nënë Tereza ua kishte kushtuar jetën të varfërve”, ka theksuar lideri i të krishterëve në New Delhi, ati Savarimutu. “Nënë Tereza s’do të duhej të ofendohej në këtë mënyrë”, ka deklaruar lideri i opozitës, Rajiv Shukla. Nënë Tereza, e cila kishte punuar për më shumë se 50 vjet duke ndihmuar të varfrit në Kalkuta, kishte themeluar organizatën “Misionarët për bamirësi” dhe ishte shpërblyer edhe me çmimin “Nobel” për punën e saj, më 1979. India po ashtu kishte njohur kontributin e shqiptares së shquar, duke e nderuar me çmimin “Perla e Indisë”, çmimin më të lartë civil në vend.
Kjo deklarat nuk u prit mirë edhe nga shumë qytetarë shqiptarë, ku “Nënë Tereza” është një nga personalitetet më të njohura shqiptare. Nënë Tereza është një nga përfaqësueset më të denja shqiptare sot në botë, ku i tërë kombi shqiptar krenohet me misionin e saj humanitar.
Pёr popullin tonё, Nёnё Tereza ёshtё modeli dhe personifikimi i kulturёs tё harmonisё fetare, ajo eshte pjese e kujtesës kolektive dhe e ndërgjegjies tё popullit shqiptar.
Po si e njohin shqipatarët Nënë Terezën?
Prof Dr Lutfi ALIA, ka botuar një shkrim në lidhje me njohjen e Nënë Terezës nga kombi shqipar. Sipas tij, dita kur Nënë Tereza mori çmimin Nobel, shënoi një faze të re të njohjes tё gruas të famëshme në botë, që i pushtoi zemrat e shqiptarëve, kudo ndodheshin.
Nënë Tereza u pёrmend për herë të parë në shtypin shqiptar tё diasporёs dhe me pas nё shtypin kosovar, në gazetën “Rilindja”, me 25 tetor 1979, me botimin e telegramit të Titos drejtuar Nënë Terezës me rastin e marrjes së çmimit “Nobel”.
Gazeta “Rilindja”, më 10 korrik 1986, njoftoi takimin e Nënë Terezës me Fidel Kastron dhe në gusht 1989 pёr vizitën e parë në Tiranё.
Nё Shqipёri, Nёnё Tereza u bё e njohur vetёm pas vizitёs historike nё javёn e parё tё gushtit 1989. Ardhja nё atdhe u pasqyrua me lajme të shkurtёra, ku u njoftua vizita, pa tё dhёna tё tjera përcjellëse por vetёm: “Mbërriti për vizitë private Nënë Tereza”, si dhe njoftoi takimet me personalitetet shtetёrore dhe politike të asaj kohe.
Në gusht 1989, gazetat “Zëri i popullit”, “Bashkimi”, “Zëri i rinisë” dhe ATSH shkruajnë në pak radhë, se Nënë Tereza bëri homazhe në Varrezat e Dëshmorëve dhe në varrin e nënës dhe te motrës së saj etj. Gjithashtu dhe TV shtetёror transmetoj disa pamje nga kёto aktivitete, tё shoqёruara me komente tё shkurtёra
Nё vitin 1990 nisi një valë artikujsh me përshkrime, me informime dhe me qëndrime intelektuale për figurën e Nënë Terezës, çka ndikoi dukshëm ne intensifikimin e njohjes me misionaren shqiptare.
Nё kompensim të mosnjohjes dhe mohimit në të kaluarën të figurës të shkupianes së shquar, shtypi shqiptar nxitoi të ndjekë kronologjinë e jetёs tё motrёs katolike dhe aktivitetet humanitare tё Misioneve te Dashurisë nëpër bote, duke u afruar pranë Nёnё Terezёs, me ndjesi nderimi dhe krenarie dhe pse me 60 vjet vonesë.
Don Lush Gjergji, bibliografi i Nёnё Terezёs, ёshtё ndёr tё parёt qё shkruajti një seri artikujsh nё gazetёn “Rilindja” tё Kosovёs dhe nё vitet nё vazhdim botoi 15 libra, tё dedikuara jetës dhe veprës së saj si motër katolike dhe si misionare humanitare. Shumica e kёtyre librave janё pёrkthyer nё mbi dhjetё gjuhё tё huaja.
