2015-11-09

Vrasjet në Kosovë 1998-1999


    Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës ka promovuar disa botime të tij që kanë të bëjnë me krimet e luftës të kryera në Kosovë në periudhën 1998-1999.

    Ministri i Drejtësisë Prof.Dr.Hajredin Kuçi tha se botimet e sotme të karakterit shkencor, jo vetëm që janë për studiues dhe për historianë, por në veçanti duhet të shërbejnë edhe për vënien e Serbisë para përgjegjësisë ligjore.

    “Në veçanti duhet të jenë dokumenti i duhur edhe në kohën kur përgatitet struktura legale që Kosova të padis Republikën e Serbisë për aktet e gjenocidit, krimit e luftës dhe të tjera që i kanë bërë ndaj popullatës civile në Republikën e Kosovës”, tha Kuçi.

    Kuçi theksoi se puna më e madhe e këtij instituti është që ta gjejnë dhe ta vërtetojnë të vërtetën. Sipas tij, Kosova nuk ka arsye t’i frikësohet të vërtetës, por duhet ta dëshmojë këtë edhe para të tjerëve.

    “E vërteta e lutës së Kosovës duhet ta bëjë popullin serb dhe Serbinë që të pendohet, por mbi të gjitha të kërkoj falje për veprimet e veta. Dhe duhet ta bëjnë një raport të tillë të pajtimit para gjeneratave që do të vijnë në të ardhmen”, tha Kuçi.

    Ismet Salihu, udhëheqës i Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë dhe autor i hulumtimit “Personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë 1998/99”, tha se krimet që janë kryer gjatë luftës janë të shumta duke përfshirë krime makabre, vrasje të 12 mijë burrave, grave e fëmijëve, plagosje, burgosje, rrëmbime, masakrime etj.

    Ai tha se në këtë hulumtim janë regjistruar personat të cilët akoma konsiderohen të zhdukur.

    “Prej 1,229 personave të zhdukur listën të cilëve ia kemi bashkëngjitë këtij studimi, 173 janë femra, dhe 1,056 meshkuj. Ndërsa, lidhur me moshën 1,125 janë mbi moshën 18 vjeçare, përkatësisht persona madhorë, ndërsa 104 të zhdukur janë nën moshën 18 vjeçare, moshë kjo që sipas konventave ndërkombëtare, konsiderohen fëmijë”, tha ai.

    Edhe Prof.Dr.Fejaz Drançolli, autori i hulumtimit “Monumentet e shkatërruara në Kosovë 1998/99”, tha se shkatërrimi i monumenteve ishte shënjestra e politikës milloshoviqiane.

    “Pos që u shkatërrua trashëgimia u plaçkit edhe tërë dokumentacioni për mbrojtjen e monumenteve. Në këtë monografi kemi paraqitur vetëm 100 monumente të shkatërruara. Në Kosovë janë shkatërruar 2 mijë 700 objekte me vlera të trashëgimisë. Kemi arrit në përfundim se qëllimi i regjimit dhe politikës serbe jo vetëm tani por edhe më herët ishte zhbërja në tërësi të trashëgimisë, qytetërimit dhe civilizimit, humbjes së gjurmëve të gjuhës dhe skeletit shqiptar në zemër të Evropës”, tha Drançolli.

    Ndërkaq, Ilir Ulaj, autor i hulumtimit “Vrasjet në Kosovë 1998-1999”, tha se ky është vëllimi i parë ku përfshihen vrasjet e 300 personave të vrarë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

    Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

    Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...