2015-11-09

Rexhep Shahu : Njerëz pa dhëmbë


Ne panairin e Librit, Tirane 11-15 nentor 2015:

Titulli : Kjo verë mërzie

Autori : Rexhep Shahu

Redaktor : Izet Duraku

përgatitja grafike: ArtDesingStudio Adonis

kopertina: ArtDesingStudio Adonis

ISBN: 978 – 9928 – 4232 – 7- 6

Botues: Aqif Hysa

Shtëpia botuese : “adonis a.h”

© 2015 autori






Njerëz pa dhëmbë
Këtu kemi mbetë ne njerëzit pa dhëmbë, zemra ime
Dhëmbërënë me duda të vrame 
As kore buke nuk mundemi të hamë.

Hamë qull dhe përshesh qeverie me mbetë gjallë.
Ata që hanë hekur me dhëmbë kanë vdekë ose kanë ikë
Larg atdheut, marrë peng prej hajnave që zgrapin lekë e dashnore.

Në bulevard lëvizin hije frike me kryet në tokë e bythë përpjetë
Me rrathë xunkthi në qafë bien në gjunjë para qeverisë.

Këtu kemi mbetë ne dhëmbërënët. Zoti ynë i rremë
Na thotë, jeni të lumtur e të lirë, ne themi po, jemi
Me flatra gomari fluturojmë në qiell.

Çdo burrë e grua si pemë frike lëkundet në erë
Hije të shëmtuara që i tremb stuhia.

Në qiellin tonë, zemër, nuk ka shqiponja që shkojnë mbi re
E si rrufe të zbresin nga qielli, t’ia marrin ujkut prenë në gojë
Jo ! Shqipja sot ha miza toke. Edhe hardhucat ka frikë t’i hajë.



Komunizmi ka rënë

Komunizmi ka rënë
Serbët kanë ikë.

Por ne
Si viktima që e do xhelatin
Nuk po mësohemi të jetojmë
Pa komunizëm
Të jetojmë 
Pa serbë…

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...