Ngurtësinë e shtypit shqiptar, e theu pёr herё tё parё shkrimtari, gazetari dhe diplomati Luan Rama, i cili në vitin 1990 botoi në revistёn “Ylli” shkrimin “Fytyra e ndritur e humanizmit”, ku e përshkroi portretin e Nënë Terezës tonё, madje theu dhe tabut e kohës, pasi tregoi dhe pёr aktivitetin e saj si motër katolike dhe si misionare humanitare, nё ndihmë për të varfërit.
Nё vitin 1990, Drita Siliqi, nё njё shkrim nё revistёn “Shqiptaria e Re”, i pёrcolli publikut shqiptarë emocionet e vizitёs sё dytë dhe dekorimin e Nёnё Terezёs me urdhërin “Naim Frashëri”, që i u akordua me rastin e 80 vjetorit tё lindjes. Drita Siliqi, kёto dy ngjarje i trajtoi me rëndësi të madhe për jetёn dhe kulturёn shqiptare.
Po në vitin 1990, gazetari Petro Dhimitri, nё gazetёn “Bashkimi”, botoi shkrimin: “Nënë Tereza e mbarë botës”.
Nё vitin 1990, Drita Siliqi, nё njё shkrim nё revistёn “Shqiptaria e Re”, i pёrcolli publikut shqiptarë emocionet e vizitёs sё dytë dhe dekorimin e Nёnё Terezёs me urdhërin “Naim Frashëri”, që i u akordua me rastin e 80 vjetorit tё lindjes. Drita Siliqi, kёto dy ngjarje i trajtoi me rëndësi të madhe për jetёn dhe kulturёn shqiptare.
Po në vitin 1990, gazetari Petro Dhimitri, nё gazetёn “Bashkimi”, botoi shkrimin: “Nënë Tereza e mbarë botës”.
Don Lush Gjergji kishte botuar disa libra dhe shumё shkrime nё shtypin periodik kosovar dhe botёror, ku pasqyronte jetёn dhe veprёn si misionare katolike dhe humanitare tё Nёnё Terezёs, por ato nuk njiheshin nё Shqipёri, madje si materiale me karakter fetar ishin tё ndaluara tё hynin nё vendin tonё.
Nga viti 1991 shtypi kosovar sjell intervistat e para me Nënë Terezën, ku çfarë përpiqej të mohohej nga qarqet ekstremiste, e pohoi Ajo me vetë gojën e saj duke thënë: “Unë jam Tereza e Kalkutës, por me origjinё dhe me gjak jam shqiptare …”
Nё prill të vitit 1993, gazeta e pavarur “Shqip”, botoi mesazhin historik tё Nёnё Terezёs drejtuar popullit shqiptarё, ndёrsa gazetat e tjera dhe kanalet e shumta televizive mbajtёn qёndrim indiferent.
Shkaqet kësaj heshtje të gjatë janë historike.
Është i njohur fakti se regjimi komunist, pёr shumё vite ia ndaloi ardhjen nё atdhe dhe kjo ishte arsyeja e largimit në kohë e njohjes së Nënë Terezës nga shqiptarët. Kjo heshtje, ky borxh i madh moral ndaj Nёnё Terezёs, u kompensua pas vizitёs sё parё dhe nё vizitat e më vonёshme, kur shumë gazetarë, shkrimtarë, piktorë, skulptorë, analistё dhe sociologё në Shqipëri, ne Kosovë dhe në diasporë, u bënë shume aktivë në prezantimin e jetёs dhe tё veprave së saj, ndёr tёcilët rendis: Dr. Don Lush Gjergji, Luan Rama, Drita Siliqi, Petro Dhimitri, Ismail Kadare, Anton Nikё Berisha, Ali Podrimja, Visar Zhiti, Frank Shkreli, Gjin Gjomarkaj, Don Prend Kola, Rrok Berisha, Imzot Rrok Mirdita, Klajd Kapinova, Engjell Koliqi, Perparim Kabo, Liliana Verdho, Pjetër Pepa, Aurel Plasari, Mehmet Gëzhilli, Abdullah Zeneli, Genc Leka, Elvi Sidheri, Marjan Sebaj-Sopi, piktorёt Maks Velo, Lumturi Blloshmi, Agim Sulaj, skulptorët Thoma Thomaj, Luan Mulliqi, Armida Laçej, N. Nini, S. Spahiu, V. Rakaj, kineasti Gani Mehmetaj etj, etj.
Nё vitin 1994, Donika Omari përktheu në gjuhën shqipe librin “Tereza e Kalkutës, Lapsi i Zotit”, vepër e gazetares italiane Franka Zambonini,kёsisoj opinioni shqiptar e njohu më mirё figurën e shqiptares më të shquar të shekullit.
Ndarja nga jeta e misionares shqiptare mё 5 shtator 1997 dhe zhvillimi i ceremonisë mortore nё Kalkuta, shënuan kulmin e jehonës në mediat shqiptare, të cilat shkruanin në një zë: “Bota shqiptare sot në zi!”; “Bota sot është jetime!” etj.
Në 1997 në Muzeun Historik Kombëtar, nisi puna për të mbledhur bibliografinë e shkrimeve për Nënë Terezën, material i shpërndarë në shumë zëra bibliografikë në botё dhe në Shqipëri, të shtrira nga viti 1969, kur u botua libri i parë në gjuhë të huaj, me autor Peter Dwan: Aposte of the unwanted Mother Tereza(Melburn, Australi) dhe deri në vitin 2003, kur pёrfundoi sistemimi i bibliografisë kronologjike tё Nёnё Terezes, qё u botua në një libёr të veçantë.
Duke filluar nga viti 1990, populli shqiptar, kisha katolike dhe institucionet shqiptare, filluan të kremetojnë pёrvjetorin e lindjes e nga 19 tetori 2003 edhe festën e kultit te lumturimit të Nënë Terezës. Më 2007, në pёrkujtim të 10-vjetorit të vdekjes së Nënë Terezës, Biblioteka Kombëtare prezantoi për herë të parë arkivin e bamirëses dhe fondin antikuar me dorëshkrime të shёnjtorëve të Shqipërisë. Më 20 – 30 gusht 2010, në pёrkujtim tё 100 vjetorit të lindjes të Nënë Terezёs, Biblioteka Kombёtare hapi nё Tiranё ekspozitën “Shqi-përia vend shёnjtorësh”, ku figura e saj zinte njё vend qendror. Ekspozita u vizitua nga shumё njerёz, sidomos nga moshat e reja. Këto dy festa janë bërë tradicionale për shqiptarët, dhe kremtohen me ceremoni e aktivitete të shumta fetare, kulturore dhe artistike, qё bёhen mё tё bukura dhe mё dinamike nga pjesmarrja masive e rinisë, por dhe e banorёve tё besimeve tё tjera fetare.
Ky admirim dhe nderim nuk ёshtё rastёsi, por shprehje e respektit ndaj besimeve dhe tё figurave tё shquara tё gjitha besimeve fetre.
Por si ndodh jo rrallë me ne, paradoksi shqiptar i pёrfshiu dhe dy festat e Nёnё Terezёs. Kësisoj, 102 vjetori i lindjes nuk u pёrkujtua si duhej nga institucionet dhe nga mass media, qё pothuajse e harruan kёtё festё, pёr pasojё 26 gushti 2002 kaloi si një ditë e zakonëshme.
Me këtë amnezi alla-shqiptare, sikur u plotësua dëshpërueshëm një nga kredot e saj, pasi Nënë Tereza nuk dёshironte ceremoni dhe as veneracione vetjake, andaj porosiste të mos merreshin me të duke e lavdëruar, por të donin njëri-tjetrin si dinte të donte ajo, çka e kishte shprehur qartё e fuqishëm në mesazhin drejtuar popullit shqiptar më 30 prill të vitit 1993, që u botua në gazetën e pavarur “Shqip” dhe qё mbetet mesazhi i parë historik, i dhënë nga Nënë Tereza në Shqipёri.
Ndërsa në Shqipëri u harrua, Kosova i festoi pёrvjetoret me shumë aktivitete, po ashtu dhe shqiptarёt e Maqedonisë, kremtuan 102 vjetorin e lindjes tё Nënë Terezës shqiptare, të shkupianes së famёshme.
Përvjetori i lindjes dhe dita e shpalljes e lumturumia Nënë Tereza, kremtohen rregullisht në Hindinë hinduiste, ku ajo punoi per 70 vjet duke ndihmuar tё varfёrit dhe ku dha dritë dhëmbshurie kundër tё gjitha errësirërave dhe të asaj që davaritej mbi atdheun e vet dhe që e donte më gjithë forcën e shpirtit.
Kёto dy pёrvjetore festohen dhe nё shume vende tё tjera te botёs, duke filluar nga Italia fqinje, deri nё Australi; nga USA, deri nё Ban-gladesh; nga Danimarka deri nё Burkina Fasso e nё Afriken e Jugut, ku ipeshkёvitё dioqezane tё kёtyre vendeve, nuk harrrojnё tё organizojnё mesha dhe aktivitete nё nderim tё veprёs tё Nёnё Terezёs.
Përse me ne shqiptarёt ndodh të harrojmë, çka nuk duhet harruar?
Dihet dhe nuk dyshohet se Nënë Tereza është shqiptare, e ka thënë ajo vetë, madje sa më shumë vite kalonin e sa mё shumё i rritej fama, aq më shpesh e përsëriste. Nё tё gjitha vendet e botёs, shtypi shkruan: Motra shqiptare, Nënë Tereza shqiptare, humanitaria e shquar shqiptare, Nёnё Tereza shqiptare e Kalkutёs etj,
Bota e njeh dhe e shpreh pёrkatёsinё shqiptare tё Nёnё Terezёs, por rëndësi ka sa ndihen vetё shqiptarët të Nënë Terezës dhe sa janё ata të lidhur me dashurinё e saj hyjnore?
Nuk ka dyshime se Nënë Tereza ёshtё e jona, të gjithё e duam dhe e nderojmë, por ne duhet të mësojmë ta duam më mirë dhe më shumë Nёnёn tonё tё shёnjtё e njёkohёsisht tё respektojmё e tё duam dhe veten tonё, tё respektojmё e tё duam dhe të tjerët.
Institucioni i kujtesës tonë kolektive nuk duhet ta lërë kalendarin e vet, që ta mbulojë pluhuri e tё harrojmё festat e Nёnё Terezёs.
Ne jemi ato që kujtojmë, thotë një poet i madh europian, por ne jemi dhe ato që harrojmë, ka shtuar me dëshpërim poeti Visar Zhiti.
Të mësohemi ta mbajmë dhe ta nderojmë Nënë Terezën, ashtu si e respekton dhe e nderon e gjithё bota, qё Ajo e ka pushtuar me dashurinё dhe me veprat e shumta shpirtёrore dhe humanitare.
Ne duhet tё kuptojmë se populli shqiptar e ka pjese tё vetёn Nene Terezёn, këtë vlerё tё çmuar kombёtare e gjithёbotёrore, por duke e harruar, i krijojmë vetes një boshllёk të ndjeshëm shpirtёror e kulturor, ndërsa në imazh, krijojmë zbehje të panevojёshme para botës.
Nënë Tereza ka bërë shumë për Shqipërinë dhe Shqipёria i detyrohet shumë.
Ajo i pёrket tё gjithё shqiptarёve kudo ku janё nё botё, por ne duhet të dimë të marrim shumë nga vlerat dhe virtytet e saj dhe t’i aplikojmë në jetën tonë të përditëshme.
Nënë Tereza erdhi shume herё nё Shqipёri, madje rrinte gjatё dhe ndjehej e lumtur nё atdheun dhe me fisin e vet, si e theksonte shpesh. Vinte si vajza e shtёpisё, si motёr katolike dhe si misionare humanitare dhe populli ynё e priti dhe e nderoi nё gjithё madhёshtinё e saj.
Nёnё Tereza, ishte figura me e fuqishme e ekumenizmit dhe e dialogut ndёrfetar, andaj e takonin dhe e nderonin tё gjithё katolikё, myslimanё, ortodoksё, bektashi, protestantё, laikё, agnostikё dhe ateistё, ajo ishte Nёna e tё gjithё shqiptarёve.
Edhe pse ishte motёr katolike, nderimi dhe kremtimet e figurёs sё saj, zyrtarisht nё Shqipёri morёn karakterin e një procesi laik, për arsye se kultura shqiptare, për vetë tiparet historike dhe kulturore tё bashkёjetesёs dhe harmonisё ndermjet katёr besimeve fetare, e ka më të lehtë t’i pёrvehtësoi personazhet, që nuk njësohen vetëm me një fe të caktuar, por edhe i nderon dhe klerikёt e feve tё tjera, kur ato shquhen nё veprimtaritё patriotike pёr unitetin kombёtar .
Katolikët shqiptarë e adhurojnë kultin e Nënë Terezës sipas kano-neve tё tyre fetare, ndёrsa pёr banorёt e besimeve tё tjera ёshtё mё i pёrshtatshёm modeli laik, pasi hynё mё lehtё në kulturën kombëtare. Tashmё, populli ynё i ka njёsuar Skënderbeun, Ismail Bej Vlorёn dhe Nënë Terezën, si figurat mё tё shquara tё historisё shqiptare dhe nё kёtё mёnyrё ka shprehur aftësitë kulturore duke i kombëtarizuar kёto tre figura tё shquara përtej identiteteve fetare.
Figura e Nёnё Terezёs sintetizon elemente ekumenike e ndërfetare, që dallohen lehtë në kredon e veprimtarisë së saj tё shquar nё shёr-bim tё njerёzve qё vuajnё, pavarёsisht nga pёrkatёsia fetare, ashtu si i ka konkretizuar keto tipaare dhe në veshjen e veçantё tё urdhёrit Misionaret e Dashurisё.
Nё Shqipёri, katolicizmi i Nënë Terezës nuk pёrceptohet në mënyrë të njëtrajtёshme, ndersa vlerat njerëzore dhe kulturore që përfaqëson, pёrceptohen lehtёsisht, njëlloj nga tё gjithё dhe nga banorёt e besime-ve tё tjera fetare.
Kombёtarizimi i figurёs tё Nёnё Terezёs u arrit shumё vonё, shumё dekada pasi ishte ndёrkombёtarizuar si personazh i shquar nё realitetet multifetare, ku sherbeu me pёrkushtim dhe ku fitoi jehonё mediatike nё saje tё vlerave njerёzore, qё realizoi me veprat e saj fetare dhe humanitare.
Proçesi i kombёtarizimit e kultivoi figurёn e Nёnё Terezёs nё kultu-rёn e sotme shqiptare, me identitetin e saj shqiptar, por pa insistuar nё ekskluzivitet, pra pa e “privatizuar” nё nivel kombёtar, ndryshe nga ndёrkombёtarizimi, qё ndoqi rrugёn e pёrgjithёsimit nga tё gjithё popujt e botes, tё cilёt shpejt i pёrvehtёsuan vlerat e mёdha shpirtёrore, shoqёrore, kulturore dhe morale tё Nёnё Terezёs.
Kur Nёnё Tereza u shndёrrua nё njё figurё tё shquar, kur e pushtoi botёn, kur u bё e famёshme, fqinjёt tanё ballkanas u zgjuan dhe pёrgatitёn grackёn, duke pretenduar sejcili pёrkatёsinё etnike tё saj.
Maqedonёt, qё nuk janё shqiptarё, ngritёn nё Shkup dhe shtёpinё muze tё Nёnё Terezёs dhe duke filluar nga tabela bazoriliev nё portёn kryesore dhe treguesit e materialeve tё ekspozuara, i kanё shkruar nё gjuhёn bullgare arkaike, pra jo nё gjuhen shqipe, por kjo pёrpjekje qёllimkeqe nuk mund ta ndryshoi dhe as tё fshehi tё vёrtetёn, pёrka-tёsinё shqiptare tё Agnes Gonxhe Bojaxhiut – Nёnё Terezёs.
Dihet dhe nuk dyshohet se Nënë Tereza është shqiptare. E ka thënë ajo vetë dhe sa më shumë vite kalonin dhe sa mё shumё i rritej fama, aq më shpesh e përsëriste, madje e ka shprehuar publikisht nё shumё predikime liturgjike nё gjuhёn shqipe nё Maqedoni, nё Kosovё, USA, Belgjikё, Francё, Itali, Australi etj.
Kёtë fakt e ka deklaruar kisha katolike e ka theksuar Papa Gjon Pali II, e pasqyron gjёrёsisht shtypi i huaj, duke e përsёritur gjithёnjё e mё shpesh: Nënë Tereza shqiptare e Kalkutёs, Nёnё Tereza humanitaria e shquar shqiptare etj.
Pas ndarjes nga jeta e Nёnё Terezёs dhe kur u bёnё publike “letrat sekrete” edhe shtypi shqiptar u pёrfshi nё kritika, madje tentoi tё çmitizoi figurёn e saj dhe nё kёtё fushatё sulmesh shtjerrkeqe ata gjetёn mbёshtetje dhe nga disa fraksione ekstremistash myslimanё.
Kjo marrёzi allashqiptare ishte vazhdim i farsave, qё luhen pёr tё çmitizuar Gjergj Kastriotin – Skёnderbeun dhe Ismail Bej Vlorёn.
Si duket nje kategorie shqiptarёsh, u pёlqen tё bёhen prototipa tё thёnies “nemo propheta in patria – asnjё profet nё atdhe”.
Disa nga gazetarёt, qё drejtuan kёtё fushatё, shkruanin se kultivimi i figurёs tё Nёnёs Terezёs kishte karakter artificial, njëlloj si ishte bërë me Skënderbeun, madje nёn ndikim e kёtyre opinioneve, u arrijt deri aty sa disa elemente ekstremiste nё Shkodёr, kundёrshtuan ngritjen e shtatores tё Nёnё Terezёs nё qytetin e tyre, ndёrkohё, qё nё shumё vende tё botёs, janё ngritur e vazhdojnё tё ngrihen shtatore, janё vёnё bazorilieve, buste; emёri i saj i ёshtё dhёnё shesheve, rrugёve, shkollave, spitaleve, çerdheve tё femijёve, jetimoreve, aeroporteve; emёrin e saj e mbajnё shume shoqata humanitare e kulturore etj.
Edhe pse Nёnё Tereza nuk ёshtё shpallur shёnjёtore, shtatoren e saj e kanё vendosur nё disa kisha katolike shqiptare, por jasht kufi-jeve administrative te Shqiperise. Shtatoria e parё u vendos nё kishёn katolike tё Shёn Ndout nё Tuz (Mali i Zi) dhe mё pas ne kishat katolike tё komuniteteve shqiptare nё New York dhe Detroit.
Shtatoret e Nёnё Terezёs janё ngritur nё disa qytete tё Kosovёs si nё Pejё, nё Mitrovicё, nё Prishtinё, Klinё etj.
Nё Shqipёri, shtatorja e parё e Nёnё Terezёs, ёshtё vepёr e skulp-torit Thoma Thomaj, e inaguruar nё vitin 2003 nё pjesёn anёsore tё sheshit tё shkallёve tё Universitetit Politeknik tё Tiranёs. Vendosja nё kёndin anёsor tё sheshit tё shkallёve tё Univeristetit e fshehu shtatoren nga shikimi i popullit, njё vendim absurd e qellimkeq i organeve shtetёrore, qё morёn njё vendim tё tillё.
Nё vitin 2007, njё tjetёr shtatore e Nёnё Terezёs, vepёr e artistit kosovar Luan Mulliqi, u ngrit nё sheshin para Aeroportit Ndёrkom-bёtarё “Nёnё Tereza”nё Rinas. Ky monument i ngjashёm me njё kryq, qё bashkon hyjnoren me tokёsoren, shpreh idenё, se çdo vizitor që zbret në Tiranë, të ndjejë urimin e mirëseardhjesnga Nёnё Tereza.
Pёr motive teknike (varianti “zyrtar”), kjo shtatore ёshtё hequr, kёsisoj Shqipёria ka mbetur vetёm me njё shtatore tё Nёnё Terezёs, vepёr e artistit Thoma Thomaj, qё u hoq nga sheshi para shkallёve tё Universitetit Politeknik dhe e vendosёn nё mjediset e brendёshme tё aeroportit nё Rinas, pikёrisht nё ditёt kur nё Tiranё do tё mbёrrinte pёr vizitё Papa Françesku.
Ky veprim i çuditshem, dёshmon se shteti dhe institucionet shqiptare nuk i ka dhёnё vendin e duhur nderimit tё Nёnё Terezёs.
Nё Shqipёri, Nёnё Tereza ёshtё pak e studiuar, çka sugjeron se do tё duhet të studiohet dhe tё spjegohet jo vetem nga teologёt, por dhe nga analistёt, sociologёt, historianёt, antropologёt, filozofёt, pёr tё mos u harruar me mospërfillje snobe, sepse figura e saj ka të bëj me identitetin tonё kombëtar.
Gjatё fushatёs me kritika nga disa organe tё shtypit shqiptar, nuk munguan përpjekjet për te instrumentalizuar figurën e Nënë Terezës. Nga të gjitha llojet e instrumentalizimit, ai me karakter politik shkakton më shumë reagime.
Spektakli shijekeq i klasës politike shqiptare, që nё vitet e fundit paraqitet e përçarë para qytetarёve, gjatë kremtimeve tё pёrvjetorit tё lindjes dhe tё kultit tё lumturimit, tregon se nuk ekziston një projekt i përbashkët kulturor për Nënë Terezën dhe se palët politike dhe ato institucionale dyshojnë dhe akuzojne njëra tjetra për instrumentalizim të figurës së shёnjёtores, ndërkohë që duhet të punojnё së bashku për një laicizim të figurës së saj edhe nga pikëpamja politike.
Ky lloj instrumentalizimi politik ёshtё pёrbuzur dhe kundёrshtuar nga populli, qё nuk e pranon hipokrizinë e politikёs, sepse vepra e Nënë Terezës është diametralisht e kundërt me atё të një pjesë tё politikanëve dhe e klasës drejtuese shqiptare.
Politika nuk duhet ta shfrytёzoi figurёn e Nёnё Terezёs pёr qёllimet e saj meskine, pasi jo vetëm instrumentalizimi, por edhe dizomogjeniteti i aktivitetve, rrezikojnë te biem ne retorikë, që e cënon madhёshtinё e figurës sё saj, ёshtё njёlloj si të ngrejmë shtatore pa bazament.
Kremtimet e pёrvjetorёve tё Nёnё Terezёs, do të shndërroheshin në rituale tё ftohёt, në se mungon vijushmëria, nё se mungon projekti kulturor i pёrbashkёt dhe vullneti për t’i dhёnё vendin e merituar vlerave tё saj shpirtёrore, morale, kulturore dhe humanitare.
Kёshtjellat mediatike, që ngrihen me pompozitete në rast kremtimesh, janë më të rrezikshme se heshtja e tyre.
Në se ideja është ta bёjmё Nënë Terezёn ikonën e shqiptarizmës moderne, kjo duhet të vijë natyrshëm, nga “shenjtërimi” i saj në shoqëri, nga përvehtёsimi dhe respektimi i vlerave të saj, përndryshe, do të kemi një ikonë të mangët, pa përmasën e tretë, pa idealet të cilat ajo punoi dhe i kushtoi gjithë jetën.
Shteti, qeveria, politikanet dhe gjithe shqiptarёt duhet tё rikujtojnё fjalёt e Papa Gjon Pali II, me 25 Prill 1993, gjatё vizitёs nё Shkodёr kur tha: “… Shqipёria e sotme mund tё jetё krenare nёse jeton idealet e bijёs sё saj Tereza Bojaxhiu … E ardhmia e Shqipёrisё ёshtё e sigurt deri kur njerёzit e sotёm tё ndjekin shembullin frymёzues dhe ndёrtues tё kёsaj bije tё dashur e tё shquar, tё bekuarёs Tereza Bojaxhiu”.